Kreu Blog Faqe 587

Reshterin Lika nuk e vrau vetëm terroristi i ri Bela, por edhe përkrahja e islamizimit antishqiptar prej “politikës sonë!”

1

Nga: Gjergj Kabashi

Përkundër faktit se ka njerëz të zgjuar dhe atdhetar që paralajmërojnë me vite e vite për rrezikun ndaj kombit të fashizmit islamik, duhet ta kuptojmë dhe ta kemi të qartë se detyra kryesore e mbarë një kombi, tashpërtash, mbetët që ose t’i disiplinojmë apo qesim nga skena shtetërore të gjithë politikanët (“burrështetasit” tonë) në Kosovë , Shqipëri e Maqedoni (udhëheqësit e shqiptarëve), më përpara se të mendojmë për deislamizimin. Nuk ka mundësi deislamizimi kurrë, përderisa “këta ushtarë” të përulur të detyrave të Vaso Çubriloviqit dhe serbomëdhenjve të tjerë deri sot, e kanë shndërruar kombin në “fushatë votash elektorale”…duke e bërë islamizimin e kombit për interesat shqiptarzhbërëse të të huajve, sidomos të armiqëve historik që kanë menduar dhe mendojnë të na zhbëjnë etnikisht e territorialisht me Islam !

Kështu mendojnë e veprojnë të gjitha partitë politike në Shqipëri, kështu mendon e vepron Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetvendojse, pra të gjithë pa përjashtim.

Kështu nuk mendonte Ibrahim Rugova, por ai ka vdekur qyshkur, dhe që nga koha kur vdiq pas luftës vendi rrëqiti në islamizimin gjithnjë e më të madh.

Me burrshtetas të tjerë , që e dëgjojnë zërin e ndërgjegjës së një populli , duhet të nisë urgjentisht deislamizimi, që nënkupton ndalimin e BIK-ut (për disa vite); ndalimin e të gjithë “bikërve” të tjerë kahdo qofshin në hapësirat shqiptare, ndalimin e të gjitha investimeve religjioze në xhami (apo kisha helenizuese) që janë bërë nga të huajt deri tash. Qoftë nga Turqia e Greqia, në Shqipëri, qe nga ardhja e demokracisë, apo në Kosovë nga Turqia prej korrikut 1999.

Në Kosovë hapur nuk po respektohet laiciteti i shtetit as nga udhëheqësit partiak e shtetëror, pra as neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sikur t’i kishin marrë për vete mësimet që Vaso Çubriloviq ua jepte nacionalistëve serbë për të veprue ndaj shqiptarëve dikur!

“Udhëheqësi ynë” rri gjithë kohën tuj urue festa e ceremoni fetare, apo tuj u sjellë si Musliman në ceremoni varrimi!

Këta që u arrestuan në qytetin afërt të Kosovës me Shkupin, në Kaçanik, kanë qenë gjithë kohën islamistë me prirje xhihadiste, nga e ashtuquajtura shkollë myslimane e Lavdërim Muhaxherit.

Ata janë “Rinia Myslimane e Kosovës”, dega e Kaçanikut!

“Rinia Myslimane e Kosovës” e asaj kohe , që në krye e kishte Lavdërim Muhaxherin, kërkonte “xhami të madhe” në oborrin e Fakultetit Filozofik, përballë Katedralës “Nëna Tereze” dhe përmbaheshin nga BIK dhe vet Naim Tërnava. 

“Agim Presheva

Kështu edhe për së vdekuri e poshtërojnë kolegun e tyre. E brenda kësaj policie pati terrorist isislamik që bashkëpunuan me grupin terrorist isislamik( edhe djali i policit dhe një ish pjesëtarë i FSK-së).”
(Marrë nga profili në fb i Agim Preshevës)

A kryhen riatualet e varrimit në uniformë policore…? Rreth kësaj duhet ta japin përgjigjen eprorët e këtyre policëve “myslimanë”?!

Në videon në vijim, shihen Policia e Kosovës në uniformë të shtetit, duke e përkujtuar dhe nderuar në varrim kolegun e vrarë, reshterin Lika, “si myslimanë”…?!

__

Facebook

__

Megjithatë, tash ne duhet të trishtohemi kur e vërejmë policinë e Kosovës që nuk rrin neutrale në varrimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, por në uniforma shtetërore të policisë i ngrenë duartë lartë . Polici Lika, është po ashtu viktimë e politikës së pavetëdijshme antishqiptare, e studiove televizive e mediave në përgjithësi që gjithë kohën ua japin fjalën islamistëve, i kësaj politike antikombëtare që i rriti, majmi dhe heshti derisa ngriteshin e formoheshin këta përbindsha e vetvrasës kombëtar, si Lavdim Muhaxheri, Ridvan Aqifi dhe vrasësi i fundit i këtij polici, terroristi Haki Bela!

Ose duhet të ngritemi e ta zhbëjmë secilën formë të islamizimit antishqiptar, ose përndryshe ne do të zhbëhemi e coptohemi territorialisht sherri i “islamit famëlartë”, si dikur.
___
Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Reshteri i Policisë së Kosovës Muhamet Lika nga Kaçaniku

___

Vehbi Kajtazi, gazetar hulumtues, Prishtinë

Vrasja e zyrtarit policor, Muhamed Lika eshte akt terrorist qe eshte kryer nga nje grup islamik terrorist. Po nuk u cilesua dhe nuk u pa si akt terrorist, vrasje te tilla mund te kete edhe ne te ardhmen nga grupe tjera terroriste te frymezuar nga “hoxhallare” radikale.

(Marrë nga profili i gazetarit të njohur në fb).

***
Vehbi, ti je i zgjuar, por megjithatë je mendje e ngujuar e atij vendi, prandaj në të ardhmen nëse do të ketë këso qasje antikombëtare dhe antishtetërore prej të gjithë “udhëheqësve tanë” dhe të gjithë atyre që janë pjesë e BIK-ut dhe “bikërve”, do të vije deri tek shkatërrimi i shtetit të Kosovës dhe zhbërja kombëtare shqiptare nëse nuk e kundërshtojmë të gjithë islamizimin, me shpresë të madhe që vet populli shqiptar nuk do ta lejoj tash e tutje shembjen e vet kombëtare, antishqiptarizmin islamik.


Vrasësi i policit…, islamisti Bela

Nuk ka këtu punë fakti se dikush prej nesh ështe ateist, katolik apo ortodoks, porse në pyetje është mbijetesa e një kombi dhe hapësirave shtetërore e kombëtare të tij.

BIK-u dhe “bikërit tonë” nuk qetësohen pa i qetësuar dhe heshtur me popullin shqiptar, se “dy atllar në një mullar” nuk shkojnë e s’mund të lidhen , kanë thënë gjithmonë.

Njëri prej tyre është jolegjitim, e se cili është ai, nuk eshtë zor me e kuptue…?!

Terroristi islamik, Bela, një natë para vrasjes së rreshterit…, lutet që myslimanët të lirohen nga “Allahu” …Athua pas kësaj vrasjeje që e bëri ky terrorist islamik, do të luten islamistë të tjerë që ky kriminelë të lirohet nga burgu…?!

Prandaj , pa asnjë kqekuptim e keqdashje të thash se je mendje e ngujuar vetëm në Kosovë, se askush nga udhëheqësit në Europën demokratike, ku feja është e ndarë prej shtetit, nuk uron Krishlindje e as Pashk, sikurse që “udhëheqësit tanë” urojnë atje.

Se le më policia të ketë anime e shfaqje religjioze në publik e me uniforma zyrtare, si atje.

Gazetaria shqiptare, ose zanat që të jep ose ulcerë nga dinjiteti, ose gërdi nga lëpirja e bythës

0
Nga : Lirim Gashi, Prizren
___
Gazetarët dhe analistët më të mirë në trojet shqiptare nuk mund ta jetojnë një jetë me dinjitet nëse nuk e shndërrojnë gazetarinë dhe analizën në një hobby të fundjavës, dhe nëse nuk punojnë në ndonjë zanat tjetër – zakonisht diçka që s’ka asnjë lidhje me profesionin e tyre.
Sepse për të jetuar mirë nga profesioni i gazetarit, në këto anë duhet të bëhesh si Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Vehbi Kajtazi, Parim Kumulluri, Adriatik Kelmendi apo edhe Rahmet Kaurri (rahmet i past shpirti).
Me fjalë të tjera, duhet ta shndërrosh organin e gojës, të quajtur “gjuhë”, në një gjuhë qeni të stërvitur për ta lëpirë çdo prapanicë që ka peshë politike, financiare apo thjesht aromë sllave.
E sidomos këtyre të fundit – shefave me origjinë të demoluar shqiptare që e lajnë bythen me ujë të ftohtë e pa sapun, apo të atyre me prejardhje sllave që e kursejnë letrën higjienike – nuk u duhet më as bidet.
Sepse këta tanët, me gjuhët e tyre të shndërruara në pastruese universale, ua kanë zgjidhur të gjitha hallet higjienike, financiare dhe shpirtërore.
Në fakt, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe soji i tyre e kanë çuar artin e lëpirjes së bythës në një nivel aq të lartë mjeshtërie, saqë shefat e tyre harrojnë që ekziston letra higjienike. Në ketë mënyrë prapanica e shefit bëhet jo vetëm mjet karriere, por objekt adhurimi profesional.
Ndërkohë, këta analistë e gazetarë “të vetëquajtur” nuk janë në gjendje të rendisin as dhjetë fjalë pa bërë gabime drejtshkrimore të pafalshme.
Dhe ata as që e fshehin zellin e tyre për ta dhunuar çdo ditë gjuhën shqipe, prandaj në statuset e tyre në rrjetet sociale e përdorin një gjuhë aq të varfër nga përmbajtja, stili dhe vlerat, saqë edhe Google Translate skuqet prej turpit.
Po të ekzistonin prokurori dhe gjykata për ndjekjen penale të gabimeve drejtshkrimore, këta do të burgoseshin më të drejtë më gjatë se Adem Demaçi dhe Nelson Mandela së bashku.
Madje, si dënim do t’u caktohej ta shkruanin “Lahutën e Malcisë” çdo ditë, me laps, në fletore me katrorë të vegjël, derisa të mësonin si shkruhet “atdhe” pa dy “d”.
Sepse sot, gazetaria nuk është më zanat.
Është një audiocasting për qenin më besnik, që s’leh më për të vërtetën, por për ta fituar një vend në tryezën e shefit.
Dhe nëse ende ke mendjen të shkruash me ndërgjegje e pa u përkulur, përgatitu të aplikosh për ndonjë depo në Gjermani, sepse në trojet tona e vërteta nuk të ushqen.
Të ushqen vetëm gënjeshtra që paguhet, me qindra euro nga çdo shfaqje në ekranët televizive.
Dhe natyrisht fiton lavdi që zgjat sa një “like” në Facebook.
SKENA I
(Një zyrë e zymtë, një tavolinë me një makinë shkrimi që s’punon, një gotë bosh, një faqe bosh. Në mes, NARRATORI i lodhur, i përhumbur.)
NARRATORI (me sytë nga publiku):
A e dini çfarë ndodh kur je gazetar i ndershëm në këto troje?
Ti je si ai violinisti në Titanic… që luante ndërsa anija po fundosej, por që nuk e falënderonte askush.
Dhe kur s’kishte më bukë për të ngrënë… gazetarinë e kthu në hobby, si bletaria, apo mbledhja e pullave postare.
Se për të jetuar nga e vërteta…detyrohej të bëhej ose budalla, ose legjendë pa publik.
(Dritat zbehen. Dëgjohet një “klink” i metalit që ngjan si zhurmë zinxhirësh. Hyn në skenë BERATI, duke mbajtur një medalje të madhe ku shkruan “Lepirësi i Vitit”.)
BERATI (me krenari):
Gazetaria? Oh, jo vëlla, ajo nuk është zanat!
Është sport. Dhe unë? Kampion olimpik i lepirjes sinkronike.
Kam arritur të mos përdor më gjuhën për të folur.
Jo, jo… ajo tani është pasaportë për bythën e radhës!
(Ndjeket nga BATONI, me një kostum të shndritshëm dhe një hartë të Ballkanit në dorë.)
BATONI:
Unë flas për gjeopolitikë… por vetëm me ata që kanë aromë sllave.
Shqipja më dhemb në grykë!
Ndaj, më mirë le ta laj gjuhën me vodka Beogradi se sa me ujë të Malësisë.
(Në cep të skenës hyn VEHBIU, duke shkruar me laps në ajër.)
VEHBIU (i hutuar):
Gabimet drejtshkrimore… janë vepra arti!
Unë s’e shkruaj dot fjalën “atdhe”… por di të shkruaj “Rroftë shefi” pa gabim!
(Zëri i Ndërgjegjes kumbon në sfond, thellë e qartë.)
ZËRI I NDËRGJEGJES:
Nëse do kishim gjykata për krime drejtshkrimore, këta do të ishin në burg më gjatë se Demaçi dhe Mandela…
Dhe dënimi?
Të kopjonin “Lahutën e Malcisë” çdo ditë… me stilolaps që nxjerr bojë vetëm kur gënjen!
(Ndërkohë hyn PARIMI, i përkulur fizikisht, duke mbajtur një fletushkë ku shkruan “Po, Shef!” në çdo faqe.)
PARIMI (i buzëqeshur):
Unë nuk flas me zë.
Unë flas me përkulje.
Gjuha ime është në trajnime çdo ditë.
Për çfarë?
Për t’i bërë masazh shefit në bythë me lavde.
(Në fund hyn RAHMETI, duke mbajtur një arkivol gazetarie. E vendos në mes të skenës.)
RAHMETI:
Këtu prehet Gazetaria Shqiptare.
Ka vdekur nga mungesa e dinjitetit dhe nga teprica e servilizmit.
Ngushëllime të gjithëve!
(NARRATORI ngrihet, afrohet te arkivoli dhe thotë solemnisht.)
NARRATORI:
Unë s’pranova të lepij.
S’pranova të harroj drejtshkrimin.
S’pranova të përdor gjuhën për të fituar lavdi me shije prapanice.
Dhe sot… kam tre punë të tjera, por e mbaj kokën lart.
Sepse më mirë të jesh i uritur me integritet, sesa i ngopur me ndyrësi.
(Ndriçimi bie mbi të gjithë. Personazhet kthejnë kokën nga publiku, duke qeshur, qortuar, përkulur dhe duartrokitur vetveten.)
TË GJITHË (në kor):
Në trojet tona, vetëm gënjeshtra paguhet!
E vërteta… shkruhet në fletë të bardhë e digjet në qiri të zi!
(Perdja.)

