Kreu Blog Faqe 586

Analisti Pirro Prifti, më 23 prill 1405, 620 vjet më parë, lindi kryeheroi kombëtar Gjergj Kastrioti

Foto e Gjergj Kastriotit nga arkivi i Prof. Dr. Eqrem Zenelajt

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Ditëlindja e Heroit tonë kombëtar ka qenë më 23 Prill 1405. Kjo datë përkon me kalendarin e vjetër orthodoks ose ai Julian dhe ne kete date eshte dita e Shen Gjergjit. Zakonisht familjet e asaj kohe i vinin emrat e te porsalindurve sipas emrit te shenjtorit te asaj dite qe lindnin. Prandaj Heroi yne Kombetar mori ate emer Gjergj per nder dhe kujtim te Shenjtorit Shen Gjergj qe perkujtohet me 23 prill edhe nga Kisha Orthodokse por edhe nga kisha katolike.  Data 6 maj ne te cilen duan ta festojne ne Shqiperi ditlindjen e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu- nuk do te thote asgje as ne kalendarin e vjeter dhe as te ri te Kishave respektive orthodokse dhe katolike. Praktikisht ne 6 maj kisha katolike perkujton dhe kremton të dielën e 6-të e Pashkëve, gjithnjë më 6 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Marjanin e Shën Jakun, martirë.

Kisha orthodokse kremton dhe perkujton Jovi i Shenjte por ka transferuar  artificialisht Shen Gjergjin me dt. 6 maj (https://sq.wikipedia.org/wiki/Dita_e_Sh%C3%ABn_Gjergjit).

Pra sipas kalendarit Gregorian që përdoret sot i bie të jetë data 6 maj. Në atë datë e ëma e Gjergj Kastriotit, Vojsava pa një ëndërr sikur lindi një Dragua, i cili do të mposhtte armiqtë, dhe ëndrrën e saj, ajo ia tregoi të shoqit Gjon Kastriotit, apo siç e quanin miqtë e tij, Gjon Dibrani. Gjergj Kastrioti ishte djali i tretë pas Stanisha dhe Reposh Kastriotit dhe pas tij, e ëma Vojsava lindi edhe një djalë të katërt Kostandinin.

Njihen fare mirë se kjo familje orthodokse bleu Kullën e Shën Gjergjit në Manastirin Hilandar, Mali i Shenjtë Athos (Mali i Atit), e cila sot egziston vetëm si Pirgu Arbanas (arbanski Pirg), i cili vërteton katërcipërisht se familja Kastrioti nuk ishte sllave por arbër-epirote (sipas vetë Gjergj Kastriotit i cili ka shkruar në një letër se jemi familje epirotësh të Maqedonisë, dhe pas ardhës të Aleksandrit të Madh dhe të Pirros së Epirit). Nuk është e rastit që përkrenarja e Skënderbeut ka të skalitur Dhinë Amaltea (që ka qumësht të ëmbël) si mjaltë, kurse vula e tij sekrete të cilën e kishte në formë unaze kishte të stampuar Perëndeshën iliro-pellazge Leda.

Emrin Gjergj, Vojsava dhe i ati Gjoni e vendosën në pagëzim sepse data e lindjes përkoi me emrin e Shën Gjergjit sipas kalendarit orthodoks dhe dihet që edhe sot e kësaj dite , familjet fetare i vendosin emrat e fëmijëve të tyre sipas emrin të shenjtorit apo martirit sipas kalendarit. Sidoqoftë Gjergj Kastrioti pa i hyrë historisë që e dimë shumë mirë i përngjau shumë Shën Gjergjit të Kalendarit Orthodoks, por se këtë emër e kanë dhe kalendarët katolikë dhe protestantë.

Historia shkurtimisht e Shëngjergjit që përmbajnë kalendarët religjiozë të të tre feve është e njëjtë, dhe ky shenjtor njihet se vrau kuçedrën që donte të hante vajzën e mbretit.

Shën Gjergji (rr. 275/280 – 23 prill 303) ishte një ushtari perandorisë Romake që u bë më vonë dëshmori krishterimit. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtësi disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia, Katalonia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve.

Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eliminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjera. Disa thonë se ishte një bishë nga anët e Lindjes dhe kishte shpellën afër burimit të vetëm të një qyteti të madh dhe pengonte njerëzit të merrnin ujë. Thuhet se dragoi ndodhej në krahinën e Atalisë në qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, një kundërshtar i të krishterëve. Shën Gjergji atëherë, pasi kërkoi ndihmën e Zotit u hodh në luftë kundër dragoit dhe arriti ta mundte atë. E nxori jashtë shpellës së tij dhe e tërhoqi zvarrë deri në sheshin e qytetit. Aty pasi deklaroi se arriti të burgoste dragoin me ndihmën e Zotit, dhe kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpëton banorët nga rreziku i zhdukjes. Në këmbim për këtë të mirë që bëri, mbreti i dha vajzën e tij për grua.

Miti i Shën Gjergjit është një mit mijëravjeçar që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën. Kështu ekziston miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu, Apoloni që vret gjarprin, miti i Zigfridit në mitologjinë gjermane, Uicilopocli tek Azteket që vret gjarprin që nxjerr flakë nga goja, etj (https://sq.wikipedia.org/wiki/Sh%C3%ABn_Gjergji…).

Profecia e nënë Vojsavës ishte e saktë se Gjergj Kastrioti shkëlqeu në luftën e tij për liri e pavarësi për të mbrojtur atdheun dhe Fenë me të gjitha mjetet. Rënia e Kostandinopojës në vitin 1453 në fillim të qershorit, shkaktoi dhe rrënimin e Orthodoksisë në ish Perandorinë Bizantine e për pasojë dhe në Arbërinë e atëhershme dhe në Epir. 10 vite më vonë, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit me 17 janar 1468, pas pushtimi të Shkodrës, Arbëria dhe Epiri ranë përfundimisht nën pushtimin Osman.

Sulltan Menhmet Fatihu nxori një dekret për të shkatërruar çdo kështjellë dhe të vriteshin të gjithë banorët, fëmijët të merreshin peng dhe grate të merreshin skllave për harrem e shitje.

Ndodhi Katastrofa  dhe një genocid i pafund.

Kjo është arsyeja që të gjitha kalatë në Shqipërinë e sotme janë të rrafshuara (ato që janë të ngritura janë bërë më vonë nga shteti shqiptar). Popullsia e pësoi keq, ajo ose u largua në:

– Itali me mijëra, rreth 250.000 banorë, sidomos popullata e madhe orthodokse, në jugun e saj Kalabri dhe në Napoli ku shkoi dhe Donika Kastrioti me të birin; aty ishte dhe nipi i Gjergj Kastriotit –Hamzai, i cili u martua me një serbe dhe shkoi tek i ati, Stanisha në Kostandinopojë dhe aty vdiq, siç thuhet i varfër.

Një pjesë, disa mijëra, mendohet 10.000 banorë, shkoi në Venedik dhe në Raguza (Dubrovnik) sidomos katolikët e Shkodrës, Lezhës dhe të Drishtit.

Një pjesë iku në Rumani dhe Ukrainë apo ndenji në rrethinat e Kostandinopojës (e gjitha popullatë orthodokse).

Një pjesë u vra nga osmanët.

Një pjesë u konvertua në islam.

Arbëria mbeti e shkretë par disa dhjetëra vite, por pastaj politika osmane bëri që të vijnë në këto toka bujkrobër nga Anadolli, cerkeze, sirianë, abhazë, persianë, turq, irakianë, të cilët populluan kryesisht fushat e Arbërisë (përfshi Kosovën).

Pas Programit FIDE në fillimet e viteve 1600, me urdhër të Papës erdhën në Shqipëri, katolikë nga Libani, Tunizia, Maroku.

Në fund të viteve 1600 erdhën arumunë dhe çobanë, të cilët u vendosën kryesisht në jug të vendit që më vonë mori emrin Shqipëri për shkak të përzierjes së popullatës vendase malësore që kishte mbetur, për të cilën kam folur më përpara.

Sidoqoftë kjo katastrofë demografike shërbeu për diçka, për rilindjen e kombeve të tjerë:

-Arbër&epirotë orthodoksë ne veri – dolën shkiet të cilët lanë atdheun për të ruajtur fenë dhe pronat, dhe formuan Serbinë me një shenjtore Arbër Angjelina Arianitin, kunatën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut.

-Arber&Epirotet ne lindje-riformuan Maqedoninë sepse i u afruan kishes bullgare per te ruajtur pronat dhe fene orthodokse u quajten maqedonas

-Arbër&epirotë orthodoksë +rumunë+arumunë, formuan Rumaninë dhe kryeqytetin e tyre Bukureshtin, të formuar nga Princi Arbër orthodoks Gjika,

– Arbëreshët+Italianë e sicilianë formuan Italine me ndihmën e Garibaldit dhe me Kryeministrin e parë arbëreshin z. Krispi.

Në Greqi Arvanitasit+ bizantin-folësit formuan Greqinë, me kryeqytet Athinën.

Në Kroaci Arbër katolikët ndihmuan së bashku me serbët katolikët formuan Kroacinë.

Nga ana tjetër, Arbërit e islamizuar së bashku me të ardhurit formuan Shqipërinë e sotme.

Emri shqiptar për herë të parë u dëgjua në Koncilin e Arbërit në Gomsiqe të Lezhës më 1703.

Në Turqi, Perandoria osmane u mbush me arbër&epirotë të islamizuar që drejtonin ushtrinë dhe shtetin Osman. Sot në çdo 5 turq 2 janë me origjinë shqiptare sipas të dhënave të një gjenerali turk të ditëve të sotme.

Në Egjipt Arnautët formuan Mbretërinë e Egjiptit të pavarur nga Turqia.

Në Siri, arnautët formuan një mbretëri siriane aleate me Turqinë.

Kjo ishte pak a shumë problem që shkaktoi pushtimi Osman pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Në Arbëri dhe Epir është karakteristike vendosja e emrave Gjergj si në familjet orthodokse ashtu dhe në ato katolikë apo dhe në ato ateiste për ndër të Heroit tonë kombëtar i cili mbrojti atdheun dhe Fenë nga invazioni Osman deri kur vdiq më 17 janar 1468 në moshën 63 vjeç nga ethet e Malaries.

Shteti shqiptar e ka nderuar Gjergj Kastriotin –Skënderbeun me titullin Hero Kombëtar. Gjithashtu dhe Kisha Katolike i ka dhënë një titull `Atlet i Krishtit` nga Papa Klementi, duke e ditur që individi nuk ishte katolik.

Për Heroin tonë kombëtar kanë shkruar pothuajse të gjithë poetet dhe shkrimtarët e Rilindjes Europiane. Shumë rrugë dhe qytetet kanë emrin ose përmendoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që njihet si një nga 5 Heronjtë më të mëdhenj të Botës si strategë e Trima të luftës.

Vetëm një institucion akoma nuk pranon që të vlerësojë Heroi tonë Kombëtar dhe kjo është KOASH, e cila megjithë përpjekjet e intelektualëve heziton të ndërmarrë një hap tashmë të vonuar por të domosdoshëm për të vënë në vendin që meriton në kalendarin orthodoks dhe në Komunitetin orthodoks emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu.

Shpresojmë të reflektojë dhe të plotësojë më në fund një vepër që duhej të ishte bërë që kur u krijua Autoqefalia shqiptare. I Përjetshëm qoftë kujtimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Amen.

priftipirro2017@gmail.com

Artur Krasniqi: Në vitin 2005, ish-kryeministri Bajram Rexhepi e shihte ekstremizmin fetar në Kaçanik një kërcënim serioz, ngjashëm si në Mitrovicë

1

Në foto: Ish-anëtari i Rinisë Muslimane të Kosovës , Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, i cili sëbashku me Ridvan Aqifin nga Gjilani, u vranë “duke e mbrojtur” të ashtuquajturen “Toka e Shamit” në Siri, që sipas BIK-ut, “është tokë shumë e rëndësishme për Allahun”. 

Shkruan: Artur Krasniqi

Jam i tronditur, ashtu si shumica e shoqërisë sonë, nga ngjarjet e fundit në Kaçanik. Shteti ynë është në rrezik serioz, dhe e ardhmja e shoqërisë po kërcënohet thellësisht. Që nga viti 2000, koha e pasluftës, kam punuar në Kaçanik, në bashkëpunim me Komunën dhe organizata suedeze e amerikane.

Në vitin 2005, ndërtesën e qendrës sonë e pati inauguruar ish-kryeministri Bajram Rexhepi. Në atë kohë, ai e shihte ekstremizmin fetar në Kaçanik një kërcënim serioz, ngjashëm si në Mitrovicë, ku kishte shërbye si kryetar i Komunës. Gjatë gjithë këtyre viteve, atje kam parë e dëgjuar për rritjen e ekstremizmit dhe lidhjet e tij me eksponentë të pushtetit lokal dhe me individë me ndikim në atë qytet.

Populli i Kosovës është i njoftuar me aktivitetet e kampeve militante në malet e Kaçanikut. Po ashtu është e ditur se kur presidenti Xhorxh Bush po e vizitonte Tiranën për të shpallur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës ne 2006, nga Kaçaniku ishte planifikuar vrasja e tij. Ndërkohë që bota po festonte një hap historik për Kosovën, në Kaçanik përgatitej një akt që do të fundoste përgjithmonë të ardhmen tonë.

Falë Zotit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me inteligjencën amerikane pati reaguar me kohë. Por, gjithë kjo nuk e ndali problemin. Përkundrazi, shpërthimi i luftës në Siri e riaktivizoi atë. Një grup nga kjo zonë tashmë ishte përfshirë në luftërat e huaja. Kaçaniku u kaplua nga frika. Sa herë që militantët “ktheheshin për vizita”, në qytet sundonte frikë. Njerëzit mbylleshin brenda. Ne kemi marrë vazhdimisht kërcënime. Fëmijët dhe të rinjtë frikësoheshin të merrnin pjesë në aktivitetet tona.

Qendra jonë u detyrua të zhvendosej për shkak të presioneve. Më 2019, një ish zyrtar i lart i një agjencie te inteligjencës amerikane, si dhe zyrtarë të ambasadave të akredituar në vendin tonë, e vizituan Kaçanikun.

Patën zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe klerikë fetarë. Por, askush nuk fliste hapur. Të gjithë e mohonin ekzistencën e problemit duke e konsideruar si të izoluar, ndërkohë që popullata jetonte nën ndikimin e luftëtareve të Sirisë. Kam sfiduar shumë zyrtarët lokalë duke iu shpjeguar se të jesh i Krishterë në Kaçanik nuk përbën vepër penale. Si të vetmit të krishterë në atë qytet, herë pas here, jemi alarmuar nga KFOR-i Amerikan për një gjendje të rrezikshme.

Në rihapjen e qendrës sonë në vitin 2019, morën pjesë komandanti i ushtrisë amerikane, ish-presidentja Jahjaga, kryetari i komunës dhe zyrtarë të tjerë. Por, klerikët fetarë nga kjo komunë e patën refuzuar ftesën, ndonëse ajo vite nga vetë Ambasada Amerikane e do të cilësohej si një gjest i mirë.

Kur në mars 2024 u dogj Gjykata e Kaçanikut, reagimi institucional ishte thuajse inekzistent. Procedurat u heshtën. Dështim i shtetit; dështim i organeve të drejtësisë e të sigurisë në mungesë provash ndonëse Kaçaniku e di.

Lirimi i një të burgosuri të njohur tash se fundi u bë pika e kthesës për forcat radikale. Rrjedhimisht, tani Kaçaniku e ka një “hero” të ri; një martir të një ideologjie të rrezikshme dhe një brez të ri që po riformohet në burgje përmes “mësimeve fetare “kinse deradikalizuese të financuara nga shteti përmes fondeve të USAID-it; një absurditet i papërballueshëm.

Kjo situatë është alarmante. Kosova e dha edhe një hero që u vra z. Muhamet Lika duke mbrojtur rendin kushtetues – jo në veri, por në jug në shtetit. Presidentja duhet ta shpallë këtë burrë hero.

Ai u vra për vlerat që Kosova po përpiqet t’i mbrojë. Sot nuk mund t’u themi partnerëve tanë ndërkombëtarë se “e kemi kaluar këtë fazë”, sepse realiteti është ndryshe. Kjo situatë po e lëkund themelin e shtetit tonë. Në këtë situatë që po na rrëshqet nga duart, disa hapa duhet të ndërmerren me urgjencë:

– Media ka një përgjegjësi të madhe kombëtare.

Ato duhet urgjentisht ta ndryshojnë qasjen ndaj çështjes së ekstremizmit me bazë fetare.

– Duhet të hartohet një plan kombëtar për deradikalizimin, që nga shkollat. Duhet të përjashtohen menjëherë mësuesit që përhapin doktrina antikushtetuese.

– Akademia dhe intelektualët e këtij vendi duhet të ngrihen dhe të flasin qartë për të ardhmen dhe orientimin e vendit tonë.

