Kreu Blog Faqe 567

Tipet e avionëve të shteteve anëtare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë

Nga: Gjergj – Skender Jashari

Shpesh gjatë këtyre viteve të fundit, kemi dëgjuar propaganda islamike dhe turkofile, të përhapura kryesisht nga Serbia dhe Turqia, që propagandojnë në lidhje me Intervenimin ushtarak të NATO-s kundër Jugosllavisë. Veçmas propagandat e tilla i japin peshë më të madhe Turqisë, derisa në realitet ishte ndryshe.

Gjatë Operacionit Forcat Aleate, në konfliktin e Kosovës, tre palë ndërluftueseishin në terren, dy prej tyre UÇK-ja dhe forcat jugosllave ishin në operacione ushtarake tokësore, kurse forcat ajrore të NATO-s, ekskluzivisht ishin në operacione ajrore.[1]

Kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, kundër Jugosllavisë, në vazhdimësi kërkohej të ishte perfekte dhe pagjakderdhje, e kjo në vazhdimësi theksohej nga zyrtarët e NATO-s.[2] Duke qenë se shumica e vlerësonin fuqinë ajrore sa i përket që nuk ka gjakderdhje të sulmuesit dhe me kosto më të ultë të fitores me sulme precise, por në realitet fushatat e tilla janë me kosto të lartë dhe me benefite të vogla,[3] si dhe me rezultate të vonueshme.

Edhe pse NATO, ende nuk i ka publiku të gjitha informatat në lidhje me sulmet që ka kryer, me tipet e avionëve që i kanë kry ato sulme, me tipet e armëve dhe municioneve, përfshirjen e inteligjencës në kampanjë, por edhe sulmet sipas shteteve anëtare të NATO-s dhe avionët mbështetës, duke e bërë të ketë mungesë të detajuar për to.[4]

SHBA, ishte vendi që edhe në rastin e Luftës së Kosovës, dëshmoi që qëndroi në anën e drejtë të historisë, duke mbrojtur civilët e pafajshëm që vriteshin, masakroheshin e dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duke filluar nga përpilimi i planit të Operacionit Forcat Aleate, e pastaj duke bindur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si dhe duke bartur barrën kryesore të këtij operacioni. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.[5]  Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,[6] disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.[7] Në ditët e fundit të konfliktit, SHBA përdori në total 24 baza ajrore në Europë, prej tyre 3 në Britani,1 në Spanjë, 2 në Francë, 4 në Gjermani, 6 në Itali, 2 në Hungari, 1 në Greqi dhe 2 në Turqi.[8]

Figure 1. Tipet e avionëve amerikan që bombarduan Jugosllavinë.

SHBA:

USAF

  1. 36 avion A-10, që të gjithë të operuan nga baza ajrore Gioia del Colle në Itali.
  2. 2 avion AC-130, që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
  3. 5 avion B-1B, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
  4. 6 avion B-2, që operuan nga Misuri në SHBA.
  5. 18 avion B-52, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
  6. 7 avion C-130, që operuan nga baza ajrore në Frankfurt të Gjermanisë.
  7. 4 avion E-3AWACS, që operuan nga Geilenkirchen, në Gjermani.
  8. 2 avion E-8 JointSTARS, që operuan nga Frankfurti, në Gjermani.
  9. 4 avion EC-130ABCCC, që operuan nga Aviano në Itali.
  10. 2 avion EC-130E që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
  11. 2 avion EC-135H, që operuan nga Aviano në Itali.
  12. 26 avion F-15C, që operuan nga Cervia në Itali dhe nga Lakenheath në Britani.
  13. 25 avion F-15E, që operuan nga Aviano në Itali.
  14. 88 avion F-16C, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
  15. 24 avion F-117, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
  16. 7 avion KC-10 që operuan nga Frankfurti në Gjermani dhe na Moron në Spanjë.
  17. 208 avion KC-135 që operuan nga Aviano dhe Sigonelia në Itali; Brize Norton, St. Mawgan, Mildenhall, Fairford në Britani; Ferihegy në Hungari; Istres dhe Mont de Marsan në Francë, Moron në Spanjë.
  18. 3 avion MC-130, që operuan nga Brindizi në Itali.
  19. 10 helikopter MH-53, që operuan nga Brindizi në Itali.
  20. 2 helikopter MH-60, që operuan nga Brindizi në Itali.
  21. 4 avion OA-10, që operuan nga Gioia del Colle, në Itali.
  22. 5 avion RC-135, që operuan nga Mildenhall në Britani.
  23. 2 fluturake RQ-1A që operuan nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë.
  24. 5 avion U-2 që operuan nga Sigonella, në Itali.

Nga Marina Amerikane

  1. 8 avion AV-8B, nga USS Kearsarge.
  2. 12 helikopter CH-46, nga USS Kearsarge.
  3. 9 helikopter CH-53, nga USS Kearsarge.
  4. 24 avion F/A-18C/D, që operuan nga Taszar në Hungari.
  5. 8 avion EA-6B që operuan nga Aviano në Itali.
  6. 2 avion KC-130, që operuan nga Bari në Itali.
  7. 8 helikopter MH-53H, nga USS Inchon.

US NAVY

  1. 2 avion C-2A, që operuan nga USS Th. Rusvelt.
  2. 5 avion  E-2C, që operuan nga USS Th. Rusvelt.
  3. 29 avion EA-6B, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga USS Th. Rusvelt.
  4. 2 avion EP-3, që operuan nga Rota në Spanjë.
  5. 28 avion F-14, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  6. 24 avion F-18C, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  7. 2 avion P-3C, që operuan nga Rota në Spanjë.
  8. 8 avion 5-3B, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  9. 6 helikopter SH-60, që operuan nga USS Th. Roosevelt.

US ARMY

  1. 24 helikopter AH-64A, të stacionuar në Tiranë të Shqipërisë.
  2. 14 helikopter CH-47, operuan nga Tirana në Shqipëri.
  3. 18 helikopter UH-60, operuan nga Tirana në Shqipëri.

Kurse anëtarët e tjerë të NATO-s, patën këto tipe të avionëve ushtarak që i përdorën në Operacionin Forcat Aleate:

Figure 2. Tipet e avionëve të shteteve antare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë.

  1. Belgjika
    1. 10 avion F-16A, që operuan nga Amendola, në Itali.
  2. Danimarka
    1. 9 avion F-16, që operuan nga Grananise, në Danimark.
  3. Gjermania
    1. 1 avion C160, që operoi nga Landsbergu në Gjermani.
    2. 14 avion 1x që operuan nga Piacenza në Itali.
  4. Franca
    1. 1 avion C160 Gabriel, që operoi nga Istrana në Itali.
    2. 2 avion E-3F, që operuan nga Avord në Francë.
    3. 14 avion Jaguar, që operuan nga Istrana, në Itali.
    4. 6 avion KC-135, që operuan nga Istres, në Francë.
    5. 16 avion Mirage F.1CR/CT, që operuan nga Istrana, në Itali.
    6. 2 avion Mirage IVP, që operuan nga Istres në Francë.
    7. 8 avion Mirage 2000C, që operuan nga Grosseto, në Itali.
    8. 15 avion Mirage 2000D, që operuan nga Istrana, në Itali.
    9. 2 helikopter AS 330 Horizon, që operuan nga Kumanova, në Maqedoninë e Veriut.
    10. 2 helikopter Puma.

Ajroplanbartsja Foch:

    1. 16 avion Super Etendard
    2. 4 avion Etendard IVP
    3. 2 helikopter Super Frelon
  1. Britania e Madhe
    1. 1 avion Canberra PR.9, operoi nga Gioia del Colle, në Itali.
    2. 2 avion E-3D AWACS, operuan nga Aviano, Itali.
    3. 16 avion Harrier GR.7, operuan nga Gioia del Colle, Itali.
    4. 4 avion L1011, operuan nga Ancona, Itali.
    5. 12 avion Tornado, operuan nga Solenzara, Itali.
    6. 3 avion VC-10, operuan nga Ancona, Itali
  2. Italia
    1. 6 avion AMX, operuan nga Istrana, Itali.
    2. 1 ajroplan Boeing 707/T, operoi nga Pratica di Mare, Itali.
    3. 10 avion F-104ASA, operuan nga Amendola dhe Cenvia në Itali.
    4. 6 avion Tornado IDS, operuan nga Brescia, Itali.
    5. 16 avion Tornado ECR/IDS, operuan ngaGioia del Colle dhe Piacenza në Itali.
  3. Kanadaja
    1. 18 avion CF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
  4. NATO
    1. 4 avion E-3A AWACS, operuan nga Trapani në Itali.
  5. Holanda
    1. 20 avion F-16A, operuan nga Amendola, në Itali.
    2. 2 avion KDC-10, operuan nga Eindhoven, në Holandë.
  6. Norvegjia
    1. 6 avion F-16A, operuan nga Grazzenise, në Itali.
  7. Portugalia
    1. 3 avion F-16, operuan nga Aviano, në Itali.
  8. Spanja
    1. 6 avion EF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
    2. 1 avion KC-130, operoi nga Aviano, në Itali.
    3. 1 avion CASA C-212, operoi nga Vicenza, në Itali.
  9. Turqia
    1. 11 avion F-16, operuan nga Ghedi, në Turqi.
  10. Hungaria
    1. 22 avion MiG-29, që operuan nga Kecskemet, në Hungari.
    2. 20  avion MiG-21, që operuan nga Taszar, në Hungari.
    3. 9 avion Su-22, që operuan nga Taszar, në Hungari.

Më:18.05.2025

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] https://core.ac.uk/doënload/pdf/11581855.pdf, faqe 84.

[2] “Dark Victory,”  Dr. Michael Evens, shtator 1999, faqe 33-37; “The Mission Must be Worth the Risk,” Dr. Scot MacDonald, shtator 1999, faqe 36-37.

[3] Learning Large Lessons: The Evolving Roles of Ground Power and Air Power in the Post-Cold War Era, David E. Johnson, 2007, faqe 69.

[4] https://www.amnesty.org/doënload/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 30.

[5] https://www.globalsecurity.org/military/ops/allied_force_orbat_trends.htm

[6] Night Hunters, A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, 2012, faqe 406.

[7] https://www.globalsecurity.org/military/ops/kosovo_orbat.htm

[8] Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe 32.

Lirim Gashi: Përgjigja ime për Slavisha Shoshiqin & Moj odgovor Slaviši Šošić

0
Lirim Gashi, Prizren
___
Slaviša Šošić : “Që ta shkatërrojë sa më shumë dhe sa më shpejt Serbinë, Vuçiçit po i ndihmojnë me gjithë forcat shërbimet inteligjente të këtyre shteteve: Kinës, Turqisë, Izraelit, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Hungarisë dhe Shqipërisë”.
Përgjigja ime : I nderuar Slaviša Šošić, dyshoj seriozisht se të gjitha shërbimet sekrete të botës demokratike e kanë të njëjtin qëllim ndaj Serbisë si sherbmi sekret rus dhe kinez, duke pasur parasysh sa shumë ka investuar Gjermania në Serbi pas ardhjes së Aleksandër Vuçiqit tnë pushtet.
Në fakt, Angela ishte edhe nëna e tij politike, sepse pikërisht ajo e shpiku skenarin sipas të cilit ai, brenda natës do të shndërrohej nga Zali (djalli) në Pal (engjëll) dhe do ta ndërronte emtrin e partisë nga „radikalë” në „progresistë”.
Çmimi për këtë ishte lirimi i Sheshelit nga burgu dhe aktrimi i tij sikur e urren Vuçiqin.
Megjithatë, Vuçiqi asnjëherë nuk ka guxuar ta ndryshojë në thelb drejtimin e politikës serbe për shkak të shërbimit sekret rus – sepse, në atë rast, agjentet serbë të këtij shërbimi do ta kishin pushkatuar si një qen të terbuar.
Pikërisht për këtë arsye, ai cigani i kalbur dhe i qelbur rus I quajtur, Aleksandër Vulin, u bë hija e tij – për ta mbajtur vazhdimisht nën mbikëqyrje.
Tani, ekziston mundësia reale që politika gjermane ta ndryshojë rrënjësisht qasjen e saj ndaj Serbisë, sepse në çdo paraqitje të Dodikut në Bosnjë dhe të atyre të ngjashëm me të në Serbi, ajo sheh një urrejtje të paparë ndaj popullit dhe shtetit gjerman, pavarësisht faktit që Gjermania, në kohën e Angela Merkel, ka investuar në Serbi më shumë se të gjitha shtetet e tjera të botës.
Nga ana tjetër, kancelari i ri gjerman është armik i përbetuar i Angela Merkelit, e cila para 24 vitesh, menjëherë pas marrjes së partisë e pensionoi politikisht.
Prandaj, nuk është e pamundur që ai së shpejti tt’ia dërgojë Vuçiqit të dërguarin e tij për t’i thënë:
“Të përgëzoj që e ke kthyer vendin tënd në Bjellorusinë e Evropës dhe veten në një Llukashenko. Por, ndryshe nga Bjellorusia që kufizohet me Rusinë, ti je i rrethuar nga shtetet që janë në NATO ose që së shpejti do të bëhen anëtare të NATO-s dhe BE-së”.
Dhe nëse kjo ndodh, ekonomia serbe do të kolapsojë për një kohë shumë të shkurtër, ndërsa populli serb do të detyrohet të shqyrtojë një opsion më të mirë politik për të ardhmen e vet.
***
Slaviša Šošić :
“Da bi što više i brže urnisao Srbiju Vučiću svojski pomažu obaveštajne službe sledećih država: Kine, Turske, Izraela, SAD, Velike Britanije, Francuske, Nemačke, Rusije, Mađarske i Albanije”.
Moj odgovor :
Poštovani Slaviša Šošiću, ozbiljno sumnjam da sve obaveštajne službe demokratskog sveta imaju isti cilj prema Srbiji kao ruska i kineska služba, imajući u vidu koliko je Nemačka investirala u Srbiju nakon dolaska Aleksandra Vučića na vlast.
Zapravo, Angela Merkel je bila i njegova politička majka, jer je upravo ona osmislila scenario po kojem će se on, preko noći, pretvoriti iz Zavla (đavola) u Pavla (anđela) i promeniti naziv svoje stranke iz „radikalna“ u „napredna“.
Cena za to bila je puštanje Šešelja iz zatvora i njegovo glumatanje da mrzi Vučića.
Ipak, Vučić nikada nije smeo suštinski da promeni pravac srpske politike zbog ruske obaveštajne službe – jer bi ga u tom slučaju srpski agenti tih službi streljali kao besnog psa.
Upravo zbog toga se onaj raspali i truli ruski Ciganin po imenu Aleksandar Vulin i pretvorio u njegovu senku – da ga neprestano drži pod nadzorom.
Danas postoji realna mogućnost da nemačka politika u potpunosti promeni svoj pristup prema Srbiji, jer u svakom javnom nastupu Dodika u Bosni i onih sličnih njemu u Srbiji, vidi se neskrivena mržnja prema nemačkom narodu i državi uprkos činjenice da je Nemačka u vreme Angele Merkel investirala u Srbiju više nego sve države sveta zajedno.
S druge strane, novi nemački kancelar je zakleti protivnik Angele Merkel, koja ga je prije 25 godina, odmah nakon preuzimanja partije, politički penzionisala.
Zato nije isključeno da uskoro pošalje Vučiću svog izaslanika sa porukom:
„Čestitam ti što si svoju zemlju pretvorio u Belorusiju Evrope, a sebe u Lukašenka. Ali, za razliku od Belorusije koja se graniči s Rusijom, ti si okružen državama koje su članice NATO-a ili će to uskoro postati.“
A ako se to desi, srpska ekonomija će se srušiti za vrlo kratko vreme, a srpski narod će biti prinuđen da razmotri neku bolju političku opciju za svoju budućnost.

Thyerja e posterit në Bujanoc, me foton e dëshmorit Ridvan Qazimi-LLESHI, Komandanti po “vritet” për të satën herë!?

Nga: Prof. Refik Hasani

Sot, në sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc  është thyer  qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës. Posteri i thyer ishte vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku promovohej koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t. Kujtojm opinionin e gjërë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vra pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit,  ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimin e faktorit Politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.

Këto akte të ulëta, vepra vandaliste  i denojm, jan provokuese, jan mos durim nacional, është  sulm ndaj kujtesës son kolektive dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, jan cenim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po ’’vritet’’ për të satën herë:

-Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtris Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,

-Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,

-Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ’’Skënderbeut’’, në qendër të Bujanocit,

-Bashkëluftëtarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, po ndiqen, po ju kurdisen gjygje  politike, e nuk po aminstohen,

-Bashkëqytetarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.

Thyerja e posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës, sot në Bujanoc, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë radhazi branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve  në Bujanoc me mbishkrimin’’Vdekje shqiptarëve” dhe ’’nuk ju duam’’.

Këto akte jan të denueshme, përveqë që i denojm, dhe shprehim reagimin publik, është domodoshmëri e kohës që  Republika e Serbisë, zyrtarisht do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI,kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe Preshevë, Medvegjë, dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut,  Vojvodinë dhe gjithë Serbinë. Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me  Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi  po shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.

Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momenti i fundit, jo vetëm të reagojn po do të duhej të ndalojn shprehjen e gjuhës së urrjetjes, kërcnimit, por edhe manifestimit të diskriminimit  në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare. Po ashtu kërkohet edhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolut, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrjetjes dhe kërcnimit për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

Shqiptarët, në Serbi jetojn duke ju ekspozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.

Datë, 17 maj 2025

Sovrani nuk mashtrohet më !

Ish kryeministri e presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke vënë kurorë lulesh në një fshat të Lipjanit, tek vrasësit serb të civilëve e ushtarëve të lirisë shqiptare…?!

Halil Geci, Skenderaj

Vota nuk bojkotohet – Kosova nuk falet, nuk ndahet dhe nuk shitet!
Sot, ne – qytetarët e Republikës së Kosovës – jemi thellësisht të shqetësuar për bojkotin që po i bëhet votës së lirë, këtij themeli të demokracisë.
Ata që dikur pretendonin se mbronin interesat e qytetarëve, sot po i kthejnë shpinën popullit – duke sabotuar procesin zgjedhor dhe duke frikësuar qytetarët që të mos shprehin vullnetin e tyre politik.
Nëse thoni se Albin Kurti është mashtrues, atëherë dilni përballë tij në zgjedhje.
Bindeni popullin, fitoni besimin e tij përmes votës dhe qeverisni – siç pretendoni se dini.
Por jo, nuk e bëni dot këtë, sepse populli nuk mashtrohet më!
Çfarë na sollët për 20 vjet?
Me Thaçin kryeministër, me PDK-në në pushtet dhe me LDK-në si dorë e zgjatur e saj, ndodhën “mrekullitë” e mëposhtme:
— Korrupsion rekord në çdo nivel të institucioneve
— Politikanë që u bënë milionerë – ndërsa populli lufton për bukën e gojës
— Drejtësi e kapur dhe institucione të nënshtruara
— Rinia e dëbuar, krimi i organizuar i lirë
— Populli i tradhtuar – pushteti i dehur nga luksit
Por kjo nuk mbaron me kaq…
Aty ku fillon tradhtia kombëtare
Me Thaçin në krye, e me përkrahjen e LDK-së, ndodhën goditjet më të rënda ndaj shtetit të Kosovës:
— U themelua Republika Serbe e Veriut nën emrin “Zajednicë” – një plagë në sovranitetin e vendit
— U falën mbi 40 manastire shqiptare Serbisë – përmes shpalljes së tyre “ekstraterritor”
— U përgatit terreni për ndarjen e Kosovës – një projekt i heshtur por i qëllimshëm, i rrezikshëm dhe i papranueshëm!
Shikoni dokumentet, dëgjoni deklaratat, shihni videot.
Nëse guxoni – thoni që nuk është e vërtetë!
Populli nuk është më as i verbër, as i heshtur
Ju i keni premtuar Kosovës zhvillim – i dhatë zhgënjim.
Premtuat integrim – sollët izolim.
Flisni për “zgjidhje”, por mbillni krizë.
Mashtruat për 20 vjet – mendoni se mund të vazhdoni edhe për 20 të tjera.
Por e vërteta është kjo: populli u ka parë, u ka dëgjuar, dhe nuk ju beson më.
Kosova nuk është pazar!
Komuniteti nuk është pavarësi.
— Ndarja nuk është paqe.
— Kosova nuk është mall për shitje.
— Kosova është gjak i derdhur, është sakrificë, është amanet!Ne nuk harrojmë ata që dhanë jetën për këtë tokë.Dhe nuk do të lejojmë që ajo të copëtohet për interesa personale, partiake apo të jashtme.
Fundi i mashtrimit të juaj merrë këze mesazhë:
Korrupsioni nuk harrohet – as falet.
Marrëveshjet e errëta nuk do të mbulohen me deklarata patriotike boshe.
Koha e mashtrimit ka përfunduar.
Zgjimi ka ndodhur. Populli nuk do të heshtë më!
Nëse dikush mendon se mund të na mashtrojë përsëri, le ta dëshmojë të kundërtën me fakte dhe ndershmëri – jo me propagandë dhe frikësim.
Zoti e gjykon çdo njeri që shet të vërtetën për karrige.
E ne, qytetarët e Kosovës, nuk do të lejojmë më askënd ta shesë vendin tonë.
Shih videon e mëposhtme:

Krahasimet e çuditshme të Lumir Abdixhikut

0

Gani I. Mehmeti

  • ABDIXHIKU, SIKUR TË MOS ISHTE NË KOSOVË, BËN KRAHASIM JOADEKUAT MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS 

Sa here flasim ose shkruajmë para publikut, duhet shumë të mendojmë e të mos flasim vetëm sa për të thënë diçka.

Më në fund, kjo varet edhe kur flasim për dikë që e kemi mik, armik,  apo kundërshtar. Rregullisht, për të mos rënë poshtë fjalët tona, duhet të jemi sa më korrekt.

Abdixhiku nuk mbahet mend të ketë qenë ndonjëherë me ndonjë shkrim a deklaratë kundër Serbisë. Disi sikur nuk e pengon fare veprimi i saj armiqësor, dhe, tërë forcën e ruan dhe shpreh kundër LVV dhe Albin Kurtit, edhe kur nuk ka të drejtë.

Abdixhiku bën krahasimin mes Shqipërisë dhe Kosovës se ku janë këto të dyja sa i përket Bashkimit Europian.

“Evropa sot po zbarkon në Tiranë. E gjitha. Me plot 47 liderët e saj. Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit”, shkruan Abdixhiku.

Dhe vazhdon për Kosovën “Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën”. (Bota Sot, 16 maj 2025).

Një krahasim joadekuat. Sa vite ka Shqipëria shtet, ndërsa Kosova ende një shtet me zorrë nëpër këmbë, siç thuhet, me Listen Serbe, me Serbinë e Vuçiqin, me themelimin e Asociacionit që iu servua që para 12 vitesh, me veriun ku ishte i okupuar nga Serbia deri para dy vitesh – dhe të bëhet ky farë lloj krahasimi, është më shumë se turp, dhe ligësi e llojit të vet.

Një krahasim i tillë, në kontekstin çfare e jep Abdixhiku, sikur mbetet të kuptohet një shprehje mllefi ndaj Kurtit, se sikur i ka fajet ai për të gjitha këto.

Në fakt, sikur të mos kthehej nën sovranitetin e Kosovës veriu, atëhere nuk do të kishte as masa  Kosova, nëse nuk do të kundërshtohej fare në bisedime ambicia e Serbisë, as masa do të kishte, po as veri Kosova nuk do të kishte.

Shih për këtë, unë do të pranojë çdo lloj mase nga kushdo, por Kosova të mbetet e tëra Kosovë. Ekonminë e zhvillon apo jo, varet prej shtetit dhe atyre që vijnë në krye të tij. Por, territori nëse të shkon një herë, më nuk mund ta kthesh. Si shembull mund të marrim demarkacionin me Malin e Zi.  Iu dha, më nuk kthehet pa luftë.  E, po u bë luftë, nuk i dihet se kush fiton. E mira do ishte të mos i jipej me kohë, tani kot e qanë. Kështu edhe me veriun, më mirë me masa e me territor, sesa pa territor.

Shqipëria. Shqipëria nuk ka bërë ende asgjë. Krahasoje Shqipërinë atëhere me Finlandën dhe shih ku është. Finlanda fitoi pavarësinë pesë vite më vonë se Shqipëria dhe shiko ku është ajo e ku është Shqipëria jonë, për të cilën vazhdimisht u dasht të derdhet gjaku edhe nga të huajt edhe nga vetvetja, duke vrarë kundërshtarët, për të mbetur vetë në fron!
Me këto deklarata Abdixhiku na del tejet cinik, i dobët, sadist me të cilat vetëm sa e ulë veten. Për të gjitha ngjarjet, ne ishim këtu dhe i njohim të gjithë.

Edhe sa i përket formimit të institucioneve, faji është edhe i Abdixhikut si dhe i partive të tjera, bashkë edhe me LVV-në. Është faji i të gjithëve sepse të gjitha kanë ngulur inatin dhe nuk duan të ecin përpara. Sa është e drejtë për LVV në kandidaten për kryetare të kuvendit, le të mbetet  aq e drejtë edhe për partitë tjera. Por edhe sa nuk ka të drejtë LVV në kandidaten e propozuar aq nuk kanë të drejtë as partitë tjera që të mos votojnë. Së fundmi, një e drejtë më e madhe është e LVV, sepse i takon kryekuvendari dhe partitë tjera është dashur ta votojnë.

Ai që e nis lojën e di si e nis e me kë, tjerët duhet të shkojnë prapa. Të gjithë vrapojnë pas topit në lojë. Në rastin konkret, top është kandidatja për kryetare të kuvendit. Opozita nuk është deklaruar se nuk do e votojnë Haxhiun deri sa ajo është kandidaur nga LVV. Po të ishte cekur më parë se të kandidohej, do të ishin më shumë në të drejtën e tyre.

Kështu, fajësohen të gjitha partitë parlamentare për mosformimin e institucioneve të Kosovës prej pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Abdixhiku: “Kurti s’e kupton urgjencën e formimit të institucioneve”.

Po, nëse ti e paske kuptuar urgjencën e formimit të institucioneve, formojini ato dhe ecni përpara. Jeni të obliguar sepse keni marrë votat nga populli, që posa të zgjidheni, e harroni popullin krejt.

Më në fund, më shumë akuzohet pra, ai që e ka kuptuar urgjencën sesa ai që nuk e ka kuptuar.

Zbatharakët dhe brekëgrisurit e djeshëm, u bënë milionerët e sotëm!

3
Idriz Zeqiraj, Gjermani
 
     Humbja e thellë dhe e pashpresë e ri ngritjes së afërme, e ka demoralizuar dhe çoroditur opozitën, deri në përmasën “sa të humbë rrugën në oborr”! Fillimisht dhe në vazhdim, refuzojnë votimin e deputetes më të votuar, “prej si ka mbi lisi”, me tej 150 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, Albulenë Haxhiu, me “arsyetimin” se ka fyer kryeparlametarin Kadri Veseli, themelues i Organizatës ilegale kriminale SHIK, duke e quajtur kriminel. Kjo është “një e fshehtë publike” dhe nuk përbënë as fyerje dhe as shpifje, sepse veç sa reprizohet një e vërtetë, tashmë, e njohur.
     Si “arsye” të dytë, opozita e akuzon Albulenën si “përçarëse”!? Duke qenë ministre e Drejtësisë, në koordinim me Qeverinë dhe ndërkombëtarët, ndonëse Sistemin e Drejtësisë e kishin rrënuar “komandantët” shtetarë e pushtetarë, për t`iu shmangur ndëshkimit ligjor, për krimet vrastare dhe hajnore, kërkohej një forcë ligjore Speciale, Vetting-u. Pas shumë kundërshtive, Kuvendi e aprovoi. Por, opozita u pendua dhe “nuk la gurë pa lëvizur”, madje deri në -Komisionin e Venecias- për ta penguar fillimin e zbatimit.
     Ndërsa Byronë për Verifikimin e Pasurive pa mbulesë burimore financiare, opozita e ka bllokuar qysh në nismë, ngaqë zhvatja e shtetit nga shtetarët dhe pushtetarët, ka qenë makro-hajni zyrtare, përgjatë dy dekadave radhazi. Për rrjedhojë, zbatharakët dhe brekëgrisurit e djeshëm, u bënë milionerët e sotëm!
 
          Ekstremi opozitar PAN, palë me Serbinë, kundër pozitës!
     Vërtet, qëllimi kryesor i opozitës së bashkuar, plus Lista Serbe, është bllokimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe personalisht i Albin Kurtit. Propaganda, shpifjet dhe gënjeshtrat kundër pozitës, respektivisht, Kurtit, me LVV të tij, kanë qenë aq të shumta e korale, nga opozita PAN-iste, Serbia dhe Rusia, sa i besuan gënjeshtrat e veta, duke thënë se “populli u mashtrua njëherë dhe tani është vetëdijesuar dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, nuk do t`i fitojë as 10 % të votave!” Por, ndodhi  e kundërta!
     Ekstremi opozitar PAN, në bashkëpunim të ngushtë me Serbinë, përgjatë 4 (katër) viteve të qeverisjes të Vetëvendosjes, nuk ka pushuar se intriguari dhe shpifuri, në përpjekje për të denigruar dhe larguar nga pushteti Albin Kurtin dhe LVV. Sanksionet e vëna Kosovës, janë vepër e ndyrë e kësaj opozite, sa destruktive, aq edhe kundra kombëtare. Kulmon koordinimi me Serbinë, kur presidenti Vuçiq urdhëron Listen Serbe t`i bashkohet opozitës shqiptare, për ta rrëzuar nga pushteti Kurtin me partinë e tij.
     Opozita e trimëruar, por edhe e tmerruar nga shantazhimi i Serbisë, me dosje të bollshme penalizuese, është hedhur në sulm frontal kundër pozitës. Ndoca krerë partiakë, e përjashtojnë fare fituesin e zgjedhjeve, LVV, jo vetëm nga kompozimi i Qeverisë, por edhe refuzimin e çdo takimi, ku i pranishëm është Albin Kurti dhe LVV e tij! Një sjellje e tillë kriminale e rrugaçerore e opozitës PAN-iste, ka irrituar jo vetëm shumësinë e shqiptarëve vendorë, por edhe ata botërorë.
 
          Oferta e LVV për LDK, koalicion i lakmuar 
                 nga shqiptarët vendorë dhe botërorë 
|
     Për ofertën e Albin Kurtit, për koalicion e bashkëqeverisje, të bërë LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku, ka kërkuar një marrëveshje paraprake politike. Lidershipi i ri, me ekipin e tij, ka punuar shumë, me profesionistë të fushave të ndryshme, për hartimin e një plan programi zhvillimor ekonomik dhe politik të Kosovës. Për lëndëzimin, realizimin e këtij programi, ai kërkon kryesimin e Qeverisë. Në të kundërtën është përcaktuar që LDK-ja të vazhdojë opozitarizmin aktiv. Mbizotëron opinioni se kryeministri Albin Kurti, edhe pse ka mjaftueshëm zëvendës-kryeministra dhe këshilltarë, ka një ego të sëmurë dhe nuk i konsulton, në masën e duhur, për vendimet që merr, në qeverisjen e vendit. Dibranët tanë, për këtë kanë një urtësi: “Një mendje – asnjë mendje, dy mendje – gjysmë mendje, tri mendje – një mendje”.
     Prandaj, për të marrë vendime të pjekura, të mençura dhe vetëkontroll të Qeverisë, një koalicion stabil, i qëndrueshëm është larg më i pranueshëm, se sa një qeveri me një numër deputetësh, sa për ta bërë qeverinë, por që mund ta zhbëjë atë edhe një turbulencë e vogël politike. Duhet mësuar edhe nga praktika e vendeve me demokraci të zhvilluara. Pra, oferta e kryetar Lumirit, për bashkëqeverisje me Albinin, deri këtu, është e bazuar dhe e sinqertë. Dhe, pavarësisht se cili është i parë në qeverisje, pa u konsultuar me zëvendësit, nuk duhet marrë asnjë vendim me peshë.
     Letra ofertuese, për koalicion dhe bashkëqeverisje e Albin Kurtit, për Lumir Abdixhikun, përkatësisht, LDK-në, ishte pozitive dhe e pranueshme për shumësinë e strukturave, anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Përkundër, përgjigjja publike, e dhënë Kurtit, nuk përfaqëson mendimin e LDK-së, përveç se të një grupi. Përndryshe, votimi i fshehtë i ofertës për koalicionin me LVV, në Këshillin e Përgjithshëm, do të ishte më objektiv, më i shëndetshëm.
       Nuk qëndron arsyetimi se, kinse, Lidershipi i LDK-së i ka premtuar anëtarësisë, respektivisht, votuesve për të mos bërë koalicion me LVV. Një premtim i tillë ka qenë për PDK-në, por është shkelur disa herë, duke e bërë LDK-në bisht e patericë të PDK-së. A mund ta marrë LDK-ja pushtetin e vetme? Jo. Atëherë, do të mbetet opozitë e përjetshme! A më të pranueshme janë subjektet politike të koalicionuara në PAN, të akuzuara bazike për ekzekutimin e dhjetra FARK-istëve luftë bërës të Ibrahim Rugovës dhe të qindra veprimtarëve dhe aktivistëve cilësorë të LDK-së apo LVV, e cila nuk ka mëkate të tilla?
     Skena politike në Kosovë, është e kontaminuar, toksike. Të vetmet janë dy subjektet politike: LDK dhe LVV me aleatë Alternativa e Guxo, të cilat, deri me tani, nuk janë të kriminalizuara. Shembull faktik: krahasoni listat e kandidatëve për deputetë të LDK-së dhe LVV, me listat e subjekteve politike të PAN-it! Dhe, komentet janë të tepërta.
     Pikërisht, për këtë Kurti ka përzgjedhur LDK-në, duke e përsëritur kërkesën për koalicion e bashkëqeverisje, si mundësi të vetme për të mos helmuar Qeverinë e tij. Andaj, është koha për reflektim të opozitës PAN, rrastë të inkriminuar, të spastrojnë partitë e tyre nga elementë masiv kriminalë dhe të mos pretendojnë pushtetin, deri sa nuk bëjnë reformim të thellë, ose më saktë, riformim me ndryshim tërësor, madje edhe të emrave të subjekteve të tyre.
 
 
        Qëllimi i tufëzimit në qeverisje – amnistimi i PAN të kriminalizuar!

     2) Propozimi i bërë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për koalicion të partive nacionale shqiptare, gjithëpërfshirëse, të Kosovës, është lapsus i skajshëm dhe provokim i rëndë, jo vetëm për LDK-në, por edhe për popullin dhe shqiptarët e përbotshëm. Nuk mund të quhen nacionale vetëm pse flasin shqip, ndërkohë që bashkëpunojnë me Serbinë, për të rrëzuar nga pushteti partinë, e cila punon e lufton për mbrojtjen e sovranitetit tërësor të Republikës të Kosovës. Pikërisht, për këtë, aktualisht, edhe votohet më shumësi absolute, nga populli i saj dhe admirohet nga shqiptarët e kudondodhur.

     Propozimi i kryetar Lumirit, për t`u koalicionuar me PAN-in, i cili ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, është një provokim i rëndë, për vetë anëtarësinë e LDK-së dhe shqiptarët anepërtej Globit. Dyshoj fort të jetë një forcë e jashtme, e cila e cytë, me presion, Kryetarin në lajthitje!?
     Lidershipi i ri i LDK-së, i nismoi, por nuk i përfundoi reformat. Deri diku i mirëkuptoj, sepse ishin pjesë i një faji të madh, u zvarritën pas shefit Isë, të katapultuar në krye të LDK-së nga PDK-ja, duke e bërë Hashimin president! Edhe pse ishte një amanet i Rugovës, që “ai të mos lejohet të ngritët në pozitë, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Dhe, vërtet ishte në shërbim të dy shteteve armike të Kosovës dhe të qeverie, gjithashtu! Kjo po i hakmerret sot, Kryetarit dhe LDK-së, por, edhe Kosovës, ngaqë konformizmi ishte trashur!
     Mjerisht, në strukturat e LDK-së, vazhdojnë të jenë argatët e PDK-së. Ata nuk e fshehin preferencën e tyre për koalicionin e serishëm me PAN-in, sidomos me PDK-në. Dhe, këtë lakmi nuk e kanë fshehur, madje, së fundi, edhe kanë vepruar haptazi, duke dëmtuar dhe sabotuar, qëllimshëm, Lidershipin e ri. Dhe, me gjithë punën e madhe dhe fushatën voluminoze e dinjitare, të bërë nga kryetar Lumiri, me ekipin e tij, vërtet, simpatik, nuk arriti qëllimin e synuar.
     Realisht, parti e dytë e mirëfilltë e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, është LDK-ja. Sepse, PDK-ja, me simotrat në koalicion, ka krijuar klientelë elektorale nga: shumësia e nëpunësve shtetërorë; anëtarësia e organizatave ilegale kriminale, të krijuara gjatë luftës; armata prej  45.500 veteranëve të rremë, plus familjarë, farefisni e miqësi të tyre, garantojnë zvarritjen në politikë të partive-banda!
     Tendenca e kthimit në pushtet të “komandantëve” mujsharë, me dosje të bollshme penalizuese, do të ishte vazhdim i një drame me shumë akte. Ndërsa çështja e ndërrimit të kandidatit/it për kryetar të Kuvendit, nuk është, thjeshtë, teknike. Përkundrazi, ngulmimi i partisë fituese, Vetëvendosjes, për ta mbrojtur propozimin fillestar, është thellësisht i drejtë, parimor dhe plotësisht ligjor. Ndryshimi i kandidaturës, do të ishte lëshimi i parë fatal, që do t`i bëhej krimit në Kosovë!

Edi Rama, “ajetullahu” i shqiptarëve, apo mjeshtër par exelent i mashtrimit dhe i përçarjes!

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri i shqiptarëve! Edi Rama, si një (“piemont”) mjeshtër par exelent i mashtrimit dhe i përçarjes së shqiptarëve!

Ose; A po rrëshqet Shqipëria, kah një:Tribalizëm e populizëm të çoroditur politik? Për ta kuptuar më mirë këtë dilemë “hamletiane” mendoj se atë duhet ta analizojmë e gjykojmë edhe nga ca kënde tjera; Ja një qasje sociologjike:

1. Këndi i dukurisë së tribalizmit politik, si një shëmti evidente e procesit të transicionit që me mjeshtri dhe elokuencë të pa parë është futur në jetën sociale dhe sidomos atë politike të Shqipërisë.Themi kështu edhe për shkakun e fragmentarizmat të skajshëm apo ashpërsimit tej mase të kontradiktave socio politike midis shumë të pasurve dhe shumë të varfërve (pa një invencion të theksuar për shtresën e mesme!) në shoqërinë aktuale shqiptare.

Hendeku i krijuar në këto tri dekada të demokracisë së keqpërdorur nga kastat politike, ka bërë që grupe të imponuara (lexo; ish pushtët mbajtëse) individësh, klanesh dhe sosh klienteliste (të fshehura prapa “perdeve ideologjike dhe petkut të pluralizmit politik) uzurpuan apo thënë më ndryshe “pushtuan” hapësirat e skenës së boshatisur pas rënies së komunizmit (më të egër në gjithë planetin!?).

Këto grupe interesash kryesisht klienteliste uzurpuan pluralizmin e skenës politike, dhe e mbajtën peng për dekada të tëra Shqipërinë, nën rrogozin e ankthit dhe pasigurisë ekonomike (s’është i rastësishëm fenomeni i arratisjes së gjysmës së popullsisë në emigrim!?) dhe asaj politike duke dëmtuar rëndë kohezioni social dhe duke e rikthyer modelin e tribalizmit politik si “lokomotivën” kryesore të gjëja emancipimit demokratik.

Duhet theksuar, se këto klane e grupe klienteliste nuk e kishin (e nuk e kanë as sot me Edi Ramën) imperativ as instalimin e pluralizmit, as demokratizimin e vendit (më të varfër, ende!?) e interesat shtetërore e kombëtare, por, ekskluzivisht pushtet mbajtjen me çdo kusht dhe me çdo mjet!

Ky lloj “makiavelizmi” i çoroditur, bëri që Shqipëria e sotme, të vazhdoj edhe më tej të ndihet inferiore dhe tejet e pa shkathët edhe në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ku ajo, në “sytë” e rajonit (sidomos Serbisë!?) dhe ato kontinentale më shumë perceptohet si “koloni” post moderne (pranimi për të strehuar nga Lindja grupe klandestine; Marrëveshja me Melonin!?), ku çdo shtet mund të “zbarkoj” kur të dojë dhe si të dojë!? Fitorja e “bindshme” e sotme e Edi Rames, duhet t’i adresohet tërësisht këtij tribalizmit primitiv klanor që është sponsoruar pa asnjë dyshim nga oligarkët e dyshimtë (sepse, asnjë fakt apo asnjë parametër logjik nuk na tregon se si u pasuruan me kaq shpejtësi ky soj pasanikësh!?) dhe nga klanet dhe grupet (lexo; kriminale të ngjizura si “vëllezërit sijamez” me pushtet mbajtësit) e interesit që po e mbajnë peng gjithë shoqërinë shqiptare;

2. Këndi i populizmit të çoroditur, është një sferë e pa hulumtuar në sferën sociologjike. Mjerisht, Institutet e pavarura shkencore e meditative, nuk kanë dhënë asnjë diagnozë kredibile lidhur terapinë e mundshëm se si erdhi shoqëria shqiptare në këtë mjerim social, ekonomik e padyshim edhe politik. Kur është në pyetje kjo “platformë” centaur (shiko; mitologjinë greke…) që me mjeshtri e përdori krye ideologu Edi Rama, kuptojmë se tipi i populizmit të tij në vend të “parimeve dhe normave” klasike populiste ka përdorur principet e një ideologjie minimaliste. Qëllimi i kësaj strategjie ishte; pragmatizmi, teatral dhe i mbështetur te spektakli i pushtetit. Duke përdorur një diskurs e gjuhë tejet ironike, cinike e përçmuese ndaj institucioneve dhe sidomos mediave kritike (që i identifikoj si “këneta të bufit”), ai ndërtoj një narrativë të vazhdueshme të suksesit dhe rilindjes kombëtare, pa pranimin e gabimeve dhe skandaleve serike që ndodhën gjatë qeverisjes “enveriane”!?. Ky lloj populizmi “i çoroditur”, pasi nuk kishte asnjë mbështetje faktike dhe argumentuese përveçse kultit të lidershipit dhe manipulimit të perceptimit publik përmes medias dhe propagandës së kontrolluar vizuale, në “sytë” e shqiptarëve të fjetur, indiferent dhe të manipuluar skajshmërish, e solli (“Doruntinën”) resultatin e dominimit absolut dhe fillimim e një rrugëtimi kah autokracia “enveriane”

3. Këndi i personalizimit të pushtetit oligarkik; Një tjetër aspekt e argument sociologjik që duhet të na shqetësoj gjithë shqiptarëve gjithandej është pa dyshim zbehja e besimit në institucione demokratike dhe ambicia autokratike për t’u katapultuar në një model të (parë vetëm gjatë diktaturës së Enver Hoxhes!) personalizuar të qeverisjes! Edi Rama, me sjelljet dhe veprimet e tija publike pas fitores së 11 majit, është duke na u shfaqur jo si kryeministër i një sistemi të dëshmuar parlamentar, por, si një lider (Ajatollah!?) suprem që duhet të vendos për gjithçka dhe për çdo gjë për Shqipërinë dhe (madje; edhe për) trojet shqiptare!

