ARKIVI:
12 Qershor 2026

Nga viti 1963 deri në vitin 1983, në këtë objekt të thjeshtë – një barakë e përshtatur si kishë– u mbajtën mesha të rregullta, përfshirë edhe në gjuhën shqipe

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Me 22 maj 2025

Pas tërmetit shkatërrues të vitit 1963 në Shkup, kisha e vjetër katolike pësoi dëmtime serioze. Komisioni për vlerësimin e dëmeve konstatoi se objekti përbënte rrezik për shembje, prandaj u mor vendimi që ajo të rrënohej. Si pasojë, komuniteti katolik mbeti pa një vend për lutje. Vlen të ceket se disa familje katolike shqiptare jetonin shumë afër kishës katolike dhe pranë kalasë së qytetit, në një zonë që kishte rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për ta.
Me iniciativën e katolikëve shqiptarë, u vendos të hapej një kishë e vogël në pjesën shqiptare të qytetit, përtej lumit Vardar, në lagjen Bit Pazar. Kjo zonë u bë vatër e re shpirtërore për katolikët, pasi shumë prej tyre transferuan aty edhe bizneset e tyre, veçanërisht artarë, argjendarë dhe mjeshtër të filigranit.
Nga viti 1963 deri në vitin 1983, në këtë objekt të thjeshtë – një barakë e përshtatur – u mbajtën mesha të rregullta, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.
Kjo kishë e përkohshme frekuentohej kryesisht nga katolikët shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga qendra e qytetit, nën pretekstin e rindërtimit të Shkupit pas tërmetit. Kështu, në kushte të vështira, komuniteti katolik shqiptar arriti të ruajë jetën e tij fetare, gjuhën dhe identitetin kulturor.
Kisha ekziston ende sot në të njëjtin vend dhe objekt, mirëpo, fatkeqësisht, në të mungojnë meshat dhe lutjet në gjuhën shqipe, duke reflektuar një mungesë të vazhdueshme të përfaqësimit të këtij komuniteti në jetën fetare të përditshme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu