Kreu Blog Faqe 552

“Seksi brenda familjes”, ajetet kuranore si mbulesë e rrezikshme antinjerëzore e antikombëtare

Luan Dibrani, Gjermani

Në zemër të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, po ndodh një krim që i lë gërshërë në shpirt çdo prind, çdo shqiptar me dinjitet: thirrjet për seks dhe martesë brenda familjes, incesti, përdhunime të “justifikuara” me ajete të përkthyera nga hoxhallarë me interesa politike dhe ideologjike, të huaj në shpirt dhe gjak.

Rasti i vajzës 5-vjeçare në Gostivar është alarmi që s’mund ta injorojmë më!
Ky nuk është vetëm një akt kriminal, është produkt i një programi të përhapur dhe të ndërtuar qëllimisht nga hoxhallarë që kanë tradhtuar misionin e vërtetë të fesë dhe po mbjellin erëra të liga në familjet shqiptare. Janë ata që në emër të fesë thonë: “është hallall”, “është urdhër”, “është traditë” – kur në të vërtetë është dëm, është dhunë, është shkatërrim i fëmijërisë, i moralit dhe i kombin tonë. A nuk është ky një alarm kombëtar? A nuk është kjo një tentativë për shkatërrim të thellë të kulturës shqiptare përmes një infektimi shpirtëror dhe mendor që vjen nga jashtë? Një rast që s’guxon të mbulohet me heshtje.

Vajza 5-vjeçare u bë viktimë e një akti makabër, të cilin nuk e mundësoi thjesht një djalë i çakorduar 15-vjeçar, por një mentalitet që po kultivohet sistematikisht në emër të fesë, brenda vetë familjeve shqiptare. Nuk është ky thjesht krim penal — ky është krim kulturor, moral, kombëtar.

Seksi brenda gjakut – predikim i hoxhallarëve të huaj brenda trojeve tona

Në shumë xhami dhe komunitete, po dëgjojmë thirrje për martesë me kushërinj, për seks midis anëtarëve të familjes, për normalizim të përdhunimeve si “obligim fetar”. Këto ide nuk kanë asnjë lidhje me traditën dhe kulturën tonë shqiptare. Këto janë thirrje për robëri shpirtërore dhe shkatërrim moral. Nuk janë predikime të besimit, por propaganda politike e islamizmit që vjen nga jashtë dhe po infekton çdo qelizë të familjes shqiptare.

Predikimi që na e hedh helm në familje

Në çdo xhami të kontrolluar nga rryma ekstremiste, në portale të errëta të sponsorizuara nga jashtë, në kanale që flasin shqip por i shërbejnë ideologjive turke, serbe, ruse apo aziatike, po na mësohet se “është hallall” të martohesh me kushërirën, me vajzën e dajës, madje edhe me të miturat, sepse “ashtu e lejon feja”. Kjo nuk është fe. Kjo është një armë ideologjike për të shkatërruar shqiptarët nga brenda, për të shpërfytyruar moralin dhe strukturën tonë familjare.

Nuk ka më ndarje të qartë mes të keqes dhe të mirës – përveç një thirrjeje që duhet të na zgjojë: këto ide nuk janë tonat, nuk janë shqiptare!

Ata nuk kanë erë gjaku shqiptar – ata janë mish i huaj!

Imamët që thonë se “nuk janë shqiptarë, por myslimanë”, nuk janë të denjë të jetojnë mes shqiptarëve. Ata janë mish i huaj, mish i egër, që kundërmon me helme që nuk burojnë nga gjaku i jonë, por nga direktivat e errëta të shteteve të tjera që kurrë nuk ia kanë dashur të mirën këtij kombi.

Pse nuk i bojkotojmë këto gjallesa të mishit pa nder? Pse i pranojmë në lagje, në portale, në studio televizive? Pse nuk i përzëmë nga oxhaku ynë, para se të djegin edhe tymin e fundit të shqiptarisë në vatrën tonë?

Ata nuk përfaqësojnë asnjë moral shqiptar. Ata nuk e kanë as zakonin, as turpin, as arsyen që përkufizon një familje shqiptare.

Këta nuk janë vëllezërit tanë — janë mish i huaj që kundërmon urrejtje

Këta nuk janë më fetarë. Këta janë ushtarë të ideologjive që duan ta shkatërrojnë këtë komb nga brenda. Si krimba në mollë, kanë depërtuar në familjet tona, në ndërgjegjen tonë, në shkollat tona, në ekranet tona… dhe flasin shqip, por nuk i përkasin këtij trualli. Flasin për Zot, por i shërbejnë errësirës.

Ata janë mish i huaj që na është futur në sofrë. Janë gjallesa të egra që s’kanë as nder, as turp, as ndjesi kombëtare. Si mund të jesh shqiptar dhe të predikosh përdhunimin si hallall? Si mund të flasësh për dashurinë hyjnore, dhe t’i lejosh vetes imoralitetin brenda oxhakut familjar?

Ku është shteti, drejtësia dhe institucionet?
Pse këto krime të tmerrshme mbeten të heshtura? Pse nuk nxirren në dritë autorët, hoxhallarët dhe familjet që i mbështesin? Pse tolerohet predikimi i përdhunimeve dhe i martesave të detyruara?
Kjo është një luftë kundër identitetit tonë kombëtar, një plan i errët për të shkatërruar shqiptarinë nga brenda. Shteti duhet të veprojë me forcë, të identifikojë dhe ndëshkojë këta predikues të urrejtjes dhe të krimit, dhe të mbrojë fëmijët dhe familjet shqiptare.

Shteti duhet të flasë. Duhet të dalin në publik me emra, me fakte, me raste. T’i tregojnë qytetarëve se këto akte të tmerrshme nuk janë shqiptare – janë prodhime të islamizmit politik. Duhet të ndajnë publikisht: Kush janë viktimat dhe kush janë ata që përdorin fenë si mburojë për përdhunim, korrupsion shpirtëror dhe antikombëtarizëm.

Ne nuk duhet t’i pranojmë më në asnjë fshat, në asnjë qytet, në asnjë studio televizive. Ata që thonë “ne jemi myslimanë, jo shqiptarë”, kanë bërë tashmë ndarjen. Le të jetojnë me zgjedhjen e tyre larg nesh. Larg fëmijëve tanë, larg gjuhës sonë, larg historisë sonë.

Këta “mësues” nuk janë të Zotit. Ata janë të Serbisë, të Rusisë, të Turqisë, të çdo gjakprishuri që nuk e do këtë komb të mbijetojë si shqiptar. Nuk është rastësi që predikimet e tyre ngjasojnë me planet e pushtuesve tanë. Sepse kjo është një luftë pa armë – por me shkatërrime shumë më të thella.

Sot, ata na mësojnë të pranojmë seksin brenda një çatie. Nesër, do na mësojnë të djegim flamurin. Dhe pasnesër, do e quajnë shqipen “gjuhë e kafirëve”.

Mos i lini të prekin fëmijët tuaj me fjalët e tyre të mbështjella me “ajete”. Mos i lini të futen në ndërgjegjen tuaj me shejtanin e politikës dhe dogmës. Ata nuk janë tanët. Ata nuk kanë lidhje me atë që kemi ruajtur me gjak e me nder.

Thirrje e zjarrtë për të gjithë shqiptarët:
Mos i pranoni këta hoxhallarë në sofrën tuaj, në zemrën tuaj, në ndërgjegjen tuaj! Ata nuk janë tanët. Ata nuk janë shqiptarë. Ata janë agjentë të errësirës, të cilët po sulmojnë vatrën tonë me gjuhën e djallit.
Mbrojeni gjakun, nderin dhe fëmijët tuaj! Mos lejoni që predikimet e tyre të infektojnë shpirtin tuaj dhe brezat e ardhshëm. Ata nuk janë tanët! Kush po i lejon të depërtojnë në mes nesh?Po dëgjojmë përditë predikime të neveritshme në emër të fesë: thirrje për martesë me kushërira, seks brenda gjakut, përdhunime të justifikuara me ajete fetare, imoralitet i kthyer në “obligim fetar”, e të gjitha këto nga goja e imamëve dhe hoxhallarëve që nuk e ndjejnë veten shqiptarë, por vetëm “myslimanë” prandaj braktisni  . Ky nuk është Islami i shqiptarëve – është një armë politike islamike. Nxirrni në shesh këtë turp para se të na përvëlojë të gjithëve largoni, bojkotoni , injoroni!

Shteti duhet të bëjë publike çdo lidhje të këtyre familjeve me rrymën radikale islame, të ndalojë urgjentisht predikimet e imamëve që lejojnë incestin, dhe të parandalojë përdhunimet që po mbillen si “normë” në emër të fesë.

Islami i shqiptarëve ka qenë modest, njerëzor dhe  i pa dëmshëm . Kjo që po ndodh sot është një version politik, ideologjik, i programuar për të ndryshuar fytyrën e kombit – për ta shndërruar në një turmë pa identitet, pa turp, pa familje, pa atdhe, pa moral, pa kulturë ,pa dritë , pa perspektivë dhe pa ardhmëri.

Martesat brenda një oxhaku, seks brenda një strehe ku tymi i një familjeje s’është ndarë akoma, është krim kundër vetes, kundër kombit, kundër Zotit.

Në emër të nderit, gjakut dhe flamurit shqiptar – nuk do të dorëzohemi!

Luan – Asllan Dibrani

Në mbrojtje të moralit dhe identitetit shqiptar, për një Shqipëri dhe Kosovë dhe trojeve tjera shqiptare,  që nuk i nënshtrohen errësirës së islamizmit politik.

