Kreu Blog Faqe 529

Ditari i Ernesto Cozzi, misionarit katolik

0

Nga: Nail Draga, Ulqin

Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze, Botoi: Shkodra, Shkodër, 2023

Në gamën e individëve qe kanë shkruar në lidhje me luftën në mbrojtje te Shkodrës(1912/13) bën pjesë edhe misionari katolik  Ernesto Cozzi, i cili  ka lënë kujtimet në  formë të ditarit, të cilat në vitin 2023  janë botuar në shqip, nga SHB”Shkodra” me titullin “Kryengritja shqiptare, Lufta turko-malazeze, Ditar 3 shtator 1912-15 maj 1913”. Të dhënat në këtë botim janë me interes sepse ai duke qenë në shërbim në Rrjoll, ngjarjet e luftës së Shkodrës i ka përcjellur jashtë rrethimit, në krahasim me ata qe ishin brenda saj. Si i tillë ky botim ka vlerë të veçantë jo vetëm për historianët por për të gjithë ata qe kanë interesim për Shkodrën në Luftën e Parë Ballkanike.    

Ernesto Cozzi, ishte italo-austriak  nga Trentoja. Ai ka lindur me 6 korrik 1870 dhe ka vdekur me 26 mars 1926.  Një pjesë të jetës së tij, si meshtar ka jetuar e vepruar në famullin e Rrjollit dhe në Reç,afër Shkodrës. Ndonëse vdiq dhe u varros në Bari të Italisë,  ai kishte lënë një porosi për ta rivarrosur në Shkodër. Një  porosi e tillë u realizu  pas dy muajve sepse  me datën 29 maj 1926  u rivarros në Shkodër, i nderuar jo vetëm nga populli, por edhe nga përfaqësues të shtetit dhe trupit diplomatik.

I pasionuar për etnologjinë shqiptare

Duke qendruar në veriun shqiptar, ai si misionar katolik, nuk ishte statik ndaj dukurive shoqërore të popullit shqiptar, në ato vise ku ka vepruar e qendruar.Duke hulumtuar dhe mbledhur lëndë të ndryshme të traditës shqiptare, është veçuar me nuhatjen e një studiuesi të mirëfilltë,  ku për një kohë pesëvjeçare(1909-1914) arriti të klasifikojë materialin e grumbulluar në shtatë vepra, duke trajtuar doket, zakonet, bestytnit, fiset shqiptare  që paraqesin një kontribut me vlerë për etnologjinë shqiptare.

Veprat e botuara janë:

1.Sëmundje, vdekje, varrime, Malet e Shqipërisë(1909)

2.Gjendja bujqësore në Shqipëri(1910)

3.Marrja e gjakut në Malet e Shqipërisë(1910)

  1. Gruaja shqiptare në një vështrim të posaçëm nga e drejta dokësore e Maleve të Shkodrës(1912)

5.Fiset e Shqipërisë së Sipërme-shënime rreth organizimit të tyre shoqëror e politik(1913)

6.Besime e bestytni në Malet e Shqipërisë(1914)

7.Fiset e Shqipërisë së Sipërme-shënime rreth organizimit të tyre shoqëror e politik me të dhëna statistikore(1944).

Ndërsa vepra e tetë “Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze”, Shkodër, 2023, paraqet ditarin nga data 3 shtator 1912-15 maj 1913, përkthyer në shqip nga italishtja nga Arben Ndreca.

Nuk ka dilemë se Ernesto Cozzi, llogaritet ndër personalitetet e rëndësishme ndërkombëtare qe ka dhënë kontribut në albanologji, sikurse E. Durhami e F. Nopça por fatkeqsisht pak i njohur në opinionin kulturor e shkencor të shqiptarët.

Ditar më  dëshmi autentike

Në botim bëhet fjalë për periudhën e 3 shtator 1912-15 maj 1913, që është  ditari i këtij misionari katolik, i cili paraqet dëshmi autentike për këtë periudhë kohore, dramatike  për Shkodrën në veçanti e çështjen shqiptare në përgjithësi.

Ky ditar i klerikut italian Ernesto Cozzi(1870-1926) me shtetësi austro-hungareze i njohur edhe si antropolog dhe studiues i kanunit të maleve, sjell dëshmi të panjohura rreth muajve të rrethimit të qytetit të Shkodrës nga malazezo-serbet. Bëhet fjalë  për teatrin më të gjerë dhe intensiv luftarak të shekujve të fundit në Shqipëri, ku 50 mijë serbo-malazez u vunë përballë 30 mijë turqve dhe redifëve shqiptarë, luftë nga e cila vuajtën rreth 40 mijë civilë të rrethuar.

Mesazhi i këtij libri  është se lufta agresive shkakton vetëm vuajtje, humbje dhe shkatërrime dhe askush  nuk është i sigurtë se, edhe nëse fiton një betejë, mund të gëzojë frytet  e padrejtësisë. Qyteti i Shkodrës, pas qendresës heroike të udhëhequr nga Hasan Riza Pasha, iu dorëzua nga Esad Toptani malazezëve, të cilët u dëbuan pas pak javësh nga presioni i Fuqive të Mëdha.

Të dhënat e ofruara nga Ernesto Cozzi në këtë ditar, duhet  kuptuar se kemi të bëjmë me kohën e pushtimit nga malazezët, të cilët si synim final kishin pushtimin e Shkodrës, përkatësisht veriun shqiptar. Në ditar ofrohen të dhëna për borbardimin e Shkodrës nga malazezët, plagosjet e vrasjet qofshin ata ushtarë apo qytetarë të thjesht. Po ashtu ofrohen të dhëna për dëbimin e popullsisë shqiptare kryesisht asaj të përkatësisë fetare myslimane dhe vendosja e tyre në Shkodër. Po ashtu jepen të dhëna për bashkëpunimin  malësorëve  nga Gruda, Hoti e Kastrati me malazezët në rrethin e Shkodrës. Në këtë aspekt Cozzi  ka  deklarur se “malësoret i ka këshilluar se ata  duhet të qendronin asnjanës, për shkak se Mali i Zi nuk ka arsye tjetër përveç se të mashtrojë  Europën duke e siguruar se populli shqiptar dëshiron sundimin malazez dhe se  populli shqiptar dëshiron me çdo kusht  pushtimin e Shkodrës, dhe për t iu hedhur fajin pastaj malsorëve tanë për mizoritë dhe për plaçkitjet e kryera  nga ushtria malazeze”(f.90).

Pikërisht në sajë të një qendrimi të tillë Cozzi ishte nën mbikqyerje të vazhdueshme të pushtuesve malazez, pavarësisht se ky ishte  me mesion kishtar dhe me shtetësi italiane, ai ishte i rrezikuar fizikisht.

Atentati i dështuar

Duke lexuar ditarin del qartë se E.Cozzi  nuk e ka pasur të lehtë të jetojë e veproj në famullin e Rrjollit, sepse si shtetas italian në njerën anë dhe msionar katolik në anën tjetër ka qenë i dyshimtë për pushtuesit malazez. Një qendrim i tillë dëshmohet  se ndaj ti është bërë atentat në objektin e tij në famulli të Rrjollit, ku kishte fat dhe shpëtoj, ndërsa në herën e dytë i ishte rrezikuar jeta sepse pushtuesit malazez kanë dashur ta arrestojnë. Por, me këtë rast gjeturia dhe guximi i tij arriti të shpëtoj duke u larguar  në Shkrel në vend të sigurt. Ndonëse ai ishte kooperues në rrethanat e reja nga pushtuesit malazez,  madje ai  ka ndihmuar në shërimin e të lënduarve nga luftimet në zonën përkatëse, por pushtuesit kishin dyshime se ky nuk ishte sipas shijes së tyre.

Informata jashtë rrethimit të Shkodrës

Deri me tash kemi pasur rast të lexojmë ditarë qe kanë të bëjnë për rrethimin e Shkodrës  qe autoret e tyre ië detaje ngjarjet e ditës duke qenë brenda qytetit. Por, ditari i E.Cozzit është i veçantë sepse ka të bëjë me ngjarjet e rrethimit të Shkodrës por jashtë saj. Andaj kur analizohen ditarët e tillë mund të bëhën analiza të ndryshme, madje edhe analogji për ditë të veçanta sidomos gjatë bombardimeve nga ana e malazezëve në qytetin e Shkodrës. Sepse ndryshe është përjetuar  brenda qytetit, e ndryshe jashtë tij, duke e ditur se popullsia brenda qytetit  ka vuajtur urinë për të mbijetuar, sepse rezervat kanë qenë pothuaj të shterruara tërësisht.

Malësorët përkrah  malazezëve në pushtimin e Shkodrës

Për opinionin  e gjerë nuk është informatë e panjohur se një numër i konsideruar i malësorëve iu janë bashkangjitur malazezëve në pushtimin e Shkodrës. Por, në lidhje me këtë çështje autor të ndryshëm kanë qenë të rezervuar të shkruajnë dhe të prezantojnë të dhëna të tilla, edhe pse një veprim i tillë ka qenë i njohur për popullsinë e Shkodrës dhe rrethinës së saj, që në heshtje është përcjellur brez pas brezi.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje   Cozzi na ofron të dhëna  për disa malësor të cilët “që u  ishin shitur  krejtësisht çështjes malazeze: Sokol Baci me të birin, Kolë Kurti, Tom Coli, Prel Marku, Gjeto Dashi, të gjithë nga Gruda; Kolë Deda, Gjek Marashi dhe Gjon Nika nga Traboini, të cilët, që të gjithë u venduan  tek e njëjta shtëpi ku banoja edhe unë me Atë Gjon Mark Gojanin, famullitar i Triepshit, i cili i kishte ndjekur nga pas besimtarët e famullisë së tij që ishin nisur për luftë”(f.70). Ndërsa më pas cekën se “me sa arrita të kuptoj, qeveria malazeze dëshironte të kishte në radhët e ushtrisë së saj të paktën  këta kryetarë të përkushtuar ndaj çështjës së vet në mënyrë që të ndikonte në opinionin publik europian  nëpërmjet  lajmeve të rreme, që domëthënë se malësoret e Shqipërisë ishin të bashkuar me të dhe dëshironin sundimin e saj. Por, nëse në fillim shqiptarët u hodhën  në krahet e politikës malazeze të shtyrë nga dëshpërimi, tashmë e kishin kuptuar se “ sa kripë kishte buka që u jepte krajl Nikolla” dhe përseri lutën që të fitojnë turqit dhe … shpresojnë”(f.70).  Një konstatim i tillë dëshmon qartë se malësoret ma së fundit e kishin kuptuar djallëzinë e krajl Nikollës, duke dëshmuar me pas qendrim parimor ndaj Shkodrës dhe çështjes kombëtare. Shqiptare.

Përfundim

Në fund e them pa hezitim se se Ditari i E.Cozzi-t  paraqet të dhëna me vlerë ne lidhje me luftën ne mbrojtje të  Shkodrës 1912/1913, duke iu bashkangjitur botimeve të tilla, duke pasqyruar realitetin e kohës. E dhëna se E.Cozzi, gjatë kësaj kohe ka qëndruar jashtë rrethimit të Shkodrës, ai nuk ka qenë statik, por vazhdimisht ka shënuar, duke dëshmuar  interesimin e tij për të dokumentuar  ngjarjet e dëgjuara dhe të përjetuara nga pushtuesit malazezo-serb nga shtatori 1912 e deri në maj  të vitit 1913. Andaj, si i tillë ky botim ka vlerë të veçantë jo vetëm për historianët por për të gjithë ata qe iu intereson  mbijetesa e  Shkodrës  në Luftën e Parë Ballkanike.

(Qershor 2025)

Abacia e Shën Llezhdrit (Aleksandrit) në malin e shenjtë të Oroshit në Mirditë, e prishun nga komunistat

0
E përgatiti: Paul Tedeschini, Milano, Itali
___
Sipas një studimi të botuar në revistën “Leka” në vitet 40-të, në Malin e Shenjtë të Oroshit, në shek. XII-XIII, ishte një ndër qendrat kishtare më të rëndësishme të trojeve shqiptare. 

Sipas një studimi të botuar në revistën “Leka” në vitet 40-të, në Malin e Shenjtë të Oroshit, në shek. XII-XIII, ishte një ndër qendrat kishtare më të rëndësishme të trojeve shqiptare.

Në studim përmenden shumë objekte kishtare, një kështjellë dhe prona të shumta që administroheshin nga abacia benediktine e Shën Llezhdrit. Pra një qytet i mirëfilltë i kohës.

Abacia e Shën Llezhdrit ishte abaci mitrale (d.m.th abatët e saj kanë qënë ipeshkëv të Arbërisë), seli peshkopale e Peshkopatës së Arbërit. Vend nderimi dhe pelegrinazhesh për të krishterët e krahinës e më gjërë. Qendra shpirtërore, politike dhe ekonomike e krahinës së Mirditës. Ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në proçeset historike e etnokulturore të saj. Pritëse e shumë kuvendeve krahinore dhe mbarë krahinore.
Mali i Shenjtit mbi Orosh ka qënë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë jo vetëm të krahinës, por edhe më gjërë, që tregon për rëndësinë, emrin që kishte abacia e atjeshme dhe rolin e saj në histori.

1)Abacia e Oroshit ka qënë një nga qendrat benediktine kishtare më të famshme të vendit e më gjërë. Sfinksi monumental dhe kryekre i lashtë i katolicizmit në mbarë trevën. Ndoshta këtë tempull e themeloi ndonjë nga shenjtorët shqiptarë që u sakrifikua aty, siç na bën të mendojmë ndonjë gojdhënë. 2)
Mungada e Malit të Shejtë kishte 72 mungarë. Juridiksioni  i Mungadës shtrihej mbi një tokë të haptë fort, qi kishte për kufij Dejën, Matjen, Lurën e Kuksin, Duket se është e vërtetë se zakoni me i bartë të vdekunit e “bajrakëve të Mirditës” qysh prej Mnelës largët ka vijue deri tash vonë. Kujtohet edhe një keshtjellë që naltohej mbi mahallë të Vilës. Ai vend i shejt u rrënua nga Turqit. Sot prej gjithë atyne pronave të kuvendit të mungarëve kanë mbetë në këmbë vetëm rrënoja muresh.

3)Ansambël kishtar i kompozuar në mënyrë prefekte, që përbëhej nga rrënoja kishash historike, si: abacia antike, kuvendi i madh benediktin, qela e fretnëve, kisha e Shëlbuemit, kisha e Shën Gjergjit, kisha e Madonës së Kuqe (Zojës së Bekuar), kisha e Shën Gjon Pagëzuesit, kisha e Petkut, qela e Oroshit, Arka e Shejtë, lterët, kumbanoret, rezidenca verore e Abatit, shkolla, etj. Një dekor plot hijeshi e madhështi, një “qytezë” e rrallë e krishtërimit me një dyzinë objektesh kulti të kohëpaskohëshme.

4) Abacitë e Shëlbuemit në Rubik, Shën Mërisë në Ndërfanë dhe Shën Llezhdrit në Orosh, ishin qendra të rëndësishme Benediktinësh, dhe përbënin qytezat e pathyeshme të katolicizmit roman në Mirditë.

5) Kisha e Shën Llezhdrit e vendosur përmbi malet e Mirditës, e cila është abaci e mitrueme  është kishë shumë në za ndër këto anë, me rentë të madhe, dhe me nderim të madh.

6)Dokumenti i parë i Abacisë së Shen Llezhdrit në Malin e Shenjtë të Oroshit është i vitit 1319. Sipas letrës së Johhanes(Gjonit) XXII, Abacia e Shën Lleshdrit (Sancti Alexandri diocesis Albanensis) ishte pjesë e peshkopatës së Arbërit, edhe para vitit 1319.

7)Për përcaktimin e territorit të peshkopatës së Arbërisë, na ndihmon vendndodhja e tre kishave të cilat sipas dokumentacionit janë nën juridiksionin e kësaj peshkopate. Në vitin 1166 nën aktin e njohur të shugurimit të Shën Trifonit në Kotor përmendet abati i kishës së manastirit të Shelbuemit në Rubik (Sancti Salvatori Arbanensis) që cilësohet i tillë për tu dalluar nga ai i Tivarit, gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni. Manastiri i dytë është ai i Shen Llezhdrit në Orosh apo në Malin e Shenjte (Agjios Oros), abacia që njihet në dokumentacion me emrat “San Alexandri Maior de Albania”, “Sancti Alexandri diocezis Albanensis” e cila duhet dalluar nga manastiri tjetër i Shën Llezhdrit të Bokianit, i njohur ndër dokumenta me emrin “San Alexandri di Collematia” në vartësi të peshkopatës së Lezhës. Ndërtimi i tretë është kisha e Geziqit që me të drejtë është njësuar me “Sancta Maria di Trafandina in diocesis de Albania.

Të tre këto ndërtime siç ka treguar Shuteriqi për rastin e Geziqit, e përcaktojnë qartë shtrirjen e peshkopatës katolike të Arbërisë në krahinën e sotme të Mirditës, duke e kufizuar në perëndim me malësinë e Lezhës. d.m.th me Peshkopatën e Lezhës, në veri me krahinën e Pultit dhe peshkopaten omonime, në jug e lindje me territoret e Peshkopates së Stefaniakes dhe asaj të Krujës. Përsa i përket selisë peshkopale, duke u nisur nga rëndësia e abacisë së Oroshit në këtë trevë dhe nga fakti që ajo disa shekuj më vonë përmendet si abaci mitrale, ne mendojmë se selia duhet kërkuar pikërisht në Shën Aleksandrin e Malit të Shenjtë. Peshkopata e Arbërit duhet të jetë krijuar me territore e kisha të Peshkopatës së Lezhës dhe gjasisht dhe asaj të Stefaniakes. Në këtë fakt duhet kërkuar rrënjet e grindjes ndërmjet peshkopatës së Arbërisë dhe asaj të Lezhës për 12 kishat, që e mësojmë nga letra e vitit 1407 që Venediku i dërgon Papës të shtyrë nga ndërhyrja e Gjon Kastriotit.

8) Sipas një studimi të botuar në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1938, në shek. XIII, në Malin e Shenjtë, kishte një ndër qendrat kryesore familja e Blinishtëve (një ndër familjet më të përmendura të Arbërisë në shek. XIII – XIV). Zotërimi i familjes Blinishti shtrihej ndërmjet lumit të Gjadrit dhe abacisë së Shën Llezhdrit në Malin e Shenjtë (S.Alexander de Monte).

9) Me 20 prill 1367, papa Urbani V, emëron si abat të manastirit benediktin të Shën Mërisë së Rotecit në dioqezë të Tivarit, Aleksin prej Arbënit, mungar benediktin i kuvendit të Shën Llezhdrit të Malit (S.Alexandër de Monte).

10) Në vitin 1426 abati i abacisë së Shën Llezhdrit në Malin e Shenjtë (S.Alexandër de Monte) ishte i nënvumë i Selisë së Shejtë. 11)
Gjerak Karaiskaj në librin “5000 vjet fortifikime në Shqipëri”, përmend edhe abacinë e Malit të Shenjtë, si një ndër qendrat e rëndësishme kishtare që në prag të pushtimit osman ishte e fortifikuar.

12) Në vitin 1436 duke u kthyer nga toka e shejtë, kalon nëpër Raguzë, i biri i princit Prengë. Ky është kujtimi i parë i titullit princ, të cilin edhe sot e mbajnë kryetarët e Mirditasve katolikë, të cilët prej kohësh shumë të vjetra ishin në influencë shumë të fortë të abatëve të Shën Llezhdrit (Sanctus Alexandër de Monte) mbi Malin e Shejtë. 13) Preng Nikolli, kreu i Mirditës, pas një takimi me krerët e tjerë shqiptar në Edrene, kishte ardhur për t’u takuar me Gjon Kastriotin.

14) Manastiri i Shën Llezhdrit në Orosh apo në Malin e Shenjtë (Sanctus Alexander de Monte, Sanctus Alexander Maior), ka qënë qendra shpirtërore, politike dhe ekonomike e krahinës së Mirditës.

15)Monumenti më i rëndësishëm i peshkopatës së Arbërit mbeten rrënojat e Abacisë së Shën Llezhdrit në majë të Malit të Shenjtit, ndërtuar dhe rindërtuar disa herë gjatë shekujve, djegur dhe rrënuar disa herë nga turqit dhe herën e fundit nga komunistët në vitin e marrëzisë, 1967. Ato kanë qenë gjatë shekujve vend nderimi dhe pelegrinazhesh për të krishterët e Shqipërisë së Veriut. Udhëtarët dhe studiuesit e huaj, që e patën vizituar në fund të shekullit XIX, flasin, ndër të tjera, edhe për dy kryqe të vjetra, njëri me datën 1447, me mbishkrime latine dhe dhuruar nga Pal Dukagjini, sundimtar i krahinës, ndërsa tjetri, më i vjetër, me relieve dhe shkrime bizantine, që tregon për periudhën më të hershme të manastirit.

16)Kryqi i argjendit që Pal Dukagjini i dhuroi Abacisë së Shën Llezhdrit në Orosh, në vitin 1447,që njihej si “kryqi i madh”, është ruajtur në Orosh deri në vitin 1898, në këtë vit u dogj pas një zjarri në abaci. U fotografuar nga konsulli A.Degrand në vitin 1890. Në kryq sipas një studimi të botuar tek revista “Leka”, kishte një mbishkrim latino-bizantin: “1447 a di 7 agusto, questa crosi fecie fare Sinor Polo Duchagin in tempo di predetto signor e di Piro Ducha, e mi Niksa Adamovic” (1447, me 7 gusht, këtë kryq urdhnoj të bahej zotni Pal Dukagjini në kohë të të sipërthanunit zotni e të Pjetër Dukës, e unë Niksa Adamoviç e bana) “.

17).Sipas mbishkrimit kryqi u punua nga Niksa Adamoviç, që ishte nga Raguza.
Mbishkrimi ka një rëndësi të madhe historike. Në të përmenden dy përsonazhe të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë. Pal Dukagjini që ishte sundimtar i krahinës së Dukagjinit. ku perfshihej edhe krahina e gjërë e Mirditës, dhe Pjetër Duka (Përlati), abat i abacisë së Shën Llezhdrit në Orosh. Sipas Gjon Muzakës, “zotërit e shtëpisë së Dukagjinëve kishin nën sundim vendin e quajtur Zadrima dhe vendet e quajtura Fandi, dhe ca fshatra që emërtohen Mali i Zi dhe një vend që quhet Pulti dhe Fleti, e që sot të gjitha quhen krahina e Dukagjinit”.

18) Në fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i vitit 1985 shkruhet se “zotërimet e familjes së Dukagjinëve shtriheshin në Shqipërinë e Veriut nga Zadrima e Sipërme deri në Ndërfandinë dhe në bashkimin e Drinit të Zi me të Bardhin.

19) Me njësinë krahinore Fandi a Ndërfandina në shek. XIII-XIV duhet kuptuar gjithë hapsira me ujëderdhje në dy Fandat, por edhe pak më gjërë, në anën malore e deri në ujëderdhjet në Drin, mal e fushë (krahina etonografike e Mirditës).

20) Mbas vdekjes së Skenderbeut në vitin 1468 dhe pëmbysjes të Konfederatës së krenve e të vjetëve ndërmjet, familja e Kont Pal Dukagjinit, sundusja e krahinës që shtrihet kah veriu, e cila tash quhet Mirditë, muer streh në këto male të Benediktinëve në grykë të Shën Lleshit afër Oroshit, e cila mbas ksaj rrjedhje u ba qendra e qeverisë dhe kryevendi i Mirditës.

21) Pjetër Duka ishte Abati i njohur në histori si Pjetër Përlati, që komandoi forcat arbëreshe në mbrojten e kështjellës së Sfetigradit.

22) Mbiemri Duka duhet parë si shkurtim i emrit të vjetër Dukagjin, që është përdorur në këtë formë që në periudhën e Skënderbeut. Duke folur për një akt përfaqësimi pranë Papatit, Kristo Frashëri shkruan: ”Me këtë akt Skënderbeu në prani të Pal Engjëllit, kryepeshkop i Durrësit dhe i krahinës së Ilirikut, të Pjetër Dukës abati i manastirit të Shën Lleshit (Aleksandrit) të Arbërisë, të abatit Vlash prior në Kuvendin dominikan të Shkodrës orator dhe nunc Apostolik në Shqipëri dhe në prani të dëshmitarëve të tjerë, të mbledhur në Shën Mërinë e Rodonit, ngarkoi Martin Muzakën, si ambasador të posaçëm, për ta përfaqësuar atë pranë Papës dhe Kolegjit të Kardinalëve të mbledhur në Konçistor dhe të trajtojë çdo çështje që ka të bëjë me kryqëzatën antiosmane”.

23) Në korrik të vitit 1439 abati Pjetër qe dërguar prej Skënderbeut dhe nënës së tij në Raguzë për të përmbyllur detyrimet financiare që tregtarët raguzanë të drithit kishin ndaj Gjon Kastriotit, i cili kishte vdekur. Në dhjetor të vitit 1447 abati Pjetër qe dërguar si përfaqësues i Skënderbeut pranë Mbretit të Napolit, Alfonsit V.

24) Në një dokument të viteve 20 të shek. XV, Mirdita e sotme përmendet edhe si “vendi i Dukagjinëve”, që mund të lidhet me zotërimin e dikurshëm të kësaj treve prej familjes fisnike Dukagjini dhe me vendorigjinën e saj. Emri i dytë familjar i Dukagjinëve, Përlati, ndoshta tregon prejardhjen e hershme të tyre nga fshati Përlat i Mirditës.

25) Një degë e Dukagjinëve e kanë patur qendrën e tyre në Përlat, që ishte feud antik i Dukagjinit, një degë e të cilit i mori dhe emrin. 26)
Mbiemrin Përlati, siç duket e morën se nxorën nga gjiri i familjes disa klerikë të lartë. Pavarësisht se krijuan emër të madh, Përlatajt e ruajtën mbiemrin Dukagjini si tregues vijimësie të origjinës fisnike. Siç ndodh me familjet e mëdha, ata e shtuan mbiemrin Përlati, për të treguar identitetin e tyre të ri si Dukagjinë të Kthellës.

27) Në një dokument të vitit 1402 botuar nga Milan Sufflay në “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, Vol II”, përmenden Pal dhe Tanush Dukagjini, të cilët ishin nga familja e Dukagjinëve dhe mbanin mbiemrin Përlati. 28)

Referencat
1- Aleksandër Meksi, “Oroshi, Mali i Shenjtit dhe Pincipata e Arbërit”, Gazeta “Shqip”.
2- Ndue Dedaj. “Toka e Katedraleve”, Tiranë 2006, f. 69
3- Revista “Leka”, nr. 9-10, viti 1944, f. 462.
4- Ndue Dedaj. “Toka e Katedraleve”, f. 70
5- Revista “Hylli i Dritës”, nr. 9-10, viti 1941, f. 370
6- Mark Skura, “Relacione“, vol II, f. 247.
7- Milan Sufflay, “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, Vol I, f. 197
8- Aleksandër Meksi. Peshkopata e Arbërit, revista “Hylli i Dritës”, Tiranë 1995, nr. 5-6
9- Revista “Hylli i Dritës”, viti 1938, nr.10. f. 546
10-Milan Sufflay, “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrate”, Vol II, f. 52
11- Milan Sufflay, “Historia e Shqipëtarve të Veriut“, f. 204
12- Gjerak Karaiskaj. “5000 vjet fortifikime në Shqipëri“, f. 288
13- Milan Sufflay, “Serbët dhe Shqiptarët“, f. 91-92
14- Revista “Leka”, nr. 6, viti 1930. f. 189
15- Kasem Biçoku, “Mjedisi kishtar dhe politik i kuvendit të Arbërit“, Gazeta “Ndryshe”
16- Aleksandër Meksi, “Oroshi, Mali i Shenjtit dhe Principata e Arbërit“, Gazeta “Shqip”
17- Revista “Leka”, vitit 1939, f. 32
18- Gjon Muzaka, “Memorie“, Botimet “Toena” 1996, f. 48
19- Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1985, f. 212
20- Mark Tirta, “Vetorganizimi dhe Qëndresa atdhetare e Mirditës në shekuj“, Mirdita “Sesion Shkencor”, f. 21.
21- Arthur Moor, “Fisi i Mirditës“, Revista “Hylli i Dritës”, f. 362
22- Ali Harshova, “Bashkëluftëtarët e Skënderbeut”, shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1952, f. 59-61
23- Kristo Frashëri, “Skënderbeu, Jeta dhe vepra“, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Toena, Tiranë, 2002, f. 410
24- Kasem Biçoku, “Mjedisi kishtar dhe politik i kuvendit të Arbërit“, Gazeta “Ndryshe”
25- Kasem Biçoku, “Mjedisi kishtar dhe politik i kuvendit të Arbërit“, Gazeta “Ndryshe”.
26- At Giuseppe Valentini, “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare“, Plejad, Tiranë 2007, f. 372
27-At Giuseppe Valentini, Vepra III, “Shënime mbi regjimin e vendqëndrimeve veneciane në Shqipëri në shek.  XIV – XV“, Tiranë 2006, f. 58

28- Milan Shuflay, “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, Vol II, f. 208
____
Shkrimi u mor nga:
https://shqiptarja.com/lajm/studimi-abacia-e-shen-llezhdrit-br-ne-malin-e-shenjte-te-oroshit

120 Gjarpinjë për Kuvendin e Kosovës!

0

Florim Zeqa

Dështim edhe pas përpjekjes së 34-të në Kuvendin e Kosovës! Të zgjedhurit e 9 shkurtit 2025 nga përfaqësues të popullit u shndërruan në pengmbajtës dhe bllokues të institucionit më të lartë ligvënës në vendin tonë! 

Gjarpinjtë paralajmërim kobëzi për Kosovën 

Numri enorm i gjarpinjve nuk ka qenë asnjëherë më i madh në fushat dhe malet e Kosovës, të përhapur edhe në lagje të ndryshme të qyteteve tona!

Shoqëruesit më të shpeshtë dhe të përditshëm të popullatës së pakët të mbetur në zonat rurale janë gjarpinjtë (bollat), këta zvarranik sa shqetësues po aq edhe të rrezikshëm për jetën e qytetarëve!

Pas seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës, sikur m’u kujtua rastësisht romani “Gjarpinjtë e Gjakut” të simbolit të qëndresës popullore kundër pushtuesve serbë, Adem Demaçit!

Për dallim nga ‘Gjarpinjtë e Gjakut’ të Demaçit që simbolizonin pushtuesit serbë që ushqeheshin me gjakun e shqiptarëve, deputetët servil dhe morbid të Kuvendit të Kosovës me bllokadën politike në konstituimin e Kuvendit të Kosovës janë kthyer në ‘gjarpinjë’ që thithin gjakun e popullatës së varfër të këtij vendi, përkatësisht të buxhetit të shtetit duke shkuar në seanca vetëm sa për të siguruar meditjet dhe pagat e majme me 2-3 minuta prezencë pasive në tempullin e demokracisë!

Kjo përveqse papërgjegjësi e deputetëve dhe kryeneqësi e liderëve partiak, paraqet vetëshkatërrim të institucioneve shtetërore!

Kjo situatë e jashtëzakonshme e krijuar në Kuvendin e Kosovës duhet të pasohet me veprime të jashtëzakonshme, për t’iu rikujtuar liderëve partiakë dhe deputetëve, se ky vend ka Zot dhe ka nevojë për deputet atdhetar dhe të përgjegjshëm që mbrojnë buxhetin e shtetit e jo karrigët e tyre në dëm të qytetarëve!

Meqë karrshi kësaj bllokade të palogjikshme dhe abnormale po hesht Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese, po hesht edhe shoqëria civile me pengimin e hyrjes së deputetëve në Kuvend!

Andaj, dikush duhet të përkujdeset me sjelljen e 120 Gjarpinjve në Sallën e Kuvendit, për t’ua pamundësuar qëndrimin në Kuvend të deputetëve servil të liderëve partiakë. 

Gjarpinjtë për më tepër se dukuri shqetësuese për popullatën, mund të jetë një paralajmërim kobëzi për të ardhmen e Kosovës, e cila ka mbetur jetime pa institucione dhe pa mbështetje ndërkombëtare!

Për një hebre që gjatë Luftës së Dytë Botërore mbante plis të bardhë në kokë

0
Fillimisht: Në këtë fotografi është një hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, me plis të bardhë në kokë. Këtë imazh po e paraqes si ilustrim të shkrimit, për të nderuar së pari plisin e bardhë – simbol i identitetit tonë – dhe së dyti popullin hebre, të cilin ne, si shqiptarë, e kemi ndihmuar gjatë Holokaustit. Kjo ndihmë nuk është harruar kurrë nga ta – dhe as nuk duhet të harrohet nga ne.
Të dashur miq dhe mikesha
Faleminderit që dëgjoni dhe ndjeni çdo fjalë që shkruaj. Ky shkrim është për të parë më qartë, për të ndier më thellë, për të kujtuar se jemi njerëz… jo vetëm përdorues.
Mirë se vini në shekullin XXI
Epoka më e përparuar… dhe njëkohësisht më e zbrazët.
Ku telefonat i kemi pa kabllo,
por lidhjet tona janë më të këputura se kurrë.
Ku veturat hapen pa çelësa,
por zemrat qëndrojnë të mbyllura, edhe kur dikush troket me shpirt.
Gatuajmë pa zjarr,
por tryezat janë të ftohta, pa biseda, pa sy që shikohen.
Ushqimet janë pa yndyrë,
por jeta ka marrë peshë që nuk matet në kilogramë –
ajo rëndon në shpirt.
Veshjet tona janë pa krah,
ashtu siç janë edhe ëndrrat – të rrëzuara para se të fluturojnë.
Njerëzit pa gjini,
dhe identiteti është kthyer në një pyetje pa përgjigje.
Rinia pa punë,
por plot me pasiguri, presion, krahasime dhe depresion të heshtur.
Shefat pa fytyrë,
komandojnë nga distanca me e-maile pa shpirt.
Gratë pa karakter,
që ndjekin forma, por humbasin përmbajtjen.
Fëmijët pa respekt,
sepse askush nuk ka kohë t’i mësojë me zemër,
vetëm me pajisje dhe shpërqendrime.
Bebet pa baballarë,
sepse burrat janë mësuar të ikin, jo të qëndrojnë.
Lidhjet pa kuptim –
më shumë “like” se dashuri, më shumë “story” se histori.
Netët pa gjumë –
plot mendime, por pa përgjigje.
Ndjenjat pa zemër –
i dërgojmë në emoji, por nuk i jetojmë në realitet.
Sillen njerëzit… por pa sjellje.
Flasin… por pa fjalë me peshë.
Ecim… por nuk dimë nga shkojmë.
Qeshim… por nga brenda jemi të thyer.
Ky është shekulli i përparimit teknologjik dhe shkatërrimit emocional.
Ku gjithçka është “smart”, por shpirtrat janë të hutuar.
Ku gjithçka është “fast”, por asgjë nuk zgjat.
Dhe nëse nuk zgjohemi sot…
do vijë një kohë kur s’do dimë më si ta përkufizojmë dashurinë, familjen, njeriun – vetveten.
Do kemi gjithçka që dëshirojmë, por s’do kemi më asgjë që na duhet.
Sepse teknologjia na përparoi,
por njerëzimi… ka harruar të ecë bashkë me shpirtin e tij.
Me 19.06.2025

“Trupi si valutë, sistemi si tutor”, ese për moralin “që ka ikur në azil!”

0
Nga : Lirim Gashi, Prizren
___
Femrat shqiptare po e bëjnë atë që e kanë bërë gjithmonë femrat polake, ruse, bullgare dhe rome, po e shesin vaginën, por në një formë shumë më të pamoralshme, më të shëmtuar, më primitive, më grykëse, më shfrytëzuese, më të gërditshme dhe më agresive.
Në Ballkan, ku nderi përdoret si lavaman publik dhe morali matet me klikime në Instagram, po shohim një fenomen të vjetër me makijazh të ri: gratë që e kthejnë trupin në mjet transaksioni. Jo si viktima, por shpeshherë si stratege të epokës së konsumit. Dhe jo më fshehurazi, si dikur në lagjet e errëta të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjakovës, por hapur, me aplikacione, sponsorë dhe statuse “boss bitch”.
Në të kaluarën, ky “shkëmbim seksual” ndodhte nën trysninë e mjerimit ekonomik. Gratë ruse, polake, rome e bullgare përshkruan Evropën me plagë të një tranzicioni të egër dhe e shitën trupin si të vetmen valutë që sistemi nuk arriti t’ua konfiskojë. Ato ishin produkti i një epoke që u shemb mbi to si ndërtesat sovjetike në video YouTube me titullin “Collapse Compilation”.
Por çfarë ndodh sot me femrat shqiptare?
Ato nuk janë të ndjekura nga uria, por nga uria për iPhone 15 Pro, për dreka në Dubai dhe për statusin e “queenit” në TikTok. Vagina nuk është më thjesht objekt dëshire, por është kthyer në startup, në investim afatshkurtër me ROI të lartë dhe afeksion emocional zero.
Ndryshe nga paraardhëset lindore që u shitën nga sistemet, shumë gra shqiptare sot janë bërë vetë sistem – me kod moral që e merr vesh vetëm algoritmi i OnlyFans. Ato s’e shesin trupin në mënyrën klasike të bordellos. Jo. Ato e paketojnë atë me retorikën e “empowerment”-it dhe e shesin në ankand virtual me titullin “gratë e forta bëjnë ç’të duan me trupin e tyre” – derisa t’ua fikë dritën mosha apo një sponsor i ri me bark më të sheshtë.
Politikisht, askush nuk flet për këtë. Sepse burrat që duhet të flasin janë duke i pëlqyer fotot e tyre. Ata deputetë që ndalojnë edukatën seksuale janë të njëjtët që i dërgojnë DM në 3 të natës duke premtuar “projekt ligje” me fond të veçantë.
Kultura jonë? Ka ikur në Dubai me vajzat që “nuk bëjnë asgjë” por blejnë çanta 5,000 euro. Në vend që të promovojmë gratë që lexojnë, punojnë dhe krijojnë, ne i vëmë në piedestal ato që vishen si kartolina të një bordelloje digjitale.
Dhe morali ? Ah, morali në këtë vend është si rrjeti i ujërave të zeza – ekziston, por askush nuk e ndjek derisa të kundërmojë ndonjë skandal. E kur vajzat që “kanë Zot në zemër” ndjekin “Zotin” e followers-ave, atëherë na mbetet vetëm të qeshim për të mos qarë.
Në këtë realitet, nuk po dënohen gratë që përdorin trupin si instrument. Jo. Po dënohet një shoqëri që nuk u ofroi alternativë tjetër veçse të bëhen mall në një treg ku çmimi rritet me filtra, por në kurriz të dinjitetit.

Erdogan: – Netanyahu ka tejkaluar për herë të parë Hitlerin kur bëhet fjalë për gjenocidin

2

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, majtas, flet me presidentin e Francës Emmanuel Macron, djathtas, para një samiti ku liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane do të diskutojnë për sigurinë, mbrojtjen dhe standardet demokratike, në Tiranë, Shqipëri, të premten, më 16 maj 2025. (Leon Neal/Pool përmes AP)

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan e krahasoi kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu me liderin nazist Adolf Hitler.– Netanyahu ka tejkaluar prej kohësh mizoritë e Hitlerit kur bëhet fjalë për gjenocid. Le të shpresojmë se fatet e tyre nuk do të jenë të njëjta, tha Erdogan sipas agjencisë iraniane të lajmeve Anadolu.

Irani mbrohet në një mënyrë legale dhe legjitime kundër sulmeve të paligjshme të Izraelit, mendon Erdogan. Veprimet luftarake mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të mërkurën në ditën e gjashtë.Të martën, Erdogan tha se Netanyahu ishte kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme.

Të vitit të kaluar, Erdogan nga podiumi në selinë e OKB-së në New York tha se Netanyahu duhet të ndalohet në të njëjtën mënyrë si Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Erdogan gjithashtu tha se ata nuk kanë asnjë qëllim për të marrë tokat e tjera të popujve në rajon, por askush nuk duhet të guxojë të testojë Turqinë.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, thotë se Erdogan duhet të shikojë veten në pasqyrë kur del kundër Netanyahu me deklarata të ashpra.

– Është veçanërisht ironike që një person që nuk fsheh ambiciet e tij imperialiste, që pushtoi Veriun e Sirisë dhe okupohet ilegalisht me Qipron Veriore, pretendon se flet në emër të moralit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Një pak vetëdije mund të kishte qenë e dobishme, shkruan Saar në X.

Erdogan: – Netanyahu har for lengst overgått Hitler når det gjelder folkemord  – Document

Irani sulmoi një spital të madh në Izrael në mëngjesin e hershëm

0

Sonte, Izraeli dhe Irani vazhduan të sulmojnë njëri-tjetrin. Një spital i madh në Izrael është goditur rëndë. Donald Trump thuhet se ka miratuar planet për një sulm amerikan ndaj Iranit.

Preben Brækstad , Gazetar Henning Carr Ekrollm, Kryeredaktor i lajmeve në NTB

(Aftenposten)

Përmbledhja e shkurtër

Amerikanët po planifikojnë një sulm të mundshëm në Iran. Burimet konfirmojnë se Trump ka miratuar një plan sulmi, por po pret një urdhër.

Izraeli dhe Irani kanë sulmuar njëri-tjetrin. Shumë shpërthime kanë goditur Jerusalemin dhe Tel Avivin. OKB-ja do të diskutojë luftën të premten. Norvegjia kërkon përmbajtje për të shmangur luftën.

John Gahr Støre (Kryemnistri i Norvegjisë, vërejtja ime) ka biseduar me Netanyahun.

Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) për përmbledhjen është bërë dhe është siguruar nga gazetarët e Aftenposten.

Irani dhe Izraeli gjithashtu kanë sulmuar njëri-tjetrin këtë natë. Izraeli gjatë 24 orëve të fundit ka kryer një sërë sulmesh ajrore ndaj objekteve të ndryshme në Iran, përfshirë në dhe rreth kryeqytetit Teheran.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, thotë se i ka dhënë ushtrisë udhëzime për të intensifikuar sulmet ndaj objektivave strategjikë në Teheran.

SpaceX Starship eksploderte under test

Qëllimi është të eliminohet kërcënimi ndaj Izraelit dhe të destabilizohet regjimi i ayatollave, sipas Reuters.

Një spital në jug të Izraelit, në qytetin Be’er Sheva, u godit herët të enjten nga një raketë iraniane, sipas mediave izraelite dhe amerikane.

Aftenposten ka geolokaluar një video të ngjarjes. Sipas raportimeve, Spitali Soroka është goditur nga armët iraniane. Spitali është një nga më të mëdhenjtë në vend dhe ofron ndihmë shëndetësore për rreth një milion njerëz.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se “tirani terroristë” në Iran kanë sulmuar spitalin dhe gjithashtu caqe të tjera civile me raketat.

Një zëdhënës i spitalit i tha Washington Post se ka “dëme të mëdha”.

– Ne po vlerësojmë situatën, duke përfshirë dëmet e mundshme ndaj personave. Ju lutemi mos vini në spital tani, citohet zëdhënësi.

Be’er Sheva ndodhet rreth katër milje juglindje të Rripit të Gazës, ku Izraeli sipas OKB-së ka realizuar mbi 680 sulme ndaj shëndetësisë prej kur filloi lufta midis Hamasit dhe Izraelit pas sulmit të Hamasit në tetor 2023.

Shumica e spitaleve në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar, dhe vetëm në orët e mëngjesit të enjtes, ekipet e shpëtimit raportuan për 18 të vdekur në sulmet izraelite.

Røyken stiger opp etter missilangrepet mot sykehuset Soroka Medical Center i Be’er Sheva torsdag morgen.

Tymi ngrihet lartë pas sulmit me raketat ndaj spitalit Soroka Medical Center në Be’er Sheva mëngjesin e enjtes. 1 nga 2 Foto: X

Trump mund të çojë SHBA-në në luftë, sipas burimeve. Bloomberg News i referohet burimeve që kanë njohuri për planifikimin dhe thotë se situata është ende në zhvillim dhe mund të ndryshojë.

Disa nga burimet që kanë folur me ta tregojnë për një sulm të mundshëm gjatë fundjavës. Informacionet se Trump ka miratuar një plan sulmi u përmendën gjithashtu në Wall Street Journal, me referim në tre burime që nuk janë emëruar, që kanë njohuri për çështjen.

Ata thonë se presidenti e informoi për këtë disa nga këshilltarët e tij më të afërt të martën në mbrëmje, por po pret të japë urdhër për sulm për të parë nëse Irani do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Kur Trump u pyet nëse ai do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit, ai u përgjigj:

– Ndoshta do ta bëj, ndoshta nuk do ta bëj.

Kilder sier til Wall Street Journal at Donald Trump har godkjent angrepsplaner mot Iran, men avventer å gi en endelig ordre. Her møter han journalister på presidentflyet Air Force One 16. juni.

Burimet i thanë Wall Street Journal se Donald Trump ka miratuar planet e sulmit kundër Iranit, por po await për të dhënë një urdhër përfundimtar. Këtu ai takon gazetarët në avionin presidencial Air Force One më 16 qershor. Foto: Mark Schiefelbein / AP / NTB

Presidenti amerikan përsëriti se ai kërkon dorëzim pa kushte nga ana e Iranit.

– Java e ardhshme do të jetë shumë e madhe, ndoshta më pak se një javë, tha Trump. Lideri suprem i Iranit, ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se vendi nuk do të dorëzohet dhe ka paralajmëruar se përfshirja ushtarake amerikane mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme.

Sulmi në objektin bërthamor. Izraeli ka sulmuar reaktorin e ujit të rëndë në Arak të Iranit. Sipas televizionit shtetëror iranian, nuk ka rrezik nga rrezatimi dhe objekti u evakuua para sulmit.

Herët në mëngjes të enjtes, Izraeli paralajmëroi për një sulm të afërt dhe i kërkoi popullsisë në zonë, rreth 250 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Teheran, të evakuohej.

Reaktori, i cili është një pjesë e programit bërthamor të Iranit, është ende në ndërtim e sipër. Teherani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se planifikohet të vendoset në funksion vitin e ardhshëm.

Ushtarakët izraelitë konfirmojnë se objekti u sulmua dhe bëjnë të ditur në mëngjesin e enjtes gjithashtu se kanë sulmuar një objekt bërthamor iranian në Natanz.

Skader i Ramat Gan i Israel etter et iransk angrep torsdag.

Dëmet në Ramat Gan, Izrael pas një sulmi iranian të enjten. 1 nga 3Foto: Oded Balilty / AP / NTB  Støre foli me Netanyahu të mërkurën

Kryeministri Jonas Gahr Støre bisedoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në telefon të mërkurën, shkruan Støre në një postim në Facebook.

– Ajo fliste për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, dhe unë mora një përditësim nga Netanyahu se qëllimi i tij është të eliminojë kërcënimin nga armët bërthamore dhe raketat iraniane. Unë përcolla një mesazh të qartë nga Norvegjia për të treguar përmbajtje dhe për të shmangur një luftë të madhe në rajon, shkroi Støre.

På røret med Netanyahu.

Në telefonatë me Netanyahu. Foto: Jonas Gahr Støre

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë mbi luftën mes Izraelit dhe Iranit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet të premten për të diskutuar mbi luftën mes Izraelit dhe Iranit.

Pas një takimi të parë urgjent pas sulmit të Izraelit në Iran javën e kaluar, Irani ka kërkuar një takim të ri në Këshillin e Sigurimit, thotë një diplomat për agjencinë e lajmeve AFP.

Burimi thotë se Rusia, Kina dhe Pakistani mbështetën dëshirën e Iranit për të mbledhur Këshillin e Sigurimit.

Aftenposten

Dy popuj, dy histori paralele: Shqiptarët dhe hebrenjtë në përballje me shekujt

1

Hebrenjt janë populli më i ndjekur në histori nga Toka e Bekuar e tyre …!

Nga: Isuf Bajraktari

  • Nga përndjekja në mbijetesë, nga dëbimi në ringritje kombëtare

Në rrjedhën e historisë botërore, janë të rrallë ata popuj që, ndonëse të rrethuar nga armiq, të shpërndarë, të shtypur, madje të dënuar me zhdukje, kanë arritur jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të lënë gjurmë në civilizimin botëror. Shqiptarët dhe hebrenjtë janë dy prej tyre. Ndonëse me rrugë të ndryshme, ata ndajnë një fat tragjik dhe njëkohësisht heroik, një përballje të përhershme me përndjekjen dhe vendosmërinë për të mos u asimiluar, për të mos u zhdukur, për të mos harruar kush janë.

Shrine of the Bab and lower terraces at the Bahai World Center in Haifa, Israel

Historitë që përplasen me padrejtësinë

Populli hebre u shpërnda në mërgatë për më shumë se dy mijë vjet, duke humbur atdheun fizik, por jo identitetin shpirtëror. Nga Babilonia në Evropën mesjetare, nga Spanja e Inkuizicionit në kampet e përqendrimit naziste, ai përjetoi ndjekje sistematike që kulmuan me Holokaustin, një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Por në vitin 1948, një mrekulli historike ndodhi: populli hebre rikthehet në atdheun e tij, duke ndërtuar shtetin modern të Izraelit, një shtet i vogël për nga sipërfaqja, por një fuqi për nga inteligjenca, organizimi dhe inovacioni.
Shqiptarët, ndërkohë, ndonëse jetojnë në trojet e tyre etnike, u ndanë padrejtësisht në pesë shtete pas vitit 1913, duke humbur më shumë se gjysmën e territorit etnik. Nga Luma në Çamëri, nga Plava e Gucia në Iliridë, shqiptarët u dëbuan, u shtypën, u përballën me asimilim sistematik nga fqinjët, në një heshtje të gjatë ndërkombëtare. Kjo padrejtësi historike ende nuk është adresuar në mënyrë të drejtë nga diplomacia globale.

Western Wall at the Dome Of The Rock on the Temple Mount in Jerusalem, Israel

Kur historia ndalet për një moment dhe mbjell nder

Në këtë univers të padrejtësive, ka edhe dritë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria dhe Kosova u bënë një ndër të paktat vende ku hebrenjtë jo vetëm që nuk u dorëzuan, por u mbrojtën, u strehuan dhe u trajtuan si pjesë e familjes. Falë Besës (një vlerë unike në kulturën shqiptare), shqiptarët rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë nga deportimi dhe vdekja. Si rezultat, numri i hebrenjve në Shqipëri u rrit gjatë luftës, një fakt i pashembullt në Europën e asaj kohe.
Emrat e shqiptarëve që shpëtuan jetë hebrenjsh sot nderohen në Yad Vashem, në Jerusalem, si “Të drejtë midis kombeve”, një kujtesë se në kohë errësire, shqiptarët zgjodhën të jenë njerëz.

Israel flag with a view of old city Jerusalem and the KOTEL- Western wall

Dy rrugë të ndryshme, një përbashkësi e thellë

Në esencë, ajo që bashkon shqiptarët dhe hebrenjtë nuk është vetëm përvoja e dhimbjes, por etja për jetë, për dinjitet dhe për identitet. Izraeli është dëshmi e fuqisë së ringritjes: një komb i vogël, në një tokë të thatë, por që është shndërruar në lider botëror në teknologji, siguri, bujqësi dhe diplomaci. Po ashtu, shqiptarët, ndonëse të fragmentuar, kanë treguar një vitalitet të jashtëzakonshëm: me mërgatë aktive, me të rinj që shkëlqejnë në universitete perëndimore, me një popullsi që, përkundër sfidave, ruan gjuhën, kulturën dhe shpirtin kombëtar.

Israel flag with a view of old city Jerusalem and the KOTEL- Western wall

Një thirrje për reflektim diplomatik dhe politik

Në kohën kur bota përballet me polarizim, konflikte fetare dhe nacionalizma të verbër, shembulli i hebrenjve dhe shqiptarëve duhet të shërbejë si një frymëzim, por edhe si paralajmërim. Nuk ka stabilitet afatgjatë pa drejtësi historike. Pa njohje të të drejtave kombëtare të popujve që janë shtypur dhe fragmentuar, pa integrim të dinjitetshëm, nuk ka as paqe të qëndrueshme.
Sot, shqiptarët dhe izraelitët kanë mundësi të ndërtojnë ura më të forta miqësie, bashkëpunimi akademik, ekonomik dhe diplomatik. Jo si një gjest politik i rastit, por si një aleancë e natyrshme e dy popujve që e njohin vuajtjen, por e zgjedhin jetën.

Në vend të përfundimit

Populli hebre e ndërtoi shtetin e tij mbi rrënojat e një tragjedie, por me forcën e kujtesës dhe dijes. Shqiptarët janë ende në procesin e rindërtimit të plotë të subjektit të tyre historik dhe politik. Por nëse ka një gjë që historia e këtyre dy popujve na mëson, është kjo: asnjë forcë nuk mund të zhdukë një popull që nuk harron kush është.

Beteja e Dardanës e vitit 1389 – midis mitit e realitetit

0
Sipas shumë burimeve historike, Beteja e Dardanës filloi më 15 qershor të vitit 1389 dhe përfundoi po atë ditë, diku në orët e mbrëmjes me humbjen e forcave të lidhjes së krishterë ilirike. Por, ka edhe të dhëna të tjera që atë e shohin më 19 qershor e deri te ato që e lidhin me datën 27 dhe 28 qershor. Mospërputhja në datë ka të bëjë me pranimin nga ana e Serbëve të Kalendarit gregorian më vonë se Europa; për Osmanët data është 19 Jumada II 791, pra 15 qershor 1389. Edhe përkundër kësaj dallimet vazhdojnë. Kështu, K. Frashëri përmend datën 27 qershor ndërkohë që edhe një pjesë e mirë e historiografisë serbe përmend datën 27 dhe 28 qershor.
Në betejë gjetën vdekjen Sulltan Murati I, që thuhet se u vra nga Milesh Kopili, një fisnik dardan, nga Sllavët i quajtur Milloš, fillimisht Kobilić, ndërsa më vonë Obilić. Mileshi ishte dhëndër i feudalit Llazar, dukuri kjo e njohur e martesave në rrethanat mesjetare midis familjeve feudale. Vdekjen e gjeti edhe Llazari, pasi që ishte zënë rob lufte. I njëjti fat e gjet edhe Milesh Kopilin, i cili diku në shekullin XIX, kur do të ndërtohet miti i Kosovës për qëllime hegjemoniste serbe, do të kremtohet “hero nacional serb”. Ndërkohë që shqiptarët, duke u mbështetur mbi vazhdimësinë historike të etnisë së tyre në këto pjesë nga antikiteti e këndej, do ta trajtojnë “të tyre”.
Nga prijësit Arbërorë në betejë mbeti edhe Muzaka. Po atë ditë, sulltanin e vrarë, e zëvendësoi i biri, Bajaziti I, i njohur me nofkën “Jëlldërëm” (Rrufeja).
Edhe pse nga këndvështrimi i fakteve historike kjo betejë mbetet me shumë të panjohura, veçmas për nga përmasat e njëmendta (shumë e shumë më të ngushta nga ato të përshkrimeve të shfaqura në shekullin XIX), dhe rolit të faktorëve vendor në të (jashtë ndonjë aleance të gjerë ushtarake, të shumtën me njësi vullnetarësh), megjithatë disa të dhëna për ato që solli kjo betejë, tregojnë se Osmanët kaluan në një fazë të re të konsolidimit të pushtimeve në Ilirik, duke krijuar parakushte për pushtimet e mëtutjeshme në drejtim të qendrës së Europës. Kështu, nga këto burime bëhet e ditur se Bajaziti, pasi që i theu forcat e lidhjes së krishterë, nuk u tregua ndëshkues ndaj humbësve, siç pritej. Përkundrazi, bëri vasal Vuk Brankun (Brankoviqin), feudalin nga Dardania, për të cilin disa burime thonë se i iku betejës, nga kishte disa mospajtime me vjehrrin e të ngjashme të krijuara në shekullin XIX nga historiografia serbe për qëllime hegjemoniste me të cilat bëhet përpjekje të vazhdueshme që tribalët e sllavizuar dhe arbrit e përkatësisë ortodokse t’i konvertojë në serbë, me çka gjoja “tradhtia e dhëndrit” bëhet shkas i humbjes deri te kremtimi në vasal “të armikut”, gjë që kjo për një serb “të njëmendët” nuk mund të thuhet!
Duke u thirrur në burime nga fusha e folklorit dhe pa argumente të mjaftueshme historike, të cilat mund të gjenden pikërisht te çmitizimi i kësaj lufte me anën e trajtimit shkencor të faktorëve të gjithmbarshëm etnik dhe shoqëror e politik të kohës në përputhje me rrethanat që sollën te agonia e Bizantit dhe fuqizimi i osmanëve e të tjera të kësaj natyre, edhe disa studiues shqiptarë, duke u mbështetur mbi faktorin e etnosit autokton me vazhdimësi dardane, mbrojnë qëndrimin për përkatësinë dardane-arbërore të Milesh Kopilit dhe të tjerëve si një vetëdije autoktone të një etnie të përbashkët, qoftë ortodokse ose katolike në kuadër të përkatësisë së krishterë, e cila shfaqet në shekullin XIX.
Pavarësisht kundrimeve të ndryshme, rreth përkatësisë se atyre që epika historike e njërit apo tjetrit popull do t’i shfrytëzojë si mite në shërbim të kujtesës historike dhe kthimit të saj në një frymëzues të vetëdijes nacionale, siç ishte ajo e shekullit XIX e mbrapa, megjithatë, mund të thuhet se ndeshja kyçe historike midis të krishterëve të Ilirikut dhe Osmanëve, gjatë qershorit të vitit 1389 apo aty diku afër, pa marrë parasysh përmasave të saj të njëmendta dhe mitizimeve që e kanë përcjellë për qëllime të caktuara, pra gjithsesi se duhej të ndodhte në Dardani, ngaqë ajo ishte përcaktuese për ecurinë e mëtutjeshme të pushtimeve osmane në Europë, në një hapësirë gjeografike, e cila, nga antikiteti shfaqej nyje prej nga mbikëqyrej hapësira euro-aziatike. Ndaj, një perandori, që pretendonte të arrinte përmasat botërore, siç ishte asokohe ajo osmane, duhej të vendosej aty, siç kishte ndodhur edhe me fatin e perandorive paraprake dhe të ndarjes së krishterimit madje.
Rreth Betejës së Dardanës ( betejës së Kosovës në historiografinë sllave dhe europiane) dhe rëndësisë së saj ka vlerësime të ndryshme shpesh kundërthënëse: nga ato që e zmadhojnë (“Kjo fitore e stabilizoi fuqishëm sundimin e turqve në Ilirik” – Inalxhik, H: “Perandoria Osmane”, Shkup 2010; ose: “Beteja që do të vendosë për pesë shekuj fatin e Gadishullit Ilirikut” – Miller, William; “The Balkans ) e deri te ato që e zvogëlojnë fare, siç janë vlerësimet e historianit rumun Jorga kur thotë se “1389-a nuk ishte veçse një incident i stërmadhuar prej legjendës”.
Zmadhimit të namit të kësaj beteje jashtë çdo mase gjithsesi i kanë ndihmuar disa nga kronikanët osmanë, duke filluar nga bejtet e Ahmeditut të shekullit XV: “Kuajt çapiteshin mbi kufomat që ishin kat-e-kat mbi njëri tjetrin” (shih te Ahmedi: “Dastan ve Tevarih”, 50 ) si dhe kronikat e Shukurullahut, për të cilat Pulaha thotë se “Shukurullahu dhe të gjithë kronikët osmanë pas tij, me qëllim që të rrisin sa më shumë fitoren e turqve osmanlinj në Kosovë më 1389, thonë se koalicionin e feudalëve të Ilirikut morën pjesë edhe vëllehët, çekët, hungarezët, Bullgarët e venedikasit. Në të vërtetë ky pohim është i gabuar, sepse në këtë koalicion morën pjesë vetëm sllavët, boshnjakët dhe Shqiptarët”. Për Pulahën të ekzagjeruara janë gjithashtu edhe shifrat që japin këta për ushtrinë e koalicionit. (Shih “Lufta shqiptaro-turke”, 31 shën.10).
Andaj, ngritje e Osmanëve drejt Perëndimit, ishte e natyrshme të fillonte në kurriz të të krishterëve të Ilirikut, por njëherësh edhe me ndihmën e tyre, që ndonëse qenë të parët që do t’i kundërvihen (në luftën e Maricës e pastaj në Fushë-Dardani), pas humbjes në këtë të fundit, do të kthehen në vasalë të osmanëve, gjendje kjo që do t’i ndihmojë forcimit dhe shtrirjes së pushtimeve të tyre drejt botës perëndimore.
Ndër këta ndihmës, të parët dhe më të dobishmit për sulltanët ishin pikërisht Rasianët, të cilët fazën e fundit të dobësimit dhe të shthurjes së Bizantit e shfrytëzuan për t’u forcuar në kurriz të tij. Me ta do të lidhen aleancat më të qëndrueshme, të cilat nga koha e Bajazitit I e këndej, të shumtën, do të shkojnë në dëm të të krishterëve të Ilirikut, por edhe të krishterimit katolik në përgjithësi.
Ç’është e vërteta, lidhjet e Rasianëve me Osmanët kishin filluar më herët. Kjo tumir vlerësimin se historia e ekspansionit osman në Ilirik ishte një histori e bashkëpunimit të tyre me të krishterët e ritit ortodoks, që mbështetej mbi shëmbëllesën e perandorëve bizantinë (Kantakuzeninit) si dhe përvojën e tyre me Osmanët në pjesët lindore të Perandorisë nga fillimet e shekullit XIII e këndej, që ua hapën rrugën pushtimeve të tyre të mëtejshme që u dinamizuan nga fillimet e shekullit XIV e deri në atë XV. Kështu, njësitë osmane të mercenarëve në këto pjesë shfrytëzohen nga despoti rasian Millutin, duke i përdorur kundër ushtrisë bizantine. Disa burime flasin për rreth njëmijë e pesëqind ushtarë turq të fisit kuman që u vendosën në Rashë.
(Më gjerësisht rreth mercenarëve osmanë në shërbim të despotit Millutin shih: Oikonomides, N: “The Turks in Europe 1300-1315 and the Serbs in Asia Minor 1313”, faqe 159-62 në E. Zachariadou, bot, “The Ottoman Emirate 1300-1389”, 1993; Jireček, C: “Staat und Gesellschaft in mittelalterischen Serbien”II, faqe 58).
Përvojën e përdorimit të mercenarëve turq do ta shfrytëzojë edhe Stefan Dushani. Bëhet e ditur se Dushani kishte disa njësi kumanësh në ushtrinë e tij, me anën e të cilave bënte hesapë ta fitonte “kurorën” e Bizantit. Kjo nuk do të ishte jashtë një hesapi me Osmanët, të cilët mund të kishin interesa që në planet e tyre për të depërtuar këndej drejt zemër së Europës të fusnin në lojë lojtarë të përdorshëm, por të rëndësishëm njëherësh, siç ishin Rasianët, të njohur për veprime të tilla. (Shih: Malcolm, Noel: “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 2001, faqe 61; Mavramitis, L: “La Fondaton de l’empire serbe: le kralj Milutin”, Salonica 1978; faqe 72, Jireček, C:”Staat und Gesellschaft in mittelaterischen Serbien”, I, faqe 78).
Madje, disa burime të vonshme flasin për paralojën e atij hesapi, me të cilin duhej të ndikohej edhe në epilogun e Betejës së Dardanisë, ose një të ngjashme që do të kishte ndodhur para ose pas, në dobi të Osmanëve, që pastaj të përfitohet prej saj me lidhjen e një marrëveshjeje paqësore me Osmanët, me ç’rast, gjithnjë nën ombrellën Rasiane me të cilën do të zëvendësohet ajo e Bizantit, princat ortodoksë të Ilirikut, në përbërje të Perandorisë Osmane, do të mund t’i ruanin disa nga privilegjet e tyre, pa çarë kokën se çfarë do të bëhej me vendet katolike.
(Rreth lidhjeve të Rasianëve tribalë me Osmanët para se të kenë filluar konfrontimet ushtarake me ta, por që do të vazhdojnë edhe pas betejës së Fushës së Dardanës, shih autorët e shumtë, ndër të cilët Jozef von Hamer: “Geschichte des Osmanischen Reiches”, 1827; Zinkesen J. W: “Geschichte des osmanischen Reiches in Europa”, Hamburg-Gota 1840-1863; Jorga, N: “Geschihte des osmanischen Reiches”, Gotha 1908-13; Dölger F:“Regester der Kaiserurkunden des oströmischen Reiches von 565-1453”, München-Berlin, 1965; Babinger, F: ”Geschihtsschreiber der Osmannen und ihre Werke”, Leipzig 1927; Forretr, L:”Handschriften osmanishscher Historiker in Instambul”;Ferjanočić B-Maksimovič, Lj: “Vizantijci i turci u vreme Kosovske bitke”, 1957;Новакович, С: “Срби и Турци XIV и XV века“, Београд, 1960;Malcolm, Noel: “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 2002, faqe 63-69; Bastov,S: “Die Türkischen Quellen des Laonikos Chalkandyrles”, München 1960, faqe 34-42; Chalcocondylae, Leonici: “Historarum Demonstrationes” I, Budapestini, 1922 dhe të tjerë).
Hapjes së kësaj teze si dhe mbrojtjes së saj do t’i referohen me sjelljen e të birit të Lazarit, despotit Stefan, i cili qe ndër të parët që pranoi vasalitetin e Sulltanit dhe madje me ushtritë e tij mori pjesë në betejat e ardhshme të Osmanëve kundër Hungarezëve dhe Polakëve. Ngjashëm do të shfrytëzohet edhe sjellja e Gjurad Brankoviqit kur do të sabotojë Betejën e Dytë të Dardanës, siç do të shfrytëzohet më vonë edhe sjellja e Kraleviq Markut.
Para historisë nuk mund të fshihet as fakti se po në betejën e Dardanës, forcat e një bujari rasian, të quajtur Dejanoviq, luftuan në anën e Osmanëve, siç pati edhe shumë vllahë nga principata e tij në anën e Osmanëve, praninë e të cilëve e vërtetojnë edhe burimet osmane.
Nga kjo sjellje mund të nxirret përfundimi se te Osmanët, feudalët dhe despotët ortodoksë dhe të tjerët që i takonin kësaj vetëdije, të përfshirë në luftëra të vazhdueshme me katolikët gjatë shekullit të fundit, jo rastësisht, shihnin “shpëtimtarin” e vetëm që mund t’i mbronte “nga rreziku katolik”, i cili nuk reshte së vepruari kundër tyre.
(Më gjerësisht shih te Pulaha: “Lufta shqiptare-turke” dëshmitë e Neshrit dhe të tjerëve, faqe 55, 76,93; Babinger, F: “Die Geschihtschreiber der Osmanen und Ihre Werke”, leipzig 1927).
Pa marrë parasysh ato që do ta përcjellin disfatën e të krishterëve të Ilirikut në Dardani, gjatë asaj beteje të stërmadhuar deri te përmasat e mitit në shekullin XIX, që gjithsesi ka ndodhë, sjellja e Bajazitit ndaj të krishterëve të Ilirikut (Tribalëve rasianë, Bullgarëve, Rumunëve, Arbërve, Sllavëve, Grekëve dhe të tjerëve), tregon fare qartë se ai ishte i përqendruar te ata që ta shfrytëzonte forcën e tyre për vete, si kufi ndarës me Hungarinë. Kështu, Bajaziti, e ndiente si nevojë të domosdoshme që në Ilirik, në pjesën më vitale, të ketë një aleat në politikën e tij aktive ushtarake, në kohën kur synonte principatat selxhuke-turke në Azinë e Vogël, stabiliteti i të cilave po ashtu ishte i rëndësishëm, për t’u përqendruar në drejtim të Perëndimit.
(Gjerësisht shih te Pulaha: “Lufta shqiptare-turke” dëshmitë e Neshrit dhe të tjerëve, faqe 55, 76,93; Babinger, F: “Die Geschihtschreiber der Osmanen und Ihre Werke”, leipzig 1927).
Për këtë Bajaziti I u pajtua që të dy djemtë e princit tribal Lazarit, i cili u pre nga shpata e tij, të jenë udhëheqës të principatës rasiane dhe të sundojnë sipas ligjeve, traditave dhe zakoneve të tyre. Mirëpo ata detyroheshin t’i nënshtroheshin atij dhe të paguanin xhizjen (taksën e caktuar ndaj shtetit osman) dhe të kishin një numër të caktuar ushtarësh, në njësi të veçantë, që do të merrnin pjesë së bashku me ta (Osmanët) në Harujë. Sulltani, po ashtu u martua me vajzën e princit Lazar, Oliverën, e quajtur edhe Despina.
Kjo krushqi u bë me miratimin e patriarkut dhe të klerit ortodoks dhe u dërgua në haremin e madh në Brusë, ku takoi bashkëshorte të panumërta me prejardhje fisnike, greke, franke dhe selxhuke.
(Shih:Jiriček, Konstantin: “Historia e Serbëve“, pjesa e dytë, Tiranë, 2010, faqe 153.)
Stefani dhe Vuku u detyruan të paraqiteshin çdo vit në oborrin e Bajazitit dhe t’i shkonin në ndihmë me ushtri sa herë t’u kërkohej, siç bënin despot Konstantini, despoti Esau i Janinës, Angeli i Thesalisë dhe bashkëperandori i Bizantit, Manuel Paleologu.
Burimet e kohës bëjnë të ditur se Zigismundi i Hungarisë një pjesë të mirë të forcave të veta i kishte mobilizuar që të mbrohej nga “ekskursionet” e herëpashershme të trupave osmane dhe rasiane, të cilat bashkërisht vepronin në pjesët kufitare. Bëhet e ditur se në vitin 1390, Pani i Severinit dhe Magjistari Ladislav zunë plaçkë në Branicevë flamurë osmanë dhe rasianë.
Sjellje të ngjashme zuri të tregonte edhe Vuk Brankoviqi, zotërimet e të cilit shtriheshin në pjesën nga Zveçani, Prishtina e deri në Shkup, gjë që nuk është e rastësishme që në burimet folklorike shqiptare njihet Ujkan, ndërsa në ato osmane (defterët Vlk), që i përgjigjet trajtës shqipe Uk-Ujkan. Pasi që nga Raguza të ketë kërkuar azil për veten, gruan Mara dhe tre djemtë (Gjuradin, Gjergjin dhe Lazarin, në rast se “do ta dëbonin Hungarezët ose Turqit apo dikush tjetër” dhe do t’i jepet në maj të vitit 1390), Brankoviqi ua dorëzoi Shkupin Osmanëve, si dhe Zveçanin, Prizrenin dhe një pjesë të mirë të zotërimeve në këto anë.
(Shih:“Acta Albaniae, II, 467, burime II, nr 131; Da Lezze: “Historia turchesca”, f.8; Jireček, K: “Historia e Serbëve“, faqe 155.)
Kështu, qyteti i vjetër dardan, që vetëm para dy brezash kishe qenë pikënisje e pushtimeve rasiane në Dardani dhe Maqedoni, u bë një mbështetje kryesore e pushtimeve osmane kundër Veriut, por edhe Jugut.
Në këtë rrugë, më 1394, Osmanët u morën Gropajve Ohrin. Rrënuan thuajse të gjitha kështjellat që mbanin ata në këto anë (të Strugës, të Pogradecit e të Starovës). Osmanët u sollën kështu edhe gjatë pushtimit të Janinës, të Korçës dhe të Përmetit.
Edhe pushtimet e tyre në Veri (nga Zveçani për në Shkodër e Ulqin, pastaj për në Dejë e Krujë), ndoqën thuajse të njëjtën mënyrë veprimi, por këtu Osmanët kishin parasysh ruajtjen e pasurive (minierave), të cilat duhej t’i shfrytëzonin për nevojat e tyre. Në kështjellën e Zveçanit, u vendos një “kefali” turk, ndërsa në minierën e hekurit në periferi të Rashës, u emërua kadiu i parë që ta mbikëqyrte dhe drejtonte atë.
Megjithatë, pushtimet osmane në Veri nuk kaluan pa vështirësi dhe pa konfrontime ushtarake, gjë që nuk kishte ndodhur në pjesët që zotëronte Vuku, për të cilin, siç u tha më herët kishte lidhur vasalitet me Osmanët për të ruajtur zotërimet e tij në Dardani, por edhe pse fitonte peshë shumë më të madhe seç e kishte nën mbikëqyrjen e Rasianëve, sado që ky hesap nuk do t’i dalë, pasi që Osmanët për arsye të njohura që lidheshin me organizimin e pushtetit perandorak në pjesët e pushtuara, vendosën që nga vitit 1420 t’i shuanin që të gjitha lidhjet e tilla vasale në këtë pjesë.
(Shih: Fine: “Late Medival Balkans”, faqe 411-12; Čirković:“Kosovo u srednjem veku“, faqe 45; Babinger, F: „Die Geshichtschreiber der Osmanen und ihre Werke“, Leipzig 1927; Enmmert, T.A: „Serbian Golgotha: Kosovo, 1389“, New York, 1990).
Kështu, Osmanët u desh të konfrontohen me Balshajt para se ta merrnin Ulqinin, ku ata kishin rezidencën e tyre si dhe Shkodrën. Bëhet e ditur se në vitin 1391 Gjergj Balsha kërkoi mbështetje nga Papa Bonifici IX, por kjo nuk i ndihmoi shumë. Meqë kishte rënë peng në duart e Bajazitit, do të lirohet një vit pasi që ai ta dorëzojë Shkodrën, Drishtin dhe portin e Shëngjinit.
(Shih: Hamer, Jozef von: “ Geschichte des Osmanischen Reiches”, vëllimi II, faqe 175 dhe 183; Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, f.179-181).
Fisniku tjetër, Dimitër Jonina, nuk ndoqi rrugën e Balshës. Pranoi vasalitetin osman dhe kështu ia doli të ruante zotërimet e tij midis Shkodrës dhe Durrësit, të cilat, për pushtuesit e rinj, kishin një rëndësi të madhe.
Krahas Gjergj Balshës, që u detyrua dhunshëm të pranonte vasalitetin dhe Jonimës, i cili nëpërmes tij ruajti zotërimet e veta, ishin Dukagjinët (vëllezërit Progon dhe Tanush), të cilët, në verën e vitit 1393, Lezhën ia dorëzuan një admirali venedikas, i cili vendosjes së Osmanëve në Bunë, iu përgjigj me pushtimin e grykëderdhjes së Drinit.
Kjo do të zgjasë deri në vitin 1402, kur pushtimet osmane në vendet e Arbrit ndalen për dhjetë vjet. Shkas për këtë ishte beteja e Ankarasë e atij viti, me ç’rast trupat osmane pësuan disfatë të thellë nga ushtritë mongole të udhëhequra nga Timurlengu. Në këtë betejë, me Bajazitin ishin edhe vëllezërit Stefan dhe Vuk Lazareviq dhe nipërit e tyre, vëllezërit Brankoviq, vasal të sulltanit.
(Shih: Chalconcandylae, Leonici: “Historiarum Demonstrationes”, ed. S. Darko, Budapestini, 1922; Giese, F: “Die Altosmanischen Anonymen Chroniken”, II, Leipzig 1925; Kandić, J: “Despot Stefan Lazarević i turci“, Beograd, 1982 Inhalxhik, Halil: “Perandoria Osmane – periudha klasike 1300-1600”, Shkup, 2010).
Pas vdekjes së Bajazitit I sapo i kthyer nga robëria njëvjeçare nga Timuri në Aksheher të Frigjisë së vjetër, për një dekadë të tërë Osmanët u përfshinë në një luftë të brendshme për fron të të bijve të sulltanit. Në atë luftë u përfshinë edhe vasalët e tyre: Lazareviqët në anën e Musait, ndërsa Brankoviqë në anën e Mehmetit I me nofkën “kyrishxhi” (mundësi), i cili nga Azia do t’i drejtohet pjesës europiane të Perandorisë, ku edhe do të dalë fitimtar, pasi që do ta vrasë vëllanë, Musanë në betejën Filipojës në korrik të vitit 1413.
(Shih: Inhalxhik, Halil: “Perandoria Osmane – periudha klasike 1300-1600”, Shkup, 2010).
Nën drejtimin e Mehmetit I (1413-1421), Osmanët sërish iu kthyen Ilirikut për të vazhduar ku kishte mbetur Bajaziti I. Mehmeti I, i këshilluar nga ndihmësit e tij kryesorë në Ilirik, Brankoviqët dhe feudalët tjerë ortodoksë, që e ndiqnin atë, e kishte të qartë se vendet e Arbrit duhej paqësuar në tërësi, meqë ato kishin një pozitë të rëndësishme për krijimin e kohezionit të brendshëm antiosman në Ilirik siç kishin edhe aftësi dhe prirje për lidhje me perëndimorët, me të cilët mund të lidhnin aleanca për t’u kthyer në mbështetës të tyre në këtë pjesë. Kjo, Osmanëve, do t’ua rrezikonte qëllimet që kishin drejt Europës Qendrore.
Se disa nga Arbrit ishin në gjendje që gjërat t’i ndryshonin ashtu që të mos u shkonin përshtati Osmanëve, kjo tashmë ishte parë gjatë dekadës së krizës që kishte përfshirë Osmanët pas humbjes nga Timurlengu, kur ata kishin filluar t’i zgjeronin feudet e tyre, siç ishte rasti i Niketas Thopias, i cili, pas fundit tragjik të Konstantin Balshës, kishte vënë në zotërim pronat e tij, që si vasal i venedikasve zotëronte Krujën (1402-1415). Po ashtu në Mat, shfaqej feudali Gjon Kastrioti, i cili ia kishte dalë që brenda një kohe të shkurtër të bëhej zot i tokave nga kepi i Rodit në Durrës, Lezha dhe Shkodra si dhe të mbikëqyrte rrugët për në Prizren dhe Shkup. Si qytetar i Venedikut dhe Raguzës, si shumica e fisnikëve dhe feudalëve Arbërorë të Veriut, Gjon Kastrioti, lëkundej midis dy kishave, asaj katolike dhe ortodokse, me të cilat mbante lidhje të mira. Kështu, krahas mbështetjes klerikëve dhe abacive katolike, njëherësh me dhurata mbulonte edhe manastiret e Hilandarit me të cilin kishte edhe lidhje të hershme.
(Shih: Jireček, Konstantin: “Historia e Serbëve“, libri i dytë, Tiranë, 2010, faqe 173.)
Gjon Kastrioti, në fillim ishte vasal i Venedikut, por shpejt iu desh t’u nënshtrohej Osmanëve (1410), të cilët, sapo iu kthyen Ilirikut, vunë në shënjestër princat arbërorë dhe lidhjet e tyre me Venedikasit dhe Perëndimin. Kështu, Mehmeti I, duke ruajtur aleancën me princat ortodoksë (rasianë, bullgarë dhe grekë), të cilët jo vetëm që i kishte vasalë të besueshëm, por edhe bashkëveprues në të gjitha fushatat kundër Hungarezëve, Bosnjës dhe të tjerëve, nuk e kishte të vështirë që edhe princat dhe feudalët Arbërorë t’i fusë në radhën e vasalëve. Tek e fundit, edhe arbërorët ishin pjesë e kozmosit të paqëndrueshëm politik të Bizantit.
Në këtë fushatë, krahas nënshtrimit të Arbërve, Mehmeti I kishte parasysh që edhe më tutje t’i forconte aleatët dhe vasalët kryesorë, Rasianët pa përjashtuar këtu edhe Paleologun dhe Grekët. Kështu, Mehmeti I, despotit Stefan ia dhuroi Koprianin në Nish, krahinën Znepolje në Tërn, në malet midis Nishit dhe Sofjes dhe disa pjesë të tjera. Po kështu perandorit vasal të Bizantit, Manuel iu kthyen qytetet e marra prej Musait.
(Shih: Schreiner, P: “Die Byzantinischen Kleinkroniken und die Anastik beri den Südslaven”, Bulgarian Historicval Rewiew 6-1978, faqe 45-54).
Edhe midis Rasianëve tribalë dhe Grekëve u krijuan lidhje edhe më të ngushta. Nipi i despotit, Gjergj, u martua për të satën herë me Irenën nga familja e Kantakuzenëve. Kështu, Grekë të panumërt hynë në shërbim të Rasianëve, ndër të cilët edhe vëllai i Irenës, Tomas Kantakuzeni.
(Shih: Serb. Annalen, Glasnik 53, 80; dhe Новакович, С: “Срби и Турци XIV i XV века“, Београд, 1960.)
Por, dinastët ortodoks rasianë, që tashmë ishin mbështetësit kryesorë të Mehmetit I dhe dora e djathtë e tij, po ashtu ishin të interesuar që fushata osmane, që tashmë ishin forcuar, të rrënonin edhe aleancat me Venedikun, ose që kur kësaj nuk i dilej, atëherë ata të shfaqeshin mbikëqyrës të këtyre aleancave, gjë që kishin edhe përkrahjen e Osmanëve, të cilët aleatët e tyre rasianë, tashmë i kishin kthyer në partnerë kryesorë në Ilirik.
Në këtë mënyrë, Osmanët vepruan në Novobërdë. Në vitin 1412 e sulmuan atë dhe e mbajtën të rrethuar, por së fundit ia lanë në pronësi një pinjolli të familjes së Lazarit. Me vdekjen e Niketë Thopisë, në fillim të vitit 1415, Osmanët pushtuan Krujën. Gjatë vitit 1417 i morën Beratin Teodor Muzakës dhe Kaninën bashkë me Vlorën Rugina Balshës. Kurse në vitin 1418, pushtuan Gjirokastrën, qendrën e Zenebishëve.
Këto pushtime u bënë në kohën kur Mehmeti I, edhe pse pësoi humbje nga venedikasit në një betejë detare para Galipolit (1416) dhe u detyrua të bënte një paqe me ta. Kjo len për të kuptuar se Osmanët kishin arritur një marrëveshje me venedikasit rreth shtrirjes së tyre në viset e Arbrit, me ç’rast ata do të mbanin pjesët në brendi, ndërsa venedikasit qytetet bregdetare.
Pinjolli i fundit i familjes Balsha, i cili tashmë kishte humbur shumë nga zotërimet, nën mbështetjen e dajës, despotit Stefan Lazareviq dhe njerkut Sandaljit, u hodh në luftë kundër Venedikasve, të cilët u përfshinë në një luftë për zgjerimin e pushtimeve në Adriatik me Zigmundin e Hungarisë, me ç’rast Hungarezët dolën humbës, ndërkohë që Republika e Adriatikut u vendos në Split,Trogir dhe në ishujt Braç, Korçula dhe Lesina në mënyrë që kështu të fusë nën mbikëqyrje edhe Kotorin.
(Shih: Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia Balshaj”, Tiranë 2029, faqe 173-170).
Balsha u detyrua të sulmojë Venedikun pas shtatë vjetësh dhe të rrethojë kështjellën e Drishtit. Venedikasit u kundërpërgjigjën me pushtimin e Budvës. Kështu, lindi nevoja për bisedime paqësore, por ato, siç ishin paraparë nga despoti, Stefan Lazareviq, të cilin Balasha që nuk kishte djalë, e kishte caktuar si trashëgimtar, do të zhvillohen pa Balshën dhe nën drejtimin e Rasianëve, pasi që Balsha i sëmurë, vdiq më 28 prill 1421 dhe u varros solemnisht nga Stefani.
(Shih: Stanojević: Arch. Slav. Phil. 18 (1896), 459; Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 322-341; K. Jireček: “Historia e Serbëve”, libri i dytë, Tiranë, 2010, faqe 186.)
Vdekja e Balshës sikur i dha fund lavdisë së njërës ndër dyert më të fuqishme princore arbërore nga veriu, e cila për më shumë se gjysmë shekulli ishte e pranishme në një skenë politike ku kryqëzoheshin interesat e Bizantit dhe të Perëndimit në njërën anë dhe ato me Osmanët në tjetrën anë.
Edhe pse Balshajt nuk ia dolën që të përballojnë sfidat e kësaj përpëlitjeje ndër më të mëdhatë e kohës, megjithatë me veprimet që të luhet nga njëra anë në tjetrën, qoftë edhe si humbës, ia dolën që faktorin arbëror, ta fusin në një lojë të madhe, në të cilën, feudalët dhe princat tjerë, kush më shumë e kush më pak, u përfshinë në të. Dhe kjo do të paraqesë aktin e fundit të një ndeshjeje historike që do t’i paraprijë pushtimit shumëshekullor osman.
Ky akt, të cilit, vulën e fundit do t’ia japë Sulltan Mehmeti II pushtuesi pak më vonë, do të pasohet nga Murati II, që erdhi në pushtet pas vdekjes së të et, Mehmetit I (1421). Murati II, i bindur se beteja vendimtare për të depërtuar tutje në Perëndim duhej të kalonte nëpër Arbëri, u vu vetë në krye të fushatës ushtarake, ndër më të mëdhatë e kohës. Ushtria e tij komandohej nga gjenerali i sprovuar Isa Bej Evrenozi. Pas disa luftimeve, me humbje të dyanshme, Osmanët fituan. Kjo bëri që në pjesët e jugut të vendosej regjimi i timareve, me çka i jepej fund autonomisë së deriatëhershme feudale, që kishte karakterizuar rrethanat bizantine, mbi të cilat ishin ngritur edhe feudet dhe principatat e pavarura jo vetëm te Arbrit, por edhe në pjesët e tjera.
(Shih: Inhalxhik, H: “Suret-i Defter-i Arvanid”, Ankara, 1954; Fashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë 2002, faqe 45).
Rrënimi i principatave të pavarura të Arbrit (Balshajve, Thopijave dhe Muzakave), megjithatë, u përcoll me ngritjen e të tre zotimeve të tjera të mëdha feudale: të Dukagjinëve, Arianitëve dhe Kastriotëve. Këto zotime përfshinin krahina malore dhe në gjirin e tyre kishin një popullsi me tradita të lashta luftarake, ku bujkrobërit përbënin pakicën, kurse shumicën dërmuese e formonin fshatarët e lirë, të cilët nuk i njihnin marrëdhëniet feudale dhe kishin gjetur një modus vikendi me bujarët vendorë.
(Shih: Frashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë 2002, faqe 46).
Si rrjedhim, fshatarët e lirë të Arbërisë ishin më të interesuar se bujk-robërit të luftonin kundër invazionit feudal-ushtarak.
(Shih: Inhalxhik, H: “Suret-i Defter-i Arvanid”, Ankara, 1954.)
Edhe Dukagjinët, Arianitët dhe Kastriotët me zotimet e tyre, ndonëse do të kalojnë nëpër një fazë kur Osmanët tashmë ndodheshin në procesin e mbylljes së vasalitetit dhe të vendosjes së pushtetit të plotë, u përpoqën që të përfitojnë edhe nga rrethanat e tilla, të cilat ishin jo premtuese. Atyre nuk u ndihmoi as “arti” i përpjekjeve të lidhjeve të vazhdueshme me perëndimorët (veçmas me Venedikun), të cilët përfitonin edhe në këto rrethana.
Megjithatë, nga gjithë kjo, Dukagjinët ia dolën që të ruajnë disa zotime “të pavarura” në pjesët malore të veriut, nën emrin “Krahina e Dukagjinit” në Dardaninë antike. Ngjashëm ndodhi edhe me Arianitët, të cilët humbën shumë nga zotimet por, ruajtën namin e fisnikërisë, që do të bartet edhe më vonë në kujtesën historike nga kronika të jashtme.(Rreth Arianitëve dhe historisë së tyre.
(Shih gjerësisht te Babinger, Franz: “Fundi i Arianitëve”, Tiranë 2004; “Kronika e Gjon Muzakës” te Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 365-457).
Ngjashëm ishte edhe me Kastriotët dhe zotërimet e tyre, që sado të rrudhura, do të zënë vend kyç në historinë e Arbërve dhe të Arbërisë në saje të ngjarjeve që në atë trevë do ta kenë nga viti 1443, kur aty do të zë fill epopeja e lavdishme skënderbegiane, që do të zgjasë për çerek shekulli, kur Skënderbeu me luftën kundër osmanëve, ktheu në histori shtetin e Arbrit, të vetmin asokohe në Europë.
Fushata për nënshtrimin e Arbërve do të ishte jo e plotë pa fundin e Dardanisë, pjesës kyçe që lidhte lindjen me Perëndimi, ku gjendeshin edhe xeheroret e shumta. Atje, nën drejtimin e mbetjeve të fundit të despotëve të Rashës dhe me ndikimin e tyre do të vendoset edhe fati i një pjese të madhe të Dardanisë, që Osmanët ua kishin lënë aleatëve të tyre, Brankoviqëve (Vukut) në përbërje të despotatit të tij që kishte pranuar vasalitetin osman, prej tyre i quajtur Vlk-oglu. Historianët turq Sadedini, Neshri dhe Ashikpashazade, në kronikat e tyre, flasin për “Vilajetin Vlk” dhe vasalin VLK-oglu, të cilët historiografia serbe e shekullit XIX i fikson si Lazareviq dhe Brankoviq, sidomos këtë të fundit, me ç’rast “Vilajetin VLK” (Kosovën), e quan “Oblast Brankoviqa”, që po të zbërthet gjuhësisht “Vlk” do të thotë “Ujk” ose “Ukë”, që i përgjigjet patronimit “Ujkan”, të përhapur në gjuhën shqipe. Rasti i “Vilajetit VLK” dhe emërtimi i tij “Oblast Brankoviqa”, duke e përkthyer emrin “Ujk” ose “Ukë” në “Vuk”, tregon më së miri përmasat e falsifikimit të historiografisë serbe për ta sajuar me çdo kusht të ashtuquajturin shtet mesjetar serb me qendër në Kosovë me “despotë serbë”, gjoja të legjitimuar edhe nga osmanët, kur e gjitha flet për një feudal ortodoks nga Dardania, nga shumë burime të kohës i cilësuar si tribal, emri i të cilit shpjegohet me gjuhën shqipe!
(Shih te Nikolić, Maja: “The byzanine Writers on Serbia 1402-1439“, Beograd, 2010, faqe 41).
Megjithatë, në këto vende, që kishin një rëndësi të veçantë ekonomike, pasi që në to gjendeshin minierat e njohura të Novobërdës dhe Zveçanit, gjatë viteve 1394 -1444, Osmanët vendosën nëpunësit dhe ushtarët e tyre për t’i mbikëqyrur prodhimet e tyre, të cilat nuk mund të shkonin, si më parë në drejtim të Raguzës apo Venedikut, por t’i dorëzoheshin arkës së shtetit osman. Në këto pjesë, deri sa do të bëhet pushtimi përfundimtar nga Osmanët, në vitin 1455, “bashkëjetonin” pushteti vendor i Vukut (Vlk-oglut) me atë osman, por ky i fundit kishte fjalën kryesore.
(Shih: K. Jiriček-J. Radonić: „Istorija Srba“, I, Beograd, 1952, faqe 369,422).
Pjesa më e madhe e Dardanisë, në veri të Shkupit dhe të Tetovës, ra nën sundimin osman në kohën e Sulltan Mehmetit II Pushtuesit (1451-1481), ndonëse asokohe Kruja e Skënderbeut mbahej. Natyrisht, cak i pushtimeve osmane ishin xeherorët e njohura të Novobërdës, Zveçanit dhe të Gllahovicës (kjo e fundit e pasur me hekur). Disa burime bëjnë të ditur se “sulltani kishte grumbulluar ushtrinë islame dhe ishte nisur në luftë të shenjtë nga Shkupi, prej nga do të kalojë kah mali Kara Tonlu (Karadaku i Shkupit) për në Novobërdë. Novobërda, të cilën xehetarët sasë e quanin Neuberge, ndërsa Italianët Novomonte, kishte një kështjellë të fortë dhe disa vendbanime xehetarësh përreth. Aty gjendej kolonia kryesore e raguzianëve, por banohej edhe nga Italianët, sidomos venedikasit. Aty banonin edhe shumë bujarë vendorë, të cilët prej andej mbikëqyrnin nxjerrjen e xeheve dhe përpunimin e tyre, por edhe dërgimin në vendet e tjera.
Meqë këto xeherore ishin të rëndësishme, sulltani kishte vendosur që t’i vinte nën mbikëqyrje të plotë, kështu që këtë duhej ta bënte me ushtri, edhe pse bujarët vendorë edhe më tutje dëshironin t’u përmbaheshin marrëveshjeve që kishin lidhur me Osmanët në vitin 1441 për shfrytëzimin e përbashkët. Isa-beu, i cili me një pjesë të ushtrisë kishte arritur përpara sulltanit aty, thirri komandantin vendor që të dorëzohej me vullnet. Pasi kjo nuk u bë, sulltani u nis vetë me pjesën tjetër të ushtrisë të sulmojë Novobërdën. Menjëherë filloi rrethimi, që zgjati dyzet ditë. Pas disa bombardimeve, kur po rrënoheshin muret mbrojtëse të kështjellës, më një qershor 1455, qyteti u dorëzua. Një pjesë e mirë e parisë së qytetit u shua, ndërsa një pjesë e të rinjve, 320 sish, u morën për jeniçerë.
(Shih: Babinger, Franc: “Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij”, Prishtinë, 1989, faqe 145.)
Thuhet se aty osmanët kishin gjetur thesar të shumtë (sasi e madhe e argjendit) që e ruante i biri i Vukut, thesar ky që ishte dërguar në arkën e Stambollit.
(Shih:Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVIII”, Prishtinë, 1982, faqe 20.)
Rënia e Novobërdës, që merrej si fortesë e botës së krishterë katolike, në Itali dhe në Hungari u prit me përshtypje të hidhura. Dhespot Gjuragj Brankoviqi mësoi lajmin e humbjes më 21 qershor në Hungari, në tubimin e bujarëve në Rab, ku përgatiteshin plane të mëdha për një fushatë të forcave të krishtera kundër Osmanëve.
(Shih:Zachariadou, E.A: „Süleman çelebi in Rumili and dhe Ottoman chronicles“, Der Islam, 60/ 1983, faqe 269-296 dhe Babinger, Franc: “Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij”, Prishtinë, 1989, faqe 146.)
Pa çarë kokën se çfarë kishin ndërmend të krishterët, Sulltan Mehmeti me forcat e tij kishte vazhduar në drejtim të kështjellës së Trepçës, e pushtuar pa ndonjë mund të madh. Edhe aty ishte gjetur pasuri e madhe. Me Trepçën ishin pushtuar edhe xeheroret e tjera të argjendit. Pasi që kishte qëndruar për pak kohë në (shehitllëk) – vendin ku ishte vrarë Sulltan Murati I, Sulltani Mehmeti ishte kthyer në Selanik dhe prej andej në Edrene.
(Shkëputje nga libri “Kosova – histori e shkurtër”, Prishtinë 2021).

Shkretëtira që islami politik gjithmonë lë pas

0
Assesi nuk duan të integrohen aty ku shkojnë për t’u strehuar, e mëshirë lypin vazhdimisht në ikje nga kaosi islamik. Foto e migrantëve afganistanas. (Marrë nga: Document.no )
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
Kudo që ideologjia islamike ka lëshuar rrënjë të thella, aty nuk ka lulëzuar qytetërimi, por është shtrirë një shkretëtirë shumëdimensionale – ekologjike, shpirtërore, trupore, arsimore, shkencore e kulturore. Nuk është fjala për fenë si përvojë intime, por për islamin politik, për atë teokraci totalitare që, me anë të spekulimeve teologjike dhe edukimit represiv, ka prodhuar individin e paditur, të përulshëm dhe të gatshëm për bindje kolektive pa asnjë reflektim personal.
Kjo ideologji ka futur hundët jo vetëm në jetën private të individit, por e ka përpirë edhe sferën publike, duke u shndërruar në një aparat shtetëror të pashpirt, të dhunshëm, ku mendimi i lirë ndalohet me ligj, ndërsa frymëmarrja kritike dënohet me vdekje. Edukimi i brezave të rinj, në vend që të orientohet kah dija dhe kuraja intelektuale, është shndërruar në një lavazh truri masiv që krijon robotë të nënshtruar dhe masë të lehtë për manipulim nga pushtetet e mullahëve dhe të ajatollahëve.
IRANI – SHTETI I TERRORIT DHE I PERVERSITETIT TEOLOGJIK
Shembulli më radikal i këtij regresi është Republika Islamike e Iranit – një regjim kriminal, një diktaturë theokratike që nuk njeh asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare, asnjë standard të të drejtave të njeriut dhe asnjë respekt për jetën e tjetrit.
Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, Irani e ka kthyer shtetin në një platformë të eksportit të ideologjisë radikale dhe të terrorizmit global. Nga Hezbollahu në Liban, tek Houthit në Jemen e deri te milicitë shiite në Irak dhe Siri – të gjitha janë satelitë të sponsorizuar nga Teherani me një qëllim: të shkatërrohet Izraeli dhe të zhduket populli hebre nga faqja e dheut.
Ky antisemitizëm patologjik, i ushqyer nga një teologji e deformuar dhe një propagandë shtetërore gjenocidale, është vazhdim i urrejtjes shekullore ndaj qytetërimit hebraik, i cili është, paradoksalisht, një nga themelet më të lashta të vetë Lindjes së Mesme dhe burim i paçmuar i kontributit në shkencë, art, filozofi dhe drejtësi universale.
IZRAELI – KUJTESA E GJALLË E DINJITETIT NJERËZOR
Në të kundërt, Izraeli është një shtet demokratik, pluralist dhe i vetmi në atë rajon që garanton liritë themelore, barazinë gjinore, fjalën e lirë dhe inovacionin shkencor. Është i vetmi vend në Lindjen e Mesme ku një arab, një i krishterë apo një hebre mund të debatojnë publikisht pa frikë se do burgosen apo varen. A mund të ndodhë kjo në Teheran? A mund të kritikosh Ajatollahun pa u zhdukur?
Kundërshtia midis Iranit dhe Izraelit nuk është thjesht politike apo ushtarake. Është një përplasje filozofike mes jetës dhe vdekjes, mes lirisë dhe skllavërisë, mes qytetërimit dhe errësirës. Irani nuk e urren Izraelin për territore, por për vetë ekzistencën e tij – sepse Izraeli është pasqyrë që tregon çka do të mund të ishin vetë ata po të mos ishin robër të teologjisë vdekjeprurëse.
PSE SERBIA E SULMOI TOLERANCËN TONË NDËRFETARE ?
Ne shqiptarët kemi ruajtur për shekuj me radhë një vlerë të rrallë: aftësinë për të dalluar nevojën e brendshme për besim nga përdorimi politik i fesë. Besimi ynë nuk është shndërruar kurrë në armë kundër tjetrit – as kundër fqinjit, as kundër vëllait. Lutjet tona janë bërë në arabisht, latinisht apo shqip, por zemrat tona kanë rrahur gjithmonë shqip.
Kjo pjekuri shpirtërore – një pasuri e rrallë mes kombeve – na ka dhuruar një tolerancë fetare që nuk ishte thjesht bashkëjetesë, por lidhje e gjallë e unitetit kombëtar.
Siç thoshin të parët tanë:
“Feja e shqiptarit është shqiptaria.”
Në fshatrat dhe qytetet tona, xhamitë, kishat dhe teqetë nuk jetonin thjesht pranë njëra-tjetrës, por me njëra-tjetrën. Një hoxhë dhe një prift pinin të njëjtin kafe, qanin në të njëjtat mortje dhe bekonin të njëjtët fëmijë. Kjo nuk ishte një shfaqje politike, por shprehje e një kulture të lashtë të zemrës.
Dhe pikërisht këtë vlerë – forcën tonë më të thellë shpirtërore – e sulmoi Serbia.
Jo fillimisht me tanke, por me ide të importuara.
Që nga vitet ’90, shërbimet sekrete serbe, në bashkëpunim me forca të jashtme, filluan të importojnë e të financojnë në Kosovë rrymat më radikale të islamit. Jo për devotshmëri, por për strategji: që shqiptari të përçahej dhe të thyhej.
Dërguan imamë pa atdhe, pa dashuri për gjuhën, pa respekt për tokën që i ushqente. Në vend të frymës shqiptare, ata predikonin një islam të shkretëtirës, që s’kishte asgjë të përbashkët me historinë, kulturën apo shpirtin tonë.
Dhe kështu, nga një popull i njohur për harmoninë fetare, u portretizuam në Perëndim si “afganët dhe çeçenët e Evropës”.
Ky nuk ishte sulm ndaj islamit – por ndaj islamit tolerant shqiptar. Ndaj atij besimi që gjyshet tona e bartnin në lutje, ndërsa piqnin bukë dhe mbillnin paqe.
Serbia nuk synoi armët tona, por vlerat tona. Nuk qëlloi mbi kufijtë tanë, por mbi lidhjet tona.
Sepse, siç thotë fjala e urtë shqiptare:
“Kur armiku nuk të qëllon me plumb, të godet me fjalë.”
Sot, detyra jonë nuk është vetëm të mbrojmë trupin e kombit, por edhe shpirtin e tij: atë që beson shumëfish, por dashuron njëzëri. Shpirtin e shqiptarëve që e quajnë Zotin ndryshe, por e duan Shqipërinë njësoj.
PËRFUNDIM: LIRIA SI MËKAT NË TEOLOGJINË E ERRËSIRËS
Islami politik nuk ka sjellë emancipim, por poshtërim. Nuk ka sjellë dije, por dogmë. Nuk ka sjellë drejtësi, por hakmarrje të përjetshme. Ka krijuar shtete ku shpirti është nën arrest, mendja në zinxhirë dhe ku liria është mëkati më i madh.
Prandaj, sot më shumë se kurrë, bota duhet të bëjë dallimin mes fesë si përvojë shpirtërore personale dhe islamit politik si një makineri pushteti dhe terrori. Dhe ajo që përfaqëson Irani është më shumë se një kërcënim për Izraelin – është një rrezik për vetë njerëzimin.