Kreu Blog Faqe 568

Gani Pecani : Pensionistët nuk kërkojnë lëmoshë, kërkojnë vetëm drejtësi!

0

Zeqir Bekolli, Drenas

Pensionistët në Kosovë, shtresa që dikur mbajti mbi supe barrën e ndërtimit të shoqërisë dhe rezistencës kombëtare, sot gjenden në pozitën më të nëpërkëmbur të mundshme. Në vend të mirënjohjes dhe përkrahjes së merituar, ata përballen me përjashtim dhe diskriminim institucional, madje edhe në të drejtat më themelore që u takojnë me ligj e me dinjitet. Një nga padrejtësitë më të mëdha është mosnjohja e kontributit të mijëra pensionistëve që kanë punuar në institucionet paralele të Republikës së Kosovës gjatë viteve të nëntëdhjeta, apo që janë larguar dhunshëm nga puna nga regjimi serb.

Shumë prej tyre kanë mbi 40 apo 45 vjet përvojë pune, por sërish nuk gëzojnë të drejtën e pensionit të plotë. Kjo padrejtësi ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit politik që ligji të përfshijë të gjitha kategoritë e nëpërkëmbura të shoqërisë sonë.

Gani Pecani, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Komoranit dhe nip i heroit Shaban Palluzha, njëkohësisht edhe ish-luftëtar i UÇK-së në Zonën e Drenicës, ka ngritur zërin për këtë padrejtësi të thellë.

Ai ishte edhe kryetar i Sindikatës së Pavarur të OP “Drenica” në kohën e pushtimit të vendit tonë.

Shi për këtë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që të miratojnë sa më parë një ligj gjithëpërfshirës, që do t’u mundësonte pensionistëve të diskriminuar të gëzojnë pensionin e plotë që u takon. Shoqata e Pensionistëve në Komoran, megjithëse e formuar vonë, tashmë ka rreth vetes mbi 80 anëtarë dhe ka arritur të organizojë dërgimin e 31 pensionistëve në banjë në Elbasan.

Krahas kësaj, synon të organizojë vizita në vende historike e turistike të Kosovës dhe më gjerë. Por, për realizimin e këtyre planeve, nevojitet përkrahje nga komuna dhe donatorët. Është koha tha Pecani, që shoqëria jonë t’u kthejë pensionistëve dinjitetin që ua ka mohuar për shumë kohë.

Ata nuk kërkojnë lëmoshë por kërkojnë vetëm drejtësi.

Shtypi italian i bënë jehonë romanit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi”

0
Gazeta e njohur ditore “IL 24 Ore”, në rubrikën “Vitrina e librit” të shtojcës së kulturës, prezanton romanin e Jusuf Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) të përkthyer në italisht nga Liljana Cuka, botuar nga shtëpia njohur botuese e Romës – “Armando”. Në këtë shënim, libri paraqitet si një histori për liri dhe pavarësi në Kosove në 1700, nën Perandorinë otomane. Protagonisti i saj është Nikollë Kazazi, që në rezistencë bashkon të krishterët dhe myslimanët.
Më tutje thuhet se “ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë ” njeriun i ri perandorak. Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë.Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Liria ose vdekja – është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët.

A është Jehona Bajrami Gashi, jehonë e propagandës islamike në Klan Kosova?

1
A është moderatorja Jehona Bajrami Gashi jehonë e propagandës islamike në Klan Kosova?
Në emisionin e fundit të Kosova Today, ajo hapi programin me një “zbulim tronditës”: gjoja Universiteti i Harvardit, tempulli i dijes perëndimore, paska vendosur një ajet të Kuranit në hyrje të Fakultetit Juridik, si dëshmi të madhështisë së drejtësisë islame.
A është ky lajm i vërtetë? Apo thjesht një tjetër jehonë e propagandës islamike që po na shurdhon të gjithëve?
Ajeti i përmendur (Kurani, 4:135) ishte pjesë e një ekspozite të përkohshme në vitin 2012 (!) me 33 citate nga burime të ndryshme ligjore në historinë e njerëzimit, nga Bibla, Kurani, filozofë grekë, etj. As nuk ishte zgjedhur nga Harvard-i, as nuk ishte i vetmi që përmendej. Ishte një projekt artistik, jo një miratim akademik.
Por këto fakte nuk e ndaluan as Jehonën, as portalet islamike të pretendojnë, haptazi apo në mënyrë të nënkuptuar: “Harvard-i e pranon Kuranin!”
Pse u rikthye kjo temë pikërisht tani, më 16 maj 2025?
Sepse dje, më 15 maj, disa faqe islamike e rikujtuan këtë gënjeshtër, por nuk pati ndonjë ndikim (faqe me 200-300 mijë ndjekës morën vetëm 40-50 pëlqime).
Tani, pyetja është:
Kush e propozoi këtë narrativë në redaksinë e Kosova Today për ta rikthyer si “lajm tronditës” 13 vite pas ngjarjes?
Dhe më saktë: kush e financoi?
Në vend që të injoronte propagandat e portaleve islamike, redaksia vendosi t’i japë jehonë televizive, duke e paraqitur si një “lajm kulturor”. Dhe e bën me mjeshtëri. Kjo është fuqia e propagandës, siç shkruante autori i një libri famëkeq:
“Bëje gënjeshtrën e madhe, bëje të thjeshtë, përsërite, dhe në fund do të besohet.” (Mein Kampf)
Ironikisht, ata që i quajnë “të degjeneruara” vlerat perëndimore, janë të njëjtit që luten që Perëndimi t’ua miratojë fenë e tyre.
Madje edhe kur përpiqen të imponojnë një ajet nga një sure që i lejon burrit ta godasë gruan nëse e dyshon për mosbindje (po, në të njëjtën Sure 4, ajeti 34).
E mos të flasim për suret dhe hadithet e tjera, ku pesha e dëshmisë së një gruaje vlen gjysma e asaj të burrit, sepse gratë, sipas “profetit”, kanë gjysmën e inteligjencës së një burri.
Apo për hadithet që thonë se, për shkak të menstruacioneve, gratë janë të papastra dhe më pak të devotshme (pasi nuk lejohen të falen gjatë ciklit menstrual).
Dhe më e rënda: mos të harrojmë pedofilinë e lejuar nga Kurani (65:4) dhe të praktikuar nga vetë “profeti” me Aishen, siç dëshmohet në dhjetëra hadithe sahih/autentike.
A është kjo drejtësi hyjnore?
A jeni të bindur tani se çfarë përparimi shoqëror mund të na sjellë Sheriati?
O shqiptar, mos u bë dëgjues i verbër i jehonës së huaj. Pyet, dysho, analizo! Në kohën e internetit, injoranca nuk mund të triumfojë!
Para disa ditësh kam thënë se “një grua që mbron islamin është si një viktimë që mbron xhelatin”.
Sot më duhet ta riformuloj:
Një grua që mbron islamin sunit , është si një lopë që e mbronë kasapin e vet!

