Kreu Blog Faqe 553

Kolë Bojaxhiu, njeriu që për rastin e çlirimit të Shkupit para 106 vitesh, e themeloi dhe financoi bandën muzikore “Zani i Malëve”

Në përvjetorin e 106-të të çlirimit të Shkupit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është e domosdoshme të kujtohen e të manifestohen ngjarjet e lavdishme të asaj periudhe.
Në këtë kuadër, duhet vënë në dukje edhe kontributi i çmuar i Kolë Bojaxhiut, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë kulturor në qytetin e Shkupit.
Kolë Bojaxhiu ishte i rritur në një familje që kultivonte me përkushtim frymën e atdhedashurisë, fisnikërisë, besnikërisë, humanitetit dhe bujarisë – vlera të rrënjosura thellë në traditën shqiptare.
Pikërisht për rastin e çlirimit të Shkupit, ai themeloi dhe financoi bandën muzikore “Zani i Malëve”, e cila përgatiti një program festiv për pritjen madhështore të kryengritësve shqiptarë. Banda defiloi në rrugët e Shkupit – kryeqendra e Dardanisë, Ipeshkvisë Shkup-Prizren dhe Vilajetit të Kosovës – duke kënduar dhe vallëzuar për lirinë dhe fitoren e shumëpritur, të arritur me sakrifica të mëdha.
Udhëheqësit e kryengritjes, Bajram Curri dhe Isa Boletini, gjatë marshimit të tyre drejt Shkupit, kishin kërkuar që të priteshin me këngë shqipe nga banda muzikore e të rinjve katolikë shqiptarë të qytetit. Sipas gazetës bullgare “Право”, në një artikull të datës 12 gusht, orkestra e të rinjve katolikë me melodi shqiptare kishte pritur çlirimtarët në Shkup, duke ringjallur traditat popullore, si në kohën e çlirimit të mëparshëm nga forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas pritjes në stacionin hekurudhor, banda muzikore udhëhoqi marshin drejt Çarshisë së Vjetër, ndërsa pas saj vijonte karroca me prijësin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Bajram Currin, i shoqëruar nga rreth 30 karroca të tjera.
Pos tjerash, me rastin e çlirimit të Shkupit para 106 vitesh, në vitin 1912, u këndue edhe ky refren i këngës: 
“Zgjidhni Shqiptarë, bajrakun.
Tesh në luftë burija na thrret.
Me derdhë për dhe t’one gjakun.
Tesh pushka po na pret…”.

Sot, me 28 maj 2025, në ora 17-të, zhvillohet një takim online nga Federata “Arbëria” lidhur me projektin e gazetës së federatës

0

Të nderuar anëtarë dhe bashkëpunëtorë të Federatës së Arbërisë,

Ju njoftoj se nesër, (pra Sot) më 28 maj 2025, në ora 17:00, do të zhvillohet një takim online lidhur me projektin e gazetës së Federatës.

Kompania e cila po punon për ndërtimin dhe zhvillimin e faqes zyrtare të gazetës do të prezantojë punën e deritanishme.

Gjatë këtij takimi do të kemi rastin të shohim rezultatet dhe të japim sugjerimet tona në një frymë bashkëpunimi dhe konsultimi të hapur.

Ftoheni të merrni pjesë me ide, vërejtje dhe propozime konkrete për ta përmirësuar më tej këtë projekt të përbashkët mediatik të Federatës sonë.

Me respekt, Luan – Asllan Dibrani , Federata e Arbërisë

Vajzat e e Zadrimës së vjetër, sipas librit “Skutat e shpirtit zadrimor”

Vajzat e e Zadrimës së vjetër!
Marrë nga libri “Skutat e shpirtit zadrimor”
Është folur shumë për femrat virgjëresha shqiptare që trasformoheshin në meshkuj, dhe besoj se gjithsecili prej nesh i njeh këto femra sepse për to kanë folur shumë librat e televizionet…
Në Zadrimë vajzat e pamartuara quheshin murgesha. Për shumicën e vajzave ishte një zgjedhje e tyre, dhe nuk obligoheshin nga familja që të martoheshin. Ata e zgjidhnin këtë rrugë për shumë arsye, por ajo më kryesorja ishte si në rastin e virgjëreshave për të ndihmuar familjet e vëllezërve kur fëmijët e tyre mbeteshin jetimë. Kur u vdisnin të fejuarit, kur ishte kohë lufte etj.
Këta gëzonin respektin e të gjithëve sepse sakrifikonin jetën e tyre në nder të një të afërmi o të një kauze.
Murgeshat e zadrimës nuk jetonin në manastire, ( këta quheshin murgesha , e murgeshat e vërteta quhen motra) por shëpia e tyre kthehej në një manastir të vogël.
Antonio Baldaci hedh një dyshim, se nëse këta femra i dedikoheshin Zotit si në kohët antike apo ishin të detyruara të bëheshin murgesha nga frika e turqve. Sot mbas 110 vjetësh Baldacit që shkroj për Zadrimën, i themim me krenari, që ato vajza- murgesha ndiqnin një rregull shumë të vjetër, jo frikën e turkut, sepse po të kishin frikë turkun s’do martohej asnjëra.
Çdo shtëpi kishte murgeshat e veta dhe për ato shtëpi që i kishin ishte nder i madh sikur të kishin një njeri të Zotit në familje..Ata ishin të kudo ndodhura, shëronin me bimët mjekësore, mësonin kunatat, mbesat në përgatitjen e bukëve, punimin e mëndafshit, vekët , ushqimin, lutjen.. Fjala e tyre dëgjohej në shtëpi.. Kjo i bëri përshtypje Antonio Baldaçit kur kaloj në Hajmel- Zadrimë..
“Hajmeli, cammello, è il villaggio che sorge sotto la montagna dello stesso nome. Gli indigeni vogliono vedervi la forma della schiena di un cammello, con la sua gobba, e con discreta volontà si può dar ragione alla fantasia degli indigeni. Come le precedenti montagne, anchè questa ha dumeti e macchie boschive in basso ed è nuda e diroccata iri alto, acquistando un aspetto severamente alpestre, sebbene non arrivi che a 612 metri. Mi dissero che le ragazze cattoliche di Hajmeli non si sposano, volendo restare nubili per attendere ai soli lavori
di casa e pregare il Signore: infatti non si vedevano lavorare per i campi che gli uomini. Questa costumanza,. che porta in qualche modo al monaèismo (infatti le ragazze che restano nubili in onore della Chiesa si chiamano suore), è nata con la conquista ottomana o è invece un’antica consuetudine religiosa? Si può pensare che l’isolamento delle ragazze cattoliche sia una conseguenza di abusi che i turchi commettevano sulle donne abbandonate a sè stesse nei lavori dei campi e nell’impossibilità di difendersi, ma anche l’influenza religiosa deve avere la sua parte nell’uso consacrato in tutta l’Albania cattolica.”
Hajmeli, deveja , është fshati që shtrihet nën malin me të njëjtin emër. Vendasit duan të shohin në të formën e shpinës së një deveje, me gungën e saj, dhe me një sasi të konsiderueshme vullneti mund t’i jepet arsye imagjinatës së vendasve. Ashtu si malet e mëparshme, edhe ky ka duna dhe zona të pyllëzuara në fund dhe është i zhveshur dhe i rrënuar në majë, duke marrë një pamje të ashpër alpine, megjithëse arrin vetëm 612 metra.
Më thanë se vajzat katolike të Hajmelit nuk martohen, duke dashur të mbeten beqare për t’u marrë vetëm me punën, në një farë mënyre çon në monastizëm (në fakt vajzat që mbeten të pamartuara për nder të Kishës quhen murgesha), lindi me pushtimin osman apo është në vend të kësaj një zakon i lashtë fetar? Dikush mund të mendojë se izolimi i vajzave katolike ishte pasojë e abuzimeve që turqit kryenin ndaj grave që liheshin të kujdeseshin vetë në fusha dhe të paafta për të mbrojtur veten, por edhe ndikimi fetar duhet të ketë luajtur rolin e tij në përdorimin e shenjtëruar në të gjithë Shqipërinë katolike.
Në fotot e mëposhtëme , Leze Zhuba, murgeshë , por dhe mbesa e sajë Nushe Zhuba murgeshë… rritën fëmijët e vëllezërve…

