Kreu Blog Faqe 566

Mendime të Prof. Dr. Vuksan Kolës për librin e Luljeta Pulës, “Helmimet, krimi dhe mashtrimi”

Te dashur miq,
Dua te ndaj me ju vleresimin, recensionin brilant qe i beri librit tim “Helmimet, krimi dhe mashtrimi” mjeku im shume i cmuar, psikiatri emblematik, ikona e psikiatrise shqiptare PROF. DR. VUKSAN KOLA, eruditi i vertete qe mahnite me nivelin kulminant intelektual, shkencor dhe profesional.
Ky vleresim siperan qe mrekullon me seriozitetin , thellesine e analizes dhe shumedimensionalitetin e tij, kredibilitetin shkencor e profesional, e ben ekspertizen dhe fjalen e tij mahnitese! Fjalen e tij e cila eshte inspirim, vullnet dhe satisfakcion i fuqishem per mua! Falemnderit doktor!
Ne vazhdim vleresimi, recensioni i PROF. DR. VUKSAN KOLES

Riciklimi i sforcuar i deputetëve, zvetnon cilësinë e Parlamentit!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___

Nga të dhënat e KQZ, kemi mësuar se 39 deputetë, pjesë aktive e jetës politike në Kosovë, nuk kanë arritur kuotën e nevojshme, për t`u bërë sërishmi deputet në Parlamentin e Kosovës. Realisht, Kosova me një zonë zgjedhore, nuk garanton përzgjedhjen më të mirë të mundshme të deputetëve meritorë. Metoda klasike zgjedhore, në nivel komunal, ka disa parësi të vlerësimit real. Por edhe në këtë rast dominon subjekti më i madh në komunë. Krijimi i disa zonave zgjedhore, siç i ka bërë Shqipëria dhe disa shtete të tjera, thonë se po funksionon mirë. Megjithatë, koordinimi në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe lënia me një anë e militantizmit partiak, do ta përmirësonte cilësinë e Parlamentit të Kosovës.

Sugjerimi i shqiptarëve dhe i ndërkombëtarëve, kanë qenë njësh: Listat e kandidatëve për deputetë, të jenë të pastra dhe pa cene, pa akuza e ndëshkime ligjore paraprake dhe as të tanishme. LDK-ja dhe LVV e morën seriozisht porosinë e vendorëve e ndërkombëtarëve dhe hartuan lista të pastra. Ndërkohë, partitë e PAN-it: PDK-AAK-NISMA, sfiduan shqiptarët vendorë e botërorë, si dhe ndërkombëtarët. Dhe, hartuan listat emërore të pista, duke vënë në kandidaturë shumë persona me dosje krimesh, të penalizuar dhe ndëshkuar nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare! Kjo është skandaloze, e turpshme dhe skajmërisht kriminale.

Lista të tilla të janë ricikluar nga legjislatura në legjislaturë, të cilët, me votat e tyre fatale për Kosovën, u dhanë tokat të brezave shqiptarë, fqinjëve lakmiqarë. Gjithashtu, nënshkruan marrëveshje të dëshme, siç janë Asociacioni dhe simotra të tjera. Njerëz të listuar me dosje faktike krimesh, të shantazhuar dhe të dorëzuar shefave të tyre dhe përmes tyre edhe Serbisë dhe ndërkombëtarëve, gjithnjë në veprime e shërbime kundër Kosovës.

Disa nga krerët partiakë dhe shumësia e eksponentëve në Kryesitë e partive të PAN-it, janë shantazhuar për të bëmat e tyre penalizuese. Duke qenë prej dy dekadave në klanin drejtues të këtyre partive, arrijnë të sigurojnë vota për deputetë.

Në renditjen emërore numrat nga 1 deri 20, zakonisht, janë të rezervuar për eksponentët, respektivisht, Kryesinë e partisë të këtyre subjeketeve. Dhe, kjo qysh në nismë të listës emërore, është pabarazi dhe padrejtësi e madhe. Ndërkohë, ushtrimi i së drejtës të barabartë, duhet renditje emërore mbi bazën alfabetike. Dhe, kësaj norme duhet t´i kthehen të gjitha subjektet politike, për t`i bërë të barabartë ligjor të gjithë kandidatët për deputetë.

          Partitë e PAN-it me klientelë të abonuar elektorale!

Shtrohet pyetja, pse vazhdojnë të riciklohen disa nga deputetët, për disa mandate radhazi, në veçanti, nga torishta e PAN-it? Sepse këto parti, dikur të koalicionuara në PAN: PDK-AAK-NISMA, kanë klientelë të abonuar, të rezervuar, nga tri kategori elektorale:

E para, shumësia e 80 mijë nëpunëve shtetërorë, janë të punësuar nga qeveritë e partive të PAN-it, për dy dekada radhazi dhe klientelë elektorale e tyre;

E dyta, 30 mijë anëtarë të organizatave ilegale kriminale “SHIK” dhe “Shqiponjat e Zeza” gjithashtu, janë klientelë elektorale e partive PAN-iste;

E treta, nga 52.560 vetë, me statut “dëshminë e veteranit”, prej tyre 42.550 janë “veteranë” të rrejshëm, të cilët janë, kryesisht, klientelë elektorale të partive të PAN-it.

Të trija këto kategori, kur e bashkojnë votën me familjarët e tyre, farefisninë, miqasinë e dashamirë, sigurojnë, mjaftueshëm, kuotën për deputetë fitimtarë, të cilët, paraprakisht, i përcakton partia, përmes levave të saj. Përndryshe, pa këto kategori votuesish, partitë e PAN-it: PDK-AAK-NISMA, nuk do ta kalonin pragun zgjedhor.

E gjithë kjo armatë argatësh, kryesisht, të shpërblyer, të paguar, riciklojnë deputetë të përdhunshëm, të cilët, më praninë e tyre në mediet e pushtuara, qofshin në pozitë apo opozitë, me llapaqenërinë e tyre, torturojnë shqiptarët vendorë dhe ata botërorë, përnatshëm dhe reprizën e përditshme!

Thonë se qenia e gjatë në politikë, i konsumon edhe politikanët e shkathtë. Kjo u ka ndodhur edhe disa deputetëve veteranë. Por, ka edhe deputetë të konsumuar edhe me vetëm një apo dy mandate deputeti. Disa syresh, me sforcimin e tyre, me debatet politike, kundër pozitës, duke mos kursyer as shpifjet monstrume me tepëri dhe vrazhdësi, nuk kanë qenë racional e bindës dhe u është kthyer në bumerang. Rrjedhimisht, janë vetëdeklasuar, konsumuar dhe kanë humbur besimin fillestar.

Një kategori tjetër, humbës të mandatit për deputetë, janë viktima të ish-kreut partiak, të cilët me nostalgjinë për të vazhduar koalicionin me dostat e shefit të tyre, të damkosur me të “bëmat” e tij kundra-kombëtare, u zbuluan para elektoratit, që mendonin ndryshe dhe humbën betejen.

    Lista e pistë e PAN-it, hije e zezë e Parlamentit!

Qenia deputet, nuk është kategori shkencore, që kërkon vite e dekada kohë e dije profesinale, për ta arrirë. Përkundrazi, posti deputetit është politik dhe lehtësisht i zëvendësueshëm. Andaj, riciklimi i deputetit në dekada, madje deri në pension, siç ka ndodhur në diktaturat fashizoide të komunizmit, është sa idiotesk, aq edhe kriminal. I shikoni deputetet veteranë në lista e PAN-it, shefat të organizatave kriminale të “SHIK-ut” dhe “Shqiponjat e Zeza”, të cilët për 25 vjet i bëjnë hije të zezë Parlamentit të Kosovës. Votat e tyre i sigurojnë tri kategoritë e klientelës elektorale, që i trajtuam më lart.

Kryeministri shqiptar paralajmëroi se nuk do t`i propozoj, favorizoj ata që kanë qenë më shumë se një mandat deputet.

Gjeneratat e reja, janë ngulfatur nga një kastë burokratike, të cilët, përdhunshëm e përgjakshëm, në emër të luftës së pabërë, uzurpuan pushtetin dhe institucionet shtetërore. Pavarësisht, në pozitë apo opozitë, me kuadrot e tyre, janë ngulur fort në kulltuqet burokratike dhe rezistojnë të mos lëvizin që andej. Megjithatë, ndjehet një zgjim e vetëdijësim i rinisë, se ndryshimi duhet bërë. Kësaj radhe ka një prurje të lehtë të rinisë në Parlament. Djemtë dhe vajzat tona, më lehtë po bëhen deputet në shtetet e demokratike të Evropës dhe të botës, se sa në Atdheun-Kosovë!

Skena politike e Kosovës ësht zhubrosur e leckosur skajshëm. Sistemi i Drejtësisë, i rrënuar, deri në degjenerim, ka mundësuar që kriminelët faktik, me vrasje e hajni industriale, të mbijetojnë së bashku me bandat e tyre, madje, edhe pse fytyra të urryera, të mbetën në skenën politike!?

Në një shtet normal e ligjor, subjektet e tyre, pra, të partive të PAN-it, do të shpalleshin të jashtëligjshme. Ndërsa, eksponentët e tyre do të zinxhiroseshin dhe lëre më të vazhdojnë ta ndotin Parlamentin e Kosovës. Një deputet i partisë së Angela Merkelit, në Bundestag-un gjerman, deklaronte se Parlamenti  Kosovës ka, të paktën 27 deputetë kriminelë. Sa herë t`u japë dorën zyrtarëve të lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë të përlyera me gjakun e bashkëkombasësve të tyre, kundërshtarë politikë.

Opozita PAN-iste e Kosovës, ka qenë destruktive dhe ka penguar zhvillimin normal të vendit, ashtu sikurse dje sabotoi luftën, madje, duke ekzekutuar edhe Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, në vlugun e luftës. Kjo opozitë e çoroditur vazhdon ta pengojë Vettingun dhe Byronë e Verifikiit të Pasurisë pa mbulesë financiare. Sistemi i Drejtësisë ka degraduar deri në përmasën e humbjes së besueshmërisë totale. Qeveria nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo është e kapur nga njerëzit e shantazhuar, me dosje nga Serbia dhe mund të vendosë në favor të Serbisë. Kjo ka ndodhur më parë, madje edhe Gjykata Supreme, për kompleksin turistik në Deçan, duke ia faturuar Manastirit të Deçanit së bashku me, të paktën, 24 hektar tokë-park dhe bllokimin absurd të rrugës tradicionale e shumë shekullore, për dy fshatra, bjeshkët e Deçanit, në Plavë dhe gjetkë.

Tri tradhtitë e Bashkimit Europian ndaj Kosovës

1

Gani I. Mehmeti

  1. Bashkimi Europian e tradhtoi Kosovën me formimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë që kishte për destinacion zbulimin dhe dënimin e UÇK për “trafikimin e organeve njerëzore”, të përgatitur nga deputeti europian, Dik Marti.

Qëllimi për çka u krijua kjo Gjykatë, ra ende para se të formohej.

Trafikimi i organeve njerëzore, ishte vetëm një imagjinatë serbe.

Me këtë, del se krejt BE kishte rënë nën gënjeshtrat e Serbisë, për çka, tani nuk po koerrigjohet dhe nuk po kërkon falje ndaj Kosovës  e as dënim për gënjeshtrat e Serbisë.

  1. Duhet të zhvillohet dialogu teknik, tani po del dialog politik e më shumë.

Edhe zhvillimi i dialogut me Serbinë e dëmtoi Kosovën. Serbia nuk është e interesuar të zhvillojë bisedime teknike, sepse ato do të bëheshin mes dy shteteve posa ta njihnin njëra-tjetrën. Serbia është e interesuar ose ta kthejë Kosovën nën sundimin (pushtimin)  e saj, ose të paktën, të marrë veriun e Kosovës, për çka po e ndihmojnë edhe disa shtete të tjera, e në veçanti e kanë ndihmuar në këtë drejtim “ndërmjetësuesit”  e BE, Lajçak, Borell dhe Escobar deri tani, të cilët i vunë masat Kosovës me pa të drejtë.

  1. I vunë masat Kosovës së pafajshme e jo Serbisë së fajshme, dhe tani, kur veriu i Kosovës është i qetë, pse strukturat paralele e kriminale serbe nuk janë aty, sërish nuk ia heqin masat me pretekst të vazhdimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, kur Kosova vazhdimisht, ka qenë për dialog.

Dialogu nuk është në dorën e Kosovës, atë po e mohon Serbia. Ajo ka informuar BE-në se nuk do të zbatojë marrëveshjet as të Brukselit e as të Ohrit të vitit 2023.

Pra, nuk është faji i Kosovës. Faji është tek Serbia, të cilën BE as po kërkon ta disiplinojë e as do të mund ta disiplinojë për t’iu bindur kushteve e kërkesave të Bashkimit Europian, për sanksione ndaj Rusisë.

Tani, pëprkundër disa kërkesave të deputetëve europianë për heqjen e masave ndaj Kosovës, BE heziton t’i heq dhe kërkon nënshkrimin e të gjitha 27 shteteve të BE për heqjen e tyre, kur dihet se disa shtete që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, janë nën ndikimin serb.

Pra, formimi i Gjykatës, Zhvillimi i dialogut nga teknik në politik dhe mosheqja e masava, janë tri tradhtitë e BE, që ia bënë Kosovës.

Amerikani imzot James Martin, është një Jezuit Amerikan që e Themeloi Ministrinë e Shtrirjes së Plotë të LGBTQ+ në kishat katolike kudo në botë

Nga: Klajd Kapinova, New York

  • Amerikani imzot James Martin, është një Jezuit Amerikan i cili fatkeqsisht Themeloi Ministrinë e Shtrirjes së Plotë të LGBTQ+ në kishat katolike kudo në botë. 

Liberali dhe globalisti i ri papa Frani II ose sikurse njihet ndryshe papa i ri Leo XIV nga burimet historike mesojme se ai kaloi vite të tera perpjekjesh jo fetare por politike, duke ripërsëritur si papagali non stop në rrjetet sociale dhe tubime të tjera politike në Vatikan etj., deklaratat e tij absurde me kritika negative propagandistike majtiste marksiste dhe boshe, kundër politikave përparimtare amerikane dhe ne vecanti ndaj ideve pozitive për popullin amerikan të argumentuar me sens dhe arsye të shëndoshte logjike nga Presidenti konservator i 45-të & 47-të i SHBA-së Donald J. Trump. Fatkeqsisht ai nuk tha asnjë fjalë gjatë 8 viteve të mbrapshta të drejtimit te vendit të tij nga administrata marksiste, pro abordit e dyshes së paaftë dhe idiote të Barack Hysen Obamës dhe sleepy Joe Biden, në vitet 2008-2016 dhe sërisht në vitet e tjera të mbrapshta të administratës konglomerate marksiste dhe globaliste të Obama-Soros-Blinken-Biden-Harris III, gjatë viteve misère dhe fatkeqe 2020-2024 të popullit amerikanë. 

Grupi i avokimit meshtarë dhe laikë të LGBTQ-së me bazë të fuqishme në SHBA, GLAAD, i bëri thirrje në mënyrë absurd Papës së ri të “ndërtojë mbi përparimin” e bërë nga paraardhësi i tij pro dylberas. Dhe kjo është pikërisht arsyeja më e forte pse marksisti globalist Frani I e la amanet në Keshillin e Kardinalëve në Selinë e Shenjtë formale, që të rizgjidhet një amerikan sërisht ai (pra, soza e Franit I) si pasues i domosdoshëm papa Leo XIV, që kemi sot në Vatikan, si vijues 100% i saktë e i denjë i tij.

Konsistori i ardhshëm i Papës së ri do të ketë një numër LGBTQ+ kardinalë të rinj pozitiv pro ideve të Franit I & Franit II ose formalisht të quajtur papa Leo XIV. Në Kili, Arqipeshkvi imzot Fernando Natalio Chomali Garib i Santiagos, kritikoi ashpër kishën katolike dhe bëri thirrje për reformën e saj në një letër në lidhje me abuzimin seksual të klerit, duke thënë se kisha ishte bërë “shkak skandali, pyetjesh të thella, shumë mosbesimi dhe pak besueshmërie”.

Ndërsa ai nuk është plotësisht Françesku 2.0, Papa Leo XIV mund të përshkruhet si Françesku 1.5, thotë Shaun Blanchard, një pedagog në teologji në Universitetin e Notre Dame. Stili i tij drejtues dhe prioritetet për kishën përputhen gjerësisht me ato të paraardhësit të tij, megjithëse thuhet se ai është më i rezervuar se papa Frani I. Avokatët e femijeve viktima te pedofilise, thonë se ai (papa Leo XIV) nuk bëri asnje perpjekje serioze dhe te mjaftueshëm për të mbështetur 3 (tre) viktima femije te pafajshem të abuzimit seksual në dioqezën e tij peruane dhe kritikuan marrëdhëniet e tij me abuzuesin seksual të fëmijëve At James Ray o.f.m. në Chicago etj.

Për të skjaruar lexuesit, duhet thënë se një Konklavë Tradicionale Papale, është një proces i lashtë zgjedhor përmes Kishës Katolike, ku ata nën moshën 80 vjeç në Kolegjin e Kardinalëve në Selinë e Shenjtë në Vatikan, votojnë një nga një për të zgjedhur një pontifikat të ri.

Konklava, filloi në Kapelën Sistine të Vatikanit, ku kardinalët po mbaheshin në izolim të rreptë (pa cdelefon, media, rrjete sociale, deklarata per shtypin), për t’i mbajtur ata larg çdo ndikimi të jashtëm nga pjesa tjetër e botës.

Kolegji i Kardinalëve i sinjalizoi botës, se një papë i ri ishte zgjedhur, kur tymi i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine. Arqipeshkvet katolikë amerikanë me të marrë vesht zgjedhjen e një bashkatdhetari si pasues i papa Franit I, mirëpresin Papa Leo XIV me lutje falënderimi, ku Konferenca e Ipeshkvijve Katolikë të SHBA (USCCB) mirëpriti lajmin se papa Leo XIV, u bë si udhëheqësi i Kishës dhe ofroi lutje falënderimi për zgjedhjen e tij në këtë post.

Kështu Arqipeshkvi Timothy P. Broglio, si president i USCCB, lëshoi ​​një deklaratë falenderimi në lidhje me zgjedhjen e papës Leo XIV në emër të organizatës.

“Në bashkësi me katolikët në mbarë botën, arqipeshkvet e Shteteve të Bashkuara ofrojnë lutje falënderimi, për zgjedhjen e Shenjtërisë së Tij papës Leo XIV”, thuhet në deklaratë. Historikisht Kisha është bekuar me një sërë papësh, secili i përgatitur në mënyrë unike për momentin e tij të veçantë në histori, por që ndajnë një mision të përbashkët për të shpallur të vërtetën e përjetshme të Ungjillit.

“Gëzohem për përvojën ndërkombëtare të ipeshkvit të ri të Romës, i cili ka qenë student dhe epror në Romë, peshkop në Peru e i ngarkuar me Dikasterin e Ipeshkvijve. Sigurisht, ne gëzohemi që një bir i këtij kombi është zgjedhur nga kardinalët, por ne e pranojmë se ai tani i përket të gjithë katolikëve dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë.” vazhdoi Broglio

Disa avokatë ishin kundër kandidaturës së tij për papatin, sepse ai është akuzuar për keqtrajtim dhe fshehje të qëllimshme të skandaleve dhe rasteve të shumta të abuzimit të turpshme dhe të denueshme seksuale, pra pedofilia me fëmijët minorene (viktima të djemëve dhe vajza të pafajshme) në shtetin latin të Perusë në Amerikën e Jugut dhe në qytetin Chicago ku ai sherbeu asokohe si prelat i lartë i kishës katolike.

Ish dioqezat e tij katolike në mënyrë të turpshme dhe imorale është munduar vazhdimnisht për t’a mbrojtur atë, duke ripohuar se akuzat e rënda me fëmijët viktima, janë trajtuar sipas politikës së Kishës Katolike në atë kohë.

Udhëheqësit e kishës lëshuan përkujtues se bastet për rezultatet e konklavës ishin imorale, pasi dikur ishin një shkelje e dështueshme.

Një revistë konservatore kanadeze, madje rishfaqi një video të kardinalit Filipinas Luis Antonio Tagle, i cili është nga ishujt Filipine, duke kënduar “Imagine” të këngëtarit të famshëm John Lennon, duke bërë me gishta edhe simbilin e kësja kënge amerikane. Shpejt ajo këngë u bë virale në rrjetet sociale dhe kudo në mediat botërore.

Dhe si imitim sot ndikuesit mbanin kapele letre të kafkës, për të imituar kardinalët katolikë dhe përmbledhjet video të klerit u përzien me audion e Charli XCX. Konklava e vërtetë erdhi gjithashtu pas publikimit në vitin 2024 të një filmi hollivudian, të quajtur Conclave, ​​duke ndezur një interes më të gjerë, për ngjarjen fetare dhe abuzime skandaloze shekullore (kryesisht pedofilisë etj.) brenda mureve të mbyllura të Kishës Katolike në Selinë e Shenjtë në Vatikan dje dhe sot.

Sikurse dihet deri tani në Selinë e Shenjtë në Vatikan kanë qenë gjithësej 266 papë, që zënë fill nga Shën Pjetri, të cilit i është dhënë roli nga vetë Jezusi dhe deri te papa Frani I.

Prej tyre, 212 kanë qenë italianë, por për 47 vitet e fundit, bota ka njohur papë nga pjesë të tjera të botës. Papa Gjon Pali II ishte pontifi i Shenjti parë polak; Papa Benedikti XVI ishte gjerman; dhe papa Frani, një argjentinas (me origjinë italiane) dhe ishte i pari nga Amerika e Jugut. Dhe tani do të ketë një të parë të ri një papë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra i lindur dhe rritur këtu.

Papa që iku ishte anti Trump dhe i riu i zgjedhur me porosi prej tij është njësoj si ai

Papa i sapozgjedhur Leo XIV, sikurse dihet nga të gjithë në vatikan dhe jashtë saj, kaloi vite e vite dhe energji boshe politike, duke përforcuar kritikat ndaj politikave të 45 &47 të SHBA-së të Presidentit Donald J. Trump në shtypin e përditshëm dhe mediat sociale, që synonte të veçantë qëndrimin e ashpër të emigracionit të republikanëve, duke përdorur llogarinë e tij të verifikuar @drprevost në Twitter dhe sot X.

Postimi i tij i fundit në X, përpara se të zgjidhej nga konklava në Kapelën Sistine, ishte një ripërtëritje e një mesazhi nga komentatori katolik me bazë në Filadelfia, Rocco Palmo, i cili më 14 prill 2025 kritikoi partneritetin e Presidentit Trump me kolegun Presidentin e El Salvadorit Nayib Bukele, për deportimin e emigrantëve kriminal të paligjshëm terrorist të MS-13 etj.

Më 3 shkurt, Prevost ndau një lidhje me një artikull të National Catholic Reporter, me titullin: “JD Vance e ka gabim: Jezusi, nuk na kërkon të renditim dashurinë tonë për të tjerët”.

Ai ishte gjithashtu një pjesëmarrës aktiv në diskutimet politike të SHBA-së, gjatë mandatit të parë të Presidentin të 45-të të SHBA-së Donald J. Trump në vitin 2017, duke ripërtërirë një postim nga Palmo ku thuhej: “Të quash ndalimin e refugjatëve “një orë e errët e historisë së SHBA”, (Arqipeshkvi i Çikagos) Blase (Cupich) thotë se “bota po shikon, ndërsa ne braktisim angazhimin tonë ndaj vlerave amerikane”.

Në të njëjtin vit, ai ndau një mesazh që thotë: “Duke thënë se linja ‘hombres e këqij’ e Trump nxit ‘racizmin dhe nativizmin’, peshkopët e Calit (California) dërgojnë një shpërthim parandalues për shfuqizimin e DACA-s”.

Papa i ri, shprehu gjithashtu mendimin e tij edhe për tema të tjera politike dhe ansje fetare për Krishtin dhe krishterimin. Në tetor të vitit 2017, ai i futi hundet duke ripërtërërë një thirrje për kontroll të ri të armëve amerikane nga senatori majtist Chris Murphy (D-Conn.), pasi një person i armatosur vrau 60 persona në Las Vegas.

“Për kolegët e mi: frikaca juaj për të vepruar nuk mund të zbardhet nga mendimet dhe lutjet. Asgjë nga këto nuk përfundon, nëse nuk bëjmë diçka për t’a ndaluar atë,” shkroi Murphy.

Papa i ri ndau gjithashtu si zakonisht një sërë mesazhesh të mirëfillta politike, që pasqyronin qëndrimin e Kishës Katolike ndaj politikave të mirëfillta federale qeveritare, duke përfshirë kundërshtimin e abortit, dënimin me vdekje dhe eutanazinë dhe qarkulloi një postim që dënonte “ideologjinë gjinore” në shkolla.

Katoliku amerikan Prevost, doli si një zgjedhje befasuese, për të qenë lideri i rreth 1.4 miliardë katolikëve në botë, pasi emri i tij nuk ishte paraqitur asnjëherë si një mundësi reale përpara konklavës dy-ditore.

Presidenti Donald J. Trump përgëzoi Papatin e ri për Truth Social e u tha gazetarëve jashtë Krahut Perëndimor, se ishte i emocionuar që një amerikan do të mbajë postin në Selinë e Shenjt n Vatikan.

“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë”, shkroi Trump në mesazhin e tij fillestar. “Është një nder i madh të kuptoj se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”

“Ky është një nder i madh,” i tha presidenti shtypit. Po e shikoja dhe ata thanë, ‘Ai është nga Amerika’. Thashë, ‘Kjo është e mrekullueshme’.”

Zv/ Presidenti Vance uroi gjithashtu Papa Leon XIV, duke shkruar: “Jam i sigurt se miliona katolikë amerikanë dhe të krishterë të tjerë do të luten për punën e tij të suksesshme në drejtimin e Kishës. Zoti e bekoftë!”

U hap sot Kutia e Pandorës ose u zbulua realisht përmbatja e icit brenda kulacit apo byrekut të gatuar para dy muajve nga i ikuni globalist dhe marksist papa Frani I.

Media e pavarur amerikane anti Deep State, anti Cabala, anti Iluminati, anti Soros, anti Dylberizëm, anti Marksizem dhe anti Globalizem po shprehet, se: “Ikem nga shiut dhe rame në breshër!”, me ardhjen e Luanit XIV ose riardhjen e Francesco II.

Sikurse u pa edhe gjatë fjalimit të tij standart dhe të shkurtër (pa asnjë fjalë të re) inagurues nga ballkoni i Sheshit të shën Pjetrit, ai falenderoi fatkeqsisht paraardhësin e tij, që e bëri Kardinal etj… Kjo tregon edhe një herë me bindje të plotë se ai do të vijoi rrugën e gabuar paraardhësit të tij, por me pak ndryshime të parëndsishme kishtare… A asht kjo rastësi!?

Gjatë papatit të tij të mbrapshtë 12-vjecar, ai emëroi ose zgjodhi mbi 90% e Këshillit të Kardinalëve që janë sot pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan, të cilët veprojnë sot me unazën e dhënë prej ari, në një kohë që Krishti nuk kishte stoli prej ari.

Ato janë zgjedh dhe bekuar një nga një prej tij. E një prej tyre është edhe ky që u rizgjodh dje në Vatikan, me mentalitet origjinal si Francesco II, por me një ndryshim pa rëndësi sepse ai flet gjuhën angleze…

E vetmja shpresë është tek disa kardinalë patriotë dhe opozitarë të Franit I dhe të riut Frani II (alias Leo XIV), të cilët janë me pakicë dhe vijnë nga kontinenti i Afrikës. Ata janë shumë konservator dhe mbi të gjitha kundër dylberizmit radikal në hierarkinë e korruptuar të Vatikanit.

Fatkeqsisht asnjë prej tyre nuk u zgjodh si kandidat, ndoshta për arsye të paragjykimit, sepse ato si njerëz shumë të mirë nuk janë me të njejtin ngjyrë dhe mentalitet si ata, që rizgjodhen këtë kukull (Franin e Dytë), që u bë si i pari në shtetin e vogël të Vatikanit.

Njeri prej tyre tha se “votimi ishte i përcaktuar qysh në fillim, sepse ata ishin manipuluar disa jave para se i ikuni të kalonte në botën tjetër…” Ai i tha gjithashtu një agjencie lajmesh të pavarur, se nuk do që të identifikohet, por e rëndsishme është mesazhi dhe shqetësimi i tij i drejtë…

Ata parashikojnë një shkizëm (ndarje) edhe më të madhe të kishës katolike, apo copëzime të tjera si në kohën e protestanit Martin Lutherit (1483-1546), sepse amerikani Leo XIV me idetë e atij (Franit I), që iku 2 muaj më parë, mund t’a demtoj edhe më shumë kishën dhe besimtarët e tij në mbarë botën…

Më e keqja është se ai kundër frymës se ideve përparimtare Make The Vatican Great Again, pra ai është vijues i Franit I, në politikat e tij. Ai disa herë në X, ka kritikuar politikat përparimtare dhe pro popullit votues amerikanë të Presidentit të 45 & 47 te SHBA-se Donald J. Trump dhe zv/Presidentit tonë, të ciët fituan në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit 2024 në mënyrë maksimale dhe spektakolare votat masive popullore me 77.3 milion vota, 312 vota elektorale në 50 shtete të vendit tonë.

Të dy papët i ikuri dhe ai që u zgjodh me testament pushteti shpirtëror nga Frani I, ka qenë hapur pro regjimit marksist dhe ateist dhe pro abordit të Joe Biden & Kamala Harris dhe ka pas dëshirë të hapur publike, që në zgjedhjet e 3 nëntorit 2024 të fitonte vajza e profesorit marksist Fonald J. Harris (1938) nga Jamaica një farë Kamala Donald Harris (1964).

Ai ishte pro hapjes së kufijve të vendit tonë, për të shkatërruar kufijtë e SHBA-së dhe depërtimit të emigrantëve të jashtëligjshëm. “Katoliku” Joe Biden ishte pro abordit të fëmijëve të palndur dhe mbas lindjes dhe këtë gjë ai është përkrah edhe nga Vatikani dhe personalisht nga Frani I. Si shpërblim Joe Biden i dha të ikunit titullin apo medaljen e pamerituar më të lartë presidenciale “Medalja e Lirise”, sepse ai së bashku me Deep State, Cabala dhe globalistët ndërkombëtare shkatërruan SHBA deri në vitin 2024. Mbi 60 milionë besimtarë katolikë në SHBA, të gjithë janë pesimistë, për të ardhmen e krishtërimit dhe kishës katolike këtu dhe atje në Vatikan…

Kush është papa Leo XIV, i lindur si Robert Francis Prevost

Ai ka lindur në Çikago më 14 shtator 1955. Babai i tij ishte një veteran i marinës amerikane që luftoi në Luftën e Dytë Botërore. Nëna e tij ishte bibliotekare.

Roberti përfundoi studimet e tij të mesme në seminarin minor të Urdhrit të Shën Agustinit përpara se të fitonte Bachelorin e Shkencave në matematikë në Universitetin Villanova.

Prevost flet shumë gjuhë, duke përfshirë anglisht, spanjisht, italisht, frëngjisht dhe portugalisht.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Peru, duke shërbyer si misionar dhe mësues seminari. U emërua dhe shugurua Kardinal nga Papa Françesku I në vitin 2023, për të rekomanduar emërimet e peshkopëve në mbarë botën.

Ai është Papa i parë i lindur në Amerikë në histori. Prevost, ka shpërndarë postime pro imigracionit në llogarinë e tij X në të kaluarën. Thuhet se Ai kundërshton “promovimin e ideologjisë gjinore” sepse “është konfuze, sepse kërkon të krijojë gjini që nuk ekzistojnë“.

Kardinali më parë thirri mediat perëndimore të lajmeve për nxitjen e “simpatisë për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me ungjillin“. Ai theksoi në mënyrë specifike “mënyrën e jetesës homoseksuale” dhe “familjet alternative të përbëra nga partnerë të njëjtë dhe fëmijët e tyre të birësuar“. (New York Times)

Lavdëroni Zotin! Një epokë e re për Amerikën dhe botën. Le të lutemi së bashku, që ai NUK është një vazhdim i Franit I. Ne lutemi për kishën katolike. Uroj që ky Papa i ri të ketë frikën e Zotit. Le t’i drejtojë njerëzit te Krishti jo te ai vetë. Bëjeni Vatikanin Përsëri të Madh! Amen.

Disa here i kam shkruar keto mendime të sincerta, por s’ke se kujt ia thua. Shiptarët janë besimtarë katolikë etj., vetëm për inerci të traditës dhe asgjë me shumë ose sikurse myzeqaret, që bëjnë Amin dhe nuk dijnë pse…

Nuk kam pa në media apo predikime nga asnjë klerik i lartë apo meshtarë të thjeshtë arnaut, që të kundërshtojnë ish ateistin në krye të Vatikanit, që fatkeqsisht ishte fshehur nën veladonin e “engjëllit” të bardhë…

Mirë ose keq po vërtetohet shprehja rutinë e Dullës së Ri-Shalgjatit, i cili thotë tekstualisht: “Se s’keni pa gjë akoma”. Shumë shpejt do të dalin zullumet e tjera nga brenda Vatikani.

Prandaj Deep State, Cabala etj., së bashku me Fake News dhe globalistët marksistë e hoqen ose të detyruan të dorëheqjen nga froni papa Benediktin XVI, që për mua ishte një ndër teologët më brilant dhe një klerik katolik i lartë i shquar me kurajo të lartë qytetare dhe besim tradicional katolik.

Shumë klerikë dhe deri edhe karidinalë dhe arqipeshkvij (të rinj dhe vjetër) nga e gjithë bota heshten e u bëbë një urë kalimi për papërgjeshmeritë e tij të përsëritura. Ata e ngritën ne qiell me shumë fjalë servile me supër relativa a thua se ai vërtetë Jesusi.

Oportunistët në të gjihë botën sot po marrin një shuplak nga ata kardinalë patriotë që po tregojnë realisht se janë gjallë dhe se e dojnë kishën katolike me dashni dhe jo sa për sy e faqe, sikurse bëjnë shumë në trojet shqiptare…

Shikoni tani se po hapet Kutia e Pandorës pak nga pak me fjalë dhe prova të drejtperdrejta ose indirekte. Ata me heshtje e kanë mbrojtur të pambrojturin për dëmet kolosale, që i ka shkakuar kishës katolike deri tani.

Ndoshta duhen 100 vjet ose më shumë për të rikoperuar atë dëmtim katastrofik që ai shkaktoi me ndërgjegje si pjesë e Deep State, Cabala, dhe globalistëve ateist dhe marksist, anatar i së cilës ai ishte qysh kur “shërbente” fatkeqsisht në Argjentinë…

Ai mbrojti hapur regjimin marksist të Joe Biden dhe Kamala Harris këtu në SHBA, i cili ishte pro abordit, pra vrasjes së fëmijëve të pafajshëm në barkun e nënës, bile edhe kur ata fëmijë kishin lindur…

Ja se cfarë tregojnë dokumentet e fundit të zbuluara në Departamentin e Shtetit sot. Sekretari i Shtetit Marco Rubio, fatmirësisht sapo njoftoi se gjeti Dhjetëra dosje të mbajtura nga Departamenti i Shtetit i Bidenit që i klasifikonin qytetarët amerikanë si “vektorë të dezinformimit”.

Qëllimi i dosjeve ishte të heshtnin dhe censuronin gazetarët dhe komentatorët konservatorë. Rubio zbuloi gjithashtu se dikush që aktualisht është në kabinetin e Trump ishte i listuar në dosje. Kjo është e papranueshme! Ata që janë përgjegjës për dosjet duhet të jenë në burg…

Dhe si shperblim Biden i dha në emër të popullit amerikan titullin me të lartë, që jep presidenca: “Medalja e Lirisë”, duke e damkosur rëndë titullin presigjioz amerikane. Këtë titull dikur ish Presidenti republikan Roland Reagan ia dha brenda ne Shtëpinë e Bardhë Shen Terezës së Kalkutës (Nënë Terezës ose Gonxhe BijaxhIut).

Si mund të krahasohet Frani me Nënë Terezën!? Të dy kanë të njëjtën titull. Nënë Tereza e meritoi për shërbimin e madh që ajo beri për të varfërit e me të varfërve, jo se ishte shqiptare, por pse ishte një nënë me zemër të madhe…

I ikuri për 12 vjet nuk i doli asnjëherë zot besimtarëve katolikë, që po persekutoheshin nga regjimi i Joe Biden, që dergonte vazhdimisht për kërcënim agjentë të armatosur të FBI… në shtëpitë e besimtarëve, që ishin Pro Jetës dhe Kundër Abordit. Pra, të dy Biden-i dhe i ikuri (Frani I) kishin të përbashken shumë anë negative, sepse ishin marksistë, globalistë dhe ateistë, që u manipuluan nga Deep State, Cabala, etj.

I ikuri bëri dame shumë të mëdha kishës dhe besimtarëve tradicionale. Duhet ndoshta 100 vjet me rikuperuar dëmin kolosal që bëri adhuruesi i dylberizmit argjentinas.

Uroj që Kardinali formal shqiptar…, që heshti dhe miratoi me buzëqeshje të ikurin deri tani, më në fund të bëj një mirësi që të votoj këtë prelat të shquar që shikoni në foto dhe jo për pasurit dylberas të atij që iku.

Fatkeqsisht është moda e tyre sot, sepse vetë populli hesht dhe ka lezet me dylberizmin… Si nuk u bë asnji protestë në Vatikan apo Europë, për të hequr dylberizmin dhe komunizmin sharlatan nga Vatikani dhe Europa plakë…

Hapi i parë i Shkëlqesisë do të ishte shfuqizimi i të gjithë dekreteve papale anti Krisht dhe anti Bibël, që nxori vazhdimisht i mëparshmi si dhe nxjerrja jashtë dhe c’kishërimi i të gjithë klubeve dhe organizatave të dylberëve në Vatikan.

Mos lejimi i asnjë simboli apo flamuri të dylberëve në Vatikan dhe kudo në kishat katolike kudo në botë…

Përjashtimi dhe largimin nga ambientet e kishës të të gjithë klerikëve, që janë antarë të grupacioneve të dylberëve kudo në botë.

Papa i ri duhet të rikthej të gjithë meshtarët, ipeshkvijt dhe arqipeshkvet e përjashtuar nga adhuruesi i kryedylberizmit që iku.

Ata patën kurajon civile dhe katolike, për të kritikuar në publik marrezitë e marksistit argjeninas, duke i thënë hapur që të largohej nga froni i pamerituar. Ai u fut në atë detyrë si Kali i Trojës nga Deep State, Cabala Fake News Obama Hillary etj., duke larguar teologun brilant dhe anti dylberas Papa Benedict XVI…

Sikurse dihet botërisht kontinenti i zi i Afrikës, është i vetmi kontinent që në masën 99% është konservative dhe fatmirësisht kundër dylberëve të ish presidentit marksist dhe dylberas Barack Hysen Obama. Ky i fundit fatkeqsisht shpenzoi mbi 700.000,0000 dollarë, nga fondet e taksapaguesve amerikanë, për të bërë ish vendin e vet të origjinës si veten. Fatmirësisht të gjithë shtetet në Afrikë janë kundër dylberizmit. Për këtë temë antihumane dhe antifetare, kam shkruar gjerësisht në librin tim të fundit me titull: “TRUMP or Communism”, i cili ndodhet online në Amazon, Barnes and Noble etj. 

Bëjeni Vatikanin Përsëri të Madhe

Shpresoj dhe besoj, që Papa i ardhshëm të jetë shpirtëror, duke iu përkushtuar kishës katolike, Krishtit dhe lutjeve të vazhdueshme shpirtërore dhe jo një figurë kontraversale politike. Uroj sësisht, që papa i ri të bëj reforma, duke rikthyer traditën fetare konservatore në Vatikan dhe të rikthej Krishtin në Shtëpinë e Tij, duke mbyllur dhe c’kisheuar propagandën ateiste marksiste globaliste dhe dylberizmin masiv, që fatkeqsisht e ka pushtuar si epidemic e frikshme Selinë e Shenjtë në Vatikan.

“Është legjitime dhe e nevojshme të pyesim veten, nëse kjo (dylberizmi) nuk është ndoshta pjesë e një ideologjie të re të së keqes, ndoshta më tinzare dhe e fshehtë, e cila përpiqet të vërë të drejtat e njeriut kundër familjes dhe kundër njeriut.” – Shën papa Gjon Pali II (Carol Wojtyla 1920-2005 dhe si papë 1978-2005), “Memory and Identity” (Vatican, 2005)

“Njerëzit kundërshtojnë idenë se ata kanë një natyrë, të dhënë atyre nga identiteti i tyre trupor, që shërben si një element përcaktues i qenies njerëzore. Ata mohojnë natyrën e tyre dhe vendosin se nuk është diçka që u është dhënë më parë, por që e bëjnë për vete. Manipulimi i natyrës, të cilin ne e dëshpërojmë sot për sa i përket mjedisit tonë, tani bëhet zgjedhja themelore e njeriut, kur bëhet fjalë për vetën.

Martesa homoseksuale, kërcënon themelet e jetës familjare dhe shkatërron vetë thelbin e krijesës njerëzore. Nuk mund të mohohet kriza e madhe, që kërcënon atë (familjen) deri në themelet e saj, veçanërisht në botën perëndimore.” – Papa Benedikti XVI (Joseph Ratzinger 1927–2022 dhe si papë 2005-2013)

Ku qëndron Papa Leo XIV

dhe çfarë ka thënë Prevost për çështjet LGBTQ+!?

Papati i Frani I, fatkeqsisht dhe gabimisht ishte i dukshëm për qëndrimin e tij absurd dhe pozitiv, për të mirëpritur famullitarët LGBTQ+ në Kishën Katolike. Kur u pyet për homoseksualitetin, ai tha: “Nëse dikush është homoseksual dhe ai kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar?” Ai tha gjithashtu se të qenit homoseksual “nuk është krim” dhe e përshkroi kriminalizimin e komunitetit LGBTQ+ si “të gabuar”.

Pasardhësi i Franit, papa Leo XIV, mund të shihet se ka një pikëpamje më pak progresive për këtë temë, e shprehur më së shumti në një fjalim të vitit 2012 drejtuar peshkopëve.

Në atë fjalim, Prevost foli për “simpatinë për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me ungjillin“, duke përmendur “mënyrën e jetesës homoseksuale” dhe “familjet alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar“.

Ndërsa shërbente si peshkop në Peru, Prevost kundërshtoi planet e qeverisë për të shtuar mësime rreth gjinisë në shkollë, duke e quajtur “promovimin e ideologjisë gjinore… konfuze” pasi ato “krijojnë gjini që nuk ekzistojnë”, sipas The New York Times.

Muajin e kaluar, gazeta italiane La Repubblica e përshkroi Prevost si “kozmopolit” dhe “të vlerësuar nga konservatorët dhe progresistët”. Çfarë thonë njerëzit!? Robert Prevost, në fjalët e tij të para si Papa i ri Leo XIV: “Paqja qoftë me ju të gjithë. Të dashur vëllezër dhe motra, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të Ngjallur, bariut të mirë që dha jetën për kopenë e Zotit. Edhe unë do të doja që kjo përshëndetje paqeje të hynte në zemrat tuaja për të arritur familjet tuaja për të gjithë njerëzit kudo në tokë: paqe me ju të gjithë”. Çfarë ndodhi më pas!?

Autoriteti i papa Leo XIV filloi menjëherë pas përzgjedhjes së tij. Katolikët dhe të tjerë në mbarë botën e kanë festuar shpalljen, por megjithatë, grupet e të drejtave të LGBTQ+ do të monitorojnë nga afër veprimet dhe deklaratat e tij në javët në vijim. 

Ku qëndron papa Leo XIV për çështjet e LGBTQ+?

Në mesazhin e tij të parë publik, papa Leo XIV tha se Kisha duhet “t’i pranojë të gjithë“, por disa nga komentet e tij të kaluara nuk kanë qenë aq të mirëpritura.

Papa Leo XIV i drejtohet turmës në ballkonin kryesor të lozhës qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit për herë të parë në Vatikan, më 8 maj 2025.

Të gjithë sytë janë tani te papa Leo XIV dhe shumë po pyesin se ku qëndron ai për një sërë çështjesh të rëndsishme. Një mik e përshkroi Papatin e ri si një “rrugë të mesme dinjitoze”, midis ideologjive më progresive dhe konservatore. I përshkruar si një centrist, Papa i ri ka bërë komente, që tregojnë se ai mund të mos jetë aq i hapur ndaj komunitetit LGBTQ+ sa paraardhësi i tij, i cili bëri gabimet e tij.

Tani që ai është Papë, njerëzit anembanë globit po pyesin se ku qëndron papa Leo XIV për një sërë temash të rëndësishme, duke përfshirë çështjet LGBTQ+.

Një mik e i mentoruar i papës amerikane, Rev. Michele Falcone, i tha New York Post se Papa i ri, i cili u zgjodh të enjten, më 8 maj 2025 përfaqëson një “mes dinjitoze të rrugës”, duke ndihmuar në thyerjen e hendekut midis ideologjive më progresive dhe konservatore që kanë luajtur në Kishë prej vitesh.

Papa i ri shihet si i ngjashëm me papa Franin I, në përkushtimin e tij ndaj të varfërve dhe aftësinë e tij për t’u lidhur me njerëz të një gamë të gjerë prejardhjesh. I lindur në SHBA, Papa i ri kaloi 20 vjet në Peru dhe shërbeu si Kryepeshkop i Chiclayo. Ai ishte gjithashtu Prefekt i Dikasterit të Peshkopëve, në të cilin rol ai këshilloi Franin I për emërimet e peshkopëve në të gjithë globin.

Në fjalimin e tij të parë si kreu i ri i Kishës Katolike, Papa foli për unitetin. “Së bashku, ne duhet të përpiqemi të zbulojmë se si të jemi një kishë misionare, një kishë që ndërton ura, vendos dialogë,” tha ai nga ballkoni në qytetin e Vatikanit, duke theksuar nevojën “të jemi në gjendje të presim këdo, që ka nevojë për bamirësinë tonë, praninë tonë, dialogun dhe dashurinë”.

Ideologjia gjinore dhe homoseksualiteti

Ndërsa i ikuni Frani I u tha gazetarëve, “Kush jam unë për të gjykuar?” homoseksualët dhe thanë se homoseksualët “duhet të integrohen në shoqëri”, Leo XIV mund të jetë më pak akomodues.

Në një fjalim të vitit 2012 drejtuar peshkopëve, Prevost akuzoi median e lajmeve dhe kulturën popullore për inkurajimin e “simpatisë për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me Ungjillin“, sipas New York Times.

Midis atyre “besimeve dhe praktikave” të përmendura nga Prevost ishin “mënyra e jetesës homoseksuale” dhe “familjet alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar eshte mënyra e jetesës homoseksuale.”

Ndërsa peshkopi i Chiclayo në Perunë veriperëndimore, Prevost kundërshtoi një iniciativë të qeverisë, për të promovuar mësimet e ideologjisë gjinore në shkolla.

“Promovimi i ideologjisë gjinore është konfuz, sepse kërkon të krijojë gjini që nuk ekzistojnë,” tha ai për mediat lokale të lajmeve në atë kohë. 

Papa Leo XIV ishte kritik ndaj zv/Presidentit aktual amerikan J.D. Vance pak para se të fitonte votën e Konklavës

Komentet e tij të kaluara për komunitetin LGBTQ+, megjithatë, nuk kanë qenë gjithmonë aq mirëpritëse. Kështu në vitin 2012, ai tha se ndjehej i dhimbshëm që media dhe shoqëria perëndimore krijuan “simpati për besimet dhe praktikat, që janë në kundërshtim me Ungjillin (Biblen)”, raportoi Times, duke iu referuar veçanërisht “mënyrës së jetesës homoseksuale” dhe “familjeve alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar”.

Në Chiclayo, ai gjithashtu kundërshtoi një plan të qeverisë peruane, për të mësuar rreth gjinisë në shkolla, raportoi gazeta. “Promovimi i ideologjisë gjinore është konfuz, sepse kërkon të krijojë gjini që nuk ekzistojnë,” i tha ai një gazete lokale.

Mbetet e pakjartë nëse pikëpamjet e tij kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Françesku I, paraardhësi i tij, shihej kryesisht si më përparimtar dhe në fakt e habiti botën kur pyeti: “Kush jam unë për të gjykuar?” pasi iu bë një pyetje për homoseksualët në vitin 2013.

Një dekadë më vonë, Frani I njoftoi se bekimet duhet t’u jepen çifteve LGBTQ+, megjithëse kjo nuk e ndryshoi opinionin e kishës për martesën, sipas Post. Vatikani gjithashtu hapi rrugën për priftërinjtë për të pagëzuar njerëzit transgjinorë, për sa kohë që kjo nuk rezulton në “skandal publik ose konfuzion midis besimtarëve”, raportoi Newsmax.

Pavarësisht nga këto ndryshime detare, Frani mori pjesën e tij të kritikës për vërejtjet anti-LGBTQ+, që bëri dhe për miratimin e një dokumenti të lëshuar nga Vatikani në prill 2024, se operacioni i tranzicionit dhe rrjedhshmëria gjinore kundërshtonin drejtpërdrejt dinjitetin njerëzor sipas New York Post.

Ndërsa pikëpamjet e Leos për tema të caktuara janë ende disi të panjohura, besimi i tij në dashurinë për të tjerët është në krye. Në shkurt, ai postoi dy artikuj lajmesh në X, që denonconin zëvendëspresidentin JD Vance. Njëri prej tyre, i cili titullohej, “JD Vance e ka gabim: Jezusi nuk na kërkon të renditim dashurinë tonë për të tjerët”, hodhi poshtë deklaratën e Vance në Fox News për prioritetet e krishtera. Tjetri u thellua më thellë në kritikat e papa Frani I të ndjerë ndaj Vance, duke përdorur konceptin katolik të “ordo amoris”, për të justifikuar politikat e imigracionit të administratës Trump 2.0.

At James Martin, i cili e njeh papën e re, shkroi për tiparet e ngrohta të papës së re në X pas zgjedhjeve. “Unë e di se Papa Leo XIV, është një njeri i sjellshëm, i hapur, i përulur, modest, vendimtar, punëtor, i drejtpërdrejtë, i besueshëm dhe njeri me këmbë në tokë”, shkroi Martin. “Një zgjedhje e shkëlqyer. Zoti e bekoftë.”

Në një deklaratë të ndarë me revisten hollivudiane “People”, pas zgjedhjes së Papës, Sarah Kate Ellis, presidentja dhe CEO e GLAAD, ndau se organizata e advokimit të medias LGBTQ+ shpreson të punojë me Papën e re, siç bënë me Franin I.

“Kisha Katolike Romake, qëndron në pragun e një kapitulli të ri shpresëdhënës dhe gjithëpërfshirës. Me udhëheqjen e Papës Leo XIV, ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për të frymëzuar miliarda në mbarë botën dhe për të përqafuar më tej njerëzit LGBTQ+ me dhembshuri, dinjitet dhe dashuri. Papa mund të ndërtojë mbi përparimin e bërë tashmë dhe të ndihmojë në krijimin e një Kishe që pasqyron vërtet mesazhin universal të pranimit dhe kujdesit për të gjithë”.

Pra, sikurse shihet kjarte gjithcka behet per te promovuar LGBTQ+ edhe pse kjo fryme dhe rryme kontraversale eshte ne kundershtim te hapur me Ungjillin, pra Biblen.

Në një fjalim të vitit 2012 drejtuar sinodit botëror të peshkopëve, njeriu që tani drejton kishën tha se “Masmedia perëndimore është jashtëzakonisht efektive në nxitjen brenda publikut të gjerë për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me Ungjillin, për shembull aborti, stili i jetës homoseksuale, eutanazia”.

Në komentet, nga të cilat ai lexoi gjithashtu pjesë për një video të prodhuar nga Catholic News Service, një agjenci lajmesh në pronësi të Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të Shteteve të Bashkuara, kleriku fajësoi masmedian për nxitjen e aq shumë “simpatisë për zgjedhjet e stilit të jetesës anti-kristiane” saqë “kur njerëzit dëgjojnë mesazhin e krishterë shpesh në mënyrë të pashmangshme duket mizore ideologjike dhe emocionale”.

“Pastorët katolikë që predikojnë kundër legalizimit të abortit ose ripërcaktimit të martesës, portretizohen si të shtyrë ideologjikisht, të ashpër dhe të pakujdesshëm,” shtoi Prevost.

Ai vazhdoi të ankohej se “familjet alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar janë portretizuar në mënyrë kaq të mirë dhe me dashamirësi në programet televizive dhe kinemanë sot”.

Videoja ilustron kritikat e tij për “mënyrën e jetesës homoseksuale” dhe “partnerët e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar” me klipe nga dy sitcom në SHBA që shfaqin çifte të të njëjtit seks, The New Normal dhe Modern Family.

Kleriku bëri thirrje gjithashtu për një “ungjillëzim të ri për t’iu kundërvënë këtyre shtrembërimeve të realitetit fetar dhe etik të prodhuara nga mediat masive“.

Në vitin 2012, At Robert Prevost lexoi nga fjalimi i tij drejtuar Sinodit Botëror të Arqipeshkëve në një video të prodhuar nga Catholic News Service.

Pasi disa nga komentet u raportuan nga New York Times, grupet katolike amerikane LGBTQ+ shprehën alarmin, por edhe optimizmin e kujdesshëm se papati i Françeskut kishte çuar përpara të gjithë kishën. “Ne lutemi që në 13 vitet që kanë kaluar, 12 prej të cilëve ishin nën papatin e Papa Françeskut, që zemra dhe mendja e tij të jenë zhvilluar më progresivisht për çështjet LGBTQ+ dhe ne do të mbajmë një qëndrim pritës për të parë nëse kjo ka ndodhur”, tha Francis DeBernardo, drejtori ekzekutiv i Ministrisë së Rrugëve të Reja, një grup LGBT në Maryland+bas, në një deklaratë Catho. “Ne lutemi që ndërsa kisha jonë kalon nga 12 vjetët e një papati historik, Papa Leo XIV të vazhdojë mirëseardhjen dhe kontaktin me njerëzit LGBTQ+ që Papa Françesku inauguroi”.

DignityUSA, një grup që përfaqëson katolikët LGBTQ+, shprehu gjithashtu “shqetësim” me komentet e mëparshme të papës, por shkroi në një postim në internet: “Ne vërejmë se kjo deklaratë u bë gjatë papatit të Benediktit XVI, kur dukej se pritej aderimi doktrinor. Përveç kësaj, zërat e njerëzve LGBTQ+ në atë nivel të liderit të kishës në atë nivel të kishës, ne do të dëgjoheshin rrallë herë. demonstroni një gatishmëri për të dëgjuar dhe për t’u rritur ndërsa ai fillon rolin e tij të ri si udhëheqës i kishës globale.”

Ndoshta më e njohura nga deklaratat simpatike të bëra për katolikët LGBTQ+ nga Papa Françesku ishte një koment, që ai u bëri gazetarëve në vitin 2013, kur u pyet në lidhje me vëzhgimin e tij se brenda hierarkisë së Vatikanit ekzistonte një “lob gay”.

“Unë ende nuk kam gjetur dikë që prezantohet në Vatikan me një kartë identiteti të shënuar “gay”, tha Papa me shaka. “Por ne duhet të dallojmë faktin që një person është gay nga fakti i lobimit, sepse asnjë lob nuk është i mirë.

“Nëse një person është homoseksual,” shtoi ai, “dhe ai kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar?” “Shërimi që filloi me ‘Kush jam unë për të gjykuar?’ duhet të vazhdojë dhe të rritet në ‘Kush jam unë, nëse jo një mik i njerëzve LGBTQ+?’”, tha DeBernardo.

“Papa Françesku hapi derën për një qasje të re ndaj njerëzve LGBTQ+; Papa Leo tani duhet ta drejtojë kishën përmes asaj dere,” shtoi ai. “Shumë katolikë, duke përfshirë peshkopët dhe udhëheqësit e tjerë, mbeten injorantë për realitetin e jetës LGBTQ+, duke përfshirë margjinalizimin, diskriminimin dhe dhunën me të cilën shumë njerëz ende përballen, madje edhe në institucionet katolike. Shpresojmë që ai të edukojë më tej veten duke u takuar dhe dëgjuar katolikët LGBTQ+ dhe mbështetësit e tyre.”

Marianne Duddy-Burke, drejtoresha ekzekutive e DignityUSA, i tha Washington Blade, në një mesazh me tekst nga Sheshi i Shën Pjetrit menjëherë pas zgjedhjes së Leo XIV se Papa i ri “nuk ka thënë shumë që nga fillimi i viteve 2010” për këtë temë, duke shtuar “shpresoj se ai ka evoluar”.

At James Martin, një jezuit amerikan dhe themeluesi i Outreach, një burim katolik LGBTQ+, dha një notë optimizmi në një video-mesazh nga Roma, duke e quajtur Papën e ri një njeri “me këmbë në tokë, i sjellshëm, modest” dhe “një zgjedhje e shkëlqyer”.

Në vitin 2023, Martin ishte në gjendje të bekonte një çift të të njëjtit seks për herë të parë, pasi Papa Françesku tha se do të lejonte bekime të tilla.

Në vitin 2020, Papa Françesku tha se ai mbështet ligjet e bashkimit civil për çiftet e të njëjtit seks. “Homoseksualët kanë të drejtë të jenë pjesë e familjes. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të përjashtohet ose të bëhet i mjerë për shkak të kësaj,” tha ai.

“Papa Françesku bëri më shumë për njerëzit LGBTQ sesa të gjithë paraardhësit e tij së bashku”, shkroi Martin muajin e kaluar. “Ai shkroi letra mirëseardhjeje në konferencat e Outreach për katolikët LGBTQ.

Ai miratoi botimin e Fiducia Supplicans, një dokument i Vatikanit që u lejonte priftërinjve të bekonin martesat e të njëjtit seks në rrethana të caktuara – dhe u përball me goditje të forta nga disa pjesë të kishës. Dhe, ndoshta më e habitshme dhe më pak e njohur, ai u takua me katolikët dhe i mirëpriti rregullisht me ta dhe i mirëpriti me ta.”

A e mbështet Papa i ri LGBTQ?

“Homoseksualët, kanë të drejtë të jenë pjesë e familjes. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të përjashtohet ose të bëhet i mjerë për shkak të kësaj,” tha ai. “Papa Françesku bëri më shumë për njerëzit LGBTQ, sesa të gjithë paraardhësit e tij së bashku”, shkroi Martin.

Sipas Raportit të Kolegjit të Kardinalëve, Leo, si Robert F. Prevost, shprehu shqetësimet në vitin 2012 se kultura perëndimore promovoi “simpatinë për besimet dhe praktikat që kundërshtojnë ungjillin” në lidhje me “mënyrën e jetesës homoseksuale” dhe “familjet alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar”.

Kush është Luis Antonio Tagle, Kandidati Papnor i preferuar i Gay Internetit?

Kardinali ishte aleat dhe këshilltar i Papa Franit I. Gjatë mandatit të tij, Papa Françesku zakonisht shmangu vënien në pah të shëndetit riprodhues, megjithëse ai ishte veçanërisht kritik ndaj zëvendësimit dhe shprehu shqetësime për IVF. Ai i kishte karakterizuar gjithashtu zgjedhjet elektorale presidenciale amerikane të 5 nëntorit të vitit 2024 si ato që kërkonin nga amerikanët të zgjidhnin midis “më të voglës nga dy të këqijat“, duke përmendur mbështetjen e kandidates demokrate marksiste Kamala Harris, për të drejtat e abortit dhe politikat kundër emigracionit të Presidentit Donald Trump. 

Komentet e zbuluara nga papa i ri alarmon katolikët LGBTQ+ 

Në komentet, nga të cilat ai lexoi gjithashtu pjesë për një video të prodhuar nga Catholic News Service, një agjenci lajmesh në pronësi të Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të Shteteve të Bashkuara, kleriku fajësoi masmedian për nxitjen e aq shumë “simpatisë për zgjedhjet e stilit të jetesës anti-kristiane” saqë “kur njerëzit dëgjojnë mesazhin e krishterë shpesh në mënyrë të pashmangshme duket mizore ideologjike dhe emocionale”.

“Meshtarët katolikë që predikojnë kundër legalizimit të abortit ose ripërcaktimit të martesës, portretizohen si të shtyrë ideologjikisht, të ashpër dhe të pakujdesshëm,” shtoi Prevost. Ai vazhdoi të ankohej se “familjet alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar janë portretizuar në mënyrë kaq të mirë dhe me dashamirësi në programet televizive dhe kinemanë sot”.

Kleriku bëri thirrje gjithashtu për një “ungjillëzim të ri për t’iu kundërvënë këtyre shtrembërimeve të realitetit fetar dhe etik të prodhuara nga mediat masive“.

Në vitin 2020, Papa Françesku tha se ai mbështet ligjet e bashkimit civil për çiftet e të njëjtit seks. “Homoseksualët kanë të drejtë të jenë pjesë e familjes. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të përjashtohet ose të bëhet i mjerë për shkak të kësaj.”

Sikurse dihet tesh 12 vjet me radhë Papa Frani I, bëri më shumë për njerëzit LGBTQ sesa të gjithë paraardhësit e tij së bashku. “Ai shkroi letra mirëseardhjeje në konferencat e Outreach për katolikët LGBTQ si dhe miratoi botimin e Fiducia Supplicans, një dokument i Vatikanit që u lejonte priftërinjve të bekonin martesat e të njëjtit seks në rrethana të caktuara dhe u përball me goditje të forta nga disa pjesë të kishës. Dhe, ndoshta më e habitshme dhe më pak e njohur, ai u takua me katolikët dhe i mirëpriti rregullisht me ta dhe i mirëpriti me ta.” shkroi Imzot James Martin.

“Ne do të marrim një qasje të pritjes dhe të shohim,” tha Francis DeBernardo, Drejtor Ekzekutiv i Ministrisë së Rrugëve të Re, një grup kombëtar katolik që promovon pranimin dhe barazinë LGBTQ+. “Ka një mundësi të madhe që ai të ketë një efekt pozitiv në ministrinë LGBTQ+.”

DeBernardo tha se promovimi i sinodalitetit nga Leo në kishë mund të jepte indirekt rezultate pozitive për njerëzit LGBTQ+.

Një video e vitit 2012 e ofruar për Catholic News Service, agjencia e lajmeve e konferencës së peshkopëve të SHBA-së, shfaqi fjalimin e Prevost drejtuar Sinodit të Peshkopëve botërorë në sfondin e imazheve nga serialet dhe filmat e njohur televizivë. “Masmedia perëndimore është jashtëzakonisht efektive për të nxitur brenda publikut të gjerë simpati të madhe për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me ungjillin, për shembull aborti, stili i jetës homoseksuale, eutanazia,” tha Prevost.

Ai theksoi se “si familjet alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të birësuar portretizohen kaq mirë dhe me dashamirësi në programet televizive dhe kinemanë sot”. Kur u bë kardinal në vitin 2023, Shërbimi i Lajmeve Katolike e pyeti nëse pikëpamjet e tij kishin ndryshuar. Ai pranoi thirrjen e Papa Franit I, për një kishë më gjithëpërfshirëse, duke thënë se ai “e bëri shumë të kjartë se ai nuk dëshiron që njerëzit të përjashtohen thjesht në bazë të zgjedhjeve që ata bëjnë, qoftë stili i jetesës, puna, mënyra e veshjes apo çfarëdo tjetër”.

Por ai nënvizoi se doktrina nuk kishte ndryshuar: “Dhe njerëzit nuk kanë thënë ende (se) ne po kërkojmë për atë lloj ndryshimi. Por ne po kërkojmë të jemi më mikpritës dhe më të hapur dhe të themi që të gjithë njerëzit janë të mirëpritur në kishë.” tha Prevost.

Imzot James Martin, një jezuit amerikan që themeloi një ministri të shtrirjes së LGBTQ+, tha se një ftesë e tillë për përfshirje dhe mirëseardhje ishte e rëndësishme dhe ai e konsideroi zgjedhjen e kardinalëve të Prevost-it “të shkëlqyer”.

“Ai është i përulur, i rezervuar, i drejtpërdrejtë, i besueshëm. Unë mendoj, se ai sjell një përvojë të pasur jo vetëm (nga) koha e tij e gjatë në Peru duke punuar me të varfërit, por edhe në Vatikan,” shkroi imzot Martin. “Është e rrallë të vish në kontakt me dikë që është në të vërtetë i përulur dhe që nuk pretendon të jetë i përulur. Dhe ai është gjëja e vërtetë. Dhe kjo vërtetoi respektin tim për të. Ai gjithmonë më trajtoi me shumë respekt, dinjitet, miqësi. Ai është një njeri me pak fjalë dhe do të them se kur fliste, njerëzit dëgjonin.”

Frani I, më shumë se çdo paraardhës i tij, përcolli gradualisht përmes veprimeve të tij, deklaratave formale dhe vërejtjeve të rastësishme se ai donte që kisha të ishte një vend më mikpritës për njerëzit LGBTQ+. Megjithatë, papati i tij përfundoi me të njëjtën doktrinë thelbësore për njerëzit e këtij lloji që ai trashëgoi: Kisha Katolike ende refuzonte martesën e të njëjtit seks dhe dënonte çdo marrëdhënie seksuale, midis partnerëve homoseksualë ose lezbike si “të çrregulluara menderisht në mënyrë të thellë”, pra që kanë probleme serioze mendore.

“Kisha Katolike Romake, qëndron në pragun e një kapitulli të ri shpresëdhënës dhe gjithëpërfshirës. Me udhëheqjen e Papa Leo XIV, ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për të frymëzuar miliarda në mbarë botën dhe për të përqafuar më tej njerëzit LGBTQ+ me dhembshuri, dinjitet dhe dashuri,” tha Presidentja dhe CEO e GLADD, Sarah Kate Ellis në një deklaratë. 

Konsistori i ardhshëm i Papës do të ketë një numër LGBTQ+- Kardinalët e rinj positive 

Papa Françesku ka emëruar 21 kardinalë të rinj, një numër prej të cilëve kanë të dhëna pozitive për LGBTQ+, që do të ngrihen në një konsistencë të dhjetorit 2024.

Papa shpalli kardinalët e emëruar në Angelus, duke u tërhequr shumë nga Jugu Global me vetëm disa evropianë ose amerikano-veriorë të përmendur. Në përgjithësi, ata që kishin të dhëna publike për çështjet LGBTQ+ ishin kryesisht më mirëpritës. Këto përfshijnë klerikët dhe prelatët e mëposhtëm, si:

At Timothy Radcliffe, OP

Ai është një teolog dhe ish-Mjeshtër i Urdhrit Dominikan (udhëheqësi kryesor në mbarë botën), Radcliffe ka një rekord pozitiv me LGBTQ+ që daton në vitet 1990. Së fundmi, ai ka shërbyer si asistent shpirtëror i Asamblesë së Përgjithshme të Sinodit mbi Sinodalitetin, ku ka hapur tema LGBTQ+ të paktën dy herë.

Më parë, në vitin 2016, Radcliffe tha se katolikët duhet të përqendrohen më pak në atë që të tjerët “po bëjnë në shtrat” ​​dhe më shumë në ndihmën e njerëzve të gjejnë Zotin në rrugën e tyre, megjithëse ai gjithashtu kundërshtoi barazinë martesore.

Në vitin 2014, katolikët konservatorë bojkotuan një konferencë në të cilën ai foli për shkak të punës baritore të priftit LGBTQ+.

Radklifi u përgjigj me këto fjalë për dashurinë e të njëjtës gjini: “Sigurisht që ajo mund të jetë bujare, e pambrojtur, e butë, e ndërsjellë dhe jo e dhunshme. Kështu që në shumë mënyra, unë do të mendoj se mund të jetë shprehëse e vetë-dhuratës së Krishtit.”

Në vitin 2013, ai shkroi një ese rreth “Një mënyrë e re e të qenit Kishë” në funksion të udhëheqjes së papa Franit I. Duke sugjeruar se Papa kishte hapur një rrugë të re për çështjet LGBTQ+, Radcliffe komentoi: “Nëse guxojmë të shohim vërtet njerëzit, në dinjitetin dhe humanizmin e tyre, atëherë do të zbulojmë fjalët e duhura për të thënë. Kush e di se ku do të na çojë kjo?”

Në vitin 2012, ai shkroi një shkrim kundër barazisë martesore, por shtoi: “Kjo nuk është për të denigruar dashurinë e përkushtuar të njerëzve të të njëjtit seks. Kjo gjithashtu duhet të vlerësohet dhe të mbështetet, kjo është arsyeja pse udhëheqësit e kishës po vijnë ngadalë të mbështesin bashkimet civile të të njëjtit seks. Zoti i dashurisë mund të jetë i pranishëm në çdo dashuri të vërtetë.”

Në vitin 2006, Radcliffe i bëri thirrje kishës që të “qëndronte me” homoseksualët duke “lënë imazhet tona të shtrihen”, që do të thotë, “të shikojmë “Brokeback Mountain”, të lexojmë romane homoseksuale, të jetojmë me miqtë tanë homoseksualë dhe të dëgjojmë me ta ndërsa dëgjojnë Zotin”.

Në vitin 2005, Radcliffe mbrojti priftërinjtë homoseksualë pasi u lirua një udhëzim i Vatikanit që ndalonte homoseksualët të hynin në seminar, duke thënë: “Nuk kam asnjë dyshim se Zoti i thërret homoseksualët në priftëri dhe ata janë ndër priftërinjtë më të përkushtuar dhe më mbresëlënës që kam takuar.”

Radcliffe tha më vonë në 2019 se “pavarësisht rezervave të mia”, katolikët “duhet të jenë mirënjohës” ndaj autorit Fréderic Martel për librin e tij mbi homoseksualitetin në Vatikan. Në vitin 2017, Radcliffe bëri thirrje që kisha të shoqërojë më mirë njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS. 

Arqipeshkvi Luis Gerardo Cabrera Herrera i Guayaquil, Ekuador:

Në vitin 2023, duke iu përgjigjur lirimit të Fiducia Supplicans, kryepeshkopi i tha një intervistuesi: “Katekizmi është shumë i qartë, ne duhet t’i respektojmë (njerëzit homoseksualë), ne duhet t’i mirëpresim ata. Ne nuk mund t’i përçmojmë ata. Dhe arsyeja është se njerëzit janë të thjeshtë, së pari, sepse ata janë të drejta njerëzore. janë fëmijë të Zotit, pra, si mund t’i margjinalizojmë ata? 

Arqipeshkvi Pablo Virgilio David nga Kalookan, ishujt Filipine

Si president i Konferencës së Ipeshkvijve Katolik të ishujve Filipine (me 7642 ishuj, ku 99% jane besimtare kaotlike), peshkopi dha një deklaratë të shkurtër duke pohuar Fiducia Supplicans si “të kjartë në përmbajtjen dhe qëllimin e saj“, duke thënë se “nuk kërkon shumë shpjegime“.

Më parë, në të njëjtin rol në vitin 2021, David botoi një letër që mbronte mbështetjen e papës Frani I, për sindikatat civile për çiftet e së njëjtës gjini, duke thënë se Papa “nuk është i gatshëm të shkatërrojë moralin dhe ortodoksinë tonë”, por se ai “vlerësonte të qenit i sjellshëm dhe i dhembshur sesa të qenit i drejtë dhe i drejtë“.

Në vitin 2019, si nënkryetar i konferencës së peshkopëve të Filipineve, David tha se konferenca mbështeti projekt-ligjin për barazinë SOGIE (Orientimi Seksual dhe Identiteti dhe Shprehja Gjinore) i dështuar që atëherë, i cili do të kishte përmirësuar ligjet e mosdiskriminimit, si një “imperativ i krishterë”.

David nënvizoi në atë kohë se ipeshkvijt e Filipineve kishin mbështetur prej kohësh mbrojtjen dhe njohjen e njerëzve LGBTQ+ në kombin shumë katolik.

Davidi u zgjodh nga ipeshkvijt e ishujt Filipine si një nga përfaqësuesit e tyre në asambletë e Sinodit 2023 dhe 2024.

Kryepeshkopi Jaime Spengler i Porto Alegre, Brazil

Në vitin 2023, si president i Konferencës Kombëtare të Peshkopëve brazilianë, kryepeshkopi dënoi “pasojat e moralizmit të përkeqësuar” në kishë që çojnë në përjashtim, dhe në vend të kësaj mbrojti një mirëseardhje më të madhe.

Ai tha për Fiducia Supplicans pjesërisht: Unë bëj një pyetje shumë të thjeshtë, e cila më drejton dhe gjithashtu drejton veprimin: a janë ata njerëz? Nëse janë njerëz, meritojnë gjithashtu respektin tonë. Dhe kur afrohen duke kërkuar një bekim, imagjinoj se po kërkojnë gjithashtu një fjalë ngushëllimi, shprese dhe ndoshta edhe dëshirën për t’u përballur me situatën e tyre.

Ne nuk mund ta mohojmë, pra, nuk mund ta mohojmë atë, kështu që tani, duhet të flasim për një vlerë thelbësore! Duhet espekt për të tjerët, respekt për trupin e vet, respekt për individualitetin e dikujt.

Edhe përballë këtyre çështjeve të diskutueshme, unë do të thosha, ne jemi të inkurajuar të mendojmë dhe të kërkojmë zgjidhje në një mënyrë edhe më radikale në kuptimin e ndërtimit, të të kuptuarit, që mund të plotësojë çdo nevojë autentike njerëzore. 

Kryepeshkopi Jean-Paul Vesco i Algerit, Algjeri

Pasi peshkopët e Afrikës së Veriut u ndanë me peshkopët e kontinentit më gjerësisht dhe pohuan Fiducia Supplicans në vitin 2024, Vesco shpjegoi se Simpoziumi i Konferencave Episkopale të Afrikës dhe Madagaskarit (SECAM) “nuk ishte ajo që ne synonim t’u transmetonim dioqezave tona.”

Në të vërtetë, më vonë u raportua se SECAM lëshoi ​​letrën e saj para se të merrte reagime nga peshkopët e Afrikës së Veriut 

Kryepeshkopi Roberto Repole i Torinos, Itali

Në vitin 2022, kryepeshkopata e Torinos e udhëhequr nga Repole i dha një prifti lejen për të festuar konfirmimin për një burrë transgjinor që kishte kaluar një tranzicion ligjor gjinor.

Ky kompensim interpretoi në mënyrë krijuese një direktivë të vitit 2003 nga Konferenca Episkopale Italiane që nuk lejon ndryshimin e të dhënave të pagëzimit për personat trans. duke kremtuar sakramentin nën emrin e zgjedhur të personit duke shënuar emrin e vdekur krahas informacionit për ndryshimin ligjor.

Kjo ndihmë i parapriu udhëzimeve të vitit 2023 nga Dikasteria e Vatikanit për Doktrinën e Besimit duke hapur sakramentet për njerëzit trans më gjerësisht. 

Kryepeshkopi Tarcisio Isao Kikuchi i Tokios, Japoni

Në vitin 2023, Kikuchi kontribuoi në një vëllim esesh të titulluar LGBTQ+ dhe Krishterimi, i cili u promovua nga Tavolina Katolike për HIV/AIDS, një organizatë japoneze që edukon rreth virusit dhe kundërshton diskriminimin me mbështetjen e konferencës episkopale të vendit.

Libri është redaktuar nga një pastor homoseksual i Kishës së Bashkuar të Krishtit. Për më tepër, kryepeshkopata e Tokios mbështet dhe promovon grupin LGBT Katolik të Japonisë, duke përfshirë meshën e saj mujore. Kikuchi ka qenë kreu i Caritas International që nga viti 2023.

Dy prelatët e tjerë të emëruar nga papa Frani I nuk kishin të dhëna publike LGBTQ+, por janë mjaft progresive. Në Peru, Kryepeshkopi Carlos Gustavo Castillo Mattasoglio i Limës, njihet si miqësor me teologjinë çlirimtare dhe emërimi i tij si kryepeshkop i Limës u pa nga shumë njerëz si një qortim i drejtpërdrejtë për paraardhësin e tij shumë konservator. 

Dy kardinalë të zgjedhur kishin rekorde negative për çështjet LGBTQ+ 

Kryepeshkopi Ignace Bessi Dogbo i Abidjanit, Bregu i Fildishtë, Afrikë

Në vitin 2023, ndërsa mandati i tij si president i Konferencës Episkopale të Bregut të Fildishtë përfundoi, kryepeshkopi u predikoi kolegëve të tij peshkopë në asamblenë e tyre se, “Sjellja lezbike, homoseksuale, biseksuale, biseksuale, nuk ka nevojë të paraqitet si hekurudh e mishëruar.” Komunikata nga ai asamble gjithashtu trajtoi çështjet e LGBTQ+ në terma shumë negativë. 

Kryepeshkopi Francis Leo i Torontos, Kanada

I sapoemëruar në vitin 2023, kryepeshkopi lëshoi ​​një letër baritore më 1 qershor duke theksuar përkushtimin ndaj Zemrës së Shenjtë të Jezusit, e cila është përdorur nga aktivistët anti-LGBTQ+ në Kanada dhe gjetkë për të hedhur poshtë Muajin e Krenarisë. Leo, megjithatë, nuk i ka kufizuar shkollat ​​katolike në arqipeshkvi nga festimi i krenarisë (Dylberave).

Prelatët e tjerë të emëruar si kardinalë nuk kanë ndonjë të dhënë të njohur publike për çështjet LGBTQ+. Ata janë: Arqipeshkvi Angelo Acerbi, një ish-nunc i cili kaloi dekada në trupin diplomatik të Vatikanit; Kryepeshkopi Vicente Bokalic Iglic i Santiago del Estero, Argjentinë, i cili shërbeu si peshkop ndihmës i kardinalit Jorge Bergoglio në Buenos Aires; Kryepeshkopi Ladislav Nemet i Beogradit, Serbi; Peshkopi Paskalis Bruno Syukur, OFM, nga Bogor, Indonezi; Kryepeshkopi Dominique Joseph Mathieu, OFM Conv., i Teheranit, Iran; Kryepeshkopi Rolandas Makrickas, Kryeprifti Kryeprift i Bazilikës Papale të Shën Marisë Major; Peshkopi Mykola Bychok i Eparkisë së Shenjtorëve Pjetër dhe Pal të Melburnit të Ukrainasve; Fr. Fabio Baggio, Nënsekretar i Seksionit të Migrantëve dhe Refugjatëve për Dikasterin për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor; dhe Msgr. George Jacob Koovakad, i cili është një zyrtar kurial përgjegjës për udhëtimet papale. Përfshihej gjithashtu peshkopi Baldassare Reina, peshkopi ndihmës i Romës, i cili kohët e fundit u emërua Vikar i Përgjithshëm për Dioqezën e Romës.

Ku dhe si qëndron papa Leo XIV për çështjet më të mëdha fetare dhe Krishtit me të cilat përballet Kisha Katolike sot dhe  si e sheh ai rolin e Kishës në këtë rast!?

Ndërsa ai nuk është plotësisht Françesku 2.0, Papa Leo mund të përshkruhet si Françesku 1.5, thotë Shaun Blanchard, një pedagog në teologji në Universitetin e Notre Dame. Stili i tij drejtues dhe prioritetet për kishën përputhen gjerësisht me ato të paraardhësit të tij, megjithëse thuhet se ai është më i rezervuar se Papa Françesku.

Vetë  kisha katolike në  Vatikan dhe media e saj e pranon se papa I ri ë shtë  një soj si papa që  iku në  botë n tjetë r. “Unë mendoj se një arsye pse Prevost u zgjodh është se ai është në favor të politikës së sinodalitetit të Papa Françeskut; kjo ide e konsultimit konsultativ në çdo nivel të kishës,” thotë Dr Blanchard.

Dhe absurdi per te vijuar udhen e dylberizmit vazhdon: Lexoni me kujdes: “Unë dyshoj se ajo që ndodhi në konklavë është se kishte mjaft kardinalë që donin të shkonin në të njëjtin drejtim të përgjithshëm si Papa Françesku I, por ata ndoshta donin gjithashtu një njeri që mund të ishte në gjendje të kontaktonte me disa nga anëtarët më konservatorë të kishës.”

I lindur në Çikago, Papa Leo jetoi dhe punoi në Peru për më shumë se 20 vjet dhe u bë qytetar. Dr Blanchard thotë se kjo e bën atë të ngjarë të vazhdojë theksin e Françeskut në shërbimin ndaj Jugut Global. “Ata thonë se ai është Papa i parë i Amerikës së Veriut, gjë që është e vërtetë, por ai është gjithashtu me të vërtetë një Papa i Amerikës,” thotë ai.

“Ai është shumë i ngulitur në kulturën latine … kështu që unë mendoj se ai do të jetë shumë një papë i popullit, por do të shfaqet në një stil të ndryshëm nga ai i Françeskut.”

Si do të merret ai me konfliktin global? Dhe pyetja eshte shume e thjeshte dhe pergjigjja gjithashtu eshte retorike dhe drejteperdrejte ne drejtim te tij sepse eshte I pari I kishes katolke ne te gjithe boten, si papa i Romes dhe jo president apo mbret etj., i nje shteti te caktuar te botes.

Pse u dashka ai te merret me konfliktin global kur eshte meshtar per fjalen e Zotit dhe jo per politiken e mirefillte!? Duke u marre me punet e politikes se shtetit ai le mbas dore problemet e medha te kishes katoliek dhe te meshtareve qe kane bere dhe bejne vazhdimihs tabuzime seksuale ose kane ushtruar padrejtesisht pedofiline ndaj femijeve te pambrojtur dhe ne mirebesim te kishes nga prinderit e tyre, qe sot jane te shokuar per krimet qe kane bere meshtaret katolike kudo neper bote.

Një nga çështjet kryesore me të cilat përballet Kisha Katolike, thuhet se është një pikë kyçe e diskutimit gjatë konklavës, është se si Papa do të ndërmjetësojë konfliktin dhe luftën, veçanërisht në Ukrainë, Gaza dhe Sudan. (!!!)

Pra, sikurse shihet kjatë, roli kryesor për të cilën vepron kisha katolike sot nuk eshte feja e krishtere ose ungjillizimi i popujve dhe personazhi kryesor i saj Jezu Krishti, por vetem politika dhe futja sa me thelle e hundeve ne punet e politikes te shtetit laik, kur dihet se ne vendet e perparuara boterore, europiane dhe SHBA Feja (pra Kisha) dhe Shteti jane te ndare nga njera-tjetra prej disa shekujsh…

Dr Blanchard e përshkruan Papatin e ri si “plotësisht në të njëjtën faqe me Papa Françeskun” kur bëhet fjalë për mjedisin. Ai po na del ne kete rast sin je shkencetar, tama si dikur ne ish Bashkimin Sovjetik ku Lenini dhe Stalin dhe Enver Hoxha ne Shqiperi arriten te “beheshin” “shkencaret” me te “famshem” te botes.

Përpara zgjedhjeve papale, Rrjeti i të mbijetuarve të atyre të abuzuar nga priftërinjtë pedofile lëshoi ​​një letër të hapur, duke i bërë thirrje Papës së ri Leos XIV, qe të sjellë një “ligj të vërtetë universal të tolerancës zero për abuzimin dhe mbulimin seksual” nga klerikët e te gjithe niveleve te kishes katolike kudo ne bote.

Pas zgjedhjes së Papa Leos, një zëdhënës i grupit tha se ata ishin “shumë të shqetësuar” për emërimin e tij. Ashtu si disa klerikë të tjerë katolikë të profilit të lartë – përfshirë vetë papa Frani I dhe papa Leo XIV, janë përballur me kritika tjë ashpra pjër mbulimin me ndergjegje tjë plotjë dhe për mosveprimin e tij të perceptuar në lidhje me abuzimin sistematik seksual ndaj fëmijëve te botes qe sherbenin apo frekuentoshin mjediset e kishave katolike.

Avokatët thonë se ai nuk bëri mjaftueshëm për të mbështetur tre viktima të dyshuara të abuzimit në dioqezën e tij peruane dhe kritikuan marrëdhëniet e tij me abuzuesin seksual të fëmijëve At James Ray në Çikago.

Papa i ri mbi abortin, ndryshimet klimatike, homoseksualitetin dhe dënimin me vdekje të kriminelëve

Papa i sapozgjedhur Leo XIV konsiderohet gjerësisht si i butë e i kujdesshëm, por nuk ka qenë i turpshëm në vitet e fundit, për të folur hapur për çështje të nxehta, nga mësimi i ideologjisë gjinore në shkolla deri te ndryshimet klimatike.

I njohur si Kardinali Robert Francis Prevost, përpara zgjedhjes së tij të enjten si udhëheqës i Kishës Katolike Romake, pikëpamjet e 69-vjeçarit vendas nga Çikago për disa tema të diskutueshme, mund të nxirren nga postimet politike të shpeshta në Tweeter dhe me pas në X (dhe ripostimet) e kaluara në mediat e tjera sociale, vërejtjet publike dhe intervistat me organet mediatike etj. Kisha Katolike i ka kundërshtuar këto forma të kujdesit shëndetësor.

Pikpamjet e tij politike si “shkecëtar” mbi “ndryshimin” e e rremë të klimës

Ashtu si paraardhësi i tij i menjëhershëm, Frani I, edhe Leo XIV është një besimtar i “forte” se besimtarët kanë përgjegjësinë si duke folur me kopetencë fallco si “shkencëtar” të kujdesen për planetin.

Presidenti i atëhershëm i Komisionit Papnor për Amerikën Latine dhe prefekti i Dikasterit të Ipeshkvijve argumentoi në nëntor të vitit të kaluar 2024, se është koha për të kaluar si “shencëtarë” të talentuar sikurse paraqiten se janë, se “nga fjalët në veprim” për “krizën mjedisore“!!! Haaaaa

“Sundimi mbi natyrën“, nuk duhet të bëhet “tiranik“, theksoi papa “shkencëtar” Prevost, duke argumentuar se marrëdhënia e njerëzimit me mjedisin duhet të jetë një “marrëdhënie reciprociteti”, sipas Vatican News.

Prevost gjithashtu mori guximin prej nje “shkencëtari”, ku me urdhër të peshkut paralajmëroi më tej kundër ndikimeve mjedisore si “të dëmshme” nga zhvillimi teknologjik dhe theksoi instalimin e paneleve diellore nga Vatikani dhe përdorimin e automjeteve elektrike.

Vellezerit në Krishtin papa Leo XIV ndjek Franin I, i cili ishte i njohur për bindjet e tij destructive, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe të jetuarit në mënyrë të qëndrueshme. Papa i ri ka sinjalizuar përafrimin me prioritetet mjedisore të paraardhësit.

Në ditët pas vdekjes së Franit I, platformat e mediave sociale u vërshuan me përmbajtje konklavash, pasi njerëzit filluan të postonin video, meme dhe parashikime të papës sikur të flisnin për një gala të famshëm ose një shfaqje televizive realiteti. Konklava, një zgjedhje historikisht e fshehtë dhe solemne ku morën pjesë vetëm burra të moshuar me mantele të kuqe, pati një ndjekës më të gjerë këtë herë, veçanërisht në mesin e të rinjve, jofetarë dhe vazhdimisht në internet. 

Aborti dhe kujdesi riprodhues

Papa i ri nuk i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij për shqetësimet e shëndetit riprodhues, si aksesi në abortin, kontracepsionin, fekondimin in vitro (IVF) ose zëvendësimin. HistorikishtNë mediat sociale, Prevost ka shprehur mbështetje të fortë për qëndrimin e Kishës Katolike kundër abortit.

Në vitin 2015, Prevost postoi një fotografi nga mitingu Marsh For Life në Chiclayo, duke i nxitur ndjekësit e tij: “Le ta mbrojmë jetën njerëzore në çdo kohë!” Prevost ri-tweetoi gjithashtu një artikull të Agjencisë Katolike të Lajmeve të vitit 2017 mbi Arqipeshkvin Metropolitan të shtetit të New York-ut, Kardinalin Timothy Dolan, duke dënuar abortin në një meshë përpara tubimit Marshimi për Jetën në Uashington, DC.

Në predikimin e tij, Kardinali i New York-ut Dolan u kërkoi katolikëve “të rifitojnë besimin se barku i nënës është shenjtërorja parësore, ku një foshnjë e pafuqishme, e pafajshme, e brishtë, e vogël është e sigurt, e sigurt, edukuar dhe e mbrojtur.”

Futja e hundëve në punët e shtetit, duke kundërshtuar Dënimin me Vdekje për kriminelët

Prevost ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin ndaj dënimit me vdekje për kriminelët dhe vrasësit apo përdhunesit e grave dhe vajzave, pra të njerëzve të pafajshëm, duke reflektuar në mënyrë absurd pozicionin e Kishës Katolike dhe angazhimin e Franit I, për të parë përfundimin e kësaj praktike në mbarë botën. “Është koha për t’i dhënë fund dënimit me vdekje,” shkroi ai më 5 mars 2015, në një postim X.

Eutanazia. Në vitin 2016, Prevost ripostoi një artikull të Agjencisë Katolike të Lajmeve në të cilin qytetarët e Belgjikës, ku eutanazia është e ligjshme, u kërkonin kanadezëve të mos mbështesin legjislacionin që do të lejonte vetëvrasjet e asistuara. Në artikull, mjekët belgë, avokatët dhe anëtarët e familjes, të dashurit e të cilëve u eutanizuan, argumentuan, se vetëvrasja e asistuar kërcënon më të pambrojturit në shoqëri dhe komprometon marrëdhënien mjek-pacient.

Papa i ri kundërshton të drejtën kushtetuese të mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje nga perdhunuesit në shtëpitë tona

Në tetor 2017, Prevost ripërtoi një thirrje për kontroll të ri të armëve amerikane nga senatori komunist amerikan Chris Murphy (D-Conn.), pasi një person i armatosur vrau 60 persona në Las Vegas. “Për kolegët e mi: frikaca juaj për të vepruar nuk mund të zbardhet nga mendimet dhe lutjet. Asgjë nga këto nuk përfundon nëse nuk bëjmë diçka për ta ndaluar atë,” shkroi Murphy në postimin në Twitter të shpërndarë nga Papa i ri.

Papa Leo XIV sozi ose kopje origjinale e Franit I

Robert Francis Prevost, Papa i parë amerikan, tani do të udhëheqë më shumë se një miliardë katolikë në mbarë botën, duke përfshirë 53 milionë katolikë amerikanë. Emrat që papët zgjedhin për mandatin e tyre pasqyrojnë gjithashtu drejtimin dhe vizionin që ata duan për papatin e tyre.

Emri i zgjedhur i Prevost-it e lidh atë me një prejardhje të Papa Leos, i njohur për udhëheqjen e fortë në fatkeqësi, duke përfshirë Leo XIII, i cili shërbeu në fund të viteve 1800 dhe theksoi dinjitetin dhe të drejtat e të varfërve dhe klasës punëtore.

Ai është amerikani i parë që mban papatin, si dhe shtetasi i parë peruan, i natyralizuar pasi ka punuar në vend për dekada të tëra.

Leo duket se është në një linjë me paraardhësin Franin I, për të drejtat e emigrantëve dhe emigrantëve, veçanërisht për shkak të kohës së tij në Peru, megjithëse ai nuk ka bërë shumë deklarata publike për këtë çështje. Frani I, u tërhoq nga veprimet e shumta kundër emigrantëve nga Presidenti i 45 & 47 o SHBA-se Donald J. Trump në vitin e fundit të jetës së tij, duke thirrur në mënyrë delikate bindjet e Zëvendës Presidentit JD Vance për këtë çështje në një letër të tij.

Shkrimtari Zeqir Bekolli e shtron pyetjen publike se a po bëhet kultura peng i klientelizmit politik?

0

Nga: Zeqir Bekolli, shkrimtar

Publikimi i listës së autorëve të përzgjedhur për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka rikthyer një pyetje të vjetër, por kurrë të tejkaluar:

A vlerësohen vërtet librat në bazë të përmbajtjes, apo thjesht në bazë të lidhjeve dhe pazarëve nën tavolinë?

Rasti i fundit hedh dritë të errët mbi funksionimin e komisioneve vlerësuese dhe e zhvesh lakuriq një sistem që duket se ka humbur kontaktin me vetë thelbin e vlerësimit profesional, leximin dhe analizën e veprës letrare.

Në mesin e librave të refuzuar ishte edhe dorëshkrimi im, mbi 300 faqe, redaktuar nga një emër i njohur në letërsinë shqipe – Prend Buzhala, publicist, kritik letrar dhe autor serioz. Ai jo vetëm që e ka lexuar dorëshkrimin, por ka shkruar një pasthënie prej mbi 12 faqesh, duke e trajtuar atë me seriozitetin e një vepre që meriton të zërë vendin e saj në botën e botimeve.

Pyetja shtrohet: Nëse një kritik me reputacion si Prendi e vlerëson veprën time të denjë për botim, si ka mundësi që një komision i tërë ta rrëzojë atë pa e lexuar fare?

Përgjigjja është më e thjeshtë sesa mund të duket: në Ministrinë e Kulturës, komisionet shpesh funksionojnë si instrumente formale për të arsyetuar vendime të marra paraprakisht. Kjo nuk është thjesht një dyshim i pabazuar; është një konstatim i bazuar në përvojë personale dhe institucionale, pasi kam shërbyer për 18 vjet në një Ministri, ku një pjesë e madhe e vendimeve janë marrë përmes lidhjeve klienteliste, jo përmes meritokracisë.

Kur vlerësimi bëhet pa lexuar librin, ai shndërrohet në një farsë. Kur fondet shpërndahen pa kritere të qarta, krijohet një realitet ku autorët seriozë dhe të pavarur mbesin jashtë, ndërsa përfitues janë shpesh miq, militantë apo servilë të radhës. Ky fenomen nuk është vetëm skandaloz, por është edhe një atentat ndaj vet kulturës kombëtare.

Personalisht, nuk jam i zhgënjyer sepse libri im nuk u përzgjodh. Këtë e kam përjetuar edhe më parë , por se një sistem i tërë vazhdon të injorojë profesionalizmin dhe përkushtimin, duke i kthyer proceset kulturore në një loje të turpshme pazari. Dhe kur përjashtohen gazetarë e shkrimtarë me dekada punë të ndershme, shpesh me 120 euro pension pas një jete profesionale, atëherë kultura nuk është më përfaqësim i një vullneti kolektiv, por pasqyrë e një degradimi sistematik.

Pavarësisht këtij mohimi, libri im do të botohet, sepse përmbajtja nuk e ka nevojën e vulës së komisioneve të politizuara.

Shi për këtë, bëj thirrje që të hapet një debat i gjerë publik për mënyrën si ndahen fondet publike për kulturën, dhe që komisionet të jenë të hapura, transparente dhe të përbëra nga njerëz me kredibilitet profesional, jo nga emra që shërbejnë si stoli për vendime të parapaguara.

Kultura nuk është mall tregu. Dhe libri nuk është thes që matet me numra, por pasqyrë e shpirtit të kohës. Dhe kjo kohë, për fat të keq, ka nevojë për më shumë dritë dhe më pak hije.

Deklaratë publike e “Federatës së Arbërisë”

0

Federat e Arbërisë

Deklaratë Zyrtare Publike
Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimi – Lleshi dhe theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe në Masbjeshkë – Sanxhak

Bujanoc, 17 Maj 2025

Federat e Arbërisë, si organizatë gjithëkombëtare dhe përfaqësuese e shqiptarëve në trojet etnike dhe në diasporë, shpreh indinjatën dhe dënimin më të ashpër ndaj thyerjes së posterit me foton e dëshmorit Komandant Ridvan Qazimi – Lleshi në sheshin “Skënderbeu” të Bujanocit.

Kjo ngjarje nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një zinxhiri veprimesh të qëllimshme për të fshirë kujtesën historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për të provokuar tensione ndëretnike dhe për të përçuar një mesazh frikësimi.

 Federat e Arbërisë i bën jehonë këtyre fakteve shqetësuese:

  • Zvarritja dhe moszbatimi i Marrëveshjes së Konçulit;
  • Përndjekja politike e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe refuzimi i amnistisë;
  • Pengesat nga autoritetet serbe për vendosjen e simboleve shqiptare, përfshirë shtatoren e Komandant Lleshit dhe të Skënderbeut në Bujanoc;
  • Diskriminimi sistematik në përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin në polici, administratë, drejtësi, shëndetësi dhe investime publike;
  • Pasivizimi masiv i adresave, që përbën një formë të re të spastrimit etnik të heshtur;
  • Rritja e gjuhës së urrejtjes, e manifestuar me parulla të rrezikshme si “Vdekje shqiptarëve” në qendër të qyteteve me shumicë shqiptare.

 Shqiptarët në Sanxhak dhe Vilajetin historik të Arbërisë:

Federata ngre zërin për gjendjen alarmante edhe në krahinën e Sanxhakut, ku:

  • Shqiptarët përballen me asimilim të heshtur dhe mohim të identitetit kombëtar;
  • Nuk garantohet arsimi në gjuhën shqipe, as përfaqësimi real në pushtet vendor e qendror;
  • Emrat e qyteteve, toponimet, tradita dhe historia shqiptare janë fshirë nga programet zyrtare;
  • Ka një tendencë të qartë për konvertim etnik, identitar dhe kulturor, përmes presioneve të pandalshme.

 Zgjidhja: Një Platformë Kombëtare e Shqiptarëve

Federat e Arbërisë shpall nisjen e:

Platformës së Përfaqësimit Kombëtar Shqiptar

Qëllimi:

✅ Të bashkojë zërin e shqiptarëve në të gjitha trevat dhe në diasporë;
✅ Të ngrejë përfaqësime në çdo qytet me diasporë aktive (Gjermani, Zvicër, SHBA, Austri, etj.);
✅ Të ushtrojë presion diplomatik e ligjor në OKB, BE, OSBE dhe në parlamentet e vendeve mike;
✅ Të ndërtojë një faqe zyrtare informative, një buletin kombëtar dhe një strukturë lobimi për të drejtat e shqiptarëve në të gjitha trevat.

Thirrje publike:

  • I bëjmë thirrje Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës të reagojnë me nota zyrtare dhe me përfaqësim diplomatik të qëndrueshëm për shqiptarët në Serbi.
  • I kërkojmë Shteteve të QUINT-it dhe BE-së të ndalojnë tolerimin e diskriminimit sistemik ndaj shqiptarëve dhe të miratojnë një rezolutë ndërkombëtare për të drejtat e tyre.

Sulmi ndaj një dëshmori është sulm ndaj gjithë kombit.
Kujtesa jonë nuk thyhet. As historia jonë nuk fshihet.
Uniteti dhe vetëdija jonë do të jenë përgjigja më e fortë.

Federat e Arbërisë
Përfaqësuese e shqiptarëve në Ballkan dhe diasporë
Në shërbim të të drejtave kombëtare, historisë dhe dinjitetit

  • Për media mesazhin e shpërndanë  zëdhënësi  i Federatës Arbëria, Luan – Asllan Dibrani

Nafi Çegrani i shkruan letër të hapur Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg

3

Nga: Nafi  Çegrani

Reflektim për drejtësi:

LETËR E HAPUR DREJTUAR -GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

S  T  R  A  S  B  U  R

-COURT DE JUSTICE EU

L U X E M B U R G

KU MBETET DREJTËSIA ?

(Përse fshihet e vërteta ?)

… Sfidat e jetës dhe stuhitë e saja janë tejet të vështira në këtë kohë rrëmujash e rrëmetesh për njeriun e vërtetë dhe human, që ka shpirt dhe botëkuptim për të jetuar në këtë botë të çmendur ku lumturia e burrit fisnik dhe të çiltërt mbetet vetëm në ëndërr. Andaj, unë si njeri i vuajtur në kazamatet jugosllave komunistre me akuza të rreme e Proces të inskenuar gjyqësor në Zenicë të Bosnjës që nga 1981, mbetet një histori e heshtur përballë padrejtësive apsurde. Apo e gjithë ajo është një hakmarrje e vjetër e shtetit Jugosllav ndaj meje, edhe sot e sot kur jam duke bërë përpjekje dhe kërkoj zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësia të shkon në vendin e duhur, jam duke kaluar rrugë të rrezikshme për të zbuluar të vërtetën, gjë e cila lidhet me interesat e njeriut të vuajtur me pa të drejtë në burgje, lidhet me interesat jetësore të kombit që i takoj si shqiptar.

Sfidat e jetës dhe stuhitë e saj janë gjithnjë e më të ashpra në këtë kohë rrëmujash dhe rrëmetesh, sidomos për njeriun e vërtetë e human — atë që ka shpirt dhe botëkuptim për të jetuar me ndershmëri në një botë të çmendur, ku lumturia e burrit fisnik dhe të çiltër mbetet vetëm një ëndërr.

Unë, si një njeri i vuajtur në kazamatet komuniste jugosllave me akuza të rreme dhe me një proces të inskenuar gjyqësor në Zenicë të Bosnjës që prej vitit 1981, mbetem ende një dëshmi e heshtur përballë padrejtësive absurde të atij sistemi. A nuk ishte e gjitha një hakmarrje e vjetër e shtetit jugosllav ndaj meje?

Edhe sot, në përpjekjen time të pandalshme për ta zbardhur të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësinë, po përballen me rrugë të rrezikshme, me pengesa të mëdha. Kjo përpjekje nuk lidhet vetëm me fatin tim personal si njeri i dënuar padrejtësisht, por me një kauzë më të madhe — me të drejtën dhe dinjitetin e një populli të tërë që kam nderin t’i përkas: kombit shqiptar.

“Në emër të së vërtetës – Kur drejtësia heshti në kazamatet e Jugosllavisë”

Natyra e drejtësisë dhe padrejtësisë në botën moderne.

Kuptimi i nderit, të vërtetës dhe dinjitetit në kohë të dhunës shtetërore.

Përvoja personale , imja -Nafi Çegrani: 

Arrestimi dhe torturat

Procesi i inskenuar gjyqësor në Zenicë.

Përplasjet me UDB-në dhe krerët e nëntokës shtetërore në Shkup.

Burgimi dhe vitet e kaluara në kazamatet jugosllave.

Aspekti juridik dhe etik i padrejtësisë:

Kur drejtësia e shtetit kthehet në mjet hakmarrjeje.

Shkelja e të drejtave të njeriut dhe mungesa e garancive ligjore.

Parimet themelore të së drejtës (jus naturalis, e drejta për mbrojtje, prezumimi i pafajësisë).

Analizë filozofike e drejtësisë së shtrembëruar:

Platoni, Arsitoteli dhe Kant mbi drejtësinë.

Kur ligji nuk është më moral: dallimi mes ligjit dhe drejtësisë.

Drejtësia si vlerë morale, jo vetëm procedurale.

Pasojat e padrejtësisë në jetën e njeriut dhe të kombit:

Traumë personale dhe kolektive.

Humbja e besimit tek institucionet.

Në një kohë kur bota brohoret për liritë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, ka ende histori të heshtura që s’kanë gjetur dritën e së vërtetës. Unë jam një nga ato histori – një njeri që kaloi vite të tëra në burgjet famëkeqe të Jugosllavisë, i akuzuar për diçka që nuk e kam bërë kurrë.

 Jeta ime ndryshoi një natë të errët, kur porta e hekurt e shtetit më gëlltiti, jo për fajin tim, por për bindjet e mia, për atë që përfaqësoja: një shqiptar me ndërgjegje, që nuk u përkul. E akuzuar, e dhunuar, e manipuluar – drejtësia që më u servir nuk kishte asgjë të përbashkët me të drejtën. Ishte një farsë, një teatër ku rolet ishin shpërndarë paraprakisht.

Në Zenicë, brenda atyre mureve të trasha që shushuritnin urrejtje dhe torturë, ku drita nuk depërtonte as në shpirtin e njeriut, pata kohë të reflektoj: Çfarë është drejtësia kur një shtet e përdor si armë? Çfarë vlere ka ligji kur ai nuk lind nga ndërgjegjja, por nga frika dhe urrejtja?

Më burgosën jo vetëm për atë që nuk kisha bërë, por për atë që nuk pranuan të jem: një qytetar i lirë dhe një shqiptar me zë. Përplasjet e mia me strukturat kriminale të UDB-së në Shkup, ku krimi e shteti ishin bërë një, ishin sinjali që më shënjoi për eliminim.

Por kjo nuk është vetëm historia ime. Është historia e dhimbshme e shumë shqiptarëve të ndershëm që u shkelën nga çizmja e padrejtësisë. Historia e një kombi që nuk pushoi së kërkuari të drejtën në një botë që e kishte braktisur.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, i datës 29.06.2023, i cili refuzoi kërkesën time për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Gjykatës Kantonale të Zenicës, është një tjetër dëshmi se padrejtësia vazhdon të mbijetojë edhe pas dekadash.

A mund të quhet drejtësi një sistem që i mban sytë mbyllur ndaj së vërtetës historike, politike e njerëzore? Si mundet një shtet që aspiron të jetë pjesë e rendit demokratik evropian, të qëndrojë në heshtje përballë një padrejtësie të dokumentuar, të trashëguar nga një regjim i vdekur si ai i Jugosllavisë?

Unë nuk jam vetëm një individ që kërkon të drejtën e tij. Unë jam simbol i një brezi të tërë shqiptarësh që u shënjestruan, u burgosën, u torturuan e u poshtëruan vetëm pse mbetën shqiptarë. Dhe këtë nuk e them për të përfituar simpati, por për të kujtuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi.

Drejtësia, shkruante John Rawls, është virtyti i parë i institucioneve shoqërore, ashtu si e vërteta është për sistemet e mendimit. Nuk ka rëndësi sa i organizuar është një sistem, nëse ai nuk është i drejtë, ai është moralisht i papranueshëm.

Kur një vendim gjyqësor mbështetet në një akt të falsifikuar, në dëshmi të montuara dhe në heshtje të qëllimshme ndaj fakteve, ai nuk është vendim, por padrejtësi e dokumentuar. Dhe kjo padrejtësi më është bërë mua, Nafi Çegranit – një njeri që ka kaluar vite të pafajshme në kazamatet jugosllave vetëm pse refuzova të përkulem para krimit të organizuar shtetëror.

Ajo që kërkoj nuk është hakmarrje. Kërkoj drejtësi, sepse është e vetmja rrugë për të kthyer besimin tek ligji dhe tek njeriu.

Kur drejtësia zhvishet nga morali, ajo bëhet vegël e pushtetit dhe shndërrohet në dhunë të legalizuar. E drejta duhet të përfaqësojë drejtësinë, përndryshe mbetet vetëm një burokraci pa shpirt.

Kjo nuk është thjesht një çështje juridike, por një betejë për ndërgjegjen e institucioneve. Nëse një vendim i padrejtë mbetet në fuqi, ai nuk flet vetëm për rastin tim – ai flet për mosfunksionimin moral të vetë shtetit.

KËRKOJ DREJTËSI!

Kërkoj rishikim të plotë të vendimit të Gjykatës Supreme të F BiH të datës 29.06.2023 dhe të vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kantonale të Zenicës, të cilat bazohen në një proces të inskenuar nga një regjim tashmë i njollosur në histori.

Kërkoj që viktimat e burgimeve politike në Jugosllavinë e dikurshme të trajtohen me dinjitet dhe drejtësi, në përputhje me të gjitha standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me normat më të larta morale të botës së qytetëruar.

Unë, Nafi Çegrani, i kërrusur mbi tavolinë, për të satën herë  duke nxjerr  nga sirtari aktakuzat e  rrejshme dhe të manipuluara , fund e krye me dallavare të Gjykatës së dikurshme të Qarrkut të Zenicës,dokumentet nga Gjykata e Strasburgut dhe nga ANKIMET që kishte bërë ndër vite kundër padrejtësive  me gënjeshtërat që i mveshnin për “krime” që nuk i kishte bërë. I analizonte, duke bërë  krahasime, ndiqte me vëmendje kronologjinë e hulumtimeve, por prapë i shpëtonte ndonjë detaj nga të gjitha ato aktvendime me akuza të trilluara, nga ato versioned he gënjeshtra të sajuara me direktivën e hetuesve në saje të dhunës dhe dajakut. Me  vite kalova në burgje, dhe më pas me daljen nga burgu, rrgullisht dhe në mënyrë të vazhdueshme duke shkruar ANKIME  dhe shkresa për gjykatat dhe organet e drejtësisë në BeH dhe Maqedoni,  shumë vite  me radhë, duke menduar për shkaqet apo arsyjen  përse e kishin kurdis këtë dramë të çuditshme , kërkoja drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës  , duke iu drejtuar Gjykatave supreme në Sarajevës dhe atyre të North Macedonia, që çështjen ta bënin revision ligjor duke i respektuar normat dhe ligjet sipas Konventës  Europiane  për të Drejtat e Njeriut .  ( Arsyeja kryesore pse kërkoj me vite drejtësi dhe zbardhjen e rastit, e vërteta të del në dritën e Diellit, sepse akuzat fund e krye ishin të trilluara dhe i gjithë Procesi i Zenicës  nga 1981 ishte vetëm një farsë e çuditshme  dhe me manipulime perfide. Madje nuk më lë ndërgjegja të hesht ndaj shpifjeve dhe akuzave të rreme. Unë nuk jam në asnjë mënyrë apo rrethanë i përfshirë, nuk jam aktor i ndonjë krimi, çfarëdoqoftë ai dhe për çfarë më kanë dënuar në mënyrë antiligjore !) … Edhe sot më kujtohet se në kohën e paraburgimit, pasi u sollën 2-3 akakuza nga OJT e Zenicës, gjykatësi hetues edhe pas 6-7 muajve hetimi, dhe pas disa versionesh të kurdisura kot, erdhi në qelinë nr. 29  me 2-3 të tjerë dhe tha se version i saktë mund të jetë jo “Ura e Vardarit” as “Rudina”  apo vendi afër fshatit Forinë, Tani  “ndodhia ka  ngjarë”  disa  km më larg, në vendin e ashtuquajtur “Kreçane” pronësi e Arif Zeqirit, ku është gjetur  kufoma e të humburës Meliha Deliq, ose bëhej fjalë  për një kafkë  njeriu. Por, ku dhe si , kush dhe kurë, si , hetuesit nuk e përcaktonin, as nuk e thoshin kafka e kujt mund të ishte. Pra, të gjitha  zhvillimet e dyshimta dhe sjellja e dyshimtë e hetuesve dhe Gjykatës së Zenicës nuk u morën parasysh nga Gjykata Supreme  e kryesuar nga gjykatësi Ante Varunek, pos gjykatësit supreme  Mirko Vllajsavleviq më herët i cili e çfuqizoi Vendimin e gjykatës së Zenicës me vendimin Kzh. 139/ 83 të dates 13 prill 1983.  Në vend të kësaj, në seanca të shpejta, gjykatësit Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq, sërish prezantuan vendimin e mëparshëm të caktuar, i cili ishte shpallur i pavlefshëm dhe sollën Vendimin K-94/83, duke  mos përfill ligjin, duke bërë shkelje direkte të Kodit të Procedurës Penale dhe të Nenit 3 të KEDNJ, duke bërë kërdi dhe mos respektimin e udhëzimeve të Vendimit Kz-139/82, gjykatësit vebdosin në dëm timin, ku fjalët e vendimit të çfuqizuar që figuronin : “i dënuar me pushkatim”  , u zëvendësuan me fjalët “dënohet me 20 vite burg të rëndë”. Dhe çështja u mbyll si një çështje e përfunduar me Vendimin e gjykatësit supreme Ante Varunek, i cili në mënyrë paushale (ose ashtu ia kishin servuar gjykatësit  poltron Tihomir Baboviq etj), ku akuzat prej gënjeshtrash  i  bënë sit ë vërteta . Ata që tha Mirko Vllajsavleviq vazhduan të injoroheshin. Në ankesën time të dytë,pra, siç kam përmendur edhe më herët, duke u bazuar në realitet dhe të vërtetën, as fjala dhe as Vendimi i gjykatësit suprem Vllajsavleviq Mirko nuk u dëgjua fare dhe qëllimisht u lan në haresë. Çështjen e ankesës sime, tani e mori në dorë një gjykatës  shovinist duke  bërë diskriminim dhe padrejtësi ndaj meje , Ante Varunek, i cili, duke ndjekur  konceptimin  prej diktati e me sugjerime të  gjykatësit Tihomir Baboviq, pa asnjë precedent dhe në mënyrë  sipas kokës së tij prej djalli, hodhi ankesën time  si  të  “pabazë”  duke  vërtetuar aktvendimin  K/94/83 si të  “ligjshëm”  i cili formësohej fund e krye nga akuzash paushale, të fabrikuara  dhe KONFUZE  prej shpifjesh zinxhir, ndërsa unë,  pa qënë aktor i ndonjë “krimi” mbeta  brenda grileve të hekurta i dënuar me 20 vite burg të rëndë…

Letër Publike për Zbardhjen e një Akti të Rëndë të Padrejtësisë Gjyqësore në Bosnjë e Hercegovinë – Rasti i Nafi Çegranit

Drejtuar: Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Komitetit të të Drejtave të Njeriut në OKB, Amnesty International, dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Unë, Nafi Çegrani, një qytetar shqiptar i lindur në Maqedoninë e Veriut, i dënuar padrejtësisht në vitin 1983 nga Gjykata e Qarkut të Zenicës në Bosnjë e Hercegovinë, ju drejtohem me këtë letër publike për të kërkuar njëherë e mirë ZBARDHJEN e të VËRTETËS dhe VLERËSIMIN e RASTIT TIM në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për dekada, kam kërkuar drejtësi duke paraqitur ankesa, kërkesa për rishikim dhe dokumentim të pafajësisë sime në institucionet e BeH-së dhe në ato ndërkombëtare. Asnjëherë nuk jam përfshirë në ndonjë krim, por isha viktimë e një procesi politik dhe hetimor të ndikuar nga dhuna, presioni dhe diskriminimi etnik.

Gjykimi im është mbështetur në akuza të fabrikuara, me ndryshime të vazhdueshme të “vendit të ngjarjes”, mungesë të dëshmive materiale, dhe vendime kontradiktore nga gjykatës të ndryshëm. Vendimi përfundimtar – 20 vite burg të rëndë – ishte një zëvendësim arbitrar i vendimit të mëparshëm me pushkatim, i cili ishte shfuqizuar nga një gjykatës më herët.

Unë kërkoj që rasti im të shqyrtohet si shkelje flagrante e nenit 6 të KEDNJ (e drejta për një proces të rregullt ligjor) dhe si diskriminim mbi bazë etnike, në përputhje me nenin 14 të së njëjtës Konventë.

LETËR PUBLIKE NDËRKOMBËTARE

Për: Institucionet Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
Nga: Nafi Çegrani
Tema: Apel për drejtësi – Rrëfim personal mbi dënimin e padrejtë dhe shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi

Unë, Nafi Çegrani, qytetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i dënuar padrejtësisht në vitet më të errëta të sistemit represiv të ish-Jugosllavisë, ndjej detyrë morale dhe njerëzore që përmes kësaj letre publike t’i drejtohem institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut. Është një rrëfim i dhimbshëm dhe një apel për drejtësi, për të vërtetuar se dënimi im nuk ishte asgjë më shumë se një farsë e montuar nga organet hetuese dhe gjyqësore të kohës, të udhëhequra nga urrejtja politike, etnike dhe ideologjike.

Prej vitesh, i kërrusur mbi tavolinë, nxjerr nga sirtari aktakuzat e rrejshme dhe të manipuluara, dokumentet e proceseve gjyqësore të Qarkut të Zenicës, të Gjykatës Supreme të Sarajevës, shkresat dhe ankimet e mia të panumërta për zbardhjen e së vërtetës. Me dhjetëra herë kam shkruar ankesa në përpjekje të vazhdueshme për të kërkuar revizion të çështjes sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por gjithçka u mbyt në heshtje, arrogancë dhe diskriminim institucional.

Akuza ndaj meje ishte një trillim i pastër, një fabrikim me përmbajtje konfuze dhe shpifëse, i ndërtuar mbi tortura fizike dhe psikike, me qëllim që të pranoja një “faj” që nuk më përkiste. Në aktakuzat fillestare përmendej “Ura e Vardarit”, “Rudina”, pastaj u zhvendos vendndodhja në “Kreçane”, tokë e Arif Zeqirit – por askush s’kishte prova, as datë, as orë, as dëshmitar të besueshëm. Gjithçka ishte një gërshetim versionesh pa logjikë, që ndryshonin sipas direktivave të hetuesve dhe urdhrave politikë të sistemit komunist të kohës.

Në mënyrë të papranueshme, Gjykata Supreme më vonë hodhi poshtë vendimin Kzh-139/83 të datës 13 prill 1983, të nxjerrë nga gjykatësi Mirko Vllajsavleviq, i cili e kishte çfuqizuar vendimin e Gjykatës së Zenicës për mungesë provash. Por vendimi i tij u injorua dhe u zëvendësua me një vendim tjetër, K-94/83, të miratuar në mënyrë arbitrare nga gjykatës si Tihomir Baboviq dhe më pas i vulosur përfundimisht nga gjykatësi suprem Ante Varunek, i cili në mënyrë cinike dhe diskriminuese shpalli dënimin me 20 vjet burg të rëndë, pavarësisht se më parë më ishte shqiptuar padrejtësisht dënimi me vdekje.

Për vite të tëra kam vuajtur në burgjet famkeqe të ish-Jugosllavisë, nën kushte çnjerëzore dhe nën keqtrajtime të rënda psikofizike. Në veçanti, përjetova tortura të rënda nga inspektorët e policisë komuniste të Bugojnos, ku u detyrova të qëndroja me ditë të tëra pa gjumë, i rrahur, i fyer dhe i poshtëruar. Më trajtonin si armik shteti, vetëm pse isha shqiptar dhe pse mbaja mendim të lirë. Në burgun e Zenicës, sjellja e personelit ishte edhe më poshtëruese – arrogante, raciste, me shpërfillje ndaj çdo kërkese humane për trajtim dinjitoz dhe qasje ligjore.

Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo aktor i ndonjë krimi. Akuzat ndaj meje ishin trilluara, të sajuara nga një sistem i kalbur, që kishte për qëllim të frikësonte, të ndëshkonte dhe të shuante çdo zë kritik, çdo shqiptar që guxonte të mendonte ndryshe. E gjithë çështja, që nga hetimi e deri te vendimi përfundimtar, ishte një montim klasik politik e etnik – një gjyq i turpit që edhe sot mbetet njollë në ndërgjegjen e atyre që e drejtuan.

Apeli im sot është i qartë:
Kërkoj që kjo çështje të mos mbetet në harresë. Kërkoj nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që të rishikojnë rastin tim, të hapin hetim të pavarur mbi këtë dënim të padrejtë dhe të bëjnë gjithçka që e vërteta të dalë në dritë, për të shpëtuar jo vetëm nderin tim të nëpërkëmbur, por edhe për të rivendosur një grimë drejtësi në emër të të drejtave themelore të njeriut.

Me respekt dhe shpresë,

Nafi Çegrani

I dënuar padrejtësisht nga regjimi komunist jugosllav

***   

Me  vite kalova në burgje, dhe më pas me daljen nga burgu, rrgullisht dhe në mënyrë të vazhdueshme duke shkruar ANKIME  dhe shkresa për gjykatat dhe organet e drejtësisë në BeH dhe Maqedoni,  shumë vite  me radhë, duke menduar për shkaqet apo arsyjen  përse e kishin kurdis këtë dramë të çuditshme , kërkoja drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës  , duke iu drejtuar Gjykatave supreme në Sarajevës dhe atyre të North Macedonia, që çështjen ta bënin revision ligjor duke i respektuar normat dhe ligjet sipas Konventës  Europiane  për të Drejtat e Njeriut .  ( Arsyeja kryesore pse kërkoj me vite drejtësi dhe zbardhjen e rastit, e vërteta të del në dritën e Diellit, sepse akuzat fund e krye ishin të trilluara dhe i gjithë Procesi i Zenicës  nga 1981 ishte vetëm një farsë e çuditshme  dhe me manipulime perfide. Madje nuk më lë ndërgjegja të hesht ndaj shpifjeve dhe akuzave të rreme. Unë nuk jam në asnjë mënyrë apo rrethanë i përfshirë, nuk jam aktor i ndonjë krimi, çfarëdoqoftë ai dhe për çfarë më kanë dënuar në mënyrë antiligjore !) … Edhe sot më kujtohet se në kohën e paraburgimit, pasi u sollën 2-3 akakuza nga OJT e Zenicës, gjykatësi hetues edhe pas 6-7 muajve hetimi, dhe pas disa versionesh të kurdisura kot, erdhi në qelinë nr. 29  me 2-3 të tjerë dhe tha se version i saktë mund të jetë jo “Ura e Vardarit” as “Rudina”  apo vendi afër fshatit Forinë, Tani  “ndodhia ka  ngjarë”  disa  km më larg, në vendin e ashtuquajtur “Kreçane” pronësi e Arif Zeqirit, ku është gjetur  kufoma e të humburës Meliha Deliq, ose bëhej fjalë  për një kafkë  njeriu. Por, ku dhe si , kush dhe kurë, si , hetuesit nuk e përcaktonin, as nuk e thoshin kafka e kujt mund të ishte. Por e gjithë përralla rreth një kufome apo kafke ishte vetëm një gënjeshtër e madhe për të zhvilluar intriga të më tejme në rrugën e padrejtësisë ! Pastaj çdo gjë ra në heshtjen torturuese. Tanimë, të pandehurit, edhe 6 muaj pas dorëzimit të tyre tek gjykatësi hetues, nisën të hiqeshin zvarë me duar lidhur nga qelitë e burgut hetues , duke i mbajt grupi i inspektorëve të Bradariqit nën torrtura të tmerrshme në bodrumet e përgjakur të SUP Bugojno, ku ngjante sikur një  kasaphane ku therreshin demat. Kulminacioni I keqtrajtimeve dhe dhunës që ushtrohej në mëbyrë shtazarake ndaj meje (sigurisht ashtu është vepruar edhe me të pandehurit Vahedin Ramadani  dhe Hajrullah Huseini, për çfarë ata dëshmonin), që nga data 25, 26, 27, 28, 29 dhe 31 mars 1982, natën më morrën lidhur në pranga dhe me një automjet, ashtu me sy të mbyllur më dërguan në bodrumet e përgjakura të SPB të Bugojnës ku “therreshin demat” !

Më poshtë po paraqes versionin e redaktuar dhe të finalizuar si Letër Publike Ndërkombëtare për Institucionet e të Drejtave të Njeriut, duke ruajtur stilin rrëfimtar, dëshmues dhe emocionalisht të fuqishëm që përshkon gjithë tekstin tuaj. Kjo formë është e përshtatshme për t’iu drejtuar organizatave ndërkombëtare si Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, Human Rights Watch, Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut etj.

LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
(Për zbardhjen e një procesi të montuar dhe krimeve shtetërore të sistemit jugosllav-komunist ndaj një qytetari shqiptar të pafajshëm)
 

Të nderuar përfaqësues të drejtësisë ndërkombëtare,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve që mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat e njeriut,

Unë, një qytetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ju drejtohem me këtë letër të hapur, pas dekadash heshtjeje të detyruar, padrejtësie dhe dhimbjeje të pashëruar. E ndjej si obligim moral ndaj vetes, familjes sime, shoqërisë, dhe mbi të gjitha ndaj së VËRTETËS, që t’ju vë në dijeni për vuajtjet dhe kalvarin që kam kaluar si viktimë e një procesi të fabrikuar në periudhën më të errët të komunizmit jugosllav.

Me vite të tëra kam kaluar burgjeve të asaj kohe, nën kushte të tmerrshme dhe mizore. Me daljen nga burgu, nuk pushova kurrë së kërkuari drejtësi. Vazhdoja të dërgoja ankesa, apelime dhe kërkesa për rivlerësim të çështjes sime gjyqësore drejt Gjykatave Supreme të Sarajevës dhe të Maqedonisë së Veriut. Kërkoja të zbulohej e vërteta, kërkoja që të vendosej drejtësia sipas normave ndërkombëtare, në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Arsyeja është e thjeshtë dhe themelore: unë nuk kam kryer kurrë asnjë vepër penale! Akuzat ndaj meje ishin tërësisht të sajuara dhe i gjithë Procesi i Zenicës, që nisi më 1981, ishte një farsë gjyqësore me manipulime perfide, shpifje dhe akte çnjerëzore. Ishte një teatër i zymtë ku aktorët ishin vetë autoritetet e hetuesisë, prokurorisë dhe gjykatës, ndërsa unë isha viktima e zgjedhur për t’u flijuar në emër të gjoja “sigurisë së shtetit”.

Ende më rikthehet si makth momenti kur, gjatë paraburgimit, hetuesi gjyqësor bashkë me disa të tjerë, erdhën në qelinë nr. 29 pas 6-7 muajve të hetimeve dhe më thanë se vendi ku kishte ndodhur gjoja “krimi” nuk ishte as “Ura e Vardarit”, as “Rudina” apo afër Forinës, por tani bëhej fjalë për një vend të quajtur “Kreçane”, pronë e Arif Zeqirit. Thuhej se atje ishte gjetur një kafkë njeriu – pa përcaktim, pa identitet, pa lidhje faktike. Kjo “kafkë” u bë instrumenti i propagandës për të ndërtuar fabulën e një krimi që nuk kishte ndodhur kurrë.

Pas kësaj, filloi një heshtje e frikshme. Por pas heshtjes, erdhi tmerri: mua dhe të pandehurve të tjerë, Vahedin Ramadani dhe Hajrullah Huseini, na nxorën zvarrë me duar të lidhura nga qelitë e paraburgimit dhe na çuan në bodrumet famëkeqe të SUP-it të Bugojnës – ku zhvillohej një dhunë brutale, një gjueti shpirtrash në emër të frikësimit dhe poshtërimit njerëzor. Ishte një kasaphanë e vërtetë, ku, siç u shpreh një inspektor, “thereshin demat”.

Mbrëmjet dhe netët e datave 25, 26, 27, 28, 29 dhe 31 mars 1982 janë ende plagë të hapura në trupin dhe shpirtin tim. Më prangosnin, më nxirrnin nga qelia me sy të mbyllur dhe më dërgonin në bodrumet e përgjakura të Bugojnës. Aty më provokonin, më rrihnin, më mallkonin, më kërcënonin me jetë. U trajtova si njeri pa të drejta, pa dinjitet, pa emër. Dhe, ndoshta, pa të nesërme…

Jam i bindur se ky trajtim çnjerëzor nuk u aplikua vetëm ndaj meje, por edhe ndaj bashkëvuajtësve të mi, të cilët mund të dëshmojnë për mizoritë që ndodhnin në emër të shtetit. Edhe sot, pas dekadash, dëgjoj në kokë zërat e atyre inspektorëve, ndiej ende dhembjet e shkopinjve të gomës, gjakut që më kulloi në bodrume, dhe mbi të gjitha, dhembjen e heshtjes që më imponuan.

Sot, nga kjo distancë kohe, ju lutem me shpirt dhe me nderin e një njeriu të pafajshëm:
Të rihapet çështja ime, të shqyrtohet ky proces gjyqësor në dritën e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë, të dëgjohen dëshmitarët, të shqyrtohen torturat e dokumentuara dhe mbi të gjitha – të njihet pafajësia ime!

Nuk kërkoj hakmarrje. Kërkoj vetëm një gjë të shenjtë: DREJTËSI.

Me respekt dhe me shpresë të thellë,

Nafi Çegrani,

adresa: 1237 Çegran- Gostivar

North Macedonia

emajl: rtvzc-nafi@yahoo.com

tel. 00389 71 210 522

Data : 15. Maj. 2025

____

Presuda Vr Sud BiH Kz br.139/83

Vlajsavlevic Mirko 

 

Historia tragjike e Kosovës, që në fund të shekullit XX-të u kurorëzua me çlirim

Në foto: Ushtarë nga Lufta e Koshares …

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  • PSE SHQIPËRIA NUK HYRI NË LUFTË  KUNDËR SERBISË MË 1998-1999 ?

(Nga një studim monografik heuristiko-hermeneutik)

PARATHËNJE

Lufta për çlirimin e Kosovës vijon më 1945

Historia e shqiptarëve të Kosovës për dy shekuj ka shënuar rrezistencë dhe luftë të hapur kundër 37 programeve serbe, që planifikonin: shpronësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve me shifrat- (SH+SH+SH=SH). E vërteta Serbia si principatë dhe si shtet i krijuar në Kongresin e Berlinit deri më sot është aktive në armiqësi me të gjithë fqinjët. Në këtë rrafsh po e nxitë Rusia, dhe politikishte përcaktimi për Rrugën Evropiane është vetëm një fatamorganë diplomatike e saj!

Tragjedia e vedeve të vogla gjatë Luftës së Dytë Botërore fillon më Konferencën e Teheranit në tetor 1943, ku Ruzvelt, Cherchil dhe Stalin vëndosën, ndër të tjera: “Ato shtete dhe popujë që kanë qenë dhe janë me nazifashizmin, kemi të drejtë t` i denojmë ose t` i trasferojmë jashtë trojeve të tyre”. Këtë informatë serbianët e kuptuan me kohë nga diplomatët rus dhe Aleksandër Rankoviq menjëherë do ta angazhojë Dr Vasa Çubrilloviqin ta përpilojë elaboratin: “Likvidacia albanske nacionalne manjine sa Kosmeta doklje traju ratne operacije, 3 nëntor 1944.” (Likvidimi i pakicës nacionale shqiptare deri sa të zgjasin operacionet luftarake). Me këtë program qarqet serbe në një formë origjinale “kinse po i ndjekim bashkpuntorët e okupatorit”, filluan ta ndjekin një popull të tërë, vetëm pse ishin shqiptarë.

Lidhur me këtë, me insistimin e Fadil Hoxhës në Shar në fillim të nëntorit 1943 do të mbahët Këshillimi i Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë. Aty, me propozim edhe të Miça Giliqit do të ndryshon emri “Kosovë e Metohi- në Kosovë dhe Rrafshi i Dukagjinit; Njëherit do të propozohët që të mbahën Mbledhja e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit.Aty politikisht do të pranohët që Kosova të ketë Shtab Kryesor të UNÇ dhe AP për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Me këtë trasformim Kosova i plotësonte të gjitha kriteret për t` u prezantuar në Mbledhjën e Dytë të AVNOJ-it në Jajcë më 29 XI 1943. Por, aty u pa se kreu i PKJ është në synim që Kosova mos të pranohët si njësi e barabartë federale.  Në Shar më 6 nëntor 1943 u konstatua se në Rrezolutën historike të Konferencës NÇ të Kosovës do të vëndoset që Kosova t` i bashkohët Shqipërisë si përcaktim i shumicës apsolute shqiptare. Aty do të theksohët se garancion për këtë janë Aleatët antifashist Anglo Amerikan dhe Rusia Sovjetike si dhe Karta e Atllantikut, ku theksohët e drejta për vetvëndosje e popujve të robëruar”. Në lidhje me këtë, më 12 janar 1944 Komandanti i Shtabit Kryespr të Aradhave Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit Fadil Hoxha tërë materialin e Konferencës Bujanit, do ia dërgon KQ të PKSH për APROVIM. Ndërsa të njejtin dokumentacion ia dërgon edhe KQ PKJ për NJOHTIM.Në vijim intrigat ndaj luftës në Kosovë i ka vijuar S. V. Tempo me pasuesit e tij nepër Kosovë dhe Shqipëri, Velimir Stojniqin, Nijaz Dizdareviqin dhe Sava Zllatiqin*. (*AVIIB, NOB na Kosovu, Dosja e Sava Zllatiqit 1945).

Në lidhje me këtë më 16 qershor 1944 Millovan Gjillas do ta detyrojë Komitetin Krahinor të PKJ për KOSMET që t` largohët gati në tërësi nga vendimet legjitime të Konferencës Bujanit. Në vijim,më 2 shtator 1944 J. B. Tito do ta degradojë Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ. Pas këtij degradimi, Kryesia e AVNOJ-it, për t` i forcuar pozitat në radhët e kombit serbian i amneston Çetnikët më 21 nëntor 1944. Pas dhejtë ditësh 3 divizione serbe hyjnë në Kosovë, por si “çlirimtarë”. Në Kosovë hyjnë me të njejtat qëllime edhe 2 brigada malazeze. Më vonë në Kosovë hyn edhe një brigadë meqedone ( e 17-ta) me pazare që: Kosova të ndahët në mes Serbisë, Malit Zi dhe Maqedonisë. Pazaret i drejtojnë Millovan Gjillasi dhe Aleksandër Rankoviqi, pa maqedonin, që më vonë do të promovohët e që quhët Lazar Kolishevski. Në lidhje me këtë, për ndarjën e Kosovës do të vëndosë J. B Tito që: “T` i takojë Serbisë federale”, me prapavi që Serbia me një anë të jetë e kanqur, kurse në anën tjetër të ketë probleme në çdo kohë me nacionalizmin shqiptar, i cili në gjysmën e dytë të shekullin XX do të marr permasa evropiane për emncipim sepse numerikisht shqiptarët ishin populli i tretë në federatë.

Por, për ta përgatitë terrenin për aneksimin e Kosovës de jure nga Serbia, Pavle Joviqeviq ushtrues i detyrës më të lartë partiake në Kosovë, i shkruan letër Marshalit Tito më 26 dhjetor 1944, që në: “Kosovë të vëndoset Diktatura ushtrake, krejtë me qëllim që të zbatohët Vendimi i Konferencës Teheranit (tetor 1943), për zhdukjën e popujve profashist”!.

Si është e njohur Diktatura ushtrake në Kosovë vihët me kujdes më 8 shkurt 1945, duke qenë i degradurar Shtabi Kryesor u UNÇ dhe AP të Kosovës. Kjo do të thot se ushtria serbe do ta ketë fjalën kryesore për Kosovën, pasi që ishte degraduar Shtabi Kryesor i Kosovës më 2 shtator 1944, dhe ishte vëndos që guvernator ushtrak të emrohët major Sava Derleviqi . Me që pazaret për Kosovën i drejtonin dueti Gjillas- Rankoviq, vëndoset që PKJ-n në Kosovë ta drejtojë një malazezë me emrin Gjoka Pajkoviq. Ky person analfabet por me dinakëri të lindur, si autodidakt “mëson shkollë partie” dhe qëndron në Kosovë si kryekomunist deri më 1956, duke inicuar aksionin e grumbullimit të armëve dhe duke përkrahur me të gjitha mjetët shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi.

1.Historia e hidhur e Kosovës fillon më 18 shkurt 1945

Më 18 shkurt 1945 në Beograd shkojnë: Miladin Popoviq dhe Fadil Hoxha, për t` u ankuar te Tito: “Pse e vëndosi pa asnjë nevojë Diktaturën ushtrake”. Në Beograd, Tito nuk i pranon Miladinin dhe Fadilin, por i pranon Millovan Gjillasi. Posa hyjnë në kabinetin e M. Gjillasit, pa u përshëndetur fare,”mikpritësi” i drejtohet Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën në mes Serbisë dhe Malit ZI, sikurse që e kemi ndarë më 1912/1914”. Miladini reagon me : “Jo nuk pajtohën se shqiptarët e Kosovës kanë bërë luftë të drejtë si: Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kuadër të Jugosllavisë dhe me ndehimë të Shqipërisë, që të dya vende të okupuara, por që Lëvizja Antifashsite ka qenë shumë e fuqishme. Madje sot në radhët e LNÇ të Jugosllavisë janë të radhitur 56000 shqiptarë aktiv në Frontin e Sremit dhe të Adriatikut, për çka në Kosovë po ndodhë edhe mobilizimi”. Me kaq sipas Fadil Hoxhës, biseda mbaron. Miladini posa del në koridor smuret nga tensioni dhe dërgohët te mjeku.  Ndërsa, Fadili i vazhdon bisedat shumë të vështira me Mosha Piadën dhe E. Kardelin, deri më 25 shkurt 1945, pa arritur asnjë ndryshim. E vërteta, në këtë kohë në Kosovë ishte përgatitur një plan për largimin e të gjithë shqiptarëve të gjinisë mashkullore nga 18 deri në 45 vjetë. Të mobilizuarit me parullën: “Çdo gjë për frontin, gjithëçka për liri” dërgohën në Frontin e Sremit dhe Adriaktikut, si njësi rezerava të luftës. Psimet e tyre janë të njohura në historikografi. (shiqo: H. Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë, 1993; Si e okupoi Jugosllavia federative Kosovës 1945-1999, Prishtinë, detalisht).

  1. Çka vëndos Kryesia e AVNOJ-it më 24 shkurt 1945?

(Botohët për herë të parë)

Dokumenti Kryesor që dëshmon se Kosova ishte në plan të ndahët ishte nga Kryesia e AVNOJ-it e drejtuar nga Ivan Ribar. Ja dokuemnti në origjianl i datës 24 shkurt 1945. Kjo do të thot se: ndarja e Kosovës është operacionalizuar deri sa ishte Miladini dhe Fadili në Beogrda. Dolumenti botohët për herë të parë. Aty për republikat parashihej që:

  1. Republikat parashihet

Në Kryesinë e AVNOJ-it diskutohët dhe aprpvohën numrat e deputetëve për Kuvendin e Tretë të AVNOJ-it. Aty Sllovenia me 1150 000 banor parashihët t` i ketë 38 deputetë në Kuvendin i Tretë të Avnojit; Kroacia parashihët t`i ketë me 3 335 000 banorë 77 deputetë; Bosna e Hercegovina me 2 350 000 banorë parashihët t` i ketë 58 deputet përfaqsues në AVNOJ; Serbia me 3 350 000 banorë parashihët t` i ketë 82 deputetë në AVNOJ; Maqedona me 1 000 000 banorë parashihët t` i ketë në AVNOJ 40 deputetë; Mali i Zi me 233 000 banorë parashihët t` i ketë 17 deputetë në AVNOJ (Kuvendi Federativ-hb).

4. Krahinat

Krahinat parashihën të e kënë këto kuota numtash deputetë: Vojvodina me 1 695 000 banorë parashihët t`i ketë 9 deputet, sepse gjermanët dhe një pjesë e hungarezëve parashiheshin të deportohën si bashkpuntorë të nazifashismit dhe nuk kishin të drejtë vote. Kosova me 530 000 banor parashihët të ketë ZERO (0) deputetë, sepse parashihej që të ndahetë në mes Serbisë dhe Malit Zi e ndonjë pjesë ta përvetësojë Maqedonia. Sanxhaku me 205 000 banorë parashihej t` i ketë në AVNOJ-in e tretë 11 deputë. Por me pazare serbo-malazeze Sanxhaku më 29 mars 1045 u nda në mes Serbisë dhe Malit Zi*.*(Burimi top sekret, çuvati trajno: Peta sedinca Predsednistva AVNOJ-a, e mbajtur më 24 shkurt 1945 në Beograd nën kryesin e Ivan Ribarit, f,51 në publikimin intern).

5.Historia e pazareve që shqiptarët të largohën nga Kosova zgjatë deri më 1966

Më 1947 në Polit Byro vëndoset që grave shqiptare të rreligjionit musliman në Kosovë dhe Maqedoni t` i hiqet feregja, në mënyrë që ta barazohën me gratë turke në Republikën e Tyrqisë, kur të detyrohën të shpërngulën atje. Në vitin vijues 1948 fillon propoganda Gjillas –Rankoviq për: “Krijimi  e kombësisë turke në Kosovë dhe Maqedoni. Më 1949 Enver Hoxha e tronditë politikën antishqiptare të Jugosllavisë, duke i dërguarV. J. Stalinit letër se: “Jugosllavia e ka kthye popullin shqiptar në pozitë koloniale  dhe të pabarabartë me lloj-lloj intrigash”. Kjo letër ka mbetur e ruajtur, në saje të luftës së egër në mes Titos dhe Stalinit 1948/1953. Lidhur me këtë Jugosllavia duke e luftuar Shqipërinë me të gjitha mjetët e themeloi një qeveri marionetë në Shkup, pët ta rrxuar pushtetin demokratik në Shqipëri. Atë qeveri me të gjithë ministrat e derjtonte Apstol Tanefi me seli në Shkup. Aty është edhe Arkiva e kësaj qeverie “speciale”, e cila subvencionohej edhe nga CIA amerikane. Skenari është “ala Ahmet Zogolli” në dhejtot 1925 kundër Fan Nolit…..”. (Letra e Enver Hoxhës drejtuar Stalinit është bërë publike dhe është botuar). Në këto rrethana të luftës pashpalluar deri më 1952 fillon fushata zyrtare për deportimin e: “E shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi, sipas Konventës 1938 të Kralevinës Jugosllave. Më 1953 Tito dhe Fuad Kypril (MPJ i Turqisë) në Split lidhin Marrveshje Xhentelemene për deportimin e Shqiptarëve pa probleme administrative në Turqi. (shiqo: H. Bajrami, Konventa Jugosllavo Turke 1938;  Marrëveshja  Xhentelmene 1953,të botuara si monografi dokuemntare).

Në frymën e Marrëveshjës Xhentelmene më 1954 fillon të punojë legalisht Komiteti i Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit, për deportimin e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi. Qendra e pazareve bëhët Shkupi, dhe aty fabrikohët politika e “vesikave)-vizave, të cilën politikë legalisht e drejtojnë 62 advokatë serbianë dhe pjesërisht disa maqedonë. Në bazë të kësaj Marrëveshje Xhentelemene, deri më 1966 në Turqi janë shpërngulë zyrtarisht 415 000 shqiptarë dhe pjesërisht boshnjakë dhe disa turq të konvertuar me presione të UDB-s famkeqe. (Burimi, AVIIB. P.sekret shtetëror, K. 1112 Beograd, çuvati trajno!).

Për ta dobësuar kombësin shqiptare në Jugosllavi, më 1954/55 zhvillohët luftë speciale diplomatike për ndarjën e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, pasi që shqiptarët e Jugosllavisë të deportohën në Anadoll. Lidhur me këtë, dokuemnetet shpalosin se më 1954 në Kosovë veprojnë dy komitete armiqsore. Komiteti i Rankoviqit, Stefanoviqit, Llukuqit, K. Crvenkovskit etj. me një anë dhe  Komiteti i Fadil Hoxhës që themelohët në shtëpinë e Hivzi Slujemanit, në anën tjetër. Në Komitetin e Fadil Hoxhës ishin edhe Xhavit Nimani, Ymer Pula, Sinan Hasani, Mustafë Hoxha, Rezak Shala dhe një pjestar i familës heroit Zenel Salihu*.  (*Dokumneti është botuar në librin: Hakif Bajrami, Si e okupoi Jugiosllavia Federative Kosovë 1945-1999, Prishtinë 2016, detalisht; Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, libri 1, botim “Faik Konica”).

Për t` ua bërë shqiptarëve jetën të paduruar A.Rankoviq jep iniciativë në nëntor 1955 për “çarmatimin e shqiptarëve dimrit, me rekomandime për përdorimin e torturave dhjetor 1955/janar-shkurt 1956. ). Një vit më vonë, Shtabi i A. Rankoviqit i ndihmuar nga Kryeudbashi Rajko Vidaçiq organizion Procesin e Prizrenit, për ta burgosur dhe likviduar fizikisht Fadil Hoxhën me ekipin e tij*. (*Posedohet dokumenti nga viti 1956 dhe rivlerësimi i Procesit Prizrenit nga gjyqi më 1967, sekret politik, në AK, i botuar më 1987).

6. Cilët faktor ua ndalën paksa hovin mizorive serbe?

Më 1955 Shqipëria pranohët në OKB dhe në Paktin e Varashavës. Me këtë trasformim ndërkombëtar të Tiranës, në Beograd dhe Athinë vdes plani për coptimin e Shqipërisë. Por, Panajot Plaku si Ministër i Mbrojtjës arratisët si agjent jugosllavë në Shkup, e pastaj qëndron në Prishtinë. Në këto rrethana  nuk duhët harruar politikën e diverzantëve për ta sulmuar pushtetin në Tiranë, nga 52 grupe terroriste, të regrutuara në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës. Të gjithë diverzantët e subvencionuar nga UDB jugosllave janë indentifikaur në ajr duke zbritur, në vende  të caktuara*. (*Libri për fatin e tyre është botuar me emra dhe mbiemra në Prishtinë dhe Tiranë, pas lufte. Lexoni shqiptarë!). Por, zbulojnë dokuemnetet e kohës se përkundër vështërsive shqiptarët nuk ndalën në luftën e tyre speciale për t` u faktorizuar si popull i robëruar në Jugosllavi. Mjerisht, në këto rrethana, drejtuesit politik në Tiranë më shumë do të mirrën me ideologji se sa me çështjën tragjike kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi.

  1. Reagimi i Shqipërisë kundër Jugosllavis në OKB më 1958

Përkundër shumë pengesave, më 1958 Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë dërgon Protestë KS OKB për: “Tretmani kolonial ndaj shqiptarëve në Jugosllavi”* . (*Burimi: Libri i Bardhë, Beograd 1959, serbisht dhe shqip). Me këtë reagim pozita e shqiptarëve identifikohët dhe fillon të përcillët nga Pakti i Varshasvës, nga një Seksion Special në Sofje.  Më 1959 PKJ e kupton pozitën e deformimeve politike ndaj shqiptarëve, prandaj me shpejtësi mban Plenum ilegal për: “Zgjërimin e të drejtave të shqiptarëve në Jusosllavi”. Pas këtij plenumi mbyllet fushata për: “Ndalimin e shkollave të mesme në gjuhën shqipe”. Kuptohët, edhe me reagimin me shkrim të: Prof Ali Hadrit,Prof Sali Nushit, Prof Hasan Mekulit dhe Fadil Hoxhës. Ky i fundit në Shkollën Normale në Prishtinë  deklaron para Dushan Mugoshës dhe Vojkan Llukiqit publikisht se: “Me çizme i kemi fituar shkollat dhe me çizme do t` i mbrojmë”*. (*Posedohët dokumenti, i botuar disa herë). Pas këtij reagimi serioz, pason hapja e Shkollës Pedagogjike në gjuhën shqipe më 1959. Pason themelimi i Fakultetit Filozofik dhe Juridiko Ekonimik në Prishtinë më 1960. Me këto fakultete fillon epoka e shqiptarisë në luftën për arsimim, e cila luftë më 1970 avansohët në Univerzitet të Prishtinës. Në lidhje me këtë duhët theksuar edhe aprovimin e Ligjit Kushtetues të Kosovës në shkurt 1969.

8.Univerziteti i burgjeve shqiptare , shkollë speciale në Evropë!

Univerziteti i burgjeve shqiptare është një fenomen i pa hulumtuar në Evropë.Mbi të gjitha trasformimet që ndodhin në Kosovë, duhët theksuar se fjalën kryesore e kishte gjithëmonë Fadil Hoxha. Por, dokumenti që shkaktoi rrevolucion te rinia shqiptare ishte: “Programi Kombëtar Politik i Adem Demaçit (LRBSH) nga viti 1964. Aty tekstualisht thuhët:”Lufta jonë për çlirimin e Kosovës do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Por do të jetë fitimtare. Nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja, apo Perendimi. Me rëndsi është se lufta jonë është e drejtë”*.(* Shiqo në origjinal: Hakif Bajrami, Dosja Demaçi, Prishtinë, tri ribotime dokumenti fototip!). E vërteta, më 1965 nga Burgu i Nishit u planifikua që të likvidohët Adem Demaçi, kinse “provoi të arratiset rrugës”, për CZ në Beograd. Por atë e zbulon Jusuf Kelemdi i cili ishte caktuar për ta përciell si zyrtarë i UDB-s Adem Demaçin  deri në Beograd. Lidhur me këtë, jo rastësisht Jusuf Kelemndi e njohton Esat Mekulin. Ndërsa Esati e njohton Fadil Hoxhën dhe ky i fundit intervenon te Vlladimir Bakariqi, i cili e stopon aksion famëkeq udbesk. Por, mos të harrojmë se shumë personalitete shqiptare janë likviduar pa nishan nepër burgjet jugosllave.

  1. “Univerziteti i odës” shqiptare

Është traditë popullore dhe kombëtare në shqiptari me pasë odë (dhomë të posaçme ku rrijnë burrat dhe kuvendojnë në mes veti për çështje të veçanta dhe të përgjithshme të jetës). Aty çështjet e jetës tirrëshin holl dhe në këtë drejtim persona të caktuar, jo për kah pasuria, por për kah intelegjenca e lindur, i kanë gjykuar ngjarjet sipas zakoneve popullore, në mënyrë që ky fenomen u bë një shkollë kombëtare që laujti rrol me rëndësi në tërë jetën e popullit me shekuj. Në odë ka pasë raste kur kanë pleqëruar edhe femrat, të cilat populli i quante “gra burrërore”.

Kjo shkollë për fat të mirë nuk ka vdekur, me lindjën e univerzitetit shkollor, por mjerisht informatika bashkohore e ka rralluar mbajtjën e tyre në nivel të dendur dhe disi obligativ për çdo shtëpi. Për fakt aty këtu sot ka oda, që shkelqejnë me pamje, sepse nepër mure janë të renditura fotot  e ideologëve kombëtar te të gjitha kohërave. E vërteta, në oda janë shënuar edhe ngjerje të pajtimeve të familjeve të hasmuara, sepse okupatorët e donin popullin e përçarë. Prandaj, kjo dukuri kurrë nga okupatorët nuk është shiquar me sy të mirë. Sidomos kërkon analizë sociopsikilogjike Lëvizja e fundit e pajtimeve e drejtuar nga Patrioti Anton Qeta.

10. Univerziteti shkollor i shqiptarëve

Në Kosovë kjo luftë nuk është vrejtur publikisht sepse nuk kishte intelektual të nivelit e as të prezantimit që të mendojnë se si të çlirohën nga dhuna serbe, në një shkollë politike speciale. Këtë shkollë e ushtronin vetëm sllovenët dhe kroatët, madje legalisht. Por lufta e tyre është zhvilluar në nivele akademike. Prandaj ajo luftë ka kaluar e heshtur për disa vite me radhë.Më 1962 në Beograd në një plenum ilegal (!) zhvillohët luftë e egër në mes Titos e E. Kardelit në një anë për Decentralizim të Jugisllavisë. Në anën tjetër qëndron Shtabi i A. Rankoviqit që luftonte përmes UDB-ës ta kontrollojë tërë pushtetin centralist në Jugosllavi.Në këtë kohë fillon hapur epoka e mbatjeve të muslkujve politike. Më 1965 E. Kardel e shpallë legal reforminin e Komunave, me çka pushteti themeltar shtetëror decentralizohët, zbret nepër komuna. Me një anë janë Sllovenia dhe Kroacia  luftojnë për Decentralizim, ndërsa n` anën tjetër Serbia me republikat tjera luftojnë egërsisht për centralizëm. Në këtë luftë fillon epoka e “federimit” të Federatës, në kushtet e të cilave përgatitet Plenumi i Brioneve, qershor 1966 me ç` rast shpartallohët politka centraliste në tërësi. Në dokumenetet e LKJ në mes rreshtave mësohët se lufta për një plenum të Brioneve shfaqet më 1964 në Kongresin e VIII të LKJ-ës. Kështu, më 1965 CIA amerikane fillon aksionet e “riparimit të anijeve “ në limanet e Rjekës dhe Splitit. Deti Aderiatik me politikë të nivelit të lartë blindohët, me leje të Shqipërisë, në Sazan. Ndërsa anijet ruse janë të “padeshiruara” në Adriatik. (Dokumnet i CIA-as i pabotuar).

11.Shpartallimi i politikës UDB-eske (terroriste) në qershor 1966

Serbia që vështirë shkëputej nga centralizmi i pushtetit, bën prap politikë, nga “këndi i vdekur” edhe pas vëndosjës së Sistemit komunal më 1965. Por më 1966 në Jugosllavi Rankoviqi, pas një hetimi special izolohet në Brione, por shumë lakej mbesin të lirë dhe de fakto nuk përfundon plotësisht epoka e UDB-ës që e kontrollonte PKJ-LKJ nga maji 1944 e deri në qershor 1966. Ky institucion shtetëror tarrorist e kontrollonte çdo pore të shoqërisë dhe ishte bërë pengesa evidente e demokratizimit të totalitarizmit. Në Brione, vlerësojnë dokuemnetet, largimi i A. Rankoviqit nuk ka qenë i lehtë. Por lehtësia do të ndihët në tërë vendin, e sidomos në Kosovë ku mizoritë e pushtetit për largimin e shqiptarëve në Anadoll, ishin ndër më të egrat pas Luftës Dytë Botërore, në Evropë. Shumica e udbashëve pas Plenumit Brioneve  (1966) do të pensionohën, por ambicjet e tyre kishin mbetur që të kthehën në pushtet, “pasi që të vdes J. B. Tito”.

Pas lirimit të një ngrqi politik, nepër tërë vendin më 1966/67, do të mbahën plenume partiake; do të intervistohën gati të gjithë funksionarët e UDB-ës; asnjeri prej tyre nuk do të arrestohët. Madje kryeprotogonisti i krimeve A. Rankoviq, nuk do të arrestohet, por do të izolohet nga pushteti, duke mbajtur ilegalisht lidhje me bashkëpuntorët në krime. E vërteta, të intervistuarit kurrë nuk e pranuan fajin e krimeve, por para komisioneve lansuan rrena se: “E kemi luftuar armikun e brendshëm dhe të jashtëm”. Këtë realitet çarqet e pushtetit e dinin, por situata politike ishte dëshmuar se: “është nën kontroll”. Madje, këtë ndryshim do ta përshëndesin edhe qarqet nderkombëtare, sidomos vendet e mosinkudrimit. E vërteta, Komisioni hetimor zbuloi se sa sllovenë, kroatë, boshnjakë, maqedon, malazezë ishin venë nën përciellje përmanenete. Këtu po e japim shifrën se deri sa në Kosovë përcillëshin 33000 persona, në Kroacia 52000 persona, në Serbi 9 persona etj*.(Arkivi i Jugosllavisë, Kryesia e shtetit, Raporti tejet sekret, zabranjen za javnost 1966.”!)

  1. Tribunat nepër Kosovë më 1967 për t` u çliruar nga friga

Nepër Kosovë pas Plenumit Brioneve  do të mbahën tubime popullore krahas atyre partiake. Aty shpaloseshin plagët nga populli që ua kishte shkaktuar me dekada UDB dhe lakjet e saj kriminal. Do të legalizohët për një kohë shumë të shkurtë edhe kërkesa që Kosova të avansohët në Republikë. Dhe duke e vrejtur këtë dukuri të kërkesave shqiptare, më 20 mars 1967 në Beograd J. B. Tito do ta shtrojë çështjën: “Deri në cilin nivel ka ardhur idea për t` u avansuar Kosova në Republikë”. Në tubimin në Beograd nuk ishte asnjë përfaqsues nga Kosova. Por më 21 mars 1967 Eduard Kardel, do të udhtojë në Prishtinë dhe në tubimin e aktivit politik në Brezovicë, do ta shtrojë pyetjën: “A jeni për avansimin e Kosovës në Republikë”?. Nga dokumentet e diskutatntëve, të gjithë përfqsuesit e Kosovës do të shprehën se: “Nuk jemi që Kosova të avansohët në Republikë”!.

Një kohë të gjatë pronincimi i tyre është mbajtur në ilegalitet.Por atë prononcim të tradhtisë historianëve të Kosovës, ua ka prezentuar Vladimir Bakarqi, përmes Esat Mekulit dhe Ismail Bajrës më 1971.Ai dokuemnt është botuar në librin: H. Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1996.botim i “Librit shkollor”.

  1. Pas këtij zbulimi çdo gjë do të ndryshojë

Duke i hulumtuar këto rrethana, në botë lufta për të drejta të njriut ishe në kulm. Më 1967 vritët në SHBA Martin Luter Kingu, luftetar kundër racizmit. Një vit më vonë, vritët Çe Gevara, simbol i luftës për çlirimin e popujve të robëruar. Në këtë frymë në Paris, shpërthejnë demonstrata, duke u solidarizuar në idealet Martin Luter Kingut dhe Çe Gegevraës. Ajo frymë rrevolucionare do të reflektohet në Zagreb dhe Beograd në shtresën e studentëve në verë të vitit 1968, frymë ajo që u shndërrua në Demonstrata masive, sidomos në Beograd. Aty n` solidarizimin me studentë do të shquhën: Velko Vllahoviq (malazez) dhe Millosh Miniq (serbian).

14.Rinia patriotike shqiptare në ball të luftës për Republikën e Kosovës

Demonstratat në Zagreb dhe Beograd do të reflektohën edhe në Kosovë,me që rast më 28 XI 1968 në Prishtinë dhe qytete tjera do të shpërthejë rinia rrevolucionare dhe patriotike, shumë mirë e organizaur. Në demonstratë jo vetëm në Prishtinë shpaloset kërkesa që Kosova të vansohët në Republikë, dhe njëherit t` i jipet rëndësi zhvillimit ekonimik, në mënyrë që brenda dhejtë vjetëve Kosova të barazohet ekonomikisht me Slloveninë. Ishte kjo një ambicje teorike, e cila nuk solli asgjë pozitive në drejtim të ekonomisë, për faktin se demonstratat u luftuan egërsisht nga pushteti.E vërteta, deri sa për demonstratat në Zagreb dhe Beograd nuk u burgos askush, në Kosovë u burgosën të gjithë patriotët organizatër shqiptarë. Madje më 10 dhjetor 1968 në Beograd do të shkojnë tre funksionar shqiptar dhe para Titos do ta shtrojnë pyetjën: “A të ndërmarrim burgime masive”. Meqë Tito atëbotë aspironte “Çmimin Nobel” për mosinkudrim, sahanlëpirsit shqiptar do t` i largon nga zyra edhe me sharje: “M. vam doni të më kompromitoni sikurse ai oficeri i Shkupit i cili pa më pyetur fare i lëvizi tanket dhe rrethoi Prishtinën”. Me kaq mbyllët pazari për republikë.Por, duhët thënë publikisht se në Beograd nuk u shkoi Fadil Hoxha. Por shkuan: Veli Deva, M. Bakalli. Ali Shukriu dhe Kolë Shiroka.

Me gjithë këto ultësi morale të kuadrove shqiptar, trasformimi rrevolucionar ndikoi që në Jugosllavi të ndryshohën edhe normativat ligjore dhe kushtetuese. Kështë më 1969 Kosova e e fiton Ligjin Kushtetues. Një vit më vonë fakultetet e Prishtinës, që ishin deri atëherë nën Univerzitetin e Beogradit, avansohën në Univerzitet të Prishtinës. Në Kosovë fillon një luftë e re entuziaste për arsmimim dhe zhvillim ekonomik. Më 1971 dhe 1972 hapën Studimet pasuniverzitare në Albanologji dhe Histori. Shkenca ngadal fillon ta marrë një pozitë më meritore. Sidomos, zhvillimi i arsimit do të përshpejtohët  pas aprovimit të Kushtetutës së RSFJ-ës më 1974, me që rast edhe Kosova do ta fitojë statusin e lementit konstitutiv të federatës. Me Kushtetutën e vitit 1974 decentralizimi do të konsiderohët  fitore e siguruar në mbar vendin.

Si përfundim mund të konkludojmë se Demonstratat rrevolucionare dhe patriotike më 1968 i thanë robërisë se:”jemi në lëvizje dhe dhuna shtetërore ndaj pjesës së kombit të robëruar shqiptar nuk do ta kalojë”. E vërteta, sa herë që në RSFJ shënohej ndonjë progres juridik apo politik dhe ekonomik, në Serbi pasonte përgjegja me sulme që provonin “kundershtarin” ta mundin me nokaut. Një përpeikje e nokautit tillë ndaj Kushtetutës 1974 ishte padyshim “Libri i kaltërt 1976, i përpiluar nga shtabi Drazha Markoviqit .

15. Atentati ndaj Kushtetutës 1974 vjen nga Serbia

Qarqet serbiane në “ilegalitet” një vit më vonë do ta sulmojnë Kushtetutën e Kosovës me dokuemntin pamflet që quhej: “Plava Knjiga 1976” (Libri i Klatërt).Ky dokuemnt është shpërndar nepër Serbi për ta përgatitur sheshin e kthimit të Kushtetutës Kosovës në Statut të vitit 1963.Megjithë këtë, më 1977 filluan prgatitjët për 100 vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Më 1978 simpoziumi ndërkombëtar do të shënoi rrezultate të reja në afirmimin e shqiptarëve, sepse u botuan disa vllime të dokuemnteve nga ajo Epokë e Rilindjës Kombëtare. Jo vetëm kaq, më 1979 Enti i Historisë Kosovës do të avansohët në Institut të Hisitirisë Kosovës. Edhe për këtë avansim do të reagohët në Beograd, sepse ishin mësuar ta diktojnë se: “çka duhët e çka nuk lejohët të shkruajnë historianët shqiptar”. Me fjalë tjera, të gjitha luftërat shqiptare për çlirim nga robëria osmane,të gjitha personalitetet që i drejtuan, për historiografinë serbiane ishin: “Lëvizje pro sulltanit”!. E vërteta, doktoratët dhe magjistraturat e shkenctarëve shqiptar, sidomos më 1979- 1980 do ta shënojnë hapin historik, sepse u botuan dokuemntet në origjinal që dëshmonin se: “Lufta Ballkanike më 1912, ka qenë luftë okupuese e jo çlirimtare si nominohej deri atëherë.  Me këtë avansim, shkenca shqiptare e drejtuar nga Akademik Prof Dr Ali Hadri do ta nivelizohët me tërë forcën objektive që kishte Beogradi, duke  provuar ta bllokojë çdo lëvizje kombëtare shqiptare në Kosovë. U shpalos Lufta e Komitetit Kosovës, u shpalos çështja e shpërnguljeve në Turqi, u shpalos Konventa Jugosllavo turke 1938, u shpalos Elaborati i Çubrilloviqit dhe Ivo Andriqit dhe 12 elebprate tjera për kolonizimin e Kosovës me sllavë. Hov rrevolucionar shencës shqiptare, pra do t` i japi edhe  shënimi i 100 vjetorit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit më 1978, drejtuar nga Akademik Ali Hadri, Akademik Rexhep Qosja, Akademik Gazmand Zajmi e sidomos nga Akademik Idriz Ajeti. Nga ky i fundit do të klithët ky mendim:”Nëse një popull pushteti don ta robërojë përjetësisht, atëherë atij populli ia ndalon mësimin e historisë dhe letërsisë, por edhe shkollimin në përgjithësi. Ky hov i shkollimit nuk do të ndalet më me  asgjë”.

  1. Rrinia patriotike tentoi të ngritët në kryengritje më prill 1981

Më 1981 në Kosovë do të shpërthejnë Demonstratat rrevolucionare të cilat me aksionin e digjeës së kamionëve dhe autoblindave në Besi më 2 prill 1981 do të tentohët që populli të ngritët në Kryengritje. Frika që ishte në popull do të harrohët dhe rrezistenca aktive nuk do të ndalet më.

Por, rrethanat e krijuara në Kosovë në mars dhe prill 1981 treguan se niveli i vetëdijës popullore ende nuk kishte arritur klumin që me fuqinë e armës të rrealizohën të drejtat kombëtare të shqiptarëve, të cilët nuk kërkonin: “bashkim me Shqipërinë, por kërkonin avansim të Kosovës në Republikë dhe zhvillim ekonomik evropian, brenda Jugosllavisë”. Me këtë rreshtim për Republikën e Kosovës, do të dallohë sidomos: Akademik Ali Hadri dhe Prof Ukshin Hoti publikisht. Me këto demonstrata Kosova definitivisht shkëputej nga ndikimi komunist serbian, edhe pse në shkallë shumë të egër kishte filluar një fushatë e diferencimit. Lidhur me këtë, burgjet dhe kazamatet Serbe nepër Jugosllavi shumë shpejtë do të mbushën me shqiptarë  të rinjë e të reja, të cilët për ideale kombëtare ishin të gatshëm të sakrifikohën në çdo situatë. Në këtë kohë autiriteti i Adem Demaçit do ta arrij klulmin, sepse “luftën kundër okupimit të Kosovës e kishte filluar më 1958 dhe në këtë kohë ishte duke vuajtur denimin e tretë (1958, 1964, 1975). E vërteta, nga viti 1968 çdo lëvizje patriotike shqiptare, do të fillon me emrin e Adem Demaçit.

  1. Politika serbe shpik rikolonizimin e Kosovës më 1981

Me prapavi që të paralizohët Lëvizja patriotike shqiptare,  më 1981 qarqet e ish UDB-ës dhe KOS ushtrak, do të lajmërohën gati legalisht. Akuzat ndaj rinisë dhe popullit do të tentohët të mbulohën kinse: “serbët dhe malazezët në Kosovë detyrohën të shpërngulën nga presioni i shqiptarëve”. Në realitet, ata që shpërngulëshin ishin ish udbashë dhe nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie. Këtyre forcave çetniko-komuniste do t` u prijnë disa ushtrakë dhe politikanë si: Graqanini, Lubiçiqi, Kadijeviqi, Haxhiqi, sidomos shumë poltron të ish UDB-ës në Kosovë, së bashku serbo-malazez, por edhe shqiptar karierista. Madje me qindra shovinista të tjerë partik, rreligjioz dhe policor, iu vërsulën shqiptarisë pa asnjë fakt në stilin “Çingji dhe ujku”.

LKK në Kosovë themelon brigada dhe batalone të partisë për t` i luftuar shqiptarët, sikurse nacionalsocialistët e Hitlerit më 1933. Analogjikisht fushtat antishqiptare, sikurse ajo antihebreje do të shkojë deri aty, sa që më 1983 nepër shtatë qendrat adiminstrative të Kosovës  në: Prihstinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, do ta themelohën brigadat ushtrake të LKJ-ës, me çka LKJ shndërohet në parti naxionalsocialiste e tipit nazifashist, siç e tham më lartë. Seicila brigadë i kishte nga tri batalone. Pra, shtatë brigada që në tërësi ishin 21 batalone me tërë strukturën ushtrake komanduese: rreshtohën për ta luftuar “nacionalizmin dhe iridentizmin shqiptar”, i cili në tërësi ishte i shpikur. Për këtë strukturë ushtrako policore komuniste është reaguar disa herë në Komisonin e Histrisë nga Ali Hadri, Hakif Bajrami dhe Tahir Abdyli. E kotë ishte sepse ish udbashët ishin zbuluar dhe Rajko Vidaçiqi dy herë hyri në Komision i paftuar. Por që të tre çarqet tradhtare të: Ali Shukrisë, Sinan Hasanit e Kolë Shirikës i kishin vënë nën hetime të gjata politike shumë intelektual shqiptar. Por ishte e kotë, lufta  e tyre,  sepse Akademia Serbiane do ta legalizoi Memorandumin në vitin 1985/86, me çka shovinizmi serbian doli hapur në sqenë dhe synonte për ta kthyer sistemin centralist Rankoviqist, në tërë vendin. Megjithë këtë karieristët shqiptar nuk e kuptonin sa ishte ora derisa mbaruan me turp. Njëherit do të lansohën zëra legal nepër Serbi për suprimimin e Kushtetutës 1974, i cili suprimim ka ndodhi më 23 mars 1989. Në lidhje me këtë veprim nazifashist serb, më 1988 në Kuvendin Federativ e kishte imponuar që të aprovohët: “Programin Jugosllav për rikolonizimin e Kosovës, me 92 detyra”. Pas legalizimit të këtyre dokumenteve, në Kosovë do të vëndoset diktatura ushtrako policore dhe çdo pore e jetës do të serbizohët. Por, mbi të gjitha RSFJ po shkonte drejtë falimentimit, sepse Serbia jo vetëm që e ndryshoi Kushtetutën (më 1990), por bëri sulm edhe në sistemin monetar të shtetit, me çka hapur filloi lufta ushtrako policore në mes sllovenëve dhe kroatëve evropian në një anë dhe serbëve dhe malazezëve të ngarkuar me shovinizëm në anën tejtër.

18. Shqiptarët politikisht nuk dorëzohën

Pas shkatrrimit të LKJ-ës disa patriotë në krye me Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin, në Kosovë do ta themelojnë partin shqiptare me merin LDK. Kjo parti demokratike që do ta drejtojë popullin politikisht për një gjysmë dekade. Do të shënojë në popull një kualitet të ri politik, sepse de fakto nuk pranohej pushteti i okupatorit serbian. Në anën tjetër LDK e pati homogjneizuar shqiptarinë në Kosovë në nivelin më të lartë.

Në anën tjetër ilagalisht patriotët shqiptar që nuk ishin për politikë paqesore, filluan ta sulmojnë çdo simbol shtetëror terrorist serbian në Kosovës. E vërteta, kjo dukuri patriotike do të avansohët edhe në organizim paraushtrak vetëmbrojtës në tërë Kosovën. Okupatori nuk do të ndihët në asnjë kënd të Kosovës i sigurtë.

Ngadal por siguar pas deshtimit të Konoferencës së Londërs për Jugsllavinë më 1992, pas deklarimit të Badinterit më 4 korrik 1992 se: “Jugosllavia më nuk ekziston”, në Kosovë do të duken njësitet e para ilegale guerile shqiptare, të cilat do i sulmojnë institucionet e okupatrit, i cili hapur provonte ta serbizojë Kosovën në çdo aspekt, duke larguar nga puna çdo shqiptar patriot, duke e mbuluar tërë hapsirën e Kosovës me çirilicë, madje duke sielluar edhe një fshat të tërë malazezësh (Vrrakën) nga Shqipëria, të cilën e instaloi afër Deçanit, krejtë me qëllim që të shpërndahën pastaj nepër Kosovë. Në këtë fushatë shoviniste, do të dalin hapur edhe popoat serbian, të cilët do ta ftojnë popullin që ta “kthejnë famën e A. Rankoviqit në pushtet”, i cili kishte vdekur më 1983, fakt ai që varrimi i tij do të dëshmojë hapur se kah po shkon Serbia fashiste, ideologjia e së cilës u pa në Gazimestan më 28 qershor 1989.

19. Shkencës shqiptare me fakte shënon përparsi para rrenave serbiane

Më 1992 në Tiranë u botua Libri i Bardhë për Kosovën i autor Hakif Bajrami në: shqip, serbisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht. Libri për mizoritë serbe u shpërnda nepër të gjitha ambasadat në Tiranë dhe Zvicër. Në ndërkohë erdhi deri te takimi: Presidenti Ramiz Alia me Halil Alidemën (drejtues i UNIKOMB-t). Por takimi më frytdhënës për Kosovën ishte ai në mes Ramiz Alis dhe Ibrahim Rugovës në Tiranë. Marrëveshja nuk është publikuar kurrë, por në bazë të saj filluan në Shqipëri trajnimet ushtake të partiotëve shqiptar për luftë guerile. Grupin e parë e drejtoi patrioti Zahir Pajaziti. Grupin e dytë më masiv e drejtoi Patrioti Adem Jashari. Të dy grupet do të shënojnë etapë të re të sulmeve nga pritat. Dhe për një kohë patrollimet e okupatorit natën nepër qytete të Kosovës, do të pezullohën. Dhe kjo praktik nuk pushoi deri në qershor 1999. Në bëzë të këtij realiteti DE FAKTO Shqipëria u inkorporua në luftë për çlirimin e Kosovës, sepse jo vetëm armatim por edhe oficerët më patriot do të radhitën në UÇK si luftëtar në vija të para të frontin. Aksionin e guerilës e forcuan edhe dy takimet legale të 52 subjekteve politike shqiptare në Tetovë më 1992. Aksionet pastaj do të zhvillohën nepër Kosovë me efektivë të lartë, sa që qarqet e okupatorit askund nuk ishin të sigurta. E vërteta, tërë peshën e organizimit që nga Shqipëria të sillët armatim e mori Shtabi i i Ilir Konushefcit*.* (Raporti i Bajrush Behramit dhe Fehmi Baftiut, Për armatimin e UÇK-ës në përgjithësi).

Aksionin e guerilës shqiptare e kishte forcuar dhe siguruar aksioni i pajtimit të familjeve të hamsuara. Aksionin e drejtoi me shumë sukses  Porf Anton Qeta me një staf intelektualësh që nuk iu ndan deri në mbarim të misionit human dhe patrotik. E vërteta, aksionin e pajtimit të shqiptarëve duhët konstatur si mozaik të luftës, do të konkludoj Adem Demaçi. Në këtë kohë çdo odë shqiptare u kthye në shkollë kombëtare për veprim aktiv dhe krijues të një epoke të re, që do të quhet: Eopka e UÇK-ës (nga shkolla e: Epokës Adem Demaçit, po edhe Ibrahim Rugovës, të cilit populli ia fali besimin masiv për drejtues politik dhe shtetëror, sidomos deri më 1995.

  1. Konferenca e Dejtonit më 1995 ka pasë efekt negativ në Kosovë

Ky realitet ishte i mundshëm sepse Jugosllavia e Tretë ishte në luftë shumë të egër në Bosnje dhe Hercegovinë, po edhe në Kroaci, luftë ajo që përfundoi me Marrëveshjçn e Dejtonit më 1995. Kjo marrëveshje ishte me refleksione negative për Kosovë, sepse aty Kasapi i Ballkanit (S. Millosheviqi) e fitoi Republikën serbe në Bosnje, pa qenë realitet kurrë. Por njëherit S. Millosheviqi u quajtë nga R. Hollbruk “paqebërës”!.

Ky realitet ia hapi apetitët banditit Beogradit, që në Kosovë të sillët me egërsi gjenocidi, fakt ai që do ta vërtetojë koha, sepse nga 1033 lokalitete të Kosovës, makineria vrastare e S.Millosheviqit i bombardoi 1008 fshatra (lokalitete).

Në këto rrethana, shtetet Ballkanike si Bullgaria ishin të rreshtuara ilegalisht ende të punojnë për Moskën, me kusht që Maqedonia të ruhët si shtet që ishte shpallur në shtator 1992. Në anën tjetër rroli i Greqisë ishte i lidhur me anglo-amerikanët, dhe çdo aktivitet i diplomacisë saj trasferohej edhe në Beograd përmes dy popopave. Për çështjën e Kosovës që të çlirohej nga okupimi serbian, as që flitej nepër shumë tubime ndërkombëtare për Jugosllavinë. E vërteta, Parimi i Helsinkut nga viti 1975 për mos ndryshimin e kufijëve, të cilin parim nuk e kishte nënshkruar vetëm Tirana zyrtare, në fund të shekullit do të kompromitohët në çdo aspket. Pra fjala ishte për mos ndryshimin e kufijëve pas LDB (më 1975), parim ai që në dekadën e fundit të shekullit XX u bë copë e grimë, me shkatrrimin e BRSS, RSFJ-ës, Çekosllovakisë, por mbi të gjitha me bashkimin e dy Gjermanive. Nga ky pozicion, rinia shqiptare e shtroi kërkesën pse mos të luftojmë edhe ne shqiptarët për bashkim kombëtar, sepse ishim kombi më i dëmtuar gjatë shekullit XIX dhe XX-të, sidomos.

Italianët dhe Vatikani i “LDK-ës”, hapur kishin shpalluar dyshimet, qysh më 1992 ,dhe kishin shfaquar mos aprovimit që Kosova të pavarësohët. Madje, nuk aprovohej as kërkesa për Republikë brenda RFJ-Jugosllavisë tretë. Me këtë rezervat politik, rreshtimi italian po tregonte se fuqia civilizuese e politikës paqesore, po psonte në autritet. Ky realitet i hidhur do të kritikohët nga Adem Demaçi, se me: “improvizimi Serbia fashiste nuk gjunjëzohët kurrë”.

Në këto rrethana në Kosovë lufta do të zhvillohët në dy drejtime deri më 1 tetor 1997, kur forcat që e përkrahnin luftën, do të forcohën në të gjitha fushat. Por edhe anglo amerikanët disi do të ndrrojnë kursin e politukës paqesore. Por, ajo ishte “diplomacia” që nuk “lexohëj” lehtë as nga intelektualët më të dijtur. Për fat disa kontura të saj i pati kuptuar me kohë patrioti dhe kampioni i shkollës së burgjeve në luftë për çlirim Adem Demaçi. Por fuqia e tij indivduale ishte tepër e kufizuar, sepse hapur luftohej nga politike paqesore e rrezistencës pasive. Kështu çdo pore të jetës politike shqiptare në Kosovë deri më 1 tetor 1997, do të kontrollohet pa konkurencë nga LDK.

  1. Lufta civile në Shqipëri mars 1997

Me këtë luftë Jugosllavia e Tretë disi u çlirua nga “brenga” se Shqipëria do të hynte në luftë për Kosovë. Prandaj, terrori shtetëror serb do ta metastazojë në të gjitha fushat. Sidomos do të legalizohën rrahjet e popullit nepër vende publike, sdomos ditëve të tregut. Këto mizori të pushtetit fashist serb do ta hapin mundësinë që terroristëve serbian, shqiptarët imponueshëm t` u përgjigjën me fuqinë e armës. Në këto rrethana, do të likvidohën me atentate disa konfidentë shqiptarë, por edhe të ekspozuarit në mizori e që ishin serbianë të ardhur nga Bosnja. Ky realitet, në Beograd u spjegua se Kosova duhët të militarizohët me 160 000 ushtarë dhe policë. Madje nga burgjet u liruan shumë individë serbë, të njohur për terrorizëm, dhunë dhe drogëri. Ata për një kohë të shkurtë u sistemuan nepër Kosovë dhe e filluan plojën mbi civilët shqiptar duarthatë. Në këto rrethana kot reagohej nepër brifingje javore para gazetarëve, nga partitë politike!

E vërteta, dhuna e imponoi te rinia shqiptare që të vetëmbrohët duke themeluar njësite të reja guerile dhe gjysëm frontale.

Lidhur me këtë situatë tragjike një raport të detajuar e pati bërë Avokati Fehmi Baftiu. Në atë raport analitik, flitej në detale se në cilat sfera shqiptarët duhët për t` u përqëndruar. Avokati me përvojë në raportin e tij i solli këto konkluza: 1. Duhët të armatoset populli shqiptar, me armët që duhët siguruar nga Shqipëria.2. Duhët të sillën në Shtabin e Vokerit disa advokatë hulumtues të realitetit në teren.3.Zyra politike duhët të marrë autorizime që kordinimi i aksioneve në mes zonave operative të jetë i drejtuar nga një komandë.4. Më në fund duhët të fillojë puna e Gjukatës ushtarake, sepse propoganda për: “Çarmatosjën e UÇK-ës është vepër penale; sepse disa konfidetë shqiptar po i sjellin dëme të pariparueshme popullit”. Këto konkluza nga këshilltarët e Adem Demaçit u pranuan njëzërit.

22. Zyra Politike e UÇK-ës në Prishtinë nuk lejohej të lëshohet në çështje ushtarake!

Rroli i këtij instituconi të luftës ishte i dyfishtë: debatik dhe përciellje striktive të gjendjës në popull, por edhe përpiekeje maksimale politike që LDK të futët në aksionet e luftës, sepse institucionet e UÇK-ës tani e kishin marrur pamjen e ushtrisë vërtetë. Lidhur me këtë, jashtë Kosovës, në Perendim do të veprojnë “institucionet” shtetërore të kontrolluara nga LDK.Pra, jashtë Kosovës, filloi të flitët se do të themelohët një ushtri “profesionale” që quhej Forcat e Armatosura të Republikës Kosovës (FARK). Ky institucion ishte i drejtuar nga oficerët profesional. Por, në esencë, sipas Kolonel Halil Katanës (oficer i Shqipërisë) FARK-u ishte themeluar me bazamnet: “Që Shqipëria do të hynte de jure në luftën për çlirimin e Kosovës”. Ky fakt deri me tash me qëllim është maskuar. Lidhur me këtë, historia një ditë do të japi përgjegje pse ky institucion (FARK) nuk ishte aktiv sa propogadohej dhe pse pjesa më e madhe e tyre në proces hyri në UÇK pastaj dhe njëherit i zbatoi komandat hirarkike të UÇK-ës. E vërteta, FARK nuk lidhet vetëm me dy tre oficerë, por kishte znafille edhe në Mbrojtjën territoriale që ishte funksionalizuar në Kosovë qysh më 1992.

23. Në Zyrën e UÇK-ës në Prishtinë më 1-3 tetor 1998 debat politiko ushtarak

Shqipëria të hynë në luftë de jure, sepse de fakto ishte nga fillimi, ishte moto e debatit për tri ditë. Prandaj shtrohej pyetja strategjike: A duhët Shqipëria de jure të hynë në luftë për çlirimin e Kosovës. Përgjijget nga debati dualën me: PO dhe JO. Prandaj, elaborimi serioz ka zgjatur në mes profesionistëve tri-3 ditë. Është debatuar për Epopenë e Familjës Shaban Jashari nga Prekazi më 5-7 mars 1998. Kanë raportuar dy profesonistë; një historian (Hakif Bajrami) dhe një jurst (Fehmi Baftiu). Është konstatur se lufta në Prekaz është shembull unik në Evropë: Një familje lufton me një shtet.Një raportues tjetër i ka elaboruar vendimet e Grupit Kontaktit, më 9 mars 1998. Është konstatuar se Bashkësia Nderkombëtare ende nuk e ka shplaosur qëndrimin parimor ndaj agresorit serbian, e sidomos ndaj mercenarëve  që bënin krime monstruoze në popullin duarthatë shqiptar.  Është vërtetuar se Jugosllavia e Tretë (Rajhu i Tretë sllavë) po armatoset nga blerësitë e ndryshëm, në rand të parë nga Rusia, Ukraina, Çipro dhe Bellorusia. Madje, është prezantuar shifra e donacioneve që ka marrur Beogradi nga: Gjermnia, Franca, Itlia dhe disa vende arabe, diku afro 4 miliardë dollarë gjithësejtë edhe pse i tërë shteti ishte vënë nën embargo, sidomos për nevoja të armatimit të rëndë. Ato para, është vërtetuar nepërmes Wjenës  kanë shkuar në llograi të Bankës Ruse, e cila po manifestonte qëndrime antishqiptare në çdo cep të Globit. Është konkluduar sidomos rroli i Bankës serbe në Qipro, lidhur me kontratat e blerjës së armëve, sidomos municionit*.(* Raportues: Dr Ali Jakupi).

Në Tubim është folur kalimthi për zgjedhjet Parlamentare që i organizuan partitë “Institucionale” më 21 mars 1998, në Kosovë. Sidomos është debatar për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 të 31 marsit 1998. Është vënë theksi se prezantimi i Kaptinës VII (7) të Kartës së OKB lidhur me BOMBRDIMIN e Jugosllavisë Tretë, është një sinjal se Shqipëria duhët më tepër të investojë në armatimin e grupeve dhe zonave të UÇK-ës në Kosovë, të cilat tani dihej se vepronin legalisht dhe se ishin krijuar edhe zonat e lira, ku edhe minoritarët serbian ishin shumë të sigurtë*.*(Raportues:Dr Hakif Bajrami).

Në fund të tubimit Adem Demaçi e ka shtruar këtë pyetje:1. A jeni që të kërkojmë që Shqipëria të hynë në luftë de jure, me mundësi se nuk do të pajtohet; 2 A jeni që në Shqipëri të shkojë një delegacion dhe atje të kërkojmë si deri me tash armatim, për nevoja të luftës së UÇK-ës, për çlirimin e Kosovës. Aty është konstatuar nga oficeri profesionist Gjeneral Sulejman Ajeti se: “Shqipëria ka armatim ende për 11 milionë banorë, me të cilin do të zhvillonte  një luftë frontale për 10 vjetë, pa ndërprerë. Pra, ne duhët të përqënrohemi që Shqipërinë mos ta lidhim me luftën tonë të drjetë de jure. Por sikurse deri me tash armatimi të sillët për nevoja të Zoaneve Operative të tërë Kosovës”.

E vërteta, arsyeshmëria dominoi se në Shqipëri duhët shkuar një Delegacion dhe ai të kërkojë armatim, i cili në fund, pas çlirimit, do të paguhët. Është vëndosur që delegacionit t` i prin Adem Demaçi dhe të kërkojë pranim në nivelin  më të lartë në Tiranë, në emër të UÇK-ës. Siç dihet Delegacioni shkoi në Tiranë dhe nuk arrijti për të marrur pelqimin e plotë për armatim në shkallë të duhur. Formalitetit e jokorrektsisë në prtitje, nuk kanë pasë ndonjë peshë historike, por duhët konkluduar se në debatin e Prishtinës më 1-3 tetor 1999 ishte vëndosur që nga Shqipëria mos të kërkohët as me gojë e as me shkrim që de jure të hyn në luftë, për çlirimin e Kosovës. Ky është fakti që duhët vlerësuar shkencorisht.

Vlerësimi kryesor që është shtruar si pyetje më 3 tetor 1998 në Prishtinë nga një debatues (HB) ishte: Luftën civile në Shqipëri a e organizuan partitë politike, apo agjenturat ruso-serbe, ose të dy së bashku. Përgjegjën me saktësi e ka prezantuar Bajrush Behrami i cila do të konkludojë: “ Shqipëria është shkallmuar nga një luftë e nivelit shumë të ulët civilizes”. Ne Shqipërinë në Kosovë e kemi admiruar. Tani, sikur ajo na ka pre në besë dhe organizimi del se është i dyanshëm nga brenda dhe nga jashtë. Lidhur me këtë, po mos të kishte “lojëra politike nga brenda”, agjenturat e huaja nuk do të mund t` i shtinin hundët aq me “padukshmëri”, do të konkludojë H. Bajrami.

Në fund Adem Demaçi e solli një freski: Lufta jonë do të jetë fitimtare dhe do të debatojmë për themelimin e Shqipërisë Etnike, ose të Federatës së shteteve shqiptare”. Por, lajmi më freskues ishte se Hollbruk kishte theksuar se: “Pas 23 marsit 1989 vjen 24 marsi 1999. Pas dhejtë viteve, por vjen”.

  1. Kokluzuat tjera nga debati

Konkluza e parë nga debati ishte: Historikisht duhët dihët se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u krijua si forcë ushtrake vullnetare; Kjo ushtri nuk kishte kazerma, nuk kishte fabrika aramtimi, nuk kishte banka për sigurimin e armatimit, nuk kishte senatoriume për sherimin e ushtarëve të plagosur, nuk kishte ambasada klasike, por e kishte qëllim luftën e drejtë, së cilës i tërë kombi i doli krah: Më në fund popullit shqiptar i doli në mbrojtje edhe Aleanca Veriatlantike NATO, sa që kjo histori do të quhët NEO LUFTË, sepse nuk ka shembull të tillë edhe human në tërë Globin.

Në konkluza u tha në anën tjetër se Kosovës i kishte kushtuar shumë shtrejtë deklarimi i Fatos Nanos në Kretë drejtura S. Millosheviqit se: “Çështja e Kosovës është çështje e brendëshme e Serbisë”.Me këtë pozicion do të na luftojnë në Zyrën politike pa mëshirë një kohë madje edhe përfaqsuesit Perendimor, duke na quajtuar “terroristë” si: Solana nga Brukseli, K. Hill në zyre, R. Gellbard në zyre, J. Dinsbir në zyre, Hollbruk në zyre, e shumë diplomat të të tjerë. Këtij pozicioni i ka kontribuar në anën tjetër: “dezertimi i FARK-ut në qershor/korrik 1998”. Por mbi të gjitha, atmosferë negative në popull, u konstatua se: “Ka shkaktuar edhe kërkesa e Delegacionit të LDK-ës prej 13 antarëve që shkoi në Drenicë, në shtator 1998, duke kërkuar që të ÇARAMATOSET UÇK (të demobilizohët”!). Po, ka pasë propozime që pjestarët e këtij delegacioni të ndiqën nga Gjyqi Ushtrak. Por ngjarjet e shumta në proces, propozimin e kanë “amortizuar”, dhe ndaj tyre nuk është ushtruar kurrfar procedure penale juridike.Në tubim është kërkuar që të jipër llogari politike dhe ushtrake edhe nga delegaconi që ka shkuar në Beograd dhe është “rukovat” me Kasapin e shqiptarëve më 15 maj 1998. Sidomos janë veçuar në takimin e Beogradit kush do jetë: “Kryetar i Krahinës Kosovës; kush do jetë Kryetar i LDK-ës; kush do jetë Kryetar i Kuvendit Krahinës Kosovës; kush do të Kryeqeveritar e kush përfaqsues i politikës eksterne”. Është konstatuar se të gjithë ata që i shkuan Milloshit në zyre, ishin nga Dukagjini’*. (*Shiqo: Blerim Shala, Vitët e Kosovës, Prishtinë, janë emrat e seicilit, por nuk është publikuar kurrë se çka është folur në esencë në atë tubim që e ka: “kontraktuar” një gazatar i Kosovës, i cili sot është bërë kryeprotogonist i gazatarisë shpifëse në Tiranë!)*. *Raport i GJ. Sorrosit nga Novi Sadi).

  1. Programimet serbiane për fitore mbi UÇK-ën dhe NATO-n

Nëse Shqipëria hyn në luftë de jure: Kosova mbetet koloni serbe ose protektorat i OKB-ës, ishte qëndrim i Zyrës Politike të UÇK-ës deri më 24 mars 1999. Ndërsa kur filluan bombardimet e NATO-s më 24 mars 1999, Shtabi fashist i Beogradit i lansoi këto kërkesa gjithnjë aipas: “Dosjës së Velko Odalloviqit dhe Zoran Angjellkoviqit”, dose ato që kishin mbetur në sirtarët e Kuvendit Kosovës. Në ato dosje sekrete thuhej: ”Familja e Presidentit Ibrahim Rugova ishte vëndos të EKZEKUTOHËT. Dëshmitar nga gazetarët e jashtëm ishte caktuar të jetë Renata Fllotao. Ajo kishte marrë për detyrë ta inçizojë ekzekutimin e Ibrahim Rugovës me familje, ngjajshëm si Familjën e Adem Jasharit në Prekaz. Renata Fllotao gati për dy muaj e priti atë urdhër ekzekutimi. Filmi i ekzekutimit ishte paraparë t`i mvishej UÇK-ës në mënyrë që Kosova të futët në luftë qytetare sikurse Shqipëria më 1997.  Dhe, me që Shqipëria nuk hyri de jure në luftën e Kosovës, Beogradi e nxorri Planin “B” që ta ekstradojë Ibrahim Rugovën me familje në Itali në stilin: “Më efekt politik ka njeriu i koritur në popull se sa njeriu i mbytur politikisht për së gjalli!”. Ky ndryshim ndodhi sepse respekti për Presidentin Ibrahim Rugova në tërë Kosovën ishte që  98%,, sepse  populli e admironte.

Në këto rrethana ishte programuar edhe ekzekutimi i Adem Demaçit dhe Shtabit tij që kishte punuar në Zyrën e UÇK-ës. Për këtë veprim kriminal prokurorja Darinka Marinkoviq ka lënë edhe skicën se ku do të ndodhte ekzekutimi i Demaçit me shokë, në pikë të ditës. Vendi ishte caktuar para Gjyqit të Qarkut në Prishtinë. Për këtë ekzekutim, ajo kishte shkruar në notesin e saj se: “për Adem Demaçin dhe UÇK-ën nuk janë as 2% të shqiptarëve, prandaj aksioni do të kryhët pa vështërsi, sepse këta nuk i don populli fare!”. Shkrimi i saj ruhët në sirtarët e një kishte në Oplenc të Serbisë. (Raportet i ka tubuar: Bajrush Behrami që kishte kryer kurs special për operacone speciale në favor të UÇK-ës me leje të Adem Demaçit, në një shtet evropian. Në atë projekt, të tubimit raporteve kanë punuar edhe Advokati Fehmi Baftiu(Këshilltar i Adem Demaçit për çështje juridike) që i mbronte të burgosurit politik shqiptar pa pagesë më 1981-1990.

Fenomeni tjetër që ka të bëjë me ekzekutimin masiv të popullit ishte tragjedia në Bllacë (kufiri Kosovë-Maqedoni). Kufomat e të vdekurve aty, ishte paraparë të groposën në territorin e Kardakut në anën maqedone (!), për të humbur gjurmë. Aty ishte instaluar gazatari Rezhis Debre. Raporti i tij ka mbetur i pabotuar në gazetën “Le Matein”, ku thuhët se: “Procesi i deportimit të shqiptarëve po shkon sipas planit të Kishës Ortodokse Serbe, që e ka ftuar tubimin e tërë Vaselenës për 27 maj 1999 në Beograd. Aty do të raportohët se Kosova ka nevojë të kristianizohët dhe ai proces duhët të ndodhë me ndihmën e shteteve evropiane, sikurse në kohën e Kryqzatave”!.

Fenomeni vijues i kohës së bombardimeve të NATO-s kundër RFJ-ës ishte se: “Çka po ndodhë në Kukës të Shqipërisë”. Aty ishin mbi 500 000 shqiptarë rrefugjatë. “Është fenomen, shkruan një gazetar italian, se si ky popull i varfur po shprehë solidarisi të paparë.Nga ky shembull po e kuptoj se pse nga ky komb ka lindur shkolla e Nënës TEREZE. Gazatari e kujton edhe kohën kur shqiptarët i shpëtonin Hebrenjët më 1942/44 pa asnjë kusht dhe me rreziqe të mëdha nga qarqet e Gestapos. Por, shkruan gazetari italian në bisedën me oficerin serbian në Prizren se: “kemi mësuar se Kuksi do të bombardohët nga ajri dhe nga toka dhe se avionët serb janë në gjendje gatishmërie për ta kryer këtë detyrë. Aty, thuhët në dokumenet mëtej se: “ do tëndodhë një Srebernicë e dytë, sa që më 27 maj 1999 në Beograd Patrikana do t` i aktivizojë këmbanat në shenj të fitorës së Kryqzatës sonë, sikurse në Luftën e Kosovës më 28 VI 1389- “kur rrahu këmbana e Noter Damit” Në fakt nuk ka rrahur kurrë, por serbianët kanë dëshirë ta rrejnë vehtën pa pushim!.

Në tubimin në Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë, më 3 tetor 1998 Adem Demaçi do të konkludojë striktivisht: “Nuk kërkojmë që Shqipëria të hynë në luftë de jure kundër Serbisë, sepse do të rrezultojë në fund që të mbesim prap koloni serbiane, ose protektorat i OKB-ës”. Nga rezultatet e kësaj mbledhje, do të kërkohët mendim dhe qëndrim i sakt se: “cili është parimi për ta mbështetur luftën e UÇK-ës dhe furnizimin me armatim nga Shqipëria në rend të parë, e pastaj kah të mundëmi”.

Lidhur me këtë, janari i vitit 1999 do të shënoi kthesa të reja në luftën e UÇK-ës. Një ndër tragjeditë më të shëmtuara ishte vrasja e Enver Malokut, që ishte zëdhënsi kryesor në Qëndrën Informative të Kosovës (QIK). Në Zyrën e Demaçit është pohuar se vrasja është me saktësi vepër e agjenturave të okupatorit serb. E vërteta, Qendra Informative e Kosovës me 1995 e pati botuar publikimin: “Politika e kolonizimit dhe shfarsojës së shqiptarëve 1844-1995” në dhjeta mija ekzamplarë. Publimi është përkthyer për nevoja interne edhe në gjuhën anglishte dhe është shpërndar nepër ambasada kudo nepër Glob.

Pas atentatit ndaj patriotit Enver Maloku, ngjarje me peshë politike dhe ushtrake ishte nxënja rob e 9 ushtarëve serbian nga Zona Operative e Shalës. Ai grup ushtarësh serb është liruar me garancion të V. Vokerit, me që rast u shkëmbyen robët e luftës nga të dy palët  më 13 janar 1999.

26. Ngjarjet tragjike në Raçak më 15 janar 1999 e ndryshuan historinë e Kosovës

Qarqet serbe provuan të hakmirrën për ushtarët e zënë rob të cilët ishin liruar. Por në mënyrë mizore serbët e organizuan tragjedin më të ulët të luftës tyre fashiste në Raçak më 15 janar 1999. Tani shtrohën disa pyetje e një dër to ishte payetja: Pse Adem Demaçi nuk shkoi në Konferencën e Rambujes. Kjo pyetje kërkon studim special shkencor historik që duhët objektivizuar me shumë faktor. Në realitet, Kundër RFJ-ës Zhablakut kanë qenë dy propozime: të bombardohët Jugosllavia në emër të KS OKB, por me që Rusia do të ushtronte veto; të ndodhë bombardimi nga NATO, pa pelqimin e KS OKB-ës, edhe pse ishte Rrezoluta nr. 1160 e 31 marsit 1998 ku decidivisht ishte shpalosur mundësia nëse Serbia përdorë terror shtetëror do të bombardohët. Madje këtë Rrezolutë nr. 1160 të 31 marsit 1998 e kanë votuar edhe Rusia dhe Kina. (Shiqo: Karta e OKB, neni 42 dhe 43). Kuptohën në mënyrë simbolike pas 23 marsit 1989, do të fillojnë bombardimet e NATO-s më 24 mars 1999, të cilat për 78 ditë bombardime (1038 aeroplanë), e detyruan Millosheviqin ta nënshkruaj kapitullimin më 10 qershor 1999 në Kumanovë.

E vërteta duhët theksuar se pushteti i RFJ-ës nuk e nënshkroi aktin e Rambujesë, sepse kishte vëndsour shfarosjën e shqiptarëve, me leje tinzare nga Moska.

  1. Deri sa zgjati Konferenca e Rambujesë shkurt-mars 1999

Deri sa zgjati Konferenca Ndërkombëtare e Rambujes për Kosovën, makineria gjenocidale serbe i lëshoi në veprim ushtarak tri programe antishqiptare: 1.Toka e djegur; 2. Koridoret përplasëse; 3 “Patkoi”. I pari sollucion tregon se nga 1033 lokalitete të Kosovës, 160 000 trupat serbe i bombarduan 1008 lokalitete (katunde). Ndërsa me programin e dytë parashihej që 54% e popullsisë shqiptare të deportohët dhe në vendbanimet e tyre të instalohën serbët nga Kraina e Kinit. U deportuna afro 1 000 000 shqiptarë jashtë Kosovës, prej tyre 520 000 në Shqipëri; 395 000 në Maqedoni dhe të tjerët nepër të gjitha shtetet liridashëse që donin t` i strehonin të pastrehët shqiptarë. Lidhur me këtë politikë gjenocidi,  për fund ishte planifikuar të shkatrrohët UÇK përmes planit strategjik “Patkoi”, të cilin e zbuluan sherbimet kontrainformative gjermano-austriake dhe turke. Përkundër luftës së egër sidomos kundër civilëve, UÇK nuk u shkatrrua por mbeti forcë respektive dhe garantuese e historisë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe miqëve të nderuar.

27. Historia e pasçlirimit

Nëse pavarësia e Kosovës ka qenë rrezultat e maksimumit që e kemi arritur me politikë dhe luftë, në anën tjetër demobilizimi i UÇK-ës (vjeshtë 1999) historikisht është një degradim i qëlimshëm nga ato  forca që e kanë imponuar, qofshin të brendshëm për ta patur “primat” politik pastaj, qofshin të jashtëm për të patur imponim diplomatik në vijim. Kur të zbulohën dokuementet, ka mundësi që dakordimi i demobilizimit të UÇK-ës të ketë ngja në bashkpunim me një akord “xhentelmen”, që nuk do të dihet saktësisht tani për tani.

Edhe në ndërtimin e shtetit janë bërë lëshime, të cilat historia ua adreson partive politike, sepse lufta për pushtet e ka kthyer gati në invalid luftën për shtet, sepse shumë individë nga ata të politikës (më shumë se 98%) dhe ata të luftës ( më pak se 2%) nxituan pas qershorit 1999 “të avansohën në kapitalista”, duke grabitur çdo gjë që kanë pasë mundësi të përvetësohet nga pasuria e shtetit.

Për fat të mirë, fal politkës avangardiste të SHBA-ve dhe NATO-s, Kosova tani ka hyrë në familjën e shteteve të konsoliduara në luftë deri në pranimin e plotë në OKB.Lidhur me këtë në kohën e fundit partitë politike janë pozicionuar në një avanturë që po e zbulon luftën e egër për pushtet e jo për shtet i cili u shpall më 17 shkurt 2008, qëllimi i së cilës ishte që Kosova të avansohët në shtet sovran dhe i pavarur.

Shtrohet pyetja: Cili ishte faktori kryesor që Bushi i Ri në Tiranë lëshoi kushtrim që Kosova të pavarësohët. Faktet historike flasin se kur sllavët: sllovenët, kroatët, maqedonët, boshnjakët, madje edhe malazezët nuk mundën për të jetuar në një shtet me serbët, atëherë pse shqiptarët si popull i tretë në Jugosllavi të dhunohët mëtej, plus që kishin bërë një luftë të drejtë, çlirimtare, mbi të gjitha se janë autokton, nuk janë sllavë të ardhur”!.Në fund e shtroi pyetjën: Sot (2025) në Hagë hapur po hetohet dhe gjykohët UÇK-lufta e saj e drejtë, krejtë me prapavi që të defaktorizohët shteti i Kosovës, edhe pse deri me tash shteti i Kosovës është pranuar nga 120 shtete të botës. Por, nepër tubime ndërkombëtare ne po duhët të paraqitemi me “fusnotë”, medje duke na qortuar se me ish okupatorin duhët të jemi shumë “dorëlirë”. Pra, Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, nuk është në pyetje siellja e  individëve, por tërë lufta e UÇK-ës për çlirim.

PS: Mbi të gjitha, shqiptarët i mbesin për jetë mirënjohës SHBA-ve, Familës Bush, Bushi i Vjetër dhe i Ri, sidomos Bil Klintonit e shumë senatorëve famëlartë, sidomos Bob DOLIT, që na shpëtuan, sepse nga nazifashizmi serbian ishim të planifikuar të shfarosemi me çdo kusht. Ndërsa, shtetet e Evropës bënin sehirë (1878-1992), nepër kongrese dhe konferenca të ashtuquajtura paqesore!

Shkrimi iu kushtohët: Adem Demaçit, Adem JASHARIT me familje dhe Tahir Sinanit, që nuk u gjunjëzuan kurrë para okupatorit serbian të Kosovës! Shkrimi do të plasohët edhe në gjuhën angleze në institucionet ndërkombëtare.

 Prishtinë, më 18 maj 2025

Kur të marrët dhe të pangopshmit e udhëheqin luftën dhe shtetin

Në foto: Fatmir Lima (“Çeliku”)

Sinan Kastrati, Suedi

  • Kur luftën e udhëheqin budallenjët e shtetin, të pangopshmit … 

”Nëse keni luftuar për këtë tokë që gjithë jetën të merrni para, atëherë tregoni sa kushton kjo dashuri që t`ju paguajmë dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund të blihet me para” (George Smith Patton)   

Vazhdon nga shkrimi im i kaluar me titull ”Fitorja e turpshme e partisë socialiste në Shqipëri dhe urimi i Hashim Thaçit, nga burgu për Edi Ramën”, publikuar në ”Drini.us”, dt. 14 maj dhe ”Fjala e lirë”, 15 maj 2025  

Pjesa e pestë (5) dhe e fundit  

Kisha mendua të flas për dy nga “luftëtarët” e krahinës time¸ Naser (Bislim) Krasniqin (Ftyra) dhe Naser Shalën (Bashkim Fina) por u zgjata. 

Por këta të dy nuk mund të ndahën nga Fatmir Limaj (Çeliku) dhe Nexhmi Krasniqi, nga një mëhallë në mes të Carrallukës dhe Tërpezës, ish shofer autobusi dhe ish dhëndërr i Bajës, vendlindjes së FatmiriLimës, Naser Krasniqit (Ftyra) e Naser Shalës.  

Kush është Naser Shala “Ftyra”?  

Për ”Ftyrën” *1), duhët shkruar ”Ftyrën”, por komandantët si “Ftyra”, kanë ditur të flasin vetëm me grykën e pushkës. Edh për “Ftyrën”, kam shkruajtur më shumë se dy herë, se si ai i ka keqtrajtua shqiptarët, bashkë me Naser Shalën (Bashkim Fina), Nexhmi Krasniqin dhe Fatmir Limaj, (Çeliku-n) në Lladroc.    

Naser Shala, që në luftë njihej si komandant “Ftyra”, ka qenë i akuzuar së bashku me Fatmir Limajn nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në rastin “Kleçka …” 

Naser Shala ishte zgjedhur kryetar i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Ai kishte marrë besimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për kryetar të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. 

Lidhur me emërimin e tij, ka reaguar edhe ambasadori Amerikan në Kosovës, Philip Kosnett. Ai ka deklaruar se është thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës. 

“Ambasadori britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP. Letra e tij e dorëheqjes i është dërguar Përfaqësuesit Special të BE-së”, thuhet në reagim e ambasadës. 

“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”. 

Emri i Shalës ishte përfshirë edhe në një rast tjetër, nga Adem Grabovci për ta frikësuar atë kohë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin. 

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”. 

Naser Shala ”Ftyra”, bashkë me Naser Krasniqin e Fatmir Limën i kanë keqtratua, i kanë rrah dhe i kanë plaçkit *) mërgimtarët e katundeve të Malishevës që vinin nga kurbeti*). 

Naser Krasniqi (“Bashkim Fina”) dëshmon në Hagë (janar 2025)

Naser Krasniqi (Bashkim Fina), ish-pjesëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së, në kuadër të Brigadës 121, ishte si dëshmiar në Hagë. Ai tha se mërgimtarët janë obliguar të ndajnë mjete financiare për UÇK-në dhe se tarifa u zbatoheshin edhe automjeteve që qarkullonin në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja. 

Ushtria Çlirimtare ka mbledhur taksa nga mërgimtarët, se cilat procedura janë ndjekur për ndalimin dhe arrestimin e të dyshuarve si bashkëpunëtorë, si dhe për qendrën e ndalimit në Kleçkë 

“Shuma e kontributeve ka qenë sipas shteteve. Kanë qenë të specifikuara në atë vendim dhe kjo varet nga shtetet dhe varionte nga 1.000 deri në 2.000 marka apo franga zvicerane”, ka thënë Krasniqi.  

Ai e ka mohuar pretendimin e prokurores Vega Iodice se në Kleçkë janë keqtrajtuar të ndaluarit. 

 “Nuk ka qenë e vërtetë absolutisht sepse, së pari nuk e di që ka pasur keqtrajtime dhe, e dyta, nuk ka qenë në domenin tim që ta di. Do të thotë që për rrethanat që po flasim ka qenë e pamundur që ta di, duke shtuar që unë fillimisht nuk e di që kanë ndodhur ato gjëra”, ka thënë ai. 

Krasniqi ka qenë i akuzuar në rastin e njohur si “Kleçka”, bashkë me Fatmir Limajn dhe disa ushtarë të tjerë dhe janë shpallur të pafajshëm. 

Unë them se Naser Krasniqi, nuk e ka thënë të vërtetën në Hagë. 

Ai (”Bashkim Fina”) dhe ”Ftyra” e kanë rrahur Halil Azem Kastratin nga Damaneku deri në alivanosje dhe ia kanë marrë 3600 Dm ndërsa Brahim Jupë Kastratit, 3000 franga zvicerane. 

“Të ndaluarit në Kleçkë u goditën me shkopinj e u kërcënuan me vdekje”, në aktakuzë përmendet emri i Fatmir Limajt”, 

Dhomat e Specializuara pretendojnë se në mes të nëntorit të vitit 1998 dhe qershorit 1999, të ndaluarit në Kleçkë u mbajtën në bodrume me dysheme prej dheu, me mure me njolla gjaku, u goditën me shkopinj dhe u këcënuan me vdekje nga anëtarë të UÇK-së. 

Ftesa nga Shtabi i UÇK-së! *4) 

Më 24 janar 1999 posa mbërrita në shtëpi nga Italia, në Damanek, kanë ardhur dy policë ushtarakë të UÇK-së dhe ma kanë lënë një ”Ftesë”, thirrje për me u lajmërua në Shtabin e UÇK-së, në Lladroc. Më 25 janar 1999 bashkë me vëllain tim më të vogël se unë, Fatmir Azemin (është vrarë në Turjakë, në muajin maj të vitit 1999) dhe Isë Mazrekun nga Malisheva, miku i vëllait tim, më të voglit, të katërtit, Afrimit). Të tretë kemi shkuar në “Shtab” në Lladroc. Pasi u lajmërova dhe ia tregova “ftesën”, kanë dal nja 15-20 “ushtarë” si të çartur dhe janë afrua afër nesh. 

“Bashkim Fino” e “Ftyra”? 

Njëri nga “komandantët”, dukej si kallauz i Shtabit të UÇK-së, i njohur me pseudonimin ”Ftyra” ka pyet: 

-Cili prej jush është Halili?” 

-Unë! thashë dhe e ngrita dorën që të më dalloj më mirë. 