“Bazamenti i Harruar: Nënë Tereza dhe Projekti “Shkupi 2014”, një mungesë që flet shumë

0
Në kuadër të projektit monumental “Shkupi 2014”, në anën e djathtë të një nga përmendoret më të mëdha dhe më diskutueshme të qytetit – statujës gjigante të Aleksandrit të Madh, u planifikua të ngrihej një tjetër monument i madh, një përmendore 32 metra për Nënën Terezë, vajzën e Shkupit dhe simbolin e dashurisë dhe përulësisë,vetëm 100 metra larg shtëpisë të saj ku kishte lindur.
Megjithatë, përtej solemnitetit dhe përurimit simbolik, vetëm bazamenti i përmendores u ngrit në atë vend madhështor dhe qëndroi aty për rreth 10 vite – një shenjë e heshtur e një ëndrre që nuk u bë realitet. Bazamenti i zbrazët, në hijen e kalorit mbi kalë të Aleksandrit, flet për kontrastin mes një figure që mishëronte fuqinë dhe dominimin, dhe një figure që përfaqësonte thjeshtësinë dhe shërbimin ndaj njerëzve.
Pas pothuajse një dekade, bazamenti u rrënua, duke përmbyllur një kapitull të ngatërruar të historisë së transformimit të Shkupit. Ky vend, ku do të duhej të qëndronte një monument për një nga gratë më të njohura dhe më humanitare të shekullit të 20-të, mbeti bosh.
Në mes të shesheve të mbushura me figura të mëdha, kjo mungesë fizike flet shumë – për kontrastin mes zhurmës së lavdisë dhe qetësisë së vërtetë, mes politikës dhe shpirtit, mes madhështisë së dukshme dhe madhështisë së padukshme.
Bazamenti i Nënë Terezës që do të duhej të ishte i lartë 32 metra në kuadër të “Shkupit 2014”, u rrënua na shovenistët maqedonas para dy vitesh, se Shqiptarët, sipas sllavomëdhenjve dhe turkomëdhenjve, “duhet të jenë vetëm Muslimanë”.
***
Shih rrënimin e bazamentit në instagram:

Hyrja e çlirimtarëve shqiptarë në Shkup me 12 gusht 1912, të prirë nga Zef Kol Ndoka dhe Bajram Daklani

Ngritja e Flamurit Kombëtar në Shkup – 12 Gusht 1912
Më 12 gusht 1912, në qytetin historik të Shkupit, ndodhi një akt madhor që vulosi dëshirën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Pas gati pesë shekujsh nën robërinë e Perandorisë Osmane, flamuri kuqezi u ngrit për herë të parë në këtë qytet, si simbol i një kombi që po zgjonte ndërgjegjen e vet dhe po afirmonte identitetin e tij përpara botës.
Në ballë të këtij akti të guximshëm qëndruan rreth 200 luftëtarë shqiptarë, të udhëhequr nga dy figura që mishëronin unitetin kombëtar përtej besimeve fetare: Zef Kol Ndoka (i njohur si Zefi i Vogël), katolik nga Fani i Mirditës, dhe Bajram Daklani, mysliman nga Gjakova.
Së bashku, ata hynë në qytet me vendosmëri dhe krenari, duke shpallur autonominë e Shkupit nga sundimi osman.
Ky moment nuk ishte thjesht një fitore ushtarake – ishte një dëshmi e fuqishme e bashkimit të shqiptarëve. Në atë kohë, përpara feve, ideologjive apo interesave krahinore, qëndronte kombi. Shqiptarët ishin të bashkuar në betejën për liri dhe identitet, duke u bërë shembull frymëzimi për brezat që do të vinin.
Një ditë më pas, më 13 gusht, në qytet hynë 500 luftëtarë të tjerë shqiptarë nën drejtimin e Idriz Seferit dhe Isa Boletinit. Ata i kërkuan garnizonit osman prej 4,000 trupash të dorëzohej përpara forcave shqiptare. Më 14 gusht, ushtria osmane u dorëzua, dhe nga zonat përreth – Kumanova, Prishtina dhe Dibra – mbërritën edhe më shumë trupa shqiptare. Deri në fund të muajit, mbi 30,000 luftëtarë shqiptarë ishin vendosur në Shkup, duke forcuar kontrollin mbi qytetin dhe përgatitur terrenin për shpalljen e pavarësisë.
Ngritja e flamurit në Shkup ishte më shumë se një akt simbolik – ishte një mesazh i qartë: shqiptarët nuk do të pranonin më robërinë. Ky moment është një nga faqet më të ndritura të historisë sonë dhe një kujtesë e përhershme se vetëm të bashkuar mund të jemi të lirë.

Die Transvaler (1979) / Pas një qëndrimi të përkohshëm në Rodezi (Zimbabwe), familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në Afrikë të Jugut

Burimi : El Diario Palentino, e enjte, 8 shkurt 1979, ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  29 Maj 2025 

“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 5 shkurtit 1979, në faqen n°2, një shkrim rreth ekzilit të mundshëm asokohe të familjes mbretërore shqiptare në Afrikë të Jugut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti në ekzil ndoshta në Afrikën e Jugut

Burimi : Die Transvaler, e hënë, 5 shkurt 1979, faqe n°2

Burimi : Die Transvaler, e hënë, 5 shkurt 1979, faqe n°2

Salisbury — Mbreti në ekzil i Shqipërisë Leka kaloi fundjavën këtu në një suitë në një hotel pas udhëtimit të tij të gjatë nga Spanja. 

