Kreu Blog Faqe 588

Garti 80 vjet nga dalja e numrit të parë të “Zëri i Çamërisë”

0

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes çame

Duhen afro edhe tre muaj të mbushen plot 80 vite kur më 18 korrik 1945, doli numuri i parë i gazetës : “Zëri i Çamërisë”.

Vini re ! Vëmendje, përqëndrim !

I- Përpjekjet për të dëgjuar zërin e mekur të çamëve!

“Si një ndër pionerët e publicistikës shqiptare, Rilindjes Kombëtare, Musa Demi e vlerësonte shumë rolin që do të luante një gazetë, për të përcjellé zërin e 25,000 çamëve në emigrim. Madje këtë gazetë ai e kishte pagëzuar me emrin “Zëri i Çamërisë”, пjë emër kuptimplotë, që edhe sot, pas më shumë se 50 vjetësh (80 vjet me përditësim. FD) tingëllon aktual. Musa Demi projektin e tij ua shpalosi fillimisht bashkëpunëtorëve që bënin pjesë në Komitetin Çam, si Taho Sejkos dhe Kasem Demit, madje e diskutoi edhe me Kryesinë e Këshillit Çam, dhe në mënyrë të veçantë me Vehip më Demin dhe Dervish Dajakën. Ai gjeti mbështetje të plotë. Kështu që Musa Demi dhe Vehip Demi, i pari në funksionin e kryetarit të Komitetit Çam dhe i dyti në krye të Këshillit Çam iu drejtuan Ministrisë së Shtypit dhe të Propagandës, shkresën e datës 12 qershor 1945, ku kërkohej dalja e gazetës “Zëri i Çamërisë” si dhe ndihma nga ajo ministri për letrën e një tirazhi për 4.000 kopje, si dhe shtypjen e saj në shtypshkronjën “Bashkimi”. Komiteti Çam mori përgjigje pozitive për nxjerrjen e gazetës “Zëri i Çamërisë”. Komiteti kishte planifikuar daljen e saj një herë në muaj. Pas daljes së numrit të parë, më 18 korrik 1945, Këshilli Antifashist Çam nisi shpërndarjen e gazetës jo vetëm në masën çame, por …. dhe, në redaksinë e gazetës “Koha e re”, 150 copë gazeta “Zëri i Çamërisë”. Të njëjtën gjë bëri duke nisur ekzemplarë edhe në qytetin Gjirokastrës. (Kështu shkruan historani  i njohur Hajredin Isufi, në libbrin Musa demi..)

II- Pak informim mbi mundësinë e shtypin të kohës për çamët e vetmuar e të braktisur! GAZETA:”ZËRI I ÇAMËRISË”

Redaksia, e përbërë nga: kryeredaktor Kasem Demi e redaktorë Vehip Demi, Idriz Halluni, Gjergj Komnino, Njazi Demi dhe Vehip Sejko, iu përveshën punës për nxjerrjen numrit të dytë. Edhe për daljen e numrit të ri, Ministria e Shtypit dhe e Propagandës njoftonte Komitetin Çam, më 14 gusht 1945, se për shtypjen e tij ishte udhëzuar shtypshkronja “Bashkimi”.

(Marrë nga libri : “Musa Demi dhe qendresa Çame 1800-1947”.  fq. 298, 299, autor Profesor Hajredin Isufi).

                ———

Vazhdojmë të lexojmë të shprehurit e profesori Hajredin Isufit:

“Qëndrimi indiferent që mbante Misioni Britanik në Tiranë e kishte zhgënjyer shumë Musa Demin. Edhe EAM-i ishte shumë kontradiktor në qëndrimet e tij. Në mjaft raste, çamë të zënë (kapur-FD) nga EAM-i iu dorëzuan Qeverisë greke. Nga ana tjetër, lista të gjata me emra çamësh u përcilleshin autoriteteve shqiptare (nga pala  greke -FD) për t’u kapur dhe për t’ia dorëzuar Qeverisë greke. Siç shihet, EAM-i, sipas marrëveshjes së Varkizës të shkurtit 1945, ishte bërë një mashë e Qeverisë fashiste greke për të vazhduar luftën shfarosëse kundër minoritetit çam. Musa Demi mendonte se e vetmja rrugë për nxjerrjen në dritë të së vërtetës për dramën e popullatës çame dhe dënimin e shkaktarëve të saj do të ishin institucionet ndërkombëtare që, sipas mendimit të tij, ishin jashtë ndikimit të Qeverisë greke dhe Partisë Nacionaliste ekstreme, të përfaaësuar nga Napoleon Zerva. (Po aty fq.332).

                   ——

Libri i historianit, bir i denjë i Çamërisë, profesorit Hajredin Isufi, shpalos me vërtetësi dhe saktësi ngjarjet historike të ndodhura në një periudhë kohore prej 150 vitesh,  mbështetur në dokumentet të besuara të asaj periudhe. Profesori, me formimin e tij profesional në histori dhe gjuhë-letërsi, dhe dëshmitar okular i asaj gjëme, na jep një dhuratë të çmuar e cila me një gjuhë të pastër shqipe, i jep çdo lexuesi informim të bollshëm historik për një kohë një shekullore e gjysëm, të nxjerra nga gërmimet e lodhshme, durim të veçantë dhe këmbëngulës, për të mbetur gjallë e për tu njohur historia e asaj treve, e cila ishte e “vetmuar” nga të gjitha shtetet, si të fqinjëve dhe të atyre që vendosnin fatin e popujve, duke thithur purot apo nargjiletë.  

                   —–

Ja ç’farë konkluzionesh na jepen nga profesori, dëshmitari i masakrave, i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të cilat tregojnë vetminë e trishtë të një komuniteti autokton. Mbi atë komunitet vërshuan forcërisht mashtrimet, fuqia ushtarake dhe diplomacia e mbrapshtë e “Të mëdhenjëve” të kohës.

 “…..⁰Musa Demi ishte skeptik ndaj këtij “komision hetimor”, dhe që më pas koha i vërtetoi. “Unë, – shkruan ai (Muusa Demi-FD) në kujtimet e tij, – rreth këtyre komisioneve kisha një përvojë të hidhur nga e shkuara jo e largët. Kur vinin në Çamëri komisione nga Lidhja e Kombeve, në vitin 1924 e më pas, për të verifikuar ankesat tona rreth keqtrajtimeve që na bënte Qeveria greke, ne, megjithëse vinim (shtronim-FD) në dispozicion të komisionit fakte dhe dokumente të shumta dhe të pakundërshtueshme, kur vinte fundi, komisioni, nën ndikimin e qeveritarëve grekë, e bënte të zezën të bardhë. Prandaj, nga Misioni Britanik dhe nga z. Palmer nuk prisnim asgjë, përkundrazi mund të na servirej ndonjë shpifje tjetër e shëmtuar, nga ato që grekët dinë t’i gatuajnë me mjeshtëri në kuzhinat e tyre dhe në këtë drejtim me të huajt kanë qenë gjithnjë të suksesshëm”.

III- Mbi librin për Çamërinë.

Vazhdojmë me vëmëndje leximin e librit të hstorianit të  Çamërisë, z . Hajredin.

“Mbrojtja e çështjes çame nga Qeveria shqiptare në momentet e krizës në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, kishte për qëllim t’u kujtonte qeverive aleate se qeveria greke kishte detyrime të mëdha ndaj Qeverisë shqiptare dhe problemeve duhej t’u jepej zgjidhje e shpejtë. Dukej qartë se Enver Hoxha u mundua ta përdorte çëstjen çame si një armë të fuqishme në fushën diplomatike, për t’i mbyllur gojën Greqisë për “Vorio Epirin”. Ndërkohë Enver Hoxha vendosi të ndërmarrë veprime të tjera sensibilizuese në opinionin e huaj, në lidhje me çështjen çame, nëpërmjet botimit të një libri në gjuhën frënge me të dhëna mbi gjendjen e Çamërisë në Greqi. Në këtë kuadër, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, më 20 korrik 1945 i rekomandonte Ministrisë së Shtypit dhe të Propagandës që për problemin çam, vuajtjet dhe persekutimet e tyre të përgatitej një libër, i cili do të ndikonte në opinionin e jashtëm”. Libri e pa dritën e botimit në vitin 1947 nën titullin :”Actes agressifs du gouvernement monarcho- fasciste grece contre l’albanie”, Tiranë 1947. (Po aty fq. 305, 310).

