“Bazamenti i Harruar: Nënë Tereza dhe Projekti “Shkupi 2014”, një mungesë që flet shumë

Shkrime relevante

Një jetë e ndërprerë në lulëzim, kujtime per kritikun letrar Bajram Krasniqi

Një jetë e ndërprerë në lulëzim (Në kujtim të Dr. Bajram Krasniqit) Poezi Vdekja...

Artan Sadiki – kur vullneti e kthen rrugën në histori!

Adem Lushaj, Deçan _____ Ka rrugë që maten me kilometra, por ka edhe...

Gjuha Shqipe dhe shqetësimi shqiptar në Zvicër

Sak Muji, Zvicër - Rugovë I dashur mik Enver Robelli, Shqetësimi yt është...

Pak fjalë të historianit Belisar Jezerci me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, patericën e BIK-ut…!

Msc Belisar Jezerci, Historian _____ Dy tri fjalë dialog nga distanca me Kryeministrin...

Shpërndaj

Në kuadër të projektit monumental “Shkupi 2014”, në anën e djathtë të një nga përmendoret më të mëdha dhe më diskutueshme të qytetit – statujës gjigante të Aleksandrit të Madh, u planifikua të ngrihej një tjetër monument i madh, një përmendore 32 metra për Nënën Terezë, vajzën e Shkupit dhe simbolin e dashurisë dhe përulësisë,vetëm 100 metra larg shtëpisë të saj ku kishte lindur.
Megjithatë, përtej solemnitetit dhe përurimit simbolik, vetëm bazamenti i përmendores u ngrit në atë vend madhështor dhe qëndroi aty për rreth 10 vite – një shenjë e heshtur e një ëndrre që nuk u bë realitet. Bazamenti i zbrazët, në hijen e kalorit mbi kalë të Aleksandrit, flet për kontrastin mes një figure që mishëronte fuqinë dhe dominimin, dhe një figure që përfaqësonte thjeshtësinë dhe shërbimin ndaj njerëzve.
Pas pothuajse një dekade, bazamenti u rrënua, duke përmbyllur një kapitull të ngatërruar të historisë së transformimit të Shkupit. Ky vend, ku do të duhej të qëndronte një monument për një nga gratë më të njohura dhe më humanitare të shekullit të 20-të, mbeti bosh.
Në mes të shesheve të mbushura me figura të mëdha, kjo mungesë fizike flet shumë – për kontrastin mes zhurmës së lavdisë dhe qetësisë së vërtetë, mes politikës dhe shpirtit, mes madhështisë së dukshme dhe madhështisë së padukshme.
Bazamenti i Nënë Terezës që do të duhej të ishte i lartë 32 metra në kuadër të “Shkupit 2014”, u rrënua na shovenistët maqedonas para dy vitesh, se Shqiptarët, sipas sllavomëdhenjve dhe turkomëdhenjve, “duhet të jenë vetëm Muslimanë”.
***
Shih rrënimin e bazamentit në instagram:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu