Kreu Blog Faqe 564

Prof. Tahir Zajazi dhe fryma e dijes pedagogjike – ndërmjet tradicionit dhe modernes (1)

0

Nga Nafi – Çegrani

  • Një profil akademik dhe reflektim mbi veprën e fundit “Studime Pedagogjike II”

Në horizontin e arsimit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pak janë ata emra që, përveçse me autoritetin profesional, përmenden me një lloj përulësie të natyrshme, që buron jo nga pozitat që kanë mbajtur, por nga vepra që kanë lënë pas. Një nga këta emra është padyshim Prof. Dr. Tahir Zajazi, figurë emblemë e arsimit dhe pedagogjisë ndër shqiptarët e këtij rajoni, i cili me përkushtim të palëkundur ka ndërtuar një urë mes brezave – një urë dijesh, përvojash dhe vizionesh.

Vepra e tij më e fundit, “Studime pedagogjike II – Në tranzicion midis tradicionales dhe modernes” (2024), është kulmimi natyror i një rruge të gjatë të ndërtuar me seriozitet akademik, ndershmëri intelektuale dhe ndjeshmëri të thellë për nevojat dhe sfidat e arsimit shqiptar në kontekste tranzicioni.

Prof. Zajazi lindi në fshatin Zajaz të Kërçovës – një vend i thjeshtë por i pasur me njerëz të urtë, ku rrënjët e një dashurie për dijen zënë vend në moshë të re. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa rrugëtimi profesional e çoi fillimisht në Normalen e Shkupit, më pas në Universitetin e Shkupit ku studioi pedagogji, dhe më vonë në doktoraturë në Zagreb e Tiranë. Ky formim shumëdimensionor i dha atij një perspektivë të gjerë ndërdisiplinore dhe ndërkulturore për çështjet e edukimit.

Por nuk është vetëm arsimimi i tij akademik që meriton vëmendje. Biografia e prof. Zajazit është vetë historia e një mësuesi që nuk iu nda asnjëherë klasës, nxënësit, auditorit, apo procesit të edukimit në kuptimin më të thellë të fjalës. Nga mësues i thjeshtë deri te pozitat udhëheqëse si kryeshef i arsimit në Tetovë, mësimdhënës në Akademinë Pedagogjike të Shkupit, këshilltar arsimor, e deri te funksioni i dekanit dhe themeluesit të Universitetit Shtetëror të Tetovës – çdo rol që ai ka mbajtur ka qenë një mision.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, ku përvoja e tij është përkthyer në mentorim, drejtim akademik dhe ndihmesë konkrete në ndërtimin e një arsimi modern me bazë të fortë shkencore.

Një korpus veprash në shërbim të formimit pedagogjik, duke shtjelluar mendimin e thellë dhe kuptimin  në fushën e shkencave të edukimit, vepra e prof. Zajazit është e konsiderueshme, ku përfshihen punime e studime në rradhë  si:

“Efekti i mësimit të programuar laboratorik” (1994) – ku evidentohet roli i metodës laboratorike në përvetësimin aktiv të njohurive;

“Pedagogjia e arsimit” (1997) – që mund të konsiderohet një manual i sistemit të arsimit shqiptar në mjedise shumetnike;

“Metodologjia e mësimdhënies dhe mësimnxënies” (2003) – një studim i thelluar mbi përputhshmërinë ndërmjet strategjive pedagogjike dhe rezultateve të të nxënit;

“Metodologjia e hulumtimeve shkencore në shkencat shoqërore” (2017) – një tekst thelbësor për studiuesit e rinj që duan të kuptojnë metodologjinë si mjet kërkimi të së vërtetës shkencore;

“Memoare – Skicë e rrugëtimit pedagogjik të një jete në arsim” (2018) – një rrëfim i sinqertë dhe i rrallë mbi sfidat e edukatorit shqiptar në kohë të vështira;

“Metoda laboratorike në mësimin e fizikës dhe kimisë” (2020) – një kontribut për integrimin e shkencave natyrore në metodologjinë moderne;

Dhe së fundmi, “Studime Pedagogjike II” (2024) – një përmbledhje studimore me vlera të shumëfishta teorike, didaktike e praktike.

“Studime Pedagogjike II”: Ndërmjet rrënjëve dhe vizionit

Vepra e vitit 2024 nuk është vetëm një analizë e gjendjes së arsimit, por një manifest i përgjegjshëm për të ardhmen e tij. Ajo trajton me mjeshtëri tensionin e natyrshëm mes edukimit tradicional – shpesh i mbështetur në autoritetin e dijes dhe respektin për figurën e mësuesit – dhe qasjes moderne, që synon të zhvillojë mendimin kritik, kreativitetin dhe ndërveprimin digjital.

Në këtë vepër, Prof. Zajazi shfaqet si një balancues i urtë: ai nuk refuzon traditën, por e interpreton atë në dritën e nevojave bashkëkohore. Ai nuk bie në grackën e glorifikimit të së kaluarës, por as nuk i përkrah verbërisht reformat e sipërfaqshme që imitojnë modele të huaja pa u përshtatur në kontekstin kulturor dhe historik të shoqërisë shqiptare.

Stili i tij është i qartë, argumentues dhe gjithnjë i mbështetur në përvojë konkrete. Kjo e bën veprën të jetë një pasqyrë e mendimit shkencor të institucionalizuar, por edhe një guidë për brezat e ardhshëm të arsimtarëve, pedagogëve dhe politikbërësve në fushën e edukimit.

… Në një kohë kur arsimi rrezikon të humbasë frymën dhe etikën e shërbimit publik, figura e prof. Tahir Zajazit përfaqëson një model të qëndrueshmërisë etike, profesionalizmit dhe përulësisë intelektuale. Ai është një nga ata dijetarë që nuk e mat suksesin me gradat e fituara, por me ndikimin pozitiv që ka pasur në jetëra të panumërta studentësh, kolegësh dhe institucioneve që ka ndihmuar të formohen.

Epilog: Arsimi si amanet !

Në një nga pjesët më refleksive të veprës së tij memoaristike, prof. Zajazi shkruan se arsimi është një “amanet i përhershëm që nuk përfundon me pensionin, por që të ndjek si përgjegjësi edhe në heshtjen e viteve”. Pikërisht kjo ndjenjë e misionit të pashuar e përshkon të gjithë krijimtarinë e tij dhe vepra e fundit, “Studime Pedagogjike II”, është përfaqësimi më i plotë i kësaj fryme.

Në fund, mund të thuhet me plot bindje: Prof. Tahir Zajazi nuk është vetëm një studiues i arsimit, por një figurë që e ka mishëruar arsimin si mënyrë jetese dhe si përkushtim ndaj kombit.
Ai nuk ka shkruar për t’u lavdëruar, por për të lënë pas një testament pedagogjik – një fener në errësirën e tranzicionit arsimor shqiptar.

Prof. Dr. Tahir Zajazit në fushën e shkencave të edukimit, me fokus të veçantë mbi veprën e tij më të fundit “Studime pedagogjike II – Në tranzicion midis tradicionales dhe modernes” (2024). Përmes një analize pedagogjike dhe filozofike, shqyrtohet raporti midis sistemit arsimor tradicional dhe qasjeve moderne të mësimdhënies, me theks në kontekstin shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Artikulli trajton gjithashtu sfidat e tranzicionit arsimor, rolin e mësuesit si bartës i vlerave kulturore dhe humane, si dhe rëndësinë e mendimit kritik dhe të edukimit etik në kohën e sotme.

E domosdoshme është të theksoj se në historiografinë arsimore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, figura e prof. dr. Tahir Zajazit përfaqëson një sintezë të rrallë të mendimit teorik, përvojës praktike dhe etikës së dijes. Ai është një nga themeluesit e arsimit universitar shqip në këtë vend, por më shumë se kaq, ai ka qenë një mësues në kuptimin sokratik të fjalës: nxitës i reflektimit, kërkues i së vërtetës dhe mentor i brezave të rinj.

Në veprën “Studime pedagogjike II”, autori vendos në qendër të analizës sfidën që paraqet kalimi nga edukimi tradicional – i bazuar në autoritetin, disiplinën dhe riprodhimin e dijes – drejt edukimit modern, i cili thekson mësimdhënien e personalizuar, ndërtimin e dijes dhe përdorimin e teknologjisë.

Në këtë kontekst, Prof  Zajazi mbështet një qasje dialektike, ku e vjetra dhe e reja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por ndërveprojnë përmes një pedagogjie të reflektuar. Ai është kritik ndaj reformave të sipërfaqshme që transplantojnë modele të huaja pa u përshtatur me realitetin kulturor të nxënësit shqiptar.

Një nga aspektet më të thelluara të kësaj vepre është mënyra se si Zajazi e koncepton mësuesin jo vetëm si një transmetues dijesh, por si formues karakteri dhe bartës të humanizmit etik. Kjo qasje lidhet me filozofët si John Dewey, i cili e shihte edukimin si proces demokratik dhe me Paulo Freire, që nënvizonte rëndësinë e emancipimit përmes edukimit.

Zajazi, ndonëse nuk i përmend gjithmonë drejtpërdrejt, lë të kuptohet se ndan shumë nga këto qasje: ai insiston në ndërtimin e një mendësie kërkuese te nxënësi, në vlerësimin e përvojës jetësore dhe në rolin transformues të edukimit. Ai vëren mungesën e një filozofie të qartë arsimore, ndërprerjet institucionale dhe mungesën e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe profesionistëve të arsimit.

Në rrafshin praktik, vepra e tij ka ndikuar në formimin e shumë mësimdhënësve dhe pedagogëve që sot punojnë në institucione të ndryshme në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë. Tekstet e tij përdoren në kurrikulat e shkollave të mesme pedagogjike dhe fakulteteve të edukimit.

Trashëgimia e prof. Zajazit nuk qëndron vetëm në tekstet, por në modelin që ai përfaqëson si njeri i dijes, etikës dhe qëndrueshmërisë profesionale – një tipologji gjithnjë e më e rrallë në kohët e sotme. 

 ( Vijon )

Krimi i gjenocidit në Burgun e Dubravës dhe propaganda serbe

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

Tel.:     +41 79 548 48 87

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Duke parë se 26 vjet pas krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës vazhdon të qarkullojë interpretimi serb i asaj ngjarjeje, interpretim që kishte për qëllim të hidhte përgjegjësinë te NATO, e shohim të rëndësishëm të rikujtojmë disa nga ngjarjet që mund të ndihmojnë në ndriçimin e asaj që vërtet ka ndodhur:

  1. Gjatë javës së fundit të muajt prill 1999 dhe dy javëve të para të muajit maj 1999, në Burgun e Dubravës u bë grumbullimi i pengjeve shqiptare nga disa burgje serbe ku ishin mbajtur deri atëherë.

Përzgjedhja, transferimi dhe sistematizimi i tyre në pavijonet e Burgut të Dubravës u bë në funksion të kryerjes së një nga krimet më të shëmtuara në kuadër të zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë: vrasjen masive të pengjeve të luftës!

Më datë 19 maj 1999 aeroplanët e NATO-s bombarduan caqet ushtarako-policore serbe që ndodheshin jashtë mureve të burgut të Dubravës. Pas tërheqjes së tyre, aviacioni jugosllav sulmoi pavijonet e stërmbushura me shqiptarë, me ç’rast u vranë Enver Topalli, Abdullah Tahiri dhe Gjokë Ndrecaj, ndërsa u plagosën 19 të tjerë.

Në përputhje me strategjinë për fshehjen e gjurmëve të krimit të gjenocidit, propaganda gebelsiane në krye me ministrin e atëhershëm të informatave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, krimet e aviacionit jugosllav ia atribuoi NATO-s.

  1. Më 21 maj 1999 Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, z. Kenneth H. Bacon, mbajti një konferencë me gazetarë dhe me argumente të pakontestueshme të video-incizimeve, dëshmoi se aeroplanët e NATO-s kishin bombarduar caqet ushtarako-policore serbe, e jo pavijonet ku kishin qenë të burgosurit shqiptarë.

Për të ndjekur konferencën me gazetarë, në pjesën ku flitet për goditjet jashtë mureve të burgut: https://youtu.be/CvIxtHpWQTY?si=OPjONmjgB8AzWdp1&t=2772

Lokacioni ku kanë goditur forcat e NATO’s në Google Maps: https://maps.app.goo.gl/F2XS1jmn8nx5rGNc6

  1. Përkundër përgënjeshtrimeve që u bënë, propaganda e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit vazhdoi me intensitetit të shtuar deri më 24 maj, kur përfundoi njëri nga krimet më makabre të gjenocidit në Kosovë. Gjatë gjenocidit në Burgun e Dubravës, forcat serbe vranë 117 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 400 të tjerë, 100 prej të cilëve ishin në gjendje tejet të rëndë.
  2. Fatkeqësisht 26 vjet pas këtij krimi, ka ende njerëz që kanë ra në pre të propagandës serbe, nën pretekstin se gjoja gjatë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, aviacioni serb nuk ka mundur të kryej aksione! Pikërisht për këtë arsye, më poshtë po sjellim disa shembuj domethënës që argumentojnë se që nga dita e parë e kësaj ndërhyrjeje dhe deri në përfundim të luftës, aviacioni serb ka qenë aktiv në përputhje me rrethanat që ishin krijuar:
  1. Lexuesit i sugjeroj të lexoj shkrimin “Një histori e dëshmi e Trulsit, pilotit ushtarak norvegjez i NATO-së”, të botuar në “Epoka e re” më 27 mars 2025, ose të shkojë në Tërpezë të Malishevës, në Shkollën “Hasan Prishtina” të shohin mbetjet e aeroplanit serb të rrëzuar nga piloti norvegjez;
  2. Gjashtë ditë përpara se të bombardonin Burgun e Dubravës, aviacioni luftarak serb kreu sulme edhe në territorin e Shqipërisë. Po jo sjell shkrimin e plotë të gazetës franceze “Libération” të datës 13 maj 1999.

