Liria e Lirim Mehmetajt për të qenë idiot
Ridefinim modern i identitetit shtetëror dhe nacional të Kosovës
Jusif Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina

Kënga “Zjerm” ndez skenën evropiane – Shqipëria në finalen e “Eurovisionit”

Nexhmije Mehmetaj
Një sukses i shumëpritur për muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare. “Shkodra elektronike”, një dyshe artistësh të rinj që i përkasin diasporës shqiptare në Itali, ka ndezur skenën e “Eurovisionit” në Zvicër dhe i ka rikthyer Shqipërisë shpresën e një përfaqësimi të denjë në finalen e këtij festivali prestigjioz evropian.
Nga Shkodra në Bazel, me tinguj elektronikë dhe shpirt shqiptar. Dueti “Shkodra elektronike”, e përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, i ka siguruar Shqipërisë një vend në finalen e madhe të “Evrovizionit 2025”, që po mbahet në Zvicër.
Me këngën “Zjerm”, dy artistët shkodranë pushtuan skenën e “St. Jakobs” në Bazel, duke u kualifikuar mes dhjetë vendeve të para në gjysmëfinalen e parë. Performanca e tyre u veçua për energjinë, thjeshtësinë dhe origjinalitetin artistik. Me skenografi minimale, por me një koreografi dritargjendtë që pulsuan në kuqezi – ngjyrat që mbartën edhe veshjet e tyre – “Shkodra elektronike” solli një interpretim të denjë për skenën evropiane.
Kënga “Zjerm”, me muzikë dhe tekst të realizuar nga vetë artistët në bashkëpunim me Lekë Gjeloshin, ndërthur motive tradicionale shqiptare me elemente të muzikës elektronike, duke krijuar një identitet të veçantë që u pëlqye jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe nga audienca ndërkombëtare. Votimi në këtë fazë ishte ekskluzivisht në duart e publikut, çka tregon për përkrahjen e gjerë që mori kjo dyshe.
“Shkodra elektronike” u themelua më 2019 në Itali nga dy emigrantët e rinj, të cilët i bashkoi dashuria për muzikën dhe rrënjët shqiptare. Që nga debutimi i tyre në hapjen e Pavijonit të Kosovës dhe Shqipërisë në Bienalen e Venecias, ata kanë për formuar në një sërë eventesh kulturore në Shqipëri dhe jashtë saj. Në repertorin e tyre përfshihen rikrijime të këngëve të njohura shqiptare si dhe materiale origjinale e të pasura.
Përveç Shqipërisë, nga gjysmëfinalja e parë u kualifikuan edhe Norvegjia, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.
Ky edicion i 69-të i “Eurovisionit”, i moderuar nga Hazel Brugger dhe Sandra Studer, po mbahet në Zvicër, pas fitores së artistit zviceran Nemo në vitin e kaluar me këngën “The Code”. Në këtë edicion marrin pjesë 37 shtete, mes tyre edhe Mali i Zi që është rikthyer pas dy vitesh. Pesë shtete të mëdha – Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Spanja – shkojnë direkt në finale.
Interpretimi i “Shkodra elektronike” është vlerësuar si një pasqyrim me dinjitet i artit bashkëkohor shqiptar dhe identitetit kulturor. Në një deklaratë të shkurtër pas performancës, Beatriçe falënderoi publikun për përkrahjen. Festivali i këtij viti, sipas transmetuesit publik zviceran, simbolizon vlerat e Zvicrës: diversitetin, shumë-kulturat dhe ndjenjën e bashkësisë – vlera të cilat i mishëron edhe vetë ky duet shqiptar me rrënjë në Shkodër dhe rrugëtim artistik në Itali.
Finalja e madhe e “Evrovizion 2025” do të mbahet të shtunën mbrëma në Bazel. Sytë dhe zemrat shqiptare tashmë janë me këngën “Zjerm”!
Gjenevë,14.05. 2025
NO Cliniderm Sun 16×9 TrueviewNonSkippable Video Claim Long MODEL Kreftforeningen
Kur Ramush Haradinaj flet publikisht për planet e ndarjes së Kosovës, ajo nuk është më fjalë goje, është fakt që kërkon llogari
Fitorja e turpshme e Partisë Socialiste në Shqipëri dhe urimi i Hashim Thaçit nga burgu për Edi Ramën !

Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga shkrimi im i kaluar me titull ”Sa herë ishte në pushtet partia socialiste në Shqipëri, punonte kundër interesave shqiptare dhe shtetit të Kosovës”, publikuar në ”Drini.us”, më 12 maj 2025 dhe ”Fala e Lirë”, 13 maj 2025
Pjesa e katërt (4)
Sot e kisha ndërmend të vazhdoj edhe pakëz me disa ”heronj” të tjerë, tash të krahinës time, Llapushës por zgjedhjet e 11 majit (2025) në Shqipëri dhe ngërçi (fig.) politik për konstituimi e Kuvendit të Kosovës, kryetarit, më shtyri ti them disa fjalë.
Jo vetëm për Shqipërinë si shtet por edhe për shqiptarët, në përgjithësi nuk ka ku shkon më keq se sa të fitoj vëllai i Vuçiç-it, Edi Rama.
Shpresoj se kjo qeveri e Shqipërisë do të ketë jetë të shkurtë shkurtër.
Partia socialiste e Shqipërisë, trashëgimtare e PPSH-së me Fatos Nanon dhe Edi Ramën, ishin dhe janë të lidhur me partinë demokratike të Kosovës, me Hashim Thaçin si zingjiri dhe partitë simotra serbe, ish partinë socialiste të Slobodan Milošević dhe tash së fundit, me Aleksandar Vuçiç.
Edi Rama, Aleksandar Vuçiç e Grenell (Richard Allen Grenell,18 shtator 1966 në Jenison, Michigan, është politikan dhe diplomat amerikan), janë si këmbët e shkëmbit, pünojnë për interesat e Sërbisë
E përbashkëta e Hashim Thaçit, Edi Ramës, Aleksandar Vuçiç dhe Grenell-it ishte dhe është ndarja e Kosovës e afrimi i Shqipërisë me Sërbinë fashiste, dalja e Sërbisë në det.