Po e përfundoj postim me një thirrje të Hasan Prishtinës që sot duhet të na jehojë në ndërgjegje:

“Para së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe keni parasysh gjithnjë atë kur jepni mendimin tuaj”.

Gjeneratat e reja meritojnë një Kosovë të lirë, demokratike dhe të sigurt të lirë nga frika e njerëzve me frustrime fetare por që e predikojnë dashurinë e faljen e Zotit.”

Kush e solli islamin ekstremist dhe terrorist në Kosovë?

2
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
“Ekstremisti islamik që vrau Muhamet Likën ndoshta shpreson të shpërblehet me 72 virgjëresha në xhenetin e Shefqet Krasniqit – por nëse do të ishim me të vërtetë një shtet laik dhe demokratik, me një sistem juridik të besueshëm, dera e vetme që do ta priste do të ishte dera e ferrit – këtu në tokë.
Mentorët e tij shpirtërorë – mashtrues të veshur me petkun e fesë – duhet të shpallen po aq fajtorë sa ai vetë, sepse predikimet e tyre të mbushura me urrejtje kanë prodhuar vrasës si ky, dhe jo besimtarë të vërtetë e paqësorë të Zotit, si ne.
Në një shtet si ky i yni – të paktën në letër laik dhe demokratik – ekstremizmi fetar nuk mund të luftohet duke i nxjerrë para drejtësisë vetëm vrasësit dhe duke i lënë të lirë rekrutuesit, mentorët, frymëzuesit, trajnerët dhe financuesit e tyre.
Sepse pikërisht këta mentorë, rekrutues, frymëzues, trajnerë dhe financues nuk janë vetëm organizatorë të vrasjeve në Kosovë, por edhe të sulmeve terroriste në mbarë botën.
Dhe këta mentorë shpirtërorë nuk gjenden askund tjetër, përveçse në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Emrat e tyre janë të njohur për publikun.
Ata janë produkt i shërbimeve sekrete serbe, të cilat që në kohën e luftës sonë çlirimtare kundër Serbisë përpiqeshin ta paraqisnin UÇK-në tonë heroike para botës së civilizuar si ushtri të Bin Ladenit.
1. Kush i solli imamët ekstremistë vehabistë dhe selefistë në Kosovën e pasluftës?
Pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, vendi u bë një hapësirë e pambrojtur përballë ndikimeve të ndryshme ideologjike, përfshirë ato ekstremiste fetare.
Këta imamë nuk erdhën rastësisht:
Organizata dhe fondacione të dyshimta “humanitare” nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Arabia Saudite, Kuvajti, Katari dhe vende të tjera, u infiltruan në Kosovë me mbështetje logjistike dhe financiare, shpesh duke shfrytëzuar vakumin institucional.
Ata shfrytëzuan gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale, mungesën e kontrollit institucional dhe boshllëkun arsimor e fetar për të instaluar versione radikale të Islamit, krejtësisht të huaja për traditën shqiptare të Islamit hanefit dhe tolerant.
Shërbimet sekrete të disa vendeve myslimane, ortodokse dhe arabe, por edhe lojërat e errëta të disa agjencive ndërkombëtare, janë përmendur nga shumë studiues dhe analistë si faktorë të dyshimtë që kanë mbështetur këto ndikime për interesa gjeopolitike.
2. Kush i rekrutoi dhe dërgoi terroristët shqiptarë në Siri, Irak, etj.?
Rrjetet e imamëve ekstremistë të instaluar pas luftës në xhamitë e Kosovës, të cilat u radikalizuan duke u përkrahur nga Bashkësia Islame e Kosovës (ose duke e shfrytëzuar dobësinë e saj).
Këta predikues përdorën propagandë ideologjike, shpesh përmes internetit, literaturës arabe, dhe ligjëratave që nxitisnin “xhihadin” në emër të fesë.
Financimi për rekrutim dhe transport vinte kryesisht nga rrjete ndërkombëtare islamiste, përfshirë rrjetet që mbështesin Al Nusran apo ISIS-in.
Disa individë u frymëzuan nga luftërat në Lindjen e Mesme, por shumica ishin të manipuluar dhe të përdorur, sidomos të rinjtë pa edukim të fortë fetar ose arsimor.
3. A pati bashkëfajësi nga politika zyrtare e Kosovës?
Po. Heshtja apo paaftësia e institucioneve të Kosovës, sidomos në vitet 2000–2014, lejoi që këto rrjete të vepronin lirshëm. Për më tepër:
Disa politikanë i përdorën këto rrjete për mbështetje politike, elektorale ose financiare.
Shërbimet e inteligjencës (vendore dhe ndërkombëtare) nuk ndërhynë në kohë, ndoshta sepse i përdorën për qëllime të veta strategjike ose për të diskredituar imazhin e shtetit të ri të Kosovës, duke krijuar narrativën “Kosova – vend i terrorizmit islamik”.
Në përfundim: Vehabizmi dhe selefizmi nuk janë pjesë e Islamit tradicional shqiptar. Ato u importuan me qëllime të caktuara – ideologjike, politike dhe gjeopolitike – nga aktorë të huaj dhe të brendshëm që deshën të prishin imazhin e Kosovës dhe të cenojnë projektin shtetformues.
Ridvan Aqidi i Gjilanit dhe Lavdërim Muhaxheri i Kaçanikut, dy terroristët e mëdhenj “që i dha si “shehid për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” përgjumja e Kosovës” për islamin xhihadist-botëror.
Roli i Shërbimit Sekret serb (BIA) në këtë punë të ndyrë është i thellë, i qëllimshëm dhe shumë i rrezikshëm. Ja si qëndron puna:
1. Serbia ka interes strategjik ta paraqesë Kosovën si vatër terrorizmi islamik.
Që nga paslufta, Serbia ka luftuar me çdo mjet për ta minuar legjitimitetin e shtetit të Kosovës. Një nga strategjitë më të pista ka qenë diskreditimi i Kosovës në sytë e Perëndimit, duke e paraqitur si:
Qendër të rekrutimit të terroristëve islamikë.
Terren pjellor për radikalizëm dhe ekstremizëm fetar.
Vend pa kontroll institucional ku mbijnë grupet terroriste.
Kjo narrativë është përdorur vazhdimisht në qarqet diplomatike, mediatike dhe të sigurisë ndërkombëtare, sidomos nga diplomacia serbe dhe BIA.
2. Infiltrimi dhe nxitja e rrjeteve ekstremiste.
Burime të shumta, përfshirë analistë të sigurisë dhe të investigimeve ndërkombëtare, kanë ngritur dyshime serioze se:
BIA ka infiltruar në xhamitë kryesore të Kosovës grupe të caktuara fetare, sidomos në rajone të varfra si Hani i Elezit, Kaçaniku, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj etj.
Nëpërmjet agjentëve të fshehtë dhe bashkëpunëtorëve të vjetër të UDB-së, është punuar për radikalizimin gradual të një pjese të popullsisë myslimane shqiptare për ta përdorur më pas si argument propagandistik kundër shtetësisë së Kosovës.
Ka dyshime për bashkëpunim të shërbimeve serbe me qarqe arabe ekstremiste nëpërmjet rrjeteve të përbashkëta financiare ose “fondacioneve bamirëse” që kanë operuar në Kosovë, Bosnje dhe Sanxhak.
3. Mekanizmi klasik i shërbimeve të errëta: krijo problemin që më pas të bëhesh “zgjidhje”.
Serbia ka përdorur të njëjtën metodë si Rusia: krijon vetë terrorizëm të fabrikuar për ta përdorur si justifikim për ndërhyrje, izolim diplomatik ose për të marrë rolin e “partnerit të besueshëm” në luftën kundër terrorizmit.
Kështu, BIA mundohet të bindë NATO-n, BE-në dhe SHBA-të se “Kosova është kërcënim”, që Serbia të paraqitet si faktor stabiliteti në Ballkan.
4. Faktet dhe rezultatet konkrete:
Disa nga ata që u rekrutuan për në Siri apo Irak, nuk kaluan asnjëherë nëpër aeroporte të Kosovës, por përmes Serbisë dhe Maqedonisë, çka tregon lehtësira të çuditshme udhëtimi, ndoshta edhe të ndërmjetësuara nga vetë shërbimet.
Shumë ekstremistë janë mbrojtur nga drejtësia në Serbi, ndërsa Kosova ka arrestuar dhe ndëshkuar të vetët.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "i O 0 fmimages.net I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika ishte dënuar për dhunim I FM Images"
Perdhunoi femra, propagandoi isislamin e ne fund kreu edhe akt terrorist isislamik kunder Policit te Kosoves, i cili e hetonte kete bande terroriste isislamike te Serbise, per aktivitete terroriste kunder Kosoves!
Ata qe e ruajne Shtetin, Atdheun dhe Rendin juridiko-kushtetujes te Kosoves, per te cilen miliona Shqiptar kane dhene jeten!
Dalin çetniket e Serbise qofte ata çetnik serb a isislamik, edhe i vrasin Policet tone!
Pastaj le te dal edhe ndonje me i çmendur e le te thote se pisislami eshte: paqe; fe e paqes; nuk ka ardhe me dhune ne Atdheun tone; etj keso brockulla.
Boll me!
Mos pritni qe neser t’iu ndodhin akte terroriste cetnike serbe a cetnike ISISlamike, edhe ne familjet tuaja per ta luftu terrorizmin isislamik qe buron prej isislamit. Shihni sesi jane vendet ku isislami sundon, asnje vend prej tyre nuk ka paqe, nuk ka zhvillim, nuk ka qetesi!
Liri dhe Çlirim nga Roberia çetniko isislamike.”
***
Skenarë të ngjashëm ndodhën edhe në Bosnje, ku shërbimi serb ka lidhje të njohura me grupet “islame” që në fakt përdoren si vegla për operacione të fshehta.
Përfundim:
Shërbimi sekret serb (BIA) ka qenë dhe mbetet një nga regjisorët kryesorë të dramës së dhunshme të infiltrimit ekstremist në Kosovë. Qëllimi i tyre është i qartë: ta damkosin Kosovën si “vend islamik terrorist”, për ta shkatërruar në themele kredibilitetin ndërkombëtar të shtetit tonë dhe për ta kthyer prapa çështjen shqiptare në Ballkan.
__
Shih videon me Lavderim Muhaxherin, Naman Demollin etj, të gjithë të rënë “shehid” të cilët në emër të “Rinisë Muslimane” dhe BIK-ut të Naim Tërnavës, kërkonin xhami përballë Katedrales “Nëna Tereze”.
___

