Presidentja Vjosa Osmani në Dejton: NATO është garanci e paqes dhe e së ardhmes sonë

Shkrime relevante

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi se aleanca euro-atlantike ka qenë dhe mbetet shtylla kurrizore e sigurisë sonë kolektive dhe e shpresës për gjeneratat e ardhshme.

Duke kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë më 1999 dhe vendosmërinë në Dejton më 1995, ajo tha se aleanca e ka përmbushur misionin e saj atëherë kur njerëzit përballeshin me orët më të errëta.

“Nga frika për të shkuar në shkollë te rinia që sot studion në universitetet më të mira në botë; nga prindërit e përzënë nga puna te gjyshërit krenarë që shohin një brez të ri të begatë; nga rrugët e rrezikshme për jetë te qytetet e mbushura me muzikë, art dhe jetë kulturore”, theksoi Presidentja Osmani, teksa foli për rezultatin e ndërhyrjes së NATO-s, në Kosovë.

Sipas Presidentes Osmani, paqja nuk është vetëm heshtja e armëve, por vullneti për të jetuar bashkë.

Duke shprehur vendosmërinë e Kosovës për të kontribuar në sigurinë euro-atlantike, Presidentja Osmani theksoi se Kosova tashmë ka ndarë 2% të GDP-së për mbrojtje, me synimin për ta dyfishuar këtë në vitet e ardhshme.

“Ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë. Tani është radha e NATO-s, t’i hapë dyert”, theksoi Presidentja Osmani.

Video-fjalimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/v/16Pdeuu8Y7/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu