Kreu Blog Faqe 579

A duhet Lumiri të përgjigjet në mënyrë (i)racionale ndaj letrës publike të Kurtit!?

0

Prof. Fadil Maloku, socioolog nga Prishtina

Ja një përgjigje hipotetike e (Kryetarit Lumir Abdixhikut) LDK-së ndaj ftesës publike (Kryetarit Albin Kurtit) të VV-sjes , për mendimin tim, në rast sa ka interesime për ruajtjen e substancës dhe interesit të shtetit të Kosovës, po edhe rrezikut që është duke e kërcënuar si sigurinë dhe stabilitetin e vendit e të rajonit, do duhej me qetësi e elokuencë të ndërthurej në tri rrafshe interesash; atë të interesit shtetëror, atë diplomatik (të /mirë/ besimit) dhe atë politik.

1. Rrafshi i interesit shtetëror: Duke qenë të vetëdijshëm se Kosova në këto momente historike po kalon përmes një kalvari situatash të pa qarta dhe të pasigurta, si në sfondin e brendshëm ashtu edhe atë rajonal dhe me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit institucional, LDK-ja në përgjigjen e saj do duhej të reflektonte vullnet të pa kushtëzuar për një zgjidhje kompromisi për ta shmangur bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të Kuvendit dhe për të garantuar një bashkëqeverisje funksionale. Jam i bindur që me një qasje të këtillë bashkëpunuese, ku imperativ nuk janë më kapricet, e as smira e inati kanunor, LDK-ja:

1. do i zbuste, stigmatizimet dhe paragjykimet e mëhershme, që pa asnjë dyshim e quan në rënien e saj drastike;

2. Do dërgonte mesazhin e qartë në publik, se edhe më tej mbetet një subjekt puro institucionalist (që aq shumë është “promovuar” në gjitha zgjedhjet) dhe një “gardian” i vërtetë i kushtetutshmërisë dhe sundimit të ligjit;

3) do e ruante substancën elektorale, të cilën e riktheu me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. 2. Rrafshi (diplomatik) i ndërtimit të (mirë) besimit: Ldk-ja, në këtë rrafsh, do fitonte shumë në sferën e etikës institucionale dhe në moralin e ri politik, që u vërejt edhe në fushatën elektorale. Përpjekja e saj për një moral e etikë të re substanciale, me letrën që do ia kthej Albin Kurtit, ka shanse reale ta “promovoj” idenë dhe konceptin e ri të dialogimit dhe marrëveshjeve te mundshme politike, gjë që gjatë gjithë këtyre tre muajve ishte ai “fajtori” kryesor i bllokadës dhe ngërçit të panevojshëm, shmangien e përplasjes së drejtpërdrejtë. Gatishmëria e saj për të kuptuar rëndësinë dhe peshën e dialogut, por, njëkohësisht duke i vendosur edhe limitet apo kufij qasjes së njëanshme, do e bënte me te shëndetshme edhe ne sytë e publikut qe ka vetëdije shtet formuese. LDK-ja, pra po ashtu përmes përgjigjes eventuale (sepse, ende nuk e dimë nëse do ketë përgjigje!?) do të mund ta zhvendoste komunikim ndërpartiak nga forma publike në një platformë të qartë negociuese…

3. Rrafshi politik: pavarësi dhe kushtëzim: Ldk-ja, në rrafshin politik, me një përgjigje racionale dhe argumentuese, por edhe e gatshme për të negociuar tejkalimin e bllokadës absurde, do e ruante e padyshim edhe do mbronte “peshën specifike” të fituar me mund e elokuencë institucionale, si për pavarësinë e vetë politike, ashtu edhe interesin shtetërorë të Kosovës, ku ajo ishte hisedare e pa kontestueshme e procesit të sendërtimit te Kosoves.

Nuk mendoj që Ldk-ja e sotme me këtë lidership të ri do duhej në ftesën e Kurtit të përgjigjej me “odisejadat” e përbuzjeve, denigrimeve dhe stigmatizimeve që ndodhën në të kaluarën, po që u ri përsëritën (pa)qëllimshëm edhe në fushatën e fundit.

Thënë më troç; LDK-ja, si partia me një histori të bujshme dhe gurëvënëse e themeleve të shteti të sotëm të Kosovës, do duhet të dëshmoj lidership të gatshëm që ta vazhdoj pjesëmarrjen e saj aktive në finalizimin e procesit të sendërtimit, në këto orë të liga jo vetëm për Kosovën, po edhe gjithë kombin shqiptar;

P.S. Ldk-ja, për gjykimin dhe bindjen time sociologjike do duhej të ofroj; Një përgjigje të mençur dhe tejet racionale, por, që njëkohësisht shprehë edhe një gatishmëri për të bashkëpunuar për interesin e shtetit dhe të kombit.

