Kreu Blog Faqe 554

Guri i gjallë, skicë letrare nga Nafi  Çegrani

1

Shkruan: Nafi  Çegrani

Guri i gjallë

  • Skicë letrare me reflektime eseistike dhe filozofike

Në një fshat të humbur në Luginën e Pollogut, atje ku gjendet pllajat e ledinave të gjata, rrëzë Malit të Thatë,  buzë Vardarit dhe brigjeve që flasin me erën, qëndronte një gur i çuditshëm. S’ishte më i madh se një trung lisi të prerë, por prania e tij më rëndonte mbi mendje, sikur mbante një të vërtetë më të madhe sesa vetë mali që e rrethonte. Banorët e fshatit e quanin “Guri i gjallë”, dhe askush s’e dinte saktësisht përse. Disa thoshin se nëse uleshe pranë tij natën, dëgjoje si rënkonte në gjumë, të tjerë betoheshin se kishin parë si lëkundej paksa kur qielli vetëtinte. Por ajo që e bënte gurin të “gjallë” nuk ishte ndonjë magji e zakonshme. Ishte kujtesa dhe malli i një Nane të vuajtur për të birin që regjimi i kophës ia mbanin brenda mureve të një kazamate të egër  diku shumë larg.

Thuhej se ai Gur ruante kujtimet e atyre që ishin ulur pranë tij, sikur përthithte mendimet e njeriut dhe i mbante brenda trupit të vet të ftohtë. Ndoshta për këtë arsye të gjithë ndiheshin të lehtësuar pas një qëndrimi të shkurtër aty, pranë varrit që e kishte mbuluar një barë lini. Aty çdo gjë dukej , sikur të ishin dhimbjet e tyre, ato dhimbjet që fshiheshin diku tjetër. Ndoshta për këtë arsye askush s’mund ta çonte dot në asnjë vend tjetër. Edhe traktorët më të fuqishëm dështonin ta lëviznin. Si një njeri që kishte gjetur vendin e vet të fundit. Gur varri, rreth e rrotull me barishte ledinash.

Këtu edhe jeta duket në formën më të ngurtë për njeriun i cili qëndronte si një statujë pranë varrit. Dhe pikërisht aty qëndron  edhe kujtimet dhe përmallimi i tij. Madje anash dukej, sikur gurët të jenë memoria e heshtur e botës. Ata s’flasin, por dinë. S’ecin, por kanë parë më shumë se ne. Dhe ndoshta jeta nuk është gjithmonë lëvizje; ndoshta jeta është edhe qëndrueshmëri, edhe pesha e mendimeve që nuk duam t’i harrojmë.

Nëse një njeri mund të ndiejë, të vuajë, të meditojë, pse jo edhe një gurët?  Ndoshta, edhe ai vetë,  ka vetëm një ritëm tjetër të qenies. I fortë si tunxhi dhe zemërgur! Një frymëmarrje që matet në mijëvjeçarë, jo në sekonda. Ne jetojmë shpejt e harrojmë, ai rri dhe kujton. Në këtë mënyrë, “Guri i gjallë” bëhet metaforë për gjithë atë që ndodhet përtej syve tanë – për thellësinë e botës, për ekzistencën që nuk ka nevojë të lëvizë për të qenë e gjallë.

Sot, guri qëndron ende atje, në shtigjet e stërgjatura të ledinave, të cilat puthen tej me rrënjët  e një lisi të vjetër. Njerëzit e fshatit i rrallojnë vizitat, por ende ka nga ata që shkojnë për të heshtur pranë tij. Sepse ndonjëherë, më shumë se të flasësh, duhet të dëgjosh. Dhe kur dëgjon një gur i cili flet dhe di të flasë me gjuhën e tij, je më afër vetes sesa ke qenë ndonjëherë më parë.

Aty gjej edhe tisin e mendimit , si një tis malli për Nënën, duke e soditur aty pranë varrit të saj, të Nënës sime, që e vizitova pas daljes  sime nga burgjet jugosllave, ku me vite e vite kam vuajtur si viktimë , i dënuar në Proces të inskenuar që nga 1981.  Dhe,  vuaj me mallin për Nënën time, të cilën nuk e pashë më, sa ishte gjallë. Madje më bien në mendje dhe mendisa , se sa e sa Nëna të tilla kanë vajtur në varre në Kosovë, dhe sa djem kanë mbet të përmalluar në burgje e që nuk kishin mundësi kurrë të vizitonin Nënat e tyre të vuajtura dhe të djegura nga malli. E disave nuk u dihen as varret…

                                                             ***

Pranë një varri të thjeshtë, në një kodër të vetmuar të Kosovës, qëndron një gur. Nuk është thjesht një gur. Është Guri i Nënës sime. Dhe më shumë se kaq — është Guri i gjallë.

U ula për të satën herë pranë tij, pas shumë vitesh errësirë me mureve të ftohta të burgjeve jugosllave. Ndërsa unë vuaja në heshtje, me pranga në duar dhe me shpresën që vetëm shpirti e kupton, Nëna ime plaket pranë dritares, duke më pritur. Me sy të tretur në rrugën që nuk ma pa më hijen. Ajo vdiq pa më parë. Dhe unë mbeta gjallë me mallin për të vdekurën time më të dashur.

Kur dola më në fund, eca drejt varrit të saj. Nuk kisha më fjalë, as lot. Vetëm një peshë gurësh në kraharor. U ula pranë atij guri, që ruante varrin e saj si një rojtar i heshtur i dhimbjes sime. Dhe ndjeva sikur ai gur merrte frymë. Jo me mushkëri, por me kujtesë. Me mall. Me dhimbje. Si të ishte guri vetë Nëna.

Dhe,  sikur më fliste, më thoshte: ” A erdhe o bir? E di. Tani të shoh. Edhe dikur të  kam parë. Por qëndroje krusur në pranga. E kam dëgjuar zërin tënd, o bir. E kam ndjerë lotin që s’të arriti kurrë, që të të kisha në përqafim !”

 

Ky gur nuk është thjesht një copë guri. Ai është dëshmi. Është kujtesë. Është mbijetesa e një ndjenje që s’u tha kurrë me fjalë. Ai është dëshmi për vuajtjen time dhe për dashurinë e Nënës, që u dogj pa bërë zhurmë, si një qiri i heshtur në natë. Ai gur është gjallë sepse unë jam gjallë. Sepse kujtimi për Të s’vdes kurrë.

Në Kosovë, sërish po them, ka shumë gurë të tillë. Ka shumë varre ku Nënat kanë shkuar pa e parë më djalin e tyre. Ka shumë djem që nuk kanë mundur as t’i përqafojnë për herë të fundit. Ato Nëna, janë Nëna të luftës, të burgut, të shpresës së tretur, mbeten të gjalla vetëm në kujtimin e atyre gurëve që nuk harrojnë.

Dhe unë, kur e shoh këtë gur, nuk shoh më vetëm një send të ftohtë. Shoh Nënën time. Shoh të gjitha Nënat. Shoh Kosovën që qan në heshtje dhe përjetëson dhimbjen në gurë që nuk lodhen kurrë duke mbajtur kujtimet.

Ndoshta ne s’jemi asgjë më shumë sesa kujtime që mundohemi t’ua lëmë gurëve. Dhe ndoshta, në fund të fundit, janë gurët ata që e mbajnë historinë tonë gjallë — si Nëna që na pret pa fjalë, por gjithnjë me shpirtin hapur.

Nëse ndonjëherë më mungon fjala, unë shkoj pranë atij guri. Ulem. Hesht. Dhe mallin për Nënën time e ndaj me të.

Sepse Guri i gjallë nuk është thjesht simbol. Është vetë zemra që rreh nën atë Tokë. Prandaj edhe po shkruaj… 

Sërish  ulem  pranë varrit ku kishin lulëzuar trëndafila shumëngjarshe, e preka me duar atë truall, pas shumë vitesh , sepse me vite e vite u  kalamenda  pas mureve të ftohta të burgjeve jugosllave. Nëna ime e plakur me vuajtjet dhe përmallimin që e brenin thellë. Kishte pritur gjatë aty te porta e shtëpisë, por nuk më kishte parë kund. Aty, në prirtje e kishte marrë edhe vdekja, e sytë i kishin mbetur çelë, pa më parë.

Edhe sot, kur qëndrroj pranë varrit, shoh Nënën time. Shoh të gjitha Nënat. Shoh Kosovën që qan në heshtje dhe përjetëson dhimbjen në gurë që nuk lodhen kurrë duke mbajtur kujtimet.

Era e ftohtë e maleve përkëdhelte fytyrën time, ndërsa ecja në heshtje drejt varrezave të fshatit. Dielli ishte ulur mbi kodër dhe dukej sikur po përgatitej për gjumin e përhershëm të ditës. Ajri mbante ende aromën e lisave dhe të barit të njomë, të përzier me një heshtje që nuk ishte vetëm e natyrës, por e kohës. Kisha munguar shumë gjatë.

— Nënë… më fal, — pëshpërita.
Asnjë përgjigje nuk erdhi, por heshtja u bë më e rëndë, më e gjallë. Guri, me gjithë ftohtësinë e tij, më dukej se frymonte. Nuk ishte vetëm një shenjë varri. Ishte dëshmitar i pritjes së saj.
Ishte vendi ku ajo kishte derdhur lot pa zë, net me radhë. Ku kishte mbajtur shpresën gjallë. Derisa u shua vetë.

Diku larg dëgjoheshin cicërima të zbehta, por vendi ku qëndroja dukej jashtë kohës. Dhe pikërisht në këtë ndalim të kohës, unë ndjeva si zemra më rrihte ndryshe. Si të ishte bërë e njëjtë me atë të gurit.