[Nuk do ishte keq nëse do të bëhej e mundur që ky libër të dalë nga “sepetet” dhe të njihet nga brezi i sotëm. Sikur të ngadalsohet propaganda e demagogjia dhe të marrë përparësi shpejësia për njohjen e vërtetë të masakrave të viteve 1913-1945. Mirë është të veprohet më konkretisht nga SHPAÇ – FD].

                   ——-

IV.- Për thesprotët/çamët, e djeshëm dhe të sotëm, ndaj popujve të tjerë, fqinj dhe jo fqinj, është vërtetuar plotësisht se mbulohen nga një mister i pa spjeguar që vazhdon të jetë pre e përhershme për ‘ta.

Shqiptarët e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, të paktën, bazuar në hulumtimet historike shumëvjrçare, dëgjimet dhe kontaktet personale me njerës të shumtë, si dijetarë, intelektualë, të zakonshëm, me profesione të ndyshëm, të mirëkuptuar dhe jo të mirëkuptuar, më kanë krijuar bindjen se ata/këta të djeshëm dhe të sotëm, i ka mbuluar një mister historik, gjeografik, social dhe identik. Në këtë arritje konkludive, më duhet, para shtjellimit, të ndalem në dy përkufizime: 

a)- Ç’farë kuptohet me termin “mister”, mistér/i.; diçka shumë e fshehtë, e panjohur ose e pazbuluar, e pashpjegueshme: misteret e natyrës; mbeti mister, mbeti pa u zbuluar”; sipas fjalorit shqip).

b)- Po identiteti si përkufizohet në fjalorin shqip? “Të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai”. Dhe etniteti rezulton të jetë “një bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në një truall të caktuar, me gjuhë dhe kulturë të njëjtë”.

Këto dy përkufizime, shpresoj të na japin zgjidhje për misterin historik, gjeografik, social e identik të grupnjerëzve, pasardhës të fisit të lashtë thesprot dhe çamëve të sotëm. (Fis-bërthamë pellazgjike).

Me vëmëndje tepër të kujdesshme, të këtyre dy përcaktimeve, pa drojë, me bindje, më rezulton se janë saktësisht të krijuar posaçërisht dhe me përshtatje për tre fiset epirote (kaonë, thesprot, mollos). Për të mos patur keqkuptime, tema që po trajtoj nuk është për të përjashtuar fiset e tjera pasardhës të ilirëve. Për të qenë transparent, arritjet e mia në këto konkluzione, janë produkt i mijëra e mijëra fletëve historike të lexuara, janë përvojat e viteve të gjyshërve e prindërve me të cilët kam jetuar, është periudha e të tre moshave ku kam jetuar dhe jetoj. Ky deklarim më shërben për të vërtetuar pikërisht atë që grupnjerëzit e rajonit të Thesprotisë, kryesisht nga mesi i shekullit XIX e në vazhdim, i janë nënështruar ngjarjeve më të egra, më ç’njerëzoret, siç u tha nga fqinjët dhe nga shtete e tjera të fuqishëm ushtarakisht, ekonomokisht, kulturarisht, forcërisht dhe që na kanë përjashtuar si qënie sociale!. Njeriu, dihet është qënie sociale dhe që çdo shoqëri të jetë e zhvilluar, e civilizuar, që të arrijë përparim e zhvillim ekonomiko- shoqëror, i kërkohet, ose realizohet kur në përbërje të saj gjinden persona krijues, punëtorë të zellshëm, të kenë marëdhënie të sinqerta ndaj njëri- tjetrit, të nderojnë, respektojnë, etninë, racën, besimin fetar, kufijtë tokësorë, etj dhe të tillë az i kanë munguar dhe as i mungojnë këtij grupimi shoqëror!. Por realiteti 200 vjeçar, ndaj këtyre gjasave, nuk ka qenë prezent mes banorëve të rajonit të Çamërisë me banorët e fqinjëve të çdo ane. E vërteta historike tregon se banorët autoktonë të rajonit, janë përballur me shpatat, dyfekët, mitralozët, tanket, shpifjet, mashtrimet, kurthet, dhunimet, masakrat dhe dëbimet të shoqëruara me nënvlerësime, poshtrime, me fshehje, fshirje, burgime, e shfarosje.

Kjo e vërtetë ndikon në ndërgjegjen time, për të zbuluar misteret që fshihen dhe që të gjithë kanë zënë pozicione luftimi përballë këtij grupimi shoqëror. 

           Vallë pse?!  

Sinqerisht e kam të vështirë, të konceptueshme të gjej, qoftë dhe një arësye të vetme, ku të fajësohet ky grupim shoqëror.

Analizoj qendrimet personale, të anëtarëve të familjes time, të afërmit si dhe sjelljet, marëdhëniet e komunitetit çam me shoqërinë ku bashkëjeton. Po kështu dhe me familjet e shumta të emigruara në Turqi e gjetkë, nuk konstatoj asgjë ndryshe. Mirëkuptim, vëllazëri, me karaktere, dashuri, dhimshuri njerëzore, si gjithë fiset e tjera të etnosit sgqiptar. Atëhere kush duhet fajësuar? Edhe kjo pyetje ka vështirësi për tu zbuluar! Ndaj them se duhet zbuluar misteri, ose misteret që fshihen në arësyet e egërsisë së etnosve të tjerë ndaj fisit çam, fis brenda etnosit shqiptar. 

a)- Le të zbresim në terrenin praktik. Për të zbuluar misterin. Në analizë do përqëndrohemi me pjesën e çamëve që u dëbuan nga vatani i tyre dhe u strehuan në Shqipëri. Më duhet të përdor sistemin mathematikor të eliminimit. Dmth nuk do merremi me qendrimet aspak dashamirës të shtetit shqiptar, sepse janë të njohura e të provuara (disa pjesë u cituan më lart). Por do ndalemi tek marëdhëniet e refugjatëve çamë me banorët vendas. Përgjigja është pozitive, u konstatua pritje vëllazërore si në tërësi ndaj refugjatëve dhe individëve. Këtu nuk ka vend për zbulime misterioze! Stop.

b)- Në nivelet shtetërore greko- shqiptare. Nga përvoja dhe realiteti, qendrimet e tyre ndaj shqiptaro- çamëve, ka plot mistere. Të dy shtetet ndajnë qendrim aspak dashamirës për fisin çam të thesprotëve!?. Ndaj, për shkak të këtyre qendrimeve kërkohet të gërmohet për të gjetur fshehjen e mistereve.

Kujdes kërkon gjetja e shkakut të përputhjes në qendrime të të dy palëve dhe që kanë mbështetje të habitshme edhe nga shtetet e tjera fqinj dhe jo fqinj. Këtu mendoj se fshihen misteret.  

c)- Në përvojën time më rezulton se një mister real që luan rol të fuqishëm është misteri i besimit fetar. Shpesh flitet nga pala greke se çamët tradhëtuan kombin grek dhe u konvertuan në islam. Mirëpo ky mister i zbuluar nuk ka argument bindës në konceptin e përcaktimit e kombit sipas etnosit shqiptar. Ky përcaktim ndryshe mes nesh dhe të tjerëve ështe sepse për ne besimet fetare janë subjektive dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me gjuhën, gjakun, territoret etj. Tregues këta që ekzistojnë edhe para lindjes së foshnjave. Madje besimi fetar është produkt i kultivuar tek njerëzit pas një moshe të caktuar dhe nuk përcaktohet nga vendi i lindjes. 

Mendohet se besimi fetar është mister, por i një anshëm dhe si i tillë mbetet pa vlerë përcaktuese etnikisht dhe në parimet e demokracisë nuk përbën dhe as pranohet si shkak për kryerje masakrash apo gjenocide.

●- Nga sa shifet me të tre rastet e sipërme nuk arrihet të zbulohen misteret e fshehta, për të ndikuar në justifikimin e armiqësive të të gjithëve kundër çamëve (një grusht i vogël njerëzor).!

Në këto kushte lind nevoja ti drejtohemi  veçorive natyrore që janë: territori dhe dukshmëria e hershmërisë njerëzore në atë trevë, në Çamëri..

1)- Dukshmëria historike.

Fiset kaone, thesprote dhe mollose, më pas banorët e Epirit, kanë dukshmëri historike, siç shkruan edhe profesori i historisë, i nderuari dhe i vlerësuari ynë Kristo Frashëri:  “..aq kohë sa nuk mbahet mënd”. Nuk është e re, kur themi se rajoni i Çamërisë (mirëkuptoni, trajtohet tema për Çamërinë dhe çamët) është në mesin e Mesdheut. Pra del në pah se ky grup njerëzish është tepër i lashtë.

2)- Mitet, legjendat dhe hershmëria e  kulturës.  Po edhe këto janë poseduese në rajonin e Çamërisë!

Në territorin e Thesprotisë gjënden dy të veçanta që, mesa duket ndikojnë në sulmet armiqësore izoluse e shfarosje të fisit thesprot-çam. Mendoj se është një mister që egërson egërsirat!.

a).-Thesprotia ëdhtë vendi ku ka lindur hershmëria e kulturës së mbidheshme  (faltorja e Dodonës); 

b).-Kultura e nëndheshme (me lumin Aheron, lumin Vuv).            Në Thesproti kanë lindur Zotat, atje ndodhet Hadesi [kur Herakliu i bëri fli Zeusit në Olimpia, dogji kockat e viktimave mbi drutë e plepit të bardhë. Herakliu e gjeti plepin e bardhë që rritej në brigjet e Akheronit dhe për këtë arësye u identifikua me përroin e nëntokës dhe plepi i bardhë ishte pema e shenjtë e perëndisë Hades (Hadhe)]. Në Thesproti ka plot mite e legjenda. Është plaku (varkëtari) Charon, që me varkën e tij, çonte të vdekurit në jetën e përtejme, nga njëra anë e lumit Acheron, në anën tjetër. Qeni me tre koka. [Rojtari skëterrë Cerberus e sheh Princin e Underworld (nëntokës) me emocione të përziera], Nekromandia, Shtatë vendbanimet më të hershme të rajonit Mesdhetar me 7 shpellat strehuese.

Këto dy të veçanta të gjendura në atë rajon, ndikojnë në mendime se krijojnë shkaqe për të lindur zilija dhe ziliqarët keqdashës. Nga ku arrihet në zbulimin e mistereve, të fshehtave, pasi këto të veçanta me vlera të çmuara, ziliqarët kërkojnë t’i përvehtësojnë. Kjo vërtetohet edhe me propagandën greke, e cila shton vend e pa vend prapashtesën “grecee”, si Thesprotia grecee, Arta grecee, Preveza grecee, valle grecee, e të tjera. Për ta realizuar synimin e tyre kanë ndërtuar strategjinë që ky grupim, mbartës i trashëgimisë pellazgjike, duhet të asgjësohet, të zhduket nga historia dhe gjeografia, ashtu siç është vepruar edhe me djeg’jen e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë.

De fakto sulmet, gjithçka armiqësore që i bëhet shqiptaro-çamëve, është lufta kundër kulturës dhe dijeve të lashtësisë, për t’u zëvëndësuar me kulturën e re!.

Ky është kulmi i egoizmit njerëzor!

●●●

Të nderuar lexues.

Ky shkrim është një përpjekje për të arritur tek misteret e fshehta të armiqësisë të të tjerëve ndaj nesh.  Le të jetë temë e hapur për të arritur tek zbulimi i së vërtetës.

Tiranë, më 20 prill 2025

Te lumtë mendja dhe dora Ervina Toptani qi shkruen per familjen tande, edhe une po të tregoj pak për familjen time!

1

Nga: Paul Tedeschini, Milano, Itali

Gjyshja e ime Roza Daberdaku, qe rridhte nga nji nder familjet e vjetra dhe patriotike te Shkodres, kishte ba ne Shkoder shkollen e Murgeshave Stigmatine per vajza, ku mesojshin vajza katolike dhe disa vajza muslimane. Kur gjyshja e ime mbaroi ate shkolle rreth viteve 1910-1912, ajo se bashku me te motren u bane mesuese ne nji shkolle fillore ne Ulqin, i cili dikur ishte toke shqiptare. Gjyshja e ime veç gjuhes shqipe te studjume ne shkolle, dinte edhe shume mire italisht.
Gjyshi i im nga nana, ma vone i martuem me Rozen Daberdaku, ishte nji intelektual qe kishte ndjek shkollen shqipe te Arbershve me drejtor De Raden. Ma vone gjyshi jem Lazri se bashku me te vllane Rrokun u kethyne ne Shkoder ku vazhduen Shkollen Tregetare Italiane un kam ne shtepi Diplomen e gjyshit te marrun ne kete shkolle PROFESIONALE.

Nderkaq fryma liridashese u rrit dhe gjyshi jem Lezer u aktivizu ne Shoqaten Kuturale Atedhetare te krijume ne Shkoder kryesisht nga intelektualt katolik. Ne kete shoqate ai ishte nenkryetar. Per kete arsy ne vitin 1908 xhon turqit e arrestuen gjyshin tem, por me ndihmen e patriotve iku nga burgu tue u veshe si nji gru e mblume muslimane. Patriotet i kishe blè me pare rojet e burgut. Keshtu Gjyshi jem Lazer me te vllane Rrok Prendushi iken ne Budapest. Mbas mbarimit te Lustes Pare Botnore ato te dy u vendosen ne Trieste, ku zhvilluen aktivitet patriotik. Ma vone ato te dy u moren me tregeti. Me kan tregu shume shkodrane se si ato te dy i favorizojshin tregetart shkodrane pa dallim. Nana e jeme dhe dy vllaznit e saj kan ba shkollen fillimisht ne Itali, ma vone kan vazhdu shkollen ne Graz.

Nana e jeme flitte shume mire jo vetem shqipen, por edhe italishten dhe gjermanishten. Bile me baen tem flitshin ne keto gjuhe, sepse baba jem ka ba shkollen fillore ne Vjene, mandej deri ne mature ka vazhjdu gjimnazin Dante Aligieri ne Trieste dhe ma vone ka mbaru fakultetin e Drejtesise (Rechtswissenschaft) ne Universitetin Ludvig Maimilian ne München.

Un pata fatin ti mesoj keto dy gjuhe ne shtepi, prev gjuhve te tjera ma vone.
Baba jem kur dikur, ne kohen e mbretit Zog, pat punu ne Misnistrine e Jashtme ne Tirane, ka pase nji mik nga familja e Toptanve, i cili kishte pas studju ne Vjene.

Me ka tregu baba se si ky miku i tij Toptani e kishte pas ftu baben tem (ne mos gabofsha) ne Valias, me daten 24 Dhetor te atij viti per me festu Krishtlindjen. Edhe ky Toptani ne fakt e festonte Krishtlindjen. Ishte mesu me e festu ne Vjene. Te dy natyrisht kishin Kulture Gjermane. Ky Toptani kishte kene mik me Faik Konicen, i cili kishte pas ndjeke per disa vite gjimnazin e jeuzitve ne Shkoder.

Bile kam lexu se Faik Konica ishte pagu e ishte ba katolik me emnin Domenik. Faiku i ka pas thane ketij Toptanit qe edhe ai te kethehet katolik ne besimin e te parve (siç po e bajne sot shumë shqiptar nga Kosova) me qellim qe te bahet si nji inisiative qe shqiptart musliman te bahen katolik si europiant. Por ky Toptani i kishte pas thane se un dua, por nuk mund te bahem katolik, sepse kam per gru te bijen e Frashellijve dhe me dalin pune me kete pune.

Te lumte mendja dhe dore Elvina qi shkruen per familjen tande. Un shkrova çka dijte per Toptant, sepse ketshtu vertetihet se Toptant paten fillu me marre me kohe Kulturen Europiane, po asht si ti bij Toptansh, qe je profesoreshe ne Vjene. PERGEZIME.

Urgjentisht duhet të fillojë de-Islamizimi i vendit

1
Me gëzim mora lajmin e zbardhjes së rastit të aktit terrorist të vrasjes së policit Muhamet Lika. Ai krim i urryer minoj themelet e shtetit ligjor, sfidoj rendin publik dhe cenoj sigurinë e çdo qytetari tonë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta edhe njëher shkojnë për familjen e të ndjerit, miqtë dhe kolegët e Policisë së Kosovës, të cilët humbën një shërbëtor të përkushtuar.
Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj për profesionalizmin, vendosmërinë dhe shpejtësinë me të cilat zbardhën këtë vrasje të rëndë dhe siguruan kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarve. Ky sukses tregon se drejtësia jonë është në veprim dhe nuk toleron asnjë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.
I drejtohem organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që të mos ndalen deri në arrestimin dhe ndëshkimin e çdo hallke të këtij zinxhiri kriminal: autorëve të vrashes, organizatorëve, financuesve dhe indoktrinuesve ideologjikë. Dhe çdo person që ka kontribuar, direkt apo indirekt, në përgatitjen apo ekzekutimin e atijë sulmi duhet të përballet me pasojat ligjore.
Në këtë kontekst, kërkoj shpalljen e përgjegjëse edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) — institucionit që po ushqen tek të rinjtë një interpretim të rrezikshëm të “Islamit politik”. BIK-u duhet të distancohet pa ekuivok nga çdo formë indoktrinimi që nxit ekstremizmin dhe dhunën, duke rikthyer fokusin te mësimet e paqes, bashkëjetesës ndërfetarë dhe respektit të lirisë së besimit.
Ftoj të gjithë shoqërinë kosovare — qytetarë, institucione publike, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile — të nisim menjëherë një proces të mirëfilltë të “de-Islamizimit” në jetën publike dhe institucionet tona. Shteti laik duhet të respektohet dhe promovohet si parim themelor i bashkëjetesës sonë demokratike. Ky proces nuk do të synonte të pengojë praktikimin e fes shpirtërore të myslimanëve, por do të çrrënjoste çdo tentativë për instrumentalizimin e fesë në agjenda politike e terroriste.
____

Une nuk i pranoj urimet tuaja islamike, Naim Tërnava…!

2
Ripostim me shkas
Unë nuk i pranoj urimet tua z. Ternava.
Nuk janë mbushur dy javë nga manifestimi në Mazgit kur u shënua nga BIK– u dhe nga kryemyftiu Naim Ternava përvjetori i vrasjes spektakulare të sulltanit osman Muratit I në Betejën e Kosovës më 15(28) qershor 1389.
Është interesant se këtê ngjarje e kanë shenuar si festë serbet dhe islamistët. Pra ja si korespondon politika e islamistëve, perkatesisht e BIK-ut në krye me myftiun e perjetshem Naim Ternava dhe politika serbe. Te dy këto palë festive kanë shënuar humbjen. Serbet, sidomos nga formimi i shtetit serb e kendej, bazuar ne Kishën Ortodokse Serbe, duke vajtuar pse nuk arriten kurrë Kosoven ta bëjnë Serbi, humbjen e Betejes se Kosovës e festojnë per t’i shprehur aspiratat pushtuese ndaj Kosoves. Kete indoktrinim e pat ngritur ne piedestal Kisha Serbe dhe Millosheviqi me 1989, por megjithê sherrin qe i lanë mrapa shqiptarëve, Kosoven e humben, Kosova u çlirua nga zgjedha e roberisë serbe.
Po islamistët dhe Ternava çka duan qe e quajnë pushtuesin , sulltan Muratin shehit, çlirimtar, deshmorë.
Ështe nje sentencë hegeliane qe thotë se çdo e keqe vjen nga padituria !
-A thua myftiu i Kosovës është aq i paditur, aq budalla, se nuk e ditka se sulltan Murati I nuk paska qenë pushtues por paska ardhur si çlirues, se rruga e tij paska qenë ” rruga e Allahut” , siç tha Ternava ne fjalimin e tij shumë pompoz. Unë besoj se Ternava eshte më i dishem , së paku se kryetari i Obiliqit, por i ka shitur interesat kombëtare nese ka pasur ndonjëherë, dhe nuk dua te spekuloj nësë ka marrë ndonhë ” bakshish” nga qeveria turke, per te shkelur keshtu mbi gjakun e atyre mijëra shqiptarëve të vrarë në luftë me osmanlinjtë. Këta të fundit kishin nisur një ekspeditë pushtuese ne Ballkan gati 30 vjet më parë, por çelsi i pushtimit te Ballkanit dhe pastaj Evropes ishte Kosova , e cila ishte shqiptare. Osmanlinjte ne ato 30 vjet para Betejes se Kosoves kishin pushtuar Kosturin, Shkupin dhe Nishin , te tri keto qytete shqiptare te trojeve etnike shqiptare.Në atë periudhe aziatiket kishin bërë krime mê te tmerrshme qe kishin parë jeto vende shqiptare nga koha e Kryqëzates se katert(1204). Vrasje, plaqkitje, dhunime, grabitje te vajzave dhe grave per argëtimin e akinxhinjve osmanë( njesi speciale jalorsiake). Të gjitha këto mizori kishin bërë që principatat ballkanike , edhepse te hasmuara mes veti ( shqiptarët i kishin të fresketa krimet e Dushanit per t’i kthye katolikët shqiptarë në ortodoks) u bashkun ne nje front per ta kundershtuar dhe munesisht edhe per ta larguar Perandorinë Osmane nga Ballkani. Numrin më të madh të koalicionit ballkanik e përbënin shqiptarët, nga 9 princa qe merrnin pjesë me ushtritë e tyre, 5 ishin shqiptarë. Duke qenë 5 princa shqiptarë edhe numri i ushtërve shqiptarë ishte më i madhi. Te gjitha keto janë fakte historike. Njëri nga ata pesë princa shqiptarë ishte Mirosh( më vonë i quajtur Millosh )Kopiliqi nga Drenica. As burimet turke e as ato evropiane, bile as ruse, nuk ia kan humbur mbiemrin Kopili ose Kopiliqi. Varri i tij eshte ne Drenicë.
Naim Tërnava me njerëz nga elita fetare e politike e Turqisë, në mazgit…!
__
Princi Kopiliqi ishte i njohur edhe per sulltanin, prandaj sipas kenges popullore thuhet se sulltani ia kishte kerkuar çelsat e 7 keshtjellave qe ishin ne principaten e tij. Pra sulltani nuk ia kishte kerkuar çelsat e keshtjellave Lazarit po Miroshit. Miroshi ishte betuar se per se gjalli nuk nuk do ta dorzonte vendin dhe lirinë, por para se te vritej vet do ta vrisye sulltanin ai kishte ushtrinë më të pergatitur dhe vet ishte nje strateg i persosur. Ai kishte marrê pjesë në shumë luftera dhe ishte dalur fitues. Diten kritike ai ishte i rreshuar krahas Teodor MuzakesII, i cili po ashtu vritet. Në luftë e siper Miroshi e qau garden e sulltanit dhe e vrau atë sepse ai ishte pushtuesi dhe dhunuesi i lirisë se atdheut. Prandaj z. Ternava deshmori eshte Mirosh Kopiliqi e jo sulltan Murati. Kete qe e ke bere ti duke e quajtur pushtuesin deshmor eshte tradhti kombetare. Po per kete arsye une nuk i pranoj urimet tua per bajram dhe i ftoj lideret politik te Kosoves , nga Kryeministri e deri te kryetaret e partive politike qe neser mos te shkojnë per urime te tradhtari i kombit.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Gjyshja ime, ajo që dinte gjithçka…!