Dardan Duka: Ua plotësuam dëshiren atyne që deshtën me u kthye te rrânjët e të parëve, te feja e lashtë e të krishtenëve dardanë

3
Të dashtun vllazën e motra,
Na, nga Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm , edhe njiherë e mbajtëm fjalën. Ia plotsuem dëshirën shqiptarëve të vullnetit të mirë që me zemër e shpirt dëshiruen me u kthye te rrânjët e të parëve tanë, te feja e lashtë e të krishtenëve dardanë.
Me dorën e artë të Don Fran Kolës, Don Pal Tunaj e Pater Ndue Kajtazi , sot i përcollëm në udhën e shenjtë vullnetmirët, dashamirët e fesë e të kombit – pasardhësit e atyne që dikur, me dhunë, ishin detyrue me e lanë fenë e Krishtit.
Sot, ditën e Hanës së Pashkëve, jemi kenë dëshmitarë të dyfishtë: ringjallja e Krishtit e bashkë me Të – ringjallja e fisit të Musajve (Shaljanëve) të Vushtrris. Shala e Bajgorës, prej Mitrovicës deri në Llap, po kthehet krenarshëm në fenë e të parëve.
Aleluja, aleluja! Krishti u ringjall – e me Të, u ringjall edhe kombi Dardan!
Faleminderës të mëdhej i bajmë familjes Musa, sidomos Gjergj Muse Musa – protagonist i këtij rikthimi të shenjtë.
Shqipnia ka me u ba! Zoti ju bekoftë!
Me nderime e dashni: Dardan Duka, Kastriot Berisha , Blerim Metaj

Tre muaj përkushtim në përgatitje shpirtërore e kombëtare për Ditën e Shenjtë – 21 Prillin, të Hënën e Pashkëve

0
Shpërndaje këtë video për të dëshmuar ngjarjen madhështore që ndodhi dje, më 21 prill, në Kishën Shen Abrahami në Llapushnik.
Një ditë e shenjtë, një ringjallje shpirtërore dhe kombëtare. Pagëzime dhe rikthime të fuqishme të shqiptarëve, që, me krenari dhe besim, po kthehen në rrënjët e tyre të shenjta. Ky ishte një akt i jashtëzakonshëm, një shenjë e fuqishme e ringjalljes së besimit katolik mes shqiptarëve.
Le të merret vesh në të gjithë botën: Shqiptarët i përkasin besimit katolik! Ky është një moment historik, një kthim te besimi që e ka mbajtur të gjallë shpirtin e kombit tonë për shekuj. Historia e Kishës është historia jonë – një histori shpëtimi dhe ringjalljeje.
Falënderoj me shpirt të paster të gjithë të pranishmit që ishin dje me ne në këtë ngjarje madhështore. Falënderoj të pagëzuarit, që na mundësuan të jemi pranë tyre në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre dhe, gjithashtu, një nga momentet më të rëndësishme për historinë e kombit tonë shqiptar. @Highlight
Shih videon:
Tre muaj përkushtim në përgatitje shpirtërore e kombëtare për Ditën e Shenjtë – 21 Prillin, të Hënën e Pashkëve
Nga Tetova e deri te Shala e Vushtrisë, nga çdo skaj i Atdheut tonë të bekuar, takuam e përqafuam shqiptarë që kërkuan me shpirt të rikthehen te rrënjët e veta shpirtërore – në Kishën Katolike Shqiptare. Ishte një udhëtim i shenjtë dhe i bekuar: dorë për dorë, hap pas hapi, i çuam motrat e vëllezërit tanë drejt Altarit të Zotit, mes lotësh gëzimi dhe përjetimesh të paharrueshme. Sepse s’ka ndjenjë më të thellë, më fisnike, sesa kur një shqiptar i kthehet identitetit të tij të lashtë – besimit katolik që e mbajti gjallë shpirtin e kombit ndër shekuj.
Deklarojmë hapur dhe me krenari: Organizimi i 21 Prillit ishte mëse i suksesshëm. Ai ishte dëshmi e gjallë e etjes së madhe që shqiptarët kanë për të rikthyer lidhjen me rrënjët, me historinë, me Zotin dhe me vetveten.
Mirënjohje të thellë për Kishën Shën Abrahami në Llapushnik për angazhimin e palëkundur atdhetar e shpirtëror. Me përulësi falënderojmë meshtarët patriotë, Don Fran Kolaj dhe Don Pal Tunaj, për guximin dhe udhëheqjen e tyre profetike.
Faleminderit Këshillit Organizativ dhe të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë veprim të shenjtë dhe kombëtar. Faleminderit për mbështetjen, për praninë, për zemrat dhe duart që punuan për lavdinë e Zotit dhe të Kombit. Falënderojmë me zemër të gjithë të pagëzuarit që na nderuan me mundësinë të jemi të pranishëm në njërën nga ditët më të shenjta dhe të veçanta të jetës së tyre. Një falënderim i veçantë shkon për Kumbarët dhe Ndrikullat, që me përkushtim përgatitën katekumenenët për këtë hap të madh shpirtëror.
Faleminderit Zotit që po i vetëdijëson shqiptarët – në mënyrë të lirë, të ndërgjegjshme dhe demokratike – për të zgjedhur dritën e së vërtetës, rrënjën e besimit dhe lavdinë e shpirtit tonë kombëtar.
Ky ishte vetëm fillimi. Shihemi së shpejti me Pagëzimin e radhës.
Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm

“Top Channel” po njollosë, ne nuk u konvertuam, por u rikthyem aty ku na takon e që ndihemi natyrshëm dhe në shtëpinë tonë

0
Reagim ndaj shpifjeve tendencioze të mediumit “Top Channel”
Me indinjatë të thellë, por me qartësi dhe përgjegjësi të plotë publike, reagojmë ndaj lajmit tendencioz të publikuar nga mediumi “Top Channel”, i cili në mënyrë spekulative dhe keqdashëse përpiqet të njollosë një ngjarje madhështore dhe plot dinjitet shpirtëror, kombëtar dhe fetar që u mbajt më 21 prill në Kishën e Shen Abrahamit në Llapushnik.
Së pari, deklarojmë qartë dhe me përgjegjësi publike se gjatë këtij organizimi nuk është transmetuar apo luajtur asnjë lloj muzike, për faktin e thjeshtë se ngjarja ishte një ceremoni e pastër kishtare dhe solemne, e planifikuar që para tre muajsh, shumë përpara se të merrej lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Së dyti, hedhim poshtë me forcë terminologjinë fyese dhe të pavërtetë që përdor ky medium duke i quajtur të pagëzuarit “kriptokatolikë” apo “laramanë”. Po pagëzohen dhe po rikthehen shqiptarë që për breza kanë qenë të shkëputur nga feja e të parëve për shkak të rrethanave historike dhe dhunës së Perandorisë Osmane. Këtu nuk po ndodhin “konvertime”, por rikthime. Rikthime në mënyrë të lirë, vullnetare dhe të mbrojtur me të drejtën kushtetuese dhe ndërkombëtare për lirinë e besimit.
Unë personalisht, dikur kam falur pesë vakte në xhami. Sot jam rikthyer, jo konvertuar, në fenë e gjyshërve dhe stërgjyshërve të mi – Katolicizmin Shqiptar – dhe këtë e kam bërë pa detyrim, me ndërgjegje të plotë dhe me krenari.
I bëjmë thirrje mediumit “Top Channel” të ndalë gjuhën përçarëse, shpifëse dhe pa bazë profesionale. Nëse ky medium ka ende përgjegjësi ndaj etikës mediatike dhe ligjit, e ftojmë të kërkojë ndjesë publike dhe të raportojë drejt mbi ngjarje që janë thellësisht të rëndësishme për identitetin dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve.
Rikthimi i shqiptarëve në Katolicizëm nuk ndalet. Ai do të vazhdojë çdo ditë, me lutje, me besim dhe me dinjitet. Asnjë shpifje nuk mund ta ndalë të vërtetën që po rilind ndër ne.
* Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm
Me 22 Prill 2025

Poezi nga Aldo Gj. Plepi

1

Aldo Gj. Plepi

Poezi

Diptik

Kërkova për një fjalë,

që dy anshmëri shpreh por me zor e gjeta.

Letërsia më pëlqen,

por Gjuha Shqipe është e larmishme.

Si një medalje qenka jeta,

çdo gjë me nga dy realitete.

Edhe njerëzit të paqëndrueshëm.

Ekziston e mira dhe e keqja,

e bardha dhe e zeza,

diku një njeri i percaktuar për Zotin tha.

Në njeriun banokan Engjëlli dhe Djalli,

rrezikojmë, o Zot, të biem në hipokrizi:

Ti na ruaj!

Gjeta fjalën diptik, dhe si në një pergamenë

realitetin e jetës sonë dua ta përshkruaj,

në pergamenën e jetës sonë,

u bëftë që vetëm vepra të mira të shkruajmë…

Janar 2024

Endje

 

Si njeriu i Zotit që shpreh

u enda poshtë lart e poshtë porsi delja e humbur.

Edhe unë, o Zot, mund të them:

Jam në kërkim, në lëvizje…

Kërkoj, gjej, nuk më mjafton, humbas.

Prapë vihem në ecje, këmbët më hasin pengesa.

Rrëzohem, rri i shtrirë , një dorë më ngre përsëri.

Prapë vihem në kërkim.

 

Edhe një personazh historiko-mitik Odiseja,

thuhet se ishte në kërkim.

Disa herë ne ecje në kërkim edhe unë përsëris,

u enda poshtë e lart,

por një gjë më lumturon,

se Bariu i mirë gjithmonë i mballon delet e veta.

Më mballo gjithmonë, o Zoti im,

dhe Bariu i im i mirë, Jezus!

Janar 2024

Ndjesi

 

Është e shkruar diku se një fytyrë e trishtuar,

tregon praninë e një zemre të mirë.

Thonë edhe se një fytyrë e hareshme gëzon zemra,

di se njerëzit e sinqertë, janë më të nëpërkëmburit,

fatin e një të zgjedhuri i Tejetlarti e merr në duar,

atë e shfajëson dhe e drejton.

 

Dhimbja kthehet në forcë thonë,

dhimbjen askush nuk e do,

sepse ajo mundon.

Çdonjëri paplotësinë e ka në zemër,

dhe kjo kthehet në dhimbje:

Dikush e mbulon, dikush e maskon,

një tjetër e mënjanon:

Unë jam nga ata që përballen

me dhimbjen, frikën dhe realitetin.

Është një Njeri dhe Zot, që u kryqëzua në një Kryq,

që nga këto boshësi jete të na lironte.

Me Kryqin e tij na dha jetë.

Janar 2024

O Zot më ndriço!

 

O Zot, nganjëherë më duket sikur je larg,

nganjëherë në ngushtim, jam si në shkreti.

Nganjëherë kërkoj:

Ku jam?

Ku janë historitë? Miqtë? Koha?

Një ditë një shprehje në mendje m’u fiksua

dhe po pyesja…

Një shprehje në gjermanisht më ndriçoi:

“Got ist Zeit” ˗ “Zoti ështe kohë”.

Po, Ti je koha më e bukur, o Zot,

më e plotë

dhe me një mik dola, e gjatë asaj kohe meditova

dhe u ndjeva pafundësisht i lumtur për Veprën tënde,

në mua dhe në mbarë botën.

Ndriço mua dhe ata që të kërkojnë, o Atë…!

(Ndriço edhe në zemrat e verbëra!)

Dhjetor 2023

Të respektohet vullneti i elektoratit!

0

Florim Zeqa

Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit i jep të drejt partisë fituese apo koalicionit parazgjedhor fitues që të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, kurse partitë e tjera nuk e kanë të drejtën që t’ia rekomandojnë kandidatin, se cili bën e cili nuk bën të propozohet nga partia fituese.

Gracka në të cilën ranë të gjithë deputetët

Pra, askush nuk mund t’ia merrë të drejtën eksluzive partisë fituese kur është në pyetje zgjedhja e Kryeparlamentarit! Mirëpo partitë e tjera nuk duhet t’i përligjin gabimet që i bën pa vetëdije apo me rekomandim kryesuesi i seancës konstituive siq ndodhi herën e fundit (të henën e 21 priilit), kur ai e mbylli seancën pa e konsumuar të drejtën e votimit të deputetëve, duke e paragjykuar votimin pro apo kundër kandidates në fjalë!

Të gjithë deputetët pa dallime partiake u bënë bashkëpjesëmarrës me vetëdije në shkeljen e rëndë kushtetuese të kryesuesit provizor, z. Avndi Dehari, i cili edhe mund të ketë gabuar pavetëdije siq e ceka në fillim! Kjo le të mbetet në ndërgjegjën e tij njerëzore!

Por, kjo ishte gracka në të cilën ranë të gjithë deputetët pa dallim!

Në fakt, kjo e dëshmon qëllimin që e kanë të gjitha partitë politike-atë të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme e jo të gjetjes së zgjidhjes konsesuale për zhbllokimin e ngërçit politik për formimin e shpejtë të institucioneve të reja shtetërore!

Për këtë “naivitet” të koordinuar, të gjitha partitë politike pa dallim duhet të ndëshkohen në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, per faktin se asnjëra prej tyre nuk është duke e mbrojtur interesin e shtetit dhe të qytetarëve, por vetëm interesat meskine të liderëve partiak!

T’i respektojmë rregullat demokratike

Pa dyshim, gjëja më e turpshme që është duke ndodhur në këtë interval kohor të vakumit institucional, është gara e pashëmbullt e partive politike me akuza të ndërsjella për ‘bashkëpunim të këtij apo të atij lideri partiakë me Serbinë’!

Leni këto përralla të shëmtuara politike. Kosova është tepër e vogël për të bërë krahasime të tilla! Secili njihemi në njëfarë mënyre me secilin, andaj është e turpshme të veprohet me lojën e pandershme të “patriotit” dhe “tradhtarit”, ngase dihet mirëfilli kontributi i secilit në të gjitha etapat historike, duke filluar nga periudha e shteformimit të viteve të ’90-ta, luftës së lavdishme çlirimtare dhe shtetndërtimit!

Të mësohemi ta dëgjojmë dhe ta respektojmë vullnetin e qytetarëve të dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Cilën parti dhe cilin liderë e ka përzgjedhë populli ta respektojmë deri në zgjedhjet e radhës, siq e respektojmë zgjedhjen e secilit deputet pa dallime partiake.

Kur propaganda komuniste depërtonte deri në shtratin e fëmijëve të sëmurë: Letra e vitit 1980 për Titon

 Nga: Arif Ejupi

Më 22 janar 1980, gazeta “Rilindja për fëmijë” botoi një letër të shkruar me dorë, thuhet nga fëmijë të sëmurë të shtruar në Repartin e Pediatrisë në Prishtinë. Letra i drejtohej shokut Tito, atëherë udhëheqësit suprem të Jugosllavisë, me tone të mbushura me adhurim, dhe bindje të verbër dhe ndjenja të sforcuara, të cilat në të vërtetë nuk ishin të fëmijëve, por të sistemit.

Në pamje të parë, letra mund të duket si një “shprehje dashurie naive e fëmijëve për një lider”. Por në të vërtetë, ajo është një dëshmi e qartë e mënyrës së rafinuar se si regjimi komunist e përdorte propagandën për të ndërtuar kultin e individit, duke e futur atë deri në shtretërit e fëmijëve të sëmurë dhe  të pafajshëm.

Në këtë letër ndër të tjera thuhet:

“Sytë tanë janë bashkë me ty, mendjet tona janë me ty, i dashuri Tito. Dëshirojmë të na shërohesh – për lumturinë tonë…”

Fëmijët në gjendje të brishtë, që do të duhej të kujdeseshin për shëndetin e tyre dhe të merrnin dashuri të pastër, përdoren për të ndërtuar një imazh të liderit si shërues, mbrojtës, burim i jetës e gëzimit, një figurë thuajse hyjnore që gjendet në çdo ndjenjë, frymë e mendim të tyre.

Në të vërtetë, fëmijët mësoheshin që:

ta adhurojnë udhëheqësin si figurë atësore, të pazëvendësueshme, që duhej dashur pa kushte;

të harrojnë vetveten, edhe në shtrat të sëmundjes, për t’iu përkushtuar “të dashurit Tito”;

të flasin në kor, duke humbur individualitetin, mendimin kritik dhe spontanitetin që e karakterizon fëmijërinë e vërtetë.

Indoktrinim i butë, por me pasoja

Letra e vitit 1980 është simbol i edukimit ideologjik, i cili nuk lejonte hapësirë për dyshim, alternativë apo individualizëm. Përkundrazi, ai synonte të ndërtonte breza që besonin se lumturia e tyre personale buronte nga një figurë politike, e jo nga familja, shoqëria apo dashuria natyrale që duhet t’u jepet fëmijëve.

Regjimi e dinte mirë se fëmija i programuar herët, bëhet qytetar i bindur më vonë.

Sot, si ta shohim këtë letër? 

Ky dokument nuk duhet parë si kujtim nostalgjik, por si një pasqyrë që na tregon sa thellë mund të depërtojë ideologjia në psikologjinë dhe botën e brendshme të fëmijëve, madje edhe kur ata janë të pambrojtur.

Sot, të tilla letra duhet:

ruajtur si dokumente historike, por jo si shembuj për t’u përsëritur;

lexuar me sy kritik, për të kuptuar gabimet që nuk duhet të na ndodhin më;

dhe mbi të gjitha, të na shërbejnë si thirrje që fëmijët të mos preken më kurrë nga propaganda, cilado qoftë ajo.

Gjenevë, 21 prill 2025

Fytyra cinike e spiunit “Perika” – një emblemë e vesit  të  pabesisë

1

Nga: Nafi Çegrani, analist dhe njohës i çështjeve të ndërlidhura me veprimtarinë e UDB-ës

Një paradoks

Në historinë e shoqërive të vogla e të mëdha, gjithmonë ka pasur individë që, përkundër shpresës për drejtësi dhe dinjitet, përfaqësojnë anën më të errët të njeriut: tradhtinë, cinizmin, mashtrimin dhe etjen për pushtet mbi dhimbjen e të tjerëve. Një prej këtyre figurave të errëta është edhe ai që njihet si “Perika” – një individ me fytyrë cinike, mendje ndjellakeqe dhe shpirt të kalbur nga vesi dhe korruptimi moral. Ai nuk ishte thjesht një funksionar, por mishërimi i një soji njerëzor që e ndjen veten të realizuar vetëm atëherë kur sheh të tjerët të përkulur, të heshtur, të uritur dhe të dëbuar.

Perika nuk kishte asnjë ndjeshmëri për të varfërit, për punëtorët e ndershëm të fjalës dhe të së vërtetës. Ai shfrytëzoi postin e tij si zëvendësdrejtor në Këshillin radiodifuziv të Maqedonisë, ku krah kishte Musa Xhaferin një person i pamoralshëm dhe Bujar Osmani, të cilët me vite e vite krijuan shtigje të egra, për të ngritur jo shtetin e së drejtës, por rrjetin e prapaskenave, të përndjekjes së mendimit të lirë dhe të spiunazhit banal. Me urrejtje të trashëguar ndaj çdo zëri kritik, ndërhyri në mënyrë tinëzare dhe të pandershme për të mbyllur televizionin “Zëri i Çegranit” – një dritare shprese dhe vetëdijeje për shqiptarët në Maqedoni. Ishte një krim kundër fjalës, kundër lirisë së shprehjes dhe kundër vetë ekzistencës së një komuniteti që kërkonte të dëgjohej. E gjithë kjo vetëm për të ushqyer egon e vet të sëmurë dhe për të dëshmuar përkushtimin e tij ndaj strukturave të errëta të pushtetit, “Milja” sillej si bajraktar. Dhe, nuk ishte thjesht njeri me  shpirt njerëzor. Por  ishte një frymë  i kreqnuar dhe  shkatërrimtar që lindi nga ndërthurja e vesit me ambicien e ulët, nga përkëdhelja e egos me ndëshkimin e tjetrit. Ishte një përfaqësues klasik i atij lloj njeriu që filozofët si Sokrati dhe Niçja do ta kishin denoncuar si shpërdorues të logos dhe mohues i virtytit. Ishte një cinik në shikim, i ulët në mendim, dhe i rrezikshëm në veprim – Perika përfaqëson paradigmen e njeriut pa bosht moral, që në çdo rast parapëlqen të ndërtojë karrierë mbi rrënojat e jetëve të të tjerëve.

Pasojat e veprimeve të tij ishin tragjike. Shumë njerëz që punonin me përkushtim në “Zërin e Çegranit” u detyruan të marrin rrugën e mërgimit. Të dëbuar jo nga ndonjë krizë ekonomike natyrore, por nga një krizë etike e shpirtërore e personifikuar në një figurë si ai. U privuan nga kafshata e bukës, jo nga mungesa e mundësive, por nga urrejtja e verbër e një njeriu që ushqehej me poshtërimin e të tjerëve. E tillë është fytyra e cinizmit – ajo nuk vret me armë, por me vendime të ftohta, me telefonata në prapaskenë, me buzëqeshje të shtirura dhe me zemër të zhuritur nga ligësia.

Dhe si çdo njeri me shpirt të vockël, Perika kishte një gen për pabesi. Ishte një shërbëtor i bindur i shefave të shërbimeve të fshehta siç ishte ministri i atëhershëm i PB me emrin Varoshlija etj. “Mile” , ishte  një ushtar i heshtur i errësirës që e ndjente veten të fuqishëm vetëm kur dëmtonte të pambrojturit. Në të nuk kishte nder, as ndjesi për drejtësinë, as kuptim për fjalën “dinjitet”.  Ai ishte një funksionar i së keqes, një hije që rri mbi kokat e njerëzve dhe zhduk çdo shpresë për dritë.

Sot, kur historia fillon të rrëfehet nga të mbijetuarit, figura si Perika duhet të emërohen me emrat që u takojnë: jo si burokratë, por si shkatërrues; jo si drejtues, por si ndëshkues të së drejtës dhe jetës. Është detyrë morale të kujtojmë këto fytyra, jo për t’u hakmarrë, por për të mos harruar. Sepse harresa është një bashkëpunim i heshtur me të keqen.

Ky pra është njeriu-keqbërës  që gjen kënaqësi në dëmtimin e tjetrit, në dritën e filozofëve si Hobs, Sartri apo Frojdi.

Një spiun  si ky, me pseodonimin “Perika” mbetet një hije e zezë në historinë politike të çdo shoqërie, përherë ka patur njerëz që, në vend të mishërojnë vlerat e përfaqësimit dhe shërbimit, janë shndërruar në simbol të vulgaritetit moral, të hipokrizisë funksionale dhe të shtrembërimit të thelbit njerëzor të pushtetit të pëtfshirë në kriminalitet. Këta janë fytyrat e shtrembëruara që, të pajisur me maskën e një diplomacie të rreme, më shumë ngjasojnë me aktorë tragjikomikë të një satire politike sesa me përfaqësues të ndershëm të kombit. Në këtë radhë, emri i Milaim Fatait, i njohur ndryshe si “Perika” ose “Mile”, nuk është thjesht një emër: është metaforë e zhytjes së një morali të dikurshëm në baltën e një sistemi që shpërblen mediokritetin dhe poshtërsinë, siç ishin UDB-a dhe rrjeti i saj i nëntokës kriminale antishqiptare. Dua të shtoj edhe këtë se Diplomacia, si art i ndërlikuar i përfaqësimit, kërkon karakter, ndershmëri, inteligjencë dhe përulësi para vlerave që përçon. Por çfarë ndodh kur ky post i lartë merret peng nga një individ pa integritet, pa ndjeshmëri shoqërore e pa përmasa humane, siç është fytyra cinike e “Miles” për emrimin e të cilit si ambasador në Kroaci e bënë Bujar Osmani si ministër i jashtëm dhe Pendarovski si president i Maqedonisë.  Fytyra e shtrembëruar e një maskarai, e vendosur në një zyrë luksoze të përfaqësimit kombëtar, është një ofendim i hapur ndaj idealit të shtetit, ndaj qytetarit të thjeshtë dhe ndaj  vendit, se sa për kombin shqiptar nuk ka asnjë vlerë. Nuk është thjesht çështje individi, por simptomë e një kanceri institucional që shpërblen servilizmin, mashtrimin dhe mungesën e vlerës. Milaim Fatai, për të cilin burimet dhe përvoja tregojnë se është përfituar padrejtësisht nga pushteti maqedona, është shembulli i njeriut që nuk ndërtohet mbi merita, por mbi lidhje të fshehta, intrigë dhe imponim nga prapaskena. Pushteti që e favorizon një të tillë nuk është më përfaqësim, por tallje me idealet për të cilat shqiptarët kanë derdhur mund dhe gjak. Kur pushteti e shpërblen të padenjën, e shpërfill të ndershmin dhe e përdor institucionin si teatër për maskarallëqe politike, kemi të bëjmë me kolaps të moralit shtetëror. Nuk është thjesht një zgjidhje e gabuar pa dashgje, por një krizë e vetë konceptit të drejtësisë dhe vlerës që dikush bënë lojëra djelli, veçmas në dëm të shqiptarëve. Ky fenomen krijon jo vetëm një mungesë besimi në shtet, por edhe një tronditje në ndërgjegjen kolektive, sepse qytetarët ndihen të tradhtuar nga institucioni që duhej t’i përfaqësonte  NJERI me dinjitet, e jo  “Mile”  Fatai – “Perika” – nuk është një emër i vetmuar, por një simptomë e një sistemi që e ka humbur busullën e drejtësisë dhe meritës. Një sistem ku “fytyra e shtrembëruar” nuk  fshihet, por dekorohet; ku njeriu pa shpirt përfaqësues ngrihet mbi shpatullat e të heshturve dhe ku moralit i është vënë çmim për t’u blerë e shitur. Shpesh, maskarai nuk ngjitet vetëm – ai ngjitet mbi heshtjen  e njerëzve të drejtë dhe fisnikë, të cilëve , siç thotë populli: ” Guri ua ka zënë dollamën!” . Mungesa e reagimit, frika, kompromisi dhe servilizmi shndërrohen në partnerë të pandashëm të rrënimit moral të institucioneve. Fytyra e shtrembëruar në një zyrë ambasadori është pasqyrim i shtrembërimit që ndodh në rrënjë, në çdo shoqëri që e toleron dhe, në raste më ekstreme, e nderon këtë shtrembërim si “sukses”.  Spiuni  Milaim Fetai, me pseodonimin “Perika” ,  po them edhe një herë,  i njohur për historinë e tij  të korumptuar dhe kriminale, të diskutueshme, dhe si një mashë e ndryshkur e regjimit komunist, sidomos  pas ardhjes së  tranzicionit ,  me inkuadrimin e tij në institucionjet e shtetit të Maqedonisë, si kuadër i njjë partije politike, ka bërë një sërë veprimesh korumptive, aktivitete kriminale si person i pamoralshëm i  përpjekjeve të  neveritëshme, madje edhe duke falsifikuar kinse ka diplomuar në Universitetin e Zagrebit, i ka mvesh vehtes lëvdata, kinse si “kuadër”, gjë e cila është diskutabile  për të shkuarën e tij  kriminale. Që nga  vitet  1969- 1986,  babai i “Perikës”  Z. R.  si i vëllazëruar me komandir Zdravkon e milicisë së Gostivarit, spiunonte shokët e tij, kurse si keqbërës tradhtoi edhe shokun e tij Rakip Sejfulin, të cilin e dënuar me disa vite burg që i mbajti në “Idrizovë”. Gjurmëve të babait të tij hapëronte edhe “Perika” para dhe pas vitit 1981, duke spiunuar madje edhe studentët nga Kosova të cilët gjendeshin në Zagreb,  e që njëri prej tyre e tha publikisht në një program TV të Kosovës, se “Milja” i ka spiunuar për motive  politike.  Ky akt i dhunshëm solli dënimin e  “një grupi irredentistësh” nga Kosova.  Dosjet hetimore dhe gjyqësore për këtë rast ekzistojnë dhe janë të disponueshme në arkivat e Zagrebit në Kroaci. … Është e patolerueshme që mediat i japin hapësirë një personi me të kaluar kaq të errët. Edhe më kriminale është që politika dhe institucione të tilla si Komisioni i Zgjedhjeve të “kuadrove” në Maqedoninë e Veriut kenë lejuar një person me histori kriminale të bëhet funksionar dhe përgjegjës për mediumet. E më pas me  intervenimet e një ish ministri të Punëve të Jashme, “Perika” u emrua nga Pendarovski si ambasador në Kroaci. Çfarë apsurdi ! Shpifjet  keqbërëse  dhe akuza të pabaza të bëra nga ky djella, para disa vitesh  dhe në bashkëpunim me ministrin e atkhershëm të PB, kryeudbash  i quajtur VAROSHLIJA , drejtuan gishtin  mizor ndaj meje  dhe familjes sime, e më  pas një debati që kishin bërë në “kabinete” të fshehta, kishin sjellë vendim që të mbyllej  programi im televiziv “Zëri i Çegranit”. Dhe, pa asnjë paralajmërim apo arsye, e bënë këtë, duke ma marrë nga goja kafshatën e bukës mua dhe fëmijëve të mi, edhepse ishim me vite e vite të vuajtur dhe të nënçmuar, të torturuar dhe pa asnjë mbrojtje njerëzore.  Disa  ditë para, ky i pafe, i pa kanun, i pa burrni, i pa kod, dhe nuk ka si ti ketë këto cilësi një  kriminel  ordiner, në një takim  zyrtar me personin që do ta zëvendësonte në atë Institut për mediume, Ilir Ajdini ,  i kish pas thënë që të më lajmëronte se TV “Zeri i Çegranit” nuk do ti ndahej më tej konçesioni për punë. Ilir Ajdini ma tha, disi, me keqardhje, duke pohuar se për këtë gjë ka vepruar Milaim Fetai. U habita. Njëkohësisht edhe u nevrikosa. Nuk dija arsyen. Nuk kisha as ndonjë lajm, sipas ligjit. Gjë e planifikuar për hakmarrje dhe me prapavija tinëzare pas shpine. Dikur Milaim M…t  vjen më jep dorën dhe më thotë: “ se ka respekt për mua dhe familjen time. Por se për mbylljen e Tv kishin pas gisht Varoshlija dhe disa funksionarë të tjerë të shtetit ( ose të ndonjë partie në pushtet) ” . I thashË si ka mundësi, pa asnjë arsye, pa asnjë paralajmërim. E unë gjitha rregullat dhe kërkesat ndaj shteti, pagesë koncesioni etj isha në rregull. Ai, mistreci i pa fytyrë, i mblodhi supet dhe iku… E kuptiva hilen. Por tani edhe nuk çaja kokën shumë, sepse e dija se kush ishte “Perika” ia njihja edhe babain dhe farën e Sllaves apo Zdravkut me të cilët kaherë kishin jarani familjare ! Familja ime ka një histori të respektuar dhe trimërishë dhe vuajtjesh në luftë kundër pushtuesve që nga gjyshërit dhe stërgjyshërit, që nga haxhi Sulë Muja. Madje babai im , Tekiu, si i ri kishte bërë rrigëtime të gjata rreth çështjes kombëtare dhe dritës së lirisë…Kishte vajtur  edhe në Frontin e Sremit si shumë shqiptarë trima të kohës, për ideal dhe me flamurin me shqiponjën dykrenare… Në Brigadë kishte kaluar peripeci dhe provokime të ndryshme si shqiptar. Për çfarë edhe kishte ardhur në një rast që babai im, në vendin”Roja e vdekjes” me të drejtë dhe pa hile e kishte vrarë kriminelin shovinist, majorin Pavle të Dibrës. Por, kjo është një histori tjetër, dhe e dhimbëshme, ashtu e dhimbëshme siç ishin akuzat e rreme, shpifjet dhe inskenimet e spiunazhit jugosllav ndaj meje që nga 1981, kur Gjykata e Zenicës më dënon me  vdekje-pushkatim për diçka që nuk kisha asnjë lidhje apo dijeni… Për çka, me vite e vite kalojnë, dhe as Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e mbajnë çështjen të hapur dhe pa ndonjë epilog drejtësie! Nejse !     Gjyshi im, Haxhi Neimi, që si i ri ka qënë në përleshje me sllavët e Tumçevishtit për kullota bagëtishë. Kurse më pas, vëllezërit e tij, haxhi Rushani, haxhi Raufi dhe babai im me kushurinj si Xhemë Emshiu etj. ishin angazhuar në ndihmë të armatosur vullnetarëve shqiptarë në Betejën e Treskës, për çka shkruan edhe historiani Prof. Vebi Xhemaili. Luftoi kundër pushtuesve  komunist, sllavomaqedonë dhe serbosllavë që ishin në formacionet partizane. Haxhi Rushani më vonë edhe u arrestua dhe mbajti burg.  Ai ishte bashkëluftëtar i  Mefail Shehut- Zajazi dhe i Xhemë Simnicës… Para shumë vitesh, babai i “Perikës”, Zilko Rizai ka përhapur akuza të pabaza për tim atë,  duke pretenduar se ka qenë i  “ikur” nga Brigada e Shtatë, pas vrasjes që ka bërë ndaj majorit Pavle, dhe se ësjtë arratis në Shqipëri. Po, është e vërtetë, se pas një plagosje me çetnikët e Shumadisë dhe pas demobilizimit të Brigadës, babai im Tekiu kalon në Shqipëri ku qëndron deri më 1948 kur prishen marrëdhëniet me Jugosllavinë. Po ashtu babai im nuk ka pasur kurrë farë lidhje me Mehmeht Shehun, as pune, as miqësie as njohje personale. siç e kishin akuzuar spiunat e fshatit në UDB. Babai im , që ishte një trim i guximshëm dhe nuk i trembej syri nga armiku, edhe kësaj rradhe ia kishte dalë me sukses dhe kishte ec rriugës së tij kryelartë dhze krenar. Spinat ia kishin frikën…  Dhe, theksoj edhe një herë se në  këto rrethana normale shoqërore dhe morale, fytyra është pasqyra e shpirtit. Por, kur morali zëvendësohet me mashtrim, ndërgjegjja me interesa, dhe e vërteta me urrejtje patologjike, atëherë lindin fytyra si ajo e Milaim Fatait – një njeri i shëmtuar në formë dhe përmbajtje. Ky personazh i degjeneruar me pseudonimin “Perika”, është mishërimi i atij profili të njohur politik: një funksionar që s’e ka fituar asnjëherë besimin me meritë, por vetëm me servilizëm, lidhje të dyshimta dhe pazare të errëta. Ky njeri, që sot mban titullin e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, është një nga shembujt më të zymtë të mënyrës se si strukturat e pushtetit përdoren për të ngritur njerëz pa vlera në piedestal. Emërimi i tij, një shaka e hidhur nga Presidenti Pendarovski dhe ministri Bujar Osmani – figurat e një partie politike të rrënuar, që mezi mban gjallë vetveten – është një dëshmi se diplomacia ka rënë në duart e një klase që nuk njeh as dinjitet, as meritokraci. Milaim Fatai nuk është vetëm një fytyrë e shëmtuar – ai është një karakter i deformuar, një instrument i urrejtjes dhe një relikt i mentalitetit të vjetër që mbijeton përmes intriges, shpifjes dhe korruptimit të institucioneve. Ai nuk kurseu as gjënë më të shenjtë për një njeri: dinjitetin dhe nderin e një familjeje të tërë. Me një zell që vetëm ndjellakeqët e vjetër dinë ta kenë, ai tentoi të shuante zërin tim, të mbyllte me forcë dhe presion emisionin “Zëri i Çegranit” – një platformë e lirë dhe autoktone që ringjalli shpresën, identitetin dhe vetëdijen shqiptare në një mjedis të zaptuar nga mediokriteti dhe heshtja. Nuk është për t’u habitur: vetëm një njeri me një të kaluar të dyshimtë dhe me rrënjë në krimin politik do të frikësohej nga fjala e lirë, nga zëri i së vërtetës që përshkon ekranin si një rrufe në ndërgjegjen e fjetur kolektive. Milaim Fatai – “Perika” – nuk është përfaqësues i shqiptarëve, ai është përfaqësues i hijes, i errësirës së brendshme të një sistemi që gërryen vetveten. Ai nuk shërben popullin, por veten dhe padronët e tij. Shfaqja e tij sot në diplomaci është një fyerje për çdo shqiptar që ka vuajtur për liri, për çdo aktivist të ndershëm që e di se ky vend meriton më shumë se kaq. Është edhe një provokim ndaj të vërtetës, ndaj kujtesës sonë kolektive. Sepse ne e dimë kush është “Perika”. Ne e dimë se si ndërtoi karrierën me shantazh, me shpifje, me heshtje të paguara dhe me karrige të blera në tregun e ndyrë të politikës. Por kjo nuk do të zgjasë përjetësisht. Koha nuk është mike e gënjeshtrës. Historia nuk e shpërblen hajdutin e vlerave. Kur gjithçka të ketë kaluar dhe kur zërat e shpifësve të jenë shuar si flluska sapuni, do të mbetet vetëm një gjë – e vërteta që s’mund të ndalet, e vërteta që fluturon përtej ambasadave false dhe përtej fjalimeve të zbrazëta. Zëri i Çegranit do të mbijetojë. Fjala nuk vritet nga një “Perikë” me fytyrë të rrudhur dhe shpirt të kalbur. Në fund, ai që përpiqet të shuajë një zë të sinqertë, vetë shndërrohet në simbol të asaj që nuk duhet të jetë një njeri – as në politikë, as në diplomaci, e as në histori. Kam  përfshirë  këtu, vetëm një fragment  në mbrojtje të figurës së babait tim dhe në kundërshtim me shpifjet që lidhen me të, përfshirë përplasjet me ish-struktura të UDB-së dhe të pushtetit jugosllav komunist të kohës, duke përdorni një ton të qëndrueshëm, të ndërgjegjshëm dhe argumentues, duke shfrytëzuar edhe burime të historianëve shqiptarë, si Prof. Sabile Sahanaja, për të nxjerrë në pah të vërtetën e fshehur për vite. Emri i  Zilko Riza (babai i “Perikës”) ato vite ka qenë i njohur si hileqar. e që me këtë rast përdoren në një kontekst që lidh aktualen me të kaluarën e dhimbshme dhe të manipulueshme politikisht. E gjithë kjo më së shumti vlenë  për informëim të opinionit  politik ndaj figurës së “Perikës” dhe sistemit që e përkrahu…!

