Kreu Blog Faqe 574

Xhafer Leci: Treva e Rugovës, Park Nacional

Njëra nga pamjet e restoraneve të bukura të Trevës së Rugovës

Rugova, një ndër trevat ma të bukura turistike dhe artistike

TREVA E RUGOVËS ËSHTË SHPALLUR PARK NACIONAL

Teksti dhe fotografitë nga Xhafer LECI

Të flasësh-shkruash për trevën Turistike e Artistike të Rugovën, duhet të jesh ndonjë studius, gjeograf, historian, hartograf, apo njohës i mirë i kësaj treve.

Megjithatë, unë do të shkruaj vetëm pak për ato bukuri natyrore, që pash me sytë e mi, e që Zoti ja ka dhuruar vendit tonë, Kosovës.

Në gusht 2013 bashkë me familje time; gruan Refiken, vajzat Aiden  e Afërditën me djalin e saj atëherë 9 muajsh, Lian Alimehaj, djalin tonë Liridonin, dhe me djalin e vëllait tim Shukriut, Besnikun, vizituam këtë trevë të bukur dhe shumë interesante për syrin, shpirtin dhe mendjen e njeriut  të shëndoshë, i cili e do ta shohë natyrën, shtazët dhe shpezët e shumta të egra e të buta-shtëpiake të Bjeshkëve të Nemura – Alpeve Shqiptare.

Treva e Rugosës është shpallur park nacional dhe  kundër këtij vendimi janë shprehur banorët e 15 fshatrave të kësaj treve. Ata kanë mbledhur mbi 1200 nënshkrime, duke iu drejtuar institucioneve qendrore dhe Gjykatës Kushtetuese, për t`i ruajtur pasuritë e tyre që i kanë trashëgim nga të parët e tyre, e që me miratimin e këtij ligji do t’u cenohet shfrytëzimi i tyre.

Pamje e mrekulluar fotografike“Ujvara, Gryka e Rugovës”, gruaja ime me dy vajzat tona.

Mendimi i shkruesit të këtyre rreshtave është: më mirë është që kjo trevë të mbetët park nacional, sepse popullsia shumicë e kësaj ane është shpërngulur dhe me kohën ky vend mund të mbetët i zbrazët, si shumë vende-fshatra  tjera malore në Kosovë.

Në fillim rrugës nja 3 km nga Peja, arritëm tek vendi “Ujvara, Gryka e Rugovës”, aty ishin vendosur dy shitës të pijeve, me disa tavolina e karrike. Edhepse ishte muaj gusht, nuk kishte nevojë për frigoriferë. Nga uji i Ujvarës, kur i nxirrnin  pijet freskuese për turistët, ishin të ftohta, sikur i nxjerr nga frigoriferi. Duke pushuar dhe freskuar me pije, ashtu si e kam zakon të pyes, për gjëra që mua më interesojnë, e pyeta njërin nga shitësit: A ka hulumtuar ndonjëherë ndokush, si dhe nga ku buron ky ujë? Ai mu përgjigj: “Po, para disa vitesh kanë qenë një grup hulumtues nga Italia, dhe ata kanë hy mbrenda në shpellë, atje kanë pa një pishinë të madhe që i përngjanë një liqeni… Gjatë stinës së verës shton ai, nga ujëvara rrjedh shumë më pak ujë, se sa  gjatë stinëve tjera”.

Restorant “GRYKA” Me familjen time dhe djalin vëllait Besnik Shukri Leci

Duke vazhduar rrugën përrreth së cilës kalon edhe lumi Lumbardh, i cili freskon edhe më shumë bashkë me freskinë e natyrës, pas pak kilometrash, ndaluam për të drekuar në Motel – Restorant “GRYKA”. Aty pyeta kamarierin sa kushton një natë fjetja për turistët? Ai mu përgjigj: “Një dhomë me dy krevata kushton 20 euro, pa ushqim. Restorantet janë mirë të ndertuara, të bukura dhe të pastërta. Ushqimet dhe shërbimet janë të nivelit perëndimor”.

Pas pauzës filluam rrugën në drejtim të fshatrave Bogaj e Stankaj, të cilat gjendën afër kufirit me Malin e Zi. Interesant, edhepse ky vend ka aq shumë bukuri natyrore dhe ishte zonë verore, shumë pak shihje turistë atje. Si duket ne, shqiptarët, ende nuk e kemi kuptuar mirë TURIZMIN. Shumica mendojnë se vetëm në detnat e vendeve të ndyshme bëhen pushimet!

Nga e djathta: Xhafer Leci me Islam Selimaj, vendas i kësaj treve-më shtëpi 3 katshe.

Me të arritur në fshatin Bogaj, afër shtëpisë së tij, takojmë një burrë të moshës afër 50 vjeçare, e pyes a është vendas, apo turistë?   “Vendas  jam”, – më përgjigjët ai:

Si quhësh? “Islam Selimaj”,- më përgjigjët ai. Jeni këtu vendas i vjetër? “Po, por, të parët e mi kanë ardhur nga Plava, Mali i Zi”. Islamin e pyes a ka jetuar këtu ndonjëherë popullsi sllave? “Jo përgjigjet ai, në trevën e Rugovës gjithmonë kanë jetuar vetëm shqiptarët dhe të gjithë jemi të fisit Kelmend”,- shton ai. Islamin e pyes: “Sa kilometra nga këtu është kufiri me Malin e Zi? “Nga këtu, nja 2 km vijë ajrore, majtas këndej shkohet për Shqipëri, është më larg, ndërsa këndej në anën e djathtë shkohet për Rozhajë”.

Islamit i them se kam dëshirë ta bëjmë një fotografi së bashku. “Me gjithë dëshirë”,- përgjigjet ai. Me t’u ndarë me Islam Selimaj, u përshendetëm dhe u përqafuam, sikur të kishim qenë shokë e miq të vjetër.

User comments

Një pamje tjetër

Infrastruktura i mungon këtij vendi, ndërtimi urbanistik i shtëpive, hoteleve etj., bëhet pa plan. Edhe papastërtia, si p.sh. e kontinjerëve në rrugë, të stërrmbushur dhe të derdhur edhe në tokë, për një vend turistik, ta vret syrin dhe dëmton turizmin.

Nga Peja, nja 10 kilometrat e parë janë të asfalltuar, ndërsa mbi 20 km tjerë janë të pa asfaltuar. Gjatë rrugës pamë punëtorë, me mjete-makinerie ndërtimi rrugorë, duke punuar, zgjëruar e drejtuar rrugën e pa asfaltuar. Tash, si duket, ka përfunduar ndërtimi i kësaj rruge.

Treva e Rugovës fillon nga Kisha e Pejës, deri në kufirin e Malit të Zi. Ka  rreth 33 km. Kjo trevë ka gjithsejt 15 fshatra, me rreth 60 mijë hektarë tokë, përafërsisht, sa gjysma e territorit të Pejës.

Bjeshkët e Nemura, arrijnë lartësinë mbi detare, mbi 2 mijë metra. Ajri është shumë i freskët dhe natyra e gjelbër, ndyshon shumë nga ajo në Pejë, ku atë ditë gushti temperatura ishte 35 gradë Celsius. Ndërsa në fshatrat e Rugovës binte shi, kur u kthyem në mbrëmje në Pejë, ende ishte temperatura 35 grad Celsius dhe nuk binte shi.

Shumica e popullsisë të kësaj treve është shpërngulur në Rrafshin e Dukagjinit dhe Diasporë, kryesisht për shkaqe ekonomike.

Trevën e Rugovës duhet ta ndërtojmë e rregullojmë, ashtu si dimë dhe mundemi, bashkarisht: populli, qeveria e biznismenët, dhe t`i shfytëzojmë këto pasuri natyrore, për interesat dhe nevojat ekonomike të vendit tonë.

Një pamje fantastike në fshatin Bogë në Rugovë, vilat Rugova Relax

Kur themi se Treva e Rugovës është njëri ndër vendet më të bukura turistike dhe artistike të trojeve shqiptare, atëherë kemi parasysh, jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe organizimin për çdo vit dhe mbajtjen e shumë lojërave  historike e tradicionale të Rugovës, si nga  Ansambli Folklorik “Rugova”, me vallen  Rugova, por edhe shumë lojëra tjera, organizime këto që përkrahen dhe ndihmohen nga Komuna e Pejës.

