Kreu Blog Faqe 576

Nationen (1939) / Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare, të cilët ndodhen në Grand Hotel në Oslo

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë dhe dy nga motrat e mbretit. — Burimi : Nationen, e martë, 25 korrik 1939, faqe n°3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2025 

“Nationen” ka botuar, të martën e 25 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth axhendës së Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në Norvegji, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Këtë herë, Mbreti Zog nuk do të shkojë në Bergen.

Por do të vijë përsëri vetëm pas disa muajsh për të parë fjordet.

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë dhe dy nga motrat e mbretit. — Burimi : Nationen, e martë, 25 korrik 1939, faqe n°3

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë dhe dy nga motrat e mbretit. — Burimi : Nationen, e martë, 25 korrik 1939, faqe n°3

Siç u përmend, ish-mbreti Zog i Shqipërisë mbërriti në Oslo të dielën dhe u vendos në Grand Hotel.

Mëngjesin e djeshëm suita qëndroi e qetë në dhomat e tyre, madje binte edhe shi, por pasditen e djeshme anëtarët e familjes mbretërore bënë një udhëtim me makinë nëpër qytet.

Zyra e udhëtimit të Hekurudhave Shtetërore u ngarkua të përgatisë një plan udhëtimi dyditor për ish-mbretin dhe shoqëruesit e tij. U fol për një udhëtim vajtje-ardhje me vagon-sallon për në Bergen me një devijim nga një prej stacioneve në linjën Bergen.

Një vagon-sallon u transferua nga West Line në stacionin East Line për t’u përgatitur për një udhëtim të mundshëm. Një ngjarje e tillë me vagon-sallonin tuaj do të kushtojë rreth disa mijëra korona. Kur folëm me drejtorin e stacionit në Oslo mbrëmë, ai ende nuk kishte asnjë lajm për nisjen apo përfundimin e udhëtimit. 

Sot, udhëtimi në fjorde. 

Vonë mbrëmë u informuam se ish-mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë dhe suita e tyre do të nisen me anije sot, të martën, për të vizituar fjordet. Më pas ata do të shkojnë në Sundvolden.

Udhëtimi për në Bergen këtë herë nuk do të ndodhë, pasi djali i vogël i çiftit mbretëror nuk është plotësisht mirë. Prandaj ata duan të udhëtojnë në Francë sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, ish-mbreti do të donte të shihte fjordet perëndimore dhe ka planifikuar një udhëtim 10-ditor. Më pas ai do të kthehet vetëm pas disa muajsh dhe do të udhëtojë direkt në Bergen.

Qëndrimi i ish-mbretit Zog në Norvegji do të zgjasë deri të shtunën e ardhshme në orën 10:00, kur i gjithë grupi do të hipë në anijen “Bretagne” për në Antwerp dhe më pas udhëtimi do të vazhdojë ndoshta për në Paris.

Kujtim i përjetshëm për ideatorin, pedagogun, themeluesin e LDK-së dhe mendjen e ndritur prof. Fehmi Agani

Nga: Major Nazif Ramabaja

Takimi i Junikut 24 qershor 1998 nga e djathta. Prof, Fehmi Agani, Gani Shehu, Richard Holbrooke dhe Christopher R. Hill

Sot mbushen 26 vite kur u shua jeta e ideatorit të rezistencës së mirëfilltë paqësore profesor Fehmi Aganit, nga forcat e regjimit administrativ serb të paraprirë nga kasapi i Ballkanit Millosheviq.

Fehmi Agani ishte mendje e ndritur dhe krahu i djathtë politik i presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, dhe jo vetëm kaq Agani ishte përfaqësues i autorizuar për çështje ushtarake me bekimin e presidentit Rugova.

Nazif Ramabaja me Ibrahim Rugovën

Në takimin e Junikut më 24 qershor 1998 në mes përfaqësuesve amerikanë ambasadorët Richard Holbrooke dhe Christopher R. Hill në njërën anë dhe përfaqsuesve të UCK-së, profesor Fehmi Agani ishte pjesëmarrës në cilësinë e përfaqsuesit institucional, prezenca e tij dhe elaborimi i rezistencës së armatosur ndikuan në emërtimin e UCK-së citat:

”Jem të sulmuar në vatrat tona, andaj nga dhuna dhe agresioni serb jem të detyruar të mbrohemi dhe organizohemi për të reistuar me forcën e popullit të pambrojtur, ne s’po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme po mbrojmë pragun e Shtëpisë”.

Rezonimi i prof Fehmi Aganit kishte ndikuar që UCK-së ti largohej emërtimi ”Teroriste”.

Pra kontributi i prof.. Fekmi Aganit është figurë shumëdimensionale, si në rrafshin, politik-diplomatik njashtu edhe atw ushtarak, brezat e rijnë duhet të edukohen dhe të jenë paraardhësit e pedagogut të çmuar dhe vështirë të zëvendësueshëm.

Zoti e bekoftë prof. Fehmi Aganin dhe familjen Agani

Suedi 06.05.2025

Major Nazif Ramabaja

Reagim ndaj deklaratës së Ariana Musliu-Shoshit: Ironia e një “kritike” që përfaqëson të kaluarën që e la Kosovën në krizë

0

Nga Rrezart Kalaja

“Kur padituria dhe hipokrizia bërtasin më fort se faktet” – një përgjigje ndaj Ariana Musliu-Shoshit

Deklaratat e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, janë një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar të kaluarën politike të saj dhe të partisë që për vite me radhë ishte e lidhur me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe kompromiset e dëmshme me Serbinë.

Kur ajo flet për një “Kosovë pa perspektivë”, duhet të kujtojmë se kjo “perspektivë” dikur përfshinte:

  • Strukturat ilegale serbe që vepronin brenda territorit të Kosovës,
  • Targat ilegale dhe paralelizmat administrative që cenonin sovranitetin,
  • Qendrat e kontrabandës në veri, të cilat vepronin pa asnjë pengesë,
  • Flamujt serbë që valonin mbi institucione ilegale, ndërkohë që shteti i Kosovës heshtte,
  • Bllokada rrugësh që paralizonin lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në veri.

Nëse kjo është “funksionaliteti institucional” që Musliu-Shoshi dëshiron ta rikthejë, atëherë është e qartë se nuk është Kosova ajo që është në krizë, por mendësia politike që refuzon të kuptojë se pavarësia dhe sovraniteti nuk negociohen.

Nën udhëheqjen e Albin Kurtit, Kosova ka nisur procesin e vështirë të çmontimit të ndikimit paralel të Serbisë brenda vendit, edhe pse me kosto politike dhe diplomatike. Por më mirë një Kosovë që lufton për dinjitetin e saj, sesa një shtet që pajtohet me nënshtrim dhe ndarje të heshtur të sovranitetit.

Zonja Musliu-Shoshi, nëse doni të flisni për krizë, filloni nga vetja dhe nga partia juaj, që për më shumë se një dekadë ishte burim i shumë prej problemeve që sot po përpiqemi t’i zgjidhim.

Kur padituria bërtet dhe hipokrizia bëhet kauzë politike

Nga Rrezart Kalaja

Në një kohë kur Republika e Kosovës po e ndan përfundimisht veten nga hijet e së kaluarës, del në skenë një zë i njohur për zhurmën, por jo për mendimin: Ariana Musliu-Shoshi. Me një deklaratë që tingëllon si një akt histerie politike, deputetja e PDK-së i quan zhvillimet e fundit në Kosovë një “krizë të projektuar nga Albin Kurti”. E vërteta është e thjeshtë: zonja po ankohet se Kosova më nuk është ajo koloni politike që për vite me radhë i shërbeu klasës së saj politike.

Po, zonja Musliu-Shoshi ka të drejtë për një gjë — Kosova nuk është më si dikur. Dhe kjo është e vetmja arsye pse njerëz si ajo janë të shqetësuar. Nuk ka më:

  • Posta serbe që funksionon brenda territorit të Kosovës;
  • Komuna ilegale që kontrollohen nga Beogradi;
  • Kontrabandë të lirë droge e armësh në veri;
  • Radocicë që bredhin të paprekur në tokën tonë;
  • Flamuj serbë që valojnë mbi ndërtesa publike;
  • Bllokada që ndalnin jetën e qytetarëve në emër të “status quo”-së;
  • Paga e funksione të paguara nga Serbia për zyrtarë që mohonin shtetin ku jetonin.

A është kjo një krizë, apo një pastrim i domosdoshëm kombëtar? Në të vërtetë, çfarë i mungon sot Kosovës që e kishte më mirë dje, përveç klanit që kontrollonte kontrabandën, ndante tenderët, dhe sundonte veriun me njerëz të armatosur?

Kur Musliu-Shoshi flet për mungesë institucioneve funksionale, e ka fjalën për një shtet që nuk është më i kapur. E ka fjalën për një sistem drejtësie që nuk i shërben më kastës së saj. E ka fjalën për një qeveri që nuk shantazhohet nga strukturat e Beogradit, dhe kjo për të është “rrënim”. Në të vërtetë, rrënimi i vetëm që ka ndodhur është rrënimi i pazareve politike me sovranitetin.

Ajo, dhe shumë si ajo, janë nostalgjikë për një kohë kur “stabiliteti” nënkuptonte nënshtrim. Ku krimi mbulohej me flamuj, dhe pazaret me Serbinë paraqiteshin si “marrëveshje paqeje”. Në atë Kosovë, deputetë të tillë kishin zë. Në këtë Kosovë të re, që kërkon të jetojë si shtet i pavarur dhe dinjitoz, atyre nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të ulërasin.

E quajnë “shtet të shkatërruar” sepse është shkatërruar ndikimi i Serbisë. E quajnë “pa perspektivë” sepse perspektiva e tyre përfshinte pazare në dëm të vendit. E quajnë “i braktisur” sepse më nuk janë ata që përfaqësojnë Kosovën përpara botës.

Nuk është Albin Kurti që e la Kosovën pa struktura ilegale serbe – është Kosova që më në fund vendosi të jetë shtet, jo për të kënaqur Beogradin, por për të mbrojtur veten.

Zonja Musliu-Shoshi, mund të vazhdoni të flisni, të shpifni, të bërtisni. Keni të drejtë – kjo është demokraci. Por nuk keni më peshë. Sepse qytetari i Kosovës nuk është më ai që shikonte dhe heshtte, por ai që sheh e kupton. Dhe sot, ai qytetar e di shumë mirë: e vetmja krizë që kemi kaluar, është ajo që krijuat ju. Dhe ajo ka marrë fund.

Kur në vendlindje ende besojnë rrenën e krijueme nga historiografia marksiste fatkeqsisht dje dhe sot

0

Nga: Klajd Kapinova, New York

“Një luftë e brendshme e organizuar dhe e armatosur, nëpër forcave politike e luftarake përfshirë edhe masat popullore e shkatërrimtare. Ka edhe një simbolikë këtu (në kopertinë), një fije shkrepëse, është simboli i zjarrit. Kur ta merrni librin, do të shihni se aty është edhe koka e njeriut, sepse në këtë luftë civile u dogjën edhe mijëra njerëz të pafajshëm. Nga një luftë kundër pushtuesve u tjetërsua ose degjeneroi në luftë civile të përgjakshme në vitet 1943-1945 për pushtet e komunizëm. Janë realizuar luftime frontale mes nacionalistëve e komunistëve, masakra kolektive dhe me mijëra vrasje politike të paligjshme, pushkatim i robërve të luftës, pushkatim i njerëzve të pafajshëm, tortura fizike, djegje shtëpish dhe fshatrash, konfiskim i pasurive, mjafton të përmendim masakrën e Devollit -e para që ka ndodhur pas Mukjes.” – Uran Butka, historian.[1]

Atje sot po vijon rutina e dërgimit të luleve fallco në vorrezat fallco ose boshe të “deshmorëve” po vijon për inerci të mashtrimit me përkujtimin e tupshëm pa pushim …

5 Maji 1945 (ose 9 maj 1945 si “fitorja” kundër nazizmit) nuk asht dita e “deshmorëve” (arnaut dhe botnor), por Dita e Rrenave dhe e C’Burrnimit të Luftës boshe të “shqiptarëve” Sanqo Panqo me mullinjt e erës.

Përmbajtja e Luftës së Dytë Botnore (L2B), gjithashtu ishte e manipulueme mjeshtërisht nga arkitektet komunistë, me metoda arkaike alla turke. Atyne po vazhdohet tu vendosen lule fake tek varezat e tyre boshe.

Lufta Civile në Shqipni në vitet 1943-1945 dhe vijoi deri në vitin 1990. Ky moment I zi dhe negativ historik i popullit shqiptar, ishte një konflikt i armatosur, cili u zhvillua fatkeqsisht me ashpërsi njëkohsisht në një kohë ose paralel me të ashtequajturës Luftës “Antifashiste” dhe “AntiNaziste” “Nacionalçlirimtare” të shqiptarëve.

Kjo luftë civile mes shqiptarëve, u nxit dhe zhvillua e ashpër midis Partisë Komuniste Shqiptare përmes të ashtëquajturës Lëvizjes Antifashiste “Nacional-Çlirimtare” nga njëra anë dhe patriotëve të vërtetë si: Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe krerëve nacionalistë pa parti të Veriut të Shqipnisë nga ana tjetër.

Sikurse dihet konflikti i armatosur ishte një përballje klasike midis dy rrymave politike shqiptare, të djathtës patriotike dhe të majtës elstremiste bolshevike gjoja shqiptare.

Dhe kur filloi dhe si mbaroi kjo dramë e turpshme historike?

Përplasja e armatosur ose konflikti i përgjakshëm zë fill pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga ana e terroristëve manjakë bolshvikë të Partisë Komuniste me urdhrin e emisarëve bolshevik jugosllavë të vendosur pranë tyre. Kjo është lufta vllavrasëse më e përgjakshme, që u shoqërua fatkeqsisht me 300 viktima të pafajshme, e cila përfundoi me fitoren absolute të kriminelëve të PKSH-së dhe të ashtëquajturës LANÇ dhe vendosjen përfundimtare të oktapodit të komunizmit të zi në Shqipni, që vazhdoi tësundoi me dorë të herkut deri në vitin 1990.

Të dhënat mbi të vrarët fatkeq dhe urdhëruesit drejtpëdrejtë të viktimave, fillojnë me diktatorin manjak turko-arab Enver Hoxha dhe vijojnë fatkeqsisht me mostrat e tjerë antinjerëzore të sprovuar në krime horror, si: Mehmet Shehu, Shefqet Peçi etj.

Edhe “statusi” i të ashtëquajturve “trima” ose “herojve”, që mbajnë fatkeqsisht ende sot “veteranët” e Luftës së Dytë Botërore 1939-1945 është një Fake News dhe idiotësi po tipike e trushpërlarjes nga ato që ribëjnë apo imitojnë këtë show propagandistik të ish estradave të dikurshme boshe të Dullës së Gjinokastrës.

Dihet se popullsia e vendit tonë në ato vite dhe mbas “luftës” nuk ishte më shumë se 900.000 banorë, duke përfshirë apo numëruar këtu edhe delet dhe lopët e tyre të dobëta fizikisht…

Ajo që është edhe më e keqja është se atyne “trimave’ mbi 110 vjec, sot po vazhdohet në mënyrë absurde tu jepen pensione apo dëmshpërblim, duke harxhuar kot së koti miliona dollararë prej shumë dekadash, për një “luftë” që se kanë bërë kurrë.

Dhe historia e tyre me përralla, dokumentare të zbukuruara me hipërbolizime, filmave apo komedive pervese, librave kilometrike me disa volume plot të mbushur plot me gënjeshtra bajate, romaneve të shpërlara, novelave me “heronj” muskuloz, që nuk ishin në gjendje të ngrinin të brendshmet e veta, tregimeve pa asnjë tematikë reale, por plot 100% trillime bolshevike sovjetike, është ndërtuar dhe transmetuar deri më sot vazhdimisht nga propaganda e madhe dhe e shfrenuar e kohës së Dullës…

Le t’a marrim më shtruar problemin apo shqetësimin dhe t’i shtojmë historisë edhe faktet e pacituara dhe mohuara më parë. Kështu qysh në fillim theksoj, se numëri i “dëshmorëve” i përdrur vazhdimisht nga historiografia komuniste dhe pas saj është një hipërbilizim tipik marksist, sikurse ndodhi rutinë në filmat e ish Kinostudios “Shqipëria  e Re”, që ishin pjesë e vazhdueshme propagandistike boshe 24/7/365.

Absurdi ka arritur kulmin, sepse sot po vazhdohet për inerci të nostalgjisë komuniste te jepen ende benefice financiare dhe këto përfitimet absurde garantohen nga ndryshimi i statusit të “veteranit” pa veteran real. Edhe këtu komunistët në pushtet tesh 12 vjet (socialistët) përfititojnë para “merite” të invalitetetit të përjetshëm kot së koti.

Numëri i “deshmorëve” të L2B (WWII), ka qenë dhe është i ekzagjeruar maksimalisht. Kjo vlen fatkeqsisht edhe për numrin e “veteranëve” ose “spartakëve legjendarë” kalimtarëve komunistë qylxhi, që vazhdojnë të mjelin papushim si lopa bankat apo përfitojnë nga shteti budall dëmshpërblimin kot së koti nga krijimi i statusit i tyre imagjinar. Shifra numerike e ekzagjeruar e 28 mijë dëshmorëve të “rënë” gjoja në të ashtëquajturën L2B, është një gënjeshtër e cmendur komuniste, që vazhdon të luhet apo shitet hapur dhe ditën për diell si një  “realitet” sot e kësaj dite.

Unë mendoj, se mund të ketë ndoshta 8 ose 9 mijë “veteran” përfitues (mashtrues), që gjithsesi dalin tepër dhe se lista e tyre imagjinare është e fryer me paramendem nga sherrbudallët e kohës së kryekomandantit fodull Dullë. Edhe numëri i “varrezave” në qytetet e Shqipnisë është i ekzagjeruar, me numëra “dëshmorë” fantazëm, që nuk eksistojnë. Sot, gjithsesi për hir të verifikimit dhe saktësisë duhet të rinumërohen të gjitha varret në “Varrezat” boshe të “Dëshmorëve të Kombit” atje në vendlindje…

Tallja si komedi qesharake vazhdon cdo vit me 5 maj me lule dhe kurora pa erë, që Presidenti kukull i vendit vendos në emer të popullit, kur ky i fundit nuk di ende se cila është dita e saktë  “clirimit” të vendit të tij dhe jo më sa ”deshmorë” apo “heronj të luftës” ka Shqipnia sot.

Presidenti kloun i vendit si një personazh i rëndomtë komedie shqiptare, nuk bën asgjë tjetër më mirë, vecse si figurë numerike pa pushetet është i pari sot me 5 maj vetëm në varrezat boshe, tek respektohet, kur duhet t’i vendos lulet Dullës bolshevik dhe të tjerëve aty, që dikur vdiqen në shtrat jo mes plumbave në L2B.

Ky don kishot modern nuk pyetet asnjëherë për të thënë të vërtetën mbi historinë, apo gjëra të tjera që përmban statusi i tij si “drejtues” i shtetit, sepse ai si vlerë numerike nuk pyetet as për osh as për balosh, sepse neo-komunisti Shalgjat e të sëmurë mendor kontrollon fatkeqsisht të gjithë pushtetet, në atë vend, skllav me popullsi të lodhur dhe nënshtruar prej frikës së tij…

Sot fatkeqsisht Shqipnia ka shifra të fryra që shkojnë deri në 56, 600 mijë individë, të cilët sot kanë statusin e “veteranit” pa shkrehur asnjë pushkë në “luftë”, kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë. Ata janë “veteranë”, të përcaktuar nga diktatura komuniste, vetëm pse kanë vra me urdhër nga lart (diktatura komuniste dhe socialiste) bashkëkombasit e tyre antikomunistë. Qysh nga viti 1994 dhe deri më sot në vitin 2025, kjo shifër është pak më e vogël). 

Le të flasim me shifra

Dulla asokohe dhe neo-dullat sot thonë se kemi 28 mijë vetë (plus 56.300 sot si “veteranë”) gjoja kanë qenë “dëshmorë” (partizanë komunistë), pra bëjnë gjithsej 84 e 300 mijë vetë në total.

Nese kthehemi prapa në kohën e L2B dhe të shohim me gjakftotësi na del se në histori kemi mësuar se e ashtëquajtura “Ushtria” Nacionalçlirimtare e partizanëve ka pasur 70-75 mijë vetë.

Sikurse shihet këtu na dalin 9 mijë vetë ose “partizanë” më tepër. Po pse kaq shumë tani?! Cila është gënjeshtra këtu: numri i “dëshmorëve” (partizanëve komunistë) apo numri i “veteranëve” (po komunistë, sot socialistë)!?

Sikurse shihet me gjakftohtësi del se këtu nuk ka përputhje shifrash. Më e keqja është se këto persona zambi sot duhet të jenë mbi 110 vjec! A ka të tillë zambi sot në Shqipni me një shifër moshe kaq të madhe, duke ia kaluar edhe filmave të famshme amerikanë me horror apo zambi!? Kjo vë në dyshim “luftën” e fryer me gënjeshtra dhe zbukuruar me përralla propagandistike komuniste, sikurse edhe vetë “clirimin” e shtetit amë asokohe.

Si shpiegohet fakti absurd se ata (trim ate pilafit apo zogut) që dikur kanë qenë në “luftë”, janë ende sot gjallë, kur dihet se mosha mesatare e shqiptareve është 70 vjec!? Kjo tregon se s’ka pasur luftë asokohe, sepse “deshmorët” dhe “heronjtë” e krijuar si të pavdekshëm janë vetë gënjeshtra, për të zhvatur ato pak kacille (para) të taksapaguesve të mjerë shqiptarë!!!. Me kë kanë “luftuar” këta? Ne kemi 1 “deshmor” për 1 kilometër katrorë.

Të gjithë e dijnë sot se në Shqipni ka pas Lufte Civile (1939-1944 dhe 1945-1990) dhe jo luftë kundër pepinove fashistë italianë apo “frikacakëve” nazistë gjermane, sikurse janë fiksuar në “filmat” propagandistic, si: “Shtigje Lufte”, “Kur “zbardhi” një ditë”, “Rrugicat që kërkonin dritë”, “I teti në bronz”, “Ngallnjim mbi vdekjen”, “Tinguj lufte”, “Mëngjeze lufte”, ku gjermanët lahen në lum apo gjol (liqe) dhe fëmijët e “burrëruar” dhe të “zgjuar” u marrin rronat dhe armët dhe ua dërgojnë “partizanëve” frikacak (që presin benefice nga fëmijët e rreckosur dhe pa brek në trup…) në mal me mushk e gomar etj.

Ne kemi më shumë varreza “deshmorësh” se sa SHBA-ja dhe disa shtete europiane të marrë sebashku

Edhe vetë forma dhe paraqitja e dikturës komuniste në Shqipni 1944-1990 ishte një juntë ushtarake e mirëfilltë, sepse brenda qyteteve dhe fshatave të mbushur me skllever Policia Sekrete apo Sigurimi i Shtetit arrestonte dhe vriteste asokohe dhe fuste në burgje në jug dhe veri të Shqipnisë, ndërsa nga ana e tjetër ushtarët e juntës komuniste vrisnin me arme në kufi kedo, qe guxonte dhe tendonte të ikte nga burgu i madh me tela në kufi, pra nga “lumturia” dhe “begatia” komuniste.

Ata fatkeq kur kapeshin në kufi torturoheshin e i vendosnin të gjakosur në kamiona të hapura dhe i shëtisnin rrugëve të qyteteve si presion politik dhe për t’i shtirë frikën dhe tmerrin të tjerëve qe te mos ndermarrin hapin për të ikur nga kthetrat e diktaturës.

Dhe këto veprime të luftës civile bëheshin nga ish partizanët që marirn marrë në dorë frenat e drejtimit të diktaturës 1944-1990. Për këto krime e Genocide kundër njrëzimit ata dhe ato vazhdojnë sot në moshë të thyer që të shpërblehen nën emrin e koduar “veteranë” të L2B.

Po historia e vërtetë tregon se ne kemi vra njeri-tjetrin, për arsye të bindjeve politike, sikurse po bejmë edhe sot, sepse këtë zanat e kemi në gen nga tradita dhe po vijojmë t’a ushtrojmë për dekada…

Ne kemi më shumë varreza “deshmorësh” se sa SHBA-ja dhe disa shtete europiane të marrë sebashku për frymë të popullsisë. As ish Bashkimi Sovjetik (B.R.S.S.) asokohe nuk ka kaq varreza për cdo qytet dhe qytetez me 3 apo 4 shtepia në fshat… sa kemi ne.

Asokohe në Shqipni nga viti 1939-1945 janë vra 124 gjermanë dhe 315 italianë. Pra, sipas kalkulimeve matematikore, del se 1 gjermanë apo 1 italianë, (për të cilët kemi thënë përmes filmave propagandistike se kanë ikur si lepuri), të kenë vrarë 70 trima partizane. Dhe ne këto i quajmë “dëshmorë” dhe gjermanët e italianët frikacakë dhe të papaftë.

Si mund të quhesh fitues i një luftë kur ke më shumë viktima se sa ke vrarë të ashtëquajtur armiq italianë dhe gjermanë!?

Këto janë mashtrime dhe gënjështra të trasha tipike komuniste, të cilët edhe fëmijët shqiptarë apo nipat dhe mbesat e “heronjve” arnaut, të cilët sot rrijnë gjithë ditën duke mbajtur ne duar Iphone, topltop, Ipad etj., nuk i bsojnë më!!!

Teatri evropian i Luftës së Dytë Botërore

Sikurse dihet nga historia L2B, ishte një nga dy teatrot kryesore të luftimeve, që u zhvillua nga shtatori 1939 deri në maj 1945. Fuqitë aleate (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Sovjetik dhe Francën) luftuan fuqitë e Boshtit (përfshirë Gjermaninë naziste, Italinë fashiste dhe Japoninë militariste: Berlin-Romë-Tokio), në të dy anët e kontinentit europian, në frontet perëndimore dhe lindore.

Asokohe kishte gjithashtu konflikte, në rajonet skandinave, mesdhetare dhe ballkanike. Ishte një konflikt intensive, që çoi në të paktën 39 milionë vdekje dhe një ndryshim dramatik në ekuilibrin e fuqisë në kontinent.

Vetëm disa muaj pas përfundimit të Luftës Evropiane 1939-1945, raportet e gazetave përshkruan gjetjet e Anketës Strategjike të Bombardimit të Shteteve të Bashkuara (USSBS), të publikuara publikisht më 30 tetor 1945, e cila u dha vlerësimeve gjermane prej 60,000-100,000 vdekjesh në bombardimet e Hamburgut. Dhe ndonjëherë përdoren ende numra edhe më të lartë.

Gjatë debatit të viteve 1949-1950, brenda qeverisë amerikane nëse duhej të vazhdohej me zhvillimin e bombës me hidrogjen, u bënë argumente të bazuara në moral, kundër zhvillimit të një arme, dobia kryesore e së cilës dukej se ishte vrasja e një numri masiv civilësh, me një shpërthim të vetëm.

Duke kundërshtuar këtë linjë arsyetimi, senatori Brien McMahon,  kryetar i Komitetit të Përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Energjinë Atomike, i shkroi një letër Presidentit Harry S. Truman në të cilën pyeti: “Ku është dallimi i vlefshëm etik midis disa bastisjeve në Hamburg që prodhuan 135,000 viktima!?”, bombardimit me zjarr të Tokios në mars 1945, bombardimit atomik të Hiroshimës dhe armës termonukleare të propozuar.

L2B rezultoi në rreth 55 milionë vdekje në mbarë botën. Ndërsa shumë nga statistikat e mëposhtme janë subjekt i ndryshimeve në materialin burimor të disponueshëm, ato shërbejnë si pikë referimi për vlerësimet.

Në L2B, Shtetet e Bashkuara humbën 292,129 të vdekur dhe 139,709 të zhdukur në betejë. Bashkimi Sovjetik pësoi 8,668,400 të vdekur dhe 4,559,000 të tjerë të zhdukur. Gjermania, humbi 2,049,872 të vdekur dhe 1,902,704 të zhdukur. Kina humbi 1,324,516 të vdekur dhe 115,248 të zhdukur. Japonia humbi 1,506,000 të vdekur dhe 810,000 të zhdukur. Britania e Madhe humbi 397,762 të vdekur dhe 90,188 të zhdukur.

Numri i madh i civilëve të vdekur ishte po aq i tmerrshëm. B.R.S.S. sikurse dihet humbi 14,012,000 civilë, përfshirë midis 1.0 dhe 1.5 milion hebrenj. Kina humbi më shumë se një milion civilë; ndërsa Polonia humbi gati pesë milionë civilë, përfshirë gati tre milionë hebrenj.

[1] Uran Butka: “Lufta Civile në Shqipëri, 1943-1945”, Botimin e Tretë.

Në Shqipëri britma e të varfërve ngjitet deri te Zoti, por nuk arrin në veshët e regjimit të shtetit mafioz

0

Nga Aurel Dasareti

Regjimi antikombëtar i krye-mafiozit është i lidhur me krimin dhe drogën. Kur Zoti krijoi si njeri krye-çyrykun e stërzgjatur, Ai pati një nga ditët e Tij më të këqija. Krye-Çyryku i droguar, me ndihmën e varfërisë, po e zbraz Shqipërinë.

***

Rreziku i madh për t’u bërë një personazh “i famshëm” si terroristi i kombit tim (pavarësisht nga partia, pavarësisht nga feja, nga profesioni,  gjinia…) është se mund ta mbivlerësosh lehtësisht rëndësinë tënde dhe të zhdukesh plotësisht. Pastaj bëhesh një krijesë e shëmtuar dhe e neveritshme. Në skenarin më të keq, përfundoni si një psikopat skizofrenik.

Nuk është e lehtë të luftosh për demokracinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e kombit kur gjysma e popullsisë shqiptare thotë se do të luftojë për të kundërtën. Mund të jesh pasiv, duke ndjerë keqardhje për veten dhe duke pranuar çdo copë lëmoshë që të japin sundimtarët e këqij. Ose mund të bëhesh aktiv, duke luftuar për të vendosur vetë se nga çfarë duhet të përbëhet jeta jote.

Mos harroni kurrë se njerëzit nuk luftojnë për ide, për diçka që jeton në kokat e tyre. Njerëzit luftojnë (…) për përfitime materiale, për të jetuar më mirë në paqe, për të përjetuar përparim në vendin dhe jetën e tyre dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, nipërit, mbesat. Çlirimi kombëtar, lufta kundër kolonializmit, okupimit dhe pushtimit, ndërtimi i paqes dhe progresit – pavarësia – është dhe do të jetë e pakuptimtë për popullin, nëse nuk çon edhe në një përmirësim të vërtetë të standardit të tij të jetesës.

Ndoshta ia vlen për të nxjerrë në pah disa nga pikëpamjet e mia në këtë që po shkruaj, sepse mund të ofrojë një bazë për një debat konstruktiv rreth bazës dhe parakushteve për një luftë revolucionare kundër së keqes – për të mirën e Kombit dhe Vendit…

Natyrisht, kushtet që mbizotërojnë në vende të tjera mund të jenë krejtësisht të ndryshme nga ato që mbizotërojnë në Shqipëri. Por përvojat tona nga Shqipëria na kanë treguar se gjëja më e vështirë në luftën tonë të përditshme është dhe mbetet lufta kundër vetes – pavarësisht vështirësive që mund të na paraqesë armiku (tradhtarët nga brenda dhe nga jashtë) – më e vështira sot dhe kur bëhet fjalë për të ardhmen e popullit tonë. Kjo luftë kundër vetes është një shprehje e kontradiktave të brendshme në realitetin ekonomik, shoqëror dhe kulturor (dhe kështu edhe në realitetin historik) të të gjitha trojeve tona. Jam i bindur se një revolucion (zemërim) kombëtar ose shoqëror që nuk bazohet në depërtimin në këtë realitet mbart rrezikun më të madh të dështimit, madje edhe të disfatës.

Ne të gjithë e dimë se kur shfaqen lëvizjet, zhvillimi i tyre, pavarësisht se si mund të duken nga jashtë, varet nga cilësitë e tyre të brendshme. Dhe ne e dimë se në planin politik, realiteti ynë – pavarësisht se sa i këndshëm ose joshës mund të duket realiteti i të tjerëve – mund të ndryshohet vetëm nëse mësojmë vërtet ta njohim atë nga themelet, nëpërmjet përpjekjeve tona, nëpërmjet sakrificave tona.

Një kuvend (liri e tubimit) kaq i pasur me përvoja dhe shembuj, mund të jetë i dobishëm për të na kujtuar se, sado të mëdha të jenë ngjashmëritë midis luftës së secilit dhe midis identiteteve të armiqve tanë, çlirimi kombëtar dhe revolucioni shoqëror nuk janë në asnjë mënyrë një mall eksporti. Ato janë – dhe po bëhen gjithnjë e më shumë të tilla me çdo ditë që kalon – rezultat i një pune të kujdesshme lokale dhe kombëtare, e cila ndikohet pak a shumë nga faktorë të jashtëm (në një drejtim pozitiv ose negativ), por në përgjithësi formësohet dhe varet nga realiteti historik i secilit popull, dhe çohet drejt fitores duke gjetur zgjidhjet e duhura për kontradiktat e brendshme që lindin në këtë realitet.

O shqiptar! Unë shpesh citoj veten – për t’i dhënë ngjyrë asaj që them. Nëse e vërteta të pengon kur bëhet fjalë për të treguar se kush janë tradhtarët, mafiozët, mediat antikombëtare që heshtin apo fshehin realitetin duke mos i botuar shkrimet e mirëfillta,  je në vendin e gabuar. Unë nuk jam politikisht korrekt, prandaj disa portale edhe pse i thonë vetes kombëtare nuk i botojnë shkrimet e mia. PS: Politikisht korrekt – është një term përçmues për përpjekje të ndryshme për të ndryshuar format e shprehjes ose për të censuruar deklaratat që mund të perceptohen si “ofenduese” ose “diskriminuese” nga ata që e shohin veten në to, nga ata që nuk kanë miell të pastër në qese.

Ki kujdes nga gjysmë të vërtetat e “analistëve” të ligj të medias, sepse mund të kapësh dhe përthithësh gjysmën e çmendur dhe të përfundosh në ferr.

PS: Me atë që di, mund të bësh diçka. Ajo çfarë ti nuk e di, bën  diçka me ty.

Pas shqetësimeve, një shkëndijë shprese shfaqet më 11 maj.

Shqipëri, ti je atdheu i gjyshërve të mi. Unë kam lindur dhe jetoj larg teje, por të dua ashtu siç vesa i do lulet; ashtu siç zogjtë e duan diellin; ashtu siç valët detare e duan freskinë. Unë të dua të përtërirë – ashtu siç e dua gjallërinë. 

Për shqiptarin e vërtetë dashuria për Atdheun është një vulë e pathyeshme që zgjat për gjithë jetën.

Dashuria për Atdheun është e vetmja urë lidhëse midis lirisë dhe robërisë, jetës dhe vdekjes. E brishtë si fija e një rrjete merimange, e fortë si një litar shpëtimi.

05-05-2025

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Kryqtari i fundit, Gjergj Kastrioti

Nga: Frank Shkreli

  • Ditar Diplomatik – Autor:  VIRGJIL KULE — Botim i dytë

(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra — në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” — promovoi librin “Kryqtari i Fundit” të diplomatit Virgjil Kule.  Promovimi është zhvilluar ditën e Shtunë më 3 Maj 2025 ora 11 Am në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodërs”)

Është gjithmonë kënaqësi të takohemi këtu në sallën “Nenë Tereza” dhe të përshëndes Dom Pjetrin – i cili si gjithmonë ashtu edhe sot i mban dyert e Kishës Zoja e Shkodrës hapur për të gjithë ne – pa dallim feje e krahine – në traditën më të mirë të klerikëve të mëdhej të Kombit Shqiptar, në shërbim të të gjithë shqiptarëve, duke shtyr përpara veprimtaritë kombëtare e fetare me moton “Për Fe, Atdhe e Përparim”.  Falë Dom Pjetrit, në këtë kishë e në këtë qendër të Nenë Terezës, ashtu si sot, të gjithë shqiptarët pa dallim, këtu, gjithmonë kemi gjetur identitetin tonë të përbashkët fetar e kombëtar – ashtu siç na do Gjergj Kastrioti -Skenderbe dhe Nenë Tereza.

Falënderoj gjithashtu Federatën Pan-Shqiptare Vatra për bashkpunimin me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në promovimin e librit “Kryqtari i Fundit…”.  Ju falnderoj për ftesën.

Zonja të nderueshme e Zotëri të ndershëm –

Përshëndetjet e mia të gjithë të pranishëmve – urime autorit të librit: “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu – KRYQTARI I FUNDIT”, Z. Virgjil Kule për këtë vepër të rëndësishme historiko-diplomatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Unë nuk jam historian, por kam nderin të jem këtu midis jush, të ndaj me ju disa fjalë — në lidhje me rëndësinë e këtij botimi voluminoz të Z. Kule – më shumë nga këndveshtrimi i një gazetari. Si i tillë, e konsideroj këtë promovim një ngjarje me rëndësi bashkohore, mediatike, jo vetëm këtu në Nju Jork, në Amerikën e largët, në Qëndrën e Nënë Terezës të Kisha Katolike Shqiptare – por edhe një ngjarje interesi historik për botën shqiptare në përgjithësi — përtej kësaj hapësire — m’atë anë të Atlantikut.

Në këtë promovim të veprës së tij, Z. Virgjil Kule — na bashkon këtu në frymën më kastriotiane për të kujtuar Heroin tonë, Kryetrimin e Kombit dhe veprimtarinë e tij epike djplomatiko-ushtarake, të përgjithmonshmin e Kombit shqiptar – Gjergj Kastriotin-Skënderbe.  Këtu para bustit të tij në këtë sallë që, njëherazi, mban edhe emrin e Shën Nënë Terezës, ndërsa disa metra prej këtu qëndron monumenti madhështor i Heroit Kombëtar, në oborrin e Kishës Zoja e Shkodrës.

Por siç ka thënë edhe Aleksandër, Kryepeshkopi orthodoks shqiptar për Argjentinën dhe Amerikën Latine, i cili për fat të keq ndërrroi jetë, papritmas, kohët e fundit, “Skënderbeu nuk është vetëm në bronz. Skënderbeu është pjesë e identitetit tonë dhe qenie Shqiptare, është pjesë e gjeneve tona”.

Po e përmend ketë se sikur këto dy figura të Kombit, për ne dhe për të huajt, janë të pandashme në historinë e shqiptarëve, megjithse kanë jetuar e vepruar pesë shekuj nga njëri tjetri. Janë, njëkohësisht, edhe shembuj të shkëlqyer si përfaqësues të diasporës.  M’u kujtua një deklaratë e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright kur ishte pyetur se çka dinte ajo për shqiptarët: Albright është përgjigjur se ajo e njihte Shqipërinë dhe shqiptarët nepërmjet Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe Nenë Terezës. Prandaj, nuk besoj të ketë një vend më të përshtatshëm se — para bustit të Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, në Qëndrën Nenë Tereza – për të zhvilluar promovimin e librit: “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu – Kryqtari i fundit”, të autorit Virgjil Kule.  Në Kishën e parë Katolike Shqiptare në Amerikë, këtu ku 55-vjetë më parë, si shumë të tjerë, prej këtu edhe unë kam pas fatin të hedh hapat e parë drejtë një jete e karriere të lumtur në këtë vend të bekuar.