(Përkthimi i artikullit nga unë)

“LUFTA NË KOSOVË: Një avion serb u neutralizua në Shqipëri. Një aeroplan luftarak që bombardonte një kamp të UÇK-së u rrëzua.

Marie-Laure COLSON

Shkrim i publikuar më 13 maj 1999

Kukës, i dërguari special

Për herë të parë një avion i Armatës Ajrore Jugosllave hyri në hapësirën ajrore shqiptare për të bombarduar një kamp të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas burimeve ushtarake perëndimore, ditën e martë, pak pas orës dhjetë, një aeroplan luftarak me ngjyrë të gjelbër, që vinte nga Jugosllavia, kaloi për herë të parë mbi kampin e UÇK-së, që ndodhej dyqind metra nga kufiri me Kosovën, në veri të Bajram Currit.

Disa minuta më vonë, aeroplani është kthyer dhe ka bombarduar dy herë përpara se të sulmohej nga një aeroplan i NATO-s. Pastaj, pak para orës 14, një helikopter jugosllav ka fluturuar mbi kampin e bombarduar.

Në Bruksel, Aleanca Atlantike e konfirmoi se një aeroplan serb ‘që vinte nga Prishtina’ kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së, përpara se të rrëzohej. Megjithatë NATO pohon se ky incident është zhvilluar në Kosovë. ‘Ky aeroplan nuk u vërejt me kohë nga NATO (…) Ai u rrëzua, por ne nuk e dimë nga kush’ deklaroi zëdhënësi ushtarak, gjenerali Walter Jeltz. Paraprakisht një zëdhënës i OSBE-së kishte pohuar se 30 luftëtarë të UÇK-së ishin plagosur në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës gjatë sulmit nga një aeroplan luftarak jugosllav.

Sipas policisë shqiptare që citohen nga burimet e njëjta perëndimore, avioni jugosllav është rrëzuar 50 metra në brendi të territorit shqiptar. Dje, Radio Kuksi ia atribuon sistemit të mbrojtjes kundërajrore, rrëzimin e avionit jugosllav.”

  1. Shembulli tjetër është bombardimi i kolonave me të dëbuar shqiptarë.

(Përkthimi i artikullit është bërë nga unë)

“E premte, 16 pill 1999,

Katrin Mone e Radio France Internacionale, që kishte ardhur së bashku me gazetarë nga Beogradi, pohoi se kishte parë një copë bombë me mbishkrimin në gjuhën angleze ‘For use on MK82’. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo të ketë qenë një skenë e kurdisur.

Në momentin e bombardimeve, pak më në jug, në afërsi të fshatit Krushë e Vogël, në rrugë kishte refugjatë. Në thelb, dëshmitë e tyre përputhen me ato të cituara nga AFP në Kosovë, por ata akuzojnë haptazi aviacionin serb. “Avioni filloi të sillej rrotull kolonës. Fluturonte 200 deri më 300 metra lartësi, rrëfen Bajram C. ‘I pashë qartë  ngjyrat e flamurit jugosllav në bishtin e aeroplanit. Ishte MIG 21, me ngjyrë të gjelbër. Ai u kthye dhe ia pash numrin’. Enver Boletini thotë se ndodhej vetëm disa metra  nga vendi ku ishte bërë sulmi? Dhe flet për dy aeroplanë. Të gjithë dëshmitarët shprehnin habinë e tyre, sesi ishte e munduar që televizioni serb të shfaqej menjëherë në vendin e ngjarjeve, si në rastet kur gjërat janë të përgatitura përpara se të ndodhnin…”

Uroj që ata të cilët nuk kanë qenë në dijeni të fakteve të pakontestueshme të përdorimit të aviacion serb gjatë luftës në Kosovës t’i lexojnë me vëmendje shkrimet e lartpërmendura dhe të heqin dorë që në mënyrë të pavetëdijshme të mbajnë gjallë propagandës serbe që për krimet më monstrueze fajësonin herë NATO-n e herë UÇK-në.

Gjenevë, 21 maj 2025

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Presidetja e Zvicrës Karin Keller-Sutter me vlerësim të madh për Kosovën dhe për bashkatdhetarët tanë në këtë shtet

0

Bahri Cani, gazetar 

Ndërkohë që Kosova në Zvicër shpesh quhet edhe si kantoni i 27 i këtij vendi. Presidentja theksoi rëndësinë e kontributit të diasporës nga Kosova për shoqërinë dhe shtetin e Zvicrës.
Në një konferencë të përbashkët për media Keller-Sutter bëri të ditur se kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës, ndaj këtë e quajti si “moment historik në marrëdhëniet dypalëshe” si dhe një “simbol të fuqishëm të afërsisë mes dy vendeve”.
“Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e vendit tonë gjatë dekadave të fundit,” tha Keller-Sutter. Në Zvicër sipas disa të dhënave jetojnë deri në 250 mijë shqiptarë me origjinë nga Kosova, por ka dhe të dhëna joyzrtare ku thuhet se ky numër është shumë më i madh.
Presidentet theksuan se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës janë thelluar në veçanti pas asrdhjes së punëtorëve, duke filluar nga vitet 1960 e deri më sot. Ndërkohë në Zvicër janë rritur edhe gjenerata të tjera, që kanë themeluar shumë kompani, ushtrojnë funksione shumë me rëndësi, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri, sport, kulutrë, biznes e kohët e fundit edhe në pëolitikë.
Presidentja Osmani-Sadriu ka planifikuar që në Zvicër të ketë takime edhe me mërgimtarët.
Ndërsa takimet e deritanishme i quajti shumë pozitive dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta politike, ekonomike dhe shoqërore mes dy vendeve.

Nga viti 1963 deri në vitin 1983, në këtë objekt të thjeshtë – një barakë e përshtatur si kishë– u mbajtën mesha të rregullta, përfshirë edhe në gjuhën shqipe

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Me 22 maj 2025

Pas tërmetit shkatërrues të vitit 1963 në Shkup, kisha e vjetër katolike pësoi dëmtime serioze. Komisioni për vlerësimin e dëmeve konstatoi se objekti përbënte rrezik për shembje, prandaj u mor vendimi që ajo të rrënohej. Si pasojë, komuniteti katolik mbeti pa një vend për lutje. Vlen të ceket se disa familje katolike shqiptare jetonin shumë afër kishës katolike dhe pranë kalasë së qytetit, në një zonë që kishte rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për ta.
Me iniciativën e katolikëve shqiptarë, u vendos të hapej një kishë e vogël në pjesën shqiptare të qytetit, përtej lumit Vardar, në lagjen Bit Pazar. Kjo zonë u bë vatër e re shpirtërore për katolikët, pasi shumë prej tyre transferuan aty edhe bizneset e tyre, veçanërisht artarë, argjendarë dhe mjeshtër të filigranit.
Nga viti 1963 deri në vitin 1983, në këtë objekt të thjeshtë – një barakë e përshtatur – u mbajtën mesha të rregullta, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.
Kjo kishë e përkohshme frekuentohej kryesisht nga katolikët shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga qendra e qytetit, nën pretekstin e rindërtimit të Shkupit pas tërmetit. Kështu, në kushte të vështira, komuniteti katolik shqiptar arriti të ruajë jetën e tij fetare, gjuhën dhe identitetin kulturor.
Kisha ekziston ende sot në të njëjtin vend dhe objekt, mirëpo, fatkeqësisht, në të mungojnë meshat dhe lutjet në gjuhën shqipe, duke reflektuar një mungesë të vazhdueshme të përfaqësimit të këtij komuniteti në jetën fetare të përditshme.

Shqiptarët po e festojnë Gjergj Kastriotin me daulle e flamuj, por nuk jetojnë si ai

0
Një zbulesë e vonuar dhe fatale

Shqiptarët e kanë zbuluar më në fund Stokholmin. Jo qytetin, por sëmundjen.

Festojnë Skënderbeun me daulle e flamuj, por nuk jetojnë si ai.
Kënga është maska. Misioni është i harruar.

Ishte njëherë një burrë që deshi të bënte një shtet të ndritur, ku flitej shqip në çdo pëllëmbë, ku shteti sundonte mbi vesin, mbi korrupsionin, mbi pazarin e territoreve.
Por ai vdiq. Dhe pas tij, shqiptarët filluan të dhurojnë tokën. Si dhuratë për çdo sulltan, car, mbret, ose perandori që e quan veten “ndërkombëtare”.

Për 1500 vjet, toka shqiptare u coptua. Sllavët që erdhën si mysafirë, u bënë pronarë.
Nga 200 mijë kilometra katrorë, kemi rënë në 40 mijë.
Nga një komb i 60 milionëve, jemi venitur në pesë.
Të tjerët, të vrarë, të zhdukur, të asimiluar, të harruar.

Kolonizimi i mbuluar me petkun e paqes vazhdon.
Armiku nuk sulmon, ai shkon tek ndërkombëtari dhe i thotë: “Nuk dua luftë, por do të luftoj nëse nuk më jepni.”
Dhe ndërkombëtari i jep. Çfarë i kërkohet: pak tokë, pak dinarë, pak “zajednica”, pak Kosovë në Serbi.
Prapë pak.
Gjithmonë pak.

Ndërkohë, shqiptarët ngushëllohen me emra rrugësh e këngë patriotike.
Kaluan 500 vjet nga vdekja e Skënderbeut deri te ndërtimi i një universiteti ku flitet shqip.
Në mes: 500 vjet robëri, 100 vjet diktaturë, 30 vjet emigrim, tradhti dhe zhgënjim.
Dhe përsëri, përqafim i kriminelit, qoftë me armë, qoftë me kostum.

Skënderbeu ka vdekur.
Sot jeton Hamzai. Ai që e humbi betejën në Albulenë, por fitoi luftën për shpërbërjen e kombit.
Hamzai e ndërtoi këtë realitet: pa shtet, pa sovranitet, pa memorie.
Misioni i tij vazhdon.
Skënderbeu s’ka kush e ndjek.
Albulena është e urryer.

Tani, në këtë teatër gjakimi e harrese, centrifuga e shkatërrimit s’ka të ndalur.
Dhe shqiptarët, spektatorë të vetes së tyre akoma këndojnë për heroin që nuk duan të bëhen.

Historiani Hakif Bajrami sërish i shkruan letër Parlamentit të Kosovës

1

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

  • Letra e dytë Parlamentit Kosovës, si më i folë murit!

NUK PO DËSHTON PARLAMENTI PSE KA TEPËR URREJTJE , POR PSE KA TEPËR DASHURI PËR PUSHTET !

Eu Kosovë vendi më i varfër në Evropë, vendi më i persekutuar nga okupatorët në Ballkan, vendi më vigan në luftë për të bërë shtet në fund të shekullit, por që Aleksandër Sorosi pa pengesa po e luan vallën me instrumente kibernetike. Dhe gati të gjithë iu patëm gëzuar këtij rreshtimit të fund shekullit kaluar. Por sot, aty ku është vendi që të programohet flakja e varfërisë; aty ku është logu ku duhët dëshmuar ligje dhe drejtësi për të gjithë; aty ku është faltorja për ta forcuar shtetin;aty ku është altari me folë me guxim dhe në interes të paqës dhe dashurisë; aty po kalëron urrejtja në mes maskarenjëve; aty po metastazon lufta në mes poltronëve për pushtet, e jo për shtet; aty po përbaltet kultura civilizuese. Në këto rrethana, po metastazon parada si intra biduum (me afat dyditor) i politikës mazohiste, sa që edhe armiqëve po u duket pak, se nuk kanë hyrë në gjynah me neve që na kanë shitë e coptuar vendin, nepër kongrese e konferenca; sepse kemi luajt me fe; sepse kemi luajtur me popull; sepse kemi luajtur me komb; sepse kemi luajtur me territore për interesa meskine të gjepit; sepse kemi vrarë partiotë natën e i kemi vajtuar ditën për të humbur gjurmë. Ndërsa okupatorët na patën thënë më 1913 se: “nuk dijmë të ndërtojmë shtet shqiptarët”!

Mësohet në filozofinë e historisë se mazohizmi si sëmundje “infektive” në politikë pushon diku afër sadizmit dhe eutanazisë mortore. E kjo është diagnoza e sëmundjes në Parlamentin e Republikës Kosovës. Kjo sëmundje metastazon sidomos në rrafshin politik, nga “dashuria” për pushtet dhe urrejtja ndaj atij që legalisht dhe legjitimisht të pengon, qoftë në synime të drejta apo meskine. E ky fakt tregon se urrejtja është sëmundje që ilaçin nuk e ka në zemër, por që mrizon në tru të smurë. Ky fenomen i politikës dhe fuqisë saj, është shënuar së pari në ushtrinë e Gjingiskanit. Kjo sëmundje politike ka metastazuar nëpër oborret pushtetore deri te V. J. Stalini, sidomos. Por, luftimin e kësaj sëmundje degjeneruese politike e ka bërë dhe e ka mundur më guxim civilizes Sharl De Goli, në rastin e Algjerisë. Në lidhje me këtë, kronikat e kohës dëshmojnë në anën tjetër, se njeriu i mileniumit me pushtime, mongoli Gjingiskan në çdo trevë që e pushtonte së pari, te kundërshtarët i dërgonte misionarët, për bisedime. Kuvendarët e tillë inteligjent dhe të pa anshëm kishin për detyrë për ta spjeguar se çka i pret nëse e kundërshtojnë, “Njeriun e gjithëfuqishëm” të mileniumit.

Shansat për manovorim, flasin argumentët e kohës, para kuvendarëve të Gjingiskanit, ishin të kota. Po manovrove, jo vetëm humbja, por shfarosja e popullit që kundërshton ishte obligim të ndodhte, sepse ishte proklamuar se është: “urdhër nga lart-nga i gjithëfuqishmi”.