… Në rininë time, kisha lexuar filozofi, kisha besuar se logjika e ftohtë është mbretëresha e botës. Por jeta, vuajtja, malli, më mësuan se janë ndjenjat ato që i japin kuptim gjithçkaje. Nganjëherë, më shumë se një njeri, është një gur ai që ruan kujtimin më të fortë.

Sepse guri nuk flet me gjuhën e vetë, por kujton. Nuk qan, por mban dhimbjen. Nuk ecën, por mbetet pranë përjetësisht. Si një nënë që pret aq gjatë , në përmallim. 

— Erdha, Nënë. U ktheva. Vonë, por erdha…

Dhe guri më dukej sikur u drodh lehtë. Ose ishte zemra ime që rrihte në përputhje me të. Ai gur s’ishte më thjesht një shenjë. Ishte një trup i gjallë që mbante kujtimin e saj. Ishte Nënë. Ishte jetë. Ishte kujtesë.

Në largim, u ktheva dhe e pashë edhe një herë. Ai gur qëndronte krenar, i qetë, i palëvizur, ku gjendet edhe sot, si një gjysëm trungu të lisit të prerë.

Dhe që nga ajo ditë, çdo herë që më kaplon malli, nuk flas me askënd. Shkoj atje. Ulem pranë tij. Dhe hesht. Sepse ndonjëherë, heshtja e gurit flet më shumë sesa çdo zë njeriu.

…Kur më burgosën, isha i ri, plot zjarr. Kisha fjalë në zemër dhe të drejtën në krah. Por në një botë të shtrembëruar, drejtësia bëhet krim dhe heshtja shpërblehet. Më morën natën, pa zë. Si hije që hyjnë në jetën tënde dhe e zhdukin. Proces i inskenuar, si shumë të tjerë në atë kohë. Emri im u bë numër, fjala ime u bë rrezik.

Në qelinë time kishte një dritare të vogël, sa një grusht. Përmes saj shihja një copë qielli, të njëjtin qiell që më ndante nga Nëna. Ajo më priste. E dija. Çdo ditë, çdo natë. Me një shall të vjetër mbi kokë, në prag të derës, me sytë që shikonin larg, përtej reales, andej kah kurorat e Malit të Thatë, ose përtej horizontit dhe majave të Sharrit. 

Po. Atje është Nëna ime dhe Nënat e Kosovës !

Nëna ime ishte një grua si shumë të tjera në këtë tokë: e heshtur, e fortë, e padukshme për botën, por e gjithçkashme për djalin e saj. Ajo nuk shkroi libra, nuk mbajti fjalime, por çdo ditë e jetës së saj ishte një poezi malli dhe një lutje për të nesërmen.

Sa nëna të tilla kanë shkuar në varr me lotët e djegur në sy? Sa kanë pritur e nuk kanë parë më bijtë e tyre të kthehen?
Nënat e Kosovës janë shndërruar në gurë – jo për nga ftohtësia, por për nga qëndrueshmëria. Ato janë bërë simbolet më të thella të durimit, të dhimbjes dhe të dashurisë që nuk kërkon shpërblim.

Nëse Kosova ka një zemër që rreh përtej politikës dhe historisë, ajo është zemra e Nënës që pret. E Nënës që lutet. E Nënës që fal. E që hesht me pikën e lotit të tharë në qepallë… 

Nëna ime, ajo grua e heshtur që mbante shtëpinë mbi supe, që rrinte me sytë te rruga e që nisej me zemrën në duar çdo mëngjes, është ende pranë meje.

Ende përfytyroj fytyrën e  saj, duke na e shtruar sofrën, dhe me një copë buke të gryntë në duar – fytyra e saj buzëqeshur, dhe në ballë rrudhat si një lavër në arë, ku mbjellen të bardhat.
Megjithatë, nuk e gjeta kurrë përzierjen e duhur të ngjyrave që do të më sillte kaltrinë qiellore të syve të saj, as butësinë e shpirtit  të çiltër. Bebëzat e syve të  shkëlqenin edhe në dhimbje — si atëherë kur ishte e gjallë.

Dhe, nëse ndonjëherë do më kërkoni ta përshkruaj Nënën time, nuk do t’ju sjell asnjë fotografi. Do t’ju çoj te ai gur. Dhe do t’ju them:
Ky është Guri i gjallë. Në këtë varr pushojn eshtar e saj dhe zemra që nuk ndalet së rrahuri. Ky është portreti që nuk u bë kurrë, por që jeton më shumë se çdo pikturë, në jetën time me rrëmete.

Besimi në hijet e dyshimit: Mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

0

Ilustrim Mesxhidi i cili u hap nga BIK në Mitrovicë për shkak të nevojave të xhematit sepse xhamia kryesore është në renovim, Foto: KALLXO.com


Adelina Ahmeti

Kosova ndonëse një vend në të cilin është punuar nga ana e institucioneve për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm, vazhdon ende që të regjistrojë raste të cilat tregojnë për praninë e një ideologjie ekstreme në shoqëri.

Vetëm nga fundi i muajit prill 2025 deri më 23.05.2025, tetë persona janë arrestuar e intervistuar për shkak të bindjeve të tyre ekstreme të cilat mund të konsiderohen të rrezikshme.
Më 25.04.2025, njësia e anti-terrorit në Policinë e Kosovës, shoqëroi për intervistim katër persona nga Kaçaniku nën pretendimet se të njëjtit përmes rrjeteve sociale shpërndanë ideologji ekstreme që ndërlidhen me veprime kundër rendit kushtetues.

Vetëm pak ditë më vonë, dy vëllezër nga një fshat i Graçanicës u arrestuan për çështje të ngjashme. Madje ata tregonin një përkrahje të fortë ndaj grupeve terroriste saqë mbi shtëpinë e tyre kishin vendosur një flamur të ISIS.

Më 22.05.2025, policia zbarkoi në dy lokacione, Fushë Kosovë e Malishevë. Atje arrestoi dy persona të dyshuar për shpërndarje të propagandës, si dhe ideologjive ekstreme fetare që binin ndesh me rendin kushtetues në Kosovë.

E tashmë organet e rendit, kanë pranuar informacione të tjera, të cilat tregojnë për hapjen e disa faltoreve apo mesxhideve të cilat me rregull do të duhej të funksiononin si vend për falje apo vendtakim për besimtarët fetarë.

KALLXO.com për muaj me radhë ka hulumtuar në lidhje me informacionet për këto mesxhide të cilat tashmë kanë zënë vend thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Mesxhidja e identifikuar në Mitrovicë

Të tilla janë identifikuar në Mitrovicë, Skenderaj, Viti, Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë e në vende të tjera.

Por ajo çka alarmojnë drejtuesit komunalë por edhe imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës, është fakti se mesxhidet që janë hapur, janë ilegale dhe nuk funksionojnë nën juridiksionin e BIK-ut.

Ekipi i KALLXO.com ka udhëtuar drejtë Mitrovicës, një qytet i cili në të kaluarën pati probleme me indoktrinimin e të rinjve drejtë ideologjive ekstreme të cilat më pas u përdorën për të dërguar në zonat e konfliktit qytetarë të këtij qyteti nën pretendimin për luftë të shenjtë në Siri e Irak, krah organizatave terroriste.

Këtu është identifikuar një mesxhide e cila është hapur në zonën e qytetit, më konkretisht në rrethinën e stacionit të autobusëve.

Kryetari i Bashkësisë Islame Lokale në Mitrovicë, Ekrem Avdiu, publikisht tregon për hapjen e kësaj mesxhideje e për të cilën thotë se nuk dinë se kush e kontrollon.

“Nuk e kam idenë kush i kontrollon, nuk e di se kush i ka themelu kush i frekuenton ato, nuk e di madje as kush ligjëron dhe si rrjedhoje nuk mund të them se kush i kontrollon”- thotë Avdiu deri sa shton se ka një përshtypje se këto mesxhide ilegale janë hapur nga persona që nuk e shohin veten të përfaqësuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Avdiu shprehet se Mitrovica por edhe vendet e tjera nuk kanë nevoje për hapjen e këtyre mesxhideve sepse ka xhami të shumta ku mund të kryhen ritualet fetare

“Më shumë e shoh si një lloj revolte të heshtur karshi BIK dhe kësisoj kanë marrë vendim që në mënyrë të pavarur të aranzhojnë dhe organizojnë faljen e namazeve teravive e kështu me radhë”- thotë ai.

Sipas tij, mënyra e hapjes së këtyre hapësirave të dyshimta të cilat nuk dihet se nga financohen dhe kush i kontrollon mund të krijoj një përçarje në shoqëri.

“Duke mos e ditur referencën kompetencën e atyre që ligjërojnë, çka ligjërojnë, mendoj se nuk jemi sa duhet të imunizuar që kjo mos të prodhoj edhe pasoja tjera në formë zinxhirore”- shton ai.

Tutje Avdiu thotë se në raste të tilla, interpretimet që bëhen nga persona që nuk janë kompetent mund të prodhojnë gatishmëri të qytetarëve për të shërbyer në kauza të ndryshme.

Kryeimami në Mitrovicë flet hapur edhe për informacionet që kanë për mesxhiden e identifikuar në vendin të cilin e ka kompetencë territoriale.

“Kam informacione të pakonfirmuara se ekziston edhe një i tillë në zonën e stacionit të autobusëve por nuk e kam verifikuar sepse edhe me dashtë nuk kam mekanizma për me verifiku por është përfolur për ekzistencën e një vend falje të tillë për të cilin unë edhe personalisht edhe institucionalisht nuk e di as kush e ka themelu as kush shërben në të as kush falet në të”- shpjegon ani.

