Kreu Blog Faqe 589

Një votë , sa 60 të tjera !

0

Gani I. Mehmeti

NJË VOTË – SA 60 TË TJERA!

Kështu e ka kjo kohë!

Një votë i mba peng 60 të tjera!

Një votë, më e madhe se 60 të tjera.

Më e rëndë se 60 të tjera!

Më e “vlefshme” se 60 të tjera!

Më e “çmuar” se 60 të tjera!

Më e “mençur” se “ 60 të tjera!

Më e “dashur” se 60 të tjera!

Më e “madhe” se 60 të tjera!

Një deputete, më e madhe edhe se Kryeministri, mos të flasim për të tjerët.

Një deputete, mbi kryeministrin!

Një votë, kur hyn si pykë mes tjerave, i çkyen 60 të tjerat dhe i bën pikë e pesë e mbesin të pavlefshme!

Po po. Kjo po shihet qartë: A po mund të kryejnë punë edhe pa një votë;

As të mos mendojnë madje. S’ka, asgjë pa edhe këtë votë. prandaj, ua ka zënë bishtin me derë!

E kur zinet bishti me derë mbetesh aty ku je, nuk të lëshon as të dalësh nëse je brenda e as të hysh, nëse je jashtë. nuk të lëshon as të ecësh më larg. Mbetesh aty ku je, aty ku t’është zënë bsihti me derë!

Një votë u tregon tjerëve se duhet të marrë sekush pjesën e vet, t’ia vë emrin e vet, të jetojë i vetëm. Të gëzohet vetëm, të hajë vetëm, të rrijë vetëm, të fle vetëm – kur nuk ka me kë, të këndojë vetëm, të qajë vetëm, të shkruajë – nëse di – vetëm të kënaqet, vetëm – nëse kësaj i thonë kënaqësi!

Të eci vetëm – nëse ka kah e ku shkon.

Po, e ka komunën e vet. E, kur e ka komunën e vet, nuk bën të përzihet më askush në të. E di vet se ç’bën e si shkon dhe ku e kah shkon.

Për këtë u bë lufta!

Për këtë ranë dëshmorët!

Për këtë u flijuan martirët nga të posalindur e deri përtej 90-vjeçarët.

Të ndahet e të copëtohet Kosova në sa banorë ka!  Dhe, secili të marrë hisen e vet në shpinë dhe ta çojë kush ku të dojë!
Dhe, me atë copë të tokës në shpinë, të bredhin të gjithë pjesëtarët e atij etniteti bashkë. Të lodrojnë kah të duan, vetëm jo me shqipatrët.

Po, se për këtë “liri” u luftua, që askush me askë të mos jetojë në Kosovë, secili me pjesën e vet në dorë. Sikur me copën e bukës që e ha njeriu, edhe këtu, secili me copën e vet të tokës le ta kafshojë, le ta ruajë a le ta hajë, por kur ndahet në copa, nuk ndahet që të ruhet, ajo ndahet që të hahet!,

Askush si i vetëm nuk do mund të mbrohet.

Kështu, dje u fol e u miratua asociacioni seerb, sot kërkohet një komunë për të dhënë një votë, nesër na dalin sa vota janë – aq kërkesa…

Dhe, pyes: A quhet integrim ky?

Dhe pyes: Si është ç’integrimi ndryshe?

Si është ndarja ndryshe?

Si bëhet copëtimi i një vendi a shteti ndryshe?

Ku na çon kjo?

Përse bëhet kjo?

Çfarë qëllimi ka kjo?

Ku mbetet shteti?

Për fund:

Më mirë pa votë të tillë e shteti  i bashkuar, e territori krejt në një vend, ku të gjithë të bëjnë bashkë e jo të jetojnë të vetmuar, sepse vetmia është – vetmi!

Mirëpo, kjo është krejt pasojë e lakmisë, hajnisë, plaçkitjes, vjedhjes e luftës për pushtet nga partitë tona shqiptare, në këtë rast.

Andaj:

Mblidhni mend o ju të pamend, duajeni shtetin e jo pushtetin, o të çmendur…!

Nuk mjafton vetëm të përkujtohen masakrat serbe. Që të nderohen e përkujtohen të masakruarit, duhet të punohet për shtet, për Bashkim mes vete, jo për armiqësi mes vete e mes partive politike.

Shqiptarët e Kosovës , ata që digjeshin për së gjalli nëpër shtëpitë e tyre, sot i japin Serbisë mbi 1.3 miliardë euro në vit

0

Nga: Lirim Gashi, Prizren 

___
TRADHTIA SHQIPTARE: KUR VIKTIMA IA SHET GJAKUN VRASËSIT PËR NJË THES MIELL
___
Është e pafalshme. Është e pakuptimtë. Është vetëvrasje morale kolektive.
Shqiptarët e Kosovës – ata që deri dje digjeshin për së gjalli nëpër shtëpitë e tyre – sot i japin Serbisë mbi 1.3 miliardë euro në vit – jo nën dhunë, as nën kërcënim, por vullnetarisht, madje me një “oreks të çmendur për konsumim”, sikur Serbia t’u kishte dhënë pensione e jo varre, sikur t’u kishte sjellë dhurata të Zotit e jo tmerre të djallit.
Blerja masive e mallrave serbe është një akt turpi – por më shumë se kaq – është një ritual i përditshëm i tradhtisë ndaj viktimave tona.
Janë fatura të paguara me gjakun e fëmijëve të masakruar, me lotët e nënave të dhunuara, me britmat e motrave tona, të cilat kurrë nuk u dëgjuan nga asnjë tribunal drejtësie.
Ndërkohë, shqiptarët kalojnë nëpër rrugët e Serbisë, duke harruar se ato rrugë dikur bartnin trupat e më të dashurve të tyre drejt varrezave masive.
Po politika?
Politika është edhe më e ndyrë.
Kur një shqiptar si Dritan Abazoviq ia kthen Kishës Klerofashiste Serbe lavdinë dhe e ngre në majë të shtetit të Malit të Zi – kjo nuk është vetëm tradhti e nënshtrim – por një bekim i krimeve të tmerrshme të kriminelëve serbë të uftës, të veshur me petkun e priftërinjve.
Kur Edi Rama i thotë Aleksandër Vuçiqit, “Sandër”, këtij çetniku të vogël të Sheshelit, dhe i shpall dashuri në emër të “Ballkanit të Hapur” – duke hedhur kripë e piper mbi plagët tona të pashërueshme – atëherë shqiptarët nuk kanë të drejtë të ankohen për asgjë – sepse kanë zgjedhur të jetojnë me gënjeshtrat e kriminelëve serbë dhe jo me të vërtetat e llahtarshme të viktimave të tyre.
Po opozita e Kosovës?
Liderët e saj, pa skrupuj, ia kanë shitur moti shpirtin luksit politik, duke vendosur kokat mbi jastëkun e përgjakur të Milan Radoiçiqit – dhe tani populli i paguan që shumicën e kohës ta kalojnë nëpër studio televizive e konferenca të turpshme për shtyp, duke predikuar “paqe e stabilitet” pa kushte – dhe duke na vrarë për herë të dytë – trupin dhe shpirtin.
Më tragjike akoma – është se një pjesë e popullit u beson – sepse mendja e robëruar nga propaganda nuk do liri, do vetëm vaj të lirë.
Këta shqiptarë të shitur – në politikë, në popull, në biznes – nuk janë vetëm viktima të harresës, por bashkëpunëtorë në një krim historik.
Janë ata që nuk duan drejtësi, sepse drejtësia do t’i çveshte lakuriq dhe do t’i nxirrte zbathur në dritë. Janë ata që mallkimi nuk i prek më, sepse kanë hequr dorë nga nderi, morali, fytyra dhe kujtesa.
Ky nuk është më një popull. Ky është një treg i lirë i ndërgjegjes së shitur dhe përdhunuar.
Dikur, fëmijët tanë digjeshin për së gjalli në kasaphanet që Serbia i quante “operacione pastrimi”. Sot, ne i japim asaj mbi 1.3 miliardë euro në vit – jo për të shpëtuar jetë shqiptare – por për të blerë kikirikë, sallamë e sapunë nga duart që ua morën jetët.
“Kush e harron të kaluarën, është i dënuar ta përjetojë përsëri” – thoshte George Santayana.
Por ne nuk e harrojmë të kaluarën – ne e shesim atë.
Blerja masive e produkteve serbe nuk është thjesht tregti – është një liturgji e përditshme e tradhtisë. Është një homazh i heshtur për xhelatin, e jo për viktimën.
Dhe megjithatë, sekreti i ekzistencës nuk është thjesht të jesh gjallë – por të dish pse jeton.
Po çfarë jete është ajo kur buka brumoset me kripën e gjakut të fëmijëve tanë?
Këto janë fatura të ruajtura në sirtarët e ferrit – me emrat e fëmijëve nga Suhareka, Rahoveci, Rezalla. Me ofshamat e Nënave të Mejës që ende presin drejtësinë si një tren që kurrë nuk vjen.
Dhe ne, teksa vozisim makina luksoze nëpër rrugët e Serbisë, i buzëqeshim policëve që e dinë mbiemrin tonë – sepse i kujtojnë kufomat e të afërmve tanë që i varrosnin pa emër e mbiemër – në Batajnicë.
Po politika jonë?
Ka ndërruar zhanër – nuk është më tragjedi – është farsë.
Kur Dritan Abazoviq, një shqiptar me emër e mbiemër që mund të përkthehet në gjuhën e të masakruarve, ia dorëzon Kishës Klerofashiste Serbe tokën që ajo kurrë nuk e ka pasur – ai nuk bën politikë – ai i bekon të ligat që do të vijnë.
Kur Edi Rama, me kokën e rrethuar nga hijet e të vdekurve, e thërret Aleksandër Vuçiqin “Sandër” dhe i këndon për “Ballkanin e Hapur” sikur t’ia këndonte një serenatë dashurie nuses së tij të re– ai nuk është më Kryeministër i Shqipërisë, por një orakull i djallit që nuk dëgjon më të vërtetën, sepse është bërë një me gënjeshtrën.
Dostojevski do të na kujtonte: “Asgjë nuk është më e lehtë se të denoncohet krimi; por asgjë nuk është më e vështirë se ta kuptosh atë.”
E ne nuk duam ta kuptojmë – sepse në kuptim qëndron përgjegjësia – dhe përgjegjësia është mallkim për ata që kanë shitur ndërgjegjen për privilegje.
Po liderët e opozitës kosovare?
Ata janë shërbëtorë të vetëdashurisë së tyre – që flenë mbi jastëkët e përgjakur të Milan Radoiçiqit – dhe tani kalojnë ditët në konferenca për “paqen”, duke përmendur stabilitetin si të ishte kafe turke – pa shije, pa drejtësi, pa të ardhme.
Edhe më tragjike është se një pjesë e popullit u beson, sepse është dashuruar në vaj dhe miell 2 cent më të lirë – dhe aty, në atë mjegull, ndërgjegjja nuk merr më frymë.
Këta shqiptarë – politikanë, qytetarë, biznesmenë – nuk janë më viktima të harresës, por kujdestarë të amnezisë së programuar. Kanë hedhur poshtë edhe mallkimin, sepse nuk ndjejnë më as dhimbje për veten.
Siç thoshte Konfuçio: “Kush nuk e ndreq gabimin e parë, të dytin dhe të tretin – është vetë djalli.”
Ky nuk është më një popull.
Ky është një treg i lirë i ndërgjegjes së shitur dhe përdhunuar.
Një pazar shpirtrash, ku gjaku i martirëve shitet me zbritje sezonale, dhe ku emri i Kosovës shqiptohet me theks sllav .
Nëse heshtim sot, nesër do të ngremë përmendore për vrasësit dhe do t’i quajmë tradhtarë “baballarët e kombit”.
Sepse nëse nuk e shohim më veten në pasqyrë – do ta shohim veten në fytyrat e shtrembëruara të kriminelëve që na buzëqeshin nga ambalazhet e produkteve serbe.
Dhe kur shpirti e shet nderin për një thes miell – atëherë as ferri në qiell nuk ekziston më – sepse e kemi zbritur në tokë.
***
ALBANSKA IZDAJA: KADA ŽRTVA PRODAJE KRV UBICI ZA DŽAK BRAŠNA
Autor: Lirim Gaši
To je neoprostivo. To je neshvatljivo. To je kolektivno moralno samoubistvo.
Albanci sa Kosova – oni koji su do juče živi goreli u sopstvenim kućama – danas dobrovoljno daju Srbiji više od 1,3 milijarde evra godišnje – ne pod prisilom, ne pod pretnjom, već svesno, čak sa „ludačkim apetitom za potrošnjom“, kao da im je Srbija dala penzije, a ne grobove, kao da im je donela Božje poklone, a ne đavolske strahote.
Masovna kupovina srpske robe je čin sramote – ali više od toga – to je svakodnevni ritual izdaje prema našim žrtvama.
To su računi plaćeni krvlju masakrirane dece, suzama silovanih majki, krikom naših sestara, koje nikada nisu čule sudnice pravde.
U međuvremenu, Albanci putuju kroz srpske puteve, zaboravljajući da su ti isti putevi nekada prenosili tela njihovih najmilijih ka masovnim grobnicama.
A politika?
Politika je još prljavija.
Kada jedan Albanac poput Dritana Abazovića vraća slavu Klerofašističkoj Srpskoj Crkvi i podiže je na vrh države Crne Gore – to nije samo izdaja i pokornost – već blagoslov strašnim zločinima srpskih ratnih zločinaca, obučenih u mantije sveštenika.
Kada Edi Rama Aleksandru Vučiću, tom malom Šešeljevom četniku, govori „Sandri“ i objavljuje mu ljubav u ime „Otvorenog Balkana“ – dok baca so i biber po našim nezaraslim ranama – tada Albanci nemaju više pravo da se žale na bilo šta – jer su izabrali da žive sa lažima srpskih zločinaca, a ne sa strašnim istinama svojih žrtava.
A kosovska opozicija?
Njeni lideri, bez skrupula, već odavno su prodali dušu političkom luksuzu, položivši glave na krvavi jastuk Milana Radoičića – a narod danas plaća da oni većinu vremena provode po TV studijima i sramotnim konferencijama za štampu, propovedajući „mir i stabilnost“ bez uslova – ubijajući nas po drugi put – telo i dušu.
Još tragičnije – deo naroda im veruje – jer um zarobljen propagandom ne traži slobodu, već samo jeftino ulje.
Ti prodani Albanci – u politici, narodu, biznisu – nisu više samo žrtve zaborava, već saučesnici u istorijskom zločinu.
Oni ne žele pravdu, jer bi ih pravda razotkrila golišave i izbacila bose na svetlo dana. Oni koje više ni kletva ne dodiruje, jer su se odrekli časti, morala, obraza i sećanja.
Ovo više nije narod. Ovo je slobodna pijaca prodane i silovane savesti.
Nekada su naša deca živa gorela u klanicama koje je Srbija nazivala „čistilačkim operacijama“. Danas joj dajemo preko 1,3 milijarde evra godišnje – ne da spasimo živote Albanaca – već da kupimo kikiriki, salame i sapune iz ruku koje su nam uzimale živote.
„Ko zaboravi prošlost, osuđen je da je ponovo proživi“, govorio je Džordž Santajana.
Ali mi ne zaboravljamo prošlost – mi je prodajemo.
Masovna kupovina srpskih proizvoda nije samo trgovina – to je svakodnevna liturgija izdaje. To je tihi omaž dželatu, a ne žrtvi.
Ipak, tajna postojanja nije samo biti živ – već znati zašto živiš.
Ali kakav je to život kada se hleb mesi solju iz krvi naše dece?
To su računi sačuvani u fiokama pakla – sa imenima dece iz Suve Reke, Rahoveca, Rezala. Sa uzdasima Majki iz Meje koje još čekaju pravdu kao voz koji nikada ne dolazi.
A mi, dok vozimo luksuzne automobile srpskim putevima, osmehujemo se policajcima koji znaju naše prezime – jer se sećaju leševa naših bližnjih koje su sahranjivali bez imena i prezimena – u Batajnici.
Naša politika?
Promenila je žanr – nije više tragedija – već farsa.
Kada Dritan Abazović, Albanac sa imenom i prezimenom koje se može prevesti na jezik masakriranih, predaje zemlju Srpskoj Klerofašističkoj Crkvi – on ne pravi politiku – on blagosilja zla koja tek dolaze.
Kada Edi Rama, okružen senkama mrtvih, zove Aleksandra Vučića „Sandri“ i peva mu o „Otvorenom Balkanu“ kao da peva jubavnu serenadu svojoj mladoj nevesti – on više nije premijer Albanije, već proročnik đavola koji više ne čuje istinu, jer se stopio sa laži.
Dostojevski bi nas podsetio: „Ništa nije lakše od osuđivanja zločina; ali ništa nije teže od njegovog razumevanja.“
A mi ne želimo da razumemo – jer u razumevanju leži odgovornost – a odgovornost je prokletstvo za one koji su prodali savest za privilegije.
A lideri kosovske opozicije?
Oni su sluge svoje samoljubavi – koji spavaju na krvavim jastucima Milana Radoičića – i sada dane provode na konferencijama za „mir“, pominjući stabilnost kao da je turska kafa – bez ukusa, bez pravde, bez budućnosti.
Još tragičnije je što deo naroda veruje njima, jer su se zaljubili u ulje i brašno koje je dva centa jeftinije – i tu, u toj magli, savest više ne diše.
Ti Albanci – političari, građani, biznismeni – nisu više žrtve zaborava, već čuvari programiranog zaborava. Odbacili su čak i kletvu, jer više ne osećaju bol ni za sobom.
Kao što je govorio Konfučije: „Ko ne ispravi svoju prvu, drugu i treću grešku – sam je đavo.“
Ovo više nije narod.
Ovo je slobodna pijaca prodane i silovane savesti.
Trg duša, gde se krv mučenika prodaje uz sezonske popuste, i gde se ime Kosova izgovara sa slavenskim akcentom.
Ako danas ćutimo, sutra ćemo podizati spomenike ubicama i zvati izdajnike „očevima nacije“.
Jer ako više ne vidimo sebe u ogledalu – videćemo se u iskrivljenim licima zločinaca koji nam se smeše sa ambalaže srpskih proizvoda.
I kada duša proda čast za džak brašna – tada ni pakao na nebu više ne postoji – jer smo ga spustili na zemlju.

Ndërgjegje e turpshme shtetërore apo kur heronjt vdesin, ndërsa pushtetarët jetojnë si princër!

3
Nga : Lirim Gashi, Prizren
___
Kanë thënë se historia mban mend, por kanë harruar se edhe ajo di të kthehet kundër atyre që shkelin mbi themelet e saj.
Sepse asgjë s’është më e tmerrshme sesa harresa ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe dinjitetin e popullit të tyre.
Dhe më e rëndë se kjo është kur harresa nuk vjen nga pafuqia e popullit, por nga fuqia dhe rehatia e kolltuqeve të pushtetarëve dhe nga shkëlqimi i zyrave të tyre që ngjasojnë më shumë me luksin lindor sesa me mjerimin e një populli të sprovuar rëndë nga lufta.
Gjenerali Bislim Zyrapi – një emër që duhej të shqiptohej me drithërimë respekti – sot po përballet me betejën e tij më të rëndë.
Jo me tanket serbe, jo me llogoret malore, por me një sëmundje të pamëshirshme.
Dhe çfarë merr në këmbim?
Një premtim të ngrohtë nga kryeministri, që s’kishte as vlerën e ajrit me të cilin u shqiptua.
“Do të ndihmojë shteti,” tha kryeministri.
Por siç ka thënë Seneka: “Fjalët janë vetëm hija e veprave.”
Dhe kështu, fjalët fluturuan si letra të lehta në erë, ndërsa njeriu që dikur ishte mburojë e gjallë e popullit, sot po përjeton një kërcenim të heshtur të jetës së tij, larg reflektorëve dhe deklaratave politike.
Zyrapi nuk ishte thjesht ushtar. Ai ishte një kod i gjallë nderi. Një njeri që kurrë nuk kërkoi shpërblim. Ai besonte, siç besonte Marcus Aurelius, se “fisnikëria nuk qëndron në atë që merr, por në atë që jep.”
Dhe ai dha – veten, rininë, shëndetin.
Dha gjithçka, përveç krenarisë. Sepse krenaria e një luftëtari nuk shitet.
A është e mundur që një shtet, i cili i detyrohet çdo grimë lirie njerëzve si ai, sot t’ua kthejë shpinën?
Nëse po, atëherë nuk po flasim për një shtet, por për një makineri burokratike që ushqehet vetëm me vetveten. Atëherë kemi humbur më shumë se një njeri – kemi humbur fytyrën tonë.
Sjellja e elitës politike është më shumë se shpërfillje.
Është kapitullim moral.
Është tradhti ndaj vlerave mbi të cilat luftëtarët tanë ngritën barrikadat. Sepse nëse ata që rrezikuan jetën për ne, sot nuk mund të marrin as ndihmën më të thjeshtë shëndetësore, çfarë thotë kjo për ne si shoqëri?
A keni menduar ndonjëherë, ju që jetoni si princër nga taksat e popullit, se kush do t’i dalë nesër zot shtetit që e udhëhiqni ?
Askush.
Sepse brezi i ri nuk do të sakrifikohet për një vend që i harron heronjtë për së gjalli.
Bislim Zyrapi nuk kërkon lëmoshë. Ai kërkon drejtësi. Dhe drejtësia është themeli i çdo shteti të ndershëm. Nëse nuk ka drejtësi për të, atëherë nuk ka as moral për ju. Sepse siç thoshte Konfuçie: “Një popull mosmirënjohës, është një popull pa të ardhme.”
Ky shtet nuk është vetëm i juaji dhe as nuk do të jetë. Ai i përket edhe atyre që e ndërtuan me sakrificë, gjak dhe nder.
Dhe ju që sot e udhëhiqni, duke e harruar sakrificën e tyre – po e humbni legjitimitetin tuaj.
Sepse asnjë popull nuk është i lirë nëse lirinë e keqpërdor për t’i poshtëruar ata që ia sollën.
Ndaj: Zgjohu Kosovë!
Jo me pandershmërinë e atyre lart, por me turpin kolektiv të atyre poshtë.
Sepse nëse lejojmë që një Bislim Zyrapi të largohet nga ne në heshtje, atëherë ne nuk jemi më popull.
Ne jemi vetëm spektatorë të një teatri të turpit, ku duartrokitet gënjeshtra dhe ku e vërteta vdes ngadalë, në dializë.