E çka vjen nga lart, askush me pamje të njeriut nuk mundet për ta prekë me dorë (për ta përceptuar), por spjegohej, si fetish, si obligim. E në Republikën e Kosovës sot, askush nuk e din, pse dhe si jemi larguar nga këshillat e miqëve. Dhe, duhët thënë hapur se në shumë kontakte edhe miqët, ishin në anën e okupatorit, madje na kanë quajtur “terroristë”. Çka tregon kjo. Tregon se okupatori e ka pasë dhe e ka propogandën aq finoke dhe aq cinike sa që edhe kur “nxen dielli”, edhe miku të thoshte se po bën ftoftë, sepse vinin me dyshime, me porosi intrigash se vetëm Beogradi ka të drejtë, “sepse i kanë tri manastire” (!) në këtë trevë, e të cilat kurrë nuk i kishin hulumtuar, manastire ato që nuk janë institucione të okupatorit, as nga pamja, as nga themeli e arkitektura e ndërtimit.

Në rastin e Kuvendit Kosovës, nuk po dihet kush është Gjingiskani, e kush Dostojevski. Madje, nuk po “kuptohet” gjuha e “misionarëve”, nuk po gjendet asnjë “përkthyes”, që ta zbërthejë gjuhën mazohiste në politikën kulmore parlamentare, që është kthyer në rolin e “idiotit”. E vërteta, tinëzisht armiku i shtetit (Dostojevski, ose Idioti), po e ndërton një rrugë që për çdo tubim vijues,nuk ka  zgjidhje dhe kështu po trasohet rruga me “asfaltin”  më të dobët.Mjerisht, në këtë “punishte” argat me vetëdije janë bërë të gjithë deputetët shqiptarë. Pra, mjerë Kosova “kënd e ka brenda”, sepse po e kthejnë me kokë teposhtë, tërë godinën shtetërore, të ndërtuar jo nga këta, por nga ata që nuk kanë vdekur në krevat, por që kanë derdhur gjak nëpër istikame dhe beteja, dhëmb për dhëmb.

E pse mos të zbulohemi se: Dostojevski në Kuvend është me vetëdije “Lista serbe”. Kurse, rolin e “idiotit”, po e luajnë të gjithë deputetët shqiptarë, pa dallim. E vërteta, kjo është shprehje që vjen nga zëri i popullit të dlirë dhe bukëdhënës të mbarë Kosovës, me plotë varreza masive, me plotë kufoma të pagjetura.

Është me rregullore që drejtuesi i Kuvendit mund të zgjidhet edhe me votë të fshehtë. Por, ky realitet duhet të objektivizohët në një marrëveshje paraprake. Lidhur me këtë, kur ka qenë në pyetje aprovimi i Kushtetutës së RSFJ-ës (1974), nga Serbia ka pasë propozim që votimi të bëhet me votë të fshehtë. Dhe kur është kuptuar se edhe ai veprim nuk do ta ndalte aprovimin, atëherë dinakëria politike serbe, doli në skenë, dhe lajmëron tërheqjen e propozimit. Pra në ish shtetin e shkatërruar ka pasur kësi shembulli më 1974. Po tani, këtë dinakëri Kryesuesi i seancave dhe këshilltarët për rreth nuk po dijnë ta menagjojnë në rrafshin e psikologjsë së intrigantëve, dhe kështu telenovela do të vazhdon si: “këngë e vjetër”, por duke torturuar popullin gjithësesi.

Deri kur, nuk e dijnë  se sa do të zgjatë kjo epidemi. Madje anash po qëndrojnë edhe juristët e Brukselit. E pse Presidentja nuk është më e ashpër, këtë fakt e dinë vetëm ajo.Si duket majorati me katër përfaqësues ende nuk e ka ekspozuar mallin për treg, sepse Donald Tramp e ka rritë taksën e patriotizmit, me vlerë të forcës së shtuar. Dhe pse partitë e Kosovës mos ta rrisin çmimin e tyre, po thonë në Beograd, sepse po iu pëlqen cirku. Po shtrohet pyetja: se në zgjedhjet që do të pasojnë, nëse nuk ka kompromis, a do të bankrotojnë të gjithë. Pra, nuk kalohet oqeani me almadë (lloj barke indase e ndërtuar nga koret e drurit). Nuk kalohet deti me lutje, para fortunave që po i shkaktojnë pikërisht partitë politike shqiptare. Pra, alopatia i ka përfshi të gjitha partitë, pa dallim. Ato tani po veprojnë në dobi të dëmit Kosovës si shtet. E një fakt po duket nga ajri. Dikush sot po e lufton shtetin e Kosovës për fotele pa vetëdije, ndërsa dihet se ka bërë luftë të drejtë me bindje të plotë. E dy të tjetët nuk janë as për ring e as për trajner të ekipeve. Të mos themi se lufta për pushtet, nëse zgjatë ky mazohizëm, po merr kolorit të ish okupatorit: krejt me qëllim për me i përça shqiptarët, me çdo mjet!!!

Mbi të gjitha e nominuara e deritashme për drejtues të Kuvendit, duhet ta thotë një fjalë historike: “Nuk kandidoj, sepse ata që më votuan, tani me sjelljet tona katërmujore janë të pafuqishëm politikisht. Parimet e mia edhe nëse më votoni një ditë, pas kësaj histerie nuk gjunjëzohëm, unë jam jashtë lojës suaj”. Po ku me gjetë këtë besë të sharruar në urrejtje, edhe kjo, kur as një lutje nuk e kupton,prej askujt!

PS:Pa respekt. Të gjitha partitë para suksesit janë të njejta, pra edhe para dështimit publik, janë mëkatare, sepse jetojnë së bashku me zemër ndriturit dhe zemër zinjët!

Më 21 maj 2025

Presidetja: Vizita në Zvicër, dëshmi se po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve tona!

0

Presidentja: Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, ka nisur vizitën shtetërore në Zvicër.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani ka shkruar:

Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter!

Forhåndsvisning av bilde

Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!

Pse Kaia Kallas, do zbarkoj në Ballkan?

0

Shqiptarët ta dinamizojnë çështjen kombëtare për pjesët e pushtuara të Atdheut, e jo të dinamizohet islamizmi!

0

Nga: Atdhe Geci

E KALUARA JO GREKE E GREQISË

Është koha që shqiptarët ta dinamizojnë çështjen kombëtare për pjesët e pushtuara të Atdheut, e jo të dinamizohet islamizmi!
Greqia kurrë nuk ka qenë Antikë, as nuk ka pas Mesjetë, as epokë Rilindje, as epokë Iluministe. Dhe këtë për një arsye të thjeshtë nuk ka pasur popull grek e as territor Greqie në atë pjesë të Shqipërisë pellazge.

Greqia është popull i sajuar nga Evropa dhe gjashtë shtetet e saj: Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Turqia dhe Rusia. Në shekullin XX-të 6-të fuqi të Evropës Greqinë e kryqëzuan me emrin Greqi mbi tokat tërësisht shqiptare. Shqipërisë atë kohë iu mor me pa të pyetur dhe pa të drejtë Shqipëria pellazge dhe Gadishulli Ilirik. E rëndë për t´u dëgjuar dhe e rëndë për t´u besuar.

Shqipëria u zvogëlua me kryqëzimin e emrit të fisit Alban, në Albani. Ndërsa Evropa ia mohoi Shqipërisë origjinën pellazgo shqiptare për ta pajtuar Beogradin dhe Athinën. Qysh para Zeusit edhe pas tij antika pellazgo-ilire ishte tërësisht shqiptare. Në atë kohë të hershme por edhe në kohët e mëvonshme të antikës nuk kishte grek dhe as Greqi.

Babai i gjithë poezisë botërore, Homeri i lashtësisë është dëshmia më e mirë se poemat “Iliada” dhe “Odisea” e tij u shkruan në Alfabetin pellazg të shqipes së hershme, pra në shqip. Rënia e pellazgo- ilirisë ka etapat e saj: Andaj, deshi apo nuk deshi Evropa, Shqipëria është më e madhe se Shqipëria. Shqiptarët e sotëm janë trashëgimtarë të pellazgo ilirisë.

Thoti iliro-dardan ishte në lundrën e Noes. Thoti i Dardanisë qe shpikës i numrave deri në 9-të, shpikës i Matematikës, Fizikës, Kimisë, Gjeometrisë, Muzikës, i Teorisë së Relativitetit, i shpallur nga Amenti i perëndive, i përjetshëm i të vdekurve dhe të gjallëve, për dijet e pakrahasueshme me të gjallët e të vdekurit. Thoti qe arkitekt i Piramidës së Keopsit.

Thoti iliro-dardan ose si e quajnë Fanariotët e Kishës greke, Hermes, ishte autor i 45veprave. Kur vdiq mbreti Keops, mbreti e kishte një amanet që, në arkmortin e tij të vendoseshin disa libra në smerald të perëndisë Thoti, si kujtim nga kjo botë. Pra, është koha që shqiptarët ta dinamizojnë çështjen kombëtare për pjesët e pushtuara të Atdheut. Latinishtja nuk u krijua pa popull. Ilirët ishin krijuesit e Gjuhës Latine. Në latinisht ata flisnin dhe shkruanin fjalët e gjuhës së tyre. Shqiptarët nuk guxojnë ta heqin Gjuhën Latine nga programet shkollore. E ardhmja na do të ndritur!

Dortmund, 05. 05. 2025

LDK shtetformuese me LVV fituese – vullnet i shqiptarëve për bashkëqeverisje

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
     Fillimisht, shpreh keqardhje për përfoljet, lidhur me tjetërsimit të votave nga njëri subjekt, tek tjetri apo brenda të njëjtit subjekt. Kemi mirëpritur vendimin e KQZ se numërimi i votave do të bëhet në Qendrat e Votimit, si për subjektet, ashtu edhe për deputetët, me mbikëqyrjen e komisioneve partiake, me një transparencë që nuk lënë asnjë dilemë për ndryshim të adresimit të votës të subjektit politik apo të deputetit. Lansimi i dyshimit është shqetësues dhe uroj të mos kalojë përtej dyshimit! Shtrohet pyetja: Kaq i kushtueshme është aparatura e numërimit elektronik, në raport me pagesën e qindra komisionerëve, kuadrit teknik dhe mbikëqyrës, për një muaj radhazi?!
     Përtej një muaji vazhdon të dominojë pyetje mbizotëruese, e shprehur edhe në mënyrën dëshirore: “A mund të kemi një qeveri të re LVV-LDK? Pse, pikërisht, lakohet kjo pritje, si e vetmja zgjidhje aktuale, e pranueshme nga shumësia e shqiptarëve, për rrethanat, udhëkryqin që ndodhet Kosova? Sepse, realisht, nuk ka hapësirë për të bërë një zgjidhje të dytë, të pranueshme për interesat e Kosovës.
     Shqiptarët, në përgjithësi, populli i Kosovës, në veçanti, ka pritur reflektimin e partive, dikur të koalicionuara në PAN. Këto subjekte politike, të lindura nga një mitër e përgjakur e LPK-së, me eksponentët kryesorë të saj, tashmë, të konfirmuar si agjentë të trefishtë: Sigurimit sekret shqiptar – SHIK dhe SHISH; UDB-së dhe BIA serbe: DGSE franceze, pa përjashtuar Shërbime të tjera Informative, zgjodhën metodën fashizoide të partizanëve të Enver Hoxhës, vrasjen e kundërshtarëve politikë: para, gjatë dhe pas luftës, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin, përdhunshëm e përgjakshëm, madje pa zgjedhur mjetet!
 