Kryeimami ka njoftuar Bashkësinë Islame të Kosovës me shqetësim për shkak të situatave që mund të dërgojnë këto vend- falje.

“Kam njohuri që në rrethana të tilla mund të krijohen shumë kokqarje dhe si rrjedhojë e kemi një komunikim të ngushtë me kryesinë e BIK ndërsa në takime me institucionet e sigurisë, në fakt një pjesë e informacioneve na kanë ardhur nga ta dhe ata janë në dijeni se një vend-falje i tillë nuk është në juridiksion të BIK më tepër se kaq nuk kemi pasur as nuk kemi, as përgjegjësi as mekanizëm, thjesht mjafton që në një lidhje përfaqësimi me atë vend falje nuk ekziston me BIK”- sqaron kryeimami

Ani pse niveli lokal komunal ka pak kompetencë në këtë çështje, siç thonë, të paktën mund të kryejnë inspektime dhe të vërtetojnë faktin se për këto mesxhide asnjëherë nuk kërkohet leje nga organet kompetente për çka edhe në fund konstatohen si ilegale.

Edison Ternava është drejtor i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës. Ai në një intervistë për KALLXO.com thotë se asnjëherë komuna apo drejtoria që udhëheq nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për të hapur ndonjë mesxhide.

“Te ne asnjëherë nuk kemi pasur kërkesë zyrtare për hapje të tilla sepse e dim se çdo ndërrim i destinimit në zona të banimit duhet me u drejtu në urbanizëm të paktën mu pajisë me një pëlqim ose leje për me ndrru destinimin”- thotë Tërnava.

Ai shton se në çfarëdo forme kur komuna jep leje ndërtimi, nëse në atë ndërtim bëhet ndërrimi i destinimit duhet të njoftohet apo kërkohet leje e posaçme nga komuna.

“Kjo për faktin se ne lëshojmë leje ndërtimore për afarizëm edhe çdo objekt që i ndërrohet destinimi duhet me marrë pëlqim shtesë te ne. Janë ndërtuar fshehurazi, unë vet jam frekuentues i xhamive dhe deri vonë nuk kam ndëgju që ka mesxhide të cilat nuk i përfaqëson komunitetin e Bashkësisë Islame, as nuk e dimë kënd e kanë imam as kënd e kanë xhemat, nuk kemi kurrfarë informacioni”- shton tutje drejtori Tërnava.

Ai i sheh të rrezikshme këto mesxhide dhe funksionin e tyre pasi të njëjtat nuk punojnë nën juridiksion të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Përderisa nuk janë në juridiksion të BIK për ne qytetarët duhet me qenë e rrezikshme, kjo për faktin se kemi një numër të madh të të rinjve që frekuentojnë xhamitë dhe mundet me qenë pikësynim i grupacioneve me kap këtë grup moshë dhe me i kthy ndoshta në një kohë të caktuar edhe si rrezik për shtetin e Kosovës”- thotë ai.

Sipas tij, të vetmen punë që duhet të merret komuna është inspektimi në terren dhe vërtetimi se si funksionojnë ato dhe nga kush financohen.

Tërnava flet edhe për rrezikun e shpërndarjeve të ideologjive të rrezikshme dhe ekstreme që mund të shpërndahen te të rinjtë, qytetarë të Mitrovicës.

“Çdo grup ose komunitet që nuk është grup i BIK mund të jetë rrezik sepse nuk përfaqësojnë ideologjinë fetare që ka BIK-u dhe çdo përfaqësim tjetër besoj se mund të jetë i dyshimtë, fillimisht shkon dyshimi se nga po financohen, hoxha kush është, nga financohet, cilin komunitet e përfaqëson, a janë personat të Mitrovicës apo qytetareve të tjera”- përfundon Tërnava.

Një mesxhide tjetër në Skenderaj

Një tjetër mesxhide është hapur edhe në Komunën e Skenderajt. Edhe kjo komunë nuk ka qenë imune në të kaluarën nga ideologjitë ekstreme fetare që shpien në vatra të luftës qytetarë për të luftuar krah organizatave terroriste.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura tregon se informacionet i kanë pranuar dhe kanë ngritur shqetësimet edhe te Bashkësia Islame Lokale.

“Është shqetësuese mënyra e funksionimit të këtyre vendeve të ashtuquajtura mesxhide. Në bazë të informacione e që i kemi trajtu ne kemi një rast të tillë që jemi marrë me komunikim të plotë me BIK-un në Skenderaj dhe që po presim hapa konkret”- thotë Nura.

Ai shton se BIK ka informacione dhe se janë duke punuar së bashku për të adresuar problematikën dhe e gjithë kjo për faktin se këto mesxhide punojnë jashtë ombrellës së BIK.

“Këtë çështje e kemi trajtuar para një viti dhe është një objekt në Skenderaj, është objekt privat dhe pak a shumë kemi informacione se kush e si por në këtë rast autoriteti qendror na është drejtuar që ata marrin përsipër këtë çështje ne jemi tërheq dhe e kemi pezullu duke pritur më pas edhe tani hapa konrekt”- tregon tutje Nura.

Në anën tjetër nga të gjitha xhamitë që janë në Skenderaj të gjitha funksionojnë nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës ndërsa rreziku që mund të vijë nga mesxhidet ilegale edhe Nura thotë se mund të qojnë drejtë rrezikut në ideologji ekstreme.

“Nga ajo çka kemi pa në kohën e fundit, format e rekrutimit në shërbime të huaja e që ndikojnë direkt në këtë drejtim duhet të jemi të kujdesshëm të bashkëpunojmë me institucionet përkatëse të sigurisë dhe vendimet ti marrim në mënyrë të vendosur dhe të pakthyeshme. Ju dhe opinioni publik e ka pa kohëve të fundit edhe investimin që bëhet në këtë drejtim për të krijuar përçarje dhe këto lloj organizime janë në kundërshtim me parimin e fesë islame nga ajo që kemi zyrtarisht por edhe në të njëjtën kohë krijon rrezikshmëri për shtetin në përgjithësi”- shton ai.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për problemet që janë në komunitet për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Në Komunën e Vitisë, muaj më parë, KALLXO.com raportoi edhe për një problematikë që dy xhami nuk ishin nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e që të njëjtat mund të krijonin problem në komunitet dhe përçarje.

Mesxhidja pak metra larg objektit komunal në Viti

E edhe atje komuna tashmë është informuar për një mesxhide të dyshimtë vetëm pak metra larg objektit komunal.

Nënkryetari i kësaj komune, Hasan Aliu për KALLXO.com tregon se janë në fazën e mbledhjes së informacioneve konkrete për atë mesxhide.

“Çdo lokal i cili nuk ka leje nga dikush dihet që është lokal ilegal. Megjithatë të gjitha ato që nuk janë të pajisura me leje nga institucionet janë ilegale dhe duhet të eliminohen”- thotë Aliu.

Tutje ai shpjegon edhe se ende BIK nuk e ka zgjidhur problemin që kanë tashmë në dy fshatra Ramnishtë e Skifteraj për xhamitë që nuk janë nën ombrellën e BIK-ut.

“Nuk ka shku ai proces përpara ende është. Unë nuk e kam parë as në atë kohë problematike sepse vetë këshilli i BIK, nuk ka bërë hapa konkret me pa problematikë. Pse po them sepse kur ti e shpall konkursin dhe e zgjedh imamin dhe nëse imami që zgjidhet pengohet, atëherë unë e shoh problematikë që duhet me intervenu policia dhe me kriju kushte që ai me shku pa pengesë me kry punën të cilën e ka marrë nga BIK”- thotë tutje Aliu.

Për mesxhidet ilegale, Aliu thotë se kryesisht përdoren për manipulim të qytetarëve.

“Ata janë një shtresë që manipulohen (këta që hapin mesxhide) dhe konkretisht mendoj që është aspekti material që ndikon dhe jo pakënaqësitë tjera se[se këtu nuk është dukuri që po formohet që donë me i qu proceset edhe në BIK përpara. Unë nuk i shoh kështu. Këto grupe janë kryesisht grupe të manipulueshme apo thjesht të paguara nga qarqe të caktuara që nuk ja dojnë të mirën Kosovës edhe shoqnisë”- shton nënkryetari i Vitisë.

Në fund ai thotë se rreziku nga to mund të jetë i përgjithshëm dhe mund të ndikoj në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Në një emision të Kallxo Pernime i transmetuar më 08.06.2024, teologu Fitim Fluga kishte folur për këto mesxhide ilegale që ishin hapur në disa vende të ndryshme të Kosovës.

Ai shpjegonte edhe se pretendohej se mesxhidet i takonin shkollës salefi.

“Këta më së shumti u takojnë shkollës juridike ‘hambelide’ që thirren janë të njohur si salefi”-kishte thënë Flugaj.

Por gjatë debatit u tha edhe se as vetë ata që kanë hapur mesxhidet nuk e dinë se cilës shkollë islame i takojnë apo përfaqësojnë.

Mesxhidet apo faltoret konsiderohet se janë hapësira të vogla ku bëhet falje e përditshme por nuk mbahet namazi i xhumasë dhe nuk ka funksion të plotë institucional. Mesxhidet hapen nga persona apo grupe të caktuara të cilat bëhen për nevoja të lokale por të njëjtat në Kosovë aktualisht janë bërë pa miratim të BIK-ut.

Në KALLXO.com, vazhdimisht raportohet për problemet në shoqëri me fenomene apo dukuri negative që bazë kanë ideologjitë ekstreme fetare.

Dhjetëra hulumtime, analiza, e artikuj që ka publikuar KALLXO.com tregojnë për ideologjitë ekstreme që ekzistojnë në shoqëri.