Në një shoqëri ende të mbërthyer nga korrupsioni, refuzimi për t’u bërë pjesë e sistemit të vjetër shpesh ndëshkohet

0
PA GUXIM S’KA SHTET
___
Kur nuk bëhesh pjesë e krimit, të shpallin armik – kështu ndëshkohet ndershmëria në një shoqëri të kalbur nga korrupsioni.
Në një klimë ku shpesh heshtja është zgjedhja më e lehtë, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Ministri Faton Peci po dëshmojnë se mbrojtja e shtetit kërkon guxim, integritet dhe vepra – jo kompromise me plaçkitësit e tij.
Ashtu siç bleta thumbon lulen më të bukur për t’i marrë nektarin, edhe në skenën politike të Kosovës shpesh sulmohen ata që guxojnë të jenë ndryshe – të pastër, të drejtë dhe të vendosur për të çrrënjosur padrejtësinë.
Në këtë kontekst, Lëvizja Guxo, e udhëhequr nga znj. Donika Gërvalla, ka dëshmuar me veprime konkrete se guximi politik nuk është vetëm slogan, por angazhim i përditshëm në mbrojtje të interesit publik.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të guximshëm për të çmontuar rrjetën e thellë të familjarizmit dhe nepotizmit në diplomacinë kosovare – një sistem i ndërtuar mbi lidhje farefisnore dhe përkatësi partiake, e jo mbi meritë.
Ajo ka larguar emërime të padrejta, që për vite të tëra përfaqësonin më shumë interesat private se sa ato shtetërore. Këto struktura, të trashëguara kryesisht nga qeverisjet e mëparshme të PDK-së dhe LDK-së, ishin shpesh edhe mjet për të heshtur zërat e pakëndshëm, si në rastin e emërimit të Gjergj Dedës në pozita të larta diplomatike për të shmangur dëshminë në Hagë.
Por guximi politik vjen me kosto. Në një shoqëri ende të mbërthyer nga korrupsioni, refuzimi për t’u bërë pjesë e sistemit të vjetër shpesh ndëshkohet. Një rast i qartë është ai i Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, i cili po përballet me akuza të ngritura nën një klimë dyshimi dhe presioni politik – jo për vepra korruptive, por për shkak të refuzimit për të bashkëpunuar me rrethin e vjetër të interesave të ngushta. Kur nuk bëhesh argat i hajnisë, të shpifin, të sulmojnë dhe të përpiqen të të varrosin politikisht.
Në një vend ku e drejta është deformuar, ndershmëria shpesh paraqitet si gabim, ndërsa krimi maskohet si normë. Por pavarësisht kësaj, ekzistojnë ende zëra që nuk heshtin dhe njerëz që veprojnë me guxim e parim. Dhe është pikërisht kjo frymë që i jep shpresë shtetit dhe qytetarëve të tij.
____

Laramanët – Kripto-Kristianët në Maqedoninë e Veriut

Shkupi , disa ditë pas përmbytjes, të vitit 1916

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

___

Laramanët – Kripto-Kristianët në Maqedoninë e Veriut
___
Laramanët ishin kripto-kristianë – persona që, nën sundimin osman, deklaroheshin si myslimanë në publik, ndërsa ruanin fshehurazi besimin e krishterë. Ky fenomen u përhap kryesisht gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, kur shumë individë dhe familje përballeshin me presion të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për të kaluar në islam, si rrugë për të shmangur taksat shtesë ndaj të krishterëve (si xhizja), për të ruajtur pasurinë apo për të fituar privilegje shoqërore.Në territorin e Maqedonisë së Veriut (sidomos në rajonet me shumicë shqiptare si Tetova, Kërçova, Dibra, Struga dhe Gostivari), ishin një pjesë e fshehur, por e qëndrueshme e shoqërisë.
Ata ruanin elementë të krishterimit përmes praktikave të tilla si:
Festimi fshehurazi i Krishtlindjeve dhe Pashkëve
Pagëzimi i fëmijëve në rreth të ngushtë familjar
Mbajtja e ikonave në shtëpi, shpesh të mbuluara ose të fshehura
Respektimi i disa zakoneve të krishtera gjatë jetës familjare, martesave ose vdekjeve
Ndërkohë, në jetën publike, ata ndiqnin praktikat islame – shpesh vetëm në mënyrë sipërfaqësore – për të ruajtur sigurinë, statusin ekonomik dhe marrëdhëniet me autoritetet osmane.
Ky fenomen nuk ishte unik për Maqedoninë, por njihej edhe në pjesë të tjera të Ballkanit, si në disa krahina të Shqipërisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi.
Laramanët përfaqësojnë një formë rezistence të heshtur, një identitet të dyfishtë që përpiqej të ruante rrënjët fetare dhe kulturore nën një regjim që favorizonte islamizimin.
***
Sa dhimbje dhe kujtime, mbart kjo fotografi.
Disa ditë pas përmbytjes, të vitit 1916, kjo pamje paraqet një nga mahallet pranë Kishës Katolike në Shkup. Fëmijët që shfaqen në foto, me shumë gjasë, i përkasin familjeve katolike shqiptare që jetonin në ato shtëpi të vjetra përreth. Heshtja e rrugës dhe fytyrat e tyre reflektojnë gjurmët e një kohe të vështirë për qytetin.
Mund të jetë një imazh i 1 person, rrugë dhe teksti

Kështu ndodhë kur nuk arrijnë me të korruptuar – të bastisin “me gjandarë!”

2
KËSHTU NDODH KUR NUK TË KORRUPTOJNË DOT – TË BASTISIN ME GJENDARË!
Bastisja e zyrave të ministrit Peci nuk është luftë kundër korrupsionit…
Ky nuk është rasti i parë: dikur e akuzuan Nexhat Dacin për “ngjitje dhëmbësh”, sot e bastisin Faton Pecin për ndershmëri. Sa herë që s’munden me të korruptu, përpiqen me të flliq.
Fushata e turpshme kundër ministrit Faton Peci është përpjekje e dëshpëruar për të njollosur ndershmërinë. Ata s’kanë fakte – kanë vetëm frikë nga drita që ua nxjerr errësirën.
Nga Bastisja te Hakmarrja: Kur Drejtësia Sulmon Ndershmërinë
Në vendet ku drejtësia është shtylla e sundimit të ligjit, qytetari ndihet i mbrojtur. Në vendet ku drejtësia bëhet vegël politike, ajo kthehet në rrezik për ata që punojnë me ndërgjegje të pastër.
Sot në Kosovë po përjetojmë këtë të dytën. Bastisja e zyrave të Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci – një njeri i njohur për përkushtimin, integritetin dhe thjeshtësinë e tij – është një sinjal i rrezikshëm se lufta kundër korrupsionit është duke u përdorur si fasadë për spastrime politike.
Ndërkohë që oligarkët e vërtetë – ata që e kanë kapur shtetin për dekada – shijojnë pandëshkueshmërinë e tyre në vilat që i ndërtuan me para publike, bastisen ata që nuk japin tenderë të mbyllur, që refuzojnë ryshfetin dhe që i qëndrojnë besnikë interesit publik.
Drejtësia e porositur nuk e lufton korrupsionin. Ajo e ripërsërit atë, vetëm me fytyra të reja dhe objektiva të ndryshëm.
Ky nuk është rasti i parë. Dikur, Akademik Nexhat Dacin e akuzonin për “ngjitje dhëmbësh”, ndërsa vetë ngrinin pallate mbi pasurinë e vjedhur. Sot e njëjta padrejtësi po i bëhet ministrit Peci, për të vetmen arsye se është i pakorruptueshëm.
Kjo nuk është “luftë kundër korrupsionit”. Është një sulm kundër moralit në politikë.
Në këtë moment, qytetarët duhet të qëndrojnë. Jo për një individ, por për parimin që ndershmëria nuk duhet ndëshkuar. Sepse, nëse vazhdon ky trend, nesër do të jetë vonë.
Do të kemi larguar të ndershmit, për t’i hapur rrugë plaçkitësve të kthyer në “shpëtimtarë”.
Zgjedhjet po afrohen. Fati i vendit nuk varet vetëm nga politikanët. Varet nga populli – që ka të drejtën dhe fuqinë për të thënë: mjaft me drejtësinë e porositur. Mjaft me hakmarrjen ndaj atyre që nuk korruptohen.

Pas çlirimit, tani edhe turizëm, Ujmani si trofe i turizmit !

1
Thumbim dhe kunjë për “çlirimtarët” me vonesë
“Lumiri, bashkë me Kicën dhe Kucën, iu patën betuar Dylberit Grenell gjatë fushatës së 9 shkurtit të këtij viti: “Do ta mbrojmë sovranitetin, do ta ruajmë Kushtetutën dhe do ta kthejmë veriun.” Dhe ja që ashtu ndodhi — e mbajtën fjalën. Bravo, Lumë!
Tani, le të heshtin ata që dikur vetëm premtuan, por kurrë s’bënë asgjë”.
Shëtitja në Ujmanin “Trump”: Një realitet rekreacioni për vendorë dhe ndërkombëtarë!
Ata që dikur firmosën ndarjen, sot po na shesin çlirimin — ndërkohë që falë Lumirit, Memlit, Kicës dhe Kucës, sot shëtisim mbi Ujmanin e lirë!
Agim Bahtiri, kësaj here, vërtet ka bërë një punë për t’u përshëndetur: i ka marrë përdore dhe i ka shëtitur në Ujmanin “Trump” dy rugovistë të vjetër — për t’ua treguar, me krenari, rezultatin e asaj që dikur ishte politika e partisë së tyre për heshtje dhe dorëzim. Tani, me guxim të çuditshëm, vizitojnë një pjesë të vendit që për vite e lanë në mëshirë të fatit — dhe që sot, me meritë, quhet “e rikthyer”.
“Por rikthimi nuk erdhi nga ata. Erdhi nga një bashkëpunim real mes Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit, të mbështetur nga Kica dhe Kuca, të cilët në vend të fjalëve, vepruan me vepra.Dhe e kthyen një zonë të humbur në një simbol të sovranitetit të rikthyer,ku dikur shefi i tyre Hashimi thonte fatkeçsisht veriu është humbur”!
Po kush e çliroi? Kush tjeter pos Lumiri,me LDK-në, por mos të harrojmë gjithmonë në bashkpunim ,me Memli Krasniqin e PDK-n, së bashku me shefat e tyre politikë — Isa Mustafa e Hashim Thaçin!
Sot e gjithë ditën jarani i tyre Edi Rama veriun e çuan “tokë e askujt” . Por falë Lumirit dhe Kicës, ajo është kthyer në një atraksion të lirë, të hapur për qytetarët.
Edhe ti, Bahtir Mitrovica, paske bërë mirë. Sepse i ke nderuar dy burra të mëdhenj të LDK-së, duke i respektuar ata dhe liderin e tyre, Lumir Abdixhikun, për shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë të vendit.
Po, një falënderim i madh i takon Lumirit — sepse ai e riktheu sovranitetin jo me krisma, por me vullnet politik dhe qëndresë ligjore. Anton Quni e ndihmoi, por historia do ta kujtojë Lumir Abdixhikun si simbolin e kësaj kthese.
Po të mos ishte ai, sot do ta shihnim Ujmanin vetëm nga Google Maps, ndërsa radojçiqët do të shetisnin ende me barkë dhe flamuj provokues.
Fadili e Hysen Ibrahimi ndoshta do të kishin ndërruar jetë pa e parë atë vend të lirë. Ndërkohë, Hashimi, sa ishte gjallë, lundronte mbi marrëveshje me Radojçiqin. Derisa erdhën Lumiri dhe Memli, dhe ia përmbysën barkën — bashkë me të edhe pazaret e tij.
“Në këtë kohë, Albin Kurti nuk u pa askund. Po të mos ishte Lumiri që e çliroi veriun, do të kishim përfunduar keq. Albinin e gjeje vetëm në Kuvend — duke lexuar fjalime të zgjatura dhe duke pritur që të tjerët ta bënin punën e vërtetë”.

Guri i gjallë, skicë letrare nga Nafi  Çegrani

1

Shkruan: Nafi  Çegrani

Guri i gjallë

  • Skicë letrare me reflektime eseistike dhe filozofike

Në një fshat të humbur në Luginën e Pollogut, atje ku gjendet pllajat e ledinave të gjata, rrëzë Malit të Thatë,  buzë Vardarit dhe brigjeve që flasin me erën, qëndronte një gur i çuditshëm. S’ishte më i madh se një trung lisi të prerë, por prania e tij më rëndonte mbi mendje, sikur mbante një të vërtetë më të madhe sesa vetë mali që e rrethonte. Banorët e fshatit e quanin “Guri i gjallë”, dhe askush s’e dinte saktësisht përse. Disa thoshin se nëse uleshe pranë tij natën, dëgjoje si rënkonte në gjumë, të tjerë betoheshin se kishin parë si lëkundej paksa kur qielli vetëtinte. Por ajo që e bënte gurin të “gjallë” nuk ishte ndonjë magji e zakonshme. Ishte kujtesa dhe malli i një Nane të vuajtur për të birin që regjimi i kophës ia mbanin brenda mureve të një kazamate të egër  diku shumë larg.

Thuhej se ai Gur ruante kujtimet e atyre që ishin ulur pranë tij, sikur përthithte mendimet e njeriut dhe i mbante brenda trupit të vet të ftohtë. Ndoshta për këtë arsye të gjithë ndiheshin të lehtësuar pas një qëndrimi të shkurtër aty, pranë varrit që e kishte mbuluar një barë lini. Aty çdo gjë dukej , sikur të ishin dhimbjet e tyre, ato dhimbjet që fshiheshin diku tjetër. Ndoshta për këtë arsye askush s’mund ta çonte dot në asnjë vend tjetër. Edhe traktorët më të fuqishëm dështonin ta lëviznin. Si një njeri që kishte gjetur vendin e vet të fundit. Gur varri, rreth e rrotull me barishte ledinash.

Këtu edhe jeta duket në formën më të ngurtë për njeriun i cili qëndronte si një statujë pranë varrit. Dhe pikërisht aty qëndron  edhe kujtimet dhe përmallimi i tij. Madje anash dukej, sikur gurët të jenë memoria e heshtur e botës. Ata s’flasin, por dinë. S’ecin, por kanë parë më shumë se ne. Dhe ndoshta jeta nuk është gjithmonë lëvizje; ndoshta jeta është edhe qëndrueshmëri, edhe pesha e mendimeve që nuk duam t’i harrojmë.

Nëse një njeri mund të ndiejë, të vuajë, të meditojë, pse jo edhe një gurët?  Ndoshta, edhe ai vetë,  ka vetëm një ritëm tjetër të qenies. I fortë si tunxhi dhe zemërgur! Një frymëmarrje që matet në mijëvjeçarë, jo në sekonda. Ne jetojmë shpejt e harrojmë, ai rri dhe kujton. Në këtë mënyrë, “Guri i gjallë” bëhet metaforë për gjithë atë që ndodhet përtej syve tanë – për thellësinë e botës, për ekzistencën që nuk ka nevojë të lëvizë për të qenë e gjallë.

Sot, guri qëndron ende atje, në shtigjet e stërgjatura të ledinave, të cilat puthen tej me rrënjët  e një lisi të vjetër. Njerëzit e fshatit i rrallojnë vizitat, por ende ka nga ata që shkojnë për të heshtur pranë tij. Sepse ndonjëherë, më shumë se të flasësh, duhet të dëgjosh. Dhe kur dëgjon një gur i cili flet dhe di të flasë me gjuhën e tij, je më afër vetes sesa ke qenë ndonjëherë më parë.

Aty gjej edhe tisin e mendimit , si një tis malli për Nënën, duke e soditur aty pranë varrit të saj, të Nënës sime, që e vizitova pas daljes  sime nga burgjet jugosllave, ku me vite e vite kam vuajtur si viktimë , i dënuar në Proces të inskenuar që nga 1981.  Dhe,  vuaj me mallin për Nënën time, të cilën nuk e pashë më, sa ishte gjallë. Madje më bien në mendje dhe mendisa , se sa e sa Nëna të tilla kanë vajtur në varre në Kosovë, dhe sa djem kanë mbet të përmalluar në burgje e që nuk kishin mundësi kurrë të vizitonin Nënat e tyre të vuajtura dhe të djegura nga malli. E disave nuk u dihen as varret…

                                                             ***

Pranë një varri të thjeshtë, në një kodër të vetmuar të Kosovës, qëndron një gur. Nuk është thjesht një gur. Është Guri i Nënës sime. Dhe më shumë se kaq — është Guri i gjallë.

U ula për të satën herë pranë tij, pas shumë vitesh errësirë me mureve të ftohta të burgjeve jugosllave. Ndërsa unë vuaja në heshtje, me pranga në duar dhe me shpresën që vetëm shpirti e kupton, Nëna ime plaket pranë dritares, duke më pritur. Me sy të tretur në rrugën që nuk ma pa më hijen. Ajo vdiq pa më parë. Dhe unë mbeta gjallë me mallin për të vdekurën time më të dashur.

Kur dola më në fund, eca drejt varrit të saj. Nuk kisha më fjalë, as lot. Vetëm një peshë gurësh në kraharor. U ula pranë atij guri, që ruante varrin e saj si një rojtar i heshtur i dhimbjes sime. Dhe ndjeva sikur ai gur merrte frymë. Jo me mushkëri, por me kujtesë. Me mall. Me dhimbje. Si të ishte guri vetë Nëna.

Dhe,  sikur më fliste, më thoshte: ” A erdhe o bir? E di. Tani të shoh. Edhe dikur të  kam parë. Por qëndroje krusur në pranga. E kam dëgjuar zërin tënd, o bir. E kam ndjerë lotin që s’të arriti kurrë, që të të kisha në përqafim !”

 

Ky gur nuk është thjesht një copë guri. Ai është dëshmi. Është kujtesë. Është mbijetesa e një ndjenje që s’u tha kurrë me fjalë. Ai është dëshmi për vuajtjen time dhe për dashurinë e Nënës, që u dogj pa bërë zhurmë, si një qiri i heshtur në natë. Ai gur është gjallë sepse unë jam gjallë. Sepse kujtimi për Të s’vdes kurrë.

Në Kosovë, sërish po them, ka shumë gurë të tillë. Ka shumë varre ku Nënat kanë shkuar pa e parë më djalin e tyre. Ka shumë djem që nuk kanë mundur as t’i përqafojnë për herë të fundit. Ato Nëna, janë Nëna të luftës, të burgut, të shpresës së tretur, mbeten të gjalla vetëm në kujtimin e atyre gurëve që nuk harrojnë.

Dhe unë, kur e shoh këtë gur, nuk shoh më vetëm një send të ftohtë. Shoh Nënën time. Shoh të gjitha Nënat. Shoh Kosovën që qan në heshtje dhe përjetëson dhimbjen në gurë që nuk lodhen kurrë duke mbajtur kujtimet.

Ndoshta ne s’jemi asgjë më shumë sesa kujtime që mundohemi t’ua lëmë gurëve. Dhe ndoshta, në fund të fundit, janë gurët ata që e mbajnë historinë tonë gjallë — si Nëna që na pret pa fjalë, por gjithnjë me shpirtin hapur.

Nëse ndonjëherë më mungon fjala, unë shkoj pranë atij guri. Ulem. Hesht. Dhe mallin për Nënën time e ndaj me të.

Sepse Guri i gjallë nuk është thjesht simbol. Është vetë zemra që rreh nën atë Tokë. Prandaj edhe po shkruaj… 

Sërish  ulem  pranë varrit ku kishin lulëzuar trëndafila shumëngjarshe, e preka me duar atë truall, pas shumë vitesh , sepse me vite e vite u  kalamenda  pas mureve të ftohta të burgjeve jugosllave. Nëna ime e plakur me vuajtjet dhe përmallimin që e brenin thellë. Kishte pritur gjatë aty te porta e shtëpisë, por nuk më kishte parë kund. Aty, në prirtje e kishte marrë edhe vdekja, e sytë i kishin mbetur çelë, pa më parë.

Edhe sot, kur qëndrroj pranë varrit, shoh Nënën time. Shoh të gjitha Nënat. Shoh Kosovën që qan në heshtje dhe përjetëson dhimbjen në gurë që nuk lodhen kurrë duke mbajtur kujtimet.

Era e ftohtë e maleve përkëdhelte fytyrën time, ndërsa ecja në heshtje drejt varrezave të fshatit. Dielli ishte ulur mbi kodër dhe dukej sikur po përgatitej për gjumin e përhershëm të ditës. Ajri mbante ende aromën e lisave dhe të barit të njomë, të përzier me një heshtje që nuk ishte vetëm e natyrës, por e kohës. Kisha munguar shumë gjatë.

— Nënë… më fal, — pëshpërita.
Asnjë përgjigje nuk erdhi, por heshtja u bë më e rëndë, më e gjallë. Guri, me gjithë ftohtësinë e tij, më dukej se frymonte. Nuk ishte vetëm një shenjë varri. Ishte dëshmitar i pritjes së saj.
Ishte vendi ku ajo kishte derdhur lot pa zë, net me radhë. Ku kishte mbajtur shpresën gjallë. Derisa u shua vetë.

Diku larg dëgjoheshin cicërima të zbehta, por vendi ku qëndroja dukej jashtë kohës. Dhe pikërisht në këtë ndalim të kohës, unë ndjeva si zemra më rrihte ndryshe. Si të ishte bërë e njëjtë me atë të gurit.

… Në rininë time, kisha lexuar filozofi, kisha besuar se logjika e ftohtë është mbretëresha e botës. Por jeta, vuajtja, malli, më mësuan se janë ndjenjat ato që i japin kuptim gjithçkaje. Nganjëherë, më shumë se një njeri, është një gur ai që ruan kujtimin më të fortë.

Sepse guri nuk flet me gjuhën e vetë, por kujton. Nuk qan, por mban dhimbjen. Nuk ecën, por mbetet pranë përjetësisht. Si një nënë që pret aq gjatë , në përmallim. 

— Erdha, Nënë. U ktheva. Vonë, por erdha…

Dhe guri më dukej sikur u drodh lehtë. Ose ishte zemra ime që rrihte në përputhje me të. Ai gur s’ishte më thjesht një shenjë. Ishte një trup i gjallë që mbante kujtimin e saj. Ishte Nënë. Ishte jetë. Ishte kujtesë.

Në largim, u ktheva dhe e pashë edhe një herë. Ai gur qëndronte krenar, i qetë, i palëvizur, ku gjendet edhe sot, si një gjysëm trungu të lisit të prerë.

Dhe që nga ajo ditë, çdo herë që më kaplon malli, nuk flas me askënd. Shkoj atje. Ulem pranë tij. Dhe hesht. Sepse ndonjëherë, heshtja e gurit flet më shumë sesa çdo zë njeriu.

…Kur më burgosën, isha i ri, plot zjarr. Kisha fjalë në zemër dhe të drejtën në krah. Por në një botë të shtrembëruar, drejtësia bëhet krim dhe heshtja shpërblehet. Më morën natën, pa zë. Si hije që hyjnë në jetën tënde dhe e zhdukin. Proces i inskenuar, si shumë të tjerë në atë kohë. Emri im u bë numër, fjala ime u bë rrezik.

Në qelinë time kishte një dritare të vogël, sa një grusht. Përmes saj shihja një copë qielli, të njëjtin qiell që më ndante nga Nëna. Ajo më priste. E dija. Çdo ditë, çdo natë. Me një shall të vjetër mbi kokë, në prag të derës, me sytë që shikonin larg, përtej reales, andej kah kurorat e Malit të Thatë, ose përtej horizontit dhe majave të Sharrit. 

Po. Atje është Nëna ime dhe Nënat e Kosovës !

Nëna ime ishte një grua si shumë të tjera në këtë tokë: e heshtur, e fortë, e padukshme për botën, por e gjithçkashme për djalin e saj. Ajo nuk shkroi libra, nuk mbajti fjalime, por çdo ditë e jetës së saj ishte një poezi malli dhe një lutje për të nesërmen.

Sa nëna të tilla kanë shkuar në varr me lotët e djegur në sy? Sa kanë pritur e nuk kanë parë më bijtë e tyre të kthehen?
Nënat e Kosovës janë shndërruar në gurë – jo për nga ftohtësia, por për nga qëndrueshmëria. Ato janë bërë simbolet më të thella të durimit, të dhimbjes dhe të dashurisë që nuk kërkon shpërblim.

Nëse Kosova ka një zemër që rreh përtej politikës dhe historisë, ajo është zemra e Nënës që pret. E Nënës që lutet. E Nënës që fal. E që hesht me pikën e lotit të tharë në qepallë… 

Nëna ime, ajo grua e heshtur që mbante shtëpinë mbi supe, që rrinte me sytë te rruga e që nisej me zemrën në duar çdo mëngjes, është ende pranë meje.

Ende përfytyroj fytyrën e  saj, duke na e shtruar sofrën, dhe me një copë buke të gryntë në duar – fytyra e saj buzëqeshur, dhe në ballë rrudhat si një lavër në arë, ku mbjellen të bardhat.
Megjithatë, nuk e gjeta kurrë përzierjen e duhur të ngjyrave që do të më sillte kaltrinë qiellore të syve të saj, as butësinë e shpirtit  të çiltër. Bebëzat e syve të  shkëlqenin edhe në dhimbje — si atëherë kur ishte e gjallë.

Dhe, nëse ndonjëherë do më kërkoni ta përshkruaj Nënën time, nuk do t’ju sjell asnjë fotografi. Do t’ju çoj te ai gur. Dhe do t’ju them:
Ky është Guri i gjallë. Në këtë varr pushojn eshtar e saj dhe zemra që nuk ndalet së rrahuri. Ky është portreti që nuk u bë kurrë, por që jeton më shumë se çdo pikturë, në jetën time me rrëmete.

Besimi në hijet e dyshimit: Mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

0

Ilustrim Mesxhidi i cili u hap nga BIK në Mitrovicë për shkak të nevojave të xhematit sepse xhamia kryesore është në renovim, Foto: KALLXO.com


Adelina Ahmeti

Kosova ndonëse një vend në të cilin është punuar nga ana e institucioneve për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm, vazhdon ende që të regjistrojë raste të cilat tregojnë për praninë e një ideologjie ekstreme në shoqëri.

Vetëm nga fundi i muajit prill 2025 deri më 23.05.2025, tetë persona janë arrestuar e intervistuar për shkak të bindjeve të tyre ekstreme të cilat mund të konsiderohen të rrezikshme.
Më 25.04.2025, njësia e anti-terrorit në Policinë e Kosovës, shoqëroi për intervistim katër persona nga Kaçaniku nën pretendimet se të njëjtit përmes rrjeteve sociale shpërndanë ideologji ekstreme që ndërlidhen me veprime kundër rendit kushtetues.

Vetëm pak ditë më vonë, dy vëllezër nga një fshat i Graçanicës u arrestuan për çështje të ngjashme. Madje ata tregonin një përkrahje të fortë ndaj grupeve terroriste saqë mbi shtëpinë e tyre kishin vendosur një flamur të ISIS.

Më 22.05.2025, policia zbarkoi në dy lokacione, Fushë Kosovë e Malishevë. Atje arrestoi dy persona të dyshuar për shpërndarje të propagandës, si dhe ideologjive ekstreme fetare që binin ndesh me rendin kushtetues në Kosovë.

E tashmë organet e rendit, kanë pranuar informacione të tjera, të cilat tregojnë për hapjen e disa faltoreve apo mesxhideve të cilat me rregull do të duhej të funksiononin si vend për falje apo vendtakim për besimtarët fetarë.

KALLXO.com për muaj me radhë ka hulumtuar në lidhje me informacionet për këto mesxhide të cilat tashmë kanë zënë vend thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Mesxhidja e identifikuar në Mitrovicë

Të tilla janë identifikuar në Mitrovicë, Skenderaj, Viti, Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë e në vende të tjera.

Por ajo çka alarmojnë drejtuesit komunalë por edhe imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës, është fakti se mesxhidet që janë hapur, janë ilegale dhe nuk funksionojnë nën juridiksionin e BIK-ut.

Ekipi i KALLXO.com ka udhëtuar drejtë Mitrovicës, një qytet i cili në të kaluarën pati probleme me indoktrinimin e të rinjve drejtë ideologjive ekstreme të cilat më pas u përdorën për të dërguar në zonat e konfliktit qytetarë të këtij qyteti nën pretendimin për luftë të shenjtë në Siri e Irak, krah organizatave terroriste.

Këtu është identifikuar një mesxhide e cila është hapur në zonën e qytetit, më konkretisht në rrethinën e stacionit të autobusëve.

Kryetari i Bashkësisë Islame Lokale në Mitrovicë, Ekrem Avdiu, publikisht tregon për hapjen e kësaj mesxhideje e për të cilën thotë se nuk dinë se kush e kontrollon.

“Nuk e kam idenë kush i kontrollon, nuk e di se kush i ka themelu kush i frekuenton ato, nuk e di madje as kush ligjëron dhe si rrjedhoje nuk mund të them se kush i kontrollon”- thotë Avdiu deri sa shton se ka një përshtypje se këto mesxhide ilegale janë hapur nga persona që nuk e shohin veten të përfaqësuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Avdiu shprehet se Mitrovica por edhe vendet e tjera nuk kanë nevoje për hapjen e këtyre mesxhideve sepse ka xhami të shumta ku mund të kryhen ritualet fetare

“Më shumë e shoh si një lloj revolte të heshtur karshi BIK dhe kësisoj kanë marrë vendim që në mënyrë të pavarur të aranzhojnë dhe organizojnë faljen e namazeve teravive e kështu me radhë”- thotë ai.

Sipas tij, mënyra e hapjes së këtyre hapësirave të dyshimta të cilat nuk dihet se nga financohen dhe kush i kontrollon mund të krijoj një përçarje në shoqëri.

“Duke mos e ditur referencën kompetencën e atyre që ligjërojnë, çka ligjërojnë, mendoj se nuk jemi sa duhet të imunizuar që kjo mos të prodhoj edhe pasoja tjera në formë zinxhirore”- shton ai.

Tutje Avdiu thotë se në raste të tilla, interpretimet që bëhen nga persona që nuk janë kompetent mund të prodhojnë gatishmëri të qytetarëve për të shërbyer në kauza të ndryshme.

Kryeimami në Mitrovicë flet hapur edhe për informacionet që kanë për mesxhiden e identifikuar në vendin të cilin e ka kompetencë territoriale.

“Kam informacione të pakonfirmuara se ekziston edhe një i tillë në zonën e stacionit të autobusëve por nuk e kam verifikuar sepse edhe me dashtë nuk kam mekanizma për me verifiku por është përfolur për ekzistencën e një vend falje të tillë për të cilin unë edhe personalisht edhe institucionalisht nuk e di as kush e ka themelu as kush shërben në të as kush falet në të”- shpjegon ani.

Kryeimami ka njoftuar Bashkësinë Islame të Kosovës me shqetësim për shkak të situatave që mund të dërgojnë këto vend- falje.

“Kam njohuri që në rrethana të tilla mund të krijohen shumë kokqarje dhe si rrjedhojë e kemi një komunikim të ngushtë me kryesinë e BIK ndërsa në takime me institucionet e sigurisë, në fakt një pjesë e informacioneve na kanë ardhur nga ta dhe ata janë në dijeni se një vend-falje i tillë nuk është në juridiksion të BIK më tepër se kaq nuk kemi pasur as nuk kemi, as përgjegjësi as mekanizëm, thjesht mjafton që në një lidhje përfaqësimi me atë vend falje nuk ekziston me BIK”- sqaron kryeimami

Ani pse niveli lokal komunal ka pak kompetencë në këtë çështje, siç thonë, të paktën mund të kryejnë inspektime dhe të vërtetojnë faktin se për këto mesxhide asnjëherë nuk kërkohet leje nga organet kompetente për çka edhe në fund konstatohen si ilegale.

Edison Ternava është drejtor i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës. Ai në një intervistë për KALLXO.com thotë se asnjëherë komuna apo drejtoria që udhëheq nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për të hapur ndonjë mesxhide.

“Te ne asnjëherë nuk kemi pasur kërkesë zyrtare për hapje të tilla sepse e dim se çdo ndërrim i destinimit në zona të banimit duhet me u drejtu në urbanizëm të paktën mu pajisë me një pëlqim ose leje për me ndrru destinimin”- thotë Tërnava.

Ai shton se në çfarëdo forme kur komuna jep leje ndërtimi, nëse në atë ndërtim bëhet ndërrimi i destinimit duhet të njoftohet apo kërkohet leje e posaçme nga komuna.

“Kjo për faktin se ne lëshojmë leje ndërtimore për afarizëm edhe çdo objekt që i ndërrohet destinimi duhet me marrë pëlqim shtesë te ne. Janë ndërtuar fshehurazi, unë vet jam frekuentues i xhamive dhe deri vonë nuk kam ndëgju që ka mesxhide të cilat nuk i përfaqëson komunitetin e Bashkësisë Islame, as nuk e dimë kënd e kanë imam as kënd e kanë xhemat, nuk kemi kurrfarë informacioni”- shton tutje drejtori Tërnava.

Ai i sheh të rrezikshme këto mesxhide dhe funksionin e tyre pasi të njëjtat nuk punojnë nën juridiksion të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Përderisa nuk janë në juridiksion të BIK për ne qytetarët duhet me qenë e rrezikshme, kjo për faktin se kemi një numër të madh të të rinjve që frekuentojnë xhamitë dhe mundet me qenë pikësynim i grupacioneve me kap këtë grup moshë dhe me i kthy ndoshta në një kohë të caktuar edhe si rrezik për shtetin e Kosovës”- thotë ai.

Sipas tij, të vetmen punë që duhet të merret komuna është inspektimi në terren dhe vërtetimi se si funksionojnë ato dhe nga kush financohen.

Tërnava flet edhe për rrezikun e shpërndarjeve të ideologjive të rrezikshme dhe ekstreme që mund të shpërndahen te të rinjtë, qytetarë të Mitrovicës.

“Çdo grup ose komunitet që nuk është grup i BIK mund të jetë rrezik sepse nuk përfaqësojnë ideologjinë fetare që ka BIK-u dhe çdo përfaqësim tjetër besoj se mund të jetë i dyshimtë, fillimisht shkon dyshimi se nga po financohen, hoxha kush është, nga financohet, cilin komunitet e përfaqëson, a janë personat të Mitrovicës apo qytetareve të tjera”- përfundon Tërnava.

Një mesxhide tjetër në Skenderaj

Një tjetër mesxhide është hapur edhe në Komunën e Skenderajt. Edhe kjo komunë nuk ka qenë imune në të kaluarën nga ideologjitë ekstreme fetare që shpien në vatra të luftës qytetarë për të luftuar krah organizatave terroriste.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura tregon se informacionet i kanë pranuar dhe kanë ngritur shqetësimet edhe te Bashkësia Islame Lokale.

“Është shqetësuese mënyra e funksionimit të këtyre vendeve të ashtuquajtura mesxhide. Në bazë të informacione e që i kemi trajtu ne kemi një rast të tillë që jemi marrë me komunikim të plotë me BIK-un në Skenderaj dhe që po presim hapa konkret”- thotë Nura.

Ai shton se BIK ka informacione dhe se janë duke punuar së bashku për të adresuar problematikën dhe e gjithë kjo për faktin se këto mesxhide punojnë jashtë ombrellës së BIK.

“Këtë çështje e kemi trajtuar para një viti dhe është një objekt në Skenderaj, është objekt privat dhe pak a shumë kemi informacione se kush e si por në këtë rast autoriteti qendror na është drejtuar që ata marrin përsipër këtë çështje ne jemi tërheq dhe e kemi pezullu duke pritur më pas edhe tani hapa konrekt”- tregon tutje Nura.

Në anën tjetër nga të gjitha xhamitë që janë në Skenderaj të gjitha funksionojnë nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës ndërsa rreziku që mund të vijë nga mesxhidet ilegale edhe Nura thotë se mund të qojnë drejtë rrezikut në ideologji ekstreme.

“Nga ajo çka kemi pa në kohën e fundit, format e rekrutimit në shërbime të huaja e që ndikojnë direkt në këtë drejtim duhet të jemi të kujdesshëm të bashkëpunojmë me institucionet përkatëse të sigurisë dhe vendimet ti marrim në mënyrë të vendosur dhe të pakthyeshme. Ju dhe opinioni publik e ka pa kohëve të fundit edhe investimin që bëhet në këtë drejtim për të krijuar përçarje dhe këto lloj organizime janë në kundërshtim me parimin e fesë islame nga ajo që kemi zyrtarisht por edhe në të njëjtën kohë krijon rrezikshmëri për shtetin në përgjithësi”- shton ai.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për problemet që janë në komunitet për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Në Komunën e Vitisë, muaj më parë, KALLXO.com raportoi edhe për një problematikë që dy xhami nuk ishin nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e që të njëjtat mund të krijonin problem në komunitet dhe përçarje.

Mesxhidja pak metra larg objektit komunal në Viti

E edhe atje komuna tashmë është informuar për një mesxhide të dyshimtë vetëm pak metra larg objektit komunal.

Nënkryetari i kësaj komune, Hasan Aliu për KALLXO.com tregon se janë në fazën e mbledhjes së informacioneve konkrete për atë mesxhide.

“Çdo lokal i cili nuk ka leje nga dikush dihet që është lokal ilegal. Megjithatë të gjitha ato që nuk janë të pajisura me leje nga institucionet janë ilegale dhe duhet të eliminohen”- thotë Aliu.

Tutje ai shpjegon edhe se ende BIK nuk e ka zgjidhur problemin që kanë tashmë në dy fshatra Ramnishtë e Skifteraj për xhamitë që nuk janë nën ombrellën e BIK-ut.

“Nuk ka shku ai proces përpara ende është. Unë nuk e kam parë as në atë kohë problematike sepse vetë këshilli i BIK, nuk ka bërë hapa konkret me pa problematikë. Pse po them sepse kur ti e shpall konkursin dhe e zgjedh imamin dhe nëse imami që zgjidhet pengohet, atëherë unë e shoh problematikë që duhet me intervenu policia dhe me kriju kushte që ai me shku pa pengesë me kry punën të cilën e ka marrë nga BIK”- thotë tutje Aliu.

Për mesxhidet ilegale, Aliu thotë se kryesisht përdoren për manipulim të qytetarëve.

“Ata janë një shtresë që manipulohen (këta që hapin mesxhide) dhe konkretisht mendoj që është aspekti material që ndikon dhe jo pakënaqësitë tjera se[se këtu nuk është dukuri që po formohet që donë me i qu proceset edhe në BIK përpara. Unë nuk i shoh kështu. Këto grupe janë kryesisht grupe të manipulueshme apo thjesht të paguara nga qarqe të caktuara që nuk ja dojnë të mirën Kosovës edhe shoqnisë”- shton nënkryetari i Vitisë.

Në fund ai thotë se rreziku nga to mund të jetë i përgjithshëm dhe mund të ndikoj në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Në një emision të Kallxo Pernime i transmetuar më 08.06.2024, teologu Fitim Fluga kishte folur për këto mesxhide ilegale që ishin hapur në disa vende të ndryshme të Kosovës.

Ai shpjegonte edhe se pretendohej se mesxhidet i takonin shkollës salefi.

“Këta më së shumti u takojnë shkollës juridike ‘hambelide’ që thirren janë të njohur si salefi”-kishte thënë Flugaj.

Por gjatë debatit u tha edhe se as vetë ata që kanë hapur mesxhidet nuk e dinë se cilës shkollë islame i takojnë apo përfaqësojnë.

Mesxhidet apo faltoret konsiderohet se janë hapësira të vogla ku bëhet falje e përditshme por nuk mbahet namazi i xhumasë dhe nuk ka funksion të plotë institucional. Mesxhidet hapen nga persona apo grupe të caktuara të cilat bëhen për nevoja të lokale por të njëjtat në Kosovë aktualisht janë bërë pa miratim të BIK-ut.

Në KALLXO.com, vazhdimisht raportohet për problemet në shoqëri me fenomene apo dukuri negative që bazë kanë ideologjitë ekstreme fetare.

Dhjetëra hulumtime, analiza, e artikuj që ka publikuar KALLXO.com tregojnë për ideologjitë ekstreme që ekzistojnë në shoqëri.

Kosova tashmë është duke vazhduar aktivitetet që janë ndarë te institucionet e vendit në kuadër të Strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit.

Kjo strategji do të vlejë deri në vitin 2028 dhe institucionet në bazë të një plani të veprimit kanë të ndara detyrat e tyre.

Në bazë të strategjisë së miratuar, Kosova përveç që sfidohet me forma të tjera të aktiviteteve terroriste dhe edhe ajo me motive nacionaliste dhe politike, gjithashtu edhe me tendenca për të ndërhyrë në rendin kushtetues të Kosovës nga shtetet jomiqësore, vendi përballet edhe me terrorizmin me motive fetare.

Ndonëse format e terrorizmit tashmë kanë pësuar ndryshime, strategjia thotë se institucionet kanë ndërmarrë veprime si në aspektin e rregullimit ligjor e institucional, ashtu edhe në punën me komunitetin për të zhvilluar një qasje bashkëpunuese për t’u kundërvu ndaj këtyre ideologjive dhe narrativave që përhapen nga grupet, lëvizjet apo organizatat terroriste.

Strategjia ka paraparë që kohëve të fundit, rreziku nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm me motive fetare që shpie në terrorizëm është në ulje, ndërkohë që rreziku nga aktivitetet dhe sulmet eventuale me elemente të radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit me motive politike apo nacionaliste është në rritje.

Kjo situatë është vlerësuar të jetë veçanërisht në veri të vendit, përmes sulmeve ndaj policisë, barrikadave, krimit dhe mbajtjes së organizatave ilegale si dhe të armatosura me qëllim përdorimin e tyre për kundërvënie të dhunshme dhe sulme ndaj policisë dhe institucioneve të tjera.

Besimi në hijet e dyshimit: Mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

Kallco.com

Ҫitaku me “shefin e saj” – “Polarin”, e donin shkjaun si “zot shtëpie!”

0
“DUAM SHKJAUN ZOT SHTËPIJE”!!!
Koha e opozitës dhe e analistëve, koha e turpit por edhe e shejtaneve!
Le të kthehemi te Thuleja e opozitës, Vlora ÇITAKU. Rreth e rrotull partisë saj, afër e larg saj është zona epike ku ndodhin ngjarjet, hartohen genjeshtrat e mashtrimet e mëdha, me sulme më të ulëta, karvane helmesh që lëvizin drejtë dasmash serbe të rrezikshme. Edhe Qyqëja e zezë ka një melodin që paralajmëron fatkeqësi ngaqë s’grihet dot për t’u ndeshur me Radojçiqin; por vajtime, mallkime ngjedhëse me përmasa të TURPËSHME ndajë Kryeministrit – shkurt, një aksion i ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo du dekada, përbën materien e epsheve politike të këtij cikli.
ҪITAKU ishte një dozat e kryesore të Perandorisë Serbe të Radojçiqit kundër Dardanisë, dhe ndarjes të Mitrovicës sëbashku me shefin e saj Polarin. E nxitur nga ekstaza e beqarisë “patriotike” apo partiake, nga karrierizmi i sëmurë, „plaçkitjet“ apo etja për avantura për të mbajtur gjallë shpirtin luftarak të PDYKYS kundër Albinit, Mitrovicës, Debëlldes, Ҫakorri etj.
Në këtë Thule, veç të tjerash, në atë mjedisë partiakë të ashpër kancelarie, Memluci si ish “Ministër i Kulturës” iu shtua edhe doza e mizorive si dhe mbishtresë islamike largimi i fotografisë së Nënë Terezës.
Më sa dukët, aty në kancelarinë e dezinformatave, rasti i vetëm që njihet, kur ushtria e Pdykys merr pjesë në shkallë kaq të drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli manipulimesh, kumtet e pazbërthyeshme e sidomos pakuptueshmëria e tyre, i kthenin ato armë tejet të rrezikshme kundër Sovranitetit të Mitrovicës.
I nervozuar nga kjo gjendje paradoksale. Por këtë herë më të kamufluar, me metoda më të stërholluara e më të sofistikuara. Janë kërkesat e oligarkëve të tyre dhe përvoja që i mësoi ata të sillen ndryeshe, duke përmirësuar “përformancën” e aktit të gjuhës. Mjegulla që kishte me vete Vloriçka ishte një thesar i paçmuar si mashtruese dhe për mbrojtjen e çështjeve të dyshimta të Zajednicës.
Jeta e jonë rrjedh nëpër shtratin e paradokseve dhe kushdo që është përpjekur, po përpiqet, a do të përpiqet të korrigjojë diçka nga tradhëtit e opozitës, shpallet plangprishës e i çmendur. I madh e i vogël opozitarë turren për ta futur si bashkpunëtor të “Serbisë e Rusisë” me të cilën mburren, i mbushin rreth e rreth me plehra. Asgjë nuk është rastësore në suazën e kësaj opozite. Me një mision të qartë përçues, shkrimi vjen, si një zgjatim i kujtesës në shoqërinë shqiptare.
A ka një opozitë si e jona që nuk gjëndet i dytë në botë. Aventurierët e korruptuar do të gjenin rasjen për të synuar të shndërroheshin në personazh, të bëheshin epiqendër mediatike, pavarësisht se ç’akt do të kryenin, na lejonë të depërtojmë më mirë në karakterin e tyre të vërtetë. S’kamë parë raste syresh më parë, së paku unë, jo… Ata do të vazhdojnë të këmbëngulin që ta kërcënojnë Shtetin dhe Kombin?
Ja ku duhet ta përqëndrojmë vëmendjën tonë dhe të rrisim vigjilencën e të gjithë aktorëve, jo për të kryqëzuar opozitën e analistët, as për të falur ata, por ta trajtojmë deri në masën që i takon, pa u kthyer në kultin negativ dhe të jemi të kujdesshëm nga “opozitarët e analistët” shumë herë më të rëndë e më të rrezikshëm…
Në historitë e tyre të sëmundjes shpesh përshkruhen individë, të cilët nuk i kuptojnë lëvizjet e shpirtit të tyre. Të menduarit e tyre ndodhin jashtë fushës së vetëdijes dhe i përkasin sferës së pavettëdijës. Dhe te opozita ka një lezet, t’a shndërrojnë Dardaninë në plaçkë tregu. Janë opozitë sherraxhinj. Lavërdi e re! Në këtë mënyrë, ne shohim se çfarë ndikimi mund të ketë opozita në parlamentë te bagazhi i tyre i lindur psikik dhe “intelektual”. Ky fakt, ua djeg truallin poshtë këmbëve të gjitha teorive të trashigimisë, të cilat janë aq të dëmshme për kombin e historinë tonë.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Čitaku: Kosovo talac Kurtijeve tvrdoglavosti Poslanica Demokratske partije Kosova Vljora Čitaku kritikovala je premijera น tehničkom mandatu Aljbina Kurtija. Skupština u Prištini nije se konstituisala ni nakon 21 pokušaja. Blic 25. maj2025 maj 2025 16:46 Slušaj vest Komentara 0 Poslanica Demokratske partije Kosova Vijora Čitaku izjavila je da Kosovo i dalje ostaje talac zbog tvrdoglavosti premijera u tehničkom mandatu Aljbina Kurtija."