          Politikanët e shantazhuar, të rrezikshëm për Kosovën
     Krimet e eksponentëve të LPK-së së djeshme, të PAN-it të sotëm, përkatësisht, të PDK-AAK-NISMA, janë faktuar nga Gjykata vendore dhe ajo ndërkombëtare. Por, ndëshkimi, asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk ka qenë real, meritor, në raport me krimet numerike e sadiste. Janë ekzekutuar djem dhe burra atdhetarë të dëshmuar, të cilët bënë paqen dhe luftën, si parti, LDK, dhe forcë e organizuar veprimtare e luftarake. Qindra shtatore dhe memoriale përkujtimore të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro dhe veprimtarë të LDK-së; gazetarë e korrespondentë të luftës; kuadro e veprimtarë të hershëm të LPK-së; aktivistë dhe ushtarë të vijës rugoviane, janë dëshmi e krimeve makabre, të bëra nga disa “komandantë” kundërshtarë, me bandat e tyre.
     Edhe pas një çerek-shekulli, këta “komandantë”, eksponentë të partive të PAN-it, nuk kanë shprehur asnjë pendesë, për krimet, tashmë, të konfirmuara. Përkundër, ata synojnë rikthimin e dhunshëm në pushtet, edhe pse populli i Kosovës, me votën e tij demokratike, sërishmi, i ndëshkoi, i refuzoi bindshëm. Burimet e klientelës së tyre elektorale janë rrast të dyshimta: 80 mijë nëpunës shtetërorë; 30 mijë anëtarë të SHIK-ut; 42.500 “veteranë” të rrejshëm, shto këtu edhe votat e familjarëve, farefisnisë dhe të miqasisë së tyre, i mbajnë brenda kuotës të pragut zgjedhor.
     Shikoni listat e kandidatëve për deputetë të PAN-it, sidomos, brenda rreshtimit numërorë 20! Me krime nëpër këmbë nuk ka ecje të shpenguar, drejtë progresit, Evropës. Njerëzit e shantazhuar, me dosje aktive dhe obligime karshi Axhensive Informative të huaja, armike të Kosovës, janë të rrezikshëm për vendin dhe, assesi, nuk duhet të ngritën në poste vendimmarrëse. Kujtoni vizionarin urtak, Rugovë, refuzimin e Hashimit për kryeministër apo ministër, sepse e konsideronte rrezik potencial për Kosovën, ngaqë e dinte ku “kulloste” ai!
     Larg qoftë, marrja në koalicion të cilido subjekt të PAN-it: PDK-AKK-NISMA, nga LVV, do të ishte nonsens i madh për Vetëvendosjen, si dhe një provokim i rëndë për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. E trishtme do të ishte, sidomos, për shumë qindra familje, viktima të “komandantëve” të PAN-it, me bandat e tyre vrastare.
     Kushtëzimet në demokraci, në shtetin me pluralizëm partiak, realisht, nuk duhej të kishte. Por, ajo që i ka ndodhur Kosovës, përgjakja ndërshqiptare, pa luftë civile, qytetare, është unike, edhe përtej hapësirave Ballkanike. Andaj, duke pasur një partner të pakriminalizuar, siç është LDK-ja, Albin Kurti dhe Vetëvendosje e tij, duhet t`i ofrojë bashkëqeverisje, duke përmbushur dëshirën e shqiptarëve dhe sugjerimin e ndërkombëtarëve, për ta kompozuar Qeverinë në pritje. LVV duhet t`i përmbahet vendimit se Opozita e Bashkuar PAN, nuk duhet lejuar ta përvetësojë fitoren e saj, për ta qeverisur Kosovën. Njëherësh, duhet të përcaktohet, prerazi, për bashkëqeverisjen me LDK-në. Pa mëdyshje, kjo do të ishte qeverisja më e mirë dhe me duar të pastra.
     Propaganda e organizuar e Baton Haxhiut, me lukuninë e tij lehaqene të argatëve të tij, po agjitojnë për ta demoralizuar LDK-në, duke ia kuajtuar koalicionin e Qeverisë Kurti-1, nuk ka funksionuar, gjoja, për fajin e LVV. Këtë çështje e kemi trajtuar dhe sqaruar, deri në shterrim. Koalicionin e ka prishur Thaçi me Grenell, Vuçiq, Rama, Mustafa. Dhe, këtë e konfirmon Arben Gashi, se “Grenell na dha një javë afat, për ta prishur Koalicionin me LVV”. Edhe Isa Mustafa thotë se “unë e prisha koalicionin me LVV!”. Por, Isa nuk ka qenë asnjëherë anëtar i LDK-së. Ai ishte katapultuar në krye të partisë së Rugovës, nga Hashimi. Madje edhe ministrat kryesorë, ia kishte ofruar ai. Pra, kjo nuk përbënë asnjë pengesë, për ta bërë koalicionin aktual LVV-LDK.
        Për shqiptarët, PAN mëkatar i shekullit, nuk amnistohet! 
      Dy subjektet politike, LVV-LDK, kanë provuar bashkëqeverisjen, më 2019, edhe pse jetëshkurtër. LDK-ka përvojën e mjaftueshme të koalicioneve dhe nuk e ka babëzitjen dhe pacipërinë për të marrë me tre deputetë, 4 (katër) ministri, siç bënte kozmopoliti Pacolli. Dihet se LDK-ja nuk është në pozitën e favorshme, për të kërkuar më shumë se sa i takon. Por, kam bindjen se do të ishin partnerë serioz e fisnik.
     Ndërkohë që subjektet tjera politike i shantazhonin krerët e partive të tyre, për poste ministrore, madje pa qenë as profesionistë përkatës, kryeministri Kurti vendosi standard të ri. “Kemi fituar tej 400 mijë vota, ndërkohë që një qeverie i nevojitën vetëm një duzinë ministrash. Prandaj do të përzgjedhim dhe emërojmë ministra profesionistë, për fushat përkatëse, qoftë edhe jashtë anëtarësisë të partisë, LVV!” Dhe, ashtu bëri. Kryeministri i mbrojti ministrat e tij, deri në përfundim të mandatit, edhe pse, herë pas here, opozita ia kërkonin, vend e pa vend, shkarkimin e tyre! Dhe, mirë bëri, sepse një opozitë destruktive dhe hiç serioze, si ajo e PAN-it, nuk meritonte as respekt dhe as vëmendje. Ishte po kjo opozitë që kërkonte, në vijimësi, edhe shkarkimin e Qeverisë Kurti-2, por edhe spiunonte tek ndërkombëtarët, madje edhe në dëm të Kosovës. Opozita PAN-iste shkoi edhe me larg, akuzoi publikisht Kurtin, se “nën maskën e shtrirjes të sovranitetit, në veriun e Kosovës, po provokon serbët, njësoj si Millosheviqi dikur shqiptarët!” Dhe, koordinonte akuzat me Serbinë, për shkarkimin e tij!
     Realisht, LDK-ja konsiderohet parti akademike, me kuadro të bollshme dhe me një edukatë supreme. Rast i rrallë, në mos unik, është ndikimi, gjithnjë, për të mirë, i -Neriut Rugovë- tek anëtarësia, elektorati i LDK-së. Për ndryshim nga “yrishnikët” kumandarë” kundërshtarë, të cilët, rrejshëm e falsifikueshëm, kanë mohuar kontributin për paqe dhe luftë të partisë zëmadhe të arkitektit të pavarësisë të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Është koha që LDK-ja, sërishmi, të dëshmohet me angazhimin e saj edhe në kohën zezonë, për popullin dhe Kosovën tonë.
     Kam bindjen se, nëse arrihet pajtueshmëria për bashkëqeverisje: LVV, Alternativa, Guxo – me LDK-në, do të mbizotërojë arsyeja e -ndarjes së tortës- mes tyre meritueshëm e fisnikërisht, gjithnjë në interes të administrimit korrekt dhe të përgjegjshëm të Kosovës. Në shkrimet tona mjaftohemi ta përmendim vetëm LVV, duke nënkuptuar edhe dy partneret simpatike, Alternativa dhe Guxo, të cilat kanë qenë fituese bindëse, respektivisht, me 7 dhe 6 deputetë cilësorë, me votim masiv. Shqiptarët njerëzorë e kanë përjetuar rëndë sulmin e padrejtë, të poshtër dhe, skajshëm, kriminal, të kryetares dinjitoze, të -Alternativa-, Mimozë Kusari-Lila, për një bisedë aksidentale, disa sekondshe, të kurdisur nga BIA serbe dhe argatët e saj gazetarë shqipfolës, zuzarë e mjeranë, në shërbim të politikës së Beogradit zyrtar. Shumsia rekord e votave për qëndrestaren Mimozë, është përgjigja më e mirë demantuese për horrakët, hafije të hershëm dhe të tashëm të Serbisë.
     Bëra këtë sqarim, sepse jeta ime ka pasur një rrjedhë të dhimbshme, me burgje dhe vuajtje. me goditje të egër dhe tërësisht të padrejtë. Është përcaktimi im parimor për ta thënë të vërtetën, pavarësisht çmimit. Andaj, kam ndarë shqetësimin, deri në dhimbje, me Mimozën. Edhe prekja e saj nga kanceri i gjirit, pikërisht, në këtë kohë të një sulmi frontal, druaj që ka ndikuar edhe në nismën e sëmundjes. Sepse mjekësia ka hedhur dyshimin, se stresi shkakton edhe goditje të kësaj natyre. Për ta goditur Qeverinë Kurti, pse po shtrinte sovranitetin, tërësisht të munguar, në veriun e Kosovës, Serbia me agjentet e saj në mediet e Kosovës, eksponentë të PDK-së, në koordinim me BIA serbe, përgjonin dhe kurdisën “aferën” kundër Mimozës.
 
