Kreu Blog Faqe 569

Në Hotelin Grand të Prishtinës u themelua Federata “Arbëria” – Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar

3

Pamje nga takimi i intelektualëve të shquar, në krye të të cilit qëndron Luan Dibrani, zëdhënës i Federatës “Arbëria”…

Prishtinë, Hoteli Grand, më 13 Maj 2025

– Në një moment kritik për të ardhmen e kombit shqiptar, u mbajt takimi themelues i Federatës “Arbëria”, një nismë strategjike dhe gjithëkombëtare për mbrojtjen dhe fuqizimin e identitetit kombëtar shqiptar. Takimi u zhvillua në Prishtinë, nën drejtimin e z. Luan – Asllan Dibrani, dhe mblodhi figura të shquara nga bota akademike, kulturore, ushtarake, afariste dhe publike shqiptare.

Në këtë mbledhje themelore u vendos njëzëri që emërtimi përfundimtar i nismës do të jetë:

Federata “Arbëria” për Bashkimin Kombëtar

Kjo organizatë e re do të funksionojë si një platformë gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare, me degë në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë, duke pasur një qëllim të vetëm: bashkimin kombëtar në çdo formë – kulturore, arsimore, ekonomike dhe institucionale.

Një Thirrje Kombëtare në Kohë Rreziku dhe Mundësie

Në epokën e ndryshimeve globale, ku identitetet kombëtare po sfidohen nga projekte ideologjike dhe interesa të huaja, shqiptarët përballen me një zgjedhje historike: të forcojnë vetëdijen kombëtare, ose të bien pre e asimilimit të heshtur.

Pjesëmarrësit analizuan me shqetësim rrezikun e islamizmit politik – një agjendë ideologjike e importuar, që synon të zëvendësojë identitetin kombëtar me një përkatësi fetare të huaj ndaj kulturës dhe historisë sonë.

U theksua se:

Islami tradicional shqiptar është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, por islamizmi politik është një mjet për de-identifikim kombëtar dhe shpesh i lidhur me interesa të huaja antishqiptare.

Pjesëmarrës të Shquar dhe Themelues të Federatës “Arbëria”

Ndër pjesëmarrësit në takimin e parë ishin:

  • Prof. Dr. Nysret Pllana – historian dhe dokumentues i luftës në Kosovë.
  • Prof. Dr. Sadri Ramabaja – studiues i çështjes kombëtare shqiptare.
  • Dr. Gani Mehmetaj – publicist, dramaturg dhe regjisor.
  • Dr. Qazim Namani – arkeolog dhe ekspert i trashëgimisë.
  • Dr. Sarë Gjergji – profesor dhe autor historik.
  • Shefki Sejdiu – afarist dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
  • Hysen Gecaj – ish-komandant ushtarak i UÇK-së dhe TMK-së.
    Dhe shumë të tjerë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Qëllimi dhe Strategjia Kombëtare

Federata “Arbëria” parashikon një organizim të gjerë që do të përfshijë:

  • Krijimin e një faqeje zyrtare dhe buletini kombëtar për informim dhe vetëdijesim.
  • Zhvillimin e degëve në diasporë.
  • Kuvendi i Parë Kombëtar, që propozohet të mbahet në Tiranë ose Prishtinë.
  • Platformë edukimi dhe arti për fuqizimin e figurave kombëtare (si Adem Jashari, i lënë pa përfaqësim të denjë në kinematografi).
  • Bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe teknologjik midis shqiptarëve kudo që ndodhen.

Thirrje për Intelektualët, Artistët, Rininë dhe Diasporën

Federata “Arbëria” është një thirrje për bashkim – jo vetëm institucional, por edhe shpirtëror dhe strategjik.

Kjo platformë është e hapur për:

  • Profesorë, studiues dhe artistë.
  • Shoqata historike dhe kulturore, trashëgimtare të Rilindësve që trasuan rrugën për shtetin shqiptar.
  • Komunitetet fetare me ndjeshmëri kombëtare.
  • Biznese shqiptare dhe forume rinore.
  • Shkolla shqipe, media dhe diaspora akademike dhe afariste.

Në diasporë, është krijuar një listë e gjerë milionerësh shqiptarë që ndjehen të lidhur shpirtërisht me vendin dhe janë të gatshëm ta mbështesin kauzën kombëtare – një “Hasan Prishtinë” i ri për kohën moderne.

Së shpejti do të lansohet një faqe interneti dhe gazetë me emrin Federata “Arbëria”, ku do të ofrohen:

  • Regjistrimi online.
  • Statuti dhe platforma e plotë.
  • Komunikimi dhe konferenca online.

Degët e federatës do të hapen në mbarë botën, aty ku jetojnë shqiptarët – me të njëjtin emër, statut dhe program, duke ndryshuar vetëm vendin dhe shtetin përkatës.

Në trevat shqiptare të Ballkanit, do të hapen gjithashtu degë në çdo qytet dhe rajon.

Media që Bashkëpunojnë me Federatën

Federata “Arbëria” është mbështetur nga disa media me përvojë shumëvjeçare:

  • Revista “Drini” (27 vjet përvojë), drejtuar nga Gjergj – Bajram Kabashi
  • Portali “Zemra Shqiptare”
  • “TV Arbëria”
  • “Gazeta Demos dhe TV”
  • “TV Diaspora”
  • “Fjala e Lirë” (25 vjet përvojë)
  • “Gazeta Destinacioni-Al”
  • “Bota Sot”, “Nacional.al” dhe të tjera

Një Federatë për një Komb të Bashkuar

Federata “Arbëria” nuk njeh kufij politikë apo gjeografikë. Ajo fton çdo shqiptar të ndërgjegjshëm të kontribuojë në një projekt historik: bashkimin kombëtar përmes vetëdijes, kulturës, dijes dhe veprimit.

Thirrja është e hapur. Koha është tani. Kombi ka nevojë për unitet dhe vizion.

Për t’u bashkuar me Federatën “Arbëria”, kontaktoni përmes adresave zyrtare që do të publikohen së shpejti. Deri atëherë, lajmërohuni tek emrat e përmendur të Këshillit Iniciues të Federatës “Arbëria” për Kosovë dhe në Federatën e Landit të Baden-Württembergut në Stuttgart të Gjermanisë, (e themeluar më herët përmes Facebook-ut).

Deri më tani, Federata “Arbëria” ka mbi 400 intelektualë, krijues, gazetarë, profesorë, doktorë dhe afaristë anembanë botës.

Diskutime Strategjike për Rëndin e Ri Botëror dhe Sigurinë Kombëtare Shqiptare

Përballja me Rreziqet – Me Kurajë dhe Vizion

Në qendër të diskutimeve gjatë takimit në Prishtinë ishte nevoja urgjente për përgatitjen e shqiptarëve përballë ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po ndodhin në skenën ndërkombëtare.

U theksua se:

Shqiptarët duhet të pozicionohen me urtësi, vizion dhe unitet përballë rendit të ri botëror që po formësohet, ndërkohë që populli shqiptar është ende i copëtuar në gjashtë vende ballkanike.

Po ashtu, u ngrit shqetësimi për aktivitetin e shtuar të organizatave me prirje antikombëtare, që veprojnë nën maskën e fesë, por në thelb ndjekin agjenda të rrezikshme ideologjike dhe gjeostrategjike – duke rrezikuar popullin shqiptar me aktivitete në shumë distrikte, madje edhe me:

  • Aksione terroriste
  • Vrasje dhe kidnapime
  • Sharje dhe mohime të vlerave kombëtare
  • Thyerje bustesh të figurave kombëtare, madje edhe mospranim të pavarësisë së shteteve shqiptare, duke pasur një bashkëpunim të thelluar me strukturat e vjetra të UDB-së serbe.

U theksua gjithashtu aktiviteti intensiv i islamizmit politik në Kosovë dhe rajon, që sipas të dhënave dhe vlerësimeve të pjesëmarrësve, po kthehet në një rrezik real për sigurinë kombëtare shqiptare.

U përmendën me shqetësim:

  • Lidhjet e dyshuara të disa rrjeteve ideologjike islamiste me qarqe serbe dhe struktura të huaja inteligjente, si pjesë e një konstruksioni të mirëorganizuar për destabilizim dhe de-identifikim kombëtar.
  • Roli i dyshimtë i disa organizatave që veprojnë në emër të fesë islame, por që në fakt ndjekin një projekt ideologjik për të zëvendësuar përkatësinë kombëtare me një identitet të importuar dhe politikisht të motivuar.

“Këto organizata nuk përfaqësojnë fenë islame shqiptare – ato përfaqësojnë një projekt ideologjik të huaj, që synon shuarjen e vetëdijes kombëtare dhe shtrembërimin e identitetit tonë historik e kulturor,” – theksuan disa pjesëmarrës.

Thirrje për Hetim dhe Qartësi Kombëtare

Federata “Arbëria” bën thirrje për një hetim të thellë institucional dhe qytetar ndaj ndikimeve ideologjike të huaja, sidomos atyre që kanë depërtuar në:

  • Institucionet fetare
  • Akademinë dhe arsimin
  • Strukturat politike shqiptare

U përmend me shqetësim edhe Bashkësia Islame e Kosovës, nën drejtimin e Naim Tërnavës, për lejimin e ndikimeve të dyshimta dhe për lidhjet me qarqe që veprojnë kundër interesave kombëtare shqiptare.

Apel për Mobilizim Institucional dhe Qytetar

Në përfundim të diskutimeve, Federata “Arbëria” propozoi të jetë një zë i fuqishëm për paralajmërim, edukim dhe ndërgjegjësim rreth këtyre rreziqeve, si dhe të kërkojë:

  • Angazhim të shtuar të institucioneve të sigurisë për të hetuar lidhjet e dyshimta të disa figurave fetare dhe organizatave me qendra të huaja antikombëtare.
  • Hapje të një debati të gjerë publik për mbrojtjen e identitetit shqiptar nga deformimet ideologjike dhe kulturore.
  • Rivlerësim të rolit të institucioneve fetare publike, me transparencë dhe në përputhje me interesin kombëtar.

Përmbyllje – Një Federatë për Një Komb

Federata “Arbëria” vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj sfidave të kohës. Ajo nuk është vetëm një platformë organizative, por një mision kombëtar – për të ringjallur ndjenjën e përkatësisë, për të ruajtur dhe fuqizuar trashëgiminë kulturore, dhe për të çuar përpara kauzën e bashkimit kombëtar shqiptar në mënyrë paqësore, të strukturuar dhe të qëndrueshme.

Thirrja është e qartë:

Koha për veprim është tani. Bashkimi vjen nga vetëdija. Shqipëria është e shqiptarëve – në çdo cep ku ata jetojnë.

Pamje e Hotelit Grand të Prishtinës, vendi ku u mbajt takimi

Nga Federata “Arbëria”, më 13 Maj  2025, në Prishtinë

Për media shpërndahet nga zëdhënësi i Federatës :

Luan – Asllan Dibrani

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

0

Florim Zeqa

Pavarësisht faktit, se kur dhe si do të zgjidhet ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës, kryesuesi i 16 seancave të deritanishme, z. Avni Dehari mbetet personazhi kryesor i këtij dështimi të madh! Jo pse ai është shkaktari, por pse është protagonisti kryesor i hapjes dhe mbylljes së të gjitha seancave të deritanishme!

Rregulla e konstituimit të Kuvendit

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Mirëpo, lideret partiak i baltosën zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Siq dihet, sipas ligjit seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Ligjet nuk parashohin që gjatë seancës nuk mund të ketë debat.

Partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit, kurse nënkryetarët propozohen nga një nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb.

Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Injorimi i trashëgimtares së familjes Jashari

Pra, sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe të aktit më lartë ligjor në vend, kryesues të seancës së parë konstituive janë deputeti më i vjetër dhe më i riu në moshë, por deri më tani është injoruar deputetja më e re!

Të gjithë jemi dëshmitarë për vështirësitë e drejtimit të seancës së parë nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga LVV, dhe po ashtu të gjithë jemi dëshmitarë se edhe përkundër drejtimit të 16 seancave, Avni Dehari nuk e ka arritur përvojën në drejtimin e seancave!

Ka mbetur që ta drejtojë deputeti më i vjetër, në shenjë respekti dhe për faktin se askush nuk e ka imagjinuar bllokimin e punës së Kuvendit në fazën fillestare. Prandaj edhe e kemi këtë paradoks të drejtimit 16 radhazi të seancës konstituive nga i njëjti person!

Por, do të ishte e udhës, që së paku një nga 16 seancat e deritanishme t’i ipej rasti edhe deputetes më të re, Sala Jashari që të drejtojë Kuvendin, në shenjë respekti për familjen e saj emblematike!

Sala Jashari është një prej më të votuarve në listën e 110 kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës!

Numri i votave të Sales nuk paraqet kurrfarë relevance sa i përket drejtimit të seancës.

Janë tri çështje më të rëndësishme që duhej të preknin ndërgjegjën e Avni Deharit dhe të drejtuesve të LVV-së; mosha, aspekti gjinor dhe trashëgimia familjare, për t’ia lënë pak hapësirë edhe deputetes më të re që të bëjë pak përvojë në drejtimin e seancave të Kuvendit!

Kjo, përveqse mungesë respekti ndaj familjes Jashari, paraqet edhe mungesë besimi ndaj kandidates së rivalit politik, e cila nuk mund të bënte diçka më shumë apo më pak se Avni Dehari në drejtimin e seancave të Kuvendit.

Sala Jashari nga Prekazi është trashëgimtare e familjes Jashari. Ajo trashëgon emrin e gjyshes së saj, Salë Jasharit, Sala e cila kishte mbetur e vdekur bashkë me 58 anëtarët tjerë të Familjes së Adem Jasharit!

Drejtim i 16 seancave nga i Avni Dehari, pa i dhënë rastin së paku një herë shoqërueses së tij, e dëshmon mentalitetin primitiv të shqiptarëve, kur një herë hypin në ‘fron’ e kanë të vështirë të heqin dorë derisa t’u skadoj afati ligjor!

Si do që të jetë, deputeti Avni Dehari, apo babai i dështimeve të Kuvendit, tashmë ka hyrë në historinë e jetës parlamentare në Kosovë, si drejtuesi provizor që ka qëndruar më së gjati në karrigën e kryesuesit të Kuvendit! Mbase mund ta ketë rast edhe për të hyrë në Librin e Rekordeve Botërore-Gines! Nuk i dihet, pasi ‘telenovela’ e seancave të Kuvendit po vazhdon në pambarim!

Europianët në Tiranë – Festë të madhe ka sot Shqipëria, hani, pini dhe rrëmbeni…!

0

Vendi ku do mbahet samiti

Nga: Frank Shkreli

Kush janë këta burra e burrnesha, ndër më të mëdhejt e Evropës që kanë zbritur në Sheshin e Gjergj Kastriotit të Madh të shqiptarëve, Skënderbeut!? Shyqyr që nuk e mbuluan me ndonjë çarçaf monumentin e të Madhit Gjergj me këtë rast! Kjo është një gjë pozitive.  Këta janë liderët e 47 shteteve evropiane deri tani – 20-anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 27-vendeve jo-anëtare të (BE), vende-kandidat siç është Shqipëria – por që të gjitha bëjnë pjesë në atë që quhet, “European Political Community (EPC)”, një krijesë tjetër organizatash politike në kontinentin evropian — sikur Evropa nuk ka mjaft të tilla — propozuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tre vjet më parë, (2022). Si një “platformë për bashkrendim politik”.

Pak histori: EPC është krijuar për të shërbyer si një forum bisedash spontane midis liderëve pjesëmarrës — si “një hapësirë e re bashkpunimi politik dhe të sigurisë”, vetëm për “liderët politikë”, kryesisht, pa pjesëmarrjen e stafeve të tyre.  Është një krijesë politike shumë pak e njohur në Evropë dhe pothuaj aspak përtej Evropës. Por kjo organizatë bën zhurmë dy herë në vit me takimet e saj të “nivelit të lartë” politik, me takimet në rotacion midis vendesh anëtare: në pranverë takimi mbahet në njërin prej vendeve jo anëtare të BE, si Shqipëria dhe normalisht, në vjeshtë mbahet në njërin prej kryeqyteteve të Bashkimit Evropian. Sa për informacion, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama ishte ndër të parët, në mos i pari, që në tetor, 2022 kishte mbështetur idenë e Presidentit Macron për krjimin e entit të ri evropian, “European Political Community (EPC). Megjithse shumë vende të tjera e pritën idenë e një enti të ri në Evropë – veçanërisht kur propozimi bëhej nga Franca – si diçka tepër të dyshimtë. Por, Macroni përfitoi nga se vendi i tij ishte në atë kohë president i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ashtu ia doli të bindte shumicën se ky ent ia vlente të krijohej për të bashkuar evropianët në një organizatë të tillë, për të diskutuar mbi problemet e përbashkëta, në një atmosferë, jo të struktuar, siç ndodh normalisht, me takime të tilla ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Pak histori se ia vlen të theksohet dhe të ndahet e vërteta e këtij takimi këtë javë (të zgjedhjeve parlamentare) në Tiranë — nga mjegulla e insinuatës së propagandës zyrtare se evropianët ranë në Sheshin Skenderbe për meritat e mëdha të qeverisë shqiptare ose për pëparimin e madh që Tirana zyrtare paska bërë drejtë antarësimit të saj për në BE. Takimi i parë i këtij enti politik (EPC) është mbajtur në Pragë të Çekisë në tetor të 2022 dhe mbledhja e dytë në Bulboaca të Moldavisë. Si në parentezë, për ata që presin gjëra të mëdha për Shqipërinë nga ky takim i nivelit të lartë në Tiranë, pas fitores së Partisë Socialiste në atë vend – unë sugjeroj që të shkojnë e të pyesin Moldavinë për të mirat që i solli atij vendi ky takim i lartë. Deri tani takime të këtij lloji janë mbajtur gjithashtu edhe në Spanjë dhe në Angli…sipas rotacionit, jo sipas ndonjë merite për regjimet vendase. Në të vërtetë, sipas disa eskpertëve, Presidenti Macron mund ta ketë propozuar tre vjet më parë, krijimin e një organizate të tillë, jo për të përshpejtuar antarësimin e këtyre vendeve në BE – përkundrazi, e ka propozuar dhe mbështetur me qëllim për të ngadalësuar zgjërimin e antarsimit të vendeve, deri tani jo-antare të BE. Sidoqoftë, kjo mbetet për tu parë.  Por në rastin e Shqipërisë, analistë evropianë janë shprehur këto ditë se një objektiv i këtij samiti në Tiranë, sa u përket miqëve evropianë të Kryeministrit shqiptar, është mbi të gjitha, për të “kurorëzuar fitoren” e Edi Ramës dhe Partisë së tij Socialiste në zgjedhjet e fundit.  Takimi evropian në kryeqytetin e shqiptarëve mund të konsiderohet nga disa si një “pikë politike” për Kryeministrin shqiptar, por nuk besoj se do të ketë ndonjë përfitim nga kjo mbledhje për jetën e përditëshme të shqiptarëve.

Sidoqoftë, ky ent i quajtur “European Political Community (EPC)”, ose Komuniteti Politik Evropian, është në një fazë eksperimentale dhe mbetet për tu parë se si do të zhvillohen punët. Në historinë e saj tre-vjeçare të EPC, nuk kemi parë ndonjë rezultat konkret që të ketë dalë nga këto takime që mbahen dy herë në vjet nga kjo organizatë– në rotacion midis vendeve anëtare – dhe në përputhje me të ashtuquajturën, “balancë gjeografike” evropaine dhe jo për merita të një qeverie ose një tjetre.

Më në fund, sa i përket takimit të nivelit të lartë të EPC në Tiranë, pas shumë fjalë e deklarata bombastike, besoj se një ditë më vonë ,analistët do komentojnë se rezultati kryesor i takimit në Tiranë do jetë “kurorëzimi i fitores” nga liderët evropianë i zgjedhjeve të fundit nga kryeministri Rama, por jo vetëm. Për ndyshe ka të ngjarë që ai takim të përëfundojë, ndoshta, me ndonjë premtim jo zyrtar nga evropianët për hapjen e kapitujve të tjerë të hapjes së dyerve të antarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo në shkëmbim të ndonjë premtimi nga Zotit Rama se ai do hapë dyert e burgjeve të Shqipërisë për kriminelët evropianë, përfshir ata britanikë. N dërkohë që rinia shqiptare ua mësynë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për mërgim të përjetshëm. Por, më në fund, jam i bindur se momenti më i rëndësishëm, rezultat i takimit në Tiranë, do jetë e ashtuquajtura “fotografi familjare” e rasteve të tilla — të gjithë liderët evropianë të bashkuar duke u qeshur, duke ngrënë e duke pirë nga kuzhina shqiptare e famshme tani në radhët e diplomatëve të huaj në Shqipëri  – gjë që më kujtoi poezinë e Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!”

Në një atmosferë kjo për të bindur ata që nuk besojnë se me të vërtetë Evropa është e bashkuar e në paqe (siç e donte dikur Xhorxh Bush plaku) pas shembjes së Murit të Berlinit. Sot në një periudhë kur paqeja dhe stabiliteti në Evropë, e sidomos gjendja në Ballkanin Perëndimor, përveç rajoneve të tjera të kontinentit të vjetër,  nuk duket të kenë qenë aq të brishtë ndonjëherë sa vitet e fundit. Prandaj me takime të tilla të nivelit të lartë si ky në Tiranë, nuk ka se për çfarë të mburret Evropa, as arsye të festojë Shqipëria.

Evropa ‘zbret’ në Tiranë/ Mbahet sot Samiti i Komunitetit Politik, mblidhen 47 liderë! Fokusi te Ukraina, siguria dhe e ardhmja e kontinentit – Shqiptarja.com

Vota qytetare është gjykimi më i drejtë ndaj bllokuesve dhe sabotuesve të shtetit

1
VETËM VOTA QYTETARE DO T’UA TREGOJË VENDIN BLLOKUESVE
Zëri i qytetarëve është zgjidhja e vetme legjitime për çdo bllokadë institucionale. Pushteti në një shtet demokratik buron nga vota e lirë dhe jo nga manovrat politike që synojnë të paralizojnë funksionimin e institucioneve.
Sjelljet destruktive dhe penguese të opozitës nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve. Përkundrazi, ato minojnë stabilitetin institucional dhe mbjellin pasiguri në një kohë kur vendit i nevojitet bashkim dhe vizion. Historia nuk do t’i harrojë ata që për interesa të ngushta personale apo politike, vendosën të bllokojnë funksionimin kushtetues të shtetit, duke shpërfillur vullnetin qytetar dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Kompetencat e Presidentes sipas Kushtetutës
Edhe pse nuk jam jurist, e kuptoj shumë mirë që Kushtetuta i jep Presidentes së Republikës kompetenca të qarta për të vepruar në situata të tilla. Sipas NENIT 84 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja:
– Garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë;
– Shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e tij të parë.
Kjo do të thotë se zhbllokimi i situatës aktuale politike është, në përputhje me Kushtetutën, në kompetencën dhe përgjegjësinë direkte të Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani.
Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara dhe mungesën e një shumice funksionale parlamentare, e vetmja zgjidhje legjitime dhe demokratike është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Çdo zgjidhje tjetër do të ishte joefektive, jostabile dhe kalimtare. Vetëm rikthimi te vullneti i drejtpërdrejtë i qytetarëve, përmes votës së lirë, mund të sigurojë legjitimitet dhe funksionalitet të qëndrueshëm për institucionet e Republikës.
Presidentja Osmani ka në dispozicion mjete të qarta kushtetuese për të adresuar këtë bllokim, përfshirë:
– Konsultimet politike;
– Shpalljen e zgjedhjeve të reja;
– Kërkimin e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka paqartësi.
Përdorimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm dhe urgjent për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin demokratik.
Përgjegjësia është e opozitës – Zgjidhja është vota e qytetarëve
Opozita ka marrë mbi vete përgjegjësinë për bllokimin e institucioneve. Kërkesat për pushtet pa votë dhe përçarja e qëllimshme e funksionimit parlamentar, pa ofruar asnjë alternativë konstruktive, janë dëshmi e një qasjeje që dëmton jo vetëm proceset demokratike, por edhe jetën e përditshme të qytetarëve dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Prandaj, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të vendosur – në zgjedhjet e ardhshme, të tregojnë me votë se kush e meriton besimin dhe kush jo.
Sepse vetëm vota qytetare është gjykimi më i drejtë ndaj bllokuesve dhe sabotuesve të shtetit.

