Kreu Blog Faqe 572

Si u mundua Christ Lacivita ta bënte dekomunistizimin e thellë në trurin e shqiptarëve

Klajd Kapinova, New York

  • Christ Lacivita u mundua me ide fisnike antikomuniste amerikane qe te bej de-komunistizimin e kultivuar thelle ne trurin e shperlare nder dekada te shqiptareve nga diktatori Enver Hoxha (Dulla) dhe Neo Dulla Shalgjati IV

Ne trojet shqiptare fatkeqsisht ka 9 vjet me radhe, qe kane nje antipati te madhe komuniste per Presidentin TRUMP dhe e kane perdorur ate vetem per momente te castit, per te marre vota. Shalgjati asht fanatiku kryesor ne kete drejtim dhe kete gje ai shpreh hapur kudo ne media dje dhe sot. Ai asht ne te njejten linje me shumicen e majte ekstremiste brenda Bashkimit Globalist Komunist Europian, Parlamentin Marksist Europian dhe shtetet ku drejtojne qeveri ultra liberale marksiste dhe socialiste. Europa asht e majte. Mjafton te shohesh permbajtjen e parlamentit dhe bindesh kjarte per kete.

Ne trojet shqiptare, fatkeqsisht ka 9 vjet me radhe, qe kane nji antipati te madhe komuniste per Presidentin TRUMP e e kane perdorur ate vetem per momente emocionale te castit, per te marre vota. Shalgjati asht fanatiku kampion kryesor ne kete drejtim dhe kete gje ai shpreh hapur kudo ne media dje dhe sot.

Fatkeqsisht, ai asht ne te njejten linje fobie me shumicen e majte ekstremiste marksiste brenda Bashkimit Globalist Komunist Europian, Parlamentin Marksist Europian dhe shtetet anarkiste, ku drejtojne qeveri ultra liberale marksiste dhe socialiste. Europa plake, fatkeqsisht prej disa dekadash asht e majte qysh nga koha e mbas Luftes se Dyte Boterore. Mjafton te shohesh permbajtjen e partive politike majtiste europiane brenda Parlamentit dhe bindesh kjarte per kete katastrofe ideologjike.

Sorosti i droguar e i cmendur Dulla Jr.  ne vitin 2016 erdhi ne New York (Manhattan) dhe shkoj menjehere tek zyrat e kanalit televiziv sorosian, anarchist, komunist dhe globalisti CNN, qe ketu njihet si nalali televiz i partise komuniste dhe familjes se don zhuanit Bill & hipokrites marksiste Hillary Clinton fatmiresisht sot e pergjithmone ne opozite. Ai tha se Trump asht nji reezik I madh per SHBA dhe boten. Dhe pasi Trump fitoi ndaj marksistes se korruptuar Hilary Clinton ai shkoi ne Shtepine e Bardhe dhe beri nje foto me Presidentin e 45-te te SHBA-se Donald J. Trump. Ky pra asht morali hipokrit dhe i cmendur i tij.

Kjo edhe per faj te Europes kurve te motit, qe vuan ende nga Sindroma Trump 2.0, e cila totalisht sot fatkeqsisht drejton vendin tuaj (Albania & Kosovo), permes perfaqsuesit te tyre klounit te droguar pa tru 3 metrosh, qe e ka emrin Shalgjati (Neo-DULLA) ose ma sakte Sulltan Dulla Jr. IV, qe po sundon me dore te herkut fatkeqisht qysh nga viti 2013 deri ne vitin 2029.

Pse shumica e shqiptareve ne vendlindje e urrejne Presidentin TRUMP? 

Duhet thene e verteta, se vendet me popullsi te madhe muslimane si Shqipnia dhe Kosova (fatkeqsisht te dyja nen influencen dhe simpatine per Taipp Rexhep Erdoganin dhe islamik radikal politik te tij), nuk e duan Presidentin Donald J. Trump dhe as idete e tij perparimtare dhe shembullore per cdo shtet dhe qeveri boterore, qysh nga koha e vitit 2017, kur ai nxori nje dekret presidencial (Urdher Ekzekutiv), i cili ndalonte perkohsisht hyrjen brenda ne territorin e SHBA-se te 7 (shtare) shteteve muslimane (me vone u hoq Iraku, pra mbeten 6 vende), per arsye te rrezikshmerise, qe ata paraqisnin per Sigurine Kombetare te SHBA-se, mbasi asokohe ai mori masa urgjente brenda shtetit tone, mbas rasteve te akteve te perseritura terroriste, qe po ndodhinin vazhdimisht asokohe ne kontinentin e Europes nga antaret e ISIS, qe kishin depertuar dhe gjetur strehe aty tashme te maskuar si civile.

Nga frika e depertimit te tyre ne SHBA, ai mori mara parandaluese dhe keshilloj edhe Europen te mos hap masivisht dyert e hyrjes apo vershimit te tyre pa asnje kontroll si deri tani nen emrin e “humanizmit”…

Marksistet komuniste ketu e hodhen ne gjyq per kete arsye, por Presidenti Trump fitoi gjyqin ne Gjykaten e Lartet te SHBA-se, e cila i dha te drejte te vepronte, sepse dekreti i tij (pra urdheri ekzekutiv) ishte i bazuar ne ligjin amerikan…

Kjo gje po aplikohet sot edhe per te deportuar masivisht emigrantet e organizatave kriminale terroriste si MS-13 etj., te cilat gjate 4 vjet te qeverisjes ultra liberale dhe anarkishte se mbrapshte te Merhumit kane ba kerdi ketu, duke vrare dhe perdhunuar shume vajza dhe gra amerikane.

E di se asht e hidhur (i rande ky fakt), por kjo asht e verteta, te cilen e kam trajtuar gjeresisht ne librin tim: “Presidenti Trump dhe keneta globaliste”, e cila ndodhet ne Amazon, Barnes and Noble etj.

Une kurre nuk arrita t’a kuptoj sakte deri me sot, pse ne trojet shqiptare vershuan ne media otomane asokohe artikuj kilometrik kunder Presidentit Trump a thua se ne ato shtate shtete (minus Irakun) ishte Shqipnia dhe Kosove me popullsi dominante muslimane.

Ata kishin shume mngesi informacioni dhe media sorosiane dhe ergoganiste islame spekuloi shume ne kete drejtim. Ishte krejt e kunderta, sepse Presidenti Trump e donte dhe e do edhe sot Kosoven & Shqipnine, te cilat ne masen 90% (Kosova) dhe 70% Shqipnia kishin dhe kane simpati te madhe per SHBA dhe qeverite e saj, pavaresisht se kush asht ne Presidence, nje president republican apo nje president marksist ultra liberal.

Asokohe disa klerike islam fanatik, te nxitur nga vellai i madh shpirtnor Taipp Rexhep Erdogan, kultivuan dhe perhapnin lajme te rreme (Fake News) kunder Presidentit tone, duke i ba dam vetes se tyre, mbasi qeverite amerikane asnjehere nuk kane shprehur mosbesim ndaj trojeve me popullsi fisnike taman shqiptare.

Kjo dhe vetem kjo asht arsyeja qe shqiptaret sot nuk nderuan as respektuan de-komunstizimin e vendeve te tyre, qe u mundua me gjithe zemer dhe shpirt te bente vezhguesi politikam dhe strategu i fushatve elektorale me karriere 35-vjecare i zgjedhjeve Christ Lacivita. Urretja e Shalgjatit erdoganit Shalgjatit laraman (as mish as peshk) ishte e turpshme dhe se ai asnjehere nuk u muar per te analizuar risite e tij per te miren e popullit shqiptar, por perdori nje gjuhe vulgare rrugaqerie dhe filloi propaganden kunder personit ne fjale e mbeshtetur nga mbeturinat marksiste dhe socialiste fatkeqsisht brenda vendit.

Se shpejti dhe per fat te mire, sipas nje programi te detajuar dhe te imponuar nga nje fryme e re e Levizjes e Re Patriotike Reformatore ne Britani te Madhe, Kryeministri ultra i majte i vendit sot ka premtuar Parlamentit britanik se do te filloj nje Fshise te Madhe te tipit Made in Helen (Greqia), per rikthimin e te gjithe emigranteve shqiptare etj., qe ndodhen atje.

Kjo gjithashtu do te jete nje vale e re mbingarkese financiare, e cila fatmiresisht do te dyndet per benefice ekonomike neper dyert e Kryeministrise se Shalgjatit, duke u klasifikuar si njerez pa pune dhe mund te behen burim i shume aneve negative kunder tij. Kjo pra asht pashaporta e re e e vizionit te Dulles se Ri qe u premtoi ai shqiptareve gjate zgjedhjeve te fundit me 11 maj 2025 ne Shqipni.

Faleminderit Kryeminister britanik

Qellimi i K/Ministrit britanik asht fatmiresisht te qe te ndaloj lotet e dhimbjes se prinderve te moshuar te tyre dhe per rikthimin human ne “lumturine” e humbur te shqiptareve tani qe “rifitoi” Neo Dulla ose Sulltani Junior IV ne Shqipni, i cili fatkeqisht kontrollon me duar te hekurta vendin e rikthyer ne diktature dhe nudizem masiv popullor dhe ristriptizem te stilit modern te ri qeveritar.

Me vjen mire, qe po i rikthen ato, sepse prinderit e tyre votuan totalisht ne fshatra dhe qytete per partine e Dulles Jr. se Surrelit. Asht rast unikal e i habitshem per analistet boterore, se si Shqipnia ose per ma teper prinderit e emigranteve qe kane rrezikue kryet dhe shume te medha parash (sterlina britanike ose euro), per te ikur nga lumturia e Shalgjatit (per te hyre ne Angli e gjetke ne Europe apo SHBA) te votojne per kete qeveri, qe i nxiti te lene Atdheun dhe te marrin rruget e botes.

Nje rast unikal nga New York-u

Po nga ana e tjeter, edhe SHBA-ja me administraten Trump 2.0, qysh mbas 20 janarit 2025 fatmiresisht ka filluar dhe po rrit numerin e rikthimit te emigranteve shqiptare pa dokumente drejt “lumturirse” se tyre te enderruar ne Shqiperi tek Shalgjati.

