Kreu Blog Faqe 565

“Federata e Arbërisë” thërret për ribashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm, Shqipërinë Natyrore

0

FEDERATA E ARBËRISË

Thirrje Kombëtare dhe Ndërkombëtare

Për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një Shtet të Vetëm – Shqipërinë Natyrale

Në emër të Federatës së Arbërisë, një organizim gjithëkombëtar shqiptar me bazë ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare, i ndërtuar mbi statut, rregullore dhe platformë të miratuar, i drejtohemi:

  • Popullit shqiptar kudo që ndodhet,
  • Institucioneve shtetërore shqiptare,
  • Bashkësisë ndërkombëtare,

…për të filluar një proces historik, politik dhe juridik për ribashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm, të drejtë dhe natyror: Shqipërinë Natyrore.

  1. E Drejta e Shqiptarëve për Bashkim Kombëtar

Ndarja e shqiptarëve në disa shtete është një padrejtësi historike, rezultat i pazareve ndërkombëtare dhe regjimeve që kanë mohuar identitetin tonë.

Sot, shqiptarët jetojnë të ndarë në:

  • Shqipëri (shteti amë),
  • Kosovë (e pavarur, por me subjektivitet të papërfunduar ndërkombëtarisht),
  • Maqedoninë e Veriut (shqiptarët janë autoktonë, por të diskriminuar),
  • Serbi (Lugina e Preshevës),
  • Mal të Zi (Plavë, Guci, Ulqin),
  • Greqi (Çamëria e mohuar),
  • Sanxhak,
  • Diasporë.

Kjo ndarje bie ndesh me të drejtën për vetëvendosje, të garantuar nga e drejta ndërkombëtare.

  1. Shqipëria Natyrale – Jo e Madhe, Jo e Vogël, Por Ajo që Është

Kërkesa jonë nuk është për zgjerim apo pretendime të padrejta territoriale, por për bashkimin e trojeve historike shqiptare, të cilat padrejtësisht janë lënë jashtë Shqipërisë.

Shqiptare janë:

  • Çamëria,
  • Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibrat (Ilirida) ,
  • Plava, Gucia, Malësia,
  • Presheva, Bujanoci, Medvegja,
  • Sanxhaku, Toplica dhe shumë të tjera.

Rreth dy të tretat e trojeve shqiptare ndodhen sot jashtë shtetit shqiptar – kjo është një padrejtësi që kërkon drejtim të ri politik dhe historik.

  1. Platformë Kombëtare dhe Ndërkombëtare për Veprim

Federata e Arbërisë ka për qëllim:

  • Përfaqësimin gjithëkombëtar për bashkim, në mënyrë demokratike dhe të ligjshme;
  • Ndërtimin e një platforme kombëtare e ndërkombëtare për vetëvendosje;
  • Forcimin e identitetit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare;
  • Aktivizimin e diasporës shqiptare në këtë proces.
  1. Rreziku i Heshtur: Ekstremizmi Politik Islamik

Një nga kërcënimet më të rrezikshme ndaj unitetit kombëtar është ideologjia islamike ekstremiste, e cila:

  • Mohon flamurin dhe pavarësinë shqiptare,
  • Nuk njeh gjuhën, historinë e figurat tona kombëtare,
  • Synon ta zëvendësojë identitetin tonë kombëtar me një agjendë të huaj fetaro-politike.

Federata e Arbërisë e refuzon me vendosmëri këtë kërcënim dhe u bën thirrje institucioneve të reagojnë në kohë.

  1. Thirrje për Bashkim dhe Veprim

Popull shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri dhe Diasporë:
Ngrihuni në mënyrë paqësore, demokratike dhe të organizuar për të kërkuar ribashkimin e kombit shqiptar.

Institucione shqiptare:
Punoni për një platformë të përbashkët kombëtare dhe ndërkombëtare për bashkim.

Bashkësi ndërkombëtare:
Njihni padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve dhe mbështesni të drejtën për vetëvendosje dhe zgjidhje paqësore.

Me përgjegjësi kombëtare dhe besim në të ardhmen,

NGA FEDERATA E ARBËRISË
Në shërbim të unitetit dhe të drejtësisë për kombin shqiptar

___

Të nderuar drejtues dhe përfaqësues të mediave shqiptare,

Mos e injoroni këtë thirrje. Mos e mbuloni të vërtetën. Koha do të vijë dhe do të kërkohen përgjegjësi nga të gjithë – përfshirë edhe ju, drejtues të mediave që keni për detyrë t’i shërbeni interesit kombëtar dhe jo agjendave të huaja, heshtjes së organizuar apo frikës së përditshme.

Mos kini frikë. Ky projekt nuk është i izoluar dhe as i pafuqishëm. Ai përfaqëson ndjenjën kombëtare, të drejtën historike dhe aspiratat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kjo thirrje është :
Për popullin.
Për të ardhmen.
Për ndërgjegjen tuaj si shqiptarë.

Sqarim redaksive:

Kjo thirrje është dërguar për publikim nga Zëdhënësi i Federatës së Arbërit, z. Luan – Asllan Dibrani.

Nëse e konsideroni të domosdoshme ta bëni publike autorësinë ose burimin e këtij materiali, ju lutemi theksonie qartë se:

“Ky material është dërguar nga z. Luan – Asllan Dibrani, Zëdhënës i Federatës së Arbërit, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar, që do të zhvillohet në Tiranë, Prishtinë ose Shkup.”

Ernest Koliqi dhe Kosova, kujtime në përvjetorin e lindjes

Ernest Koliqi (20 Maj,1903-15 Janar,1975)

Nga: Frank Shkreli

Me 20 maj, 2025 kujtojmë Prof. Ernest Koliqin në përvjetorin e lindjes. Shkrimtar, studiues, publicist dhe figurën poliedrike Ernest Koliqin, njërin nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha shekullit të kaluar. Ernest Koliqi dha një kontribut të shquar për letërsinë, arsimin e kulturën shqipe në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare kur shërbente si ministër arsimi, por edhe gjatë gjithë jetës së tij edhe në mërgim.

Sa për të kujtuar, me këtë rast, vetëm një aspekt të veprimtarisë së tij shumë dimensionale, gjatë vitit shkollor, 1941-42 në postin e ministrit të arsimit, ai dërgon në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavinë e asaj kohe qindra mësues e mësuese me qëllim përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Gjatë asaj kohe janë hapur, për herë të parë, një numër i madh shkollash fillore në shumë vende të botës shqiptare në Ballkan: në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare si në Mal të Zi e Maqedoni. Frank Shkreli: Mirënjohje për mësuesit e shkollës së parë në gjuhën amtare shqipe në rrethin e Ulqinit | Gazeta Telegraf

Ernest Koliqi me fjalën “shqiptar” nënkuptonte, “Njeriun bashkombtar të Shqipnisë së vjetër dhe të Kosovës. E për të qenë krejtësisht të qartë, edhe atë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Thërrasim, “Arbëresh”, vëllaznit fisnorë të Italisë, të Greqisë e të Zarës; përdorim skajin Arbnuer – nga Arbri – tue përfshi në të, mbarë gjinden e gjakut tonë, dmth, Arbreshë e Shqiptarë bashkë”, sipas tij, kudo që ata jetojnë.

Gjithashtu gjatë atyre viteve, shumë bursa iu shpërndanë studentëve shqiptarë duke mundësuar dërgimin e tyre në shkolla të Italisë e Austrisë. Sipas të dhënave historike, shkolla e parë u hap me 12 dhjetor, 1941. Siç dihet këto shkolla të hapura nga Ernest Koliqi me bashkpuntorët e tij, kanë vazhduar punën deri në vitin 1944, kur për fat të keq, qielli kombëtar u mbulua nga retë e zeza kur e mbuloi terri gjysëm shekullor i komunizmit anti-kombëtar ndërkombëtar.

Ato shkolla, siç dihet sot, janë bërë baza të rëndësishme të zhvillimit të arsimit, gjuhës dhe të kulturës shqiptare në trojet shqiptare nën-ish Jugosllavi. Ky është mendimi i shumë historianëve sot por edhe i bashk-kohasve të Ernest Koliqit, disa prej të cilëve kanë qenë bashkpuntorë të ngushtë të Koliqit në këtë mision të shënjtë mbarëkombëtar – si Dr Rexhep Krasniqi, ndër të tjerë. Dr. Krasniqi ishte emëruar nga Koliqi si Drejtor i parë i gjimnazit të hapur në Prishtinë në vjeshtën e vitit 1941. Kjo veprimtari arsimore në atë kohë ishte dhe sot konsiderohet – sidomos në Kosovë –si një kontribut vendimtar i Ernest Koliqit në arsimimin e brezave. Një akt ky i këtij burri të madh, fatlum, për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkqesisht, një rol ende i mohuar, në qarqet kryesore politike, akademike e mediatike në Shqipëri. Frank Shkreli: Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf  Koliqi shprehej sshpesh se e gjithë bota po ndryshon por Shqiëëria jonë nu ndryshon. Kjo fatkeqsisht vlen edhe për ditët tona.

Sidoqoftë, thuhet se interesimi i Ernest Koliqit për Kosovën, që në rini, ishte influencuar nga miku i tij shkodran, Luigj Gurakuqi, i cili në atë kohë njihej me plakun e maleve, Bajram Currin, por edhe me patriotë të tjerë politikë dhe revolucionarë të Kosovës e që më vonë i ka njohur edhe vet Koliqi, që në hapat e para të rinisë e të veprimtarisë së tij letrare, atdhetare dhe politike. Një prej tyre, Tahir Zajmi ëstë shprehur për Koliqin dhe trajtimin e tij nga të “pandërgjegjëshmit” dhe të “papërgjegjëshmit”:  “Kape kah ta kapish del në shesh si drita e diellit se periudhën e heshtjes a të pushimit të vërtetë letrar prodhues të Koliqit gjatë luftës e karakterizon përkujdesi dhe përhapja e arsimit kombtar, veçanërisht në Shqipninë Ethnike. E kur shohim se Universiteti i Prishtinës sot (1963) me tetë fakultete, do të matet me atë të Tiranës, në një kohë të shkurtë, e se në atë universitet ka mjaft arsimtarë të emnuem nga Koliqi gjatë luftës me shërbye në Kosovë, po për gjuhën shqipe – vetëm kjo duhet t’a qetësojë zemrën e Koliqit dhe t’a bajë me jetue ma gjatë për të mbarën e letrave shqipe. Ndërsa të pa-ndërgjegjëshmit dhe të pa-përgjegjëshmit që nga Tirana lëshojnë lotë krokodili për Koliqin e për Kosovarë, le të shukusin e ta ulin kryet përpara atij që vepron me përgjegjësi kombëtare në momente historike”.  Nga Shëzat, VII, 1963, 5678, Maj-Gusht, faqe 235-241, nënshkruar nga autori me pseudonimin: “Kosovari”.

Vërejtës të paanshëm pra, e kanë konsideruar rolin e Koliqit në arsimimin e brezave të shqiptarëve në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, si një rilindje e gjithanshme e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në ato anë deri atëherë të shtypura, mizorisht, nga regjimi i ish-Jugosllavisë mbretërore. Deri atëherë Beligradi u kishte mohuar shqiptarëve të gjitha të drejtat kombëtare, përfshir të drejtën për të mësuar gjuhën shqipe.

Për këtë arsye shqiptarët e Kosovës – në kohën e Koliqit dhe më vonë — e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë edhe sot si një fitore të madhe hapjen e shkollave shqipe në Kosovë nga Ernest Koliqi, në vitet 1941-44, “Të cilat qysh atëherë veprojnë e lulzojnë me një rythëm të shpejtë dhe të pandalshëm duke i falë Kombit pionerë të rinjë që do të jenë garantia më e shëndoshë dhe uzdaja e s’ardhmes së Atdheut. E meritat kryesore të kësaj veprimtarie patriotike të qeverisë shqiptare, pa dyshim, i përket Ministrit të Arsimit të asaj kohe Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnetin dhe me shpirtin e tij prej idealisti nuk kurseu energjitë e tij dhe as mjetet shtetnore në dispozicion për ta pajisë sa më mirë aparatin arsismues në viset e lirueme me elementa të shëndoshë që i dhanë hov e gjallëni shkollës shqipe. E sot pra, për fatin e bardhë të Kombit ashtë formua atje një rini dinamike e cila në çdo fushë të aktivitetit kombëtar e shtetnor po përgatitet e po forcohet për t’a lumnue fatin e vendit, në të ardhëshmen.” (Tahir Zajmi, Kontributi i Ernest Koliqit për Kosovën në Shëjzat VII, 1963, nr. 5-8, faqe 221-222.

Tahir Zajmi ka shkruar gjithashtu se edhe në mërgim, Koliqi ka vazhduar të mbetej shumë i interesuar për veprimtarinë e tij të frutshme në zhvillimet e Kosovës, sidomos ka thenë ai, për zhvillimet në fushën e arsimit, përparimet në shkollat shqipe dhe të rinisë shqiptare në vise shqiptare nën ish-Jugosllavi, ashtuqë puna e tij në fillim të dyzetave të mos ndërpritej as të ndalej. Ky ishte interesimi i tij për Kosovën, sa ishte në mërgim në Romë. Prandaj sipas Zajmit janë të shumta arsyet që, “Ernest Koliqi zen një vend të naltë në zemrat e dashamirësve të Kosovës, e njëherazi edhe në historinë e përpjekjeve për lartësimin kulturor të saj”.

Ndërsa një tjetër perosnalitet nga Kosova, poeti Nijazi Sulçoglu ka vlersuar  kontributin e Ernest Koliqit për arsimin në Kosovë, duke e cilësuar poetin dhe shkrimtarin e madh shkodran, Ernest Koliqin si “dragoin kombëtar” që përhapi shkollat shqipe në trojet shqiptare, që punoi për Kosovë e për Atdhe e të cilit “i jemi borxhli” për kontributin e tij. Prandaj, para këtij “Vigani të madh kombëtar shqiptar… të përulemi”, është shprehur poeti nga Kosova duke shtuar se, “Ndër zemrat tona kosovare emni i Ernest Koliqit gjithmonë ka me qenë i gjallë, ndërmjet të gjallëve”, ka shkruar Nijazi Sulçoglu në revistën Koha Jonë nr.1,2,3, janar-Shkiurt-mars, 1975, faqe 50)

Ky shënim modest i imi në përkujtim të Ernest Koliqit në 122- vjetorin e Ernest Koliqit pasqyron në vazhdimsi  amanitin e mbajtur – “mos harro auktorët që regjimi komunist i ka përjashtue nga historia e letërsisë shqipe…”.- Frank Shkreli: Amanetin e mban toka – gëzuar ditëlindjen Prof. Ernest Koliqi | Gazeta Telegraf

Ernest Koliqi, për fat të keq të tij dhe të Vërtetës historike kombëtare, vazhdon (jo për faj të tij) të sulmohet rëndë, sidomos, nga pseudo-historianët e ish-regjimit komunist në Shqipëri, përfshir apologjetët aktualë politikë e akademikë të regjimit të Enver Hoxhës. Siç thashë më lartë, duke qenë i vetdijshëm se si trajtohej figura dhe vepra e tij në nga regjimi enverist në Shqipëri, është shprehur me një rast se “kudo gjanat ndryshojnë, por jo në Shqipëninë tonë”. Por, për fat të mirë, falë vlerave dhe kontributit kombëtar të trashëgimisë së veprimtarisë së tij, në Republikën e Kosovës sot vihet re në një interesim më i madh e më i sinqert për punën dhe veprat e Ernest Koliqit.  Koliqi meriton ta ketë një përmendore në qendër të Prizrenit apo të Prishtinës”, ishte thirrja që bënte i ndjeri Profesor Ahmet Qeriqi, ish-drejtor i Radios Kosoav e Lirë – Zëri i UÇK-ës gjatë luftës,  për një përmendore në nder dhe në kujtim të Ernest Koliqit si shpërblim për “dhuratën e tij më të madhe që mund t’i jepej një kombi… Frank Shkreli: Thirrje për njohjen e rolit të Ernest Koliqit në përhapjen e arsimimit kombëtar (1941-1944) anë e mbanë trojeve të robëruara shqiptare | Gazeta Telegraf  Sa vizionar që ishte! Sa i kënaqur do të ishte të shihte realtzimin e ëndërres së tij të një Shqipnie etnike — sot Kosovën e lirë, shtet të pavarur, fara e të cilës ishte hedhur prej tij me hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, Tetovë, Dibër dhe në krahinat bregdetare të Ulqinit.

At Gjergj Fishta, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Lagush Poradeci, Ernest Koliqi – Shkodër, 1938

Foto e Ernest Koliqit, circa 1938 –2-3 vjetë para se të bëhej Ministër i Arsimit dhe të merrte vendime strategjike kombëtare për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shpiptar në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi, 1941-1944.

Autori me Ambasador Flamur Gashi në Nju Jork, 2022: “Në çdo qytet të Dardanisë, Maqedonisë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, në Mal të Zi dhe kudo ku ka dhe jetojnë shqiptarë është meritore të ketë shkolla, rrugë, sheshe dhe shtatore me emrin e themeluesit dhe përhapësit të arsimimit kombëtar në këto anë… Ministrin e Arsimit Ernest KOLIQI”.

Arsimtarëve u ofrojmë një pagë që as nuk i motivon, as nuk u jep arsye për të qëndruar në arsim

0

Nga: Lis Bukuroca

Nga fakulteti në varfëri

Pasojat e degradimit të një profesioni

Nëse arsimtaret ose arsimtarët paguhen sa — apo edhe më pak — se kamerierët, atëherë rezultati i dobët në testet ndërkombëtare PISA nuk është rastësi: është pasojë.

I kërkojmë mësuesve të jenë:

– të përkushtuar,

– etikë,

– të arsimuar,

– të përditësuar —

Nëse një kamerier fiton 500€, një mësues/e duhet të fitojë të paktën 1000€. Më e drejtë do të ishte 1500€. Sepse kamerieri nis të fitojë që në moshën 18–19 vjeç, ndërsa mësuesja e mösuesi hynë në treg të punës vite më vonë, pas një rruge të gjatë studimesh dhe sakrificash.

(Nuk është faji i kamerierit. E përmenda si shembull, pasi shpesh kjo punë bëhet pa ndonjë shkollë profesionale. Faji është i sistemit që nuk vlerëson arsimin.)

Kleriku motivohet, jo arsimtarja e arsimtari!

Në një vend ku arsimtarja e arsimtari paguhen sa një klerik — apo edhe më pak — s’ka pse të habitemi që fëmijët mësojnë të luten për një të ardhme, por jo të përpiqen ta ndërtojnë atë.

Mendimi që pason, i përkthyer nga gjermanishtja, përmbledh më së miri realitetin tonë:

“Nëse më paguan si do ti,

do të punoj si dua unë.

Nëse më paguan si dua unë,

do të punoj si do ti.”

Dhe nëse nuk reflektojmë, do të mbetemi vendi ku edukatorët punojnë si munden, e nxënësit përgatiten për një treg që nuk ka nevojë për dije — por për bindje e lutje…

Prandaj, nëse mësuesja e mësuesi paguhen si kamerier, mos prit shkollë, por shërbim…

Një milionë “skllevër” shqiptarë e votuan shkaktarin e varfërisë së tyre

 

Klajd Kapinova

  • 1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma varfërisë së rëndë, fatkeqsisht votojnë me 11 maj 2025 për mafien politike dhe shkaktarët barktharjes së tyre

Në vitin 2024, të dhënat e Eurostat po tregojnë ralisht fytyrene  vertete se Shqipëria ka standardet më të ulëta dhe mizerje të jetesës dhe përqindjen më të lartë të njerëzve në rrezik varfërie ekstreme ose përjashtimi social në kontinentin e Evropës.

Më pas vijnë shtetet si: Bullgaria (30.3%), Rumania (27.9%) dhe Greqia (26.9%) gjithashtu kanë shkallë të lartë varfërie ose përjashtimi social brenda BE-së. Pra media mercenare  b…lëpirese gjatë fushatës elektorale deri tani kanë gënjyer hapur për “lumturinë” socialiste të Dullës së Ri-Shalgjatit. Anasjelltas shtetet e tilla si: Republika Çeke, Holanda dhe Sllovenia kanë shkallët më të ulëta të varfërisë ose përjashtimit social.

Gjetjet dhe detajet kryesore:

Shqipëria: Të dhënat tregojnë se gjysma e popullsisë shqiptare është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, me rreth një milion njerëz që jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit.

Të dhënat e Eurostat

Të dhënat e Eurostat, fatmirësisht nxjerrin në pah pabarazitë e konsiderueshme në standardet e jetesës në të gjithë Evropën, me Shqipërinë që kryeson në aspektin e kushteve mizerabël të ulëta të jetesës dhe shkallëve të larta të varfërisë. 

Shkallët e varfërisë në Bashkimin Europian

Në vitin 2024, 93.3 milion njerëz në Bashkimin Europian, ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, duke përfaqësuar 21.0% të popullsisë së përgjithshme.

Variacione Rajonale

Shkallat më të larta të varfërisë brenda BE-së janë të përqendruara në rajonet e Evropës Lindore, me Bullgarinë, Rumaninë dhe Greqinë që raportojnë përqindje dukshëm më të larta të njerëzve në rrezik varfërie ose përjashtimi social krahasuar me vendet e Evropës Perëndimore.

Faktorë të tjerë

Faktorë si pabarazitë në të ardhura, veçanërisht në shtetet baltike dhe Evropën Jugore, kontribuojnë në pamjen e përgjithshme të varfërisë dhe përjashtimit social në Evropë.

Shqipëria, po zbaton “reforma” të rëndësishme strukturore droge, mafies, pastrim parash etj., që do të mbështesin rritjen e barabartë, do të rrisin “produktivitetin” dhe “konkurrueshmërinë” në ekonomi, do të krijojnë më shumë vende pune dhe do të “përmirësojnë” qeverisjen e Dullës se Ri-Shalgjatit dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Varfëria, pritet të rritet dhe vazhdojë, ndërsa “punësimi” vie vazhdimisht dhe pagat si zakonisht jane të vogla. Tensionet e shtuara gjeopolitike dhe pasiguria në politikën tregtare, paraqesin rreziqe për perspektivën afatmesme, pasi perspektivat varen nga kërkesa e jashtme dhe vazhdimësia në reformat strukturore.

Varfëria e madhe e tejzgjatur Shqipërisë e njëjtë me ato të 90% të shteteve të Afrikës

Afrika Sub-Sahariane vazhdon të dominojë listën e vendeve më të varfra: Kur shikojmë Parashikimet të Konsensusit për ekonomitë me PBB-në më të ulët për frymë (në dollarë amerikanë, çmimet aktuale të tregut) në vitin 2025, një gjë bie në sy: 19 nga 20 më të varfrit janë nga Afrika Sub-Sahariane (SSA).

I ​​vetmi komb jo-afrikan në 20 vendet e para është vendi i Afganistanit, i përfshirë nga konflikti dhe i izoluar ndërkombëtarisht.

Megjithëse SSA ka qenë rajoni i dytë ekonomik me rritjen më të shpejtë pas Azisë në vitet e fundit, rritja jashtëzakonisht e lartë e popullsisë mbi 2% në vit do të thotë se PBB-ja për frymë është rritur shumë më ngadalë.

Për më tepër, faktorë të tillë si moti ekstrem, trazirat politike, kontinenti ka përjetuar nëntë grushte shteti që nga viti 2020 dhe pasiguria vazhdojnë ta pengojnë SSA-në të arrijë potencialin e saj të plotë. 42% e shqiptarëve në rrezik varfërie më shumë se çdo vend tjetër evropian.

Sipas një informacioni me 19 maj thuhet se ndërsa të dhënat ekonomike flasin për një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe zhvillimin e sektorëve të caktuar, një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare po përjeton një realitet krejtësisht të ndryshëm.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat (nëpërmjet Monitor.al), Shqipëria kryeson listën për Evropën, për sa i përket përqindjes më të lartë të popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social me rreth 42% të shqiptarëve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

Përkthyer në shifra, kjo arrin në më shumë se 1 milion shqiptarë që konsiderohen se vuajnë nga një formë e rëndë varfërie.

Sipas standardeve të përcaktuara nga Eurostat, një familje është në këtë kategori nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 kushtet themelore të jetesës, të cilat ndahen në dy grupe: në nivel individual dhe në nivel familjar.

Disa nga kategoritë përfshijnë:

– Vonesa në pagesat e qirasë, kredisë ose shërbimeve bazë.

– Pamundësi për të shkuar me pushime për të paktën një javë në vit.

– Mungesë të një vakti me mish, peshk ose ekuivalent çdo dy ditë.

– Pamundësi për të përballuar një shpenzim të papritur prej 30,000 lekësh.

