Kreu Blog Faqe 551

“Nova Makedonija” në vitin 1992 më mësoi se Gjergj Kastrioti është i padëshiruar për Bashkësinë Islame, andaj u largova nga “Islamska Zajednica”

0
Ne vitin 1995 jam larguar nga “Islamska Zajednica”.
Ne vitin 1996 e kam botuar librin e pare “2001 Fundi i Botes”
Prej vitit 2000 kam jetuar dhe punuar ne Londer.
Ne fund te vitit 2013 jam kthyer prej Londres me larguar Gruevskin.
Une nuk votoj në Çair.
Por e kam perkrahur ne dy mandate Visar Ganiun dhe me votat e shqiptareve te Cairit ka fituar kunder grupacioneve te xhemijetit te Nikolla Pashiqit 2017 dhe koalicionit raki-tatli 2021.
Por qe Visar Ganiu do te behet puthador i hoxhallareve te Nikolla Pashiqit kunder shqiptareve dhe pronat e shtetit (qe i quajne me pa te drejte vakufe) te ju sherbejne hoxhallareve per ta luftuar shqiptarizmen ne Maqedoni nuk e kam paramenduar.
Kam shpresuar se do te behet kryekomunar per federalizim dhe do te di te respektoje frymen e bashkejeteses dhe besimeve te ndryshme te qytetareve te komunes se Livadhise pa cenuar lirite, te drejtat e asnje grupi.
Lëvizja Bota Shqiptare dhe iMaMi i shqiptareve kane reaguar kur Visar Ganiu ka emeruar nje rruge me emrin Nexhip Draga, kur ka prit Duda Bajlen, bijen e nje bashkepuntori te forcave paramilitare serbe ne komunen e Çairit, kur Visar Ganiu nuk ka dhene pergjigje pse avokatet ne Komune i ka sllavo-maqedon.
Lufta e Visar Ganiut me Danella Arsovsken eshte lufte e rrejshme, sepse lufta e vertete eshte mes Danella Arsovskes dhe Mickoskit.
Nuk ka kurrfare lidhje as BDI, as Ali Ahmeti, as shqiptaret e kombit te Gjergj Kastriotit, as qe behet fjale per destabilizim, pasiqe Visar Ganiu dhe hoxhallaret e tij te kombit te sulltan Mahmutit i kane mashtruar votuesit e tyre, i kane tradhtuar idealet e muslimaneve te Livadhise ne Shkup, keshtu qe pritet shume shpejt Visar Ganiu te futet ne listen e zeze te Amerikes, njejte si Artan Grubi, por me e keqja eshte qe te perfundon ne burg njejte si Erion Veliaj i Tiranes.
Tani eshte nje pyetje: A po e braktise Visarin edhe Izet Mexhiti permes luftes se Mickoskit kunder Danella Arsovskes?
P.S.
Visar pse nuk ma ke kthy pergjigjen, nuk e ke hap telefonin, ke treguar ligesi. Une nuk kam pasur kurrfare interesi personal, vetem me ka interesuar ta di pse kumuna e Livadhise avokatet i ka sllavo-maqedon?
A nuk ka avokate shqiptare ne Shkup, apo cka eshte puna???

Në emër të dashurisë që se lodhi kurrë koha

Sak Muji, Dukaivë – Rugovë, Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
Në emër të dashurisë që se lodhi kurrë koha
___
Sot, pas 67 vitesh që lakmia e jetës më hodhi në këtë dhe nën këtë qiell të quajtur Dukaivë,
rrënjën e shpirtit tim,
ngre një dolli të trishtë dhe të bukur njëkohësisht
me tri gota në dorë –
njërën për nënën time 91-vjeçare, që ende më përshëndet me sytë e saj të qepur nga drita e përjetësisë,
tjetër për shpirtin e Bacalokut, që hesht, por dëgjon gjithçka këtu pranë meje,
dhe të tretën për veten time – bir i tyre, që nuk u thava dot kurrë nga rrënjët!
Sot nuk jam vetëm.
Jam me ata që m’i fali Zoti në një shtëpi të stërmadhe shpirtërore:
6 vëllezër e 5 motra – të shpërndarë si yjet në të katër anët e planetit,
me familje, me fëmijë, me mall e me amanet…
por kurrë pa njëri-tjetrin në gjak.
Jam me Fetijen, bashkëshorte në betejë e heshtje,
me Fjollën, Vesën dhe Blinin – tre fjalë që m’i flasin çdo ditë me gjuhën e gjakut dhe të shpirtit.
Po sot, më falni nëse prek plagën time publike:
plot 10 vite burg, plot 120 muaj…
dhe as edhe një vizitë mujore…
askush nga ata që ishin gjaku im nuk guxoi të më shihte në sytë e mureve…
në sy të ferrit që më lidhi, por nuk më theu.
Për këtë nuk kërkoj më asgjë…
Sepse nuk kam lindur të bëj llogari,
por të mbaj amanet.
E sot, në këtë tokë që më lindi,
që më pa të shkoj e të kthehem me plagë e piktura shpirti,
po e ngre zërin tim për të gjithë të dashurit e mi:
Të afërm, të afërt, të largët, të shpërndarë…
Por që më rrinë si dhimbje e bukur në gjoks.
Ky tekst s’është as fjalim, as lutje.
Është një përshëndetje me lot të heshtur.
Është një përqafim në vend të fjalës.
Është dollia ime për ju.
Të miat rrënjë…
të miat plagë…
të miat dashuri.
që s’e Besova Se Do Ta Arrija
Për ty, Dukaivë, për tokën që më lindi e më pa t’i kthehem i gjallë e i djegur si prush…
⸻
Nuk besoja se do të arrija…
jo këtë ditë,
jo këtë orë,
jo këtë çast që thërret me emrin tim
në malet ku gjëmoi e qau nën qiellin e Kosovës
atëherë kur liria ishte veç një ëndërr
e burgjet – hije të ngjitura në trup!
E sot…
sot është datëlindja ime!
Po, e them me zë të lartë,
me gjak që s’është tharë ende prej torturës:
67 vjet – dhe jam këtu!
Me nënën 91-vjeçare pranë,
me hijen e Bacalokut mbi sup,
me dheun e Dukaivës që më njeh nga hapat e parë
e deri tek klithma e fundit që nuk doli dot nga muret e Nishit.
⸻
O ju që më deshët pa kushte,
familje, fëmijë, bashkëshorte e motra vëllezër të shpërndarë si shpirtra nëpër botë –
e ju që më dënuat pa më parë në sy…
Ja, më keni para jush,
i gjallë nga mrekullia e dhimbjes,
i pastër nga baltërat që m’i derdhët me letra të firmosura nga veglat e ferrit.
⸻
A e dini ju,
se për çdo ditë burgu
kish një çmim poshtërimi?
Një dosje përgatitur si kurth,
një vagabond i futur me urdhër,
një fjalë e pistë nëpër celula,
një “mërhamet” që fshihte grushtin…
e në çdo muaj më thoshin:
“Hiq 5 vjet, hiq 3, hiq 1… veç nënshkruaj që je fajtor!
– Fajtor për çfarë?!
– Për atë që je, për atë që beson, për atë që s’je gati me e shit!”
⸻
Unë jam biri i Kosovës,
i kësaj Dukaive ku betohem sot:
Pasha tokë e qiell, pasha hënë e diell,
s’e shita as shpirtin, as kombin, as mallin për nënën,
as dashurinë për ju – të dashurit e mi!
Por s’mund të vija në vizitë…
sepse trupi s’ma mbante më veten
nga tortura që më bëri vetë drejtoria
– Nikoliçi, kryepërbindëshi i errësirës,
– Neshe, inspektori që kishte më shumë urrejtje sesa urdhra…
⸻
E sot, që jeta m’i dhuroi sytë për të parë përsëri këtë tokë,
këtë qiell, këtë gurë e këtë erë që më flet me emrin tim,
dua të bërtas, të përplasem, të qaj me gjithë fuqinë e një burri që s’pranoi të shesë asnjë çast të së vërtetës së vet!
Sot dua të ngre gotën time
për ju që më mbajtët gjallë në heshtje,
për ju që më harruat në heshtje,
për ju që më lexoni tani…
e nuk besoni se jam ende gjallë.
⸻
Po, jam!
Jam akoma zëri i plagëve që nuk u shitën!
Jam piktura që vizatoi burgun me copa buke.
Jam vargu që s’u frikësua nga rojet,
jam fjala që u mbajt në mendje e jo në letrat e SPIUNËVE!
⸻
67 vjet!
– e çdo ditëlindje e ka brenda edhe ditën që desh më vdiq,
– edhe orën që më torturuan,
– edhe momentin që nuk më lanë të shoh prindërit…
Por sot, o vendi im, në Dukaivën e bekuar
përkul kokën time e them:
Faleminderit që më le të arrij deri këtu.
Që nuk më zhduke, por më lartësove me dhimbje.
Që më bëre artist, dëshmitar dhe gjurmë në këtë tokë.
⸻
E sot, më lejoni të mbaj këtë dhimbje si medalje,
të mbështjell veten me dashurinë për ata që kam pranë
– nënën, gruan, fëmijët, shokët,
dhe të pëshpëris nga zemra e plagës time:
E shik familjar miq e dashamire me
Thonë
Gëzuar Ditëlindjen, Sak Muji!
Bir i burgut, bir i gurit, bir i Kombit!
🇮🇹 IN NOME DI UN AMORE CHE IL TEMPO NON HA MAI STANCATO
Oggi, dopo 67 anni in cui l’avidità della vita mi ha gettato in questa terra e sotto questo cielo chiamato Dukaivë,
la radice della mia anima,
alzo un brindisi malinconico e bello al tempo stesso
con tre bicchieri tra le mani:
– uno per mia madre, 91 anni, che ancora mi saluta con gli occhi cuciti dalla luce dell’eternità,
– l’altro per lo spirito di mio padre, Bacaloku, che tace ma ascolta ogni cosa qui accanto a me,
– e il terzo per me stesso – loro figlio, che mai si è seccato dalle radici!
Oggi, non sono solo.
Sono con coloro che Dio mi ha donato in una casa spirituale immensa:
sei fratelli e cinque sorelle, sparsi come stelle nei quattro angoli del pianeta,
con famiglie, con figli, con nostalgia e con eredità…
ma mai lontani nel sangue!
Sono con Fetije, compagna di battaglie e silenzi,
con Fjolla, Vesa e Blini – tre parole che mi parlano ogni giorno con il linguaggio del sangue e dell’anima.
Perdonatemi se oggi tocco la mia ferita pubblica:
dieci anni di prigione, 120 mesi…
e nemmeno una visita mensile…
nessuno di quelli che erano il mio sangue osò guardarmi negli occhi attraverso i muri…
gli occhi dell’inferno che mi legavano, ma non mi spezzarono!
Di ciò non chiedo più nulla…
Perché non sono nato per fare conti,
ma per portare un giuramento.
E oggi, su questa terra che mi ha generato,
che mi ha visto partire e tornare con ferite e quadri dell’anima,
elevo la mia voce per tutti i miei cari:
vicini, lontani, dispersi…
che mi stanno nel petto come una dolce ferita.
Questo testo non è un discorso, né una preghiera.
È un saluto con lacrime silenziose.
Un abbraccio al posto delle parole.
È il mio brindisi per voi.
Le mie radici…
le mie ferite…
i miei amori.
⸻
🇬🇧 IN THE NAME OF A LOVE THAT TIME NEVER WORE DOWN
Today, after 67 years that life’s greed tossed me upon this land and beneath this sky called Dukaivë,
the root of my soul,
I raise a bittersweet toast
with three glasses in hand –
one for my 91-year-old mother, who still greets me with eyes stitched by the light of eternity,
another for the spirit of my father, Bacaloku, who is silent but hears everything here beside me,
and the third for myself – their son, who never dried up from his roots!
Today I am not alone.
I am with those whom God gave me in a great spiritual house:
six brothers and five sisters – scattered like stars in all corners of the earth,
with families, children, longing and legacy…
but never without one another in blood.
I am with Fetije, my partner in silence and struggle,
with Fjolla, Vesa and Blini – three names that speak to me daily in the language of blood and soul.
But forgive me today for touching my public wound:
ten full years in prison, 120 months…
and not a single monthly visit…
no one from my blood dared face me through the walls…
through the eyes of hell that bound me, but did not break me!
For this, I ask for nothing…
Because I was not born to calculate,
but to carry a vow.
And today, on this land that bore me,
that saw me leave and return with wounds and soul-paintings,
I raise my voice for all my loved ones:
near, far, scattered…
who dwell in my chest like a beautiful ache.
This text is not a speech, nor a prayer.
It is a greeting with silent tears.
It is an embrace instead of words.
It is my toast to you.
My roots…
my wounds…
my loves.
***
ZËRI I NËNËS – LUTJA QË MË MBAJTI GJALLË
Unë s’e dëgjova nënën time për dhjetë vjet…
por ajo më foli çdo natë,
me zë të dridhur,
me duar që ngrinte drejt qiellit,
me shpirt që fshinte dritaren e qiellit të burgut tim…
⸻
“A je gjallë, biri jem?
A të thotë dikush ‘mirëmëngjes’ aty ku je?
A ke ftohtë, a ke bukë, a ke dritë…?
Se unë s’kam gjumë, s’kam ditë, s’kam vit
pa ty…”
⸻
Zëri i saj s’kishte mikrofon.
Por çdo fjalë e saj më jehonte në mur.
E ndjeja kur lutesha me gjak në mish,
e dëgjoja edhe kur trupin s’e ndjeja më…
Ajo më foli nga dhoma e saj e varfër në Dukaivë
e zëri i saj depërtonte nëpërmjet çarjeve të ferrit!
⸻
Nëna ime nuk është thjesht nënë.
Ajo është Shqipja ime!
Zëri i saj më tha: “Mos u dorëzo!”
Kur shokët rrëzoheshin,
kur muret binin mbi shpinën time,
kur urrejtja më shihte me uniformë gardiani,
ishte vetëm ajo…
ajo që me një “hallall ta bëftë Zoti” më jepte forcë sa një mal.
⸻
Sot, pas 67 vjetësh,
më në fund mund ta dëgjoj sërish…
jo si klithmë në shpirt,
por si këngë amnore të mbijetuarit.
Zëri i saj është poezia që s’duhet të shkruhet – vetëm të dëgjohet.
Dhe po, e vendos në fund të jetës time si vulë:
⸻
“Nëna ime nuk tha shumë…
por çfarë tha, më shpëtoi nga vdekja.”
Mund të jetë art
Shih videon:

Ateistët , Agnostikët dhe Gjergj Kastrioti

2
___
Shume njerez deklarojne se Skenderbeu ishte nje atlet i krishterimit e prandaj Skenderbeu ka bere lufte ne emer te krishterimit. Ky eshte gabim i pafalshem per nje shqiptar. Skenderbeu nuk ka luftuar kurre per fe por vetem per atdhe dhe ja provat per kete gje.
Skenderbeu nuk ka deklaruar kurre qe po luftonte per krishterimin. Deklarata me e famshme e Skenderbeut eshte kjo : “Dhe nese kronikanet tane kane te drejte ne jemi pasardhes te epiroteve” gje qe tregon se Skenderbeut nuk i interesoi kurre feja por etnia.
Dhe prova me e madhe per Gjergj Kastriotin Skenderbeun eshte Beslidhja e Lezhes. Beselidhja e Lezhes nuk ishte nje beselidhje fetare por shqiptare. Skenderbeu thirri ne Lezhe te gjithe princat shqiptare pavaresisht se cfare ishin ata te krishtere ortodokse, te krishtere katolike apo muslimane. Dhe kjo gje vertetohet nga emrat e princave shqiptare te cilet morren pjese ne Beselidhje dhe nenshkruan marreveshjen e Beselidhjes.
-Gjergj Arianiti i krishtere ortodoks nga jugu i Arberise,
-Andrea Topia(Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij (te cilet ishin konvertuar tashme ne muslimane) dhe nga i nipi Tanush Topia,
-Teodor Korona Muzaka princ i Beratit ortodoks shqiptar,
-Gjergj Stres Balsha, princ katolik i krahinës midis Krujës dhe Lezhës
-Pal dhe Nikollë Dukagjini, katolike te veriut principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë,
-Lek Zaharia Altisferi, katolik princ i Danjës;
-Pjetër Spani, ortodoks shqiptar princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, katolik princ i Zadrimës;
-Stefan Çernoviçi, ortodoks shqiptar princ i Malit të Zi.
Ne beselidhje merrte pjese vete Gjergj Kastrioti Skenderbeu si musliman dhe nipi i tij Hamzai dhe ai po musliman.
***
Sic shihet te gjithe keta ishin princa shqiptare por me fe te ndryshme dhe ishin aty te tre fete ortodokse, katolike dhe muslimane. Pra kjo eshte prova e pamohueshme qe Skenderbeu nuk luftoi per fe por per atdhe per perkatesi etnike dhe per lidhjet e gjakut. Kush pretendon se Skenderbeu luftoi per fe atehere ai njeri qe e thote kete gje genjen dhe manipulon me dashje dhe per arsye fetare historine e paster e te mrekullueshme te kombit shqiptar. Ai njeri qe deklaron qe Gjergj Kastrioti luftoi per fe genjen dhe per kete arsye nuk duhet te lejohet te genjeje me !!!

Lamtumirë, mësuese Urti Osmani!

Nexhmije Mehmetaj

Qoftë i përjetshëm kujtimi yt!

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mësueses së Popullit, Urti Osmani, më 26 maj 2025. Kjo humbje nuk është vetëm një dhembje personale, por një dhembje e madhe për mbarë arsimin dhe kulturën shqiptare. Urti Osmani ishte një figurë e ndritur, një grua me vlera të rralla njerëzore, intelektuale dhe atdhetare, një grua që gjithë jetën ia kushtoi dijes, përhapjes së saj, edukimit të brezave dhe ruajtjes së gjuhës shqipe.

Ajo nuk ishte thjesht një mësuese dhe një autore librash; ishte një dritë e pashuar në rrugën e arsimimit, një udhërrëfyese shpirtërore për shumë kolegë dhe nxënës që patën fatin ta njihnin, ta dëgjonin, ta lexonin apo të punonin pranë saj. Në të shihje urtësinë që përmbush emrin që mbante, modesti e thellë, por edhe një vendosmëri e jashtëzakonshme për të ecur përpara dhe për të bërë dritë aty ku kishte errësirë.

Me mësuesen Urti më ka lidhur profesioni, dashuria për gjuhën dhe kulturën tonë dhe veçanërisht përkushtimi ndaj arsimit shqip në mërgatë. Takimi ynë i parë ndodhi në Bernë, në qershor të vitit 2003, gjatë Konferencës së parë Kombëtare të Shkollave Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, të titulluar “Bashkërisht”. Në atë ngjarje të rëndësishme, ku morën pjesë mësues të SHSHMP nga e gjithë Evropa si dhe personalitete të njohura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, të pranishëm ishin prof. dr Shefik Osmani dhe mësuesja Urti, një figurë që rrezatonte përkushtim, qetësi, përvojë dhe thellësi shpirtërore.

Gjatë gjithë jetës, ajo ishte në krah të bashkëshortit dhe bashkudhëtarit të saj të pandashëm, prof. dr Shefik Osmanit. Ata të dy ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër dhe kontribuues të palodhur në hartimin e teksteve shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, jo vetëm në Zvicër por edhe në Gjermani, Suedi e shtete të tjera të Evropës. Nuk kishin luksin të akomodoheshin në hotele të shtrenjta, por gjithnjë gjenin ngrohtësinë e mikpritjen shqiptare në shtëpinë e atdhetarit prof. Mahir Mustafa, një figurë e shquar e LAPSH-it- e Shkollës shqipe në Zvicër.

Kam shkruar edhe më parë për kontributet e tyre të jashtëzakonshme, por me mësuesen Urti ruajta një lidhje miqësore që zgjati me vite. E kam vizituar në Tiranë, kemi shkëmbyer letra deri para katër vitesh. Në ato letra, ajo më jepte jo vetëm përditësime mbi jetën e saj, por edhe mendime, këshilla, ide për tekstet mësimore, kujtime nga jeta e saj dhe e bashkëshortit, duke ndarë gjithnjë me mua pasurinë e saj të pamat shpirtërore dhe intelektuale. Por, edhe shfaqte shqetësime se shtetet shqiptare nuk po përpiqen sa duhet për shkollat shqipe në diasporë.

Urti Osmani ka lindur në vitin 1928 në Libohovë, një familje me tradita të thella intelektuale dhe atdhetare. Ishte bija e Eqrem Qanos, një nga mësuesit e parë që në vitin 1943 dha mësim në shkollat shqipe në Prishtinë. Ajo vetë më ka treguar me emocione të mëdha se si babai i mori të gjithë familjen me vete në atë mision të shenjtë kombëtar. Kur vizitova Prishtinën në vitin 1997, ato rrëfime më erdhën përpara syve si një film i gjallë, si një pjesë nga kujtesa jonë kolektive.

Në çdo përpjekje për edukimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë, Urti Osmani ishte aty: me lapsin në dorë, me zemrën plot dashuri për fëmijët dhe për gjuhën shqipe. Ajo nuk ishte vetëm mësuese në Shqipëri, ishte edhe një autore e bashkautorë e palodhshme për fëmijët shqiptarë. Në një letër që më dërgoi në tetor të vitit 1999, shkruante: “Unë u ndihmova shumë për tekstin ‘Plotësori i abetares’. Vendosa profilet e tingujve, formulova fjalitë përkatëse, gjeta fotografitë dhe skicat e nevojshme…” Në fakt, ajo kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e një abetareje të veçantë që ndihmonte fëmijët shqiptarë të lindur në mërgatë të mësonin më lehtë gjuhën amtare.

Ndër veprat e saj më të çmuara është edhe “Abetarja e posaçme”, një libër i hartuar me shumë kujdes e dashuri, që mbetet një pikë referimi për mësimdhënien e gjuhës shqipe jashtë atdheut. Ajo punonte me një përkushtim që nuk njihej nga orari, por nga zemra. Veprimtaria e saj është një monument i gjallë i përkushtimit arsimor e kulturor.

Urti Osmani jetoi në Tiranë, do të kujtohet gjithmonë si një grua e urtë, e mençur, e dashur, e qetë, por gjithmonë e pranishme, gjithmonë e gatshme të ndihmonte. Ajo u bë një emër i dashur për të gjithë ata që punuan në fushën e arsimit shqip, brenda dhe jashtë kufijve. Emri i saj është pjesë e historisë së arsimit kombëtar dhe kujtimi i saj do të mbetet i paharruar në ndërgjegjen tonë kolektive.

Urti Osmani, tashmë e ndjerë, me autoren e shkrimit, Nexhmija Mehmetajn

Qoftë i përjetshëm kujtimi yt, e dashur dhe e paharrueshme Urti!

U prehsh në paqe, në dritën që ti vetë e përhapje me zemër e mendje!

Gjenevë, 28. 05. 2025

Një shtëpi që s’është më në Shkup, por që ende flet për një kohë të humbur, për një shpirt të madh që lindi mes nesh

Foto e shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup, e bërë disa vite pas rrënimit të saj

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Mu në zemër të Shkupit, në parkun me drunjë, qëndronte njëherë një shtëpi.
Jo çfarëdo shtëpie — por ajo ku lindi Gonxhe Bojaxhiu, vajza që u bë Nënë Tereza.
Prej atyre mureve të thjeshta nisi rruga e një shenjtoreje që do të përqafonte botën me mëshirë.
Por shtëpia nuk është më.
U rrafshua, për t’i lënë vend Shkupit të ri, për të ngritur ndërtesa pa kujtim, rrugë pa rrënjë. Dhe megjithatë, hija e saj jeton.
Në çdo hap të qytetit, në çdo frymëmarrje të historisë, ajo shtëpi ende flet për një kohë të humbur, për një shpirt të madh që lindi mes nesh.Mu në zemër të Shkupit.


Nënë Tereza, duke e marrë Çmimin Nobel për Paqe në Oslo …

Agim Morinës i jipet Çmimi “Gjon Shllaku” në Edicionin IV Gegnisht të Festivalit Ndërkombëtar

Tekst marrë nga muri i faqes GEGNISHT në fejsbuk:

Çmimi “Gjon Shllaku” në Edicionin IV Gegnisht të Festivalit Ndërkombëtar
Agim MORINA- Republika e Kosovës
Mësues i gjuhës shqipe, gazetar, përkthyes dhe piktor.
Ka studiu Letërsi e Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filologjik dhe grafikën në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Ka punu si gazetar dhe ilustrator në disa gazeta e revista.
Ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore «Dodona» në Prishtinë.
Në Londër, për ma shum se një dekadë, ka punu si mësues i jashtëm i gjuhës shqipe në Shkollën Diplomatike për Gjuhë të Hueja në Ministrinë e Jashtme Brtianike.
VLERËSIMI I JURISË
Fragmenti nga The Waste Land i T.S. Eliot cilësohet si nji prej poemave ma komplekse dhe ikonike të modernizmit.
Përkthimi i Agim Morinës i nji pjese nga The Waste Land i T.S. Eliot nuk asht nji përkthim i zakonshëm.
Përkthyesi ka marrë përsipër nji tekstet nga ma të vështirët, ma të errtit dhe ma simboliku i modernizmit anglo-amerikan.
Sfida nuk qëndron vetëm në kuptimin literal të tekstit, por në shtresëzimet intertekstuale, në ironinë e rafinume dhe në gjetjet stilistike që e përshkojnë poezinë.
Morina i përgjigjet kësaj sfide me nji gegnishet të natyrshme, të pasun dhe të përpunueme artistikisht.
Ai nuk e thjeshton tekstin, nuk ia zhvesh kompleksitetin, por as nuk e ban hermetik.
Përkundrazi, përkthimi i tij run polifoninë e origjinalit, gjuhët e ndërthurura, zanat e shpërndamë dhe dramën ekzistenciale. Me nji vëmendje të rrallë ndaj ritmit, intonacionit dhe figuracionit, ai përkthen jo vetëm fjalën, por atmosferën dhe frymën e tekstit.
Shembujt si “sokak pacovësh” apo “kuqeverdha të zhezhituna”, “ rujnë ngjyrimin emocional dhe tonin tragjikokomik të Eliotit. Shfrytëzimi i gegnishtes si mjet i përçimit të një teksti modernist dëshmon se dialekti nuk asht pengesë, por pasuri që mund të bartë vibracionin ma të hollë letrar.
Në tansi përkthimi asht vlerësue për:
Aftësinë për me u përballë me kompleksitetin:
Përkthimi i Morinës përball një poezie të vështirë jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për ndërlikimin formal e stilistik. Ai run tensionin dramatik dhe ndërthurjen e zaneve dhe fragmenteve kulturore që e karakterizojnë origjinalin.
Gjuha:
Përkthimi asht me nji gegnisht të thellë e natyrale, pa e ba kurrë të lodhshme apo të sforcueme. Kjo gegnisht mbështet ma tej shtresëzimin e mendimit dhe ndjeshmërisë estetike që kërkon teksti.
Ritmin dhe figurën poetike:
Ai arrin me mbajtë ritmin dhe atmosferën e zymtë të poemës. Përdorimi i fjalëve si “sokak pacovësh”, “kuqeverdha të zhezhituna”, “gur të laracuem” “tue u mbrinju”, “tue shutitë dhomën e qerthullueme” asht mjeshtëror.
Pesha kulturore:
Poema asht ndër ma të rëndësishmet në letërsinë botënore dhe përkthimi i saj në mënyrë kaq të saktë dhe artistike asht nji vlerë kulturore e rrallë.
Agim MORINA
___
Origjinali në anglisht – “A Game of Chess” nga The Waste Land:
II. LOJË SHAHU
Karrigia mbi të cilën ajo rrinte ulë, si fron i fajkuem.
Llamburiste mbi mermer, ku xhami
Vu mbi kambëza gdhendë me pjergulla rrushi,
Prej së cilës i arti Kupidon përgjonte
(Tjetri sytë fshehë mbrapa flatrash të tij)
Dyfishonte flakët e shandanit shtatëdegësh
Tue pasqyru dritën mbi syprinën e tavolinës, derisa
Rrezëllima e xhevahireve të saja çohej me e zatetë,
Prej kutish sateni derdhë me bollëk.
Në rogjeza fildishi e në xhama bojalli
Të pakapakë, përvidheshin parfumet e saja të çuditshme sintetike,
Pomada, pudra ose langje – në siklet, të përhumbuna
Dhe tretnin ndjesitë n’aroma, trazu prej ajrit
Që freskonte prej dritares, ato çoheshin përpjetë
Tue i ntrashë flakë-kandilat gjatahulë,
Flugnin tymin në tavanin me dërrasa,
Tue i shtrajtu ravijat e tavanit kuti-kuti.
Dru i stërmadh deti ndërgu me bakër
E blerta dhe kuqeverdha të zhezhituna, kornizu me gur të laracuem,
Në të cilin drita e pikëllueme delfin i gdhendun notonte.
Sipër oxhakut të lashtë vu
Si dritare i hapej një pamjeje pylli
Shndërrimi i Filomelës, prej mbretit barbar
E dhunoi kaq keqas; e megjithatë atje byblyli
Mbushte gjithë shkretinë me za të pacenshëm
Dhe ajo prap qante, dhe bota prap i bjen mbas,”
“Xhiu Xhiu” veshëve të ndytë.
Dhe cumrakët e tjerë të rrëgjuem të kohës
Rrëfeheshin mbi mure, trajta gapërruese
Të epueme, tue u mbrinju, tue shutitë dhomën e qerthullueme.
Fërfërima hapash rrëshqitën nëpër shkallë.
Nën dritën e flakës, nën krahën, flokët e saj
Shpërnda në pikla të përflakuna
Kuqëloheshin në fjalë, masandej egërsisht qetoheshin.
“Me nerva jam keq sonte. Për besë, keq. Rri me mue.
Më fol. Pse kurrë nuk flet. Fol.
Për çka je tue mendu? Çfarë të menduemi? Çfarë?
Kurrë nuk p’e dij çfarë po mendon. Mendo.”
Mendoj se jemi në sokak pacovësh[1]
Ku njerëzit e vdekun tretën eshnat e tyne.
“Ç’asht ajo potere?”
Era nën derë.
“Ç’asht ajo potere tash? Ç’asht tue ba era?”
Asgja prap kurrgja.
“A
Kurrgja nuk po din a? Asgja nuk po sheh? A nuk po të kujtohet
“Kurrgja?”
Më kujtohen
Ato inxhi që ishin sytë e tij.
“A je e gjallë, apo nuk je? A nuk ke kurrgja nën rrashtë?”
Por
O O O O[2] aj ragtajmi Shakespeherian —
Aq elegant –
Aq inteligjent –
“Ç’me ba unë tash? Ç’me ba?”
“Po dal jashtë qeshtu qysh jam, e po bredh rrugëve
Me flokë lëshu, qeshtu. Çka po bajmë nesër?
Çfarë po bajmë kurdo qoftë?”
Ujë të nxehtë në orën dhjetë.
E në raftë shi, një kerr mshelë në orën katër.
E do të lujmë një lojë shahu,
Me sytë gapërr e tue pritë trokitjen në derë.
Kur burri i Lilit u shmobilizu prej ushtrie, unë ia thashë —
Në fytyrë, vetë i thashë,
NGUTUNI JU LUTEM PO E MBYLLIM
Tash Alberti po kthehet, ndrequ pak.
Ka me dashë me dijtë se çka ke ba me paret që t’i pati dhanë
Për m’i ndreqë dhambët. T’i ka dhanë, isha aty.
Shkuli krejt, Lil, dhe qiti një palë të mira,
Aj tha, për besë, s’po muj as sytë me t’i lëshu.
Dhe as unë s’po muj ma, i thashë, dhe mendo për Albertin e shkretë,
Qe katër vjet n’ushtri ka qenë, tash don me u kënaqë,
Dhe nëse ti nuk e kënaq, të tjerat kanë me ba, i thashë.
Paska të tjera, tha ajo. Diçka ka, i thashë.
Atëherë paskam me dijtë kend me falënderu, tha ajo, më kqyri drejt në sy.
NGUTUNI JU LUTEM PO E MBYLLIM
Në mos të pëlqeftë grahi me tanden, i thashë.
Të tjerat munden me zgjedhë në mos mujsh ti, i thashë.
Por n’e lëshoftë toka Albertin, mos më thuj që nuk të kam thanë.
Duhet me t’ardhë marre, i thashë, që po dukesh kaq plakë.
(E ajo veç tridhjetenjëvjeçe.)
S’kam çka baj, tha ajo, buzëvarun,
E kam prej barnash, për me qitë posht, tha ajo.
(Pesë i ka dështu tashma, dhe gati vdiq prej Georgeit të vogël.)
Barnatori më tha se krejt ka me qenë në rregull, por kurrë ma s’e mora veten.
Je kokrra e budallicës, i thashë.
Mirë, në mos të lashtë Alberti rahat, s’ke çka ban, i thashë.
Pse m’u martu, pra, në mos daçi me pasë fëmijë?
NGUTUNI JU LUTEM PO E MBYLLIM
Mirë, atë të diell që Alberti erdhi në shpi, kishin pastërmë të nxehtë,
E më ftuen në darkë, me shiju sa asht e nxehtë –
NGUTUNI JU LUTEM PO E MBYLLIM
NGUTUNI JU LUTEM PO E MBYLLIM
Natënemirë Bill. Natënemirë Lou. Natënemirë May. Natënemirë.
Pa-pa Natënemirë. Natënemirë.
Natën e mirë, zonja, natën e mirë, zonja të ambla, natën e mirë, natën e mirë.
[1] Në dorëshkrim: “Mendoj për herë të parë u takuem në sokak pacovësh”. Fjala “pacov” vjen nga serbokroatishja “mi i madh”, angl. “rat” dhe përdoret ndër shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës.
[2] O O O O Fjalët e fundit të Hamletit në folion e parë.
Agim Morina, Prizren

Donald Trump ekspozon para botës në Shtëpinë e Bardhë gjenocidin e përgjakshëm ndaj fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut

Nga: Klajd Kapinova, SHBA

  • Presidenti Donald J. Trump 2.0 ekspozon para botës në Shtëpinë e Bardhë Gjenocidin e përgjakshëm dhe të tupshëm të qeverisë marksiste ndaj fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut 

“Mampuru Mampuru. Ne duhet të bashkohemi si njerëz me ngjyrë, ka më pak se 5 milionë të bardhë në Afrikën e Jugut kundrejt 45 milionëve prej nesh. Mund t’i vrasim të gjithë këta të bardhë brenda dy javësh. Kemi ushtrinë dhe policinë. Nëse ata që po vrasin fermerë mund ta bëjnë këtë, çfarë po prisni. Qëlloni boerin, vrisni fermerin. Është mohim i hapur i të drejtës sonë për të ekzistuar! Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF), është për të ardhur keq që gjykatat i lejojnë ata të jenë! Pavarësisht kërcënimeve, afrikanët do të jenë gjithmonë afrikano-jugorë.” –  Julius Malema, një racist me ngjyrë,  udhëheqës i Provincializmit dhe Fanatizmit të Partisë Politike në SQ dhe fanatizmit të partisë politike në Parlamenti i Afrikës së Jugut

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Afrikën e Jugut, Lana Marks, iu bë një pyetje nëse fermerët e bardhë po vriten në Afrikën e Jugut. Ajo thotë: Po.

“I kam kërkuar Sekretarit të Shtetit @SecPompeo të studiojë nga afër konfiskimet dhe shpronësimet e tokës dhe fermave në Afrikën e Jugut dhe vrasjet në shkallë të gjerë të fermerëve.” – Donald J. Trump TRUTH Social, 2018

“Qeveria e Afrikës së Jugut tani po konfiskon tokën nga fermerët e bardhë.” @TuckerCarlson @FoxNews 22 Gusht 2018

“Afrika e Jugut po konfiskon tokën dhe po trajton SHUMË KEQ disa klasa njerëzish. Është një situatë e keqe që Media Radikale e Majtë nuk dëshiron as ta përmendë. Një SHKELJE masive e të Drejtave të Njeriut, të paktën, po ndodh para të gjithëve. Shtetet e Bashkuara nuk do ta durojnë këtë, ne do të veprojmë. Gjithashtu, unë do të ndërpres të gjitha fondet e ardhshme për Afrikën e Jugut derisa të përfundojë një hetim i plotë i kësaj situate!” – Donald J. Trump TRUTH Social 

Në Afrikën e Jugut (AJ), fermerët e bardhë janë ekspozuar për vite me radhë ndaj një vale të paparë dhune. Statistikisht, një fermë sulmohet çdo ditë në këtë shtet të kontinentit me ngjyrë. Sikurse dihet sot AJ ka shkallën më të lartë të vrasjeve në botë, por shkalla e vrasjeve midis afrikanojugorëve të bardhë është tre herë më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa ajo e fermerëve të bardhë është 6 herë më e lartë. Shpesh, viktimat torturohen dhe keqtrajtohen për orë të tëra para se të vriten. Që nga fundi i aparteidit në vitin 1994, deri në 4.000 fermerë të bardhë janë vrarë. Policia i “heton” këto krime vetëm me gjysmë zemre. Organizata Genocide Watch, paralajmëron për kërcënimin e gjenocidit në rritje. Si shpiegohet që organizatat dhe liderët e komunitetit me ngjyrë që gjithmonë flasin per racizmin ne SHBA si Al Sharpton, ish Presidenti me ngjyrë i SHBA-së Barack Hysen Obama, ish zv/Presidentja me ngjyrë e SHBA-së Kamala Harris etj, senator dhe kongresmene etj., sot heshtin për këtë Genocide me motive të pastra racizmi ndaj fermerëve të bardhë bashkeatdhetarë!?

Udhëheqësi racist me ngjyrë i EFF, Julius Malema dhe kënga kryesore me gjuhë urrejtjeje “Shoot the Boer, Shoot the farmer”. Fatkeqsisht Gjykata Supreme e Apelit e Afrikës së Jugut e ka mbeshtetur hapur atë (racistin me ngjyrë), duke vendosur ose nxitur urretjen ndaj fermerëve të bardhë, që Malema ka të drejtë të këndojë tekstin, i cili u bë popullor për herë të parë, gjatë luftës kundër aparteidit në tubime politike. Gjithashtu Gjykata absurde e njerëzve me ngjyrë vendosi paturpsisht, që një person mjaft i informuar do ta kuptonte se kur këndohen këngë proteste (ose më saktë nxitje të Genocide), madje edhe nga politikanët, fjalët nuk duhet të kuptohen fjalë për fjalë, dhe as gjesti i të shtënave nuk duhet të kuptohet si një thirrje për armë ose dhunë. 

“Afrika e Jugut po konfiskon tokën dhe po trajton klasa të caktuara njerëzish SHUMË KEQ. Afrikanë e bardhë po pranohen në SHBA, sepse po vriten për arsye racore. SHBA-të në thelb ua dhanë shtetësinë këtyre njerëzve për t’i shpëtuar asaj dhune dhe për të ardhur këtu. Nuk do të marr pjesë në një Samit të ardhshëm të G20 në Afrikën e Jugut nëse kjo situatë nuk zgjidhet. Është një gjenocid që po ndodh për të cilin ju njerëz nuk doni të shkruani. Por është një gjë e tmerrshme që po ndodh. Dhe fermerët po vriten. Rastësisht janë të bardhë, por pavarësisht nëse janë të bardhë apo të zinj, nuk ka rëndësi për mua, por fermerët e bardhë po vriten brutalisht dhe toka e tyre po konfiskohet në Afrikën e Jugut dhe gazetat dhe mediat, mediat televizive as nuk flasin për këtë. Nëse do të ishte e kundërta, ata do të flisnin për këtë. Kjo do të ishte e vetmja histori për të cilën do të flisnin”. – Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump, TRUTH Social, 12 maj 2025

“Përkufizohet Gjenocid, aktet e kryera me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”. – Përkufizimi i Gjenocidit, sipas OKB-së

Nga Shtëpia e Bardhë më 21 maj 2025, Trump ka të drejtë për atë që thotë se po ndodh në Afrikën e Jugut. Presidenti i 45 & 47 i SHBA-se Donald J. Trump 2.0, i tregoi botës trajtimin criminal dhe tronditës të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut, përfshirë edhe një montazh video që tregoi e cila edhe një here nxori në pah diskriminimin dhe dhunën e drejtuar ndaj viktimave të pafajshme të pakicave me dijeninë e plotë të Qeverisë dhe Presidentit të vendit.

Ai kishte plotësisht të drejtë. “Ne u larguam për shkak të sulmeve. Nuk mund të qëndrosh në një fermë si person i bardhë në Afrikën e Jugut. E di që do të të vrasin”, tha një refugjat nga Afrika e Jugut.

Media ndërkombetare dhe amerikane shkruajnë për racizmin e njerëzve me ngjyrë afrikano-jugor ndaj bashatdhëtarëve të tyre të bardhë

Gazeta New York Post: Një çift i bardhë nga Afrika e Jugut thotë se është viktimë e sulmeve racore dhe mezi pret të jetë në Amerikën e Trump-it

The Daily Mail: Pse afrikanojugorët e bardhë po ikin nga dhuna në rritje dhe ligjet raciste për jetë të reja në Amerikë!?

BBC: Nuk erdha këtu për qejf’ – Afrikaneri mbron statusin e refugjatit në SHBA

Breitbart: Trump i shfajësuar, ndërsa Afrika e Jugut shqyrton projektligjin, për rishpërndarjen e tokës sipas vijave racore

BBC: Presidenti i Afrikës së Jugut, nënshkruan ligjin kontrovers për konfiskimin e tokës. Ligji është i pakjartë, duke deklaruar se shpronësimi lejohet në rrethana kur është “e drejtë dhe e barabartë dhe në interes publik” ta bësh këtë

BBC: Afër 70,000 afrikanojugorë kanë shprehur interes për t’u zhvendosur në SHBA pas ofertës së Uashingtonit për të zhvendosur njerëz nga komuniteti afrikaner i vendit, ka thënë një grup biznesi

The New York Times: Kënga Vritni Boerin, nxit reagime të ashpra në Afrikën e Jugut dhe SHBA. Mijëra mbështetës iu bashkuan, dhe kur ai arriti kulmin, ata drejtuan gishtat në ajër si armë. ‘Vritni Boerin!’ këndoi Julius Malema, duke iu referuar fermerëve të bardhë. Turma në një stadium në Johannesburg të shtunën u përgjigj me brohoritje në miratim

The New York Times: Vrasja e fermerit të bardhë bëhet një pikë nxehjeje në Afrikën e Jugut

Sky News: Racizmi anti të bardhë: Fermerët në shënjestër në Afrikën e Jugut

news.com.au: Afrikano-jugorët e bllokuar si bretkosat në ujë të valë ndërsa dhuna racore përshkallëzohet

The Independent: Afrika e Jugut: Marrja e fermave nga të bardhët është e justifikuar sepse ‘nuk është në të vërtetë toka e tyre’, thotë zëdhënësi i EFF.

New York Sun: Nga fermerët e bardhë të vrarë te pronarët e tokave të pafavorizuar nga racizmi: Pse Trump dhe Musk po synojnë Afrikën e Jugut!?

The Independent: Fermerët në Afrikën e Jugut po synohen në sulme të tmerrshme

news.com.au: Sulmet në fermat e Afrikës së Jugut: Krimet brutale me të cilat përballen pronarët e tokave

The Daily Mail: Ka pasur një vrasje një javë në fermat në Afrikën e Jugut këtë vit. Tani një marksist që sulmon racën e i pëlqen të këndojë “Vritni Boerin” do të bëhet Zëvendëspresident

Fox News: Udhëheqësi politik i Afrikës së Jugut bën thirrje për dhunë kundër qytetarëve të vet të bardhë në tubim: ‘Vritni Boerin, fermerin’

I pyetur nga një gazetar pse po i mirëpriste afrikano-jugorët e bardhë në SHBA si refugjatë, Presidenti Donald Trump 2.0 tha se po ndodhte realisht një Gjenocid i paparë kundër fermerëve të bardhë në vend,… sepse ata po vriten dhe ne nuk duam të shohim njerëz të vriten”, tha ai në Konferencën për Shtyp më 12 maj 2025.

Ekziston një problem i vërtetë me fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut, që vriten ose sulmohen dhunshëm, thanë ekspertët. Por shumica e akteve të dhunshme kryhen gjatë grabitjeve në një vend, ku pjesa më e madhe e pasurisë dhe tokës pas aparteidit është ende në pronësi të një pakice relativisht të vogël të njerëzve apo fermerëve të bardhë.

“Po, fermerët e bardhë po vriten në Afrikën e Jugut”, shkruan në email politologu Jean-Yves Camus, bashkëdrejtor i Observatorit të Patriotëve Politik në Fondacionin Jean Jaurès në Paris. “Megjithatë, çështja duhet parë në kontekstin më të gjerë të një vendi të pllakosur nga krimi dhe aktiviteti i bandave.”

“Viktimizimi nga vrasjet është shumë e lidhur me klasën, gjininë, vendndodhjen dhe me racën”, na shkruan me email Lizette Lancaster, e Institutit për Studime të Sigurisë në Afrikën e Jugut.

“Sulmet në ferma, përfshirë vrasjet, që po ndodhin vazhdimisht në Afrikën e Jugut, dhe shumë prej tyre janë padyshim brutale dhe racore. Megjithatë, Afrika e Jugut duhet të kuptohet në kontekstin e saj më të gjerë socio-ekonomik dhe historik.”, shkruan në një email Anthony Kaziboni, një sociolog politik dhe kritik në Qendrën për Zhvillim Social në Afrikë të Universitetit të Johanesburgut.

Mënyra e justifikimit të akteve me motive raciste në stadiume dhe ambiente të tjera publike ndaj të bardhëve në ditët tona është shumë e habitshme. Ata arrijnë deri aty sa të thonë se: “Afrika e Jugut ka pabarazi ekstreme, me afërsisht 10% të popullsisë (kryesisht të bardhë) që zotërojnë mbi 70% të pasurisë. Ajo gjithashtu ka një të kaluar thellësisht të dhunshme, dhe dhuna strukturore e vendit vazhdon edhe sot së bashku me dhunën fizike, dhunën ekonomike dhe shumë forma të tjera të dhunës. Krimi i dhunshëm prek të gjithë sektorët e shoqërisë, jo vetëm fermerët”, shkruan sociologu afrikanojugor Kaziboni.

Për çfarë bëhet fjalë në këngën raciste të afrikanëve me ngjyrë!?

Kënga e luftës isiXhosa Dubul’ ibhunu, titulli përkthehet fjalë për fjalë si “Vritni Boerin”, por mund të nënkuptojë edhe “Vritni Afrikanerin”, u shfaq gjatë viteve 1980, ndërsa kundërshtimi ndaj më shumë se tre dekadave të sundimit të aparteidit u përhap në rrugët e qyteteve të Afrikës së Jugut. Titulli i saj shpesh përkthehet tekstualisht si: “Vritni fermerin e bardhë”.

Boer, është fjala në gjuhën afrikane, që ka kuptimin e saktë fermer, dhe në një nivel, thjesht do të thotë fermer, i çdo race. Por që nga shekulli XIX (kur Britania luftoi dy luftëra kundër boerëve), ka nënkuptuar edhe person afrikan të bardhë.

Politika amerikane, multikulturalizmi i Kanadasë, ngritja gjeopolitike e Amerikës së Jugut, ne ju sjellim historitë që kanë rëndësi. Teksti i këngës në thelb përsërit fjalët e titullit: Qëllo Boerin pafundësisht, duke i përshkruar Boerët si “frikacakë” dhe qejnë (kafshë). Ajo ishte pjesë e teatrit të kryengritjes masive dhe kështu mbahet mend prej kohësh deri më sot.

Kënga në fjalë, fatkeqsisht shoqërohet pothuajse gjithmonë me toyi-toying, një valle proteste, që mbetet sinonim i tubimeve politike të zezakëve në Afrikën e Jugut dhe shpesh ndërpritet nga njerëz që pretendojnë se qëllojnë me pushkë të markës ruse kalashnikov.

Pavarësisht se është jashtëzakonisht e diskutueshme, kënga vazhdon të këndohet në Afrikën e Jugut “demokratike”, veçanërisht nga lideri ekstremist racist Julius Malema dhe ish-Presidenti i vendit Jacob Zuma, versioni i tij është mjaft i ndryshëm nga të dy politikanët me ngjyrë, të cilët më vonë janë larguar nga Kongresi Kombëtar Afrikan, partia e Nelson Mandelës dhe lëvizja çlirimtare, për të formuar secili partitë e tyre.

ANC-ja, e cila ka qeverisur Afrikën e Jugut që nga zgjedhjet e para demokratike në vitin 1994. Ajo ka parë mbështetjen e saj të bjerë ndjeshëm në vitet e fundit mes akuzave të reja për korrupsion, keqqeverisje dhe premtime boshe elektorale të pambajtura. Vitin e kaluar, ajo humbi shumicën e karrigeve politike, për herë të parë dhe tani po qeveris në koalicion me një sërë partish të vogla, që kanë kundërshtuar prej kohësh politikat e saj.

Duke kënduar këngën, Malema po përpiqet të paraqesë veten si ANC-ja autentike.

Kush është ekstremisti marksist racist me ngjyrë Julius Malema?

Linderi ekstremist racist me gnjyrë afrikanojugor Julius Malema, u bë i famshëm në vitin 2008, kur si president i Lidhjes Rinore të ANC-së, ai mbrojti me forcë Presidentin e atëhershëm racist Jacob Zuma, i cili po përballej me ndjekje penale për akuza korrupsioni. “Ne jemi të përgatitur të vdesim për Zumën,” tha Julius Malema, në një tubim të famshëm me britma dhe urretje histerike. “Jemi të përgatitur të rrëmbejmë armët dhe të vrasim për Jacob Zumën.”

Deri në vitin 2012, Julius Malema ishte shndërruar në kritikun më të madh të Jacob Zumës dhe, pas përjashtimit të tij nga ANC, ai formoi EFF-në si një lëvizje populiste marksiste të së majtës ekstreme.

Ai këndoi për herë të parë Dubul’ ibhunu në vitin 2010, ndërsa ishte ende udhëheqës i ANCYL, por që atëherë është bërë një lloj karte vizite e EFF-së. Interpretimi i tij i fundit, ai ndaj të cilit me të drejtë ish afrikanojugori dhe sot bilioneri Elon Musk aktualisht po kundërshton, erdhi në një tubim në përkujtim të Masakrës së Sharpeville më 21 mars 1960, në të cilën të paktën 91 persona me ngjyrë, u qëlluan për vdekje nga policë të aparteidit.

Që nga viti 1994, Afrika e Jugut e ka shënuar 21 marsin si Ditën e të Drejtave të Njeriut, një rast për t’u riangazhuar, për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë, thotë Presidenti Cyril Ramaphosa. Por Malema e hedh poshtë këtë, duke thënë se festa duhet të quhet Dita e Masakrës së Sharpeville, sepse t’i japësh asaj çdo emër tjetër “minon kujtimin e atyre ushtarëve të rënë që vdiqën për të drejtat tona si njerëz me ngjyrë”.

A është kënga vërtet një thirrje për gjenocid të bardhëve?

Racisti radikal marksist Julius Malema, ka deklaruar vazhdimisht, si në gjykatë ashtu edhe në intervista, se “ne nuk po bëjmë thirrje për masakrën e njerëzve të bardhë, të paktën për momentin”.

Grootes ishte një nga rreth pesë të bardhët në audiencë herën e parë që Malema e këndoi këngën në publik në vitin 2010. Ai kujton: “Kur e këndoi, nuk e vura re. Nuk ishte në anglisht dhe askush përreth meje nuk mendoi se ishte një ngjarje e madhe në atë kohë… si një i bardhë, me një mbiemër që tingëllonte si afrikans, nuk u ndjeva i kërcënuar, i ngacmuar, i frikësuar… Nuk pata ndjesinë se njerëzit përreth meje po nxiteshin të më qëllonin.”

Kjo e vë ANC-në më të “moderuar”, në një situatë të vështirë. Presidneti i vendit me ngjyrë Ramaphosa nuk do t’a këndonte vetë këngën, por as ai nuk e ka denoncuar atë dhe heshtja e tij do të thotë diçka.

Julius Malema, ka mbrojtur vendimin e tij, për të kënduar këngën në disa çështje gjyqësore që nga viti 2010. Shumë nga vendimet e mëparshme kanë shkuar kundër tij, duke konstatuar se teksti i këngës përbënte gjuhë të pastër urrejtjeje dhe nuk mbrohej nga e drejta e lirisë së fjalës e sanksionuar në Kushtetutën e Afrikës së Jugut.

Megjithatë, kohët e fundit, batica ka ndryshuar në favor të tij, me Gjykatën e Lartë të Johanesburgut, që në vitin 2022 vendosi se AfriForum, e cila ka sfiduar të drejtën për të kënduar këngën, nuk kishte arritur të provonte se Julius Malema po nxiste dëm kundër afrikano-jugorëve të bardhë me prejardhje afrikane duke e kënduar atë.

Ky qëndrim u konfirmua nga Gjykata Supreme e Apelit në vitin 2024, e cila vendosi se “personi mjaft i informuar do t’a vlerësonte që kur z. Julius Malema këndoi Dubula ibhunu… ai në fakt nuk po bënte thirrje që fermerët, ose afrikano-jugorët e bardhë me prejardhje afrikane të vriteshin, as nuk po romantizonte dhunën e ushtruar kundër tyre në sulmet në ferma. Ata do t’a kuptonin se ai po përdorte një këngë historike lufte, me gjestet performuese që e shoqërojnë atë, si një mjet provokues, për të çuar përpara axhendën politike të partisë së tij”, tha gjykata e cila përfaqsohet e gjitha nga njerëzit me ngjyrë në AJ.

Kënga në fjalë, është një nga disa skena të turpshme të nxehta politike të AJ të tjera përfshijnë Aktin e Shpronësimit pa Kompensim dhe politikën e Fuqizimit Ekonomik të të Zinjve, që po ndezin lëvizjen MAGA të Trump. Trump kishte folur për vrasjen në shkallë të gjerë të fermerëve në AJ edhe në vitin 2018.[1]

Në 3 muajt midis korrikut dhe shtatorit 2023 u vranë 6,945 afrikano-jugorë; 27 000 afrikano-jugorë u vranë midis prillit 2022 dhe marsit 2023; më shumë se 300 sulme në ferma dhe 50 vrasje të fermerëve të bardhë në vitin 2023. AJ ka një rast të madh për t’u përgjigjur. 

Hipokrizia e Presidentit të AJ dhe esenca e realitetit të hidhur të racizmit shumëvjecar ndaj fermerë të bardhë në kontinentin dhe shtetin me popullsi me ngjyrë

Stadiumi me 100.000 vetë ulërinë me histerizëm dhe urretje të madhe në mënyrë hapur vrisni fermerët njerëzit e bardhë në AJ, të cilët punojnë shumë me përkushtim, që t’i mbajnë me bukë dhe produkte të tjera blektorale të fermave të tyre këto racistë të hapur…

Sikurse dihet nga të gjithë atje dhe në botë, kjo gjuhë e urretjes masive vjen pikërisht nga partia politike e dytë ma e madhe e AJ, që bën thirrje në ambientet publike për gjak dhe vrasje…

Lind pyetja retorike: Cili ëshë dallimi i këtyre vrastarëve të vitit 2025 me ish organizatë e partise demokrate amerikane (senator, demokrate, governator, kryetar bashkie etj.) me profil të mirefilltë kriminal me emrin Klus Klu Klanit (KKK), që për shumë dekada vriste njerëzit me ngjyrë dhe emigrantët e krishterë të tjerë europianë si katolike etj.!?

Bota dhe për më tepër Europa e “civilizuar” e majtë dhe globaliste ka heshtur dhe bërë vazhdimisht prej shumë dekadash syrin corr me paramendim deri më sot. Të ashtëquajturat organizatat civile të të “Drejtave” të Njeriut me qendër në Helsinki vazhdimisht ka mbyllur sytë dhe blokuar veshët dhe pa pikë turpi ka leh kot së koti non stop 24/7/365, për mbrojtjen e organizatave terroriste anarkiste marksiste, si: Antifa dhe BLM dhe ka mbuluar pa pike turpi me heshtje varri këto skena makabre dhe masive krimi dhe persekutimi dhe Genocidi të përgjakshëm shtetëtorë në Afrikën e Jugut.

Administrata e Presidentit Trump 2, ka të drejtë kur ekspozoi hapur gënjeshtrat dhe hipokrizinë tipike marksiste të Presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, kur i tha ndër sy dhe i ofroi konkretisht fakte, foto, artikuj të mediave botërore si dhe të gjithë të pranishmit në Zyrën Ovale (në Shtpinë e Bardhë panë me sytë e tyre direkt (Live) video me klithma dhe valle histerike) se si në shtetin e tij “demokratik”, ka Genocid të përgjakshëm dhe të turpshëm…

Ai gjatë gjithë kohës së bashkëbisedimit me Presidentin Trump me vetëdije të plotë hiqej si naiv, duke bërë pyetjen idiote dhe mosbesuese: A janë këto pamje në vendin tim!? …Dhe para kamerave dhe gazetarëve ndërkombëtarë, që ishin present aty nga e gjithë bota, menjëherë Presidenti Trump iu përgjigj aty për aty, se po këto pamje gjenocidi me mijëra kryqa të vendosur nga të afërmit e viktimave në të dy anët e rrugës automobilistike ose në kodra, dhe ato sot përfaqsojnë shpirtin e viktimave të pafajshme të racizmit të ushtruar nga njerëzit me ngjyrë… janë pikërisht në Afrikën e Jugut….

Dhe ky Genocide ndaj fermerëve të bardhë të pajshëm në Afrikën e Jugut nuk filloi dje kur ai shkoi për vizitë në Shtepinë e Bardhë, por ka vite e vite që është dhe po ushtrohet edhe sot hapur. Partia raciste marksiste afrikane, që e drejton këtë masakër është forca e dytë politike në vend dhe se gjoja Presidenti aktual i vendit Cyril Ramaphosa nuk e di këtë fakt, që ndodhet jo shumë milje larg zyrës së tij dhe kudo tjetër në AJ. Racizmi në vend ekziston dhe se ai është shfaqur fatkeqsisht me shumë brutalitet ndaj njerëzve të vrarë.

Një grua me ngjyrë si përfaquese e delegacionit presidencial të AJ e pranishme aty, kur e mori fjalën gënjeu hapur kur u shpreh tha se nuk ka racizëm. Ajo gënjeu pa turp, se urretja ndaj të bardhëve atje ekziston, por se media e majtë komuniste europiane dhe liderit politik të Europës (kurva e motit) dhe SHBA-së, gjate kohës së Bill Clinton-it, afrikakno-amerikanit Barack Hysen Obamës, sleepy Joseph Rober Biden Jr. dhe indiano-afrikano-amerikanes Kamala Harris asnjëherë nuk kanë folur për këtë tragjedi kolektive ndaj të bardhëve në AJ nga frika se po u ikin prej tyre votuesit robot apo njerëzit me ngjyrë dhe nuk po votojnë më për marksistët drejtues në Kongres dhe Senatin Amerikan.

Nga historia mësojmë se kjo parti me ide dhe praktikë raciste dhe vrastare, që nxit këtë kasaphane është tipike marksiste si vijuese e drejtperdrejte e idhullit të tyre shpirtëror marksistit Nelson Mandela…

Një antarë tjetër i delegacionit bisnesmen i suksesshëm i bardhë, tha hapur në Zyren Ovala kur e mori fjalën të fliste se aty tha se familja e shokut të tij të ngushtë janë viktimë e persekutimit dhe racizmit, ku janë vrarë për ti marrë tokën nga njerëzit me ngjyrë në AJ, gjë që nxori në shesh rrenën e president të tij me ngjyrë…

vijon

Fundi i Pjesën së Parë

[1] https://www.dw.com/en/south-africa-is-julius-malema-inciting-white-genocide/video-66495937

Pse Kosova nuk hyri në luftë për çlirim në vitin 1991

0

Serbia pasi e mori me dhunë autonominë e Kosovës, e kishte të gatshëm planin shfarosës ndaj Kosovës, njejt sikurse ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit e Pirotit në kohën e së ashtuquajturës Kriza Lindore, duke e shpopulluar prej shqiptarëve me gjenocide e dhunë të llojllojshme.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian

1.Faktorët politik

Më 1989 në Beograd pushteti serbian mendonte se ka krijuar kushte të mjaftuara për ta serbizuar Kosovën, sikurse ishte serbizuar Sanxhaku i Nishit më 1877/78. Lidhur me këtë, provat arkivore vërtetojnë se planet ishin të njejta, vetëm se ishin ndryshuar datat. Duke e vrejtur këtë realitet, takimi i Delegacionit Kosovës me Franjo Tuxhmanin dhe ekipin e tij në Stubiçke Toplice , në janar 1991, ka zbuluar tërë dinakërinë e Franjo Tuxhmanit ndaj shqiptarëve, me një anë dhe naivitetin politik shqiptar në anën tjetër.

Ajo dinakëri shpaloset me Marrëveshjën e 15 marsit 1991 në Karagjorgjevë (Beograd), duke u dakorduar me S. Millosheviqin për: “deportimin e 400 000 serbëve nga Kroacia në Kosovë”.

Kjo do të thot për zbarazjen totale të Kosovës nga shqiptarët, siç do të provohet me 1998/1999. Pra, drejtuesit politik shqiptarë në Kosovë totalisht kanë qenë jashtë rrjedhave në mes politikanëve sllavë, për të cilët diplomacia perëndimore politikanët jugosllavë (pa shqiptarë) mbante në kontakte javore. Pra, shtrohet pyetja cila ishte baza logjike e parisë politike shqiptare, që nuk lejoi që Kosova të hyjë në luftë më 1991.

Problemi kryesor që e ka larguar Kosovën nga Lufta çlirimtare më 1991, thuhej nëpër forume politike, se: “nuk kishim popull” për mejdan. Por duhet shtuar se gati të gjitha partitë shqiptare, pas shpërbërjes së LKJ-ës, u regjistruan në Beograd; madje se shqiptarët e varën shpresën se ai kimisti (sllav) i Amerikës do “ta shpëton Jugosllavinë”; se Ante Markoviqi me UJDI-in, me Gjeneral Shtabin tinëzisht do të kërkojnë ndihmë nga Rusia; se edhe Perëndimi premtoi miliarda për t`ia larë borxhet katrahurës Jugosllavi; se ambasadori amerikan në Beograd hapur ishte në anën e Milloshevqit, e kundër rezistencës së shqiptarëve në Kosovë dhe në Perëndim.

Por, pa i pyetur ata, serbët e sulmuan Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnje Hercegovinën. Ndërsa për Kosovë kishin plane speciale, të përgatitura nga kisha, politika dhe ushtria me polici, gjithnjë në bazë të: “Programit jugosllav për Kosovën”, aprovuar nga Kuvendi i Federatës më 1988.

Ky realitet në Kosovë e kishte projektuar dhe hulumtuar me kujdes nga “Lëvizja e pajtimeve”, duke krijuar një dritare të vogël, duke shpresuar se Tirana zyrtare do të reagojë sikurse më 1981. Prandaj, takimi Ramiz Alia-Halil Alidema (UNIKOMB), parti revolucionare; takimi Ramiz Alia-Ibrahim Rugova (gjithnjë më 1991) në Tiranë shpalosi një realitet tjetër, i cili deri në qershor 1999 ishte një konstantë e pandryshuar de jure kundër luftës. Por, Millosheviqi në anën tjetër donte luftë. Pra e kërkoi luftën dhe e gjeti fundin e tij në fund të shekullit.

Problem tjetër për mos fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë ishte se: Mbrojtja Territoriale e saj, e cila u zbulua në tërësi dhe drejtuesit e saj u burgosën. Prandaj populli mbeti në pozitën e “anijës” në stuhi pa forcë sado të vogël siç vepruan sllovenët. Në lidhje me këtë, aksionet e para kundër institucioneve të okupatorit,  nuk e kishin cak ushtrinë, por vetëm policinë (milicinë) dhe lakejtë e saj, madje edhe shqiptarë. Së këndejmi, populli nuk e kishte në ballë tash (1991) një Mustafë Hoxhë të vitit 1981, që me kërcnim ushtrak i largoi ushtarët dhe oficerët serbianë, që kishin ardhur në Llap për ta kthyer kohën e A. Rankoviqit. Mustafë Hoxha që ishte Komandant i Mbrojtjës Territoriale në Komunë, atëbotë i theu depotë e armatimit, e armatosi Mbrojtjën territoriale (1981) ku ishin të gjithë rezervistë shqiptarë. Në ato rrethana të sulmit politik dhe ushtarako policor ndaj rinisë shqiptare, edhe ushtrimet ushtarake Komandant Mustafë Hoxha i filloi në gjuhën shipe, sikurse më 1943 kundër nazifashizmit. Madje ai do të shprehet: “Tash kanë dalë në skenë çetnikët dhe do ua tregojmë vendin prap, për aq sa mundemi”. Lidhur me këtë, nga kjo shkollë kombëtare nacionalçlirimtare, zë fill Lëvizja e armatosur e drejtuar nga Heroi i popullit Zahir Pajaziti e të tjerë (Mustafa dhe Zahiri janë nga zona kreshnike e Gallapit). Këtu, patjetër duhet studiuar rolin e Çetës së Ali Ajetit me shokë të idealit çlirimtar, çetë kjo që kishte veçori ushtarake por edhe ideologjike.

Betimi i Lëvizjes pajtimeve nuk ishte i rastit por i nxjerrur nga tradita!

Në këtë shkollë, i gjatë është vargu i djemëve dhe vajzave që u dëshmuan në demonstrata (1968-1997), pra duke kopjuar mënyrën se si luftën, si patriotë të shkollës Adem Demaçit, deri në çlirim. Madje në këtë rrafsh hynte edhe Lëvizjën e Pajtimit e drejtuar nga Anton Qeta me ekipin e tij. E saktë është se kjo Lëvizje Kombëtare, zyrtarisht ka filluar nga Xhamia e Polacit (vendlindje e Hasan Prishtinës) ku betimi është bërë me këtë tekst: “Nuk do t` i lëshojmë trojet tona, ejani në tubime, ejani në pajtime, do shkojmë në luftë për bashkim kombëtar”. I ngjajshëm ishte edhe skenari në Pejën e Haxhi Zekës. Po, pati reagime pse nga Xhamia?

Përgjegja ishte se nga xhamia ka filluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit; nga xhamia ka filluar Lidhja Shqiptare e Pejës; Nga xhamia ka filluar kushtrimi për Kryengritje më 1910; Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës i ka pri Hoxhë Kadri Prishtina. E si vazhdimëri mbrojtja e magjistraturave dhe doktoraturave 1989-1999 është bërë në Medresenë e Prishtinës. Po, është theksuar edhe roli i Nënë TEREZËS, në kohën e robërisë dhe popullarizimi i shqiptarisë përmes Emrit Saj- Nobeliste e humanizmit dhe paqës.

2.Faktorët ushtarakë

Në lidhje me faktorin ushtarak më 1991 duhet shënuar me germa të arta shkruajn e dy delegacioneve për ushtrime ushtarake në Tiranë. Delegacioni i parë në drejtimin e Zahir Pajazitit; delegacioni i dytë i kreshnikëve në krye me Legjendarin Adem JASHARIN. Pastaj, grupet tjera nuk kanë pasë as të ndalur e as të sosur, kuptohet të ndihmuar nga Diaspora Partiotike shqiptare në Zvicer, Gjermani, SHBA, Kroaci dhe Slloveni. Sidomos në Kroaci dhe Slloveni ishin një dyzinë oficerësh shumë inteligjent dhe partiotë shqiptarë, që  kanë bërë një përvojë të shkëlqyer lufte kundër APJ-ës famëkeqe. E pse mos ta përkujtojmë se oficerët shqiptarë e kishin informatën se çka ndodhte dhe kush fshehej pas atentateve nepër kazerma dhe në ushtrime duke vrarë shqiptarë edhe në gjumë, siç  ka ngjarë  në Paraqin, Nish, Shkup, Tuzëll etj.

Çështjen ushtrake shqiptare në Kosovë e ka dezorientuar edhe propoganda e Vatikanit, sepse Selia e shenjtë kishte lidhje konkordati me Patriarkanën Serbe nga viti 1914, e cila lidhje duhet të zbulohet duke e botuar, sepse disa mese po shesin patriotizëm dhe “civilizim” në emër të injorancës tyre religjioze-informative. Së këndejmi, çështja e “funamenatalizmit islam”, duhet të zhevshët sepse disa individë shumë të rrezikshëm atë po e kultivonin dhe e kultivojnë edhe sot, kinse për nevoja elementare fetare. Në këtë drejtim, duhet publikuar edhe orvatjet e disa shovinistëve religjioz shqiptarë që më 1991, “populli të regjistrohet në kombësi muslimane”. Por, lidhur me këtë kreu i LDK-ës doli me komunikatë urdhërore patriotike se: “Regjistrim për shqiptarë në Kosovë nuk ka. Ai që del për tu regjistruar se është i kombësisë muslimane, duhet  ta dijë se nuk është më pjesë e Shqiptarisë” (I. Rugova, deklaratë interne).

  1. Faktori pjekuri kombëtare

Ka plot zëra në anën tjetër edhe sot, që propagandojnë se: “Po të hynim në luftë me 1991 Serbia do të na shfaroste”. Jo, ju themi, Serbia atëherë ishte në luftë në dy fronte: në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje Hercegovinë dhe pritej se do të sulmohet nga Bullgaria, për shkak të Maqedonisë. Prandaj hapja e frontit me shqiptarë në Kosovë, e konkluduar në Beograd do t` i krijoheshin S. Millosheviqit probleme të pariparueshme për krijimin e Serbisë integrale dhe homogjene. Madje, shqiptaria e kafeneve fliste se: “Po hyri shqiptaria e Kosovës në luftë, do të marshojë deri në afërsi të Nishit. Pra do të çliroheshin: Kushumlia, Prekupja dhe Vraja. Madje do hynte në luftë edhe Ushtria shqiptare”.  Lidhur me këtë situatë, Tirana zyrtare e kishte qëndrimin se: “Së pari në luftë ngritet Kosova, pastaj inkrporohemi anësisht në forma të ndryshme Shqipëria, por jo de jure t` i shpallet luftë Serbisë. Pra ky skenar që pushon në një zyre ushtrake në Tiranë, ende i pastudiuar tregon se dominoi politika paqësore e kreut të LDK-ës, që ishte e rreshtuar në “proces”, të krijojë ushtri profesionale, e që provoi me FARK-un e dështuar shumë keq, e që provoi edhe me kërkesën që UÇK ta demobilizojë në shtator 1998. Sipas dokumenteve të kohës, këto forca politikaneske të LDK-ës si parti prijëse, nuk e dinin se: “Shtëpia e Ibrahim Rugovës nga viti 1995 është planifikuar të granatohet”, e granatimi pastaj propogandohej t`i mvishet guerilës së UÇK-ës. Madje, këtë propogandë e përvetësuan tre drejtues të Kryesisë së LDK që njiheshin si “Kardelista”, për federim të fedratës (nga 1989)- pra partizan të decentralizimit. Në anën tjetër, intelektuali që u konvertua në politikan titist hyri në Komisionin për Ideologji, që e drejtonte Kaçusha Jashari. Madje u cilësuan si sekretar partie në Institut dhe autor në librin: “Kosova pr Titon, Tito për Kosovën”, Prishtinë 1979, është element i mjaftueshëm për moton: “Pas Titos-Toto”, për çka pretendoi Milloshi me mjete tjera. Politikanët e tillë u cilësuan si rrezik për qarqet kulmore drejtuese  të LDK-ës, për çka Adem Demaçi ia ka thënë kreut të LDK-ës me fakte në “katër sy”. Ato fakte Enver Maloku, si patriot që ishte ka provuar dy herë t` i botojë, por është stopuar me kërcënim. (Hulumtone arkivin e ÇIK-ut).

Në Zyrën Politike të UÇK-ës drejtuar nga Adem Demaçi, nuk e dinim që Jovica Stanishiq në anën tjetër,  i kishte 7 apo më tepër informatorë. Por më vonë e kuptuam se në: Prishtinë ishin 2; në Mitrovicë ishte 1; në Pejë ishte 1. Në Gjakovë ishte 1; në Prizren ishin 2; në Ferizaj ishin 2 dhe në Gjilan ishte 1 informator. Pra po dalin 10 gjithsej, numër  që përputhët me shkrimin në librin: “UÇK -Kako smo izgubili Kosovo i Metohiju” Beograd. (Lexone është libër publik-hb). Në lidhje me këto rrethana në Shtabin politiko-ushtarak të  Adem Demaçit, e dinim se një ekspoziturë serbe me veprime antishqiptare ishte në Tiranë, që drejtohej nga një pastor i cili alarmonte Lozanën kundër Ibrahim Rugovës (pro Papës) dhe kundër Ramiz Alis (ateist). E dinim edhe për një ekspoziturë religjioze serbe në Shkup e lidhur me islamistët e Iranit, prej kah planifikohej të sillej “armatimi” në Kosovë, ku Kryesia e Fesë Islame në Shkup, do të vihet në dijeni, por që informata ishte “injoruar’. E vërteta këtë “kanal” të ‘dorgërisë’ religjioze islame e ka bërë copë e grimë me të drejtë Ibrahim Rugova me rreshtimin e tij, kah Vatikani. Lidhur me këtë, drejtuesi i informatave në Zyrën e Adem Demaçit, Bajrush Behrami i kishte siguruar informatat Beograd-Romë (Vatikan), të cilat mësonin se : “Kosova është një lloj Jerusalemi për krishterimin, sidomos për Serbinë homogjene” . Madje nga viti 1992/4 në Romë kishte përpjekje shumë të ulta, për ta larguar nga pozita e: “liderit shqiptarëve Ibrahim Rugovën, sepse nuk po pajtohej që populli i tij  ti nënshtrohet një gjenocidi ala Bosnje Hercegovinë”. Në vend të tij e kishin propozuar të jetë Mark Krasniqi ose Tomë Berisha, i cili duhej të transferohej në Kosovë nga Kroacia. Por, këto planifikime “ilegale”, do t` i shkatërrojë kreu i kishës së Romës, përmes një prifti patriot shqiptar nga Kosova, i cili ishte realist dhe atdhetar. Madje ai hapur do të thotë në fund të vitit 1993 se: “Kosova nuk do të hyjë në luftë. Nuk do t` ua bën argatin republikave Titiste, të cilat nga viti 1945 kanë qenë kundër Kosovës Republikë brenda federatës të paktën….”!.

Kosova de jure në luftë kundër Serbisë më 1998

Kosova de jure hyri në luftë më 1998. Por zyrtarisht hyrjën nuk duhet konsideruar si një çështje juridike, sepse Kosovës i mungonte institucioni shtetëror brenda saj. Por ishte Qeveria B. Bukoshi ajo që në Gjermani që në proces do të “kyqët në luftë”, me një strukturë ushtrake që u quajt FARK, por që tradhtoi që në hapat e parë të “luftës” si sabotere, sepse urdhërat ishin të ‘dyfishta’; nga Kosova kundër luftës, nga Gjermania: “për luftë, por jo brenda UÇK-ës komuniste”!.

4. Faktori klasor dhe ideologjik

Ky faktor në luftën e Kosovës nuk ishte çështje anësore. Por, në luftë kryesisht hyri inteligjenca dhe “katundaria” që gjithmonë e ka bartë mbi supe fenomenin e kryengritjeve të shpeshta kundër çdo okupatori.

Sa i takon çështjës së ideologjisë, në Kosovë vepronin disa rryma dhe organizata që kishin emra të njohur dhe drejtoheshin nga patriotët idealistë . Disa ishin për Republikë brenda Jugosllavisë, disa ishin për bashkim me Shqipërinë, e të cilat mbanin ngjyra Enveriste, duke shpresuar se koha e Stalinit ishin në “frigorifer”, por që Ushtria shqiptare do ta shkelë APJ-n më 1991/5, sikurse Aleatët Anglo-Amerikan ushtrinë e Rajhun e Tretë më 1945. E vërteta, shembulli i UÇK-ës do të plasohet në shembull “shkollor” se si kur e organizon populli, çdo ushtri e ka të garantuar fitoren. Pra, UÇK ishte pranë popullit dhe në popull dhe ia siguroi lirinë një treve kombëtare, që padrejtësisht ishte coptuar nepër kongrese dhe konferenca paqësore, ku pazaret e blloqeve e kanë pasur fjalën e parë dhe të fundit. Pra, UÇK i ka mundur ato pazare dhe ushtrinë terroriste serbe, madje duke pasur ndihmën e NATO-si fuqi e vetme ushtarake në botën e civilizuar me në krye SHBA-t. Më këtë fitore u vërtetua historikisht  thënia programore e Adem Demaçit më 1964 se: “Lufta jonë do të jetë e vështirë dhe e gjatë, por fitimtare.Nuk ka rëndësi a do të na ndihmojë Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë”. Pra, na ndihmoi Perendimi dhe i jemi falënderues për jetë.