Gruaja e tij dhe një grup prej rreth 12 personash, përfshirë një princ kinez — Princi Wong — e shoqëruan atë në Rodezi. 

Drejtuesi i hotelit z. George Lehman tha dje se në këtë fazë nuk do të ketë asnjë deklaratë nga mbreti 39-vjeçar, babai i të cilit, Mbreti Zog, u rrëzua nga froni në vitin 1939.

Shqipëria tani drejtohet nga komunistët dhe mbreti Leka u ka treguar atyre për betejën kundër një ushtrie çlirimtare që lëviz nëpër këtë vend të vogël ballkanik. 

Mbreti Leka, miku i Ministrit të Punëve të Jashtme të Rodezisë, z. P. K. van der Byl, mbërriti këtu nga Spanja të enjten mbrëma, pasi u dëbua sepse posedonte armë. 

Gjuetia 

  1. Lehman tha se Mbreti Leka madje ka qëndruar në suitën e tij për të ngrënë. “Aranzhimet e sigurisë janë përgjegjësi e ekipit menaxhues të hotelit dhe njerëzit nuk lejohen të afrohen pranë tij”, tha z. Lehman. 

Mbreti ka vizituar Rodezinë disa herë në të kaluarën dhe tashmë është takuar disa herë me z. Van der Byl ku kanë vajtur për të gjuajtur gjahun e madh.

Zëdhënësit thanë dje se mbreti nuk kishte ndërmend të qëndronte në Rodezi pafundësisht dhe se kishte spekulime se ai mund të udhëtonte në Afrikën e Jugut. 

Mbreti Leka — 2.06 m i gjatë — udhëton me një pasaportë të qeverisë shqiptare në mërgim të lëshuar nga vetë ai. Ai e shpalli veten mbret kur babai i tij, Mbreti Zog, vdiq në mërgim në vitin 1961, 22 vjet pas largimit nga Shqipëria, pak para se italianët të merrnin pushtetin. — Sapa-R.

Kur “gojët” e Gani Kocit dhe Berat Buzhalës kthehen në Dosje për Hagen

0
Nëse Gjykata Speciale ka nevojë për dëshmi, le ta lexojë këtë status: Gani Koci e pranoi, Berat Buzhala e përshkroi. Burg në Likoc ka pasur – dhe këta të dy janë dëshmitarët më të mirë kundër vetes.
Përshkrim brilant i Buzhalës për burgun në Likoc: një ndërtesë e vjetër, me tulla të kuqe, dritare të mbuluara me hekura dhe dysheme me qeramikë – një burg që shtabi i UÇK-së vazhdon të mohojë, por që fjalët e tyre e dëshmojnë vetë.
Këto deklarata mund të përdoren si DOSJE TË FUQISHME në proceset e Hagës.
Likoci -Gjykata-Speciale -Koci -Buzhala Dosje Me Status
Deklaratat e Buzhalës dhe pranimi i Gani Kocit zbulojnë të vërteta të zymta për “burgun e Likocit” që shtabi i UÇK-së s’e ka pranuar kurrë – me këte dëshmojnë si vetë ata e sollën Gjykatën Speciale.
Në një nga përplasjet më groteske në skenën publike kosovare, Berat Buzhala dhe Gani Koci – dy figura me ndikim të ndryshëm në opinionin publik – na ofruan pa dashje një dëshmi të rrallë: pranim publik të ekzistencës së një burgu në Likoc, të cilin vetë shtabi i UÇK-së prej vitesh e mohon me ngulm.
Në këtë shkëmbim fjalësh, Buzhala i referohet Kocit si “roje e kampit”, ndërsa përshkruan me detaje ndërtesën – me tulla të kuqe, dritare me hekura dhe qeramikë poshtë – që për shumëkënd tingëllon si një objekt paraburgimi i paligjshëm. Dhe çfarë është më e rëndë: Gani Koci nuk e mohon asnjë nga këto.
Përkundrazi, përgjigja e tij është më shumë ofendim personal sesa sqarim:
“Ti as bagla ime nuk mundesh me qenë.”
Por në këtë fjali të pavlerë fshihet një pranim i heshtur dhe fatal për të ardhmen e shumë luftëtarëve që sot po mbahen në Hagë. Vetë Koci, një nga figurat e strukturës politike që ka udhëhequr luftën, nuk vetëm që nuk e mohon ekzistencën e kampit, por me mos-reagimin ndaj përshkrimit të Buzhalës – e kthen gojën e vet në provë për aktakuzë.
Ky është një skandal i heshtur, sepse provon atë që për vite është fshehur:
Në Likoc kishte burg. Kishte njerëz të ndaluar. Kishte zullume.
Dhe ironikisht, vetë ata që sot e mallkojnë Gjykatën Speciale – kanë qenë promotorët më të zëshëm të lavdërimit të vetes, duke shkruar libra, rrëfime heroike, dhe duke u vetëlavdëruar për “trimëritë” që tani për librat e shkruara nga vet të akuzuarit po thonë kemi rrejtur,por këto libra të tyre po përdoren nga Haga si bazë për aktakuza.
Pra, në vend se ta mbronin kauzën e luftës me dinjitet, këta dy – Koci e Buzhala – e kanë shndërruar në spektakël të ndyrë publik, duke i shërbyer më shumë prokurorisë së Hagës se sa të vërtetës historike.
E vërteta është se nga kjo përballje del vetëm një përfundim i hidhur:
Nuk po mundem ta dalloj cili është më mut: Koci apo Buzhala.
Apo, më mirë me thanë – merre njërin e ç…… tjetrit, se janë të njëjtë në arrogancë, në papërgjegjësi dhe në dëmin që i kanë bërë luftës dhe pasluftës.