E gjithë kjo përgjigje, nuk mendoj se do duhej të ishte pompoze, e as e natyrës së një spektaklit mediatik, por e një dialogut urtak të heshtur institucional e dobiprurës për te gjithë…

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë forcon urat kulturore me Arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë

Ing.Dip. Shqipe Bytyqi , Hora e Arbëreshëve, maj 2025

Pranvera Arbëreshe 2025”, LKSHM zgjeron bashkëpunimin me ngulimet arbëreshe në Itali  Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) ka thelluar bashkëpunimin kulturor me ngulimet arbëreshe në Itali, duke përfshirë për herë të parë edhe komunitetet në Sicili.

Këto veprimtari u zhvilluan në kuadër të manifestimit letrar “Pranvera Arbëreshe 2025”, me epiqendër Horën e Arbëreshëve, dhe u shtrinë në disa qendra të rëndësishme historike. Hora e Arbëreshëvet, është një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës arbëreshe, e themeluar në fund të shekullit XV nga arbëreshët që ikën nga Shqipëria pas rënies së Skënderbeut dhe pushtimit osman.

Hora ka ruajtur me fanatizëm gjuhën, zakonet, fenë dhe identitetin kombëtar arbëresh për më shumë se 500 vjet.

Kjo pranverë nuk solli veç lule, por edhe fjalë, këngë, kujtesë e mall. Dr. Ornela Radovicka, studiuese dhe drejtore e Qendrës Albanologjike në Kalabri, ishte zemra rrahëse e këtyre ditëve, bashkë me gazetarin Rexhep Rifati, që prej vitesh punojnë për të mos humbur fijet e gjuhës dhe identitetit arbëresh.

Përgjatë pesë ditëve (27 prill – 2 maj), krijues dhe artdashës nga diaspora morën pjesë në aktivitete kulturore, letrare e përkujtimore, në bashkëpunim me autoritetet lokale arbëreshe dhe nën mikpritjen e ngrohtë të kryetarit të bashkisë së Horës, z. Rosario Petta.

Manifestimi nisi më 28 prill me një mbrëmje letraro-muzikore të organizuar nga dy figura të reja të kulturës arbëreshe: shkrimtari Mario Calivà dhe muzikanti Pierpaolo Petta. Në këtë mbrëmje mbizotëroi një atmosferë vëllazërore, që emocionoi mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës, duke u përcjellë edhe me lot malli e gëzimi. Më 29 prill, programi vazhdoi me homazhe pranë shtatores së Skënderbeut, vizita në biblioteka, muze, katedrale, si dhe këmbime librash mes autorëve të mërgatës dhe atyre arbëreshë. Në sallën e bashkisë së Horës u mbajt një orë letrare me pjesëmarrje të poetëve arbëreshë dhe shqiptarë.

Po atë ditë, Musa Jupolli, kryetar i LKSHM-së, e nderoi shkrimtarin arbëresh Schirò Di Maggio me titullin “Anëtar Nderi”. Më 30 prill, delegacioni vizitoi dy qendra të rëndësishme arbëreshe në Sicili: Pallaci (Palazzo Adriano) dhe Kuntisa (Contessa Entellina). Në Pallaci, të njohur për sheshin historik ku u xhirua filmi i famshëm “Nuovo Cinema Paradiso”, pjesëmarrësit u pritën nga kryetari i bashkisë, z. Nicola Grana.

Megjithëse gjuha arbëreshe flitet pak në këtë qytezë, disa të rinj ende ruajnë gjuhën dhe traditat e të parëve. Një projekt i mirëfilltë për mësimin e gjuhës arbëreshe, me mbështetjen e institucioneve dhe komunitetit lokal, do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në ringjalljen e kësaj pasurie kulturore. Në Kuntisë, gjuha dhe zakonet arbëreshe janë ende të gjalla.

Prifti vendas emocionoi të pranishmit me këndimin e këngëve të vjetra arbëreshe, të cilat u përcollën me lot nga të pranishmit. Më 1 maj, në Ditën Përkujtimore të Masakrës së Portella della Ginestra (1947), delegacioni mori pjesë në ceremonitë përkujtimore për 11 viktimat e pafajshme të masakrës mafioze – mes tyre edhe fëmijë. E gjithë rruga, prej katër kilometrash, u përshkua në këmbë nga pjesëmarrësit shqiptarë dhe arbëreshë, në nderim të viktimave, në një natyrë të mrekullueshme me lule, si askund tjetër, që dukeshin si një det i pakufi ngjyrash pranverore, kodra, shkėmbinj e ajër të pastër.