Duke filluar nga shija urbane e rrokaqiejve e deri te estetika e ushqimit dhe politika e jashtme!? Ky njeri është i vetmi në politikën shqiptare që e ka kuptuar dhe e përdor me mjeshtëri milimetrike sintagmën e lashtë romake “divida et impera” (“Përçaj dhe sundo”). Sintagmë, kjo që kur t’i shtohet edhe ajo e Nikolla Makiavelit, ku “qëllimi e arsyeton mjetin” bëhet shumë e qartë, se në procesin e votimit dhe përgjithësisht gjithë procesin zgjedhor, fare s’kishin të bënim as me pluralizëm, as me demokraci, e as me interesa të shtetit dhe të kombit, por, vetëm me; një populizëm e tribadizëm të çoroditur e të pa parë ndonjëherë.

Meqë, kultura e emancipimit politik shqiptar, ende gjendet në një proces të vetë kërkimit identitar demokratik, të shfrytëzimi maksimal të përçarjes, mashtrimit, fragmentarizimit, korruptimit, varësisë dhe servilizmit bëri që ai ta krijoj epërsinë false dhe ta rimarrë pushtetin. Është interesant, që kjo logjikë e kulturë nënshtruese e elektoratit shqiptar, asnjëherë më parë nuk ka funksionuar me efekt më të theksuar e më më evident në mendjen dhe etnopsikologjinë shqiptare?!

Ky fenomen, sociologjikisht mund të diagnostikohet edhe si një lloj neotribalizmi institucional, ku shteti juridik nuk arriti të funksionoj me “germën”, paradigmën e rregullave dhe procedurave ligjore që e identifikojnë “kursin” e demokracisë neoliberale, por përmes dëshirës së liderishipit autokrat.

Fitoren e 11 majit, ai nuk mund të ia adresoj as; programit shpresëdhënës, as ideve të reja, madje as vizionit largpamës që do shkonte në drejtim të përparimit të shtetit dhe gjithë kombit. Dhe fitohet përshtypja se; sistemi aktual politik është i kalbur dhe i korruptuar deri në palcë dhe si i tillë është bërë edhe “këmishë” e ngushtë si për ambiciet e shtetit shqiptar, ashtu edhe për trojet tjera etnike…

Dhe i gjithë ky degradim është duke ndodhur edhe për shkakun se; partitë shqiptare, ende vuajnë kompleksi i inferioritetit, nga mungesa e demokratizimit të brendshëm, nga instalimi i meritokracisë, nga kulti i individit dhe nga shumë benefite tjera sociale dhe ekonomike.

Nëse vazhdon trajektorja e degradimit moralo-politik paralel me krizën socio ekonomike, Shqipëria nuk do të mund të futet me një ritëm të shpejtuar në proceset dhe zhvillimet tejet dinamike që po ndodhin rreth saj dhe gjithë globit.

Shqipëria, me këtë kastë politike të Edi Ramës, vetëm do të zhytet në një formë post-demokracie, ku pushteti mundohet të krijoj vetëm përshtypje vetëm fascinuese dhe efektive, por jo edhe legjitime e obligative…

OVL E UÇK-së shantazhon Qeverinë, Shtetin e Kosovës!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
      Mbreti i pakurorëzuar, Hashim Thaçi, me partinë-bandë të tij, nuk e duroi qeverisjen e suksesshme të kryeministrit Isa Mustafa. Për ta rrezuar atë, ndërseu OVL të UÇK-së, për të organizuar protesta, me kërkesën e ngutshme për të paguar veteranët e luftës. I frikësuar nga humbja e postit, së bashku me Hashim presidentin, kryeministri Mustafa vendosi të paguajë paushall, pak veteranë të vërtetë, plus pesëfishin e “veteranëve” të rrejshëm! Megjithatë, tandemi namkeq, Hashimi-Kadria, realizuan vetërrëzimin e qeverisë, PDK-LDK, duke e poshtëruar patericën e tyre LDK-e, madje përsëritshëm!
     Pas humbjes të pushtetit, më 14 shkurt 2021, PAN-i i kriminalizuar, vazhdon ta përdorë Shoqatën e OVL të UÇK-së, me simotrat e saj, të ashuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”: “Shoqata e invalidëve të luftës”, “Shoqata e Familjesve të Dëshmorëve” dhe emërtesa tjera fiktive, kundër Qeverisë të LVV dhe, rrjedhimisht, shtetit të Kosovës, me qëllim të pengimit të qeverisjes normale, me thirrjet e disa sindikatave, për protesta e trazira, deri në rrëzimin e qeverisë!
     Realisht, të bëmat e këtyre Shoqatave fillojnë që pas luftës, kur policia e UNMIK-ut, së bashku me atë të Kosovës, arrestonin banda e banditër vrastarë e hajnorë. Dhe, në krye të mbrojtjes të krimit dhe të kriminelëve u vu Shoqata e OVL të UÇK-së, shoqatat e tjera të cituara më lart, duke mbushur rrugë e sheshe, me britmat çjerrëse: “Lironi çlirimtarët”, “Lironi gjeneralët”, “Lironi heronjtë tanë”, edhe pse gjykatat e vendore i shpallnin fajtorë faktik, për krime të rënda: vrasje, plagosje, grabitje, plaçkitje, haraç e tjera pisllëqe.
     Forca madhore e NATO-Paktit përzuri policinë dhe ushtrinë pushtuese serbo-sllave, duke çliruar Kosovën tonë. Por, argatë të bollshëm shqipfolës të Serbisë gëlonin, si gjarpërinj, brenda Kosovës. Serbia nuk u pajtua kurrë me humbjen e Kosovës. Andaj, ajo bëri provën e parë të suksesshme detabilizuese, skenarin e protestave vandaliste, kundër minoritetit serb në Kosovë, në mars-prill 2004. Në krye të organizimit ishin drejtuesit partiakë lokal të subjekteve të PAN-it, në koordinim fizik me drejtuesit e OVL të UÇK-së dhe Shoqatat aleate të saj. Kjo u konfirmua nga Prokuroria dhe Gjykata, të parët u arrestuan krerët e OVL të UÇK-së të komunave.
     U vranë 19 vetë, shqiptarë rinorë dhe serbë pleq, por asnjë nga kryetarët nuk pësoi! U dogjën shtëpi dhe kisha serbe. Kosova u fajësua, praktikisht e ligjërisht, u dëmtua materialisht, moralisht dhe politikisht. Këtë dhunë kriminale e rrugaçërore, edhe pse me skenarë të Serbisë, vazhdonë ta vuajë Kosova dhe shqiptarët. Rrjedhojat janë të rënda, skajshëm të rrezikshme: Serbia realizoi decentralizimin, fshat e komunë serbe, Demarkacionin dhe në pritje të bërjes të Asociacionit të komunave serbe, brenda Kosovës!
     Skandali i Dosjeve të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, të sjellura nga Beogradi, enkas në Selinë e OVL të UÇK-së, në Prishtinë, me porosi për t`i publikuar, me qëllim të zbulimit të dëshmitarëve, për të akuzuarit në Hagë, për të shkaktuar vrasje ndërshqiptare, kulmon bashkëpunimin e disa eksponentëve të kësaj Shoqate me Beogradin. Në mënyrën më të poshtër dhe më kriminale u hesht ky bashkëpunim spiunazhi. Po t`i kishte ndodhur kjo dikujt tjetër nga kundrshtarët e PAN-it, ky i fundit do ta bënte namin, duke u vënë vulën e tradhtisë së madhe.
     Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, kallës i Flamujve të -Dardanisë-, së bashku me Faik Fazliun, Smajl Latifin, me shokë, kryetar i komunës të Rahovecit, shantazhon Qeverinë e Kurtit në emër të OVL të UÇK-së, se “nuk marrim pjesë në ceremoninë përkujtimore, në përvjetorin e 27-të të flijimit të Jasharëve”, sepse “kjo Qeveri dhe kryeministri Kurti, janë  kundër vlerave të luftës  të UÇK-së!” Veç kësaj, Qeveria nuk distancohet nga Donikë Gërvalla se “njollosë “çlirimtarët” e burgosur, në Hagë, me dëshmi të rrejshme”! Qeveria mbronë Mimozë Kusarin, “e cila bashkëpunon me kriminelët serbë për pagën minimale të veteranëve!”
      Ndërkohë, Donikë Gërvalla, Mimozë Kusari, Vjosë Osmani, me veprën e tyre madhore, largimin nga pushteti i qëlbur i kriminelëve dhe i makro hajnave, shkatërruesit të shtetit të Kosovës, bërjen e ndryshimit të shumëpritur, kanë qenë, janë dhe do të mbetën krenaria e Kosovës. Përballja e këtyre femrave heroike, me horrakë e zuzarë, do të zënë vendin meritor në historinë më të re të Kosovës. Anatemuesit shpifës dhe sharës të pacipshëm, as shenjë nuk u kanë bërë. Edhe 10 (dhjetë) jetë po të kenë, ata kurrë nuk do t`i arrijnë as atdhetarisht, as intelektualisht dhe as moralisht: Donikën, Mimozën, Vjosën, me simotrat e tyre intelektuale, të dinjitetshme dhe me integritet, në Kuvend, Qeveri dhe institucione shtetërore e pushtetare.
 