– Shtëpi e ftohtë në dimër për shkak të pamundësisë për ngrohje.

– Pamundësi për të pasur një makinë për përdorim personal.

– Mungesë të mobiljeve funksionale ose mundësisë për ta zëvendësuar atë.

Kosova në vendin e tretë si shteti më i varfër

Kosova zë vendin e tretë. Duke supozuar, për qëllimet e këtij diskutimi, se është një vend sovran dhe jo një territor i pavarur serb, Kosova kishte një të ardhur bruto për frymë prej 4,440 dollarësh në vitin 2020, duke e bërë atë vendin e tretë më të varfër në Evropë.

Kosova, është një shtet i njohur pjesërisht që shpalli veten të pavarur nga Serbia në vitin 2008. Rreth 30% e popullsisë së Kosovës fiton të ardhura që bien nën kufirin e varfërisë, që do të thotë se rreth 550,000 njerëz jetojnë në varfëri.

Përveç kësaj, Kosova kishte një shkallë jashtëzakonisht të lartë papunësie prej 34.8% që nga viti 2016, me shumicën e familjeve që fitonin më pak se 500 euro në muaj.

Shqipëria, është vendi i pestë më i varfër në Evropë

Shqipëria, ka një të ardhur bruto për frymë prej 5,210 dollarësh. Pas shpërbërjes së BRSS-së në vitet 1990, Shqipëria kaloi nga një ekonomi socialiste në një ekonomi kapitaliste të tregut.

Shqipëria, është vendi i pestë më i varfër në Evropë, ku fatkeqsisht ekonomia e saj po degradohet vazhdimisht edhe pse media e blerë nga qeveria marksiste e Dulle se Ri-Shalgjati thotë dhe shkruan se po “përmirësohet”.

Princi Haakon i Norvegjisë në Kiev: – Ne jemi këtu për të treguar mbështetje për popullin ukrainas

0

Foto: Heiko Junge / NTB Foto: Heiko Junge / NTB Foto: Heiko Junge / NTB Foto: Heiko Junge / NTB Foto: Heiko Junge / NTB Foto: Heiko Junge /NTB

VG

Kronprinsi mbërriti të martën në mëngjes pas një udhëtimi me tren që zgjati më shumë se dhjetë orë. Në një stacion pak jashtë kryeqytetit Kyiv, ai u përshëndet nga zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Oleksandr Misjtsjenko.

– Ne jemi këtu për të treguar mbështetje për popullin ukrainas. Është impresionuese të qëndrosh këtu në fushën e betejës, tha kronprinsi Haakon.

Edhe ministri i energjisë, Terje Aasland (Ap), është me këtë udhëtim. Të dy kanë një program të ngjeshur gjatë vizitës.

Gjatë vizitës në Ukrainë, Kronprinsi do të takohet ngjashëm me autoritetet ukrainase dhe partnerët norvegjezë, si dhe do të vizitojë projekte që kanë marrë mbështetje përmes programit Nansen. Të martën pasdite, kronprinsi u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

– Ne jemi shumë mirënjohës që të kemi këtu. Është një privilegj, tha Zelenskyj kur e përshëndeti princin e kurorës në mesditë sipas kohës lokale.

– Ne jemi të impresionuar nga udhëheqja juaj. Ju keni qëndruar kundër invazionit dhe agresionit, iu përgjigj princit të kurorës. Të dy kishin një takim gjysmë orësh para se Zelenskyj të ftonte për drekë. Vuri një kurorë nderimi Një daulle e vetme prishi qetësinë kur princi i kurorës mbërriti në monumentin në Mosjtsjun të martën dhe me hapa të ngadalshëm shkoi drejt kurorës së vendosur.

Këtu ranë të paktën 118 njerëz në shkurt dhe mars 2022 kur mbrojtën zonën nga forcat ruse.

Mosjtsjun nuk është shumë larg Butsja dhe Irpin, ku ndodhën beteja të ashpra dhe disa nga masakrat më të këqija.

Princi i Kurorës Haakon gjatë vendosjes së kurorës në «Seiersenglene», e cila është një monument për ushtarët e rënë në Mosjtsjun. Foto: Heiko Junge / NTB

Foto: Heiko Junge / NTB

Princi i kurorës Haakon mbërrin në stacionin e trenit në qytetin kufitar Przemysl në Poloni para nisjes me trenin natë për në Kyiv në Ukrainë.

Memoriali përbëhet nga një unazë çeliku me emrat e të vdekurve. Në pyllin përreth, shumë pemë janë prerë gjysmë për të simbolizuar të rënët.

– Ne jemi shumë të impresionuar nga qëndresa e tyre dhe aftësia për të u ngritur, thotë princi i kurorës. Udhëtimi në Ukrainë është i pari i princit të kurorës, por ai ka vizituar gjithashtu zona me konflikte më parë. Në dhjetor të vitit 2001 ai ishte në Kosovë për të u uruar batalionit të Telemarkut gëzuar Krishtlindjet, dhe në vitin 2009 ai shkoi në Afganistan për të vizituar ushtarët norvegjezë atje. Çifti i princit të kurorës u takua gjithashtu me Zelensky-n kur ai ishte në vizitë në Norvegji.

Princi i Kurorës viziton Ukrainën për të shprehur mbështetje të Norvegjisë për vendin e shkatërruar nga lufta. Foto: Heiko Junge / NTB

Vetë Princi i Kurorës është një gjeneral në Ushtri dhe Forca Ajrore, si dhe një admiral në Marinë.

Në fillim të këtij viti, Storting rriti mbështetjen e saj për Ukrainën në 85 miliardë NOK në 2025 përmes Programit Nansen.

Publikuar: 20.05.25 në 07:35
Përditësuar: 20.05.25 në 13:53

Kronprins Haakon møtte Zelenskyj: – Vi er imponert av ditt lederskap

Berisha IK

0

Në foto: Sali Berisha me Anastasios Janullatosin, tashmë të ndjerë

Prirro Prifti, Tiranë

Nuk mund te mos shprehen problemet e rënda që po kalon opozita sot dhe Partia kryesore Opozitare e cila humbi per here te katert zgjedhjet Parlamentare.

Shkaqet dhe Faktorët e humbjes janë të shumta por kryesorja është sepse Partia Demokratike dhe Opozita nuk u përpoqën për të marrë pushtetin nëpërmjet votës me qëllim që të përirësohet gjëndja dhe të bëhet një rotacion I domosdoshëm, me qëllim që Shqipëria të integrohet në BE dhe të luftohet korrupsioni duke mbështetur Drejtësinë e re qoftë edhe me plot të meta. PD dhe Berisha luftuan vetëm që të zënë vëndet e tyre në parlament duke nënvlerësuar nevojën e domosdoshme që ka Opozita për të sjellë njerëz të rinj meritokratë dhe profesionistë në drejtim, me qëllimin e madh ta bëjnë Shqipërinë Madhështore.

Por Shqipëria Madhështore nuk bëhet me njerëz dhe politikanë të ezauruar , grindavecë, që nuk dinë të artikulojnë një frazë të vetme pa përdorur fjalë banale dhe pa shpifur e pa bërë rrëmuja duke dëmtuar imazhin e tyre personal por edhe të Shqipërisë.

Atëhere e si mund të fitojë një Parti e tillë Opozitare me këta njerëz të marrë fund sigurisht dhe me një kryetar që nuk do të japë  dorëheqjen kur humbet? Dorëheqja është një veprim i kulturuar jo vetëm për një drejtues por edhe për çdo politikan që ka marrë një mandat nga populli.

Justifikimet per vjedhje massive votash, ankesat qe do te behen ne Bruksel, dështimi që u shkaktua nga La Civita, mungesa e nje platforme te vërtetë opozitare, vendosja ne listën e mbyllur të individëve që janë prej vitesh në Parlament por që nuk kanë patur asnjë cilësi profesionale apo meritokracie përveçse zënkave, gridnjeve, shpifjeve, dhe arrogancës, qoftë në parlament ashtu dhe në media, mbajtja larg e elementëve të rinj dhe me përspektivë apo edhe e individëve që kanë patur elektorat të fortë në zonat e tyre,- ishin shkaqet kryesore të humbjes së PD në këto zgjedhje.