Aktivitetet përfunduan më 2 maj me një pritje vëllazërore në zyrën e kryetarit të bashkisë së Horës, ku u diskutuan mundësitë për projekte të reja kulturore dhe bashkëpunime në të ardhmen. Hora e Arbëreshëve frymon arbërisht dhe mirëpret çdo shqiptar që dëshiron të rikthehet te rrënjët.

Aty, gjithmonë të pret shtatorja krenare e Gjergj Kastriotit – simbol i lidhjes shpirtërore ndër shekuj.

Thirrje e Federatës dhe Platformës Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

0

Për Ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Kryeheroit të Kombit Shqiptar, që organizohet qe disa vite në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë-

Vëllezër e motra, qytetarë të nderuar të Kombit tonë,

Kombet e mëdhenj nuk i harrojnë heronjtë e tyre, ata i nderojnë dhe i mbajnë të gjallë përjetësisht në zemrat e tyre. Dita e 6 Majit është një thirrje e fortë nga gjaku i derdhur, nga lufta dhe sakrificat e paçmuara të një njeriu të madh, i cili e udhëhoqi kombet shqiptare drejt lavdisë dhe lirisë. Kjo ditë është dita e Kryeheroit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dhe është një ditë e shenjtë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Ky manifestim është thirrje e drejtë për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të bashkohen dhe të festojnë si një komb të vetëm, për nder të heroit të Kombit Shqiptar. Ky është Kryemanifestimi që duhet të jetë për çdo shqiptar, një ngjarje që tejkalon çdo ndarje dhe është simbol i unitetit, i nderimit të identitetit dhe historisë tonë.

Ne, si shqiptarë, nuk mund të qëndrojmë të heshtur dhe indiferentë, kur dita e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, kërkon të nderohet në gjithë hapësirën shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Ilirida, Presheva, Bujanovci, Malsia e deri te Arbëreshët e Italisë, dhe diaspora shqiptare në mbarë botën. Të gjithë duhet të jemi aty, të festojmë si një trup, për të kujtuar dhe nderuar lavdinë e Skënderbeut, që mbrojti kombin tonë nga pushtuesit, që solli dritë në një kohë të errët dhe që është frymëzim për çdo shqiptar, në çdo epokë.

Kombi ynë ka një borxh moral ndaj këtij heroizmi, ndaj këtij shpirti të lavdishëm. Skënderbeu është Besa, është flamuri, është gjuha dhe tradita jonë, është simboli i qëndresës dhe guximit. Ai është frymëzimi më i pastër për ne, shqiptarët, që i jemi betuar se nuk do të dorëzohemi, se do të luftojmë për çdo trohë të tokës tonë.

Për këtë arsye, ju bëjmë  thirrje të gjithëve, nga çdo cep i Ballkanit, nga çdo qytet, fshat, e deri në çdo cep të botës ku ka shqiptarë: Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbeu, më 6 maj 2025, në Prishtinë! Le të jetë ky manifestim një shpërthim i unitetit dhe dashurisë për atdhenë dhe heronjtë tanë. Le të mbushim çdo rrugicë, çdo shesh, çdo qytet dhe çdo fshat me shenjën e bashkimit shqiptar.

Një herë e përgjithmonë, le të ngrihemi dhe të betohemi se asnjë forcë nuk mund ta ndalë frymën dhe shpresën e kombit shqiptar, që do të jetë gjithmonë i bashkuar për nder të historisë së tij dhe për të ardhmen e tij. Skënderbeu është gjithmonë në zemrat tona, dhe çdo sakrificë e tij duhet të nderohet dhe të jetë burimi i fuqisë sonë.

Me emocione dhe përkushtim, do të festojmë të gjithë së bashku, pa dallim, sepse e kemi një mision: të ruajmë identitetin tonë, të mbrojmë traditën dhe kulturën tonë, dhe të ndjekim rrugën e heronjve si Skënderbeu.

Le të jetë ky manifestim i Ditëlindjes së Gjergj Kastriotit një akt i bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet dhe shtetet, që të tregojmë botës se jemi një komb i fortë, me një identitet të patundshëm dhe një histori që nuk mund të fshihet. Ne duhet të jemi të gatshëm të betohemi për ruajtjen e identitetit dhe kombit tonë, siç ka betuar dhe Skënderbeu për atdhenë e tij.

Le të mbushim Sheshin Skënderbeu me praninë tonë, me dashuri për kombet tona, me vullnet për të vazhduar luftën për bashkimin e Shqipërisë dhe trojeve të saj. Le të festojmë së bashku, si një trup dhe si një komb të vetëm, pa dallim ku ndodhemi. Le të jetë ky një moment që do të mbetet në historinë e kombit tonë.

Vëllezër e motra, kombi na thërret! Skënderbeu na thërret! Bashkohuni për të festuar këtë ditë historike, që do të mbetet në zemrat dhe kujtesën e çdo shqiptari! Le të bëjmë që kjo festë të jetë më e madhe se kurrë, dhe të mbushet Prishtina me shqiptarët e të gjitha shteteve të Ballkanit!

Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuojnë për këtë ditë të shenjtë.

Bashkohuni me ne më 6 maj 2025, në Prishtinë!

Me respekt dhe përkushtim,
Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

Alarm mbarëkombëtar në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë, pas provokimit të ulët dhe sulmit direkt ndaj ndërgjegjes kombëtare shqiptare

0

Nga: Luan Dibrani

Në një moment kur shqiptarët anembanë globit po përgatiten të nderojnë figurën më të ndritur të historisë sonë – Gjergj Kastriotin, Skënderbeun – në zemër të Prishtinës ndodh një skandal i paimagjinueshëm. Në vend që Sheshi Skënderbe të jetë i rezervuar për homazhe, përkujtim dhe krenari kombëtare më 6 maj, aty po vendoset një tendë me simbolikë të huaj, të importuar, dhe me qëllim përçarës. Ky nuk është një akt ceremonial. Është një provokim politik i nivelit më të ulët, me rrezik të madh për stabilitetin dhe identitetin tonë kombëtar.

Kujt i shërben ky skandal?

Pse pikërisht më 6 maj? Pse pikërisht në Sheshin Skënderbe dhe jo në ndonjë shesh tjetër, apo para ndonjë institucioni fetar? Pse tani, kur shqiptarët duan të përkujtojnë me krenari lindjen e njeriut që i bashkoi kundër perandorisë më të madhe të kohës? Kjo nuk është rastësi. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona kombëtare.

Bashkësia Islame e Kosovës – epiqendra e një agjende antikombëtare

Nuk mund të flasim për këtë skandal pa përmendur Naim Tërnavën, që për afro 30 vjet është ulur në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, një strukturë që sot është kthyer në një organizatë me frymë fundamentaliste, me program të hapur antikombëtar. Nën udhëheqjen e tij, BIK-u është transformuar nga një institucion fetar në instrument ideologjik, i lidhur me rrjete që mëtojnë ta zëvendësojnë identitetin shqiptar me dogma të huaja, të rrezikshme dhe përçarëse.

Naim Tërnava nuk është më thjesht një drejtues fetar – ai është një skenograf politik, një kryeshef i dramave të rrezikshme që synojnë të tjetërsojnë kulturën tonë dhe të minojnë themelet e shtetit tonë.

Kjo nuk është fe – kjo është luftë hibride kundër kombit shqiptar

Vetëm pak ditë më parë, u vra rreshteri shqiptar Muhamet Lika nga një ekstremist. Flamuj të ISIS-it u vendosën mbi shtëpi në Kosovë. Tani – flamuri i përçarjes valon edhe në Sheshin Skënderbe. A ka më kush dyshime se çfarë po ndodh?

Përmes kësaj ngjarjeje të qëllimshme, Bashkësia Islame e Kosovës po tenton të prekë jo vetëm themelet tona kombëtare, por edhe marrëdhëniet tona të brishta diplomatike me vendet mike. Le ta themi qartë: Arabia Saudite është një shtet mik i Kosovës, një nga shtetet e para nga bota islame që e ka njohur shtetësinë tonë. Është gjithashtu aleate e mikut tonë strategjik – Izraelit.

Veprimi i BIK-ut është një akt i qëllimshëm për të prishur këtë miqësi, për të dëmtuar marrëdhëniet me shtete që na kanë ndihmuar në rrugën tonë ndërkombëtare. Ata e dinë se çfarë po bëjnë. Pikërisht për këtë arsye e vendosin tendën në Sheshin Skënderbe – për të provokuar, për të shkaktuar ndasi, për të shkaktuar trazira që më pas dëmtojnë vetë njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

Në një kohë kur ne mezi kemi disa shtete aziatike që na kanë njohur, këta “përfaqësues të fesë” bëjnë çmos që edhe ato pak marrëdhënie t’i çmontojnë. Kjo është një ndërhyrje e rëndë në politikën e jashtme të shtetit tonë – e udhëhequr jo nga ndonjë ambasadë armike, por nga një organizatë që vepron brenda shtetit tonë me maskën e fesë.

Thirrje për çdo shqiptar: Mos u ndalni! Dilni zot Atdheut!

Mos heshtni më, bashkëkombës! Dilni kundër kësaj agjende që po na helmon themelet. Skënderbeu është i yni. Është heroi ynë, strategu i madh i kombit, mbrojtësi i Shqipërisë dhe i vetë Evropës nga perandoritë pushtuese – atëherë osmane, sot të maskuara nën fanatizëm ideologjik.