Kujtojmë xhirimin e një pjese të njërit nga filmat më të  bukur e të njohur në botë, ”Der Schut” film ky gjermano-jugosllav, i cili është xhiruar në vitin 1964-65, në Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, e në Kosovë, Pejë, Deçan dhe në një pjesë në fillim të trevës së Rugovës. Ky film është gjiruar sipas shumë veprave, romaneve  të autorit të famshëm gjerman, Karl May (1842-1912). Kur jemi te Karll May, të kujtojmë  edhe romanin e tij shumë interesant.

”Durch das Land der Skipetaren”, shqip ” Udhtim në vendin  e shqiptarëve”. Kjo vepër “Tregime udhtimesh” ( shkruar në vitin 1892), sa na bënë të mburremi me besën, trimërinë tonë, aq disi edhe të zhgënjen si p.sh kur Karl May, shkruan: “Ka burra të pasur edhe të moshës mbi 40 vjeçare, të cilët martojnë vajza të familjeve të varfëra, edhe nën moshën 18 vjeçare…” Këtë roman e kam lexuar në vitet 1970-ta në Gjermani, në gjuhën gjermane dhe ende ka disa gjëra, që më kanë mbetur të freskëta në mendje time. Raste të martesave të kësaj natyre, të moshave të ndyshme, ka edhe sot edhe tek popujt tjerë, por, për atë kohë, për karakterin e fortë të shqiptarëve, disi tingëllonte keq.

Në foto babë e bir Xhafer e Liridon Leci, Rugovë, gusht 2013

Në Rugovë është gjiruar edhe filmi i bukur “Bjeshkët e Nemura – Uka, Film Artistik” etj. Kur jemi tek Bjeshkët Nemuna, më kujtohet një rast në njërin nga kanalet televizive të Kosovës, para më shumë se një dekadë, ku Dr.Ibrahim Rugovës një gazetar, i bën një pyetje në lidhje me Bjeshkët e Nemuna. Dr. Rugova u përgjigj se duhet hequr nga përdorimi termin “Bjeshkët e Nemura”, ato janë Alpet Shqiptare, të cilat sllavët e Jugut i kanë quajtur “Proklete Shume”, sepse në trevën e Rugovës shqiptarët gjithmonë, trimërisht, u kanë rezistuar luftërave. Edhe terreni i vështirë i ka ndihmuar për qendresën e tyre. Si p.sh. strehimi i kaçakëve në atë trevë, zënia e pusive dhe eliminimi i shumë xhandarëve të Serbisë okupatore, të cilët shumëherë kanë masakruar, maltretuar e burgosur,  popullatën e pafajshme të kësaj ane. Nga presidenti Rugova, kam dëgjuar edhe për emrin e qytetit të Deçanit, se nuk ka asnjë lidhje me ndonjë fjalë sllave, por, në atë pjesë të Dukagjinit ka jetuar një princeshë shqiptare, me emrin Dekane, dhe nga emri i saj është emërtuar qytei i sotëm Deçan. Dihet se Dr.I.Rugova vjen nga Treva e Rugovës dhe  Ai ka qenë një  studiues i mirë i historisë dhe traditave shqiptare të Trevës së Rugovës etj.

 

 

 

 

 

1922 / Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë, drejtuar të rinjve amerikanë të Kryqit të Kuq

Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  10 Maj 2025 

Kur arsimtari, përkthyesi dhe poeti Beqir Haçi (1907 – 1990) shkruajti letrën në vijim, sigurisht që nuk e dinte për fatin tragjik që do t’i rezervohej vite më vonë nga regjimi komunist. Revista amerikane “Junior Red Cross News” botoi në shtator të 1922, në faqen n°16, letrën e tij kur ai ishte një djalosh 14 vjeçar, përmbajtjen e të cilës, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16

Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16

Të dashur të Rinj,

Jo shumë kohë më parë, në vendin e vogël malor të Shqipërisë ishte një festë kombëtare, kur në Tiranë u hapën punimet për ndërtimin e një ndërtese të përhershme për Shkollën Profesionale Shqiptare (Albanian Vocational School) – një shkollë e bërë e mundur falë ndihmës së dhënë nga Kryqi i Kuq Amerikan për të Rinj. Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të Kabinetit ishin të pranishëm, si dhe diplomatë të vendeve të huaja, sepse ishte një rast i rëndësishëm. Shqipëria ishte e shtypur nga turqit për 500 vjet para Luftës Botërore dhe i ishte mohuar shkolla e saj. Të shpërndarë nëpër male në fise, këta pasardhës të ilirëve të lashtë jetonin me pushkë dhe pistoleta gjithmonë pranë dhe shpesh luftonin mes tyre… Këtu filloi shkolla profesionale e Shqipërisë. Grupi muzikor amerikan, nga Worcester, Massachusetts, ishte i pranishëm dhe gjallëroi ceremoninë.

Shkolla Profesionale Shqiptare, në një godinë të përkohshme, ka rreth një vit që ekziston, me amerikanë të aftë që ju përfaqësojnë ju, Të Rinj, në krye të saj. Gjashtëdhjetë e katër djemtë që ndjekin këtë shkollë erdhën nga tetë krahina të Shqipërisë, janë anëtarë të fiseve të ndryshme dhe po mësojnë idealet e shërbimit dhe vullnetit të mirë që janë më të lartat në mendjet e Të Rinjve të vërtetë. Kur të largohen nga kjo shkollë, ata do të jenë të përgatitur t’i shërbejnë vendit të tyre si mësues dhe udhëheqës mendimi. Tetë prej tyre janë paraqitur në këtë faqe. Pas tyre do të shihni flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë duke u valëvitur së bashku.

Në mbyllje të semestrit të parë, djemtë shkruan ese rreth shkollës. Për këto ese u ndanë pesë çmime, të cilat janë në formën e letrave drejtuar Të Rinjve amerikanë. Beqir Haçi quhet djali që fitoi çmimin e parë dhe letra e tij dëshmon për vlerën e madhe të këtij lloji të punës së Të Rinjve. 

“Të dashur të Rinj”, shkruan Beqiri në anglisht, “unë jam një djalë shqiptar katërmbëdhjetë vjeç. Shqipëria, siç mund ta dini, është një shtet i vogël i vendodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Populli i këtij shteti, megjithëse pak i njohur, vjen nga një racë shumë e vjetër. Shumë shkrimtarë të mëdhenj thonë se ky popull është më i vjetri në Gadishullin Ballkanik. Arsyeja pse Shqipëria është kaq e prapambetur është se fqinjët e saj nuk e kanë lënë kurrë të qetë, por gjithmonë janë përpjekur ta zotërojnë atë. Me shumë thirrje drejtuar shteteve më të mëdha të Evropës, me luftëra dhe me revolucione, Shqipëria fitoi pavarësinë e saj. Duke qenë e shkatërruar dhe e zotëruar nga të huajt për shumë vite, ajo u bë e varfër. Ajo i thirri të gjithë botës për ndihmë, por askush nuk tregoi mëshirë përveç fëmijëve të kujdesshëm përtej Atlantikut.” 

I gjithë populli shqiptar, burra dhe gra, djem dhe vajza, janë shumë mirënjohës ndaj jush, Junior-ë — Nxënës të mirë. Për mirësinë e madhe që po u tregoni njerëzve të tyre, fushat, pyjet, malet, liqenet dhe lumenjtë e Shqipërisë duket se janë të lumtur. E gjithë Shqipëria po falënderon Zotin për të mirat që u keni dhënë juve, Të Rinj. Të gjithë e shohin se nga Shkolla Profesionale Shqiptare, e cila mbështetet falë ndihmës tuaj, do të dalin djem me arsim të mirë, të ditur dhe të aftë për të zbuluar dhe zhvilluar pasurinë e vendit, e cila tani është e fshehur. Do të dalin djem që do të qëndrojnë larg gënjeshtrës dhe vjedhjes, që do të dinë dhe do të bëjnë vetëm të drejtën.* * * E falënderoj Zotin që kam pasur fatin e mirë të vij në këtë shkollë. Mësoj shumë gjëra të mëdha dhe të dobishme. Në nëntë muaj kam mësuar ta përdor anglishten pothuajse aq mirë sa gjuhën time.” 

Beqiri përshkruan atë që ka mësuar në matematikë, vizatim mekanik, fizikë dhe gjeografi dhe vazhdon :

“Gjërat më të mira që kam mësuar janë si ta mbaj veten të pastër, si të sillem, si të jem mik me të gjithë dhe si t’i respektoj prindërit dhe mësuesit e mi. Kam mësuar gjithashtu disa nga lojërat tuaja, si bejsbollin dhe basketbollin. * * * Kur erdha këtu peshoja 37 kilogramë. Tani peshoj 44. 

Shpresojmë që një ditë të jemi në gjendje t’jua shpërblejmë bujarinë. Me këtë ndihmë, jini të sigurt, fëmijë të dashur, se do të bëhemi një popull i ri, i frymëzuar nga idealet e “Shërbimit dhe Miqësisë”, për pjesën tjetër të botës. E mbyll letrën time duke shpresuar se do të na përgjigjeni shpejt dhe se do të na falni për gabimet tona. 

Me dashuri për të gjithë anëtarët e Kryqit të Kuq për të Rinj.” 

Pra, kjo është në të vërtetë “Letra e Beqir Haçit për ju” dhe jo e redaktorit ! Dhe Beqiri flet për veten e tij, për gjashtëdhjetë e tre shokët e tij nxënës, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë kauzën e Kryqit të Kuq për të Rinj. 

Austin Cunningham

Xhamitë dhe krijesa e tyre antishqiptare Hysri Selimi

0
KU XHAMITË PUNOJNË ME BANDATË ISLAMIKE RADIKALE
Dëshirën për t’a thënë troç në fytyrë. Një pyetje po ja bëjë vetes dhe juve, nga Gjakova, si nga një kënd i skenës: ç’po bënë ky milet kaq i ulët kombëtarishtë. Diçka që të ikte, ne s’e kapnim dot… Nacionalistët duhet ta bashkojnë këtë popull që rrinë e bënë sehir.
Gjenerali Millan Arstraj Ishte sakat.
Ai ishte invalid i luftës. SERVANTESI ishte gjithashtu invalid i luftës.
Sot në nëpër xhami e mejtepe, mjerisht, ka shumë njerëz të till, të gjymtë. Dhe do të ketë së shpejti edhe më shumë, nëse nuk nuk i ndihmon Zoti. Një sakat islam, që s’e ka madhështinë shpirtërore të një SERVANTESI, rënkon kërkon lehtësim për veten në sakatimin që deshiron t’ua shkakton shqiptarëve përreth…
Hysri SELIMI, nga lakmia e, parapëlqente t’a dëgjonte e t’i bindej ligjeve të djallit e Serbisë… Kjo poshtërsi ka vetëm një emër. Tradhëti.
Meqë tradhëtia e terrori, i shoqëruar edhe me etnocid, nga ana e mjekërzinjëve dhe atyre ortodoks sllavë, vazhdimisht po merr përmasa gjithnjë e më tragjike. Shqiptarët e kanë identitetin e vet historik, kulturor, fetar dhe etnik iliroshqiptar, e jo ate të shkretirës.
Shpresojmë se ky shkrim i imi do të gjejë mirkuptimin dhe angazhimin tuaj për vlerësimin me përgjegjësi historike të pozitës aktuale të radikalizmit gjakprishurve arab dhe atij sllavë. Ishte e qartë se ky llum i dalë mbi sipërfaqe dhe është pjellë e turpëshme, të ikurit nga ferri i DANTES.
Po kanë frikë nga çdo gjë që është shqiptare, çdo gjë që jeton jashtë tyre dhe nga çdo gjë që është e ndryshme prej tyre. Shqiptarët duhen të jetë pjesë e historisë dhe sa më të forta janë lidhjet e tyre me historinë aq më shumë ruhet qenia e jonë kombëtare dhe e kundërta, sa më shumë që shqiptarët largohen nga historia aq më shumë tjetërsohet qenia e jonë kombëtare, shndërrohet në hije, shndërrohet në një krijesë me indentitet të humbur… Si një stuhi kërcnuese, ky minoritetë afroaziatik mban gjthmon një qëndrim anti-shqiptarë. Në këtë kohë, Dardania po gëlonte nga elementet e huaj, sidomos shkije, arab e dreqit e të birit etj.
Nëse ndonjë islamistë i lartë fetar i keqpërdor ceremonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kulturën e kombin e vetë. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veçant. Si kundërshtar i këtyre dukurive negative:
“Shqiptari duhet të jetë me të vërtet luftarë për demokraci dhe duhet të bëjmë diçka që të mos e harojnë kollaj këta klyshë kurvash!”.
Më në fund, zbuluam se kush ishin ata shpirtra të këqij që udhëheqnin njerëzit tanë në rrugë të gabuar, drejtë tempujve të errësirës.
Kjo është jo vetëm shenjë e rënies historike e kulturore, por e një prishjeje të përgjithshme. Partitë politike u jepninë rëndësi gjërave të vogla e të parëndësishme apo, më mirë të themi, u ishin përkushtuar shërbimit ndaj paras, tradhëtisë, islamit radikal, korrupsionit dhe servilizmit etj.
Prandaj, nuk kemi pse habitemi nëse, me adhurimin e këtyre të këqijave, do të zhduket një herë e mirë sensi i heroizmit.
Pasi e tashmja është vetëm fryt i asaj që ka mbjelle shkuara e keqe… Të gjitha këto simptoma që paraqesin kolapsin e qenies sonë kombëtare si dhe pasigurisë së përgjithshme. Kjo mungesë rrodhi edhe për shkak të zakonit të bërjes së gjërave përgjysmë, që nga sistemi arsimor, ngurrimi, mungesa e dëshirës për të mbajtur përgjegjësitë dhe, së fundi, toleranca ndaj kufirit dhe të këqijave tjera që dihen sa shkatërrimtare janë ato.
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Lidhja Shqiptare për rikthim në katolicizëm e uron për zgjedhjen Papa Leoni XIV dhe kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

0
Letër zyrtare drejtuar Shtetit të Vatikanit: Urime për zgjedhjen e Papës Leoni XIV dhe kërkesë për njohjen e Kosovës
Atë i Shenjtë,
Ju lutemi, pranoni urimet tona më të sinqerta për zgjedhjen tuaj në postin apostolik të Shën Pjetrit.
Si president i Lidhjes Shqiptare për Rikthimin në Katolicizëm, kam nderin, në emër të Lidhjes sonë dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh respektin tonë të thellë.
Jemi të bindur se, falë përvojës suaj të gjatë diplomatike dhe formimit tuaj në një vend ku liria dhe dinjiteti njerëzor janë parime themelore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju do të udhëhiqni misionin tuaj me mençuri dhe guxim në këto kohë të trazuara që po kalon bota.
Atë i Shenjtë, lejoni të tërheqim vëmendjen tuaj mbi fatin e veçantë të popullit shqiptar, pasardhës të Ilirëve, një prej popujve më të lashtë të Europës dhe, ndoshta, njëri prej më të panjohurve për rolin e tij të rëndësishëm në përhapjen dhe mbrojtjen e krishterimit.
Një perandor me origjinë ilire, Konstantini i Madh, dha Ediktin e Milanos, që shpallte lirinë e kultit për krishterët. Justiniani i Madh, gjithashtu ilir, mbeti besnik ndaj Romës gjatë gjithë sundimit të tij, duke forcuar primatin dhe autoritetin e papës. Ai luajti një rol të rëndësishëm në historinë e krishterimit, jo vetëm për mbështetje aktive ndaj Kishës, por edhe për shkruarjen e Kodit Justinian (Corpus Juris Civilis), i cili pati një ndikim të qëndrueshëm, jo vetëm në ligjet civile, por edhe në të drejtën kishtare, duke formuar kështu sistemet juridike në botën e krishterë.
Shën Jeronimi, i lindur në Dalmaci, një rajon i banuar nga Ilirët, përktheu Shkrimet e Shenjta në latinisht, duke dhënë lindjen e Vulgatës. Shën Niketa i Remesianës (Niketa Dardani), peshkop me origjinë dardane, konsiderohet si autori i himnit të shenjtë të gjithë krishterimit, Te Deum. Më vonë, Kisha ka pasur disa papë me origjinë iliro-shqiptare.
Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbrojtës i flaktë i krishterimit kundër pushtimeve osmane, është nderuar nga Selia e Shenjtë si Athleta Christi. Ai ishte mburoja e Europës, shpesh vetëm, por gjithmonë besnik ndaj Romës.
Për fat të keq, populli ynë ka përjetuar shekuj vuajtjesh. Pushtimi osman ka sjellë masakra, spastrime etnike dhe konvertime të dhunshme në islam. Edhe pse islami u pranua si një nevojë për mbijetesë, ai nuk ka depërtuar kurrë plotësisht në shpirtin shqiptar, i cili ka mbetur thellësisht i lidhur me rrënjët e tij kristiane.
Atë i Shenjtë, më lejoni të ju informoj për një ngjarje historike që ndodhi më 20 tetor 2023 në Deçan, Kosovë. Një grup qytetarësh shqiptarë shpalli publikisht largimin e tij nga islami dhe dëshirën për t’u rikthyer në fenë katolike, në një lëvizje që ishte njëkohësisht shpirtërore dhe patriotike. Kjo lëvizje tani është përhapur në të gjithë trojet shqiptare dhe në diasporë.
Unë vetë quhesha Muhamet Shabani. Më 9 maj 2024, i udhëhequr nga thirrja e brendshme e Krishtit, u pagëzova në Kishën Katolike. Zgjodha të quhem Belisar Jezerci, për t’u rilindur plotësisht në fenë dhe historinë e paraardhësve të mi. Sot, më 9 maj 2025, festoj 3 ngjarje të rëndësishme: ditëlindjen time, përvjetorin e pagëzimit dhe zgjedhjen tuaj, të cilën e konsideroj si një shenjë të Providencës, aq më tepër që ju vini nga SHBA-të, shteti më mik i shqiptarëve.
Atë i Shenjtë, po ju kërkojmë përulësisht, si bij të Kishës dhe si bij të një populli të plagosur, njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë. Një njohje e tillë do të përbënte një akt drejtësie për një popull evropian që ka shprehur një vullnet të sinqertë për rikthim me fenë e tij origjinale.
Papa Françesku, që ju emëroi kardinal, me shembullin e tij, ka hapur rrugën për një njohje të tillë: udhëtimi i tij i parë në Evropë ishte në Shqipëri, dhe nën udhëheqjen e tij, Selia e Shenjtë e njohu shtetin e Palestinës.
Po ashtu, do të ishte një nder i madh për ne të takohemi me Shenjtërinë tuaj, qoftë në Vatikan, qoftë në Kosovë, për t’ju shpjeguar këtë rilindje shpirtërore që ka prekur kaq shumë shqiptarë. Do të ishim gjithashtu thellësisht të nderuar nëse Shenjtëria juaj do të kishte mundësinë të vizitonte Kosovën dhe të kremtonte meshën e shenjtë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, në nder të kësaj shqiptare të madhe, e cila u lind në një tokë të persekutuar dhe u bë dritë për njerëzimin.
Populli i Nënë Terezës së shenjtë ka besim të plotë në ju.
Jezusi Krisht ju dhëntë forcë, paqe dhe frymëzim në misionin tuaj.
Me gjithë devocionin tim filial,
Në emër të Lidhjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm,
Belisar JEZERCI, historian
Bruksel, më 09 maj 2025
Mund të jetë një imazh i teksti

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

0

Florim Zeqa

Kësaj radhe këtë shkrim po e filloj me lajmin e mirë që e paralajmërojë tymi i bardhë nga Vatikani për zgjedhjen e Robert Francis Prevost nga Amerika apo Papa Leone XIV, i cili do ta udhëheq Selinë e Shenjtë. Shpresojmë që ky personalitet me ndikim në Institucionin më të lartë Kishtar të Vatikanit ta njoh Shtetin e Kosovës dhe shteti ynë ta marrë të mbarën dhe të sigurojë njohje nga OKB dhe organizatat tjera relevante euro-atlantike.

‘Paria’ e vendit e kthyer në urrejtje qytetare

Asnjëherë në të njëjtën kohë nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta, por vetëm një! E vërteta e bllokimit të partisë fituese në formimin e institucioneve është një dhe e patjetërsueshme. Ajo është opozita e ç’akorduar dhe traumatizuar nga humbja e thellë e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Mosvotimi i kandidates së partisë fituese nga opozita është vetëm një justifikim i kriposur para qytetarëve të vendit dhe një krrekosje para elektoratit të tyre!

Kërkesat për ndërrim të kandidatit(tes), për qëllim e ka poshtërimin e Albin Kurtit në raport me deputetët në Kuvend dhe në raport me elektoratin e LVV-së në veçanti!

‘Paria’ e vendit e zgjedhur me voten e lirë të qytetarëve, me sjelljen e papërgjegjshme në ‘Tempullin e Demokracisë’ janë kthyer në urrejtje popullore!

Sjelljet kapriçioze e të zgjedhurve të popullit si deputet të partive politike e jo si përfaqësues të qytetarëve, i kanë venë në lajthitje këta të fundit, që mbase të organizohen për bojkot gjeneral të zgjedhjeve të ardhshme, qofshin ato të rregullta apo të jashtëzakonshme.

Ligjvënësit apo ‘pleqnarët’ e rinj të kuvendit, në vend të zgjedhjes së institucioneve të reja shtetërore, janë duke shkaktuar bllokadë të pakuptimtë artificiale, të cilës nuk po i shihet fundi, duke shkaktuar kështu amulli dhe konfuzitet tek popullata kosovare!

Të gjithë deputetët pa dallim ngjyrimi partiak janë bërë të njëjtë, thuajse Kuvendi është i një shteti tjetër e jo i Republikës së Kosovës, nga buxheti i së cilës paguhen shtrenjtë për (mos) punën e tyre, duke harruar se me veprimet e tyre të papërgjegjshme dhe skandaloze, përveq buxhetit jane duke e dëmtuar edhe imazhin e shtetit.

Për habi, deputetët e zgjedhur në Parlamentin e Kosovës, jo vetëm që nuk e kanë hallin e shtetit, nuk e kanë më as hallin e qytetarëve që ua grabitën votën nën mashtrim se “kanë për të punuar” për interesat e tyre!

Deputetët e rinjë të vetmin shqetësim e kanë se si t’i marrin pagat dhe meditjet e majme për 5 minuta qëndrim në ulëset e Kuvendit pa e bërë asnjë veprim pozitiv për të mirën e shtetit dhe qytetarëve!

Pas tymit të bardhë në Vatikan, edhe pas përpjekjes së 13-të, retë e zeza sërish e mbuluan Kuvendin e Kosovës. Përderisa në Vatikan mjaftuan dy ditë dhe vetëm katër votime, Kuvendit të Kosovës nuk i mjaftoj një muaj, nuk i mjaftuan 12 dështime për ndërgjegjësim! Dështimi i 13-të më radhë pa e bërë hapin e parë për zgjedhjen e organeve drejtuese të legjislativit, përkatësisht të Kryeparlamentarit, pas të cilit do t’na duhet po aq kohë për zgjedhjen e ekzekutivit apo të Qeverisë së re (Kryeministrit).

Urime besimtarëve të krishterë për zgjedhjen e Papa Leone XIV në krye të Institucionit më të lartë Kishtar, ngushëllime qytetarëve të Kosovës për varrosjen e demokracisë nga legjislatura e IX, ende pa u konstituuar! Zoti i do ata që e duan shtetin, kombin dhe fenë e tyre!

Historia nuk ndryshohet nëse i hiqni fotot e shlyeni emrat e Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit e Ahmet Krasniqit o dilingji 

Fotografia e parë: Christopher R. Hill, Richard Hollbrook, Gani Shehu dhe prof Fehmi Agani, Junik, 24 qershor 1998

 Nga: Sinan Kastrati, shkrimtar dhe veteran i arsimit, Suedi

Nga Ditari im (1)  

Para dy ditëve lexova një opinion të Major Nazif Ramabajës me titull ”Kujtim i përjetshëm për ideatorin, pedagogun, themeluesin e LDK-së dhe mendjen e ndritur prof. Fehmi Agani” të botuar në ”Bota sot” më 6 maj, në ”Fjala e lirë”, 7 maj dhe në ”Drini.us”, 8 maj 2025 

 Ajo që më së shumti më preku e bëri përshtypje ishte fotografia e Fehmi Aganit, Gani Shehut, Richard Hollbrook dhe Cristopher R. Hill.  

Mungonte Vetëm Hajdin Abazi. 

Kjo ishte fotografia e parë. 

Më vonë vjen Hajdin Abazi me mashinkë në dorë e hynë në Kuvend të burrave në Junik, çka nuk ishte zakon te shqiptarët. 

-Cila është e vërteta e fotografisë së Hajdin Abazit me Richard Holbrooke e Christopher R. Hill? 

-Pse mungon dhe kush e hoqi fotografinë e Fehmi Aganit? 

Bandat e fatos nanosave e klosave nuk e deshën as Rugovën e as Fehmi Aganin, nuk i deshën emrat e as fotografitë e tyre. Ata edhe pse kanë vdekur, kur i shohin fotografitë dhe emrat e Rugovës, Aganit iu fusin tmerrin. Lpk-iistët nuk e deshën Kosovën e çliruar e shtet e as ushtrinë e Kosovës të udhëhequr me kuadro të shkolluar me akademi ushtarake por i deshën bandat e xhavit halitave, xhabir zharkave, hajdin abazave e hashimave të përkrahur nga ”gjeneralët” stalinistë të Enver Hoxhës, kudusi lamat. 

Ata e deshën pushtetin dhe pasurinë e Kosovës por jo shtetin. Ato i zaptuan dhe i mbajtën për afro 20 e më shumë vjet. 

Disa herë kam shkrua rreth fotografisë së Hajdin Abazit me Hollbrook, për hilen e sllavo-komunistëve shqiptarë që i kishin shti rrënjët edhe në Suedi e gjetiu në Europë, për Hajdin Abazin, Bardhyl Mahmutin, Xhabir Xharkun, Nasim Haradinaj e ndonjë tjetër më të vogël, deri te Naim Sadiku, ish drejtor i Qendrës së Kosovës për Suedi në Malmö, disa muaj, aq sa pati pushtet pdk-ja dhe bandat e saj në Kosovë. 

Kush e hoqi fotografinë e Fehmi Aganit në takimin e Junikut me Richard Hollbrook e Chritofer R. Hill më 24 qershor 1988?  

Fotografia e Fehmi Aganit u hoq nga lpk-istët për të treguar forcën se vetëm ata kanë hise e legjitimitet të flasin për të ardhmen e Kosovës e jo të tjerët, përfaqësuesit institucionalë, Presidenca, pëfaqësuesit e LDK-së e të partive tjera politike që kishin marrë votat ti pëfaqësojnë, atdhetarë, intelektualë e të pavarur, përfaqësuesit e tjerë të ish Forcave të Armatrosura të Republikës së Kosovës (FARK). Ata u penguan në Shqipëri nga soj-sorollopët e fatosave që të mos vijnë në Junik. 

Fotografia e Richard Holbrooke e Christopher R. Hill me Hajdin Abazin në mes me mashinkë nuk është krejt e vërteta e takimit të 24 qershorit 1988 në Junik me përfaqësuesit amerikanë, është gjysëm e vërtetë e gjysëm gënjeshtër, shkurt e shiqp, rrenë. 

Në takimin e Junikut më 24 qershor 1998 në mes përfaqësuesve amerikanë ambasadorët Richard Holbrooke dhe Christopher R. Hill në njërën anë dhe ”përfaqsuesve të UCK-së”, ishte edhe profesor Fehmi Agani pjesëmarrës në cilësinë e përfaqsuesit institucional. Prezenca dhe fjalimi i tij ndikuan në emërtimin dhe njohjen e UCK-së nga amerikanët. 

Ai në mes të tjerash iu tha përfaqësuesve amerikanë: 

”Jem të sulmuar në vatrat tona, andaj nga dhuna dhe agresioni serb jem të detyruar të mbrohemi dhe organizohemi për të reistuar me forcën e popullit të pambrojtur, ne s’po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme po mbrojmë pragun e Shtëpisë”. 

Deri atëherë UÇK-a ishte quajtur si organizatë terroriste por po nga përfaqësuesit amerikanë por pas takimit në Junik dhe fjalës së urtë të Fahmi Aganit, amerikanët e ndryshuan qëndrimin, jo nga nga pushka pa fishekë e ”Lum Haxhisë” me mashinkë në foto por fjala e Fehmi Aganit. 

– E dini ju se çfarë janë këta të UÇK?! Këta janë terroristë! – tha Gelbard, prerë dhe me ton të lartë. 

(Marrë nga ”Turp të keni, UÇK-ja s’është organizatë terroriste”, përplasja e Ekrem Bardhës në DASH! Si ambasadori Christopher Hill dha lajmin e bombardimit të Jugosllavisë 

Panorama, Dec 12, 2022 | 23:42 

https://www.panorama.com.al/turp-te-keni-uck-ja-seshte-organizate-terroriste-perplasja-e-ekrem-bardhes-ne-dash-si-ambasadori-christopher-hill-dha-lajmin-e-bombardimit-te-jugosllavise/ 

Junik, 24 qershor 1998. Fotoja e dytë. Hajdini me pushkë afër Hollbrok-ut

Edhe bisedën e Hollbrook -ut dhe Hajdin Abazit, në prezencë edhe të ish ambasadorit Hill, Fehmi Aganit dhe të disa të tjerëve të pranishëm e kanë shkrua e publikua sipas dëshirës, sikur të ishin ato përralla të Ezopit apo fabula të Lafontenit. 

Biseda e Hoollbrok dhe Hajdin Abazit është zhvillua kështu: 

Hollbrut në fillim e pyet Hajdin Abazin: 

-Kush jeni ju zotni, oficer, luftëtar, gazetar? 

-Gazetar…përgjigjet Lum Haxhiu… 

-Ju po thoni se jeni dhe vini nga vija e frontit dhe keni ushtri i drejtohet Hollbruk Lum Haxhiut…  

-Ja mi shpjego pak një e nga një atë çka unë do të të pyes? 

-Cili është organizimi i juaj? 

-Cilat janë njësitë tuaja ushtarake të armatosura? 

-Cili është armatumi i juaj i rëndë dhe i lehtë ? 

-Dhe cilat janë objektivat tuaja? 

Lumi përgjigjet… 

-Ne jemi të organizuar në grupe…ilegale… 

Jo vetëm kaq, por ”Lumi” i bën të qarte Z.Hollbrut se obsioni i jonë nuk është vetëm çlirimi i Kosovës i cili simbas tij, sishte më problem, por objektivi i jonë është çlirimi i Maqedonisë dhe Çamërisë. 

  1. Hollbruk e ndërpret me fjalët ok, ok, por si fillim më trego cilat janë forcat (ne numur) dhe cili është arsenali i ushtrisë suaj.

Ai pyet: 

-Sa është numuri i luftëtarëve, brigadat dhe frontet ku ata luftojnë me paramilitarët sërbë? 

-Meqe je zëdhënës i vijës së parë, më trego kordinatat…ku është vija e parë e frontit? 

Abazi ngeli, ai dhe shefat e Rognerit se kishin menduar se Hollbruk ishte i informuar për situatën dhe dinte gjithshka… 

-Sa avionë keni ju si ushtri? 

Abazi… i zënë ngushtë i përgjigjet me zë të mekur…. 

-S´kemi… 

-Sa tankse keni ju si ushtri??? 

-Abazi… s`kemi… 

-Sa topa të rëndë dhe të lehtë keni??? 

-Abazi… s`kemi… 

-Sa murtaja të rënda dhe granathedhës keni??? 

Abazi… ngeci… 

E kuptova i këthehet Hollbruk Hajdin Abazit, këtu z`bëhet fjalë për ushtri të organizuar në reparte ushtarake (kazerma) por për grupe guerile, apo një popull që kërkon liri, dhe ju këshilloj të mos thoni më ushtri, sepse nje e tillë nuk ekziston. Përndryshe ushtrisë dhe paramilitarëve sërbe do i lindë e drejta ndërkombëtare të mësyjë (duke bërë terror) për të mposhtur një tjetër ushtri që në fakt nuk ekziston, dhe përfundimi do të jetë terrorr…plaçkitje… vrasjet masive dhe dëbimet që do bëjë ajo ushtri. 

Mbas këtij takimi dhe objektivave të ushtrisë së pretenduar nga Hajdin Abazi … apo ushtaraku i rremë pa bere nje dite shkolle ushtrie, Millosheviç filloj ofensivën në verën e 1998 për të mposhtur një ushtri ” fantazëm” (grupet guerile per clirimin e Kosoves) ku bilanci dhe rezultati dihej, ai ishte shkaterruese per UÇK-ne e sidomos per popullaten civile, gratë dhe fëmijët e masakruar dhe të zhdukur nga paramilitarët sërbë. 

”Abazi apo Lum Haxhiu…Ne do çlirojmë jo vetëm kosovën por maqedoninë dhe Çamërinë”. 

https://alinsweden.blog/2019/12/18/abazi-apo-lum-haxhiu-ne-do-clirojme-jo-vetem-kosoven-por-edhe-maqedonine-dhe-camerine/ 

Caption: Special US envoy for the Balkans Richard Holbrooke, left, sits with an unidentified Kosovo Liberation Army soldier in KLA headquarters in Junik, Kosovo, Yugoslavia, some 80 kilometers (50 miles) southwest of Pristina Wednesday, June 24, 1998. Holbrooke traveled into the heart of the Kosovo conflict zone Wednesday and met with ethnic Albanian militants for the first time, broadening efforts to end the fighting before all-out war erupts. (AP Photo/Srdjan Ilic) Headline: HOLBROOKE Special Instructions: POOL Byline: SRDJAN ILIC Credit: AP Object Name: YUGOSLAVIA KOSOVO US Date Created: 19980623 City: JUNIK Country Name: YUG Original Transmission Reference: PRI104 Category: I

Hollbrook e Hajdin Abazi, 24 qershor 1998, Junik. Kjo foto është e prerë me gershërë, mungojnë të tjerët, edhe prof Fehmi Agani

A e kanë ditur banditët si Hajdin Abazi se me pushkë të gjata e armë të shokës nuk hyhet në odë të burrave? 

-Jo, ata kanë dashur ti ”tregojnë” botës se vetëm me pushka do ta çlirojnë Kosovën dhe viset tjera shqiptare e tokat deri në Çamëria 1*), thua se amerikanët nuk dinin asgjë.  

Dhe edhe sot rrehin gjoks e lehin se Kosovën e ka çlirua UÇK-ja.  

Kjo ndodhi në Vlorë në qytetin e pavarësisë kur një shqiptar nga Kosova, Idriz Makolli i tha Edit: 

“Clark ishte shpëtimtar i yni”, Rama: Shpëtimtar i juaj ishte UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi“. 

Dhe fatkeqësisht kryeministri shqiptar, Edvin Rama ia kthen: ”Shpëtimtare e Kosovës ishte UÇK-së me në krye Hashim Thaçin 

08/05/2025 (Radio Kosova e lirë dhe Epoka e re)  

https://www.radiokosovaelire.com/edi-rama-nga-aeroporti-i-vlores-shpetimtare-e-kosoves-ishte-uck-se-me-ne-krye-hashim-thacin/  

1*) Çamëria është një krahinë në Epir. Ky emërtim është i lidhur me çamët, popullsia autoktone dhe që përbënte shumicën e popullsisë së Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës. Në periudhën moderne, Çamëria i referohet shpesh të gjithë zonës etnike shqiptare në Greqi, konkretisht rajonit të Epirit dhe një pjese të Maqedonisë Perëndimore.  

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 8 maj 2025 

sinankastrati09@hotmail.com 

Blerja dhe shitja e votave në zgjedhjet e 11 Majit

0

Zagarët e krye-mafiozit të Shqipërisë Edvin Kristaq Ramës, si gjithmonë dhe kudo, vazhdojnë me kriminalitetin e radhës, shitblerjen e votave…

Shkurtimisht: Sistemi i ri zgjedhor me votim elektronik nëpërmjet internetit është i menduar keq dhe hap mundësinë e blerjes dhe shitjes së votave. Sidomos, për arsye të ndryshme, nuk është i përshtatshëm për shqiptarët… sepse ka shumë prej tyre që, për pak lekë, jo vetëm që shesin, por edhe vrasin babanë e tyre…

Kjo është kaq pa mend.

Shtëpia nuk është një mjedis i kontrolluar, dhe për këtë arsye zgjedhja nuk është sekrete.

Kjo hap mundësinë e blerjes dhe shitjes së votave. Për më tepër, disa njerëz (votues) mund të ndihen se dikush ushtron trysni (bën presion) mbi ta dhe janë të detyruar të votojnë njësoj si bashkëshorti/bashkëshortja e tyre (burri detyron gruan ta votoj filanin, apo gruaja detyron burrin…)

Personalisht, nuk do të ndihesha i sigurt se zgjedhjet do të shkonin mirë nëse dikush do të votonte në dhomën e vet të ndenjes.

Aurel Dasareti

  • Autori është ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake . Jeton në SHBA .

“Skenaristët” në liri – “aktorët” në burg!

Emin Azemi, analist dhe shkrimtar nga Kumanova
Me 9 maj 2025, Kumanovë
Sot bëhen 10 vjet nga ngjarja e përgjakshme në Kumanovë, ku mbetën të vrarë dhe të plagosur disa pjesëtarët të ‘grupit të Kumanovës’ dhe MPB-së. Dilemat që mbetën të mjegullta dhe të pasqaruara, e bënë këtë ngjarje jo vetëm të mistershme, por edhe shumë të dyshimtë….
Në një shkrim të botuar tre vjet pas kësaj ngjarje, këto dilema po bëheshin edhe më të dukshme, paçka se mjegullat dhe misteret mbetën edhe sot e gjithë ditën…!

“Ngjarjet e Kumanovës” duhet ti kalohen PSP-së dhe të ndahet njëherë e përgjithmonë fajësia e atyre që erdhën pa e ditur se ku po vijnë, e që morën dënime kapitale, dhe e të tjerëve që e dinin saktësisht epilogun dhe efektin e këtyre ngjarjeve, e që aktualisht janë më të lirë se zogjtë e malit. Përderisa të mos futen në kafaz këta zogj grabitqarë, nuk mundet të flitet për kurrfarë ekspertize, qoftë ajo kombëtare a ndërkombëtare dhe “ngjarjet e Kumanovës” do të vazhdojnë të mbeten një gropë e thellë, e mistershme, ku secili e ka luksin të projektojë konspiracionet e veta

Nga Emin AZEMI

Ngjarjet e 9 dhe 10 majit 2015 nuk ndodhën vetvetiu, në mënyrë stihike. Ato dikush i ka ideuar dhe organizuar. Madje kjo punë u bë me bashkëpjesëmarrje. Plot individë nga Maqedonia dhe nga Kosova u kujdesën që këto ngjarje të kenë efektin dhe kontekstin e tyre. Mirëpo jo të gjithë individët u penalizuan për veprimet e tyre. Disa humbën jetën, të tjerët u burgosën me qindra vite burg dhe jo pak u dënuan me burgime të përjetshme. Por, të gjithë këta nuk kanë qenë vetëm dhe është iluzore të mendohet se veprimet e tyre nuk e kishin njëfarë parapërgatitje dhe njëfarë koordinimi.
Mirëpo çka ndodhi? Jashtë burgut mbetën ata individë që i organizuan ngjarjet e Kumanovës? Në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj ranë disa idealistë shqiptarë, që gabimisht u futën në agjendat e matrapazëve shtetërorë të Shkupit e Prishtinës dhe është për t’u habitur se si kjo e vërtetë vazhdon të mbetet disi e pluhusorur me tisin e misteriozitetit dhe paqartësisë. Fatkeqësisht jo pak njerëz vullnetmirë në Kosovë më me rëndësi e kishin t’i shpallnin heronj këta djem që ranë në Kumanovë, se sa të çjerrnin maskën e harbutëve të gjithë atyre që i futën këta djem në gërshërë, në një rrugicë qorre të një lagjeje të varfër të Kumanovës, aty ku idealistët e kishin mendu të hyjnë, por kishin qenë matrapazët dhe harbutët ata të cilët e kishin mendu mosdaljen nga kjo rrugicë. Në rrugët pa dalje hyjnë ose njerëzit që nuk i njohin taktikat e luftës guerile, që nuk ishte në rastin e “grupit të Kumanovës”, ose në ato rrugë të fut dikush, me premtimin se “lehtë ia bëjmë, mjafton të shkrepen disa rafale…”.
Tani po kërkohet ekspertizë ndërkombëtare për të rishikuar edhe njëherë këto ngjarje. Por, para se të bëhet kjo ekspertizë, Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë është mirë t’i kërkojë dhe ti vihen asaj në dispozicion të gjitha telefonatat që janë zhvilluar në mes të pjesëtarëve të “grupit të Kumanovës” dhe individëve të caktuar që kanë punuar nëpër shërbime sekrete të Maqedonisë dhe Kosovës, para se të kenë ndodhur këto ngjarje. Aq e thjeshtë është kjo punë dhe pa ndonjë telashe të madhe, sa që nuk ka vend më për kurrfarë ekspertize ndërkombëtare. PSP duhet të mos hezitojë në veprimet e saja parahetuese, sepse edhe zogjtë e malit e dinë se pjesëtarët e këtij grupi që u futën në atë rrugë qorre në Kumanovë, nuk kanë mundur të ndërmarrin asnjë hap pa qenë paraprakisht të “instruktuar” prej individëve të caktuar të shërbimeve sekrete.
Pse institucionet e drejtësisë po bëhen sikur nuk i dinë se kush janë këta individë? Pse politika aktuale po tregohet kaq pa sens në zbërthimin e kësaj nyjeje, që dikush para tyre e lidhi për të ngulfatur një proces? Kryeministri Zav, në bombat e famshme të tij ka edhe plot biseda të përgjuara që mund të jenë pista të sigurta hetimi për atë se kush ishte i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të Kumanovës. Është shumë e qartë se politika i ka rregullat e veta të funksionimit dhe ka shumëçka që mbetet mister, për hir të disa raporteve, proceseve e konteksteve të caktuara. Mirëpo, nuk duhet të harrojmë se politika ka edhe moral dhe një politikë dallohet për parime të drejta, vetëm atëherë kur udhëhiqet nga morali. Nëse ngjarjet e përgjakshme të Kumanovës lihen kështu, të pasqaruara dhe të pa ndriçuara deri në fund, atëherë i bie që turli kastraveci i shërbimeve sekrete mund të kurdis, pa i munguar as një qime floku, çfarëdolloj “spektakli” dhe për këtë politika të hesht dhe të mos kërkojë llogari për autorët e atij “spektakli”. Nëse politika legale nuk reagon ndaj deformimeve që vijnë prej njerëzve të shërbimeve sekrete, atëherë ajo politikë është bashkëpjesëmarrëse në ato ngjarje, duke iu dhënë madje edhe legjitimitet institucional. Në shtetet demokratike, madje edhe kryeministrat dhe presidentët tërhiqen nga skena politike, kur opinioni publik zbulon dallaveret e tyre, sidomos të atilla që lidhen me skenarë shtetërorë për të futur njerëz të pafajshëm në kurth. Çka na qenkan kaq të rëndësishëm këta persona të shërbimeve sekrete që nuk nxirren para drejtësisë në mënyrë që shërbimet ku ata punojnë të lirohen nga hipotekat dhe dyshimet për veprime të paligjshme dhe tejet johumane. Cilat qenka ato “sekrete shtetërore” që nuk po bëkan të dalin në gjykatë dhe pse Parlamenti i Maqedonisë (Komisioni përkatës) nuk u mor asnjëherë me ato sekrete?
“Ngjarjet e Kumanovës” duhet ti kalohen PSP-së dhe të ndahet njëherë e përgjithmonë fajësia e atyre që erdhën pa e ditur se ku po vijnë, e që morën dënime kapitale, dhe e të tjerëve që e dinin saktësisht epilogun dhe efektin e këtyre ngjarjeve, e që aktualisht janë më të lirë se zogjtë e malit. Përderisa të mos futen në kafaz këta zogj grabitqarë, nuk mundet të flitet për kurrfarë ekspertize, qoftë ajo kombëtare a ndërkombëtare dhe “ngjarjet e Kumanovës” do të vazhdojnë të mbeten një gropë e thellë, e mistershme, ku secili e ka luksin të projektojë konspiracionet e veta. (koha.mk)

Reagim i Organizatës “Shqiptaria” lidhur me arrestimin e Hysri Selimit, agjentit mysliman të Serbisë në Kosovë

0
Organizata Shqiptaria përgëzon organet e sigurisë së Republikës së Kosovës për arrestimin e agjentit të shërbimeve sekrete serbe, Hysri Selimi, i cili për vite me radhë ka vepruar nën petkun e një “aktivisti islam”, ndërkohë që në realitet ka qenë pjesë aktive e strategjisë serbe për radikalizimin fetar dhe destabilizimin e vendit tonë.
Zbulimet e fundit konfirmojnë qartë atë që ne kemi paralajmëruar prej kohësh: shteti serb, përmes strukturave të tij të inteligjencës dhe agjentëve të infiltruar, ka kontribuar drejtpërdrejt në islamizimin politik dhe radikalizimin fetar në Kosovë, me qëllim të sabotimit të rendit kushtetues dhe karakterit laik të shtetit tonë.
Ky rast është alarmues jo vetëm për shkak të lidhjeve të dokumentuara mes Selimit dhe BIA-s, por edhe për heshtjen dhe bashkëfajësinë morale të shumë faktorëve të brendshëm: Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila ka dështuar sistematikisht të kontrollojë dhe të distancohet nga strukturat ilegale dhe rrymat radikale; liderë partiakë dhe institucionalë, të cilët për një grusht votash kanë zgjedhur të përulen para kërkesave të klerit islam në vend që të mbrojnë laicitetin dhe interesin publik.
Kjo përbën cenim serioz të rendit demokratik dhe të sigurisë kombëtare. Prandaj, kërkojmë:
1. Hetim të plotë dhe të paanshëm të rrjetit që ka vepruar bashkë me Selimin.
2. Ndalimin e ndërtimit të çfarëdo objekti fetar pa leje dhe jashtë kontrollit institucional.
3. Kërkim përgjegjësie nga BIK për mungesën e transparencës dhe bashkëpunimin e mundshëm me rrymat ilegale.
4. Reflektim të thellë nga liderët institucionalë që e kanë shkelur karakterin laik të shtetit në heshtje apo me qëllim.
Kosova është dhe duhet të mbetet një shtet laik, evropian dhe demokratik. Islami i shqiptarëve është tradicional, humanist dhe asnjëherë nuk ka qenë vegël e shërbimeve të huaja. Rasti “Selimi” është një këmbanë alarmi për të gjithë ne. Heshtja nuk është më opsion.

Aktori Leart Vasili, “avokat” mbrojtës i shqiptarëve të Greqisë, ai që e ngriti emrin shqiptar në teatrot e Greqisë dhe të Europës, duhet të solidarizohemi e mbështesim si artist

0

Leonora Laçi-NEW YORK/ MAJ 2025

Shqiptaro-amerikanët kanë qenë në pararojë të çdo kauze kombëtare gjithmonë, besoj dhe këtë herë dashamirësit e artit e teatrit do e tregojnë vetën.

Po të kthehemi në një kohë jo shumë të largët, luftën e Kosovës, ku çështja e Kosovës u mbështet me lobing, para e armë dhe largësia nuk  i pengoi aspak ata për ta mbështetur.

Por këtë herë, kauza është për të mbështetur një artist si Laert Vasili, që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë si artist, por dhe si një mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve të Greqisë për kohën kur jetonte dhe vepronte atje, shqiptarët atje akoma e kujtojnë emrin e tij dhe e kanë pasur idhull.

Duke mbështetur aktorin Laert Vasili mbështesim zhvillimin më tej të artit por dhe i tregojmë atij që nuk është vetëm. Shqipëria ka nevojë për njerëzit e mençur dhe që i kanë dhënë gjithçka vendit të vet, po ashtu ka nevojë për artistët që kokëulur kanë punuar pa u ndalur dhe pa pritur asgjë në këmbim. Ai u rikthye në atdhe për të dhënë kontributin dhe ofruar eksperiencën e tij ndërkombëtare.

Artistët e mëdhenj kanë nevojë për mbështetje gjithmonë, siç thotë aktori Vasili:”Duhet të ishim sjellë më mirë me ata.” Për paralelizëm po sjelli dy histori të freskëta,  jo shumë kohë më parë këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku u mbështet fuqishëm pasi u pa në rrugët e New Yorkut e përhumbur, e nga ana tjetë pamë artisten e madhe Tinka Kurti në azil. A këta jemi ne?! Le të dëshmojmë të kundërten. Por a e meritojmë ne artin e aktorit Laert Vasili ?! A i meritojmë vlerat e tua, virtytet e tua, artin tënd, inteligjencën tënde, artikulimin tënd, dashurinë që i fal njerëzve e sakrificën tënde?!

Ne artistet i lëmë pa shtëpi. Ne artistët i çojmë në azil, i braktisim. Ne artistët i denigrojmë dhe ofendojmë. Ne artistët i kujtojmë pasi i humbim. Ti erdhe tek ne për të na dhënë nga drita jote.  Ngritet pikëpyetja, a të meritojmë ty dhe rikthimin tënde?!

Ti erdhe për të na udhëzuar por nuk e vlerësuam siç nuk vlerësuam sa duhet njerëzit e mëdhenj që ka dhënë ky vend. Kur vlera bëhet asgjë dhe asgjëja merr vlerë atëherë dorëzimi është i vetmi shpëtim, të shpresojmë që jo. S’dua kurrësesi që Shqipëria të quhet vendi ku asgjëja merr vlerë dhe vlera bëhet asgjë, vendi ku gënjeshtra ngrihet në piedestal. Vendi ku korbat bëjnë kërdinë. Vendi ku heronjt më nuk njihen. Vendi ku thjeshtësia nuk ka më kuptim. Vendi ku sa hap e mbyllë sytë s’do të gjesh më asnji.