Në çdo paraqitje publike, Edi Rama mbron pa të drejtë Hashim Thaçin. Si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama përzihët në punët e brendshme të Kosovës duke e akuzuar Kuvendin e Qeverinë e Kosovës se s`po bëjnë asgjë për ta zhbërë gjykatën speciale që Hashimi, është i akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit, padrejtësisht, sipas tij.
“Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës: E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin, ky Kuvend nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë”
Ai në një takim në Pejë do të deklaronte: ”Rama: Kushdo që e quan Thaçin tradhtar është gomar”
Reagimet kundër kësaj deklarate ishin të shumta
” …unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thacit, kur ky (Hashim Thaci plot. mi) bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal” (Berat Buzhala).
Por më i ashpër ishte Milazim Krasniqi *)
“Gazetari Milazim Krasniqi shpreh mosbesimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaratave të bëra pas mbledhjes së qeverive në Pejë. Krasniqi thotë se “kush i beson Edi Ramës, thënë figurativisht, vërtet është gomar.”
Krasniqi e akuzon Ramën se po çon përpara idenë e Aleksandar Vuçiçit, president i Serbisë, që parashikon shkëputjen e veriut të Kosovës dhe pjesa tjetër t’i bashkohet Shqipërisë, por jo si shtet sovran.
Sipas gazetarit, Edi Rama duhet të deklarojë zyrtarisht nëse kërkon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, me kufijtë aktual, në të kundërt duhet të ndërpresë diversionin”.
Edi Rama, ishte për ndarjen e Kosovës. E thotë edhe Enver Hasani, ish kryetar i gjykatës kushtetuese të Kosovës (Enver Hasani)

Ironia e shprehur përmes karikaturës: Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç “duke ngrënë” Kosovën
” Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideator për ndarjen e Kosovës nuk ka qenë ish-presidenti Hashim Thaçi, por sipas tij kjo ka qenë ide e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë Hasani në T7.”
Fatkeqësisht fati i Kosovës ka qenë dhe është i keq, pasi kemi fqinj si Serbinë, Greqinë (dhe Malin e Zi e Maqedoninë), ndërsa ”nëna” Shqipëri në vend se të na përkrah, se ndihmë, jo se jo, ajo bëhet bashkë me armiqtë tanë, sllavë e grekë për faljen e tokave të bukës, maleve, bjeshkëve e detit:
Literatura:
“Presidenti Thaçi uron Edi Ramën për fitoren në Shqipëri“, 10:40 – 28.06.17gsh.al
https://gazetashqiptare.al/2017/06/28/presidenti-thaci-uron-edi-ramen-per-fitoren-ne-shqiperi/
”Hashim Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhje”
https://exit.al/hashim-thaci-uron-ramen-per-fitoren-ne-zgjedhje/
“Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës: E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin, ky Kuvend nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë”, TEMA, 20 Dhjetor 2024, 13:00
”Rama: Kushdo që e quan Thaçin tradhtar është gomar”, Epoka e re, 26 nëntor 2018| 12:36
https://www.epokaere.com/rama-kushdo-qe-e-quan-thacin-tradhtar-eshte-gomar/
“Berat Buzhala: Rama, f*ck off“, Tema, 27 Nëntor 2018, 09:48
https://www.gazetatema.net/2018/11/27/berat-buzhala-rama-fck-off/?replytocom=4766941#respond
”Flet gazetari Kosovar: Kush i beson Edi Ramës, vërtet është gomar”, Gazeta Telegraf, 30 Nëntor, 2018
https://telegraf.al/aktualitet/flet-gazetari-kosovar-kush-i-beson-edi-rames-vertet-eshte-gomar/
“Enver Hasani: Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, 2 vjet më parë”
“Kur Hashim Thaçi i ftonte deputetët të vepronin si ai, ta votonin Gjykatën Speciale“
”Hashim Thaçi i kishte quajtur patriotë të rrejshëm ata që votuan kundër Gjykatës Speciale”, 26.9.2020 – 10:04
https://ajetebeqiraj.org/shqetesime-rreth-demarkacionit-te-kufirit-kosove-maqedoni/
”Demarkacioni me Maqedoninë-Kosova humbet 2500 hektarë”
https://abeqiraj.blogspot.com/2019/02/demarkacioni-me-maqedonine-kosova.html
”Haxhiu: Thaçi, Mustafa e Veseli e kanë ditur se Malit të Zi iu falën 8000 mijë hektarë”
03.08.2016 14:52
”Ata që i dhuruan ‘bakshish’ 8300 hektarë tokë Malit të Zi, nuk kanë ftyrë ta akuzojnë qeverinë”
”Marrëveshja që i fal detin dhe Çamërinë Greqisë”, Gazeta Telegraf, 14 Korrik, 2018
https://telegraf.al/politike/marreveshja-qe-i-fal-detin-dhe-camerine-greqise/
”Greqisë iu falën 354 km2 det”, rrëfimi i negociatorit: E vërteta për marrëveshjen e 2009”
Feb 9, 2018 | 10:52
”Deti që nuk falet: të fshehtat e paktit detar Shqipëri-Greqi”
“Greqinë, djalli tek detajet”, August 30, 2020 by dgreca
https://gazetadielli.com/marreveshja-e-detit-me-greqine-djalli-tek-detajet/

Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe Hashim Thaçi
“Greqia po rritet” ndërsa zgjeron sovranitetin në 12 milje në detin Jon deklaroi të mërkurën kryeministri grek QiriakosMicotaqis, bën të ditur https://greece.greekreporter.com/ sipas së cilit vendi do t’i zgjerojë ujërat e tij territoriale nga 6 në 12 milje detare në Detin Jon, ndërsa për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ky lajm nuk përbën shqetësim pasi është në bazë të Ligjit Ndërkombëtar të Detit”.
Nuk e kisha ndërmend të flas për Edi Ramës e as Hashim Hashim Thaçin, dy figurat më të dëmshme të shqiptarëve, veçanërisht e Kosovës. Por qe, të dytë për disa mandate ishin kryeqeveritarë në Kosovë e në Shqipëri e tokat shqiptarer po tkurren, falë këtyre dyve, nga veriu, lindje dhe në jug.
*) Milazim Krasniqi është babai i Memli Krasniqit, kryetarit të partisë demokratike (partisë së ish kryetarit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte)
Vazhdon
Malmö, 13 maj 2025
sinankastrati09@hotmail.com
Belisar Jezerci: “Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!” (Video)
“Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!” 🔴 (Ri)shikoni këtë video vizionare të kryetarit të Lidhjes sonë, Belisar JEZERCI
Fashizmi është fashizëm, pavarësisht nga kush vjen

Gani I. Mehmeti
Fashizmi gjerman u dënua rëndë pas humbjes së luftës. Po fashizmi serb, përse nuk u dënua? A ka dallim një fashizëm prej një fashizmi t5jetër? Apo, pse nuk janë prekur të mëdhenjtë nga fashizmi serb, nuk u dënua!?
Siç dihet, serbët ishin fashistë në luftërat që zhvilluan në hapësirat e Jugosllavisë, duke vrarë, prerë, e masakruar popujt tjerë joserbë, duke djegur shtëpi e objekte tjera ekonomike e industriale dhe duke shkatërruar gjithçka në ato shtete që u zhvillua lufta. Këto lufta Serbia i humbi, përveç në Bosnjë e Hercegovinë, ku bashkësia ndërkombëtare e ndau atë, në Republikës Serbe që i dha hiç më pak se 49 për qind të territorit Boshnjak, që, më në fund, kjo ishte e mjaftueshme për serbët, sepse po merrte sa dy popujt e tjerë – boshnjakët dhe kroatët.
Deri sa Gjermania u dënua aq rëndë, sa e përcollën pasojat e Luftës së Dytë Botërore gjatë gjithë kohës, prej 50 vitesh duke paguar dëme materiale. Gjermania ishte ndarë në dy pjesë, në dy republika të kontrolluara nga Amerika Gjermania Perëndimore dhe nga Bashkimi Sovjetik Gjermania Lindore. Këto po pengoheshin të zhvilloheshin ushtarakisht dhe në armatim. Kjo po bëhej aq sa lejonin ato dy shtete nën të cilast ishin.
Serbia, që shkaktoi gjithë këto luftëra të padrejta dhe që po destabilizonte jo vetëm rajonin për edhe paqen në botë, nuk u dënua edhe pse humbi këto luftëra.
Po, Serbia nuk u dënua, sepse vetë Bashkimi Europian është i përçarë, kështu siç po shihet haptas sot. Janë disa shtete sllave-ortodokse që e mbështesin Serbië, jo vetëm nga Rusia. Kjo shihet se ende disa nga shtetet e BE-së nuk e kanë njohur Pavarëasinë e Kosovës, pse kanë lidhje të forta me Serbinë agresore, gjenocidale e fashiste. Këto shtete është lehtë të dihet se cilat janë, meqë nuk e kanë njohur ende Pavarësinëe Kosovës.
Pavarësia e Kosovës nuk është shpalluir njëanshëm, siç trumpeton Serbia. Kosova e ka shpallur Pavarësinë e saj në koordinim me SHBA dhe shtetet Perëndimore, çka do të thotë jo njëanshëm, jo vetëm. Madje, edhe me Kushtetutën e Ahtisarit, e cila Kushtetutë nuk i shkon aq përshtati Kosovës, por është dashur të pranohet për qetësimin e komunitetit serb, por ajo edhe ashtu nuk u qetësua, përkundër u bë agresive dhe dogji pikëkalimet kufitare – doganat me rastin e shpalljes së Pavarësisë. Dhe sërish asgjë askujt! Sërish nuk u dënua Serbia, përkundrazi, në shumë raste i janë bërë lëshime.
Serbia ështrë përkahur që nga pushtimi i tokave shqiptare më 1877/1878 që Europa i dha tokat shqipatre nga Nishi e deri në kufirin me Kosovën. Serbisë iu dha Kosova edhe në Kongrsin e Londrës më 1913, pastaj edh pas Luftës së Dytë Botërore. Kanë mjaftuar këto dhurata për Serbinë që ajo tani të jetë e padëgjueshme për BE-në, me gjithë vërejtjet që i janë dhënë.
Edhe pas luftërave në KroacI, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, ku u vranë me qindra mijëra civilë e u shkatërrua vendi, Serbia nuk u dënua. Iu bënë favore edhe pas luftës, edhe pas refuzimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Vuçiq po shpallej “konstruktiv” në dialogun me Kosovën sipas Lajçak, Borell e Escobar, ndërsa jo konstruktiv ishte Albin Kurti, sipas ndërmjetësuesëve proserbë, që padrejtësisht çoi deri tek masat ndaj Koasovës, në vend se t’i veheshin masat Vuçiqit e Serbisë.
Tani ëashtë vështirë të disiplinohet Vuçiqi, që nuk dëgjon Perëndimin, nuk dëgjon Bashkimin Europian dhe askë tjetër përveç Putinit dhe Rusisë.
Po, do të disiplinohej vetëm me sanksionet të ashpra e të thella ndaj Serbisë, ndryshe assesi.
Asnjë shtet tjetër nuk është duke rrezikuar stabilitetin e Ballkanit dhe të Europës, përveç Serbisë e Rusisë.
Pra, me të drejtë e kanë deputetët britanikë që kërkojnë sanksione ndaj Serbisë.
- 5. 2025
“Shalgjati” dhe hijenat marksiste-sorosiane

Klajd Kapinova, New York
- Hienat e Bashkimit Europian sorosiane marksist dje dhe sot kane fytyren origjinale te Mafies Politike te Dulles se Ri – Shalgjatit
TURP & MARRE. Fatkeqsisht Shkodra dhe Malesia e Madhe, me votat e turpit per Dullen e Ri, po vazhdon traditat komuniste te para Luftes se Dyte Botnore.
Dhe historia flet. Grupi komunist i Shkodrës ose Grupi i Shkodrës, ka qenë një Organizim me RADIKAL MARKSIST para partiak komunist, që u formua dhe Veproi me FANATIZEM dhe MILINTANTIZEM ABSOLUT nga koha e mes luftërave botërore (I & II) dhe deri në themelimin e Partisë Komuniste Zambi, që përhapi (te)Horror në Shqipni qysh me 8 nëntor 1941, në Tiranën e kuqe të Dullës… dhe vijoi ne vitet 1944-1990…
Miku im i vjeter ish parashutisti antikomunist shum i zoti dhe trim, qe ka hy e ka dal pa u zbulue ne Shkoder pa frik, i ndjeri Zef Luka (me banim ne Clevland, Ohio), me ka thane nji fjale te arte: “N’Shkoder s’ka ma antikomunista. Antikomunistat e vertete jan sot ne Zall t’Kirit dhe ne muret e gjakosuna te vorrezave katolike t’Rrmajit… etj.”.
Une si pune te pare ne Shqipni, ne fillim ne zonen e thelle malore te Shllakut dhe ma vone mbas vitit 1991, ne qytetin e Shkodres kam ken mesues gjeografie, prane Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja ne Zdrale (vereni emrin e lagjes se qytetin me “culture” ZDRALE, qe ne shqip perkthehet pisllek ne Veri te Shqipnise dhe zhulc ne Shqipnine e Mesme dhe te Jugut…) me emnin e cuditshem Shejnaze Juka (qe si partizane e pashkolluar dhe analfabete s’ka dit asnji gjuhe te huaj) dhe si pune te dyte kam ba gazetarine ne zyren e Arqipeshkvise Metropolitane te Shkodres, me Shkelqesine e Tij te ndjerin shkrimtarin geg Imzot Zef Simonin Ipeshkev, si redaktor, ne revisten fetaro-kulturore te mirenjohur popullore “Kumbuna e se Dielles”, themeluar dikur nga dominus dhe ma vone Kardinali i pare ne te gjithe historine e lavdishme te krishtenimit ne Shqipni Eminenca e Tij Mikel Koliqi… etj., ne Shtypin Katolik gjate viteve 1991 (me meshtarin dom Ndoc Noga, dom dr. Nik Ukgjini, salezianin dom Zef Gashin, i cili ma vone u ba Arqipeshkev i Tivarit ehde Primat i Serbise etj.), sebashku me te ndjerin studiuesin e shquar Kolec Cefa.
Monsinjori, i cili se bashku me vellane e tij dom Gjergj Simonin kane ba shume vite burg ne kampin ose burgun e tmerrshem te shfarosjes ne Spac etj., gjate kohes se sdiktatures komuniste te Spiro Kolekes, me ka tregue mue dhe Kolecit shume ngjarje me data dhe emra personash konkret, qe i kan ba shum dam qytetit, kishes katolike, te cilet persona negative dhe fanatic komunist i kane sherbye me zell regjimit ateist barbar te diktatorit Enver Hoxha, Sigurimit te Shtetit, Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres dhe Shqipnise dhe mostres se komunizmit sharlatan.
E pyeta nji dite, se si keni mujt me i shpetue dorshkrimet e klerikeve te tjere, qe u pushkatuen para teje. “Po tha ai me shume miresjellje. Ata (meshtaret e urdherave te ndryshme, qe vepronin asokohe ne qytetin e Shkodres dhe Malesi te Madhe, kryesisht franceskan dhe jezuit…), kishin si parim si parim te punes se tyre, qe cdo doreshkrim (liber) te tyre e bashin me leter kopjativ me nji bukurshkrim te persosur dhe perfekt dhe e kishin shkruar ne leter kalk (nji lloj letre qe shkelqen dhe asht rezistent ndaj lagshtines) ne 5 kopje e ua nepshin 5 personave te ndryshme ne Shkoder, ku asnjeni se dite se kujt ia kena dhane…
Nese kapej per shembull nji person dhe kontrollohej shpia e tij ose nga presionet e torturave ne hetuesi te Deges se Puneve te Brendshme te kohes, te tjeret qe merrshin vesht ngjarjen ishin ma te kujdeshem qe doreshkrimet mos me ra ne dore te komunistave dhe Sigurimit te Shtetit ose Policise Sekrete…
Kshtu kena mujt me i fsheh e me mbijetue doreshkrishkrimet e tyne, te cilat ju po i shkruani tesh sa vjet ketu me kompiuter…
Por, jo tana dorshkrimet kan mujt me mbijetue. Kur i ashttequajtuni “profesor” Jup Kastrati kryesonte Grupin Barbar Komunist ne lufte e perbindshme dhe fanatike kunder fese katolike dhe zakoneve te ashtequajtuna “prapanike”…, ai hyni ne Kuvendin Franceskan ne Gjuhadol dhe mori sa mujt dorshkrime dhe antikuare e rralla, qe ishin prone e franceskaneve…
Ai edhe sot e kesaj dite i ka ne shpi te vet… edhe pse i kena ba thirrje privatisht permes miqve tane muslimane qe me i rikthye tek na… Ai dhe shum te tjere si karrociere, marangoza, shegerta, bukpjekes, druvar etj., u bane profesor dhe doktora me temat e disertacionit te Klerit Katolik, te cilet ma perpara i kishin mbrojt ato punime historike dhe kulturore (dizertacione) ne universitetet ma te famshme te shteteve te Europes…”.
Kjo ngjarje e cekur ma nalt, asht per me tregue se memoria historike e shkodranve asht 000, tuj votue per me dashni dhe perkushtim te vecante per persekutoret e tyne te hunit dhe litarit…
Dulla i Ri i Tiranes se Kuqe sikurse marksiste globaliste te BE, ODHIR, Parlamentit Globalist komunist Europian vuajne nga Sindroma Trump
Kaq per sot… qe te mos dal nga tema e votimeve te vjedhuna dhe skandaloze qe ndodhi me 11 maj 2025 ne te gjithe Shqipnine dhe mbi 200.000 votat e dispores, qe ishin ma teper nje fasade formale se sa votime demokratike.
Nuk mendoj dhe besoj, se administrate amerikane do t’a lere kete rast skandaloz, qe t’u ik nga dora, sepse me te njejten menyre u vodhen hapur votimet ne zgjedhjet presidenciale amerikane ketu ne shkalle kombetare ne mesnaten e 3 nentorit te vitit te zi 2020 nga marksistet globaliste te George Soros, Deep State, Cabala, Fake News, Big Tech etj., te cilet u mbeshteten njezeri nga Bashkimi dhe Parlamenti Komunist Europian asokohe…
Tashme te gjithe e dijne ne vendlindje dhe ketu nga vete Diaspora shqiptaro-amerikane, se zgjedhjet presidenciale amerikane te 3 nentorit te vitit 2020 dhe ato te 11 majit 2025 ne Shqipni, jane identike te njejta si process vjedhjesh professional dhe duket sikur i ka pergatit me kujdes e njejta dore.
Ne SHBA votat dhe zgjedhjet iu vodhen Presidentit Trump, si dhe vendet e tjera ne Senatin Amerikan dhe ne Kongresin Amerikan, duke nxjerre “fitues” me Urdher te Peshkut kete Merhumin marksist amerikan nje fare Joe Biden & Kamala Harris nje injorante si dhe vajza e nje profesori marksist me banim ne Jamaica, ashtu sikurse ndodhi edhe ne Shqipni ku doli “fitues” per te katerten here Merhumi dhe idioti perves shqipfoles nudisti Dulla i Ri – Shalgjati.
Keto dite ne Tv pashe se ne nje zone te Beratit kandidati marksist kishe marre 99.85% te te gjithe votave te vendit aty dhe 100% te te gjithe votave te ardhur nga diaspora… Pra ne te dyja rastet kemi nje prerje dhe nje uniformitet votimi. As Dulla Plak i Gjinokatres nuk ka fitue ma shume se kaq vota brenda nje dite.
Ky veprim hajduti ne cdo plan qe ta shikosh asht nje Super Skandal dhe vjedhje masive ashi qare e organizueme nga shteti dhe qveria kriminale mendihmen direkte te policies idiote, qe vjedhin hapur popullin e vet, taksapaguesi ne emen te “demokracise” dhe iluzionit absurd dhe naiv te “pashaportave” fallco europiane…
Ky asht nji skenar i parapergatitur nga vete zyrat e larta te BE dhe Europa e Majte, globaliste dhe antidemokratike. Shqiptaret nuk duhet te tregohen serisht naiv sa ta hajne serisht sapunin per djath te Europes kurve te motit. Mos i besoni marksistave mashtrues globaliste te Bashimit Europian, se ata jane turist hajdute dhe kane shkuar ne Shqipni posacerisht per me certifikue zyrtarisht zgjedhjet dhe per te mbajtur ne pushtet absolut njeriun e prodhuar tesh sa kohe prej tyre, si njeriun apo klonin e preferuar diktatorin nudist Dullen e Ri, pra Shalgjatin… sepse sikurse dihet nga te gjithe ata (politikanet mafioz europiane te BE) nuk dojne qe te djathtet me fitue terren ne Europe…
Sikurse e di tashme e gjithe bota, se BE, Parlamenti Europian, ODHIR dje dhe sot, e kontrollohen vazhdimisht nga globalistet bilionere, Deep State, Cabala, Klubi 300, Fake News, Big Tech., Big Media e Geroge & Alex Soros etj., te cilet i vodhen zgjedhjet e se djathtes ne Rumani e e nxoren opoziten jashte ligjit. Ata jane mjeshtra te manipulimit ne emen te “demokracise” gjoja europiane.
Ju e keni te fresket faktin, se u desht nderhyja energjike antikomuniste dhe anti Deep State e administrates amerikane Trump 2.0, qe ky problem skandaloz korruptiv i tyre te ekspozohet dhe anullohet menjehere dhe te respektohet vullnesa e drejte e popullit rumun… Une mendoj, se e njejta gje do te ndodh edhe ne Shqipni.
Duhet thene se njekohsisht lukunia globaliste sorosiane ne Europe (Bruksel), u munduan me te gjithe mjetet dhe format e saj absurde antiligjore dhe antidemokratike per me nxjerre jashte ligjit edhe partine e djathte atdhedashese gjermane AfG, por deshtuan, sepse protestuan me force te djathtet amerikane ne Kongresin dhe Senatin Amerikan dhe me pas ne menyre energjike ngriten zerin dhe protestuan me radhe edhe vete Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe zv/ Presidenti jone JD Vance…
E verteta vonon, por nuk harron
Mirepo fatkeqsisht edhe sot e kesaj dite, shume vete thone (“historiane”) se Shkodra 100% asht antikomuniste, por historia tregon te kunderten dhe vota e tyre 4 vjet ma pare dhe ajo e dy diteve me pare me 11 maji 2025 e perforcoi kete genjeshter.
Shkodranet fatkeqsisht per mungese kulture dhe civilizimi bashkekohore shkuan ne origjinen e tyre mjerane tradicionale komuniste. Por, le te shohim se cfare thote realisht historia e perjetuar dhe jo lajkatare apo e zbukuruar sipas kalemxhijve mercenare.
Asokohe edhe Malesia e Madhe ishte me Shkodren. Nuk kam se cfare te them sot per kete njesi fiziko gjeografike me baze te theksuar neo-komuniste (jo te gjithe), sepse Malesia e Madhe sot votoi e gjitha per komunistet e Dulles se Ri.
Kur une isha nxanes ne shkollen e mesme bujqsore “Sherif Hoxha”, kam mesue nga miqet e mi te ngushte te persekutuem (disidente) te regjimit komunist, te cilet me vone shum prej tyne u arratisen nga “lumturia” komuniste, se Malesia fatkeqsisht asokohe kishte antare fanatik te Grupit Komunist, qe moren pjese me themelimin e Komunizmit te zi ne Shqipni me 8 nentor te vitit 1941…
Nje prej tyne ishte “malcori” ultra marksist Cun Jonuzi, nje mik per krye i diktatorit turko-arab Enver Hoxhes, me te cilin nacionalisti i shquar Prek Cali kishte konflikte te hapuna per bindje politike.
Enver Hoxha e shperblei menjehere ate mbasi mbaroi lufta. Ne vitet 1980 ai ishte shume i fuqishem ne Koplik. Gjate regjimit komunist ai nuk bente asnje pune dhe kishte nje shtepi ose vile teper luksoze, te ndertueme nga shteti komunist me parate e fakirave shqiptare, kur po ne Koplik dhe ne rrethinat e saj me qindra familje te persekutuar malesore koplikase flinin ne kasolle perdhese plot lageshti, por qe ishin njerez shume zemer bujar. Une kam qene mik i shume prej tyre… Malsoret antikomuniste jane vertete shum fisnik dhe taman burra.