0
Ime gjyshe nuk dinte të fliste mbi politikën, shkencën apo të analizonte kryeveprat letrare e as ato filozofike. Nuk i dinte gjëra të tilla e megjithatë dinte gjithçka. Dinte cilat ishin barishtet qumështore, hithrat, jeshillëqet që i gatuante në lloj lloj mënyrash në kohën e asgjësë materiale e më mësonte dhe mua si t’i njihja.
Dinte cilat ishin patatet që bënin për t’u skuqur, e ato që bëheshin purè, si të zinte brumin për të bërë bukë e tjetër lloj brumi për të bërë petullat. Dinte të tëhollte petët në dhjetë njëherësh sa të lexohej gazeta poshtë tyre. Dinte të ishte det, valë, plazh e anije me vela. Të gjitha këto magji i kish fshehur në krahët e saj.
Dinte të zgjidhte pulat, ato që bënin vezët e mëdha, të punonte bahçen sa të prodhonte fruta e perime për një lagje të tërë me një rrip të ngushtë toke dhe e prashiste atë me një dashuri që s’di nga i buronte. Dinte të arnonte çorapë, tuta të vjetra, të shkepte trikot e të ribënte jelekë prej tyre. Dinte të ngrohte dhomën pa pasur zjarr, të bënte parfum prej vajit të trëndafilit e borzilokut. Dinte të dëgjonte, të merrte vendime të vështira, dinte te falte e të ruante sekretet më të fshehta.
Dinte si të qetësonte çdo dhimbje, si të pushonte së qari çdo bebe, si të përkëdhelte çdo njeri në vuajtje. Dinte të bënte biskotat më të mira të botës e t’i jepte aromën e shtëpisë çdo hapësire ku ndodhej. Dinte të të dhuronte paqe edhe në çastet më shqetësuese. Dinte të të shëronte me një prekje.
Ime gjyshe dinte që pêrparësja që mbante nuk ishte ajo coha që shërben për të të ruajtur rrobat ndërsa punon. Jo, ajo ishte gjithë materiali universal që një grua mund të kishte në trup. Aty fuste bukën, miellin, frutat që mblidhte nga pema, kokrrat e pjekura të grurit. Farat që mbillte në tokën e punuar me aq dashuri. Dinte të fuste gjithë botën brenda asaj përparëseje.
Ime gjyshe nuk dinte shumë gjëra nga këto që di unë sot, por ajo dinte gjuhën e shpirtit, gjuhën me të cilën Zoti i foli njeriut dhe u kujdes aq shumë që dhe unë ta mësoja.

The Daily News (1931) / Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2025 

“The Daily News, Autrali” ka botuar, të shtunën e 14 nëntorit 1931, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Polici kalorës shpëtoi jetën e sovranit

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Mirënjohja e Mbretit Zog

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Vetëm Vjena mund të mburret se ka një oficer policie që është kalorës, transmeton Daily Mail.

Ai është inspektori i dalluar “Sir” Karl Soehnel dhe u dekorua Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut të Shqipërisë nga Mbreti Zog, të cilit i shpëtoi jetën kur u bë një atentat ndaj Mbretit jashtë Teatrit të Operas më 20 shkurt.

Ndërsa Mbreti u largua nga Shtëpia e Operës nga një derë anësore, të shtëna u qëlluan drejt tij dhe ndihmësi i tij u vra. Inspektori Soehnel, siç më tha, ishte në kohën e duhur për të hedhur krahët e tij rreth një ish-oficeri të Ushtrisë Austro-Hungareze të quajtur Ndok Gjeloshi, kur ai po vinte në shënjestër me revole.

Gjaku i policit

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

“Kam gjak policie në damarët e mi,” më tha inspektori i qarkut “Sir” Karl Soehnel ndërsa hoqi pelerinën e rëndë të uniformës në kthimin e tij nga një vizitë në stacionin e vogël të policisë pranë Teatrit të Operës së Vjenës, më i ngarkuari dhe më i rëndësishmi në qytet pas selisë së policisë. 

“Babai im ishte polic, por ai nuk e kishte ndërmend të bëhesha polic. E fillova jetën në një restorant të Vjenës dhe isha kamerier hoteli në Riva, në liqenin Garda, në Tirolin austriak, përpara se të më thërrisnin për shërbimin ushtarak, në fund të të cilit u futa në policinë e Vjenës.”

Arritjet e dikurshme

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Inspektori Soehnel është njeriu më popullor në policinë e Vjenës. Ai kontrollon rrethin që përfshin hotelet kryesore dhe gjithashtu qendrën më të gjallë të trafikut, në Ringstrass përpara Operas, dhe është një figurë e njohur për shumicën e vizitorëve të huaj që qëndrojnë në hotelet Ring.

Ai ka arrestuar më shumë kriminelë se çdo oficer tjetër policie në Vjenë. Ai ishte i pranishëm në Teatrin Burg natën e katër viteve më parë kur Menela Carniciu qëlloi për vdekje liderin maqedonas Paniza në një lozhë, në prani të gruas së Panizës, të cilën ai e transportoi në shkallët kryesore pasi asaj i ra të fikët.

Ai flet shtatë gjuhë, por nuk e numëron anglishten në mesin e tyre, megjithëse di shumë mirë anglisht dhe është dëshira e tij më e dashur të shkojë në Angli. Ai po bën që fëmijët e tij të mësojnë anglisht si gjuhën e tyre kryesore të huaj.

Inspektori Soehnel mban në gjoks, me urdhrin e vendosur nga Mbreti Zog, medaljen e shërbimit të gjatë në policinë austriake. Në murin e dhomës së ndenjes së shtëpisë së tij periferike është varur dokumenti në kornizë, i nënshkruar nga Mbreti Zog, që e emëron Kalorës të Urdhrit të Skënderbeut.

Intervista e Dijana Toskës me Ibrahim Rugovën, menjëherë pas luftës

1
Ja kush ishte Ibrahim Rugova (1944–2006) ishte figurë kyçe në betejën për liri dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës (Dardanisë). Akademik, publicist dhe intelektual, ai themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe u zgjodh presidenti i parë nëpërmjet votës së lirë. Duke ndjekur një strategji të qartë paqësore, Rugova ndërtoi ura bashkëpunimi brenda shoqërisë sonë—jo me ndarje e përjashtime—dhe mbrojti dinjitetin kombëtar përmes dialogut dhe diplomacisë. Për përpjekjet e tij, u quajt “Gandhi i Ballkanit.”
Trashëgimia e Rugovës qëndron te fuqia e kompromisit, angazhimi qytetar dhe ndërtimi i institucioneve demokratike. Me vizionin e tij, ai fitoi respektin e botës perëndimore dhe i dha Kosovës një imazh të paluhatshëm në arenën ndërkombëtare. Sot, përkushtimi i tij për paqe dhe demokraci mbetet frymëzim për çdo gjeneratë që lufton për të drejtën dhe lirinë.

LDK-ja nuk ringjallet nga mbetjet e Isës dhe Hashimit, është koha për pastrim dhe rilindje të saj!

1
LDK-ja nuk mund të ringjallet pa largimin e klikës që e ka çuar në rënie.
Partia e Ibrahim Rugovës, dikur shtylla kryesore e shtetndërtimit të Kosovës, sot vazhdon të endet në një rreth vicioz të humbjeve të njëpasnjëshme. Shkaku është i qartë: brenda saj ende dominojnë ata që e kanë degraduar dhe e kanë çuar drejt dobësimit – mbështetësit e Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit, Lumir Abdixhikut dhe rrethit të tyre të ngushtë.
Këta individë dhe grupet që i rrethojnë kanë shndërruar LDK-në në një strukturë të pafuqishme, pa vizion dhe pa kapacitet për t’u ringritur.
Pavarësisht se kush udhëheq, me apo pa Isa, me apo pa Hazirin, me apo pa Kicën, rezultati mbetet i njëjtë: vendi i tretë. Dhe kjo nuk është aspak rastësi.
Ky është trashëgimi e drejtimit të Isa Mustafës – një strategji e qëllimshme për ta mbajtur partinë në një “ngjitje të kontrolluar”, duke i frenuar energjitë transformuese dhe duke mos lejuar që LDK të synojë më lart. Jo nga mungesa e elektoratit, por nga frika e strukturave të kapura, që nuk e duan rikthimin e saj si forcë e parë politike.
Aq më keq kur familjet që përfaqësojnë vlerat dhe kontributet e luftës dhe të paqes i mbështesin e i duartrokasin këta hileqarë. Kjo është pikërisht ajo plagë që do ta mbajë peng LDK-në edhe për shumë kohë.
Kjo u pa qartë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Edhe pse mbetën në vendin e tretë, disa brenda partisë këtë e quajtën sukses. Pse? Sepse e dinë që një rezultat më i lartë do të nxirrte në sipërfaqe përplasjet e brendshme mes grupeve të interesit që kontrollojnë partinë.
Nëse LDK-ja dëshiron të rikthehet si forca kryesore politike në vend, nuk mund ta bëjë këtë me të njëjtët njerëz që e kanë çuar nga humbja në humbje. Ka ardhur koha për reflektim të thellë, për përgjegjësi dhe për largimin e atyre që e kanë kapur partinë për interesa personale.
Koha për ndryshim ka kaluar.
Ata që e rrënuan, e mashtruan dhe e çnjerëzuan LDK-në kanë emra – dhe duhet të largohen.
Rrugovizmi dhe vlerat e vërteta të LDK-së nuk mund të ringjallen pa një pastrim të thellë dhe të ndershëm.
Vetëm atëherë mund të ketë një rilindje të vërtetë.
Vetëm atëherë LDK mund t’i kthehet rrugës së Rugovës.

Mark Twain dhe e qeshura që vjen prej hidhërimit, përkujtim në 115 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të madh

0

Nga: Shpend Topollaj

Me rastin e 115 vjetorit të vdekjes

Përherë njerëzit kanë dashur të dinë se ç`është talenti, si lind, nga vjen dhe pse te dikush është më i dukshëm, e dikujt tjetër i mungon fare. Kënë thënë e çfarë nuk kanë thënë. Në dukje të gjithë kanë të drejtë, por askush nuk mund të pretendojë se ky është përcaktimi përfundimtar. Se nuk ka njeri, qoftë dhe ai edhe me mendjen më të pazakontë, që sipas filozofit anglez Alfred Whiteheadit (15.02.1861 – 30.12.1947), e ka të vështirë të marrë përsipër analizën e të qartës, e jo më ai që merr përsipër atë të të paqartës. Se nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe rasti i shkrimtarit mëndjehollë Mark Twain, i cili vetëm me një arsimim fillor, na la pas vepra gjeniale. E kuptoj rëndësinë e vetarsimimit, por edhe ai e ka një kufi; nëqoftëse nuk ke ndjekur shkollat sipas radhës. Me pak fjalë, kot që lodhem, se asnjëherë nuk kemi për ta zbuluar misterin që mbart brenda tij talenti. Ne s`na mbetet, veçse t`i gëzohemi faktit që natyra, duke ja dhuruar atë dikujt, na ka bërë një nder të madh të gjithëve. Po le të kthehemi te jeta dhe vepra e humoristit nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohrave, Samuel Langhorn Klemens, i cili lindi në 30 nëntor të vitit 1835 në Florida të shtetit Misuri në Amerikë.

Prindërit e tij ishin Jane dhe John Marchal Clemens, dhe patën shtatë fëmijë, nga të cilët mbijetuan vetëm tre. Babai i tij ishte njeri me pikpamje përparimtare dhe me profesion jurist që shërbente si avokat. Samueli ishte fare i vogël kur prindërit e tij shkuan për të jetuar në qytetin Hanibal të Misisipit. Mirëpo, pa kaluar as gjashtë vjet, pra kur djali qe dymbëdhjetë vjeç, babai vdes. Kjo e detyroi atë që pas ca kohe të kërkojë dhe kryejë punë nga më të rëndomtat. Fillimisht u mor me shitjen e gazetave, pastaj kur vëllait i shkrepi të çelte një gazetë lokale, ju gjend pranë dhe jo vetëm që e ndihmoi si daktilografist, por edhe nisi të botojë ca satira që përbëjnë dhe fillimin e krijimtarisë së tij letrare. Tregimi i parë qe “Bretkosa e famshme nga Kalaverasi”, tek i cili ra në sy brumi prej shkrimtari. Për ca kohë u bë dhe tipograf. Më pas gjen punë në një anije që lundronte përgjatë lumit Misisipi si pilot, dhe në këto udhëtime pa shumë dhe fitoi shumë përvojë. Ishte në modë në atë kohë që njerëzit të rendin pas asaj që u quajt “ethet e arit”, me synimin që të pasuroheshin brenda një kohe të shkurtër.

Ishte kjo një ndërmarrje që pati kosto të lartë. Në këtë aventurë u përfshi edhe shkrimtari i ardhshëm, i cili kërkoi me të tjerët në Nevada, por që nuk e harroi për asnjë çast as etjen e pashuar për dije dhe as dëshirën për të shkruar. Ai përjetoi ngjarjet që pasuan pas zgjedhjes së Abraham Linkolnit president në vitin 1860, kur pas largimit të disa shteteve nga federata, plasi Lufta Civile që zgjati rreth pesë vjet dhe ku mori pjesë edhe Twaini, që njohu tipa e karaktere nga më të ndryshmet dhe që do t`i shërbenin në krijimtarinë e tij të mëtejshme. Më pas, për shkrimet e tij, puna ju lehtësua, kur u sistemua si gazetar në San Françisko, qytet – port në veri të gadishullit S. Mateo.

Tani u lidh akoma më fort me letërsinë, dhe shkrimet e tij, me humor të hollë e të këndshëm, priteshin mjaft mirë. Në New York City Filadelfia u përfshi në Bashkimin Ndërkombëtar të Tipografëve, gjë që i dha mundësinë të frekuentonte rregullisht edhe bibliotekën. Kishte zgjedhur të botonte me pseudonimin që njihet nga kushdo, Mark Twain, duke zgjedhur atë fjalë që i kishte mbetur ndër mend që nga ato tre vite kur lundronte nëpër Misissipi dhe që për marinarët kuptonte “Gjithçka në rregull.

Thellësi s`ka, vazhdo i qetë!”. Shumë i apasionuar pas udhëtimeve, shkon në Francë dhe Itali, ku viziton gjithçka lidhej me kulturën e atyre vendeve, dhe me t`u kthyer, boton librin me përmbledhje anekdotash. Në vitin 1868 u fejua dhe pas dy vjetësh u martua me Olivia Langdon, e cila vinte nga një familje e pasur. Krijon kudo miq të shumtë, ku dallon miqësia me fizikanin Nikola Tesla dhe autorin e patentave të mbi njëmijë shpikjeve Tomas Edisonin, çka tregon se dhe interesat e tij për shkencën ishin të shumta. Pasi kishte botuar vëllimet me tregime “Të paditurit jashtë shtetit” (1865), “Ku rafsha mos u vrafsha” (1872), Twaini, duke kapërcyer ndofta atë drojën e mungesës së arsimimit, vendos të merret me romanin. Ndaj në vitin 1876 ai shkruan “Aventurat e Tom Sojerit” dhe pas tregimeve me titull “Jeta në Misissipi” (1883), boton pesë vjet më pas, romanin tjetër të rëndësishëm “Aventurat e Hakëlberi Finit”. Me Tom Sojerin, që nuk ka fëmijë që mos e ketë njohur, fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm, pasi aty gjithkush pa modelin sesi duhet të paraqitet njeriu i thjeshtë në jetë, i lirshëm, pa paragjykime dhe me aspirata demokracie. Kështu, Twaini portretizoi amerikanin e zakonshëm që luajti atë rol të madh në përparimin e vendit të tij. Por ndyshe ngjau me Hakëlberin, ku ai paraqet atë mjedis pasanikësh, kryesisht industrialistë të cilët pretendonin se po e shpinin vendin drejt “bumit” ekonomik, por që nuk shihnin se po i gërryente nga brenda korrupsioni.

Twaini edhe vetë i përkiste tani kësaj klase, por kundërshtarët çfarë nuk thanë për të. Se gjoja ai po sulmonte ata, të cilët po i sillnin mirëqenien vendit. Në këtë kohë, dikujt nuk i pëlqente as qëndrimi që ky autor mbante ndaj sëmundjes së racizmit. Por ai vazhdoi më tej, duke botuar “Një janki në oborrin e mbretit Artur” (1889), dhe novelën “Uillson dedeja” (1886). Përshtypjet e udhëtimeve disa herë i ktheu në tregime nga historia humoristike: “Celebrated Jumping Frog of Cavaleras Countri” 1867), “Udhëtim nga Misisipi në Las Vegas” (1872), “Kujtime udhëtimi” (1880), dhe “Tregime udhëtimi” (1897). Provoi me sukses të merret edhe me ngjarjet historike; kujtojmë kohën e Tudorëve dhe vajzën e Orleanit Zhan D`Arkën, për të cilën kishte shkruar në vitin 1810, tragjedinë e tij edhe Shileri. Flitet se në veprat e fundit të tij, shihen nota pesimizmi. Dhe kjo, ndofta ka qenë e lidhur me gjendjen e tij aspak të mirë shpirtërore. Se ai, me gruan e tij ishin fillimisht të lumtur. Për këtë flasin edhe 189 letrat e dashurisë si dhe Testamenti “Në kujtim të Olivia Suzan Clemens”. Shëtisin deri në Zelandë të Re, Australi, Indi, e Afrikë e Jugut, por fati shpesh tekanjoz, këtij gjiganti që humorin e kishte quajtur bekimin më të madh të njerëzimit, i kishte rezervuar edhe dhimbje të mëdha. Vajza e tij Susi, sëmuret rëndë në vitin 1896, pra kur ishte fare e re, njëzetekatër vjeçe, dhe vdes në Hardfort (pasi  kishte vdekur dhe djali një vit e gjysmë).

Dhimbjen për Susin, ai e manifeston te “Skicë famijare”, ku shkruan: “Në të gjitha veprimet ajo ishte intensive: kish një karakteristikë të veçantë, nuk ishte një shkëlqim i thjeshtë që jep ngrohtësi, por një zjarr i fuqishëm që vetëdigjet”. Dhe pastaj, në vitin 1904, teksa ndodhej në Firence, i vdes dhe e shoqja. U dërrmua shpirtërisht. E kishte nisur jetën me mendimin se “Sekreti i të ecurit është të fillosh”, dhe kishte guxuar, fillimisht me drojë dhe pastaj me njëzetetetë vepra të pëlqyera nga të gjithë.

Në vitin 1909, miku i tij Nikola Tesla “fëmija i dritës”, shkon për ta parë në shtëpinë e tij në Redding Coneccticut, ku dhe e filmon. Ky filmim shërbeu për realizimin e filmit “Prince and the Pauper”. Vetë ai, po këtë vit tha si me shaka, ashtu siç bënte përherë: “Unë erdha në këtë botë me Halley`s Comet më 1835. Kjo do të vijë prap vitin tjetër dhe unë pres që të shkoj me të. Do të ishte zhgënjimi më i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley`s Comet”. Profecia u realizua, por dukja e tij la më shumë gjurmë se vetë kometa, e cila edhe harrohet, por emri i Mark Twainit ashtu sikurse e parashikoi edhe presidenti i SH.B.A. William Howard Taft, nuk harrohet kurrë. Ndërroi jetë në moshën shtatëdhjetëekatër vjeçare më 21 prill 1910, dhe u varros me nderime në Woodlawn në Elmira New York, pranë njerëzve të tij të dashur. Kishte mbetur vetëm Klara, e bija, që vdiq në vitin 1962 në moshën tetëdhjetëetetë vjeçare, dhe që la pas një vajzë, e cila nga ana e saj nuk mundi të lerë ndonjë trashëgimtar.

Si duket, ajo i la gjyshit të vet admirimin e të gjithë njerëzimit, ku për shumicën e tyre (kuptohet edhe për ne shqiptarët), ende qëndron vrejtja e tij se “burimi i mirëfilltë i humorit… është hidhërimi”.

Mbaje të ndezur dritëzën time! Mendime për poezinë e Nikolin Sh. Lëmezhi

Nikolin Sh. Lëmezhi

Mbaje të ndezur dritëzën time!

Poezi

Shumë i afrova

tek Burimi,

e ujë s’po pinë;

 

të tjerëve

iu dhurova Jetën,

e seç po vdesin;

 

disa i mbusha

me Dritë,

e pas territ po shkojnë!

 

Sa lule i nxora

nga balta,

e prapë baltën kërkojnë!

 

O Zot,

kështu po të lutem:

mbaje të ndezur dritëzën time!

 

 

Heshtja ka çdo përgjigje

 

Kam kuptuar

se Heshtja

ka çdo përgjigje.

 

Ajo i jep secilit

atë që meriton!

 

 

 

Si Flaka e fundit

 

Oh, ç’po digjem,

ç’po konsumohem,

si flaka e fundit

e qiriut

dhe askush nuk sheh!

 

 

 

Ndalu pak!

 

Krejt Sekreti është që të ndalesh,

pa menduar shumë,

pa menduar fare.

Të rrish ashtu i qetë,

të marrësh frymë thellë,

duke qëndruar në Heshtje

pa sforcim,

aq sa të duash,

sa më shumë që të jetë e mundur.

Rri ashtu në paqe,

pa ndier asgjë,

pa menduar,

pa u shqetësuar!

Rri derisa të dëgjosh

zërin e bukur të Heshtjes!

E, pasi ta dëgjosh,

ngrihu dhe shko

atje ku Heshtja të thotë!

 

Shkodër, më 10. 09. 2024

Gjaku i një fetari

 

Në kohë të regjimit,

dënojnë një meshtar,

duke i thënë shkakun:

– Ti je besimtar!

 

E rrahën të gjorin,

shpinës i japin dru.

Nga burgu s’do dalësh,

fenë pa e mohu’.

 

I thonë: Shkele Kryqin!

Do të dalë më mirë.

E kështu së shpejti,

do të jesh i lirë.

 

S’mendojnë të mjerët,

bijtë e robërisë,

se është vetë Kryqi,

shenja e lirisë.

 

Papritmas meshtari,

Kryqin përqafoi.

Bam! – krisi pushka,

në ballë e qëlloi.

 

Gjaku i derdhur,

bukur në mur shkroi:

Për Krishtin vdiqa,

me Krishtin jetoj.

 

Shkodër, nëntor 1996

 

 

Heshtja që e dua

 

Do t’i thur

vargje Heshtjes,

e s’do të resht

së lëvduari Atë,

me gjithë qenien time,

por në Heshtje,

derisa të hesht përgjithmonë.

 

E do të jem

vazhdimisht i dehur

me gëzimin e plotë,

i lirë prej çdo gjëje të kotë,

ndërsa dëgjoj në këtë botë,

e pasi të dal prej saj,

Fjalën.

 

Shkodër, më 03. 10. 2023

Në mes…

 

E do të jetë

si fjala e parë

fjala e fundit:

Dashuri.

Ne jemi në mes.

 

 

Lutje e thjeshtë…

 

O Zot Jezus!

Nëse të kryqëzuarit

do ta shpëtojnë botën,

unë dua të kryqëzohem

bashkë me Ty.

Më merr aty

pranë Teje

te kryqi Yt!

Do të rri në heshtje

të ndiej gurët,

goditjet,

akuzat që mbi Ty peshojnë.

Nga më vjen gjithë kjo Paqe

kur të shoh ashtu të katandisur?

Më lër këtu,

në kryq, o Zot,

pranë Kraharorit Tënd të shporuar!

Të ndiej me Ty,

të ndiej si Ti!

 

 

RINGJALLJE…

 

Varri im bosh është

e pranë tij

varre të tjera rrinë

në pritje për Ringjallje…

Blinisht, Pashkë 2008 

Zgjohu, o njerëzim!

Mos kaloni asnjë ditë pa dashur dikë,

pa dashur diçka, pa dashur veten tuaj!

Pa një gjest të vogël apo të madh dashurie,

në këtë Planet jeni si të huaj!

 

Një ditë pa Dashuri është një ditë pa jetë;

një kohë bosh një minutë pa dashuri,

një sekondë pa Të si një çast jo i vërtetë,

pa Shpirtin e Jetës që ju jep liri!

 

Zgjohu, o njerëzim, zgjohu:

Është një Dashuri që të bën të lumtur!

Zgjohu, o njerëzim, dhe Duaj:

Zgjohu se jeta është kaq e bukur!

 

Duaj me të vërtetë e bëj çfarë të duash!

E mëso të harrosh, o njerëzim!

Mëso se është një rrugë e bukur para teje,

rruga e Paqes së zemrës, vëllai im!

 

Se për të dashur ti ke qenë krijuar!

E duke dashur Paqen të gjesh,

ndërsa je duke luftuar për Paqen,

çdo luftë, me gëzim, në PAQE ta kthesh!

Gurëz, më 31. 07. 2020

Do të dëshmojmë gëzimin…

… edhe ju gjithashtu do të dëshmoni për mua,

sepse jeni me mua që në fillim. (Gjn. 15, 27)

 

Kemi kuptuar, o Zot, se buzëqeshja që dhurojmë

është shenja dalluese e jona.

E ne buzëqeshim falë gëzimit që na vjen prej pranisë sate.

Kur e dimë se je me ne, kërcejnë zemrat tona,

krejt qenia jonë dridhet për ty

e i madh është gëzimi në ne e përreth nesh.

