Kreu Blog Faqe 571

LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

1

Florim Zeqa

Kryetari i LDK-së, humbësi i zgjedhjeve parlamentare, Lumir Abdixhiku i ekzaltuar nga gëzimi për “suksesin” e arritur në pengimin e formimit të instititucioneve shtetërore si dhe i motivuar nga guximi i zbatimit të urdhërave të padronëve (Isës dhe Vjoses) për refuzim të ftesës për koalicion me Albin Kurtin, e filloj fazën e parë konsultative me kryetarët e degëve të LDK-së dhe përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2025!

Zhveshje totale e LDK-së nga filozofia politike rugoviane!

Abdixhiku nuk e fshehu synimin e tij që është i interesuar të identifikoj njerëz me “integritet” (servil), me aftësi të lartë dëgjueshërie për të kontribuar me dinjitet në shërbim të klanit të tij!

Këtë që e ceka e vërteton ftesa e tij publike, po citoj: “LDK fton të gjithë ata që ndajnë vizionin politik dhe vlerat themelore të njëjta si tonat”, që i bie se të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai nuk e kanë vendin në LDK dhe as në Republikën e Kosovës!

Fjalia tjetër e tij është edhe më skandaloze, lexo citatin: “LDK mbetet shtëpi e vlerave të qëndrueshme dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunave”!

Për cilat vlera dhe cilin vizion e ka fjalën Lumir Abdixhiku vetëm ai e di!

Por, një gjë po e dimë të gjithë ne që mendojmë ndryshe, që në secilin fjalim dhe postim në rrjetet sociale, Lumirit nuk ia zë goja të permend emrin e Ibrahim Rugovës dhe as të rugovizmit si filozofi politike!

Citati tjetër akoma më skandaloz i Abdixhikut, “LDK-ja hyn në këtë proces (e ka fjalën për zgjedhjet lokale) me përkushtim të plotë dhe besim të palëkundur në fuqinë e saj përfaqësuese”.

Tregona o Lumir burri, cila na qenka fuqia përfaqësuese e LDK-së në nivelin komunal pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025?!

Të pengosh fillimin e një procesi kaq të rëndësishëm siq është ky i formimit të institucioneve të larta shtetërore dhe kërkesa për hyrje në të njëjtën kohë në një proces më të ulët zgjedhor, përveqse papjekuri, është edhe marrëzi politike!

Deri në këtë situatë paradoksale, njeriun mund ta sjellë vetëm dy gjëra: egoja e pakufishme për pushtet apo paraja e pistë e oligarkëve ekonomik!

LDK nuk është pronë e grupeve të interesit, pra nuk është pronë e Lumir Abdixhikut e Dorsa Kices-Xhelili dhe as e Lutfi Hazirit e Gazmend Muhaxherit, dy tandeme këto që e kanë kapur e ngulfatur deri në palcë partinë e mbetur të Ibrahim Rugovës.

LDK është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Kosovës, është shtëpia e themeltarëve, e aktivistëve dhe e veprimtarëve që e kanë mbrojtur me guxim dhe dinjitet, pa asnjë interes personal filozofinë politike rugoviane dhe e kanë ndjekur rrugën e lirisë deri në shtetndërtim!

Mosveprimi juaj sot për krijimin e institucioneve shtetërore, do të jetë pasqyra juaj nesër para qytetarëve në Zgjedhjet Lokale.

Nëse nuk vetëdijësohet elektorati për largimin e uzurpatorëve nga ‘Shtëpia Rugoviane’, atëherë duhet të pajtohen me tre konstatimet e mia përfundimtare të këtij shkrimi të shkurtër analitik:

LDK do të mbetet e hapur për secilin që mendon si Lumiri!

LDK do të mbetet e Lumirit dhe e mercenarëve, por jo e themeltarëve!

LDK do të mbetet dashni (mollë) e ndaluar për të gjithë rugovistët e vërtetë!

Me 10 Maj 2025

Rikthimi në Shtëpi i Blerim Metajt dhe vajzës së tij…!

0
RIKTHIMI NË SHTËPI

Të jesh katolik nuk është vetëm një përkatësi fetare. Është një rrahje zemre që ndjek ritmin e qiellit. Është një mënyrë e të jetuarit me nder, një mënyrë e të dashuruarit me shpirt, një mënyrë e të falurit me hir. Është zgjimi i përditshëm me frymën e Zotit në mushkëri, me buzët që shqiptojnë “Falënderimi qoftë për Ty, o Krisht”, me sytë që kërkojnë dritën në çdo cep të errësirës. Është të ndjesh se nuk je vetëm—se një Zot i gjallë të njeh, të do dhe të pret.

Rikthimi në Kishën Katolike nuk është akt ndëshkimi për atë që ishe, por festë për atë që po bëhesh. Nuk është mohim i rrënjëve, por rilidhje me trungun. Nuk është kthim prapa, por marshim përpara drejt burimit të së vërtetës. Është zgjedhje e vetëdijshme për të ecur mbi gjurmët e martirëve tanë, për të ecur zbathur në një shteg të shenjtë që djeg krenarinë, por ndriçon shpirtin.

Vëllezër dhe motra, unë jam kthyer. Dhe ky kthim nuk është turp. Është lavdi. Është agim pas një nate të gjatë. Unë erdha pa zhurmë, me kokë ulur dhe me zemër të shqyer nga etja për të vërtetën. Dhe Zoti, si një At i mirë, nuk më gjykoi. Ai më hapi derën. Më përqafoi. Më dha një vend në tryezën e Tij, në sofrën e Eukaristisë, ku çdo copë bukë është një thirrje për paqe, dhe çdo pikë vere është gjaku i dashurisë që shlyen mëkatet.

Në rrëfimin e mëkateve, gjeta çlirim. Në Shkrimin e Shenjtë, gjeta fjalën që më ringjalli. Në bashkësinë e besimtarëve, gjeta familjen time të re. Këtu nuk gjeta një turmë, por një Kishë—një trup i gjallë i Krishtit që më pranoi me plagët e mia, më deshi pa kushte dhe më mësoi se jeta fillon kur e dorëzon veten te Ai.

Po, kjo rrugë kërkon guxim. Kërkon flijim. Kërkon të lësh pas paragjykimet, turmën, zërat që tallin, por nuk kuptojnë. Por mbi të gjitha, kërkon dashuri. Një dashuri që nuk blen e nuk shet, por e jep veten si Krishti në kryq.

Dhe si shqiptar, kjo dashuri ka një ngjyrë të veçantë. Ajo është ngjyra e gjakut të dëshmorëve tanë, që vdiqën me emrin e Krishtit në buzë. Ajo është aroma e kishave të gurta nëpër male, ku besimi u ruajt me gjak, jo me fjalë. Ajo është klithma e një kombi që u përpoqën ta zhveshin nga identiteti, por që nuk harroi rrënjët. Në çdo gur të rrënojave tona, ka një kryq të gdhendur. Në çdo këngë epike, ka një psherëtimë që shkon përtej tokës—drejt qiellit. Ne ishim katolikë përpara se të ishim shtet. Ne ishim të Krishtit përpara se të njihnim botën.

A thua do të qëndrojmë të heshtur? A do të vazhdojmë të humbasim vëllezërit tanë, të harrojmë shpirtin që na bëri të qëndrojmë përballë pushtimeve, ndarjeve e mohimeve? Jo! Ne do të ngrihemi! Do të rilindim me Krishtin dhe për Krishtin! Do të ringjallim frymën shqiptare që nuk i trembet të vërtetës, që nuk i nënshtrohet mashtrimit të përkohshëm.