Ja nje shembull i fresket. Me daten 2 prill administrata largoi nga territori shqiptar nje gjakua te kishes katolike shqiptare Our Lady of Shkodra edhe pse sherbente si ndihmes meshtar i priftit te kishes sone…

Ligjet amerikane jane shume strikte dhe nuk kursejne askend qe shkel ligjin

Dhe me sa kam informacion nga burime te pavarura brenda zyrave te emigracionit me qindra dhe mijera te tjere do te riatdhesohen ne Shqiperi per te bashkejetuar apo ribashkuar me lumturine ekonomike me Shalgjatin. Ata kane marre pjese edhe ne votimet e fundit ne Shqipni, duke votuar 100% per marksistet e vendlindjes.

Midis tyre ka edhe komuniste te kohes se Dulles dhe femijet e tyre pa dokumente, qysh nga koha e c’drejtimit mbrapsht te Merhumit, gjate viteve 2020-2024.

Sikurse mesojme del se fatmiresisht Anglia asht e dyta pas SHBA, qe ka rifilluar masivisht me shume seriozitet riatdhesimin e shqiptareve dhe te komuniteteve te tjera me aviona special.

Dhe se fundi: Votoni prap Shalgjatin ose Dullen e Ri – Sulltan. Lotet tuaj nuk kane me vlere tesh 12 vjet plus 4 vjet te tjera, qe mund t’i derdhni pa kursim… Faji asht i juaji dhe jo atij. Mbas 12 vjeteve te tjera, ai vend do te popullohet me emigrante nga Bota e katert, se Shqipnia ban pjese ne te treten.

Dulla i Ri i diteve tona, shume shpejt ka mu kurorezue ne Stamboll si Sulltan Shalgjati IV. Ia pishit lengun e ia ndishit lezetin regjimit te tij te shume merituar tesh 12 vjet plus 4 vjet te se ardhmes. Administrata e jone Trump 2.0 asht e kenaqur qe ju keni gjetur lumturine e enderruar tash 16 vjet…

Mos harroni ta perjetoni edhe emrin e tij qysh tani tek femijet niperit dhe mbesat tuaj, sipas tradites arnaute, sikurse keni veprue me emrat otomane tash 700 vjet, Dullen plak 50 vjet dhe Dullen Junior tesh 12 vjet. Zoti ua shtofte lumturine. Nuk i dihet se djali i Shalgjatit II mund te bahet sunduesi i ardhshem qe do tu shtoj lumturine tuaj ne sarajet e tij…. Cfare keni mbjellur po korrni.

Europa si kurva e motit po vuan nga Sindroma Trump

Kjo edhe per faj te Europes, qe vuan ende nga Sindroma Trump 2.0, sot fatkeqsisht drejton vendin tuaj (Albania & Kosovo), permes perfaqsuesit te tyre klont pa tru 3 metrosh, qe e ka emrin Shalgjati, Neo-DULLA ose ma sakte Sulltan Dulla Jr. IV, qe po sundon me dore te herkut qysh nga viti 2013 deri ne vitin 2029.

Duhet thene e verteta, se vendet me popullsi te madhe muslimane si Shqipnia dhe Kosova (fatkeqsisht te dyja nen influencen dhe simpatine per Taipp Rexhep Erdoganin dhe islamik radikal politik te tij), nuk e duan Presidentin Donald J. Trump dhe as idete e tij perparimtare dhe shembullore per cdo shtet dhe qeveri boterore, qysh nga koha e vitit 2017, kur ai nxori nje dekret presidencial, i cili ndalonte perkohsisht hyrjen ne territorin e SHBA te 7 (shtare) shteteve muslimane (me vone u hoq Iraku, pra mbeten 6 vende), per arsye te rrezikshmerise qe ata paraqisnin per Sigurine Kombetare te SHBA-se, mbasi asokohe ai mori masa urgjente brenda shtetit, mbas rasteve te akteve te perseritura terroriste, qe po ndodhinin asokohe ne kontinentin e Europes nga antaret e ISIS qe kishin gjetur strehe aty tashme te maskuar si civile.

Nga frika e depertimit te tyre ne SHBA, ai mori mara parandaluese dhe keshilloj edhe Europen te mos hap dyert e vershimit te tyre…

Marksistet komuniste ketu e hodhen ne gjyq per kete arsye, por Presidenti Trump fitoi gjyqin ne Gjykaten e Lartet te SHBA, e cila i dh ate drejte te vepronte, sepse dekreti i tij ishte i bazuar ne nje Amendament te Kushtetutes se SHBA-se…

Christ Lacivita kishte te drejte qysh ne fillim

Christ Lacivita kishte te drejte qysh ne fillim kur tha se shqiptaret per nga natyra dhe mentaliteti jane tradicionisht socialist dmth komunist… Dhe kjo asht e vertete, sepse mbas 1944-1950, nuk ka pas ma nacionalist dhe te djathten, nga plumbat ne Zall te Kirit dhe ne muret e gjakosuna te varrezave shekullore te Rrmajit etj.

Ne nje interviste te fundit me Cim Peken Live kur u pyet ne fund se a do te vinte per vizite serisht ne Shqipni, ai ngriti doren e djathte afer gjoksit dhe nuk foli, dmth la per te kuptuar, se une s’kam kohe me humb me njerez kot… shperlare qe adhurojne deri ne marrezi apo shkurt e kjarte vdesin per socializem. E ai ka shum te drejte. Sa ma shum i shtyp Shalgjati, aq ma shum ato viktima e dojne ate… Kjo asht sindroma e skllavit…

Deri tani votat e diaspores 75% kane shkuar kunder korrupsionit dhe varferise se tejskajshme te shqiptareve sherrbudall ne vendlindje, qe deri tani fatkeqsisht ka votue kunder vetvetes dhe ka kane mbeshtetur idhunin e tyne tesh 12 vjet Shalgjatin, nipin e Spiro Kolekes i shquar gjate diktatures komuniste si vrastar dhe ultra marksist.

Sir Winston Leonard Spencer Churchill ish Kryeministri i Britanise se Madhe, thote se populli i trudhosur dele nuk meriton me shume se qeverine e korruptuari qe voton. Ne menduam se ju truceket do te votoni kunder Shalgjatit dhe ju mbeshtetem per kete gje si diaspore me votat tona nga vende te ndryshme te botes.

Dhe sot servilet dylberist pa shtyll kurrizore jargaviten nga gezimi se po flirtojne me komandantin budall dhe me ilace nga Surreli. Ai u thote ju publikisht me pervesitet ultra liberal se kete goce ma ka prue gruaja dhe ju te gezuar thoni ishalla po me vjen rralla apo rrisku edhe mua tek dera…

Mjerim dhe keqardhje kur ju shoh ju ne tv se sa poshte ka ra karakteri i burrave apo burecave me fustane gjoks imagjinar me botox si dhe burrneshave zatrashe pa femnitet…. Kjo asht sindroma e idiotit modern…

Turp qe na zhgenjyet. Ju meritoni Dullen e Gjinokatres, qe sot ne varr asht shum krenar me ju si parardhes te tij. Turp e marre!

Sa nga antare te familjeve tuaja te persektuar nga regjimi komunist jane pushkatue drejperdrejte apo jane burgos nje apo disa here nga komunizmi dhe antari i Buyrose Politike te Komitetit Qendror te Partise Komuniste (Punes) te Shqiprise Spiro Koleka!?

Memoria historike dhe respekti ndaj te persekutuarve tuaj, qe fatkeqisht nuk jetojne ma asht 0000 per ju qe fatkeqsisht dhe rastesisht i perkisni atyne marrireve apo heronjve te vertete te kombit shqiptare … Ky manjak anormal 24/7/365 asht i semure mendor, por gjithashtu ma te semure mendor jane ata qe votojne kete mashtrues serial marksist tash 12 vjet…

Dhe filozofi, dramaturgu, romancieri, skenaristi, aktivisti politik, biografi dhe kritiku letrar i shquar francez, i konsideruar si nje figure udheheqese ne filozofine franceze të shekullit XX Jean-Paul Charles Aymard Sartre si mendje brilante ka nje shpehje te mrekullueshme kur thote per te gjithe trushperlaret ne vendlindje (Shqipni): “I URREJ viktimat qe respektojne ekzekutoret e tyre”. Ju vazhdoni te vuani nga sindroma e Stokholmit…

Asht fatkeqsi me e pas trunin ne vend te keq. Kot nuk thone se trimat i mori Lufta e Dyte Botnore, te mencurit iken jashte shtetit (emigruan) dhe budallenjt e pandreqem fatmiresisht mbeten ne vend dmth ne Shqipni, per te mos perhaps te keqen neper bote… 

Ia pishit lengun e ia ndishit lezetin mjerimit dhe skllaverise mendore ku keni ra 

Ju adhuroni Sulltan Dullen e Ri IV te Surrelit, sepse jeni si ai qe para femijeve tuaj ne shesh flet per nudizmin e tij dhe strptizmin e qeverise se tij te korruptuari. Shpresoj dhe besoj, qe diaspora kudo neper bote te mos dergoj pare ma $$$ apo euro per ju, sepse ju skeni nevoj per ne dhe se ju pelqen shume “lumturia” socialiste dhe mjerimi I begate marksist.

Ju gjithashtu ju pelqen Enver Hoxha Jr. me iPhone, qe ju mashtron me fraza e shprehje standarte qe duken ne aparence te bukura dhe veshje moderne (jeans) njesoj sikurse Dulla plak, qe u thoshte vazhdimisht dikur prinderve tuaj dhe gjysherve, se do te hani me luge floriri dhe ne fakt hapi 69 kampe perqendrimi dhe 52 burgje nga 2 burgje per cdo rreth te Shqipnise…

Pra vota juaj sot per sultan Dullen IV, tregon se ai ka te “drejte” qe u shkaktoi hemoragji rinore dhe intelektuale, e po ju shkaterron ju familjet, apo po ua thane zemren dhe shpirtin tuaj te plagosur rende…, per femijet tuaj… ku deri tani kane ikur fatkeqsisht  mbi 1.000,000 vete tash 12 vjet, duke vene kryt ne rrezik ne udhen e emigracionit, sepse ju prinder jeni pa zemer dhe shpirt per familjet dhe femijet tuaj, te cilet habiten se sa trushperlare i kane prinderit shpirtkazem…

A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!

0

Florim Zeqa

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, për të mos thënë e paarritshme, është vështirësuar tejë mase mundësia për ta rikthyer LDK-në në zonjë të parë të skenës politike, me vlera e parime të shëndosha siq ishte në vitet e ’90-ta!

Bashkimi i elektoratit rugovian duhet të fillojë nga ndarja e parë deri tek kjo e fundit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Sikurse për çdo materje tjetër fizike e ndarë, bashkimi i pjesëve të së cilës bëhet pikërisht në pikën e ndarjes me qëllim të ruajtjes së formës dhe përmbajtjës së saj, edhe bashkimi i LDK-së pas ndarjes fatale të vitit 2006, duhet të ndodhë nga pika e ndarjes, jo për të kënaqur apo thyer egon dhe epshet karrieriste të askujt, por, pse rrethanat aktuale politike në Kosovë, dhe sidomos këto brenda LDK-së na imponojmë të provojmë të bëhemi bashkë edhe një herë si në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.

LDK-ja u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë deri më sot. Secili grupim i ndarë politik thirret në vahzdimësinë rugoviane, por asnjëri prej tyre nuk e përfaqëson filozofinë politike rugoviane!

Koalicionet e panatyrshme dhe pazaret politike për poste ministrore e kanë dëmtuar në vijimësi LDK-në, e cila ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha me kontrabandimin e vullnetit të lirë të votuesve dhe dhunimin e demokracisë së brendshme partiake.

Në përgjigjen time titullit të këtij shkrimi, e themë me optimizëm, se elektorati mund të ribashkohet vetëm duke i lënë mënjanë të gjitha mëritë (inatet) me njëri-tjetrin, duke i lënë mënjanë interesat personale për hirë të bashkombasve tonë në Kosovë dhe Diasporë, të cilët s’u ndalen asnjëherë së vepruari për një Kosovë të lirë dhe sovrane, për një shtet demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Fundja këtë e kemi për obligim ta bëjmë edhe në emër të përpjekjeve shekullore për liri, të sakrificave sublime për çlirim, në emër të gjakut të dëshmorëve dhe veprimtarëve të shumtë të LDK-së, që ranë dëshmorë për kauzën e çlirimit dhe pavarësimit të vendit nga pushtuesit serb.

Periudha e vështirë postrugoviane në LDK po na përcjellë edhe 19 vjet pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së, hyjnorit Rugovë. Ndarja dhe përçarja e elektoratit rugovian në Kuvendin e VI-të zgjedhor, ishte produkt i investimeve të gjata jo vetëm për ta ndarë, por edhe për ta dëmtuar të ardhmen e gjatë të saj.

Tani është momenti i fundit të ndahemi nga e keqja, nga katandisja e vlerave rugoviane në LDK, duke u bërë bashkë në partinë-lëvizje për shtetin e Kosovës, ashtu siq ishim në vitet e ’90-ta, duke i larguar nga LDK-ja puçistët, uzurpatorët dhe mercenarët si dhe për t’i zhbërë një herë e mirë grupet e interesit dhe matrapazët politikë brenda partisë shtetformuese.

Rugovizmi filozofi dhe ADN politike e shqiptarëve të Kosovës

I motivuar nga titulli i shkrimit, u ktheva në kohë 35 vite më parë, në vitet e krenarisë kombëtare, në aktivitetet atdhetare kur e parapëlqeja të më quanin ‘ushtar i lirisë’ në vend të postit politik që mbaja asokohe (anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar) në Degën e Forumit Rinor të LDK-së në Klinë.

Asnjëherë në jetën time nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo herë dhe do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut tim të shenjt.

I kam shërbyer çështjes kombëtare dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë deri në frymën e fundit, varësisht prej rrethanava dhe vullnetit të (qytetarëve) bashkatdhetarëve.

Me bashkimin e fuqisë së shëndoshë intelektuale, akademike të themeltarëve të asaj kohe dhe me idetë kreative dhe fuqinë politike të ditëve të sotme, duke i larguar një herë përgjithmonë uzurpatorët e vlerave rugoviane, të atyre që LDK-në nga një parti të besës e kthyen në pabesi dhe zhgënjim të përgjithshëm shoqëror të vendit tonë.

Jam ndër të paktët analist dhe gazetarë që ende mendojnë për ta ruajtur vazhdimësinë rugovine në LDK, por, çdo ditë e më shumë po mbetëm zë i vetmuar, pasi të tjerët që moti janë larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër subjekte të tjera politike.

Edhe nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin tim në mbështetje të ADN-së politike kosovare, përkatësisht të filozofisë politike rugoviane.

LDK edhe përkundër deformimeve dhe devijimeve të brendshme, mbetet i vetmi burim i pastër politik në këto tre dekadat e fundit.

Me ndihmën e Zotit dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) të vendit tim, do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit për reformimin e LDK-së, fillimisht në komunën e Klinës, për ta përhapur mëpastaj formulen e ndryshimit gjithandej Kosovës.

Bllokada e Kuvendit, një “gangrenë” serioze që po e gërryen sovranitetin e shtetit të Kosovës!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Ose; në ç’drejtim mund të na shpjerë procesi i vazhdimit të bllokimit të Kuvendit? Shikuar me “doptrinë” një sociologu të institucioneve, krejt “skizofreninë politike” që është duke u lozur rreth konstituimit të organeve të Kuvendit, me siguri do e shpallnim pa fije dyshimi; si një proces të dështuar dhe disfunksional.

Do e shpallnim edhe për shkakun e vazhdimit të gjitha atyre seancave të kota, ku nuk hetuam asnjë dobi tjetër përveç rritjes së pasigurisë strukturore dhe aktivizimit “online” të mekanizmave in formalë (grupet klanore, klientelizmi, rrjetet joformale, grupet klanore, etj.) që po i rrisin ambiciet egoiste për të “menagjuar” (lexo; kontrolluar!) gjithë procesin e konstituimit të legjislacionit në Kosovë…?! Pse po themi kështu? Sepse;

1. Po KULTIVOHET; Kontestimi i Legjitimitetit demokratik; ku bllokada seriozisht po e gërryen dhe cenon deri në “palcë” legjitimitetin dhe frymën e demokracisë përfaqësuese dhe po e pengon funksionimin e mekanizmit themeltar në ndarjen e pushteteve dhe debatit institucional:

2. Po USHTROHET; Minimi i nivelit të “aksioneve” politike ndaj institucioneve shtetërore, përmes rritjes graduale të mosbesimit qytetar ndaj sistemit:

3. Po AVANCOHET; Kultura e konfliktit mbi kulturën e kompromisit, si një pasuri e çmuar e demokracisë neoliberale;

4. Po DËRGOHET, sinjali i përjashtimit dhe jo ai negocimit, çka mund të ndikojë negativisht në frustrimin dhe në sjelljet e akterëve politik dhe të publikut:

5. Po INSTRUMENTALIZOHET, vullneti qytetar duke u përpjekur që të krijohet ndjesia e (sh)fajësimit për rivalin politik;

6. Po INICOHET, mundësia e krijimit të konditave për një mobilizim të ri populist, ku subjektet aktuale politike mund edhe të “rrafshohen” në një të ardhme të afërt nga skena politike:

7. Po AKTIVIZOHET, cinizmi politik si një model negativ i pjesëmarrjes politike. Ku gjeneratat e reja (ajo e “tik tokut”) gjithë “dramën” e konstituimit të organeve të Kuvendit, mund ta përjetojnë si diçka të huaj dhe jashtë “orbitës” së tyre sociale…

Edhe Krypimehi, me kullë…!

Gani I. Mehmeti

Krypimehi është fshat nja 10-12 kilometra në veriperëndim të Podujevës. Ai shtrihet në anën e majtë të derdhjes së lumit Llap. Përmes këtij lumi kufizohet me Pakashticën e Epërme dhe të Poshtme dhe në në pjesë me Zakutin.

Kur në vitin 2011 pata regjistruar emrat e këtij vendbanimi, nga informatorët nuk mora edhe Kullën e Krypimehit, për të cilën unë e quaj kështu, ndërsa vendasit nuk e di si e quajnë, apo atyre nuk u ka bërë përshtypje fare ekzistenca e saj, ashtu sikur nuk na kanë bërë përshtypje e nuk i kemi çmuar edhe shumë objekte tjera të trashëgimisë kuklturore e fetare nga e kaluara jonë, dhe ashtu në heshtje, disi ose janë zhdukur, ose na i kanë marrë të tjerët, siç janë kishat tona pas konvertimit në islam, deri sa ne kemi mbetur pa to, sikur të kishim pikur nga qielli në këto troje, kur dihet botërisht e historikisht se jemi të parët në këto troje.

Edhe Kulla e Krypimehit ashtu. Nuk e bën llaf kush se ajo ekziston që para nja dy qind vitesh të paktën e ndoshta më shumë.

Në realitet, informatori i sotëm, me aq sa ka dëgjuar na thot se Kullën e kishte ndërtuar një Bakani! Ky Bakani paska qenë një njeri i pasur e i fortë, por, me të ndërtuar Kullën, disi i kishte ndodhur të kishte telashe me pushtetin e kohës dhe në mënyrën më mizore e në formë të tradhtisë e kishin zhdukur, aq sa nuk dihet kurrë më asgjë për të.

Te toponimia e vendbanimit të Krypimehit, me emrin Kullë, kemi vetëm:

Ballet e Kullës,  L. ndërmjet Rrezes Mustahoviqe e Kullës. Dhe atë pa asnjë shpjegim më shumë!

Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, siç dihet, pasi kishte vendosur Serbia administratën këtu, gradualisht kishte nisur zbatimi i “reformës agrare”, pra të kolonizimit me serbë të sjellur nga Serbia, Kroacia e Bosnja e Hercegovina, duke ua marrë tokat shqiptarëve e duke ua dhënë serbëve.

Në realitet, për këtë është shkruar tani bukur shumë, por se, pas lidhjes së marrëveshjes serbo-turke, disave nga shqiptarëve u jepej një pagesë simbolike, aq sa kur Bislim Krypimehi kishte “shitur” tokën prej shtatë hektarë tokë e tetë hektar mal për 600 banka gjithsej në v itin 1925, pikërisht para 100 vitesh, ndërsa vetëm atin e kishte shitur për 650 banka! Një krahasim që është përcjellur deri sot se sa lirë është blerë toka e shqitarëve, me një vlerë sa për të shkuar në Turqi përmes Shkupit.

Në tokën e Bislim Krypimehit kishte ardhur Bozhidari nga Leskovci. Ky kishte djalë Millun Angjelkoviq, i njohur në këto anë që kishte ardhur si gjashtë-vjeçar, i lindur më 1919 dhe ka punuar si ofiqar në Krypmeh deri në pension. Milluni kishte edhe një vëlla që ka qenë oficer në Shkup.

Bozihdari nuk thirrej me emër, por thirrej si shkau i Bislimit, pse e kishte marrë tokën prej tij. Kështu ka ndodhur edhe në raste tjera, kur thuhej shkau ynë, për serbin që kishte marrë tokën e asaj familjeje apo atij personi si kryetar i familjes, për dallim nga serbët tjerë.

Bozhidari, thuhet, se i shëronte njerëzit e zënë nga gjarpri me një lloj bari. Ai vetëm sa i prekte me atë bari në vendin ku kishte kafshuar gjarpri, shëroheshin. Nuk ka informata ta ketë marrë këtë lloj bari dikush tjetër për të vazhduar shërimin prej gjarprit.

Pas “shitjes” së tokës, Bislimi kishte shkuar në fshatin afër Krypimehit, në Dobërdol.

Kur më rastisi puna të vizitojë këtë vend kohën e fundit, vërejta kullën në shpat që po qëndronte ende si e fortë. Pyeta, por nuk ka informata më të hollësishme.

Tani asgjë tjetër nuk mbetet, vetëm të vrapojnë institucionet për trashëgiminë e objekteve dhe monumenteve historike që ta vënë nën mbrijtje si trashëgimi e të mos ndodh të rrëzohet sikur ajo në Zakutin e Epërm në vitin 2011, e cila qe rrëzuar nga vetë shqiptarët vetëm nja dy-tre muaj pasi pata shkruar për të.

Kjo kullë, sikur të gjitha të tjerat, ka murin me gur me një trashësi prej afro një metër. Dihet se, qëllimi i ngritjes së kullave ka qenë për siguri më të madhe nga pushteti i atëhershëm.

Në vijim kemi edhe dy fotografi të Kullës së Krypimehit (Kërpimehit);

O moj Arbëri me vlerë!, poezi nga Eshref Ymeri

0

Thethi …

Eshref Ymeri

 

O moj Arbëri me vlerë!

 

O moj Arbëri me vlerë!

Shkundu, zgjohu këtë herë!

Nxirr në krye njer’z me nder!

Të të drejtojnë përherë.

Hiqe Ramën që mbjell vrer,

Se Rama ësht’ veç kolerë,

Ta ka bër’ jetën zeher.

Arbëri në dallg’ të flamës,

Nën pushtet të Edvin Ramës,

Shih se çfarë të ka kurdisur,

Servilserbi i dalldisur,

Sa keq të ka katandisur,

Shih se ku të ka vithisur,

Moj e mira fatgremisur,

Ty të do të boshatisur,

Një milion t’i ka degdisur

Nëpër botë arratisur.

Të tjerë do degdisë, n’inat

Po pret një tjetër mandat.

Shih si të ka poshtëruar

Me ftesën që ka dërguar

Për armikun e harbuar,

Në koncert na e ka ftuar

Bregoviçin e marruar,

Atë që u ka kënduar

Kriminelëve të tërbuar

Të Serbisë së hakërruar,

Krejt shqiptarët për t’i shuar.

Atë ftesë pse e dërgoi?

Sepse djalli e mësoi:

Se kërkon që të mbjellë vaj,

Shqiptarët t’i përçaj.

Arbëri, me shtat të derdhur,

Rama ty keq ta ka hedhur.

Rama, ky njeri i hiçit,

Servilthekur i Vuçiçit,

Sikur ka marr’ porosinë,

Ta shpërbëjë Shqipërinë,

Po ashtu dhe Dardaninë,

Duke mbjellë dhe tradhtinë.

Dhe të gjithë bukur e dinë,

Qëllimit po ia arrinë

Me trarin e Kalimashit

Nën efektin e hashashit.

Tani dhe vite më parë,

Bashkë me Thaçin i pandarë,

Ky Vuçiçi s’ka karar

Krejt shqiptarët pa i parë

Si askund të përçarë,

Kasht’ e koqe të shpërndarë,

Cep më cep në botën mbarë,

Punë që Rama e ka tharë.

Dhe Rama nuk kuturis

T’i kërkojë hesap Serbisë

Për krimet që i ka kryer

Dardanisë gjakpërlyer

Me vrasje dhe përdhunime,

Me djegie dhe shkatërrime.

S’kuturis se s’ka derman,

Me Vuçiçin nuk ia mban

Se ësht’ burrë pa taban.

Nuk ia mban as sadopak

Se ka lindur frikacak.

Domosdo veç na kujton

Atë diktatorin “tonë”,

Kur  si langua i stanit

I servilosej Dushanit,

Dushanit dhe Miladinit,

Burracak, pjell’ e mjerimit.

Gënjeshtrën e ka parim,

Të ngritur gjer në mashtrim,

Dhe vret mendjen e mendon

Si ta tallë Arbërinë tonë.

Që të sundojë pa mbarim

Ka arritë një përfundim:

Me gënjeshtra, punë që dihet,

Me mashtrim gjithçka arrihet.

Ju, shqiptarë, kudo që jeni,

Një bindje të gjithë e keni,

Atje ku banoni, rrini,

Brenda, jashtë apo nga vini,

Se ç’është Rama, “kryetrimi”?

Thjesht është një humnerë mashtrimi.

Por ama ka dhe guxim,

Fton Prishtinën në takim,

Të ulet me kriminelë,

Që s’duan gojën me çelë

Për krimet që patën mbjellë

Dardanisë kryekështjellë.

Dikur me gjuhën e “trimit”,

Si njeriu i “guximit”,

Atje në kështjell’ të krimit,

Në Beograd, pjellën e zisë

Ia pat kujtuar Serbisë

Pavarësinë e Dardanisë,

Çka Vuçiçin e habiti,

Atë fjalë mirë nuk e priti,

Që dardanët peshë i ngriti.

Por koha iku, kaloi,

Rama shpejt mendjen ndryshoi,

Ato fjalë krejt i harroi,

Vuçiçin e përqafoi,

Krimet kurrë nuk ia kujtoi.

Me Vuçiçin flaku sqimën,

Dardanisë i ktheu shpinën.

Kur dardani kritikon,

Rama zë e reagon,

Reagon edhe nuk resht

Edhe shpejt kërcen si plesht,

Por për krimet serbe hesht.

Çdo shqiptar mendjekthjelluar

Lë mendjen i befasuar:

Medet çfar’ na paska qenë

Ky Rama kaq “hijerëndë”

Me të vetët gojëpis,

Por servil që të bezdis

I Vuçiçit të Serbisë,

Armikut të Dardanisë

Dhe të mbarë Arbërisë.

I duket dele mileti,

Se e ka dehur pushteti,

Jo pak, njëzet e ca vjet,

A thua se është mbret.

Çudi me popullin tonë,

Dostojevskin të kujton,

Kur për popullin rus shkruan

Që ka kënaqësi kur vuan.

Ndaj dhe Rama nuk përton,

Diktatorin imiton:

Shtypi njerëzit, nxirru shkumë

Që të të duan më shumë.

Gjasat janë: do zgjatet lëmshi

Deri te dyzetenjëshi,

Qindvjetorin për të pritur

E partisë “mendjendritur”

Për çka bërë e për çka ditur

Të pjellë servilë të selitur,

Servilë të gjyshepartisë,

Shërbëtorë të Serbisë.

Arbëri, përballë shqotës,

Rama, ky hajdut i votës,

Të ka bër’ gazin e botës,

Po të luan mendtë e kokës.

Dhe një ditë, nesër  a sot,

Serbogreku do të thotë:

“Arbëria ësht’ pa zot,

Ndaj e ka shkelur kush deshi,

Nga Maroku e Bangladeshi”.

Dhe vërtet, u turpëruam,

Trojet dot nuk i bashkuam,

Se kemi qen’ të përçarë,

Njëri-tjetrin duke vrarë,

Që nga koh’ e Ilirisë,

S’na u shqit dell’ i marrisë.

Siç duket, ka qenë bitisë,

Kemi mallkim prej Hyjnisë.

Serbogrekët po gëzojnë,

Njëri-tjetrin e urojnë,

Na përbuzin, na sfidojnë

Dhe duart rrin’ e fërkojnë.

Arbër, kthe mendjen për mirë!

Largoje këtë qafir!

Këtë njeri të pështirë,

Sepse jetën ta ka nxirë,

Ta ka nxirë e bërë pis,

Hundën vetë e mban në lis.

Ta ka nxirë fare katran,

Asnjë lum’ dot nuk ta lan.

Pamje nga Thethi

Kaliforni, 11 maj 2025

A do t’i vret ndërgjegja liderët partiak të Kosovës?!

0

Nga: Arif Ejup

A DO T’I TRAZOJË NDONJËHERË NDËRGJEGJIA LIDERËT PARTIAK TË KOSOVËS?!

Një dekadë më parë e shkrova këtë shkrim me dhembje, pasi Kosova, edhe pse kishte përfunduar zgjedhjet, vazhdonte të mbetej pa Qeveri dhe pa Parlament për muaj të tërë.

Sot, më 10 maj 2025, historia është duke u përsëritur si farsë e zymtë. Zgjedhjet e rregullta u mbajtën më 9 shkurt, edhe pse jemi kah mesi i majit vendi ende nuk ka një Qeveri funksionale, as një Kuvend që punon për qytetarin.

Arsyeja? E njëjta: grindjet dhe mosmarrëveshjet për pushtet mes liderëve partiakë që Kosovën e shohin si pronë private. Në përpjekje për të ruajtur karriget e tyre dhe për të mbrojtur interesat e klaneve përreth, ata që morën votën e popullit po e mbajnë peng të ardhmen e vendit.

Kjo kastë politike, pothuajse e pandryshuar që nga paslufta, e ka zhytur Kosovën në krizë të vazhdueshme politike, ekonomike dhe morale.

E vetmja gjë që ka përparuar me shpejtësi marramendëse është pasurimi i tyre personal. Nga biçikletat dikur, në automobila luksozë sot. Nga fjalët boshe për idealizëm, në llogari bankare të fryra e vila përtej kufijve të Kosovës.

Ekonomia e Kosovës, e dobët dhe e pambështetur, mbahet vetëm nga remitencat e mërgatës dhe tregtia formale që po e gërryen çdo ditë sovranitetin ekonomik të vendit.

Papunësia është thelluar. Arsimi është në kolaps, dhe rinia po e sheh largimin nga Kosova jo si zgjedhje, por si domosdoshmëri.

Shëndetësia? Nën oksigjen artificial. Edhe pas 26 vjetëve çlirimi nga pushtuesit serbë, shumë pacientë nga Kosova vazhdojnë të kërkojnë shërim në Beograd e Shkup.
Drejtësia? E kontrolluar dhe, shpeshherë, e përdorur si mjet hakmarrjeje politike.
Kultura dhe arti? Pothuajse të harruara,përveç kur ndonjë figurë politike ka interes t’i instrumentalizojë për ndonjë ceremoni në shërbim të tij.

Institucionet që supozohet se mbrojnë të drejtat e qytetarëve si “Avokati i Popullit” apo KMDLNJ,janë të pafuqishme, të varura nga buxhetet e copëzuara dhe vullneti i politikanëve që, paradoksalisht, janë vetë burimi i padrejtësive që këto institucione duhet të sfidojnë.

Kruese procesi zgjedhor është me plotë deformime. Vota e lirë në Kosovë është ende në koma. Ajo blihet, shantazhohet apo manipulohet nga “parazitologët politikë” individë pa ideale, por me agjendë për të mbledhur ajkën për veten dhe familjet e tyre.

Si dikur, premtimet mbesin të njëjtat: rrugë pa baltë, shkolla me ngrohje dhe lumenj me qumësht. Por, realiteti është krejt ndryshe mijëra të rinj shkojnë çdo muaj në Perëndim, ndërsa këtu mbesin pleqtë që i shikojnë ekranet me shpresë se ndoshta këtë herë do të bëhet më mirë për ta.

Edhe Presidentja aktuale si ajo e dikurshmja Atifete Jahjaga duket se nuk do t’i shpëtojë etiketës së “produktit të kompromisit”, i dalë nga marrëveshjet në prapaskenë, e jo nga vullneti autentik i popullit.

Në këtë klimë, kur pushteti ndërtohet me pazare, dhe konsensusi nuk arrihet pa ndërhyrje nga jashtë, si mund të flasim për sovranitet të mirëfilltë? Liderët partiakë sillen si vasalë të interesave të ngushta dhe jo si burra që i bien tryezës dhe harrojnë interesin personal për hir të Kosovës.

Pyetja që bëra para 10 vitesh, sot është më e fortë se kurrë: A do t’i trazojë ndonjëherë ndërgjegjja liderët partiakë të Kosovës? Apo do të vazhdojnë kështu, “lojën me shtetin” derisa populli të fundoset edhe më thellë në humnerën e dëshpërimit?

Gjenevë, 10 maj 2025

Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës

Eshref Ymeri

(Një frymëzim prej Prof.dr. Fatmir Terziut) 

Në numrin e sotëm (09 maj 2025) të Portalit “Fjala e Lirë”, Prof.dr. Fatmir Terziu kishte botuar Esenë me titull “Sa i dobishëm libri “Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët” për këtë ditë”.

Në këtë Ese, si një intelektual i shquar, si një penë me Emër të Madh në kulturën tonë mbarëkombëtare, Profesori shkruan:

“E fundit që vjen nga diskursi i manipulimit i përket Rusisë. Vetë vendit dhe propagandës së këtij vendi edhe në Ditën e Fitores. Por Dojçe Welle shkon tek “Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini”, me analizën: Propaganda nuk mund ta ndryshojë historinë”.

Pikërisht kjo Ese më frymëzoi t’i rikthehem trajtimit të ritualit të zhvillimit të paradave “madhështore” çdo 09 maj në Sheshin e Kuq.

Siç dihet, çdo vit, më 09 maj, në Sheshin e Kuq të Moskës, organizohet parada ushtarake në përkujtim të kësaj date, kur ushtria sovjetike hyri në Berlin, çka shërbeu si përfundim i luftës kundër nazifashizmit në Evropë. Kjo paradë organizohet me solemnitet shumë të madh,  përcillet me parakalimin e trupave me hap rreshtor dhe me fluturimin e aeroplanëve luftarakë mbi sheshin në fjalë. Por me organizimin e kësaj parade, klika udhëheqëse e Kremlinit, duke filluar prej paradës së parë të vitit 1945 dhe deri tani, opinionit publik sovjetikorus nuk ia ka thënë asnjëherë të vërtetën historike për arsyet e sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941.

Viktor Suvorovi (1947) është shkrimtar rus, i cili u bë i njohur gjerësisht në lëmin e rishikimit të historisë, ish-bashkëpunëtor i rezidenturës legale të Drejtorisë shtetërore të zbulimit të Bashkimit Sovjetik në Gjenevë. Në vitin 1978 ai u arratis në Britaninë e Madhe. Në Bashkimin Sovjetik, sipas fjalëve të veta dhe intervistës së ish-shefit të Drejtorisë shtetërore të zbulimit, qe dënuar me vdekje në mungesë. Në librat e tij, ku përshkruhen ngjarje historiko-ushtarake, ai pati propozuar një koncept alternativ të rolit të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Koncepti i propozuar dhe metodat e argumentimit të tij, patën ngjallur shumë diskutime dhe kritika në qarqet e historianëve dhe në rrethet shoqërore. Libri i parë dhe më i njohur, kushtuar kësaj teme, mban titullin “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e dytë botërore”, botuar në Moskë në vitin 1993, në të cilin, mbi bazën e burimeve historike, argumentohet se fajtori kryesor i fillimit të luftës ishte Bashkimi Sovjetik, i cili kishte marrë vendimin për të sulmuar Gjermaninë të djelën e 06 korrikut 1941. Në libër theksohet se, me urdhër të Stalinit, të gjitha fortifikimet ushtarake në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik, qenë hedhur në erë me dinamit, me motivimin se “Bashkimi Sovjetik nuk bën kurrë luftë mbrojtëse, ai bën vetëm luftë mësymëse”. Paskëtaj, të gjitha divizionet sovjetike, të dislokuara në Lindjen e Largët, u zhvendosën në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik.

Përgatitja e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste e kishte burimin te Pakti Molotov-Ribentrop i 23 gushtit të vitit 1939, sipas të cilit, Polonia do të pushtohej nga të dyja palët nënshkruese, në mënyrë që të kishin një kufi të përbashkët. Në bazë të atij Pakti, Stalini i “siguronte” Hitlerit krahët lindorë dhe i linte dorë të lirë të vinte nën sundimin e vet vendet e Evropës Perëndimore. Hitleri, për naivitetin e tij, i verbuar nga etja për pushtet, nuk e kuptoi grackën që i pati ngritur Stalini, ndaj edhe forcat e tij të armatosura i hallakati që nga Norvegjia deri në Afrikën e Veriut, duke mos pasur parasysh fjalët e pararendësit të tij, Bismarkut (Otto von Bismarck – 1815-1898), i cili u ka lënë brezave pasardhës një porosi tepër domethënëse:

“Çdo marrëveshje, e nënshkruar me Rusinë, nuk vlen as sa letra, në të cilën është shkruar”.

Hitleri, në bazë të të dhënave të kundërzbulimit gjerman, për sulmin e ushtrisë sovjetike qe informuar që në dhjetorin e vitit 1940. Pikërisht që asokohe ai pati filluar përgatitjet për një sulm paraprak mbrojtës. Pra, kjo ishte arsyeja që ai arriti t’ia merrte iniciativën nga dora Bashkimit Sovjetik dy javë përpara. Autori ka shkruar, gjithashtu, një sërë librash artistikë, kushtuar ushtrisë sovjetike, zbulimit ushtarak dhe historisë së Bashkimit Sovjetik të periudhës para luftës. Sipas gazetës së përditshme “Novëje Izvjestija”, tirazhi i disa librave të Viktor Suvorovit pati arritur në më shumë se një milion kopje.

Ministri i Mbrojtjes së Federatës Ruse Andrej Belousov i inspiron trupat. Foto: Alexander Vilf/RIA Novosti/ Reuters / NTB

Në librin e sipërcituar, ai shkruan:

“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik – E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov (1907-1993) e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Citohet sipas: Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).

Vendimin e prerë për fillimin e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë e dëshmon edhe një fakt tjetër.

Stalini, duke qenë i bindur në “madhështinë” e Bashkimit Sovjetik dhe në “pathyeshmërinë” e forcave të tij të armatosura, as që mund ta përfytyronte, e jo më ta mendonte, se Hitleri do të kuturiste të ndërmerrte ndonjë sulm. Prandaj ai e pati vlerësuar si të rremë një informacion që i pati ardhur nga zbulimi sovjetik në Berlin. Sipas atij informacioni, në fund të muajit maj të vitit 1941, Gjermania i kishte përfunduar të gjitha përgatitjet për një sulm kundër Bashkimit Sovjetik. Për këtë informacion bëhet fjalë në një artikull të drejtorit të Shërbimit të zbulimit të jashtëm të Rusisë, Sergej Narëjshkin, i cili titullohet: “Zbulimi hyri i pari në luftë”. Artikulli është botuar në revistën “Mbrojtja Kombëtare” me rastin e afrimit të 80-vjetorit të Luftës së Madhe Patriotike dhe mban datën 21 qershor 2021. Në atë artikull autori shkruan:

“Më 17 qershor 1941, Stalini pati thirrur në Kremlin komisarin e popullit për sigurinë, Vsjevollod Merkulov (1895-1953), dhe shefin e zbulimit, Pavel Fitin. Udhëheqësi kërkonte të informohej personalisht dhe me hollësi se sa i saktë ishte burimi. Njoftimi, i cili qe dërguar nga rezidentura e Berlinit më 16 qershor, ndodhej në tryezën e tij të punës… Aty thuhej se të gjitha masat ushtarake për përgatitjen e sulmit të armatosur kundër Bashkimit Sovjetik, kishin përfunduar plotësisht dhe goditja mund të jepej në çdo kohë. Shefi i zbulimit të jashtëm, Pavel Fitin, pati marrë përsipër përgjegjësinë për ta bindur Stalinin për saktësinë absolute të informacionit. Pasi i dëgjoi me vëmendje shpjegimet e tij, udhëheqësi reagoi me ton të ashpër: “Është një informacion i rremë. Mund të largoheni””.

