Pse është gjithë kjo urrejtje ndaj atyre qe na përkrahën, na çliruan – madje edhe na shpëtuan si popull?
Imami i BIK-ut dhe luftëtari për islamin botëror, ISIS, spiun i Serbisë

nga Luan Dibrani
Imami i BIK-ut-ISIS-it dhe spiuni i Serbisë: Si radikalizmi islamik po shfrytëzohet për të rrënuar Kosovën nga brenda
Rrjeti i errët: Si po përdor Serbia ekstremizmin fetar për të destabilizuar Kosovën – dhe pse ky grup duhet shpallur organizatë terroriste
Zbulimi i lidhjeve të Hysri Selimit imam i Bik-ut me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA) dhe kaluara e tij si pjesëtar i ISIS-it, ka zbuluar një rrjet të strukturuar që përbën rrezik të lartë për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ky rrjet, i përbërë nga individë të radikalizuar dhe të rekrutuar nga shërbime të huaja armiqësore, nuk është më thjesht problem individual – është një strukturë hibride spiunazhi dhe terrorizmi që meriton të shpallet organizatë terroriste.
Një rrjet i strukturuar dhe i radikalizuar me akte veprimi te një organizate terroriste
Hysri Selimi nuk është një emër i panjohur. Ish-pjesëtar i BIK-ut dhe ISIS-it, i kthyer në Kosovë në vitin 2022, ai është tashmë në paraburgim nën dyshimet e rënda për spiunazh në shërbim të Serbisë. Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, ai ka qenë i përfshirë në:
- Raportim të aktiviteteve të policisë së Kosovës ndaj BIA-s,
- Shpërndarje informacioni për individë të radikalizuar,
- Ndihmë për ngritjen e strukturave fetare ilegale,
- Marrje pagesash nga Serbia për çdo informacion të transmetuar.
Rasti i tij është vetëm maja e ajsbergut. Të dyshuarit e tjerë, si Bedri Shabani, Muharrem Qerimi dhe Jelena Gjukanoviq, tregojnë një model operimi që përfshin dhe vrasja e rreshterit ne Kaçanik, argumente qe te shpallet si organizate terroriste:
Arrestimi i Hysri Selimit, një ish-pjesëtar i organizatës terroriste ISIS dhe aktualisht i dyshuar si spiun i Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA), është shumë më tepër se një rast individual. Ky është një alarm kombëtar. Është dëshmi se Serbia, përmes veglave të radikalizuara dhe nën petkun e fesë, po punon për të destabilizuar shtetin e Kosovës nga brenda. Dhe tragjikisht, kjo po ndodh me heshtjen, në mos bashkëpunimin pasiv, të një pjese të Bashkësisë Islame të Kosovës.
- Nga ISIS-i në shërbim të Serbisë – Një agjent me dy fytyra
Hysri Selimi nuk është thjesht një “i penduar” i ISIS-it. Ai është profili klasik i një ekstremisti fetar të shndërruar në agjent aktiv të një shërbimi armiqësor. Pas kthimit nga Siria, ku kishte shërbyer si administrator për organizatën terroriste ISIS, ai nuk u rehabilitua, nuk u izolua, nuk u mbajt nën mbikëqyrje. Përkundrazi, u lejua të operojë lirshëm, duke u rikthyer në një rrjet të ri: atë të BIA-s serbe.
Bashkëpunimi i tij me inteligjencën serbe përfshin raportime të detajuara për arrestime në Kosovë, lëvizje të individëve të dyshuar si radikalë, ndërtimin e xhamive ilegale jashtë kontrollit të institucioneve, si dhe mbledhjen e të dhënave mbi figurat politike dhe institucionale.
- Serbia dhe strategjia e islamizimit politik të Kosovës
Kjo nuk është hera e parë që shërbimet serbe përpiqen të paraqesin Kosovën si “vatër të radikalizmit islamik”. Por tashmë duket se nuk mjaftohen me propagandë. Ato po investojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e këtij imazhi, duke infiltruar figura të radikalizuara si Selimi për të krijuar terren për destabilizim.
Serbia ka interes strategjik që ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar, të islamizuar dhe të rrezikshëm për sigurinë rajonale. Dhe çfarë mënyre më efikase sesa përmes bashkëpunimit me fanatikë fetarë të cilët vetëquhen “aktivistë islamikë”, por në realitet janë vegla të inteligjencës serbe?
- Bashkësia Islame – heshtje që e bën bashkëfajtore
Një ndër aspektet më të frikshme të këtij rasti është mungesa e reagimit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Deri më sot, ky institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të hetuar, ndëshkuar apo distancuar veten nga rrymat ekstremiste që kanë vepruar nën hijen e saj.
A janë të gjithë në BIK radikalë? Sigurisht që jo. Por mosreagimi i tyre ndaj rasteve si Hysri Selimi i kthen në bashkëfajtorë moralë. BIK nuk mund të fshihet më pas deklaratave të buta. Ka ardhur koha të dalin haptas dhe të deklarojnë se cilën anë mbajnë: atë të ligjit dhe shtetit, apo të heshtjes përballë shërbimeve të huaja dhe ekstremistëve fetarë?
- Rrjet më i gjerë – kush janë bashkëpunëtorët?
Selimi nuk ka vepruar vetëm. Ai është pjesë e një strukture të organizuar që ka për qëllim ndërtimin e xhamive ilegale, indoktrinimin e rinisë dhe krijimin e një rrjeti të ndërlidhur fetar e informativ në shërbim të interesave të Serbisë dhe kundër stabilitetit të Kosovës.
Çdo ndërtim fetar pa leje, çdo predikim që vjen nga persona të panjohur për institucionet, duhet hetuar. Radikalizmi nuk luftohet vetëm me arrestime – ai duhet shkulur që në rrënjë, përfshirë rrjetet që e mbështesin nga brenda territorit të Kosovës, nën petkun e organizatave humanitare apo fetare.
Përfundim: Koha për të vepruar, jo për të heshtur
Rasti Selimi është kambanë alarmi. Ai e nxjerr lakuriq një realitet të rrezikshëm: ndërsa ne flasim për integrim evropian dhe zhvillim demokratik, brenda Kosovës po rriten rrjete të ideologjive të huaja, të financuara nga armiq të shtetit, që përdorin fenë si armë politike.
Kjo nuk është më çështje fetare – kjo është çështje kombëtare.
BIK duhet të japë llogari për heshtjen e tij. Institucionet e drejtësisë duhet të shkojnë deri në fund me hetimin e të gjithë rrjetit që qëndron pas Selimit. Ndërsa qytetarët e këtij vendi duhet të kuptojnë se radikalizmi, në çfarëdo forme që shfaqet, është kërcënimi më i madh për lirinë dhe shtetin tonë.
Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Florim Zeqa
Me këtë qasje të partive parlamentare, mbase bllokada do të vazhdoj edhe për një kohë të gjatë, me të njëjtin skenar skandaloz! Kjo klasë politike janë fatkeqësia e këtij vendi, e kthyer tashmë në abuzuese e votes së qytetarëve.
Deputetët, lojtarë të dobët në Parlament
Atdhetarët veprojnë e nuk bëjnë kalkulime, politikanët edhe kur shkojnë në toalet, mendja ju shkon tek urdhërdhënësi i tyre!
Politika është sikurse loja e shahut!
Shahisti i mirë përballë kundërshtarit më të dobët e zgjatë lojën sa të doje vet! Kurse në Parlament po ndodhë e kundërta!
Deputetët opozitarë, këta lojtarë të dobët në parlament, në mungesë të numrave po ja zgjatin lojën Albin Kurtit me mosvotimin e kandidates për kryeparlamentare!
Sikur opozita të ishin në nivelin e detyrës, do duhej që në herën e parë t’ia votonin kandidaten e LVV-së për ta futur në afate kushtetuese Albin Kurtin në formimin e qeverisë.
Ndryshe, me këto veprime të papërgjegjshe, opozita është duke ia bërë të mundur Albin Kurtit që të qeverisë në mënyrë antikushtetuese si kryeministër në detyrë, mbase edhe për një kohë të gjatë!
Kuvendi është kthyer në peng të kalkulimeve politike të liderëve partiakë, ku secili në mënyrën e vet po e zgjatin lojën në Kuvend me shpresën e një lëvizje politike që i sjellë në krye të ekzekutivit të vendit!
Dështimin e 14-të, s’kemi si ta quajmë ndryshe, veçse turp i partive parlamentare, të varura nga ambiciet karrieriste të liderëve partiakë, pa dallim pushtet dhe opozitë e kaluar!
Në situatën e krijuar, krizën artificiale politike në Parlamentin e Kosovës tanimë nuk mund ta zgjedhë Presidentja përçarëse dhe as Gjykata Kushtetuese! E vetmja shpresë mbetet tek amministrata Trump, e cila brenda 24 orëve do t’na sjellte një zgjidhje të ngurtë politike, e cila nuk do t’i shkojë për shtati asnjërës prej subjekteve parlamentare.
Zot, runa nga gjakprishurit…!
Vrasim në emër të Zotit

Ag Apollon, shkrimtar, Prishtinë
Umberto Eco në romanin “Emri i trëndafilit” flet për hetimin e vrasjeve që ndodhin në një abaci mesjetare. Duke e lexuar romanin, e kuptojmë që vrasjet ndodhin për shkak të pjesës së dytë të librit “Poetika” të Aristotelit, ku flitej për komedinë. Shumë studiues supozojnë se kjo pjesë e librit është zhdukur në Mesjetë, ndërsa Eco, i cili thoshte se Mesjetën e njihte më mirë se kohën e tij, këtë e shpjegon nëpërmjet romanit, ku vrasjet në abaci i lidh më trajtesën e Aristotelit mbi komedinë, e cila shkakton të qeshurën, të cilën Shën Vasili e kishte ndaluar me arsyetimin se askund në ungjill nuk thuhej se Krishti kishte qeshur. Pra, nëse Krishti nuk kishte qeshur, askush nuk duhej të qeshte.
Kështu, pasuesit e Shën Vasilit vrasin këdo që qesh, ose që ka lexuar librin mbi të qeshurën, sepse e qeshura e zhduk frikën, dhe pa frikë s’ka besim. Kështu, ata vrasin në emër të Zotit, të cilin Dante e paraqet si një trëndafil në “Parajsën” e tij. Emrin e këtij ‘trëndafili’ nuk e lëshojnë prej goje as ekstremistët muslimanë që po përpiqen ta krijojnë shtetin e parë islamik në Evropë, Kosovën.
Këtë nuk e tregon vetëm përqindja e lartë e besimit islam (mbi 90 %), por edhe metodat manipuluese dhe programi ekspansionues për ta kthyer Kosovën në një lloj Vatikani të muslimanëve. Nga regjistrimi i popullsisë së Kosovës më 2024, doli që në Kosovë, sipas përkatësisë etnike, jetojnë 91 për qind shqiptarë, ndërsa sipas përkatësisë fetare, 93.5 për qind muslimanë, duke e dëshmuar përsëri Kosovën si vendin më musliman në Evropë, para Bosnjës (e cila ka 51 për qind), Shqipërisë (e cila ka 50.67 për qind) dhe Maqedonisë së Veriut (e cila ka 32 për qind).
Në sytë e perëndimorëve, shqiptarët janë ata që rrezikojnë Evropën më së shumti, sepse në vend se të jenë të krishterë, ose sekularë, janë muslimanë që po kthehen në radikalistë fetarë. Përderisa boshnjakët janë të brishtë për ta luhatur identitetin e Ballkanit, lëre më të Evropës, shqiptarët shtrihen në tri shtete (Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut), pa përfshirë shqiptarët në vendet e tjera të Ballkanit ku përbëjnë një përqindje të vogël, apo ata të diasporës ku janë rreth pesë milionë.
Është histori e gjatë të flasësh për procesin e shkëputjes së shqiptarëve nga Evropa e krishterë dhe ajo sekulare. Kosova vetëm gjeografikisht është pjesë e Evropës, politikisht dhe ekonomikisht është e lidhur më së shumti me Turqinë, ndërsa fetarisht – me të gjitha vendet arabe. Turqia është investitori më i madh në Kosovë, e cila herë është vendi më i varfër në Evropë, herë ndër dy më të varfrit, ndërsa Kaçaniku, që prej vitesh është kthyer në çerdhe të ekstremizmit fetar, është ndër komunat më të varfra në Kosovë.
Meqenëse regjistrimi i popullsisë në Kosovë vitin e fundit ka lënë shumë mundësi manipulimi (qoftë me mungesë rubrikash të mjaftueshme për deklarimin e besimit, qoftë me sensibilizimin e masave për rëndësinë e deklarimit të vërtetë dhe të sqarimit të nuancave religjioze, apo qoftë edhe me angazhimin e personave fetarë në regjistrimin e popullsisë, pa folur për mundësinë e manipulimit të regjistrimin me Ipad, që shumica e kosovare mbi 50-vjeç nuk e dinë si funksionon, dhe nuk e dinë sesi ia ka trusë regjistruesi), Kosova do të përfitonte nga një regjistrim online, por transparent dhe i qasshëm për të gjithë në çdo kohë (që të verifikohet nga vetë deklaruesi dhe të shihet nga të gjithë, sepse besimi, ashtu si edhe mosbesimi, s’është çështje e turpshme që duhet fshehur), dhe me opsione deklarimi: muslimanë (ata që besojnë) dhe muslimanë nominativë (ata që vetëm emrat i kanë muslimanë, por s’besojnë dhe s’e praktikojnë fenë). Kështu do të kuptohet që muslimanët nominativë janë të distancuar (ose “në distancim e sipër”) nga muslimanët dhe që muslimanët nuk janë detyrimisht të lidhur me ekstremizmin fetar.
Një përshkallëzim i tillë do t’i ndihmonte politikës integruese dhe paqes së qëndrueshme. Pastaj deklarimet e tjera mbi (mos)besimin (katolik, ortodoks, protestant, budist, ateist, agnostik etj.), do të krijonin një larmi besimesh dhe një atmosferë tolerance. Natyrisht, përqindja e një besimi nuk përbën shqetësim. Shqetësim përbën përqindja e radikalizmit që del nga një besim. Raportet statistikore mbi ekstremizmin në Kosovë, lëvizin nga 500 deri në 5000 njerëz aktivë. Shqiptarët thonë se janë rreth pesëqind, serbët thonë se janë rreth pesë mijë.
Pastaj, shqiptarët thonë se ata po mbështeten nga serbët, edhe pse s’e pranojnë shifrën e serbëve. Nëse ata janë mbështetës, ndoshta edhe shifrën e dinë më mirë se ne. Prandaj, të pohosh një “fakt” (se ekstremizmin e kemi dhuratë nga serbët) vetëm pse të konvenon t’ia atribuosh edhe një faj, pa pasur dëshmi, dhe të injorosh një fakt tjetër vetëm pse s’të konvenon, nuk është punë edhe aq e zgjuar. Ekstremizmi nuk na vjen nga shtetet sllave, por nga shtetet muslimane. Vetëm gjatë viteve 2012-2015, rreth 400 kosovarë kanë shkuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar grupeve radikale (militante), përfshirë ISIS-in.

Deri në vitin 2024, Policia e Kosovës ka thënë se e ka nën kontroll situatën. Sivjet, para pak ditësh, u vra një polic nga një person që nuk u bë ekstremist brenda nate. Ai kishte kaluar nëpër procesin e radikalizimit fetar, duke u bërë pjesë e organizatës Rinia Islame e Kaçanikut, që ishte themeluar më shumë se një dekadë më parë nga terroristi Lavdrim Muhaxheri.

Lavdërim Muhaxheri me mikrofon duke folur si dhe Ridvan Aqifi i Gjilanit, para se të vriteshin në Siri për të ashtuquajturen “Toka e Shamit”, që sipas një qarkoreje të BIK-ut të korrikut 2013 që detyrimisht u lexua në të gkjitha xhamitë e Kosovës, thuhej se “ajo tokë është aq e rëndësishme për Allahiun”.
Kjo organizatë e rrezikshme që ka funksionuar dhe rekrutuar të rinj nga viti 2012, nuk ka qenë nën kontrollin e shtetit kosovar. Një përpjekje e një polici për t’i mbajtur nën kontroll, rezultoi me vrasjen e tij. Një shtet që ka tetë mijë police, sa ka gjasa t’i ndalojë, ta zëmë, pesë mijë ekstremistë në një përplasje eventuale ballë për ballë, kur dihet që polici shkon për të mbajtur rendin, ndërsa ekstremisti për të vdekur?
Unë jetoj në Kosovë dhe rritjen e ekstremizmit e shoh gjithkund: rrugës shoh lëvizës me çarçafë të zinj, për të cilët thonë se janë femra, por mund të jenë meshkuj, apo robotë (si ta dimë kur shohim vetëm çarçafin që lëviz?); meshkuj me mjekra rrjepacakësh; në shumë berberhane shoh që rrinë plot mjekra, edhe pse nuk rruhen; po i përmende Skenderbeun, apo Nënë Terezën, të bien në qafë; ngado që të shkosh, i dëgjon duke t’u drejtuar me “vëlla”, si shenjë e një “vëllazërie muslimane”; njerëz që deri dje ta kanë shterë bunarin me raki, sot nuk pinë as birrë; supermarkete e mishtore ka gjithkah, mish derri askund; të gjitha piceritë janë bërë “hallall”; gjatë ditëve të ramazanit, Kosova është si në ditët e pandemisë, njeri i gjallë s’lëviz (zgjohen kur dita është duke perënduar dhe mbyllen pa aguar, si personazhe gotike); përditë dëgjoj si e shajnë Perëndimin dhe adhurojnë Lindjen; ua vret syrin një katedrale në shesh, dhe dalin me kavanoz e lypin pare për xhami (se pak janë 900, le të bëhen bile 1000). Këto nuk i shoh vetëm unë, i shohim të gjithë.
Quhemi shtet sekular, por as që e dimë ç’është sekulariteti. Përndryshe, sikur ta dinim, si do të mund t’i quanim humanistë njerëzit fetarë, kur Humanizmi lindi si reagim kundër fesë, dhe e ktheu besimin nga Zoti te njeriu? Hoxhë humanist domethënë hoxhë ateist. E qartë, e përziejnë humanizmin me humanitarizmin, filozofinë me keqardhjen. Në Kosovë veprojnë shumë organizata humanitare që s’i kontrollon shteti, në Kosovë vepron Bashkësia Islame jashtë kontrollit të shtetit, në Kosovë janë rreth njëzet xhami që s’i kontrollon as shteti, as Bashkësia Islame.
E pastaj pyesim: ku po bohen qito ekstremista? N’bashqe teme. Kur? Qatëherë kur po i mshelim sytë. Në fakt, ekstremisti nuk mbin në bashçe, ai është një besimtar që ka kaluar nëpër shkallë të radikalizimit. Askush s’duhet të ketë frikë nga besimtari, nga fanatiku – po. Natyrisht, jo çdo besimtar bëhet domosdoshmërisht fanatik, por çdo fanatik është besimtar. Ekstremizmi religjioz nuk vjen nga njerëzit laikë.
Fanatiku, siç e thotë Amos Oz, është një i sëmurë që duhet shëruar. Fanatiku nervozohet pse edhe ti s’je fanatik si ai. Ai aktivizohet me të bindë me fjalë, a me hanxhar, që të besosh si ai. Pra, është manipulativ, dogmatik, indoktrinues dhe agresiv. Fanatiku është ekstremist. Ekstremisti është viktimë dhe xhelat. Duke qenë viktimë e një manipulimi, ai është xhelati yt potencial. Ekstremisti nuk është as human, as humanoid, por diçka i ndërmjetëm. Domethënë, organikisht është njeri, por me ‘vullnet’ të programuar nga indoktrinuesit e tij. Ai është dikush që ia kanë shpëlarë trurin për t’ia mbushur me ide destruktive.
Prandaj, nuk ka gjë më të mjerë dhe më mizor sesa ekstremisti. Dje u vra një polic. Sot asnjë intelektual s’guxon të flasë. Nesër kush do të vritet? Sigurisht, ai që pi birrë, ai që ua prish strofullin ekstremistëve, ai që ngre zërin kundër xhihadit, ai që s’pranon t’ia shpëlajnë trurin, ai që s’e pranon nënshtrimin as ndaj Zotit, as ndaj njeriut. Deri sot kemi pasur një polici dhe një qeveri që është fokusuar vetëm në veri. Si për dreq, shpërtheu në jug. Rreziku nga jugu është shumë më i madh sesa nga veriu. Nga veriu mësyjnë ata që janë jashtë, nga jugu mësyjnë ata që janë brenda. Mendojeni për një çast Kosovën si një kështjellë dhe vlerësojeni vetë pastaj cili armik është më i rrezikshëm: ai që është jashtë mureve, apo ky brenda?
Në vendin tonë, një zajednicë ka vite që është kundërshtuar, por ‘zajednica’ e esktremistëve fetarë ka vite që është duke u ndërtuar. Nëse ky armiku i brendshëm injorohet, ose shihet si dytësor, nesër nuk do të flasim vetëm për organizatën Rinia Islame e Kaçanikut, por për shtetin e quajtur Republika Islamike e Kosovës.
Radikalizimi fetar këtu nuk ka hyrë rastësisht, por me qëllim dhe program. Po me program duhet të bëhet deradikalizimi i kësaj shoqërie, duke bashkëpunuar të gjithë ata që ende s’ua kanë shpëlarë trurin.
Është fakt që Perëndimi s’është treguar shumë i interesuar për të investuar dhe për të na integruar në gjirin e vet, por s’mund të rrimë duke sharë Evropën, përderisa gjeografikisht jemi pjesë e saj, dhe duam të integrohemi edhe politikisht brenda saj.
Një shtet aziatik brenda Evropës s’do ta ketë kurrë përkrahjen e Evropës. Prandaj, nëse vazhdojmë me injorimin e problemit të radikalizmit, dhe nuk bëjmë një program shtetëror për deradikalizim, ne jemi thjesht një pikë pozicionimi prej ku sulmohet Evropa. Edhe një gjë! Në vitet ’90, Umberto Eco pati shkruar esenë “Si ta dallosh një fashist”, ku dekonstruktoi politikën e djathtë diktatoriale, fashizmin. Aty tregon se ndryshe fashizmi s’kishte filozofi, por vetëm retorikë, dhe se kjo retorikë shkaktoi vetëm kaos, ku lëshoi rrënjë kulti i vdekjes, që do të thotë se jepej ideja sikur nuk luftohet për të jetuar, por jetohet për të luftuar. Kështu janë ekstremistët: ata jetojnë për të luftuar.
Pra, ekstremizmi është fashizmi ynë, është shumë i gjallë dhe është në mesin tonë. Ne të tjerët, që duam paqe, duhet t’i shpallim luftë radikalizmit, që të shmangim luftën më të keqe të mundshme në Kosovë. Policia thotë se e ka gjendjen nën kontroll. Uroj ta ketë. Por është mirë ta dimë që shumë të rinj po largohen nga FSK-ja, për një arsye të vetme: nuk duan të rruhen. Është qesharake, por e vërtetë. Si ta dallosh një fashist? Eco thotë se fashisti i sotëm vishet si të tjerët, ka frizurë si të tjerët, sillet si të tjerët, veçse mendon si fashist. Si ta dallosh një ekstremist?, mund të pyes dikush.
Është shumë e lehtë: nga mjekra. Natyrisht, mjekër mund të mbajë gjithkush, por esktremisti mban mjekër të veçantë, anti-estetike. Pastaj, nxehet nga neutraliteti yt ndaj fesë, të kërcënon në emër të Allahut, dhe mendon sikur… në fakt, nuk mendon, sepse ia kanë shpëlarë trurin. Polici që u vra, nominativisht ishte musliman (nga ata që pinë birra), realisht anti-ekstremist. Ekstremisti e vrau dhe pro-ekstremistët përpiqen ta justifikojnë vrasësin, duke i atribuuar ‘njolla’ morale viktimës.
Presidentja do të duhej ta shpallte hero policin Muhamed Lika, i cili u vra tinëzisht, sepse luftoi përhapjen e ekstremizmit në Kosovë. Asnjë njollë morale, edhe po të ishte reale, nuk mund ta zbehë misionin e tij për t’ua prishur çerdhet ekstremistëve, që së pari të vrasin, pastaj edhe të njollosin, për t’i dhënë të drejtë vetes dhe për ta relativizuar vrasjen në sytë e të tjerëve.
Në asnjë rast, vrasja e policit s’mund dhe s’duhet të relativizohet, ndërsa ekstremizmi mund dhe duhet të luftohet. Do të doja që ata që janë radikalë, të ktheheshin në tolerantë, ndërsa ata që janë tolerantë, të tregohen radikalë ndaj radikalistëve, sepse ata e urrejnë edhe Zotin, përderisa i vrasin krijesat e tij.
Ekstremistët kërcënojnë duke treguar me gisht kah qielli, kah Zoti. Vrasin dhe bëjnë me gisht kah Ai. Po vrasin në emër të Tij, po vrasin për Të, po përpiqen të na bindin se i ka nxitur Ai, duke bërë me gisht drejt Tij. Kështu bëjnë gjithmonë fanatikët fetarë. Vrasin në emër të Zotit, në emër të trëndafilit, i cili simbolizon dashurinë. Nëse Zoti është dashuri, atëherë këta që përhapin kaq shumë urrejtje, s’mund të jenë në anën e tij.
Prandaj, Zot, thyejua gishtat, thyejua qafën, se e dinë çka po bëjnë dhe po thonë se po e bëjnë për ty!
Raportimi i kronikës së zezë, raportimi me ndjeshmëri – Mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?

Nga: Musa Sabedini, Gjilan
– Po i referohem vetëm disa rasteve të fundit siç ishte vrasja e policit Muhamet Lika, të rastit tragjik të dizajnerit Festim Isufi dhe të disa rasteve tjera të plagosjeve e therjeve me thikë, të cilat janë të mjaftueshme, për ta alarmuar në rrafshin profesional mungesën e etikës në raportime të tilla, me ndjeshmëri. Tituj bombastik e sensacional të përcjellur me të dhëna, e detaje të parakohshme dhe joshja e lexuesit në rrjetet sociale, për të ngjallur me çdo kusht interesimin e tyre për të “pëlqyer”, një lajm nga kronika e zezë, janë dobësi profesionale dhe mungesë respekti dhe etike për viktimat dhe familjarët e tyre.
“Kur bie telefoni në mesnatë, zjarrfikësit i duhet vetëm të veshë pantallonat dhe të shuaj flakët. Kurse gazetari duhet t`u tregojë një milion vetave se kush e ndezi shkrepësen dhe pse”.(David Randall).
Nuk ka më mirë se sa media ose gazetari të njihet ose të vlerësojë, pos Etikës dhe standardeve profesionale të gazetarisë, të njoh edhe aktet juridike që lidhen me Vrasjet, vrasjet e rënda, vrasja e kryer në gjendje të fortë mendore, vrasje nga pakujdesia, vrasja e foshnjës gjatë lindjes.
Jo rastësisht e përzgjodha këtë thënie të një gazetari me përvojë, i cili fuqishëm demonstron arsyen pse burimet janë të dobishme për punën e çdo gazetari apo mediumi, pse parimet dhe mënyra e raportimit për një ngjarje, ndodhi, tragjedi, aksident, zjarrëvënie, dhunim, trafikim të qenieve njerëzore, korrupsion, krime të rënda, vrasje, tentim vrasje, afera të ndryshme e shumë vepra të tjera nga të cilat mund të kemi e të marrim shembuj të shumtë, duke specifikuar këtu edhe natyrën e krimit.
Për të jetuar me këto rregulla e parime etike, duhet patjetër që gazetari të jetë i përpiktë në mbledhjen dhe grumbullim të fakteve për secilin rast, të jetë afër ngjarjes, afër dëshmive, shumë afër të së vërtetës dhe të mos shpif apo spekulojë në asnjë rast të vetëm.
Nganjëherë mediet duke dashur të bëjnë punën më të mirë të mundshme edhe gabojnë me qëllim apo pa të dhe për t`i ikur këtyre defekteve ekzistojnë procedura, udhëzues nga më të ndryshmit e mbi të gjitha kritere e kode etike, nga të cilat mund të mësojmë shumë.
Në gazetarinë kosovare qoftë e shkruar, televizive ose online janë vërejtur defekte të shumta dhe ende ka vrima të zeza që duhet urgjentisht të përmirësohen. Nuk është e lehtë asnjëherë që një gazetar, një kronist apo një medium, kudo që ndodhet ai, të raportojë me saktësi në momentet e rënda. Gazetari jo gjithherë mund të jetë i disponueshëm ose profesionalisht e psikologjikisht në kryerjen e detyrës, por seriozitetin dhe ndjeshmërinë e raportimit duhet ta respektojë në çdo situatë të ndërlikuar.
Gazetarinë e mirë e ndërtojnë mediet profesionale, por në teren janë kronistët ata që bëjnë lajmin, kronikën, raportin dhe investimi në këtë drejtim është obligim profesional i yni.
Andaj raportimi për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme, padyshim që paraqet njërën nga sfidat më të mëdha të medias, e në veçanti të gazetarit që ballafaqohet drejtpërdrejt me këto situata.
Gazetari që ka përgatitje fizike, psikologjike, emocionale dhe intelektuale, shumë më lehtë dhe më mirë i tejkalon këto rreziqe.
Nuk mund të jemi gazetarë pa ndjenja derisa raportojmë për vrasjet, dhunimet, plagosjet, trazirat, trafikimin, korrupsionin, prostitucionin, por emocionet në gazetari dhe paragjykimet gjatë raportimit, janë e keqja më e madhe e gazetarisë.
Raportimi për situatat e ndjeshme, pastaj raportimi për krimet dhe dhunën, janë pikat më delikate për secilin gazetarë edhe nëse ai është profesionist i shkathët e me përvojë.
Të mbulosh një ngjarje me natyrë kriminale dhe të ofrosh para lexuesit dhe publikut të vërtetën, është pak e mundimshme në rrafshin profesional. Është e thjeshtë të raportosh për një konferencë shtypi, për një prezantim të ndonjë politikani apo partie politike, por të raportosh për tërmetet, fushat e mbuluara me gjak, krimin e të gjitha llojeve, të mbledhësh informacionet e sakta nga tereni, të jesh i përgatitur për të gjitha sfidat nuk është e lehtë, përkundrazi ky “sport” donë kulturë, edukatë mediatike, zhbirim të shumë arkivave e njohje të përgjithshme të problemeve.
Natyrisht që secila media ose secili gazetarë do të ndihej i lumtur nëse në këto raportime zbulohet dhe thuhet e vërteta, se fundja këtë synim e ka gazetaria.
Por a mund të raportojmë për situatat e ndjeshme e konfliktuoze, e të mos japim paragjykime. Sigurisht që është e mundur dhe patjetër që synim dhe qëllim final mbetet për secilën media që ta avancojë këtë fushë.
Therjet me thikë dhe “tentim vrasja”. Pse janë momente të sikletshme për raportim?
Mediet shpesh herë japin lajme për therjen me thikë ndërsa policia gjithmonë i cilëson si “Tentim Vrasje”.
Duhet një vëmendje e posaçme kur jemi tek ky grup i kualifikimit sepse në Prokurori bazohen në rastet e therjes me thikë tek neni 172 i Kodit Penal që i bije cilësimi si “Vrasje e rëndë” dhe lidhet tek neni 28 që ka lidhje me “Tentativa në vrasje”.
Ndikimi i medies në këtë drejtim është thelbësor sepse ndikon pozitivisht në vetëdijesimin e të rinjve dhe grupeve apo bandave për të hequr dorë nga përdorimi i thikës që quhet dhe mjet i ftohtë.
Mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?
Dhuna dhe keqtrajtimet sidomos kur në pyetje janë femrat shpesh në mediet tona marrin hov dhe dimension më të madh. Gazetari është një lloj hetuesi dhe këtu s`kam asnjë dilemë dhe i mbështesë hetimet në çfarëdo fazë, vetëm kur ato të jenë të besueshme dhe mirë të vërtetuara.
Por publikimi i rasteve me foto dhe të dhëna përcjellëse brenda 12 orëve është me rrezik për shumë palë të përfshira.
Mos harroni kur pala e dëmtuar ose personi që ushtron ankesë dhe ndodhet në duart e policisë dhe prokurorisë, mund ta ndryshoj deklaratën gjatë marrjes në pyetje.
Deklarata në polici mund të jepet nën presion ose detyrim dhe më vonë i njëjti ose e njëjta person mund të tërhiqet nga deklarata.
Pra bëhuni të kujdesshëm në verifikimin e çdo lajmi dhe materiali. Besoni zyrtarëve dhe hetuesve, por më shumë besoni dokumenteve të nënshkruara dhe vulosura dhe vëzhgimeve tuaja vetjake dhe të drejtpërdrejta.
Shprehja amerikane: “Edhe kur nëna të thotë të dua, verifikoje”?
Amerikanët e kanë një shprehje shumë të qëlluar: ”Edhe kur nëna thotë të dua, verifikoje”. Gjithçka që duhet të dimë dhe të veprojmë lidhet me saktësinë dhe vërtetësinë. E vërteta është mbi të gjitha dhe kryesorja sepse gjithçka lidhet e ndërlidhet rreth këtyre dy termeve gazetareske.
Gazetari normalisht që duhet të ketë interesim për punën e tij dhe duhet t`i kushtojë shumë vëmendje edhe gjërave më të vogla.
Botimi i fotografive paralel me lajmin në mes të dhembshurisë dhe mesazhit përçues?
Shumë lajme në mediet kosovare postohen dhe përcillen edhe me foto, pak minuta ose pas aksidentit apo tragjedisë. Fotoja e publikuar pak minuta ose orë është shkelje e privatësisë, ani pse presioni i medieve vije pikërisht nga rrjetet sociale të cilat fatkeqësisht nuk respektojnë as minimumin e mundshëm në raste të tilla.
Kur vendosim ta botojmë një lajm me foto të viktimës duhet të kemi parasysh nëse po shkaktojmë dhembshuri në familje, nëse rasti është në proces e sipër ose tjetra se ne po e kryejmë punën në mënyrë profesionale.
Gjithmonë kemi dilema në pyetjet që parashtron fotografi Garry Bryant i “Desert News”, i cili ofron këtë listë të pyetjeve kur japim imazhe përcjell me lajmin:
– Ky moment a duhet të bëhet publik?
– A do t`u shkaktojë një traumë subjekteve të fotografuar?
– A jam në distancën e duhur për të mos u shqetësuar?
– A po veprojë me dhembshuri? (Philip Patterson, Lee Wilkins,“Etika në media, çështje dhe raste”.
Ne kemi obligim të kujdesemi për të gjitha detajet dhe elementet që raporti apo kronika të mos përshkruhen me shkelje drastike.
Raportimi i kronikës së zezë – Ballafaqimi me traumat dhe viktimat?
Asnjëherë mos harroni se viktimat dhe njerëzit e traumatizuar kërkojnë një vëmendje bukur delikate edhe në fazën e raportimit po edhe gjatë hetimeve tuaja.
Keni parasysh se shpesh edhe mund të humbni raste të mira për një lajm të mirë dhe ekskluziv, nëse shmangni listën udhëzuese për traumat dhe viktimat.
Një lajm shumë i thjeshtë mund të jetë një pikë kthese për një storie me shumë peshë për publikun. Mirëbesimi dhe kontrolli logjik në pyetjet e shtruara dhe në trajtimin mediatik me shumë korrektësi është fitorja e juaj e parë.
Në udhëzuesin e “Res Publika” thuhet se gjithmonë do ju vijë rasti të gjeni fytyra njerëzore, të vizitoni shtëpitë dhe vendet e punës dhe t’u bëni njerëzve pyetje të pakëndshme për historitë. “Por viktimat mund të jenë të traumatizuar. Ata mund të mos duan të identifikohen dhe të diskutojnë për ngjarjen. Edhe emërtimi i vendit ku jeton viktima mund të krijojë probleme me komunitetin, duke e lënë familjen e viktimës edhe më të pasigurt”.
Disa këshilla që mund të japim janë:
– Trajtojini viktimat me dinjitet.
– Lëreni viktimën t’ju “ftojë” në historinë e vet.
– Lëreni viktimën të diktojë kohën dhe vendosjen e intervistave.
– Jini transparent.
– Merrni pëlqimin e informuar se si do të identifikohet viktima.
– Vendos njerëzoren përpara historisë. Së pari jepni përparësi mirëqenies së viktimës, së dyti historisë.
– Mos e mbingarkoni fillimisht me pyetjet më të vështira.
– Kini empati dhe dëgjoni.
– Ballafaqimi i përsëritur me viktimat e traumatizuara mund të ndikojë tek ju. (https://rm.coe.int/udhezues-praktik-per-mbrojtjen-dhe-sigurine-e-gazetareve/1680a4e081)
Mediet dhe reporterët që mbulojë sektorët problematik ose të ndjeshëm duhet ta zbatojnë në secilin rast që është e mundur Etikën dhe përherë të jenë në shërbim të interesit publik.
Në situatat kritike dhe të raportimit të mangët gjithmonë reagon edhe Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës, i cili merret ekskluzivisht me të drejtat dhe gabimet që bëjnë mediet online. Ekziston një udhëzues që i dedikohet mënyrës së raportimit për incidentet, aksidentet, të arrestuarit dhe të akuzuarit për veprat penale.
Në preambulën e KMSHK-së pika V janë të qartësuar në detaje “kufizimet”.
“Mediet e shkruara nuk do ta trajtojnë asnjë individ si fajtor, para se diçka e tillë të konfirmohet nga Gjykata. Mediat e shkruara gjatë raportimit për incidente, aksidente apo vepra penale duhet të kenë parasysh prezumimin e pafajësisë për secilin të përfshirë dhe si të tillë duhet ta paraqesin në shkrim/raportim”.
Në librin tim dedikuar enkas situatave të ndjeshme dhe raportimeve delikate :”Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, botuar në vitin 2023, kam prezantuar dhe analizuar në hollësi, të gjitha rastet dhe mënyrën e raportimit profesional për rastet e vrasjeve, vetëvrasjeve, vrasjet e rënda, veprat penale të të gjitha kategorive, dënimet, armët, shkeljet ligjore, etika gjatë raportimit, vdekjet, tragjeditë, privatësia, lajmet e rrejshme, vrasjet, plagosjet, aksidentet, zjarret, personat me aftësi të kufizuara, të miturit, të sëmurët mentalë, dhunimet, krimet e luftës, raportimet nga gjyqet, raportimi për pandemitë, raportimi për aspektet fetare, trafikimi me qenie njerëzore, prostitucioni, kontrabandimi i migrantëve, raportimi për kronikën e zezë, personat e zhdukur, dhuna në familje, dhunimi, vrasjet e grave shtatzëna, vetëvrasjet, ngacmimi seksual, shantazhi, kanosja, shtrëngimi, detyrimi, hakmarrja, korrupsioni, ryshfeti, skemat piramidale dhe bixhozi, vjedhja, vjedhjet e rënda, grabitja, mjediset konfliktuoze, raportimi për protestat, trazirat, demonstratat, raportimi mbi konfliktet, trazirat sociale, siguria e gazetarëve dhe rreziqet, trazirat e marsit 2004, gjenocidi, sulmet terroriste, rrëmbimet, pengjet, spiunazhi, sabotimi, krimet kundër njerëzimit, pornografia, pedofilia, bigamia, krimet kibernetike.
- Autori është ligjërues në degën e Medias dhe Komunikimit në UBT
Sulme të koordinuara nga islamikët ndaj Pajazit Jasharit e Arbër Gashit, duhet t’i mbrojmë me të gjitha mundësitë që i kemi




Pak refleksion nga Mathieu Aref
Komunkata numër 59, mbeti projekt i dështuar i Hashim Thaçit për zhdukjen e Familjes Geci të Llaushës