Ky rikthim është thirrje për çdo zemër që endet pa drejtim, për çdo shpirt që s’e gjen paqen. Mos ki frikë, o vëlla. Mos u turpëro, o motër. Krishti nuk të do të përsosur, por të sinqertë. Ai nuk të thërret të ndryshosh historinë, por të shpëtosh shpirtin. Dhe aty nis gjithçka: nga shpëtimi i shpirtit lind edhe shpresa e një kombi.

Të jesh katolik sot është akt guximi. Në një botë që tall të shenjtën dhe feston zbrazëtinë, ti ngre kryqin mbi sup dhe marshon si ushtar i paqes, i së vërtetës dhe i dashurisë. Të jesh katolik është të duash familjen, tokën, flamurin, por mbi të gjitha të duash Zotin që na i dha ato.

Le të jemi vëllezër në besim, shqiptarë në zemër, dhe dëshmitarë të një drite që s’ka perëndim. Rrugëtimi im është thjesht një fillim. Thirrja është për ty. Kthehu. Shtëpia është ende aty. Kishat ende presin. Zoti është ende me krahë hapur.

Kthehu në shtëpi. Sepse shtëpia jote është në zemrën e Krishtit. Dhe atdheu yt rilind, kur ti rilind në Të. 

Kultura është identiteti i një shoqërie të tërë, është shtylla kurrizore e një populli

0

Nga Aurel Dasareti

Gjyshi im nga babai (ish-oficer i rangut të lartë), i cili emigroi në Amerikë (në vitin 1943) në rininë e tij të hershme, thoshte: “Kur dëgjoja fjalën kulturë, përgatisja shkopin tim për t’iu përgjigjur çdo përleshjeje masive me shkopinj, jo vetëm në Shkodër, Lezhë dhe Mirditë, por në të gjitha katundet shqiptare.”

***

Kultura është të thuash të vërtetën që e ke parë me sytë e tu dhe e ke formuluar me mendimet e tua.

Thuhet se studimi i një qelize të trurit është neurologji, studimi i dy qelizave është psikologji. Ndoshta mund ta çojmë më tej këtë çështje, duke thënë se studimi i një individi është psikologji, nëse studiojmë dy, flasim për kulturën.

Specia jonë është unike në grumbullimin e njohurive, ekspertizës dhe ideve nga brezi në brez. Speciet e tjera shtazore mund të kenë tipare të tilla, por këtu specia njerëzore është në një pozicion të veçantë. Ne kemi një tru që është jashtëzakonisht plastik dhe është në gjendje të përshtatet me mjedisin përreth në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet. Kështu e ka hapur rrugën specia njerëzore në të gjithë globin. Shuma është aftësia e jashtëzakonshme e trurit për të mësuar dhe kopjuar ide nga të tjerët. Me fjalë të tjera: idetë përhapen dhe zhvillohen me trurin e njeriut si një kundërpërgjigje (replikë)

Sidoqoftë, panorama e përgjithshme që po përpiqem të paraqes këtu është se kulturat zhvillohen si degët e një peme. Ata ndjekin rrugët e tyre, dhe secila rrugë është unike (e njëjtë). Por kjo metaforë prishet pasi e dimë që kulturat ndikojnë reciprokisht te njëra-tjetra. Kemi një bashkëveprim midis ndikimit dhe izolimit. Në përgjithësi, kjo shndërrohet në një rrëmujë relativisht komplekse, ku ende zbatohet ideja se çdo kulturë ka rrugën e vet. Kjo nënkupton se nuk pritet aspak që çdo kulturë të përfundojë me të drejtat e njeriut ose me teorinë e relativitetit, nëse u jepet vetëm kohë e mjaftueshme. Vetëm nëpërmjet ndikimit dhe tregtisë së ndërsjellë me kulturat e tjera bëhet e mundur të zhvillohet një shumëfish minimal i përbashkët i kulturës njerëzore.

Nuk duhet të harrojmë se motivi i individit për t’u bashkuar me një shoqëri është se shoqëria ekziston për individin, dhe kurrë anasjelltas. Duhet të funksionojë në një mënyrë të tillë që të jetë më mirë për mua të jem në shoqëri sesa të jem jashtë saj. Është shoqëria ajo që ofron mundësitë më të mira për një jetë të mirë. Një përbindësh shoqëror është një proces i tillë që ecën i egër dhe përfundon duke ekzistuar vetëm për veten e tij (lexo: elita). Me fjalë të tjera, supozimet e dhëna më sipër dështojnë. Një shoqëri e pjekur do të përqendrohet shumë në analizimin dhe kuptimin e proceseve të tilla, dhe sigurisht në krijimin e mekanizmave mbrojtës që parandalojnë që procesi shoqëror të ecë në mënyrë të egër. Sigurisht, kjo vlen për të gjitha nivelet e procesit shoqëror.

Pothuajse çdo zhvillim që ndodh me kalimin e kohës ka, siç u përmend, elementë kaotikë në të. Kjo vlen edhe për zhvillimin individual. Por përmban edhe elementë të fortë të programimit. Dhe kjo do të thotë që ne mund t’i transferojmë pa dashje këto karakteristika në të gjitha zhvillimet e tjera që shohim në botën përreth nesh. Edhe pse shohim shumë paralele, nuk kemi arsye të supozojmë se as evolucioni, as zhvillimi historik dhe as zhvillimi kulturor nuk kanë ndonjë element të programuar. Për ta përsëritur: Kultura që kemi sot është rezultat i asaj që ishte kultura dje plus gjithçkaje që e ka ndikuar atë ndërkohë. Dhe ajo që ishte kultura dje është rezultat i asaj që ishte kultura një ditë më parë, plus gjithçkaje që e ndikoi atë.

Në këtë mënyrë mund të vazhdojmë prapa dhe prapa. Kjo është ajo që unë e quaj zhvillim gradual, ose akumulues. Këtu kam përshkruar edhe elementët vetë-përforcues dhe kaotikë të kësaj. Zhvillimi në vetvete nuk ka qëllim apo pikë përfundimtare. Ajo që ndikon në kulturë mund të jenë si kushtet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Faktorët e jashtëm mund të ndryshojnë nga fatkeqësitë natyrore, ndryshimet në klimë ose kushte të tjera natyrore, si dhe ndikimet nga kulturat e tjera. Ndikimet e brendshme mund të kenë të bëjnë me individët, lojën shoqërore që krijon valë vetë-përforcuese të traditave, fesë, normave ose besimeve, etj.

Tani kemi arritur në një pikë ku kulturat janë në një proces globalizimi. Nuk është aspak pa probleme. Sepse globalizimi është një proces i dhimbshëm, si në lidhje me kulturat, nën-kulturat, fetë dhe klasat. Jo të gjitha kulturat janë të pajtueshme me harmoninë globale. Çfarë mund të themi tjetër përveçse të gjitha kulturat duhen parë si të barabarta. Por është problematike në atë që jo të gjitha kulturat kanë kaluar nëpër të njëjtin proces pjekurie. Bota ka përjetuar dhe ende po përjeton të ashtuquajturën Pranverë Arabe.

***

PS: Gjatë vitit 2011, pati kryengritje të mëdha popullore kundër autoriteteve në shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Këto protesta u quajtën “Pranvera Arabe”. Një kërkesë e përbashkët për shumicën e protestuesve ishte që regjimi aktual në vendet e ndryshme të jepte dorëheqjen.

***

Pritjet tona ishin që tani këta njerëz më në fund do të fitonin lirinë e tyre. Diktaturat do të shfuqizoheshin dhe demokracitë do të vendoseshin. Pothuajse pa përjashtim, kjo ka dështuar plotësisht. Dhe ajo që më ka bërë përshtypje pasi e kam vëzhguar këtë nga larg është se është naive të përfshijmë zgjidhjet ose vlerat tona demokratike në këtë çështje. Vlerat demokratike që jetojnë në shoqërinë tonë janë rritur bashkë me kulturën tonë gjatë shumë shekujve. Dhe nuk është aspak e sigurt që zhvillimi ka ndjekur këtë rrugë.