Përfundimi

Sot Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.Ndërsa më 1995 në Lublanë tre diplomatëve të shteteve Perëndimore Adem Demaçi do t` iu thotë: “Luftën do ta bëjmë kur duam ne që jemi në robëri, e jo kur duan klyshët e Rusisë. Ne jemi mësuar me llojet e Srebrenicave ”. Lidhur me këtë realitet të krimeve shtetërore më 1 tetor 1997, dihet kush dhe si i ka pritur organizatorët e demonstratave të rinisë studentore. Mbi të gjitha në fund të shekullit XX-të lufta jonë e drejtë dyshekullore mbaroi me 10 qershor 1999, duke e hapur shansën për Kuvendin e Kosovës, që më 17 shkurt 2008 në pajtim me miqët ndërkombëtar Perendimor të shpallet Kosova shtet i pavarur dhe sovran. Ky rezultat kulmor tregoi se UÇK ishte projekti më sublim kombëtar i shekullit, që i tregoi botës se çdo okupatori dhe terrori shtetëror i vjen fundi atëherë kur detyrohet me fuqinë e armës e cila peshon në ndërgjegjen e kombit me tërë madhështinë dhe respektin e brendshëm dhe të jashtëm civilizues. Pra Kosova e fitoi pavarësinë e garantuar me luftë, dhe e vulosi me gjak arbëror. Lidhur me këtë në dëshminë para Gjykatës së Hagës, Ibrahim Rugova ia përplasi në fytyrë S. Millosheviqit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë kurrë terroriste”. Ky prononcim kujtoj se vlen më shumë se çdo libër i botuar deri me tash e që nuk janë të pakta. Mjerisht orientimit të botimit të Historisë së UÇK-ës me argumente, Gjykata Speciale në Hagë po i rrin me “thikë” mbi kokë.

Shkrimi i kushtohet: Presidentit Bill KLINTON për luftën e tij politike, diplomatike dhe ushtarake për të dëshmuar se çlirimi i popujve të shtypur duhet të garantohet edhe me forcë, si dhe Adem Demaçit e Adem Jasharit për vepër të shekullit!

Më 29 maj 2025

Kryepleqtë e Prizrenit, në vitin 1908, i luten Kongregacionit të Shenjtë, që të përshpejtojnë në emërimin e Arqipezhkvit të Shkupit

Anna Hida, (Nusha Zhuba), studjuese, Romë 

  • Alcuni Capi di Villaggi supplicano la S. Congregazione ad affrettare la nomina dell’Arcivescovo di Scopia.

Disa nga Kryepleqte i luten Kongregacionit të Shenjtë, që të përshpejtojnë në emërimin e Arqipezhgvit të Shkupit.

Ndërsa sot deklarohemi turq, bullgar e serb para 120 vjetësh një grup katolikësh dhe kryepleq të Prizrenit me plot burrëri, me diplomaci, në gjuhën shqipe biles të shkruar (dhe kjo ndodh para caktimit të alfabetit të gjuhës shqipe), i kërkonin Atit të Shenjtë Papës të sillnin Ipeshkvin e Ri , pasi Ipeshkvi i tyre Monsignor Troksi ishte dërguar në vend tjetër. Shkrimi i letrës është me shkrimin dhe alfabetin e përdorur nga shqiptarët që nga 1635, me 28 shkronja në të cilat 22 shkronja ishin latine dhe 6 ishin shqiptare – shkruan- Giuseppe Schiroj) vinin nga alfabeti i vjetër shqip. ( deri tani nuk e kemi gjetur këtë alfabet të vjetër , qè rilindasit shkruajnè.

Shkonjat , Z, L, Y i përkasin shkronjave pellazgo – etruske, kurse Gj, DH, TH, shkruhen nga tre viza të përshkruara nga një drapër me kokë poshtë ( pikëpyetje me kokë poshtë ).

Mbadni. (Madhëri) Ulem n’dë ghuijt me pervujtni para Mbadnis ate, na Paria e populit katolik bask me gijj populin po vim me u luten para Selis Scejte e para Zotnis ate. (Ulemi ndër gjunjtë me përvujtëri, para Madhërisë Juaj, ne Paria e popullit katolik bashkë me gjithë popullin, po vijmë të lutemi para Selisë Shenjtë e para Zotërisë suaj). E din mir fort Selia e Scejte jote se c’far taksirate na kan nol n’Arkidiocezen t’Skupit sidomos n’ket viet ci po marojm. Archidiocesi jon tesc sa muj ginet pa Arcipesckv, kena uzdaj n’Zotin e n’Selin Scejte sa ma paar ka me scegnue me drit t’Sepirtit Sceit gni Coban per me regulue ket popul se nevojt tona jan t’mzaja , e i lutena Selis Sceite ci me scpejtue vaktin e disciruem prej nesc me passun gni coban me na reghulue, ci t’jet hejri spirtit ege i ksaj jet. Besoj se e dini shumë mirë Zotërija juaj se çfarë taksirate na ka ndodhur në Arqipezhgvinë e Shkupit në këtë vit që po mbyllim.

Arqipezhgvia jonë prej shumë muajsh gjendet pa Arqipezhgv , kemi uzdajë ( besim ) në Zotin dhe në Selinë e Shenjtë sa më parë ka për të caktuar me Dritën e Shpirtit Shenjt një Bari ( çoban) për të rregulluar këtë popull sepse nevojat tona janë të mëdha, e i lutemi Selisë së Shenjtë që të shpejtojë në kohë dëshirën tonë për të pasur një Bari që të na rregullojë e që të jetë hajri i shpirtit të kësaj jete. Asct fort zorscme per nee me e fol ket fial, o si me gjan me i than kscil Selis Sceite, na kso punsc kur nuk kena punue as nuk menojm kur me i nejt karsci hyekmit Selis Sceite na gymon jena ken e jena e kemi me ken t’birt e nighiuescem e t’pervujt t’ Selis Sceite e te Kscilave .

Ti e ne kjoft ci per lighsite tonin po ghabojm m’naj mnyr me pervujtni po lypim t’falun. Eshtë shumë e zorshme për ne që themi këto fjalë, është sikur ngjan që ne të urdherojmë Kshillin e Selisë së Shenjtë, sepse ne me këto lloj punësh nuk jemi mësuar, as nuk mendojmë kurrë t’i dalim kundër hykmetit të Selisë Shenjtë: Ne gjithonë kemi qenë, jemi e do të jemi të bijtë e nigjueshë me të përvujtur të Selisë Shenjtë e të Këshillit. Dhe nëse për ligësinë tonë po gabojmë në një ndonjë mënyrë, me përvujtëri ju kërkojmë të falur. Per mos ma nau pertri ignimet e kerseme me koh i bajm haber Zotnis Sate e Selis Sceite ci prej Arkidiocesit Sckupit kurgni mesctar kemi ci meriton me ken çobani i Arkidiocesit të Sckupit. Që të mos ripërtërijmë hidhërimet e mëparëshme, me kohë lajmërojmë Zotërinë tënde që prej Arqipezhgvisë së Shkupit asnjë meshtar nuk kemi që të meritojë të jetë Bariu i Arqipezhgvisë së Shkupit.

Scypnia ast e mage ( madhe) Selia e Sceite t’scegnojn gni çoban co osct i viefscem kah ona e punve scpirtit ege ( edhe) kah ona dygnalekut me na ba nim e krah ner kto zamane t’vesctira ci jena.

Shqipëria është e madhe, Selia Shenjtë të caktojë një Bari të vlefshëm, nga ana e punëve të shpirtit dhe nga ana e dyrnjallekut që të na bëhet ndihmë e krah, në këto kohë të vështira që jena. Me pervijtni po ta pughim ( puthim) S. Skunilen tand e po scegnohena Me përvujtëri puthim Shenjten e Purpurt, dhe po prezantohemi. T’birt tu t’pervujt et niguescem . Bijtë e tu të nigjueshëm dhe të përrvuajtur .

Presren 30 Nanur 1908.

Prizren, 30 Nëntor 1908.

Frencesco Bezi, Cristi i Tinit, Stefano T. Delhysa, Pietro,M. Sebes, Chola I Luches Simon Lucha Nue Prencha, Nou i Zefit, Marca Colvesi, Hagi Pietri i Scohtes. Fran Beci, Krist Tini, Shtjefen Delhysa, Pjetër Sheba, Kol Luca, Simon Luka, Nue Prendi, Nue Zefi, Marka, Kolveci, Pjetër Skoti..

Përgatiti Dr. Nusha Zhuba , Romë

Deputetët e kësaj legjislature edhe sot na e dëshmuan se janë tërësisht të zhveshur nga ndjenja e përgjegjësisë publike!

1

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Është një thënie e shkrimtarit botëror Xhorgj Orvelit që thote: “Në qoftë se mendimet e prishin gjuhën, gjuha po ashtu mund të prishë mendimet”, që nënkupton se demokracia ka një rregull që bazohet dhe fuqizohet në Ligj, i cili midis tjerash ka për detyrë të rregullon jo vetëm etiken e sjelljeve sociale të qytetarëve të rëndomët, por edhe moralin e politikes së elitave qeverisëse. Në rastin tonë, ku shoqëria ende është e frustruar dhe me përplotë ngarkesa (psikologjike, sociale, krahinore, emancipuese, e për të mos thënë edhe sosh kulturore!), priten edhe sjellje absurde që e prishin si kodin e miresjelljes (publike) ashtu edhe atë të etikës institucionale;

2. Në fakt, frustrimi bashkë me sjelljet absurde të deputetëve tanë mund të shpjegohet (por, jo edhe amnistohet!) me një argumentim sociologjik. Argumentim që mund t’u adresohet si; ngarkesave që burojnë nga sfera e grupeve të interesit, por, edhe mungesës së një tradite parlamentare. Ku arena e thyerjes së “shtizave të gladiatorëve” modern (deputetëve), në vend që të shndërrohet aulë betejash e luftërash: ideologjike e politike, është shndërruar në arenë betejash klanore, grupore, midis subjejteve politike.

3. Shikuar nga kjo “dioptri” devijimi nga etika e(pa)shkruar (institucionale) mund edhe ta pasurojë në një mënyrë sfondin e debatit dhe atë të demokracisë si koncept e si zgjidhje për problemin e paralizës (lexo; ngërqit) sonë. Mirëpo, tejkalimi apo teprimi i “ikjes”nga kodi i kësaj etike institucionale për të cilën po flasim, sa po vrejmë ne të gjithë, është kah na “prodhon” edhe situata qesharake, inatçore, kontradiktore, e për të mos thënë edhe asociale…🤔