Malesoret komuniste kelmendas te Dulles Plak kane nenshkruar per te pushkatuar bashkfshatarin e tyne Prek Calin
Ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Tirane, para se te ikja ne SHBA asokohe vizitoja shpesh AQSH, sepse po shkruaja librin: “Mes Kryqit dhe Atdheut“, liber qe i kushtohet Persekutimit te Klerit Katolike Shqiptare.
Aty ne AQSH, dhe pikerisht ne Seksionin e Arqipeshkvise se Shkodres, kam pa me syte e mi nje dokument, i cili tregonte nje liste te gjate te malesoreve te Kelmendit, te cilit kishin nenshkruar per te pushkatuar patriotin e Shqiperise Etnike PREK CALIN…
Per me e zhduk nga faqja e dheut dhe Kelmendi kete figure totalisht, para disa viteve me eskavator ose buldozer (si i thoni atje) e moren kete makine shkateruese qe ece si breshka dhe me durim diten per diell ia shkaterruan me themel Kullen, pra shpin origjinale ketij patrioti dhe antikomunisti. Kaq shume e ka urryer dje dhe sot komunizmi Prek Calin dhe ma e keqja vete komunistet kelmendas te Malesise. Fatkeqsisht sikurse dihet, heroi apo legjenda e maleve tona Prek Cali, sot nuk ka shpi as varr… per me deshmue historine e djeshme dhe te sotme…
Kaq dhe kjo jep pergjigjen e duhur se kush ishte dhe eshte sot Malesia e Madhe. TURP & MARRE. Sigurisht, qe ketu nuk perfshihen te gjithe antikomunistet malcore, qe sfiduan diktaturen e eger komuniste dje dhe sot…
Une kam shume miq ne Malesi, sepse atje pa deshire ne Koplik kam mbaruar shkollen e mesme bujqesore, mbasi nuk me lejuan te shkoi ne ndonje shkolle tjeter asokohe…
Duke iu rikthyer detajit te ngjarjes historike te disa dekadave me pare, theksoj se formimi i këtij Grupi Rdikal Komunist te Shkodres, gjate periudhes para ardhjes se komunisteve ne pushtet, lidhet me një grup të rinjsh idealistësh “ëndrrimtarë”, te elemti ortodoks i qytetit dhe te zanatçinjtë te rendomte te qytetit (sidomos zdrukthtarët).
Për shumë vite grupi marksist fakatik, ishte pika e vetme komuniste e perhapur dhe propagandiste në Veriun e Shqipërisë. Në vitet 1932-1933, fatkeqisht ka hyrë literatura opium marksiste dhe bolshevike në qytet nga disa eksponente militante active komuniste nga Mbretëria Jugosllave, duke mundur të hynte gjerësisht dhe fatkeqsisht në Gjimnazin e Shkodrës.
Fatkeqsisht ketu bejne pjese edhe disa te ashtequajturit “figura te shquara” te qytetit tone, te etitekuar keshtu nder vite nga diktatura dhe Dulla Plak nga Gjinokastra, te cilet me pas do te vriste nje e nga nje ose do ti linte te vdisnin te qete, ne burgje dhe kampet e punes se detyruseshme, qe ishin ngritur ne te gjithe Shqipnine.
Demi i tyre vazhdon te ndiet edhe sot. Të bërit bashkë të të rinjve Qemal Stafa, Xhemal Broja dhe Vasil Llazari në gjimnazin e qytetit në vitin 1934 nga shkollat e klerit që u mbyllën me Reformën “Ivanaj”, zgjoi jetën e gjimnazit dhe te ideve pro marksiste.
Ato fatkeqissht morën kontrollin e shoqërisë “Besa shqiptare”, e cila asokohe qe formuar në vitin 1931, nën drejtimin e shkrimtarin te shquar geg dhe ish Ministrit te Kultures prof. Ernest Koliqit.
Ata u morën me organizimin e shfaqeve teatrale amatore si dhe me botimin e revistës “Shkëndija”, ku shkruajtën Qemal Stafa, Xh. Broja, Pashko Gjeçi (perkthyes ose poliglot i mirenjohur), Elez Braha, etj. Ky botim nuk doli më, mbasi numri pasardhës u konfiskua dhe u dogj ngaqë regjimi zogist ra në gjurmë të përpjekjeve të kësaj shoqërie me ide dhe qellime te mbrapshta komuniste.
Pas një takimi më 1937 me Niko Xoxin, i larguar nga Grupi i Korçës, dhe një shoshitje me Andrea Zisin për çështjen e grupeve, përafërisht fundi i 1937 dhe fillimi i 1938 është koha kur u formua Grupi i Shkodrës.
Nismëtarët ishin Zef Mala, V. Llazari, Q. Stafa, Xh. Broja, Voin Grabova dhe Vaso Kadiq.
Qemal Stafa pasi u shpërngul në Tiranë, ku kishte si bashkëpunëtor edhe Vasil Shanton, krijoi bërthamën e dytë të grupit. Më 1938 ngre celula në Elbasan mbi bazën e ish-celulave të Grupit të Korçës. Sami Baholli kaloi me të Shkodrës.
Në Elbasan qe ndikimi i fortë te Normalja e qytetit. Një numër i madh nxënësish iu bashkuan lëvizjes komuniste në vitet 1938-1941.
Nën drejtimin e Myzafer Trebeshinës e më vonë të Dashnor Mamaqit, u organizuan të rinjtë. Gjatë 1938 grupi shkoi në 150 anëtarë. (Shënim: Për më shumë shih Dervishi, Kastriot, në librin: “Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”, Tiranë: 55, 2016. fq. 147-149. ISBN 978-9828-106-38-4)
Dhe historia shqiptare po vërteton dje dhe sot se:
- “Shqiptarët, janë krejtësisht të korruptuar, të papërdorshëm, të padisiplinuar dhe të patrajnueshëm. Për formacionet ekzistuese shqiptare, një ndryshim në të ardhmen nuk mund të pritet as nga një stërvitje e plotë. Ata kurrë nuk do të bëhen një trupë serioze dhe e punësueshme. Ushtari shqiptar, është i padisiplinuar dhe frikacak”. – Josef Fitzthum SS-Brigadeführer – Generalmajor der Waffen-SS und Polizei
- “(Me) një mortajë të lehtë mund ta ndjekësh atë (shqiptarin) në të gjithë botën. Gjatë sulmit ai shkon vetëm aq larg sa gjen diçka, për të vjedhur ose plaçkitur. Për të, lufta mbaron kur kap një dhi, një plug ose rrotën e një makine qepëse.” – Schmidhuber, general dhe officer i lartë SS
- Miku im i vjeter ish parashutisti antikomunist shum i zoti dhe trim, qe ka hy e ka dal lirshem ne Shkoder pa frik, i ndjeri Zef Luka me banim ne Clevland te Ohio-s me ka thane nji fjale te arte: “N’Shkoder s’ka ma antikomunista. Antikomunistat e vertete jan sot ne Zall t’Kirit dhe ne muret e gjakosuna te vorrezae t’ Rrmajit…”.
- Chris LaCivita kishte te drejte qysh ne fillim, kur tha se shqiptaret per nga natyra dhe mentaliteti jane tradicionisht socialist dmth komunist…
Dhe kjo asht e vertete sepse mbas 1944-1950 nuk ka pas ma nacionalist dhe te djathte, sepse ata fatkeq perfunduan nga plumbat ne Zall te Kirit dhe ne muret e gjakosuna te varrezave te Rrmajit etj.
Ne nje interviste te fundit me Cim Peken Live, kur u pyet ne fund se a do te vinte per vizite serisht ne Shqipni, ai ngriti doren e djathte afer gjoksit dhe nuk foli, dmth se une skam kohe me humb me njerez kot… trurin e shperlare qe adhurojne deri ne marrezi apo shkurt e kjarte vdesin per socializem.
E ai ka shum te drejte. Sa ma shum i shtyp nudisti Shalgjat aq ma shum e dojne ate… Kjo asht sindroma e skllavit…
- Ju adhuroni Sulltan Dullen e Ri IV te Surrelit, sepse jeni si ai qe para femijeve tuaj ne shesh flet per nudizmin e tij dhe strptizmin e qeverise se tij te korruptuar.
Shpresoj dhe besoj, qe diaspora kudo neper bote te mos dergoj pare ma $$$ apo euro per ju, sepse ju s’keni nevoj per ne dhe se ju pelqen shume “lumturia” socialiste dhe mjerimi I begate marksist.
Ju gjithashtu ju pelqen Enver Hoxha Jr. me iPhone, qe ju mashtron me fraza e shprehje standarte, qe duken ne aparence te bukura dhe veshje moderne (jeans) njesoj sikurse babai i tij Dulla plak, qe u thoshte vazhdimisht dikur prinderve tuaj dhe gjysherve, se do te hani me luge floriri dhe ne fakt hapi 69 kampe perqendrimi dhe 52 burgje nga ku ngriti menjehere 2 burgje per cdo rreth te Shqipnise…
Pra vota juaj sot per sultan Dullen IV, tregon se ai ka te “drejte” qe u shkaktoi hemoragji rinore dhe intelektuale, e po ju shkaterron ju familjet, apo po ua thane zemren dhe shpirtin tuaj te plagosur rende…, per femijet tuaj… ku deri tani kane ikur fatkeqsisht mbi 1.000,000 vete tash 12 vjet, duke vene kryt ne rrezik ne udhen e emigracionit, sepse ju prinder jeni pa zemer dhe shpirt per familjet dhe femijet tuaj, te cilet habiten se sa trushperlare i kane prinderit shpirtkazem…
Dalja në publik e agjentëve islamik të Serbisë

Gjergj – Skender Jashari
Në Kosovë, askush nuk ishte i interesuar, të dëgjonte më herët për një temë të tillë. Duke qenë se më 2009, kisha qenë viktimë e një akti terrorist islamik, të kryer nga agjentët islamik të Serbisë, e për të cilin rast kisha akuzuar të tillët. E që polic hetues madje edhe të tillë që drejpërdrejt prej Ministrisë së Brendshme, kërkonin që mos t’i publikonim të tillat raste as në medie. Derisa as nuk merreshin me raste të tilla, duke i “konservuar” rastet e tilla, e as që i hetonin a gjykonin. Kjo i duhej Serbisë dhe agjentëve islamik të saj, që të mund të operonin pa asnjë problem në territorin e Republikës së Kosovës.
Vazhdimisht kisha theksuar që Serbia, ka vepruar në drejtim të Kosovës dhe Trojeve tona, me plane e projekte islamike apo edhe të planeve e projekteve antiserbe, përmes: agjentëve të saj, agjentëve islamik të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj. Madje dhjetëra raste konkrete kisha raportuar dhe kallëzuar penalisht, në institucionet e ndryshme respektive vendore, e disa prej tyre edhe në Institucione Ndërkombëtare. Ato që i kisha raportuar, kallëzuar nëpër institucione dhe nëpër shkrimet e mia në medie, tashmë për fat të keq u bënë realitet.

Ditët e fundit, për fat të mirë edhe në publik, mediet e kanë paraqitur një rast të një spijuni të BIA-s së Serbisë, që ishte terrorist islamik i akuzuar më 2022, nga Institucionet e Republikës së Kosovës. Në të njejtin rast, janë përmendur edhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe terroristin e dënuar hoxhën Zeqirija Qazimin, e që agjenti i BIA-s, ia di edhe nofkën “Zeqës” dhe interesohet sesi shkon grupi i tij ardhshëm “terrorist.” Incizimet e tilla, tregojnë shumë aspekte të rëndësishme, të cilat konfirmojnë të gjitha pretendimet që kishim bërë, që:
- Serbia dhe shërbimet e saj vazhdojnë të përdorin islamin radikal, ekstremist dhe terrorizmin islamik,
- Serbia përdorë radikalët, ekstremistët dhe terroristët islamik;
- Serbia i dërgoi terroristët islamik në ISIS;
- Serbia instrukton sesi terroristët islamik të sjellen dhe veprojnë në Kosovë;
- Serbia ishte interesuar për terroristët islamik në ISIS, jo vetëm për rastin e Hysri Selimit;
- Hysri Selimi raporton se Zeqirija Qazimi ka autoritet tash pas burgimit, e që nuk e ka ndryshu ideologjinë( për të cilën është dënuar nga shteti i Kosovës), por se tash ruhet;
- Serbia interesohet për grupet e “ardhshme terroriste” islamike të Zeqirija Qazimit dhe fakton ekzistimin edhe të disa grupeve të tjera të ngjajshme;
- Serbia paguan agjentët islamik dhe terroristët islamik që të veprojnë kundër Republikës së Kosovës;
- Serbia ka lidhje me Zeqirija Qazimin, madje Igori i BIA-s, e thërret në nofkën që tregon afërsi, afirmitet, respekt, vëllazëri e njoftësi duke e quajtë “Zeq”;
- Në ditën e lirimit nga burgu të terroristit Zeqirija Qazimit, në fjalimin e parë të tij, merr pjesë në të edhe pjestar i grupit terrorist të Kaçanikut, i cili vrau policin e Republikës së Kosovës;
- Në fjalimin me rastin e lirimit të terroristit Zeqirija Qazimi, mbledhen element të cilët nëse analizohen, janë potencialisht terrorist të ardhshëm etj.
Ky është një rast, derisa ne që kemi studiuar, analizuar dhe hetuar këso raste, kemi disa qindëra të tilla, vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, e poashtu edhe për pjesët e tjera të Trojeve tona. Rasti i Hysri Selimit, është shumë më i vogël, nëse do krahasonim me disa figura të tjera, të cilat janë tejet të njohura dhe që nëse do publikoheshin komplet rastet e këtyre, seriozisht do tronditnin themelet e radikalistëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik dhe mbështetësve të tyre si dhe të agjentëve të Serbisë dhe agjentëve islamik të Serbisë. Në fakt kjo do ishte mënyra më efikase në deradikalizimin, deekstremizimin dhe deterrorizmin e “masës së islamizuar, radikalizuar dhe ekstremizuar,” por mbi gjitha do ndihmonte të parandalonte dhe luftonte për mrekulli radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin në masën e gjerë.
Akoma edhe këto ditë, pos aspekteve të tjera, agjenturat serbe në drejtim të Republikës së Kosovës por edhe të Trojeve tona, veprojnë me plane e projekte islamike apo edhe të planeve e projekteve antiserbe. Planet e projektet islamike të Serbisë, në drejtim të Kosovës, janë të njejta me planet dhe projektet e Serbisë, të viteve 1912-1939, në drejtim të Luginës së Preshevës, Kosovës, pjesës shqiptare të Maqedonisë, për t’i islamizuar, turqizuar, serpskimuslimanizim, boshnjakizim etj. Pa u thellu më tej në aspektin historik.

Ky hoxha afër politikanit të PD-së Lulëzim Basha, e ka pranuar vet se ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i UDB-së në Maqedoni.
Çfarë nënkupton termi agjent islamik i Serbisë?
Një përkufizim për këtë mund të nxjerrim në bazë të veprimtarisë dhe lidhjeve të këtyre personave. Agjentët islamik të Serbisë, janë qoftë bashkëpunëtorët e dikurshëm e tashmë të dekonspiruar të Serbisë ashtu edhe të tillët që akoma janë në konspiracion, e që këta të fundit janë shumë më të numërt. Personat që kanë lidhje me autoritetet serbe a personat që përmes ndërmjetësuesit kanë lidhje me autoritetet serbe, e që kordinojnë veprimet e tyre. Agjent islamik të Serbisë, përfshinë: hoxhallarët agjent të Serbisë( disa të tillë tashmë të dekonspiruar), Turqisë etj; radikal, ekstremist e terrorist islamik si agjent të Serbisë( poashtu disa të tillë të ndjekur penalisht); bashkëpunëtorë a agjent të agjenturave të huaja kryesisht të vendeve mike të Serbisë; agjent të Serbisë( të cilët me veprimtari subverzive, terroriste, kriminale etj kryejnë akte të ndryshme të natyrës islamike, me të cilat pastaj akuzojnë Shqiptarët si islamik ) etj.
Veprimtaria e tyre terroriste, përfshinë nga predikimi i islamit e deri në veprimtari terrorste, pra nga format publike të predikimit dhe propagandimit e deri në format më klandestine, subverzive, ilegale e terroriste. Agjentët islamik të Serbisë nuk janë vetëm ata që publikisht e propagandojnë dhe shpallin islamin qoftë edhe atë tradicional, pasiqë janë me dhjetëra dokumente që shovenizmi serb ka përpilu, gjithashtu janë edhe dhjetëra shovenist serb, të cilët shprehin që islamizimi i Shqiptarëve është në interes të Serbisë.

Të dyshuarit e tillë, të akuzohen vetëm për nenin 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është jo adekuat. Sepse veprimtaria e tyre nuk përkufizohet vetëm në mbledhje informacioni, por qëllimi i mbledhësit është një seri veprash penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Prandaj dënimi meritor për raste të tilla, do jenë për bashkim veprash penale, prej nga presim që edhe në gjykim dhe dënim, të shohim që personat e tillë të akuzohen, gjykohen dhe dënohen për dy a më shumë vepra penale.
Prandaj si përfundim, besoj që është koha ideale, që nëse jo institucionet respektive, që të ndërmarrin veprime konkrete ligjore, në parandalimin dhe luftimin të gjitha veprave penale që janë kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, të kryera a që janë nxitur të kryhen nga agjentët e Serbisë, bashkëpunëtorët e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë apo së paku gazetarët investigativ dhe analistët e studiuesit e mirëfilltë të angazhohen në këtë drejtim.
Pavarësisht të gjitha këtyre, besoj akoma edhe sot, siç besoja me kohë, që Çlirimi i Kombit tonë nga robëria e ideologjive jomiqësore a armiqësore, është kruciale për të arritur Çlirimin, Bashkimin Kombëtar, Përparimin dhe Zhvillimin por edhe Garantimin e të Ardhmes tonë prosperuese Euro-Atlantike. Asnjë vend në botë nuk ka qenë i robëruar për kohë të gjatë nëse mendja, shpirti i tyre s’ka qenë i robëruar dhe anasjelltas.

Më:14.05.2025
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Urime, Shqipëri! Le të festojmë shpërnguljet: Shqiptarët drejt Perëndimit, të huajt drejt Shqipërisë !