Vajtimi i remë për “Islamofobinë”

0
Viktimat e terrorit islamik duke u varrosur para disa vitesh në Pakistan
HIPOKRIZIA E LUKSIT ISLAMIK DHE VAJTIMI I RREMË PËR “ISLAMOFOBINË”
Në thellësitë e shpirtit tim, ndërsa sodis ekranet që derdhin ujërat helmuese të retorikave fetare me buzëqeshje të përtypshme e sy që s’kanë parë kurrë Zot, më lind një pyetje me zë të ngjirur e pendë të përflakur:
Si ndodh që djalli, i veshur me petkun e engjëllit, predikon paqe ndërkohë që në fytyrë i digjet akoma pluhuri i gjakut të Sirisë?
E këta që i shndërruan muret e xhamive në laboratorë të eksperimentit social mbi njeriun e zbrazët – që me një dozë “parajse të premtuar” e një tjetër të “kalifatit të virtytshëm”, e dërguan rininë tonë drejt shkatërrimit – sot shfaqen me një lloj përulësie të ngrirë, të neveritshme, që të ngjall të vjella shpirtërore.
Dje digjnin librat e arsyes, sot fërkojnë duart me vaj ulliri për t’i dhënë zbukurim “Islamit të moderuar”, një ide që e përdorin si engjëll të virgjër për t’i mbuluar gjurmët e mizorisë.
Dhe çdo herë që i drejtohen popullit me ngashërime të buta, me zë të prekur, me mallengjim për “viktimizimin islam”, unë ndjej frymëmarrjen e një mashtrimi të lashtë – po aq të lashtë sa gënjeshtrat e atyre që qanin për Kainin ndërsa mbanin në dorë thikën me gjakun e Abelit.
Kush i zgjodhi këta të rinj për të vdekur për një tokë që nuk është e tyre?
Kush ua dha flamurin e Allahut të rinjve, sikur të mos kishin prindër, motra, vëllezër, gra, fëmijë, vendlindje, atdhe, shtet, emër dhe mbiemër por vetëm të drejtë për të vrarë, masakruar dhe terrorizuar në një luftë që ua nguliten si të tyre në trurin e tyre bosh ?
Kush i mësoi fëmijëve tanë se lavdia nuk vjen nga dijet, nga dashuria apo nga sakrifica për atdheun, por nga prerja e kokave në vende të panjohura dhe nga privimi i vetes nga çdo dinjitet dhe mendim i lirë?
Kur këtyre pyetjeve u vjen radha në ndonjë debat publik, maskat bien për një çast.
Autorët dhe ideatorët e krimeve fillojnë ta lëvdojnë Trumpin dhe të flasin për aleanca të reja në Lindjen e Mesme, për “takime strategjike” me pushtetin terrorist në Siri, të cilit vetë i kanë ndihmuar të vijë në pushtet.
Gjithçka për të na parapërgatitur mendërisht për një të ardhme, ku ata do të jenë mbretër dhe ne, skllevër të tyre që ua kemi dhënë vullnetarisht litarin me të cilin do të na varin sapo të vijnë në pushtet.
Dy terrositë të mëdhenj shqipfolës, Ridvan Aqifi dhe Lavdërim Muhaxheri, që i dhanë jetëkotat për Islamin e të ashtuquajturen “Toka e Shamit”…
Ky nuk është më debat teologjik. Ky është një duel i heshtur mes jetës dhe vdekjes, mes mendimit të lirë dhe dogmës që vjen nga buzëqeshjet e tyre të përgjakura.
Ata që deri dje thërrisnin “Allahu Akbar” për t’ia mbyllur gojën shqiptarizmës, sot thonë “paqe”, “tolerancë”, “vëllazëri” – por e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse një operetë për spektatorët e lodhur që s’dinë më ta dallojnë dramën nga realiteti.
Në rrënjët e këtij mashtrimi qëndron një manipulim i rafinuar: viktimizimi.
Ashtu si Millosheviqi që qante për integritetin territorial të Serbisë ndërkohë që dërgonte tanke drejt Prishtinës, këta qajnë për “islamofobi” në një shtet ku universitetet heshtin nga frika dhe arsimtarët shmangin çdo temë që mund të lëndojë ndjeshmëritë e të radikalizuarve.
Kjo është një shoqëri e lodhur, një shoqëri që i ngjan një pacienti të seduar, ku dhimbja është zëvendësuar nga ëndrrat e rreme. Shoqëri që është stërvitur të besojë se kritika është urrejtje dhe se çdo fjalë që nuk ledhaton egon fetare është blasfemi.
Karl Popper, Bertrand Russell, George Orwell… këta filozofë nuk ishin islamofobë, por shpirtra që e nuhatën rrezikun kur ai vinte i maskuar me petkun e butësisë. Të mos e kuptosh këtë, është të jetosh si murgu i Verbër i Dostojevskit, që e quan djallin “engjëll” ngaqë ai i sjell bukë përditë.
Kështu, në këtë kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.
Dhe siç do thoshte Zosima, i heshturi që e dëgjonte shpirtin përtej fjalës: “Lutju Zotit për mëkatarin që je ti, dhe mos harro kurrë: gënjeshtra më e madhe është kur njeriu i shitet vetes si i virtytshëm.”
Dhe unë po e përfundoj me një shpresë të sëmurë, por ende të gjallë:
Që shoqëria jonë, e cila ka rënë në gjumë duke përqafuar një bombë, do të zgjohet para se të shpërthejë.
Sepse pas shpërthimit, s’do të ketë më kush të lexojë. E as kush të lutet. Veç lotët do mbeten, të cilët siç tha dikur Shpëtimtari i heshtur, “do jenë si pika shiu në shkretëtirën e Serbisë me emrin Kosovo i Metohija”.

“Ilaçi” i daljes nga ngërçi politik, nuk janë as te Gjykata Kushtetuese, e as te Presidentja, por, te “pazaret” e kampeve!

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Këtë fakt; duhet ta kuptojnë gjithë qytetarët që ia dojnë të mirën shtetit të Kosovës)

1. Gjasat që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mund ta zhbllokojë telenovelën e ngërçit politik, për gjykimin tim varet shumë nga gjetja e fakteve të shkeljeve të procedurave ligjore dhe sidomos nga fakti i asaj që po identifikohet si “vullnet politik” (që për mua është një eufemizëm për të fshehur; interesat e klaneve dhe grupeve të interesit). Këto dy fakte, do duhej pa asnjë dyshim t’i nënshtrohen interpretimit të kësaj Gjykate. Megjithatë, në proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në gjitha këto vite të pasluftës, kanë dëshmuar se; zgjidhjet shumë më shumë janë arritur përmes marrëveshjeve (formale apo joformale) politike, se sa përmes vendimeve që ka sjellë Gjykata Kushtetuese.

2. Është e njohur se Gjykata Kushtetuese në përvojën e procesit të sendërtimit dhe të kultivimit të demokracisë, ka lozur një rol të rëndësishëm sidomos gjatë shfaqjes së krizave politike në të kaluarën, si p.sh. në rastin e; a)Interpretimit të nenit për zgjedhjen e Presidentit të vendit (rasti Sejdiu dhe më vonë Thaçi); b) rastin e prurjes së Vendimit për mënyrën e mandatimit të kryeministrit pas zgjedhjeve; dhe sidomos rastet e; c)Rregullimit të shumë çështjeve që kishin të bënin me kompetencat e institucioneve shtetërore dhe ndarjen e pushteteve.

3. Mirëpo, Gjykata e jonë Kushtetuese, nuk ka asnjë përvojë (po as mandat) në zgjidhjen e krizave politike, në rastet kur mungon “vullneti minimal” i subjekteve tona politike. Përvoja jonë “demokratike” na mëson se krizat politike, sikurse është kjo aktualja, zakonisht janë zgjidhur përmes “negociatave ndërpartiake” (lexo; pazareve /madje/ edhe nëpër skuta!) për t’u bë “hisedarë” në ndarjet e pushtetit; në ; Formimin e qeverisë; në Zgjedhjen e presidentit; në Zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme; dhe eventualisht për ndonjë riformulim për reformën Zgjedhore.

Do theksuar, se ky model i “marrëveshjeve” ka funksionuar, vetëm për dy shkaqe të thjeshta; “kamxhikut” të Dragodanit që po mungon sot (!?)dhe “pazareve” politike që nuk po shpalosen ende nga dy kampet, shkaku i mungesës së numrave…

Antonio Costa: “Mast do të hiqen kur të depërshkallëzohet situata në veri…”!?

0

Ganu I. Mehmeti

Kryetari i Këshillit Europian, Antonio Costa: “Masat ndërlidhen me nevojën për të de-eskaluar tensionet në rajon dhe në veri. Ajo që unë dëshiroj është që sa më shpejt të kemi de-eskalim dhe të ecim përpara për t’i larguar masat”, tha ai.

Nëse qenka kështu, masat e vëna ndaj Kosovës, nuk do të hiqen fare. Kjo është pliotësisht e padrejtë. Kjo do të thotë se sikur vetëm Kosova qenka fajtore për depërshkallëzimin e veriut të Kosovës, pse kërkon sundimin e ligjit edhe në kët pojesë të saj.

Përshkallëzimi dhe depërshkallëzimi i veriut të Kosovës varet nga Serbia, e cila synon që ta kthejë nën juridiksionin e saj këtë pjesë të Kosovës. Prandaj, masat do duhej vënë Serbisë e jo Kosovës, nëse përshkallëzohet situata në veri të Ksoovës. Kosova është në të drejtën e saj për sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e saja, pra edhe në veri.

Edhe sa i përket dialogut, Kosova asnjëherë nuk i ka ikur dialogut me Serbinë. Ndëerkaq, Serbia ka mohuar zbatimin e marrëveshjeve të ndrëmarra më 2023 në bruksel dhe në ohër, ndërsa BE nuk ka reaguar në këtë ndaj Serbisë.

Kjo deklaratë është identike me ndërmjetësuesit e mëparshëm mes Kosovës e Serbisë, Lajçak, Borell e Escobar. Këso fare, nuk pritet normalizim i marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Mos qofsh i vogël!

Lëndimi LDK-së me aleanca të pista, fundi i parimësisë të saj!

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Lëvizja Vetëvendosje, për ta zgjidhur ngërçin e stisur nga opozita humbëse, i bëri propozim-kërkesën për koalicion e qeverisje LDK-së. Dhe, kjo ishte e pranueshme nga anëtarësia, elektorati, populli dhe shqiptarët e botës. LDK dhe LVV kanë 68 deputetë, plus të tjerët  nga pakicat, janë të mjaftueshëm për një qeverisje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Por Lidershipi me disa anëtarë të kryesisë dhe pak deputetë, duan ta kenë edhe PDK-në brenda kësaj qeverie. Ndërsa anëtarësia, elektorati, shumësia absolute e strukturave partiake dhe e shqiptarëve, nuk duan kthimin e subjekteve të PAN-it në pushtet. Alergjia e anëtarësisë është e madhe, sepse për afro dy dekada LDK-ja është zvarritur pas PDK-së,  si patericë, për t`i mbajtur në pushtet “komandantët” mujsharë, përgjakës të FARK-ut dhe të LDK-së!
     Albin Kurti dhe LVV i dinë “të bëmat” e PAN-it dhe, natyrshëm, e ruajnë nga ndotja pastërtinë e partisë, por edhe të koalicionit të mundshëm. Dhe, kjo është parimore, mençuri dhe vlerë e shtuar, për një subjekt politik, që ka mbështetje të gjerë popullore dhe kombëtare. Ky është edhe një standard i ri, i vendosur nga Albin Kurtit me LVV e tij dhe aleatët në koalicion e bashkëqeverisje fisnike: Guxo dhe Alternativa. Në politikën hallakamë, të rrëmujshme dhe skajmërisht hipokrite në Kosovën tonë, kërkohet syçeltësi, për të zgjedhur partnerë të dinjitetshëm dhe pa cene morale turpëruese. Lexoni listat emërore të kandidatëve për deputetë të PAN-it, dhe të bindeni se “ndër këto troje është përzier gjithfarë ujemi”, – siç shkruan njeriu i letrave, Azem Shkreli, në romanin e mirënjohur “Karvani i Bardhë”.
     “Ra ky mort e u pamë”,- thotë një urtësi e jona. Ndryshimin e shumëpritur e nismuan dhe e realizuan dy rugovistet e guximshme dhe dinjitare, Vjosë Osmani e Donikë Gërvalla, me shoqe e shokë, në koordinim me organizatën luftarake, LVV, për t`i shporrur nga pushteti disa “biçim komandantësh”, të zhytur në krime e hajni, por edhe të zbuluar si agjentë të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës dhe të argatëve të tyre brenda LDK-së.
     Lidershipi i ri, në krye me Lumir Abdixhikun u mirëprit, pavarësisht stazhit të pakët në LDK. Ndërsa “Rruga e Re” e Kryetarit, ngjalli dyshimet e para dhe, pothuaj se, u refuzua nga anëtarësia, me bindjen se e devijon, përjashton rrugën klasike rugoviane. Habitem pse Lidershipi aktual ende nuk e ka zyrtarizuar harrimin e kësaj rruge pa krye?!
     Në përgjigje të letër-kërkesës të Albin Kurtit, për koalicion e bashkëqeverisje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dha këtë përgjigje: “Krijimi i një Qeverie Nacionale të Tranzicionit”, si zgjidhje e përkohshme, për të tejkaluar krizën aktuale politike!” Vërtet, kjo është “krizë” e stisur, hiç reale dhe krejt inatçore, nga një koalicion pas zgjedhor i paligjshëm: P (PDK), L (LDK), A (AAK), S (LISTA SERBE), pra, koalicioni pas zgjedhor -PLAS-!
     NACIONALE do të thotë KOMBËTARE. Ndërkohë, LPK-ja e djeshme, PAN-i i sotëm, ka sabotuar financimin për mbijetesën e Kosovës nën pushtim; ka përçarë dhe ka penguar bashkimin e faktorit ushtarak; ka vrarë ministrin e Luftës, në vlugun e luftës: ka vrarë Ushtarakët  luftëbërës dhe Veprimtarët kundërshtarë politikë, rrjedhimisht, ka sabotuar luftën! A mund të jetë PAN-i kombëtar, i cili përgjatë qeverisjes 4 vjeçare të LVV, opozita PAN, ka qenë palë me Beogradin zyrtar, rrjedhimisht, edhe me Rusinë, në kundërshtinë dhe luftimin e Albin Kurtit dhe të LVV të tij, për ta rrëzuar nga pushteti!
     Arsyeja: Kurti po shtrinte sovranitetin e humbur nga qeveritë paraprake, në veriun e Kosovës, përkatësisht nga Hashim Thaçi, me dostat e tij të PAN-it, të shantazhuar nga Serbia, me dosje voluminoze penalizuese, për krime numerike, gjatë dhe pas luftës, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Pra, subjektet e PAN-it nuk janë kombëtare, përkundrazi. Qysh në start, propozimi i kryetar Lumirit, nuk ka as logjikë dhe zero (o) mundësi për të qenë i pranueshëm. E një mendje me Shefin e saj, Lumirin, është nënkryetarja e parë e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në adresimin e idesë politike “të krijimit të një qeverie tranzicionale kombëtare”, pra, duke përfshirë edhe PDK-në!
     Edhe pse kjo ide ka rrjedhur nga disa emra të përveçëm të kryesisë dhe ndoca deputetë, statuti i LDK-së parashikon se koalicionet janë kompetencë të Këshillit të Përgjithshëm. Ndërkohë që ky konsultim nuk ka ndodhur! Pse? Sepse shumësia e strukturave të partisë, anëtarësia dhe elektorati, nuk do ta pranojnë PDK-në, në asnjë kombinaturë koalicionuese.
     Përndryshe, është guxim i tepruar i kryetar Lumirit, me ekipin e tij simpatik, ta përsërisë koalicionin me PDK-në, duke e rehabilituar, amnistuar e falur atë, kurrë pa kërkuar falje, për krimet serike e makabre të bëra, përgjakjen e LDK-së dhe të Kosovës. Nënkryetarja Doarsë ngulmon në arsyetime hiç bindëse: “Ne nuk jemi refuzues, por jemi përfaqësues. E dimë saktësisht, se çfarë komunikimi kemi pasur me votuesit tonë”. Megjithatë, asnjë premtim nuk i është dhënë nga Lidershipi, anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së, se “nuk do të bëjmë koalicion me LVV”. Ndërsa dihet, është thënë e përsëritur se “kurrë më me PDK-në, sinonim i krimeve dhe të makro-hajnive zyrtare”. LDK-ja është mburrur, me të drejtë, për korrektësi e sinqeritet. Prandaj, manipulimi, në emër të anëtarësisë, elektoratit dhe popullit, është krim në vete!
     Realisht, komunikimi përgjatë fushatës ka qenë kolektiv, me duartrokitje aprovuese aklamative. Populli vetëm ka dëgjuar, por në pamundësi për të debatuar. Debati ka pushuar, kur aklamacioni, votimi i hapur ka fituar qytetarinë. Me shpërbërjen e aktivave, me intrigimet e tandemit Hashimi-Isa, plus SHIK-u, ka filluar çmontimi i rugovizmit në LDK.
     Përsëritja e zgjedhjeve, zakonisht, nuk janë zgjidhja më e mirë, sepse kanë edhe kosto të lartë buxhetore. Shkollat, si lokale shtetërore gratis, afria e qendrave të votimeve, pse duhen miliona shpenzime?! Keqardhje e madhe për deputetët, në veçanti, ata rishtarë, të cilët nuk kanë mëkate nga e kaluara e tyre. Dhe, apeloj se në rast të përsëritjes të zgjedhjeve, t`u besohet, serishmi, mandati. Sidoqoftë, kjo gjendje e papërgjegjshme dhe tymnajë, urojmë të marrë zgjidhjen e duhur!