Kjo shpërfillje, kjo mendjemadhësi e Stalinit, e edukuar për dhjetëvjeçarë me radhë në psikologjinë e mbarë popullit rus nëpërmjet letërsisë, shtypit, kinematografisë, televizionit, teatrit, shkollës dhe mjeteve më të fundit të informimit masiv, pati sjellë pasoja shumë tragjike pas 22 qershorit të vitit 1941.

Julia Llatёjnina (1966) është gazetare, shkrimtare ruse, drejtuese emisionesh radiotelevizive. Më 09 shtator 2017 ajo pati njoftuar në efirin e radiostacionit “Jehona e Moskës” se ishte larguar nga Rusia, pasi disa të panjohur i patën djegur makinën. Ajo qe shfaqur në efir me skaip (skype) dhe pati rrëfyer se ndodhej jashtë vendit, së bashku me prindërit. Që në gushtin e vitit 2016, gazetaren e pati sulmuar një i panjohur jo larg zyrës së radiostacionit të lartpërmendur dhe i hodhi përsipër fekale. Asokohe ajo pati menduar se shkak i atij incidenti të turpshëm ishin artikujt e saj analitikë, të botuar në organin “Novaja Gazeta”: Ajo shkruan:

“Më 22 qershor (të vitit 1941 – E.Y.) populli rus u shndërrua në turma frikacake… Si ta shpjegojmë atë burracakëri të pashembullt të popullit rus, i cili, duke zotëruar një armatim që ua kalonte gjermanëve edhe për nga sasia, edhe për nga cilësia, e pati braktisur armatimin dhe qe hedhur në anën e gjermanëve?” (Сitohet sipas: Julia Llatënjina. Faqja e internetit “Novaja Gazeta”. 08 maj 2010).

Dhe me të vërtetë: fill pas sulmit të ushtrisë gjermane, Ushtria e Kuqe filloi të tërhiqej me shpejtësinë e lopëve kur u turren ujqit. Madje ajo tërheqje (kur miliona ushtarë patën rënë robër) prej kufijve perëndimorë të Bashkimit sovjetik, vazhdoi gjatë 1100 kilometrave, deri në periferi të Moskës të datës 02 dhjetor, kur në ndihmë të saj erdhi “gjenerali i shquar” me emrin “dimri rus”.

Joáhim Gáuk (Joachim Gauck – 1940), është personalitet politik gjerman, President i Republikës Federale të Gjermanisë në vitet 2012-2017. Më 06 maj 2015 ai mori pjesë në një ceremoni mortore, të organizuar në varrezën e ushtarëve sovjetikë në qytetin Shlos Holte-Shtukenbrok (Schloß Holte-Stukenbrock). Në fjalën e tij ai theksoi:

“Miliona ushtarë të Ushtrisë së Kuqe qenë çuar drejt vdekjes si robër të gjermanëve, ata vdiqën të torturuar nga sëmundjet, nga uria… Në qoftë se nga robërit ushtarakë perëndimorë në kampet gjermane patën vdekur vetëm 3%, nga 5,3 milionë robër ushtarakë sovjetikë, patën vdekur shumë më tepër se gjysma” (Citohet sipas: “Gáuk: vdekja e robërve sovjetikë – krim i nazizmit”. Faqja e internetit “DW”. 06 maj 2015).

Humbjet reale në njerëz të Bashkimit Sovjetik gjatë viteve të luftës, janë mbajtur rreptësisht sekrete nga autoritetet shtetërore sovjetike dhe ruse, madje deri në ditët tona. Për humbje të tilla ka shkruar Leonid Rëjbacki, doktor i shkencave ekonomike, profesor, drejtues i Qendrës së demografisë sociale të Institutit të studimeve politikosociale të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Në Esenë e tij me titull “Humbjet në njerëz të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike”, të botuar në faqen e internetit “Perspektivëj” të datës 07 maj 2022, ai shkruan se e vërteta për humbje të tilla u zbulua vetëm gjatë kohës kur në krye të Bashkimit Sovjetik ishte Mihail Gorbaçovi (1931-2022). Sipas tij, gjatë asaj lufte qenë vrarë 27 milionë njerëz, nga të cilët 18 milionë civilë dhe 09 milionë ushtarë dhe oficerë.

Duke pasur parasysh këto humbje jete njerëzish të përmasave katastrofike, si është e mundur që të organizohen çdo vit parada aq butaforike në Sheshin e Kuq, ndërkohë që 09 maji duhej të përkujtohej, para së gjithash, edhe si dita e një zije kombëtare, të cilën e pati shkaktuar politika shoviniste rusomadhe për pushtimin e mbarë Europës? Si është e mundur që të organizohet gjithë ajo paradë butaforike, kur numri i ushtarakëve rusë, të vrarë në Ukrainë, po i afrohet shifrës prej një  milion syresh?

Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse shovinizmi, urrejtja për vendet e tjera është e rrënjosur thellë në formimin  psikologjik jo vetëm të bandave në krye të vendit, por edhe të mbarë popullit rus, i cili sundimtarët e vet i vlerëson si të dërguarit e Hyjnisë. Kjo është arsyeja që njeriu në Rusi trajtohet si material ndërtimi. Prandaj shkrimtari rus Ivan Shmelov (1873-1950), autori i romanit “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në vitin 1923, shkruan:

“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit” (Citohet sipas faqes së internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).

Me paradat butaforike të 09 majit, banda e Kremlinit gjithmonë është munduar të përvetësojë tërësisht kontributin anglo-amerikan për arritjen e fitores mbi nazizmin gjerman, duke harruar ndihmën e jashtëzakonshme me armatime që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i patën dhënë Bashkimit Sovjetik gjatë luftës, duke anashkaluar zbarkimin e një milion trupave anglo-amerikane në Normandi në qershorin e vitit 1944, si edhe faktin historik që ato trupa patën hyrë të parat në Berlin më 08 maj 1945.

Është e vërtetë që Bashkimi Sovjetik përballoi barrën më të rëndë gjatë luftës, por fushatën katërvjeçare kundër ushtrisë gjermane, Ushtria e Kuqe e përfundoi në mënyrën më të turpshme.

Natalia Gesse (1914-1998), mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), në vitin 1942 hyri në Fakultetin e gazetarisë të Universitetit të Svjerdllovskut, në vitin 1943 i ndërpreu studimer dhe shkoi vullnetarisht në frontin e luftës, ku pati punuar si korrespondente ushtarake. Në kujtimet e veta, ajo shkruan:        “Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një ushtri përdhunuesish” (Citohet sipas: Nikollaj Ivanov. “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm”. Faqja e internetit “FakeOff”. 23 shkurt 2015).

NË RRUGË PËR NE PARADE: Forcat e blinduara ruse në rrugë për në paradë në Moskë të premten me 9 maj 2025. Foto: Shamil Zhumatov / Reuters / NTB

Leonid Rabiçev (1923-2017), njihet si poet, grafist, piktor, shkrimtar-memuarist rus, pjesëmarrës në frontet e luftës me gradën toger pas sulmit të ushtrisë hitleriane kundër  Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941. Në librin e vet me kujtime, me titull “Lufta i ka të gjitha”, të botuar në vitin 2009, si dëshmitar i drejtpërdrejtë, ai hedh dritë mbi krimet e ushtrisë sovjetike, e cila, në pranverën e vitit 1945, pasi hyri në territorin gjerman, deri në Berlin, përdhunoi dy milionë femra gjermane, duke filluar nga vajzat miturake të moshës 8-vjeçare, deri te plakat 80-vjeçare. Në librin e vet ai shkruan:

“Tankistët, këmbësorët, artileristët, ndërlidhësit tanë e arritën një kolonë refugjatësh dhe, duke lënë mënjanë ndjenjën e detyrës, nderin dhe nënrepartet gjermane në tërheqje e sipër pa rezistencë, u turrën me mijëra drejt grave dhe vajzave të vogla… Ato që ishin mbytur në gjak dhe kishin humbur ndjenjat, i tërhiqnin mënjanë, kurse fëmijët që suleshin drejt tyre për ndihmë, i pushkatonin në vend. Nga pas tashmë vazhdonte nënreparti tjetër. Dhe përsëri ndalesë dhe unë nuk mund t’i përmbaj dot ndërlidhësit e mi, të cilët, gjithashtu, zënë radhë të reja për përdhunime, kurse telefonistet e mia shkrihen së qeshuri… Deri në horizont, midis pirgjeve me rrecka dhe qerreve të përmbysura, të zë syri kufoma grash, pleqësh dhe fëmijësh”.

Kaliforni, 09 maj 2025

Republika e Kosovës, nën kthetrat e propagandave armiqësore

0

Gjergj – Skender Jashari

E kam të vështirë ta trajtoj këtë temë, për të cilën në vazhdimësi kam ngritur zërin, e tashmë i dëshpëruar që institucionet e Republikës së Kosovës, asnjëherë deri më sot, nuk kanë vepruar siç parashihet me ligjet respektive të saj. Fund e krye, shoh joprofesionalizëm dhe dështim, qoftë si shoqëri dhe si institucione në relacion me shtet-ndërtimin, sundimin e ligjit, parandalimin dhe luftimin e dukurive kriminale, përfshirë edhe asaj të terrorizmit etj. Nga miliarda argumente e kundërargumente, është e vështirë të zgjedh disa dhjetëra prej tyre, në këtë rast. Personalisht nuk besoj aspak, që mund të bëhet diç në vendin tonë, duke vepruar nga brenda qoftë si iniciativë qytetare apo edhe përmes integrimit në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, por jam i bindur, që përmes parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në nivel Europian apo përmes instancave ndërkombëtare në drejtim të Institucioneve të Republikës së Kosovës, që të detyrohen edhe Institucionet respektive të Republikës së Kosovës që të veprojnë. Natyrisht edhe në rast të tillë, do duhej që me vigjilencë të identifikohen dhe kërkohet reagim i ashpër ndërkombëtar për çdo lëshim që mund të ribëjnë institucionet respektive të Republikës së Kosovës, siç kanë bërë në rastin e luftimit të Luftëtarëve të Huaj Terrorist në vitet 2014-2018.

Në shtetet moderne demokratike perëndimore, nuk ndodhin këso gjëra. Institucionet e këtyre vendeve veprojnë me kohë në parandalimin dhe luftimin e ndikimeve jomiqësore a armiqësore. Republika e Kosovës, aspiron të jenë pjesë e mekanizmave Euro-perëndimor.

  1. Mediet në Republikë të Kosovës dhe trajtimin që ato i bëjnë çështjeve specifike të anti-terrorizmit dhe propagandave terroriste si dhe promovimi i pseudoeksperto-analistëve

Mediet do duhej të ishin të lira, profesionale, të pavarura dhe objektive. Vitin paraprak Indeksi Vjetor i Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, kishte renditur Republikën e Kosovës në vendin e 75-të, kurse për këtë vit, e renditin në vendin e 99-të, duke shënuar një rënije tepër të rëndë.

Mediet në përgjithësi bëjnë trajtim joserioz, jomeritor, joprofesional e as cilësor të çështjes së radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit; propagandave terroriste dhe agjentëve islamik të huaj( kryesisht të Serbisë). Në një numër të konsiderueshëm të medieve, shohim analist, ekspertë a studiues të cilët përkundër jokompetencës së tyre profesionale dhe akademike, trajtojnë çështje të tilla, zakonisht me porosi nga sponsorizuesi i tyre, e që në fund të fundit kuptohet me qëllim të manipulimit të opinionit publik.

Mediet dhe propagandat: Mediet tona( jo të gjitha), akoma përdoren si mjete propagande a dezinformimi dhe jo aq si mjete informimi profesionale, objektive dhe të pavarura. Analistë, ekspertë a studiues të cilët përkundër jokompetencës së tyre profesionale dhe akademike, më shumë përhapin e mbështesin propaganda të huaja sidomos filoturke, filoruse, filoserbe, panislamiste etj. Propagandat e tilla, sidomos ato: filoruse, filoserbe, filoturke, panislamike( e deri tek propaganda terroriste islamike), anti-europiane, anti-amerikane, anti-shqiptare, anti-semite etj. Këta propagandues, në të shumtën e rasteve financohen privatisht, fshehtas dhe në rrugë jozyrtare. Përderisa kundërpropagandojnë duke akuzuar organizatat e huaja perëndimore, që promovojnë forma liberalizmi në Republikë të Kosovës, si dhe barazojnë të tillat me ato organizata të dyshuara për lidhje me terrorizmin islamik. Nga ana tjetër, organizatat që mbështeten nga vendet perëndimore, fondet e tyre në të gjitha rastet janë publike poashtu edhe veprimtaria që ato bëjnë: p.sh: lirinë e LGBT, organizatat fetare perëndimore- kryesisht të krishtera etj.

 Mediat dhe promovimi i pseudoeksperto-analistëve: Dukuria më shqetësuese është parë, që viteve të fundit ka propagandues, që shtiren si ekspertë a analist, që trajtojnë çështje të anti-terrorizmit, të sigurisë, të “Lindjes së Mesme” dhe të çështjeve të veprimtarisë së agjenturave dhe spijunazhit. Në fakt të tillët janë propagandues, e aspak nuk janë ekspertë, analist a studiues. P.sh: Olsi Jazexhiu, Mustafa Bajram apo kohëve të fundit edhe më qesharake rasti i një grupi neo-otoman, mes tyre Korab Blakaj që vetëparaqitet si analist politik a i sigurisë etj. Kam përcjellur deklarimet, komentimet në mediet lokale si dhe në mediet e tyre sociale, kam parë: propagandën terroriste islamike; propagandë antisemitiste; mbështetje të grupeve konkrete terroriste islamike-sidomos ndaj grupeve terroriste palestineze, por edhe ndaj grupit terrorist islamik të Kaçanikut që kreu aktin terrorist islamik të vrasjes së policit, apo sidomos duke tentuar të luaj rolin e amortizuesit dhe minimizuesit etj. Mjafton që në një debat televiziv, reagim a postim në rrjetet sociale a qoftë edhe në ndonjë koment në këto raste, që të shohim kur trajtohet çështja konkrete( p.sh: rasti i arrestimit të terroristëve të dyshuar islamik për vrasjen e policit në Kaçanik), që: ngre paralele me akte të tjera kriminale; apo që minimizon rastin; që tenton të fajësoj subjekte fizike( p.sh: individët e caktuar në rastet kur terroristët kanë të kaluar kriminale ordinere) për të shfajësu ideologjinë etj.

Sugjeroj: Në Republikë të Kosovës, besoj që ka akoma gazetar që kanë dinjitet dhe integritet, që etikën e tyre profesionale nuk e shkelin. Do sugjeroja sidomos gazetarët investigativ dhe mediet që përpiqen të jenë profesionale, objektive dhe të pavarura, pasiqë besoj që “pushteti i katërt” mund të ketë ndikim në këtë drejtim, që të ushtrojnë “ndikim të lejuar ndaj pushteteve të tjera tradicionale”. Duke qenë se nga përvoja që kam pasur, kam parë, që Institucionet e Republikës së Kosovës, shumë seriozisht i marrin rastet vetëm pasi të publikohen në medie. Duke e parë që edhe në Republikë të Kosovës, është krijuar një “masë kritike radikale islamike” e cila detyron që politikanët dhe partitë politike të jenë flirtuese dhe të joshura pas tyre, e mos të guxojnë të dalin kundër tyre, apo që së paku të heshtin a ulin zërin kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik. Shtuar kësaj edhe shumë faktorë dhe rrethana të tjera që bëjnë që radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi islamik të ngulitet edhe brenda Institucioneve të Republikës së Kosovës, e të gjitha këto, kryekëput të dirigjuara a bashkëdirigjuara mes Serbisë dhe vendeve të tjera që kanë interes nga përdorimi i tyre. Prandaj nuk besoj më në iniciativa institucionale që do mund të dalin nga Republika e Kosovës, si veprim parandalues, por më shumë mund të rrjedhojnë si kundër-reaksione a detyrime për të vepru shkaku i porosive a trysnive ndërkombëtare. Analizuar nga gjitha këto, besoj që mjete efikase të brendshme në Republikë të Kosovës, mbeten publikimi i rasteve të tilla, trajtimi dhe analizimi i mirëfillt i këtyre rasteve që publiku të njoftohet, por edhe në instanca ndërkombëtare të kërkohet reagim.

Republika e Kosovës, ka një kornizë solide ligjore, por ngec rëndë në zbatimin efektiv të tyre në praktikë. Ligje, Kode, Strategji konkrete dhe Plane Veprimi( si: prej Ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës e deri tek Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit), që trajtojnë shumë aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me aspekte të mbrojtjes, parandalimit dhe luftimit të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, janë të kompletuara ad litteram( në letër), por ngecin në praktikë, madje në disa raste duken edhe sabotime të qëllimshme.

Më:11.05.2025

Skender Jashari i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Bandat e shtabit te Rognerit, Xhabir Zharku – ”Qorri” , e ndaluan Tahir Zemajn të mos takohej me Hollbrukun në Junik në qershor 1998 

Nga: Sinan Kastrati, Suedi 

Në këtë vazhdim të shkrimit rrëfehet se si bandat e shtabit te Rognerit, Xhabir Zharku – ”Qorri” , e ndaluan kolonel Tahir Zemaj, të mos takohej me Hollbrukun në Junik, më 24 qershor 1998 

Të bëmat e Xhabir Zharkut, komandant ”Qorrit” kundër presidentitr Rugova dhe institucioneve tjera të Kosovës  

Vazhdon nga numri kaluar me titull ”Historia nuk ndryshohet nëse i hiqni fotot e shlyeni emrat e Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit e Ahmet Krasniqit o dilingji” të publikuar më 8 e 9 maj 2025 n¨Fjala e Lirë” dhe ”Drini.us” 

Nga Ditari im (2)  

Pse bandat e shtabit te Rognerit, Xhabir Zharku ”Qorri” e ndaluan kolonel Tahir Zemaj, komandant i brigades të rregullt 134 dhe përgjegjës për bridagat 131 dhe 133 të takohej me Hollbrukun kur ai vetë (Hollbruk) kërkonte të takohej me drejtues dhe oficerë të karierës e jo komandantë te vet shpallur marksistë-Leninistë? 

Profesor Femi Agani ishte i vetmi p¨rfaqësues legjitim që mori pjesë në takimin në Junik por komunistët e UÇK-së u munduan me çdo kusht e në çdo mënyre jo vetëm që ai mos të guxonte të fliste, por ti zhduknin dhe fotografinë. 

Në kohën kur miku i Fato Klosit Lum Haxhiu tunde kallashin para të pranishmëve në takim…profesor Agani me qetësinë dhe mençurinë që e karakterizonte, me pakë fjalë i drejtohet z.Hollbruk: 

Unë jam përfaqsues legjitim i popullit të Kosovës, dhe President Rugovës… 

Ne nuk jemi ushtri e organizuar kazerme me arsenalin e rëndë ushtarak…por një popull i bashkuar që kërkon lirinë e tij të mohuar, një popull që kërkon të drejtat e tij, një popull që po mbron pragun e shtëpisë së tij, një popull që kërkon pavarsi. 

Dhe, vazhdon prof. Fehmi Agani: 

Dhuna dhe represioni i regjimit diktaktorial, të Millosheviçit, vrasjet e popullatës, vrasjet dhe zhdukjet e fëmijëve, dhunimet, dhe përdhunimet e qytetarëve të pa fajshëm…ka bërë që këta të rinj nga Kosova dhe Mërgata (diaspora), të bashkohen dhe ngrihen fuqishëm për te drejtat dhe liritë e tyre, për Kosovën e lirë… 

Ne nuk kemi dhe nuk jemi ushtri e organizuar kazerme, që do luftojmë në Ballkan, por një popull i tërë i bashkuar i Kosovës që kërkon lirinë dhe pavarësinë e tij të mohuar ndër shekuj…një popull që po mbron as më shumë e as më pak… se sa… fëmijët dhe pragun e shtëpisë së tij. 

Fjala e profesor Aganit u mbyt nga zhurma dhe kërcënimet e komunistëve të Lum Haxhiut me kompani, ama ai, nuk mundi ta pengoj. Fjala mori dhenë 

Profesori ishte aty.  

Ai foli si burrat. 

Foli si pëfaqësues popullor e institucional, intelktual i përmasave botërore, jo me maskë. 

Mbas kësaj ata retushuan dhe fotot e takimit ku u munduan ti heqin, edhe foton e Prof Femi Aganit…që ne po e publikojmë sot (Major Nazif Ramabaja) 

Lind pyetja: 

Pse bandat e shtabit te Rognerit Qorri-Xhabir Zharku bllokuan sulmin e njësive operative të organizuara nga oficerë kariere që stërviteshin në Kukës të mësynin në Kosove me Brigada pas dhënies së betimit? 

Pse bandat e shtabit të Rognerit ndaluan kolonel Tahir Zemajn i cili ishte komandant i brigades të rregullt 134 dhe përgjegjës për bridagat 131 dhe 133 të takohej mr Hollbrukun kur ai vetë (Hollbruk) kërkonte të takohej me drejtues dhe oficerë të karieres e jo komandantë të vet shpallur marksiste-Leninistë? 

(Lum Haxhiu apo Hajdin Abazi, emërohet nga Hashim Thaçi Ambasador i Rep/Kosovës në Suedi, por ai refuzohet nga shteti Suedez si ambasador atje, atëherë Hashimi, detyrohet ta dërgojë ambasador në Australi, më vonë Qeveria Kurti e shkarkon) 

Pjesë nga një fragment i Major Nazif Ramabajës:  

”Abazi apo Lum Haxhiu…Ne do çlirojmë jo vetëm kosovën por maqedoninë dhe Çamërinë”, 18 Dhjetor, 2019 

”Ju nuk jeni ushtri e organizuar kazerme, por një popull që kërkon lirinë dhe pamvarsinë e tij u shpreh Hollbruk” 

https://alinsweden.blog/2019/12/18/abazi-apo-lum-haxhiu-ne-do-clirojme-jo-vetem-kosoven-por-edhe-maqedonine-dhe-camerine/ 

Kush është ”komandant” Qorri-Xhabir Zharku? 

Kjo ma kujton një polemikë të prof Rexhep Qosjes në përballje me Vuk Drašković, shkrimtar serb për të cilin, thotë Qosja, personazhet kryesore në romanin e tij, Drašković i ka shtazë … 

Në Kosovë, ”komandantët”, ishin ”Qorra”, ”Qopa” (topallë, te çalë), ”magjupë” apo (nuk kishin) ”ftyra” ”Bashkim Fina”, analfabetë frikacakë. 

Të bëmat e ”Qorrit” ishin të mëdha, dhe të dëmshme për kohën e luftës dha pas saj, kur ai u bë kryetar komune në komunën e Kaçanikut që mbolli edhe palme (V. S.) 

Besnik Lajçi, ish dhëndërr i Xhabir Zharkut-komandant ”Qorrit” akuzon Xhabirin për shumë vepra të rënda penale: 

Xhabir Zharku më tha: ”Ti dhëndër mundesh me krye një punë, me vra Ibrahim Rugovën!”  

Xhabir Zharku i vuri eksploziv kushëririt të tij një ditë para se të vinte Rugova në Kaçanik  

Xhabir Zharku vendosi eksploziv në shtëpinë e kushëririt Lutfi Zharku e të policit  

Xh. Zharku: Ky popull do me ia kajt nanën se ia ka dhënë votat Rugovës!  

Për gjoja kidnapimin Xhabirit u mblodhën 300 mijë euro  

Dallavere me makina në Durrës  

Duhet te hetohet vrasja e konel Ahmet Krasniqit  

Të gjitha shpërthimet e pasluftës në Kaçanik  

Po Besnik Lajçi kush është? 

Biografia ime dëshmitarit Besnik Lajçi  

Quhem Besnik Bajram Lajqi i lindur me 11 09 1965 ne Pejë. 

Nga prindit baba Bajrami nëna Shake, prejardhjen nga Rugova e Pejës, fshati Malaj. I larguar nga Kosova nga viti 1981 me vendbanim në Danimarkë. Baba i 3 fëmijëve: Flamurit lindur ne 1988, Korabit 1991 dhe Fisnikut 1993. I ndarë nga ngruaja, nga bashkëshortja me 2007. Kam jetuar me 3 djemtë deri para pak muajve. Flamuri jeton tani i pavarur. Korabi jeton me mua. Fisniku nga shtatori i vitit 2008 banon tek nëna e vet. Pronar i një lokali tip restoranti pizerie. 

Hajdin Abazi ne foto me automat afër diplom. amerikan, Hollbrukut, kujtim

Me ketë letër ju drejtona prokurorisë të EUELX- it Kosovë, ne lidhje me Xhabir Nezir Zharkun nga Kaçaniku i lindur ne Shkup tash kryetar i komunës te Kaçanikut, Xhabir Zharku ishte vëllai i ish-bashkëshortes time.  

”Zharku denoncohet nga dhëndëri” 

Para 13 vitesh 

https://telegrafi.com/zharku-denoncohet-nga-dhenderi/  

”Kërcënimi i grupit të Zharkut: “Do të derdhet gjak, do të hapen varre” 

 Vehbi Kajtazi 

 7 vite më parë 

https://insajderi.com/kercenimi-i-xhabir-zharkut-do-te-derdhet-gjak-do-te-hapen-varre/  

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku kishte pozitën e kreut të një grupi kriminal në përbërje të të cilit kishte edhe vrarës. Ai bashkë me grupin kishte detyruar Xhelil Sumën dhe Shefket Lurin të tërhiqeshin nga prona e tyre. Si pasojë e kërcënimeve, Suma dhe Luri ia kishin dhënë njeriut të Zharkut 28 hektarë tokë të blera në valën e 16 të privatizimi në vitin 2006. Insajderi sjell rrëfimin e viktimës së Xhabir Zharkut.  

Për Xhabir Zharkun është shkrua e folur më shumë se për James Bond. 

Por James Bondi i Kaçanikut disa herë i ka ikur drejtësisë por ai në fund është dënua nga Gjykatat vendore  

”SHBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku”, Koha, 18 mars 2024 17:56 

https://www.koha.net/arberi/shba-ja-sanksionon-ish-kreun-e-kacanikut-xhabir-zharku  

”Gjykimi për korrupsion ndaj Xhabir Zharkut pritet të nisë në dhjetor”, 10.11.2020 – 14:17 

Fitim Limani 

https://kallxo.com/ligji/gjykimi-per-korrupsion-ndaj-xhabir-zharkut-pritet-te-nise-ne-dhjetor/  

”Dënohet me burg kreu i Kaçanikut”, 21 prill 2011 

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është dënuar me tre vite burg dhe me 1500 euro gjobë. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të zhvatjes dhe të armëmbajtjes pa leje. 

Tre të pandehurit e tjerë Arsim Kolshi, Besnik Hasani dhe Nusret Cena, po ashtu, u shpallën fajtorë për zhvatje dhe u dënuan përkatësisht me tri vite burgim dhe me një vit e dy muaj burgim.  

”Lista e gjatë e përballjeve me drejtësinë e Xhabir Zharkut para se të futet në “Listën e zezë“ të SHBA-së”, 18.3.2024 – 23:38 

Ilirjana Hoti 

Xhabir Zharku është futur në “Listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

https://kallxo.com/lajm/lista-e-gjate-e-perballjeve-me-drejtesine-e-xhabir-zharkut-para-se-te-futet-ne-listen-e-zeze-te-shba-se/ 

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, “gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i Komunës, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”. 

Po, për çfarë është gjykuar në të kaluarën Xhabir Zharku?  

”Xhabir Zharku përfiton nga arratia, merret me biznes në Suedi” 

 Parim Olluri, 9 vite më parë 

https://insajderi.com/hulumtime/xhabir-zharku-perfiton-nga-arratia-merret-biznes-ne-suedi/  

Kallxo.com 

https://kallxo.com › shkurt › xhabir-zharku-ankohet-per-kus…Översätt det här resultatet  

Xhabir Zharku ankohet për kushtet në burg, Shërbimi Korrektues e … 

8 apr. 2020 · Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i akuzuar për keqpërdorim të detyrëz zyrtare, në një bisedë që ka pasur me familjarët e tij përmes Skype, është ankuar për kushtet në të cilat po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Sipas avokates së tij, Albana Kelmendi, Zharku u ka thënë familjarëve se kushtet në […]    

Kallxo.com 

https://kallxo.com › ligji › prokuroria › xhabir-zharkut-nuk-i-p…Översätt det här resultatet  

Xhabir Zharkut nuk i pëlqen ushqimi në burg, futet në grevë 

Ish kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku është futur në grevë të urisë në Burgun e Prishtinës. Avokati i tij Tomë Gashi në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar se Zharku është në grevë për shkak të cilësisë së ushqimit Ai është në greve urie për shkak te … 

Xhabir Zharku, në kali të bardhë, si komandant

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi  

Malmö, 10 maj 2025  

sinankastrati09@hotmail.com  

Pse është gjithë kjo urrejtje ndaj atyre qe na përkrahën, na çliruan – madje edhe na shpëtuan si popull?

1
Baltoset statuja e Bill Klinton ne Prishtine, statuja e ish presidentit te SHBA, i cili gjatë vitit 1999, me qellim te mbrojtjes se popullit shqiptar në Kosovë dha urdhrin për bombardimin e ish Jugosllavisë nga Aleanca Veri-Atlantike NATO.
Në marrjen e këtij vendimi qe rezultojë me çlirimin e Kosovës nga okupimi gjakatar serb, një rol tejet te rëndësishëm kishte edhe ish sekretarja e ShBA-së me prejardhje hebreje Madeline Albright.
Operacionet ushtarake kundër ish Jugosllavisë se atëhershme i kishte udhëhequr gjenerali i famshëm amerikan po ashtu me prejardhje hebreje, Wesley Clark.
Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës dhe e mbështet Kosovën në te gjitha rrugëtimet e saja drejt integrimeve euro-atlantike.
Pse është gjithë kjo urrejtje ndaj atyre qe na përkrahën, na çliruan – madje edhe na shpëtuan si popull ?!
Kjo pyetje nuk bënë të kaloj pa përgjigje…!