Ode nga Lirim Patrioti për Ramush Penzionerin…!

0

Shkruen e knon, Lirim Patrioti

___

Lirim Gashi, Prizren

RAMUSHIT PO I DILET N’PENSION
Autor : Lirim Gashi
Ramushit po i dilet n’pension,
pasha frizeren Mihone dhe poetin Limon!
Me shall në qafë e plis në ballë, po
del si burrë, se për hajni s’ka më mall.
“Ani, bre Ramush,” – i themi – “ta plotësojmë dëshirën me nder,
Ta plotësojmë pasha hallën Ajshe – mos na lut dy herë!
Ta plotësojmë pasha Miniren, kunatën e Ajshes me bel të hollë,
që hec me proteza, por s’e ndal kurrë argëtimin e vagines me shkopin e lojës karamboll !”**
Ai thotë: “U lodha shumë në politikë,
më mirë në kafe, me llafe, rrospija, zhol dhe pishpirik.
S’dua më Radojçiq, s’dua më kumar,
veç domino, rakí, dhe ndonjë qejf me karar.”
Dua të dalë në bjeshkët e Gllogjanit me pantofla të bardha,
S’dua të shoh më lajme – veç pula që shijojnë banane dhe dardha.
Shtetin e lashë në duar të forta –
te ata që s’i shkel kurrë rrota !”
E ne i themi: Gëzuar, Ramush, me gjithë zemër,
se pensioni s’është fund, por nisje e re – me tjetër emër!
Luj me uçkur, qetësoje pak shpirtin,
se sa herë që të merr malli për ne, të presim të gjithë, si pelegrinet priftin!**
Po për Kryeministër – jo, faleminderit më!
Ma parë e bëjmë qenin e nallbanit Rashit –
atë që leh pa ndal, me jelek firmato dhe shikim filozofik,
se sa ty me dosje mafioze sa Hashimi i bacit Xhavit. .

Kujtesa e popullit nuk mund të shlyhet me gomë

0
(në shqip dhe serbisht)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë fushatave zgjedhore e kanë akuzuar njëra-tjetrën me fjalët më të rënda për veprat më të rënda.
Ato e kanë akuzuar njëra-tjetrën për tradhti të interesave kombëtare dhe shtetërore, për krim të organizuar dhe korrupsion, për vrasje të kundërshtarëve politikë, për kapje të shtetit, për plaçkitje, të tenderëve, të fondeve vullnetare dhe atyre zhvillimore, për vjedhje të buxhetit të shtetit, rezervave shtetërore dhe thesarit të shtetit, për punësime partiake e nepotike, për privatizim mafioz, për zhvatje të kompanive dhe aseteve shtetërore, për shkatërrimin e shëndetësisë dhe arsimit, e kështu me radhë —
Megjithatë, menjëherë pas zgjedhjeve, kanë vrapuar në përqafimin e njëra-tjetrës, sepse në të gjitha këto krime të tmerrshme kanë bashkëpunuar tërë kohën ngushtë mes vete.
Ndaj nuk mund t’i rezistonin lakmisë për ta vazhduar atë lloj bashkëpunimi mafioz dhe tradhtar, nga i cili 100 njerëzit e parë në hierarkitë e tyre partiake janë bërë milionerë të shumëfishtë, ndërsa krerët e partive miliarderë.
Në të njëjtën mënyrë kanë bashkëpunuar edhe me Listën Serbe, sepse në fakt nuk kanë asnjë kriter tjetër bashkëpunimi përveç atyre mafioze dhe tradhtare.
Që në përkthim në gjuhën e kuptueshme për popullin do të thotë:
Sa më shumë qëllime dhe synime mafioze e tradhtare, aq më e fortë baza për bashkëpunim mes tyre.
Ndërsa gazetarët dhe analistët që vazhdimisht bëjnë thirrje për rikthimin në pushtet të këtyre partive mafioze shqiptare dhe të Listes Terroriste Serbe, kanë harruar shpejt se në kohën e keqqeverisjes së tyre, kolegët e tyre i hante errësira dhe heshtja.
E tani refuzojnë bashkëpunimin me Kurtin vetëm pse i ka quajtur “hajvanë”.
Qëllimet e tyre të ulëta janë aq të tejdukshme, saqë i shohin edhe fëmijët e vegjël nga aeroplani, dhe përderisa janë të tilla, nuk do ta kenë përkrahjen e popullit.
Të gjitha pengesat që i kemi në rrugën drejt njohjes së plotë të shtetësisë sonë, si dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-s, kjo qeveri i ka trashëguar prej tyre.
Prandaj, përpjekja e tyre për të fshirë me gomë kujtesën e popullit të tyre dhe për t’u rikthyer me çdo kusht në pushtet do të mbetet e pasuksesshme.
Kur i dëgjoj ata se si i trajtojnë krimet e tyre shumëdimensionale në studiot e televizioneve që financohen nga tajkunët e tyre – të cilët janë agjentët më të mirë të shërbimit sekret serb – atëherë më bëhet e qartë pse e urrejnë Kurtin më shumë se Millosheviqin, Vuçiqin dhe Sheshelin së bashku.
E urrejnë sepse ai dëshiron që njëherë e përgjithmonë t’i japë fund një politike të tillë bastarde,
banditeske, mafioze dhe tradhtare.
Ata janë aq të etur për të vazhduar sundimin në mënyrë mafioze, tradhtare, banditeske dhe uzurpuese, saqë kanë investuar para nga buxheti i shtetit për të lobuar në Uashington dhe Bruksel kundër Albin Kurtit.
Dhe fatkeqësisht e kanë shfrytëzuar mandatin e parë të qeverisjes së Trumpit për të gjetur njerëz si Grenell, për të cilët paratë janë më të shenjta se Zoti, prandaj nuk e kishin aspak problem ta etiketojnë Kurtin si anti-amerikan.
Mirëpo njerëzit si unë, të cilëve nuk u shpëton asgjë nga sytë e trurit, e kanë përshkruar saktë mënyrën se si funksionon politika proteksioniste, mishërim i së cilës janë diktatorët më të këqij të botës – dhe pikërisht për këtë arsye ajo së shpejti do të marrë fund.
Sepse në SHBA dhe BE do të rikthehen në pushtet njerëzit normalë, meqë popujt e botës informohen shumë më shpejt, përmes teknologjisë moderne për atë se çfarë është e drejtë, e mirë dhe e dobishme për njerëzimin, kafshët, bimët dhe ambientin – dhe për atë se çfarë nuk është.
Përveç kësaj, ata tashmë po i ndiejnë në lëkurën e tyre pasojat e politikës së tyre anti-civilizuese, anti-ekologjike, anti-demokratike, korruptive, proteksioniste, diskriminuese, okupuese, kriminale dhe klerofashiste.
Dhe pastaj prej kujt do të kërkojë ndihmë opozita jonë për t’u rikthyer me çdo kusht në pushtet?
Prej Kurçub Kurçubiqit ?
***
NE MOŽE SEĆANJE NARODA DA SE IZBRIŠE GUMICOM
Autor: Lirim Gaši
Demokratski Savez Kosova (LDK) i Demokratska Partija Kosova (PDK) su se tokom izbornih kampanja međusobno optuživali najtežim rečima za najteža dela.
Optuživali su jedni druge za izdaju nacionalnih i državnih interesa, za organizovani kriminal i korupciju, za ubistva političkih protivnika, za zarobljavanje države, za pljačku – tendera, dobrovoljnih i razvojnih fondova, za krađu državnog budžeta, državnih rezervi i državne riznice, za partijsko i rođačko zapošljavanje, za mafijašku privatizaciju, za reketiranje firmi i državne imovine, za uništavanje zdravstva i obrazovanja, i tako redom —
Međutim, odmah nakon izbora, trčali su jedno drugom u zagrljaj, jer su u svim tim užasnim zločinima sve vreme tesno sarađivali.
Zato nisu mogli da odole pohlepi da nastave tu vrstu mafijaške i izdajničke saradnje, od koje je prvih 100 ljudi u njihovim partijskim hijerarhijama postalo višestruki milioneri, dok su lideri partija postali milijarderi.
Na isti način su sarađivali i sa Srpskom Listom, jer zapravo nemaju nijedan drugi kriterijum saradnje osim mafijaških i izdajničkih.
Što prevedeno na jezik razumljiv narodu znači:
Što više mafijaških i izdajničkih ciljeva i namera – to jača osnova za saradnju među njima.
A novinari i analitičari koji neprestano pozivaju na povratak na vlast tih mafijaških albanskih partija i Terorističke Srpske Liste, brzo su zaboravili da su u vreme njihove loše vlasti, njihove kolege gutale tama i ćutanje.
A sada odbijaju saradnju sa Kurtijem samo zato što ih je nazvao “hajvanima”.
Njihove niske namere su toliko providne, da ih i mala deca vide iz aviona – i dokle god su takve, neće imati podršku naroda.
Sve prepreke koje imamo na putu ka punom priznanju naše državnosti, kao i ka članstvu u Evropskoj Uniji i NATO savezu, ova vlada je nasledila od njih.
Zato će njihov pokušaj da izbrišu gumicom sećanje svog naroda i da se po svaku cenu vrate na vlast – ostati neuspešan.
Kad ih slušam kako u televizijskim studijima, koje finansiraju njihovi tajkuni – najbolji agenti srpske tajne službe – tretiraju svoja višedimenzionalna zlodela, tada mi postaje jasno zašto mrze Kurtija više nego Miloševića, Vučića i Šešelja zajedno.
Mrze ga zato što želi da jednom zauvek stavi tačku na takvu bastardnu, banditsku, mafijašku i izdajničku politiku.
Toliko su žedni da nastave svoju vlast na mafijaški, izdajnički, banditski i uzurpatorski način, da su čak uložili novac iz državnog budžeta da lobiraju u Vašingtonu i Briselu protiv Aljbina Kurtija.
I nažalost, iskoristili su prvi mandat Trampove administracije da pronađu ljude poput Grenela, za koje je novac svetiji od Boga, pa im nije bilo teško da Kurtija označe kao antiamerikanca.
Ali ljudi poput mene, kojima ništa ne promiče oku uma, tačno su opisali kako funkcioniše protekcionistička politika, čije oličenje su najgori diktatori sveta – i upravo zato će uskoro doći njen kraj.
Jer u SAD i EU će se vratiti na vlast normalni ljudi, pošto narodi sveta danas, uz pomoć moderne tehnologije, mnogo brže dobijaju informacije o tome šta je pravedno, dobro i korisno za čovečanstvo, životinje, biljke i okolinu – a šta nije.
Osim toga, oni već osećaju na svojoj koži posledice njihove anticivilizacijske, antiekološke, antidemokratske, koruptivne, protekcionističke, diskriminatorske, okupatorske, kriminalne i klerofašističke politike.
A onda, od koga će naša opozicija tražiti pomoć da se po svaku cenu vrati na vlast?
Od Kurčuba Kurčubića?

Ligji për mbrojtjen e gjuhës shqipe, prej kujt po pengohet?

0

Gani I. Mehmeti

Edhe herë të tjera kemi shkruar për kërkesën e  Ligjit për mbrojtjen e Gjuhës shqipe, por shumë kërkesa nuk shkojnë deri në veshët e atyre që mund t’i bëjnë.

Kështu, më gëzoi fakti i një bisede që po zhvillohej në TVSH 1 më 21. 4. 2025, nga ora 14:00,  nëse nuk gaboj, nën drejtimin e gazetares Vanesa Ymeri, në emisionin MES NESH dhe me temën:

“A po deformohet Gjuha shqipe në komunikimin publik”?

Nuk munda të marrë emrat e bashkëbiseduesëve në televizion, por përmes fotografive,ata që i njohin, mund t’i deshifrojnë. Më në fund, nuk është aq e rëndësishme nganjëherë të dihet se kush ishte, por e rëndësushme është që të fokusohemi në atë çka u bisedua. Edhe këta nuk e di se sa do mund të ndikojnë tek njerëzit e thirrur për mbrojtjen e Gjuhës shqipe, por mua më interesoi fakti se këta ishin për mbrojtjen e gjuhës shqipe me ligj.

Emisioni ishte mjaft i gjatë dhe të gjithë këta ishin për mbrojtjen e Gjuhës shqipe me ligj.
Se, në Francë Gjuha frenge mbrohet me ligj, e kam pasur të dëgjuar gjatë bisedimeve mes profesorëve të shquar, tani të ndjerë Shefki Sejdiu dhe Gjyltekin Shehu, të dy profesorë të nderuar në Universitetin e Kosovës, më vonë i Prishtinës. Ata, të cilët e admironin një ligj të tillë, ishin edhe për një Ligj që mbron Gjuhën shqipe, por koha ishte e pakohë aso kohe dhe ata nuk jetojnë më.

Si do që të jetë, mua më gëzoi fakti se po dëgjoja biseduesit në TVSH dhe ishin për mbrojtjen e Gjuhës shqipe me ligj në diskutimin publik. Këtu merrnin edhe shembuj të tjerë edhe rreth fjalorëve të shqipes  se ku e çka ka hyrë nga fjalët e shqipes dhe se ishin për hyrjen dhe përdorimin e fjalëve shqipe në vend të fjalëve të huaja që sot po përdoren me të madhe në komunikimet publike edhe kur nuk është nevoja, apo edhe kur ne kemi fjalë tonat, me të cilat mundemi dhe duhet të shprehemi.

Shqipëria shtet që prej 113 vitesh dhe të mos ketë një ligj ku do të mbronte Gjuhën shqipe, është për t’u gjykuar. Ndërkaq, Maqedonia Veriore, e formuar si shtet tek në vitin 1991, pra para vetëm 34 vitesh dhe të ketë ligjin për mbrojtjen e Gjuhës maqedone, e Shqipëra afër 100 vite shtet më heret se Maqedonia e të mos ketë ligjin për mbrojtjen e Gjuhës shqipe, është edhe më shumë se turp, ku shihet mosinteresimi për gjuhën, ashtu sikur në shumë fusha të tjera.

Shteti siç ka të gjitha ministritë, pastaj në kuadër të ministrive kanë sektorët e ndryshëm për funksionimin e shtetit, ashtu duhet të ketë edhe një KOMISION apo quaje si të duash, që të merret me mbrojtjen e Gjuhës shqipe.

Sot kemi kuadër të mjaftueshëm, vetëm se duhet të formohet komisioni, të zgjedhen njerëzit profesionalistë që duhet të merren me atë punë dhe të jetë vullneti i mirë, të formohet Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Shqipe dhe të ecet përpara.

E themi këtë sepse, me zhvillimin teknologjik dhe me globalizimin gjuhësor, gjuha shqipe është në rrezik të zhveshet nga fjalët e veta.

Gjuha letrare shqipe duhet të mbrohet!

Janë shumë zëra sot që e luftojnë Gjuhën letrare apo standarde.

Gjuha shqipe duhet të ketë GJUHË LETRARE, me të cilën duhet të bëhet komunikimi publik, në shkolla, televizione, teksteve të shkruara, gazetave e revistave, si dhe nëpër organet shtetërore të të gjitha niveleve.

Më në fund, Ligji do mbronte gjuhën vetëm nga futja e pavend e fjalëve të huaja në të. Të tjerat janë punë e profesionalistëve të gjihës shqipe.

Më mirë të vilen fjalë të shqipes nga të gjitha të folmet e saj, se sa të hyjnë fjalë të huaja të panevojshme në Gjuhën shqipe. Me këtë vetëm se do të pasurohej gjuha, nuk është me rëndësi se cila fjalë nga cili dialekt epo nëndialekt vjen, vetëm të jenë fjalë të shqipes.

Pa e zgjatur më shumë, ne thërrasim kompetentët që të bëjnë diçka sa më shpejt në futjen e Gjuhës shqipe në mbrojtje të ligjit, duke u formuar një komision i përbashkët gjuhëtarësh nga të gjtiha trevat ku flitet Gjuha shqipe, pra në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi, Mal të Zi, Serbi e Turqi ku ndoshta është ruajtur trajta më e vjetër e disa fjalëve, që në viset tjera kanë dalë nga përdorimi.

Mbrojtja e gjuhës shqipe me ligfj është nevojë dhe detyrë.

Në bisedë për gjuhën që të mbrohet me ligj, 21 prill 2025.

Gazetarët dhe bashkëbiseduesit.

Bashkëbiseduesit

Gazetarët, përballë njërit nga bashkëbiseduesit.

A po e dirigjon BIA bllokimin e Kuvendit të Kosovës?

0
Nëse dikur shteti kërkonte luftëtarë për çlirim, sot ai kërkon heronj të ndërtimit dhe ruajtjes së tij. Por në vend të këtyre, skena politike e Kosovës po dominohet nga individë dhe grupe me oreks të pashuar për pushtet, që më shumë i ngjajnë një bande grabitqarësh sesa ndërtuesve të shtetit. Bllokimi sistematik i Kuvendit nuk është më thjesht shprehje e një krize politike apo grindjeje mes partive; ai po merr dimensionet e një skenari të mirëorkestruar për të rrënuar themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.
Nuk mund të mos lindë pyetja: A ka gisht BIA e Beogradit në këtë paralizë politike? Heshtja e gjatë e institucioneve si AKI, që supozohet të jenë gardianë të sigurisë kombëtare, është alarmante. Nëse ky institucion është realisht neutral dhe funksional, është koha të dalë me fakte e të tregojë publikisht se sa thellë kanë depërtuar ndikimet e shërbimeve serbe në politikën kosovare!
Nëse kjo është një luftë hibride për shkatërrimin e shtetit, atëherë shkatërrimi nuk po ndodh nga jashtë, por nga brenda — nga “partitë politike” që me veprimet e tyre po i shërbejnë pikërisht axhendës së Beogradit. Ato po përdorin demokracinë për ta vënë në dyshim vetë ekzistencën e shtetit që pretenduan se donin ta ndërtonin.
E më tragjikja është heshtja: hesht populli, hesht shoqëria civile (nëse ende ekziston si e tillë), heshtin votuesit që, për ironi, janë vetë ata që me votën e tyre sollën në skenë këta shkatërrues. Në fund, shteti mund të mos rrëzohet nga ndonjë armik i jashtëm, por nga një apati e thellë kolektive që nuk reagon as kur vetë sovraniteti bie nën tehun e një skenari të huaj.
Në një situatë të tillë, heshtja është bashkëfajësi. Dhe nëse ky është një atentat ndaj shtetit, ai po ndodh në emër të demokracisë. Ironike, por tragjikisht e vërtetë.

Ja si (nuk)mund të bëhet qeveria e ardhshme e Kosovës

0

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Janë shtatë pengesa (argumente) logjike politike që e PAMUNDËSOJNË skenarin e formimit të qeverisë; (Zgjedhjet e reja, mbesin edhe më tej opsioni më real për të dalur nga rrethi vicioz…! Pengesa;

1. Si mund të ndërtohet një koalicion funksional dhe i qëndrueshëm ndërmjet partive që kanë narrativa dhe bindje diametralisht të kundërta për luftën e UÇK-së dhe për të kaluarën e luftës? Pengesa;

2. Si mund të arrihet një marrëveshje xhentëmene koalicionesh midis partive që akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion dhe kriminalizim të shtetit dhe keqpërdorim të pushtetit?; Pengesa;

3. Si mund të tejkalohen, situatat e anonimiziteteve, smirës dhe inateve midis liderëve që nuk komunikojnë as në mënyrë institucionale, e lëre më politike?; Pengesa;

4. A mundet qeveria e ardhshme (qoftë ajo edhe e brishtë dhe e varur nga dy gishtat e një deputeti të vetëm!) të merret vesh për një ndarje pushteti, kur s’ka asnjë platformë të përbashkët për ekonominë, dialogun me Serbinë, për Reformën në Gjyqësi, për Zajednicën, për integrimet, për heqjen e sanksioneve…; Pengesa;

5. Si të ç’rrënjosen interesat personale, ato klanore e grupore të liderëve politikë, në mënyrë që ato të vëhen në shërbim të shtetit dhe kombit, në faza afatgjata; Pengesa;

6. Si mund të bëhet praktik e pragmatik një koalicion evident, kur partitë e mëdha e shohin në vazhdimësi njëra-tjetrën si “kërcënim ekzistencial”?!; Pengesa;

7. Si mundet të bëhet një qeveri; efektive, profesionale dhe praktike e pragmatike, kur ende ka parti të tilla që janë tërësisht të vetëdijshme për; lëvizjet tektonike gjeopolitike e gjeostrategjike në rajon, kontinent dhe në botë?!; Janë shtatë arsyet (arguemente) logjike politike që e MUNDËSOJNË skenarin e koalicioneve dhe formimin e qeverisë; Argumenti i parë;

– A mund të jetë mungesa e presionit të faktorit ndërkombëtar një arsye e mjaftueshme për t’u rritur “interesimi” dhe interesi…për një koalicion të gjerë; Argumenti i dytë;

– A mund të bashkohen partitë në një platformë minimale të përbashkët për reforma në gjyqësi, për Zajednicen, për krizën ekonomike dhe dialogun me Serbinë? Argumenti i tretë;

– A kemi në skenën tonë politike një burrështetas (intelektual apo institucion kredibil) karizmatik, që mund të ua transmetoj thjeshtë e qartë rreziqet për zhbërjen e shtetësisë së Kosovës dhe për kanosjen e interesave afatgjata gjithëshqiptare në rajon; Argumenti i katërt;

– A mundet humbja e besimit qytetar t’u shërbej partive të sotme si një motiv mobilizues për tejkalimin e ndasive, smirës dhe inateve në ndërtimin e një koalicioni stabil e efektiv; Argumenti i pestë;

– A mund të kontribuonin partitë (player shaft) e vogla të shërbenin si një urë lidhëse për tejkalimin e ngërqit dhe krijimin e një koalicion më të gjerë shqiptar; Argumenti i gjashtë;

– A mundet përvoja e bashkëqeverisjes frustruese që ndodhi në të kaluarë të shërbej si një pikë fillestare për një klimë të re koalicionesh gjithpërfshirëse shqiptare; Argumenti i shtatë;

– A mund të ndodhë që sfidat integruese, rreziqet për sigurinë dhe marrëveshjet a arritura (2013, 2015, 2023) t’i fusin në obligime moralo-politike ish qeveritarët dhe ish opozitarët në një front të përbashkët qeverisës?;

P.S. Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës mund të formohet, nëse përveç vullnetit politik arrihet të krijohet edhe një ndërgjegjësim i lartë moral (se politikë pa moral s’ka) i deputetëve që dhanë betimin dhe sidomos një ndërgjegjësim i qytetarisë për peshën e votës së tyrenë të ardhmen.

Dështim i planifikuar i partisë fituese!

1

Florim Zeqa

Për dallim nga seanca e kaluar e Kuvendit të 19 Prillit, kur u votua për kandidaten e partisë fituese, znj. Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit, sot ndodhi veprimi i njëanshëm dhe skandaloz i LVV-së, e cila përmes kryesuesit të përkohshëm të Seancës e pamundësoj votimin e deputetëve në Kuvend!

Situatë e paprecedent në Kuvendin e Kosovës!

LVV-ja duke qenë e bindur se nuk i ka votat e mjaftueshme për mandatarin e Qeverisë, e zgjodhi dështimin e planifikuar të zgjedhjes eventuale të Kryeparlamentares, për të përfituar në kohë derisa t’i kryej pazaret politike me partitë minoritare për votimin e Qeverisë!

Përderisa në seancën e 19 prillit, me votën kundër, por edhe me abstenim, partitë rivale u bën përgjegjëse të drejtëpërdrejta duke e ndihmuar agjendën e Albin Kurtit për vazhdimin e ngërçit politik, sot nuk e patën atë mundësi, pasi ua hoqi Albin Kurti nga frika e votimit eventual të Albulena Haxhiut apo të ndonjë kandidature tjetër më konsensuale për zhbllokimin e punës së Kuvendit!

Mirëpo, Albin Kurti duke qenë i bindur se nuk i ka votat dhe as mbështetjen e shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë, po e përdor postin e Kryeparlamentarit për të fituar kohë të pacaktuar, me shpresën e peshkimit të ndonjë deputeti nga partitë rivale!

Albin Kurti e di mirë, që nga momenti i zgjedhjes së Kryeparlamentarit, akrepat e orës fillojnë të numërohen mbrapsht kundër tij!

Andaj, Albin Kurti është i interesuar që t’a shtyjë sa më gjatë zgjedhjen e Kryeparlamentarit, për të mos filluar afati kushtetues prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë!

Pra, problemi nuk qëndron tek emri i kryeparlamentarit, por të sigurimi i votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, vota të cilat aktualisht i mungojnë edhe kundërshtarëve të Albin Kurtit, të cilët nuk e kemi të drejtën as t’i quajmë Opozitarë pa konstituimin e Kuvendit!

Kjo edhe është arsyeja e ngërçit politik në Kuvend, i cili, pa marrëveshje politike do ta dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme! Në këtë rast, kërkohet ndihma e Gjykatës Kushtetuese, për ta evituar ngërçin politik apo edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, e cila mund t’na sjellë në një paradoks të ri, me propozimin e një ‘qeverie të re teknike’ përmes “Zarfit” famoz, i cili na kishte sjellur për Presidente një police të thjeshtë të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës!