Problemi tjetër  ka të bëjë me vetë kryetarin e Partisë i cili nuk repsekton statutine vetë PD në të cilën shkruhet që nëse Partia humbet zgjedhjet … Kryetari automatikisht largohet nga Posti dhe realizohen zgjedhje të reja brënda Partisë. Pra një faktor tjetër interesant dhe zhgënjyes është mos respaktimi I Statutit të Partise. Kjo mungesë respektimi u vu re edhe në realizimin e primareve në të cilën personat fitues nuk përfituan për tu futur në listën e mbyllur.

Elementi tjtetëri i rëndësishëm jashtë problemve partiake është sigurisht Kodi Zgjedhor I cili është proporcional rajonal, një kod i cili:

-pengon pjesmarrjen e lirë të kandidatëve pa lista të mbylluara dhe së dyti

-pengon numurimin e votive në total për cdo Parti duke pamundësuar partitë e vogla që të marrin më shumë deputetë

-duke qënë një Kod i tillë Zgjedhor lejon vetëm një Demokraci Militante dhe jo një Demokraci ku pjesmarrësit të jenë jo vetëm të klaneve partiake por  të mundësojnë edhe njerëz dhe individë të tjerë me integritet dhe të panjollosur, dhe të lirë për të vendosur pjesmarrjen në zgjedhje.

-Mungesa e krijimit të një lobi të tretë opozitar, pengoi në zgjedhjet e fundit që Opozita e re e fraksionuar me 5 parti të vogla për shkak të interesave egoiste të kryetarëve të këtyre partive të vogla të mos bashkohen në një Opozitë të re e cila mund të merrte  deri në 19020 vënde në Parlament në vënd të 7 vëndeve që mori pikërisht për shkak të egoizmit politik provincial.

Që Shqipëria ka nevojë për rotacione pushtetesh kuptohet se është e domosdoshme, por prania e një opozitë të tillë e cila sakrifikon Projektet dhe Programet e Partisë për mbijetesën e Individi qoftë ai dhe kryetar për një kohë të gjatë me të mira dhe të këqijat e tij- e pengon Partinë më të madhe opozitare të fitojë në zgjedhje sepse populli nuk është injorant dhe shikon dhe vlerëson qëndrimet e kësaj opozite e cila jo vetëm që nuk është e fortë dhe e konsoliduar , por edhe e përçarë në shumë parti të tjera të vogla votat e fituara të së cilës janë marrë nga elektorati I Opozitës kryesore.

Gjithmonë kam qënë kundër votimit të emigrantëve. Pse? Sepse Zgjedhjet, qofshin ato Parlamentare, qofshin loklae kanë nevojë të votojnë taksapaguesit shqiptarë dhe jo ata që janë shqiptarë por që nuk paguajnë taksa dhe nuk banojnë më shumë se 1 vit në Shqipëri. Këtyre individëve emigrant, megjithë respektin nuk janë të azhornuar më problemet shqiptare dhe nuk kontribuojnë në Shqipëri por në vëndet e tyre- pra u ka ngeluar ora në momentin kur janë larguar. Të vetmit kandidatë për të votuar janë punonjësit shqiptarë që I ka dërguar shteti shqiptar, dhe ata shqiptarë që mund të kënë të ardhura për familjet e tyre në Shqipëri më shumë se 10 mijë euro në vit.

Në përfundim mund të shpreh se Opozita e sotma pavarësisht se ka marrë 500 vota dhe ka fituar 50 vënde në Parlament e ka të nevojshme të reformohet duke larguar në rradhë të parë Kryetarin humbës të saj prej vitesh sepse ai e ka kthyer Partinë një instrument personal për të mbrojtur veten nga ligji. Nëse nuk e bën hapin e parë kjo Opozitë atë here do ta humbasë rolin e saj si Opozitë kryesore. Vëndin e saj mund  t`ja zënë partitë e reja opozitare. Më kryesorja jo vetëm për PD por edhe për paartitë e reja opozitare është ndryshimi rrënjësor I mentalitetit konkurues në zgjedhje, pra së pari duhet të respektojnë ligjet dhe pushtetet duke sugjeruar edhe ndryshime ligjore përkatëse si ato që shkruajta më lart, së dyti duhet të largojnë individët  rrugaçë dhe agresive që e kanë më të lehtë të shiten dhe të blihen sesa të mendojnë  për atdheun e tyre, sepse një Individ politikan që thotë se … po erdha unë në pushete do tu a japp grekve detin, do të shkatërroj SPAK-un, do të prish e-albania, etj, etj, gomarllëqe shpellare- kështupopulli nuk ta jep votën por mendon: më mirë një të keqe më të vogël se sa ti japim votën një përbindëshi ish komunist.

priftipirro2017@gmail.com

Burim Hatipi – Artitekt i Mesfushës së KF “Prishtina” dhe Zëri i Sportit në gazetën “Rilindja”

Nga: Arif Ejupi

Në historinë e futbollit kosovar, pas emrave të mëdhenj si Fadil Vokrri, Favzi Rama, Faton Domi, Veli Vraniqi, Sami Ahmeti, Sokol Hadri, Shaban Zeqiri dhe Shefqet Sinani, për një kohë të gjatë do të kujtohet edhe Burim Hatipi, mesfushor legjendar i KF “Prishtina”.

Hatipi e nisi karrierën me fanellën e KF. “Prishtinës” në vitin 1964 dhe e përfundoi në vitin 1995 si kryetrajner i skuadrës, pikërisht në vitin kur edhe u nda nga jeta. Për tri dekada ai ishte i pranishëm në çdo betejë të klubit: si lojtar, si lider në fushë dhe si zë udhëheqës nga stoli.

Hatipin e kujtoj edhe vetë, si një nga ata që vite me radhë e kam ndjekur nga afër KF “Prishtina”. Ai ishte çdoherë i veçantë me stilin e tij të qetë dhe dominues. Burim Hatipi, përpara mijëra tifozëve shqiptarë, prezantonte lojë mjeshtërore, përkushtim e dinjitet.

Në fushën e gjelbër, Hatipi veçohej për kontrollin e jashtëzakonshëm të topit, goditjet e forta e precize, dhe për një qasje të qartë e vizionare në ndërtimin e lojës. Shikuesve të shumtë të KF “Prishtina”, asokohe anëtare e Ligës së Dytë Federative të ish-Jugosllavisë (Grupi i Lindjes), u kujtohen ende golat e bukur që ai i realizonte me elegancë dhe mjeshtëri.

Në kujtesën e tifozëve është ngulitur veçanërisht një gol spektakolar, i shënuar në një ndeshje kundër Kumanovës, në stadiumin e Prishtinës, kur Hatipi goditi aq saktë dhe me fuqi, sa topi mbeti i ngjitur në këndin e majtë të portierit mysafir.

Në periudhën kur Burim Hatipi drejtonte mesfushën, KF “Prishtina” përfaqësohej nga një brez i artë lojtarësh shqiptarë, si: Avni Zhubi, Zenun Brovina, Luan Prekazi, Sokol Hadri, Erdogan Celina, Sami Ahmeti dhe Shaban Zeqiri.

Por, duhet theksuar se skuadra në atë kohë udhëhiqej nga struktura kryesisht serbo-malazeze, gjë që ndikonte dukshëm në përbërjen etnike të ekipit. Prania e lojtarëve serbë e malazezë ishte shumë më e theksuar, çka e bënte edhe më të çmuar vendin që siguronin futbollistët shqiptarë si Burim Hatipi.

Porta e Prishtinës në vitet ’70 ruhej nga Tode Todorovski, i ardhur nga Pobeda e Prilepit, ndërsa në mbrojtje qëndronin Stevanoviq, Radosheviq dhe Trifunoviq. Në repartin e sulmit aktivizoheshin emra si Cvetkoviq, Donçiq, Shuica dhe Kostiq, ndërsa herë pas here edhe Mlladenoviq e Karapangjiq.

Në këtë sfond të vështirë për afirmim, përfshirja e futbollistëve shqiptarë nuk ishte vetëm sukses sportiv, por edhe një akt qëndrese në emër të dinjitetit kombëtar.

Nuk duhet harruar se në radhët e KF “Prishtina” luajti edhe vëllai i Burimit, Blerim Hatipi, i ardhur nga skuadra lokale KF “Flamurtari”. Më vonë, Blerimi do ta vazhdonte karrierën në KEK-un e Kastriotit (ish-Obiliq), duke ruajtur emrin Hatipi në fushat e futbollit edhe përtej Prishtinës.