Ashtu si pushtuesit osmanë dhe sllavë, edhe këta sot përdorin të njëjtin skenar: të na shkatërrojnë nga brenda, duke na përçarë me simbolikë të huaj. Por kombi shqiptar nuk do të lejojë që simboli më i shenjtë i bashkimit tonë – Gjergj Kastrioti Skënderbeu – të nëpërkëmbet nga një organizatë politike me frymë terroriste.

Ky është momenti për qëndresë. Për bashkim. Për zgjim.
Skënderbeu është busulla jonë. Mbrojtja e tij është mbrojtje e kombit tonë. Kush e sulmon atë – sulmon vetë Shqipërinë.

Shërim të shpejtë Vuçiqit?

0

Sulmi ndaj të riut Belgin Jashari është i papranueshëm, por jo arsye për politizim

0

Nga: Arif Ejupi

Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal dhe SHF. Fushë-Kosova (rezultat 1:1), ndodhi një incident i papritur dhe i dënueshëm. Në terren u shfaq Januz Faniqi, prind i një lojtari vendas, i cili e goditi me shqelm në vithe sulmuesin e djathtë të skuadrës juniore të  SHF.Fushë-Kosova, Belgin Jashari, pandonjë arsye.

Këtij incidenti i parapriu një mosmarrëveshje mes disa lojtarëve vendas dhe mysafirë, ku Belgin Jashari, minoritar ashkali dhe njëherësh golashënuesi më i mirë i skuadrës U-15 të SHF, Fushë-Kosova, ndërhyri me qëllim që ta shuante tensionin.

Për habinë e të gjithëve, në vend se të vlerësohej sjellja e tij paqësore, ai u bë viktimë e një veprimi të dhunshëm nga një prind i papërmbajtur.

Ky veprim, megjithëse i kryer në afekt, është në kundërshtim të plotë me parimet e sportit dhe me normat bazë të edukatës qytetare. Dhuna ndaj një fëmije, sidomos në një fushë futbolli që duhet të jetë arenë gëzimi dhe miqësie, është e patolerueshme dhe duhet dënuar moralisht dhe juridikisht.

Fatkeqësisht, disa media, duke përfshirë edhe televizionin Klan Kosova, filluan ta stërmadhojnë rastin dhe t’i japin ngjyrime politike. Në njërën nga studiot e këtij televizioni u ftua z. Veton Berisha, minoritar egjiptian, ndonëse rasti nuk kishte të bënte aspak me komunitetin e tij. Ky interpretim i gabuar vetëm sa nxit tensione artificiale.

Kurse, prindi i Belginit z. Nijazi Jashari, dha një shembull të maturisë qytetare: ai përshkroi rastin pa hiperbolizime, duke apeluar për tolerancë dhe mosdhunë në sport.

Nijaziu në fund të prononcimit të tij  deklaroi : “Nëse vazhdohet me dhunë dhe ofendime, edhe nëse janë në pyetje milionët, unë djalin tim do ta tërheq nga futbolli.”

Ky incident i izoluar nuk duhet të politizohet. Ai nuk është reflektim i ndonjë qëndrimi shoqëror apo politik ndaj minoriteteve, por veprim i një individi të papërgjegjshëm.

Klubi, trajnerët dhe bashkëlojtarët e Belgin Jasharit dëshmuan respekt dhe dashuri ndaj tij, duke e përkrahur fuqimisht si pjesë të pandashme të SHF. Fushë-Kosova.

Kosova ka shembuj të shkëlqyer të bashkëjetesës dhe respektit ndëretnik në sport. Mjafton të përmendim mbrojtësin e djathtë të KF Llapit, Nezir Halili, minoritar ashkali, që për më shumë se dy dekada u adhurua nga shikuesit llapjanë pa asnjë dallim.

Po ashtu, një minoritar tjetër ashkali ishte i ngarkuar me mirëmbajtjen dhe pastrimin e lokaleve dhe pajisjeve të klubit,Llapi. Ai ishte pavarësisht përkatësisë së tij etnike ishte i barabartë me të tjerët.

Përgjithësimi i gabimeve individuale nuk i shërben as sportit, as integrimit, as frymës së paqes. Është thelbësore të kuptohet se traumat dhe reagimet impulsive të individëve nuk mund të justifikojnë as urrejtjen, as përgjegjësinë kolektive.

Skena të ngjashme dhe të pakëndshme ndodhin edhe në futbollin evropian e botëror, ku ofendime dhe fyerje bëhen nga tifozë të pakulturuar. Por këto raste trajtohen si veprime të izoluara të individëve, jo si tipare të shoqërive të tyre.

Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë t’i edukojmë fëmijët tanë në frymën e bashkëjetesës së ndërtuar me shumë sakrifica. Sepse edhe ne, shqiptarët, për dekada të tëra kemi qenë viktima të diskriminimit dhe urrejtjes nga serbo-sllavët.

Prandaj, është jo vetëm gabim, por edhe e rrezikshme, që një rast i izoluar si ky të politizohet ose të përdoret për t’i fajësuar kolektivisht shqiptarët e Kosovës.

Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar

0

Nue Oroshi, Kiell, Gjermani

Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e zogjëve shtegtarë bashkohen me palljet e gomarve apo magarve koktula dëgjohej një zë i veçantë. Ky zë i veçantë e ka tingëllimën sikur te jenë gurët që përplasen në natën e errët për të ndëgjuar këngën e pakënduar. Kënga e pakënduar është përplasja në mes të marrëzisë dhe djallëzisë. Aty në një skaj ku zërat që lëshohen me shumë zhurmë janë zëra që as nuk i ngjajnë zërave të kukuvajave por as zërave të veçantë që pshtillën mbrenda një zone të padëgjuar deri më tani. E sikur nga majekrahu ta ndëgjonim këngën e padëgjuar deri më tani do të na përzihen veprimët e njohjës së realitetit dhe veprimet e mosnjohjes së suitës e cila përcjellë fuqinë diellore skaj një tufe lulësh të cilat duke u përplasur me njëra-tjetrën ta kujtojnë dashurinë e Filip Shirokës për Lulën e vyshkur.

E lulja e vyshkur nuk është as lulja e kujtimit ajo nuk i ka as shenjat e përbuzjes përkundër aromës së këndshme e cila është e përhapur rreth e rreth shtëpisë. E nisi këngtari për ta kënduar atë këngën kur ta ktheva moj Kosovë shpinën e lashë borë e gjeta dimër. Por malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar sjellë edhe kujtimet e mirësisë por edhe pshtjellimët e njerëzimit të cilët po mundohën të mbesin këngë e pakënduar e në anën tjetër janë lagur aq shumë nga pabesia, nga pakujdesia dhe nga babzia sa nuk ju ka mbetur asnjë gjë që nuk e kanë shkelur me këmbë dhe asnjë koc që nuk e kanë hangër me dhëmbë. Lepirja e kocave për fat të keq nuk është traditë e shqiptarit ajo është traditë e xuxarit. E sot janë përzi zuzarët dhe kanë harruar së dikur gjërat kanë qenë të ndara, ose ke qenë me atdheun ose ke qenë me arushën.

Pra, sot janë përzi atdheu me arusha e arushana sa që nuk janë duke e shijuar as aromën e luleve që po i shohin rreth e rrotull. Po skaj një murrizi të mbushur përplotë ishte therruar një kulsheder endacake e cila në përpjekje për ta ndaluar drangonin nuk e kishte verejtur fare orën e shtëpisë.E dikur shtëpia shqiptare kishte orën mbrojtëse të shtëpisë. Kishte Penatët dhe Larotë që i mbronin dhe ju jepnin bekimin shtëpisë i jepnin bekimin tokës dhe i mbronin në mënyrë hyjnore antarët e familjes.

Sot aq është pshtjelluar lëmshi sa edhe këngen e lanë të pakënduar, edhe mallin për të pambërrishmen e shëndrrojnë në theqafjen e një histerie apokaliptike që  tallën edhe zogjët shtegtarë duke e ndalur zërin karrshi mjellmave dhe pllumave hallegji të cilët fluturojnë në motin me shi por nuk ja japin njëri- tjetrit shikimin se janë koncentruar në ulurimat e ariut plak që ka mbetur duke i numruar vitet, e pa e bërë asnjë hap është duke e pritur preminë e ndarjes së katrorëve magjikë. Buzë një lumi i cili është tharë i tëri dhe shihen edhe përmbajtja e gurëve vendorë ndëgjohet një zë që ja kishte marrë këngën majekrahu.Apo ngoni more njerzi na ka mbetë politika në fmi….Nuk janë fmi por janë të rritur…e kanë trurin te grabitur.Prej atëherë kur ju hyri terpia—ju ka humbë nderi e burrnia.

E këngtari e ndali këngen,bilbilat e ndalën cicërimën, ushujzat kanë mbetur të ngulitura në trupin e uritur të skamnorit, kurse vaji i fëmijes së sëmurë dhe të uritur është gjama që e thanë edhe gurin. Është koha që po na i vizaton pikturat në mur kurse ne nuk po ndalemi që ti analizojmë asnjëherë piktorët çka po pikturojnë. Nuk po i lexojmë poetët çka po shkruajnë. Nuk po e shohim dritën e diellit kur intelektualët po na tregojnë. Ndëgjone orë njerëzi, nuk ecët duke u mbathur më kepucët e kalit dhe duke brohoritur me zërin e lartë të magarit.

Duhet të keni mendjën dhe trurin ta vendosni në funksion për të mos e parë prapë gangrenën e tokës që na u coptua në çdo shekull. E në momentin që kam mallë për ta ndëgjuar këngën e pakënduar në mendje me sillën dy gjera. Hyrja ne uji pa e ditur notin dhe hyrja në politikë pa e pasur mendjën. Edhe njëra edhe tjetra i sjellin dëm njerzisë.Por e para është dam që i shkakton vetvetës sepse mundesh ta rrezikosh jetën kur hyn në ujë pa e ditur notin.Por e dyta është me e rrëzikshme. Është më e rrezikshme për faktin se të futësh në politikë pa e pasë trurin atëherë nuk je kah përpjekesh për ta qarë drurin. Por e lënë mbrapa një popull të tërë. E lenë një popull në greminën e përplasjes i mbetur në ajër në mes të tokës dhe qiellit. E duhet një shekull vetëdije intelektuale , kombëtare dhe politike për ti përmisuar gabimët që po na i shkakton politika.

A nuk u ngitë ende me pesë shekuj robëri otomane dhe një shekull robër serbianë. Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar me mbeti në fyt. Kurse deri sa kaloja skaj një rruge me kujtohët ajo kënga e mbetur në mes.

“O Prenush – Prenushi i nanës tuj pre dru nër hije të hanës”….E pastaj mirditorja e zgjuar dhe atdhetare do të vazhdonte : ” tkcej sakica e tra kamës”…i kajte vetit rrakatelin e samës.

E si dukët politika jonë shqiptare është tash në këtë nivel të këngës se mirditorës. Kurse mua më mbeti kënga e pakënduar se nuk e dëgjova asnjëherë…atë këngë që nuk ishte këngë që nuk këndohej për heronjët tanë…Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar është malli për ta parë shqiptarinë ashtu siç kam dëshirë ta shohë e jo ashtu siç është sot.

Kandidati Demokrat për Deputet Petrit Gjorgji, që sfidon Socialistët

0

Pirro Prifti, Tiranë

Është Doktori i talentuar Petrit Gjorgji i cili punon në Urgjencën e Q.S.U.T që prej disa vitesh. Aktualisht ka titullin Doktor i Shkencave, është mjek specialist  në Spitalin Infektiv dhe mbetet nje nga mjekët më të dashur për pacientët që ka mjekuar dhe ata që e presin për ti vizituar, dhe nga mjeket më seriozë nga ana etike dhe profesionale në QSUT.

Dr. Petrit Gjorgji është nga Dibra dhe dibranët  njihen për zgjuarsinë dhe atdhedashurine. Ka punar dhe në fshatrat e Dibrës dhe pas specializimit për  Infeksionist  është përzgjedhur të punojë në Q.S.U.T `Nene Tereza`,  nga pej mbi 10 vjet punon aty duke u shërbyer të sëmurëve që vijnë në Urgjencën polivalente të Spitalit Universitar dhe në Spitalin infektiv, gjatë periudhave që nuk është si mjek Urgjence. Mbetet një mjek i thjeshtë , i heshtur, e shumë puntor jo vetëm në spital por edhe pas punës ku shërben edhe në komunitetin e Paskuqanit duke ndihmuar  pacientët e shumtë që e kërkojnë ndihmën e tij të specializuar mjekësore dhe të eksperiencës së tij 20 vjeçare.

Dr. Petrit Gjorgu ka vendosur të kandidojë për Partinë Demokratike në listën e Hapur, dhe kur e pyet se përse është opozitar  të përgjigjet me fjalë të thjeshta se kërkon që nëse do të realizohet dëshira e tij për tu bërë Deputet do të jepte ndihmesën e tij për të përmirësuar gjëndjen e Sistemit Shëndetësor Spitalor Publik, i cili vuan nga shumë difekte dhe keqmanaxhime gjatë gjithë kësaj periudhe të drejtimit të shtetit nga maxhoranca aktuale e cila ka dështuar në reformën që dëshëronte të bënte në Shëndetësi, pavarësisht se ka disa përmirësime por vetëm në rrafshin infrastrukturor, kurse në pjesën e Manaxhimit professional, në rrafshin e problemeve për gjetjen e medikamenteve, në  bërjen e analizave, në problemin e futjes në punë  të mjekëve specialistë, infermjerëve cilësorë, në problemet e mbulimit me anë të sigurimeve shëndetësore për shtrimet e pacientëve në spitale- maxhoranca ka dështuar.

Sigurisht Dr. Petrit Gjorgji përmend edhe gabimet e rënda në realizimin e PPP-ve të korrupsionit të cilat kanë rënduar gjëndjen e buxhetit në Spitale, gabime të cilat duhen eliminuar sa më parë. Këto ide dr. Petrit Gjorgji i ka propozuar edhe në Programin e Partisë së tij të cilat janë mirëpritur, dhe me fitoren në zgjedhje sistemi Shëndetësor spitalor do të përmirësohet dhe do të dalë nga bataku i korrupsionit dhe i mitmarrjes në Spitalet Publike, pa nënvlerësuar kujdesin ndaj të sëmurëve që vijnë jo vetëm nga Tiranë por edhe nga gjithë Shqipëria.