Më në fund, Ti je gëzimi.

Ti je gëzimi i të kushtuarve të tu;

Ti je gëzimi i atyre, që me zemër të pastër të kërkojnë;

Ti je gëzimi i foshnjës që sapo lind dhe i të moshuarit që në paqe

pret takimin e lavdishëm me Ty.

Ti je gëzimi i fëmijëve

që lozin dhe rrezatojnë pafajësinë e fillimit.

Ti gëzimi i të rinjve,

në përpjekjet dhe angazhimin e tyre për një botë më të mirë;

Ti, o Zot, Jezu Krisht, gëzimi i grave dhe i burrave, që çdo çast e çdo ditë

bëjnë hapa dhe gjeste dashurie.

Ti, burimi i gëzimit dhe gëzimi vetë,

paqja e njeriut je, që në çdo rrahje të zemrës

shpreson e beson se për Ty e me Ty

mund të ndërtohet Qytetërimi i Ri.

Kemi kuptuar, o Zot, se trashëgimi më i madh,

që mund t’ju lëmë brezave të ardhshëm është gëzimi,

ai gëzim qiellor, që Ti e ke mbjellë

me Fjalën tënde në secilin prej nesh.

Do të dëshmojmë gëzimin, pra, o Zot,

e duke bërë kështu e dimë se do të dëshmojmë për Ty.

Do të dëshmojmë gëzimin, o Zot,

por gjithmonë me buzëqeshje në gojë e zemrën plot hare

me sigurinë që na ke dhënë se gjithmonë je me ne.

E do ta shpallim gëzimin mbi pullazet e shtëpive,

nëpër rrugët e thjeshta të fshatrave ku kemi lindur

e në ato të zhurmshmet, ku tashmë jetojmë;

do ta shpallim gëzimin tek të pikëlluarit, tek të burgosurit,

tek ata që janë të dënuar me vdekje.

Do ta shpallim gëzimin atje ku gëzim nuk ka,

por gjithmonë me Ty, o Zot,

sepse vetëm Ti ke mundur ta shndërrosh pikëllimin tonë

në një gëzim që kurrë nuk do të mbarojë.

Po, o Zot, do të lëvizim gjithmonë në gëzim,

do ulemi e do ngrihemi gjithmonë në gëzim…

Edhe frymë do të marrim në gëzim…

E çdo ditë do të zhytemi në Eukaristinë tënde,

që të mund të jemi me të vërtetë

misionarë sa më të denjë të gëzimit. Të gëzimit tënd. Amen! Aleluja!

Shkodër, më 30. 05. 2011   

 

Një lule për ty, Nënë

 

Nënë!

Jeta jote është një jehonë,

një jehonë e vazhdueshme në histori.

Nënë!

Ti je dhimbja,

je e vrara që hesht.

Nënë!

Prit akoma edhe pak të lutem,

gjersa të vijë dita kur unë të vdes!

Nënë!

Atëherë zemra ime do të hapet

e mbi varrin tënd një lule do të çelë.

Nënë!

Një lule si shpërblim,

për drejtësinë që dikush ta ka mohuar.

Nënë!

Një lule nga shpirti im,

sepse jam biri yt.

Vetëm një lule!

Një lule që do të shuajë ferrin,

që më bën të vuaj,

ferrin e pikëllimit e të dhunës,

ku je djegur, ti, o Nënë!

 

Shkodër, 1997˗1998 

Vëlla Nikolin Sh. Lëmezhi

Shënim i Autorit: Kam preferuar që fjalën «Heshtje» ta shkruaj gjithmonë me të madhe gati sikur të ishte një emër i veçantë i Zotit.

Recension për Artistin e njohur si Poet i Urës së Vjetër (Ponte Vecchio)

Nikolin Sh. Lëmezhi

 

HESHTJA QË DUA

Hyrje për autorin

 

“Kam filluar ta kuptoj se heshtja mund të dëgjohet

dhe të mësohet prej saj.”

(Chaim Potok)

Poezia e Nikolin Sh. Lëmezhit lëviz në kufirin e hollë midis dimensionit shpirtëror dhe konkretësisë së gjendjes njerëzore, me një frymë universale që përqafon tema si heshtja, besimi, dhimbja, dashuria dhe gëzimi. Çdo varg buron nga një përvojë thellësisht e jetuar, e rrënjosur në historinë personale dhe kolektive, por gjithnjë e drejtuar drejt një kërkimi të tejdukshëm. Poezia, e vërtetë dhe e pastër, është e ngarkuar me kuptime simbolike dhe me referenca teologjike e ekzistenciale, që e gjejnë fjalën si një mjet meditimi dhe dialogu të brendshëm.

«Kam kuptuar

se Heshtja

ka çdo përgjigje. […]

Ajo i jep secilit

atë që meriton!

(“Heshtja ka çdo përgjigje”)

Primati i Heshtjes shihet si një dimension njohjeje dhe shpirtëror. Nikolini e koncepton heshtjen jo si boshllëk, por si një hapësirë e ngarkuar me prani dhe kuptim, një gjendje në të cilën çdo përgjigje shpaloset. Kjo temë, e pranishme në disa poezi, sjell ndër mend poetikën e Thomas Merton, i cili shkroi: Heshtja është porti i fjalës: këtu ajo lind, këtu ajo kthehet. Për Nikolinin, heshtja nuk është vetëm një gjendje contemplative (soditëse), por një udhë për të dëgjuar thellë Zotin dhe vetveten, siç del qartë në pah në “Ndalu pak!” dhe “Heshtja që dua”.

Dimensioni shpirtëror mbizotëron në gjithë krijimtarinë e Nikolinit. Poezia e tij është shpesh lutje, rrëfim apo meditim. Marrëdhënia me Zotin është qendrore, jo vetëm si objekt adhurimi, por si vend takimi intim. Besimi, megjithatë, nuk është kurrë pasiv, por një dëshmi e gjallë, siç shihet në “Gjaku i një fetari”, ku martirizimi bëhet shenja më e lartë e lirisë.

Në veprat e Nikolinit, dhimbja dhe gëzimi janë të ndërthurura në një dialektikë që pasqyron gjendjen njerëzore të shpëtuar nga hiri hyjnor. Dhimbja përjetohet si një kalim i domosdoshëm drejt një gëzimi të përjetshëm. Po ashtu, gëzimi shihet si dëshmi dhe dhuratë hyjnore, një forcë transformuese që përshkon çdo aspekt të ekzistencës: Kemi kuptuar, o Zot, se buzëqeshja që dhurojmë/është shenja dalluese e jona. Ky polaritet mes dhimbjes dhe gëzimit kujton poetikën e David Maria Turoldo, i cili shkroi: Vetëm ai që ka qarë shumë mund ta kuptojë gëzimin.

Poezia e Nikolinit është një dëshmi e thellë dhe autentike e besimit, shpresës dhe dashurisë. Nëpërmjet gjuhës së tij të thjeshtë dhe imagjinatës së pasur me simbole, autori arrin të përkthejë përvoja personale dhe kolektive në mesazhe universale që flasin drejt zemrës së çdo lexuesi. Aftësia e tij për të ndërthurur fytyrat e kundërta të së njëjtës medalje, e vendos atë ndër poetët që dinë t’i japin zë të papërshkrueshmes, duke e shndërruar fjalën në lutje dhe meditim. Për Nikolinin, poezia nuk është kurrë qëllim në vetvete, por një mjet për të arritur një të vërtetë më të lartë, një dritë që udhëheq dhe ngushëllon.

Mbaje të ndezur dritëzën time është një thirrje për të qenë të qëndrueshëm në besim dhe kërkim, pavarësisht errësirave që përshkojnë ekzistencën.

 

«Shumë i afrova tek Burimi,

e ujë s’po pinë; […]

të tjerëve iu dhurova Jetën,

e seç po vdesin; […]

disa i mbusha me Dritë […].

O Zot, kështu po të lutem:

mbaje të ndezur dritëzën time!».

(“Mbaje të ndezur dritëzën time!”).

Marrë nga vëllimi poetik “I Poeti di Ponte Vecchio vëll. 1 ˗ Dantebus Edizioni, Roma 2025, 75˗76. Teksti origjinal në italisht nga Massimo Gherardini”.