Natyrisht, se simbolikat e kanë rëndësinë e vet, por më të rëndësishme janë faktet historike – kur dokumentet flasin të vërtetën, shekuj më vonë, për Kryeheroin Kombëtar të shqiptarëve:  “Për ta berë interpretimin mbi faktet në rrjedhshmërinë e tyre origjinale e ndërtova rrëfimin me kapituj vitesh dhe, brenda çdo viti, me referime ndaj dokumenteve sipas kalendarit të ditëve, javëve ose muajve kur ato janë prodhuar”, shkruan Z. Kule në librin e tij, duke shtuar se “u përftuar kështu për herë të parë një ditar analitik i veprimtarisë politike, diplomatike dhe ushtarake të Gjergj Kastriotit. Rrëfimi mbi bazën e ditarit” shton ai, “më siguroi pastaj narracionin e një historie koherente jo vetëm të veprimit, por kryesisht, të asaj që deri tani ka munguar – të mendimit të Skënderbeut”, pra, që autorit Virgjil Kule, e ka paraqitur me objektivitet të dokumentuar historik, shqiptarin e Madh Gjergj Kastriotin-Skenderbe.

Kjo vepër jo vetëm që e dokumenton me fakte rolin e Gjergj Kastriotit Skenderbe, “në përballjen evropiane të ofensivës osmane”, por, “ky studim e zgjëron hapësirën përtej kufijve të zotërimeve të tij”, duke arritur në përfundimin se Gjergj Kastrioti – Skenderbe, “Nga i pari në mes të barabartëve në Lidhjen lokale të Lezhës” — një akt kulmor i urtisë dhe strategjisë vizionare të tij — dokumentet e interpretuara në këtë vepër, sipas radhës kronologjike — e “vetparaqitën Skenderbeun, natyrshëm, pa ndërhyrje të sforcuar të autorit, si të barabartë, mes më të parëve edhe në plejadën e liderëve kryqtarë më në zë të kohës”. Jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.  Autori e siguron lexuesin gjithashtu se vepra e tij mbi “projektin madhështor” të Skenderbeut, është një libër i arsyetimeve të tija, ndonëse duke mbetur “rob” i dokumentit, një rrëfim me pasion dhe objektivitet për shqiptarin e mençur Skënderbe”.

Historiografia shqiptare moderne kishte nevojë për një libër të tillë të mirë-dokumentuar – duke marrë parasyshë burimet e reja të vleshme, por të pazbuluara deri tani, e që kërkuesit shkencorë e historianët si Virgjil Kule kanë në dispozicion, për një vepër si kjo, kushtuar Gjergj Kastriotit – Skenderbe. Për një vepër të shkruar nga një autor shqiptar, me objektivitet, qoftë edhe “rob” i dokumenteve të fakteve historike, siç shprehet autori — aq edhe më mirë, si një çeshtje me referencë faktologjinë historike.

Sepse historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, sidomos në periudhën e    lavdishme të Gjergj Kastriotit-Skenderbe por edhe e periudhës së errët të pushtimit turko-osman 500-e sa vjeçar, ajo që është shkruar nga të huajt, mbetet deri në ditët e sotëme mjaft e kapërthyer dhe e koklavitur, në një pjesë të madhe të saj.

S’do mend, pra, që paraqitja e fakteve dhe e dokumentacionit historik nga autorë shqiptarë si Z. Kule, hedhin dritë mbi të vërtetat e luftërave shekullore të shqiptarëve, në përgjithësi, për liri ndër shekuj. Por, në këtë rast, ky libër, hedh dritë, veçanërisht, mbi veprimtarinë dhe përpjekjet e figurës më të madhe kombëtare, Gjergj Kastrioti-Skenderbe, sidomos nga pikëpamja e veprimtarisë politike e diplomatike të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, një kontribut që nuk ishte trajtuar më parë, siç trajtohet nga pikëpamja e një autori shqiptar, siç është Virgjil Kule.

Për këtë, unë si lexues i thjesht, i interesuar në histori, por më shumë edhe si admirues i Heroit të Përgjithmonshëm të Kombit shqiptar, e uroj dhe e falënderoj Z. Virgjil për këtë vepër — si një kontribut të rëndësishëm historik. Me këtë libër ju e kini paraqitur, bazuar në dokumentacion dhe fakte historike, figurën madhështore të Gjergj Kastriotit-Skenderbe, në “frymën më njerëzore, gjeniale, befasuese, tronditëse, kërshëruese, frymëzuese…por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë”, në thonjëza.

At Zef Valentini, albanologu i njohur me origjinë italiane dhe autor i veprës së madhe Acta Albaniae Veneta ka shkruar në vitin 1968 se deri atëherë, mund të ishin shkruar rreth 600-libra dhe vepra të tjera, muzikore e drama, mbi Gjergj Kastriotin – Skenderbe. Sot, natyrisht, ky numër duhet të jetë shumë më i madh, ndërkohë që fqinjtë e shqiptarëve në Ballkan – dhe të huajt, në përgjithsi, shpesh kanë vazhduar të shkruajnë një histori aspak të vërtetë, qoftë për Gjergj Kastriotin – Skenderbe, qoftë për historinë e vërtetë të shqiptarëve.  Pa fakte dhe dokumentacion historik të dorës së parë, historianë e studiues të huaj, janë pëpjekur shpesh të mohojnë – për interesat e veta gjeopolitike — jo vetëm veprimtarinë diplomatiko-politiko-historike të Heroit tonë Kombëtar, por deri në ditët e sotëme, jo vetëm që vazhdojnë të mohojnë origjinën arbëroro-shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skenderbe, por edhe vet ekzistencën e Kombit shqiptar si njërit prej kombeve më të vjetra në botë.  Atje ku, “në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za, në histori të fiseve dhe të kombeve… por që sot ashtë bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i qjykuem në Europë…I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rranjëve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta”. (At Gjergj Fishta në fjalimin mbi të drejtat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës, 1919).

Këtu, pra qëndron, ndër të tjera, rëndësia e kësaj monografie kronologjike e autorit Virgjil Kule,“Gjergj Kastrioti-Skendërbeu – Kryqtari i fundit”. Si një vepër me vlerë, e një studiuesi shqiptar, përpiluar, në bazë të një metode shkencore faktesh historike dhe dokmentacioni parësor– një vepër që ndikon pozitivisht në historinë e shqiptarëve, por edhe në rritjen dhe afirmimin e ndërgjegjes kombëtare – aq shumë e nevojshme në këtë periudhë tranzitore të brishtë politike dhe historike, nepër të cilën po kalon sot Kombi shqiptar.

Është interesant fakti se si historia, përsëritet.  Virgjil Kule, me librin “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu – Kryqtari i fundit”, na sjell mbrapa në periudhën e Gjergj Kastriotit-Skenderbe, tek marrëdhëniet e tija me Selinë Shejte – si qendra më e rëndësishme e botës perëndimore, atëherë dhe sot. Ai shkruan për përpjekjet e Gjergj Kastriotit për bashkimin e krerëve të principatave shqiptare në luftën kundër osmanlijve – por thekson gjithashtu diçka, për të cilënm ndoshta, shumë prej nesh nuk ishim të vetdijshëm. Për diplomacinë e Skenderbeut për të “ndërkombtarizuar” luftën kundër turqve dhe për të kërkuar ndihmë nga Perëndimi për mbrojtjen e Krujës dhe të trojeve arbërore.  Gjergj Kastrioti-Skenderbe, pra, edhe si babai i ndërkombtarizimit të çeshtjes shqiptare në kohën e tij.

Më shumë se 5-shekuj më vonë — në vizitën e parë që Presidenti historik i Kosovës, Dr Ibrahim Rugova ka bërë në Washington në tetor, 1989 – më kujtohen fjalët e tija se gjëja më e rëndësishme në atë kohë — përballë shtypjeve dhe krimeve serbe në Kosovë — ishte siç e cilësonte ai: “Ndërkombtarizimi i çeshtjes së Kosovës”, që më vonë u bë edhe misioni i tij parësor që më në fund çoi në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.  Historianët mund të gjykojnë ndryshe, por përpjekjet e Rugovës për “ndërkombtarizmin e çeshtjes së Kosovës” në shekullin XX – që përfunduan në çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës — mund të duken si një kopje e suksesshme e veprimtarisë diplomatike të Gjergj Kastriotit për ndërkombtarizimin e mbrojtjes së Krujës dhe krahinave të tjera arbërore nga otomanët.  Nuk ka dyshim se Ibrahim Rugova e dinte historinë dhe jam i bindur që ai të ketë mësuar nga “gjenialiteti i Gjergj Kastriotit-Skenderbe, si diplomat e politikan”, siç e cilëson atë autori Virgjil Kule, duke vlerësuar aftësitë diplomatike dhe lidhjet e Skenderbeut me Vatikanin dhe me botën e atëhershme “perëndimore”.  A nuk është ky një paralelizëm historik midis dy periudhave dhe dy udhëheqësve të mëdhej të Kombit”?!

“Si formula e partneritetit për bashkeveprimin me zotërit e principatave shqiptare ashtu edhe ndërkombëtarizimi i problemit të mbrojtjes së Krujës janë dy risi politike për të cilat Gjergj Kastrioti ka autorësi të padiskutueshme. Nga ana tjetër, shpjegimi i hollësishem i këtyre risive është pasuri ekskluzive e studimit tim. Ato flasin për gjenialitetin e Kastriotit si politikan e diplomat, tipare këto shumë pak të theksuara në shkrimet e deritashme”, është shprehur autori i librit, “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu – Kryqtari i fundit!

Gjergj Kastrioti Skenderbe, themelues i shtetit arbëror, bashkues i princave të Arbërit, ndërkombtarizues i çeshtjes shqiptare si bashkpunues me aleatët perëndimorë të kohës së tij dhe mbrojtës i vlerave iliro-arbërore, shpëtimtari i Evropës e pse jo edhe i qytetërimit evropian dhe krishtërimit, si Kryqtari i fundit!

“Çfarë shembulli për mbretër! Çfarë detyre për pasardhësin dhe histori-shkruesin e tij.” (Den Store Castriotto af Albanian kallad Skanderbeg, Stockholm), 1788.

Shtyllat e kalbura të çardakut nuk do t’i mbajnë mohuesit modernë – të mbrendshëm dhe të jashtëm — të figurës dhe veprës së madhe të Gjergj Kastriotit-Skenderbe!  Të nderuar të pranishëm, ju falënderoj nga zemra për durimin ndërsa autorit suksese të mëtejshme!

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

0

Florim Zeqa

Tashmë çdo gjë është qartësuar sa u përket pengesave sa i përket formimit të institucioneve dhe çdo gjë është bërë e pakuptimtë me përseritjen e refrenit të njejtë të dështimit të seancave të Kuvendit të Kosovës!

Refuzim i sinkronizuar

Dështimi për të 12-ën herë i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, është duke shkaktuar neveri tek qytetarët e Kosovës!

Të neveritshme janë bërë partitë opozitare duke insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, duke e konsideruar se është në kundërshtim me rregulloren e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Pas ndryshimit të mënyrës së votimit, tre partitë opozitare shqiptare po refuzojnë që t’i propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.

Njëjtë, ka vepruar edhe Lista Serbe, e cila e ka kundërshtuar çdo formë të votimit të kandidatës së partisë fituese të zgjedhjeve.

Pozita në të drejtën e saj për kandidatin, opozita me bllokadën e njëjtë dhe absurde për ndërrim të kandidatit për kryeparlamentar!

Hipokrizia e partive bllokuese opozitare!

Rrënimi i sistemit zgjedhor dhe demokratik e paraqet rrënimin e vlerave të shoqërisë sonë. Kriza artificiale institucionale ka ardhur si produkt i urrejtjes dhe inateve personale dhe e kalkulimit të arritjes në pushtet si humbës i zgjedhjeve, praktikë kjo e shëmtuar që na ka përcjellur nga pas lufta e deri më sot.

Mungesa e lidershipit të përgjegjshëm dhe mungesa e vakumit ligjor janë bërë shkak i dështimeve të njëpasnjëshme të seancave të Kuvendit të Kosovës!

Edhe përkundër proceseve të shpeshta zgjedhore, për 17 vite pavarësi nuk arritëm të prodhojmë një lidership të ndërgjegjshëm dhe as politikan të përgjegjshëm që i dalin zot vendit në situata të vështira, siq ndodhemi aktualisht pas procesit të fundit zgjedhor.

Periudha e tranzicionit politik është përdorur si mjet për pasurim të paligjshëm nga plaçkitja e pasurisë shoqërore dhe zhvatja sistematike e buxhetit të shtetit.

Kërkesa për qeveri tranzitore, tingëllon keq në veshët e qytetarëve

Qeveritë tranzitore krijohen në gjendje të luftës apo të pandemive globale deri në kapërcimin e situatave emergjente, por jo pas një procesi të rregullt zgjedhor, të pastër dhe demokratik.

Imoraliteti dhe paaftësia për të zgjidhur ngërçin politik, e ka kthyer legjislaturën aktuale në një situatë të paqartë dhe hipotetike, ku asnjë deputet nuk është në gjendje ta thotë të vërtetën si deputet i zgjedhur nga populli, por prononcohen vetëm si përfaqësues të partive politike me direktiva të liderëve partiakë!

Kjo gjendje e varfërisë shpirtërore e deputetëve të zgjedhur e ka sjellur Kuvendin në situatën më të mjerueshme nga paslufta e këndej.

Pasi, është hera e parë në historinë e parlamentarizmit kosovarë, e ngërçit politik për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit.

Deri më tani ishim mësuar me bllokadata në zgjedhjen e kryemistrit apo presidentit, por jo të bllokohemi në fazën fillestare të konstituimit të Kuvendit!

Parimi bazik i demokracisë janë zgjedhjet e lira, kurse rregull e parë pas procesit zgjedhor është respektimi i vullnetit të qytetarëve, përkatësisht i njohjes së rezultatit zgjedhor dhe e të drejtës së partisë fituese për formimin e Qeverisë, e jo duke e bërë të kundërtën në bllokimin e formimit të institucioneve siq po ndodhë nga 15 prilli e deri më sot!

Kur demokracia është shndërruar në një mjet autokratik, politika në instrument përfitimi material dhe zgjedhjet në lojë të pandershme me qytetarët, zgjedhjeve të lira u ka humbur kuptimi. Zgjedhjet pa ndryshime përmbajtësore, përveqse të pakuptimta, janë bërë sinonim i së këqës dhe abuzimit me qytetarët!

Opozita që i trembet lirisë, prandaj bllokon, frikëson dhe sillet me hipokrizi

0

Nga: Luan Dibrani

Kur vota e lirë bëhet kërcënim për të robëruarit e politikës

Në zemrën e një demokracie të brishtë si Kosova, ku çdo hap institucional është jetik për shtetndërtimin, Kuvendi është shndërruar në një arenë të bllokadës së qëllimshme. Propozimi për ta zhbllokuar procesin me një votim të fshehtë për Kryetarin e Kuvendit – një metodë demokratike që garanton lirinë e deputetit – është rrëzuar pa mëshirë nga partitë opozitare: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Ky refuzim nuk është procedural. Ai është ideologjik, frikacak dhe thellësisht i turpshëm. Ata nuk i tremben procedurës, por fuqisë së deputetit të lirë. Kur ti frikësohesh nga vota, ti frikësohesh nga e vërteta. Dhe kur frikësohesh nga e vërteta, nuk je më përfaqësues i qytetarëve – je peng i partisë dhe argat i interesave të huaja.

Nëse je i preferuari i popullit, pse dridhesh nga vota?

Le të jemi të qartë: vota e fshehtë është esenca e demokracisë. Ajo i jep secilit deputet fuqinë për të vendosur me ndërgjegje, pa frikë, pa kërcënim, pa komandë. Por kjo i tmerron “të fortët” tanë. Ata që e quajnë veten liderë, por që në realitet janë hije të egos së tyre të vjetër.

Po të ishit aq të dashur për popullin, siç pretendoni, nuk do të kishit frikë nga vota. Po të ishit të sigurt në bindjet tuaja, nuk do të fshiheshit pas refuzimeve dhe sabotimeve. Këtu nuk kemi të bëjmë me opozitë politike – por me klube të interesave të vjetra, të stërkëmbura në vetëmburrje dhe bllokim.

Opozita që flet shqip, por rreshtohet serbisht

Ajo që e bën situatën edhe më të dhimbshme, është bashkimi i opozitës me Listën Serbe, një parti që as nuk e njeh shtetin, as nuk e respekton. Në vend që të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin institucional, partitë shqiptare të opozitës janë rreshtuar në një heshtje të turpshme përkrah një subjekti që, në çdo rast, ka vepruar kundër Kosovës.

A mund të quhen më opozitë kur janë hijë e Listës Serbe dhe gardianë të bllokadës? Kjo nuk është më thjesht politikë – është abuzim me mandatin dhe tallje me qytetarin.

Frikacakë politikë me maska intelektuale

Në krye të kësaj bllokade qëndrojnë emra që më shumë ngjasojnë me karikatura të një teatri të lodhur politik sesa me udhëheqës:

  • Memli Krasniqi, që më shumë flet si një reper i dalë mode sesa si udhëheqës i një partie që dikur bënte ligjin.
  • Lumir Abdixhiku, që mban kollare, por mendon si burokrat frikacak.
  • E gjithë pjesa tjetër – mbeturina politike që nuk guxojnë as të hapin gojën pa leje nga “qendra”.

Ata janë politikisht të paformuar, të paqartë dhe të paaftë për të artikuluar qoftë edhe një vizion minimal për Kosovën. Nuk kanë më ndikim – kanë vetëm poste. Nuk kanë më mbështetje – kanë vetëm frikë.

Janë si kunguj të vendosur në mes të rrugës së demokracisë – as nuk ecin, as nuk lënë të ecësh. Dhe kur një opozitë ka frikë nga vota e fshehtë, ajo nuk është më opozitë: është një shërbëtore e frikës dhe një përkrahëse e stagnimit.

Populli nuk është budalla. Ky është çasti i përballjes!

Kjo bllokadë nuk ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit apo me standardet politike. Kjo është luftë për kontroll, për pazare, për inate personale. Por kostoja e kësaj loje e paguan qytetari, që pret reforma, ndihma ekonomike, politika sociale, zhvillim.

Në këtë realitet të errët, Vetëvendosjes i lind një detyrë historike:

Shkoni në zgjedhje! Plandosini njëherë e mirë këta frikacakë!

Shkoni në zgjedhje dhe jepni popullit të drejtën ta mbyllë përfundimisht kapitullin e turpit politik që këta përfaqësojnë. Jepuni qytetarëve mundësinë që ta pastrojnë skenën nga kungujt politikë, nga frikacakët, nga sabotuesit, nga të pashkolluarit me kollare.

Sepse kur frikacakët bëhen të zhurmshëm, është koha që populli të bëhet i pamëshirshëm.

Përmbyllje: Kush ka frikë nga vota, ka frikë nga populli

Në këtë betejë, ka vetëm një armë: vota e lirë. Dhe vetëm një e vërtetë:
Ai që ka frikë nga vota, ka frikë nga populli. Dhe ai që ka frikë nga populli, nuk ka vend në politikë.

Në Westçester të Nju Jorkut kujtohet dita e lirisë shqiptare

0

Nga: Frank Shkreli

  • Historia e komunizmit është monstruoze; si e tillë duhet dënuar dhe kujtuar!

Ashtu si në të kaluarën edhe sivjet, të Djelën me 4 Maj 2025, u shënua “Dita Shqiptare e Lirisë”, (Albanian Freedom Day) në Kensico Dam Plaza në qarkun Westçester të Nju Jorkut – në kujtim, nderim dhe homazh për qëndresën antikomuniste të familjes Mrnaçaj dhe të gjitha familjeve të persekutuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri.  Më saktësisht, “Dita Shqiptare e Lirisë”, ka filluar 35-vjetë më parë, caktuar e tillë me vendim zyrtar të autoriteteve vendase, si një ditë kujtimi, me veprimtari patriotike, kulturore dhe përkujtimore.  Një ditë që i kushtohet, veçanërisht, simbolit të demonstratave antikomuniste në Amerikë – birit të familjes Mërnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Nikë Mernacaj. Edhe në këtë 35-vjetor, aktivitetet organizohen ashtu si çdo vit nga administrata e qeverisë vendase, “Uestçester County Executive’s Office”, në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturore – Artistike Kelmendi dhe Familja Mernacaj. Është pra një ditë kushtuar lirisë shqiptare ku, zakonisht, marrin pjesë qindra shqiptaro-amerikanë të Nju Jorkut me rrethe dhe më gjërë.  Një ditë që është kthyer tashmë, në një ditë simbolike për Lirinë Shqiptare dhe ngritjen, në këtë ditë, të Flamurit Kuq e Zi në Nju Jork, ku përveç komunitetit shqiptar në këto anë, marrin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe përfaqësues politikë përtej kësaj zone administrative. Me këtë sfond të shkurtër informacioni për këtë ditë, ju sjellim fjalën e autorit — (Frank Shkreli), i ftuar nga sponsorizuesit e këtij tubimi, të përshëndeste të pranishmit, me këtë rast:

— Në këtë 35-vjetor të kësaj dite përkujtimore, përshëndetjet e mia më të sinqerta familjes së nderuar dhe të vuajtur, Mrnaçaj. Përfaqësues të pranishëm të familjeve shqiptaro-amerikane, të persekutuara nga komunizmi, pjesëmarrës të nderuar!

Zonja të nderueshme e Zotëri të ndershëm –

Sot është një ditë përkujtimi dhe nderimi por, njëkohësisht, është edhe një ditë reflektimi.  Në këtë përvjetor kujtojmë Nikë Mrnaçaj dhe familjen e vuajtur e të persekutuar Mrnaçaj. Por në këtë “Ditë Shqiptare të Lirisë” në Nju Jork, nuk mund të mos kujtojmë edhe mijëra viktima të komunizmit dhe familjet shqiptare të persekutuara, të internuara e të burgosura nga regjimi komunist enverist, sllavo-aziatik, në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Është pra kjo arsyeja që jemi këtu sot për të kujtuar dhe për të mos harruar krimet e komunizmit në Shqipëri dhe në botë – me shpresën që të mos përsëriten më.

Disa ditë më parë në Washington, gati si në përputhje me këtë aktivitet sot këtu, shumë grupe dhe organizata përfshir edhe përfaqësi shqiptare, kanë mbajtur një tubim vjetor në kujtim të viktimave të komunizmit botëror, përfshir viktimat e komunizmit në Shqipëri.

Edhe ne jemi sot këtu për të kujtuar krimet djallëzore-barbare të komunizmit shqiptar dhe botëror në trojet tona shumë të vuajtura, sidomos në Kelmend dhe në mbarë Malësinë e Madhe. Jemi këtu për t’i sjell në kujtesë brezit të ri dhe të gjithë atyre që mund të kenë harruar se socializmi skllavëron dhe komunizmi vret – jo më pak se 100-milion — më shumë se çdo ideologji tjetër në histori.

Një herë në vit mblidhemi këtu për të ndarë përvoja me njëri tjetrin, për të kujtuar vuajtjet e të afërmëve tanë, të persekutuarit dhe të vrarët e pafajshëm nga komunizmi, por jo vetëm. Por duam që ky tubim të shërbej gjithashtu edhe për të reflektuar, për t’u betuar se do të vazhdojmë të flasim, të shkruajmë e të demonstrojmë, nëqoftse është e nevojshme edhe sot, ashtu siç ka demonstruar dikur Nikë Mrnaçaj.  Kundër kësaj të keqe djallëzore dhe krimeve kundër njerëzimit — të komunizmit sllavo-aziatik, jo vetëm në trojet tona, por edhe këtu në Amerikë dhe anë e mbanë botës. Kudo që ajo ideologji përpiqet të përhap frymën e saj anti-njerëzore dhe kriminale.

Është inkurajues fakti i pjesëmarrjes, në këtë tubim, të shumë të rinjve e të rejave, këtij brezi të lindur në Amerikë, që ndoshta nuk dinë aq shumë për krimet që u janë bërë familjeve të tyre në Shqipëri, në Kosovë, në Malësi e gjetkë. Prandaj, pjesëmarrja e juaj në tubime si ky shërben edhe si një rast edukimi për atë histori të errët të Kombit shqiptar.

Ju brezi i sotëm shqiptaro-amerikan duhet të jeni krenarë për qëndresën e nacionalistëve anti-komunistë shqiptaro-amerikanë, siç është familja Mrnaçaj.  Sepse ata ishin në anën e duhur të historisë! Për fat timin, unë kam njohur shumë prej atij brezi të papërsëritshëm. Ç’prej strehimit të tyre në këtë vend të bekuar — si refugjatë të arratisur nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës, në këtë vend të lirisë e demokracisë, në Amerikën tonë të dashur — ata nuk pushuan asnjëherë përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste në Atdheun e tyre, derisa më në fund u shemb Muri i Berlinit.  Përfundimisht, lufta, qëndrimet dhe kauza e tyre kundër komunizmit, triumfoi në Shqipëri dhe në mbarë botën!  Ata nuk pranuan dhe nuk u pajtuan kurrë me komunizmin! Ju, si pasardhës të tyre këtu në Amerikë, në Shqipëri ose kudo tjetër, nuk u takon të heshtni përball të keqes së kaluar dhe të trashëgimisë së regjimit barbar të Enver Hoxhës, sado irritues të jetë qëndrimi ynë anti-komunist për nostalgjikët e komunizmit, të cilët edhe sot vazhdojnë të jenë në detyrat më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar.

Thashë më lartë se ky tubim dhe të tjerë si ky këtu në komunitetin shqiptaro-amerikan duhet të shërbejnë edhe si reflektim për të kuptuar më mirë krimet e komunizmit ashtuqë ato të mos përsëriten më. Por, për fat të keq, një reflektim i tillë nuk ka ndodhur ende, zyrtarisht, as në Shqipëri as në Kosovë.  Madje duket se edhe publiku i gjërë, megjithse kanë kaluar 35 vjet “tranzicion”, është i konfliktuar, sa i përket trashëgimisë komuniste dhe përballimit me të kaluarën komuniste dhe me krimet e regjimit komunist në Shqipëri.

Në lidhje me krimet e komunizmit duket se shumica e shqiptarëve — sidomos në Shqipëri, por edhe në botën shqiptare në përgjithësi — janë në një gjëndje shpirtërore harrese, refuzimi, mohimi ose mospranimi i të së Vërtetës.  Ose për një kollajllëk personal (convenience) i arsyetojnë krimet e komunizmit me thënjen: “Eh, po ashtu ishte ajo kohë”. Abraham Linkolni ka thenë se “Ata që të tjerëve ua mohojnë lirinë, nuk e meritojnë as për veten”.

Nuk është hera e parë, e besoj as e fundit, që e them se, Qeveritë e njëpasnjëshme të dy partive kryesore në Shqipëri, për 35-vjet tashti, nuk kanë marrë guximin moral as nuk kanë vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste, për të dënuar krimet e komunizmit. Madje as nuk kanë caktuar një ditë në vit – siç ka bërë e gjithë Evropa dhe Amerika – për të kujtuar viktimat e pafajshme dhe krimet e barbarizmit komunist në Shqipëri”.

Në mes të Tiranës dhe anë e mban Shqipërisë gjenë monumente, buste e varreza për të huajt, por asnjë shenjë për të kujtuar ish të burgosurit, të përsekutuarit dhe të vrarët nga komunizmi për një gjysëm shekulli. Kryeminsitri aktual i vendit ka deklaruar se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”, ndërsa zëdhënës të opozitës demokratike e kanë quajtur mos përballimin me krimet e komunizmit në  Shqipëri, vetëm, si një “mungesë drejëtsie”.  Asnjëra as tjetra palë, zyrtarisht, nuk kanë bërë asgjë për të dënuar krimet e komunizmit në Shqipëri. Fakti që ende flasim për këtë çeshtje 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, është një turp kombëtar. Nuk është e moralshme të abstenohet përball së keqes! “Gjithçka ka historinë e vet, përfshirë vet historinë”, është shprehur historiani i njohur Xhon Lukacs. Historia e komunizmit është monstruoze; si e tillë duhet mbajtur mend dhe duhet dënuar dhe kujtuar! Është turp kombëtar që 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, ende flasim për mos-dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit!

Në vend që t’i bashkohen botës së qytetëruar për të ndëshkuar krimet e komunizmit dhe të kujtojnë viktimat e gjalla dhe të vrara të atij sistemi terrorist — forcat aktuale nostalgjike të komunizmit në nivelet më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar, me arrogancën dhe indiferencën e tyre, po përpiqen me çdo mjet që kanë në dispozicion, të justifikojnë dhe të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën kriminale të regjimit diktatorial komunist; Enver Hoxhën.

Por, ju nepërmjet këtij tubimi vjetor, vazhdoni të kujtoni me nderim të thellë mijëra viktima të familjeve anti-komuniste brenda dhe jashtë Shqipërisë.  I përherëshëm qoftë kujtimi i të gjithë viktimave të komunizmit në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë botës.

***

Nga ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Ditën Shqiptare të Lirisë në Nju Jork

Disa nga folësit në Ditën Shqiptare të Lirisë (4 Maj, 2025) në qytetin Jonkers të qarkut Uestçester të Nju Jorkut, kushtuar viktimave të komunizmit — një ditë e organizuar çdo vit nga Bashkia vendore në kujtim, nderim dhe homazh për qëndresën antikomuniste të familjes Mrnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe dhe të gjitha familjeve të persekutuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri.   (Dom Pjetër Popaj udhëheqsi shpirtëror i komunitetit katolik shqiptr në Nju Jork, Kryetari i Bashkisë së qytetit Jonkers, Z. Mike Spano dhe autori). 

“Nga Ballkani në Mesdhe – shqiptarët prej mesjetës në agimin e kohës së re”, mendime rreth librit të Ardian Muhajt

0

Nga : Jusuf Buxhovi, Prishtinë

-Ardian Muhaj: “Nga Ballkani në Mesdhe – shqiptarët prej mesjetës në agimin e kohës së re”, botoi Akademia e Studimeve Albanologjike – Instituti i Historisë, Tiranë, 2019.

Libri i Ardian Muhajt “Nga Ballkani në Mesdhe” paraqet një kontribut të rëndësishëm ndriçimit të dimensionit jo gjithaq të qartë të mesjetës sonë me Mesdheun, veçmas kur kihet parasysh fokusimi i tyre apriori te Venediku, duke u anashkaluar kështu faktorët tjerë, që po ashtu kanë qenë të rëndësishëm në këtë zhvillim politik dhe kulturor. Studimi i Muhajt u jep peshë tri çështjeve në shqyrtim për të hedhur dritë në këto raporte.
Çështja e parë ka të bëjë me Ballkanin si teatër rivaliteti, ku paraqiten zhvillimet ekonomike në trojet shqiptare gjatë shekujve XVI-XVIII si dhe rivalitetet mes osmanëve dhe venedikasve në Adriatik, e ku involvohen edhe interesa të tjera të kësaj natyre, që megjithatë nga aspekti politik dhe ekonomik nuk e kanë peshën e tyre. Te kjo problematikë të shumtën përmes skicave prospografike, hedhet dritë mbi aspektet jo gjithaq të njohura të administratës së Shqipërisë venedikase, e ku del në pah edhe ajo që autori e quan “hije e Spanjës mbi Shqipërinë”.
Çështja e dytë lidhet me përpjekjet e nxjerrës në pah historinë e parrëfyer detare të një populli mesdhetar siç ishin shqiptarët, shumë herë të parë si pjesë e periferisë së saj, jashtë ndikimeve politike, shoqërore dhe kulturore, me arsyetimin se shtrirja e tyre përkufizohej në pjesë kontinentale të gadishullit. Ky këndvështrim përqendrohet si te hapësira detare shqiptare ngritja dhe rënia e tij (portet e Vlorës si kryeqendër e detarisë shqiptare në shekujt XV-XVI dhe te Ulqini nga rënia e tij) dhe te detarët shqiptarë në Mesdheun Perëndimor në shekujt XVI-XVII, e ku përfshihen edhe skllevër, pronarë dhe ndërmjetës tregtarë , veçmas në shekullin XVIII. Te ky kapitull, vend të rëndësishëm zë ai që autori e quan “lob shqiptar në oborrin perandorak osman”, me çka hedhet dritë në një kapitull ndër më komplekset të shqiptarëve në hierarkinë më të lartë politike, ushtarake, diplomatike të perandorisë osmane deri te përmasat e akomodimit shoqëror dhe kulturor në to, së cilës i shkon shpjegimi metaforik i Malkomit në librin “Armiqtë e dobishëm”, qëndrim ky që për historiografinë ideologjike shqiptare dhe qasjen e përgjithshme bardh-zi, ende gjithnjë shfaqet heretik! Madje, me anatemën, se dobitë nga sistemi i spahinjve, ngritja në postet më të larta deri te pashallarët dhe sadriazemët përmes rendit të jeniçerëve, shihen “në dobi të pushtuesit” dhe “në dëm të atdheut”! Te kjo çështje, përkufizimi “lob shqiptar” në hierarkinë e lartë perandorake osman, gjithsesi paraqet një referim socio-politik më shumë në kuptimin krahinor dhe vendor se sa te një vetëdije kombëtare, kur dihet se në rrethanat perandorake, ka ekzistuar përkufizimi fetar (mileti osman), ku janë përfshirë edhe shqiptarët e besimit mysliman sado fluid të ketë qenë dhe ai romej (për të krishterët). Pra, referenca “e lobit shqiptar”, mund të ketë sado pak kuptim, vetëm po qe se lidhet me raporte etnike, ku ajo shqiptare përkufizohet në katër vilajetet (Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe të Janinës) të themeluara në gjysmën e shekullit XIX në kuadër të reformave administrative. Madje edhe, vetëdija etnike në kuadër të Perandorisë Osmane, shfaqet te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e lidhur fillimisht me “mbrojtjen e territoreve nga copëtime”, që pas pak, me kërkesën për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një, kthehet në vetëdije politike, qe do ta përcjellë gjithë zhvillimin deri te shpallja e pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912.
Çështja e tretë, në kapitullin e fundit, vëmendjen e bart përtej Mesdheut, tek zbulimet e mëdha gjeografike. Këtu, thuajse për herë të parë jepen hollësi rreth rolit të pashallarëve ose sadriazemëve shqiptarë për zgjerimin e hapësirave të perandorisë osmane drejt Detit të Kuq dhe Oqeanit Indian , të rolit të luftëtarëve shqiptarë në Europën Veriore si dhe të pjesëmarrjes së detarëve shqiptarë në zbulimet e mëdha gjeografike.
Në tre këta kapituj autori përdor kryekreje metodën induktive, që dallon nga ajo deduktive e studimeve tradicionale shqiptare, ku mesjeta shqiptare shihet e lidhur mbi vertikalen e autoktonisë në trungun e brendisë së hapësirës së Ilirikut, e ku horizontalja mesdhetare, të shumtën është parë në raport me praninë e kolonive greke në brigjet e Adriatiku si dhe të pushtimeve të pjesëve të caktuara të bregdetit (Vlorës, Durrësit e Shkodrës me rrethinë) nga Venediku deri tek pushtimet osmane.
Nga prirja që të tejkalojë kufizimet e metodës deduktive, (e keqpërdorur me të madhe nga diktati ideologjik), Muhaj mbështetet tek hulumtimi induktiv, pra tek përqendrimi kah te veçantat, në mënyrë që ato t’i shërbejnë kompletimit të tablosë historike në rrethanat e pushtimeve të njohura (Bizantit dhe të atyre osmane, e ku inkorporohen edhe ato venedikase, gjenoviane dhe spanjolle). Bie në sy se Muhaj duke u marrë me pjesët e një mozaiku të shkapërderdhur nga një trung historik, “devijon” nga koncepti i njohur i shkollës sllaviste të Vjenës nga shekulli XIX dhe ai XX, që historinë e shqiptarëve nuk e sheh në përputhje me trungun e saj nga antikiteti në mesjetë e deri te koha jonë, në kuadër të mbretërive të njohura: Dardanisë, Maqedonisë, Epirit dhe atyre ilire, që do të marrin fund nga pushtimet romake nga shekulli dytë para erës sonë e deri te shekulli parë pas erës sonë (siç ishte me fundin e mbretërisë së Dardanisë), por e sheh të shkapërderdhur tek popujt e terë: grekët, rumunët, sllavët dhe osmanët. Koncepti i shkollës sllaviste të Vjenës, që në njëfarë mënyre vazhdon edhe sot e gjithëditën me disa qëndrime “renovuese” te O. Shmid rreth vazhdimësisë “së mjegulluar” ilire dhe asaj gjuhësore, sipas tij, të pargumentuar midis ilirishtes dhe shqipes, te Muhaj eskivohen me participimin “identitar shqiptar” edhe në rrethanat e sundimit osman, pushtimeve venedikase dhe të faktorëve të tjerë mesdhetar në përputhje me rolin e tyre të rëndësishëm në proceset shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore të kohës. Mbi këtë metodologji, skicat prospografike të administratës së Shqipërisë Venedikase, nxjerrin në pah rolin dhe rëndësinë e madhe të fisnikëve, detarëve, tregtarëve e mbi të gjitha edhe luftëtarëve shqiptarë (stratiotëve, si formacione të njohura në shekujt XV-XVII) në flotat detare të Venedikut, Gjenovës, Firencës, ato Katalne), ku ata ndeshën në krye të regatave po edhe qeveritarë të porteve të njohura në Mesdhe dhe bregdetin afrikan. Shumë prej tyre shfaqen edhe si tregtarë skllavesh në hapësirën e Mesdheut dhe atë të Perandorisë Osmane. Ky dimension ka qenë pak ase aspak i njohur në historiografinë tonë, por me studimin e Muhajt shfaqet në një dimension të ri, që gjithsesi ndryshon stereotipet e deritanishme të paraqitjes së saj.
Ajo që këtë studimi përfshirës, të një rëndësie të veçantë, mund t’i shfaqet “si dëm kolateral” ka të bëjë me diktatin historiografisë serbe të shekullit të kaluar rreth të ashtuquajturit shtet mesjetar serbe në Kosovë, të ndërlidhur me dinastinë Nemanjane të Rashës dhe me të ashtuquajturën autoqefali të kishës mesjetare serbe nga shekulli XIII, kur dihet se, bazuar në dokumentet meritore bizantine dhe shënimet e shumë kronistëve të kohës, Rasha paraqitet si formacion autonom si “rex Rasia”, “Rasien” e të ngjashme jashtë çfarëdo atributi të shtetësisë serbe, siç i imputohen nga studimi i S. Novakoviqit “Zakonik Stefana Dusana, cara srpskog”, Beograd 1870 (Konuni Stefan Dushanit, i perandorit serb)”, gjoja nga shekulli XIV, i shpallur si sajesë e shekullit XIX, ndërkohë që edhe origjina e Nemanjajve, siç shihet nga Historia e perandorit bizantin Kantakutzeni po edhe tek të autorë të tjerë të kohës, të shumtën lidhet me tribalët (sipas Herodotit fis ilir). Ndonëse, shumë nga dokumentet e kësaj natyre, duke përfshirë edhe “zhitijat” e Hilandarit, të fabrikuara nga Kisha Ortodokse Serbe, Akademia Mbretërore Serbe e Shkencave dhe e Arteve me legjitimitet të dyshimtë nga shkolla e sllavistëve të Vjenës e kryesuar nga Shafariku e të tjerë, në saje të rishqyrtimeve të vonshme objektive të këtyre çështjeve, në shumë institucione akademike dhe universitare amerikane, kanë filluar ta humbin kredibilitetin shkencor, megjithatë ato vazhdojnë të përdoren si referenca nga pjesa më e madhe e historianëve nga radhët e institucioneve akademike shqiptare. Natyrisht, se këtij kurthi nuk ka mundur t’i shpëtojë as autori Muaj, kur mbështetet në to.