Vjosa, gruaja e shembullore me “buzëqeshje të krehura”

0
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
VJOSA OSMANI: GRUAJA QË ZGJODHI FRONIN BOSH NË VEND TË LUFTËS SË LAVDISHME
Vjosa Osmani është pa dyshim një nga figurat më të ndritura që ka prodhuar politika kosovare në dekadën e fundit.
Me një artikulim brilant, që shpesh i bën edhe diplomatët ndërkombëtarë të ndihen si nxënës të vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë, ajo kishte çdo potencial për të ndërtuar një forcë politike të qëndrueshme, të fuqishme dhe të pavarur.
Por, për çudi – ose ndoshta për shkak të një tundimi narcisist që vetëm politika mund ta prodhojë – ajo zgjodhi të ulej në fronin e ftohtë e të pashpirt të Presidencës, një post që në një sistem parlamentar ngjan më shumë me një muze lavdie sesa me një zyrë lufte.
“Kur je në majë, nuk të mbetet tjetër veç të biesh ose të bëhesh statujë.” – thoshte Nietzsche, dhe pikërisht kjo po ndodh me Vjosën. Nga një amazonë e Kuvendit, një grua që godiste me retorikë e argument çdo konservator të pluhurosur, ajo u shndërrua në një zonjë protokolli, që puth flamuj e takon presidentë me buzëqeshje të krehura.
Në vend që të udhëhiqte partinë e saj të sapolindur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 – ku me siguri do të merrte 10 deri në 12% të votave dhe do të hynte si një luaneshe në arenën politike – ajo vendosi t’i fuste kalorësit e saj në strofkën e një tjetër armate: atë të Albin Kurtit. Një veprim që kujton metaforën e La Fontainit: “Më mirë të jesh kokë e një lepuri, sesa bisht i një luani… nëse nuk ke ndërmend të shndërrohesh në pre.”
Dhe kështu ndodhi. Lista e saj u shkrumbua, individualiteti u hollua në emër të unitetit, dhe me këtë, ajo la pas një mundësi të artë për të krijuar një qendër politike të ekuilibruar, që sot do të kishte qenë një alternativë e domosdoshme në skenën tonë të përçarë politike.
Ironia më e bukur është se, edhe pse ajo arriti postin më të lartë në hierarkinë politike, në thelb ajo hoqi dorë nga partia e saj, e vetmja gjë që do t’i jepte asaj vlerë reale në sistemin tonë politik.
Në vend të lavdisë së një ministreje të jashtme që do të përballej me botën me të njëjtën hijeshi si Angela Merkel dhe të njëjtën vendosmëri si Golda Meir, ajo zgjodhi të bëhet Mona Lisa e politikës kosovare – e bukur për ta parë, por e heshtur në veprim.
Dhe ndërsa ajo sot pyetet “Çfarë pastaj?”, përgjigjja është më shumë ekzistenciale sesa politike. Sepse çfarë mund të synojë një politikane që e ka arritur majën, por e ka humbur ushtrinë?
“Më mirë të jesh i papërmbushur në betejë, sesa i përmbushur në vetmi.” – do të thoshte Kierkegaard. Por Vjosa, për fat të keq, ka zgjedhur këtë të dytën.
Sa për këshilltaret e saj… Donika Kadaj-Bujupi është një enigmë më vete. Nuk e kuptojmë ende nëse është këshilltare për çështjet kombëtare, për lëvizjet në TikTok, apo për mënyrën se si të zbulohet filozofia e jetës përmes konsumimit të një kastraveci. Sepse, ju lutem, çfarë mund të mësojë Vjosa nga Donika Kadaj Bujupi ?
Se si hahet kastraveci në mënyrë patriotike dhe se si pihet “Jupi” me etikë diplomatike ?
Dhe në fund, pyetja ime e vetme mbetet kjo:
“A është mëkat të arrish para kohe në parajsën e pushtetit, nëse për këtë ke djegur urën që të kthente te populli?”
Sepse, nëse ky është çmimi për të qenë Presidente – atëherë, më mirë të jesh një deputete që lufton për drejtësi sesa një Zonjë që pret duartrokitje për fjalime të shkruara nga të tjerët.

“Cionizmi” islam, islamofobija apo antishqiptarizmi

0

Xhamia e Madhe në Kumanovë, objekt fetar i ndërtuar me para të huaja

Arsim Zekolli, Shkup

Ka kohe qe akuza per “islamofobi” eshte bere pjese obligative dhe pothuajse e perditshme nga perfaqesuesit e te ashtuquajturit Islam Politik. Ajo qe bie ne sy eshte paradoksi se akuzat dhe etiketimet e tilla perdoren pothuajse eksluzivisht ne kontekst te “islamofobise Shqiptare”, jo aq shum ne raport me popujt apo etnite tjera. Kjo metode e “guilt tripping” (fajesimit) nuk perdoret vetem ne kontekst te diskurseve qe prekin Islamin, por edhe si intervenca ne trajtimin e ceshtjeve kombetare.
Insistimi ne kete akuze eshte teresisht absurd, nese marrim parasysh lirite absolute fetare ne viset Shqiptare, duke filluar nga numeri i xhamive, institucioneve te ndryshme arsimore, kulturore, mediale e deri ne numrin e praktikuesve te Islamit aktiv dhe atyre nominalisht musliman pasiv. Cili do krahasim provizor do sjell ne pah diskrepancen mes institucioneve me konotacion kombetar me ato te natyres fetare, Islame, posaqerisht ne shoqerine Shqiptare ne Maqedonine e veriut. E megjithate, kjo nuk pengon qe akuzativi “islamofobi” te perdoret dhe theksohet ne c’do rast, bile edhe ne debatet me banale dhe gjithnje ne raport me theksimin e kauzes kombetare Shqiptare.
Metoda e perdorjes e ketij etiketimi padyshim shpalos prapavijen e manipulimit dinak ne emer te fese, por me aspirate te permbysjeve identitare dhe imponimit te narativave qe synojne te cenojne kohezionin kombetar. Shembulli me konkret dhe me I perhapur eshte ai qe prek perfaqesimin politik, I cili ne vitet e fundit (qe nga 2016) ka eskaluar me permasa absurde te dominances te partive me prefikse dhe ideologji fetare-konzervative – si ne pozite (Besa, Alternativa) ashtu dhe ne opozite (Populli, Aleanca Taravari), ndersa ato me prefikse kombetare jan ose te zhdukura (PDSh) ose nen sulme propagandistike (Aleanca e Seles).
Nuk eshte ndonje sekret i madhe se rrymimet fetare, Islame, ushtrojne ndikime proporcionalisht enorme ne gjitha subjektet politike. Shpesh ndodhe qe perfaqesuesit e tille te mos mshefin animozitetin kunder “nacionalizmit Shqiptar” (si nje kryetar komune ne rethin e Tetoves). Nuk eshte as msheftesi se ciklet zgjedhore shpesh diktohen nga roli i “mjekrrave” ne Cair, te afert me klanet Mexhiti, Hasani, ose ne Tetove dhe Gostivar nen ndikim te klaneve filo-Turke, perfshire Kumanoven me ndikime te profesorve eks-marksist te evolvuar qyditerisht ne “dijetar Islami”. Vizitat e perfaqesuesve te ketyre partive “shqiptare” ne Ankara apo Rijad dhe fotografimet me Erdogan apo sheiket eshte shendruar ne status me me shum peshe se vizitat ne Bruksel.
Per kuriozitet, kjo tendence e Islamofilise ne kurriz te kombetarizmit eshte nje dukuri e pranishme pothuajse teresisht vetem ne kampin politik Shqiptar dhe e inkurajuar nga vartesit ne Turqia dhe bota Arabe. Nga ana tjeter, perfaqesuesit e partive turke, boshnjake, rome, sikur nuk konsiderojne te nevojshme propagimin e vizitave ne Ankara, shoqerimet me zyrtare nga bota arabe, as qe preferojne te manifestojne rrymime fetare krahas ato etnike. Ne te njejten kohe, edhe diplomacia turke dhe arabe ne bashkepunim me partite turke, boshnjake, rome sikur preferon dhe insiston ne trajtimin e tyre “etnik” dhe “qytetar”, qe i ben ato me te kapshme per partnered maqedonas dhe siguron imazhin “europian” kombetar. Pse, pra, kjo nderlidhje e Islamit me partite dhe perfaqesimin Shqiptar qe proporcionalisht dominon krahas etnive tjera me pjesetar musliman? Pse te partite jo-shqiptare ceshtja e Islamit eshte e dores se dyte ndersa ajo etnike e dores se pare, ndersa te partite Shqiptare insistohet ne favorizim te konzervativizmit Islamik ne kurriz te konzervativizmit tradicional kombetar Shqiptar?
Sqarimi i ketij paradoksi nderlidhet me identifikimin e nje kontroverze te kohes, qe ne mungese termi tjeter, mund te quhet si Cionizem Islamik. Vertet, proponentet e islamit politik nuk humbin mundesine qe per gjitha katrahurat e botes islame te drejtojne gishtin e akuzes kah cionizmi hebre, duke konsideruar ate si racist, fashist, shoven etj. Ajo qe bie ne sy eshte “huazimi” i strategjise se aplikuar qe secila kritik ndaj politikes se Izraelit te konsiderohet “anti-semite”, qe gjithnje e me shum ngjane ne strategjine e qarqeve Islamiste qe secilen kritik ndaj manipulimeve ne emer te Islamit te etiketohet si “Islamofobi”.
Agresioni i kalkuluar, gjakftohet, strategjik, laboratorik dhe dashakeq ne prapavij te eksploatimit me “Islamofobine” deshmohet per”mes metodave te manipulimeve emocionale me gjendjen momentale. Ne momentet e ngritjes se pasfiduar, perfaqesuesit e Islamit Politik nuk ngurojne te manifestojne, imponojne imazhin e “te fortit, muskulit, maqo dominuesit”. Por posa te ndryshon atmosfera ne disfavor te Islamit, te njejtin marrin imazhin e lypsiqarit te sakatosur, jetimit te vobekte, te pervujaturit dhe padrejtesisht te diskriminuarit. Shembull ilustratriv per kete sjellje eshte “trimeria” e “mjekroshave” ne rrahje femijesh per shkak simboleve kombetare, apo “tiktok shehidet kaqaniki” qe deri sa jan nen hijen e eresirese manifestojne “burrni”, por posa ballafaqohen me drejtesine shendrohen ne “vajtojca” patetike e qyqare, ne te pafajshem te diskriminuar fal fese. Gjithsesi, kjo forme manipulimi nuk eshte ekskluzivitet Islamik, pasi qe forma te ngjajshme i gjejme te gjitha besimet tjera, perfshire ate hebreje. Qe vetem se nenvizon prapavijen manipulative me fene nga qarqe jo-fetare, politike, agjentura dhe sherbime perkatese.
Metodat e tilla te manipulimit dinak emocional eshte ndoshta “kapixhiku sistemik” permes te cilit faktoret jo-fetar arriten te shendrojne Islamizmin Politik ne moqal paranojash dhe oqean demagogjish, sa qe cenohet vet fryma e besimit te Islamit. Rrjedhimisht, nominalisht sot ne boten Islame ka ca rrymime (Suni, Shia, Bektashi) dhe dhjetera tarikate agjenturash me interpretime te tyre te “Islamit”, pra Islam FSB, Islam MIT, Islam Mosadi, Islam MI6, Islam UDB, Islam DGSG, Islam Teherani, Islam te secilit obor sheiku dhe shteti arab. Shtrohet pyetja: sa ka Islam ne politikat e ketyre “tarikateve 007”? Kush ndikon me shum mbi politikat Islamike: besimtaret, fetaret dhe muslimanet apo ateistet, nacionalistet dhe jomuslimanet? Gjendja ne boten Islame padyshim konfirmon dominancen e grupit te dyte. Ashtu si qe gjendja ne kampin Islamik perbrenda korpit kombetar Shqiptar deshmon se islami i tyre politik eshte paturpesisht hapur anti-Shqiptar, tinzarisht anti-Islam dhe totalisht “biznes orientuar”.
A mund te ndryshon kjo gjendje? Pergjegjen duhet kerkuar neper labirintet gjeo-politike qe krijuan zanafillen e manipulimit anti-Islam nga ana e proponenteve te Islamit Politik. Labirint qe shtrihet thelle ne histori, nga Xhamite ne Munich, rivalitetet ideologjike ne Kaukaz, abuzimin komunist me muslimanizmin, eksploatimi capitalist i islamizimit, armatimit persian te besimit Islam, shovenizmit imperial te oborreve mbreterore ne petkun e fese, fondacionalizim ideologjik te haditeve, propagandizimin shtremberues mediatik etj. Por nese duhet te saktesohet preciz momenti qe identifkon momentin dhe aspiraten e perbshket, unike te te gjitha ketyre “diferencialeve Islamike” atehere patjeter se ai moment bashkues eshte gjithnje nje: perdorimi manipulues i Islamit per shkatim percarjesh kombetare.
Por mbase edhe kjo periudhe e abuzimit manipulativ me Islamain po afrohet kah fundi. Shembull per kete eshte fjalimi i Donald Tramp gjate vizites ne vendet Saudi Arabi, Katar, Emirate, si dhe koreografija e nikoqireve ne ceremoniet luksoze. Se pari, per fjalimin. Nese lexoni me vemendje fjalet e Tramp, do vereni entuziazmin e tij ne lavderim te “mrekullise te menyres Arabe”, ne theksime te Arabizmit, te rimereimit te Gjirit Persik ne Gjiri Arab etj. Ne fjalimin e tij, fare nuk permendet Islami, por theksohet elementi etnik, kombetar Arab, gjithsej 14 here. Njekohesisht, nikoqiret bejne poashtu paralelen sinkronizuese duke dhene perparesi traditave kombetare arabe, veshjes, vallezimeve dhe ritualeve tradicionale arabe qe – per tmerr Islamistesh – datojne qe para paraqitjes se Islamit, nga koha e paganizmit. Te bejme krahasimin me fjalimin tjeter, poashtu historik, te nje Prezidenti tjeter Amerikan. Pra fjalimin e Barak Obama ne Kairo me 4 Qershor 2009. Ne fjalimin Obama, termi etnik Arab permendet shtate here, ndersa termi Islam permendet 23 here, ndersa termin Muslim – 46 here! Duhet rikujtuar se c’ka pasoj pas fjalimit Obama ne Kairo? Pranveren arabe, permbysjet ne Libi dhe Magreb, luften ne Siri, trazirat ne Egjipt. Tani, eshte pyetje ne vete se ne cilat forma do realizohet fjalimi i Tramp qe godaste “politikat neo-konzervative” ne rajonin e Lindjes se mesme dhe pasojat e “komb-nerdtimit” etj.
Shiquar ne retrospketive, eshte evidente se zyra e Recep Taip Erdogan me kohe kuptoj skadimin e perdorimit te efektshem te Islamit per perhapje te ndikimit kolonial Turk. DIstancimi diskret nga Islamizmi i Erdogan filloj dhe mbeti ne gjysem, mu fal “tarikateve joislamike” qe dominojne skenen politike, shoqerore, ekonomike te Turqise, por edhe ndikimin ne politiken e jashtme – sidomos ne Balkan. Orientimi i Erdogan qe te stimulon nacionalizmin dhe “qytetarizmin” si bosht te politikave te pakicace turke ne rajon dhe paralelisht te inkurajon dhe stimulon islamizmin dhe fetarizmin te partite Shqiptare, eshte deshmi e kesaj diskrepance qe arriti te hendikepon perfaqesimin Shqiptar, por jo te imponon ndikimin Turk nen masken e Islamit. Mbetet te shifet nese ky orientim drejt etnise Arabe dhe “zbutje” te politikave Islame nga oborret Arabe do arrijne te bejne ate qe Erdogan deshironte, por nuk e arrinte dot. Pra modernizimin kombetar, shteterore ne te cilin Islami do kete vendin e merituar, por jo drejtues, jo definues dhe gjithsesi jo dominues.
P.S.
“Peace, prosperity and progress ultimately came not from a radical rejection of your heritage but rather from embracing your national traditions and embracing that same heritage that you love so dearly You achieved a modern miracle the Arabian way, that’s a good way”
– Donald Trump, Riyadh 2025.
____
Vërejtje! Fotot janë marrë nga faqja në fb e Xhamisë së Madhe në Kumanovë.