Hartë për Shkupin gjatë periudhës nga viti 1850 deri në vitin 1912

Në këtë hartë paraqitet Shkupi gjatë periudhës nga viti 1850 deri në vitin 1912.
Rruga kryesore e paraqitur me ngjyrë të bardhë shtrihet nga ura e gurit dhe vazhdon drejt stacionit të trenit. Në fillim të kësaj rruge, me të njëjtën ngjyrë portokalli, është shënuar vendndodhja e shtëpisë së Nënë Terezës, një simbol i rëndësishëm i komunitetit katolik shqiptar dhe figurës botërore.
Me ngjyrë të kaltërt në hartë është shënuar kisha katolike, një qendër fetare dhe sociale për banorët katolikë të Shkupit në atë periudhë.
Rruga kryesore ka qenë një aks shumë i rëndësishëm tregtar, ku ndodheshin shumë biznese. Rrugicat anësore që lidhen me këtë rrugë kryesore ishin zona ku jetonin familjet katolike shqiptare, të cilat shpesh zotëronin edhe xehe, duke kontribuar në ekonomi dhe në kulturën urbane të qytetit.
***
Me zemër plot mirënjohje dhe respekt, përulemi para kujtimit të familjeve katolike shqiptare nga Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Shkodra, Tuzi e Gucia, të cilat mes viteve 1890 dhe 1936, të udhëhequra nga besimi, dashuria për atdheun dhe shpresa për një jetë më të mirë, u vendosën në Shkup, duke e pasuruar qytetin me gjuhën, kulturën dhe shpirtin e tyre shqiptar, dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe identitetin e tij.

Gjerasim Qiriazi , figura e ndritur e Rilindjes Kombëtare, vdiq i ri, vetëm 35 vjeç , por mbeti një dritë në errësirën e padijes

Në një kohë kur fjala shqipe ftohej të heshtte dhe shkronjat tona përpiqeshin të zhbëheshin nga pushtete të huaja, lindi një zë që do të ngjallte shpresë dhe dije: Gjerasim Qiriazi. I lindur në fshatin Tërnovë në Manastirin e dashur të shqiptarëve, ai u bë një nga figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare.
Me vizion të qartë dhe dashuri të thellë për atdheun, Gjerasimi i kushtoi jetën arsimit dhe përhapjes së gjuhës shqipe. Ai e kuptoi se për të pasur një komb të fortë, duhej të kishte një popull të ditur, dhe se dija ishte arma më e fuqishme për çlirimin shpirtëror e kombëtar.
Në vitin 1891, së bashku me motrën e tij Sevasti Qiriazi, themeloi shkollën e parë për vajza në gjuhën shqipe në Korçë — një akt trimërie dhe vizioni. Kjo shkollë nuk ishte thjesht një institucion arsimor, por një ogur i ri për emancipimin e gruas shqiptare dhe për përhapjen e kulturës kombëtare në një kohë të vështirë.
Përvoja e tij si i rrëmbyer nga kusarët, e përshkruar me mjeshtëri në një vepër të veçantë, e tregon jo vetëm si një njeri të ditur, por edhe si një shpirt që qëndroi i pathyeshëm përballë sfidave dhe dhimbjes. Ai diti të mbante gjallë vullnetin për jetë e për liri, edhe në rrethana të errëta.
Gjerasim Qiriazi nuk jetoi gjatë – vdiq i ri, vetëm 35 vjeç – por jeta e tij qe një pishtar që ndriçoi rrugën për brezat që erdhën pas. Ai mbolli farat e dijes dhe dashurisë për gjuhën amtare në tokën e një kombi që po zgjohej. Emri i tij, i gdhendur në altarin e kulturës shqiptare, mbetet shembull frymëzimi për këdo që beson se përparimi nis nga mendja dhe zemra.

Tubim në 80 vjetorin e LBD në Mynih, me moton “Paqe për Ukrainën – siguri për Evropën”

Ing.Dipl. Deli Balidemaj, duke folur në cilësinë e Këshilltarit të Këshillit Bashkiak, nga Partia CSU
Idiz Zeqiraj, Gjermani
___
Në Qendrën e Mynyhut ishin bashkuar me mijëra qytetarë, për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB), me moton “Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën. Masën e tubuar e përshëndeten: Këshilltari i vjetër i qytetit, Dr Hoffmann; Këshilltari i Keshillit Bashkiak Ing.-Dipl. Deli Balidemaj; Konzulli gjeneral i Polonisë z. Rafal Wolfski; dhe i Frances z.Alexandre Vulic, si dhe Perfaqesuesi nga Parlamenti Republikan, Federativ dhe Shoqeris Civile, etj.
      Përshëndetja e Deputetit dhe Këshilltarit Bashkiak, z. Deli Balidemaj
“Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Të dashur bashkëqytetarë,
Të nderuar përfaqësues politikë,
Sot qëndrojmë këtu, së bashku për të përkujtuar 80-vjetorin e përfundimit të luftës. Një ditë që për të gjithë ne është e lidhur me kujtime të thella dhe mësime të historisë. Sot, më shumë se kurrë, duhet të përqendrohemi në vlerat thelbësore që na mbajnë të bashkuar si komunitet: paqja, liria dhe siguria.
Motoja e tubimit tonë të sotëm – “Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën” – flet jo vetëm për solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës që po lufton për lirinë dhe pavarësinë e tij, në këto kohë të vështira. Gjithashtu na kujton përgjegjësinë themelore, që kemi ndaj bashkëqytetarëve tanë në Evropë. Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një konflikt rajonal; është një kërcënim për stabilitetin dhe paqen në të gjithë Evropën.
Grupi parlamentar i CSU-së, në këshillin bashkiak të Mynihut, qëndron fort në anën e Ukrainës. Ne dënojmë agresionin dhe shtypjen e ushtruar kundër popullit ukrainas dhe mbështesim veprime të qarta dhe vendimtare, për të promovuar paqen dhe për të garantuar siguri të qëndrueshme në Evropë. Në këtë drejtim Mbështetja e Ukrainës është thelbësore: humanitare, politike dhe ushtarake, kudo që është e nevojshme.
Në të njëjtën kohë, duhet t’i marrim seriozisht mësimet e së kaluarës. Lufta e Dytë Botërore na mësoi me dhimbje, se injoranca dhe mbyllja e syve, mund të çojnë në pasoja katastrofike. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi më aktivë, në promovimin e paqes dhe në mbështetjen e atyre që punojnë për të. Le të punojmë së bashku për t’u siguruar që historia të mos përsëritet.
Ne jemi të sfiduar – si shoqëri, si qytet dhe si komb. Është koha të dërgojmë një mesazh të fortë. Le të mbrojmë parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Le të punojmë së bashku, për një Bashkim Evropian, që nuk është vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht dhe shoqërisht i fortë.
U bëj thirrje secilit prej jush: Ne duhet të qëndrojmë së bashku, të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të ngremë zërin tonë për paqe. Le të sigurohemi që thirrjet për ndihmë të dëgjohen dhe që lufta në Ukrainë të bëhet së shpejti një gjë e së kaluarës – në mënyrë që paqja për Ukrainën dhe siguria për Evropën të bëhen realitet.
Faleminderit për vëmendjen tuaj. Le të luftojmë së bashku për një të ardhme më të mirë!”
Pak fjalë për deputetin e Bavarisë së Epërme, Ing. Dipl. Deli Balidemaj, -Malësori i Martinaj- dhe familjen e tij
Deli Balidemaj, i lindur me 27 korrik 1967, në Martinaj të Gucisë, Mali i Zi. Një familje intelektualësh: motra arsimtare e gjuhës shqipe, në Prishtinë, tani, në pension; vëllai i madh, Hasani, oficer i lartë në ish-armatën jugosllave, tani, menaxher në një biznes privat Spedicioni në Bavarinë gjermane; vëllai i dytë Bekimi, doktor, Specialist Internist, me ambulancë private në Shtutgart; Delija Ing. Dipl. fëmija i katërtë i Familjes Balidemaj, Shkollën e mesme dhe studimet  e bëra në Prishtinë, dhëndër i Gollakut.
Azilant në Gjermani, ka punuar pandërprerë punë të ndryshme. Ing.Dipl. Deli Balidemaj aktivitetin politik e ka filluar në vitin 2013, kur ai u zgjodh për herë të parë në Asamblenë München-Milbertschofen.
Rrugëtimi politik: Deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme. Balidemaj ka qenë anëtar i këtij Këshilli, që nga tetori i vitit 2018, duke kontribuar në vendimmarrje dhe projekte që prekin rajonin e Bavarisë së Epërme. Pastaj Këshilltar i Këshillit Bashkiak të Mynihut. Ai u bë Këshilltar i Këshillit të qytetit në korrik 2023, duke u përfshirë në diskutime dhe vendime të rëndësishme, për zhvillimin e qytetit të Mynihut.
Kalimi nga Partia e Gjelbër në CSU (Unioni Kristian Social), ishte pikë kthese e rëndësishme në karrierën e tij politike. Ky kalim ka shkaktuar debate të shumta në mediat gjermane dhe brenda politikës, duke qenë se ai ishte pjesë e një partie që promovon politika të qëndrueshme dhe mjedisore. Shkas i ndryshimit partiak ishte zhgënjimi, meqë deputeti më i votuar në Bavarinë e Epërme, nga subjekti i tij, kishte qenë, pikërisht, Deli Balidemaj, ose siç njihet edhe me emrin -Malësori i Martinaj- dhe pretendimi i tij ishte se Partia e të Gjelbërtve gjermanë, duhej  të kishte qasje më të madhe ndaj Atdheut të tij, Kosovës. Dhe, për këtë ai kishte agjituar dhe punuar në vijimësi individualisht dhe në grupe.
Temat e Interesit:
Deputeti Deli Balidemaj ka shprehur interes të veçantë, për çështjet si migrimi, siguria dhe integrimi, tema këto që kanë qenë të rëndësishme, në të gjitha diskurset e tij politike. Ai vazhdon të jetë kuadër aktiv në komunitet dhe ka kontribuar në çështje të rëndësishme sociale dhe kulturore në rajon. Balidemaj është një veprimtar i përkushtuar i Mërgatës shqiptare, madje i kudondodhur në aktivitetet e saj. Ndonëse i punësuar në Bashkinë e Mynihut, në sektorin e kulturës, ai vazhdon të jetë i interesuar dhe i angazhuar për Shkollën Plotësuese Shqipe dhe aktivitete tjera.
Ai ka pasur pakënaqësi ndaj një ligji të stisur të qeverisë së Bavarisë, lidhur me kërkesën absurde -heqjen e shtetësisë serbe-, edhe pse shumë fëmijë mërgimtarësh nuk e kishin pasur kurrë atë! Mërgimtarët tanë, sidomos ata që fëmijët e tyre ishin shkollarë, mungesa e shtetësisë gjermane i pengonte në disa shkolla të veçanta dhe fakultete. Shkonin në Beograd, paguanin avokatë serb dhe taksa të majmë, për dokumentin e lënies të shtetësisë fiktive serbe!
Deputeti Deli Balidemaj, Konsulli i Kosovës në Mynih e Thuringen, Afrim Nura, Shoqata “Sali Çekaj”, me kryetar Osman Ferizi, me shoqata të tjera simotra, kanë punuar shumë, deri në protesta, për ta bindur qeverinë bavareze, për ta hequr pengesën artificiale, për marrjen e shtetësisë vendore. Çuditërisht dhe turpërisht, qeveritë paraprake të Kosovës, kanë qenë mospërfillëse ndaj kërkesës të mijëra shqiptarëve, rezidentë në Republikën më të madhe në Gjermani, Bavari, e cila e vetme aplikonte këtë ligj diskriminues, për shqiptarët e Kosovës, prej të cilëve Serbia vilte dhe inkasonte mijëra euro.
Familja e madhe Balidemaj, është e njohur për atdhetarizëm. Vëllai i madh, Hasan Balidemaj, ish-ushtarak, në vitet `80-a ka shërbyer në Maqedoni. Një gjyq i madh është kundër djemve shqiptarë, në Manastir dhe gjetkë, por hetimet janë bërë në burgun e Shkupit-Idrizovës. Akuzat kanë qenë të rënda, si: organizimi për helmimin masiv të ushtarëve jo shqiptarë, spiunazh dhe të tjera. Në mesin e ushtarëve të gjykuar dhe të dënuar, me më shumë se një dekadë, në Maqedoni, janë edhe Naser Krasniqi dhe Riza Zeqiraj. Ata rrëfejnë se si u ka ndihmuar oficeri Hasan Balidemaj, “të durojnë torturat enorme, për të mos implikuar asnjë emër të shokëve”.
Një bisedë e tillë me ushtarët e rinj, nga një oficer karriere, përbënte një rrezik të madh, jo vetëm për humbjen e karrierës ushtarake, por edhe për jetën. Më vonë u mësua se oficer Hasan Balidemaj ishte planifikuar të arrestohet, duke vënë nën akuzë dhe në krye të një grupi të madh të djemve ushtarë, të cilët janë liruar me 1992. Oficer Hasan Balidemaj ka arritur të arratiset në Gjermani, ku jeton edhe sot.
Vëllezërit Balidemaj përbëjnë një trinom harmonik të shkëlqyer, janë integruar në shoqërinë dhe shtetin gjerman, mrekullisht mirë. Ata japin kontributin si qytetar të këtij atdheu të dytë, duke mos harruar për asnjë rast dhe çast Atdheun e tyre Kosovën. Mërgimtarët tanë në Bavari dhe më tej në Gjermani dhe Mergatë, krenohen me arritjet dhe misionin fisnik të deputetit Deli Balidemaj dhe sukseset e prekshme të djemve dhe vajzave të zëshme, në fusha të ndryshme të jetës.