Dr. Petrit Gjorgji si një mjek që ka për parim Betimin e Hipokratit, vazhdon për ditë të kujdeset për të sëmurët e Urgjencës, per pacientët e Infektivit, dhe për pacientët ambulatorë që  kërkojnë të vizitohen tek Dr. petrit në zonën ku ai banon në Paskuqan, por vazhdon  të jetë interesuar edhe për jetën politike të vëndit ku dhe vazhdon të jetë i angazhuar në Partinë më të madhe të Opozitës nga ku dhe ku kandidon për Opozitën.

Duke  shprehur fjalët më të mira për këtë mjek specialist të mrekullueshën që punon ditë e natë duke u kujdesur për pacientët e tij por edhe duke u shqetësuar për të ardhmen e Sistemit Spitalor dhe për Qëndrën Universitare Spitalore `Nënë Tereza`, po për këtë arësye Dr. Petrit Gjorgji ka vënë kandidadturën e tij për të përmirësuar gjëndjen dhe për të larguar të korruptuarit dhe mitmarrësit  të pa-aftët që po dëmtojnë Spitalet Publike.

priftipirro2017@gmail.com

Gjykata Kushtetuese t’ua merrë mandatin 120 deputetëve dështak!

Florim Zeqa

Dhjetë përpjekje të kota, dhjetë seanca të dështuara, Kuvendi i Republikës së Kosovës po mbushet dhe po zbrazet për pesë minuta. Pesë minuta të mjaftueshëm për deputetët për t’i marrë pagat e majme nga buxheti i shtetit!

Abuzim skandaloz i 120 deputetëve

Ky është pak më tepër sesa dështim institucional, është abuzim skandaloz i 120 deputetëve me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës! Kjo është dëshmi e abuzimit të paskrupullt e të zgjedhurve të popullit me besimin e qytetarëve.

Deputetët, të zgjedhurit e popullit, që kanë për obligim kushtetues, detyrim politik dhe mbi të gjitha obligim moral për të ofruar zgjidhje, janë bërë pengesë e procesit demokratik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Barrikadimi i deputetëve në dy taborre politike nuk vjen nga përkushtimi për shtetin dhe qytetarët, por është produkt i inateve personale mes liderëve për interesat e ngushta partiake.

E kemi një situatë paradoksale, kur njëra palë ngulë këmbë në të drejtën kushtetuese për të propozuar kryetarin e Kuvendit, kurse pala tjetër, në të drejtën për të votuar kundër apo për të abstenuar.

Por askush nuk merr përgjegjësinë për dëmin që janë duke i shkaktuar vendit. Edhe pse asnjëra palë nuk i ka numrat për të formuar e vetme qeverinë, të dyja palët e kanë fuqinë për të bllokuar njëra-tjetrën dhe ecurinë e punës në Kuvend!

Me ose pa vetëdije, të dyja palët janë duke punuar kundër interesit të shtetit të Kosovës duke i lëkundur në themel institucionet e shtetit, veprime këto që po e gëzojnë Listën Serbe në Kuvend.

Prej që ekziston jeta parlamentare në Kosovë, asnjëherë nuk ka ndodhur që të mos konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës!

Ky precedent i paparë dhe i padëgjuar duhet trajtuar me urgjencë nga gardianët e shtetit-Gjykata Kushtetuese. Përderisa për dhjetë herë me radhë dështon konstituimi i Kuvendit, atëherë problemi nuk qëndron tek procedurat demokratike, por tek mungesa e vullnetit politik për formimin e instititucioneve të reja të shtetit!

Kështu ndodhë kur mungon përgjegjësia morale e të zgjedhurve të popullit. Në rastin konkret, nga përgjegjësia morale duhet të kalohet në përgjegjësi politike dhe ligjore për secilin deputet pa dallim.

Kosova ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë e jo për bllokada të qëllimshme dhe artificiale të ndikuara nga liderët partiakë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme (qëllim i liderëve partiakë) nuk janë zgjidhje për Kosovën, për shkak, se edhe nëse shkohet në zgjedhje do ta kemi përafërsisht të njëjtin rezultat!

Meqenëse jemi në situatë paradoksale, edhe zgjidhjen duhet kërkuar në të njëjtën rrugë paradoksale, me marrjen e mandateve të deputetëve nga Gjykata Kushtetuese, për t’i ngarkuar me mandat të deputetit kandidatët e rinj nga të gjitha subjektet politike që kanë mbetur jashtë dyerve të Parlamentit me rekomandim të liderëve partiakë.