Shoqëria kosovare ende nuk është shkëputur nga mendësia mesjetare – fisnore

0

Agim Bajrami, Prishtinë 

PSE SHOQËRIA KOSOVARE NUK ËSHTË E SHKËPUTUR NGA MENDËSIA MESJETARE E KULTEVE TË KRYE FISIT…?
Ndëgjohet, pa u ndal , se ky apo kjo është i/e mirë, ai/ajo është i/e keqë ,apo se është tradhtarë, se dikur ” e di unë se ka folur serbisht apo se ja paskam pa një dokument në gjuhën serbe”.Mjerim të ndëgjosh këtë nivel të kulturës dhe vetëdijës njerëzor të tyre , kur nuk mund të bëjnë dallimin nga e mira dhe e keqja e përgjitshme nga pozitivja nga negativja.
Në shkollat amerikane dhe evropiane në leksionet e ‘të mësuarit gjatë tërë jetës ‘ i kushtohet rëndësi zhvillimi i mendimit kritik.Dhe një person që është në shërbimin publikut duhet me patjetër ,ti posedon njohurit themelore lidhur me zhvillimin e mendimit kritik dhe shprehjes lirë të mendimit, ideve dhe vizionit, por kjo asesi nuk do të thotë, se në emër të mendimit kritik apo të lirisë së mendimit, pa ofruar argumente rreth çështje të debatueshme, apo rreth një situate të caktuar ,të kalohet, në fyerje,shtrembrime të fakteve dhe argumenteve dhe manipulimi i tyre përmes përhapjes së të pavertetave dhe më pas duke u barrikadua “se unë jsm patriot,e ai është tradhtar” , se dikur ate e kam parë me një libër serbisht,apo se ky është simbol i lirisë “se ka nejt në burg dhe e paska rreh një gardiani serb etj,etj” dhe tash duhet të ketë statusin e të burgosurit politik apo të veteranit të luftës, se ka arrit të fotografohet diku kur janë hyrë forcat e KFOR-it ne një qosh të Kosovës me uniformë ku i shihet shenja e UÇK-së.
Dhe të tillët, udhëheqën dhe po udhëheqin shoqërin dhe shtetin ,ku për ta , kulturë është,sharja,fyerja,piskama ,plegjiatura,korrupsioni,nepotizmi dhe marrëzit tjera që truri i njeriut normal nuk mund ti mendojë,dhe qoftë në cilësi të gazetarë nepër media ,qoftë si deputet,analistit apo ekspertit të supozuar të një partie politike ,spo qoftë si ministër apo nënpunës publik partiak ,që për herë të parë krijon marëdhënie pune si ministër ,se paska sha e piskat në tubimet partiake kundër partive tjera, dhe pa asnjë kapacitet dhe shkathtësi e njohuri profesionale kanë hyrë si deputet apo ministër,dhe që e urrejnë dijën,njohurin, e aftësin profesionale ,
shkollën,mendimin e lirë e kritikë e të argumentuar,por të njëjtit , barrikadohet duke u shfaqur “azganë partiak “me mbulesën se është patriot, e të tjerët janë armiqë.
Dhe me këtë nivel të kësaj mendësie primitive fisnore ,kur shteti e shoqëria stagnojnë, atëherë, shpiket fajësia,se, partitë tjera politike të cilave nuk u përket ,dhe me bërtimë dhe ëndje fajësohen , Serbia dhe Bashkësia ndërkombëtare. Dhe të njëjtit fajësohen edhe kur nga shkollat e arsimit në Kosovë ,rinia del jo vetëm që nuk merr edukim apo arsimim themelor, por me arsimimin e tillë , nuk mund të bëhet dallimi çka është e dobishme e përgjitshme e çka është e keqja e për të përkrah punën e duke e luftuar jo punën ,duke e afirmuar vlerën dhe mënjanuar jo vlerën.Dhe kur nga shkollat e Kosovës dailn rinia anafabet funksional e të degjeneruam dhe të cilet në besada e tyre flitet për paran ,egoizmi,urrejtjen ndaj tjetrit e kurr për librinë dhe zënjen e dijës, dhe lavdet me hyjnizim për kryefisin e tyre,dhe të njëjtëve u mungon formimi i drejtë njerëzor, përgjegjësia njerëzore e shoqërore, të cilët bëhen leht produkt i gatshëm i manipulimit nga politika,klerikët religjioz ,të shkaktuar edhe nga mosdija e vetë vetes ,dhe përseri fajtor shpallet ,Serbia dhe Bashkësia ndërkombëtare.
Dhe kështu gjendja e cila është në shoqëri e shtet, vazhdohet të mbijetohet, vetëm nga interesat e gjeopolitikës aktuale ndërkombëtare, kur ‘politikëbërja ndërkombtare’ tani për tani, është e përqendruar dhe e zënë për të mbajtur ekuilibrin e sigurisë rajonale dhe më gjërë ,dhe në saj të kësaj , edhe po tolerohet shteti i dështuar me shoqëri të dështuar kosovare.
Dhe a kuptohet kjo kështu në mendësin primitive të shoqërisë fisnore kosovare ,sigurisht se JO …?