“Një bythë e huaj” dhe një popull që ende fle…!

0
Ka raste kur një popull nuk turpërohet nga armiku, por nga vetvetja. Nga heshtja. Nga përulja. Nga gjumi i thellë kombëtar.
Kur bija e një paramilitari serb del në Kuvendin e Republikës dhe sillet me një përbuzje të përçartur, duke sfiduar moralin, ndershmërinë dhe kujtesën historike të një kombi që ka vuajtur prej atyre duarve që ajo kurrë nuk i ka mohuar — kjo nuk është më çështje personale. Kjo është fyerje publike. Tallje me popullin, me viktimat, me gjakun që ende s’është tharë mirë në tokën e Dardanisë.
Të jesh bijë krimineli nuk është mëkat. Por të mos ndjesh asnjë peshë, asnjë përgjegjësi morale, asnjë reflektim publik për të kaluarën kriminale të familjes tënde, ndërkohë që merr pjesë në jetën publike të kombit që ai ka munduar — kjo është një akt i shëmtuar dhe politikisht i qëllimshëm.
Por më i shëmtuar është fakti që një pjesë e madhe e shqiptarëve hesht. E ca edhe e duartrokasin. Sepse ne kemi rënë në një gjumë të thellë, ku çdo gjë kalon: edhe poshtërimi, edhe tradhtia, edhe shpifja, edhe fyerja. Derisa një bythë e huaj t’i trazojë Kuvendin, dhe ca mjekërrzi me gjuhë të huaj t’i trazojnë qytetet tona — dhe ne akoma të sillemi si popull pa busull, pa vetëdije, pa refleks.
Këta nuk janë më “rastësi”. Janë sinjale të qarta. Janë prova që sërish, historia po na ngacmon për t’u zgjuar — por ne kemi vendosur ta presim fundin si spektatorë.
Tani nuk kemi më luksin e as pritjes, e as diplomacisë ndaj ligësisë.
Sepse ajo që nuk e thua sot, do të ta bërtasë historia nesër. Sepse ai që hesht ndaj turpit, do ta hajë turpin për bukë. Dhe ai që i falet provokatorit — nuk është më viktimë, por bashkëpunëtor në poshtërim.
Zgjohu, shqiptar. Shikoje mirë kush të përfaqëson. Shikoje mirë kush të tall. Shikoje mirë ku ke rënë. Dhe ngritu — sepse askush nuk do të vijë të të shpëtojë. Sepse kur humb nderin, nuk të mbetet më as tokë, as flamur, as Zot.
Dude Balje …
Shefqet Krasniqi …

Kolë Bojaxhiu, njeriu që për rastin e çlirimit të Shkupit para 106 vitesh, e themeloi dhe financoi bandën muzikore “Zani i Malëve”

Në përvjetorin e 106-të të çlirimit të Shkupit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është e domosdoshme të kujtohen e të manifestohen ngjarjet e lavdishme të asaj periudhe.
Në këtë kuadër, duhet vënë në dukje edhe kontributi i çmuar i Kolë Bojaxhiut, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë kulturor në qytetin e Shkupit.
Kolë Bojaxhiu ishte i rritur në një familje që kultivonte me përkushtim frymën e atdhedashurisë, fisnikërisë, besnikërisë, humanitetit dhe bujarisë – vlera të rrënjosura thellë në traditën shqiptare.
Pikërisht për rastin e çlirimit të Shkupit, ai themeloi dhe financoi bandën muzikore “Zani i Malëve”, e cila përgatiti një program festiv për pritjen madhështore të kryengritësve shqiptarë. Banda defiloi në rrugët e Shkupit – kryeqendra e Dardanisë, Ipeshkvisë Shkup-Prizren dhe Vilajetit të Kosovës – duke kënduar dhe vallëzuar për lirinë dhe fitoren e shumëpritur, të arritur me sakrifica të mëdha.
Udhëheqësit e kryengritjes, Bajram Curri dhe Isa Boletini, gjatë marshimit të tyre drejt Shkupit, kishin kërkuar që të priteshin me këngë shqipe nga banda muzikore e të rinjve katolikë shqiptarë të qytetit. Sipas gazetës bullgare “Право”, në një artikull të datës 12 gusht, orkestra e të rinjve katolikë me melodi shqiptare kishte pritur çlirimtarët në Shkup, duke ringjallur traditat popullore, si në kohën e çlirimit të mëparshëm nga forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas pritjes në stacionin hekurudhor, banda muzikore udhëhoqi marshin drejt Çarshisë së Vjetër, ndërsa pas saj vijonte karroca me prijësin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Bajram Currin, i shoqëruar nga rreth 30 karroca të tjera.
Pos tjerash, me rastin e çlirimit të Shkupit para 106 vitesh, në vitin 1912, u këndue edhe ky refren i këngës: 
“Zgjidhni Shqiptarë, bajrakun.
Tesh në luftë burija na thrret.
Me derdhë për dhe t’one gjakun.
Tesh pushka po na pret…”.