 
         Donikë Gërvalla – luftëtare e shquar para, gjatë dhe pas luftës
      Krerë të Shoqatës të OVL të UÇK-së, në vijimësi, vazhdojnë të shpifin dhe denigrojnë vajzën krenare të Jusuf Gërvallës, Hero emblematik të Kosovës, Donikë Gërvalla. Ajo, njësoj si babai i saj, nuk bënë kompromise e pazare me kriminelët dhe hafijje të shumëfishtë, të cilët, mjerisht, në emër të luftës së pabërë, uzurpuan, me dhunë e përgjakje, pushtetin dhe i bënë gjëmën Kosovës. Donika ka guximin qytetar dhe intelektual, për ta thënë të vërtetën, madje në shkallën sipërore. Kështu veproi në vitin 2000, kur herojtë e gjeneralët e vetëshpallur organizonin koncerte e parada vetëlavdëruese, Donikë Gërvalla demantoi këto karnevale turpëruese. Njëherësh, ajo denoncoi këto karnevale zhurmuese e boshe, duke denoncuar krimet e disa komandantëve, të cilët, në bashkëpunim me Sigurimsat e Enver Hoxhës dhe të Rexhep Mejdanit me shokë.
     Disa “komandantë” Rogner-istë, me bandat e tyre të LPK-së dhe PS-së, ekzekutuan, veç të tjerëve, brenda territorit shqiptar, zëdhënësin e parë të UÇK-së, gazetarin Ali Ukaj, Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, shefin e Emergjencës të UÇK-së të LPK-së, Ilir Konushevcin së bashku me burrin atdhetar të Tropojës, Dr. Hazir Mala, veprimtarin e LDK-së, oficerin Sadri Ramqaj, djemtë e rugovasit Sylë Mehmeti, ish-burgaxhi politik i Goli Otokut, Rexhep dhe Ibrahim Nikçi, veprimtarë dhe luftëtarë, furnitori me armë, kuksjani Rushit Elezi, kontraktor i lokacioneve ushtarake në Kolsh dhe Kalimash, oficerit Qazim Jakupi, (babai i këngëtarës së mirënjohur, Leonora Jakupi), të kontraktorit të kampit ushtarak në Papaj, Muharrem Tafa dhe oficerë e ushtarakë të tjerë të FARK-ut!
     Donikë Gërvalla ka denoncuar, madje përsëritshëm, “komandantët” kriminelë, të cilët kanë përgjakur burrat dhe djemtë luftëtarë të devotshëm të kombit. Ajo është e vetëdijshme se kush ka njohuri dhe i heshtë krimet, bëhet pjesë e krimeve. Andaj, ka premtuar se do të kontribuojë, me dokumentacionin përkatës, që krimet të zbulohen, të hetohen dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar. Këtë e ka deklaruar publikisht edhe në vitin 2016.
     Pas themelimit të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, dhe të denoncimeve, të paktën, nga 300 dëshmitarë, shumica syresh viktima të disa “komandantëve” kriminelë dhe të bandave të tyre, Donikë Gërvalla ka përshëndetur kontribuesit e drejtësisë, duke hequr dorë nga dëshmitë personale, me besimin se e vërteta do të sheshohet, edhe pa dëshminë e saj, e cila, gjithësesi, kishte informacion të bollshëm dhe të dorës së parë.
     Zhvillimet e djeshme dhe të sotme, janë në pajtueshmëri të plotë, me vlerësimet e bëra një çerek-shekulli më parë të luftëtares për Kosovën, Donikë Gërvalla, në emërtimet dhe cilësimet e sakta për individë, grupe dhe subjekte politike në Kosovë. Krijimi i grupit të strukturuar, për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë, duke shantazhuar e kërcënuar dëshmitarët, deri në vrasjen e fëmijëve, provon fajësinë e plotë të kriminelëve, të cilët kanë vrarë dje dhe janë të gatshëm të vrasin edhe nesër. Nuliteti i karakterit të tyre, me keqpërdorimin e demokracisë humanitare, siç janë vizitat numerike në burg, i turpëron, përjetësisht, shefat partiakë të Shoqatës të OVL të UÇK-së të LPK-së.
      E themi “UÇK e LPK-së”, sepse veteranët e “UÇK-së të FARK-ut”, të cilët luftuan dhe legjitimuan atë Ushtri Çlirimtare, që kishte Kosova. Ndërkohë që OVL e UÇK-së , e cila thirret, falsifikueshëm, sikur përfaqëson Kosovën, ka brenda saj anëtarët e Komisionit, i cili nga 12.700 veteranë luftëtarë të vërtetë, i ka bërë tej 52.250, prej tyre 42.500 “veteranë” të rrejshëm! Dhe, kjo përbënë abuzim dhe krim të madh ekonomik! Madje edhe politik, sepse falsifikon historinë kombëtare, ashtu siç bëri filosllavi Enver Hoxha, me historinë e Shqipërisë.
    Në debatet televizive prestigjioze evropiane, më kryeministra e gjeneralë ballkanikë dh evropianë, Donikë Gërvalla, doli gjithherë fitimtare në duelet me kundërshtarët. Edhe sot, në cilësinë e zëvendëskryeministres të Republikës të Kosovës dhe Ministres së Jashtme dhe të Diasporës, vazhdon të jetë në përformancën e duhur. “Lehjet në hënë”, pothuaj se, korale, për anatemimin e Donikë Gërvallës, zënë fill kur ajo përgjaksit dhe rrënuesit e shtetit të Kosovës, i emërtoi me epitetin adekuat, krejt të ngjashëm me atë që bëri Kryeprokurori amerikan, Xhon Smith, i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë: -Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
 