***

Jo, jo të gjitha kulturat kanë të njëjtat vlera.

Dhe kultura evropiane ka shumë turp në ndërgjegjen e saj, gjë që nga ana tjetër ka kontribuar në shkatërrimin e kulturave të tjera. Por mos harroni se kultura dhe individi nuk janë e njëjta gjë. Individi zotëron një vlerë etike të patjetërsueshme. Kulturat nuk kanë një vlerë të tillë etike. Prandaj, duhet të pranojmë se kur bëhet fjalë për krijimin e një Shoqërie të Pjekur, kulturat kanë vlera të ndryshme. Disa tipare kulturore janë të preferuara (parapëlqyera), ndërsa të tjerat duhen refuzuar. Një burrë i pjekur nuk i klasifikon verbërisht kulturat, por ato tipare kulturore që çojnë në sukses dhe ato që çojnë në dështim. Si pozitive ashtu edhe negative gjenden me shumicë në shumicën e kulturave. Dhe nuk duhet të kemi frikë të nxjerrim në pah tiparet “kulturore” të shumë shqipfolësve që nuk i duam në fshatin tonë të vogël Shqipërinë londineze, Kosovë dhe trojet nën pushtim.

Kur dielli i kulturës është i ulët, edhe xhuxhët hedhin hije të gjata.

***

Dashuria e shumë shqipfolësve për regjimin kriminal që ka kapur të gjitha institucionet shtetërore dhe bashkëpunimin e regjimit me krimin e organizuar që e ka transformuar Shqipërinë në të vetmin narko-shtet në Evropë, është e neveritshme.

Qëllimi i Ramës, misioni i tij, është të detyrojë zhvendosjen (largimin-ikjen) e shqiptarëve nga atdheu i tyre përmes varfërisë së qëllimshme dhe humbjes së shpresës, në mënyrë që tokat e boshatisura të zëvendësohen me të huaj (“refugjatë”) nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që BE-ja nuk i dëshiron në vendet e tyre.

Një person inteligjent që është krenar për inteligjencën e tij, por ia shet votën regjimit mafioz antikombëtar, është si një i burgosur që krenohet me qelinë e tij të madhe.

Shqipfolësit e pakulturuar me aftësi të kufizuara mendore që mendojnë se po ndjekin yjet kur simpatizojnë sharlatanin Edvin Kristaq Rama dhe ia shitën votën antishqiptarit, përfundojnë si bretkosa ngjyrë kafe që hidhen në ujërat e zeza për t’u pastruar. Dhe aty takohen minjtë e kanalizimeve.

Mos mendo kurrë se mund ta fshehësh gjënë e turpshme që ke bërë, sepse edhe nëse ua fsheh të tjerëve, zemra jote do ta dijë.

***

Nëse nuk e largoni menjëherë nga pushteti armikun më të rrezikshëm të brendshëm për Kombin tonë, edhe Shqipëria do të bëhet një nga vendet që u zhdukën.

Shumë nga vendet që janë zhdukur nga harta e botës kishin një histori të palavdishme.

Ka histori për 75 vende dhe mbretëri që nuk ekzistojnë më. Disa prej tyre ekzistuan vetëm për disa muaj, të tjera për dekada.

Disa prej tyre arritën të ndërtonin një sistem politik, shkolla dhe spitale, të tjera u detyruan të mbroheshin nga përpjekjet e pushtimit. Ajo që të gjitha kanë të përbashkët është se lëshuan pulla si shenjë se ishin të pavarura, se ishin një shtet që meritonte një vend në histori. Dhe se më vonë u harruan nga pothuajse të gjithë.

Perandoritë (shtetet-vende) lindin dhe zhduken. Vende të reja themelohen dhe më pas shpërbëhen pas disa vitesh. Historia e këtyre tokave dhe mbretërive të humbura merr jetë kur lexon për të.

Ka histori të frikshme (rrëqethëse) botërore, përshkrime lirike dhe detaje delikate rreth vendeve që nuk ekzistojnë më. Ato vende ndodheshin në të gjitha cepat e botës, në xhungla dhe shkretëtira, nga jeta e zhurmshme e qytetit deri te tokat e shkreta të stepave.

***

Tani një botë shqiptare kërkon ndihmë: Na duhet zemra jote, aftësia jote, mendja jote e zjarrtë! Dhe ti e more rininë tënde për ta ndarë dhe për ta zotëruar, prandaj përdore atë! Jep energjinë tënde! Për veten tënde. Për të ardhmen e pasardhësve të tu. Për vendin dhe kombin.

O shqiptar! Mos u dorëzo! Mos ik, por reago. Përdor aftësitë e tua! Për ta shpëtuar Shqipërinë nga vdekja. Do të ishte shumë qetësi në pyll nëse askush nuk do të këndonte përveç zogjve që këndojnë më mirë.

***

Asgjë nuk është më e dëmshme dhe më e çmendur për një person normal sesa të lejosh një kriminel psikopat dhe regjimin e tij të fëlliqur për të shkatërruar vendin tënd për 16 vjet rresht – vetëm sepse krimineli e di mungesën e rezistencës së një populli indiferent që vetëm flet dhe fle, dhe nuk frikësohet nga ju, prandaj vazhdon me pisllëqet. Kryekrimineli e di se ju përdorni vetëm llafet por nuk përdorni mjetet e duhura (forcën) për ta rrëzuar atë dhe regjimin (të vetmen gjë që ai/ata e kuptojnë). Ata, në bashkëpunim me armiqtë siç është Serbia, Greqia, FYROM-i etj punojnë që ju të mos ekzistoni, të ikni nga Shqipëria dhe zhdukeni nga faqja e dheut. Pse? Për të bërë ndryshime demografike, për ta shndërruar Shqipërinë në një kosh plehrash të… gjithë rruzullit tokësor.  

Mjaft më, zgjohu tani, menjëherë, dhe mos e humb kohën duke shikuar pisllëqet në Big Bordel TV apo shfletuar vetëm mbeturina në disa media mashtruese të padobishme, të shkarravitura nga amatorë të cilëve u intereson vetëm paraja – por përdorni metodat dhe mjetet e duhura që kryekrimineli i narko-shtetit kupton, dhe hidhe në koshin e plehrave. Shpëtoje atdheun tënd nga zhdukja, Shqipërinë. Shpëtoni kombin të cilit i përkisni jo vetëm me gjuhë por gjenetikisht.

PS: Nuk jam në rrjetet sociale: Facebook etj. Megjithatë, nuk jam atje si person privat. Kjo është arsyeja pse i dërgoj letrat e mia për publikim në disa portale që mendoj dhe besoj se janë kombëtare (në fakt janë kombëtare… me disa përjashtime), dhe afërsisht 900 bashkatdhetarëve që mendoj se janë intelektualë dhe patriotë të devotshëm. Kam mësuar shumë gjëra nga shumica prej jush, faleminderit.