Kosova tashmë është duke vazhduar aktivitetet që janë ndarë te institucionet e vendit në kuadër të Strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit.

Kjo strategji do të vlejë deri në vitin 2028 dhe institucionet në bazë të një plani të veprimit kanë të ndara detyrat e tyre.

Në bazë të strategjisë së miratuar, Kosova përveç që sfidohet me forma të tjera të aktiviteteve terroriste dhe edhe ajo me motive nacionaliste dhe politike, gjithashtu edhe me tendenca për të ndërhyrë në rendin kushtetues të Kosovës nga shtetet jomiqësore, vendi përballet edhe me terrorizmin me motive fetare.

Ndonëse format e terrorizmit tashmë kanë pësuar ndryshime, strategjia thotë se institucionet kanë ndërmarrë veprime si në aspektin e rregullimit ligjor e institucional, ashtu edhe në punën me komunitetin për të zhvilluar një qasje bashkëpunuese për t’u kundërvu ndaj këtyre ideologjive dhe narrativave që përhapen nga grupet, lëvizjet apo organizatat terroriste.

Strategjia ka paraparë që kohëve të fundit, rreziku nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm me motive fetare që shpie në terrorizëm është në ulje, ndërkohë që rreziku nga aktivitetet dhe sulmet eventuale me elemente të radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit me motive politike apo nacionaliste është në rritje.

Kjo situatë është vlerësuar të jetë veçanërisht në veri të vendit, përmes sulmeve ndaj policisë, barrikadave, krimit dhe mbajtjes së organizatave ilegale si dhe të armatosura me qëllim përdorimin e tyre për kundërvënie të dhunshme dhe sulme ndaj policisë dhe institucioneve të tjera.

Besimi në hijet e dyshimit: Mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

Kallco.com

Ҫitaku me “shefin e saj” – “Polarin”, e donin shkjaun si “zot shtëpie!”

0
“DUAM SHKJAUN ZOT SHTËPIJE”!!!
Koha e opozitës dhe e analistëve, koha e turpit por edhe e shejtaneve!
Le të kthehemi te Thuleja e opozitës, Vlora ÇITAKU. Rreth e rrotull partisë saj, afër e larg saj është zona epike ku ndodhin ngjarjet, hartohen genjeshtrat e mashtrimet e mëdha, me sulme më të ulëta, karvane helmesh që lëvizin drejtë dasmash serbe të rrezikshme. Edhe Qyqëja e zezë ka një melodin që paralajmëron fatkeqësi ngaqë s’grihet dot për t’u ndeshur me Radojçiqin; por vajtime, mallkime ngjedhëse me përmasa të TURPËSHME ndajë Kryeministrit – shkurt, një aksion i ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo du dekada, përbën materien e epsheve politike të këtij cikli.
ҪITAKU ishte një dozat e kryesore të Perandorisë Serbe të Radojçiqit kundër Dardanisë, dhe ndarjes të Mitrovicës sëbashku me shefin e saj Polarin. E nxitur nga ekstaza e beqarisë “patriotike” apo partiake, nga karrierizmi i sëmurë, „plaçkitjet“ apo etja për avantura për të mbajtur gjallë shpirtin luftarak të PDYKYS kundër Albinit, Mitrovicës, Debëlldes, Ҫakorri etj.
Në këtë Thule, veç të tjerash, në atë mjedisë partiakë të ashpër kancelarie, Memluci si ish “Ministër i Kulturës” iu shtua edhe doza e mizorive si dhe mbishtresë islamike largimi i fotografisë së Nënë Terezës.
Më sa dukët, aty në kancelarinë e dezinformatave, rasti i vetëm që njihet, kur ushtria e Pdykys merr pjesë në shkallë kaq të drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli manipulimesh, kumtet e pazbërthyeshme e sidomos pakuptueshmëria e tyre, i kthenin ato armë tejet të rrezikshme kundër Sovranitetit të Mitrovicës.
I nervozuar nga kjo gjendje paradoksale. Por këtë herë më të kamufluar, me metoda më të stërholluara e më të sofistikuara. Janë kërkesat e oligarkëve të tyre dhe përvoja që i mësoi ata të sillen ndryeshe, duke përmirësuar “përformancën” e aktit të gjuhës. Mjegulla që kishte me vete Vloriçka ishte një thesar i paçmuar si mashtruese dhe për mbrojtjen e çështjeve të dyshimta të Zajednicës.
Jeta e jonë rrjedh nëpër shtratin e paradokseve dhe kushdo që është përpjekur, po përpiqet, a do të përpiqet të korrigjojë diçka nga tradhëtit e opozitës, shpallet plangprishës e i çmendur. I madh e i vogël opozitarë turren për ta futur si bashkpunëtor të “Serbisë e Rusisë” me të cilën mburren, i mbushin rreth e rreth me plehra. Asgjë nuk është rastësore në suazën e kësaj opozite. Me një mision të qartë përçues, shkrimi vjen, si një zgjatim i kujtesës në shoqërinë shqiptare.
A ka një opozitë si e jona që nuk gjëndet i dytë në botë. Aventurierët e korruptuar do të gjenin rasjen për të synuar të shndërroheshin në personazh, të bëheshin epiqendër mediatike, pavarësisht se ç’akt do të kryenin, na lejonë të depërtojmë më mirë në karakterin e tyre të vërtetë. S’kamë parë raste syresh më parë, së paku unë, jo… Ata do të vazhdojnë të këmbëngulin që ta kërcënojnë Shtetin dhe Kombin?
Ja ku duhet ta përqëndrojmë vëmendjën tonë dhe të rrisim vigjilencën e të gjithë aktorëve, jo për të kryqëzuar opozitën e analistët, as për të falur ata, por ta trajtojmë deri në masën që i takon, pa u kthyer në kultin negativ dhe të jemi të kujdesshëm nga “opozitarët e analistët” shumë herë më të rëndë e më të rrezikshëm…
Në historitë e tyre të sëmundjes shpesh përshkruhen individë, të cilët nuk i kuptojnë lëvizjet e shpirtit të tyre. Të menduarit e tyre ndodhin jashtë fushës së vetëdijes dhe i përkasin sferës së pavettëdijës. Dhe te opozita ka një lezet, t’a shndërrojnë Dardaninë në plaçkë tregu. Janë opozitë sherraxhinj. Lavërdi e re! Në këtë mënyrë, ne shohim se çfarë ndikimi mund të ketë opozita në parlamentë te bagazhi i tyre i lindur psikik dhe “intelektual”. Ky fakt, ua djeg truallin poshtë këmbëve të gjitha teorive të trashigimisë, të cilat janë aq të dëmshme për kombin e historinë tonë.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Čitaku: Kosovo talac Kurtijeve tvrdoglavosti Poslanica Demokratske partije Kosova Vljora Čitaku kritikovala je premijera น tehničkom mandatu Aljbina Kurtija. Skupština u Prištini nije se konstituisala ni nakon 21 pokušaja. Blic 25. maj2025 maj 2025 16:46 Slušaj vest Komentara 0 Poslanica Demokratske partije Kosova Vijora Čitaku izjavila je da Kosovo i dalje ostaje talac zbog tvrdoglavosti premijera u tehničkom mandatu Aljbina Kurtija."

Votimit “ahtisarian” duhet t’i vije fundi!