       E tmerrshme! Mimozë Kusari bashkëjetesë dy dekada me deputetët kriminelë!
     Parlamenti i Kosovës ka hyrë në analet e politikës, të paktën, evropiane, si parlamenti më i kriminalizuar në Evropë. Deputeti i CDU-së, alarmon Bundestag-ut gjerman, se Parlamenti i Kosovës ka 27 deputetë kriminelë në ulëset e tij. Përgjakja politike e Kosovës, përgjatë dy dekadave të shkuara, vazhdon ta shqetësojë dhe tmerrojë botën demokratike, krejt njësoj siç e përgjakën Shqipërinë partizanët e Enver Hoxhës, së bashku me emisarët politikë dhe ushtarakë të Titos. Dhe, përgjakjen e kundërshtarëve politikë, krimineli filosllav Hoxhë e vazhdoi me byroistët e tij edhe pas luftës, kur në vitin 1946 ekzekutoi 16 deputetë demokratë me varje-pushkatim dhe të tjerët me burg dhe internime të përjetshme.
     Po kaq mizor ishin edhe disa “komandantë” kriminelë të Kosovës, të cilët gjyqet e Hoxhës të Tiranës, i zëvendësuan me ekzekutimet me “kallash”, në pusira e prapa shpine, në oborre, në hyrje të banesave, ose duke u ngjitur shkallëve për në banesë. Disa të tjerë i vranë në errësirën e natës në makinat e tyre, të tjerë i kidnapuan dhe i ekzekutuan në pyll, e ndonjë tjetër e morën në shtëpi, e ekzekutuan afër një lagje në Drenicë dhe e dogjën kufomën, njësoj si Serbia!
     Një dekadë më parë, zgjedhjet lokale në Kosovë. Mimoza Kusari garonte për mandatin e dytë, për kryetare të komunës së Gjakovës. Shtypi i kohës, më 2015,  shkruante, se po përgaditet atentat kundër Mimozës. Tradita shqiptare se femra nuk vritet, ishte thyer me atentatimin e oficeres të luftës, Sabahate Tolaj, shefja ime e Emërgjencës gjatë Luftës së Kosovës, e cila mishëronte guximin, zgjuarësinë dhe bukurinë e pashoqe vajzërore. Dhe, kjo rriste frikën me “përfoljet në Çarshi” dhe kafeneve të Kosovës. Vrasës vendorë lakoheshin me emër e mbiemër. Më vonë u mësua se disa politikanë të Kosovës, në koordinim me zyrtarë maqedonas dhe shqiptarë vendorë në Maqedoni, i përcollën, si ushtarë të armatosur, “si cjapi ke kasapi”, në Kumanovë dhe nga atje nuk u kthyen kurrë më?! Disa të mbijetuar, por të dënuar me burg të përjetshëm, e kanë kuptuar hilën dhe kërkojnë hetim dhe gjykim ndërkombëtar. Askush nuk “çanë kokën” për ata!
     Përflitet se shefat e tyre donin “t`i hiqnin qafe”, sepse dinin më shumë se sa duhet, për disa të “bëma”, krime në Kosovë! Pastaj, u përmendën vrasës me pagesë, nga një shtet fqinjë, ashtu siç e huazoi PAN-i Jeton Lleshin, nga një fshat i Maqedonisë, për ta dërguar një bombë ruse, “dhuratë”, për 12 redaktorët e gazetarët, në Redaksinë e “Bota Sot”, në Zyrih të Zvicrës. Fat i tyre mbijetues, ishte vetëm hapja në anën e kundërt e – paketës-bombë-, e shmangu plojën makabër. Fitorja u grabit përdhunshëm, por mbijetesa e Mimozës ishte ngushëlluese!
     Një bisedë telefonike e kurdisur me përgjim në mënyrë mafioze, u politizua pa nevojshëm dhe skajshëm! Ishte një takim zyrtar pune, krejt normal i shefës të deputetëve të LVV, Mimoza Kusari-Lila me shefin e deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiç. Ndërhyrja në bisedë e Radojqiç, krejt aksidentale, që nuk përbënë asnjë lajm dhe është, thjeshtë, luftë hibride-fushatore e PAN-it, përmes medieve bashkëpunuese me Shërbimin Informativ “BIA” serbe të sotme, prej nga merren inçizimet. Serbia, përmes presidentit Vuçiq dhe ekipi të tij drejtues, ka deklaruar se “me Kurtin nuk po merrem vesh në bisedime, ndërsa me Thaçin e Ramushin po”. Sepse me ata Vuçiq është dakorduar për ndarjen e Kosovës.
     Hashimi ka thënë e përsëritur se “na presin kompromise të dhimbshme” dhe “veriun e Kosovës edhe ashtu nuk po e administrojmë”, pra, e kemi humbur. Hashimi me “komandantët” e tij, të shantazhuar me dosje faktike penalizuese, ishte dorëzuar. Dhe, për rekrutimin e tij na rrëfen qartazi shefi i Sherbimit Informativ francez të DGSE, Pierre Siramy. Pra, Beogradi zyrtar lufton  për largimin e Qeverisë, përkatësisht, Albin Kurtin me LVV të tij. Për këtë Serbia sot ka aleatë opozitën PAN-iste, me Institucionet vitale të Kosovës, përfshirë edhe mediet, agjentët e saj të hershëm dhe të tashëm.
     Për çudë, askush nuk ia qanë hallin Mimozës, e cila, për një çerekshekulli ka bashkëjetuar me një duzinë kriminelësh e hajnash deputetë, të cilët për dy dekada kanë ngënë e pirë, kanë kontrabanduar e vjedhur miliardat e buxhetit, respektivisht, shtetit të brishtë të Kosovës, si dhe kanë bërë pazare të pista politike, me kriminelët e “Listës Serbe”, duke e liruar nga arresti, me një urdhër të porositur nga pushtetarët, kryekriminelin Radoiçiq, – siç e pranon kryeprokurori i Kosovës, Blerim Isufi!
     OVL e UÇK-së është e ngulfatur nga krerët e saj të kriminalizuar. Ata janë pjesë e shumëzimit të “Dëshmive të Veteranëve”, në përmasen gjeometrike e, mbi të gjitha, për vazhdimin e zhvatjes të buxhetit shtetëror, të llogaritur në miliona euro në vit, të dhënë “veteranëve” të rrejshëm. Ky abuzim hajnor zyrtar, tashmë, nuk përbënë asnjë sekret privat apo shtetëror. Është meritë e Mimozë Kusari-Lila, në cilësinë e shefës të Grupit të deputetëve të LVV, që apelon të ndërpritet kjo gjakderdhje financiare, ta marrë vesh edhe Qeveria Kurti dhe të tregojë pse e heshti këtë abuzim dhe turp kombëtar!
     Krejt nolrmale ishte edhe biseda për pagën minimale të veteranëve, me kolegun deputet, Simiç, qoftë ai edhe serb, sepse përfaqësonte subjektin më të madh politk nga minoriteti serb, në Parlamentin legjitim të Kosovës. Dështuan edhe lehaqenët, sidomos ata të opozitës PAN-iste, të cilët kërkonin hetimin dhe ndëshkimin e Mimozës, edhe pse ishin pjesë e kurdisjes të ndërhyrjes në bisedë të Radoiçiqit, vetëm për pak sekonda, bisedë kjo e ndërprenë, jo natyrshëm, nga vetë Mimoza.
     OVL e UÇK-së nuk e ka përjashtuar, as linçuar dhe as ofenduar Qeveria Kurti dhe askush tjetër. Ata janë vetëpërjashtuar, që nga themelimi i kësaj Shoqate, sepse pranoi të vihet në dispozicion të partive-banda të PAN-it, duke organizuar protesta, për mbrotjen e krimit dhe të kriminelëve, për ta penguar drejtësinë. Këtë e dëshmojnë shembujt që i renditëm më lart. Dhe, në vijimësi, kanë qenë në kundërshti me subjektet tjera politike, të cilat ishin oponencë e PAN-it. Kulmon marrëzia e krerëve të kësaj Shoqate kontraverse, kur riciklojnë në krye të saj, ata që “u zunë me pelë për dore”, duke publikuar dosjet konfidenciale të Gjykatës të Kosovës, me seli në Hagë, me qëllim të zbulimit të dëshmitarëve, rrjedhimisht, të përgjakjes ndërshqiptare, porosi kjo e ardhur nga Beogradi zyrtar.
     Asnjë qeveri serioze, nuk mund të bashkëpunojë me shantazhuesit, kërcënuesit e saj dhe të shtetit, madje duke kërkuar edhe aleatë bastardë, si kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jashari me shokë, argatë të kuadrove të SHIK-ut, nënkryetarit Kushe dhe sekretarit Imeri, të cilët qëndrojnë prapa tij. Rrahman Greva, pas Pandemisë, për grevën një-mujore, premtoi plotësimin e orëve mësimore të humbura, me kusht që ta marrin pagën për muajin e papunë. Paga u dha, por puna nuk u bë! Rrahman kryetari i përjetshëm mashtroi dhe paratë e marra ende i ka borxh. Dhe, duhet kërkuar kthimin e tyre, qoftë edhe me gjyq, sepse është hajni zyrtare!
     Ndërkohë, SBASHK-u duhet të lirohet nga ingranazhi i SHIK-ut, i cili e ka përgjakur Kosovën -cep e n`cep-, me gjakun e bijëve më të mirë të Atdheut-Kosovë. Viktimat e SHIK-ut, rrjedhimisht, edhe të PAN-it, ishin ushtarakë të FARK-ut, kuadro e veprimtarë të LDK-së, të cilët kontribuan për mbijetesën e popullit, bënë paqen dhe luftën. Ishin dhe mbetën krenaria e vendit.
     Shoqata e OVL të UÇK-së është në hall me vetën e saj. Ajo është kapur nga krimi dhe kriminelët, të cilët duke e mbajtur peng për shëbimet, obligimet që ka marrë nga PAN-i kriminal, nuk lejon reformimin e saj. Ai e përdorë si xhokër shantazhi e kërcënimi, sa herë që ka nevojë. Përndryshe, ajo është diskridituar aq shumë, sa duhet zhbërë, për t`u bërë rishtazi. Kjo do të ishte e shëndetshme, jo vetëm për veteranët e vërtetë, duke u liruar nga mijëra “veteranë” të rrejshëm, por, po aq e shëndetshme do të ishte edhe për Kosovën dhe shqiptarët e përbotshëm.
     Në këtë “derexhe” që keni arritur, nuk mund t`i përfaqësoni veteranët e mirëfilltë. Andaj, vizitat e juaja në Komplekset Memoriale, nuk u bëjnë nder as dëshmorëve, të rënë për çlirimin e vendit dhe lirinë tonë. Reflektoni, para se të kërkoni nderimin, respektin, që populli do të dëshironte t`ua bënte veteranëve të vërtetë, të dinjitetshëm dhe me integritet të plotë.

Arif Ejupi – Aforizma për jetën, shoqërinë dhe politikën

Nga: Arif Ejupi 

1 ) Po nuk i dole zot fjalës, mos e thuaj fare.

2 ) Ora mat kohën, e vitet matin moshën.

3 ) Zemra e lënduar lehtë shpërthen në lot.

4 ) Më lehtë shuhet zjarri, se sa bindet kokëkrisuri.

5 ) Pa familje s’ka lagjeje, e pa lagjeje s’ka katund.

6 ) Derisa të piqet thana, vjen dimri.

7 ) Kur shihni dallëndyshe dhe lejlekë, llogarisni në mot të mirë.

8 ) Mos i preni gonxhet se mbeteni pa lule.

9 ) Shelgun dhe plepin mbillni vetëm aty ku u vërshojnë lumenjtë.

10) Po ratë në duart e dhaskalit, do çaloni gjithë jetën.

11) Butakët s’kanë as intelekt, as memorie.

12) Kërriçin e ndjek fati i gomarit.

13 ) Kafsha nuk del dot nga soji i vet.

14 ) Të varfrit duan bukë e jo këshilla.

15) Mos u bëni dele se pastaj nuk guxoni me i denoncuar gjurmët e ujqve.

Gjenevë, 15 maj 2025