___

Më shkruani dhe më tregoni mendimet e juaja për portalet që mendoni se nuk janë kombëtare. Popullata duhet informuar…

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Një meditim për tradhëtinë, orgazmen dhe poshtërimin kombëtar

0

Lirim Gashi, Prizren 

__
TRAGJEDIA E SHUSHUNJAVE POLITIKE: NJË MEDITIM MBI TRADHTINË, ORGAZMËN DHE POSHTRIMIN KOMBËTAR
__
Këta kopilë që krenohen se LDK-ja është një parti e veçantë janë të njëjtët shushunja që, të fshehur nën lavdinë e Rugovës, e lejuan anëtarin e SPS-it të Millosheviqit, Isa Mustafen, t’i qëllonte midis kofshëve me penisin e Hashim Thaçit dhe t’u shkaktonte një orgazmë aq të madhe seksuale, saqë jo vetëm të mos e quanin më vrasës të bashkëudhëtarëve të tyre më të shquar politikë, por edhe ta vizitonin në Hagë dhe të gjunjëzoheshin para tij si katolikët para Papës.
Këta janë të njëjtët njerëz pa shtyllë kurrizore që, në të gjitha fushatat e tyre zgjedhore, lehnin si qentë se nuk do të bënin kurrë koalicion me PDK-në, udhëheqjen e së cilës e fajësonin për vrasjen e bashkëpunëtorëve të tyre më patriotë, por sapo zgjedhjet mbaronin dhe fituesi dihej, ata u hidheshin në përqafim të njëjtëve vrasës që i fitonin zgjedhjet me vota të vjedhura në mënyrë industriale dhe shkriheshin nga ekstaza e ndarjes së pasurisë së plaçkitur nga populli dhe shteti.
Ata ishin aq të magjepsur nga ideja për t’u bërë milionerë të shumëfishtë në afat rekord, saqë nuk i përmendnin kurrë më emrat e shokëve të tyre të vrarë në mënyrë skajshmërisht qyqare, tinëzare dhe mizore.
Këta janë të njëjtët zvarranikë politikë që, pikërisht pse e braktisën rrugën e udhëheqësit të tyre të famshëm, e shkrinë partinë në 13% si dielli i gushtit akulloren dhe tani nuk duan të hyjnë në koalicion me Kurtin, vetëm pse ai me të drejtë i quajti “hajvanë”.
Dhe e vërteta pas asaj JO-je të ndyrë dhe kokëforte nuk ka absolutisht asnjë lidhje me ndonjë parim moral, etik dhe politik, por me një fakt të pamohueshëm :
Albin Kurti nuk mund t’u ofrojë atyre asnjë pasuri materiale apo monetare sepse nuk i ka ofruar as vetes një pasuri të tillë hajdute.
Nga ana tjetër, PDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe jo vetëm që mund t’ua ofrojnë ato privilegje hajdute, por edhe t’ua mundësojnë ta vazhdojnë fushatën e tyre hajdute dhe të pabesë kundër skeletit të lopës shtet, sepse ata tashmë ia kanë ngrënë mishin dhe ia kanë pirë gjakun dhe qumështin.
Ka një dhimbje që nuk zbutet nga koha, një lloj neverie që nuk lahet me ujë, as me lot. Kjo është ndjenja që përjeton njeriu kur sheh një komb që përkundet në vetëposhtërim, ndërsa shushunjat politike – të maskuar si ideologë të Rugovës – i pinë gjakun Republikës me një qetësi që vetëm kriminelët e përsosur e kanë.
Sepse çfarë janë, në thelb, ata që krenohen se LDK-ja është një parti e veçantë?
Janë të njëjtët që, duke u fshehur pas hijes së Ibrahim Rugovës, i shtrinë këmbët në harresë dhe i lejuan Isa Mustafës – një ish-anëtari të SPS-it të Millosheviqit – të bëhej urë për penisin politik të Hashim Thaçit.
Dhe jo vetëm që nuk protestuan, por përjetuan një orgazmë kolektive nga ky penetrim simbolik i pushtetit, duke harruar se Hashimi nuk ishte thjesht një bashkëpunëtor, por një i dyshuar për vrasjen e bashkëudhëtarëve të tyre më të ndritur.
Ata e vizituan në Hagë siç katolikët e vizitojnë Papën në Vatikan – me përulje, me lot në sy, dhe me një ndjenjë të brendshme ndyrësie që e quajtën “unitet politik”.
Të njëjtët ulërinin në çdo fushatë zgjedhore se nuk do bënin kurrë koalicion me PDK-në – parti e korruptuar dhe e lidhur me krimin – por sapo i merrnin votat e popullit, e hidhnin veten në përqafimin e vrasësve politikë, si të ishin të dashurit e tyre të parë.
Dhe kjo jo për ide, jo për popull, jo për ndonjë parim etik. Por për poste. Për para. Për prona të grabitura. Për pushtet që shitet dhe blihet në tryezat e natës.
A nuk ishin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kriminelët që i vodhën qindra miliona euro nga taksapaguesit, kur i ndanë mes tyre doganat dhe kur e shpiken homoglobimin ?
A nuk ishin ata që i dhuruan hidrocentralet e Kosovës në një tender të errët që i përket epokës së kolonializmit ekonomik?
A nuk ishin ata që i privatizuan tokat shtetërore, fabrikat, dhe e shitën frymën publike për grushta metalikësh të pista?
Mos harroni kufijtë. Delimitimi me Malin e Zi – një tjetër çarje në mishin e Kosovës – ku mbi 8 mijë hektarë u dhuruan si dhuratë Krishtlindjeje për fqinjët.
E pastaj u shfaq “Asociacioni i Komunave Serbe” – një Frankenstein juridik, një shtet brenda shtetit, një hije e pushtetit të Beogradit mbi Mitrovicën dhe më gjerë.
Të gjitha të nënshkruara me firmat e këtyre njerëzve pa kurriz, pa identitet, pa komb.
Mirëpo kur Albin Kurti nuk ua përkuli qafën, por ua përplasi në fytyrën fjalën “hajvanë”, ata nuk i thanë “na ofendove por për shkak të interesit të popullit dhe shtetit po i mbyllim sytë”, por “nuk duam koalicion me ty”.
Pse? Sepse ai nuk mund t’ua jepte asnjë tender, asnjë tokë, asnjë post ministri me miliona të garantuar në xhep, sepse ai vetë nuk i ka as për vete, e lëre më për shushunjat.
Nga ana tjetër, PDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe – këta vampirë të betuar të shtetit – mund t’u ofrojnë atyre jo vetëm pasurinë e popullit, por edhe bekimin për ta vazhduar grabitjen si një ritual të shenjtë të tradhtisë kombëtare.
“Njeriu që i shërben padrejtësisë për të jetuar më mirë, nuk është njeri, por një kafshë me kostum” – do thoshte Dostojevski.
Dhe pikërisht kjo është ajo që janë: kafshë të veshura me kollare, që mbajnë fjalime patriotike me stomakun plot dhe shpirtin bosh.
Dhe sot, Kosova është një lopë e përgjakur: e therur nga Serbia, e pirë nga tradhtarët, dhe e shitur nga ata që dikur e mbanin flamurin me dy duar, por që tani e përdorin për ta mbuluar turpin e tyre.
“Kur gënjeshtra bëhet standard i jetës politike, e vërteta bëhet revolucionare” – dhe revolucioni i Kurti-t është pikërisht ky:
Të mos pranojë të luajë në bordello politike ku moralin e masin me koston e ndonjë tenderi në KEK apo me aksionet e ndonjë banke të shitur fshehurazi.
Por ky revolucion i heshtur përballë shushunjave është edhe një pyetje për ne si popull:
A jemi të gatshëm ta duam drejtësinë edhe kur nuk na sjell përfitime personale?
Apo do vazhdojmë të adhurojmë prostitutat politike që na e zbukurojnë robërinë me fjalë të ëmbla?
Kosova nuk ka më shumë kohë për të humbur.
Liria pa drejtësi është vetëm një mashtrim i shtrenjtë.
Dhe partia që nuk e ndjek idealin e Rugovës, por e përdor emrin e tij si mbulesë për orgjitë e pushtetit, është veçse një varr i zbukuruar me lule të kalbura.

Një buzëqeshje e ngrirë mbi varfërinë

0

Nga: Lirim Gashi, Prizren 

Është hipokrizi e kulluar dhe autogol politik të përpiqesh ta mashtrosh popullin me fjalë boshe, duke aktruar sikur po brengosesh për fatin e tij dhe po e qetëson, ndërkohë që po e zhyt në mjerim.
Si mund t’u thuash qytetarëve se është “normale” që çmimi i rrymës të rritet katë herë gjatë mandatit tënd, ndërkohë që tregtarët, distributorët dhe shitësit pa ndërgjegje, nga etja e tyre e pangopur për fitim, rrisin çdo ditë çmimin e bukës, vajit, barnave – dhe çdo gjëje tjetër që e mban trupin gjallë?
Të përpiqesh ta ngushëllosh popullin me një gjuhë të ftohtë teknokrate dhe të pafytyrë, duke theksuar rëndësinë e “konkurrencës së tregut”, ndërkohë që njerëzit – sidomos fëmijët – rrezikojnë të mbesin pa ngrohje, pa ushqim, pa shpresë – kjo nuk është politikë, kjo është tallje me jetët e tyre.
Një shtet që flet për tregje, ndërkohë që fëmijët nuk kanë qumësht, e ka humbur shpirtin.
Pikërisht në situata të tilla emergjente tregohet se sa vlen një elitë e vërtetë politike – nëse i njeh dhe i plotëson nevojat e të varfërve, pa i trajtuar ata si lypës dhe pa ua rrënuar atyre ndjenjën e dinjitetit, sepse dinjiteti i njeriut duhet të mbetet i paprekshëm.
Nëse jo – pse atëherë ata do të duhej të paguanin taksa për një shtet që i trajton si kafshë të egra të pyjeve të Serbisë?
Është një lloj hipokrizie që i kalon të gjitha kufijtë e njohur të ndërgjegjes njerëzore — një akt i neveritshëm aktorësh të vegjël politikë që ngjiten mbi skenën e një shteti të ligështuar dhe flasin me buzëqeshje të stampuara për “normalitet”, ndërkohë që në horizont dëgjohet ulërima e heshtur e një populli që po zvarritet drejt greminës. Kjo nuk është më politikë – kjo është një torturë e rafinuar e ndjenjave.
Si mund të flasësh për “rritje çmimesh” me fjalor zyrtar dhe gjuhë të sterilizuar, kur nën dritaren tënde – në atë lagje që kurrë nuk e sheh – një fëmijë shtrihet pa batanije dhe një nënë llogarit sa ditë mund të jetojë me një copë bukë dhe pak kripë?
E quan këtë ekonomi tregu?
Kjo nuk është ekonomi tregu. Kjo është një arenë mizore, ku vdesin të dobëtit dhe gërryejnë eshtrat e tyre sharlatanët e pasur.
E gjithë kjo skenë groteske ku politikanët i japin ngjyra teorike mjerimit praktik, është një teatër ku vetë djalli do turpërohej sikur të luante.
Sepse, të flasësh për “konkurrencë”, kur tregtarët vjedhin qumështin nga buzët e foshnjave, është një krim moral, një blasfemi e re që rrënon themelet e asaj që do të duhej të ishte një shoqëri.
Sepse një shtet që flet për tregje, ndërkohë që fëmijët nuk kanë qumësht, nuk është më shtet – është një aparat i zbrazët që ka vrarë shpirtin dhe e ka varrosur ndër dosje të ftohta dhe raporte me grafika.
Ai nuk mendon, nuk ndjen, nuk qan. Ai buzëqesh. Dhe ajo buzëqeshje është si ajo e përbindëshit mbi trupin e viktimës së tij.
Po ku është elita, ajo që duhej të jetë zemra dhe ndërgjegjja e popullit?
Ku janë ata që përmendin “ndihma sociale” si të ishin medalje nderi, ndërkohë që i trajtojnë të varfrit si krijesa gjysmë-njerëzore, pa zë, pa ndjenjë, pa dinjitet?
Jo! Dinjiteti nuk është një luks. Ai është fryma e fundit që mban një njeri gjallë edhe kur trupi i tij dridhet nga të ftohtit dhe stomaku ulërin nga uria.
Dhe kur një shtet lejon që dinjiteti të nëpërkëmbet, ai shtet ka marrë fund – sado flamuj të valëvitë mbi ndërtesat e tij të bukura.
Pse të paguajë populli taksa për një shtet që e trajton si bishë – si një kafshë të egër që i ikën plumbave në pyjet e Serbisë, ndërkohë që kërkon vetëm një strehë dhe një dorë që nuk e zhgënjen?
Në emër të cilit moral, në emër të cilës drejtësi, në emër të cilit Zot politik – u kërkoni atyre të duan një atdhe që s’u siguron as kushte minimale për jetesë, por vetëm premtime të shtrenjta si buka që s’mund ta blejnë?

Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

0

Florim Zeqa

Atdhetarët sa më shumë që e shfaqin dashurinë ndaj atdheut, politikanët

Këta idiotët e popullit po i shfaqin hapur ambiciet e tyre për pushtet! Ky është dallimi mes atdhetarëve dhe politikanëve. Përderisa atdhetarët janë misionarë të përhershëm dhe të zgjuar të kombit shqiptarë, politikanët karrierist janë antipod i atdhedashurisë dhe shtetndërtimit.

Hapni rrugë për zgjidhje ose zgjedhje

Me lojëra të turpshme për pushtet, politikanët apo deputetët e rinj në Kuvend janë duke shkelur mundin dhe sakrificën e shumë brezave atdhetarësh, janë duke shkelur paturpërisht mbi gjakun e heronjve dhe dëshmorëve, si dhe janë duke rrënuar shtetin në embrion dhe janë duke e shkatërruar të ardhmen e brezave në Kosovën e larë me gjak ndër shekuj!

Përligjja e betejës politike në Kuvend në mes “pozitës dhe opozitës”, e ka krijuar atmosferën shtetrrënuese në Parlament, ku askujt nuk është duke i interesuar shteti, por pushteti i turpit të paparë në Kosovën e pasluftës!

Pas dështimit të 15-të më radhë, kanë mbetur vetëm dy rrugë për dalje nga situata e krijuar e ngërçit artificial në Kuvend: ndërhyrje e shpejtë e ndërkombëtarëve ose shkuarje në gjedhje të reja?

Deputet të Kuvendit të Kosovë, ju që po e konsideroni heshtjen e popullit si qyqare dhe injorante!

Mirëpo, mos harroni, në zgjedhjet e radhës do ta merrni vesh se populli nuk është i tillë! Do t’ju ndëshkojë pamëshirshëm juve qyqarë dhe zuzarë që më shumë po ngjani në ‘ujqër të uritur’ pas gjahut të pushtetit sesa të zgjedhur të popullit!

Keni filluar të dukeni edhe më keq se kaq, jeni kthyer në uzurpator të Kuvendit për llogari të ambicieve të sëmuara të liderëve partiakë!

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar këtë marrëzi politike që po e bëni në Kuvend, e kanë kuptuar votuesit e shkretë që i mashtruat e deri tek foshnjet në djep.

Një gjë mos e harroni, nga do ikni e ngado shkoni mallkimi i popullit do t’iu ndjekë pas, deri në ferr kur të shkoni!

Tani e keni tepruar me lojëra fjalësh dhe hedhje faji ndaj njëri-tjetrit. Qytetarët e dinë mirë kush po e mban peng Kuvendin dhe pse!

Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputeteve pa dallim formacioni partiakë, kurse formimi i Qeverisë është detyrim i partisë fituese.

Presidentja pa vullnet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend, cakton afate kohore (përmes zëdhënësit të saj) për dërgimin e ftesave partive politike, kur të njëjtën gjë mund dhe duhej ta bën në menyrë imediate!

Kur Parlamenti shndërrohet në arenë tribalizmi politik, qytetarit s’i lejohet heshtja!

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Meqë telenovela parlamentare vazhdoj edhe sot me avazin e saj “hickokian”, mendoj që qytetarët e Republikës së Kosovës me automatizëm e FITUAN të DREJTËN e shprehjes së pakënaqësisë së Tyre edhe në forma tjera ndajë BLLOKADËS që është shkaktuar pikërisht nga pa përgjegjësia e deputetëve dhe nga indolenca e partive politike.

S’ këndejmi, mendoj që qytetarët tash e tutje e kanë të drejtën e plotë për t’i mësuar arsyet dhe shkaqet e vërteta të bllokimit të seancës konstituive, përmes pyetjeve të tilla; Pra;

1. A është bllokada në Parlamentin e Kosovës një akt patriotik i opozitës apo një shantazh klasik për pushtet?

2. Pse partitë politike Parlamentare, po e përdorin modelin e bllokadës, e jo atë të vullnetit të mirë për tejkalimin e kësaj situate absurde?

3. A është shndërruar Kuvendi i Kosovës në një “teatër” politik ku deputetët po e luajnë “dramën” e interesave partiake, në vend të atyre shtetërore?

4. A është duke u sjellë kryetari i seancave (Avni Dehari) sipas rregulloreve të parapara të Kuvendit, apo është shndërruar në zgjatim të partisë në pushtet?

5. Pse Gjykata Kushtetuese po hesht përballë një krize të tillë institucionale që po e gërryen sovranitetin dhe po e kërcënon seriozisht themelin e shtetit? Cilat janë arsyet e kësaj shmangieje nga përgjegjësia dhe “germa” kushtetuese? Çfarë do bëjë Presidentja, me Ftesat e nisura…?

6. Pse ish opozita me qëndrimin e saj kategorik për të mos votuar për mënyrën e votimit, vetëm fizikisht po merr pjesë!? A mendon ajo që me një qëndrim të tillë indiferent po e mbron demokracinë, apo po e pengon funksionimin e saj?!

7. Pse ish qeveria, vazhdon të sillet me kokëfortësi duke insistuar vetëm në një emër të përveçëm për Kryetar Parlamenti?

Përse, për hirë të interesave shtetërore ajo nuk po tregohet më tolerante dhe më e gatshme për kompromise? Pra, a duhet dhe pse duhet sërish t’u besojnë qytetarët të njejtëve, kur në horizont mund të shfaqen edhe Lëvizje të reja…!?

P.S. Shumë pyetje për t’u bërë, e asnjë përgjigje!

Sot në Hotelin Grand të Prishtinës, në ora 17, mbahet një takim i Platformës dhe Federatës Kombëtare, FPNIUBK-ës

0

THIRRJE PËR ANGAZHIM KOMBËTAR – TAKIMI I DATËS 13 MAJ 2025

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

Për: Intelektualët, krijuesit, shkencëtarët, afaristët, artistët dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë – në troje dhe në diasporë Vendi: Grand Hotel – kati i dytë, afër bifesë |

Ora: 17:00

Data: 13.05.2025

Të dashur bashkëkombës, Në vazhdën e thirrjes kombëtare për forcimin e identitetit dhe unitetit të shqiptarëve kudo që ndodhen, ju njoftojmë për një takim të rëndësishëm, përgatitor dhe themelues, që do të mbahet sot më 13 maj 2025, në Grand Hotel, në kryeqytet, ku do të mblidhen një numër i përzgjedhur akademikësh, profesorësh dhe veprimtarësh të çështjes kombëtare. 📌 Tema kryesore të këtij takimi: Paraqitja dhe diskutimi i platformës së plotë të Federatës për ribashkimin e trojeve shqiptare në të gjithë botën. Analiza dhe rishikimi i Statutit themelues të Federatës. Diskutim për emërtimin përfundimtar të kësaj nisme gjithëkombëtare. Analizë e gjendjes aktuale të rrezikut ndaj identitetit kombëtar – me theks të veçantë tek ndikimet e politikave fetare ekstremiste dhe ndikimi i islamizmit politik. Formësimi i projekt-rezolutës/Apelit për publikim dhe veprim. Themelimi i degëve të Federatës në të gjitha shtetet ballkanike ku ka shqiptarë, si dhe në diasporë. Diskutim mbi organizimin e Kuvendit Kombëtar – me opsione për mbajtje në Tiranë ose Prishtinë. Diskutim mbi krijimin e faqes zyrtare të Federatës, që do të shërbejë si platformë informuese dhe organizative (përfshirë: statutin, rregulloren, antarësimin, platformën, organin informativ etj.). 🗣️ Pjesëmarrësit: Ky takim është i kufizuar në numër, me qëllim funksionalitetin dhe thellësinë e diskutimeve. Marrin pjesë: Profesorë dhe intelektualë me kontribute të shquara kombëtare Veprimtarë të dalluar nga trojet dhe diaspora Përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare Aktivistë me eksperiencë në fusha strategjike: kulturë, media, ligj, teknologji, arsim, siguri dhe ekonomi. 📞 Informacion dhe koordinim: Për informata të mëtejshme dhe konfirmim pjesëmarrjeje, kontaktoni: Asllan Dibrani 📱 Tel. në Kosovë: 049578008 | Tel. në Gjermani: 0049-17640176407 📧 Email: asllan.dibrani@outlook.de Për koordinim me sallën (Grand Hotel): Alberi – Përgjegjës i sallës 📞 Tel: 044136600

Atdhetari Hasan Prishtina dhe tradhëtarët që e konsideruan dhe mendojnë vendin vetëm si plaçkë

0
HASAN PRISHTINA – SIMBOLI I FLIJIMIT PËR ATDHEUN / PASHALLARËT E RIJ – SIMBOLI I TRADHTISË DHE PLAÇKËS
__
Hasan Prishtina – u flijua për Dardaninë
Esat Pashë Toptani – e shiti Shqipërinë
Pashallarët e shekullit XXI – më të zotë në plaçkë, të njëjtë në tradhti
Pashallaret e ri nuk luftuan për liri, por për pushtet.
__
Nuk e ndërtuan Dardaninë, por e ndanë për interesa personale.
Sot kërkojnë votën, jo për të shërbyer popullin, por për të ruajtur pasuritë dhe për të fshehur tradhtinë.
Ata nuk janë pasardhësit e Hasan Prishtinës – janë kopja moderne e Esat Pashës.
Dhe historia i njeh mirë të tillët.
Në historinë shqiptare, emri Hasan Prishtina qëndron si simbol i fjalës “flijim”.
Ai nuk kërkoi pasuri. Nuk kërkoi poste. Ai shiti gjithçka që kishte – gjysmën e Prishtinës dhe Vushtrrisë – për t’i dhënë lirisë një shans.
Në vend që të rehatohej në kolltuqet e Turqisë, ai zgjodhi malet dhe luftën për çlirimin e Kosovës.
Sot?
Në emër të luftës kemi prodhuar pashallarë të rinj, që s’kanë më nevojë për top e bajonetë. Ata vrasin me firmë, shesin me letër, pushtojnë me kravatë.
Pashallarët e shekullit XXI – pasardhësit politikë të Esat Pashës
Ashtu si Esat Pasha Toptani, që në fillim të shekullit XX bashkëpunoi me Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Francën për të copëtuar Shqipërinë, këta të sotmit kanë bashkëpunuar me interesa të huaja për ta shpërbërë Dardaninë.
Esat Pasha u akuzua për mbi 10 vrasje, si dhe për shumë grabitje, plaçkitje dhe uzurpime.
Këta të Hagës, bashkë me jaranët e tyre që ende janë të lirë, dyshohen për qindra vrasje, për uzurpime e grabitje të panumërta – jo për atdheun, por për pushtet dhe pasuri.
Esat Pasha shiti tokë shqiptare në këmbim të mbështetjes për pushtetin e tij personal.
Pashallarët e Dardanisë shiten më shumë: shiten kishat, territoret, emrat dhe vetë identitetin – duke e lënë Kosovën pa veri, pa sovranitet dhe me një “republikë serbe” të instaluar brenda saj.
Kush e vrau idealin e Lirisë ?
Ata që sot sillen si çlirimtarë, në fakt luftuan një vit dhe plaçkitën njëzet.
Ata nuk vranë vetëm ushtarë të farkut,ata vranë kundërshtarë politikë.Ata vranë shpresën, besimin dhe ardhmërinë e këti vendi.
Në emër të një lufte të drejtë, kthyen çlirimin në tregti, Kosovën në çmim, dhe gjakun në kapital politik.
Ndërkohë …Hasan Prishtina u vra për idealin
Ai nuk u dorëzua kurrë.
Ai nuk hyri në pazare.
Ai dha gjithçka – pasurinë, sigurinë, jetën – për të fituar diçka që të gjithë e kishin humbur: ndërgjegjen kombëtare.
Një komb nuk ndërtohet me mërcenarë.
Ata që sot janë në Hagë – dhe mbështetësit e tyre që shetisin me xhipa të zinj dhe sillen si kapadaij – janë fukarenjtë e djehit, por milionerët e sotëm.
Sillen si muskulorë, si trashëgimtarë politikë të Hagës, dhe sot kërkojnë votën e popullit për të ruajtur pushtetin dhe pasurinë.
Por këta nuk janë pasardhësit e Hasan Prishtinës.
Jo.
Këta janë pasardhësit politikë të Esat Pashës – madje ndonjëri i Rrahman Morinës.
Sot, në Dardaninë tonë kemi pashallarë modernë – një version i sofistikuar i Esat Pashës: me më shumë pushtet, pasuri marramendëse dhe, mbi të gjitha, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj këtij populli.
Citimi i Hasan Prishtinës:
“Për lirinë e Atdheut nuk mjafton me dashtë – duhet me u flijue.”
(Hasan Prishtina)
Zëri i ndërgjegjes kombëtare sot duhet të jehojë
Jo më heshtje përballë tradhtisë!
Jo më votë për ata që shitën gjakun për pasuri!
Jo më nderim për ata që flasin për flamurin, por e kanë përdorur si mbulesë për vjedhje!
Mund të jetë një imazh i 8 persona

Sa herë ishte në pushtet partia socialiste në Shqipëri, punonte kundër interesave shqiptare dhe shtetit të Kosovës 

Në foto: Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe ish-kryeministri maqedon

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kalur me titull ”Bandat e shtabit te Rognerit, Xhabir Zharku – ”Qorri”, e ndaluan Tahir Zemajn të mos takohej me Hollbrukun në Junik në qershor 1998” publikuar në Fjala e Lirë dhe Drini.us, dt 10 e 11 maj 2025   

Nga Ditari im (3)  

Ishte gushti i vitit 2023. Kisha qenë në pushime verore në detin Jon. Udhëtoja me autobus nga Saranad për në Tiranë. Rastësiht qëlloi që të ulem afër një ish regjisorit të Kino Studios ”Shqipëria e re”. Bisedonim. Rruga ishte e gjatë e shoferi i autobusit ndalej në çdo 15-20 minuta. Thonte se autobusi ishte i prishur e me defekte. Ishin të kota lutjet tona për një autobus tjetër sepse kishim me udhëtua me avion …e koha e nisjes së orarit të avionit që duhej të udhëtonim edhe nga Tirana, në Kopenhagë po afrohej 

Përgjigja e shoferit ishte: 

-Merrni taxsistë! 

Edhe ata udhëtarë që protestonin, lodhën e nuk bëzanin, nuk kishin çka të bëjnë. 

Unë bisedoja me ish regjisorin e ”Shqipërisë re”. Qerratai ishte i zoti për fjalë dhe ishte e vështirë me e e zënë, sa peshkun. Nganjëherë, të dytë e ngrisnim zërin e udhëtarët që ishin ulur afër neve, para e prapa karrigeve tona, e këthenin kryet nga ne e na shikonim me habi e përbuzje. 

-Dëgjo shoku regjisor, pleqtë tanë në Kosovë na thonin se gjitherë ia kemi pa sherrin Shqipërisë (udhëheqjes shtetërore, pushtetit, jo popullsisë). 

Ai nxehej por nuk dorëzohej ndërsa gruaja e regjisorit, një zonjë e rëndë, e tërhiqte për mange që të mos vazhdoj bisedën me mua. Ama edhe ai, nuk dua ti hi në hak, ishte trim, si bajlozi i detit. 

Dhe pas shumë përpjekjeve të kota, ish regjisorit ia kujtova takimin e famshëm të Slobodan Milošević-it dhe të Fatos Nanot në Kretë dhe, Edvin Kritaq Ramës (4 korrik1964) e Aleksandër Vuçiq (5 mars 1970, Beograd, Sërbi).  

-Shoku … regjisor, kur Kosova ishte stërmbushur me forca policore e ushtarake të Sërbisë (atëherë ish Unionit Serbi e Mal i zi, Jugosllavisë së mbetur), Fatos Nano, ish kryeministër i Shqipërisë (6 shtator 1952, Tiranë), takohet më 4 nëntor 1997, dhe bisedon 45 minuta, në Kreta të Greqisë e bëjnë marreveshte me kriminelin Slobodan Milošević (20 augusti 1941 Požarevc, Jugosllavi 11 mars 2006, Hag, Holandë) 

Marrëveshja F. Nano- S. Milošević atëherë e sot ka qenë e dëmshme dhe thikë pas shpine për shqiptarët e ish Jugosllavisë, veçanërisht për Kosovën. 

Thuhët se S. Milošević i ka kërkua Fatos Nanos që në rast lufte, që ishte afër, te dera mos ti lejoj oficerët shqiptarë që kishin krye akademitë ushtarake në ish APJ-në e Jugosllavisë dhe kishin shërbye e luftua në luftërat në Slloveni, Kroaci e Bosnjë më 1991, 1992, 1995. 

Kjo duket shumë afër mendësh. 

Edhe Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë e Aleksandar Vuçiç, kryeministër e president i Sërbisë me Open Balkan (Ballkani i Hapur) ishin kundër Kosovës dhe shqiptarëve  

Siq po shihët, historikisht partia socialiste në pushtet, ishte dhe është kundër shtetësisë së Kosovës. 

Rrugën me regjisorin e bëmë si me kali. Erdhëm në Tiranë.  

F. Nano –S. Millosheviç në Kretë

Në Tiranë, u ndam me rgjisorin pa u përshëndetur.   

Të dalim te heronjët e mi, Hajdin Abazi, Xhabir Zharku e Nasim Haradinaj e Naim Sadiku. 

Në vjeshtën e vitit 2017/2018, drejtori i Qendrës së Kosovës për në Suedi, Naim Sadiku na kishte dërgua një ftesë mësuesve e intelektualëve shqiptarë në Malmö për një takim. Në mesin e 13 mësuesve dhe disa të tjerëve, isha edhe unë. 

Kur më erdhi radha mua, unë u prezentova shkurt. 

Naim Sadiku kur dëgjoi emrin tim, mu drejtua: 

-Ti je Sinan Kastrati? 

-Pa Vallahi, unë jam. 

-Ti ke shkrua për Hajdin Abazin. Fjalën e kishte për një ngjarje të vitit 1988, ”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti u betuan se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e Kol. Ahmet Krasniqin). 

-Po, po, unë kam shkruajtur. 

-Por nuk e ke thënë të vërtetën. 

-Po mirë, pse ti nuk reagove. 

Kam shkruajtur edhe për Bardhyl Mahmutin. 

-Për Bardhylin e din krejt bota se ka thënë: ”do ta vrasim edhe Ahmet Krasnqin”, ish Ministrin e Parë të Luftës, FARK, mars -shtator 1998 (15 Janar 1948 Kosovë– 21 Shtator 1998, Tiranë 

Edhe me Naimin u ndam pa u përshëndetur dhe nuk u pam më por as ai nuk bëri as një aktivitet kulturor e politik që duhët mbajtur mend deri sa u shkarkua. 

Nasim Haradinaj

Në retrospektivë 

Në kohën kur bisedonte Fatos Nano me Slobodan Milošević në Kreta të Greqisë, në një ndejë në Suedi e ku ishte plotë oda e burrave, një atdhetar i njohur me një kaluar të lavdishme dhe ish i burgosur politik ishte mërzitur dhe i kishte thirrur disa burra, edhe ata të njohur. 

Ishte edhe Avni Kastrati, ish pilot në ish APJ-në. Pasi kishte ikur nga armata jugosllave, ai punonte si vozitës autobusi në Stockholm. 

Biseda bëhej sipas adetit e odave në Drenicë e Dukagjin apo, Llap e Llapushë. Fliste më plaku dhe ai që dinte me folë sepse “odën (ndejën) e prish ai që s`din me folë e flet dhe dhe ai që din me fol e nuk flet” 

Dikur i zoti shtëpisë, plaku dhe ish burri që iu kishte bërë ballë si lisi, erërave, furtunave, shiut e borës, e burgjeve jugosllave iu drejtohet mysafirëve të pranishëm: 

-O djem, ju qi pa doni me nis luftën në Kosovë, a kini naj marrëveshje me amerikanë, anglezë e gjermanë dhe a e keni edhe përkrahjen e tyne? 

– Jo, ne nuk kemi nevojë e as nuk presim nga askush ndihmë. Ne do ta shlirojmë Kosovën, Maqedinë dhe Çamërinë. 

Plakut nuk i pëlqeu kjo por nuk foli. 

Prap plaku foli: 

-A pe shini bre burra qi marum. Fatos Nano e Milošević pa flasin në Kretë për Kosovën. 

Të gjithë të pranishmit e kishin ulur kokën dhe e dëgjonin plakin.  

Njëri nga të pranishmit (djali) foli përsëri: 

-Fatos Nano është trashëgimtar i Enver Hoxhës, ai nuk e tradhton Kosovën. 

Plaku, edhe pse i urtë (i mençur) nuk u durua: 

–Uh ja q … nânen Enver Hoxhës, Fatos Nanos e ty! 

Prap odën e mbuloi një heshtje.  

Oda ishte mbushur me tym duhani. 

Përveç hërrpës së kafeve nuk dëgjohej asgjë.  

Edhe për Nasim Haradinajn flitet si për një sokol e sorrë mali. 

Thuhët se ai nuk ka luftua (”Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës, po merrej me fondet për armë, shantazhime dhe abuzime”, A. Zenelaj) 

”Përmes formave korruptive (50,000 DM që i kishte dhënë gjeneralit të graduar nga Sali Berisha, Kudusi Lama) arriti të gjej formën e infiltrimit “si i dërguar i Shtabit të përgjithshëm” në QSU – Papaj, me ofertën se kishte sjellë disa ushtarë (që në fakt ishin persona me prirje kriminale) si dhe po u jap disa armë që gjoja kishte grumbulluar për t’ia dërguar Ramushit (ato në fakt ishin hekurina-pjesë armësh që të gjitha nuk përbënin 10 armë komplete edhe pse me to kishte arsyetuar dhjetëra mijëra euro) duke shfrytëzuar po ashtu butësinë dhe paqëndrueshmërinë e komandantit Rrustem Berisha. 

Nga opinionet e shumë oficerëve dhe ushtarëve te UÇK-së rezulton se Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës (merrej me prapavinë, fondet për armë, shantazhime dhe abuzime siç ishte edhe tendenca për të kontrolluar – komanduar GO3 – Grupin Operativ 3, ndërrimin e eprorëve oficerëve komandues të frontit me partizanët e tij, si dhe pretendimin për pozitën e komandantit të Brigadës, si i dërguar i shtabit fantom që e kontestonte edhe vetë Ramush Haradinaj në shumë deklarime të tij) por në një rast të tillë, flitet se ishte vetë Hisen Berisha që ua prishi këtë planë, ndërkohe që veç e kish nënshtruar komandantin e brigadës. 

Në ndërgjegjen e tij rendojnë edhe vrasjet me disa malësor të Shipshanit dhe amoraliteti e abuzimi me femrat e familjeve të tyre. Ky është një njeri pa moral as njerëzor dhe as politik, ndaj duhet ti nënshtrohet drejtësisë speciale se vështirë të gjykohet në drejtësinë e rëndomtë të Kosovës.” 

Për më shumë, lexuesi mund ta lexoj shkrimin e plorë në linkun më poshtë: 

”Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës, po merrej me fondet për armë, shantazhime dhe abuzime” 

Afrim Zenelaj Më: 20 prill 2019 Në ora: 18:34  

https://www.botasot.info/opinione/1071328/nasim-haradinaj-asnjehere-skishte-hyre-ne-frontin-e-luftes-po-merrej-me-fondet-per-arme-shantazhime-dhe-abuzime/  

Ama Nasimi nuk mbetet më keq se komandantët e tjerë për nga malli. Gjeneral N. Haradinaj është ndër kulakët më të mëdhenj në Kosovë, me 220 hektarë tokë, të blerë pas çlirimit të Kosovës. 

”Komandant Nasimi bleu veç 220 hektarë tokë nga privatizimi”, Kosova ime, October 17, 2020 – 13:34 

 https://kosovaime.net/komandant-nasimi-bleu-vec-220-hektare-toke-nga-privatizimi/  

”Haradinaj: Po kam vra ushtarë dhe oficerë serbë, por s’jam marrë me civil” 

Raporton: Medina KADRIU, 12 Jan, 2022, 14:42  

https://betimiperdrejtesi.com/haradinaj-po-kam-vra-ushtare-dhe-oficere-serbe-por-sjam-marre-me-civil/  

”Publikohen për herë të parë këto pamje të Smajl Haradinajt, babait të Nasim Haradinajt” 

3 vite më parë, Gazeta Blic 

https://gazetablic.com/publikohen-per-here-te-pare-keto-pamje-te-smajl-haradinajt-babait-te-nasim-haradinajt/  

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka publikuar një fotografi të rrallë të babait të Nasim Haradinajt – Smajl Haradinaj, raporton Gazeta Blic. 

Smajl Haradinaj, i cili ishte mësues me profesion, shihet me nxënësit e tij. 

Salihu shkruan se Smajl Haradinaj mbajti burgje të gjata bashkë me gjithë familjen, përfshirë vajzën 15 vjeçare e djemtë 16 dhe 17 vjeçarë. 

Mësuesi Smajl Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit me nxënësit e tij. Fotografi e marrë nga një libër i Sinan Hasanit, ish-kryetarit të Jugosllavisë, i cili flet zi e terr për mësuesin Smajl dhe familjen Haradinaj. 

Sajl (Xhemajl) Haradinaj, 1943, Gllogjan i Deçanit, 5 maj 2009, Suedi.  

Dje, e dielë 11 maj 2025 nuk shkruajta asnjë shkronjë, vetëm i dëgjoava lajmet dhe lexova për zgjedhjet në Shqipëri dhe shikova ”Konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, komedi me shumë akte me aktorë ”profesionistë”. 

Smajl (Xhemajl) Haradinaj, baba i Nasim Haradinaj

Vazhdon 

Malmö, 12 maj 2025  

sinankastrati09@hotmail.com