0

Kur injoranca flet në emër të kombit

0
(në shqip dhe serbisht)
Kohët e fundit, në një nga emisionet më toksike të ekranit shqiptar, “Kojshia Show”, publikut iu servua një intervistë me njëfarë Milazim Gashi – një figurë që, më shumë se sa për dijen, u shqua për ngatërrim të rëndë konceptual, për devijim moral dhe për një lloj shpërfilljeje patologjike të së vërtetës.
Aty ku një njeri i ndershëm do të ndalej për të reflektuar, Gashi hidhet me kokë në baltën e gjysmë të vërtetave, shpifjeve dhe përpjekjeve për t’u dhënë vulë ideologjike bindjeve të tij fashiste, nën petkun e patriotizmit injorant..
Dëgjuesi i vëmendshëm e kupton shpejt se në trurin e tij nuk ka rend logjik, nuk ka sistemim informacioni, nuk ka kornizë kombëtare, por vetëm një çorbë të përzier, ku gatuhet urrejtja, përbuzja dhe një dozë e rëndë narcizmi ideor, që e bën të besojë se është zëri i një populli të tërë.
Që në përpjekjen për të komentuar shkaqet e depërtimit të rrymave ekstremiste në Kosovë – si vehabizmi, selefizmi apo radikalizmi – ai dëshmon se nuk është as studiues, as besimtar i thelluar, as patriot: është thjesht një frikacak që flet si viktimë imagjinare e fesë që vetë e përfaqëson keq. Në vend se të trajtojë çështjet me kujdesin e një njeriu të formuar, ai shpërfaq një vetëdije të papjekur dhe mungesë totale të edukatës qytetare, kombëtare dhe filozofike.
Më shqetësuese është arroganca me të cilën ai guxon të flasë në emër të tërë Dukagjinit, sikur populli i atjeshëm i ka deleguar atij të drejtën për të definuar moralin, ndjenjat dhe sjelljen kolektive. Ai shpreh “sigurinë” se dukagjinasit nuk do ta lejonin kurrë një serb të binte në gjunjë para varrezave të viktimave shqiptare.
Po kush je ti, Milazim Gashi, që të flasësh në emër të tyre?
Kush të ka votuar që ta përfaqësosh ndërgjegjen kombëtare të Dukagjinit?
Dhe mbi çfarë baze ke vendosur se dinjiteti shqiptar matet me refuzimin e ndjesës, e jo me pranimin burrëror të saj?
Të thuash se gjesti i Sanduloviqit është “mëkat” ndaj fëmijëve të masakruar në Prekaz, është të thuash se ndjesa është më e dëmshme se krimi. Kjo është logjika e kriminelëve, jo e njerëzve të ndritur. Është logjika e Millosheviqit, jo e Adem Jasharit. Është logjika që do ta bënte Vili Brandin tradhtar të kombit gjerman kur u përul para përmendores së heroit të panjohur në Varshavë. Por historia nuk e gjykoi Brandin si tradhtar – përkundrazi, e bëri simbol global të paqes, pajtimit, ndershmërisë dhe humanizmit.
Nikola Sandulovic nuk është kriminel, as përfaqësues i ndonjë regjimi të mëparshëm. Ai është një disident i së sotmes, një zë që sfidon pushtetin e sotëm serb, që përballet me dhunë reale, me përndjekje fizike dhe politike. Të thuash se rrahja e tij është inskenim, është njësoj si të thuash se kampet naziste ishin teatër, ose se plagët e fëmijëve të Kosovës ishin efekt special i ndonjë filmi hollivudian. Kjo është jo vetëm shpifje, por edhe blasfemi morale.
Dhe gjesti i Nikola Sanduloviqit është dhjetë herë më i madh se ai i Wili Brandit, sepse ndërsa Brandin, pas gjunjëzimit të tij simbolik në Varshavë, e mbronte nga tortura fizike posti i kancelarit dhe faktori ndërkombëtar, Nikola Sanduloviqin nuk e mbronte askush – ai qëndroi për një kohë të gjatë me një këmbë në varr, i ekspozuar ndaj një regjimi që ende e mbron krimin.
Dhe çfarë duhet të bëjë më shumë Nikola Sanduloviq, për të kuptuar edhe shqiptarët më kokëboshë – siç je ti – se ai është miku më besnik i tyre?
Sanduloviq e ka pranuar realitetin shumë më herët se sa Kosova të shpallej shtet dhe, pothuajse në çdo paraqitje publike, ka kërkuar falje për gjenocidin që Serbia kreu në Kosovë.
Sasinë e të vërtetave që ai i bën publike në favor të shqiptarëve brenda një dite të vetme, nuk e arrijnë të gjithë politikanët shqiptarë së bashku as për një vit të tërë.
Dhe ai nuk është mjaftuar më kaq, por me dhjetëra herë i ka dërguar letra politikanëve më të rëndësishëm të botës të cilëve u ka shpjeguar dhe sugjeruar se politika shoviniste dhe klerofashiste serbe nuk e ndryshon kahjen, qendrimin dhe thelbin pa e mbeshtetur për muri.
E nëse ti, Milazim Gashi, nuk je në gjendje të kuptosh peshën e ndjesës dhe sakrificës që bart me vete ajo, atëherë nuk je as shqiptar, as mysliman, as patriot, as qytetar i këtij vendi. Je veçse një zë i errësirës, një gojë që përhap baltë mbi dritën, një shpirt i bllokuar në urrejtjen e vetvetes.
Ti nuk dallon nga shovinistët serbë – vetëm se ata kanë pasur mjete për t’i shndërruar idetë në dhunë. Ti ke veç fjalët – por edhe ato janë helm për shoqërinë, sepse u mohojnë të vërtetën të rinjve, e u mbjellin frikë dhe urrejtje aty ku duhet të rritet ndjenja e drejtësisë, e pajtimit dhe e njerëzores.
Në fund, më lejo të të rikujtoj se kriminelët terroristë, ata që vodhen, që vranë, që masakruan, që dogjën, që dhunuan dhe që shkatërruan, janë ende të lirë – dhe shpeshherë janë pritur me respekt në zyrat dhe shtëpitë e atyre që ti sot i sheh si “krenari kombëtare”.
Ndërsa Sanduloviq, që guxoi të ulet në gjunjë para varrit të një heroi të Kosovës, është rrahur dhe përndjekur nga regjimi që ti, në mënyrë të pandërgjegjshme, e justifikon me heshtjen tënde plot helme.
Ti nuk përfaqëson kombin tonë, Milazim. Ti je vetëm një qelizë e sëmurë në trupin e një kombi që po përpiqet të shërohet nga e kaluara. Por ne do të ecim përpara, me ose pa ty.
Sepse e vërteta, njerzillëku dhe drejtësia janë më të forta se çdo egërsi dhe injorancë që del nga ekrani për të helmuar popullin.
***
KADA NEZNANJE GOVORI U IME NARODA
Autor: Lirim Gashi
U poslednje vreme, u jednoj od najtoksičnijih emisija na albanskoj televiziji – „Kojshia Show“ – publici je servirana emisija sa izvesnim Milazimom Gašijem – figurom koja se, više nego po znanju, istakla po teškoj konceptualnoj zbrci, moralnoj devijaciji i patološkom nipodaštavanju istine.
Tamo gde bi se jedan čestit čovek zaustavio da razmisli, Gaši skače glavom u blato poluistina, kleveta i pokušaja da svojim fašistoidnim ubeđenjima dâ ideološki pečat, zaklonjen iza maske ignorantnog „patriotizma“.
Pažljiv slušalac brzo uviđa da u njegovom umu ne postoji nikakav logički red, nikakvo sređeno znanje, nikakva nacionalna vizija – već samo čorba od mržnje, prezira i teške doze ideološkog narcizma koji ga navodi da veruje da je on glas čitavog naroda.
Čak i kada pokušava da komentariše razloge prodora ekstremističkih struja u Kosovo – kao što su vehabizam, selefizam i radikalizam – on pokazuje da nije ni istraživač, ni posvećeni vernik, ni patriota: on je samo kukavica koja govori kao izmišljena žrtva vere koju sam loše predstavlja. Umesto da tim pitanjima pristupi s pažnjom obrazovanog čoveka, on otkriva nezrelu svest i potpuni nedostatak građanskog, nacionalnog i filozofskog vaspitanja.
Još uznemirujuća je arogancija sa kojom se usuđuje da govori u ime čitavog Dukagjina, kao da su mu tamošnji ljudi delegirali pravo da određuje njihov moral, osećanja i kolektivno ponašanje. On izražava „sigurnost“ da Dukagjinci nikada ne bi dozvolili jednom Srbinu da klekne pred grobovima albanskih žrtava.
A ko si ti, Milazime Gaši, da govoriš u njihovo ime?
Ko te je izabrao da predstavljaš nacionalnu svest Dukagjina?
I na osnovu čega si odlučio da se albansko dostojanstvo meri odbijanjem izvinjenja, a ne njegovim viteškim prihvatanjem?
Reći da je gest Sandulovića „greh“ prema deci masakriranoj u Prekazu, isto je što i reći da je izvinjenje štetnije od zločina. To je logika zločinaca, a ne prosvećenih ljudi. To je logika Miloševića, a ne Adema Jašarija. To je logika po kojoj bi Vili Brant bio izdajnik nemačkog naroda jer je kleknuo pred spomenikom neznanom junaku u Varšavi. Ali istorija nije osudila Branta kao izdajnika – naprotiv, učinila ga je globalnim simbolom mira, pomirenja, čestitosti i humanizma.
Nikola Sandulović nije zločinac, niti predstavnik nekog bivšeg režima. On je disident današnjice, glas koji se suprotstavlja aktuelnoj srpskoj vlasti, koji se suočava sa stvarnim nasiljem, fizičkim i političkim progonom. Reći da je njegovo prebijanje inscenirano, isto je što i reći da su nacistički logori bili teatar, ili da su rane kosovske dece bile specijalni efekti iz nekog holivudskog filma. To nije samo kleveta, već i moralna blasfemija.
A gest Nikole Sandulovića je deset puta veći od onog Vilija Branta, jer dok je Branta, posle njegovog simboličnog klečanja u Varšavi, štitio položaj kancelara i međunarodni faktor, Nikolu Sandulovića nije štitio niko – on je duže vreme stajao jednom nogom u grobu, izložen režimu koji još uvek štiti zločin.
I šta bi još trebalo da učini Nikola Sandulović da bi ga razumeli i najzatucaniji Albanci – poput tebe?
Sandulović je prihvatio istinu mnogo pre nego što je Kosovo postalo država, i gotovo u svakom javnom nastupu traži oproštaj za genocid koji je Srbija počinila na Kosovu.
Količina istina koje on dnevno iznosi u korist Albanaca prevazilazi ono što svi albanski političari zajedno izgovore za godinu dana.
I nije se time zadovoljio – već je desetine puta slao pisma najvažnijim svetskim političarima, u kojima je objašnjavao i upozoravao da se srpska šovinistička i klerofašistička politika neće promeniti dok se ne pritisne uza zid.
A ako ti, Milazime Gaši, nisi u stanju da razumeš težinu izvinjenja i žrtve koju ono nosi, onda nisi ni Albanac, ni musliman, ni patriota, ni građanin ove zemlje. Ti si samo glas tame, usta koja pljuju po svetlosti, duh zarobljen u samomržnji.
Ti se ni po čemu ne razlikuješ od srpskih šovinista – osim što su oni imali sredstva da svoje ideje pretvore u nasilje. Ti imaš samo reči – ali i one su otrov za društvo, jer mladima uskraćuju istinu, a usađuju strah i mržnju tamo gde treba da raste osećaj pravde, pomirenja i ljudskosti.
Na kraju, dozvoli mi da te podsetim: teroristi i zločinci, oni koji su krali, ubijali, masakrirali, palili, silovali i uništavali, još uvek su na slobodi – i često su dočekani s poštovanjem u kancelarijama i domovima onih koje ti danas vidiš kao „nacionalni ponos“.
Dok je Sandulović, koji je imao hrabrost da klekne pred grobom jednog kosovskog heroja, prebijen i progonjen od strane režima koji ti, nesvesno, opravdavaš svojim otrovnim ćutanjem.
Ti ne predstavljaš naš narod, Milazime. Ti si samo zaražena ćelija u telu jednog naroda koji pokušava da se izleči od prošlosti. Ali mi ćemo ići napred – sa tobom ili bez tebe.
Jer istina, čovečnost i pravda su jači od svake surovosti i neznanja koje izlazi sa ekrana da bi trovalo narod.

Presidentja Vjosa Osmani në Dejton: NATO është garanci e paqes dhe e së ardhmes sonë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi se aleanca euro-atlantike ka qenë dhe mbetet shtylla kurrizore e sigurisë sonë kolektive dhe e shpresës për gjeneratat e ardhshme.

Duke kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë më 1999 dhe vendosmërinë në Dejton më 1995, ajo tha se aleanca e ka përmbushur misionin e saj atëherë kur njerëzit përballeshin me orët më të errëta.

“Nga frika për të shkuar në shkollë te rinia që sot studion në universitetet më të mira në botë; nga prindërit e përzënë nga puna te gjyshërit krenarë që shohin një brez të ri të begatë; nga rrugët e rrezikshme për jetë te qytetet e mbushura me muzikë, art dhe jetë kulturore”, theksoi Presidentja Osmani, teksa foli për rezultatin e ndërhyrjes së NATO-s, në Kosovë.

Sipas Presidentes Osmani, paqja nuk është vetëm heshtja e armëve, por vullneti për të jetuar bashkë.

Duke shprehur vendosmërinë e Kosovës për të kontribuar në sigurinë euro-atlantike, Presidentja Osmani theksoi se Kosova tashmë ka ndarë 2% të GDP-së për mbrojtje, me synimin për ta dyfishuar këtë në vitet e ardhshme.

“Ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë. Tani është radha e NATO-s, t’i hapë dyert”, theksoi Presidentja Osmani.

Video-fjalimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/v/16Pdeuu8Y7/

Indktrinimi fetar, një krim i rëndë ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut e në vende të tjera shqiptare”

0
Vërtet është për keqardhje kur shohim nje ,,indoktrinim“ fetar te fëmijëve , qe ende nuk kan preke dyert e shkollës fillore .
Andaj shoqëria shqiptare , sidomos institucionet shkollore ,Ministria e Arsimit , si dhe faktorët relevant duhet te ndalin keto lojëra te rrezikëshme .
Indoktrinimi fetar i referohet një procesi të dhënies së doktrinës në një mënyrë autoritative, si në katekizëm.
Shumica e grupeve fetare midis feve të shpallura (abrahamike) i udhëzojnë anëtarët e rinj në parimet e fesë , mirëpo kjo tani zakonisht nuk përmendet si indoktrinim nga vetë fetë, pjesërisht për shkak të konotacioneve negative që ka marrë fjala.
Mirëpo religjionet (fetë) tek shqiptarët jan shëndrrue ne nje lloje , besimi“ , apo bindje MISTERIOZE , ku kërkojnë një periudhë INDOKTRINIMI edhe te fëmijëve përpara se të lejojnë akses në njohuritë ezoterike.
Is / 27.05.2025
,,Haxhia më i vogël në moshë që sot ësht nisur për në Haxh është Xhuhejni 5 vjeçar nga fshati Zhelinë i Maqedonise se veriut“

26 vjet nga Operacioni Shigjeta në Pashtrik

Në 26 vjetorin e Operacioni Shigjeta në Pashtrik, [maj – qershor 1999]
DËSHMORI I KOMBIT ASTRIT SULI NË PRIZMIN E DËSHMIVE ARKIVORE (VIDEO) 🇦🇱
Nga Sheradin Berisha
“Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”. Ciceroni (Mark Tul Cicero, 106 p.e.s – 43 p.e.s) historian dhe filozof i Romës antike
Astrit Hekuran Suli, u lind më 13.04.1976 në fshatin Luzaj, Komuna Lumas në Qarkun e Beratit.
Prindërit e tij lindën dhe i rritën tetë fëmijë, gjashtë djemë e dy vajza. Astriti Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, ndërsa më vonë aftësohet në ndërtimtari dhe merr diplomën teknik i ndërtimtarisë.
Për ta ndihmuar familjen shumë anëtarëshe, ashtu si shumë të rinj nga Shqipëria, edhe Astriti shkon në Greqi për të punuar. Punonte në qytetin e Spartës.
Astriti punonte në Greqi, në kohën kur kishte filluar lufta në Kosovë dhe forcat ushtriake – policia serbe po kryenin krime me përmasa të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, ndërsa në pranverën e vitit 1999 u dëbuan me dhunë edhe nga vatrat e tyre shekullore.
Në një bisedë televizive prindërit e Astritit tregojnë se si një natë kur ndodhej në një lokal të qytetet, (në mesin e disa grekëve), televizioni po transmetonte pamje të dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Dhe me këtë rast disa grekë kishin qeshur me cinizëm, ndërsa Astriti ka reaguar ashpër duke u përleshur edhe fizikisht me ta…
Në këtë situatë pa humbur kohë ai largohet nga Greqia dhe kthehet në Shqipëri për t’u bashkuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Sipas regjistrit të vullnetarëve (ushtarëve) të evidentuar në Qendrën e rekrutimit të UÇK-së (te Uzina) në Kukës, Astrit Suli në këtë qendër rekrutimi është evidentuar më 22 Prill 1999.
Në regjistrin e ushtarëve, datë 22.04.1999 në numrin 4 të listës shkruan: “Astrit Hekuran Suli, i lindur më 13 Prill 1976, Berat…”
(Burimi: Arkivi i Operacionit”Shigjeta”, Pashtrik, Prill 1999)
Po atë ditë, më 22 prill 1999 Astrit Suli me rastin e rekrutimit në radhët e UÇK-së, në Kukës ka bërë edhe një deklaratë me shkrim.
Deklarata e Astrit Sulit e shkruar, më 22 prill 1999 në Qendrën e Rekrutimit në Kukës
 