Takim me vlera të veçanta me ambasadorin William G. Walker në “Vatër” të Bronx të Nju Jorkut

0
Nga: Prend Ndoja
___
Dita e sotme, në selinë e Vatrës në Bronx të Nju Jorkut, ishte një ditë e veçantë, e cila përkoi edhe me pragun e festës së shenjtë të krishtërimit, Pashkës së ringjalljes së Jezu Krishtit. Bashkatdhetarë shqiptarë kishin ardhur nga shumë vende e shtete të ndryshme të Amerikës, për të pritur mikun më të madh e të nderuar të kombit tonë, shkëlqesinë e tij, ambasadorin William G. Walker.
Ky emër është mjaft i njohur e shumë i dashur për çdo shqiptar, për kontributin e madh që ka dhënë ai për çështjen shqiptare, në veçanti për Kosovën. Ai u prit me shumë dashuri nga pjesëmarrësit, të cilët patën një bisedë shumë të përzemërt me të. Ambasadori Walker foli me dashuri e me entuziazëm për Kosovën dhe lirinë që ajo gëzon sot. Duke kujtuar kohën e qëndrimit të tij në Kosovë, ai foli për udhën e vështirë e për kushtet tejet të rënda në të cilat u punua. Si ambasador, ai nuk vuri në punë vetëm diplomacinë, kulturën dhe zgjuarsinë e tij, por vuri në radhë të parë zemrën në çështjen shqiptare, reflektoi dashurinë e sensin e madh të drejtësisë që kishte ai dhe administrata amerikane për problemin e lirisë së Kosovës. Me punën e tij të guximshme e parimore ai u bë pjesë e pandarë e luftës së popullit kosovar. Ishte personi i parë me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar, që i shqeu maskën propagandës serbe, zbuloi në dritë të diellit gënjeshtrat me të cilat Serbia ushqente popujt e ish Traktatit të Varshavës, për të mbuluar genocidin e saj ndaj popullit shqiptar.
Prend Ndoja me William Walker
***
Me informacionet e tij të sakta, të dërguara në vedin dhe kohën e duhur, ai zbuloi të vërtetën mbi atë që po ndodhte në Kosovë në fundin e viteve ’90, sidomos me dokumentet e paluajtshme mbi masakrën e Reçakut dhe masakra të tjera serbe mbi popullsinë kosovare. Kjo sensibilizoi ndieshëm në radhë të parë administratën e lartë amerikane, Europën e Bashkuar dhe NATO-n, të cilat reaguan dhe me luftën që u bë, çuan në lirinë e Kosovës, në themelet e së cilës ishte gjaku i qindra e mijëra dëshmorëve dhe njerëzve të pafajshëm, i luftëtarëve të paepur, i grave dhe fëmijëve të Kosovës.
Në këtë takim u bë edhe promovimi i librit “Reçak-Historia e një krimi lufte” shkruar nga ambasadori Walker. Drejtues dhe aktivistë të VATRËS, që e morën fjalën në takim, shprehën mirënjohjen e thellë për misionin e lartë të këtij personaliteti të diplomacisë ndërkombëtare, si dhe u ndalën në vlerat e veçanta të këtij libri.
Shumë prej nesh, që ishim në takim, patëm kënaqësinë ta merrnim librin me autograf nga autori.
Me këtë rast, VATRA e dekoroi ambasadorin William Walker me Medaljen e Artë të Lirisë, për kontributin e tij të shquar për çështjen shqiptare.

“Reçak – Historia e një krimi lufte” e Ambasadorit William G. Walker, promovim në “Vatren” e Nolit e Konicës

Nga: Frank Shkreli

(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi promovimin e librit të Ambasador William G. Walker — “Reçak – Historia e një krimi lufte”, ditën e Shtunë më 19 Prill 2025 ora 11 Am në Selinë Qëndrore në Bronx, Nju Jork)

Ambasador Walker, ju përshëndes zotëri – është vërtetë kënaqësi, ashtu si gjithmonë, që shihemi sot këtu në Vatër.  Mua, duke qenë në praninë e Ambasadorit Walker, më bën të ndihem se për sa ka njerëz si z. Walker — në këtë botë të trazuar tonën — ka shpresë për njerëzimin. Të qenit në praninë e tij më rikthen besimin tek njerëzimi! Jemi të nderuar dhe të privilegjuar që ju kemi sot këtu me ne, ambasador Walker.

Zonja dhe zotërinj! Jemi këtu sot, për të promovuar një libër të mikut të madh të Kosovës dhe të kombit shqiptar, ambasadorit William Walker. Një libër që duhet lexuar nga çdo shqiptar, kudo. Një dëshmi e dorës së parë nga një diplomat amerikan — i cili i tregoi botës për krimet serbe kundër njerëzimit në një fshat të vogël të quajtur Reçak të Kosovës. Por, ne jemi këtu edhe për të shprehur mirënjohjen tonë për ambasadorin Walker.

Për ta falënderuar atë për vendimin e guximshëm që të shkonte në Reçak atë ditë të ftohtë janari, ku zbuloi masakrën e 15 janarit 1999, e ku forcat terroriste serbe kishin masakruar 45 civilë shqiptarë dhe më pas, përmes një konference për shtyp për shtypin vendas dhe botëror, Z. Walker denoncoi para botës atë që kishte parë me sytë e tij në Reçak, një “masakër” dhe “krim kundër njerëzimit”.  Ambasadori Walker do të na thotë se vajtja e tij në Reçak atë ditë, ishte një ditë që jo vetëm ndryshoi jetën e tij, por ndryshoi përgjithmonë edhe të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit.

Tani, për ata që dinë diçka se si vepron burokracia qeveritare, dijmë se William Walker, i cili udhëhoqi Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë në atë kohë, pritej që të kishte kërkuar leje nga lart për të mbajtur konferencën për shtyp në Prishtinë, me qëllim për t’i treguar botës se çfarë pa në Reçak. Falënderës Zotit, ambasadori Walker nuk i kërkoi askujt leje për të mbajtur konferencën për shtyp pas kthimit të tij në Prishtinë nga Reçaku, ndërsa kishte vendosur t’i tregonte botës për masakrën e Reçakut — masakrën më të rëndë që kur forcat serbe kishin nisur goditjet e tyre masive terroriste kundër civilëve shqiptarë. Për besimtarët, shkuarja e Ambasadorit Walker në Reçak mund të  duket si një ndërhyrje hyjnore për të shpëtuar një popull nga zhdukja.

Merrni me mend për një sekondë, nëse do të kishte qenë dikush tjetër në vend të Z. Walker si Shef i Misionit Verifikues në Kosovë, në atë kohë.Dikush, i cili për çfarëdo arsye, nuk do të kishte shkuar në Reçak.Vetëm imagjinoni! Bota nuk do të kishte mësuar kurrë për masakrën në Reçak dhe si rrjedhojë, Zoti e di se cila do të ishte e ardhmja e Kosovës sot.

Por, fatbardhësisht, ishte ambasadori Walker ai që vendosi të shkonte në Reçak dhe personi që i tregoi botës të vërtetën e madhe për çfarë kishte ndodhur në atë vend dhe për atë që po ndodhte anë e mbanë Kosovës: Ndaj deklaratave të Ambasadorit Walker, reagimi ishte shumë i shpejtë në Uashington. Ndaj asaj që z. Walker po raportonte për mizoritë e forcave serbe në mbarë Kosovën kundër shqiptarëve civilë e të pa armatosur. Si rrjedhim, e gjithë qeveria e SHBA-së po mobilizohej për t’u marrë me situatën — në përpjekje për të ndalur masakrat e mëtejshme në Kosovë.

Mbaj mend se si konferenca për shtyp e Zotit Walker — kur ai ka denoncuar masakrën e Reçakut — pat tronditur Uashingtonin zyrtar por dhe botën.

Si Drejtor i Divizionit Evropian të Zërit të Amerikës në atë kohë, kam marrë pjesë pothuajse çdo ditë në takime ndër-institucionale të qeverisë federale amerikane mbi gjëndjen e krijuar në Kosovë, në përpjekje për të bashkrenduar aktivitetet midis agjencive qeveritare të SHBA-së si dhe me aleatët e SHBA-së në Evropë dhe në mbarë botën, me qëllim për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme në Kosovë.  Në atë kohë nuk kishte dyshim se vrasja masive në Reçak do të bëhej një pikë kthesë në krizën e Kosovës.

Por, ja ku jemi sot 26 vite më vonë… Në janar të vitit 1999, ambasadori Walker njoftoi botën për krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë. Masakra e Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që e nxiti botën të vepronte për të ndaluar krime të mëtejshme kundër njerëzimit nga forcat terroriste serbe në Kosovë. Po, masakra në Reçak ishte një ngjarje tragjike, por edhe një pikëkthesë që çoi në çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe në një miqësi dhe aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara – në një përkushtim të përbashkët të dy vendeve aleate, për të vërtetën dhe drejtësinë.

William Walker pays homage in front of Recak/Racak massacre memorial on January 15, 2025. Photo: BIRN

Nëse më lejoni të bëj një sugjerim ose më mirë një thirrje… Libri i ambasadorit Walker, “Reçak: Historia e një krimi lufte” është një dokument për zbulimin dhe denoncimin e krimeve kundër njerëzimit në Kosovë.  Çdo familje shqiptaro-amerikane dhe në mbarë trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë duhet ta ketë këtë libër në bibliotekën private. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë sot: të shprehim mirënjohjen, falënderimet dhe admirimin tonë për gjithçka që miku ynë i madh Ambasadori William Walker ka bërë dhe vazhdon të bëjë për popullin tonë!  Duke të uruar shëndet dhe jetë të gjatë të falënderojmë përgjithmonë, përzemërsisht!

_____

ENGLISH VERSION TO BE READ AT VATRA BOOK PROMOTION

Ambassador Walker’s book, “Reçak: The Story of a War Crime”

By Frank Shkreli

Ambassador Walker, greetings to you sir – it’s nice to see you, as always.  Being in the presence of Ambassador Walker makes me feel that for as long as there are people like him — in this troubled world of ours — there is hope for humankind. Being in his presence restores my faith in humanity! We are honored and privileged to have you with us today, Mr. Ambassador.

Ladies and gentlemen. We are here, to promote a book authored by the great friend of Kosova and the Albanian people, Ambassador William Walker.  A firsthand testimony from an American diplomat — about a Serbian massacre of civilians in the village of Reçak in Kosovë.

We are here also to express our gratitude to Ambassador Walker. To thank him for deciding that cold January day to go to Reçak where he uncovered the massacre on January 15, 1999 — the site where Serbian government terrorist forces massacred 45 Albanian civilians in cold blood.

And then in a press conference for the world media, gathered in Prishtinë, he denounced, before the whole world what he had seen in Reçak:  as a “massacre” and a “crime against humanity”.  Ambassador Walker will tell us — that it was a day that changed his life, for sure, but more importantly, it marked a day that changed the future of Kosova and the history of the Balkans.

Ladies and gentlemen – Ambassador Walker did not have to go to Reçak that day. Instead he could have chosen to stay in a warm hotel room in Prishtinë, but he decided to go and, subsequently, to report to the world what he witnessed there. For those who believe in a higher power, him going to Reçak and holding a news conference afterwards, may seem like a divine intervention to save a people.

Just think for a second, if it had been someone else instead of Mr. Walker as Head of the Kosovo Veri fication Mission at that time in Prishtinë. Someone who for whatever reason, would not have gone to Reçak that day.

Just imagine!  The world would have never learned about the massacre in Reçak and as a result, God knows what the future of Kosova would be today. So many what ifs?!

But it was Ambassador Walker who decided to go to Reçak!  As a result, I remember the reaction was very quick in Washington to what Mr. Walker was reporting about atrocities of Serb forces against Albanians in Kosova.

I remember how the whole US government reacted by mobilizing to deal with the situation after the massacre in Reçak.

Let me tell you! Mr Walker’s press conference denouncing the Reçak massacre as a crime against humanity, shook-up the official Washington and the world. I remember that as Director of European Division of the Voice of America at the time, I attended almost daily inter-agency meetings dealing with Kosova situation.

The purpose was to coordinate activities among US government agencies as well as with US allies in Europe and throughout the world, to stop dhe bloodshed in Kosovë. At that point, there was no doubt in anybody’s mind that the mass murder at Reçak would become a turning point in the Kosova crisis.

But here we are today, 26 years later…tragic events indeed that led to the liberation and independence of the Republic of Kosova – In a permanent friendship and alliance – and in a shared commitment to truth and justice — with the United States.

So, my friends, Ambassador Walker’s book, “Reçak: The Story of a War Crime” is a huge document and a monument to the truth about the Serbian crimes against Albanian civilians in Kosova. Every Albanian American family should have this book in their library.

That’s the least we can do today: to express our gratitude, our thanks and admiration for all that Ambassador William Walker has done and continues to do for our people! Mr. Ambassador, we wish you good health and a long life, so that you can continue to tell the truth about the Reçak massacre. Thank you, my friend!

Pa e provuar njeriun, si Dude Baljen, nuk mund të thuash se e njeh !

0

Gani I. Mehmeti

KANË THËNË: PA E PROVUAR NJERIUN, NUKM MUND TA NJOHËSH

Jo se nuk i kemi besuar kësaj fjale, port ajo edhe u vërtetua. Duda Balje ka 26 vite që është në skenën politike në Kosovë, por deri tani, asnjëherë as që e ka bërë bisedë me dike për formimin e një komune boshnjake në Kosovë. Jo, sepse deri këtë here, nuk kishte ardhur puna të varet formimi i qeverisë për një votë, edhe kjo nga pakicat joserbe. Edhe Duda edhe të tjerët, rregullisht kanë formuar qeverinë pa asnjë kusht me atë parti që kishte shumicën e deputetëve. Jo, sepse nuk po varej formimi i qeverisë prej një deputeti.

Kësaj radhe pothuaj se erdhi puna aq ngusht, sa edhe për një deputet, qeveria po mbetet pa u formuar. Dhe, po të mos vinte puna këso fare, sërish Duda nuk do të shtronte këtë kusht, sepse do e dinte se nuk varet prej votes së saj formimi i qeverisë. E, tani, ajo përpiqet të shfrytëzojë këtë dhe paraqet kushtet. Do mbesja pa e formuar qeverinë, e nuk do i nënshtrohesha Dudës dhe nuk do e formoja atë komunë. Dhe këtë, jo pse e kërkon Duda, por pse nuk ka asnjë arsye. Boshnjakët në Kosovë, ashtu sikur edhe të gjitha pakicat tjera, në Kosovë kanë të drejtat më të mëdha si pakicë në mbarë botën. Ne nuk jemi kundër, por ajo do të duhej të kërkonte rreth infrastrukturës, rreth arsimimit e shëndetësisië edhe tek boshnjakët por edhe tek të gjithë, sepse njeriu nuk duhet të kërkojë dhe të kënaqet vetëm për vete, por edhe për të tjerët e, në veçanti në Kosovë.

Njerëzit e tillë më dalin të ligj, të pakaraskter e qe besa edhe jo të besueshëm, sepse të tradhëtojnë për një interes të tijën të panevojshme.

Prandaj, ra kjo punë, dhe u pa se kush është Duda Balje.

Dudë, me këtë “njerëzi” të pamë, me këtë “njerëzi”  mbetësh.

Do mbetësh ti pa komunë boshnjake dhe ne pa formimin e qeverisë, nëse varet prej votes sate.

Nuk është faji tek ti, faji është tek Kushtetuta e Kosovës, e cila favorizon aq tepër pakicat në Kosovë. Do duhej të mos kishte fare favorizime, kush arrinë të fitojë – do zgjedhej, kush jo, do shkonte në shtëpi, pa iu dhënë rasti të parashtrojë kushte.

Ka boshnjakë shumë më shumë se në Kosovë në shtetet tjera rreth Kosovës, por nuk iu dëgjohet zëri e të mos flitet për kushte.

Jemi për barazi, por jo për favorizime.

Këshilla nëse doni të bëheni diktator

0

Nga Aurel Dasareti

Dëshiron të bëhesh diktator si nudisti i “rilindjes”? Mos kërkoni më tej, këtu kam përshkruar disa këshilla të shkëlqyera për mashtrues e mendjemëdhenj të ashpër që nuk i përfillni të tjerët dhe që keni një diktator të vogël në bark!

***

Ekzistojnë dy lloje të diktaturës:

  1. I gjithë pushteti i takon një personi, kjo shpesh quhet autokraci ose diktaturë e një njeriu.
  2. Pushteti shpërndahet mes disa njerëzve, si në një vend të qeverisur nga një junta partiake ose ushtarake. Kjo shpesh quhet diktaturë kolegjiale ose autokraci.

Ky shkrim fokusohet kryesisht në monarkinë absolute. Të jep atë që duhet për të pasur shanset më të mira që një ditë të bëhesh diktator.

Një mënyrë tjetër për të ndarë diktaturat është nëse ato janë totalitare, ku qytetarët humbasin çdo liri dhe nuk kanë lirinë të mendojnë çfarë të duan, apo autoritare, ku ka pak liri veprimi. Ju duhet ta zgjidhni këtë edhe nëse e arrini qëllimin tuaj.

Si të vini në pushtet?

Ka disa mënyra për të ardhur në pushtet, këtu janë disa nga opsionet më të njohura:

  • Të zgjedhur në mënyrë demokratike

Nëse vendosni të zgjidheni në mënyrë demokratike, së pari duhet të bëheni popullor. Është një avantazh të jesh bindës dhe të jesh në gjendje të japësh fjalime të mira. Nëse zgjidhni të zgjidheni në mënyrë demokratike, keni shumë punë përpara, pasi demokracia është shumë larg nga diktatura. Avantazhi është se ju nuk po bëni asgjë të paligjshme në fillim, dhe për këtë arsye nuk do të ndaleni ose arrestoheni përpara se të filloni punën.

  • Trashëgimia

Ky opsion është pothuajse i pamundur për t’u arritur për njerëzit e zakonshëm, por është përdorur mjaft gjerësisht. Trashëgimi i një diktature është ndoshta aq i lehtë sa mund ta marrësh. Njerëzit janë mësuar tashmë me një diktaturë dhe nuk duhet të luftoni rrugën tuaj për në pushtet, ju merrni një produkt të përfunduar dhe mund të filloni punën tuaj si diktator.

  • Ndihma e huaj

Kërkoni ndihmë nga vende të tjera që mund të kenë interes që të bëheni diktator. Aleancat e luftës, marrëveshjet tregtare ose thjesht të kesh një marrëdhënie të keqe me liderin aktual mund të motivojnë vendet e tjera për t’ju ndihmuar. Një aleat i mirë mund të dëshirojë të manipulojë zgjedhjet ose të dërgojë mercenarë për të vrarë udhëheqësin aktual të vendit për ju.

  • Grusht shteti/Grusht shteti ushtarak

Nëse vendos të kryesh një grusht shteti, kërkohet shumë planifikim. Qëllimi është eliminimi, kapja ose kërcënimi i liderëve të lartë dhe marrja e pushtetit në një mënyrë efektive. Zakonisht kjo vjen nga ushtria, kështu që nëse zbarkoni në një grusht shteti, mund të jetë një ide e mirë për të marrë një gradë të lartë ushtarake.

  • Zgjidhni vendin e duhur

Është e rëndësishme të zgjedhësh vendin e duhur kur të bëhesh diktator, këtu janë disa gjëra që duhen kërkuar:

  1. Vend me ish-diktator

Në një vend me një ish-diktator, popullsia ka më pak gjasa të protestojë. Ata tashmë janë mësuar të jetojnë në një diktaturë dhe nëse zgjedh një grusht shteti mund ta justifikosh duke thënë se personi i mëparshëm ishte një diktator i tmerrshëm dhe nuk e meritonte një pushtet të tillë.

  1. Popullsia e varfër – Elita e mirë-arsimuar

Në një vend me një popullsi të varfër, popullsia gjithsesi nuk ka aq shumë për të mbrojtur, dhe pushteti është qendror. Jo i përhapur mbi shumë njerëz që ju duhet t’i bindni (ose t’i vrisni) kur të merrni pushtetin. Nëse pushteti qëndron tek një numër i vogël njerëzish, puna juaj bëhet shumë më e lehtë.

  1. Pavarësia politike

Kur merrni drejtimin (udhëheqjen) e një vendi, duhet të siguroheni që të merrni përsipër udhëheqjen aktuale. Nëse merrni pushtetin në një koloni, do të dëboheni shpejt nga pronarët e kolonisë.

Si të konfirmoni rolin tuaj si diktator?

Mirë, pra ju keni ardhur në pushtet. Po tani? Çfarë do të bëni për të parandaluar që dikush tjetër të vijë dhe t’jua marrë atë, ose njerëzit që t’ju ndalojnë para se të keni fuqi të mjaftueshme për të shuar rebelimin? Mos kini frikë, këtu është lista, por mbani mend; Mos ecni shumë shpejt dhe kini kujdes me porosinë:

  1. Bëni aleanca, si me njerëz të fuqishëm ashtu edhe me vende të fuqishme nëse është e mundur, përveçse fitoni ndikim më të madh në botë, ju dërgoni një sinjal se keni ndikim të madh te kundërshtarët tuaj.
  2. Merrni parasysh mendimet e njerëzve në fillim. Përsëri, mos lëvizni shumë shpejt, lërini të mendojnë se keni qëllimet më të mira.
  3. Merrni kontrollin e medias (TV, portalet, revistat). Bëjeni gradualisht, filloni duke thënë se ajo që thonë stacionet mediatike është gënjeshtër, në mënyrë që njerëzit të mos u besojnë atyre derisa të merrni përsipër të gjitha metodat e komunikimit. Mos harroni se kjo përfshin edhe internetin.
  4. Tani që keni kontroll mbi mediat, mund të përhapni propagandë. Krijoni një imazh armik ndaj të cilit të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar.
  5. Merrni kontrollin e të gjitha pjesëve të shtetit; legjislacioni, gjykatat, etj. Në këtë mënyrë ju mund të kontrolloni gjithçka.
  6. Kryeni një ngjarje të madhe për të cilën mund të mburreni, mundësisht një që është disi pozitive për njerëzit. Përdorni të gjitha kanalet tuaja të lajmeve dhe mediave për të përhapur mesazhin kudo.
  7. Nëse dikush tjetër bën një gabim, nuk është problemi juaj. Nëse problemi shkon përtej jush, mund të hiqni qafe ata që e kanë bërë atë në mënyrë që gabimi të mos përsëritet.
  8. Hiqni qafe të gjithë opozitën ose njerëzit që mund t’ju marrin pushtetin. Pasi të keni arritur deri këtu, mund të hiqni qafe të gjithë kundërshtarët politikë ose njerëzit me shumë pushtet. Ju gjithashtu mund të hiqni qafe ato që nuk ju pëlqejnë.
  9. Të lumtë o shqiptar, je bërë diktator edhe më i madh se xhaxhai yt i mjerë.

***

PS: Një shkrim satirik, një ironi therëse e fshikulluese për mediumet shqipfolëse antikombëtare që faktikisht janë në shërbim të armikut; për mentalitetin “shtet-formues” dhe “atdhedashurinë” tonë vetë-shkatërruese në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera nën pushtim (okupim). Ne jemi ata që luftojmë për të mos ekzistuar.

Mos lejoni më të na shkatërrojnë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Ne shqiptarët jemi të gjithë vëllezër, pavarësisht se na kanë ndarë armiqtë, pavarësisht se ku jetojmë; vëllezër dhe motra jemi, nga gjaku, gjenetika, gjuha, historia, të zhytur me trup dhe me shpirt në thelbin e bashkësisë sonë pellazge-ilire, si një shoqëri e bashkuar.

Arti i të jetuarit përbëhet (konsiston) kryesisht në të pasurit gjithmonë mendime të këndshme.

https://www.youtube.com/watch?v=M4qlq799Tr8&list=PLz_JxVYRoy45IN9Rra5ZuRDaRKCBzbjt-

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Vetëm zgjedhjet e reja, mund ta “shërojnë” hipokrizinë dhe servilizmin e partive politike!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Zgjedhjet e reja, si zgjidhje dhe ofertë e re në kalendarin e sivjetmë të tregut tonë politik, midis tjerash përveç ngërçeve, duhet të “prodhojnë” edhe një klimë e sjellje të re politike. Ku deputetët e zgjedhur me vullnetin qytetar, s’do mund të mbeten më peng i “butonave” të liderve(pardon; dilerëve!) dhe i “disiplinës” servile partiake, por, do bëhen një zë i artikuluar dhe i denjë i qytetarisë, pra, një person që me fuqinë e gjykimit vetanak fillon të marr përgjegjësitë dhe rolin e një agjensi të ri socializues politik në shtetin e Kosovës. Krejt saga apo drama e stilit latino-amerikane, e lozur në Parlament ishte improvizim i qëllimshëm vetëm për ta fuqizuar e motivuar elektoratin, para zgjedhjeve të pa shmangëshme! Kjo “lojë” tashmë është bërë aq “transparente”, sa që edhe injoranti më i “certifikuar” për blasfemi e kurthime të tilla meskine politike, po e kupton!

2. Andaj, duhet që edhe ne tani si pjesë e qytetarisë së emancipuar e intelektual të pavarur, si student e si shoqëri civile sa të mundemi ta ushtrojmë trysninë tonë publike përmes “hakmarrjes” që do materializohet përmes armës së votës së lirë, në zgjedhjet e reja, si “katarësisi” i vetëm (ashtu si kam paralajmëruar qe sa kohë) që do mbahen sivjet ose në fillim të vitit 2026. Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për ta krijuar atë “distancën politike” të 5/6% të nevojshëm, o për ish qeverinë mendjemadhe që lehtësisht bie (vakt e pa vakt!?) në deliriumin e vetëmjaftueshmërisë, o për opozitën egoiste që është mësuar të veproj me “suflerat” e Dragodanit!?

3. Ndryshe, serish do na përcjellin ngërçet, taktizimet dhe lojërat e pista të dy palëve. Në këtë kontekst, unë në horizont shohë edhe mundësinë e shfaqjes së një lidershipi (e pse jo edhe një lideri me vizion burrështetasi tërësisht të ri që sheh përtej interesave klanore, politike e ideologjike… interesat e shteti dhe të ri kombit. Deputetët e legjislaturës së nëntë, përveç që do mbahen në mend si persona servil (ndaj liderit) do mbahen në mend edhe si hipokritë e mashtrues që me vetëdije e keqpërdorën besimin në votëb e lirë qytetare! Atyre përfundimisht me aktin e betimit që bënë sot pas tri seancave torturuese në CV-e tyre do u vuloset edhe “certifikata” e jo lojalitetit të skajshëm ndaj lirisë së mendimit, qëndrimit dhe gjykimit të lirë qytetar.

Qeveria e ardhshme, s’do duhej të mbetej peng i halleve e anonimiteteve personale partiake, e as e hipokrizisë e servilitetit të deputetëve të zgjedhur, por, e drejtës dhe lirisë së plotë të votimit demokratik e patriotik…

“Arrestimi i 281 hebrejve në Prishtinë ishte episodi më i turpshëm në historinë e luftës së Kosovës.” – Noel Malcolm, historian

0

Pergatiti: Klajd Kapinova

“Shqiptarët, janë krejtësisht të korruptuar, të papërdorshëm, të padisiplinuar dhe të patrajnueshëm. Për formacionet ekzistuese shqiptare, një ndryshim në të ardhmen nuk mund të pritet as nga një stërvitje e plotë. Ata kurrë nuk do të bëhen një trupë serioze dhe e punësueshme. Ushtari shqiptar, është i padisiplinuar dhe frikacak”. – Josef Fitzthum SS-Brigadeführer – Generalmajor der Waffen-SS und Polizei 

“(Me) një mortajë të lehtë mund ta ndjekësh atë (shqiptarin) në të gjithë botën. Gjatë sulmit ai shkon vetëm aq larg sa gjen diçka, për të vjedhur ose plaçkitur. Për të, lufta mbaron kur kap një dhi, një plug ose rrotën e një makine qepëse.” – Schmidhuber, general dhe officer i lartë SS 

Divizioni i 21-të Malor Waffen i SS Skanderbeg, ishte një divizion gjerman i këmbësorisë malore i Waffen-SS, krahu i armatosur i Partisë Naziste Gjermane, që shërbeu së bashku me Wehrmacht-in, gjatë Luftës së Dytë Botërore (L2B), por që nuk ishte kurrë zyrtarisht pjesë e tij.

Në gjyqet e Nurembergut pas luftës, Waffen-SS u shpall një organizatë kriminale, për shkak të përfshirjes së saj të madhe në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Divizioni u zhvillua rreth bërthamës së një batalioni etnik shqiptar, i cili kishte parë shkurtimisht luftime kundër partizanëve jugosllavë në Bosnjën lindore si pjesë e Divizionit të 13-të Malor Waffen të SS Handschar (Kroat).

Ushtarët e thjeshtë ishin kryesisht shqiptarë myslimanë, me disa qindra shqiptarë katolikë dhe kryesisht oficerë e nënoficerë gjermanë dhe jugosllavë Volksdeutsche (gjermanë etnikë).

Titulli Skënderbeu, iu dha për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili mbrojti rajonin e Shqipërisë kundër Perandorisë Osmane për më shumë se dy dekada në shekullin e 15-të.

Ai, nuk arriti kurrë forcën e divizionit, duke qenë në maksimum një formacion me madhësinë e një brigade prej 6,000 deri në 6,500 trupash.

Në maj të vitit 1944, anëtarët e divizionit arrestuan 281 hebrenj në Prishtinë dhe ua dorëzuan gjermanëve, të cilët i transportuan në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, ku shumë u vranë.

Vetë divizioni ishte më i njohur për këtë veprim dhe për vrasje, përdhunime dhe plaçkitje në zonat kryesisht serbe sesa për pjesëmarrjen në operacione luftarake në emër të përpjekjeve luftarake gjermane.

Pas këtyre operacioneve, njësia u vendos si forcë roje në minierat e kromit në Kosovë, ku u pushtua shpejt nga partizanët, duke çuar në dezertim të gjerë.

E përforcuar nga personeli gjerman i Kriegsmarine dhe me më pak se 500 shqiptarë të mbetur në radhët e saj, ajo u shpërbë më 1 nëntor 1944.

Anëtarët e mbetur u inkorporuan në Divizionin e 7-të Vullnetar Malor SS Prinz Eugen. Pas luftës, komandanti i divizionit SS-Brigadeführer dhe Generalmajor der Waffen-SS August Schmidhuber u shpall fajtor për krime lufte nga një gjykatë në Beograd dhe u ekzekutua në vitin 1947.

Divizioni përfshinte rreth 1,000 shqiptarë nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët më vonë formuan bërthamën e Skënderbeut.

Pjesa më e madhe e Kosovës iu aneksua Shqipërisë dhe në fillim, shqiptarët që jetonin atje e pritën me entuziazëm pushtimin italian. (Neubacher reported that about 4,000 Albanians had served in the 13th SS Division. The historians Xavier Bougarel, Alexander Korb, Stefan Petke and Franziska Zaugg observe that this estimate seems “overly high” given there was only one Albanian battalion in that division.)

Disa shqiptarë të Kosovës madje sugjeruan se shqiptarët ishin “arianë me trashëgimi ilire”. (In a report to Himmler, Fitzthum wrote that, “[f]or the currently existing Albanian formations an alteration in the future cannot be expected to be brought about even by thorough training. They will never become a serious and employable troop.” Despite the Germans trying to depict them as “the perfect Albanian warrior”, Fitzthum argued that the Albanians from Kosovo and the northern part of Albania proper had a completely different conception of warfare than the Germans and were not familiar with fighting in large units or against artillery.)

Shqiptarët e Kosovës, i përçmonin serbët për shtypjen që kishin përjetuar nga duart e tyre gjatë Luftërave Ballkanike, Luftës së Parë Botërore dhe nën sundimin jugosllav.

Ata përfituan nga rrethanat e ndryshuara, sulmuan fqinjët e tyre serbë dhe dogjën shtëpitë e deri në 30,000 kolonëve serbë dhe malazezë. (This rank had no U.S. Army equivalent. It was senior to a colonel but junior to a brigadier general.)

Një nga zonat italiane të pushtuara nga gjermanët ishte Shqipëria, ku ishte vendosur Korpusi i XXI Malor i Armatës së 2-të Panzer të Gjeneralberst Lothar Rendulic.

Një gjeneral fuqiplotë i Wehrmacht-it dhe një përfaqësues special i Heinrich Himmler, SS-Brigadeführer dhe Generalmajor der Waffen-SS und Polizei Josef Fitzthum, ishin të dy të vendosur në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Gjermanët nazi, morën kontrollin e të gjitha forcave shqiptare, që kishin bashkëpunuar me italianët para kapitullimit të tyre. Ato forcuan ushtrinë dhe xhandarmërinë shqiptare, por shpejt vendosën se ato trupa nuk ishin të besueshme.

Atë vit, një numër shqiptarësh nga Kosova dhe rajoni i Sanxhakut u rekrutuan në Divizionin e 13-të Malor Waffen të SS Handschar (i 1-ri Kroat), një divizion Waffen-SS i përbërë kryesisht nga myslimanë dhe kroatë boshnjakë me kryesisht oficerë gjermanë, që vepronte në Shtetin e Pavarur kukull të Kroacisë.

Një rekrutues kyç midis shqiptarëve për Waffen-SS ishte SS-Standartenführer Karl von Krempler. Për rreth gjashtë muaj, divizioni përfshinte rreth 1,000 shqiptarë etnikë nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët përbënin Batalionin e 1-rë të Regjimentit të 2-të, i cili më vonë u bë Batalioni i 1-rë i Regjimentit të 28-të Divizioni më vonë rekrutoi edhe 500 burra të tjerë nga Sanxhaku.

Formimi i një divizioni shqiptar Waffen-SS ishte ideja e Fitzthum-it, e cila fillimisht u kundërshtua nga përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin, Hermann Neubacher, dhe gjithashtu nga kreu i Zyrës Kryesore të Sigurisë së Rajhut, SS-Obergruppenführer dhe Gjenerali i Policisë, Ernst Kaltenbrunner, i cili ndikoi te Himmleri që ta linte mënjanë atë. Por qeveria shqiptare e mbështeti idenë, përballë vështirësive në rritje, Himmler shpejt ndryshoi mendje dhe në shkurt të vitit 1944 ideja mori miratimin e Adolf Hitlerit.

Në shkurt të vitit 1944, Hitleri miratoi krijimin e një divizioni shqiptar Waffen-SS, që do të shërbente vetëm brenda Kosovës, dhe kishte për qëllim të mbronte shqiptarët etnikë, por të mbetej nën kontrollin gjerman.

Qëllimi i Himmlerit ishte të zgjeronte rekrutimin e Waffen-SS në Ballkan dhe të formonte dy korpuse me nga dy divizione secili, me një korpus që do të vepronte në rajonin e Bosnjës në Shtetin e Pavarur të Kroacisë dhe tjetrin në Shqipëri.

Në mars të vitit 1944, Bedri Pejani, kryetari i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, një organizatë e krijuar pas dorëzimit italian për të çuar përpara interesat e shqiptarëve të Kosovës, i propozoi Hitlerit që të ngrihej një forcë prej 120,000-150,000 vullnetarësh shqiptarë të Kosovës për të luftuar partizanët jugosllavë dhe shqiptarë.

Pejani i kërkoi udhëheqjes gjermane t’u jepte shqiptarëve pajisje dhe furnizime për të luftuar kryengritjen komuniste dhe kërkoi zgjerimin e kufijve të shtetit kukull gjerman të Shqipërisë në kurriz të territorit të pushtuar nga Gjermania të Serbisë dhe territorit të pushtuar nga Gjermania të Malit të Zi. Këto kërkesa nuk u përmbushën.

Pas luftës, ish-anëtarë myslimanë boshnjakë të Divizionit të 13-të SS deklaruan se, ndërsa ishin me divizionin, shqiptarët kishin qëlluar civilë të paarmatosur dhe ishin “shumë brutalë”.

Më 23 maj, Fitzthum raportoi se kishte shpërndarë 4 batalione shqiptare të organizuara nga Wehrmacht, duke përshkruar si “krejtësisht të korruptuar, të papërdorshëm, të padisiplinuar dhe të patrajnueshëm”.

Gjermanët zbuluan se shqiptarët e Kosovës ishin më bashkëpunues sesa shqiptarët nga Shqipëria. Kjo ndodhi kryesisht sepse ata kishin frikë nga një kthim nën sundimin jugosllav.

Cilësia e shumicës së këtyre rekrutëve ishte e dobët dhe vetëm midis 6,000 dhe 6,500 u konsideruan të përshtatshëm për të marrë trajnim.

Shqiptarët, mund të jenë bashkuar për një sërë arsyesh, duke përfshirë aksesin në armë moderne dhe stërvitje ushtarake, për të ndihmuar në rishikimin e kufijve të Shqipërisë, hakmarrjen dhe madje edhe mundësinë për plaçkitje. Në qershor të vitit 1944, Neubacher e zhvendosi me sukses Pejanin, të cilin e konsideronte “të çmendur”.

Në dallim nga Divizioni i 13-të SS, përdorimi i Islamit si nxitje, për t’u bashkuar me Waffen-SS u zhduk plotësisht nga axhenda gjermane, ndërsa shfrytëzimi i tensioneve etnike u bë shumë më i rëndësishëm.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve të divizionit ishin bektashinj ose myslimanë sunitë, në divizion shërbyen edhe katolikë shqiptarë.

Anëtarët bënë një betim fetar duke përdorur Kur’anin, duke u zotuar për “xhihad kundër jobesimtarëve”. Garnizoni i tij ndodhej në qytetin e Prizrenit.

Divizioni, do të ishte përgjegjës për sigurinë në Kosovë, duke përfshirë rrugët e transportit, mbrojtjen e objekteve të rëndësishme ekonomikisht, siç janë minierat e xeherorit të kromit në Kukës dhe Gjakovë, si dhe veprimet ofensive kundër partizanëve jugosllavë që vepronin në rajon.

Burrat, që kishin shërbyer tashmë në Divizionin e 13-të SS u vendosën gjithashtu si roje në një kamp përqendrimi në Pristinë.

Që në fillim, u bë e kjartë se shumica e anëtarëve myslimanë shqiptarë të divizionit dukeshin të interesuar vetëm për të larë hesapet me kundërshtarët e tyre të krishterë serbë, të cilët u bënë shënjestër e mizorive të shumta.

Për t’i dhënë fund krimeve, gjermanët duhej të çarmatosnin batalionet e divizionit në qytetet e Pejës dhe të Prizrenit dhe të arrestonin oficerët shqiptarë, ndërsa një oficer komandues madje u dërgua në burg në Gjermani.

Më 14 maj 1944, anëtarët e divizionit bastisën shtëpitë hebraike në Prishtinë, arrestuan 281 hebrenj dhe ua dorëzuan gjermanëve, të cilët i dërguan në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, ku shumë u vranë.

Historiani Noel Malcolm e përshkruan këtë ngjarje si “Arrestimi i 281 hebrejve në Prishtinë ishte episodi më i turpshëm në historinë e luftës së Kosovës”.

Divizioni ishte gjithashtu përgjegjës për dëbimin e deri në 10,000 familjeve sllave nga Kosova, ndërsa kolonët e rinj shqiptarë mbërritën nga zonat e varfra të Shqipërisë veriore.

Ardhja e këtyre shqiptarëve u inkurajua nga autoritetet italiane dhe vlerësohet se deri në 72,000 shqiptarë u vendosën ose u rivendosën në Kosovë gjatë luftës.

Midis 28 majit dhe 5 korrikut 1944, divizioni arrestoi gjithsej 510 hebrenj, komunistë dhe antifashistë të tjerë dhe ua dorëzoi gjermanëve. Gjithashtu kreu varje hakmarrëse të të dyshuarve si sabotatorë.

Në qershor të vitit 1944, Skënderbeu u angazhua në manovra fushore në shkallë të gjerë në Malin e Zi lindor. Në Andrijevica, divizioni ekzekutoi menjëherë më shumë se 400 civilë të krishterë ortodoksë.

Gjatë operacionit më 28 korrik 1944, divizioni së bashku me Divizionin e 7-të Vullnetar Malor SS Prinz Eugen, masakroi rreth 550 fshatarë serbë në vendbanimin e Velikës, në Plavë, Mali i Zi.

Më 1 shtator 1944, anëtarët e divizionit të stacionuar në Tetovë dhe Gostivar u rebeluan, duke vrarë oficerët dhe nënoficerët e tyre gjermanë.

Më 24 tetor, Gjeneral-i Alexander Löhr, komandanti i Grupit të Ushtrisë E, urdhëroi që të gjithë anëtarët shqiptarë të divizionit të çarmatoseshin dhe të liroheshin.

Shqiptarët e Kosovës morën armët kundër partizanëve, pasi mësuan se rajoni  nuk do të bashkohej me Shqipërinë pas luftës, pavarësisht premtimeve të mëparshme të partizanëve.  

Shumë serbë dhe malazezë më pas u hakmorën kundër shqiptarëve etnikë të rajonit, veçanërisht bashkëpunëtorëve dhe atyre që kishin qenë anëtarë të divizionit.

