Hartë për Shkupin gjatë periudhës nga viti 1850 deri në vitin 1912

Shkrime relevante

Një jetë e ndërprerë në lulëzim, kujtime per kritikun letrar Bajram Krasniqi

Një jetë e ndërprerë në lulëzim (Në kujtim të Dr. Bajram Krasniqit) Poezi Vdekja...

Artan Sadiki – kur vullneti e kthen rrugën në histori!

Adem Lushaj, Deçan _____ Ka rrugë që maten me kilometra, por ka edhe...

Gjuha Shqipe dhe shqetësimi shqiptar në Zvicër

Sak Muji, Zvicër - Rugovë I dashur mik Enver Robelli, Shqetësimi yt është...

Pak fjalë të historianit Belisar Jezerci me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, patericën e BIK-ut…!

Msc Belisar Jezerci, Historian _____ Dy tri fjalë dialog nga distanca me Kryeministrin...

Shpërndaj

Në këtë hartë paraqitet Shkupi gjatë periudhës nga viti 1850 deri në vitin 1912.
Rruga kryesore e paraqitur me ngjyrë të bardhë shtrihet nga ura e gurit dhe vazhdon drejt stacionit të trenit. Në fillim të kësaj rruge, me të njëjtën ngjyrë portokalli, është shënuar vendndodhja e shtëpisë së Nënë Terezës, një simbol i rëndësishëm i komunitetit katolik shqiptar dhe figurës botërore.
Me ngjyrë të kaltërt në hartë është shënuar kisha katolike, një qendër fetare dhe sociale për banorët katolikë të Shkupit në atë periudhë.
Rruga kryesore ka qenë një aks shumë i rëndësishëm tregtar, ku ndodheshin shumë biznese. Rrugicat anësore që lidhen me këtë rrugë kryesore ishin zona ku jetonin familjet katolike shqiptare, të cilat shpesh zotëronin edhe xehe, duke kontribuar në ekonomi dhe në kulturën urbane të qytetit.
***
Me zemër plot mirënjohje dhe respekt, përulemi para kujtimit të familjeve katolike shqiptare nga Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Shkodra, Tuzi e Gucia, të cilat mes viteve 1890 dhe 1936, të udhëhequra nga besimi, dashuria për atdheun dhe shpresa për një jetë më të mirë, u vendosën në Shkup, duke e pasuruar qytetin me gjuhën, kulturën dhe shpirtin e tyre shqiptar, dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe identitetin e tij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu