Agnes Gonxhe Bojaxhiu, para se të niset në misionin e saj të bëmirësisë nëpër botë, ku më vonë do të nihet si Nënë Tereza .
Gonxhe Bojaxhiu, Shkup






Florim Zeqa
Pas 23 dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, Parlamenti është kthyer në cirk tragjikomik për qytetarët, kurse foltorja në hollin e Kuvendit është kthyer në ‘foltore të parlamentit mediatik’, ku deputetët dhe liderët bllokues partiakë janë duke i shfrytëzuar mediat për debat jashtëparlamentar për të shfryer mllefin ndërpartiak për akuza të ndërsjella kundër njëri-tjetrit!
Parlamenti në shpinë të dreqit
Liderët partiakë dhe deputetët e të gjitha partive politike pa dallim, mezi presin të përfundojnë 3 minutat e punës së Kuvendit për të dalur në hollin e Kuvendit për t’iu drejtuar medieve për t’i ‘arsyetuar’ qëndrimet partiake për moskonstituimin e Kuvendit!
Secili lider partiak dhe secili deputet në mënyrën e vet e shesin patriotizmin e tyre fallso personal duke u thirrur në interesin e shtetit dhe nevojën e një konsensuesi ndërpartiak që vet po e rrënojnë në çdo 48 orë!
Këtë çasje rrënuese të Parlamentit më së miri e përshkroi veprimtari i viteve të 90-ta, Zenun Zeqa përmes një poezie politike, ku e shprehë zhgënjimin personal në të zgjedhurit e popullit, si më poshtë:
Parlamenti në shpinë të dreqit!
Në shpinë të dreqit ka hyp Parlamenti,
për të 23-n herë mbeti pa kryetar,
partitë janë bërë pikë e pesë,
për votuesin as që mendojnë.
Pa humbur kohë populli duhet të veproj,
para seancave që të reagoj,
t’ia bëjë si në Vatikan,
pa e zgjedhë kryetarin/en,
deputetët jashtë mos me dalë.
Këtë të keqe në Parlamentin tonë,
bota demokratike lojë po e konsideron,
askund deri më sot nuk ka ndodhë,
23 herë konstituimi të dështojë.
Teksti i poezisë së mësipërme të veprimtarit e tregon zhgënjimin qytetar në të zgjedhurit e popullit dhe thërret për kushtrim popullor që kjo e keqe për vendin të ndalojë derisa nuk është bërë vonë. Ngase, bota e civilizuar dhe demokratike ka filluar t’na harroj!
Nëse nuk shtohet trysnia popullore dhe presioni ndërkombëtar, këta lider partiakë dhe kuvendar do t’i kalojnë edhe 23 “tentativa” tjera të kota për 3 minuta duke marrë paga dhe meditje të majme nga buxheti i shtetit duke u zgërdhirë me qytetarët e mjerë, të cilëve ua grabitën votën nën mashtrim për mirëqenje dhe zhvillim ekonomik!
Florim Zeqa, 30 Maj 2025
Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psokologjike – ushtarake, SHBA
___
Prindërit e mi janë në Shqipëri.
Ata shkuan atje 4 ditë më parë, ku do të vizitojnë, ndër të tjera, varret e paraardhësve të babait tim, veçanërisht në Shkodër por edhe Mirditë. Ata do të kthehen pas 3 ditësh. Do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të përshëndetur gjithë shqiptarët, e dua Shqipërinë dhe e dua të gjithë kombin tim.
Pak prindër e kanë kuptuar plotësisht përgjegjësinë e madhe që përfshihet në sjelljen e fëmijëve në botë dhe në formësimin e tyre për të menduar, vepruar dhe zgjedhur individë me të cilët mund të vijnë në kontakt.
Mësova shumë nga prindërit e mi, gjithashtu mësova shumë nga dhjetëra patriotë dhe intelektualë të këtij grupi që më kontaktojnë. Respekt për gazetat (portalet) kombëtare që botojnë shkrimet e mia, respekt për të gjithë ju. Më shkruani, më kritikoni nëse është e nevojshme, më orientoni…I lexoj vetëm portalet e mirëfillta nga autorë të mirëfilltë, jo shakaxhinjtë.
PS: Për shkak të profesionit tim (ushtarak) dhe detyrës që kryej, ende nuk mund të postoj foto në internet; por kam takuar disa, dhe në të ardhmen e afërt do të takoj sa më shumë që të mundem.
Rroftë Shqipëria, Dardania…tokat nën pushtim, rroftë populli shqiptar. Poshtë tradhtarët, mercenarët…
Gjithë të mirat, Aurel Dasareti



80-a,90-a dhe më tej. Begatimi i Fondit Shtetëror, të shprehur në 3 %-shin obligativ, si dhe kontributet tjera anësore për Luftën e Kosovës. Qeveria e Kosovës kërkoi hua (borxh), me besë kthimi, pas lirisë të Kosovës, në shumën të llogaritur në marka gjermane, prej 1.500 dhe më shumë, zakonisht, 2000 e sipër.
FEDERATA E ARBËRISË
Për bashkimin kombëtar shqiptar në një shtet të vetëm
Letër e Hapur për Opinionin Publik
Rreth Logos së Federatës së Arbërisë – Thirrje për Mendim dhe Sugjerime
Të dashur bashkëkombës,
Anëtarë të Federatës së Arbërisë dhe miq të çështjes kombëtare,
Si pjesë e procesit tonë për krijimin e një prezence të fuqishme dhe serioze të Federatës në hapësirën digjitale dhe publike, kemi përgatitur një logo që synon të përfaqësojë vlerat, identitetin dhe vizionin tonë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm – Shqipërinë Natyrale.
Logos i është dhënë një kujdes i veçantë, por ne besojmë se forca e saj vërtetë është në përshtatshmërinë dhe pranimin nga vetë populli shqiptar. Prandaj, këtë logo po e vendosim në dispozicion të opinionit tuaj dhe ju ftojmë të jepni mendimin tuaj të sinqertë dhe konstruktiv.
Pyetjet kryesore që dëshirojmë të marrim nga ju janë:
Mendimi juaj është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të na ndihmojë që të ndërtojmë një identitet vizual të fortë dhe të bashkuar, që përfaqëson krenarinë dhe aspiratat e kombit shqiptar.
Ju lutemi, dërgoni komente dhe sugjerime në adresën tonë zyrtare te FB. Asllan Dibrani:
ose E-Mail: asllan.dibrani@outlook.de, Asllan Dibrani <a.art.dibrani@gmail.com>
Tel: 0049-176 40176407
Bashkë me ju, do të bëjmë që Federata e Arbërisë të ketë një fytyrë që të jetë krenari për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.
Me respekt dhe përkushtim,

Luan – Asllan Dibrani
Përfaqësues dhe zëdhënësi i Federatës së Arbërisë përkohësisht deri ne Kuvendin dhe themelimit e saj në gjithë botën.
Shtuttgart , 30.05.2025
Sak Muji, Dukaivë – Rugovë, Zvicër
(Sylë Mujaj)
Poezi
Tu rritë ndera, Bajram – Gjergj Kabashi!
Nderime për Portalin DRINI!
Në një kohë ku fjala e ndershme është mall i rrallë,
u botua një fjalë e drejtë, një dritë që flet…
nga pena e Bajram – Gjergj Kabashit,
në faqet e portalit DRINI,
që nuk heshtën, por e ngritën zërin tim me dinjitet kombëtar!
Për çdo fjalë të shkruar,
për çdo rresht që nuk ishte vetëm lajm,
por rrënjë, kujtesë dhe drejtësi,
ju falënderoj me shpirt!
⸻
Bajram – Gjergj Kabashi,
tu rritët ndera, zëri e kujtesa,
ju dhe portali DRINI jeni dritaret që duhet t’i ketë kombi!
Me mirënjohje e nderim të thellë,
Sak Muji
Bir i Dukaivës, bir i burgut, bir i Kombit.
Ju nderuat jo vetëm një jetë të burgosur e ngritur në art, por edhe vetë dinjitetin shqiptar, që për fat të keq sot shpesh bie në duar të gabuar. ![]()

Bajram – Gjergj Kabashi, tu rritët ndera, zëri e kujtesa, ju dhe portali DRINI jeni dritaret që duhet t’i ketë kombi!
Ju falemnderit që më kujtoni e lartësoni për ditëlindjen time.
Me mirënjohje e nderim të thellë, Sak Muji Bir i Dukaivës, bir i burgut, bir i Kombit.