Schmidhuber pretendoi se shqiptarët kishin ngecur kulturorisht, që nga koha e Skënderbeut në shekullin XV, dhe si ai ashtu edhe stafi i korpusit pretenduan se shqiptarët nuk kishin zhvilluar tradita kombëtare ose shtetërore.

Për më tepër, ai pretendoi se “(me) një mortajë të lehtë mund ta ndjekësh atë (shqiptarin) në të gjithë botën. Gjatë sulmit ai shkon vetëm aq larg sa gjen diçka, për të vjedhur ose plaçkitur. Për të, lufta mbaron kur kap një dhi, një plug ose rrotën e një makine qepëse.”

Oficeri i lartë gjerman Fitzthum, iu ankua personalisht eprorit të tij Adolf Hitlerit: ‘Për formacionet ekzistuese shqiptare, një ndryshim në të ardhmen nuk mund të pritet as nga një stërvitje e plotë. Ata kurrë nuk do të bëhen një trupë serioze dhe e punësueshme’. Fitzthum shkoi deri aty sa tha se “ushtari shqiptar është i padisiplinuar dhe frikacak”.

Fitzthum gjithashtu i shkroi me zemërim Himmlerit se një batalion u shpërbë, pasi u sulmua nga disa aeroplanë dhe pjesa tjetër thjesht u zhduk. Profesor Paul Mojzes shkruan se divizioni ishte më i njohur për kryerjen e mizorive kundër serbëve sesa për kontributin në përpjekjet luftarake gjermane. Roli i tij në deportimin e hebrenjve nga Kosova, është sfiduar nga historiani shqiptar Shaban Sinani, i cili pretendon se divizioni nuk mori pjesë në asnjë deportim në emër të gjermanëve. U raportua se disa ushtarë nga divizioni e braktisën divizionin, për t’u bashkuar me njësinë partizane të udhëhequr nga Gani Kryeziu, pasi refuzuan ta luftonin atë.

Gjyqet e Nurembergut, pas luftës dhanë vendimin deklarativ se Waffen-SS ishte një organizatë kriminale, për shkak të përfshirjes së saj të madhe në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasjen e të burgosurve të luftës dhe mizoritë e kryera në vendet e pushtuara. Nga ky vendim u përjashtuan ata (edhe shqiptarët) që ishin rekrutuar në Waffen-SS dhe nuk kishin kryer personalisht krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Anëtarët shqiptarë të divizionit mbanin një mburojë në krahun e tyre të sipërm të majtë që përshkruante një shqiponjë të zezë dykrenare shqiptare mbi një mburojë të kuqe me mbështetëse të zezë.

Shumë nga anëtarët myslimanë të divizionit mbanin kapele tradicionale gri me shqiponjën SS dhe kokën e vdekjes në pjesën e përparme në vend të kapelës standarde të fushës SS. Të tjerë mbanin kapelen tradicionale shqiptare të malësorit, qeleshen. (Marrë me shkurtime nga Wikipedia) 

Shënime:

  1. This symbol (exactly as depicted) is described by Keegan and Bishop as the divisional badge, and by Littlejohn as the “official vehicle sign of the division”.
  2. Some Albanian sources place the number of deaths at between 36,000 and 47,000, but according to Malcolm, such claims are greatly exaggerated.
  3. According to George H. Stein, the men from II Battalion fought with the 7th SS Division until February 1945, when they were sent north to defend the Oder–Neisse line.

Mendime të Shpend Topallajt rreth librit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët” të Prof. dr. Eshref Ymerit

0

Foto: Sant Petersburg

SHPENDI TOPOLLAJ

NJË LIBËR ME TË VËRTETA TRONDITËSE I PROF. DR. ESHREF YMERIT

(Rreth librit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët”)

Fill pas 24 shkurtit të vitit 2022, kur për turpin e saj, Rusia nisi sulmin barbar ndaj popullit të pafajshëm ukrainas, duke bombarduar pa mëshirë qytetet, deri edhe kopshtet, shkollat e spitalet, pra duke vrarë e masakruar edhe fëmijët, gratë e pleqtë, unë në shenjë revolte dhe proteste, publikisht dorëzova çmimin “Pushkin” të cilin LSHA të Rusisë ma pati akorduar. Arsyetimi im ishte se nuk mund ta mbaja më tej atë nderim, kur shkrimtarët dhe artistët e atij vendi, pra intelektualët në përgjithësi, heshtnin, ngaqë ose ishin frikacakë për ta ngritur zërin e mospajtimit me agresionin e tipit fashisht, ose e mbështesnin atë veprim të poshtër të qeverisë së tyre. Por pasi lexova librin e Prof. dr. Eshref Ymerit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët” botim i Intergrafika, ndërrova mendim në arsyetimin e këtij vendimi personal; fajtor për këtë sulm sa të pabesë, aq dhe të pakuptimtë, ishte së pari vetë populli rus. Ai popull që qysh nga koha e Rurikut, e kanë gënjyer se ashtu sikurse thosh me ironi filozofi pacifist britanik Bertrand Russell (1872 – 1970), “Patriotizëm do të thotë të pranosh të vrasësh dhe të vritesh për arsye të parëndësishme”. E vërteta është, se dashje pa dashje të gjithë kemi menduar se populli rus është me vlera të mëdha, pasi nga gjiri i tij ka nxjerrë personalitete të shquara të kulturës, arteve dhe shkencës, si dhe është për t`u respektuar kontributi që dha në fitoren mbi hordhitë hitleriane. Dhe sa për politikën ekspansioniste, ndjenjën e supremacisë dhe urrejtjes ndaj të tjerëve apo manifestimin e forcës për shtrirjen e influencave të saj, deri dhe ideologjike, mundësisht në mbarë botën, kemi menduar se fajin e ka qeveria ruse, ku carët e gjithëpushtetshëm, pavarësisht emrit që mbajnë, kanë zëvendësuar njëri – tjetrin, pa ndryshuar asnjë mendësi. Po ashtu, dhuna masive brenda vendit, torturimet, burgosjet, krijimi i GULAG – ve famëkëqinj, pushkatimet, gjenocidi ndaj pakicave, mungesa e fjalës së lirë, shpërfillja e të drejtave të njeriut, prapambetja ekonomike, izolimi e deri varfërimi, ishin vepër e politikave të mbrapshta po të qeverisë. Mirëpo, ja që nuk qenka plotësisht kështu, pasi tek e fundit, çdo popull ka qeverinë që meriton. Po pse populli rus i ka merituar ndër shekuj monarkët që e kanë drejtuar? Pikërisht kësaj i jep përgjigje në mënyrë bindëse ky libër i shkruar nga Eshref Ymeri me durim dhe pa asnjë arsye për të qenë i padrejtë ndaj një vendi dhe një populli, ku dikur pati kryer studimet. Historia dhe e vërteta nga ana e tyre nuk influencohen nga reminishencat, emocionet, mirënjohja, kujtimet e përjetimet vetjake. Ajo kërkon arsyetim të ftohtë, fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, referenca tërësisht të besueshme, njohje dhe sidomos guxim, cilësi këto që asnjëherë nuk i kanë munguar këtij autori të mirënjohur. Është domethënës fakti që ai këtë libër ia kushton Popullit heroik ukrainas dhe Forcave të tij të lavdishme të armatosura… të cilat iu kundërvunë asaj ushtrie që mesa duket ende ruan në mendjen e saj, thënien e Stalinit se “pas fitores së sistemit komunist në mbarë botën”, gjuhë kryesore në rruzullin tokësor… do të bëhej gjuha ruse. Libri edhe pse përveç opinionit të autorit i cili shprehet se qysh kur ishte student në Sankt Peterburg (aso kohe Leningrad), kishte konstatuar se rusët fetishizonin dhe gati e quanin hyjnor udhëheqësin dhe nuk kishin respekt për vendet e vogla, është një përzgjedhje aspak e lehtë e mendimeve të shprehura nga personalitete të ndryshme në kohë të ndryshme. Dhe nuk janë pak, por plot 426 të tillë, nga të cilët afro gjysma, janë rusë. Dhe ka aty burra të shquar shteti, filozofë, politologë, diplomatë, strategë, shkencëtarë, letrarë, gazetarë, disidentë, të arratisur etj. etj. I lexon ata dhe çuditesh teksa sheh se të gjithë nuk i largohen konstatimit të Pjetrit të Parë që thosh “Unë kam të bëj jo me njerëz, por me kafshë të cilat duhet t`i kthej në njerëz”. E di se nuk është aspak etike dhe e moralshme të fyesh një popull të tërë, por kur vetë ai popull fyen veten e tij, duke mbetur historikisht pa dinjitet dhe i nënshtruar deri në pështirosje, kur të falenderon kur e rreh me kamzhik dhe e ndëshkon, sikurse shkruan dëshmitari okular Adam Oleari qysh në shek. e XVII – të, atëherë si mund të flitet tjetërsoj? Po si mund të vësh në dyshim atë lumë përcaktimesh se ata kanë qenë dhe kanë mbetur popull me psikologji skllavi. Dhe këtë, për “delepopullin” e atij vendi të paanë, për të cilin F. Dostojevski vëren se “Në vuajtje … gjen kënaqësi”, nuk e thonë vetëm të huajt si fjala vjen iluministi Sharl Monteskje, mendimtari Deni Didëro, markezi de Kystin, presidenti Xhohar Dudajev, diplomati Xhails Fletçer, shkrimtari Xhon Barkllaj, astronomi Zhan – Shapp d`Otrosh, gazetari Dhimitër Gordon, teologu Anri Leklerk, por edhe vetë rusët, si teoricieni Nikollaj Çernishevski, filozofi Aleksandër Hercen, kritiku Visarion Bjelinski, filozofi Nikollaj Berdjajev, historiani Nikollaj Karamzin, shkrimtari Maksim Gorki, publicist Aleksandër Njevzorov, aktori Gjergj Burkov, publicist Ivan Shmelov, historian Mihail Jampolski, filozofi besimtar Nikollaj Berdjajev etj. Dhe si rrjedhojë e këtij mentaliteti, trashëguar sikurse thotë vetë Karl Marksi; qysh shekuj më parë, kur “qe edukuar dhe rritur në shkollën e tmerrshme dhe të shpifur të skllavërisë mongole”, ndofta erdhën të gjitha të këqiat e karakterit rus. Këtë e pohon edhe shkrimtari rus Igor Shestkov kur thotë se “Gjatë 280 vjetëve, rusët tashmë kaq shumë qenë pleksur me ekzistencën e vet prej skllavi, saqë e kishin të pamundur të jetonin ndryshe”. Prandaj në mbi 400 faqet e këtij libri gjejmë një pafundësi cilësimesh që të vjen zor t`i përsëritësh. Njeriu rus paraqitet dembel, qylaxhi, hileqar, mashtrues, pijanec i pashoq, gënjeshtar, grindavec, gojështhurur, i pamoral, i pagdhendur, i pabesë, rushfetçi, pisanjos, dhe që gjithmonë ka pasur nevojë për një sundimtar të egër dhe inatçor. Mësuar me urrejtje për të tjerë, ku e kërkon edhe shkakun e fatkeqësisë së vendit të tij, çka e kishte konstatuar dhe gjyshi i përrallave, Krillovi, rusi është i gatshëm të vrasë, të pushtojë dhe të bëjë krime nga më të paimagjinueshmet. Nobelisti Ivan Bunin që iku nga sytë këmbët drejt Parisit, qysh në vitin 1920 ka thënë se “Rusia klasike është vendi i njerëzve të lindur për sherre”, kurse nobelisti tjetër, poeti Josif Brodski që e detyruan të linte atdheun e të shkonte në Vjenë, nuk ka ngurruar të shpallë se i vjen turp që është rus, çka e kanë deklaruar pa mëdyshje edhe shumë e shumë të tjerë si fjala vjen, diplomati Boris Bondarjov, eseisti Vasil Botkin, Valeria Novodvorskaja me anë traktesh të shkruara me dorë etj. Se është kjo situatë e padurueshme shkaku sipas Aleksandër Vojlloshnjikovit përse “Miliona rusë nga më të talentuarit e kanë braktisur Rusinë, duke mallkuar atdheun e tyre të poshtër”, siç gjejmë në këtë libër edhe gazetaren Ksenjija Llarina, prima balerinën e “Balshoit” Olga Smirnova, politikanin Vladimir Basmanov, dramaturgen Zinaida Gipsus, zbuluesin – shkrimtar Viktor Suvorov, autori i librit të bujshëm “Akullthyesja. Kush e filloi Luftë II – të Botërore”, ku thuhet se atë do e niste B.S. qysh më 6 qershor të vitit 1941 sipas operacionit “Shtërngata”, dhe opozitarë të tjerë të rëndësishëm që shërbimi i fshehtë rus i ka eliminuar edhe fizikisht atje ku shkuan. Por barbarinë e tyre të plotë e treguan ushtarët rusë kur hynë fitimtarë në Gjermani e sidomos në Berlin, ku me epshe shtazarake përdhunuan dymilion gra e vajza nga tetë në tetëdhjetë vjeç, sikurse tregon historiani amerikan Uiljam Pirs dhe kino regjisori Zahar Agranenko, pa folur për nobelisten bjelloruse Svjetllana Aleksijeviç e cila ka intervistuar tetëqind femra për librin e saj “Lufta nuk ka fytyrë femre”. Janë veprime rrëqethëse e çnjerëzore që u bënë gjoja në emër të hakmarrjes, por të cilat nuk mund t`i pranojë edhe llogjika më elementare. Përfytyroni skenat e përdhunimeve në grup, ku duke abuzuar kafshërisht, ushtarët zbardhnin dhëmbët dhe pastaj i vrisnin ato të gjora. A është kjo në nderin e një ushtrie? Duke vijuar leximin e këtij libri, trishtohesh kur sheh se të gjitha veset e popullit rus, kanë mbetur po ato dhe kjo del e qartë si drita e diellit tek ajo që po ngjet me Ukrainën dhe që vetë auori e quan sulm fashist kundër një vendi fqinj, masakrat e të cilit të kujtojnë të kaluarën kriminale të Rusisë. Që Rusia nuk ka ndryshuar, por ka mbetur po ajo perandoria e dikurshme, e thonë edhe shumë nga të cituarit apo opinionistët e këtij mozaiku politik. Dhe gazetari rus Aleksandër Genis në bisedën e tij me profesorin Mark Lipovecki, i larguar nga ai vend, pajtohen me termin përfaqësues rashizëm, të cilin e përdori dhe përhapi në Amerikë historiani Timoti Snaider, që konkludon se edhe pse studimi i kësaj dukurie është ende në fazë fillestare, dihet se ai përmbledh ideologjinë putiniane, ku nxitja e urrejtjes deformon realitetin. Ai mbetet vazhdimi kokëfortë i “mongolizmit” … me pikësynimin për sundim botëror në frymën e Çingiskhanit”. Dhe në këtë drejtim, të jeni të sigurtë se ushtria ruse duke zbatuar “Testamentin e Pjetrit të Parë”, ia ka kaluar asaj të mongolit të pashpirt. Ja sesi e sheh atë publicist rus Aleksandër Njevzorov: “E ashtuquajtura “ide ruse”, sido që ajo të formulohet që në fillim, gjithmonë çon vetëm tek e njëjta gjë – te domosdoshmëria për t`i mbështjellë zorrët e botës në zinxhirët e tankeve tona”. Mos harroni se Çingiskhani kishte vetëm kuaj. Le t`ia lemë lexuesit të njihet vetë me krimet e ushtarëve rusë në Ukrainë gjatë këtyre tre vjetëve. Por prof. Eshrefi duke theksuar se aty po vriten si mizat edhe vetë djemtë e nënave ruse, është gati e pabesueshme se si populli e miraton dhe e mbështet këtë sulm. Pikërisht kjo e ka shtyrë atë që t`i japë përgjigje pyetjeve “Ç`është Rusia?”, “Ç`është populli rus?”. Dhe ja konkluzioni: populli është fajtor si për mjerimet e veta ashtu dhe për vuajtjet që u shkakton të tjerëve. Populli rus nuk e do demokracinë. Madje ai nuk e do as lirinë. E keni lexuar besoj romanin kryevepër të Lev Tolstoit “Ringjallja” dhe silleni ndër mend çifligarin Nekludov i cili teksa kërkonte të jepte shembullin se bujkrobëria ishte një turp dhe tokat e tij do t`ua falte fshatarëve, kur i thirri për të firmosur, pra për t`u bërë ata pronarë, nuk pranuan kurrsesi me arsyetimin se këtu ka ndonjë hile. Ja, kjo është psikologjia e rusit; të pajtohet edhe me varfërinë, mjaft që ai, Stalini e Putini atje lart, të ndihen mirë. Kjo është dhe arsyeja, përse këto figura kriminale, gëzojnë admirim e përkrahje edhe sot e kësaj dite. Kjo ka bërë që ata të jenë të lumtur e të kënaqur, kur bombardojnë popujt e tjerë. Kjo është edhe arsyeja përse në Rusi “Shteti thotë: te ne e tillë është real – politika, ne bëjmë atë që duam, kurse shoqëria reagon: po, pra, e drejtë, kështu duhet vepruar”. Por ndofta askush më saktë se autori i “Arkipelagut Gulag” A. Sollzhenjicini nuk e ka tipizuar atë popull, kur thotë: “Në këtë botë nuk ka qenie më të ulët, më të poshtër dhe më të vrazhdë sesa rusomjekroshi. I lindur në një vend nazistësh, i ushqyer me propagandën e nazizmit, – ky bastard nuk ka për t`u bërë kurrë Njeri. Në vendin e tij nuk ka miq, ka ose lakej, ose armiq. Vendi i tij është i aftë vetëm për të kërcënuar dhe për të vrarë. Dhe për ruajtjen e një gjendjeje të tillë nga ana e Rusisë, rusomjekroshi i rëndomtë është gati të sakrifikojë jetën, jetën e prindërve dhe të fëmijëve, cilësinë e jetës së popullit të vet. Që të themi atë që është, rusomjekroshët janë egërsira. Janë të tërbuar, gjakësorë, por…të vdekshëm”. Ata nuk e johin keqardhjen dhe vlerën e njeriut. Juri Nesterenko, tani shtetas amerikan thosh “Rusia i ka pushkatuar njerëzit e vet me miliona dhe nuk ka ndier keqardhje, kurse ju po i flisni për ca ushtarë të vrarë”. Se vetë mustakoçi i Kremlinit, gjeorgjiani që pushkatoi edhe shokët e tij të afërt, thosh dikur se vrasja e një njeriu është krim, kurse vrasja e milionave, statistikë. Dhe rreshtohern në libër, natyrisht rastësisht, gjashtë gra me emrin Anna që e mbështesin Sollzhenjicinin duke i quajtur respektivisht rusët, sifilis i njerëzimit, (popull) mazokizt, të çmendur, përdhunues seksualë, derra me zile dhe vetë Putinin si shenja e barazisë me luftën. Dhe kush guxon të ngrerë zërin apo të kundërshtojë hapur, natyrshëm që e pret fati i Litvinjenkos, i Novalnit, i Njemcovit, i Stomahinit, i Hazanovit apo i Politkovskajas që u pushkatua në ashensor. E ku ndryshon kjo situatë nga koha e diktaturës staliniane? Në këtë trullosje, ku ata kanë mbetur po ata orangutangët që i quante W. Çërçilli, nuk mund të mohohet edhe roli që kanë luajtur veç historianëve, edhe shkrimtarët me librat e tyre, filmat, teatrot dhe artet në përgjithësi e deri te Kisha Ortodokse, për të cilat në libër, shembujt janë të shumtë. Në këtë shkrim nuk dua të ndalem te ato që thonë disa personalitete si Leon Trocki, pasi ata mund të paragjykohen se kanë inate të vjetra me atë vend, por nuk mund të le pa përmendur se janë këtu edhe dy anekdota, njërën nga të cilat po e sjell: pyeti dikush se çfarë kombësie kishin Adami me Evën dhe ja përgjigja: Ata ishin rusë, pasi vetëm rusët mund të vrapojnë zbathur, dhe me prapanicën zbuluar, pa një strehë ku të fusin kokën, të hanë një mollë dy veta dhe të bërtasin se po jetojnë në Parajsë. Por ja që parajsën e tyre e kanë quajtur “Shtet nekrofil”, “Simbol të vdekjes”, “Një gabim të historisë”, “Kolos me këmbë argjili”, dhe popullin e tij që lind Putinë, “një mallkim”. Por nuk kam sesi të mos pranoj se gjatë leximit të këtij libri trishtues, qëmtuar me durim e skrupulozitet nga një intelektual i shquar e atdhetar, si i nderuari Eshref Ymeri, kam gjetur mjaft përgjigje për qëndrimin e politikës aspak dashamirës ruse ndaj çështjes tonë kombëtare, dhe këtu kam parasysh Kosovën tonë të shtrenjtë, si dhe  shumë pika takimi me psikologjinë e popullit tonë në reagimin ndaj padrejtësive. Le të nxjerrim edhe ne mësimet tona në duam të kemi një demokraci të vërtetë me njerëz të ndershëm, të guximshëm dhe plot dinjitet. Por, gjithashtu edhe vetë u binda akoma më shumë se bëra mirë që e ktheva atë çmimin që më kishin akorduar dikur.