Por ca të vërteta duhen thënë nxitur nga çfarë këto kohë mediat dhe opinoni publik thanë, lidhur me figurën e tij duke e quajtur grek: Nëse unë jam në gjendje të mbrojë kauzën e bashkëatdhetarve të mij në një vend si Greqia dhe jam në pararojë të protestave, atëherë dhe unë jam greke si Laert Vasili. Nëse punon për të drejtat e Shqiptarëve dhe i mbronë ata me çdo kusht edhe kur jeta jote të kalon përpara syve  dhe prap quhesh grek, edhe unë greke jam si ti. Nëse do kombin shqiptar në një të pandarë dhe vazhdon e quhesh grek, edhe unë jam greke si ti. Nëse sa herë mbron gjuhën shqipe nga fjalët e huaja dhe vazhdojnë ty të të quajnë grek, atëherë dhe unë ndjehem e tillë. Nëse rikthimi në atdhe është gabim e thonë ik atje ku ishe, atëherë edhe unë jam greke po aq sa ai. Nëse i kushton gjithë energjinë, talentin, artin, dijen, çmimet ne dobi të Shqipërisë dhe prap të quajnë grek, atëherë edhe unë dua të jem greke si ti. Të pakten më jepni një atdhe ku të mbështesë kokën e lodhur nga kjo farsë. Patriotizmi juaj stadiumhanesh e lokalesh qënka më i vyer dhe më i fortë se e vërteta e tij ! Ky është kumti im si emgrante e përhumbur përtej Atlantikut.

Pra duhet thënë se mesazhet e tij që shohim nëpër media vizive vazhdimisht, janë mjaft të rëndësishme dhe një klithmë publike që na drejtohet të gjithë neve. Që analfabetizmi na mori ¾ e territorit është fakt, që analfabetizmi funksional duhet luftuar dhe s’duhet promovuar është një tjetër rrezik aktual, që ata që përpiqen të ndajnë Shqipëri-Kosovë janë veç shqipfolës dhe nuk ekziston asnjë ndasi mes nesh.

Shqipëria dhe Kosova duhet të shkojnë drejt unifikimit në të gjitha sferat e jetës, qoftë  aspektin kulturor, arsimor,  edukativ, social apo ekonomik. Dy shtete të fuqishme shqiptare dhe qendrimet e njësuara janë të domosdoshme në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si shqiptare në USA dua të risjellë në vemendje që prindërit e aktorit Laert Vasilit, Ilia dhe Reveka, në vitin 2018 vizituan selinë  e Federatës Panshqiptare “Vatra”duke u njohur më tepër me kontributin e saj shumë vjeçar dhe mjaft të rëndësishëm. Madje në gazetën Dielli botohet dhe një artikull mbi këtë takim. Ku mes rreshtave Dritan Haxhia shprehet me mysafirët për veprimtaritë që kryheshin nga emigrantët shqiptarë në Greqi dhe kontributin e madh të djalit të tyre, regjisorit dhe aktorit Laert Vasili, i cili ishte një “avokat” i shquar i emigrantëve shqiptar.Ishte shumë i njohur për shkak të famës si regjisor e aktor dhe kurrë nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare.

S’mund të lë pa përmendur artikullin  gjenial dhe kuptimplotë që i thotë të gjitha,  të aktorit Viktor Zhusti shkruar  me 10 prill 2025 në gazetën Panorama, për mikun e tij, nën titullin “Laert Vasili hero tipik i kohës sonë” mes të tjerash citoj: “Se vërtet gjejmë justifikim e fshihemi nën mantelin e Makiavelit (“Qëllimi justifikon mjetet”), por e keqja është se kjo dreq paraje të blen e të shet, vjen dhe ikën, e sikur të mos mjaftonin gjithë këto, ajo “lanete” bërtet dhe mban erë gjatë… e kam provuar vetë! Kometa gjatë fluturimit shndrit e duket vetëm një çast, bishti i saj vazhdon të duket më gjatë… Po afrohet finalja. Për mua, aspak surprizë. Hyre në BBV4, pe, njohe, luftove, do fitosh (më shumë mend se euro), po sa më parë, kthehu në teatër, këtu, mes kolegëve (kusur e ke, të mos i kesh të gjithë VIP-a si atje, por mos të të vijë keq, ndonjërin prej tyre, as e krahasoj dhe as e ndërroj me Qaniun tonë të mirë), prandaj kthehu mes miqve e publikut, që të njeh, të do, të respekton dhe kërkon të të shohë ndryshe! Duke luajtur role, jo më Laertin. Je pjesë e artit të skenës, jo e cirkut. Ndjesë! U zgjata ngaqë më mungon aftësia të shkruaj shkurt, po ca dhe nga që besoj se, pa pluguar, nuk mund të mbjellësh, e jo më të zërë fara.”

Gjithçka nisi si mobilizim i fansave të tij, kudo ku janë nëpër botë dhe kësaj thirrje të tyre iu bashkova dhe unë si studiuese sepse dua që artistët të ndjehen të respektuar nga shteti dhe shoqëria shqiptare por këtë respekt do ta filloj nga vetja.

Por dy fjalë për ata që nuk e njohin, çmimet  e tij flasin vetë.

Çmimet dhe Vlerësimet Kryesore të Laert Vasilit janë;

–2021: Çmimi “Best Director” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Prespë .

–2018: Çmimi “Actor of Europe” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Lake Without Borders” .

–2015: “Regjisori i Vitit” nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi .

–2012: Çmimi i Veçantë për shfaqjen “Corpus Christi” në Athens Queer Theatre Awards –2008: “Artisti më i Rëndësishëm i Teatrit i Vitit” nga gazeta greke Eleftherotypia .

–2008: Çmimi “Mess Future Prize” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit MESS në Sarajevë .

–2005: Çmimi “Regjisori më i Mirë” në Festivalin Ballkanik të Teatrit .

 Nominime të Rëndësishme;

–2016: Nominim për “Regjisori më i Mirë” nga Çmimet Kult .

–2012: Nominim për “Njeriu i Vitit” nga revista LIFO .

–2008: Nominim për “Regjisori më i Mirë” nga Çmimet e Publikut Athinorama .2002: Nominim për “Aktori i Ri më i Mirë”

Tituj Nderi; –Qytetar Nderi i Delvinës: Titull i dhënë nga qyteti i tij i lindjes .

–Qytetar Nderi i Leskovikut: Titull i dhënë gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania 4 nga kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai .

S’mund të rri pa thënë dy fjalë për Big Brother: “E ftuan më shumë se një herë për të qenë pjesë e Big Brother Vip, aktorin Laert Vasilin. Ai shkoi drejt tyre, i përgatitur me të gjithë bagazhin intelektual për një Reality Show të vërtetë. Por satani projektoi  tjetër gjë! Vlerësimi sa duhet, mungoi. Edhe dekorimi që iu dha nuk iu dha nga ftuesit.

U dëshmua dhe u ngritë në piedestal injoranca, u buçitë, iu dha një arsye më tepër të justifikohet se na mundi. Tashmë injoranca rrah gjoksin e ulëret fitimtare por përpara kujt se, sepse as ajo vetë nuk e beson këtë gjë?!  Paradoksalizmi shqiptar është i frikshëm edhe Franc Kafka do jua kishte zili. Turpi u  përtypët si përherë në Shqipërinë tonë të dashur.

Me të drejt fansat dhe dashamirësit e tij u revoltuan dhe po kërkojnë t’i japin Çezarit çka i  takon, citoj:“ Ne, fansat e artistit Laert Vasili, frymëzuar nga dinjiteti me të cilin figura e tij publike u shpalos përpara miliona shqiptarëve pa u dorëzuar ndaj një loje të pabarabartë që karshi tij kaloi limitet etike e morale, dhe të shqetësuar që si finalist ai nuk mori sa i takonte, kemi vendosur t’i shprehim mbështetjen tonë. Ne, duam të kontribuojmë për Laertin, secili sipas mundësive, për t’i thënë që nuk është vetëm dhe se përkrahet nga shumë njerëz që duan artin e shkollën, dhe që vlerësojnë artistin dhe atdhetarin Laert Vasili.Atë që nuk e bëri produksioni, do ta bëjmë Ne, mbështetësit e tij. Kemi arritur të sigurojmë numrin e llogarisë bankare të Nëna Revekës. Banesa e tyre meriton të shpëtohet!

Reveka Thoma Vasili

Nr llogarise 0012031644

Euro

Raiffeisen Bank Sha

IBAN  AL09202113120000000012031644

Swift code — SGSBALTX