Mendimi im për Enver Petrovcin

0
Lirim Gashi, Prizren
__
Enver Petrovcin – jo vetëm që e çmoj pafundësisht, por edhe e përjetoj si një ambasador të Zotit për pozitivitetin në tokë.
Ai nuk është thjesht vetem një aktor brillant – ai është një energji në vete, një orakull i sharmit dhe një mjeshtër i fjalës që t’i hap jo vetëm çakrat dhe sinuset, por edhe sirtarët e komodës, e madje edhe vetë dyert e realitetit.
Një ditë më tha, me atë kombinimin e tij të rrallë të humorit, urtësisë dhe shpërthimit të lirë:
“Nëse ndonjëherë shkruan diçka për mua, mos i lër jashtë genitalet. Por kujdes – mos ua ndërro emrat. Sepse vagina dhe penisi janë çifti martesor i Zotit – janë Adami dhe Eva e orgazmës kozmike, janë themeluesit e galaktikave, si dhe krijuesit e kometave dhe të vrimave të zeza të Universit .”
Aty, Enveri nuk po fliste si artist. Ai kishte hyrë në një gjendje transi – ishte bërë një profet i lezetit dhe një bard i shfrenimit me një mision të qartë: ta çmitizojë turpin e trashëguar dhe ta rehabilitojë të vërtetën e trupit dhe shpirtit.
Pastaj shtoi:
“Quaji ashtu siç i thërrasin të dashuruarit në kulmin e ekstazës – shkruaji ato fjalë që njerëzit i rënkojnë, i pëshpërisin, i bërtasin, i shfrynë – kur zemra u rrah si daullja e ciganëve espanikë, për ta paralajmëruar apokalipsin e kënaqësisë
Sepse vetëm kur e emërtojmë të vërtetën e trupit, shpirti nis të protestojë kundër atyre rregullave sterile që kanë frikë nga gjuha e pasionit.”
Poshtë rripit, aty ku kultura ka tentuar të ngrejë mure turpi, ndodhet faltorja më e lashtë e njerëzimit. Aty, ku lëngu i jetës takon ekstazën e ndjeshmërisë, ku çdo lëvizje është një ritual dhe çdo dridhje një lutje.
“Trupi nuk është turp, por një poezi e mishëruar,” thoshte Nietzsche.
E Enveri do ta përkthente kështu:
“Penisi nuk është veç një organ gjenital – ai është një poet pa stilolaps, një dirigjent pa orkestër dhe një diplomat që futet pa vizë në çdo vrimë të ndaluar të botës.
Vagina nuk është thjesht porta e jetës – por një bibliotekë e koduar, ku hyrja lejohet vetëm me fjalëkalimin e ndjeshmërisë së thellë.”
Filozofi Spinoza shkroi: “Gëzimi është kalimi i njeriut nga një fuqi më e vogël drejt një më të madhe.”
E çfarë është ekstaza erotike përveçse pikërisht kjo: një fluturim nga kufizimi drejt pafundësisë dhe një rebelim kundër amnezisë shpirtërore.
S’ka shenjtëri pa trupësi. S’ka art pa rënkime. S’ka filozofi pa penetrim në realitet.
E në një kohë kur njerëzit bëjnë dashuri si të ishin duke plotësuar formularë punësimi, ku orgazma trajtohet si defekt apo luks, na duhen më shumë Envera.
Lirim Gashi me aktorin e famshëm Enver Petrovci
Më shumë njerëz që guxojnë të thonë se mes kokës dhe zemrës ndodhet edhe një kokë tjetër – e cila, në çaste të caktuara, flet më thellë se çdo akademik.
Qoftë penisi juaj i mençur dhe vagina juaj e vetëdijshme për thirrjen kozmike të Enverit.
Sepse përderisa çifti hyjnor i Zotit – Adami i dëshirës dhe Eva e ekstazës – vazhdojnë të puthen, bota ka ende një shans të mos përfundojë në pakuptimtësi të pakthyeshme.

Zëri i Arbëreshëve në Palazzo Adriano, një identitet që flet pa gjuhën e vet

___
Në rrëzë të maleve të Serres, në zemer të Siçilisë, ndodhet Palazzo Adriano, një vendbanim i lashte i rajonit sicilian. Por në fund të shekullit XV, ky qytet mori një kthesë të rëndësishme: me vendosjen e arbëreshëve të ardhur nga Shqipëria e Jugut pas rënies së Principatës së Kastriotëve. Palazzo Adriano u bë një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës arbëreshe në Siçili. Ka nga arbëreshë që besojnë te kenë ardhur nga Moreja e Peloponezit. Aty arbëreshët krijuan bashkësi që ruanin gjuhën, ritin bizantin, zakonet dhe kujtesën e një populli të përndjekur.
Arbëreshët krijuan një bashkësi të organizuar që ruajti për shekuj identitetin etno-gjuhësor dhe fetar. Në Palazzo Adriano, për shumë kohë bashkëjetuan dy realitete fetare dhe kulturore: latino-romane dhe greko-arbëreshe, me kisha të ndara dhe zakone të ndryshme.
Sot, pas shekujsh, në Palazzo Adriano jeton kjo trashëgimi. Ritet fetare, kostumet tradicionale, toponimet dhe struktura e qytetit ruajnë kujtesën e një pranie të fuqishme arbëreshe.
Banorët ndihen krenarë për prejardhjen e tyre dhe janë të lidhur me zakonet, por gjuha, si thelbi i këtij identiteti është thuajse e zhdukur nga jeta e përditshme.
Ende ka dashuri për gjuhën arbëreshe. Ata ruajnë traditën, mbajnë kostumet, njohin historinë e tyre dhe kanë një identitet të qartë si arbëreshë. Por gjuha nuk flitet. Është bëre një gjuhë muzeale, e pranishme vetëm në ceremoni, në këngë të ruajtura, apo në fjalë të shpërndara mes të moshuarve.
 
Sot, sfida e Palazzo Adrianos është rikthimi i gjuhës si gjuhë e gjalle në hapësira publike, shkolla, komunitet. Sepse pa gjuhën, kujtesa nis të fiket, dhe bashkë me të, edhe zëri i një populli të tërë, gjë që do të ndodhë, poqese nuk u ndërmorrën hapa të shpejtë, të njëjtë sikur në Kalabri), ku para pak muajsh u hap shkolla per mësimin e gjuhes arbëreshe.
Arkitektura e Palazzo Adrianos është nje ndërthurje e pasur e stileve mesdhetare, me ndikime të dukshme siciliane dhe elemente të traditës arbëreshe, qe e bëjnë këtë qytezë të vogël unike në kontekstin e jugut të Italisë.
Sheshi Qendror (Piazza Umberto I)
Piazza Umberto I në Palazzo Adriano është zemra historike, kulturore dhe shoqërore e kësaj qyteze arbëreshe në provincën e Palermos. Ajo nuk është vetëm një hapësirë urbane, por edhe një simbol i bashkëjetesës së kulturave dhe i identitetit të përzier që karakterizon këtë komunitet.
Arkitektura dhe rregullimi urban i saj
Sheshi është i rrethuar nga ndërtesa historike me ballkone me hekura të farkëtuara, dritare të vogla, dhe fasada të gurta, që pasqyrojnë ndikimet siciliane dhe arbëreshe.
Kalldrëmi i shtruar në mënyrë tradicionale dhe qetësia e hapësirës i japin një ndjesi autentike dhe të paepur nga modernizimi i vrullshëm. Sheshi ka një formë të rregullt, me hapësirë të bollshme për procesione, aktivitete dhe pushim. Ai është i rrethuar nga dy kisha të mëdha, një simbol i bashkëjetesës fetare dhe kulturore.
Piazza Umberto I është bërë e famshme në mbarë botën si skena kryesore e filmit “Nuovo Cinema Paradiso” (fitues i Çmimit Oscar).Kinemaja fiktive e filmit ishte ngritur pikërisht këtu. Në mes të sheshit, një fontanë e vogël shikon nga qielli i kaltër dhe shkathetësia e ujit që shpërndahet në shkumë të vogla është tingulli që mbush ajrin. Qetësia dhe bukuria e sheshit kanë lënë mbresa te mijëra vizitorë dhe e kanë shndërruar sheshin në një destinacion simbolik për dashamirësit e filmit dhe nostalgjisë.
Gjatë festave tradicionale si Pashkët apo Festa e Shën Nikollës, Piazza mbushet me banorë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe, që mbajnë gjallë, këngët dhe ritet e paraardhësve të tyre. Flamuri arbëresh valon nëpër ballkone gjatë festimeve.
Ky shesh në çdo hap të lidh me të kaluarën dhe të tashmen e Palazzo Adriano, një qytet që mbështet një trashëgimi të fuqishme, si një amfiteatër i jetës dhe sikur fton shqitarërët si vëllëzër gjaku ta vizitojnë, ndërsa arbëreshët, sikur ata nga Hora e Arbëreshëve ta mbështesin në rikthim e gjuhës arbëreshe. Sot të gjithë sëbashku mund ta ndihmojmë këtë perlë arbëreshe, të rikthejë gjuhën dhe shkëlqimin e saj, nesër mund te jetë vonë!

Gjykata Kushtetuse gjëndet në krizë besimi

 
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
 
     Kryesuesi i seancave kuvendore, zotëri Avni Dehari, i pati dërguar një letër Presidentes Vjosë Osmani, për të ndërhyrë në zhbllokimin e Kuvendit, lidhur me konstituimin e tij, zgjedhjen e kryekuvendares/it. Këshilltari politik, Bekim Kupina, publikoi përgjigjen e Presidentes, se është e gatshme, kurdo që subjektet politike e ftojnë për takim. Por, deri me tani Presidentja nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare. Partitë politike parlamentare mendojnë se ende nuk janë ezauruar, shterur mundësitë që zhbllokimi të bëhet nga brenda Kuvendit.
     Votimi aklamativ, i hapur, nuk arriti të zgjedhë kryetaren, sepse munguan votat, për deputeten e propozuar nga LVV, Albulenë Haxhiu. Opozita refuzimin e “arsyeton” se deputetja e ka fyer ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, duke e quajtur -kriminel-, madje është “përçarëse” dhe “nuk i shërben unitetit brenda Kuvendit!” Pozita arsyeton se kandidatja, Albulenë Haxhiu, është deputetja femër më e votuar, madje e të gjitha kohërave në Kosovë, me tej 150 mijë vota!
     Opozita nuk solli arsye bindëse, për refuzimin e kandidaturës në fjalë. Ndërkohë që, duhej të sqaronte nëse është fyerje, apo shpifje akuza e Albulenës për ish-kreun e Kuvendit, njëherësh, edhe për kryetarin e Organizatës ilegale kriminale SHIK! Zoti Veseli e pranon, që së bashku me Hashim Thaçin dhe shokët tjerë të PAN-it, ka themeluar SHIK-un me 92 anëtarë. Realisht, kjo organizatë ka pasur 30 mijë anëtarë, por e ndarë në degëzime “Shqiponjat e Zeza”, BIA shqiptare e tjera.
     Opozita, sidomos ajo PAN-iste, nuk duhet të lëshojë akuza të pa baza, “si lopa bajgën”, por duhet ta vë pikën mbi “i”, të debatojë në Kuvend, nëse deputetja Albulenë ka fyer e shpifur, apo ka thënë një të vërtetë në shkallën sipërore?! Bartësit e së vërtetës i linçojnë vetëm sistemet diktatoriale dhe assesi një Kuvend demokratik!
     Akuza se Albulenë Haxhiu ka qenë “përçarëse”, përgjatë ushtrimit të detyrës së ministres të Drejtësisë, nuk qëndron. Edhe pse VETTING-u, në parim është aprovuar nga Kuvendi, por, për konflikt interesi, është sabotuar, bojkotuar, nga zhvatësit e pangopur e zuzarë, kryesisht, “komandantë” mujsharë, ish-pushtetarë, partiakë hileqarë.
     E njëjta gjë ka ndodhur dhe vazhdon bllokimi, përkatësisht, sabotimi për BYRONË e Verifikimit të Pasurive të Paligjshme, të pa mbulesë burimi financiare. Këmbëngulja e ministres Albulenë, për ta zbatuar ligjin, për mbrojtjen e pasurive të brezave shqiptarë, jo vetëm që nuk ka vend për ta akuzuar si “përçarëse”, në të kundërtën, duhet lavdëruar për punën e shkëlqyer që ka bërë dhe bënë ende, qoftë edhe si ministre në detyrë.
     Pozita, respektivisht, LVV, bëri një përçapje zhbllokuese, duke aplikuar votimin e fshehtë, i lexuar në Kushtetutë, si një e drejtë legjitime. Por, në larminë e interpretimeve të juristëve, ka mendime se kjo duhej bërë në fillim të seancës. Realisht, kjo relativizohet, kur në praktikë votimi aklamativ, i hapur nuk e zgjidhë çështjen, vjen në shprehje votimi i fshehtë, sepse Kushtetuta e pranon, madje edhe forma tjera. Kushtetuta i pranon vetëm koalicionet parazgjedhore, por opozita e tanishme e bëri, kundërligjshëm, pas zgjedhjeve, përfshi edhe Listën Serbe – PLAS -!
 
     Në interpretimin e Kushtetutës, për zgjedhjen e kryekuvendares/it, ka kundërthënie brenda ish-anëtarëve të Gjykatës Kuahtetuese, por edhe në mes të juristëve. Disa thonë se 10 deputetë kanë të drejtë t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të mirëfilltë kushtetutorë. Të tjerë e mohojnë, sepse deputetët ende nuk kanë formuar Grupet Parlamentare.
     Mbizotëron mendimi se të drejtë ankese apo të parashtrimit të pyetjeve në Kushtetuese ka vetëm Presidentja. Natyrshëm, ajo duhet ta shfrytëzojë autoritetin kushtetues gjatë procedimit, ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit, nëse ka pasur shkelje kushtetuese dhe si të veprohet më tej? Presidentës Vjosë Osmani nuk i mungon as aftësia profesionale dhe as guximi intelektual, për të ndërhyrë brenda kompetencave kushtetuese të saj.
     Me gatishmërinë  e shfaqur, për të diskutuar me partitë politike, për krijimin e institucioneve shtetërore, brenda kompetencave neutrale dhe të kompetencave ekzekutive që ka, si faktor në bazë të Kushtetutës. Pra, ajo pret të ftohet nga subjektet politike, pasi të jenë ezauruar, shterur mundësitë e zgjedhjes brenda sallës kuvendore, pa ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit, siç janë përcaktimi i datave dhe të afateve.
      Gjykata Kushtetuese për mision ka drejtësinë supreme brenda shtetit. Rrënimit të Sistemit të Drejtësisë, nga ish-pushtetarët, tashmë, disa syresh të zbuluar si agjent të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, kanë dëmtuar shumë Atdheun. Dyshimi në Gjykatën Kushtetuese është aq i madh, sa Qeveria nuk guxon ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese, sepse nuk ka asnjë siguri që ajo mbronë interesat e vendit!
     Në këtë instituticion të lartë, ka edhe gjyqtar të devotshëm. Por, dyshohet se e keqja ka epërsinë, ashtu siç është provuar në nivelet tjera të gjykatave vendore. Edhe krimet e rënda, siç është tentativa për vrasje të qëllimshme, konvertohet në një dënim simbolik me para! Shumë qindra dosje të stivosura, presin të parashkruhen, t`u skadohet afati shqyrtues, ashtu siç është vepruar përgjatë këtij çerek-shekulli. Mjafton të shembullojmë me 45.500 “veteranë” të rrejshëm, me miliona euro të abuzuara! Thënë troç, Gjykata Kushtetuese ka devijuar nga garantuese e rendit kushtetues.
     Thuhet e shkruhet se -krimit nuk i skadon afati-. Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, kufizon hetimin dhe gjykimin për krime lufte dhe pas luftës, deri në fund të vitit 2000!? Ndërkohë që, krimet, vrasjet e cilësuara politike, kanë vazhduar ndër vite e tej dekadës, përfshirë edhe vrasjet e dëshmitarëve! Janë të njëjtat organizata kriminale, të themeluara nga LPK-ja e djeshme, PAN-i i sotëm, bandat e instruktuara nga Sigurimsat e Enver Hoxhës. Dhe, Gjykata Kushtetuese i ka parë të tëra këto krime dhe i ka heshtur, sikur këto krime kanë ndodhur në Mesjetë, në një shtet të Afrikës apo të Azisë dhe jo në zemër të Evropës!
     Prandaj, me të drejtë Gjykata Kushtetuese mund të konsiderohet si një “filozofe” e të drejtës, pa u merakosur për ta përdorë fuqinë reale të veprimit, edhe pse e ka të garantuar me ligjin kushtetues.
 
        Referenca ke Gjykata Kushtetuese, përgjatë këtyre dy muajve të fundit, është vënë re për disa shabllone e lëshime, që ngjallin huti dhe paqartësi. Mungesa e kryetarit të Kuvendet, sipas Kushtetutës, po e pamundëson krijimin e grupeve parlamentare. Kjo po nënkuptohet si justifikim, për zvarritjen e qëllimshme të formimit të institucioneve.
     Është hera e parë që Kosova përballet me vakum kushtetues. Kushtetuta nuk ka arritur të veprojë, në masën e duhur as në demokraci. Përgjegjësi kushtetuese kanë të gjitha subjektet politike. Kur ish-pushtetarët shpërfillën ligjet dhe vet Kushtetutën, duke e zhvatur shtetin egërsisht, partitë politike bënin sehir dhe nuk bënë asgjë, për t`i stopuar ata.
    Opozita PAN-iste përgjatë gjithë mandatit qeverisës të LVV, ka qenë skajshëm destruktive dhe, pothuaj se, gjithherë palë me Serbinë, për ta larguar Kurtin nga pushteti. Edhe në vënien e sanksioneve Kosovës, krahas Serbisë, edhe PAN ka kontribuar zellshëm. Madje, kuadrot e PDK-së, “janë zënë me pelë për dore”, duke lobuar kundër favorizimit të Kosovës, resepektivisht, kundër heqjes të sanksioneve Kosovës, për deri sa Albini është në pushtet! Kjo na kujton raportin nuse-vjehërre: “Për inati të sime vjehërre, do të flej me mullixhinë!”
    Dhe, krejt në fund, në ngulmimin e opozitës, për ta zbutur humbjen në fushë-betejë, duan fitoren në tavolinë! Për këtë dyshohet në presionin-porosi, nga hisedarët e lirisë tonë, që opozita e bashkuar dhe Lista Serbe, bojkot e bllok qeverisjes Kurti me Vetëvendosjen e tij! Gjithsesi, hiç parimore dhe fort e pamoralshme!

Inflacion kërcënimesh

0

Dritan Goxhaj, Tiranë

Kapje ideologjike, apo politikë doktrinale?

Samuel Huntington ka shkruajtur se “ Shtetet i përgjigjen kryesisht kërcënimeve që perceptojnë”. Por këto kërcënime janë po aq të ndryshme sa janë edhe shtetet që i deklarojnë ato dhe shpesh, sidomos këto kohët e fundit, i fryjnë këto kërcënime. Duke krijuar atë që historiani amerikan Daniel Larison sa herë që shkruan për çështje të politikës së jashtme i referohet si “Inflacion Kërcënimesh”.

Por në realitet janë dy gjëra të ndryshme me pasoja të ndryshme kur kemi të bëjmë me raste të fryrjes ose inflacionit të kërcënimeve nga terrorizmi ose një akt terrosit, ose organizatë e tillë, dhe komplet pasoja dhe rezultat tjetër kur fryhen rreziqet për ekzistencën e një shteti, ose kombi.

Dhe kjo ndryshon në varësi të shtetit.

Prsh, Amerika shihet si një kërcënim për Iranin dhe Huthit në Jemen, pasi ajo i ka të gjitha kapacitetet që të cënojë egzistencën e këtyre shteteve, ndërsa sado të themi që Irani ose Huthit e Jemenit janë kërcënim për Amerikën, nuk mund të perceptohet si e tillë, pasi as njëra e as tjetra nuk i kanë kapacitetet që të rrezikojnë ekzistencën e Amerikës.

Dhe tashti kemi një iflacion kërcënimesh nga ana e Evropës në raport me Rusinë, duke e paraqitur atë si një kërcënim ekzistencial për qënësinë Europiane.

Ndërkohë që realiteti është se as Rusia dhe as Europa nuk kanë aktualisht kapacitete që të konsiderohen si kërcënim për ekzistencën e njëra tjetrës.

Siduket arsyeja e dështimit të analizave ushtarake dhe politike që elita europiane publikon dhe propagandon, përveç degjenerimit të përgjithëshëm intelektual të këtyre elitave europiane, është edhe fakti se njerëzit që formulojnë politikat e jashtme dhe ato ushtarake të Europës dhe vendesve të saj anëtare edhe veç e veç, pëveç që ndjekin vetëm axhendat e tyre personale dhe politike, qëndron edhe fakti se mund të jenë totalisht të pakualifikuar për të zhvilluar dhe dhënë zgjidhje problemeve ushtrake, politike dhe dipllomatike.

Në vitin 2008 në një paraqitje para Kongresit Amerikan Admirali amerikan William Fallon, në atë kohë Komandant i Komandës Qëndrore Amerikane deklaronte “ Operacionet kundër Iranit të propozuara nga udhëheqësit civilë janë në opinionin tim “ shumë budallakira” dhe bombardimet duhet të shmangen deri në momentin që Iranianët nuk kanë bërë dicka të pamatur që të shkojmë te bombardimet”.

E njëjta gjë ndodh edhe sot në Europë, udhëheqësit civilë europianë po propozojnë një luftë me Rusinë duke fryrë kërcënimet, që edhe nuk egzistojnë fare.

Kjo tregon se i gjithë sistemi perendimor dhe në veçanti ai europian nuk ka bërë asnjë lloj përmirësimi përsa i përket aftësisë për të ushtruar një sens të përbashkët të kufizimit ushtrak, i cili tregon mungesë të kompetencës ushtarake.

Deklarimet në një zë, dhe duket edhe me një formë e mënyrë të klasës manaxheriale europiane, kanë filluar të tingëllojnë gjithnji e më shumë si deklarata të përgatitura ideologjikisht dhe sikur janë marrë nga podiumet e kongreseve të Koresë së Veriut ose të kongreseve të Partisë Komuniste Kineze në kohën e Mao ce Dunit.

Kjo lloj fryme që po tentojnë të ngrejnë nuk është vetëm e rrezikshme për vetë popujt e europës, por në një botë ku teknologjia moderne po evolon me shpejtësi marramendëse, mund të bëhet rrezik real për gjithë njerëzimin.

Shndërrimi i kësaj fryme luftënxitëse në një dogmë ideologjike nëpërmjet forcës ushtarake dhe militarizimit ekstrem, nuk mund të sjellë veçse pasoja katastrofike.

Por kur flasim për çështje të kërcënimit duhet të kemi parasysh se kemi tre lloje kërcënimesh ushtarake, ose që të përshtatemi me temën e shkrimit, egzistojnë tre mënyrë sesi perceptohet rreziku:

E para: A përbën aftësia ushtarake një kërcënim?

Kjo do të thotë që të perceptohet si kërcënim aftësia e kundërshtarit për të zhdukur totalisht, në rastin tonë Europën.

Pra lind pyetja – A e ka Rusia aftësinë për të zhdukur tërësisht Europën?

Të gjithë besoj janë në gjendje ta japin këtë përgjigje, që po Rusia mundet ta zhduki tërësisht Europën me anë të armëve bërthamore, duke qënë se është vendi që posedon kapacitetin më të madh të kokave bërthamore në botë.

Por me njëherë kjo përgjejge pasohet me një pyetje tjetër – A ka politikan dhe gjeneral me mend në kokë në Rusi që do të mund ta bënte këtë? – Përgjigja është jo, pasi duke parë lidhjen kontinentale tokësore të Rusisë me Evropën, ky lloj veprimi do të sillte njëkohësisht edhe zhdukjen e vetë Rusisë.

Por lind pyetja – Po në anën konvencionale a ka aftësi Rusia ta bëjë këtë?

Këtu kemi dy përgjigje : Në rast se Rusia do të sulmohej në territorin e saj, ajo i ka të gjith aftësitë dhe mundësistë dhe kapacitetet që ta mundi konvencionalisht gjithë forcën ushtarake europiane që do të ndërrmerrte një aventurë të tillë.

Por a mundet Rusia ta mundi nga na konvencioanle Europën në tokën e Europës? Përgjigja është – Absolutisht jo.

Asnjë gjeneral rus nuk do të ndërrmerrte një aventurë të tillë ushtarake, dhe as do të merrte guximin që të thurte një plan të tillë ushtarak.

Një veprim i tillë do të ishte thjesht një vetëvrasje totale për Rusinë dhe gjithë kapacitetin e saj ushtarak.

Ushtria ruse ashtu si forcat ushtarake të NATO-s në doktrinën e tyre kanë një objektiv të njëjtë – të mbrojnë vendet respektive nga një sulm i mundshëm i ushtrive respektive.

Qëllimi i krijimit të të dyja këtyre forcave nuk ka qënë për të filluar një luftë, por për ta parandaluar atë.

Kjo ka qënë, dhe besoj se kjo duhet të mbetet qëllimi i natyrshëm i të dyja këtyre forcave edhe sot.

Pra aktualisht me zhvillimet e fundit ushtarake dhe teknologjike ushtrake që Rusia ka bërë në këto tre vitet e fundit, dhe për t’ju përgjigjur pyetjes lart – Rusia e ka aftësinë sot për t’i shkaktuar dëme të mëdha anëtarëve europianë të NATO-s, por përveç që kjo do të fuste në luftë Amerikën, për shkak të nenit 5 të aleancës, kjo do të shkaktonte një konflikt global me pasoja të paparashikushme.

Pra aftësia nuk mund edhe të perceptohet si kërcënim.

Dhe kjo na sjell në mënyrën e dytë, ku lind pyetja:

E dyta: A egziston një qëllim? A ka një qëllim Rusia të rrisi aftësitë e saja për të sulmuar Europën? Po Europa?

Përgjigja e kësaj pyetje të dytë edhe pse pjesërisht e kamë dhënë gjatë sqarimit të pyetjes së parë është – Nuk mjafton që të kesh aftësi që të perceptohesh si rrezik, pasi që të konsiderohesh rrezik në këtë rast të pasjes së aftësisë, duhet të ekzistojë edhe qëllimi për ta përdorur atë aftësi.

Por gjithashtu edhe nëse egziston qëllimi dhe nuk egsiton aftësia, sërish nuk përbën kërcënim.

Por ama duhet të jemi koshient se qëllimi mund të jetë jë motivim për të rritur aftësitë.

Pra qëllimi dhe mungesa e tij ka një rëndësi shumë të madhe, sidomos në këtë botën tonë të dominuar nga një propagandë me tituj bombastik dhe sensacional, ku shumica janë për çështje shikueshmërie, dhe të mbushura me lajme të rreme për të krijuar frymën e kërcënimit, dhe për të rritur retorikën kërcënuese direkt nga niveli politik zyrtar.

Po Europa a e ka qëllimin? – Po ajo e ka shprehur haptazi që dëshiron të shkatërrojë Rusinë.

Dhe kështu vimë te mënyra e tretë që është bashkimi dy të parave.

E treta: A përbën kërcënim kombinimi i aftësisë dhe qëllimit?

Po, kjo përbën një kërcënim real dhe të qartë.

Por sot ka vetëm një vend në botë që i ka të dyja këto mundësi, dhe ajo është vetëm Amerika.

Sot, të paktën teoritikisht, Amerika e ka edhe aftësinë ushtarake edhe synimin praktik për të realizuar çdo lloj kërcënimi që ajo mund të lëshojë ndaj çdo shteti që pretendon ta sulmojë.

Amerika është i vetmi vend në botë që pas Luftës së Dytë Botërore i ndërrmori të gjitha hapat për të asgjesuar kombe të tjerë në botë edhe me anë të përdorimit të bombës bërthamore, duke e bërë atë të vetmin shtet në botë që ka përdorur forcën bërthamore për arrtijen e qëllimeve të saja politike.

Ndërsa sot është Europa ajo e cila i ka vënë vetes qëllimin për të shkatërruar Rusinë, por në këto moment i mungon aftësia dhe kapaciteti ushtarak.

Por ashtu si e ceka më lart, qëllimi është një nxitje për të arritur aftësinë dhe kapacitetin.

Dhe Evropa ka vendosur që ta arrijë aftësinë dhe kapacitetin duke shpallur një plan të sajin për riarmatosjen dhe rritjen e aftësisë së saj ushtarake, për të arritur qëllimin e saj politik të deklaruar, që e kamuflon si një mbrojtje ndaj Rusisë.

Që të jemi më të qartë me veten.

Rusia

Nuk ka sot aftësinë dhe kapacitetin ushtarak që të asgjesojë Europën në një luftë konvencionale.

Nuk ka dhe nuk ka shprehur deri më sot as qëllimin për të sulmuar dhe asgjesuar Europën.

Pra duke mos pasur as aftësinë dhe as qëllimin, nuk mund të perceptohet dhe konsiderohet si rrezik.

Europa

Nuk i ka as aftësinë, dhe as kapacitetin ushtarak që të mund të asgjesojë Rusinë në një luftë konvencionale.

Por Europa e ka shprehur dhe vazhdon ta shprehi nëpërmjet deklaratave të ushdhëheqësve të saj politik dhe ushtarak qëllimin për të mundur Rusinë në një luftë konvencionale.

Kjo do të thotë se Europa po bën një politikë doktrinale me qëllime të pastra ideologjike.

Pra është kapur nga ideologjia e luftës dhe po hyn në një politikë doktrinale lufte.

Pra duke qënë se ka qëllimin dhe ka shpallur planin për të arritur këtë qëllim, i bje që Europa duhet të perceptohet si rrezik për Rusinë, në të ardhmen e afërt.

Por kjo i bje që edhe Rusia do fillojë të përgatitet për një përplasje të tillë.

Atëherë lind pyetja: A ka me të vërtetë Europa mundësi që të arrijë të realizojë ambicjen e sajë për rritjen e kapacitetit ushtarak të deklaruar?

Ps: Përgjigjen e kësaj në artikullin tjetër.

A ka kapacitete Bashkimi Europian

që të arrijë të mbrohet nga një sulm i tillë konvencional?

Europa si kala e pavarur!, ose Europa si shkëmb graniti!

Me rënien e ideologjisë komuniste në evropën lindore në vitin 1989 dhe rënien e fuqisë ushtarake dhe politike të Bashkimit Sovjetik nën udhëheqjen e Mikhail Gorbaçovit, udhëheqësit e atëhershëm europian filluan të mendojnë seriozisht a egzistonte më nevoja e NATO-s si një organizatë e krijuar për të parandaluar një pushtim rus (sovjetik), i cili nuk u realizua kurrë.

Dhe në vitin 1991 presidenti francez Miterand dhe kancelari gjerman Helmut Kohl filluan bisedimet rreth krijimit të një mbrojtje dhe politike të jashtme të integruar europiane, me qëllimin e pastër për të reduktuar ndikimin amerikan mbi Europë.

Dhe mbi këtë vizion Franca dhe Gjermania hodhën edhe bazat e para për krijimin e një ushtrie Europiane të quajtur “ Eurocorps”.

Por në nëndor të 1991 presidenti amerikan Xhorxh Bush i vjetri e prishi këtë duke kërcënuar Brukselin për këtë iniciativë duke thënë “ Premisa jonë është se roli amerikan në mbrojtjen dhe në çështjet e tjera Europiane nuk do të shpallet i tepërt nga Bashkimi Europian”.

Tashmë që tre vjet, për herë të parë që pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, Europa sërish po deklaron se ajo e sheh Rusinë e sotme me të njëtin sy që shihte Bashkimin Sovjetik e atëhershëm – si një kërcënim të vazhdueshëm, i cili sipas elitës Europiane do të materializohet kësaj rradhe rreth vitit 2030 si një pushtim ushtarak rus.

Dhe kur kjo deklarohet dhe propagandohet pa pushim në çdo rast nga elita manaxheriale europiane, gjithkujt i lindin disa pyetje :

A ka kapacitete Bashkimi Europian që të arrijë të mbrohet nga një sulm i tillë konvencional?

Dhe kur flitet për kapacitete bëhet llaf për kapacitete ushtarake, për plane konkrete, për industri ushtarake që të mund të përballojë realizimin e kësaj mbrojtjeje.

Le t’i marrim me rradhë.

I vetmi territor në të cilin do të mund të ndodhte një pushtim hipotetik rus ndaj Europës janë vendet Balltike, pasi ai është i vetmi territor Europian që kufizohet direkt me Rusinë.

Në një rast të tillë lind pyetja: Çfar kapaciteti ushtarak i duhet Europës për të përballuar njëpushtim të tillë hipotetik?

Çfar dhe sa armatim i duhet për të realizuar këtë mbrojtje?

Normalisht që për të sulmuar vëndet Balltike, Rusia do përdorte të njëjtën taktikë si në Ukrainë, duke kryer një stërvitje ushtarake të madhe në kufijtë e vendeve Balltike për të pasur mundësi të ofronte trupa aty.

Dhe një stërvitje e tillë kryhet çdo dy vjet nga ana e Rusisë dhe ajo quhet “Zapad”.

Në këtë stërvitje marrin pjesë minimalisht 180 mij forca. Totalisht të mjaftueshme për të arritur një pushtim të vendeve Balltike.

Në një rast të tillë për të përballuar këtë sulm rus, Europës do i duheshin minimalisht 90,000 (Nëntëdhjetë mijë) forca.

Duke qënë se forcat Europiane për ndryshim nga ata amerikane janë të strukturuara deri në nivel brigade dhe jo divizioni, i bje që do i duhen 36 brigada, pasi një brigadë europiane nuk ka më shumë se 2500 forca.

Dhe e gjithë kjo duhet të jetë një forcë e kombinuar e cila do përfshijë tanke, autoblinda, avionë, helikopterë, artilleri tokësore dhe mbrojtje kundërajrore dhe mjete llogjistike e xheniere.

Për 36 brigada do të duhen 1680 tanke, 2400 transportues të blinduar, 839 sisteme artilerie të ndryshme, si dhe minimalishit 1.2 milion predha artilerie dhe 81 milion fishekë automatiku, vetëm për 90 ditët e para.

Duke u bazuar mbi operacionin ushtarak të NATO-s në 1999 për bombardimin e forcave Jugosllave ku u angazhuan 1000 avionë luftarakë dhe një batalion me helikopterë luftarakë, duke qënë se sasia e forcave Jugosllave prej 165 mijë forcash, i korespondon një force të sotme ruse në këtë pushtim hipotetik të vëndeve Balltike, atëherë edhe në këtë rast duhet një sasi e njëjtë avionësh dhe helikopterësh.

Dhe e gjithë kjo sasi armatimi dhe municioni dhe mjetesh ushtarake nuk ndodhet sot në ushtritë e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Anglisë të marrë sëbashku.

Gjithashtu edhe kompleksi industrial ushtarak jo vetëm që është i pakët, por nuk paraqet akoma shenja për rritje të tijë.

Gjithashtu deri më tashti BE nuk ka asnjë plan të përbashkët veprimi në rast të një sulmi të tillë.

Pra Europës sot nuk i mungojnë trupat për t’i bërë ballë një pushtimi hipotetik Rus, pasi ajo posedon rreth 1,4 milion ushtarë, por asaj i mungojnë totalisht të gjitha mundësitë dhe kapacitetet ushtarake për të lëvizur këto trupa në kohë drejt këtij fronti dhe gjith kapaciteti tjetër ushtarak për të mbajtur këtë front.

Dhe mbi të gjitha i mungon totalisht aftësia për drejtuar një operacion të tillë, pasi Europa nuk ka një komandë të unifikuar dhe as standarte ushtarake të unifikuara në drejtim të bashkveprimit ushtarak të vendeve të Europës.

Për të arritur të ketë kapacitete për të realizuar një operacion të tillë mbrojtës në vendet e Balltikut në rast të një pushtimi hipotetik, së pari Europës do i duhet që si fillim të ringrejë industrinë e saj ushtarake që e prishi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e pastaj edhe ta modernizojë atë.

E gjitha kjo do të kërkonte disa dekada kohë, më e pakta 2 të tilla (20 vjet).

Pra në një pushtim hipotetik rus në 2030 Europa nuk ka asnjë kapacitet ta përballojë atë pa ndërhyrjen direkte të Amerikës, e cila mund të bëhet vetëm nëpërmjet Nenit 5 të NATO-s, dhe kjo vetëm në rast se ky pushtim do të ishte i pa provokuar.

Dhe në një shkrim të sajin para disa muajsh revista Politico shkruan “ Me sabotimin e qëllimshëm të Amerikës në 1991 ndaj zhvillimit të autonomisë ushtarake Europiane, çdo diskutim i sotëm për një strategji utonome Europiane ndodh brenda një sistemi ku Uashingtoni kontrollon mjetet thelbësore të lëvizshmërisë ushtarake- avionët, anijet, linjat e karburantit, satelitët, mbrojtjen kibernetike dhe standartet e ndërveprimit që i mbajnë mbajnë të gjitha sëbashku”.

Po pas 20 viteve a do ketë mundësi të arrijë këtë kapacitet?

Në propozimin e bërë nga Kryetarja e Bashkimit Europian Ursula Von der Lejn, Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të krijojë një Ministri Mbrojtje në kuadër të tij, dhe as një forcë të armatosur Europiane të integruar.

Vëndet e këtij unioni do të vazhdojnë edhe më tutje, ashtu si deri më sot, të përcaktojnë vetë doktrinat e tyre ushtarake dhe të manaxhojnë forcat e tyre në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri.

Pra ashtu siç shihet, Europa dhe manaxherët e sajë pamvarësisht retorikës së tyre luftënxitëse, nuk duket se kanë asnjë kapacitet tjetër as sot as nesër për të mbështetur këtë retorikë konkretisht.

Dhe kur nuk posedon fuqinë ushtarake për të mbështetur atë që deklaron, atëherë rruga me sigurt për të zgjidhur një problem mbetet diplomacia.

Por kjo është një fushë të cilën Europa duket që e ka përjashtuar totalisht nga opsionet e saja.

Dhe ka harruar që çdo lloj kërcënimi ose edhe ultimatumi duhet të bazohet mbi atë që njihet si Ekuilibri i Fuqisë (Balance of Power).

Dhe ky ekuilibër llogaritet mbi këta faktorë:

  1. Kapacitetin Industrial ushtarak dhe atë civil për të mbështetur këtë industri
  2. Lëndën e parë dhe burimet e lira të energjisë që ulin kostot e prodhimit
  3. Kapacitetet njerëzore bazuar mbi pasionet politike, devocionin e kauzes që ngre dhe moralin e kauzës.
  4. Gjeografinë dhe ndikimin e saj në llogjistikën e nevojshme për mbështetjen e këtij operacioni.

Tashmë edhe një fëmijë në shkollë fillore bazuar mbi këta faktorë e kupton qartësisht që Europa nuk ka asnjë shanc për të përballuar një pushtim hipotetik rus në Balltik pa prezencën e Amerikës, dhe asnjë lloj avanture tjetër ushtarake karshi Rusisë.

Dhe Europa si kala e pavarur, mbetet thjesht një shaka tjetër Europiane.

15/05/2025

Peng e një klase politike që shet ndërgjegjen për një mëditje më shumë!

0

Zeqir Bekolli, Drenas

Për të gjashtëmbëdhjetën herë radhazi, dyert e Kuvendit të Kosovës janë bërë skenë e një teatri të mjerë politik, ku deputetët hyjnë e dalin, shpeshherë me buzëqeshje ironike në fytyrë, duke e konsideruar bllokimin e seancave si fitore partie dhe jo si humbje kombëtare. Ky është një realitet i dhimbshëm dhe një turp institucional. Deputetët partiakë, të përzgjedhur nga populli për të përfaqësuar interesin publik, kanë kthyer Kuvendin në një arenë të interesave të ngushta personale dhe klanore.

Sikur të kishin blerë votat në treg, këta përfaqësues të zgjedhur sillen si pronarë të kolltuqeve, jo si shërbyes të qytetarëve. Harrojnë se besimi që ua dha elektorati nuk është një kontratë e përjetshme, por një përgjegjësi që duhet merituar çdo ditë me punë, etikë dhe përkushtim ndaj shtetit. Papërgjegjësia e tyre nuk është thjesht taktike politike – është një akt i rëndë mosbesimi ndaj demokracisë dhe institucioneve.

Në një vend ku shteti është ende në ndërtim e sipër, dhe ku çdo hap institucional ka rëndësinë e vet historike, sabotimi i qëllimshëm i proceseve parlamentare për hesap partie përbën rrezik kombëtar. A është e drejtë që qytetarët e këtij vendi të vazhdojnë të shohin pagat, meditjet dhe privilegjet e deputetëve si shpërblim për mosfunksionimin e Kuvendit?

Nëse vendi për shkak të kësaj papërgjegjësie politike detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje, atëherë duhet të shtrohet me serioz pyetja: a do të duhet më ky popull të votojë të njëjtët emra, të njëjtat fytyra, që tashmë e kanë provuar se janë të interesuar më shumë për meditje sesa për shtet?

Një popull shtetformues nuk duron pafund. Ai ndëshkon me votë. Ai kërkon llogari. Dhe është koha që qytetarët e Kosovës të shohin përtej flamujve partiakë dhe të zgjedhin përfaqësues që e kuptojnë peshën e një vote dhe nderin e përfaqësimit. Përndryshe, do të mbesim peng i një klase politike që shet ndërgjegjen për një mëditje më shumë.

Në Hotelin Grand të Prishtinës, dje, u përzgjedh emri i Platformës Kombëtare Arbërore

0

Njoftim Zyrtar për Emrin e Përzgjedhur të Platformës Kombëtare

Të nderuar bashkëveprimtarë, miq dhe bashkëkombës,

Pas mbledhjes së fundit të grupit nismëtar, që u mbajt në një atmosferë të frytshme dhe të përkushtuar në Grand Hotel, Prishtinë, u shqyrtuan me seriozitet të gjitha propozimet dhe shqetësimet për gjetjen e një emri përfaqësues, gjithëpërfshirës dhe të pranueshëm ndërkombëtarisht për nismën tonë kombëtare.

Pas analizash të thelluara dhe konsultimeve me ekspertë të fushave përkatëse, propozojmë dhe ju paraqesim për miratim përfundimtar këtë emër:

Federata dhe Platforma Arbërore për Unitetin dhe Identitetin Kombëtar (shkurtesë: FPAUIK)

Pse ky emër është më i përshtatshmi:

• Federata garanton strukturë zyrtare dhe përfaqësim institucional

• Platforma nënkupton përfshirje gjithëkombëtare dhe bashkëpunim të hapur

• Arbërore ruan rrënjët tona historike, shpirtërore dhe autoktone

• Uniteti dhe Identiteti Kombëtar zëvendësojnë në mënyrë strategjike termin “Bashkim Kombëtar”, duke ruajtur thelbin, por shmangur keqinterpretime politike në regjistrime ndërkombëtare ______________________________________

Çfarë pritet tani nga ju?

Konfirmimin tuaj me “PO” për këtë emër, ose Vërejtje të mundshme me sugjerime, nëse ka  ________________________________________

Hapat e radhës pas miratimit:

1. Fillojmë procesin e regjistrimit zyrtar të emrit

2. Hartojmë statutin, manifestin dhe strukturën organizative

3. Publikojmë faqen zyrtare të internetit

4. Fillojmë veprimin konkret në trojet tona dhe në diasporë

____

Me nderime dhe përgjegjësi kombëtare, Asllan Dibrani

📧 asllan.dibrani@outlook.de 📞 +49 176 4017 6407 📍 Stuttgart, Gjermani