Shtëpia e Pjetër Budit, meshtarit, lëvruesit të shqipes dhe patriotit të shquar, e pa restauruar nga shteti

Shkrime relevante

Një jetë e ndërprerë në lulëzim, kujtime per kritikun letrar Bajram Krasniqi

Një jetë e ndërprerë në lulëzim (Në kujtim të Dr. Bajram Krasniqit) Poezi Vdekja...

Artan Sadiki – kur vullneti e kthen rrugën në histori!

Adem Lushaj, Deçan _____ Ka rrugë që maten me kilometra, por ka edhe...

Gjuha Shqipe dhe shqetësimi shqiptar në Zvicër

Sak Muji, Zvicër - Rugovë I dashur mik Enver Robelli, Shqetësimi yt është...

Pak fjalë të historianit Belisar Jezerci me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, patericën e BIK-ut…!

Msc Belisar Jezerci, Historian _____ Dy tri fjalë dialog nga distanca me Kryeministrin...

Shpërndaj

Nga: Gjovalin Progni

Sot, së bashku me bashkëshorten time, Katrinën, vizituam qytezën e lashtë të Gurit të Bardhë në Mat!

Qytezë në të cilën gjendet shtëpia ku para 459 vitesh, lindi Pjetër Budi. Guri i bardhë, në të cilin gjen edhe sot e kësaj dite kalldrëme mbi 500 vjeçare, në shekullin e XV, renditej pas Shkodrës dhe Prizrenit për nga numri i shtëpive të banimit dhe vlerave që mbart. Kjo qytezë me ktë histori të pashoqe, sot është e banuar nga një numër shumë i vogël familjesh dhe disa kulla që po rrënoheshin çdo ditë e më shumë.

Edhe këto familje që gjindeshin aty, kryesisht banoheshin vetëm me pleq e plaka , pasi të rinjtë kanë marrë rrugën e kurbetit. Por ajo që nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon është historia e lavdishme e kësaj qyteze dhe e malësorëve të kësaj treve që lindi, rriti dhe shkolloi shkrimtarin dhe bariun shpirtnor, Pjetër Budi. Budin, meshtarin dhe patriotin e devotshëm. Budin, poetin dhe prozatorin e parë të letrave shqipe. Budin, heroin që dha jetën për fjalën shqipe.

Tek porta e oborrit të kullës së BUDIT ishte vendosur një pllakat ku ishte shkruar, ” Shtëpia e Xhemal e Sofije Boda”, pyeta dhe më thanë se trashëgimtarët e Budëve të vjetër, gjatë pushtimit të gjatë osman, kur ndërruan fé, nga katolikë në myslimanë, muarën mbiemrin Boda. Është e trishtë kur shef se shtëpia e Pjetër Budit, ndonëse zyrtarisht është shpallur Monument Kulture, s’është bërë asgjë nga shteti për restaurimin, apo mirëmbajtjen e saj, siç është bërë me shtëpitë ku kanë punuar e vepruar, Ismaili apo Dritëroi.

Shpresojmë që në të ardhmen, dikush të kujtohet për tempullin Budi dhe për qytezën e Gurit të Bardhë e cila do të ishte një destinacion shumë i rëndësishëm turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Me gruan Katrinen tek përmendorja e Pjetër Budit në Guri i Bardhë të Matit

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ne Shkoder asht nji fjale popullore: “Qou prift, t’ulet hoxha”.
    PERGEZIME GJOVALIN PROGNI per shkrimin dhe fotografite, qe ke publiku per kete ATEDHETAR INTELEKTUAL TE MADH TE POPULLI SHQIPTAR.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu