Historia nuk përsëritet, por përsërit ngjarjet. Kështu u shpreh për Portalb.mk Jusuv Buxhovi, ish gazetar, shkrimtar dhe historian shqiptar. Në bisedën që realizuam, ai theksoi se historiografia shqiptare ka dy arsye që për të ardhur te e vërteta, së pari të lirohet nga diktati ideologjik dhe së dyti, të thyejë mitologjinë serbe.
Mendimet e mija për Abdullah Islam Radikaloviqin
ZOTI ABDULLAH KLINAKU DHE PYLLI I GËNJESHTRAVE PINOKIO-SAURIKE
Ka njerëz që ndërtojnë xhami spekulimesh kur të tjerët mbjellin pemë diturishë.
Por pastaj kemi Abdullah Fundamentalist Klinakun, që krijon një xhungël spekulimesh budallaqe në tè cilën e fsheh islamin radikal si një lepur të trembur nga drita e kritikës.
Për këtë apostull të mykut metafizik, nuk mjaftojnë më legjendat e lashta arabe dhe përrallat për hënat e mbuluara me burka. Ai ka nevojë për univers paralel, ku dhuna në emër të Zotit, gratë e rrahura dhe dashuria e konvertuar në kamxhik, marrin formën e “shenjtërisë”.
Nëse përpiqesh të arsyetosh ekstremizmin me fjalët si “mëshira” apo “paqja”, është njësoj sikur të promovosh vegjetarianizmin me një kofshë qengji të pjekur.
Zotëri Abdullahovski, çfarë feje është kjo e jotja që mbrohet vetëm përmes kërcënimeve dhe atentateve vetëvrasëse? Çfarë Zoti është ai që ka nevojë për tualete gjuhësore dhe mortaja tekstuale për të mbijetuar?
Sepse le ta themi hapur: nuk është feja ajo që e krijoi njeriun, por njeriu që shpiku fenë.
Dhe si çdo shpikje njerëzore – qoftë telefoni i mençur, Hamami i Hyres, apo shurupi i kollit – edhe feja ka datë skadimi. Disa kanë skaduar, disa janë në kalbje të thellë, dhe disa mbahen gjallë me aparatura oksigjeni, si kjo feja që ti Abdullah e ushqen me frymëmarrje të shenjtë dhe e spërkat me parfum xhihadi.
Si t’ua shpjegosh këtyre mistikëve me diploma të tymosura dhe pluhurosura se “libri i tyre i shenjtë” i ngjan më shumë një bestselleri primitiv dhe horror fantastiko-shkencor, se sa një doktrine dinamike reale ?
Me dragoj që nxjerrin flakë nga minaret dhe me Adamin që e krijon Evën nga brinja e tij me një metodë çudibërëse që ia kalon kirurgjisë plastike koreane?
Në të vërtetë, këto tekste janë më pak zbulesa hyjnore dhe më shumë projeksione neurotike.
Një përpjekje për ta veshur frikën nga vdekja me një mantel përjetësie – ose më saktë, për ta shitur vdekjen si një agjenci udhëtimi me destinacion Xhenetin, ku të presin 72 virgjëresha që s’janë të lidhura me Google Maps.
Abdullah Islam Radikaloviqi, me trurin e mbështjellë nga bakllava e Ramazanit, harron një të vërtetë elementare:
Kritika nuk është armik, por test i së vërtetës. Dhe nëse e vërteta jote bie në gjunjë nga një pyetje e thjeshtë, atëherë ajo s’ka qenë kurrë e vërtetë por vetëm një reklamë për zhiletat e vaginave të femrave myslimane.
Gospodin Abdullah Radikaloviq, hajt pretvori se malo u Hajdemi Popuši.
Historiani Buxhovi: Historia nuk përsëritet, por përsërit ngjarjet
Portalb.mk: Edhe pse juve jeni autorë i shumë vëllimeve të rëndësishme këtë intervistë e fillojmë me librin tuaj “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, na tregoni faktet që përcillni nëpërmjet këtij libri?
Jusuf Buxhovi: Vetë emërtimi i librit “Maqedonia nga antika deri te koha jonë” shpjegon konceptin historik, kulturor dhe politik të një mbretërie ndër më të fuqishmet e antikitetit nga ngritja, në shekullin VI para erës sonë dhe rënia e saj, në shekullin II para erës sonë pas disfatës në luftë me romakët. Nga ajo kohë, pra e rënies, e deri te shekulli XIX, njihet vetëm emërtimi gjeografik i Maqedonisë, që politikisht shfaqet nga Kriza Lindore e këndej, fillimisht si çështje e një popullate sllavofone e shpërndarë në tri vilajete të Perandorisë Osmane (Selanikut, Manastirit dhe Kosovës), me pretendimet e trefishta identitare: bullgare, serbe dhe greke.
Kryengritja e Ilindenit e vitit 1902 dhe krijimi i Republikës së Krushevës, ndonëse jetëshkurtër, nxori në pah krizën e Maqedonisë si mollë sherri midis Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Aleancat ballkanike nga mesi i vitit 1912 si dhe luftërat ballkanike tetor-dhjetor 1912 midis Perandorisë Osmane dhe Aleancës Ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) që do të përfundojë me fitoren e shpejtë të vendeve ballkanike, hapësirën gjeografike të asaj që politikisht u emërtua Maqedoni, e ktheu në plaçkë të trefishtë lufte, ku pjesën më të madhe e mori Serbia (Maqedoninë e Vardarit), Bullgaria (Maqedoninë e Pirinit) dhe Greqia (Maqedoninë e Egjeut).
Popullata sllavofone dhe ajo shqiptare dhe vllehe, në pjesën e pushtimeve nga Serbia, me të shpejtë u shpall serbe, në pjesën e pjesën e pushtimeve bullgare u shpall bullgare, ndërsa në pjesën e pushtimeve të Greqisë-greke. Njëjtë ndodhi edhe me aspektin fetar, me ç’rast kisha ortodokse serbe ndaloi liturgjinë në gjuhën bullgare dhe greke, siç do të ndodhë edhe në pjesët e pushtuara bullgare dhe ato greke, kur gjuhë e vetme e liturgjisë kishtare shpallet bullgarishtja, gjegjësisht greqishtja. Shqiptarët e besimit ortodoks në Maqedoni (pjesa e Pollogut) dhe e Manastirit konvertohen dhunshëm në serbë. Ndërsa ortodoksët e Janinës në grekë! Popullata shqiptare e besimit islam, shpallet turke. Si e tillë duhej të shpërngulej për në Turqi ose të pranojë asimilimin e plotë.
Ky kudër i copëtimit të asaj që gjatë krizës lindore, jashtë kritereve historike, por me ato politike, u emërtua Maqedoni, vazhdoi deri nga fundi i luftës së dytë botërore, kur në gusht të vitit 1944, në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943, në mbledhjen e ASNOM-it në manastirin Prohor Pçinski, afër Kumanovës, u shpall republika e Maqedonisë, në kuadër të Jugosllavisë së AVNOJ-it. Me këtë rast shpallet edhe populli maqedonas dhe gjuha maqedone me alfabet cirilik.
Shpallja e republikës së Maqedonisë në vitin 1944 si dhe i kombit maqedonas prej nga në vitin 1991 pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Maqedonia shfaqet si shtet i pavarur, kërkonte një determinim shkencor nga ai historik, siç ishte mbretëria e Maqedonisë në antikitet tek Maqedonia politike. Në veprën time, ky determinim, ka dy pamje: atë nga antikiteti, ku mbretëria e Maqedonisë shihet pjesë e botës pellazge-ilire dhe, pamjen politike-si shtet i dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1991, ndërkombëtarisht i pranuar po atë vit. Pamja politike e shtetit të tanishëm të Maqedonisë, ka dy pjesë: atë të Maqedonisë antike dhe të Mbretërisë së Dardanisë.
Shtrirja e hapësinore e këtyre mbretërive të antikitetit tërhiqet nga liqeni i Ohrit në vijën që shkon përpjetë Prilepit përfshinë Shkupin dhe Kumanovën, pra gjithë Maqedoninë Perëndimore, kryesisht të banuar me shumicë shqiptare. Gjatë Perandorisë Osmane, jo rastësisht pjesa e madhe e Maqedonisë i ka takuar Vilajetit të Kosovës me Shkupin si kryeqytet, si qendër e shqiptarizmit politik dhe kulturor, ku jo rastësisht, në gusht të vitit 1912 Hasan Prishtina shpalli katërmbëdhjetë pikëshin, që paraqiste në Shqipëri Osmane, e cila, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga pjesa europiane do të kthehej në Shqipëri Evropiane, gjë që do të ndodhte po mos të ishin luftërat ballkanike dhe pushtimet serbe, bullgare dhe greke që eliminuan këtë projekt historik shqiptar, paçka se nuk qenë në gjendje ta parandalojnë shpalljen e Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.
Pra, libri im, një konstrukti politik, siç ishte Maqedonia e ASNOM-it dhe ajo që u shpall e pavarur në dhjetor të vitin 1991, ia paraqet pamjen historike dhe atë politike, shpërputhëse me njëra-tjetrën, që më së miri do ta tregojnë marrëveshjet e Manastirit midis Greqisë dhe ish Republikës së Federatës Jugosllave të Maqedonisë, kur Shkupi, me emërtimin “Maqedonia e veriut”, hoqi dorë nga trashëgimia antike e përvetësuar nga helenizmi, për t’iu kthyer asaj sllavofone.
Portalb.mk: Na flisni më gjerësisht rreth këtyre fakteve lidhur me pjesën e Maqedonisë së sotme?
Jusuf Buxhovi: Maqedonia e sotme, pra si shtet i dalë nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, ka pretenduar dhe pretendon statusin e shtetit-komb, pra të maqedonasve, ndonëse të kontestuar politikisht dhe kulturalisht në raport me Bullgarinë dhe Serbinë. Ky pretendim bie ndesh edhe me realitetin etnik dhe atë kulturor-historik të faktorit shqiptar, si popullatë autoktone, që historikisht lidhet me dy mbretëritë pellazge-ilire nga antikiteti (Maqedonisë dhe Dardanisë), siç bie ndesh edhe me aspektin politik dhe kulturor, ngaqë pjesa perëndimore e Maqedonisë jo vetëm që ka paraqitur këtë vazhdimësi dardane, por edhe gjatë perandorisë Osmane, shfaqet si vilajet (i Kosovës dhe pjesërisht i Manastirit) me shumicë shqiptare, ku zë fill lëvizja politike shqiptare për autonomi dhe pavarësi (nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878, revolucioni xhonturk i vitit 1908 si dhe kryengritja e vitit 1912, që si epiqendër pati Shkupin si vilajet të Kosovës, ku edhe u arrit marrëveshja e Hasan Prishtinës me Perandorinë Osmane për bashkimin administrativ, kulturor dhe arsimor në një vilajet, që paraqiste Shqipëri osmane.
Realiteti etnik shqiptar, u mor parasysh edhe me rastin e Konferencës së ASNOM-it në gusht 1944, kur shqiptarëve u njihet statusi i pakicës kombëtare me të drejta të barabarta gjuhësore dhe arsimore. Në republikën e Maqedonisë shqiptarët, ndonëse ekonomikisht dhe kulturalisht të diskriminuar, megjithatë, në kuadër të konceptit të barazisë klasore, ruanin identitetin e tyre etnik, kulturor dhe gjuhësor me statusin e pakicës kombëtare, që në kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974 u definuar si kombësi e barasvlershme me atë të kombit. Në pjesën e dytë të librit, në atë të Maqedonisë së shtet, i shpallur në vitin 1991 e deri te Marrëveshja e Ohrit e gushtit 2001, kapërthehen gjithë ato zhvillime politike të para nga dioptria e kundërthënieve ndëretnike, të cilat, në vitin 2001 do të çojnë edhe të konflikti i armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe shtetit maqedonas, që do të përmbyllet me marrëveshjen e Ohrit, si një kompromis midis konceptit shtet-komb i shpallur në vitin 1992 dhe atij të shtetit qytetar, ku Maqedonia ri definohet shtet i popullit maqedonas dhe i etnisë së shkëputur shqiptare dhe etnive të tjera.
Ky formulim ndonëse solli ndryshime në skenën politike dhe atë të administratës së shtetit në të mirë të përfaqësimit të shqiptarëve, megjithatë, nuk ndryshoi formulën që kishte shkaktuar krizën që solli të shpërthimi i konfliktit të armatosur ndëretnik për arsye se kërkesat fillestare të UÇK-së për bashkim kombëtar që ishin iluzore, tek ato për Maqedoninë federatë apo konfederatë të dy popujve (maqedonasve dhe shqiptarëve), së fundit u rrudhen te “barazia qytetare”, ku pranohej sovraniteti shtetëror i Maqedonisë i dalë nga Kuvendi i ASNOM-it i vitit 1944.
Formulimi i barazisë qytetare nga Marrëveshja e Ohrit, ndonëse prekte edhe çështjen e barazisë së gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, megjithatë, ajo u kodifikua si barazi ligjore dhe jo barazi kushtetuese, në preambulën e saj. Si e tillë, barazia ligjore, është koninkturale, meqë i nënshtrohet raporteve politike, siç janë ato që lidhen me numrat, pra gjuha shqipe ka tretman të barabartë vetëm në bashkësitë kur kalojnë 20%! Kjo është tepër diskriminuese dhe në kundërshtim edhe me të drejtat elementare njerëzore sipas kartës së OKB-së.
Në librin tim kam tërhequr vërejtjen për mashtrimet politike nga Marrëveshjet e Ohrit, ngaqë Maqedonia, përkundër formulimeve dykuptimshme, vazhdon të mbetet me statusin e kombit shtet, ndërsa shqiptarët me statusin e “etnisë së shkëputur” që do të thotë më i ultë se ai që kishin gjatë kohës së ish Jugosllavisë, si kombësi politikisht dhe kulturalisht e barabartë me atë të kombit!

Portalb.mk: A keni pasur vështirësi gjatë hulumtimeve për faktet historike? Si i keni tejkaluar?
Jusuf Buxhovi: Hulumtimet përherë paraqesin sfidë, meqë faktet varen nga përkushtimi ndaj tyre si dhe interpretimi kompleks. Punës sime hulumtuese i ka dhënë shtysë të madhe qëndrimi im shumëvjeçare korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Gjermani. Aty gjendet thesari i dokumenteve meritore të Krizës Lindore, luftërave ballkanike e deri te ato të luftërave botërore, në të cilat përfshihet edhe etnia shqiptare gjatë mesjetës, Perandorisë Osmane dhe asaj të pushtimeve serbe dhe jugosllave.
Të rëndësishme për atë që shfaqet si krizë e Maqedonisë e këndej, janë dokumentet e Kongresit të Berlinit, ato të ngjarjeve nga Republika e Krushevës, revolucioni xhonturk, kryengritjet e Kosovës 1910-1912, luftërat ballkanike 1912-1913, dokumentet nga lufta e parë botërore, e dyta si dhe rrethanat që çuan të krijimi i republikës së Maqedonisë në vitin 1944 e deri te shpërbërja e Jugosllavisë n vitin 1991 me ç’rast Maqedonia u shpall shtet i pavarur në përputhje me të drejtën e vetëvendosjes që e kishte në federatën jugosllave.
Krahas dokumenteve, vëmendje të veçantë i kam kushtuar edhe literaturës së shumanshme, nga autorë jugosllavë, serbë, maqedonas, bullgar, grekë e të tjerë, që merren me çështjen Maqedonisë antike dhe asaj politike.
Portalb.mk: Çfarë ju shtyu të hulumtoni thellë historinë e shqiptarëve, përtej asaj që jemi mësuar të mësojmë në shkollë?
Jusuf Buxhovi: Drejtimi im kah historiografia nis pas përfundimit të studimeve në fakultetin filozofi në degën e gjuhës dhe të letërsisë në vitin 1968. Një shtysë e veçantë në këtë drejtim ka paraqitë shkuarja ime si korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Gjermani, në vitin 1976, me ç’rast, duke punuar në një fejton për shënimin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Arkivin Politik të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, hasa një mal me dokumente origjinale, të panjohura për ne rreth Kongresit të Berlinit, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe zhvillimeve të tjera deri tek përfundimi i luftës së dytë botërore, ku shqiptarët shfaqeshin me intermexo të bashkimeve kombëtare (1941-1945) fillimisht nën kurorën e Shqipërisë së Madhe që e krijoi fashizmi italian (1941-1943) dhe me pastaj në Shtetin shqiptar, të themeluar në nëntor të vitit 1943 nën pushtimin gjerman, por si shtet etnik me një shtrirje prej 74 mijë kilometra katrore (nga Mitrovica e deri në Çamëri), që kishte marrëveshje për neutralitet me Rajhun gjerman.
Meqë asokohe kisha regjistruar shkallën e tretë të studimeve postdiplomike në katedrën e Historisë të Fakultetit Filozofik, ishte e natyrshme që arkivat gjermane t’i shfrytëzoja për temën e magjistraturës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”, që e mbrojtja në vitin 1979. Nga ajo kohë e deri më sot, nuk iu kam ndarë historiografisë. Ajo që më ka bërë më të përkushtueshëm në këtë rrugë ka qenë rënia e diktatit ideologjik që historiografisë në Shqipëri dhe Kosovë i ishte vu nga regjimet komuniste si dhe kundërshtimi i limiteve që historiografisë sonë ia kishte vu historiografia hegjemoniste serbe në përputhje me konceptet e saj që shqiptarët janë të mjegulluar historikisht, pa mesjetë dhe si mbetje fanatike osmane.
Ajo që më ka shtyrë të jem edhe më i vendosur në këtë drejtim kanë qenë gënjeshtrat e historiografisë serbe rreth të ashtuquajtur shtet mesjetar serb në Kosovë, i ndërlidhur me dinastinë Nemanjane të Rashës dhe autoqefalia e kishës ortodokse serbe nga mesjeta, që nuk ka ekzistuar, pos një autonomie të kufizuar nga peshkopata e Ohrit midis viteve 1204-1265, autoqefali kjo që arrihet vetëm në vitin 1923 pas themelimit të mbretërisë SKS.
Portalb.mk: Cili është roli i historiografisë shqiptare sot: zbulimi i të vërtetave, apo ruajtja e miteve?
Jusuf Buxhovi: Historiografia në përgjithësi si shkencë e veçantë u nënshtrohet ndryshimeve, meqë ato ndikohen nga faktet dhe raporteve shoqërore dhe politike. Historiografia jonë ka dy arsye që për të ardhur tek e vërteta, së pari të lirohet nga diktati ideologjik, që për mbi gjysmë shekulli ka përcaktuar binarët e shtrembërimeve ndër më të rëndat, dhe së dyti, që të thyejë mitologjinë serbe rreth shtetit mesjetar serb dhe autoqefalisë së kishës ortodokse serbe gjoja nga shekulli XIII.
Diktati ideologjik dhe gënjeshtrat e historiografisë serbe vazhdojnë të bëjnë jetë, ngaqë një pjesë e mirë e historianëve shqiptarë të përfshirë në akademitë, institutet si dhe universitete, vinë nga mendësia ideologjike, gjë që e kanë të vështirë të ripozicionohen shkencërisht në përputhje me nevojën e ndryshimeve dhe të vërtetën historike. Kështu që, historiografia institucionale në Tiranë dhe Prishtinë, te këto çështje, vazhdon të ruajë e njëherësh të transmetojë diktatin e historiografisë serbe (me refrenin për Perandorinë Serbe në mesjetë dhe Kishën autoqefale ortodokse serbe nga shekulli XIII e të ngjashme), paçka se kështu “legjitimohen” të ashtuquajturat tapi historike dhe kulturore serbe ndaj Kosovës dhe hapësirës tjetër shqiptare.
Kjo qasje antihistorike, prodhoi edhe platformën e Palos së Ahtisarit, me të cilën kishës ortodokse serbe në Kosovë iu dha pronësia e krishterimit ortodoks dhe objekteve të kultit, me çka u hoq dorë nga njëra ndër shtyllat më të rëndësishme të identitetit historik dhe kulturor shqiptar nga mesjeta, kur dihet se krishterimi u zyrtarizua në shekullin IV nga perandori dardan Kosntandini i Madh, kur sllavët ishin në Karpate! Mund të thuhet lirisht se me shfaqjen e krishterimit në Dardani dhe Ilirik dhe zyrtarizimin, lidhet identiteti ynë perëndimor dhe qytetërimin europian, i kontestuar nga qarqe të ndryshme antishkencore për qëllime politike.
Ndërkohë që sllavët që depërtuan në Ilirik, nga shekulli IX e këndej, krishterimin e pranuan në fillim të shekullit X. Janë “meritat” e mbretërisë bullgare të Borisit dhe Samueilit nga shekulli X-XI që me reformën e nisur nga vëllezërit Qiril dhe Metod, themeluan kishën bullgare me liturgjinë sllave (starocrkveni jezik), të cilën serbët, po ashtu e përvetësuan, si liturgji serbe, ndonëse gjuha serbe u themelua nga Vuk Karagjiqi në fillimet e shekullit XIX! Këto fakte janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur krishterimi i përbashkët nga përvetësimi nga kisha ortodokse serbe, e cila, mbi të, nga mesi i shekullit XIX e ndërtoi platformën hegjemoniste nga e cila dolën elaboratet për etnocidet, gjenocidet dhe kulturocidet ndaj shqiptarëve dhe hapësirës së tyre etnike, siç ishin ato të viteve 1878, 1912,1918, 1944 dhe i vitit 1999, që u parandalua nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s nga 24 marsi deri më 10 qershor.
Portalb.mk: Çfarë ju shtyri të shkruani serinë “Kosova”? Si lindi kjo ide?
Jusuf Buxhovi: Kanë qenë dy faktorë që i dhanë shtysë këtij projekti historiografik: tranzicioni i fund viteve të tetëdhjeta që filloi me rënien e Murit të Berlinit në nëntor 1989, me çka bashkimi i Gjermanisë i hapi rrugën rënies së bipolaritetit blokist, luftës së ftohtë e mbi të gjitha shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, si dhe procesi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë, me ç’rast Kosova, nga ripushtimin e Serbisë pas rrënimit të autonomisë më 23 mars 1989, e shfrytëzoi që t’i kthehet opsionit të shtetndërtimit, fillimisht me shkëputjen nga Serbia me Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, mandej me shpalljen e saj Republikë në kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990, referendumit për pavarësi në shtator 1991 dhe përfundimisht zgjedhjeve të para presidenciale dhe parlamentare në prill 1992, prej nga u themelua qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera mbi konceptin e rezistencës institucionale aktive paqësore deri tek rezistenca e armatosur e viteve 1998-1999, që solli tek ndërhyrja e NATO-s, protektorati ndërkombëtar dhe përfundimisht te shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Këto kthesa historike, që sollën shtetin e Kosovës, krahas rishikimeve historike, jashtë kornizave ideologjike dhe atyre te diktatit nga historiografia serbe, që kisha filluar me studimin “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878”, e kthyen vëmendjen time kah shkrimi i historisë së shtetit të Kosovës, ngaqë shteti pa histori i ngjanë shtëpisë pa themele.
Por, meqë shtëpia jonë, me mbretërinë e “Dardanisë”, si njërën ndër mbretëritë e trinomit ilir në antikitet (Maqedonisë dhe Epirit), kishte themele nga antikiteti dhe në vazhdimësi, ishte e domosdoshme që emërtimi politik “Kosovë” , i shfaqur në vitin 1867 me rastin e krijimit të Vilajetit të Kosovës, ku me themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qershor 1878 zë fill lëvizja për autonomi shqiptare përbrenda Perandorisë Osmane që më kryengritjet e viteve 1908-1912 quan edhe tek pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, të ishte në përputhje me shtetin e shpallur, por njëherësh ky emërtim të përfshinte historinë e Shqipërisë së natyrshme nga mbretëria e Dardanisë, ajo e Maqedonisë dhe mbretëritë tjera ilire deri tek pavarësia. Tri pjesët e para të “Kosovës”, të botuara në vitin 2012, kapnin kohën nga antika, mesjeta e deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912.
Dy pjesët tjera të “Kosovës”, vëllimi katër dhe pesë, përfshinin kohën nga pavarësia e Shqipërisë më 1912 e deri te viti 1944, kur Kosova, përkundër Konferencës së Bujanit e 31 dhjetori 1943 dhe 1 e 2 janari 1944 dhe rezolutës për vetëvendose që parashihte bashkimin me Shqipërinë, në saje të marrëveshjes së E. Hoxhës me Titon, aneksua nga Serbia me statusin e krahinës (rajonit). Projekti u përmbyll në vitin 2017 me vëllimin VI, VII dhe VIII, ku paraqitet koha nga viti 1944 e deri te pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.
Vëllimi VI kap kohën e protektoratit 2000-2004, e ku përfshihet edhe çështja e Maqedonisë së shtet nga shpallja në vitin 1991 e deri te lufta e UÇK-së në fillim të vitit 2001, që shpërtheu në pjesët veriore dhe mori fund me Marrëveshjen e Ohrit, në gusht 2001. Në këtë vëllim paraqitet edhe roli i faktorit shqiptar në të gjitha zhvillimet, nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë e deri te konflikti i armatosur, ku faktori ushtarak shqiptar si UÇK ishte shumë i suksesshëm, por politikisht i pasuksesshëm, meqë hoqi dorë nga opsionet fillestare (shtet i barabartë i shqiptarëve dhe maqedonaseve) për ta pranuar konceptin e barazisë qytetare, të imponuar nga ndërkombëtarët, që megjithatë, Maqedonisë ia ruajti statusin e shtetit të maqedonase, ndërsa pozitën e shqiptarëve, përkundër disa përmirësimeve në planin administrativ dhe kadrovik, e barti tek ajo e pakicës, barazia kombëtare e së cilës, përcaktohet nga numrat (20 përqindëshi)! Vëllimi VII merret me ngjarjet nga Konferenca e Vjenës e deri te pavarësia.
Ndërsa vëllimi i VIII përfshinë të gjitha dokumentet nga ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, katërmbëdhjetë pikëshin e Shkupit të Hasan Prishtinë të gushtit 1912, te akteve të Pavarësisë së Shqipërisë, ato që kanë të bëjnë me kohën e Princ Vidit, me Komitetin e Kosovës nga 1918, programet e partive politike gjatë luftës së dytë botërore, rezolutën e Bujanit, atë të Kuvendit të Prizrenit nga 10 korriku 1945 kur Kosova u aneksua nga Serbia, programin e NDSH-së si dhe programet e lëvizjeve ilegale në Kosovë nga viti 1958 e deri te programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga 23 12 1989. Aty paraqiten edhe dokumentet e Qeverisë së Kosovës nga 1992-1999 si dhe dokumentet e UÇK-së.
“Kosova” në tetë vëllime, përcillet edhe me sintezën “Kosova-histori e shkurtër” botuar në vitin 2020, dedikuar gjithë studentëve, arsimtarëve dhe të tjerëve, që për arsye të ndryshme, nuk mund ta kenë botimin në tetë vëllime. Si separatë mund të merren edhe veprat “Dardania-antika, mesjeta” dhe “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”.
Portalb.mk: Në veprën tuaj “Kosova”, cilën periudhë historike e konsideroni më të rëndësishme për të kuptuar identitetin shqiptar?
Jusuf Buxhovi: Të gjitha periudhat janë të rëndësishme për ta nxjerrë në pah lashtësinë tonë historike nga lidhja me pellazgët, ilirët, mesjeta e deri te koha jonë. Secila pjesë edhe veç e veç siç shfaqet në vëllime të veçanta, i nënshtrohet këtij koncepti. Megjithatë, me rëndësi kulturore po edhe politike shfaqet vëllimi V dhe VI, ku kapërthehet periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë së Shqipërisë dhe zhvillimet që çuan te pavarësia e Kosovës, që me të drejtë mund të merret arritura më e madhe e shqiptarizmit në këtë shekull.
Portalb.mk: Cila është vepra juaj më e afërt me shpirtin tuaj dhe pse?
Jusuf Buxhovi: Veprat për autorin janë si fëmijët për prindin. I dallon mosha, por assesi dashuria atërore.
Portalb.mk: Çfarë mesazhi do të dërgonit për ata që janë të pasionuar pas studimit të historisë dhe letërsisë shqiptare, duke pasur parasysh edhe përvojën tuaj të gjatë si shkrimtar dhe historian?
Jusuf Buxhovi: Historia është mësuesja e jetës. Ajo nuk përsëritet, por përsërit ngjarjet… Ndërsa letërsia është çlirim, është liri…
Gazmend Muhaxheri, i veshur me rroba e qëllime serbe…!
FUNDËRRINA E LDK-SË E VESHUR ME PELERINËN E POPAVE SERBË
Letër atyre votuesve:
“Rroftë serbia mik i LDK,së. Çfarë gjaku rrjedhë në damarët tuaj!!??
Shqipëria e Dardania duhet të shndërrohen në mëmëdheun e madh të shqiptarëve. Shqiptarët e të njejtit gjak duhet të jenë nën të njëjtin binar.
Në kohën e turpërimit më të thellë të atdheut tonë, që kërmat e LDK-së hanë në pa pikëllim… E dija partinë e Rugovës shumë të sinqertë dhe veten time – një pjesës së saj! Muhaxherri pa dinjitet, ndyrësirë që i nxiu jetën kombit shqiptar, e do martoj ndonjë murgesh shkine, t’u prishu virgjerinë!
Por kur zhgënjehësh me veprimet e Muhaxherrit, Lytes, Abdygjykut, Paterecis, Hykmetes e Kici Xhelili, dhija e dajes Qazim. S’qenka e lehtë, të ulërij apo të pëlcasë?!… Eh ç’na vdiqën baballarët tanë… Ky paska qenë fati i shqiptarëve. Dardania e vjedhur dhe e përcëlluar nga horrat e portaleve doganore t’a marrë dreqi…!
Mëse njëqind vjet më parë, ky popull i robëruar e i izoluar nga Serbia, që skena e një katastrofe tragjike që ndikojë mbi tërë kombin shqiptar dhe që do të kujtohet përjetë, të paktën në analet e historisë shqiptare, një klloshar i Abdygjykut, Gazmend Muhaxherri, i lig i paepur dhe armik i shqiptarëve, e dënoi me vdekje kombin këtu vetëm sepse pati dëshirën ta dontë më shumë shkijet e popat serbë. Dhe, ky legen nuk pranoi të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të tij, më mir të them, të atyre që që ishin përgjegjësit kryesor të kësaj çështjeje.
Ky ishte një ish Minister i “Pushtetit Lokal” edhe Lutfi Hazirri nga Mucibaba me disa kryetar komunash dhe fitoi një shpërblim të turpshëm me këtë rast në kishen e Deçanit si dhe dha një shembull i cili u kopjua më pas nga Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxherri në regjimin e popave serbë.
* * * *
Dëgjuat?!… përmbyset koha e LDYKYS!
Dardani e coptuar nga Isa paterica!
Nata hesht, hesht e gjithë drejtësia e policia.
Qytetit të Pejës i duhen njerëz me dinjitetë. Kjo parti shqiptare, që u nis si një parti e shqiptarëve dhe që gjithnjë nën Isa Patericën e Abdugjykun ka qenë ose në shërbim të hapiu të interesave joshqiptare, ose ka qenë i sunduar prej gjak prishurve dhe i frymzuar nga një ideologji shqiptaro – urrejtëse dhe më sistematike ka qënë dhe është është drejtuar kundër shqiptarizmit, kundër ndjenjës etnike dhe kombëtare shqiptare.
Muhaxherri mendon të ndryshojë VV,në, por nuk mendon të ndryshojë veten…!
Në bëtejë morali përballë dritëshkurtërve, imoralitetit, tradhëtarëve e të çmëndurve kaloi çdo masë! Sa shumë servilë e të vdekur moralishtë brenda Ldykys. Në Dardaninë besëprerë dhe e tradhtuar. Ku tradhëtia lan hesapet brenda saj. Për Shtetin e Dardanisë, askush nuk pjerrë?
Cili është rreziku tjetër që duhet ta matim me syrin e largpamës? Asnjë çast nuk duhet të na dal mga mendja që Muhaxherri… dhe “vrasësve politik” tjerë të LDYKYS që u futën nëpër kisha për të cakërruar vezet me popa serbë. Si për t’u kujtuar votuesve të Ldk-së, në dheun mëmë ky zagar mund të “punojë edhe për Serbi.
Një imoralitetë i errët që do ta dënoj historia e kombit shqiptar. Ndërsa ky tradhtar i ndyrë varrin do t’a ketë në Beograd tek Esat Pash Toptani. A do t’a vretë mallkimi i këtij mileti këtë pisë kryetar komune? Gazmend Muhaxherri që e mbyti dritën e të ardhmes. Nepër muret e kishësh së Deçanit skuqnin shkrime aq tragjike antishqiptare.
U ngirtën disa kryetarë komunash nën Hazirrin që e shpallën vetën mashtrues në shërbim të “Serbisë”, këta u këthyen në frikë, linçë e pasiguri. Në hyqem përmes opozitës dhe oligarkëve të korruptuar. Gazmendi, Hykmetja, Lyta, Abdygjyku …. Në fillim ishin thjeshtë vetëm Ldekurca e hajdutë votash për ta shpëtuat lëkurën nga Vetingu, por pushteti e tradhëtia është vetëm helmë. Këtë helmë nuk e pinë përnjëherë, e pinë çdo ditë nga pak. E pinë sa që mendonin vetëm këta duhet të udhëheqnin propagandat dezinformuese e shkatërrimtare. Por këta zagarë kryetar komunash e mediash e ndaluan ezanin e realitetit, por a mund ta ndalonin zërin e së vërtetës.
Në vitin 2000 Dardania u bë i vetmi Shtet zyrtarishtë në Gadishullin Dardanë për dezinformata. Shumë media e ndaluan zërin e së vërtetës ku shumë intelektual përçmohen. Në të gjithë vendin nuk munden dot të ndalonin e vëteta del nga zemra, torturat e analistëve që nuk hoqën dore nga gënjeshtra.
Torturat e atyre qe nuk hoqën dorë nga atdheu. Burgjet në kohën e Serbisë ishin përplotë me shqiptarë të zakonshëm, jo terroristë, jo armiqë realë por burra e gra që i kishin mbetur besnik kombit dhe atdheut. Një kryetar komune i quajtur Gazmend Muhaxherri nuk arrestohet nga drejtësia sepse drejtësia ka qaluar në të gjitha hallkat e saja. U lidhë me kisha e Serbi dhe u zhdukë, por u gjetë në kancelarinë e Isa Mustafës dhe nuk shihte më dot shqiptarët në Mitrovicë.
Një kryetar e bir qeni që ngritet më lartë se Shteti e Kushtetuta! Dhe, ky duhet të ketë frikë nga mallkimi Shqiptar, sepse nuk ka perde në mes të tij dhe mallkimit kombetar. Në çdo burg në çdo qeli shqiptarët ngriten duartë nuk kishin avokat e nuk kishin mbrojtje. Por kishin një flamur që dëgjonte o Flamuri Kuq e Zi mos na harro. O flamuri unë kombëtar mos e le këtë Muhaxherr të largohet nga kjo botë pa e provuar ate që ia ka bërë kombit.
O Muhaxherr a mund ë t’a dëgjoshë zërin e thyer nga nënat shqipatre, Jo. O Zot më dëgjo dhe vendos drejtësi nga një njeri të harruar e gjak prishur. Një mallkimi që do ta tronditë qiellin, thuhet se në shumë burgje të errëta të Serbisë. Një veprimtar i madhë që kishte qenë para se të vdistë lëshoj një lutje që kapërcjellë legjenda populllore. O Zot mos ma merr shpirtin deri sa ky Muhaxherr të vdesë me ato flliqësira që i nxjerrë nga goja.
Shteti nuk është lojë numrash
Partitë opozitare dhe vet opozita , sa shyhen “brirësh” me njëri tjetrin, më mirë do të duhej të përqëndroheshin në planet e shumëllojshme të Serbisë për ta parë Kosovën si shtet jofunksional. “Komunat serbe” në Kosovë nuk janë të rastësishme, por të menduara deri në imtësi nga SANU, Akademia Serbe e shkencave dhe Arteve të Serbisë.

nga Isuf Bajraktari
Ndërkohë që nesër në orën 10:30 Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 35-të për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, situata politike në vend ngjan më shumë me një bllokadë institucionale sesa me proces demokratik. Partia fituese nuk i ka numrat, partitë e tjera ashtu, ndërsa vendi rrotullohet rreth të njëjtës krizë: mungesës së vullnetit për kompromis, për bashkëpunim dhe për maturi politike. Në rrugë, populli e përkthen me fjalët: “Ta kam ma keq”, por ky është një luks që shteti nuk mund ta përballojë.
Politika nuk bëhet me instinkte, por me aleanca
Ndërsa bota përballet me një krizë të re në Lindjen e Mesme, një reflektim i domosdoshëm duhet të ndodhë edhe në Kosovë: çfarë do të thotë të duash shtetin tënd në kohë krize? Kush janë miqtë tanë? Dhe a kemi ne vërtet politikë shtetformuese?
Lindja e Mesme u përpoq të niste një proces paqeje me “Marrëveshjet e Abrahamit”, duke vendosur dialogun përpara urrejtjes së trashëguar. Por Irani, i frikësuar nga afrimi i Arabisë Saudite me Izraelin, e sabotoi këtë përpjekje përmes Hamasit dhe Hezbollahut. Më 7 tetor 2023 shpërtheu dhuna që sot ka përfshirë gjithë rajonin.
Paqja, siç po shihet, është e brishtë. Por është e domosdoshme. Dhe mbi të gjitha, është rezultat i strategjisë, jo ndjenjës.
Vetëvendosje dhe rruga e humbur mes pushtetit dhe protestës
Po Kosova çfarë strategjie ka? A e kemi të qartë ne se kush janë aleatët tanë dhe kush janë ata që nuk e duan ekzistencën tonë? A e kuptojnë liderët tanë që nuk mund të ketë shtet pa diplomaci të pjekur?
Irani nuk e njeh Kosovën. E quan pjesë të Serbisë. Dhe megjithatë, sot e shohim një pjesë të opinionit publik shqiptar të rreshtuar verbërisht pas tij, në emër të “çështjeve të mëdha” që as nuk i kuptojnë plotësisht, as nuk i ndihmojnë askënd, përveç armiqve tanë.
Ky është efekti i mungesës së vetëdijes kombëtare dhe dështimit të politikës për të edukuar qytetarin me bindje të shëndosha shtetërore.
Për më keq, kjo gjendje nuk është vetëm në popull. Është në majë të shtetit. Në retorikën e qeverisë, sidomos të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, ndonjëherë ndjehet më shumë zemërim se mençuri, më shumë kokëfortësi se diplomaci.
Kur je në pushtet, nuk ke më luksin të jesh “kundër të gjithëve”. Nuk je më aktivist, je shtetar. Dhe shtetari nuk punon për ta ruajtur veten nga kritikat, por për ta ruajtur shtetin nga rrëshqitja në vetminë ndërkombëtare.
Ndërsa izraelitët po kthehen në atdhe për ta mbrojtur shtetin e tyre në krizë, shqiptarët janë të ndarë për gjithçka madje edhe për kush është armiku i tyre. Dhe kjo është një rrezik i madh. Sepse siç thotë Carl Schmitt: “Politika fillon me dallimin mes mikut dhe armikut”.
Nëse nuk e bëjmë këtë dallim si shtet dhe si popull, atëherë dikush tjetër do ta bëjë për ne. Dhe historia ka treguar se gjithmonë ka të tjerë të gatshëm ta vendosin fatin tonë në tryezën e tyre.
Strategjia: Çfarë duhet të ndryshojë urgjentisht
Situata aktuale ndërkombëtare është një pasqyrë brutale për vendimmarrësit në Kosovë. Në veçanti, për ata që mbajnë përgjegjësinë e qeverisjes. Në këtë kontekst, Vetëvendosje si parti në pushtet, dhe veçanërisht ish-kryeministri Albin Kurti, duhet të ndalen dhe të reflektojnë:
• A po e udhëheqim Kosovën drejt forcimit të shtetësisë, apo drejt izolimit të saj?
• A kemi aleatë që na besojnë? Apo po i largojmë me çdo deklaratë arrogante?
• A jemi duke ndërtuar diplomaci afatgjate, apo thjesht duke konsumuar një narrativë populiste për konsum të brendshëm?
Irani dhe Rusia e dinë shumë mirë që njohja ndërkombëtare e Kosovës është kërcënim për qëllimet e tyre. Ata nuk na njohin. Ata veprojnë kundër nesh në çdo forum. Dhe për ironi, disa prej nesh flirtojnë me kauzat e tyre, në emër të “opozitarizmit global”. Ky është vetëshkatërrim ideologjik.
Qeveria duhet të kuptojë se shteti nuk funksionon si protestë permanente. Protesta ishte mjet për të ardhur në pushtet. Por shtetformimi kërkon fleksibilitet, dialog, aleanca, maturi.
Rekomandimet kyçe për Vetëvendosjen
Rikonfirmimi publik i aleancës me Perëndimin, sidomos me ShBA. Jo me fjalë të përditshme, por me veprime konkrete diplomatike dhe ndërtim të besimit të dëmtuar.
Distancim i qartë nga ideologjitë e huaja që nuk e njohin shtetin tonë, dhe që përpiqen ta shfrytëzojnë Kosovën si arenë për betejat e tyre gjeopolitike.
Ndërtimi i një politike të jashtme konsistente dhe profesionale, jo të varur nga imazhi personal i liderit.
Ndryshim toni dhe përmbajtjeje në komunikim publik, sepse arroganca e ka çmimin e vet: izolimin.
Kujtesë për gjithë spektrin politik: shteti nuk është lojë personale
Kjo analizë nuk është sulm ndaj një partie apo lideri. Është thirrje për kthjellim. Sepse Kosova nuk ka më kohë për të gabuar. Rreziqet janë reale. Bota është në riorganizim. Dhe vetëm ata që dallojnë armikun nga miku, e mbajnë gjallë shtetin në këtë epokë të errët.
Kur rrëfimi artistik të ngërthen në shtjellën e vet në romanin e Prend Ndojës “Velloja e Kryqëzuar”

Nga Llesh NDOJ
– Rreth romanit “Velloja e Kryqëzuar” e autorit kosovar Prend Ndoja –
Shtysa drejt leximit të një vepre letrare artistike mund të vije nga rrethana dhe faktorë të ndryshëm, mund t’i qasesh asaj nga emri i autorit, nga ato çfarë të tjerët kanë shkruar rreth saj, apo si një detyrim, qoftë ky shoqërorë, apo për të realizuar një referim të caktuar ndaj saj. Rasti më fatlum është kur të lexuarit e një romani, novele, drame apo poezie, realizohet për të shuar etjen e brendshme tënden, kur leximi të bëhet një nevojë apo pjesë integrale e jetës, si dhe një lloj ushqimi i përditshëm i shpirtit. Ndërsa qasja ndaj leximit të një vepre letrare, apo hyrja në aktin sublim të leximit, mund të vije si shtysë e një apo disa nga faktorët e sipërcituar, dhe jo vetëm ata, akti i leximit në vetvete, rrjedha e tij dhe ajo që të mbetet në kujtesë postlexim, deri tek qasja për t’iu rikthyer asaj në një kohë tjetër, nuk mund të jenë rastësi. Kjo varet tërësisht nga gjuha e autorit, nga shtjella e ngjarjeve në vepër dhe nga mesazhi që përcjell ajo. Ndërsa ka vepra që “leximi nuk ecën”, që bëhen “ilaçi” më i sigurtë për pagjumësinë, që shpesh nuk i shkohet dot deri në fund asaj, e nëse i shkon, asgjë s’të mbetet në kujtesë. Por ka edhe vepra që të përfshinë në shtjellën e ngjarjeve që pasqyrojnë, e lexuesi noton nëpër faqet e librit si në rrjedhën e një lumi, herë mes dallgësh e herë në vanaje më të qeta, por duke mbetur gjithnjë pjesë e tij. Qasja ndaj një vepre letrare të shkruar, apo hyrja në lexim, mund të jetë edhe rastësi.
Autorin Prend Ndoja, shkrimtarin kosovar që jeton në SHBA prej dekadash, e njoha në rrethana të rastësishme, nga ana ime. Them nga ana ime, sepse nga ana e tij ky takim ishte i planifikuar. Ai kishte dëgjuar për takimin letrar që u organizua për të promovuar pjesë nga krijimtaria ime në Klinë, nën organizimin e Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” atje e nën kujdesin e autoriteteve komunale, me 17 maj 2025, dhe kishte mbërritur aty si një dashamirës i letërsisë. U prezantuam fizikisht, pasi virtualisht ishim miq në facebook prej kohësh dhe kishim shkëmbyer edhe ndonje koment reciprokisht ndaj postimeve të njëri – tjetrit, sidomos atyre letrare, por kurrë nuk ishim takuar më parë. Shkëmbyem në takimin e Klinës përshëndetje dhe konsiderata reciproke, por dhuruam edhe libra. Veç librave të tjerë, ai më dhuroi edhe romanin e tij të parë, botuar në vitin 2024 nga “Lena Grafik” Prishtinë, të titulliar “Velloja e Kryqëzuar”. Romani “Velloja e Kryqëzuar”, ishte një botim simpatik për nga paraqitja, lidhja e pamja, që nuk iu desh gjatë “të presë radhën” e leximit në bibliotekën time. Por “detyrimi” apo vetëdetyrimi im do të përfundonte këtu, nëse rrjedha e ngjarjeve të shtjelluara bukur nga autori nuk do të më “rrëmbente” si pa e kuptuar, nuk di kur do t’a përfundoja leximin, e nuk di a do më kishte mbetur gjë në mendje për t’i shkruar këto radhë. Me një renditje gati lineare të ngjarjeve të trajtuara, me personazhe që vetiu të bëhen të dashur, romani “Velloja e Kryqëzuar” e autorit Prend Ndoja, të jep përshtypjen se kemi të bëjmë me një romancier të sprovuar, ndonëse ky është romani i tij i parë. Lexuesi e ndjen veten “në lëkurën” e personazheve të librit, rritet bashkë me ta, qesh e gëzon me ta, por edhe loton me ta, gjë që e mban atë të lidhur me rrëfimin, e ai rrëshqet pa asnjë vështirësi nga faqja në faqe, nga ngjarja në ngjarje. Ngjarjet zhvillohen në dy vende ekstremisht të largëta fizikisht, sa në Kosovën e martirizuar, aq edhe në Amerikën e bekuar, vende që i lidh jo vetem emigracioni i hershëm dhe i vonë, por edhe ndihma e pakufizuar e shpëtimtare e SHBA ndaj Kosovës, duke e nxjerr atë përfundimisht nga kthetrat sllavo – komunisto – shoviniste të Milosheviçit. Gjithë vepra, sjellë situatën në Kosovë, kryesisht në vitet e nëntëdhjeta, kohë kur shtypja serbe e genocidi ndaj shqiptarëve atje arriti kulmin e vet, gjë që solli edhe rritjen e revoltës së tyre e vetëdijen e lartë se rruga e vetme e shpëtimit ishte heqja qafe e regjimit millosheviçjan me të gjitha mënyrat e pavarësisht sakrificave që kjo do të kërkonte. Autori, për t’a bërë rrëfimin të bukur dhe të ndjeshëm, por edhe për të nxjerr në pah më mirë dhunën serbe, ka vënë në qendër të subjektit të romanit dy të rinj, Lisin dhe Erën, që rriten e shkollohen dhe natyrshëm dashurohen bashkë, por që dashurinë e tyre nuk mund t’a shijojnë dhe konsumojnë lirisht, pasi regjimi vë në shenjestër Lisin – student për t’a arrestuar, thjesht dhe për shkak se ai kishte shfaqur përkrahje të hapur ndaj Naimit, mësuesit të letërsisë, që rregjimi e kishte diferencuar si person me rrezikshmëri të lartë.
Personazhet e librit vijnë nga një fshat malor e tradicional kosovar, ku “Çdo njeri e kishte frikë turpin,…” (faqe 12), ku dy të rinjtë bien në dashuri pa faj, ndonëse për vite të tëra udhëtonin bashkë nga shtëpia në shkollë, si dy shokë thuajse të pa ndarë dhe ku Lisi ishte edhe mbrojtësi më i madh i Erës. Momenti i ndjesisë ndryshe mes tyre, vjen përpara mbrëmbjes së maturës, kur dy të rinjtë ishin ulur në një lëndinë buzë lumit për të pushuar dhe, si padashur, syri i djalit rrok gjinjtë e harlisur të vajzës, dhe si të zënë në faj, që të dy skuqen… Tëk të dy sundonte dëshira për t’i propozuar njëri – tjetrit, por këtë e shtyjnë për në mbrëmbjen e maturës, duke lundruar në mëdyshjen, nëse u duhet t’i besojnë zemrës apo traditës, e cila mund t’a merrte këtë ngjsrje edhe si besëprerje, megjithatë kjo nuk ndodhi as aty. Familjet e tyre njiheshin me kohë e ndanin konsiderata të ndërsjellta mes tyre, ndaj të rinjtë i mundonte fakti, në se dashuria e tyre mund të konsiderohej prej tyre edhe si një besëprerje. Por ndjenjat bëjnë të tyren e dashuria tejkalon pengesat psikologjike e familjare pasi prindërit e tyre, Mali – babai i Lisit, i shtyrë në moshë dhe i sëmurë, e ëma Eliza dhe prindërit e Erës, Shkëmbi e Liria, e pranojnë lidhjen e të rinjve si një process i natyrshëm. Zoti e kishte bekuar lindjen e saj, prindërit gjithashtu, të rinjtë duheshin mes veti, por regjimi shovinist nuk e lejon atë të rrjedhë normalisht në udhën e bekuar prej perëndisë… Të rinjtë vazhdojnë universitetin, ndihmojnë njëri – tjetrin, diplomohen, duhen pa masë, duke porositur edhe fustanin e bukur të nusërisë.
Në këtë moment ngjarjet rrokullisen trishtueshëm. Lisi kishte propozuar që në lëndën e letërsisë në shkollë, të futej humori si pjesë e studimit të saj, duke e ilustruar këtë edhe me një gojëdhënë, apo batutë: Takohen në një urë të ngushtë një gjarman, i cili mbante në dorë “Kapitalin” e Karl Marksit dhe një Italian, që mban në dorë Biblën. Gjermani i thotë italjanit, se “Proletariati është varrmihësi i borgjezisë”, duke iu referuar Kapitalit, ndërsa italiani i tregon Biblën dhe i thotë: – Kush i hap varrin tjetrit bie vetë brenda! Mësues Naimi e qoi propozimin e Lisit, që e mbështetën edhe të tjerët, në drejtori, por ai propozim u refuzua nga drejtori, pasi “përbënte rrezik” për rendin dhe vetë mësuesi u bë pjesë e regjistrit të gjatë të strukturave të UDB – së dhe kanaleve të errëta të sigurimit. Kaq mjaftoi që mësues Naimi të largohej nga puna e t’i nënshtrohej procedurave survejuese e kriminale policore. Në prezantimin e mësueses së re, Liljanës, drejtori e mbyll fjalën e vet me sentencën: “Kujdes nga humori”, duke parë drejt në sy Lisin. Ky ishte sinjali, që edhe Lisi njëlloj si mësues Naimi do të bëhej kontigjent syrvejimi i organeve të sigurimit, si irredentist e nxitës i revoltave antisistem. Por Lisi i shton akoma më shumë “të keqes”. Ai shkon t’a takojë mësues Naimin në qeli, ku nuk e lejojnë, e prej aty shkon të kërkojë leje takimi në gjykatë, në emër edhe të një grupi nxënësisht të tjerë. Në gjykatë i kërkojnë listën e emrave të nxënësve që donin t’a takonin mësuesin e tyre, por intuita e tij e shpëton nga një veprim i tillë. Edhe në mbrëmbjen e maturës ai thotë se “ishin me fat që në mbrëmbjen e maturës kishin edhe policë të ftuar”, duke bërë me shenjë nga një grumbull sish në fund të sallës. Ngjarjet rrjedhin një pas një e koha shkon, duke e rrit dhunën shumëplanëshe serbe ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Fati e deshi që Bilbili, një ndër shokët më besnikë të Lisit, përmes një njeriut të vet, të bjerë në gjurmët e dokumentit policorë e të hetuesisë, ku urdhërohej arrestimi i të dyve, duke përcaktuar edhe datën e mënyrën e veprimit për secilin. Ja thotë këtë Lisit dhe i propozon largimin e përkohëshem drejt SHBA – ve, duke marrë përsipër edhe shpenzimet, dokumentet fallso për kalimet kufitare, pritjen atje, etj.
Këtu bota e Lisit përmbyset. Ndërsa priste fillimin e punës që t’u gjendej pranë prindërve të vjetër e të sëmurë, ëndërronte Erën me vello nusërie në ditën e caktuar të dasmës, tash i duhej ose t’i linte të gjitha, ose të pranonte burgun. Më së shumti e mundonte Besa. E kishte ndjerë se mund të merrej si besëprerje dashuria me Erën, e tash duhej t’a “priste në besë” edhe atë, duke e lënë, pikërisht atëherë kur të dy pritsnin kurorëzimin e dashurisë së tyre. Momentet më kulmore vijnë, kur mes këtyre dilemave Lisi vendos të pranojë propozimin e Bilbilit dhe kur këtë i duhet t’ia thoshte Erës. Tronditja e tyre kalon në ndërgjegjësim e të dy bashkë, me këmbënguljen e Erës, “konsumojnë” edhe natën e parë të martesës, aty në lëndinën buzë lumit, ku kishin përjetuar shkëndijën e parë të dashurisë. Vjen kjo si një monent e premtim i Erës, që prej atëherë jo vetëm shpirti, por edhe trupi i përkisnin përjetësisht atij. Jo vetëm lotë e dashuri dallohen këtë mbrëmbje, por edhe besim se “regjimi shovinist i Beogradit do të bjerë së shpejti”, e ata do t’a vishnin vellon e nusërisë e kostumin e dhëndërrisë. Prindërit e përcollën djalin natën e të enjtes, një natë përpara se aty të mbërrinin forcat policore për ta arrestuar sipas planit të paraparë “…si dy shtatore druri, që as lëviznin e as flisnin”, por që i urojnë fat të birit.
Kjo është në vija të përgjithshme shtjella e ngjarjeve e pasqyruar në pjesën e parë të romanit që titullohet “Aromë dashurie”, ndërsa në pjesën e tij të dytë, titulluar “Ëndërr amerikane”, bie në dy solideariteti i Danielit, dajës shqiptaro – amerikan të Bilbilit nga njëra anë, hapat e sigurtë të Lisit, që nga punëtorë që ditën e parë të punës merr shpërblim pagën e një jave, deri tek momenti i afërt, kur ai hedh hapa të shpejtë karriere e ngrihet në përgjegjës reparti e pastaj drejt biznesit të tij privat që e zhvillon me sukses, por e gjitha kjo kalon përmes peripecive të panumërta të ndarjes me pronarin Calabrese, një mafioz e thyrës i ligjit, i cili e përndjek atë përmes njerëzve të vet ose të paguarëve prej tij, duke e detyruar edhe të bëj aksident me makinë, po aq tek lidhja me Kosovën e ngjarjet atje, që rrokullisen me shpejtësi drejt dhunës shumëplanëshe e genocidit, por edhe me familjen e tij e të Erës, që nis t’i ndihmojë financiarisht. Përgjithësisht, ai, ndoshta si shumica e emigrantëve, fizikisht ishte në Amerikë, ku lodhej e shijonte suksesin e rritjen e shpejtë, ndërsa shpirtërisht vuante në Kosovë.
Bie në sy fakti, që autori përmes ngjarjeve e historive individuale të tij e familjes, apo personazheve rreth tij, ka arritur të sjell për lexuesin atmosferën e tmerrshme e hijen e frikës e të terrorit, që sundonte në Kosovë. Tamam të premten, një ditë pasi mbërrinë Lisi në New York, forcat policore rrethojnë e kontrollojnë shtëpinë e prindërve të tij. Përgjigjes se babës Malë, se nuk e dinte ku ishte i biri, se ai “ishte zog i lirë” që fluturonte s’di se ku, i kundërballancohen kërcënimet policore, se “do t’a gjejmë atë” edhe në vrimë të miut, derisa në një nga kontrollet e radhës, e hedhin atë nga krevati ku dergjej i sëmurë në katin e dytë drejt oborrit, ku plaku i moshuar bie i vdekur, vetëm sepse u përmendi atyre shqiponjën, simbolin shqiptar të qëndresës, që i tmerronte serbët. Për ironi të fatit, as varrimin nuk e lejuan familjen t’ia bëjnë si njeri e nën përcjelljen e bashkëfshatarëve, por vetëm nga e shoqja e ndihmuar nga Era, natën e në një qoshe të maskuar të kopshtit. Përshkallëzimi i dhunës jepet bukur në gjykimin e mësues Naimit, ku ai qëndroi stoik, sepse i vetmi faj që kishte bërë, ishte se ai kishte kombësi shqiptare, se aktakuza s’kishte asnjë bazë, se aty nuk po gjykoheshin faktet, por gjyqtari do të lexonte “vendimin e shkruar diku gjetkë”, jashtë sallës së gjyqit, nga sigurimi etj. Kulmor paraqitet momenti kur studentët e pranishëm në sallën e gjyqit, shpërthejnë në duartrokitje në mbështetje të mësuesit të tyre duke valvitur parulla për liri e demokraci, por rrethohen dhe arrestohen dhunshëm nga policia serbe, e cila kërkon edhe forca shtesë sepse studëntët u pasuan në revoltën e tyre nga mbështetja e pjesmarrësve të tjerë dhe e popullit mbarë, duke marrë përmasa të pa parashikueshme. Vijnë bukur në fokusin e shkrimtarit fillesat e UÇK – s, ndihma financiare që diaspora u dërgon atyre për blerje armësh, arratisja e mësues Naimit nga burgu e dalja në mal, kthimi i shtëpisë së Lisit të mbetur vetëm me Elizën në bazë të UÇK – s, vrasja e saj mbi varrin e të shoqit e djegja e shtëpisë për këtë shkak nga ushtria serbe, e plot ngjarje të tjera dhune nga njëra anë, por edhe qëndrese e heroizmi nga ana tjetër. Në ditën e Pashkëve në fshatin Bec, polici i armatosur hyn në meshë, e kur nuk mundi t’a ndalë priftin të predikonte në gjuhën shqipe, as të ndante fshatarët nga njëri – tjetri, urdhëroi bastisjen e fshatit, ose vrasjen e kujtdo që do të gjendej në shtëpi, duke u dhënë atyre vetëm 4 – 5 orë kohë. Nis kështu shpërngulja masive e kosovarëve “…si në kohën e eksodit biblik,”, eksod që alarmoi botën e gjeti reagim të fuqishëm ndërkombëtarë.
Në planin e brendshëm, atë shpirtërorë e psikologjik, personazhet kryesore, Lisi dhe Era, mbeten fizikisht larg, njëri në Amerikë e tjetri në Kosovë, shpirtërisht duke vuajtur mungesën e njëri – tjetrit, vuajtje e shtuar edhe nga mungesa e komunikimeve për shkak të përshkallëzimit të luftës e represionit serb, por në mes tyre shpresa mbetet e plotë, e ajo qëndron e varur tek velloja e porositur e të parapaguar në një dyqan në Prishtinë. Në këtë plan vjen edhe ngjarja makabre kur forcat serbe afrohen tek shtëpia e Erës dhe dialogu i saj me nënë Lirien është mjaft prekës: “E zeza unë. Ne jemi të moshuar e nuk kanë çfarë të na bëjnë. Po kam hallin tënd. Ata janë katilë e me vajzat e reja sillen si kafshë”, i kishte thënë ajo, kur Era i kishte treguar se forcat militare serbe kishin mbërritur deri në lagjen fqinje. “Unë e kam vendosur, nënë. Nuk bie e gjallë në duart e tyre. Qënia ime i përket Lisit dhe vetëm Lisit.” Ashtu siç dinë kafshët, forcat serbe hynë të kontrollojnë shtëpinë e Shkëmbit. Era ishte veshur si plakë, e Shkëmbi e prezantoi si nënën e tij. Oficeri urdhëroi bastisjen e pastaj djegien e shtëpisë, por në oborr dyshoi tek ajo “plaka” e veshur me rroba të zeza e fytyrën gjysëm të mbuluar dhe e ndaloi për kontroll. E njohu Erën dhe e ktheu atë mbrapsht duke e kaluar në katin e sipërm me qëllim përdhunimin e saj e shfryrjen e epsheve kafshërore, siç ishin mësuar të vepronin ata në ekspeditat e tyre të dhunshme. Oficeri urdhëroi ushtarët të ndalojnë vënien e zjarrit shtëpisë dhe aty të mos futej askush. Një dramë e vërtetë e brendshme zhvillohet tek Era në ato çaste, e cila kurrë nuk e harronte premtimin hyjnor, se i përkiste vetëm Lisit. Ashtu e lakuriqëzuar forcërisht prej serbëve, e gjakosur në gjoks me thikën e katilit që ia preu rrobat e shtatit, mes dorëzimit e poshtëruar apo vdekjes si burrneshë, zgjedh të dytën: gjuan rastin e i fut një shqelm oficerit serb mes shalëve dhe hidhet nga dritarja e katit të dytë e bie e vdekur, lakuriq në oborrin e saj. Gjatë rënies Erës i zënë sytë këmbanoren e kishës së fshatit e një si re të bardhë që ngjante me vellon e saj të nusërisë së munguar, kryqëzuar mbi kryqin e kishës, dëshmitarë.
Velloja e kryqëzuar e Erës shënon edhe grisjen e “vellos” së regjimit millosheviçian. Ngjarjet në vijim janë sa të gëzueshme, aq edhe të trishtueshme. Gëzim sepse Amerika dhe NATO filluan bombardimet mbi Beograd dhe UÇK shënon fitore betejë pas beteje, beteja që finalizohet me Kosovën e Lirë, trishtim sepse u vranë shumë bijë e bija nënash të pafajshëm dhe vendi u shkatërrua pothuajse tërësisht. Mes këtij dyzimi të përgjithshëm, Lisi kthehet në atdhe, puth tokën mëmë në aeroport, lan me lotë portën e shtëpisë e cila kishte mbetur e vetmja shenjë se aty kishte qenë dikur banesa e tij dhe e prindërve, pastaj vihet në kërkim të fatit të trishtë të tyre dhe të Erës, që nuk e dinte nëse jetonin apo jo. Takimi me taksistin që e shoqëron e ia lehtëson dramën Lisit, me Ramën fshatarin që i bëhet krah, pritja në familjen e taksistit Lekë, shkuarja në Shtabin e UÇK – s, shpalosja graduale e tragjedisë që kishte ndodhur me të dashurit e tij e deri tek kontakti me letrën e pa nisur të Erës, që forcat e UÇK – s ia kishin gjetur të futur në çorape, rivarrimi i prindërve dhe i Erës – nuse e vdekur pranë tyre, marrja e vellos së parapaguar nga dyqani në Prishtinë dhe palosja e saj në kuti, për t’a bërë pjesë të udhëtimit jetësor të Lisit pas asaj dite, udhëtimi i kthimit drejt Amerikës dhe ëndërra me Erën nuse në avion, paraqesin momente dramatike, që nuk t’a kursejnë as lotin. Por, edhe në këto shtjella të ngjarjeve kaq të vështira, autori gjen shtegun për t’a nxjerrë lexuesin nga situata herë pashere, për ta nxjerr atë, si të thuash, në breg, duke shpalosur momente ku dalin në pah tiparet më të bukura të shqiptarëve, bujaria, besa e solideariteti i tyre, besimi se sakrifica ia ka vlejt, e se Kosova do të jetonte e lirë e sovrane dhe djemtë e vajzat e saj do t’a bënin atë, etj… Vijnë këto momente përmes pjesmarrësve në rivarrim dhe përshëndetjeve të disa prej tyre, përmes pritjes së Lekës, takimit me shokët tek qebaptorja e pagesës nga ish – bashkëstudenti Tomë, e në plot episode të tjera, të shpalosura bukur e me mjeshtri nga autori.

Prend Ndoja
Këto e të tjera ngjarje që të mbajnë “të kryqëzuar” e të lënë pa frymë, shtjellohen në pjesën e tretë të titulluar Requiem, të librit të shkrimtarit Prend Ndoja. Natyrshëm në fund të leximit të këtij romani të bukur, ku të rrëmben gjithnjë emocioni i veçantë në çdo faqe të tij, lexuesi shtron pyetjet:
– A e veshi Kosova e Re “vellon e grisur” që nuk e veshi dot Era e shumë vajza shqiptare si ajo?
– A përfaqëson emri shqiptar tiparet e virtutet më të larta të rracës njerëzore?
– A duhet të ndjehemi krenar me këtë emër? Dhe më tej: A duhet të ndjehemi të detyruar kudo e kurdoherë që të japim nga vetja edhe për t’a nderuar këtë emër?
– A ka romani “Velloja e Kryqëzuar” e shkrimtarit Prend Ndoja edhe elemente autobiografikë në rrëfimin e tij të bukur artistik?
Lexuesi sigurisht që do t’i shpalosë edhe përgjigjet e këtyre pyetjeve gjysëmëretorike gjatë leximit të romanit, por unë i shtrova ato thjesht si një nxitje, apo ftesë për lexim.
***
Sido që të konsiderohet kjo vepër, roman historik, roman dashurie, roman me ngjarje reale apo fiksion i autorit, fatet e Lisit dhe të Erës janë dhe mbeten përfaqësuese tipike të fatit të mijëra të rinjve kosovarë të kohës, madje dhe fatet e të gjitha personazheve të këtij libri, flasin me gjuhën e lotit, të dhimbjes, të sakrificës sublime e të heroizmit të gjithë shqiptarëve atje, ashtu siç përfaqësojnë bukur traditën, vitalitetin, qëndrueshmërinë e papërkulshmërinë e shqiptarit ndaj së keqes dhe mbijetesën e triumfin e tyre në çdo situatë, sado e vështirë të paraqitet ajo.
Situata që kanë kaluar kosovarët nën regjimin barbar të Millosheviçit, heroizmi e mbijetesa e tyre, përbën lirisht subjektin e një romani, të një drame a të një filmi, për shumicën e familjeve kosovare atje, por që t’a shkruash një vepër të tillë duhet të zotërosh aftësi të spikatura, siç i zotëron dukshëm shkrimtari i njohur Prend Ndoja, për të mos e lënë lexuesin “të notojë” vetëm mes dhimbjesh e lotësh, por duke i dhënë atij sy të shohë nga e nesërmja, përmes një stili të veçantë rrëfimi, që “të gozhdon” me librin nga faqja e parë deri tek e fundit.
Libri shoqërohet me një parathënie e shkruar nga shkrimtari Ndue Lazri, pasuar edhe nga disa recensa, opinione e reagime të pasqyruara në pjesën e fundit të tij, si nga Dr. Migena Arllati, Dr. Besim Muhadëri, Dr. Pashko R. Camaj, Msc. Enver Sulaj, Msc. Marjan Ndoja, Msc. Kosovar Alija, nga Mimoza Meço – Lazri, Sokol Paja dhe Fadil Hadërgjoni, të cilat personalisht do të doja të mos ishin pjesë e librit (unë as që i lexova derisa i përfundova edhe këto shënime!), jo se ato nuk kanë vlera, pasi secila prej tyre është një analizë e bukur e autorëve me vlera të spikatura, por për t’a lejuar lexuesin të konkludoje natyrshëm vetë dhe i pa ndikuar prej tyre, rreth vlerave artistike të romanit, thjesht duke lexuar tri pjesët e rrugëtimit të suksesshëm të rrëfimit artistik të shkrimtarit.
Prend Ndoja vjen me këtë roman pas dy vëllimeve me poezi: “Lot mbi oqean” dhe “Përtej valës” si dhe të një libri me ese e shënime udhëtimi, titulluar “Udhës së mërgimtarit”, por ai prezantohet si një prozator i regjur e profesionist i vërtetë dhe meriton vlerësimet maksimale për këtë roman të bukur dhe me subjekt interesant. Ai është një libër që duhet lexuar nga të gjithë, në Kosovë e Shqipëri, por që meriton edhe “udhëtim” në gjuhë të huaja, me qëllim që bota t’a njohë edhe artistikisht vitalitetin e popullit shqiptar të Kosovës dhe “vellon e grisur” të regjimit serb, që edhe sot ëndërron “martesën” me hirushen e bukur Kosovë.
Lezhë, më 17 Qershor 2025
Këto janë probleme të vërteta…
Nga: Lis Bukuroca, Gjermani
„Më thoni me fjalët tuaja, çfarë ju shqetëson,“ – i tha psikologu pacientit.
Gjithçka filloi kur u martova.
Gruaja ime kishte një vajzë të rritur. E mirë. E sjellshme. E adoptova.
U bë bija ime në shpirt. Mori edhe mbiemrin tim.
Babai im erdhi për vizitë. E pa bijën time. I pëlqeu …
Dhe paf! Dashuri me shikim të parë.
U martuan!
Pra, vajza ime e adoptuar u bë tani njerka ime!
E logjikshme, apo jo? Se u martua me babanë tim.
Po mbani mend, zoti psikolog, apo jo?
Vazhdon edhe më bukur!
Gruaja ime lind një djalë.
Djalin tim.
Vëllai i bijës sime të adoptuar.
Që do të thotë: ai është kunati i babait tim!
Sepse babai im është i martuar me bijën time në shpirt.
Që do të thotë…
Që djali im është edhe… daja im!
Mirë? Jo, nuk mbaron këtu. Mbajeni frymën!
Gruaja e babait tim lind një djalë tjetër.
Pra, vëllai im nga babai.
Por edhe… nipi im!
Sepse është djali i bijës sime të adoptuar.
Që do të thotë… që unë jam gjyshi i vëllait tim!
Dhe tani, le të flasim për gruan time, zoti psikolog!
Ajo është nëna e bijës sime të adoptuar.
Meqë ajo është nëna e njerkës sime — sepse ajo është e martuar me babain tim —
atëherë gruaja ime është gjyshja ime.
E nëse gruaja ime është gjyshja ime, atëherë unë jam…
nipi i gruas sime!
Dhe duke qenë njëkohësisht nipi i saj dhe bashkëshorti i saj…
Unë jam burri i gruas sime, nipi i saj…
por edhe… gjyshi i vetvetes!
A e kuptoni pse jam këtu, zoti psikolog?
Nuk kam nevojë për barna.
Kam nevojë për një hartë familjare… me GPS!
Po çmendem!
Dhe tani… nëse më thoni që “kjo është normale në disa familje”,
do ngrihem, do t’ju përqafoj…
dhe do ju quaj… tezja ime!
Psikologu (i tronditur, duke mbajtur kokën me duar):
Zotëri… pacientët zakonisht më drejtohen me ‘doktor’…
Por ti, lirisht më quaj… vjehërr!
Shqipëroi, e plotësoi dhe e përshtati nga gjermanishtja:
Versioni gjermanisht
Militantizmi si formë e verbërisë politike
Nga: Arif Ejupi
(Pasqyrë e krizës institucionale në Kosovë)
Në politikën shqiptare, militantizmi i verbër partiakë fare lehtë mund të na shpjerë në qorrsokak.
Nëse ai nuk vetëkontrollohet, rrënon demokracinë. Në vend që të ndërtojë, synon të dominojë. Në vend që të ndihmojë konsolidimin e institucioneve, i bllokon ato.
Në vend që të hapë shtigje për zgjidhje, ngre barrikada dhe përpiqet të shembë edhe atë që është ndërtuar me gjak dhe sakrificë ndër vite.
Ky militantizëm i verbër po i mban institucionet jetike të vendit, Legjislativin dhe Ekzekutivin, në pranga për afro katër muaj.
Deputetët tanë, që do të duhej të ishin shërbyes të popullit, sillen si komandantë llogoresh, jo si ndërtues të rendit demokratik.
Ata nuk bisedojnë për t’u marrë vesh, por bisedojnë për të mos u dorëzuar në bllokim. Nuk negociojnë për të gjetur zgjidhje, por për të ruajtur krenarinë false dhe flamujt e partisë.
Ky është militantizëm i ndytë, jo idealizëm. Është ego e veshur me ngjyrat e flamurit partiak, e jo me petkun e atdhedashurisë.
Në demokraci, ndërtimi i institucioneve është akt i përgjegjësisë, jo i kryeneçësisë.
Ashiqare po shihet se për deputetët tanë më tragjike është humbja e pozitave dhe privilegjeve sesa humbja e besimit të qytetarëve.
Me një rrogë mujore prej rreth 1800 eurosh, shumica e deputetëve tanë kur vjen koha e deklarimit të pasurisë deklarojnë mbi dy milionë euro. Një art i rrallë, i tyre i pazbuluar ende nga drejtësia.
Si dhe nga kjo pasuri? Askush deri më sot nuk ka dhënë llogari rreth këtij fenomeni që është shndërruar në një problem kancerogjen për shoqërinë tonë.
Heshtja institucionale përballë këtij realiteti është po aq e rrezikshme sa vetë korrupsioni.
Kjo nuk është vetëm çështje morali, por thyerje e besimit publik. Kur ligjvënësi bëhet shembull i pabarazisë, si mund të kërkohet nga qytetari i zakonshëm të besojë në drejtësi?
Sinqerisht trishtuese. Deputetët tanë frikësohen më tepër nga një kompromis i mundshëm politik sesa nga kolapsi i institucioneve të shtetit.
Kur vetë ata nuk i mbrojnë interesat e Kosovës, kush do t’i mbrojë ato? Askush.
Asnjëra prej partive nuk është e gatshme të bëjë një hap prapa për ta çuar vendin dy hapa përpara.
Kokëfortësia e panevojshme, që vjen nga paaftësia për të parë realitetin, fare lehtë mund të çojë në zemërim gjithëpopullor.
Kjo verbëri duhet të marrë fund. Militantët partiakë le t’i heqin uniformat partiake dhe të vishen me petkun e shtetarit.
Vetëm kur partitë të bëhen pjesë e Republikës, dhe jo eklips i saj, atëherë do të dalim nga kjo errësirë.
Bota po digjet e ne po shikojmë duarkryq
GBU-57 është 6 metra e gjatë dhe peson 13,600 kilogramë. Instalimet bërthamore nëntokësore të Iranit janë lloji i objektivave për të cilat bomba është bërë për t’u shkatërruar. Foto: AP / NTB (Aftenposten, me 19 qershor 2025)
Lirim Gashi, Prizren
Një rrëfim filozofik mbi krizën e botës moderne
Ne jetojmë në një kohë kur globi përngjan me një truall të djegur dhe tè pjekur nga luftërat dhe nga padrejtësitë, si dhe nga një zjarr që nuk ndizet nga zanafilla natyrore, por nga mendja dhe dora e njeriut.
“Bota është e rrezikshme jo për shkak të atyre që bëjnë të keqen, por për shkak të atyre që nuk u kundërvihen .”
– Albert Einstein
Ne shohim lajmet si spektatorë të një filmi horror – analizojmë krizat klimatike, luftërat, shpërnguljet biblike të popujve dhe kollitjen e fundit të planetit – por rrallë e pyesim veten: Kush po i ndez këto zjarre? Kush po fiton nga ky kaos?
Unë po jua them me zë të qartë si tingulli i kambanës në mes të natës:
E keqja që po e përmbyt botën nuk është as natyrale, as e pashmangshme – është fryt i lakmisë, padrejtësisë dhe pabarazisë.
E vërteta e parë: Lakmia si strukturë
Gjithçka nis me individin që nuk ngopet. Sado të ketë, dëshiron më shumë.
“Ai që nuk është i kënaqur me pak, nuk do të kënaqet kurrë as me shumë.”
– Epikteti
Këta individë, në një sistem që e ngre lakminë në kulm të suksesit, janë bërë superqenie – mogulë më të pasur se shtetet, më të fuqishëm se parlamentet.
Ata nuk bëjnë më politikë – ata blejnë politikanë. Kryeministrat dhe presidentët nuk janë më drejtues, por kukulla në një skenë të errët me fijet e lidhura në zyrat e korporatave.
Analiza përmes prizmes filozofike, politike dhe etike
1. Politika si teatër kukullash
Pushtetet kombëtare janë katandisur në kompani të nënkontraktuara nga elitat financiare.
“Nëse votimi do të ndryshonte diçka, ata do ta kishin ndaluar.”
– Emma Goldman
Opozitat krijohen nga po të njëjtat duar që sponsorizojnë pozitat. Revoltat frymëzohen dhe pastaj shiten. Liria bëhet markë, demokracia produkt.
2. Ekonomia si instrument i robërisë moderne
Sistemi financiar botëror është bërë një rrjetë borxhi që lidh për qafe kombet dhe i bën skllevër të përjetshëm.
“Paraja është bèrè zoti më i madh; ajo e bën edhe njeriun më të ulët të besojë se është më i larti.”
– Søren Kierkegaard
97% e parasë që qarkullon është e krijuar nga borxhi, ndërsa njerëzit punojnë për t’i shlyer jo borxhet, por kamatat e tyre. Kapitalizmi nuk është më sistem ekonomik – është fe pa shpëtim, me bankierët si priftërinj të rinj.
3. Kultura e transformuar në armë butësie
Arti, në vend që të frymëzojë, argëton në mënyrë idiotike.
“Kur argëtimi bëhet i detyrueshëm, skllavëria bëhet e padukshme.”
– Theodor W. Adorno
Media nuk informon, por formëson. Rrjetet sociale nuk lidhin, por kontrollojnë. Muzika, kinemaja, dhe moda janë mjete të kontrollit emocional dhe shpirtëror.
4. Filozofia e harruar
Në një kohë ku gjithçka matet me klikime të cilat vlerat idiotike i pajisin me vula të cilësisë, njeriu ka humbur arsyen e të jetuarit.
“Kur njeriu humbet arsyen e të jetuarit, ai bëhet më i rrezikshëm se çdo bishë.”
– Friedrich Nietzsche
Pa drejtësi, pa qëllim, pa reflektim – jeta bëhet një marshim automatik drejt boshllëkut. Dhe kur jeta është e zbrazët, edhe dhuna duket si emocion.
5. Demografia e shkatërruar
Popujt po shpërngulen jo për ëndrra më të mira, por për të shpëtuar nga makthet reale.
“Nëse toka bëhet e pabanueshme për të dobëtit, ajo do të bëhet e rrezikshme edhe për të fortit.”
– Aimé Césaire
Shpopullimi i vendeve të varfra është plan i heshtur: pasuria të qëndrojë në pak duar, ndërsa njerëzit të shpërndahen nëpër kampe pune moderne.
6. Ekologjia në gjunjë
Toka është rraskapitur, jo për shkak të banorëve të saj të zakonshëm, por për shkak të 500 korporatave që mbajnë mbi vete 80% të ndotjes.
“Natyra nuk i fal të fuqishmit që e përçmojnë.”
– Lao Tzu
Ndërsa ne riciklojmë pipat plastikë, ata ndotin lumenjtë, djegin pyjet dhe e blejnë heshtjen e institucioneve ndërkombëtare me të njëjtin lehtësi siç blejnë reklamat në Super Bowl.
KONKLUZIONI: MOS E SHIKONI SI FILM, SEPSE JENI PJESË E TIJ
Botës nuk i mungojnë zgjidhjet – i mungon ndërgjegjja.
Kjo nuk është krizë e naftës, krizë energjetike apo krizë politike.
Kjo është krizë morale.
Kur njeriu i thjeshtë humb guximin për të pyetur dhe kur i pasuri fiton të drejtën për të blerë çdo përgjigje, atëherë jeta bëhet ankand i shpirtit.
“Nëse nuk bëhesh pjesë e zgjidhjes, bëhesh pjesë e problemit.”
– Eldridge Cleaver
Bota nuk është në krizë…
Bota është në reanimacion. Dhe kirurgët janë të korruptuar.
Vështrim mbi librin “FËMIJËT NË SKENË” autorit, Mr. Izet Musaj

Nga: MSc. Adem Lushaj
___
Libri “FËMIJËT NË SKENË” i autorit Izet Musaj, vjen si një dhuratë e çmuar për të gjithë ata që punojnë me fëmijët, për të gjithë ata që besojnë në fuqinë edukative të artit dhe sidomos të teatrit si mjet zhvillimi emocional, social dhe intelektual.
Në kohën kur fëmijët shpesh përballen me ndikime të shumta, jo gjithmonë pozitive, nga teknologjia, nga ritmet e vrullshme të jetës apo nga mungesa e vëmendjes së mjaftueshme edukative, ky libër është një thirrje për kthim te vlerat, te loja me kuptim, te bashkëveprimi, te krijimtaria dhe ndjenja.
Me 22 lojëra skenike të përzgjedhura me kujdes, libri ofron, jo vetëm tekste për të interpretuar në skenë, por skena të jetës që fëmijët tanë duhet t’i jetojnë me ndershmëri, me buzëqeshje dhe me ndjeshmëri.
Në qendër të këtij libri është fëmija, jo vetëm si personazh i lojës skenike, por si bartës i mesazheve të mëdha për shoqërinë: miqësi e sinqertë, dashuri për familjen, respekt për punën dhe mësimin, lidhje të ngushta me natyrën dhe përgjegjësi qytetare. Është pikërisht përmes gjuhës së fëmijëve, përmes lojës dhe fabulës së ndërtuar me dashuri, që ky libër sjell një dimension të ri në fushën e edukimit dhe kulturës.
Të shkruash për fëmijët është një mision më vete, kërkon ndjeshmëri, durim, kreativitet dhe njohje të thellë të botës së tyre. Por, të shkruash përmes fëmijëve dhe për ta, siç e ka bërë Izet Musaj, është një akt i rrallë dashurie e përkushtimi, që buron vetëm nga ata që e njohin mirë shpirtin fëmijëror dhe që besojnë me zemër se edukimi fillon atje, në fjalën e parë, në lojën e parë, në skenën e parë.
Ky libër është një thirrje për mësuesit, edukatorët, drejtorët e shkollave e kopshteve, por edhe për prindërit, që të hapin dyert e klasave dhe zemrat e fëmijëve për artin. Të dalin nga rutina, të zgjojnë kureshtjen dhe talentin që fle brenda çdo fëmije. Sepse çdo fëmijë meriton të jetë në skenë, jo për të bërë spektakël, por për të mësuar të jetë vetvetja, të mësojë të shprehë ndjenjat, të ndërtojë marrëdhënie dhe të kuptojë botën përmes emocioneve.
Libri “FËMIJËT NË SKENË” është një vepër që duhet të jetë pjesë e çdo biblioteke shkollore, kopshti, institucioni kulturor e familjeje që synon të ndërtojë fëmijë të lumtur dhe të përgjegjshëm.
Le të jetë ky libër një pikënisje për shumë projekte të ngjashme, për shumë shfaqje të bukura, për shumë buzëqeshje dhe duartrokitje të vogla, por të mëdha në kuptim!
Urime Podujevë, urime Llap

Gani I. Mehmeti
Sort, në ditën e 26-vjetorit të çlirimit të Poduejvës me rrethinë nga barbaria serbo-çetnike, është paksa vështirë të përfshihen të gjitha ato që meritojnë të shkruhen, por megjithatë, do ndajmë diçka nga ajo ditë, që si shpejt iku e ne nuk kemi mbërri atje ku është dashur.
Natyrisht se ne mbajmë mend atë ditë fare mirë. Ishte një ditë me diell të shëndritshëm, ashtu siç është edhe Liria.
Ne, qytetarët e Llapit ishim fshehur nëpër shtëpi në vende të ndryshme, ani që unë me familje isha kthyer në shtëpinë time të ndaluar, qysh më 12 qershor 1999, dhe, thënë të drejtën, kthimin këtu e bëra me insistimin kategorik të Shkumbinit.
- Unë do të shkojë në shtëpinë tonë, juve nuk ju detyroj. – na tha, i cili ka dy ditë që ka ardhur tek ne, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovë mes NATO-s dhe Ushtrisë serbe.
Nuk e kishim pasur ndërmend fare për sot të ecnim, por edhe vetëm të shkonte e të qëndronte në shtëpinë tonë, ku ishte ende zonë e ndaluar sipas serbëve, uk mundnim ta linim vetëm Shkumbinin, i cili kishte shërbyer për një vit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që qe kthyer nga Ulqini, ku po punonte në një gjelltore.
U nisëm nga shtëpia e Zeqir Hazirit të Bebushëve ku kishim qëndruar nga 20 prilli. me të unë dhe Mirdita për në shtëpinë tonë. Ne ecëm përmjedis lagjes së Balkçorëve të Podujevës dhe dolëm te shtëpia jonë. Nuk takuam njeri gjatë rrugës.
Shtëpia ishte mbushur me pluhur e me merimangë, por kështu e ka kur afër tre muaj i kishim munguar edhe ne asaj.
U ktheva sërish tek Bebushët. Mora edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe erdhëm në shtëpi, por nuk po ndjeheshim të sigurtë. Nuk guxonnim as në shtëpi të qëndronim gjatë ditës, më mirë e kishim në ndonjë cep të ndonjë kopshti apo are, sepse atje nuk do kërkonin serbët askë.
Gjatë natës fëmijët i vendosnim të flinin në bodrum, i cili ishte i padiktueshum, nuk vërehej se ishte, mbasi hyrjen e kishte nga brenda nën një tepih, ndërsa me gruan po flinim në dhomë. Po mendonim se po erdhi dikush, më mirë ta pësonim ne e të shpëtonin fëmijët.
Herë pas here po takonheshim me njerëzit që nuk kishin ikur fare nga shtëpia, por ishin grumbulluar bashkë rreth 13-14 anëtarë. Ata ishin mirë me shëndet dhe kishin shpëtuar siç është më së miri.
Vetëm Jahir Potoku ndjehej i shqetësuar tejmase. Ai nuk po mund ta zaponte veten nga ngjarja makabre që e kishin marrë serbët ta përcillte. Ai nuk po mund ta ndalte veten duke thënë: ”Atë që e kam parë unë është vështirë ta tregoj dhe ta ndali veten. Ajo ishte tmerr, ishte shqetësuese të shihje atë që as kafshëve njeriu – njeri nuk do mund t’ua bënte sepse edhe ato kanë shpiert. Por, kjo ishjte metoda më e çmendur që kishin ditur shkiet t’ia bëjnë rinisë shqiptare në Kosovë! A i ngulet gozhda e skuqur nga zjarri në krye njeriut? Kështu bënë ata në 25 të rinj shqiptarë dhe një shqiptare. Këtë ngjarje nuk po mund ta harronte, dhe shpeshherë e merrte nëpër gojë.
Këtë ngjarje që i kishte mbetur në krye po ia tregonte secilit me të cilin takohej, edhe ndërkombëtarëve pa marrë parasysh poziten që mbanin, sa ishte i gatshëm të shkonte edhe në Hagë për të dëshmuar, por nuk e morën dhe nuk doli asgjë, përveç premtimeve që ia bënë .
Kaluan kështu plëot shtatë ditë me ankth se kur do na sulmojnë çetnikët serbë, por fatmirësisht nuk erdhi askush.
Kështu, me t’u gdhirë dita e 19 qershorit 1999, po dëjgoheshin ca zëra nga rruga Podujevë – Prishtinë. Ishin zëra gëzimi, zëra shprese për jetë, zëra të Lirisë.
“KFOR-i, KFOR-i ka hyrë në Poduejvë”! – po buçsinin zërat. “KFOR-i, KFOR-i” buçiste një grup tjetër. Dolëm edhe ne te rruga për në Prishtinë. Grupe-grupe njerëzish e më shumë të rinjsh e fëmijsh po ecnin rrugës ashtu si kishin qëlluar, kush me opinga, kush me sandale, kush me këpucë – sa mundnin ecnin drejt KFOR-it që të shihnin se si janë ata, thuase edhe po i njihnin!
Shkuam deri tek Fabrika e Tjegullores në Poduejvë. Aty ishin ndalur ushtarët e KFOR-it. Këtu do të qëndronin për disa ditë, deri sa do të gjenin vend më të përshtatshëm.
Të rinj, fëmijë e qytetarë po përshëndeteshin me ushtarë të KFOR-it. Edhe ushtarët ishin të sjellsjhëm dhe po ua kthenin përshëndetjet. Shumë prej të rinjve po bisedonin lirshëm me ushtarë në gjuhën angleze, të cilët kishin mësuar në shkollë dhe në kurse të ndryshme.
Nga këtu po vazhdonin në ente e institucione të ndryshme të Podujevës. Shkuam tek Shtëpia e Shëndetit në Podujevë. Atje KFOR-i nuk po lejonte askë të ecte më përpara tyre nga rreziqet e ndonjë mine që do të mund të shpërthente. Po kontrollohej çdo kënd i shtëpisë së shëndetit, çdo cep i rrugës e çdo rrugicë, sepse deri sot nuk ishin shkelur këto rrugë nga qytetarë dhe armiku ka mundur të lë minat shpërthyese për të vrarë njerëz edhe pas shkuarjes së tyre për në Serbi.
Së fundi, shkova edhe deri te objekltii Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Bolëetini”. Para se të hyja në shkollë, takova mikun e kolegun tim të punës nga Metehia e Llapit, Shahin Shabanin. Mbasi u përshëndertëm, ai, duke menduar se unë jam në dijeni, më tha:
- Ngushëllime për Mehën!
- Çfarë, unë nuk di asgjë! – ia ktheva.
- Atëherë më fal, por xhaxhai juaj, Meha ka vdekur në Metehi dhe atje është varrosur vetëm një ditë para se të tërhiqej ushtria serbo-çetnike dhe nuk ka lejuar të varroset në varrezat e juaja në Pakashticë.
Më erdhi rëndë dhe ishte e papritur vdekja e Balit Mehë, siç e quanim ne, sepse ka qenë ende i fortë. “Eh, Bali Mehë, nuk do mund të të shoh më, paske ikur për pak pa u parë! Kështu e ka lufta”! – mendova me vete. Pas ndarjes me Shahin Shabanin, unë hyra në shkollë, e cila asnjë ditë nuk i ka pritur nxënësit e vet ende. Jo, sepse SHME “Isa Boletini” ka qenë themeluar në vitin 1992, kur nxënësit ishin larguar nga objektet shkollore të ndjekur nga policia serbe qysh në dhjetorin e vio=tit 1990.
Por, ky objekt ishte i dedikuar për Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.
Këtu brenda lokalit gjeta drejtorin e shkollës, zotëri Remzi Raçi, gjeta edhe profesorët Bislim Ejupi e Hamit Rekaliu. Me ta u përqafuam dhe ndenjëm në bibliotekën e shkollës, ku kishte disa nga titujt e librave.
Mbeti që ne të shihemi në shkollë të hënën e ardhshme dhe u ndamë.
Sot, 26 vite pas, Urojmë Podujevën dhe Kosovën të gëzojnë Lirinë me një zhvillim shumë më të shpejtë se deri tani.