Mulaim Fetai me pseodonimin “Perika” ka një të kaluar të errët dhe véprime që nuk duhet të harrohen apo të anashkalohen. Tentativat e tij për të shpifur ndaj meje dhe familjes sime janë një përshkrim i karakterit të tij të ulët. Opinioni publik dhe institucionet duhet të jenë të kujdesshme kur trajtojnë  tipa si ky, duke i emruar edhe amabsadorë, sepse personi në fjalë ka një  të kaluar kriminale dhe korrumptive.

Jo vetëm që  mishërojnë korruptimin moral të sistemit, por edhe përfaqësojnë shembuj të qartë se si mediokriteti dhe servilizmi ngrihen mbi shpinën e ndershmërisë të popullit që paguan taksa.

Në këtë kontekst, emri i Milaim Fetait, i njohur me pseudonimin “Perika”, nuk është thjesht emër – është një simbol i deformimit të vlerave dhe rënies morale të institucioneve.

Madje edhe çështja e  spiunimeve që ka bërë ky person gjatë viteve si student  në Zagreb ndaj studentëve nga Kosova, mbeten mistere, por që egzistojnë fakte nga arkivat sekrete në Beograd, madje edhe dosjet në arkivat e Kroacisë.

Veprimet korruptive në tranzicion dhe roli në mediat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, marrja e posteve pa meritë,  dhe veprimet e tij ndaj Televizionit “Zëri i Çegranit” – si akt i hakmarrjes dhe eliminimit të zërave të lirë shqiptarë, janë sjellje keqbërëse në kontinuitet, veçmas   humbja e vendit të punës të njerëzve që punonin aty dhe mbanin familjet nga  puna me djersë. Janë vendime kriminale dhe të   pabazuara ligjërisht që cenojnë dhe bëjnë  eleminimin e një të drejte themelore: lirinë e fjalës.