-Eja pas meje! Më skejoi pas shtëpisë afër muri dhe më pyeti: 

-A i ke pagua kontributet për fondin “Vendlindja …”? 

-Jo! 

-Pasaportën a e ke me vete? 

-Jo! 

-A e din se mi ke borxh 1.200 DM.? (borxh personal. Fjalën e kishte për 1.200 DM. që nuk ia kishim dhënë Bajram Krasniqit, avokat nga Tërpeza e ai e kishte lajmëruar Fatmir Limën). 

-Jo! 

Ishin disa nga pyetjet që mi bëri në shpejtësi dhe me nervozë. 

-Unë sot kam ardhur për shkak se kam marr thirrje, ftesë e për këto “punë private” unë do të merrem vesh me Bajramin më vonë. Kur i thash kështu ai u tërbua dhe filloi të më shaj në nënë e babë e më tha:  

“Plum kam me t`dhanë” (vr. aut.)! Pastaj filluan të më shajnë të gjithë dhe më sulmuan mua, Fatmirin (vëllain, përm. Imn) dhe Isë Mazrekun, mikun e vëllait nga Malisheva. 

Fatmir Limaj i urdhëroi … 

Fatmir Limaj dha urdhër që të më fusin në kerr, në një gjip kurse vëllait tim, Fatmirit i tha: 

-Ti shko në shtëpi e bjere pasaportën e Halilit dhe 5.000 DM, ndërsa ushtarëve iu drejtua: 

-Ju këtë të poshtër, këtë të ndytë çojeni e bajeni LLUM! Vëllait e mikut iu drejtua: 

-Hupni dhe iu ktheu automatikun në drejtim të tyre. Kur e pash se edhe vëllain dhe mikun tonë duan me i rreh, hyra në kerr “vullnetarisht”. 

– O ndaluni burra bre, se këta i kam miq! 

Kur filluan ushtarët të na sulmojnë, miku i shtëpisë që kishte ardhur me neve, Isë Mazreku nga Malisheva iu tha “ushtarëve”: 

– Ndaluni burra bre, këta i kam miq! Ata iu kthyen: 

-Ty ta bajmë edhe ma zi, hup he …! Përveç Fatmir Limës, ishte edhe Nexhmi Krasniqi (vozitës), ish shofer i autobusit Malishevë-Prishtinë-Malishevë, tash komandant i përgjithshëm i policisë për rrethin e Prizrenit në Prizren dhe “Bashkim Fino”, emri i të cilit ishte Naser Shala. 

Nexhmi Krasniqi, ish shefi i paprekshëm i policisë për rrethin e Prizrenit 

Gjatë rrugës më kanë sharë, më kanë fyer, më kanë kërcënuar me vrasje-pushkatim”, rrëfen Halili. (Vijon/ SHQIPTARI.EU). 

A nuk është e dhimshme kur dëgjon  

A nuk është e dhimshme kur ende dëgjohën këto histori nga lufta e bujqit e malsorët kur thonë: 

Tokat tona mbeten brënda Maqedonisë… 

e Rugovasit për zbritje të kufirit Kosovë-Mal i Zi 

”„Dihet ku o kone kufiri…O konë n´Qafë të Cakorrit, janë Moknat, është Hajla. E kufiri ash thy shumë thellë. E s´asht të tyre, dihet! Na tokën tonë kurrkujt nuk mundem me ia lanë!”-thotë Dervish Nikci, 70 vjeç nga Shkreli i Madh i Rugovës. 

Nga ana tjetër në Kullë, në pikës kufitare Kosovë – Mal i Zi, u vu ditë më parë pesë kilometra brenda territorit të Kosovës tabela me mbishkrimin “Mirëseerdhët në Malin e Zi”. 

Kjo falë ish komandantëve të vet¨shpallur deri në marshallë e liderve politikë e shtetërore, Kosova jo vetëm që ka mbetur peng i bisedimeve ”dialogut teknik” por rinia e Kosovës nuk dëshiron të jetoj në Kosovë. 

Kjo meritë i takon edhe ”Ftyrës”, Bashkim Finës” e Fatmir Limës, që nga ish bashkëpartiakët quhej edhe si ”komandant pamuki”. 

Ushtarë e komandantë

Më së miri gjendjen e mjerueshme do ta përshkruant Kimete Berisha: 

PDK-ja e ka shkatërruar Kosovën, në emër të UÇK-së; (unë do të thoja edhe partitë e tjera, AAK-ja, Nisma e Fatmirit, plot. imi) 

Janë bërë milionerë, në emër të UÇK; 

E kanë privatizuar tokën e nëntokën e Kosovës, në emër të UÇK-së; 

E kanë uzurpuar Drejtësinë, e kanë blerë pafajësinë, i kanë ‘përvetësuar’ masakrat dhe të vërtetat, në emër të UÇK-së; 

Në emër të UÇK-së, e kanë vjedhur UÇK-në; 

Ia kanë marrë Lirinë UÇK-së! 

Ia kanë fallsifikuar meritat UÇK-së! 

Në fund e kanë çuar UÇK-në në Hagë. 

E sot Kosova i paguan me miliona euro avokatët e tyre. 

UÇK-ja e çliroi Kosovën, por vet mbeti e pushtuar nga këta ‘çlirimtarë’ të rremë ose të çmendur pas luftës! …”  

*1) FYTYRË f. 

  1. Pjesa e përparme e kokës së njeriut, që përfshin ballin, faqet, mjekrën, gojën, hundën, sytë dhe veshët; pamja e jashtme e pjesës së përparme të kokës së njeriut; shprehja e jashtme e dikujt, që pasqyrohet në këtë pjesë të trupit. Fytyrë e mbushur (e dobët, e hequr, e thatë, e zbehtë). Me fytyrë të qeshur (të bukur, të ëmbël, të ngrysur, të vrarë, të vrenjtur). Tiparet (pjesët) e fytyrës. Muskujt e fytyrës. Laj (fshij) fytyrën. Kthej fytyrën nga ana tjetër. S’ia pa fytyrën. E njoh (duket) që në fytyrë. U prish në fytyrë. Nuk i qesh fytyra. Mori tjetër fytyrë.
  2. edhe fig. Tërësia e tipareve të jashtme të diçkaje, pamja e jashtme; faqe. Ndërroi fytyrë toka (vendi, fshati). Ia ndërruam fytyrën vendit.

*2) PLAÇKIT kal. 

I marr dikujt me dhunë diçka, e grabit; bëj plaçkë, vjedh. Shkelësit plaçkitën shtëpitë (fshatin, qytetin). Na plaçkitën ballistët.  

*3) KURBET m. vjet. 

Dheu i huaj; mërgim në dhe të huaj për bukën e gojës e të fëmijëve. Plagët e kurbetit. Shkoi (iku) në kurbet. E shkonin jetën (rronin) me kurbet. Nuk ia pa hairin kurbetit. E treti (e hëngri) kurbeti. I mbetën kockat në kurbet.  

*4) Ftesa nga Shtabi i UÇK-së!  

Para disa vjetëve kam shkruajt një fejton me më shumë se 17 vazhdimi me titull ”A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës apo luftë për para, për pasuri e pushtet”.  

Fejtoni është botua në ”Shqiptari.eu”, ”Bota sot” e portale të tjera. Dy herë qesh i detyruar ta ndërpres nga shkaku se bandat e Fatmir Limaj-t i kërcënonin familjet e personave që shkruaja. 

Fola edhe për Jakup Kastratin, Cen Deskun, Halil Azem Kastratin disa nga viktimat në Çabiç të Klinës dhe në Drenoc të Zatriqit.  

Kopje e pagesës, faqja tjeter e shkruar nga Halil Kastrati, 26 janar 1999. P. S. Ne vend te Naser Binishit duhet te jet: Naser Shala qe mi muaren edhe edhe 1200 marka të tjera.

Literatura e pëdorur 

“Të ndaluarit në Kleçkë u goditën me shkopinj e u kërcënuan me vdekje”, në aktakuzë përmendet emri i Fatmir Limajt”, Sinjali.com, 07 Nëntor 2020 10:11 

https://sinjali.com/te-ndaluarit-ne-klecke-u-goditen-me-shkopinj-e-u-kercenuan-me-vdekje-ne-aktakuze-permendet-emri-i-fatmir-limajt/ 

Kopje e pagesës 2000 dm por ata i kanë marr 3600 Dm dhe vete i kanë nënshkrua edhe emrin tim, Halil Krasniqi ne vend të Halil Kastrati 

”Blerim Kuçi rikthehet në LDK pas 17 vitesh – pritet të zyrtarizohet sot”, May 16, 2025 

https://informim.net/2025/05/16/blerim-kuci-rikthehet-ne-ldk-pas-17-vitesh-pritet-te-zyrtarizohet-sot/ 

“Limaj për Blerim Kuçin: U intervistua nga UÇK-ja”, Para 14 vitesh 

https://telegrafi.com/limaj-per-blerim-kucin-u-intervistua-nga-uck-ja/  

”Ish pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së flet për “urinimin e ushtarëve” mbi Blerim Kuçin” 

  Agim Gashi Sun Sep 25, 2016 5:02 pm  

https://agim.albanianforum.net/t31118-ish-pjesetari-i-shik-ut-dhe-uck-se-flet-per-urinimin-e-ushtareve-mbi-blerim-kucin  

“Biznesi i vëllait të “Ftyrës” pjesë e tenderit për të cilin u arrestua drejtori i KEK-ut” 

Egzon Dahsyla, 26.4.2023 – 17:21 

https://kallxo.com/gjate/biznesi-i-vellait-te-ftyres-pjese-e-tenderit-per-te-cilin-u-arrestua-drejtori-i-kek-ut/  

“Kush është “Ftyra” që frikësonte zyrtarët e shtetit, kundër emërimit të të cilit reaguan ambasadorët, Insajderi 6 vite më parë” 

https://insajderi.com/kush-eshte-ftyra-qe-frikesonte-zyrtaret-e-shtetit-kunder-emerimit-te-te-cilit-reaguan-ambasadoret/  

“Komandant “Ftyra” rehatohet në një pozitë të rëndësishme”, Insajderi 6 vite më parë  

https://insajderi.com/komandant-ftyra-rehatohet-ne-nje-pozite-te-rendesishme/  

“Lajm i hidhur: Vdes njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala – ‘Fytyra’“, April 28, 2025  

https://02press.com/lajm-i-hidhur-vdes-njeri-nder-ushtaret-me-te-hershem-te-brigades-121-naser-shala-fytyra/  

“Vdes ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala – i njohur si “Ftyra”,  28. 04. 2025 08:35 

https://www.drini.us/fitorja-e-turpshme-e-partise-socialiste-ne-shqiperi-dhe-marrja-urimi-e-hashim-thacit-nga-burgu-per-edi-ramen/  

“Vdekja e “Ftyrës” së UÇK-së, Limaj: Shala ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur”, Gazeta Express, 28/04/2025 12:45 

https://www.gazetaexpress.com/vdekja-e-ftyres-se-uck-se-limaj-shala-ishte-njeri-i-zemres-se-madhe-trim-i-lindur/  

“Limaj për vdekjen e ushtarit Shala: Trim i lindur dhe shok i pathyeshëm”, 17 ditë më parë nga: G B 

https://gazetablic.com/limaj-per-vdekjen-e-ushtarit-shala-trim-i-lindur-dhe-shok-i-pathyeshem/  

“Kush është Naser Shala, kundër të cilit dolën ambasadori Britanik e Amerikan?”,, Insajderi 6 vite më parë  

https://insajderi.com/kush-eshte-naser-shala-kunder-te-cilit-doli-ambasadori-britanik/  

“Ndërron jetë Naser Shala, i njohur si komandant ‘Fytyra’”,  Sinjali.com 

28 Prill 2025 08:57 

https://sinjali.com/nderron-jete-naser-shala-i-njohur-si-komandant-fytyra/  

“Rruga e ‘Ftyrës’ deri te pushteti mbi tapitë”, Dorentina Kastrati, 06.3.2019 – 20:25 

https://kallxo.com/gjate/analize/rruga-e-ftyres-deri-te-pushteti-mbi-tapite/  

“Djali i Fatmir Limajt reagon pas vdekjes së ish-luftëtarit të UÇK-së, Naser Shala“, 28 prill 2025| 10:34 

https://www.epokaere.com/djali-i-fatmir-limajt-reagon-pas-vdekjes-se-ish-luftetarit-te-uck-se-naser-shala/  

”Tetaj: Sa herë ka ardhë Hashim Thaçi ne kemi pas pak probleme në kazermën e Prapaqanit”, September 3, 2024 

https://informim.net/2024/09/03/tetaj-sa-here-ka-ardhe-hashim-thaci-ne-kemi-pas-pak-probleme-ne-kazermen-e-prapaqanit/  

“Maloku: UÇK-ja ishte ushtri me baza vullnetare, kishte respekt për Shtabin e Përgjithshëm” 

https://www.koha.net/arberi/naim-maloku-nis-deshmine-ne-speciale  

“Rugova, kryekomandant i UÇK-së”: Maloku pyetet për deklaratën e tij, më 1999, dëshmon në Hagë” 

https://indeksonline.net/rugova-kryekomandant-i-uck-se-maloku-pyetet-per-deklaraten-e-tij-me-1999-deshmon-ne-hage/  

“Rugova, kryekomandant i UÇK-së”: Maloku pyetet për deklaratën e tij, më 1999, dëshmon në Hagë”, Posted on March 25, 2025 by rxitz 

https://kapelajmin.com/2025/03/25/rugova-kryekomandant-i-uck-se-maloku-pyetet-per-deklaraten-e-tij-me-1999-deshmon-ne-hage/  

”Maloku: UÇK-ja ishte ushtri me baza vullnetare, kishte respekt për Shtabin e Përgjithshëm” 

https://gazetablic.com/rugova-kryekomandant-i-uck-se-maloku-pyetet-per-deklaraten-e-tij-me-1999-deshmon-ne-hage/  

“Maloku: Jakup Krasniqi e ushtroi funksionin e zëvendëskomandantit të UÇK-së vetëm për dy muaj”, Raporton: Blendina VELIQI, 24 Mar, 2025, 17:27 

https://betimiperdrejtesi.com/maloku-jakup-krasniqi-e-ushtroi-funksionin-e-zevendeskomandantit-te-uck-se-vetem-per-dy-muaj/  

“Maloku pyetet për takimet me Thaçin” 

https://kosova.info/maloku-pyetet-per-takimet-me-thacin/  

“Mishetiq kundërshton pyetjet e ZPS-së: Të sqarojë nëse po i bën për rikujtim apo për ta vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmitarit”, Gazeta Express, 25/03/2025 12:10 

https://www.gazetaexpress.com/mishetiq-kundershton-pyetjet-e-zps-se-te-sqaroje-nese-po-i-ben-per-rikujtim-apo-per-ta-vene-ne-dyshim-besueshmerine-e-deshmitarit/  

“Maloku: Vetëm një urdhër e kam marrë nga Shtabi i Përgjithshëm, struktura ka qenë nga poshtë-lartë”, Gazeta Express, 25/03/2025 14:34 

https://www.gazetaexpress.com/maloku-vetem-nje-urdher-e-kam-marre-nga-shtabi-i-pergjithshem-struktura-ka-qene-nga-poshte-larte/#:~:text=D%C3%ABshmitari%20Naim%20Maloku%20deklaroi%20t%C3%AB%20h%C3%ABn%C3%ABn%20n%C3%AB%20Hag%C3%AB,transferimin%20e%20tij%20n%C3%AB%20Zon%C3%ABn%20Operative%20t%C3%AB%20Dukagjinit.  

“Maloku për Thaçin: U emërua drejtor i Drejtorisë Politike në dhjetor të 1998-ës”,  Blendina VELIQI, Në 25 Mar, 2025, 16:31 

https://betimiperdrejtesi.com/maloku-thote-se-dhjetorin-e-1998-es-e-llogarite-si-periudhe-te-formimit-te-shtabi-te-pergjithshem/  

“Djali i Jakup Krasniqit: Harresa e shtetit ndaj çlirimtarëve, goditja më e rëndë ndaj shtetësisë”, 15 maj 2025| 23:41 

https://www.epokaere.com/djali-i-jakup-krasniqit-harresa-e-shtetit-ndaj-clirimtareve-goditja-me-e-rende-ndaj-shtetesise/  

“Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën“ 

https://kosova.info/vazhdon-deshmine-naser-krasniqi-tregon-per-shumat-qe-obligoheshin-te-paguanin-mergimtaret-per-uck-ne-dhe-luften/  

“ZPS-dëshmitarit Krasniqi: Ju e keni ditur që po keqtrajtoheshin të ndaluarit në Kleçkë”, Blendina VELIQI”, 28 Jan, 2025, 16:20 

https://betimiperdrejtesi.com/zps-deshmitarit-krasniqi-ju-e-keni-ditur-qe-po-keqtrajtoheshin-te-ndaluarit-ne-klecke/ 

“Krasniqi konfirmon se kishte Gjykatë Ushtarake në UÇK, flet edhe për qendën e ndalimit në Kleçkë”, 28, 2025 Përditesimi i fundit: January 28, 2025 

https://rtv21.tv/krasniqi-konfirmon-se-kishte-gjykate-ushtarake-ne-uck-flet-edhe-per-qenden-e-ndalimit-ne-klecke/  

“Përfundon dëshminë Naser Krasniqi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së”,  Blendina VELIQI, 29 Jan, 2025, 16:56 

https://betimiperdrejtesi.com/perfundon-deshmine-naser-krasniqi-ne-rastin-e-ish-krereve-te-uck-se/  

“PRESIDENTI THAÇI I “LAHET ME 124 PLEQ” IMER IMERIT SE NUK KA GISHT NË VRASJEN E VËLLAIT TË TIJ”, VEHBI KAJTAZI 4 vite më parë 

https://insajderi.com/presidenti-thaci-lahet-124-pleq-imer-imerit-se-nuk-ka-gisht-ne-vrasjen-e-vellait-te-tij/ 

(Për këte, e pata kujtuar edhe unë Imer Imerin për marren që pranoi që Hashimi e ”dekoroi”.)  

“Imer Imeri, u bëre gazi i dyjesë!”, Sinan Kastrati, 19 janar 2017 Në ora: 19:28 

https://www.botasot.info/opinione/642102/imer-imeri-u-bere-gazi-i-dyjese/  

“Dështon plani i Hashim Thaçit për të shpëtuar nga Haga/ Analisti ia shuan shpresat: S’ka avokat që të shpëton!”, A.Morina Më: 21 maj 2021 Në ora: 22:56 

https://www.botasot.info/politika-lajme/1589204/deshton-plani-i-hashim-thacit-per-te-shpetuar-nga-haga-analisti-ia-shuan-shpresat-ska-avokat-qe-te-shpeton/  

“Jakup Kastrati: Jam i gatshëm të dëshmojë në Speciale për arrestimin tim nga individë të UÇK-së më vitin 1998”, fd, Jan 18, 2019 

http://www.faktiditor.ch/jakup-kastrati-jami-gatshem-te-deshmoje-ne-speciale-per-arrestimin-tim-nga-individe-te-uck-se-me-vitin-1998/  

”Debat Plus me Ermal Pandurin – RRËFIMI I CEN DESKUT” (25 811 visningar•Streamades live 4 maj 2021, që kishte 82 komente). 

https://www.youtube.com/watch?v=C1RkYKSqUmc  

”Takimet e para me Jakup Kastratin e Cen Deskun dhe vizitën te Ibrahim Rugova” 

https://revistadrini.info/takimet-e-para-me-jakup-kastratin-e-cen-deskun-dhe-viziten-te-ibrahim-rugova/  

“Hashimi gjithkah apo kush po ”i blen” dhe a po shiten lirë viktimat e dëshmitarët?”, Revista Drini -19 Janar 20200 

https://revistadrini.info/hashimi-gjithkah-apo-kush-po-i-blen-dhe-a-po-shiten-lire-viktimat-e-deshmitaret/  

”Ikja e Moisi Golemit”, kultplus, 23 MAJ, 2020 – 10:00 PM 

https://www.kultplus.com/poezi/ikja-e-moisi-golemit/  

”EULEX po heton “shtatorin e vitit 1998” – “ndalimin” e 13 zyrtarëve të LDK-së nga UÇK-ja”, telegrafi.com, 22.08.2014 • 09:57 

https://telegrafi.com/eulex-po-heton-shtatorin-e-vitit-1998-ndalimin-e-13-zyrtareve-te-ldk-se-nga-uck-ja/  

“Veli Bytyqi i cili u emërua këshilltar i Presidentit Thaçi, ishte arrestuar nga UÇK-ja gjatë luftës”, PERISKOPI.COM 24 JANAR 2018, 18:19 

https://www.periskopi.com/veli-bytyqi-cili-u-emerua-keshilltar-presidentit-thaci-ishte-arrestuar-nga-uck-ja-gjate-luftes/#:~:text=Veli%20Bytyqi%20n%C3%AB%20vitin%201998%20ka%20qen%C3%AB%20n%C3%AB,Presidentin%20Tha%C3%A7i%2C%20si%20person%20qe%20i%20kishte%20ndalur.  

Ballina Pika e zeze “Agjenti i BIA’s bëhet këshilltar i presidentit Thaçi Agjenti i BIA’s bëhet këshilltar i presidentit Thaçi”, Mekuli Press, June 18, 2019 

https://www.mekulipress.com/agjenti-i-bias-behet-keshilltar-i-presidentit-thaci/  

“Dikur nuk e njihte Thaçin president, tash është këshilltar i tij”, Bota Sot, 23 JANAR 2018 NË ORA: 20:23 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/824641/dikur-nuk-e-njihte-thacin-president-tash-eshte-keshilltar-i-tij/  

“Veli Bytyqi i AAK-së emërohet këshilltar i Presidentit Thaçi” (Dokument), E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonlin 

https://indeksonline.net/veli-bytyqi-i-aak-se-emerohet-keshilltar-i-presidentit-thaci-dokument/  

“Nuk do ta besoni se sa këshilltar i ka presidenti Hashim Thaçi” Gazeta KNNN, Gazetë e studentëve të Fakultetit të Komunikimit, 12/02/2018 at 11:22 

https://aab-edu.net/media/gazetaknn/nuk-ta-besoni-se-sa-keshilltar-ka-presidenti-hashim-thaci/  

“Avokatët u tërhoqën nga mbrojtja, vëllai i Hashim Thaçit: Reduktuam stafin për shkak të vështirësive financiare“ 

https://dosja.al/bota/avokatet-u-terhoqen-nga-mbrojtja-vellai-i-hashim-thacit-reduktuam-stafin-pe-i350104  

“Tha, e kam idol”: I vëllai i Hashim Thaçit thotë se “u shqetësua” nga ‘i panjohuri’ që ia fotografonte shtëpinë”, 2 vjet më parë 

https://nacionale.com/politike/tha-e-kam-idol-i-vellai-i-hashim-thacit-thote-se-u-shqetesua-nga-i-panjohuri-qe-ia-fotografonte-shtepine  

“Hashim Thaçi në Hagë po i ikin avokatët: S’jemi paguar! Reagon qeveria: U paguan 3.5 mln euro” 

https://shqiptarja.com/lajm/avokatet-e-ishpresidentit-hashim-thaci-terhiqen-nga-mbrojtja-e-tij-arsyeja-eshte-mospagesa  

“Mavraj: Historianët e shkruajnë historinë, por Hashim Thaçi e krijoi atë”, 18 shkurt 2023| 10:54 

https://www.epokaere.com/mavraj-historianet-e-shkruajne-historine-por-hashim-thaci-e-krijoi-ate/  

“Mavraj: Haxhi Thaçi është njëri nga prindërit më të medhenj të kombit”, 17 mars 2025| 02:13 

https://www.epokaere.com/mavraj-haxhi-thaci-eshte-njeri-nga-prinderit-me-te-medhenj-te-kombit/  

“Mavraj: Ibrahim Rugova na tha se do të derdhej gjaku deri në gju (Video)” 

https://telegrafi.com/mavraj-ibrahim-rugova-na-tha-se-te-derdhej-gjaku-deri-ne-gju-video/  

(Muhamet Mavraj, organizator i protestave studentore të vitit 1997 po flet tash në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit. 

Si asnjëherë më parë ai ka treguar për mosmbështetjen e asokohe të liderit të kosovarëve Ibrahim Rugova.)  

“Çka i tha Hashim Thaçi? Mavraj: E kish marrë malli shumë, ma ka thirrë emrin prej larg”, 03 tetor 2022| 22:43 

https://www.epokaere.com/cka-i-tha-hashim-thaci-mavraj-e-kish-marre-malli-shume-ma-ka-thirre-emrin-prej-larg/  

XHAFER SHATRI: “HASHIM THAҪI – MBI KUFOMA DERI NË KOLLTUKUN E PRESIDENTIT!“, 6 Tetor, 2016 

https://pashtriku.org/xhafer-shatri-hashim-thai-mbi-kufoma-deri-ne-kolltukun-e-presidentit/  

“The Guardian” & “Le Monde”: Xhavit Haliti në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë për krime dhe vrasjen e Ali Ukës”, January 26, 2011 

https://www.preshevajone.com/the-guardian-le-monde-xhavit-haliti-ne-shenjester-te-trupave-te-nato-s-ne-kosove-per-krime-dhe-vrasjen-e-ali-ukes/  

“Gjergj Dedaj ulet në gjunjë para arkivolit të babait të Thaçit”, 1 muaj më parë 

https://nacionale.com/drejtesi/gjergj-dedaj-ulet-ne-gjunje-para-arkivolit-te-babait-te-thacit  

“Tërhiqet nga deklaratat e tij njeriu që akuzonte Thaçin për arrestim në luftë”, Reporteri, 04 Maj 2021 | 21:43  

(Cen Desku thotë se nuk është rrëmbyer nga Hashim Thaçi në muajin tetor të vitit 1998.) 

https://reporteri.net/lajme/terhiqet-nga-deklaratat-e-tij-njeriu-qe-akuzonte-thacin-per-arrestim-ne-lufte/  

“Gjergj Dedaj në Rubikon të KTV-së: Thaçi më torturoi“, 30 Jan, 22:33 

https://www.periskopi.com/gjergj-dedaj-ne-rubikon-te-ktv-se-thaci-torturoi/ 

“Akuzoi Thaçin për ndalim të paligjshëm dhe tërhoqi dëshminë e tij” 

Burimi Ekonomiaonline.com -5 maj 2021 12:30  

Burimi: Ekonomi online (Teksti është përkthyer fillimisht nga shqipja, botimi i djeshëm) 

Cen Desk thotë se Hashim Thaçi nuk e ka rrëmbyer atë në tetor 1998. 

https://kossev.info/sq/optuzio-tacija-za-ilegalno-privodjenje-pa-povukao-svedocenje/  

“Zyrapi thotë se nuk ka qenë në dijeni kur është arrestuar Cen Desku dhe Jakup Kastrati”, Blendina VELIQI, 10 Kor, 2024, 17:50 

https://betimiperdrejtesi.com/zyrapi-thote-se-nuk-ka-qene-ne-dijeni-kur-eshte-arrestuar-cen-desku-dhe-jakup-kastrati/  

“Dëshmitari: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Thaçin s’e kemi parë atë ditë” 

(E përditësua në 12:20)- Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, 23 shtator 2024 10:40 

https://www.koha.net/arberi/fillon-deshmine-demush-krasniqi-zps-ishte-i-pranishem-kur-u-liruan-cen-desku-e-jakup-kastrati  

“Jaku Kastrati nga Turjaka e Cenë Desku nga Siqeva, nuk propaganduan për dorëzim të armëve në fshatrat e rrethit të Malishevës“, Nga admin -24 Tetor 20240 

Reagim kundër avokatëve të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit 

Përm. duhet të jet Jakup Kastrati, jo Jaku, ka rënë shkronja “p”. 

https://fjala.info/jaku-kastrati-nga-turjaka-e-cene-desku-nga-siqeva-nuk-propaganduan-per-dorezim-te-armeve-ne-fshatrat-e-rrethit-te-malisheves/  

“Jakup Kastrati nga Turjaka e Cenë Desku nga Siqeva, nuk propaganduan për dorëzim të armëve në fshatrat e rrethit të Malishevës”, Drini.us, 24 Tetor 2024 

https://www.drini.us/jakup-kastrati-nga-turjaka-e-cene-desku-nga-siqeva-nuk-propaganduan-per-dorezim-te-armeve-ne-fshatrat-e-rrethit-te-malisheves/  

“Kosova çlirohet kur të ikin Komandantët e rrejshëm” – Nga Sinan Kastrati”, January 22, 2020 

https://www.voal.ch/kosova-clirohet-kur-te-ikin-komandantet-e-rrejshem-nga-sinan-kastrati/multimedia/press/  

“Kur komandantët i shkelin çlirimtarët, mashtruesit bëhen heronj“, Agron Halitaj, Para 9 vitesh 

https://telegrafi.com/kur-komandantet-shkelin-clirimtaret-mashtruesit-behen-heronj/  

“Kolaboracionistët” si Ramiz Hoxha ishin më atdhetarë se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Fatmir Lima e Rexhep Selimi”, Nga admin -1 Tetor 20240 

https://fjala.info/kolaboracionistet-si-ramiz-hoxha-ishin-me-atdhetare-se-jakup-krasniqi-hashim-thaci-fatmir-lima-e-rexhep-selimi/  

”Çlirimtarët”, Sinan Kastrati, 13.01.2018 12:21:45 

https://www.fokusi.org/sinan-kastrati-clirimtaret/  

”Kimete Berisha: PDK’ja e ka shkatërruar Kosovën në emër të UÇK’së”, Gazeta Express, 09/04/2021 23:42 

https://www.gazetaexpress.com/kimete-berisha-pdkja-e-ka-shkaterruar-kosoven-ne-emer-te-uckse/  

Sinan Kastrati: “Komandantë” e ju ”çlirimatarë”, thenie qafen …!, Drini.us, 20 Gusht 2021 

https://www.drini.us/komandante-e-ju-clirimatare-thenie-qafen/  

FUND  

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 15, 16, 17, 18 maj 2025
sinankastrati09@hotmail.com