D E K L A R A T Ë
22. 04. ’99
Quhem Astrit Suli, dhe kam ardhur në Kukës me vullnet e dëshirë, të marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Nënshkrimi i Astrit Sulit
(Burimi: Arkivi i Operacionit “Shigjeta”, Pashtrik, Prill 1999)
***
Astrit Suli në Qendrën e Rekrutimit në Kukës plotëson edhe një FORMULAR REKRUTIMI.
Në këtë formular ai me dorën e tij i evidenton të gjitha të dhënat personale, si vijon:
Astrit Hekuran Suli, i lindur më 13 Prill 1976; Vendbanimi: Luzaj – Berat;
Gjendja familjare: Beqar;
Adresa e banimit: Spart, nr.tel.0731,77277; Numri i postës: 24100;
Qyteti: Spart;
Shteti: Greqi;
Tel.dhe personi kontaktues jashtë: 00355 6232, 644, Misir, Zëri;
Qyteti në Kosovë (Shqipëri): Berat;
Profesioni: Teknik Ndërtimi;
Njohuritë ushtarake: Nuk kam ushtri të kryer, jo;
Dokumentet personale: Nr.Ps. 1349352
(Burimi: Arkivi i Operacionit “Shigjeta”, Pashtrik, Prill 1999)
Në mbremjen e 22 prillit 1999 Astrit Suli së bashku me bashkëluftëtarët e tij nga Kukësi transferohet në Qendrën Stërvitore (QS) të Burrelit.
Në Burrel nga data 23 prill deri më 20 maj 1999 stërvitjet psiko – fizike dhe taktiko – ushtarake i kryen në Batalionin e Tretë (3) me K-dant Fazli Berisha.
Gjatë ditëve stërvitore në Burrel ai i dërgon një letër xhaxhait të tij, Misir Sulit.
Ai në letër shkruan:
“… Ndodhem në Burrel. Iu bëj shumë të fala të gjithëve. Jam bashkuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo më bën krenar, më bën të lumtur dhe më jep shpresë për jetë. Nga çasti në çast pres urdhrin për t‘u futur në luftën e shenjtë për çlirimin e trojeve shqiptare. Besoj, xha Misir, se kjo të gëzon edhe ty dhe çdo shqiptar të ndershëm. Babi dhe mami! Ju vëllezër dhe motra, iu uroj të jeni mirë dhe me më pak halle. Unë jam mirë, veç ndiej dhembje për ju dhe atdheun, për popullin shqiptar në tërësi, të cilit jam i gatshëm t’ia kushtoj jetën time. Ju e dini se kjo është jeta ime: Kosova e lirë dhe Shqipëria etnike. Ju uroj edhe një herë të jeni mirë dhe të gjithë u takofshim në Kodovën e lirë.” (Burimi: Arkivi i familjes Suli, Prill 1999)
***
Betimi i Astrit Sulit në Burrel
Më 14 Maj 1999 në QS të Burrelit organizohet ceremonia e Betimit ushtarak. Pas betimit Astrit Suli i bën thirrje shqiptarëve për t’u bashkuar në radhët e UÇK-së.
THIRRJA E ASTRIT SULIT PËR T’IU BASHKUAR RADHËVE TË UÇK-së (Video)
“Quhem Astrit Suli, i lindur në fshatin Luzaj, rrethi Berat, Shqipëri. Marrë pjesë në UÇK si çdo shqiptar i ndershëm. Përshëndes gjithë popullin shqiptar. I bëj thirrje gjithë shqiptarëve që në këtë moment duhet të kontribuojmë të gjithë, sepse është koha…se kjo i përket gjithë Kombit Shqiptar. Është çështja më e lartë për të gjithë njerëzit. Prandaj duhet të marrin pjesë të gjithë në UÇK. Dhe të kenë besim i gjithë populli se UÇK është ushtri e vendosur dhe do ta sjellë sa më shpejt lirinë e popullit tuaj.
Burrel, 14 Maj 1999″
Bardhi Shigjeta: Astrit Suli, ju bënte thirrje shqiptarëve t’i bashkohen radhëve të UÇK’së, maj 1999 / Klikoni këtu 👇👇👇
(Burimi: Arkivi i Operacionit “Shigjeta”, Pashtrik, Maj 1999, inçizimin e bëri Ferit Rama (Bardhi Shigjeta).
Pas kryerjes së stërvitjeve psiko-fizike e taktiko – ushtarake, më 20/21 maj 1999, me urdhër të Shtabit të Operacionit “Shigjeta”, të gjitha njësitë (aty ishte edhe Astrit Suli) udhëtojnë në drejtim të zonës së Pashtrikut.
Për 2 – 3 ditë rresht qëndrojnë në Qendrën Stërvitore të Helshanit dhe në natën e 24/25 majit nga Helshani me makina ushtarake transferohen në Krumë, ndërsa nga Kruma në këmbë marshojnë për në Cahan. Në mbrëmje nga Cahani marshojnë dhe dislokohen afër fshatit Kishaj, midis Kullës së Vrojtimit dhe Objektit Ushtarak (te antena) rrëzë Pashtrikut në drejtim të Vijës sulmuese në Gorozhup.
Sipas planit operativ të shkoqitur më 23 maj 1999 nga shtabi i Operacionit “Shigjeta” në Kukës – Cahan (bazuar në Planin ideor të SHP të UÇK-së, të përpiluar në malet e Jezercit, në prill 1999), Forca për Veprime të Veçanta TF-2, me K-dant Fazli Berisha, (ku bënte pjesë Astrit Suli), u dislokua në Drejtimin Taktik nr.3 (DT-3), Gorozhup…, Ndërkaq e gjithë vija luftuese e Operacionit “Shigjeta”, nga Buzë Drini i Bardhë e deri te Lugu i Zi në drejtim të Qafë Prushit, ishte e definuar në tri (3) DT.
Në cilën njësi të UÇK-së ka luftuar Astrit Suli në Gorozhup, më 26 / 27 maj 1999?
– Sipas dosjes arkivore të Shtabit të TF-2, Astrit Hekuran Suli, në vijën sulmuese të DT-3 Gorozhup… ka luftuar në Forcën për Veprime të Veçanta, TF-2, me K-dant Fazli Berisha.
Ai ishte komandant i Skuadrës III të këmbësorisë (me armën numër 14213108);
– të Togut të parë (I), me K-dant Arbër Mehmet Shabanaj, nga Gjakova, (i cili më 27/28 maj 1999 padi kërkon ndihmë mjekësore, në vend të tij komandant i Togut emërohet Shemsi Topalli);
– të Kompanisë së dytë (II), me komandant Isa Ademin nga Kumanova. Më 27/28 maj, kur Isa Ademi largohet nga vija luftuese, K-dant i Kompanisë së dytë (II) emrohet Agim Meha.
Ku ka rënë dëshmor Astrit Suli?
Astrit H.Suli ka rënë dëshmor në orët e mbrëmjes të datës 27 maj 1999, (në ditën e dytë të luftimeve për përballë Karaullës serbe në Gorozhup – afër lagjes Martinaj), 100 – 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe mbi 300 metra përballë vendit ku është ndërtuar sot Kompleksi Memoriali i dëshmorëve.
Dëshmi e Selami Ramiqi në vendrënjen e Astrit Sulit në Gorozhup. Selami Ramiqi flet për dëshmorin Astrit Suli, Gorozhup, 27 maj 1999 (1)
Kliko këtu 👇👇👇
Shemsi Topalli flet për Astrit Sulin që ra dëshmor më 27 maj 1999 në vijën luftuese të Gorozhupit!
Kliko këtu 👇👇👇
Në raportin arkivor të Shtabit të Forcës për Veprime të Veçanta, TF-2, DT-3, Gorozhup … me rastin e rënies së Astrit Sulit në orët e natës të datës 27 Maj 1999 thuhet:
“Astrit Hekuran Suli, i lindur më 13. 04. 1976 në Berat – Shqipëri
Astriti ra në luftë ballë për ballë me çetnikët më 27 Maj 1999. Astriti ishte nga Shqipëria me çka luftën tonë e bën edhe ma madhështore ma gjithshqiptare. Dhe ai vetë zen vendin ma të merituar në altarin e lirisë së Kosovës. I takonte Togut të – I – (parë) të Kompanisë së – II – (dytë).
(Burimi: Arkivi i komandës së TF-2, Gorozhup – Maj 1999)
Në këtë fushëbetejë së bashku me Astritin kanë rënë dëshmorë:
– Aliriza Selman Selmani, (1973 – 1999) nga Tetova dhe
– Salih Halim Zenuni (1979 – 1999) nga Vitia.
VARRIMI I DËSHMORËVE NË KOHË LUFTE…!
Për shkak të luftimeve të vazhdueshme në vijat e frontit në Gorozhup, Zv.K-danti i Kompanisë së Dytë, Bafti Haxhiu i cili bjen dëshmor në orët e vona të pasdites së 26 majit 1999, dhe tre dëshmorët tjerë, Astrit Suli, Aliriza Selmani dhe Sali Zenuni, që ranë dëshmorë në orët e vona të natës së 27 majit 1999, ‘varrosen’ përkohësisht afër vendit ku kishin rënë. Pas luftës ka pasur spekulime të ndryshme me qëllime të këqija se, gjoja kufoma e dëshmorit të kombit, Astrit H.Suli ka rënë në duar të forcave serbe, dhe se trupi i tij i varur për litar është shetitur me helikopter në zonën e Gorozhupit etj.etj!
Sipas dëshmive të bashkluftëtarëve të TF-2-shit, kufomat e Astrit Sulit, Aliriza Selmanit dhe Sali Zenunit, për të mos rënë në duar të forcave serbe, në orët e vona të natës 27/28 maj 1999 tërhiqen me shumë mund e sakrificë nga vendi i rënjes dhe mbulohen përkohësisht në prapavijën e frontit. Ndërsa më 9 qershor 1999 kur bjen intenziteti i luftimeve, me urdhër të Shtabit të TF-2, një tog e kësaj njësie e bënë varrimin e katër dëshmorëve, në pjesën malore të Gorozhupit.
Dëshmi nga ditari i luftës
Bashkluftëtari i dëshmorëve të rënë më 26/27 Maj 1999 në fushëbetejat e Gorozhupit, Fahri Nazifi në Ditarin e tij të luftës, të dates 9 qershor 1999, shkruan:
„09 qershor 1999
Sot me organizim të komandantit Ahmet Zeqiri, ku ndiem obligim që shokët e rënë me 27 maj 1999 të shkonim e t´i varrosnim në tokën e Kosovës aq sa e kishim çliruar. Shkuam me një grup shumë të përzgjedhur, vullnetarë, të cilët ishin:
Ahmet Shaban Zeqiri – Podujevë
Afrim Rexhep Musliu – Podujevë
Zylfi Xheladin Xheladini – Rahovec
Bislim Imer Hajzeri
Fatmir Behram Gubetini – Vushtri
Ramadan Xhevat Mehmeti – Preshevë
Zaim Nasuf Gjinovci – Makërrmal
Arben Shaban Shabani – Prishtinë
Nebih Kajtaz Kiçmari – Podujevë
Agim Muharrem Meha – Ferizaj
Zymer Emin Xhemshiti – Viti
Berat Qamil Gllareva – Gllogovc
Bahri Ejup Hoxha – Gllogovc
Esat Ali Haziraj – Klinë
Valdet Haxhi Qorraj – Skenderaj
Sefer Sheqir Abazi – Tetovë
Adnan Limon Sinani – Lipjan
Shemsi Zijadin Mustafa – Preshevë
Mumin Ruzhdi Mehmeti – Tetovë
Imri Dalip Danushi – Lipjan
Arsim Ajet Emini – Peran Podujevë
Fexhri Halil Rrahmani – Podujevë
Fahri Hakif Nazifi – Sallabaj Podujevë
Pati dhe shumë të tjerë që dëshironin të vinin por nuk i morëm të tjerët. Posa mbërrimë me një kujdes shumë të madh e formuam një zonë pozicioni që i shihnin mirë forcat kriminele serbe dhe ta bënin sigurimin e marrjes se trupave dhe varrimin e tyre, veprimin e kordinuam dhe me artilerinë tonë në rast nevoje.
Shkuam zvarrë dhe morëm trupat e Astrit Sulit, Aliriza Selmanit dhe Sali Zenunit. Disa tjerë e hapën varrin dhe i varrosëm që të tre në një varr, ku mbi çdo trup vumë një shishe qelqi, brenda ia shënuam emrin dhe mbiemrin e të rënit. Poashtu sot varrosëm edhe dëshmorin e rënë Bafti Haxhiu – Skifteraj, Viti, i rënë në kompaninë tjetër të po këtij TF2. U kthyem të mërzitur në pozicionet tona që bile së paku një fishek në shenj nderi të krisnim për heroizmin e tyre, por ishte pamundsia për një gjë të tillë. Por më së shumti ndiheshim të prekur që qëndruan mbi dhe deri më sot.“
(Burimi: Fahri Nazifi „Pashtriku, kufiri i larë meg jak (ditarë lufte)“, Prishtinë 2012, faqe 136 – 38)
Edhe në arkivin e Komandës së TF-2 ekziston lista e Togut të Kompanisë së Parë të TF-2, të cilën e ka shkruar në ditarin e luftës Fahri Nazifi.
Komandant i Togut që ka udhëheq operacionin e varrimit të katër dëshmorëve, më 9 qershor 1999 ishte Ahmet Shaban Zeqiraj.
Në krye të dokumentit arkivor, shkruan:
„Komandanti i Togut, i Kompanisë 1 – TF2, 9-06-1999”
Lista e emrave me ushtarët e Togut nis me emrin e K-dantit Ahmet Shaban Zeqiraj, I lindur më 10.10.1959 në fshatin Sllatinë të Podujevës, dhe përfundon me emrin e Imri Dalip Danushit, i lindur më 16.11.1976 në fshatin Resinos të Lipjanit.
Përfundi listës së emrave shkruan si vijon:
“Këta luftëtarë të Kompanisë 1. TF2 bamë tërheqjen e kufomave të luftëtarëve të lirisë që ranë heroikisht në Betejën e datës 27. 05. 1999 në vendin e quajtur Gorozhup.
Këta janë dëshmorët:
1. Alirizah Selman Selmani 15-1-1973 Tetovë
2. Astrit Hekuran Suli 1976 Berat
3. Sali Zenuni 1979 Viti
K-dant Togu Ahmet Zeqiraj (nënshkrimi)
(Burimi: Arkivi i Komandës së TF-2, Gorozhup, Maj 1999)
Në Betejën e përgjakshme të 31 majit 1999 në vijën luftuese të Gorozhupit, bijen dëshmorë edhe: Safet Z.Peci nga Mitrovica. Ishte Komandant i njësisë Speciale – vëzhguese – diverzante, njësia TF2. Ka rënë dëshmor, rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore); Ejup T.Kosumi nga Vushtrria. Ishte snajperist në njësinë Speciale – vëzhguese – diverzante, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 31 maj 1999 afër K-dantit Safet Peci rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore).
Më 31 maj 1999 në fshatin Pogaj (rreth 2 km nga vija luftuese e Gorozhupit) duke u futur në fshat nga granatimet e rënda të artilerisë serbe bijen dëshmorë, 5 ushtarë e eprorë të TF-3 që komandohej nga Ruzhdi Saramati.
1. Beran Muhamet Gashi, 12.02.1974 – 31.05.1999 nga Prizreni;
2. Gani Hamdi Saramati, 04.01.1968 – 31.05.1999 nga Petrova e Prizrenit;
3. Selver Bajram Maçkaj, 04.01.1967 – 31.05.1999 nga Malësia e Vërrinit Prizren;
4. Shpend Sefer Berisha, 27.06.1959 – 31.05.1999 nga Volljaka e Klinës;
5. Sali Islam Saramati, 03.04.1963 – 31.05.1999 (më 6 qershor vdes në Tiranë) nga Dobrushti i Prizrenit. Ndërsa më 02. 06. 1999 bije dëshmor:
6. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, 19.11.1974, nga Rrenci i Sharrit.
Bedri Hoxhaj: Kujtime historike për dëshmorin, Selver Maçkaj, Pogaj – Gorozhup
(Burimi: Bedri Hoxhaj: kujtime për dëshmorin Selver Maçkaj, Pogaj 31 maj 1999 (pjesa 1)
Pogaj – 21 dhjetor 2017)
Më 1 qershor bije dëshmor Xhelal B.Sopi nga Dardana – ish’Kamenica, afër 100 metra nën kullën e vrojtimit – përballë Pashtrikut. Ishte ushtar i Togut të II’të të Kompanisë së I’rë, në njësinë TF2, me K-dant Fazli Berisha. Më 3 qershor 1999, afër 150-200 metra nën kullën e vrojtimit – përballë Pashtrikut, bije dëshmor Zejnullah Rr.Zejna nga Sojeva e Ferizajit. Dëshmori Zejnullah Zejna ishte Komandant Topi 75 mm pa dridhje, në njësinë TF2. Topi 75 mm përbëhej prej 5 ushtarëve: komandantit, shenjusit, mbushësit dhe dy përgatitësve.
Derisa të rënët Bafti Haxhiu, Astrit Suli, Alirizah Selmani dhe Salih Zenuni varrosen në afër vijës luftuese në Gorozhup, katër dëshmorët tjerë, Safet Peci – Boletini, Ejup T.Kosumi, Xhelal B.Sopi dhe Zejnullah Rr.Zejna varrosen në qytetin e Krumës, ndërsa pas luftës zhvarrosen dhe me nderime bëhet rivarrimi në vendlindjet e tyre.
Pas përfundimit të luftës, më 18 korrik 1999 zhvarrosen kufomat e dëshmorëve, Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni, dhe me nderime ushtarake varrosen në varrezat e dëshmorëve në Viti. Ndërsa në shtator 1999 bëhet edhe zhvarrimi i kufomave të Astrit Sulit dhe Aliriza Selmanit për t’u varrosur me një cermoni ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.
Në janar të vitit 2000 me kërkesë të familjes, trupi i dëshmorit Astrit Suli zhvarroset nga varrezat e Dëshmorëve në Landovicë dhe rivarroset në varrezat e familjes së tij në Luzaj të Beratit, në Shqipëri.
_______
Dëshmi:
Agim Meha ‘ Arif Salihu: për dëshmorët: Astrit Suli, Sali Zenuni Bafti Haxhiu, Gorozhup – maj 1999
Kliko këtu 👇👇👇
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!
***
Ilustrime: Nga arkivi i Operacionit “Shigjeta”, Pashtrik, Prill – qershor 1999
__________
Shtojcë
Në 23 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik
KUSH E BËRI LUFTËN NË VIJËN MËSYMËSE (SULMUESE) NË DT-3 GOROZHUP… GJATË OPERACIONIT TË UÇK-së “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO)
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 26 Maj 2022
Shih videon:

Islamistë, ndaluni se më nuk do t’u lejojmë të na shkatërroni e shndërroni në “popull tjetër”, ashtu qysh duan antishqiptarët!

0

Luan Dibrani,Gjermani

“Shqiptarët në vetëvrasje kulturore: Një komb që po shuhet në heshtje”
Kemi arritur në një pikë ku njeriu shqiptar nuk njihet më për atë që ishte. Krenaria e dikurshme për komb, gjuhë, kulturë dhe gjak është zëvendësuar me një nënshtrim të verbër, një zhytje të turpshme në identitete të huaja, të imponuara nga një moral i huaj dhe një Zot që u serviret si monopol oriental.
Jemi në agoni, jo vetëm kombëtare, por edhe shpirtërore.
Një shoqëri që nuk flet më gjuhën e vet, por belbëzon një përzierje të mjerë fjalësh si “Elhamdulilah”, “Kofsha turk”, “S’jam shqiptar, jam mysliman”, “Allahu akbar”, “Merhaba”, dhe mallkime të mbështjella me lutje të verbra që po e zhveshin këtë popull nga shpirtërorja e tij e vjetër.
Në shtëpitë shqiptare, fjalët e dashurisë për atdheun zëvendësohen nga “haram” dhe “makruh”. Një brez i ri që nuk njeh më Kastriotin, as Naim Frashërin, as rilindasit, por flet më shumë për Osamanin dhe thirrjet nga minaret sesa për himnin kombëtar.
Prindërit që dërgojnë fëmijët 5-vjeçarë në haxh si ushtarë të një ushtrie të huaj, nuk e dinë më se ku është muzeu kombëtar, kush janë heronjtë e kombit tonë, apo çfarë do të thotë të jesh shqiptar me dinjitet. Janë të bindur se kjo është fitore, kur në fakt është humbje e identitetit më të çmuar që kemi pasur ndonjëherë.
Një mysliman pa kombësi, një shqiptar pa gjuhë — një kontradiktë tragjike që po na vret nga brenda.
Jemi bërë një kope dele të urta, të dëgjueshme, të pa dëmshme, që përulen para çdo pushtuesi të ri — qoftë arab, turk, apo evropian — vetëm për pak para, një leje qëndrimi, një jetë më të lehtë. Jemi kthyer në argatë të dreqit, punëtorë të kanaleve, të rrugëve dhe të WC-ve në botën e huaj, ndërsa vendin tonë e hanë hajnat dhe hipokritët.
Na mungojnë burrat që nuk lëshonin pragun pa mbrojtur flamurin, nënat që qanin për dinjitetin e shtëpisë dhe ata që luftuan për lirinë me gjak e sakrifica.
Në vend të tyre, kemi vetëm të “të urtë”, të bindur, të heshtur dhe të pa dëmshëm për pushtetin. Një shoqëri që nuk e di më se kush është, nga vjen dhe ku shkon.
Për çfarë të luftojmë më? Për një brez që nuk di më të flasë shqip pa përzier “vallahi”, “inshallah”, “mashallah”? Për prindër që e quajnë shkollën “haram” dhe dijen “rrezik”, ndërsa dërgimin e fëmijës në xhami e konsiderojnë fitore? Kjo është vetëvrasje kombëtare me duart tona!
Një popull që nuk kontrollon gjuhën, nuk kontrollon mendjen, nuk kontrollon fatin.
Një popull që turpërohet nga emri i vet, gjuha e vet dhe historia e vet, nuk meriton as lirinë që dikur e fitoi me gjak.
Është koha të zgjohemi. Të mos lejojmë më që gjuha jonë të zbehet, identiteti të shkatërrohet dhe historia të harrohet.
Boll më me heshtje, boll më me argatllëk shpirtëror!
Kthjelluni, shqiptarë!
_____
Luan – Asllan Dibrani;
Eshtë një ish i burgosur politik, shkrimtar, aktivist dhe zëri i paepur i së vërtetës nga mërgata shqiptare në Gjermani.
Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.
___
Shih videon:

Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

0