Burim Hatipi vinte nga një familje intelektuale me origjinë nga Elbasani. Babai i tij, Tajar Hatipi, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u emërua mësues në Kosovë, ku dha një kontribut të çmuar në arsim dhe më vonë u bë i njohur si shkrimtar për fëmijë dhe redaktor shumëvjeçar në gazetën “Rilindja”.

Burimi Hatipi, i rritur dhe i formuar në Prishtinë, trashëgoi nga i ati dashurinë për dijen, gjuhën dhe sportin. Familja Hatipi, kësisoj, përfaqëson një rrënjë të thellë në sportin, kulturën dhe gazetarinë kosovare, duke u bërë model frymëzimi për brezat e rinj.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Burim Hatipi, iu përkushtua gazetarisë sportive në të përditshmen “Rilindja”, ku e vazhdoi me përkushtim të njëjtë pasionin për sportin, tashmë përmes fjalës së shkruar. Ai ishte kronist i besueshëm i arenave sportive, duke e ruajtur përherë lidhjen me futbollin si njeri i terrenit, jo vetëm i tryezës.

Burim Hatipi do të mbetet një emër që nuk shuhet kurrë. Ai, me prirje të theksuara për futbollin dhe kulturën, la gjurmë të pashlyera si në fushën e lojës, ashtu edhe në gazetari, duke mishëruar figurën e rrallë të sportistit që di të shkëlqejë edhe përtej kufijve të fushës.

Gjenevë, 20 maj 2025

Shqipëria është gjaku im që nuk falet !

0

Nga Aurel Dasareti

“Unë frikohesha prej armëve. Serbo-malazezët na terrorizonin me to. Pasi unë mora pjesë në beteja dhe vet u mësova në përdorimin e armëve, e kuptova se armët janë forcë dhe se ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër.” – gjyshi im.

Shqiptari, si produkt i natyrës, është diçka e pallogaritshme, e padepërtueshme, kokëfortë, është rrëke që vërshon nga një mal i panjohur, një pyll i virgjër, i pakalueshëm dhe i ngatërruar. Dhe ashtu si pyll i virgjër që duhet rralluar, pastruar dhe sistemuar me forcë, edhe kolonizatorët në bashkëpunim me tradhtarët e vendit, me ndihmën e përçarjeve midis shqiptarëve përpiqen të mposhtin, të thyejnë e të sistemojnë me forcë shqiptarin natyral. Detyra e armikut është ta shndërroj atë në anëtar të shoqërisë, sipas parimeve që vendos autoriteti.

Le të përkujtojmë lavdinë e së kaluarës dhe begatinë e kohëve të perënduara, të vihet kombësia mbi dallimet partiake, krahinore e fetare, të përshkruhet gjendja e mjerueshme e asaj pjese të kombit tonë nën okupim dhe të dalin qartë rreziqet që i kanosen Shqipërisë Etnike, të cilën populli i saj do ta mbroj me çdo kusht, të tregohen mundësitë e plota të një të ardhmeje të lumtur në një atdhe të ribashkuar të lirë e të përparuar.

Bëjë thirrje që mediumet serioze të botojnë vetëm letra të nevojshme për ATDHEUN e jo shkarravina të dëshirueshme nga pseudo-“ekspertët”. Bëjë thirrje për të propaganduar fuqishëm popullin shqiptar, që opinioni botëror të njihet me prejardhjen e tij të lashtë legjendare dhe fazat nëpër të cilat ai është detyruar të kalojë gjatë rrjedhës së shekujve, për të arritur deri në ditët tona. Bëjë thirrje që “kalemxhinjtë” të zotërojnë plotësisht lëndën para se të shkruajnë në mediumet lokale dhe ato të huaja. Dhe, jam i bindur për forcën e të dhënave dhe argumenteve, për triumfin e drejtësisë e të çështjes kombëtare që unë dhe atdhetarët tjerë të mirëfilltë mbrojmë. Duke iu drejtuar lexuesve të huaj, krahas qartësisë së qëllimit, në letrat tona të ndihet edhe një nëntekst i fuqishëm polemik kundër keqdashësve.

Le të shprehet temperamenti i shkruesit, zemra e zjarrtë e patriotit, horizonti i tij i gjerë kulturor dhe diplomacia superiore.
Liria kombëtare, liria e natyrshme, pavarësia, fundi i çdo forme sundimi, shfrytëzimi dhe poshtërimet nga grekët, kolonialistët sllavo-ortodoks dhe kodoshët shqipfolës, janë parakushtet e domosdoshme për të vënë në veprim të gjithë dashurinë e shqiptarit për Shqipërinë Etnike, për jetën, forcën e vetme që mund të mposhtë dashurinë e tij për vdekjen. Një shtegdalje në kuptim të gjerë do mund të gjendet vetëm nëpërmjet ndryshimeve rrënjësore në strukturën tonë politike e shoqërore.
O shqiptarë!

Kemi një detyrë të shenjtë për të mbushur. Nuk duhet të tolerojmë që Toka e Atdheut në të cilën stërgjyshërit tanë kanë duruar pa u tundur shumë stuhia, Toka nga të huajt e okupuar, e cila në një periudhë prej shumë kohe ka pat shumë gëzime por edhe shtypje, diskriminime, persekutime, masakra, terror dhe dhimbje të mëdha, të arrijë të trajtohet si pronë private e aventuristëve shqipfolës të pa skrupull. Kemi përgjegjësi të shenjta përpara gjeneratave të ardhme; beteja sapo ka filluar, të shtypurit nuk e kanë ndër mend pa luftë ta falin lirinë ende të pa-fituar.
Njerëzimi, domethënë pjesa dërrmuese e njerëzve, është gjithnjë kundër atyre që duan të mirën, sepse turma s`është as e mirë, as e keqe por në thelb është e amullt dhe që urren më shumë se çdo gjë thirrjet drejtuar ndërgjegjes së saj. Kalimi në një shkallë më të lartë, kapërcimi i egoizmit dhe plogështisë janë kryer vetëm nga individë të veçantë, kurrë nga turmat.

Moj shqiponja me dy krena

Ta ndij zanin nëpër breza

O kur të kujtoj ty në luftime

Bahet pushkë

kjo zemra ime.

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Rron Gjonovci, zëri i një brezi që ka ruajtur të vërtetën për ata që ua mbushën “bythën me barut”

1
Rron Gjinovci, nip i një familjeje të madhe nacionaliste nga Drenica, prej dekadash jeton në Prishtinë. Gjatë luftës dhe pas saj, ai ishte ende një fëmijë 10-vjeçar, por me veshët e një brezi që rritej duke dëgjuar të vërtetën në heshtje.
Sot, si i rritur, ai rrëfen:
“Jam rritur duke ju dëgjuar për vrasjet e aktivistëve të LDK-së,” dhe i përmend me emra ata që janë vrarë.
Ndërkohë, Agim Veliu dhe Sabri Hamiti – të ftuar në të njëjtin emision – nuk guxuan të thonë as edhe një fjalë të vetme për ata që u kanë shpuar bythën me plumba. Në gegnishten e pastër të Llapit legjendar, këta quhen bythëmëdhenj, që nuk guxojnë t’ia tregojnë botës të vërtetën: se mbrapa në bythë u kanë plasur plumbat.
Dorën në zemër, unë i “arsyetoj”:
Në emër të bythëve të shpume janë bërë milionerë – mu nga ata që u kanë dhënë urdhër për t’ua mbushur bythën me barut.
Me një fjalë:
ata që sot e shesin bythën e shpuar për para, quhen zuzarë.
Rroni, përveç vrasjeve, përmend edhe gjithçka tjetër që ka dëgjuar në atë kohë si një fëmijë 10-vjeçar. Ai ngre pyetje të drejtpërdrejta, pa dorashka:
— A është e vërtetë që Ibrahim Rugovën e kanë quajtur tradhtar?
— A është e vërtetë që Komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi?
Dhe shton:
“Këto nuk po i them unë, por i thonë Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.”
__
Shih videon: 