Lamtumirë arsimtar dhe veprimtar i përkushtuar, Avdyl Bicaj

0
Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Me pikëllim të skajshëm përjetuam shkuarjen në amshim të arsimtarit, veprimtarit të përkushtuar dhe mikut tonë të dashur, Avdyl Bicaj.
        Duke qenë pjesë e dhimbjes Tuaj të madhe, ju shprehim ngushëllimet e dëlira Familjes të ngushtë dhe të  gjerë Bicaj.
        Ju përcjellim ngushëllimet e sinqerta edhe nga shoqëria e madhe e Bacit Hysen -tuajit dhe tonit, nga Republika e Bavarisë, ku Ai
ishte kryetar i Shoqatës dhe kryetar i LDK-së.
     Avdylin e kujtojmë që nga vitet `60-a, si nxënës i Shkollës 8-vjeçare. E trajtonim më shumë se sa nxënës, si shok. Gjithherë pozitiv, gazmor dhe me humor të avancuar për moshën.
     Avdyl Bicaj ishte i suksesshëm në arsim dhe i vullnetshëm në veprimtaritë tjera. Drejtues i LDK-në Vrellë. Puna e Avdylit u vlerësua dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me disa anëtarë të Kryesisë dhe aktivistë, i bënë vizitë në shtëpinë e tij, duke shprehur mirënjohjen për veprën jetësore.
     Në dekadën e fundit, i kapluar nga sëmundja e rëndë, deri në amputimin e këmbës, vuajti bollshëm.
     Avdyli, pinjoll i një familje të urtë e bujare, vëllai i veprimtarit të Mërgatës, Hysen Bicaj, organizator dhe kontribuues në të gjitha aksionet vullnetare e humanitare, në paqe për mbijetesë të Atdheut-Kosovë. Dhe, me fillimin e luftës, ia dorëzoi Qeverisë së Kosovës të gjitha kursimet e punës së tij 40 vjeçare.
      Lamtumirë, nxënësi dhe miku im i shumëdashur, Avdyl Bicaj. Kujtimi për ju do të mbetët i përjetshëm.
      Pushoni në paqe, në tokën e shenjtë të Kosovës-Nënë!
                   Me dashuri, respekt e dhimbje të thellë – juaji Idriz Zeqiraj, Mynih, Bavari

Shkoi në amshim “Papa i Shqiptarëve” të hënen e Pashkëve, ndërroi jetë Papa Françesku

Nga: Frank Shkreli 

SHKOI NË AMSHIM “PAPA I SHQIPTARËVE”

PAPA FRANÇESKU NDËRROI JETË TË HËNEN E PASHKËVE

“Shqiponjat fluturojnë lartë, por kthehen në folenë e tyre” (Papa Françesku)

Papa Françesku ndërroi jetë mengjesin e ditës së Hënë të Pashkëve – shkoi nga kjo botë, “Papa i popullit”, (The people’s Pope), siç njihej anë e mbanë botës. Por ishte veçanërisht edhe Papa i Kombit shqiptar – i shqiptarëve kudo. Si një simbol tepër domethënës për të treguar këtë dashuri të posaçme për Kombin shqiptar, Papa Françesku, pak mbasi ishte zgjedhur udhëheqës i Kishës Universale Katolike, kishte vendosur të vizitonte Shqipërinë –vendin e parë evropian – pasi ishte zgjedhur zevëndës i Shën Pjetrit. “Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat ta vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore”.

Para se të shkelte në tokën shqiptare, Papa Françesku kishte njoftuaar botën se kishte pranuar ftesën e Kishës Katolike Shqiptare dhe të udhëheqësve politikë të vendit, se me 21 shtator, 2014 do bënte vizitën e tij të parë në Shqipëri dhe të parën vizitë si udhëheqës i Kishës Katolike në kontinentin evropian.  Para mijëra pelegrinëve në Vatikan, Papa qe shprehur se po shkonte në Shqipëri me qëllim “për të inkurajuar pakicën katolike në atë vend, si edhe popullin shqiptar në përgjithësi, i cili ka vuajtur shumë dhe për një kohë të gjatë, si pasojë e ideologjive të kaluara, nën një diktaturë komuniste, e cila e shtypi dhe e izoloi popullin shqiptar nga bota, për pothuaj një gjysmë shekulli”.  Ndërkohë që një zëdhënës i Vatikanit ka theksuar për gazetarët se vizita e parë e Papës në Europë, po bëhej në një vend me një histori persekutimesh shoqërore dhe fetare, si dhe në një vend të prekur nga varfëria e vazhdueshme. Por siç vunë në dukje lajmet e kohës, vizita e Papa Françeskut në Shqipëri ka pasur për qëllim, gjithashtu, që ndër të tjera, me vizitën e tij në trojet shqiptare, udhëheqësi i Kishës Katolike, të tregonte nderimin dhe të deklaronte respektin e tij për bashkëjetesën dhe tolerancën fetare që, historikisht, ekziston midis shqiptarëve të feve të ndryshme. Një traditë kjo dhe një thesar kombëtar, i cili është pasqyruar, botërisht, si shembull bashkëjetese ndërfetare dhe ndërkombëtare, jo vetëm në Balkan dhe në Europë, por edhe më gjerë.

“Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje: e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme. Klima e respektit dhe e besimit të ndërsjelltë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet ndërmjet besimeve të ndryshme, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm, për përsiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin e zbatimi i ligjit të tij”.

Vizita e Papës Françesku në Shqipëri në shtator 2014, ashtu siç ishte edhe vizita e Papës Gjon Palit të Dytë më 1993 në tokën arbërore, megjithë historinë e persekutimeve të regjimit komunist ndaj kundërshtarëve të tij, qofshin ato për arsye fetare ose politike, tregon se gjithçka ngjallet e përtërihet, se e mira më në fund, triumfon mbi të keqën, se e Vërteta ngallënjon mbi gënjeshtren.  “Me këtë vizitë të shkurtër dua të vërtetoj mbështetjen time për Kishën Shqiptare dhe njëkohsisht të dëshmoj inkurajimin dhe dashurinë time për një vend i cili ka vuajtur, aq shumë dhe gjatë, nga pasojat e ideologjive të kaluara.” (Papa Françesku)

Me 21 shtator të vitit 2014, në Tiranë, Ati i Shenjtë Françesku iu drejtua mbarë popullit shqiptar, ndërsa e përshëndeti përzemërsisht pore dhe duke i lënë shqiptarëve, disa porosi, që sidomos, në ditën e kalimit të tij në amshim, mund të jenë më aktuale se kurrë për realitetin politik e shoqëror të vendit, pa harruar kurrë se “shqiponja nuk e harron folenë…prandaj, fluturoni lart!” U ka thenë Papa Franaçesku shqiptarëve. Pastaj, “uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në Flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira”.

Fjalët e përzemërta gjatë vizitës së Papa Fraçeskut gjatë vizitës së tij në Shqipëris dhe përshëndetjet e mëvonshme për Kombin shqiptar dhe vuajtjet e tija gjatë historisë kanë kumbuar gjatë viteve dhe vazhdojnë të tingëllojnë edhe sot — ditën e kalimit të tij në amshim — në veshët e shqiptarëve dhe të udhëheqsve të tyre.

Me të marrë lajmin e kalimit në amshim sot të Papa Françeskut, liderët shqiptarë – në Shqipëri dhe në Kosovë – kujtuan fjalët e tij dhe përkujdesjen e veçant të tij të vazhdueshme dhe të sinqert të Papa Françeskut për Shqipërinë, për Kosovën dhe mbarë Kombin shqiptar.

Ja disa prej reagimeve sot të udhëheqsve shqiptarë në portalet e tyre zyrtare, me rastin e kalimit në amshim të Papa Françeskut, mikut të shqiptarëve:

Në një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar figurën e tij si simbol të dashurisë universale, dhembshurisë dhe përkushtimit pa dallim feje apo kombësie. “Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë – dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje,” – u shpreh Presidenti Begaj, i cili është pritur dy herë në audiencë nga Ati i Shenjtë.

Ndërsa Kryeminsitri i Shqipërisë, Z. Edi Rama është shprehur me rastin e kalimit në amshim të Papa Françeskut me këtë foto më sipër dhe me këto fjalë: “Lamtumirë, Ati i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë.”

“Do të vij në Kosovë”, ishte premtimi i Papa Françeskut gjatë audiencës që kisha me të në Selinë e Shenjtë, shkruan Presidentja e e republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani, “duke treguar sa shumë dashuri kishte për vendet më të vogla, sidomos për popullin e përvuajtur të Kosovës. Këtë vizitë, fatkeqësisht nuk arriti ta realizojë, sepse Shenjtëria e Tij, Papa Françesku kaloi në amshim, por do të kujtohet si një udhëheqës shpirtëror që me përulësinë, mençurinë dhe dashurinë e tij të pakufishme i dha botës një shembull të rrallë njerëzie dhe shërbimi…Populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për fjalët e ngrohta dhe kujdesin e vazhdueshëm që Papa Françesku tregoi ndaj nesh. Ai ishte një zë që i dha rëndësi vuajtjes së të pafajshmëve dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur…Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Kishën Katolike dhe për mbarë njerëzimin. Mendimet dhe lutjet tona janë me besimtarët katolikë në mbarë botën. U prehtë në paqe shpirti i Shenjtërisë së Tij!” (Presidentja Vjosa Osmani)

Në reagimin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti shprehu tronditjen e tij për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut dhe ekujtoi takimin e tij në Vatikan me Ppap Françeskun:  “Takimi im me Papën më 22 qershor 2023 — gjatë të cilit riafirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Vatikanit dhe Republikës së Kosovës — mbetet një nga momentet më domethënëse gjatë kohës sime si Kryeministër deri tash. Ai bënte pyetje për Kosovën, për rininë e fëmijët dhe fliste për paqën me dashuri e për popujt me dhembshuri. Është një takim që do ta kujtoj gjithmonë me kujdes dhe mirënjohje. Pushoftë në paqe Papa Françesku. Trashëgimia e tij e mirësisë, përulësisë dhe guximit moral le të vazhdojë të frymëzojë dhe ndriçojë botën për brezat që vijnë”, ka shkruar Kryeministri Kurti në portalin e tij.

Ndërsa lideri i Partisë Demokratike në opozitë, ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr Sali Berisha kujtoi gjithashtu takimin e tij me Papa Françeskun.  Në ditën e parë të papnisë së tij, shkruan Z. Berisha se e kishte ftuar Papa Françeskun të vizitonte Shqipërinë, vizitë që u realizua me rastin e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare. “Pata fatin ta takoj ditën e ngjitjes së tij në Fronin e Atit të Shenjtë dhe shprehu ndjenjat më miqësore për shqiptarët dhe Shqipërinë dhe në të vërtetë Shqipëria do ishte ndër vendet e para që Shenjtëria e tij do vizitonte. Ai erdhi në Shqipëri për një ngjarje të madhe për Kombin Shqiptar dhe mbarë krishtërimin, lumturimin në një ditë të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, të ekzekutuar nga diktatura staliniste e Enver Hoxhës.  Ikja e tij në jetën e pasosur është sot një kujtesë se burri, njeriu, mbetet në këtë jetë me veprat e veta, me mësimet, me trashëgiminë”, tha sot në reagimin e tij Dr Sali Berisha.

Ndërsa, ish-Presidenti i Shqipërisë, Z. Ilir Meta u shpreh “thellësisht i pikëlluar” për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, theksoi se është, “Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.  I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.  Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”, thuhet në të premten që kalii reagimin e Z. Ilir Meta.

 

Baba Mondi me Papën në një mga vizitat e tija në Vatikan

Nga takimi midis Papa Françeskut dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar,

  1. Bujar Spahiu në Vatikan, më 6 maj, 2022

Për të interesuarit — Disa nga shkrimet e autorit të lidhjeve midis Vatikanit, Papa Françeskut dhe shqiptarëve, gjatë viteve:

Në një nga takimet e Papa Françeskut me shqiptarët në Vatikan

Frank Shkreli: Papa Françesku në Mongoli pritet nga motrat e Shën Nënë Terezës, do të inaugurojë një qendër të re për t’u kujdesur për më të varfërit | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Papa Françesku me kardinalin shqiptar Ernest Simonin për bekimin “Urbis et Orbi”, me rastin e Pashkëve, 2023 | Gazeta Telegraf

Papa Françesku: Falenderon Kardinalin për dëshiminë në 60-vjetorit të arrestimit komunist. Frank Shkreli: Simoni, martir i gjallë i kombit | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Vizita e ardhëshme e Papa Françeskut në Kosovë | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Bektashinjtë shqiptaro-amerikanë në vizitë tek Papa Françesku | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Papa Klementi i XI me origjinë shqiptare, mbrojtës i identitetit kombëtar të shqiptarëve | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Shqipëria jonë e vogël bën edhe njëherë jehonë globale. Lumnohen në Shkodër Át Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Kardinali shqiptar Ernest Simoni – “martir i gjallë” i diktaturës komuniste viziton Shtetet e Bashkuara | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Një vit që po fillon mbarë për Republikën e Kosovës, qytetarët e së cilës treguan se janë pro Perëndimorë | Gazeta Telegraf

Nga Frank Shkreli/ Morali i protestës dhe thirrja e Papës: Mos injoroni hallet e njerëzve | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Një fotografi vlen më shumë se 1000-fjalë | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Qëndro, Shqipëri! | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Shqiptarët të bashkuar përsëri në Vatikan rreth Gjergj Kastriotit Skënderbe | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Gjergj Kastriot Skënderbeu, i përgjithmonshmi i fisit shqiptar | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Shenjtëresha e shqiptarëve, Nënë Tereza | Gazeta Telegraf  —

E të tjera…