       Kuadri profesional në dikastere, parathënie e suksesit qeverisës
     Ndarja e posteve ministrore në mes të partnerëve në koalicion, është një përgjegjësi e rëndësisë së parë. Sepse nga përgaditja profesionale dhe aftësia menaxhuese, suksesi i dikasterit përkatës është i garantuar. LDK-ja ka pasur një qeverisje të suksesshme në ministrinë e Ekonomisë, në Financa, në Arsimin, Infrastrukturën, pa afera dhe skandale. Posti i zëvendës-kryeminstrit, domosdoshmërisht, duhet t`i përkas LDK-së. Por, ama, jo një emresë për numër, por të jetë i konsultuar dhe i dëgjuar në vendimmarrje të përbashkët me kryeministrin. Nuk po vazhdoj me emërtesa, sepse edhe Alternativa dhe Guxo meritojnë pjesën e trofesë së tyre. Ato duhet të marrin nga një Ministri me peshë dhe një ministri tjetër të dorës së dytë.
     Kryeministrin nuk po e fusim në llogari. Organet, ministritë e -Diktaturës të Proletariatit-, siç i quanin komunistët ministrinë e Mbrojtjes, të Brendshme, të Drejtësisë, janë domene të Lëvizjes Vetëvendosjes. Hisen ministrale e kanë edhe minoritetet, si pjesë përbërëse të Atdheut të përbashkët Kosovë.
     Në Kosovë shpërfaqet një mendësi e gabuar, por që përbënë faj, kur shqiptarët i quajnë minoritetet ardhacak, sidomos serbët! Kjo është e dëmshme, deri në fajësi, sepse president ka të drejtë të bëhet, nëse votohet, kushdo që ka lindur në SHBA. Shembull, presidenti Obama, madje me ngjyrë. Emri i artisti të mirënjohur, Schwarzeneger, është lakuar për postin e presidentit, por pengesë kushtetuese ishte se ai ka lindur jashtë Amerikës. Megjithatë, ishte Guvernator i Kalifornisë. Mbretëria e Bashkuar, (Anglia), shquhet për konservatorizëm kombëtar. Por kryetar i Londrës u bë një arab!
     Kishte të drejtë Kurti dhe LVV e tij, kur kundërshtonte regjistrimin për zgjedhje të Listës Serbe, sepse e kishte mbushur kupën, për të qenë e jashtëligjshme, por Opozita e Bashkuar nuk pranoi ta bënte këtë. Përndryshe nuk do të duhej të lavdërohen subjektet politike shqiptare, duke thënë se nuk bëjmë koalicion me serbët, sikur ata të jenë me sëmundjen ngjitëse të leprozës. Në këtë mënyrë asnjëherë nuk do të arrihet integrimi i komunitetit serb në shoqërinë e ashtuquajtur multi-etnike të Kosovës! Edhe ndërkombëtarët, kur serbët, herë pas here, konsiderohen ardhacakë, e vënë në dyshim thirrjet e sinqerta që bëhen për integrimin e tyre, edhe pse gëzojnë të drejta e privilegje, më shumë se çdo minoritet në rajon dhe më gjerë në Evropë.
     Por, Kurti, me shokë, më parë duhej të kushtëzonte PAN-istët, pra, PDK-AAK-NISMA, për të bërë reforma brenda partisë, kur dihet se këto subjekte politike kanë shumë eksponentë të krimit vrastar e hajnor, madje, disa syresh edhe në kupolë të tyre. Nëse këtë nuk mund ose nuk duan ta bëjnë, atëherë nuk duhet lejuar vazhdimi i jetës politike e publike të tyre, sepse mbrojtja e krimit, natyrshëm të bënë pjesë të krimit.
 
         Shansin e humbur, nuk e kompenson pendesa e vonuar
     Ekstremet dypalëshe janë të baraz të dëmshme, të papranueshme. Opozita e Bashkuar, duke përdorur refuzimin e koalicionit me LVV, me “armën” e bojkotit të organizuar. Dhe, LVV duke kërcënuar me zgjedhje të sërishme, ose të pritshme, deri në zgjedhjet presidenciale, në prillin e ardhshëm. Nëse ajo bënë bllokim të përkohshëm të jetës politike, nën ethet e rizgjedhjeve, të cilat nuk pritet të jenë zgjidhje afatgjatë e stabile. Edhe zgjedhja e Presidentit/es, janë të kushtueshme dhe me pazare, të cilat nuk prodhojnë vlerë të mirëfilltë. Ndërsa një koalicion i tanishëm, do të shmangte çfarëdo lloj zgjedhje aktuale apo të pranverës së ardhshme.
     Pra, një qeveri solide e pa arnime të dyshimta, do ta shmangte rikthimin në pushtet të një qeverie kalkuluese, deshtake dhe moralisht të cenueshme. Pretendimi i PDK-së, për të qeverisur apo për të qenë pjesë e qeverisjes, nuk ka asnjë bazë reale, sepse renditja e saj fituese e dytë e zgjedhjeve, është fiktive, rezultat i klientelës elektorale: nëpunësia e stazhionuar duke qenë gjatë në pushtet; anëtarësia numerike e SHIK-ut; “veteranët” e rrejshëm. Përndryshe, është paradoksale që PDK, me një barrë krimesh, hajnishë, haraçit masiv, uzurpime e zhvatje të pasurisë shtetërore, ta këtë epërsinë e LDK-së, e cila, assesi, nuk vuan nga këto mëkate.
     Populli i Kosovës dhe shqiptarët e kudondodhur, janë në pritje të krijimit të një qeverie të përgjegjshme politikisht dhe të përgaditur profesionalisht. Mbesim me urimin e madh, të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur. Të paktën, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ende nuk ka hyrë në pazaret e Opozitës së Bashkuar, për krijimin e një qeverie nga humbësit. Dhe, nëse do ta bënte këtë, ndëshkimi i tij nga anëtarësia dhe elektorati i LDK-së, do të ishte i pritshëm. Pra, nisma e mbarë e Lumirit, për ngritjen e partisë, fituesja e parë në ish-zgjedhjet komunale, si dhe dyfishimi i elektoratit të saj në këto 4 vite, në rast të refuzimit të koalicionit aktual, me LVV, do ta humbiste shansin, për ta bërë LDK-në kryezonjë, sepse opozitarizmi i zgjatur, “hallakatë”, pasivizon dhe demoralizon anëtarësinë, elektoratin.
     Mendoj se shtrimi i çështjes të koalicionit në Këshillin e Përgjithshëm, votimi i fshehtë, dhe kurrë aklamativ, do ta jipte zgjidhjen e duhur. Shansin e humbur, nuk e kompenson pendesa e vonuar. Andaj, koha është për vendim të mençur, të shëndetshëm për LDK-në e, mbi të gjitha, për Kosovën. Bërja pjesë e bojkotit, është sikur t`i hipish mizës!