Kreu Blog Faqe 53

Gravurat e botimit të Heinrich Steiner-it dhe ndërtimi ikonografik i figurës së Skënderbeut

Mr.sc.Naim J. Krasniqi, historian

Hyrje

Botimi gjerman i veprës së Marin Barletit „Historia e jetës dhe veprave të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut“, i përkthyer nga humanisti Johannes Pinicianus dhe i botuar nga Heinrich Steiner në Augsburg më 1533, përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të ikonografisë së hershme skënderbegiane në Evropë. Ndryshe nga botimi i parë latin i veprës së Barletit, i cili nuk përmban një cikël gravurash dhe shoqërohet vetëm me një portret të Skënderbeut, botimi i Steiner-it është i pari që ndërton një program të gjerë ilustrues, duke e shoqëruar tekstin me 106 gravura në dru (Holzschnitte).

Në parathënien (Vorwort) dhe në dedikimin drejtuar lexuesit (Für den Leser), Johannes Pinicianus shpjegon arsyet e përkthimit të veprës në gjuhën gjermane. Sipas tij, përkthimi synonte ta bënte figurën e Skënderbeut të njohur jo vetëm për princërit dhe fisnikërinë gjermane, të cilët duhej ta kishin atë si model të princit të krishterë, por edhe për shtresat më të gjera të shoqërisë. Në këtë kuadër, gravurat në dru nuk kishin vetëm funksion zbukurues, por edhe didaktik, sepse u mundësonin edhe njerëzve që nuk dinin të lexonin të njiheshin me jetën dhe veprën e heroit shqiptar përmes gjuhës së figurës.

Sipas katalogëve të vjetër bibliografikë gjermanë, botimi përmban 106 gravura, të cilat i atribuohen shkollës së Hans Burgkmair-it (Burgkmair’sche Schule), njërit prej qarqeve artistike më të rëndësishme të Augsburgut gjatë Rilindjes gjermane. Në literaturën bibliografike është shprehur edhe mendimi se këto gravura janë realizuar sipas vizatimeve të Hans Schäufelein-it, një prej nxënësve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të Albrecht Dürer-it, ndonëse çështja e autorësisë mbetet ende objekt diskutimi. Për këtë arsye, më e drejtë është të flitet për një krijim të rrethit artistik të Augsburgut, sesa për autorësinë e një mjeshtri të vetëm.

Analiza ikonografike e gravurave tregon se Heinrich Steiner ka ndjekur një praktikë editoriale të menduar me kujdes. Një pjesë e ilustrimeve, veçanërisht ato që paraqesin beteja, kampe ushtarake dhe rrethime qytetesh, mbështeten në kompozime tipologjike, të cilat duket se janë ripërdorur disa herë gjatë botimit. Në të kundërt, gravurat me karakter biografik dhe ceremonial – si ëndrra e Vojsavës, vdekja e Gjon Kastriotit, martesa e Skënderbeut, takimet diplomatike, këshillat ushtarake dhe veçanërisht skena e fundit e jetës së tij – paraqesin një lidhje shumë më të ngushtë me rrëfimin e Marin Barletit dhe krijojnë përshtypjen se janë konceptuar ose përshtatur posaçërisht për këtë botim. Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë pune, e cila kërkon verifikim përmes krahasimit me botime të tjera të Heinrich Steiner-it dhe të shtypshkronjave bashkëkohëse të Augsburgut.

Një tjetër përfundim që del nga analiza është se 106 gravurat nuk përfaqësojnë 106 kompozime të ndryshme artistike. Përkundrazi, një numër matricash janë ripërdorur për ngjarje të ndryshme historike, sidomos në skenat e betejave, rrethimeve dhe audiencave diplomatike. Megjithatë, krahas këtyre kompozimeve tipologjike, botimi përmban edhe një grup gravurash me karakter të theksuar biografik, të cilat shoqërojnë momentet më domethënëse të jetës së Skënderbeut.

Ky studim nuk synon të analizojë të gjithë ciklin ilustrues të botimit, por ndalet në katër gravura që, sipas mendimit tim, përbëjnë boshtin ikonografik të jetës së Skënderbeut: Ëndrra e Vojsavës, Vdekja e Gjon Kastriotit, Martesa e Skënderbeut me Donikën dhe Skënderbeu në shtratin e vdekjes. Këto katër gravura nuk paraqesin thjesht katër episode të veçuara, por ndërtojnë një cikël të plotë biografik, përmes të cilit ilustruesi paraqet lindjen e misionit të heroit, trashëgiminë e tij, vazhdimësinë dinastike dhe përjetësimin e figurës së tij në kujtesën historike.

Nga analiza e tyre del në pah se botimi i Heinrich Steiner-it nuk është vetëm një përkthim i veprës së Marin Barletit në gjuhën gjermane. Ai përfaqëson një program të mirëfilltë ikonografik të Rilindjes gjermane, në të cilin rrëfimi historik i Barletit përkthehet në gjuhën artistike të gravurës në dru. Pikërisht kjo e bën botimin e Augsburgut të vitit 1533 një nga dëshmitë më të rëndësishme të mënyrës se si figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u paraqit dhe u përhap në kulturën evropiane të shekullit XVI.

I. Ëndrra e Vojsavës – Paralajmërimi hyjnor i lindjes së Skënderbeut

Gravura e parë e botimit gjerman të vitit 1533 zë një vend të veçantë në të gjithë ciklin ilustrues të veprës së Marin Barletit. Ajo nuk paraqet një betejë, një fitore ushtarake apo një akt politik, por një ngjarje me karakter simbolik dhe profetik: ëndrrën e Vojsavës, nënës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Vetë fakti që Heinrich Steiner dhe ilustruesi i tij e vendosin këtë skenë në fillim të programit ikonografik tregon se ata nuk synonin të ndërtonin vetëm një kronikë të ngjarjeve historike, por një biografi vizuale, në të cilën jeta e heroit fillon me një shenjë hyjnore.

Në këtë mënyrë, figura e Skënderbeut paraqitet që në faqet e para si një personalitet i paracaktuar për një mision të madh historik.Nga pikëpamja kompozicionale, gravura ndërtohet mbi dy plane. Në planin e poshtëm paraqitet Vojsava, e shtrirë në shtrat, ndërsa pranë saj ndodhen figura të tjera, që me shumë gjasë përfaqësojnë shërbëtore ose pjesëtarë të familjes. Atmosfera është e qetë dhe intime. Në planin e sipërm, mbi shtrat, hapet një hapësirë qiellore, ku ilustruesi paraqet vizionin profetik. Kjo ndarje ndërmjet botës tokësore dhe asaj qiellore është karakteristike për ikonografinë e Rilindjes dhe përdoret për të dalluar realitetin nga vegimi. Në rrëfimin e Marin Barletit, ëndrra e Vojsavës nuk është një episod dytësor. Përkundrazi, ajo shërben për të legjitimuar figurën e Skënderbeut që në lindje. Barleti, i formuar në traditën humaniste, përdor motive të njohura të historiografisë antike dhe mesjetare, ku lindja e heronjve të mëdhenj paraprihet nga shenja të jashtëzakonshme ose nga vegime profetike. Në këtë mënyrë ai e vendos Skënderbeun në të njëjtën traditë me figurat e mëdha të antikitetit dhe të krishterimit.

Ilustruesi nuk përpiqet ta riprodhojë tekstin e Barletit në mënyrë mekanike. Përkundrazi, ai e interpreton atë përmes gjuhës së artit. Vizioni nuk paraqitet si një skenë konkrete, por si një hapësirë simbolike, duke i lënë lexuesit të kuptojë se bëhet fjalë për një ngjarje të mbinatyrshme. Kjo tregon se gravura nuk ka funksion dokumentar, por ikonografik.

Një element tjetër me rëndësi është figura e Vojsavës. Ndryshe nga gravurat e mëvonshme, ku në qendër të kompozimit qëndron Skënderbeu si komandant ushtarak, këtu protagoniste është nëna e tij. Kjo zgjedhje nuk është rastësore. Ajo thekson se historia e Skënderbeut nuk fillon në fushën e betejës, por në familje, në prejardhje dhe në një mision të paralajmëruar që para lindjes së tij.

Nga pikëpamja ikonografike, kjo gravurë krijon një kontrast të fortë me gravurat e shumta të betejave që pasojnë në kapitujt e mëvonshëm. Aty dominojnë kuajt, armët dhe lëvizja; këtu mbizotërojnë qetësia, heshtja dhe simbolika. Pikërisht për këtë arsye ajo duhet konsideruar si hyrja ideologjike e të gjithë ciklit ilustrues.

Një pyetje e rëndësishme është nëse kjo gravurë është krijuar posaçërisht për botimin e Steiner-it apo është marrë nga një repertor më i hershëm ilustrimesh. Deri tani nuk disponojmë prova se një kompozim i tillë është përdorur më parë për ndonjë figurë tjetër historike. Përkundrazi, lidhja e ngushtë ndërmjet figurës dhe rrëfimit të Barletit krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një ilustrim të konceptuar ose të paktën të përshtatur posaçërisht për këtë botim. Ky përfundim mbetet një hipotezë pune, e cila kërkon verifikim përmes krahasimit me botime të tjera të punishtes së Heinrich Steiner-it.

Në aspektin simbolik, kjo gravurë ka edhe një funksion tjetër. Ajo vendos themelet e gjithë programit ikonografik të botimit. Nëse gravurat e mëvonshme tregojnë jetën, fitoret dhe fundin e Skënderbeut, kjo gravurë shpjegon origjinën e misionit të tij. Për këtë arsye, ajo duhet parë jo si një episod i izoluar, por si prologu vizual i gjithë biografisë së ilustruar të heroit shqiptar.

Përfundim

Ëndrra e Vojsavës nuk është thjesht ilustrimi i një episodi të rrëfyer nga Barleti. Ajo përfaqëson hyrjen simbolike të programit ikonografik të botimit të Heinrich Steiner-it dhe shërben për të paraqitur Skënderbeun si një figurë me mision të paracaktuar. Duke filluar ciklin me një vizion profetik dhe jo me një ngjarje ushtarake, ilustruesi i jep figurës së Skënderbeut një dimension providencial dhe humanist, duke e vendosur atë në traditën e heronjve të mëdhenj të historisë evropiane.

II. Gravura e Trashëgimisë

Vdekja e Gjon Kastriotit – Fillimi i fatit historik të Skënderbeut

Gravura e dytë e ciklit ikonografik paraqet një nga momentet më vendimtare në historinë e familjes Kastrioti: vdekjen e Gjon Kastriotit, babait të Skënderbeut. Në pamje të parë, ilustrimi duket si një skenë familjare, por në të vërtetë ai shënon kalimin nga një brez në tjetrin dhe fillimin e misionit historik të Gjergj Kastriotit.

Kompozimi është ndërtuar mbi të njëjtin motiv artistik që kemi vërejtur edhe te gravura e parë: figura qendrore ndodhet në shtrat, ndërsa rreth saj janë mbledhur familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt. Megjithatë, ndryshe nga ëndrra e Vojsavës, ku mbizotëronte simbolika e vizionit dhe e shpresës, këtu atmosfera është e rëndë dhe solemne. Nuk kemi më paralajmërimin e një jete të re, por fundin e një brezi dhe fillimin e një përgjegjësie të re historike.

Në rrëfimin e Marin Barletit, vdekja e Gjon Kastriotit nuk është vetëm një episod biografik. Ajo shënon fundin e pavarësisë së familjes Kastrioti. Pas vdekjes së tij, zotërimet e familjes bien nën kontrollin osman, ndërsa djemtë e tij mbeten peng në oborrin e sulltanit. Për këtë arsye, ilustruesi nuk paraqet thjesht vdekjen e një princi shqiptar, por çastin në të cilin ndërpritet vazhdimësia politike e një dinastie dhe lind nevoja për rikthimin e saj.

Nga pikëpamja ikonografike, gravura mbështetet në një motiv të njohur të artit evropian: shtrati i vdekjes së princit. Ky motiv përdorej shpesh në dorëshkrimet mesjetare dhe në gravurat e Rilindjes për të simbolizuar kalimin e pushtetit dhe trashëgiminë politike. Megjithatë, në këtë rast ilustruesi e përshtat atë me rrëfimin e Barletit. Figura e Gjon Kastriotit nuk paraqitet vetëm si kryefamiljar, por si themeluesi i trashëgimisë që më vonë do të rimerrte i biri.

Një element me rëndësi është mënyra se si është organizuar kompozimi. Gjon Kastrioti qëndron në qendër, ndërsa personazhet e tjerë formojnë një rreth rreth tij. Kjo organizim vizual krijon përshtypjen e një ceremonie të fundit, ku të pranishmit nuk janë vetëm dëshmitarë të vdekjes, por edhe bartës të vazhdimësisë së kujtesës dhe të trashëgimisë familjare.

Në aspektin simbolik, kjo gravurë përfaqëson kalimin e trashëgimisë historike. Nëse gravura e parë paraqiste fillimin e misionit të Skënderbeut përmes një shenje hyjnore, gravura e dytë tregon momentin kur ai, edhe pse ende nuk është protagonist i drejtpërdrejtë, bëhet trashëgimtari i një përgjegjësie historike. Kështu, ilustruesi ndërton një vazhdimësi logjike ndërmjet profecisë së Vojsavës dhe veprimit të ardhshëm të Skënderbeut.

Një aspekt që meriton vëmendje është fakti se kjo gravurë nuk përqendrohet te pushtimi osman, as te pengmarrja e djemve të Gjon Kastriotit. Ilustruesi zgjedh të paraqesë pikërisht çastin e vdekjes së babait. Kjo zgjedhje nuk është rastësore. Ajo synon të tregojë se historia e Skënderbeut nuk fillon me luftën, por me humbjen. Pikërisht kjo humbje shndërrohet në motivin që do të përcaktojë të gjithë jetën e tij politike dhe ushtarake.

Nga këndvështrimi ikonografik, kjo gravurë përbën hallkën lidhëse ndërmjet gravurës së parë dhe gjithë ciklit të mëvonshëm të betejave. Ajo mbyll fazën e origjinës dhe hap fazën e veprimit. Pas saj, Skënderbeu nuk është më vetëm biri i Gjon Kastriotit, por trashëgimtari i një principate të humbur dhe bartësi i detyrës për ta rikthyer atë.

Një pyetje që lind natyrshëm është nëse kjo gravurë është krijuar posaçërisht për botimin e vitit 1533 apo është përshtatur nga një model më i hershëm. Deri tani nuk kemi prova se ky kompozim është përdorur për ndonjë figurë tjetër historike. Përkundrazi, lidhja e tij me tekstin e Barletit dhe funksioni që zë në strukturën e veprës krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me një ilustrim të menduar posaçërisht për të shënuar një nga momentet më vendimtare të biografisë së Skënderbeut.

Përfundim

Gravura e vdekjes së Gjon Kastriotit nuk paraqet vetëm fundin e jetës së një princi shqiptar. Ajo simbolizon fundin e një epoke dhe fillimin e një misioni historik. Në logjikën ikonografike të botimit të Heinrich Steiner-it, kjo është gravura e trashëgimisë. Ajo lidh profecinë e lindjes së Skënderbeut me veprimtarinë e tij të ardhshme, duke e paraqitur heroin jo si një figurë të shkëputur nga e kaluara, por si vazhduesin legjitim të shtëpisë së Kastriotëve dhe të së drejtës së saj mbi Arbërinë.

III. Gravura e Vazhdimësisë

Martesa e Skënderbeut me Donikën – Bashkimi i dy shtëpive princërore shqiptare

Gravura që paraqet martesën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Donika Arianitin zë një vend të veçantë në programin ikonografik të botimit të Heinrich Steiner-it të vitit 1533. Ndryshe nga shumica e gravurave të veprës, të cilat dominohen nga skena lufte, rrethime qytetesh dhe beteja kalorësie, kjo gravurë paraqet një moment paqësor dhe ceremonial. Pikërisht për këtë arsye ajo fiton një rëndësi të veçantë, sepse zhvendos vëmendjen nga lufta drejt jetës politike dhe dinastike të Skënderbeut.

Në qendër të kompozimit qëndrojnë Skënderbeu dhe Donika Arianiti, të rrethuar nga fisnikë, dëshmitarë dhe pjesëtarë të oborrit. Ilustruesi nuk është përqendruar në hollësitë e ceremonisë martesore, por në solemnitetin e saj. Qëndrimi i figurave, organizimi simetrik i kompozimit dhe atmosfera e qetë krijojnë përshtypjen e një ceremonie princërore, të denjë për oborret e Evropës së shekullit XV.

Në rrëfimin e Marin Barletit, martesa e Skënderbeut me Donikën nuk paraqitet si një ngjarje private. Përkundrazi, ajo kishte një rëndësi të madhe politike. Donika ishte bija e Gjergj Arianit Komnenit, njërit prej princërve më të fuqishëm shqiptarë dhe aleatit më të rëndësishëm të Skënderbeut. Përmes kësaj martese u forcua aleanca ndërmjet dy shtëpive më të rëndësishme princërore të Arbërisë.

Ilustruesi e ka kuptuar mirë këtë dimension politik. Në gravurë nuk paraqitet thjesht bashkimi i një burri dhe një gruaje, por bashkimi i dy familjeve fisnike, që simbolizon unitetin politik të principatave shqiptare në një kohë kur vendi përballej me rrezikun osman.

Nga pikëpamja ikonografike, kjo gravurë është një ndër më origjinalet e gjithë ciklit. Ndryshe nga gravurat e betejave, ku kompozimet përsëriten shpesh me ndryshime minimale, këtu ilustruesi krijon një atmosferë krejt tjetër. Nuk ka kuaj, armë, flamuj apo skena përleshjesh. Në vend të tyre dominojnë qetësia, rendi ceremonial dhe dinjiteti i figurave.

Një element i rëndësishëm është mënyra se si paraqitet vetë Skënderbeu. Ai nuk shfaqet si komandant ushtarak në fushën e betejës, por si princ evropian. Veshja, qëndrimi dhe vendosja e tij në qendër të kompozimit synojnë ta paraqesin si sundimtar legjitim, të barabartë me princërit e tjerë të Evropës. Kjo ishte një nga idetë kryesore të Barletit, i cili përpiqej ta vendoste Skënderbeun në të njëjtin rang me sundimtarët më të shquar të kohës.

Po aq domethënëse është edhe figura e Donikës. Edhe pse Barleti nuk ndalet gjatë në përshkrimin e saj, ilustruesi i jep një vend qendror në kompozim. Ajo nuk paraqitet vetëm si bashkëshorte e Skënderbeut, por si përfaqësuese e shtëpisë së Arianitëve. Në këtë mënyrë gravura fiton një dimension dinastik: ajo paraqet vazhdimësinë e familjes Kastrioti dhe të aleancës së saj politike.

Në kuptimin simbolik, kjo gravurë përfaqëson vazhdimësinë. Nëse gravura e vdekjes së Gjon Kastriotit shënonte kalimin e trashëgimisë te brezi i ri, martesa e Skënderbeut paraqet sigurimin e vazhdimësisë së kësaj trashëgimie. Përmes Donikës dhe më vonë lindjes së Gjon Kastriotit II, dinastia Kastrioti fiton një vazhdimësi biologjike dhe politike.

Një aspekt që tërheq vëmendjen është fakti se ilustruesi ka zgjedhur pikërisht këtë episod për ta përfshirë në mesin e 106 gravurave të botimit. Nëse qëllimi do të kishte qenë vetëm paraqitja e luftërave, martesa mund të ishte lënë jashtë. Përfshirja e saj dëshmon se programi ikonografik nuk synonte të paraqiste vetëm heroin ushtarak, por edhe princin, burrin e shtetit dhe themeluesin e një dinastie.

Nga këndvështrimi i historisë së artit, kjo gravurë përbën një ndër dëshmitë më të qarta se ilustruesi nuk ka ndërtuar vetëm një kronikë të ilustruar të betejave. Ai ka krijuar një biografi vizuale të Skënderbeut, ku momentet vendimtare të jetës personale vendosen në të njëjtin nivel me fitoret ushtarake. Kjo përputhet plotësisht me idealin humanist të Rilindjes, sipas të cilit madhështia e një princi nuk matet vetëm me sukseset në luftë, por edhe me aftësinë për të ndërtuar shtetin, për të krijuar aleanca dhe për të siguruar vazhdimësinë e dinastisë.

Përfundim

Martesa e Skënderbeut me Donikën nuk paraqitet në këtë gravurë si një ngjarje private, por si një akt me rëndësi të madhe politike dhe historike. Përmes saj, ilustruesi simbolizon bashkimin e dy prej shtëpive më të fuqishme princërore shqiptare dhe paraqet Skënderbeun si sundimtar legjitim, pjesë të botës princërore evropiane. Në strukturën ikonografike të botimit të Heinrich Steiner-it, kjo është gravura e vazhdimësisë, sepse garanton jo vetëm vazhdimin e dinastisë Kastrioti, por edhe vazhdimësinë e idealit politik për të cilin luftoi Skënderbeu.

IV. Gravura e Përjetësimit

Skënderbeu në shtratin e vdekjes – Përmbyllja e misionit historik

Gravura që paraqet Skënderbeun në shtratin e vdekjes përbën përmbylljen e programit ikonografik të botimit gjerman të Heinrich Steiner-it (Augsburg, 1533). Nëse gravura e parë hapte ciklin me një vegim profetik, kjo gravurë e mbyll atë me largimin e heroit nga jeta tokësore. Midis këtyre dy skajeve zhvillohet e gjithë biografia e ilustruar e Skënderbeut.

Kompozimi paraqet Skënderbeun të shtrirë në shtrat, i rrethuar nga bashkëluftëtarët dhe njerëzit më të afërt. Ndryshe nga gravurat e shumta të betejave, ku mbizotërojnë lëvizja, armët dhe dinamika, këtu mbretërojnë qetësia dhe solemniteti. Nuk kemi më përplasjen e ushtrive, por heshtjen e një çasti vendimtar, kur një epokë po merr fund.

Në rrëfimin e Marin Barletit, vdekja e Skënderbeut nuk paraqitet si fundi i një njeriu të zakonshëm. Ajo shndërrohet në një ngjarje me përmasa politike dhe kombëtare. Edhe në çastet e fundit të jetës, Skënderbeu nuk mendon për veten, por për Arbërinë, për bashkëluftëtarët e tij dhe për fatin e vendit pas vdekjes së tij. Pikërisht këtë ide përpiqet të përcjellë edhe autori i gravurës.

Një element që bie menjëherë në sy është qëndrimi i figurave përreth shtratit. Ato nuk shfaqen të përfshira nga dëshpërimi, por të mbledhura me dinjitet dhe respekt. Atmosfera nuk ka karakter tragjik, por ceremonial. Kjo zgjedhje artistike nuk është rastësore. Ilustruesi synon ta paraqesë Skënderbeun jo si një hero të mundur nga vdekja, por si një princ që e përfundon me dinjitet misionin e tij historik.

Nga pikëpamja ikonografike, gravura mbështetet në një motiv shumë të njohur të artit mesjetar dhe të Rilindjes: shtrati i vdekjes së princit. Megjithatë, ilustruesi nuk e përdor këtë motiv vetëm për të paraqitur fundin biologjik të jetës. Ai e shndërron atë në një skenë testamentare. Në këtë kuptim, shtrati nuk është vetëm vendi ku përfundon jeta e heroit, por edhe vendi prej të cilit ai lë amanetin politik dhe moral për brezat që do ta pasojnë.

Nëse gravura e vdekjes së Gjon Kastriotit simbolizonte kalimin e trashëgimisë nga një brez te tjetri, gravura e vdekjes së Skënderbeut paraqet kalimin e trashëgimisë nga një njeri te një popull. Misioni nuk përfundon me vdekjen e tij; ai u besohet bashkëluftëtarëve dhe brezave të ardhshëm. Pikërisht kjo ide përbën thelbin e simbolikës së kësaj gravure.

Nga këndvështrimi artistik, kjo është një nga gravurat më të përpunuara të gjithë botimit. Kompozimi është i qetë, figurat janë të vendosura në mënyrë harmonike dhe qendra e vëmendjes mbetet gjithmonë figura e Skënderbeut. Edhe pse ai paraqitet i sëmurë dhe i shtrirë, ilustruesi nuk e zbeh autoritetin e tij. Përkundrazi, ai vazhdon të dominojë të gjithë skenën. Ky trajtim përputhet plotësisht me mënyrën se si Barleti ndërton figurën e Skënderbeut në kapitujt e fundit të veprës së tij.

Një aspekt që meriton vëmendje është edhe funksioni i kësaj gravure në tërësinë e ciklit ikonografik. Nëse do të mungonte kjo skenë, rrëfimi vizual do të mbetej i papërfunduar. Përmes saj, ilustruesi i jep fund jo vetëm jetës së Skënderbeut, por edhe gjithë programit ikonografik të botimit. Ajo është pika kulmore ku ndërthuren historia, simbolika dhe ideali humanist i princit të krishterë.

Ashtu si edhe në gravurat e tjera biografike, nuk disponojmë dëshmi se ky kompozim është përdorur më parë për ndonjë figurë tjetër historike. Përkundrazi, lidhja e tij e drejtpërdrejtë me tekstin e Barletit dhe vendi që zë në strukturën e veprës krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me një gravurë të konceptuar ose të paktën të përshtatur posaçërisht për këtë botim. Edhe pse kjo mbetet një hipotezë pune, ajo mbështetet në analizën e deritanishme të ciklit ilustrues dhe në mungesën e një tradite ikonografike të ngjashme në botimin e parë latin të Barletit.

Përfundim

Skënderbeu në shtratin e vdekjes nuk paraqitet në këtë gravurë si një njeri i mposhtur nga fundi i jetës, por si një princ që përmbush deri në fund detyrën e tij historike. Në strukturën ikonografike të botimit të Heinrich Steiner-it kjo gravurë përfaqëson përjetësimin. Ajo nuk simbolizon fundin e figurës së Skënderbeut, por shndërrimin e tij nga personazh historik në figurë të kujtesës kolektive evropiane. Për këtë arsye, ajo përbën kulmin e gjithë programit ikonografik të botimit të vitit 1533 dhe mbyll me dinjitet ciklin biografik të heroit shqiptar.

Përfundim

Analiza e gravurave të botimit gjerman të veprës së Marin Barletit, botuar nga Heinrich Steiner në Augsburg më 1533, tregon se ky botim përfaqëson shumë më tepër sesa një përkthim të thjeshtë të tekstit në gjuhën gjermane. Përmes një cikli prej 106 gravurash në dru, rrëfimi historik i Barletit u shndërrua në një program të mirëfilltë ikonografik, i cili e paraqiti figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në një formë të kuptueshme dhe tërheqëse për publikun evropian të shekullit XVI.

Analiza e ciklit ilustrues tregon se një pjesë e gravurave, veçanërisht ato të betejave, rrethimeve dhe kampeve ushtarake, mbështeten në kompozime tipologjike të ripërdorura nga punishtja e Heinrich Steiner-it. Në të kundërt, gravurat me karakter biografik dhe ceremonial paraqesin një lidhje shumë më të ngushtë me tekstin e Barletit dhe krijojnë përshtypjen se janë konceptuar ose përshtatur posaçërisht për këtë botim. Kjo hipotezë mbështetet në analizën ikonografike të gravurave dhe në krahasimin me botimin e parë latin të veprës së Barletit, i cili nuk përmban një cikël ilustrimesh, por vetëm portretin e Skënderbeut.

Në këtë studim u analizuan katër gravura, të cilat, sipas mendimit tonë, përbëjnë boshtin ikonografik të jetës së Skënderbeut: ëndrra profetike e Vojsavës, vdekja e Gjon Kastriotit, martesa e Skënderbeut me Donikën dhe Skënderbeu në shtratin e vdekjes. Të marra së bashku, këto gravura nuk paraqesin vetëm katër episode të jetës së heroit, por ndërtojnë një cikël të plotë biografik që fillon me paralajmërimin e misionit të tij, vazhdon me trashëgiminë dhe vazhdimësinë dinastike dhe përfundon me përjetësimin e figurës së tij në kujtesën historike.

Nga kjo analizë del në pah se botuesi Heinrich Steiner dhe rrethi artistik i Augsburgut nuk synuan të krijonin ilustrime dokumentare të ngjarjeve historike, por një interpretim artistik të rrëfimit të Barletit, të mbështetur në idealet humaniste të Rilindjes gjermane. Përmes këtij programi ikonografik, Skënderbeu paraqitet jo vetëm si komandant fitimtar, por edhe si princ legjitim, burrë shteti, diplomat dhe mbrojtës i krishterimit.

Prandaj, botimi i Augsburgut i vitit 1533 duhet të vlerësohet si një nga monumentet më të rëndësishme të ikonografisë së hershme skënderbegiane dhe si një dëshmi e mënyrës se si figura e Skënderbeut u interpretua dhe u përhap në kulturën evropiane të shekullit XVI.

Duda Jebovlja dhe orgazma që u shpall rrezik profesional i shkallës më të lartë

Shkruen e knon: Lirim Patrioti
______
(Satirë në shqip dhe serbisht)
Sot në mëngjes, fqinji im më i dashur, Ajaz Ashkalija, më pyeti:
— Më thuaj, të lutem, a ekziston në botë ndonjë grua që ka vdekur duke kalëruar mbi penis, dhe atë vetëm sepse gjatë orgazmës e ka lakuar dhe përdredhur belin më shumë sesa që i lakon dhe përdredh shelgu degët e tij, gjatë stuhisë së shkallës më të lartë?
E shikova dhe i thashë:
— Natyrisht që kam dëgjuar!
Quhej Duda Jebovolja dhe ishte me origjinë nga Bijelo Polja.
Thuhet se ishte e vetmja vdekje në atë krahinë për të cilën familjarët, gjatë varrimit, nuk dinin çfarë të bënin.
Disa donin të qanin.
Të tjerët mezi përmbaheshin që të mos shpërthenin në të qeshura.
Ndërsa të tretët konstatuan me urtësi:
„Të paktën gruaja shkoi në xhenetin e Allahut të Dashurisë së Zjarrtë, me buzëqeshje në fytyrë.“
Mjekët e përcaktuan shkakun e vdekjes.
Nëpunësi i gjendjes civile e regjistroi në mënyrë të rregullt ndryshimin në librin amë.
Ndërsa Ministria e Kulturës së Nxehtë Seksuale të Boshnjakëve të Sanxhakut, menjëherë e formoi një Komision për hetimin e rastit.
Komisioni e kishte vetëm një pyetje:
Pse rahmetli Duda e kishte marrë degën e shelgut si modelin më të përsosur profesional për lakimin dhe përdredhjen e belit?
Dhe pse, në përpjekje për ta tejkaluar elasticitetin e shelgut, e kishte lakuar dhe përdredhur shtyllën kurrizore më shumë sesa që lejonte ligji seksual i krishterë?
Komisioni punoi për tre muaj.
U konsultua me mjekun, me nëpunësin e gjendjes civile, me dy specialistë të shelgjeve dhe me një profesor të kulturës seksuale.
Madje u konsultua edhe me një burrë që pretendonte se të gjitha këto i kishte parë më parë te fqinja e tij.
Në fund, Komisioni nxori këtë përfundim historik:
„Orgazma e shkallës më të lartë mund të përbëjë kënaqësi të shkallës më të lartë, por edhe rrezik profesional të shkallës më të lartë.“
Që nga ajo ditë, në atë krahinë, orgazma nuk konsiderohet më vetëm si çështje dashurie.
Por edhe si rrezik profesional i shkallës më të lartë, në vendin e punës.
DUDA JEBOVOLJA I ORGAZAM KOJI JE PROGLAŠEN PROFESIONALNIM RIZIKOM NAJVIŠEG STEPENA
Autor : Lirim Gashi
Jutros me moj najdraži komšija, Ajaz Aškalija, upita:
— Reci mi, molim te, postoji li na svijetu ijedna žena koja je umrla jašući penis, i to samo zato što je tokom orgazma savijala i uvijala struk više nego što vrba savija i uvija svoje grane za vrijeme oluje najvišeg stepena?
Pogledao sam ga i rekao:
— Naravno da sam čuo!
Zvala se Duda Jebovolja i bila je porijeklom iz Bijelog Polja.
Kažu da je to bila jedina smrt u tom kraju zbog koje rodbina tokom sahrane nije znala šta da radi.
Jedni su htjeli da plaču.
Drugi su se jedva suzdržavali da ne prasnu u smijeh.
A treći su mudro zaključili:
„Barem je žena otišla u džennet Allaha ljubavi, sa osmijehom na licu.“
Ljekari su utvrdili uzrok smrti.
Matičar je uredno registrovao promjenu u matičnoj knjizi.
A Ministarstvo Vrele Seksualne Kulture Bošnjaka Sandžaka odmah je formiralo Komisiju za istragu slučaja.
Komisija je imala samo jedno pitanje:
Zašto je pokojna Duda uzela vrbovu granu kao savršen profesionalni model za savijanje i uvijanje struka?
I zašto je, u pokušaju da nadmaši elastičnost vrbe, savila i uvila kičmeni stub više nego što je dopuštao hrišćanski seksualni zakon?
Komisija je radila tri mjeseca.
Konsultovala se s ljekarima, matičarem, dvojicom stručnjaka za vrbe i jednim profesorom seksualne kulture.
Čak se konsultovala i s jednim čovjekom koji je tvrdio da je sve to već ranije vidio kod svoje komšinice.
Na kraju je Komisija donijela istorijski zaključak:
„Orgazam najvišeg stepena može predstavljati užitak najvišeg stepena, ali i profesionalni rizik najvišeg stepena.“
Od tog dana, u tom kraju, orgazam se više ne smatra samo pitanjem ljubavi.
Nego i profesionalnim rizikom visokog stepena na radnom mjestu.

Kosova nuk ka më kohë për eksperimente – koha për një qeveri të kompetencës, përgjegjësisë dhe unitetit kombëtar

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Kosova po kalon një nga periudhat më të ndërlikuara të shtetndërtimit të saj. Bllokadat institucionale, polarizimi politik, ritmi i pamjaftueshëm i zhvillimit ekonomik, emigrimi i të rinjve dhe rënia e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve kanë krijuar një gjendje që kërkon reflektim dhe veprim të përgjegjshëm. Në një kohë kur rajoni dhe bota po ndryshojnë me shpejtësi, Kosova nuk ka më luksin të humbasë kohë me eksperimente politike.
Qeverisja e një shteti nuk është një provë politike, por një përgjegjësi e madhe kombëtare. Ajo kërkon vizion, dije, përvojë, integritet dhe aftësi për të marrë vendime në interes të qytetarëve. Institucionet shtetërore nuk duhet të shërbejnë si vende shpërblimi për militantët partiakë, por si mekanizma që drejtohen nga njerëzit më të aftë dhe më të përgatitur.
Një nga problemet që është diskutuar vazhdimisht në debatin publik është perceptimi se në shumë raste besnikëria partiake ka pasur më shumë peshë sesa profesionalizmi. Kur meritokracia zëvendësohet nga emërimet politike, pasojat ndihen në ekonomi, arsim, shëndetësi, administratë publike dhe në cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Humbësi më i madh është vetë shteti.
Përballë kësaj gjendjeje, Kosovës i nevojitet një kthesë e re politike. Vendi ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, e ndërtuar mbi bazën e kompetencës, përvojës dhe përgjegjësisë, ku të angazhohen kuadrot më të mira nga të gjitha subjektet parlamentare. Një qeveri e tillë nuk do të ishte fitore e një partie ndaj tjetrës, por fitore e Republikës së Kosovës.
Një qeveri gjithëpërfshirëse nuk nënkupton shuarjen e dallimeve politike. Përkundrazi, ajo nënkupton që, për çështjet madhore të shtetit, partitë të vendosin interesin kombëtar mbi interesin partiak. Demokracia nuk dobësohet nga kompromisi; ajo forcohet kur kompromisi bëhet në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.

Çfarë na mëson përvoja ndërkombëtare?

Demokracitë e zhvilluara kanë dëshmuar se në periudha krizash partitë politike kanë ditur të bashkëpunojnë për të mbrojtur interesin kombëtar. Qeveritë e bashkëpunimit kanë sjellë stabilitet institucional, kanë përshpejtuar reformat dhe kanë rikthyer besimin e qytetarëve.
Edhe Kosova sot përballet me sfida që kërkojnë të njëjtën pjekuri politike. Askush nuk mund t’i zgjidhë i vetëm problemet e vendit. Bashkëpunimi nuk është shenjë dobësie, por dëshmi e përgjegjësisë shtetërore.

Dhjetë prioritetet e një qeverie gjithëpërfshirëse

1. Rikthimi i funksionalitetit të plotë institucional dhe tejkalimi i bllokadave politike.
2. Qeverisje mbi bazën e meritës, me emërime profesionale dhe depolitizim të administratës publike.
3. Zhvillim ekonomik, mbështetje për sektorin privat, prodhimin dhe investimet vendore e të huaja.
4. Reformë cilësore në arsim, duke e lidhur shkollën dhe universitetin me tregun e punës dhe zhvillimin teknologjik.
5. Përmirësim i sistemit shëndetësor, me investime në infrastrukturë, pajisje dhe personel.
6. Luftë e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me institucione të pavarura dhe zbatim të barabartë të ligjit.
7. Forcim i partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duke përshpejtuar proceset integruese.
8. Thellim i bashkëpunimit kombëtar me Shqipërinë dhe me shqiptarët në rajon në ekonomi, arsim, kulturë dhe infrastrukturë.
9. Krijimi i perspektivës për rininë, përmes punësimit, arsimit cilësor dhe mbështetjes së sipërmarrjes.
10. Ndërtimi i një kulture të re politike, të bazuar në dialog, respekt, kompromis dhe përgjegjësi institucionale.
Një thirrje për përgjegjësi historike
Populli i Kosovës e fitoi lirinë dhe shtetin me sakrifica të jashtëzakonshme. Prandaj ai meriton institucione funksionale, qeverisje profesionale dhe vendimmarrje që udhëhiqet nga interesi publik.
Ka ardhur koha që klasa politike të dëshmojë pjekuri, urtësi dhe përgjegjësi historike. Qytetarët nuk presin më konflikte të pafundme dhe retorikë përçarëse. Ata presin zhvillim ekonomik, vende pune, arsim cilësor, shëndetësi moderne, sundim të ligjit dhe një shtet që ecën përpara.
Historia nuk do t’i gjykojë liderët politikë nga numri i debateve apo i akuzave që kanë shkëmbyer, por nga aftësia e tyre për të ndërtuar marrëveshje në dobi të Republikës së Kosovës.
Prandaj, koha e eksperimenteve duhet të marrë fund. Ka ardhur koha e kompetencës, e meritokracisë, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Vetëm një qeverisje që mbështetet në këto parime mund ta nxjerrë Kosovën nga krizat e përsëritura, ta përshpejtojë zhvillimin dhe t’u japë qytetarëve besimin se e ardhmja mund të ndërtohet me punë, dije dhe përgjegjësi.
Kosova nuk ka më kohë për eksperimente. Ajo ka nevojë për njerëzit më të mirë, për institucionet më të forta dhe për një vizion që e vendos shtetin mbi çdo interes tjetër.

Kosova ka nevojë për një President që buron nga drejtësia, jo nga pazaret partiake

0

Prof.dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë

Në ngërçin në të cilin gjendet Kosova rreth zgjidhjes së Presidentit të ardhshëm, një pyetje që ma zgjon kureshtjen sociologjike është edhe ajo se sa do të ishte profitabile për interesat e shtetit dhe kombit në përgjithësi, nëse në postin e Presidentit/es do të mund të përzgjidhej një gjyqtar/e i/e dëshmuar dhe me përvojë apolitike?

E bëj këtë pyetje, ngase, në kushtet e një polarizimi të lartë politik që po mbretëron gati dy vite të tëra, zgjedhja e një Presidenti/eje me profil të dëshmuar gjyqësor dhe apolitik do të mund, përveç tjerash, të shërbejë edhe si një mekanizëm adekuat për rritjen e besimit institucional, forcimin e kulturës kushtetuese, si dhe uljen e perceptimit të kapjes partiake të shtetit. Në këtë kontekst, kujtoj se zgjidhja, jo ideale por reale, gjithsesi do të ishte sikur ky post të “pushtohej” nga ndonjë personalitet i sferës së drejtësisë. Këtu aludimi im ka të bëjë me ndonjë gjyqtar apo gjyqtare që në jetën e tij/saj ka një kapital të duhur moralo-politik.

Tani, nëse nisim t’i numërojmë disa cilësi apo parametra sociologjikë, e padyshim edhe disa juridikë, pse jo edhe moralë e meritokratikë, për një tip gjyqtari/e apolitik/e dhe të dëshmuar në rrethanat kosovare, midis shumë syresh, në gjykimin tim do të apostrofoja:

Së pari, kriterin apo parametrin sociologjik të neutralitetit politik, që në rrethanat tona mendoj se ka individë të tillë, të cilët me historikun dhe përvojën e tyre profesionale, por edhe me indiferencën ndaj subjekteve aktuale politike, kanë mbajtur dhe ushtruar një “distancë” të konsiderueshme ndaj proceseve dhe zhvillimeve politike të vendit në dy dekadat e fundit. Duhet thënë se ky kriter është i ndërlidhur shumë ngushtë me integritetin moral, ngase Kosova nuk është aq e madhe, pra një “xhungël” sociale, ku nuk ia njohim aq sa duhet njëri-tjetrit reputacionin dhe etikën profesionale, të ushtruar dhe filtruar përmes mekanizmave juridikë.

Së dyti, kriteri apo parametri që mendoj se është shumë i rëndësishëm për postin e Presidentit/es është ai i legjitimitetit profesional. Këtu qartazi i kuptojmë dhe i vlerësojmë si vendimet e marra në karrierën e tij/saj, të cilat doemos do të jenë vlerësuar e bazuar në ligj dhe jo në interesat e grupeve dhe klaneve të caktuara partiake, ashtu edhe kapitalin e autoritetit dhe profesionalizmit, qoftë në situata menaxhuese apo në pjesëmarrje aktive në procesin e shtetndërtimit të Republikës.

Së treti, po mendoj për një kriter po ashtu kredibil e të rëndësishëm, që, kur të merren parasysh rrethanat në të cilat u krijua shteti i Kosovës, ka peshë të madhe dhe meriton të apostrofohet si i tillë. Ai ka të bëjë me aftësinë për t’u rezistuar presioneve, qofshin ato partiake, ideologjike apo të klaneve të fuqishme që u fuqizuan pas luftës, pastaj grupeve të interesit dhe ndikimeve ndërkombëtare, kur ato bien ndesh me rendin kushtetues të Republikës.

Përveç këtyre, por edhe kritereve të tjera që do të duhej ta “qëndisnin” xherdanin e Presidentit/es së ardhshëm, mendoj se do të duhej të renditeshin edhe disa, si të themi, “nënkritere” shtesë, të cilat, pa asnjë dyshim, vetëm sa do ta fisnikëronin rolin e tij/saj të ardhshëm. Ndër këto “nënkritere” do të numëroja një rejting modest të besimit publik, në mënyrë që figura apo personi që vjen me prapavijë dhe natyrë juridike vërtet të përfaqësojë ekskluzivisht neutralitet ideologjik e partiak, e jo interesat e ndonjë kampi politik apo oligarkik.

Po ashtu, mendoj se në këtë skemë të “nënkritereve” duhet ngjizur edhe aftësia, por edhe kujdesi, që ky President/e të dijë të flasë, pra të komunikojë me publikun dhe subjektet aktuale politike përmes vendimeve dhe argumenteve juridike, duke shmangur retorikën politike. Kështu, ky tip kandidati/eje, në gjykimin tim sociologjik, do ta përmbushte edhe “nënkriterin”, apo cilësinë e nevojshme për lidership shtetëror të Republikës, që është aftësia për të mos zgjuar dyshime për vendimmarrjet e tij/saj te subjektet aktuale politike.

Pra, do të mund të numëronim edhe kritere, parime e “nënkritere” të tjera shtesë lidhur me përzgjedhjen e një Presidenti/eje konsensual/e, që, në një mënyrë, do ta ashpërsonin diskursin e përzgjedhjes në këtë post, ende, në gjykimin tim, formal. Por shpresoj që, në një të ardhme jo fort të largët, me një reformë të zgjeruar zgjedhore, roli i Presidentit/es do të fuqizohet me kompetenca shtesë, në mënyrë që i njëjti të zgjidhet drejtpërdrejt përmes votës qytetare, e jo kompromiseve (lexo: “pazareve”) partiake. Sepse pikërisht kjo mënyrë do ta bënte figurën e këtij posti edhe më të pranueshme, por edhe faktor unifikues në periudhën në të cilën duhet të përfundojë tranzicioni i stërzgjatur…

Bekim Halimi, “mos i ha foret e Olsit”, se mund të përfundosh edhe më keq se Non Grata

0
Për Olsin e kombit të sulltan MahMutit:
Nuk ka “imam i kombit” në shtetet laike (sekulare). Sepse kombi është organizim politik shtetërore dhe brenda shtetit ka besime dhe grupe religjioze të ndryshme.
Olsi, ia ke huç!
I nderuar Bekir Halimi, po ju drejtohem si bashkëqytetar, që jemi të barabartë para ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju pranoj si mysliman të sektit Hanefi, por kur do të keni ju guximin të pranoni imamin e shqiptarëve të sektit të Rilindjes Shqiptare dhe ta lini Shqipërinë të qetë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian?
Pendohuni, kërkoni falje nga shteti shqiptar, sepse akuzuesi juaj Olsi Jazexhi ju jep titullin Haxhi Qamil, kështu që mund të përfundoni edhe më keq se Non Grata.
Është fakt që ju flisni shqip, por me ligjerime u drejtoheni myslimanëve të sektit Hanefi me hadithe, e jo me Kuran. Ju jeni një grup religjioz, pavarësisht se mendoni se jeni shumicë absolute. Kjo ndjenjë e juaja është vetëmashtrim dhe Shqipëria është një shtet shqiptar me fe shqiptare, kështu që duhet të mësoni ta respektoni këtë rregull.
Mos na lodh me Gaza, free Palestina, sepse nuk të pyet zoti yt për asnjërën, kthe gishtin nga vetja dhe interesohu për bashkësinë tënde të kombit të Sulltan MahMutit në lagjet e getoizuara të Shkupit që jetojnë në kushte të vështira.
Lexonie postimin tim 25 shtator 2025
Info:
Une i kisha pajtuar, por me nje kusht: Me pranuar se fjala “FE” eshte e shqipes dhe me u kthye ne Kuran te dy palet, me pranuar se Kurani fillon me BSM, e jo me FE.
Tjetra, palet ne konflikt me pranuar se nuk ka emer “Allah” ne Kuran, por eshte ILAH. Me pranuar se zotit te tyre ia kane ngatrruar germat!
Dhe kerkesa e fundit dhe vendimtare eshte: Palet ne konflikt me pranuar se “FEJA E SHQYPTARIT ASHT SHQYPTARIA” dhe te kjo FE palet jane te siguruar dhe liria e tyre e besimit eshte e garantuar me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
Te tjerat, kush merr dollare, me shume a me pak, jane te parendesishme, derisa palet do te zotohen se do te punojne per kuazen shqiptare dhe nuk do te shiten te armiqte e shqiptareve, te aleanca ruso-serbo-turke.
Me poshte e keni linkun ku Olsi Jazexhi i akuzon (me nje link nga Wiki O.J.) si agjente te zionizmit disa hoxhallare nga Maqedonia, sic jane Bekir Halimi, Sadulla Bajrami, gje qe jane vetem thashetheme, por jo te verteta, nuk ka prova!!!
Kush nuk e ka qejf Lekun, te gjithe… POR JO ME DEMTUAR INTERESAT SHTETRORE TE PERANDORISE SHQIPTARE!!!

Piramidat, këto kryevepra të mendjes njerëzore, u ndërtuan nga një qytetërim që ekzistonte shumë kohë para ardhjes së Islamit

0
Pse është e njohur Egjipti sot? Vetëm për piramidat dhe tempujt e tij monumentalë! Këto kryevepra u ndërtuan nga një qytetërim që ekzistonte shumë kohë para ardhjes së Islamit. Por le të bëjmë pyetjen vendimtare: pas imponimit të Islamit, për çfarë u bë i njohur Egjipti në rrafshin e arritjeve të mëdha kulturore dhe monumentale? Për asgjë.
Për zbrazëti totale.
Faktet flokë për flokë tregojnë të vërtetën: gjatë shekujve të sundimit islamik, vendasit dhe sundimtarët nuk treguan asnjë interes shkencor për trashëgiminë faraonike. Përkundrazi, veshja e jashtme e piramidave u zhvesh plotësisht për t’u përdorur si gurëgërmudhë për ndërtimin e xhamive dhe kalave në Kajro, pasi këto monumente konsideroheshin relikte të mbrapshta të Jahilijas (kohës së padijes).
Kulmi i ironisë historike është se egjiptianët e islamizuar nuk i deshifruan kurrë hieroglifët e tyre.
Ajo që u quajt “zbulim” erdhi falë perëndimorëve: ekspedita e Bonapartit gjeti Gurin e Rozetës në vitin 1799, dhe francezi Jean-François Champollion e lexoi atë në 1822. Ishte kurioziteti shkencor i Perëndimit që ringjalli historinë e Egjiptit të vjetër, ndërsa shekujt e rendit teokratik kishin lënë pas vetëm indiferencë, shkatërrim dhe harresë.

Disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara me një qasje akademike dhe të bazuara në aksioma logjike

0
Ja disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara me një qasje akademike dhe të bazuara në aksioma logjike.
Islami përdor një kalendar vetëm hënor (rreth 354 ditë), pa u përshtatur me ciklin diellor. Si pasojë, muajt – si Ramazani – lëvizin çdo vit dhe bien në stinë të ndryshme. Doktrina islame thotë se ky sistem është vendosur nga vetë Krijuesi i universit.
Nga një këndvështrim kritik, kjo ngre një pyetje logjike. Jeta dhe mbijetesa e njerëzimit varen nga cikli i Diellit: stinët, bujqësia, mbjellja dhe korrja. Një kalendar që nuk lidhet me ciklin diellor nuk mund të përdoret për të planifikuar punët bujqësore apo ciklet natyrore. Askush nuk mund të vendosë kohën e mbjelljes ose të korrjes vetëm duke ndjekur Hënën.
Sipas kësaj analize, ky kalendar duket se është përshtatur më shumë për një shoqëri nomade të shkretëtirës, e cila jetonte nga tregtia dhe lëvizja, sesa për një qytetërim bujqësor. Prandaj, argumentohet se një Krijues universal, i cili ka vendosur ligjet e natyrës dhe të astronomisë, nuk do të zgjidhte një sistem matjeje të kohës që nuk merr parasysh ciklin e Tokës rreth Diellit.

“Kryengritja myslimane” në rrjetet sociale pas shpalljes Non Grata të dy personave nga Maqedonia

0
____
Pas shpalljes non grata të dy personave nga Maqedonia, islami politik mori dhenë në mediat sociale. U vërejt një mobilizim i plotfuqishëm i kësaj makinerie të palodhshme. Brenda natës, qindra persona u zgjuan analistë si komando të rënë me parashuta nga qielli, historianë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, që ankoheshin për padrejtësitë që shteti
shqiptar i Ramës po u bënte myslimanëve të pafajshëm.
Një gjë që më bëri shumë përshtypje ishte një poster i sajuar me AI, ku pretendohej se gjatë luftës në Kosovë Serbia kishte shkatërruar 266 xhami dhe 0 kisha, kishte vrarë 32 hoxhallarë dhe 0 priftërinj, ndërsa UÇK-ja paskësh pasur 300 hoxhallarë veteranë dhe asnjë prift. Përderisa Shoqata e Veteranëve të Luftës nuk është në gjendje t’i konfirmojë këto pretendime të islamistëve, kjo nuk i pengon aspak ata të përdorin recetën e vjetër gebelsiane: “Përsërite gënjeshtrën pafund derisa ajo të pranohet si e vërtetë.”
Po, Serbia gjatë luftës së Kosovës ka djegur edhe xhami, ashtu siç pretendoni, por për çdo xhami ka djegur mijëra shtëpi. Sot ky fakt përdoret nga islami politik si argument për t’i shpallur xhamitë vatra të lëvizjes shqiptare për liri dhe pavarësi, gjë që s’ka të bëjë fare me realitetin. Serbisë i leverdiste t’i shkatërronte xhamitë atëherë dhe t’i ndërtojë tani për dekorin e saj propagandistik. Kishte nevojë ta paraqiste luftën si një betejë kundër fundamentalizmit dhe terrorizmit islamik në zemër të Evropës, e jo kundër shqiptarëve që kërkonin lirinë në trojet e tyre të pushtuara nga serbët.
Milosheviqi u thoshte amerikanëve: “Pse po kundërshtoni? Unë po i vras shqiptarët për ju, po bëj punën që do të duhej ta bënit ju.” Mbase aludonte se amerikanët kishin mbetur te mendësia e gjeneralit famëkeq George Armstrong Custer, i cili thoshte se “një indian i mirë është një indian i vdekur”. Më pas kjo thënie u përshtat nga serbët për shqiptarët: “Dobar Šiptar, mrtav Šiptar.”
“Ehhh, kur ne digjnim xhamitë, ju na bombarduat. U treguat të dobët. Bombarduat vëllezërit tuaj të krishterë. Tani mbajeni me shëndet, korrni atë që mbollët. Pas largimit të ushtrisë sonë nga Kosmeti, Kosova ndërtoi mbi një mijë xhami. Salafizmi dhe vehabizmi janë në kulm. Kosova e shqiptarcave u bë rekordmene për pjesëmarrës në ISIS. Ju paralajmëruam, por nuk dëgjuat. Evropën e vratë me dorën tuaj. Gjithmonë ju kemi thënë se shqiptarët nuk kanë aftësi të ndërtojnë shtet. Ju kemi thënë se janë ardhacakë nga Kaukazi, fise, siç i quajmë ne, ‘plemiça’, të sjella nga osmanët. Ju kemi thënë se janë njerëz me bisht, por ju nuk na besuat. Madje shkuat deri aty sa t’i shpallnit ilirë autoktonë. Dhe kulmi i kulmit, në filmin e fundit për Odisenë ia shoqëruat Itakën me polifoni nga Labëria. Mos vallë edhe Zeusin deshët t’ua bënit shqiptar, me tirq e plis?” Mirë që s’doli në skenë, se do të ishte më skandaloz se Helena e revizionuar. Po ku janë këta për tu shpallur autoktonë! Ajo pjesa që udhëheqin me fenë e tyre, vetë thonë se heroi i tyre Skenderbeu ishte serb, ‘nanën e kish pas shkinë’ ashtu siç pretendojmë ne. Ai luftoi tuqit për ta shpëtuar Serbine dhe Evropën, dhe ardhacakët shqiptarë s’kanë punë fare në këtë mesele. Ne serbët jemi “branitellat”, mbrojtësit e Evropës, jo ata.”
Paradoksi është ky: të njëjtat xhami që në vitin 1999 u shkatërruan nga Serbia për t’i thënë Perëndimit se po luftonte fundamentalistët, sot ndërtimi i shumtë i tyre shërben si dekor për propagandën serbe se atje ka vetëm frymë vehabiste dhe po ndërtohen vetëm xhami.

Vizitë e suksesshme Qëndresës heroike të Llapit për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

2
Nga: Saim Tahiraj
___
Shoqata Humanitare Kulturore “Sali Çeku” në Zvicër nga homazhet tradicionale pêr të përkujtuar qëndresen heroike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovês në vendlindjen e Heroit Sali Çeku në Deçan, sivjet ka nderuar luftën heroike të shqiptarëve në treven e Llapit.
Nën drejtimin e Ekrem Shehollit, nënkryetar i Shoqatës ” Sali Çeku” në Zvicer dhe me ndihmën e Këshillit organizativ në Podujevë, sivjet bënë vizita te shumica e veprimtarëve dhe luftëtarëve për liri e pavarësi në këtë komunë, pêr të pêrkujtuar dhe nderuar sakrificën deri në flijim të përsonaliteteve më emblematike që kontribuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Të udhëhequr nga kryetari i Shoqatës në Zvicer Saim Tahiraj bashkë me djemtë nga Deçani e Peja, Dinë Gashin, Muhamet Krasniqin, Rasim Gashin, Halil Shabanajn, e Shaban Morinën, ju bashkuan djemve të Llapit: Ekrem Shehollit, Agron Pajazitit, Ethem Ajetit, Fahrudin Muratit, Islam Visokës, Osman Shehollit, Hamdi Jahës, Zejnë Zejnullahut e Mehmet Breznices dhe tërë ditën me një Program të ngjeshur vizituan vendet e Qëndreses heroike në treven e Llapit.
Vizitën e nisën nga zyra e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpëtim Bulliqit, pasi kishin ngrënë mëngjesin nê resortin e njohur turistik të Llapit, ku u priten në fillim nga Këshilli organizativ me atdhetarët tjerë dhe familjarët e Ali Ajetit, Hakif Zejnullahut e Zahir Pajazitit, të cilët na shorëruan tërë ditën edhe përkundër një vape të madhe.
Ethem Ajeti edhepse ishte afër të 80 tave, pati vullnetin të qëndrojē me ne deri në darkën lamtumirëse në Orllan in e Zahir Pajazitit në brigjet e Liqenit të Batllavës.
Bashkë me kryetarin e Komunës bënë vizitë në qytetin e Podujevës ku nderuam dy figurat emblematike Dr. Ibrahim Rugovë e Adem Demaqin, pranë shtatoreve që zbukuronin sheshin e qytetit, të mbushur njerëz në këto ditë të pushimeve verore.
Pastaj ndaluan në qytet pranë permendorës së Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve që ranë me te Edmond Hoxhes, Akif Zejnullahut Zahir Pajazitit e Ilir Konushevcit dhe qëndrestarëve të tjerë të shenjëzuar nê rrugët e Podujevës.
Derisa kryetari, pas shoqêrimit në qytet ju kthy punës dhe veprimtarisë në komunë Shoqata vazhdoi në drejtim të treves së Llapit në pika tjera të shenjëzuara të qëndreses heroike llapjane.
Kryesia e Shoqatës ” Sali Çeku” vizitoi përmendoren e trimave Bahri e Fahri Fazli dhe të qëmdrestarëve të tjerë, për tu ndalur pranë lapidarëve të intelektualëve Enver Maloku e Xhemil Mustafa të vrarë pas lufra nga dora tradhëtare, fatkeqsisht të paidenrifikuar ende.
Një vizitë te të rënët në luftën heroike të organizuar mirë nga Zona operative e UÇK së në Llap, u mahnitën kur hynë në Muzeun e Z.O.LL. i rrallë në Kosovë dhe një dëshmi që Llapi Heroik din t i çmojë dhe nderojë vlerat sublime të luftës heroike. Ky Muze me artefaktet e shumta është një shembull që do të duhej të ndiqej edhe nga zonat tjera në Kosovë. Nga aty në vazhdim vizituan lapidarin e Afrim Zhitisë i njohur për qëndresen heroike në Llap.
Bashkë me Athem Ajetin e Islam Visokën undaluan edhe vizituan edhe vendin e shenjëzuar ku ka vepruar Çeta e lavdishme e Llapit dhe ka bërë qëndresen e saj heroike për të vazhduar viziten në vendlindjen e Hakif Zejnullahut e për ta përfunduar te Kulla e Zahir Pajazitit në Orllan.
Një ditë e lodhshme përmes vapës por e lavdishme, u njohën për së afërmi me Historinë e lavdishme të Llapit dhe gjografinë e qëndresës.
Ajo që që la mbresa nga kjo vizitë ishte:
– Qëndresa heroike e Llapit
– Fryma përbashkuese e këtyre qëndrestarëve,
– Mikpritja llapjane e njohur për trimëri, burrëri e heroizëm.
Shoqata ” Sali Çeku ” falenderoi për pritjen vëllazërore të llapjanëve dhe për familjarët e Heronjëve e dëshmoreve dhuroi librin ” Sali Çeku – veprimtaria oolitike dhe ushtarake” të akademikut Frashër Demaj dhe disa Mirënjohje me figurën e Sali Çekut.
Saim Tahiraj duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë, i ftoi Llapjanët që të jenë pjesë e këtyre vizitave në Deçan në vitet në vijim.

Artisti Sak Muji e falenderon kritikun e artit dhe Profesorin Hivzi Muharremi për vlerësimin e veprës së tij

0
Sak Muji është në foto me të burgosurin tjetër politik, Hydajet Hysenin.
I nderuari Profesor Dr. Hivzi Muharremi,
Nga zemra ju falënderoj për analizën tuaj të thellë, profesionale dhe njerëzore, kushtuar ekspozitës sonë “Me Pranga e pa to – Arti që mbijetoi burgun politik (1981–1990)”.
Për ne, kjo nuk ishte vetëm një ekspozitë arti. Ishte rikthim në kujtesën e atyre viteve kur prangat lidhnin duart, por nuk mund ta burgosnin mendimin, shpirtin dhe idealin për liri.
Ju, si studiues dhe kritik arti, arritët ta lexoni gjuhën e vizatimeve tona ashtu siç është: jo vetëm si krijimtari artistike, por si dokument i një kohe, si dëshmi e qëndresës dhe si trashëgimi shpirtërore e një brezi.
Në emrin tim, të bashkautorit Hydajet Hyseni, të këngëtarit të burgut Musli Kosumi, si dhe të gjithë ish-të burgosurve politikë që u gjetën pranë nesh në këtë ngjarje, ju shpreh mirënjohjen më të thellë.
Fjalët tuaja na japin forcë që kjo ekspozitë të mos mbetet vetëm në Pejë, por të vazhdojë në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Preshevë dhe në mbarë diasporën shqiptare.
Njëkohësisht, shpresojmë që institucionet e Republikës së Kosovës – Ministria e Kulturës, Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Burgu Muze – ta mbështesin ruajtjen e këtyre veprave, vizatimeve, këngëve, poezive, letrave dhe kujtimeve të burgut si pjesë të trashëgimisë sonë kombëtare.
Besoj se pas 45 vjetësh nga Pranvera e Madhe Studentore e vitit 1981 ka ardhur koha që kjo pasuri të mbrohet institucionalisht dhe t’u lihet brezave që vijnë.
Ju faleminderit që me penën tuaj e ngritët këtë ekspozitë në nivelin që ajo synon të jetë: jo vetëm art, por kujtesë, histori dhe përgjegjësi kombëtare.
Me respekt e mirënjohje,
Sak Muji
Bashkautor i ekspozitës “Me Pranga e pa to”
në emër të bashkautorit Hydajet Hyseni e Musli Kosumi dhe të gjithë krijuesve të qëndresës shqiptare (1981–1990).
***

Mbresa nga ekspozita: Arti që mbijetoi burgun politik (1981 – 1990)

Me rastin e ekspozitës artistike ndërkombëtare: ME PRANGA E PA TO VITH CHAINS OR NOT “Arti që mbijetoj burgun politik (1981 – 1990)”. Ekspozitë me 130 vepra  arti, të krijuara gjatë viteve të burgut politik dhe në periudhën pas lirisë, si dëshmi e qëndresës, kujtesës historike dhe fuqisë së artit për të mbijetuar. Ekspozita është realizuar nga dy autorë: Sak Muji dhe Hydajet Hyseni, kohë më parë në ambientet e Hamamit të Haxhi Beut në Pejë. Ekspozita ka zgjuar interesim të madh tek artdashësit e shumtë nga qytetet e Kosovës dhe nga qendrat tjera shqiptare ku pjesa dërmuese e tyre kanë qenë të burgosur nga kriminelet fashisoid serb të regjimit të Millosheviqit, të regjimit kriminel serbo-fashisoid.

Arti që mbijetoi burgun politik (1981–1990)” është një projekt artistik që tejkalon kufijtë e një ekspozite tradicionale.

Ajo është një hapësirë e kujtesës, një arkiv vizual, një dëshmi historike dhe një reflektim mbi natyrën e lirisë. Përmes 130 veprave të artit, ekspozita ndërton një rrëfim mbi individin që, edhe përballë privimit fizik të lirisë, ruan aftësinë për të krijuar dhe për të dëshmuar. Në këtë kuptim, prangat bëhen simbol i kufizimit të trupit, ndërsa arti simbol i lirisë së mendjes dhe shpirtit.

Ekspozita “Me Pranga e Pa to” nuk është vetëm një rrëfim për artin e krijuar gjatë viteve 1981–1990; ajo është një rrëfim për njeriun, lirinë dhe fuqinë e krijimit përballë shtypjes. Në një periudhë kur burgjet politike synonin të shuanin identitetin kombëtar dhe individual, arti mbeti forma më e fuqishme e rezistencës, kujtesës dhe shpresës.
Shtatë ciklet artistike të Sak Mujit, të shoqëruara me ciklet e Hydajet Hysenit, krijojnë një dialog të rrallë ndërmjet imazhit dhe kujtesës historike. Veprat nuk kufizohen në përshkrimin e vuajtjes; ato ndërtojnë një univers simbolesh ku prangat nuk janë vetëm objekte fizike, por metafora të kontrollit politik, ndërsa mungesa e tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht liri. Kjo dysi – me pranga dhe pa to – shtron pyetjen nëse njeriu mund të mbetet i robëruar edhe jashtë mureve të burgut, apo nëse arti mund ta çlirojë shpirtin edhe brenda qelisë.
Ciklet si Burgu Politik, Biografia, Arkitektura, Dizajni Kreativ, Mjeshtria dhe Mozaikët dëshmojnë një evolucion estetik që e tejkalon dokumentimin historik. Ato ndërtojnë një gjuhë vizuale ku fragmentet, teksturat dhe figuracioni simbolik ndërthuren për të artikuluar kujtesën kolektive. Veçanërisht mozaikët dhe kompozimet me motive njerëzore e organike krijojnë ndjesinë se historia nuk është e ngrirë, por vazhdon të jetojë në ndërgjegjen tonë.

Prania e dy autorëve krijon një hapësirë të shumëzëshme interpretimi. Përvojat e tyre individuale dhe mënyrat e ndryshme të artikulimit artistik bëhen pjesë e një narrative të përbashkët, ku historia shfaqet përmes perspektivave të ndryshme.

Ky dialog nuk duhet kuptuar si një bashkim mekanik i dy krijimtarive, por si një marrëdhënie konceptuale ku veprat komunikojnë, plotësojnë dhe sfidojnë njëra-tjetrën. Përmes këtij dialogu, ekspozita fiton një dimension më të gjerë, duke e zhvendosur vëmendjen nga historia individuale drejt një përvoje më të përgjithshme të një brezi dhe të një shoqërie.

Në këtë kuptim, ekspozita bëhet një hapësirë ku kujtesa nuk është monolog, por dialog.

Titulli i ekspozitës është një metaforë e fuqishme: prangat mund të kufizojnë trupin, por nuk mund ta burgosin imagjinatën. Pikërisht aty qëndron rëndësia e kësaj ekspozite. Ajo dëshmon se arti nuk është luks i kohëve të qeta, por domosdoshmëri në kohët e errëta. Ai bëhet dokument, protestë, kujtesë dhe akt i mbijetesës.
Në Hamamin e Haxhi Beut në Pejë, një hapësirë e mbushur me shtresa historie, këto vepra fitojnë një dimension të ri. Arkitektura historike dialogon me kujtesën vizuale të burgut, duke e shndërruar ekspozitën në një përvojë reflektuese mbi lirinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë për të mos harruar.
“Me Pranga e Pa to” është një ekspozitë që na kujton se historia nuk ruhet vetëm në arkiva e dokumente; ajo jeton edhe në vepra arti. Çdo vizatim, çdo mozaik dhe çdo simbol është një dëshmi se krijimtaria mbetet një nga format më të qëndrueshme të rezistencës njerëzore ndaj dhunës dhe harresës. Në këtë kuptim, ekspozita nuk flet vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen, duke na ftuar të mbrojmë lirinë si vlerën më të çmuar të shoqërisë.

Në këtë kuptim, veprat e ekspozitës funksionojnë në dy nivele të ndërthurura. Në nivelin e parë, ato bartin një përvojë personale, të lidhur me jetën, burgimin, vuajtjen dhe procesin e krijimit të autorëve. Në nivelin e dytë, ato tejkalojnë përvojën individuale dhe hyjnë në fushën e kujtesës kolektive.

Pikërisht këtu qëndron një nga vlerat kryesore të ekspozitës. Përvoja personale e autorëve nuk paraqitet si një histori e izoluar, por si pjesë e një konteksti më të gjerë historik. Veprat bëhen bartëse të një kujtese që lidhet me një periudhë të rëndësishme të historisë politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes artit, përvoja e individit kalon nga sfera private në atë publike. Ajo bëhet pjesë e një dialogu të hapur me shoqërinë dhe me brezat e rinj. Në këtë mënyrë, ekspozita kontribuon në procesin e ruajtjes së kujtesës historike dhe në krijimin e një kulture të përgjegjësisë ndaj së kaluarës.

Rëndësia e kësaj ekspozite qëndron pikërisht në aftësinë e saj për ta kthyer përvojën e dhimbshme në një akt krijues, kujtesën në një formë të qëndrueshme të dëshmisë dhe artin në një mjet të dialogut shoqëror.

Pejë, 05.08.2026