Ese mbi romanin e Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

Dr. Bardhyl Maliqi, Konispol, Sarandë
___
Në Librin e parë të rëndësishëm të Jusuf Buxhovit, botuar në Prishtinë më1982, pra para 40 vjetësh, te “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” përshkruhen të njëjtat rrugë, që përdor Perandoria Osmane për shfarosjen e popullsisë si viseve të pushtuara. Para se të flasësh për librin e Buxhovit mendojmë se duhet folur për teorinë e Tomas Maltusit, që u bë i famshëm me librin e tij “Mbi parimet e popullsisë”, Londër 1798, ku flitet për diferencat që krijohen në mes rritjes dhe zhvillimit gjeometrik të popullsisë me atë aritmetik të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore. Maltusi provon se gjatë periudhave të ndryshme të historisë njerëzore ka pasur disa rrugë për zbritjen e diferencave mes rritjes së popullsisë dhe pakësimit të produkteve ushqimore, përmbledhtas ai tregon se luftërat, sëmundjet dhe epidemitë, izolimi dhe e kundërta e tij arratisja, sterilizimi dhe pakësimi i detyruar i lindjeve kanë qenë zgjidhja.
Libri “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përshkruan po këtë kohë dhe flet për murtajën e sjellë prej pushtuesit osman, nga lindja në malësitë shqiptare, për ta shuar farën e këtij populli ose reduktuar ndjeshëm atë. Në qoftë se pushtuesi sillte karroca ngarkuara me kufoma të infektuara mbuluar me mushama të zinj dhe minj e pleshta, që e transportonin sëmundjen nga kafshët tek njerëzit, malësorët u kundërvunë me grithjen përmes së cilës me dregëzat e hundëve të personave të infektuar, pra kërkohej një vaksinim (i quajtur kështu në kohët moderne), që bëri të dështojë plani osman në fazat e tjera të tij.
Lindshmërinë dhe popullsinë në përgjithësi, Maltusi si prift, ekonomist e demograf i konsideronte madhësi të pandryshuar në hapësirë dhe kohë. Popullsia dhe varfërimi i saj, sipas tij, vareshin nga ligjet konstante natyrore. Ai argumenton se si do të vinte çështja deri te kufizimi i mjeteve për ekzistencë, ndaj duheshin ndërmarrë një varg masash të karakterit preventiv dhe pozitiv për zvogëlimin e lindjeve. Ai preferonte që numri i lindjeve të kufizohej me abstenim moral dhe ngurim seksual, me shtyrjen e martesave dhe me mos hyrje në martesa, si pengesa preventive, dhe me epidemi, uri dhe luftëra, si pengesa pozitive. Këtu duhet kërkuar arsyeja pse ndaj Teorisë së Maltusit në vende të ndryshme janë mbajtur qëndrime jo vetëm të ndryshme, por shpesh edhe të kundërta.
Natyrisht, duke lexuar veprat e Buxhovit, që kanë në vetvete vlera dhe merita të padiskutueshme, gjen pikëtakime të temave apo ideve të tij me autorë dhe vepra të tjera të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Vepra e parë që unë kam lexuar prej këtij autori është romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, vepër që përmendej në kuadrin e letërsisë Kosovare pas vitit 1985 në tekstet tona të shkollave të mesme bashkë me Jusuf Gërvallën e para tyre me Nazmi Rrahmanin, Ali Podrimjen, Anton Pashkun e Asem Shkrelin. Kur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” u botua njëherësh në Tiranë dhe në Beograd dhe në disa vende të tjera, pas botimit të parë nga “Rilindja” në Prishtinë më 1982 mendoja për arsyet që e përcollën këtë botim njëherazi në Beograd dhe tek ne. Qysh atëherë kjo vepër është botuar e ribotuar në shqip dhe në gjuhë të huaja në disa vende. E megjithë atë pretendimi se “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është një roman me fytyrën e vet të pangjarë në letërsinë shqipe, por edhe në atë të huaj.” mendoj se është i tepruar, jo vetëm se Alber Kamy ka një vepër, që titullohet “Murtaja” 40 vjet më të hershme se ajo e Buxhovit, jo vetëm pse Kadare pasqyron me mjete dhe teknika të tjera të njëjtën rezistencë ndaj hordhive osmane, por sepse është kusht ekzistencial për një vepër letrare të ketë fytyrën dhe origjinalitetin e vet dhe e trajtuar kështu biem në një mendje. Duke menduar pse vepra u botua njëherësh tek ne dhe tek sllavët më 1985-ën siç e përmendëm, besoj se një prej arsyeve ishte se ata gjurmonin se cilat qenë mundësitë e rezistencës sonë.
Dihet se Buxhovi krijon gradualisht pas viteve ‘90 një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar, që nga antikiteti e deri në ditët tona, temë që zgjodhëm edhe ne për analizë. Megjithatë në romanin e tij të parë, Buxhovi paraqet kredencialet për të qenë autor i zëshëm i letërsisë sonë. Pak autorë e arrijnë këtë me veprën e tyre të parë. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një proces letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Vetë shkollimi i tij universitar për Letërsi dhe doktoratura për Histori e favorizon këtë. Këtij inkuadrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, veçmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin “Kodi i dashurisë” i cili në vitin 2006 u nderua me çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit, pa përmendur këtu vlerësime të tjera të merituara të tij.
Le t’i kushtojmë më tepër vëmendje romanin në fjalë. Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet nga epokat e mëparshme, është një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat, të cilët mbijetojnë ne trupin e minjve dhe kalojnë kështu edhe tek njeriu. Murtaja ka ardhur nga Kina në Detin e Zi dhe në Evropë disa herë. Në enciklopedi lexojmë se “Për herë të dytë ri vjen në Evropë ne 1600 dhe në Angli, ku vrau mbi 200 milion njerëz dhe popullsia e kontinentit u përgjysmua/” Pikërisht autori te “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” merret me këtë mortajë. E pra, në qendër të romanit është përballja e njeriut me vdekjen. Kjo është një nga temat që krijon fizionominë letrare të këtij autori, stilin dhe të veçantën e tij. Le të shohim disa nga titujt e tij letrarë për argument ku përballja me vdekjen shfaqet direkt apo indirekt: “Pranvera e zhveshur” – dy drama, “Rilindja” – 1984,”Nata e shekujve” – roman, “Rilindja” – 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës),”Galeria e të vdekurve” – roman, “Rilindja” – 1987, “Libri i të mallkuarve”- roman triptik , “Rilindja” -1989. ( Fitoi çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”),”Prapë vdekja 1″ – roman, “Rilindja” – 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës), “Prapë vdekja 2” – roman, “Rilindja” -1993, “Prapë vdekja 3” – roman, “Rilindja” – 1995,”Qyteti i dënuar me vdekje”- roman, “Faik Konica” – 2000, “Vdekja e Kolonelit” – roman, “Faik Konica” – 2004, “Vera e fundit e Gjin Bardhit” – roman, “Faik Konica” – 2004 etj.
Dimë se emri i Gjon Nikollë Kazazit, është ai i zbuluesit të “Mesharit” të Gjon Buzukut. e pra jo më kot autori është kapur pas një emri të tillë, nuk janë thjesht shoqërimet e përfytyrimeve dhe korrelacionet, që krijohen në pavetëdijen tonë në mënyrë të natyrshme, por janë trokitjet e qëllimshme në vetëdijen tonë kryesorja. Ne jetojmë në një territor të begatë nga natyra, plot pasuri tokësore e nëntokësore, ujëra dhe resurse. Kjo ka qenë edhe shkaku i lakmisë së të tjerëve edhe ajo që ne nuk na ka nxitur përpjekjen e grabitjes së gjësë së tjetrit, gjetjen e rrugëve të mbrapshta për ta realizuar këtë gjë, që e kanë bërë të gjithë pushtuesit e trojeve tona gjatë shekujve, përfshi këtu pushtuesit romakë, sllavë, bizantinë e osmanë. Ata janë murtajë-sjellësit edhe në këtë vepër. Kjo është bashkë me asosacionet një arsye pse vepra kumton disa ide, që duan përkushtim dhe vëmendje, ndaj disa autorë dhe studiues e trajtojnë atë si roman të imazheve. Prapaskenat e befta, tubimet e ideve, imazhet që zhvendosen në vazhdimësi, elementët e psiko-analizës të realizuara nga personazhet apo autori janë qartazi dalluese në këtë vepër letrare. Lufta, daullet, kështjella, varrezat, kampi pushtues, drejtuesit e tij brutalë, të diturit dhe të palexuarit, armiqtë dhe heronjtë e heshtur, të kamurit e skamnorët janë të pranishëm gjithandej. Kajmekami Ibrahim Pasha, mjeku Shefki aga me thikat e gjata, dervishët e çartur e të përgjakur, poetët e çartur po ashtu, vërtiten të gjithë si atoperlantë bërtitës.
Imazhet e karrove të mbushura me të infektuarit e të mbulura me mushamatë e zinj, Malësorët e nxitur nga Gjon Nikollë Kazazi e kushëriri i tij i fesë myslimane, Lam Mula, që vdes si misionar i shpëtimit të të tjerëve, nxënësi i tij jetim, por prift i përkushtuar dhe poeti i çartur e i varfër gëlojë brenda veprës Në veprën “Shënime të Gjon Nikollë Kazazit”, murtaja vjen nga lindja prodhuar në kazanët e zinj të Perandorisë, prej dijetarësh djallëzorë, vegla të sulltanëve, që projektojnë dhe eksperimentojnë shfarosjen e popujve rebelë, e së pari të malësorëve tanë. Të pakënaqur nga rezistenca dhe mbijetesa e malësorëve shqiptarë, që nuk mposhten nga hordhitë e çallmave me shpata, heshta e hanxharë të përgjakur, ata përgatisin pushtimin e tmerrshëm të sa padukshmes murtajë. Karrocat me mushamatë e zinj, bërtitjet, kërcënimi, ndali i i qarkullimit, minjtë e infektuar janë ata vetë dhe mjetet e tyre diabolike.
Viti 1747 nuk është më kot viti i zbulimit të “Mesharit” dhe viti që na sjell ngjarjet e romanit, E përbashkëta e tyre është pikërisht prifti Gjon Nikollë Kazazi, misionar i fesë, që do të bëhej Arqipeshkvi në Gjakovë, por edhe hero i shqiptarizmës, i rezistencës së malësorëve shqiptarë ndaj hordhive të perandorisë dhe djallëzive të saj në këtë vepër.
Gjon Nikollë Kazazi si zbulues i Mesharit, dihet se kush është, por pse ndodhet si krye personazh i kësaj vepre? Autori mund të krijonte një tjetër krye personazh, por Gjon Nikollë Kazazi duke qenë personazh historik dhe duke u përshkruar edhe si i tillë, krijon më shumë besueshmëri. Kjo është njëherazi edhe ura lidhëse mes specialistit të letërsisë dhe doktorantit për histori. Në këtë vepër kemi shumë fakte historike si emrat e vendeve, të fshatrave e qyteteve të përmendura apo përshkruara në të, të vendasve dhe pushtuesve, me gjithë hierarkitë e tyre reale. Ndaj kur lexon librin të duket i besueshëm. Për më tepër ne, që kemi përvojat e grithjeve apo gërvishtjeve në krahë dhe e dimë se çfarë ishte ky lloj vaksinimi popullor. dobinë e vaksinimeve paçka se me gjilpëra e jo me gërvishje e mësuan edhe fëmijët tanë tani në kohën e Pandemisë së Covid 19.
Aeqipeshkvi Gjon Nikollë Kazazi është filli lidhës mes mjediseve të brendshme të shqiptarizmës me Kajmekamin dhe pushtuesit, mes të pasurve e të varfërve, të mençurve e të çmendurve, sepse të gjithë ata ishin pjesë e këtij vendi, që quhej Gjakovë, malësi e mbasandaj Shqipëri. Kundërvënia ndaj Fermanit të Padishahut dhe urdhrave të Kajmekamit e rrezikon disa herë Gjonin dhe misionin e tij, por më tepër rrezikohen edhe ata që veprojnë në praktikë si kushëriri i tij Lam Mula a ndjekësi i tij i përkushtuar ndaj misionit shpëtimtar Patër Coli. Po kush është Patër Coli? Kandidat për studime në Romë, nxënës i zellshëm i Gjon Nikollë Kazazit dhe ndihmës i tij në Kishë, përhapës i grithjeve në Malësitë jashtë Gjakovës, i spiunuar, kapet nga zabitët e Kajmekamit, por është krenar për misionin e tij, është gati të vdesë me devocion dhe me buzëqeshje në gojë. Kajmekami Ibrahim Pasha dhe Mjeku Shefki aga bashkë me zabitët janë veglat e perandorisë, veprojnë me urdhrin dhe orientimet e saj. Ata nuk janë të verbër ndaj realitetit të vdekjes së zezë, por e njohin mirë atë dhe veprojnë në emrin e shfarosjes së popullatës.
Në këtë libër ka shumë material që të tërheq vëmendjen. p.sh.në faqen 78 të botimit të parë gjej këtë Paragraf: “Në mbrëmje fillova të lexoj librin e Kavijusit “Strategjia osmane”, në të cilën bëhej fjalë për politikën e gjatë 300 vjeçare pushtuese dhe asimiluese të Portës dhe mbi përpjekjet e saj që në tokat e pushtuara të krijonte njëfarë njeriu të ri osman, i cili do të paraqiste një krijesë të re, të përzier nga elemente orientale dhe evropiane.” Dhe gjeja e parë që mendova ishte se pushtuesit kopjojnë njeri-tjetrin. Ashtu si kanë kopjuar dhe përhapur në shkekuj vdekjen e zezë, pra murajën, a nuk u përpoqën vendet ish socialiste për krijimin e njeriut të ri?! Kjo shihet si premisa kryesore asimiluese, pavarësisht shkallës së rezistencës së etnive dhe individëve të ndryshëm. Ne përfshihemi te kombet dhe gjuhët që asimilohen me vështirësi.
Por duhet bërë një dallim kombi ynë është asimiluar me tepër se mendojmë dhe shkruajmë ne, territoret pellazgo-ilire sot janë katandisur një grusht. Vet asimilimi ndodh për ditë me emigracionin tonë të shumtë, por në territoret e Serbisë nga Nishi e poshtë sa shqiptarë kanë qenë e sa janë sot, po në Mal të zi e Maqedoni, në Greqinë veriore në trojet etnike të Çamërisë, pa llogaritur Kosovën dhe vetë Shqipërinë? Kjo ndodhi me vendimet e padrejta të fuqive të mëdha dhe lakmisë së fqinjëve tanë sllavë e grekë. Ndryshe nga ajo që ndodhi me trojet në sistemin sintaksor të shqipes nuk ka asnjë huazim, ndryshime brenda nesh kemi në trajtat morfologjike dhe në leksik. Por në leksik ne ndodhemi në trysninë e gjuhëve të mëdha, por edhe ato të fqinjëve, ndaj pastërtia e fjalorit është e domosdoshme. Ky libër është një argument i mirë në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe një ilustrim për këtë çështje që po diskutojmë. Ka fare pak gjera që na ndajnë në kuptimin e ca fjalëve dhe në përdorimin e trajtave dialektore, por gjithësesi kemi sundim të plotë të gjuhës letrare të njësuar.
Disa nga përvojat dhe idetë e këtij libri janë jetëgjata. E tillë është vjelja e kujtesës nga malësorët, jeta dhe mbamendja e malësorëve të moshuar, që kanë kaluar përvojën e mortjes së zezë te prindërit apo të afërmit e vet. Kështu u rizgjua kujtesa e grithjeve. Kjo dëshmohet edhe në shënimet që mban Gjon Nikollë Kazazi, jo si Arqipeshkv, por si shqiptar i devotshëm. Kjo i ka dhënë autorit edhe titullin e librit. Por shënime mbajnë edhe Patër Coli, kryesisht poezi, edhe Selamiu këngëzime, edhe vetë Kajmekami, secili prej personazheve zbulon në këto shënime temperamentin dhe karakterin e vet, Por Ibrahim pasha shkruan edhe për planet dhe praktikat djallëzore të tyre për të infektuar krejt malësinë, por kur thika shkon në palcë e uria të grin stomakun nuk ka zgjidhje tjetër veç armëve. Dhe nëse terrenin e përgatiti i ati i Drinit, birit të Lam Mulës, është Drini me shokë që realizojnë kryengritje, vrasjen e Kajmekamit Ibrahim Pasha, largimin e Shefki agës dhe pushtuesve. Drini zbulon edhe ditarin ogurzi të kajmekamit ku planifikohet dhe përcillen në malësi kafshët e infektuara dhe kufomat terrorizuese dhe plani i gjithë të zezave që ndodhën në këto troje. Dhe shumë më tepër se kaq, shfarosjen e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.
Në të gjithë librin, por veçanërisht në faqen 80 të tij autori shkruan qartë për shpërfytyrimin e njerëzve që humbasin kombësinë, gjuhën e kulturën.