Kreu Blog Faqe 585

Grenlanda në fokusin e gjeopolitikës amerikane

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi  politik

Nga rikthimi i Trampit në pozitën e presidentit të SHBA-ve, ai publikisht ka deklaruar idenë e zgjerimit territorial të SHBA-ve, duke theksuar Kanadanë, Kanalin e Panamasë e Grenlandën. Po ashtu ka paraqitur idenë e ndryshimit të  emërtimit të „Gjirit të Meksikës“ në „Gjiri i Amerikës“. Deklarata e tillë e presidentit Tramp  ishte befasi, sepse deri më tash asnjë president amerikan nuk është deklaruar kundër pavarësisë e integritetit të  vendeve sovrane, që ka nxitur reagimin e opinionit në vendet e ndryshme

Grenlanda, ujëdhesa me e madhe në botë, është e vendosur në mes Arktikut dhe Oqeanit Atlantik, është nën sovranitetin e Danimarkës. Por, në këtë vend SHBA janë të pranishme nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa nga viti 1951, kanë bazën e tyre ushtarake. Pikërisht një bazë e tillë në Pituffik, në veriperëndim të Grenlandës, ka për detyrë që të nderpresë sulmet raketore, është e pajisur me sisteme të mbrojtjës kundërajrore, ndërsa misioni i saj është hulumtimi i gjithësisë.

Grenlanda”toka e gjelbërt”

Grenlanda është ujëdhesa më e madhe në botë, me sipërfaqe  prej  2.166.086 km², ku  1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Gjatësia e vijes bregore është e gjatë   39.330 km, pothuaj sa është gjatësia e Ekuatorit. Në shqip emri i Grenlandës ka semantikën ”toka e gjelbërt”, sepse të tillë e kanë quajtur banorët  parë të vendosur nga Norvegjia. Sipas të dhënave nga viti 2007, këtu banojnë 57.000 banorë.

Në vitin 1261 Grenlanda bëhët pjesë e Mbretërisë së Norvegjisë, nërsa nga viti 1814 i takon Danimarkës. Në vitin 1953 Grenlanda bëhët pjesë e barabartë e Danimarkës, e nga viti 1979 fiton autonomin lokale. Në sajë të refrendumit të mbajtur në vitin 2008, nga viti 2009 funksionon qeverisja lokale, ndërsa në ingjerencë të Danimarkës mbesin politika e mbrojtjës dhe ajo e jashtme.

Grenlanda në verë(foto nga sateliti)

Minerale të pashfrytëzuara

Grenlanda mban burime minerale të gjëra, kryesisht të pashfrytëzuara, duke përfshirë elementë të rrallë të tokës, grafit, litium dhe minerale të tjera kritike. Madje këto burime mund të luajnë një rol kyç në të ardhmën e energjisë së gjelbër, teknologjisë dhe zinxhirëve globalë të furnizimit-duke e bërë Grenlandën një pikë të nxehtë potenciale për zhvillim strategjik.

Vizita që  shqetësoj opinionin

Pas vizitës së nënpresidentit amerikan Xhej Di Vens  dhe delegacionit të tij në Grenlandë në fund të muajit mars ku kanë vizituar  bazën ushtarake amerikane “Pitiffuk”, ka nxitur shqetësim ndaj qytetarëve në Grenlandë dhe në Danimarkë. Dhe një shqetësim bazohet në sajë të rrethanave gjeopolitike ku kjo ujëdhesë është ne interesin  jo vetëm të amerikanëve.

Përveç aspektit strategjik, analistë të ndryshëm cekin se çështje kryesore është pasuria minerale e nëntokës së Grenlandës, sepse nga 76 miniera të cilët kanë koncesione për eksploatim të xehës, vetëm një është në pronësi të SHBA-ve.Ndonëse ujëdhesa është e pasur me minerale, naftë e gaz natyror, por zhvillimi është i ngadaltë, sepse shumica e kompanive të xeherorëve janë australiane, kanadeze apo britanike, ndërsa investimet amerikane në sektorin e xehtarisë janë të kufizuara. Personi i dytë i SHBA-ve ka porositur haptas se Amerika duhet të marrë kontrollin mbi Grenlandën, me  qellim për “ të ndalur kërcnimet që vijnë nga Kina dhe Rusija”.

Deklaratat e tilla në dy tre muajt e fundit të përkujtonë shek.XIX, kur në këtë formë janë sjellur vendet e mëdha ndaj vendeve të vogla dhe të dobëta, që ishte „veprim normal“ për atë kohë, që ka të bëjë me kohën e kolonializmit përkatësisht të imperijalizmit.

Por, duhet cekur se në kohën tonë kërcnimi aktual nga zyrtarët amerikanë  është befasi sepse kemi të bëjmë me ndryshim të retorikës dhe të politikës  ndaj aleatëve pas Luftës së Dytë Botërore. Madje ky është rast i veçantë se kemi të bëjmë me konflikt të mundshëm në mes dy anëtarëve të NATO-s.

Trampi paralajmëron aneksimin e Grenlandës

Deri sa  Vensi ishte  në vizitë, presidenti I SHBA-ve Donald Tramp iu ka thënë gazetarëve në Shtëpi të Bardhë se SHBA-ve iu duhet Grenlanda për hir“të paqës në tërë botën“. Na duhet Grenlanda, dhe ate me shumë rëndësi, për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet ta kemi Grenlandën. Nuk është pyetja“a mundemi pa te“?-Nuk mundemi, ka deklaruar Trampi, ka informuar Rojtersi.

Nga ana tjetër zyrtarët danez theksojnë se ujdhesa nuk është në shitje dhe nuk mund ti bashkohet  SHBA-ve, por Trampi qartë ka treguar  se dëshiron ta vendosi nën kontrollin e tij. „Na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare e madje edhe për sigurinë ndërkombëtare, dhe punojmë me të gjithë që ta fitojmë“ ka thënl Trampi  duke iu drejtuar në Kongres muajin e kaluar, duke shtuar se:“do ta fitojmë në këtë apo në mënyrë tjetër“. Madje në fund të marsit, presidenti Tramp ka thënë se „është shumë e mundshme që aneksimi i ujëdhesës të ndodhë pa përdorimin e forcës ushtarake“.

Fushata mediatike e aneksimit

Se kemi të bëjmë me një çështje serioze gjeopolitike  dëshmon e dhëna se në lidhje me Grenlandën  bëhët me dije se Shtëpia e Bardhë ka përgatitur një plan zyrtar për të përfituar këtë ujëdhesë arktike nga Danimarka, ku sipas planit të Trampit bashkimi i Grenlandës duhet të bëhët më shumë me“bindje“ e jo me „invazion“.  Nga një plan i tillë Vashingtoni do të inicojë fushaten mediatike që të bindë 57 mijë banorët  ujdhesës  që të kërkojnë nga SHBA të aneksojnë Grenlandën.

Këshilli për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur instrukcione konkrete për agjenci të ndryshme se çka duhet të bëjnë si të avancojnë planin e përgjithshëm për aneksimin e Grenlandës. Më pas përfaqësuesit e qeverisë amerikane do fillojnë të deklarohen se Danimarka, e cila është pronare e ujëdhesës, nuk kujdeset mjaftueshëm për banorët e  saj. Zyrtarët  amerikan  theksojnë se vetëm SHBA mund të mbrojë Grenlandën nga invazioni i  Rusisë e Kinës.

Po ashtu theksohet se është e mundur që administrata e Trampit të premtojë rreth 10 mijë dollar në vit çdo banori të ujdhesës,  që do të zëvendësojë mbeshtetjen e tërësishme prej 600 milion dollarësh që Danimarka në vit ia siguron Grenlandës.

Nuk ka dilemë se një  mbeshtetje e tillë financiare do të jetë nxitje për qytetarët e Grenlandës të angazhohen për pavarësi të ujdhesës, si dhe të raporteve të tjera  vijuese më SHBA në të ardhmën.

Donald Trump jr. på Grønland.

 Trump i ri në Grønland

„Nuk janë në shitje“

Qytetarët e Grenlandës,  janë të befasur nga retorika aktuale amerikane, sepse deri më tash nga SHBA, askush nuk ka paraqitur pikëpamje të tilla, për të ardhmën e kësaj ujëdhese. Në lidhje me këtë çështje  personalitete të njohura nga Grenlanda, cekin se kjo është toka jonë dhe „ne nuk jemi në shitje“. Madje disa banorë në Nuuk(kryeqytet), kanë vendosur flamujt grenlandezë në borë dhe mbishkrimin në gjuhën angleze:“Toka e jonë. Ardhmëria e jonë“. Edhe hulumtimi i opinionit publik ka dëshmuar ku pothuaj se të gjithë grenlandezët kanë hedhur poshtë idenë që të bëhën pjesë e SHBA-ve.

Protestat e qytetarëve kundër shitjes së vendit

Nga autonomia drejt  pavarësisë

Retorika agresive e Trampit në lidhje me Grenlandën ka nxitur për hulumtimin e opinionit vendas në lidhje me disponimin e qytetarëve për çështjet aktuale. Kështu sipas disa anketave del se rreth 80% e grendlandezëve mbeshtesin pavarësinë nga Danimarka.  Por, një hulumtim i opinionit që është zhvilluar në janar të këtij viti ka treguar se numri i qytetarëve është më i lartë  kundër idesë që Grenlanda të jetë pjesë e SHBA-ve.

Trump-delegasjonen på Grønland i januar.

Pikërisht në mënyrë identike është deklaruar  Jens-Frederik Nilsen kryetari qeverisë së Grenlandës, i zgjedhur pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 mars 2025. Por, nga retorika në praktikën politike të gjeopolitikës amerikane  çështja e Grenlandës si duket është në fillim ndërsa epilogu i saj do zgjasë, por mendoj  jo më shumë se sa mandati katërvjeçar i presidentit Tramp.

(Prill  2025)

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbrëmjen artistike “Një ditëlindje pa Mirush Kabashin”

2

Gjakovë, 23 prill 2025

Në ambientet e Pallatit të Kulturës në Gjakovë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në mbrëmjen artistike “Një ditëlindje pa Mirush Kabashin”, e organizuar në nderim të jetës dhe veprës së aktorit shqiptar, Mirush Kabashi.

Gjatë kësaj mbrëmje, u hap ekspozita fotografike “Mes teatrit dhe filmit”, u promovua libri “Mirush Kabashi – Sokrati shqiptar” nga autorja Driada Dervishi, si dhe u shfaq filmi dokumentar “100 maska 1 shpirt”, me regjisor Eliodor Markja.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti gërshetoi figurën e Mirush Kabashit, si figurë patriotike dhe artistike, për të cilin tha se do të studiohet për breza me radhë.

“Mirush Kabashi i ka bërë të dyja: ka qenë një shqiptar patriot në njërën anë, por edhe në anën tjetër një artist i madh, përtej Shqiptarisë si të tillë. Interpretimi i tij si Sokrati prej antikitetit thua se na e rikthen këtë ndërlidhje të jetës së tij me përplot dallgë e mundime, tragjedi familjare dhe një shpirt, i cili nuk jepet asnjëherë saqë është i gjallë edhe sonte këtu midis nesh përmes veprës që e ka lënë dhe përmes trashëgimisë që do të studiohet edhe për shumë e shumë vjet nga breza që do të vijnë dhe pas nesh”, tha kryeministri.

Gjithashtu, ai shprehu admirimin e thellë për artistin Mirush Kabashin, veçanërisht siç tha edhe kryeministri “në një kohë kur po përpiqemi që atë që e ka lidhur edhe jeta e tij familjare, Gjakovën e Shkodrën, t’i bëjmë bashkë edhe me një lidhje hekurudhore, sepse siç do të thoshin shkodranët “Kur bashkohet Shkodra me Gjakovën, Gjakova me Shkodrën, atëherë restaurohet zemreku i kombit shqiptar”, përmbylli kryeministri Kurti fjalën e tij në kuadër të kësaj mbrëmje të veçantë artistike.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Mirëmbrëma të gjithëve!

Unë me kaq sa pashë u kënaqa dhe është një nder i madh që jemi bashkë sonte këtu.

Ju kërkoj falje që u vonova për shkak se ishim në Prizren, në dy aktivitete atje.

Pa dyshim që ka një lidhje të fuqishme dhe të vjetër midis politikës dhe teatrit, saqë besoj se kanë të njëjtën moshë prej antikitetit. Edhe politika është një lloj shfaqjeje ku njerëzit shprehen, shpalosin shpirtin e tyre, qëllimet, por në të njëjtën kohë edhe politika ndikon te teatri, te kultura, tek ajo se çka ndodh në jetën tonë shpirtërore, se si zhvillohet shoqëria varësisht prej ëndrrave dhe dëshirave që kanë njerëzit.

E Mirush Kabashi i ka bërë të dyja: ka qenë një shqiptar patriot në njërën anë, por edhe në anën tjetër një artist i madh, përtej Shqiptarisë si të tillë. Interpretimi i tij si Sokrati prej antikitetit thua se na e rikthen këtë ndërlidhje të jetës së tij me përplot dallgë e mundime, tragjedi familjare dhe një shpirt, i cili nuk jepet asnjëherë saqë është i gjallë edhe sonte këtu midis nesh përmes veprës që e ka lënë dhe përmes trashëgimisë që do të studiohet edhe për shumë e shumë vjet nga breza që do të vijnë dhe pas nesh.

Andaj, unë jam këtu para jush, jo në një shfaqje po si një politikan, i cili shpreh admirimin më të thellë për Mirush Kabashin, në një kohë kur po përpiqemi që atë që e ka lidhur edhe jeta e tij familjare, Gjakovën e Shkodrën, t’i bëjmë bashkë edhe me një lidhje hekurudhore, sepse siç do të thoshin shkodranët “Kur bashkohet Shkodra me Gjakovën, Gjakova me Shkodrën, atëherë restaurohet zemreku i kombit shqiptar”.

“Azil politik” në Republiken e Klitorisit…!?

0
Shkruen e knon: Lirim Patrioti
__
Autor : Lirim Gashi, Prizren
(satirë politike dhe erotike)
__
* Satirë e shkruar në shqip, serbisht, gjermanisht , anglisht dhe norvegjisht.
__
Kur trekëndëshi magjik i një gruaje shndërrohet falë orgazmës në një det prej mjalti të shkrirë, atëherë thithka e epshit, e quajtur klitoris, bëhet një ishull me majë të mprehtë si të gjilpërës.
Eh, pikërisht në atë ishull do të doja të jetoja gjithë jetën – dhe pas vdekjes.
Dhe nuk do ta ndërronja as nëse dr. Shefqet Krasniqi do të m’i ofronte çelësat e parajsës myslimane, ashtu siç Edi Rama ia dha çelësat e Tiranës shqiptare Goran Bregoviqit.
Kur trekëndëshi magjik i gruas shndërrohet në një oqean të përbërë jo nga mjalti i bletëve, por nga ai i shpirtërave të djegur prej epshit, atëherë klitorisi – ajo perandori e vogël ndjesish dhe vërshimesh pasioni – bëhet një ishull me majë të mprehtë si të gjilpërës, një lloj Everest-i i vullkanit erotik që fton pelegrinët e shpirtit e trupit në një haxh të përjetshëm.
E unë, ky udhëtar i lodhur nga dogmat politike dhe idiotizmat e shekujve, dua ta ngul çadrën time pikërisht në majë të atij ishulli – të jetoj, të vdes, e çdo natë të ringjallem si Feniksi nga hiri i dëshirës!
Dhe nuk do ta ndërroja atë parajsë klitoriale, as nëse dr. Shefqet Krasniqi, me duar që i dridhen si degë pemësh nga frika e orgazmës, do të m’i ofronte çelësat e Xhenetit, duke më kërcënuar me ferrin e dëshirës së kontrolluar. Sepse për mua, ferri është vetëm vendi ku mungon ajo… ajo pika e mprehtë e lumturisë që vuloset me shkronjën G.
Nuk do ta pranoja as kompromisin me politikën e shkundur nga pluhuri i mendjes, ku Edi Rama – kryeministri i pikturës pa pigmente – ia dorëzon çelësat e Tiranës Goran Bregoviqit, ndërsa mua më ndalohet hyrja në ishullin tim erotik vetëm pse s’kam pasaportë patriarkale apo leje nga Këshilli për Moral që kurrë s’ka bërë seks.
E pra jo! Unë zgjedh të jetoj në ishullin tim të dëshirës si Robinson Kruzoja, me një të dashur që nuk është trilluar nga Bibla, as censuruar nga Kurani, por që është zbuluar nga mendje ime e lirë – që ka formën e një laboratori të çmendur ku mendimi erotik është akt revolucionar!
Kur trekëndëshi magjik i gruas – që për hir të saktësisë shkencore duhej të studiohej nga NASA e jo nga imamët e xhamive – shndërrohet në një det mjalti të shkrirë, ku thithkat duken si butona alarmi që nxisin tërmete erotike, atëherë klitorisi bëhet jo vetëm një ishull, por një kontinent i pavarur, me flamur, himn dhe… kod postar.
E unë? Unë aplikoj për shtetësi! Dorëzoj pasaportën e vjetër të Republikës së Dështimeve Politike dhe Seksuale dhe kërkoj azil erotiko-humanitar në Republikën Demokratike të Klitorisit!
Madje, atje bëhem qytetar nderi, paguaj taksa në formë përkëdheljesh dhe votoj çdo katër orë për pozitën e re qeverisëse!
Mos më flisni për parajsën e dr. Shefqet Krasniqit që lexon Kuranin në saunë, ku gratë ndahen në dy kategori: “motra” dhe “shërbëtore të burrave”.
Jo! Nuk dua të hyj në atë xhenet ku premtimi më i madh është një shishe qumështi i përjetshëm dhe 72 virgjëresha që s’dinë çfarë është Wi-Fi.
Dhe nuk e ndërroj ishullin tim as për çelësat e Tiranës që Edi Rama ia jep Goran Bregoviqit, sikur të ishte pronari i mëparshëm i qytetit.
Çfarë pastërtie simbolike: një serb i këndon një qyteti shqiptar, e një shqiptar e pikturon realitetin shqiptar si të ishte kartolinë e Beogradit !
E unë, unë kërkoj vetëm një parcelë në Republikën e Klitorisit që më takon me të drejtën hyjnore të dëshirës dhe humorit.
Po, jam i çmendur – por jam i lirë! Dhe në trurin tim, ai ishull me majë të mprehtë – ajo mrekulli anatomike që meriton Oskar, Nobel dhe Çmimin për Paqe ndërmjet këmbëve – është atdheu im.
Dhe nëse s’më lejojnë të jetoj atje, dhe t’i kem fqinj zotërinjtë Nexhmedinn Shehu , Haki M Sutaj , Bajram Kabashi , Sedat Shabani , Gjokë Paloka , Dragan Grujic , Ibrahim-Miran Kelmendi e kështu me radhë, do ta kërkoj statusin e refugjatit erotik në vendet ku gruaja respektohet si një tempull, e jo si një tel me gjemba!
***
KO ŽELI POLITIČKI AZIL U REPUBLICI KLITORISA?
Autor: Lirim Gashi
(satira)
Kada se magični trougao jedne žene, zahvaljujući orgazmu, pretvori u more istopljenog meda, tada bradavica strasti – klitoris – postaje ostrvo sa oštrim vrhom poput igle.
Eh, upravo na tom ostrvu bih želeo da živim ceo život – i posle smrti.
Ne bih ga menjao ni kad bi mi dr. Šefćet Krasnići ponudio ključeve muslimanskog raja, isto kao što je Edi Rama dao ključeve Tirane Goranu Bregoviću.
Kad se ženski trougao pretvori u okean ne pčelinjeg, već duhovnog meda ispunjenog strašću, klitoris – ta mala imperija senzacija i talasa požude – postaje ostrvo sa oštrim vrhom, kao erotski vulkanski Everst, koji poziva hodočasnike tela i duše na večiti hadžiluk.
A ja, umorni putnik od političkih dogmi i vekovnih gluposti, želim da zabodem svoj šator baš na vrh tog ostrva – da živim, umrem i svake noći se ponovo rodim kao Feniks iz pepela želje!
Ne bih menjao tu klitoralnu rajsku zemlju, čak ni kad bi mi dr. Šefćet Krasnići, sa rukama koje drhte od straha pred orgazmom, ponudio ključeve Dženneta i pretio paklom potisnutih želja. Jer za mene, pakao je samo mesto gde nedostaje ona… oštra tačka sreće koju pečatimo slovom G.
Ne bih prihvatio ni kompromis sa politikom istresenom od razuma, gde Edi Rama – premijer slike bez pigmenata – predaje ključeve Tirane Goranu Bregoviću, dok meni zabranjuju ulazak na moje erotsko ostrvo jer nemam patrijarhalni pasoš ni dozvolu Saveta za Moral koji nikad nije imao seks.
Ne! Ja biram da živim na svom ostrvu želje kao Robinzon Kruso, sa ljubavnicom koju nisu izmislili ni Biblija ni Kuran, već ju je otkrio moj slobodni um – koji liči na ludi laboratorijum gde je erotska misao revolucionarni čin!
Kad se magični ženski trougao – koji bi, radi naučne preciznosti, trebalo da proučava NASA, a ne imami – pretvori u more toplog meda, gde bradavice liče na alarmne dugmiće koji izazivaju erotske zemljotrese, tada klitoris postaje ne samo ostrvo, već nezavisan kontinent, sa zastavom, himnom i… poštanskim brojem.
A ja? Ja podnosim zahtev za državljanstvo! Predajem stari pasoš Republike Političkog i Seksualnog Neuspeha i tražim erotsko-humanitarni azil u Demokratskoj Republici Klitorisa!
Tamo postajem počasni građanin, plaćam porez u obliku milovanja i glasam svakih četiri sata za novu upravljačku poziciju!
Ne pričajte mi o raju dr. Šefćeta Krasnićija koji čita Kuran u sauni, gde su žene podeljene na dve kategorije: „sestre“ i „služavke muškaraca“.
Ne! Ne želim da uđem u taj raj gde je najveće obećanje flaša večnog mleka i 72 device koje ne znaju šta je Wi-Fi.
Ne menjam svoje ostrvo ni za ključeve Tirane koje Edi Rama daje Bregoviću, kao da je prethodni vlasnik grada.
Kakva simbolična čistoća: jedan Srbin peva albanskom gradu, a jedan Albanac slika albansku stvarnost kao da je razglednica iz Beograda!
A ja? Ja tražim samo svoju parcelu u Republici Klitorisa koja mi pripada božanskim pravom želje i humora.
Da, lud sam – ali sam slobodan! I u mom mozgu, to ostrvo sa oštrim vrhom – to anatomsko čudo koje zaslužuje Oskara, Nobela i Nobelovu nagradu za mir među nogama – moj je dom.
Ako mi ne dozvole da tamo živim, i da mi komšije budu gospoda Nedžmedin Šehu, Haki M Sutaj, Bajram Kabaši, Sedat Šabani, Đoko Paloka, Dragan Grujić, Ibrahim-Miran Kelmendi i ostali, tražiću status erotskog izbeglice u zemljama gde se žena poštuje kao hram, a ne kao bodljikava žica!
***
WER WILL POLITISCHES ASYL IN DER REPUBLIK KLITORIS?
Autor: Lirim Gashi
(Satire)
Wenn sich das magische Dreieck einer Frau durch einen Orgasmus in ein Meer aus geschmolzenem Honig verwandelt, wird die Lustnippel – genannt Klitoris – zu einer Insel mit einer Spitze so scharf wie eine Nadel.
Oh, genau auf dieser Insel möchte ich mein ganzes Leben verbringen – und auch nach dem Tod.
Ich würde sie nicht eintauschen, selbst wenn mir Dr. Shefqet Krasniqi die Schlüssel zum muslimischen Paradies anböte, so wie Edi Rama Goran Bregović die Schlüssel von Tirana überreichte.
Wenn das magische Dreieck der Frau sich in einen Ozean verwandelt – nicht aus Bienenhonig, sondern aus der Essenz verbrannter Leidenschaften – dann wird die Klitoris zu einem kleinen Imperium der Empfindungen, zu einem erotischen Vulkan-Everest, der Pilger von Körper und Geist zu einer ewigen Wallfahrt einlädt.
Und ich, ein müder Reisender durch politische Dogmen und jahrhundertelange Idiotie, will mein Zelt genau auf der Spitze dieser Insel aufschlagen – um zu leben, zu sterben und jede Nacht wie ein Phönix aus der Asche der Begierde wiedergeboren zu werden!
Ich würde dieses klitorale Paradies nicht eintauschen, selbst wenn mir Dr. Krasniqi mit zitternden Händen – aus Angst vor dem Orgasmus – die Schlüssel zum Dschennet übergäbe, während er mir mit der Hölle kontrollierter Lust droht. Denn für mich ist die Hölle nur der Ort, an dem das fehlt… dieser scharfe Punkt des Glücks, geprägt mit dem Buchstaben G.
Ich würde auch keinen Kompromiss mit der Politik eingehen, von der nur noch Staub der Vernunft übrig ist – wo Edi Rama, der Premierminister der pigmentlosen Malerei, die Schlüssel von Tirana Goran Bregović überreicht, während mir der Zugang zu meiner erotischen Insel verwehrt bleibt, weil ich keinen patriarchalen Pass oder eine Lizenz vom Moralrat habe, der nie Sex hatte.
Nein! Ich wähle, auf meiner Insel der Lust zu leben, wie ein Robinson Crusoe, mit einer Geliebten, die weder aus der Bibel erfunden noch vom Koran zensiert wurde, sondern von meinem freien Geist entdeckt – einem wahnsinnigen Labor, in dem erotisches Denken ein revolutionärer Akt ist!
Wenn das magische Dreieck der Frau – das zur wissenschaftlichen Genauigkeit besser von der NASA als von Imamen untersucht würde – sich in ein Meer aus geschmolzenem Honig verwandelt, und die Brustwarzen wie Alarmknöpfe wirken, die erotische Erdbeben auslösen, dann wird die Klitoris nicht nur zu einer Insel, sondern zu einem unabhängigen Kontinent – mit Fahne, Hymne und… Postleitzahl.
Und ich? Ich beantrage die Staatsbürgerschaft! Ich gebe meinen alten Pass der Republik des politischen und sexuellen Scheiterns ab und beantrage erotisch-humanitäres Asyl in der Demokratischen Republik Klitoris!
Dort werde ich Ehrenbürger, zahle meine Steuern in Form von Streicheleinheiten und wähle alle vier Stunden eine neue regierende Stellung!
Erzählt mir nichts vom Paradies von Dr. Krasniqi, der den Koran in der Sauna liest, wo Frauen in zwei Kategorien unterteilt sind: „Schwestern“ und „Dienerinnen der Männer“.
Nein! Ich will nicht in ein Paradies, wo das höchste Versprechen eine ewige Milchflasche ist und 72 Jungfrauen, die nicht wissen, was Wi-Fi ist.
Und ich tausche meine Insel nicht gegen die Schlüssel von Tirana, die Edi Rama an Goran Bregović übergibt, als wäre er der frühere Besitzer der Stadt.
Was für eine symbolische Reinheit: Ein Serbe singt einer albanischen Stadt, während ein Albaner die albanische Realität wie eine Postkarte aus Belgrad malt!
Und ich? Ich fordere nur mein kleines Grundstück in der Republik Klitoris – das mir durch das göttliche Recht auf Verlangen und Humor zusteht.
Ja, ich bin verrückt – aber ich bin frei! Und in meinem Kopf ist diese Insel mit der scharfen Spitze – dieses anatomische Wunder, das einen Oscar, einen Nobelpreis und den Friedenspreis zwischen den Beinen verdient – meine Heimat.
Und wenn man mir nicht erlaubt, dort zu leben, mit Nachbarn wie Herrn Nexhmedin Shehu, Haki M Sutaj, Bajram Kabashi, Sedat Shabani, Gjokë Paloka, Dragan Grujić, Ibrahim-Miran Kelmendi und anderen, dann werde ich den Status eines erotischen Flüchtlings in Ländern beantragen, in denen die Frau als Tempel respektiert wird – nicht als Stacheldraht!
***
WHO WANTS POLITICAL ASYLUM IN THE REPUBLIC OF CLITORIS?
By: Lirim Gashi
(satire)
When a woman’s magical triangle, thanks to orgasm, turns into a sea of molten honey, the nipple of passion – the clitoris – becomes an island with a sharp peak like a needle.
Ah, and it’s on that island I want to live my whole life – and even after death.
I wouldn’t trade it even if Dr. Shefqet Krasniqi offered me the keys to the Muslim paradise, just like Edi Rama handed the keys of Tirana to Goran Bregović.
When a woman’s triangle transforms into an ocean – not of beeswax, but of molten spirit and unchained desire – the clitoris, that tiny empire of sensation and lustful waves, becomes an island with a volcanic tip, an erotic Everest that calls pilgrims of body and soul to an eternal pilgrimage.
And I, a weary traveler through the deserts of political dogma and centuries of idiocy, long to pitch my tent atop that island – to live, to die, and to be reborn every night like a phoenix from the ashes of longing.
I wouldn’t exchange this clitoral paradise, not even if Dr. Krasniqi, with trembling hands – terrified of orgasm – handed me the keys to Jannah and threatened me with the hell of repressed desires. Because for me, hell is simply the place where that… sharp point of bliss is missing, the one we stamp with the letter G.
I would never accept a compromise with politics dusted off by reason’s remains, where Edi Rama – the Prime Minister of pigmentless paintings – gives away Tirana’s keys to Bregović, while I’m denied entry to my erotic island for not holding a patriarchal passport or a license from the Moral Council (which, by the way, has never had sex).
No! I choose to live on my island of desire like Robinson Crusoe – with a lover not invented by the Bible or censored by the Qur’an, but discovered by my free mind – a mad laboratory where erotic thought is an act of revolution!
When the magical triangle – which, for scientific accuracy, should be studied by NASA, not the imams – turns into a sea of warm honey and nipples act like alarm buttons that trigger erotic earthquakes, then the clitoris becomes not just an island, but an independent continent with a flag, anthem, and… postal code.
And me? I’m applying for citizenship! I renounce my passport from the Republic of Political and Sexual Failure and request erotic-humanitarian asylum in the Democratic Republic of Clitoris!
There, I become an honorary citizen, pay taxes in caresses, and vote every four hours for a new ruling position!
Don’t talk to me about Dr. Krasniqi’s paradise, where he recites the Qur’an in a sauna and women are classified into two categories: “sisters” and “servants of men.”
No! I refuse to enter a paradise where the grandest reward is a bottle of eternal milk and 72 virgins who don’t even know what Wi-Fi is.
I won’t trade my island for the keys to Tirana, given to Bregović by Edi Rama, as if he were the rightful previous owner of the city.
What symbolic purity: a Serb sings to an Albanian city, while an Albanian paints Albanian reality like a postcard from Belgrade!
And I? I only ask for my parcel in the Republic of Clitoris – a land rightfully mine by divine desire and sacred humor.
Yes, I may be crazy – but I am free! And in my brain, that island with the sharp tip – that anatomical wonder deserving an Oscar, a Nobel, and a Peace Prize between the thighs – is my home.
And if they won’t let me live there, among neighbors like Mr. Nexhmedin Shehu, Haki M Sutaj, Bajram Kabashi, Sedat Shabani, Gjokë Paloka, Dragan Grujić, Ibrahim-Miran Kelmendi and the rest – then I’ll seek erotic refugee status in lands where women are honored as temples, not fenced off with barbed wire!
__
HVEM VIL HA POLITISK ASYL I REPUBLIKKEN KLITORIS?
__
Forfatter: Lirim Gashi (satire)
__
Når en kvinnes magiske trekant, takket være orgasme, blir til et hav av smeltet honning, da blir lidenskapens brystvorte – klitoris – en øy med en skarp spiss som en nål. Eh, det er akkurat den øya jeg gjerne vil bo på resten av livet – og etter at jeg dør. Jeg ville ikke endret det selv om doktoren gjorde det. Šefćet Krasnici tilbød nøklene til muslimsk paradis, akkurat som Edi Rama ga nøklene til Tirana til Goran Bregović.
Når hunntrekanten blir til et hav av ikke bier, men åndelig honning fylt med lidenskap, blir klitoris – det lille imperiet av sensasjoner og bølger av lyst – en øy med en skarp spiss, som den erotiske vulkanske Everst, som inviterer pilegrimer av kropp og sjel til evig pilegrimsreise. Og jeg, en sliten reisende av politiske dogmer og århundrer gammelt tull, ønsker å slå opp teltet mitt på toppen av den øya – for å leve, dø og bli gjenfødt hver natt som en Phoenix av begjærets aske!
Jeg ville ikke byttet ut det klitorale paradislandet, selv om doktoren ville. Sef ćet Krasnici, med hendene skjelvende av frykt for orgasmen, tilbød nøklene til Paradiset og truet med undertrykte begjærs helvete. Fordi for meg er helvetet bare et sted hvor hun er savnet … det skarpe punktet av lykke som vi forsegler med bokstaven G. Jeg ville ikke akseptert et kompromiss med en fornuftig politikk, der Edi Rama – statsministeren for maleri uten pigmenter – overlater Tirana nøklene til Goran Bregovic, mens jeg er forbudt å komme inn på min erotiske øy fordi jeg ikke har patriarkalsk pass eller lisens til Moralrådet som aldri hadde sex. Nei!
Jeg velger å bo på min begjærs øy som Robinson Crusoe, med en elsker som ikke ble oppfunnet av verken Bibelen eller Koranen, men oppdaget av mitt frie sinn – som ligner på et gal laboratorium hvor erotisk tanke er en revolusjonær handling! Når den magiske kvinnetrekanten – som for vitenskapelig presisjon burde studeres av NASA, ikke av imam – blir til et hav av varm honning, hvor vorter ligner på alarmknapper som forårsaker erotiske jordskjelv, da blir klitorisen ikke bare en øy, men et uavhengig kontinent, med flagg, anthem og … etter postnummeret ditt. Hva med deg? Ja søker statsborgerskap! Jeg overgir det gamle passet til republikken politisk og seksuelt svikt og krever erotisk-humanitært asyl i Den demokratiske republikken Klitoris!
Der blir jeg æresborger, betaler skatt i form av kjærtegn og stemmer hver fjerde time på ny lederstilling! Ikke fortell meg om himmelen dr. Sjefen i Krasni ći leser Koranen i badstua, der kvinner er delt inn i to kategorier: «søstre» og «mannetjenere». Nei! Jeg vil ikke inn i den himmelen hvor det største løftet er en flaske evig melk og 72 jomfruer som ikke vet hva Wi-Fi er. Jeg endrer ikke øya selv for nøklene til Tirana som Edi Rama gir til Bregovic, som om han var byens tidligere eier. For en symbolsk renhet: en serber synger til den albanske byen, og en albaner maler den albanske virkeligheten som om det var et postkort fra Beograd! Hva med deg? Jeg leter bare etter min pakke i republikken Klitoris som tilhører meg av den guddommelige retten til begjær og humor.
Ja, jeg er gal – men jeg er fri! Og i hjernen min er den spisse øya – det anatomiske vidunderet som fortjener en Oscar, Nobels og Nobels fredspris – hjemmet mitt.
Hvis de ikke lar meg bo der, og mine naboer skal være herrer av Dragan Grujic Haki M Sutaj Nexhmedinn Shehu Bajram Kabashi Sedat Shabani andre, vil jeg søke status som erotisk flyktning i land hvor en kvinne blir respektert som et tempel, ikke som piggtråd!

Faik Konica hapi epoken e rikrishterizimit të shqiptarëve

Prof. Ass. Dr.Thanas L. Gjika
___

Në historinë e krisherizimit të popullit shqiptar nuk është kuptuar dhe as është vlerësuar si duhet akti i pagëzimit të djaloshit Faik Bej Konica, i cili u konvertua në besimin e krishter katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verë të vitit 1895 kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta në Dizhon (Dijon) të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi.

Ky djalosh koniciot mori mësimet e para në shtëpinë e tij atërore në Konicë, ku u njoh me qytetërimin persian e arab gjatë mësimit të arabishtes, persishtes dhe turqishtes prej një hoxhe të shkolluar e një mësuesi privat. Duke parë zgjuarësinë e tij të veçantë, prindërve të tij iu sugjerua ta dërgonin për studime në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër, ku ai shkoi e jetoi dy vjet. Ky dërgim për vijimin e studimeve në një shkollë katolike jezuite tregon, nga njëra anë tolerancën fetare të prindërve të Faikut dhe nga ana tjatër se mësuesi i tij privat duhet të ketë qenë një katolik (jezuit), shqiptar ose i huaj.

Në Shkodër, kryeqendrën e katolicizmit shqiptar, Faiku ra në kontakt me idetë e qytetërimit evropiano perëndimor, përvetësimit dhe përhapjes së të cilave, si dihet, ai u kushtoi gjithë jetën. Mbas dy vjet ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar studimet në shkollën franceze të Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890, kur ishte vetëm 15 vjec. Në këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas Murat Bej Toptani, me të cilin e lidhën bindjet atdhetare e toleranca fetare. Studimet e plota universitare Faiku i kreu në Universitetin e Dizhonit të Francës në vitet 1890-95 dhe ato pasuniversitare në Paris në vitet 1895-97, më tej ai studjoi dhe në Universitetin Harvard të Bostonit në vitet 1909-1912, vitet e para të emigrimit të tij në SHBA. Gjatë gjithë jetës shkollore Faik Konica ka dalë me rezultate të shkëlqyera, duke dëshmuar për zgjuarsinë dhe aftësitë e tij të vaçanta.

Zgjuarsia e tij e veantë u shfaq jo vetëm në rezultatet e larta shkollore, por dhe në shkrimet e tij publicistike, letrare e shkencore, si dhe në rastin e pagëzimit me vullnetin e tij të lirë si i krishter katolik, në moshën njëzet vjeçare. Një veprim të tillë nuk e kishte menduar asnjë shqiptar tjetër para tij. Pagëzimin e Faik Konicës me emrin Domenik e dëshmojnë dhe disa letra të viteve 1895-97 dërguar shqiptarëve të Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica. Këto letra ruhen edhe sot në dosjen e tij në Arkivin Qendror të Shtetit shqiptar.

Shtysat kryesore që e nxitën këtë djalosh, pinjoll të një familjeje të shquar myslimane, të konvertohej në i krishter, mendojmë se duhen kërkuar në formimin e tij kulturor e shkencor, në përkushtimin atdhetar dhe në intuitën e tij. Pikërisht formimi i tij i gjerë në kulturën romane evropiane, njohja e së kaluarës së popullit të tij dhe përkushtimi ndaj çështjes kombëtare shqiptare, duhet të kenë qenë shkaqet dhe shtysat kryesore, që e nxitën djaloshin Faik Konica të mendonte se hapi i parë për ta shkëputur popullin shqiptar nga zgjedha e gjatë osmane ishte evoluimi i mendësisë fetare, shkëputja prej mendësisë myslimane përmes konvertimit në fenë e të parëve, në fenë e krishtere, në fenë e përbashkët të shqiptarëve të kohës së para pushtimit osman.

Duket qartë se Faik Konica mendonte se shteti i pavarur shqiptar duhej të ishte i njëjtë për nga përkatësia fetare, me shtetin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kur luftohej pushtuesi osman. Ky mendim i tij tregon se ai e lidhte proçesin e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane edhe me kthimin në origjinën e besimit fetar. Këtu ai shihte një nga faktorët kryesorë të unitetit kombëtar të shqiptarëve. Ndasia fetare e popullit shqiptar në të krishterë e myslimanë, e krijuar gjatë pushtimit osman, sipas tij, nuk i shërbente unitetit, por përçarjes kombëtare, pra vonimit të proçeseve çlirimtare. Nuk ka dyshim se një mendim i tillë, ishte një mendim pozitiv, por i parealizueshëm. Pamundësinë e realizimit të këtij mendimi e tregoi dështimi i përpjekjeve të këtij rilindasi për ta kthyer pagëzimin e vet në një lëvizje të mbarë intelektualëve shqiptarë myslimanë…

Mbas pagëzimit, Faiku i propozoi mikut të tij të ngushtë, Murat Bej Toptanit, të pagëzohej dhe ai dhe të dy së bashku të nxisnin miq e shokë të tjerë për t’u pagëzuar dhe ata. Mirëpo Murati iu përgjigj se këtë hap ai nuk mund ta bënte, mbasi të parët që do ta sikterisnin (dëbonin) nga shtëpia do të ishin vëllezërit Frashëri, tek të cilët ishte dhëndër. Murati, pra i dha të kuptonte Faikut se pagëzimi në të krishterë i shqiptarëve myslimanë që jetonin brenda Perandorisë Osmane, ishte një veprim që nuk mund të kryhej, prandaj ai nuk nguli më këmbë për këtë problem…

Djaloshi tiranas Murat Bej Toptani pati të drejtë, atmosfera shoqërore dhe ajo fetare në trojet shqiptare të perandorisë nuk mund të lejonte një kapërcim kaq të madh në ndërgjegjen e shqiptarëve myslimanë, të cilët kishin disa breza që ishin familjarizuar me besimin e ri mysliman.

Ndër kohë duhet të shtojmë se mendimi i Faik Konicës, për t’i pagëzuar shqiptarët myslimanë në të krishterë, me qëllim që të forcohej uniteti kombëtar i popullit shqiptar dhe të ndihmohej proçesi i evropianizimit të mendësisë së tij, ndonëse ishte vërtet mendim i parakohshëm, ai ishte një nga ato mendime, të cilat i paraprijnë kohëve dhe hapin epoka të reja. Kështu, po të shohim ecurinë e mendësisë fetare të shqiptarëve nga viti 1895, viti i pagëzimit të Faik Konicës, deri më sot, do të vemë rè se koha ka punuar për përqafimin e mendësisë së krishtere dhe lënien mënjanë ose braktisjen e mendësisë myslimane.

Le të përmendim disa fakte, pa dashur të nxejmë a fyejmë ndonjë besimtar mysliman, sepse për ne besimtarët e mirë mysliman ashtu si dhe besimtarët e mirë të krishterë, janë njësoj të vlefshëm për shoqërinë shqiptare dhe atë botërore. Madje ne mendojmë se, po aq të vlefshëm mund të jenë dhe jo besimtarët, pra ateistët, kur ateizmi i tyre buron nga bindjet e tyre të sinqerta dhe prapa ateizmit të tyre nuk fshehin mendime djallëzore e interesa të ulta:

1. Që në dhjetëvjeçarët e parë të shtetit të pavarur shqiptar, në familjet myslimane atdhetare, filluan të emëroheshin fëmijët jo me emra të mirëfilltë myslimanë si Muhamed, Myftar, Mahmud, Mehmet, etj, por me emra malesh a lumenjsh (Tomori, Korrabi, Drini, Vjosa, Valbona, Shkumbini, etj); me emra lulesh a stinësh (Lule, Vera, Manushaqe, etj); me emra kafshësh a shpendësh (Luan, Dash, Skifter, Petrit, etj), si dhe me emra të tjerë që nuk kanë lidhje me Kuranin e besimin mysliman si Drita, Shpresa, etj.

2. Ahmet Zogu mbas marrjes së pushtetit në vitin 1925, aprovoi si kalendar zyrtar të shtetit shqiptar kalendarin evropian dhe jo atë mysliman; vendosi heqjen e ferexhesë, etj, masa këto që tregonin synimet e tij properëndimore dhe jo promyslimane aziatike. Kur u shpall mbret ai u martua me një bijë të krishtere hungareze të një familjeje kontësh dhe jo me ndonjë bijë të mbretërve a sheikëve të pasur të botës myslimane. Bijtë e tij i pagëzoi me emra të krishterë. Kurse bijtë e bijve të Mbretit Zog jetojnë si të krishterë e jo si myslimanë.

3. Propaganda komuniste antifetare si dhe proesi i dhunshëm i luftës kundër besimeve fetare gjatë regjimit komunist, ndikoi për dobësimin e besimit fetar tek shqiptarët, por ky proes shkatërrimtar solli dëme më të mëdha tek besimtarët myslimanë, mbasi besimi i tyre ishte një besim më i ri e i kishte rrënjët më të dobta. Populli shqiptar në trojet e veta kishte gati njëzet shekuj që kishte përqafuar fenë e krishtere prej misionarësh të mëdhenj si shën Pali, shën Timoteu, shën Asti, shën Kostandini i Madh, shën Jeronimi, etj. Nga radhët e besimtarëve të krishterë kishin dalë gjatë shekujve shumë bij të shquar, klerikë ose jo, si dhe shkrimtarë e martirë që kishin dhënë jetën për lirinë e atdheut. Kurse pjesa myslimane e popullit shqiptar kishte vetëm dy a tre shekuj që ishte konvertuar dhe këtë konvertim e kishte bërë në shumicën e rasteve nga halli ose nën dhunë. Prej pjesës myslimane të popullit shqiptar bijtë e shquar dhe martirët e lirisë ishin më të pakët, madje shumë komunistë e sigurimsa katilë, që po e mundonin popullin çnjerëzisht, ishin pikërisht nga radhët e familjeve myslimane…

4. Mbas vitit 1992, shkërmoqja e komunizmit në Shqipëri u shoqërua me proesin e kthimit tek besimi fetar. Në këtë proçes u vu re se pati pagëzime të shumë shqiptarëve ish myslimanë në të krishterë, por asnjë shqiptar i krishter nuk u konvertua në mysliman dhe nuk shkoi të frekuentonte ndonjë xhami a teqe.

5. Shkrimtari i talentuar shqiptar Ismail Kadare, edhe pse ishte ateist për nga bindjet fetare, u bëri thirrje shqiptarëve në vitin 1995, pikërisht që nga Franca, prej ku u kishte bërë të njëjtën thirrje një qind vjet më parë Faik Konica, që të ktheheshin në fenë e të parëve duke u pagëzuar si të krishterë katolikë.

6. Sot, mjaft të rinj e të reja, që shkojnë për të punuar a studiuar në vendet e krishtera të Evropës ose Amerikës, po pëlqejnë të pagëzohen si të krishterë, të detyruar nga rrethanat konkrete ose dhe nga bindjet e tyre fetare që po përvehtësojnë aty. Ky fenomen po shtrihet sidomos tek fëmijët që lindin në Greqi, Itali, Gjermani, SHBA, Kanada, etj. Mesa duket, prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre në këto vende të mos jenë të mangët për nga formimi kulturor e fetar në krahasim me fëmijët vendas. Në këto vende flitet e propagandohet jeta e Jezu Krishtit dhe Krishtërimi e jo jeta e Muhametit dhe Myslimanizmi, festohen Krishtlindjet e Pashkët e jo Bajrami, askush nuk bëhet synet, etj. Duket se fëmijët e shqiptarëve në këto vende nuk duan të kenë një edukatë fetare të ndryshme nga fëmijët e vendit ku ata do të jetojnë gjithë jetën.

Shkurt mund të themi se shumica e popullit shqiptar gjatë kohës së sundimit osman, e ndikuar prej mendësisë sunduese myslimane, u detyrua të ndërronte besimin nga i krishter në mysliman. Në atë kohë nuk mund të mburreshe se ishe i krishter, por se ishe mysliman, se ishe i një feje me sunduesin. Ndërsa gjatë viteve të shtetit shqiptar të pavarur, e sidomos sot, kur synimi kryesor mbetet bashkimi me shtetet evropiane, ku sundon besimi i krishter, dashur padashur, shqiptarët po vijojnë proçesin e rikrishterizimit të tyre, atë proçes që e hapi 115 vjet më parë djaloshi njëzet vjecar Faik Konica.

Sot, midis shqiptarëve, nuk përbën mburrje të qenët mysliman. Edhe ky fakt ndikon në largimin nga ai besim, të cilin të parët e tyre e përqafuan nën ndikimin e rrethanave që patën krijuar pushtuesit osmanë.

Mësimi themelor që del nga ky vështrim i shkurtër mbi ecurinë e besimit fetar të shqiptarëve, mendojmë se është ky: shqiptarët, ashtu si dhe qytetarët e tjerë të botës, mund ta ndërrojnë besimin fetar sipas rrethanave në të cilat jetojnë, pa u bërë armiq me bashkëkombasit e vet; por ata nuk mund të ndërrojë përkatësinë kombëtare, mbasi po ta ndërrojnë këtë përkatësi, bëhen armiq të bashkëkombasve të tyre.

Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

0
Nga Aurel Dasareti
___
Të nderuar zonja dhe zotërinj, ju drejtohem shkurtimisht për situatën që ju e dini shumë më mirë se unë. Shqiptarët në Shqipërinë londineze, Kosovë dhe territoret shqiptare të pushtuara janë në fazën e shfarosjes përfundimtare. Shqiptarët po ikin jashtë shtetit, të huajt nga e gjithë bota po hyjnë dhe po zëvendësojnë shqiptarët, tokën e të cilëve do ta trashëgojnë. Tokat tona shpopullohen frikshëm, janë boshatisur. Ne do të vdesim si vend dhe komb sepse jemi shumë budallenj që nuk bashkohemi por vrasim njëri-tjetrin. Ndërkohë, 99% e mediave shqipfolëse (“kombëtare”) janë antishqiptare; pronë e gjysmë-analfabetëve që interesohen vetëm për fitim dhe jo informim për të qenë fuqia mbrojtëse e kombit dhe e vendit; të tilla (portale, revista… që nuk mos botojnë shkrime reale nga disa që nuk kanë konflikt interesi…).
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!
Më poshtë po postoj një artikull që është publikuar në disa portale para disa vitesh. Ngjarjet ndodhën sepse unë dhe sivëllezërit e mi në fushën e betejës, shkuam në vende të huaja (evropiane) ku kishte luftë; Synimi ynë kryesor ishte të praktikonim (të fitonim përvojë) për luftërat që e dinim se do të bëheshin në Kosovë, Kosovën Lindore dhe IRJM.

Shëndet të pashtershëm të gjithë ju (uroj të kaloni mirë), Aurel Dasareti

***

Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, qershor 1994

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

“Nuk është kujtimi i së kaluarës që na bën të mençur, por përgjegjësia për të ardhmen”, – George Bernard Shaw

***
Fëmijët që qajnë, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e masakruara në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës. Kurrë nuk do të harrohet gjaku i viktimave. I atyre që vuajtën më shumë në gjenocidin e fundit të kryer nga forca barbare.

Kjo që shihnim në TV tre vite me radhë i bëri njerëzit normal të çmendeshin nga zemërimi. Gjak. Dhunë. Vend pas vendi. Viktimat e ndryshme. Xhelati i njëjtë. Bota më afër ngjarjeve që i thotë vetes civilizuese, nuk reagon kundër barbarizmit, rrënohet. Menduam.
Prindërit më lutën të mos largohem. Viti 1994, 17 vjeçar. U premtova se do kthehem. E kam përjetuar më parë: Lëvorja e vogël që përpiqet të shkrijë akullin në mua, shuhet.

***

Më në fund, e dëgjoj: tingullin e “mrekullueshëm” të të shtënave me armë! Dhe, a nuk bërtet dikush? Dridhjet në mua. Unë eci më shpejt përmes drurëve të pyllit, dua të vrapojë, por nuk mundem. Duket se këmbët e mia nuk kanë fuqi. Por dëshira e zgjuar në mua nga zhurma e ulërimave, madje mbyt urinë. Një zë i dobët mundohet të më paralajmërojë. E dëgjoj. Dëshira për të mbijetuar fiton kudo.

Një rrafshinë me bar hapet para meje. Tingulli merr më shumë zë. Disa ushtarë ulërijnë. Aty janë, ata! Vëllezërit e fushëbetejës.
Një tufë e vogël e zemëruar, siç isha edhe unë. Ata vijnë duke sulmuar poshtë kodrës. Rreth meje, ka më shumë si unë, që dëshirojmë të ndihmojmë viktimat e gjakatarëve, prandaj me dashje shkojnë kundër britmave të të rinjve vendës që me ato armatime të dobëta përpiqen të mbrojnë veten dhe të afërmit nga kriminelët e luftës.

Të shtëna të pamëshirshme. Flakët dhe tymi. Dhe tinguj trishtimi të vendësve të dëshpëruar që luftojnë për jetën. Nuk mund të qëndroja më. U përpoqa të mbylli gjithçka nga ndjenjat, ndërsa mbaja krahët rreth vetes sikur të ishin një mur që mund të fshihesha pas. Befas, gjithçka u qetësua.

Dridhesha, me gjithë nxehtësinë e verës dhe të valëve nga pylli.

Shikova përsëri drejt pyllit. Shtatë miqtë e mi kishin vrapuar mbrapa drejt të shtënave për të shpëtuar ata që kishin mbetur. Dhe pastaj erdhën këto britma. Diçka e tmerrshme kishte ndodhur brenda…

Vendosa, rroka pushkën, hyra në pyll. U ribashkova me vëllezërit e fushëbetejës. Kjo nuk ishte më shkollë, por realitet.

Disa minuta para fillimit të betejës (përvoja jonë e parë e luftës). Ne të tetë u ulëm këmbëkryq, në një rreth.

Ne i premtuam njëri-tjetrit vëllazëri nën lisin e vjetër duke prerë gishtat e njëri-tjetrit me thikën ushtarake që bartnim në rrip, dhe duke përzier gjakun. Të gjitha dallimet, në klasë, gradë, vendndodhje dhe fe, u mposhtën në atë momentin e ndjenjës së stuhishme të vëllazërimit.

Pak para mesnatës. Ne qëndruam në pozicionin fillestar të frontit duke pritur të sulmojmë.

Divizioni kishte ndryshuar rendin e tij nga mesdita. Tani jo vetëm dy njësi duhet të depërtojnë përpara për zbulimin dhe “pastrimin” e terrenit, por të katër kompanitë, të ndara në dhjetë ekipe luftarake të pavarura.

“Asnjë nuk i shpëton gjallë këtij aksioni”,– kishte thënë koloneli, duke tundur kokën.

Shoku im i fëmijërisë e përgatiste me nervozizëm mitralozin e tij, një MG 42, armën me shpejtësi marramendëse gjuajtjeje.
“Në fund të fundit, ndjehesh mirë pas kësaj bishe,”– më tha ai, duke fryrë një kokërr pluhur nga kyçi.

“Jo aq keq kur e ke këtë armë edhe pse i gjithë terreni është plot me armiq”,– vazhdoi ai.

“Më mirë për ty të zbresësh me këmbët në tokë. Ne mund të flasim për këtë pas gjashtë-shtatë orëve, nëse jetojmë”,– i murmurita unë atij.

Të gjithë (bashkë me luftëtarët vendës) kemi veshur kostume kamuflazhi, nga përkrenare tek çizmet. Dukeshim si astronautë. Një numër pafundësisht i gjatë dhe i barabartë, të armatosur deri në dhëmbë.

“Mbetën tridhjetë sekonda”, mërmëriti togeri, duke qëndruar në mes të “Legjionarit” dhe shokut tim, me pushkën automatike mbi supe dhe kronometrin në dorë. “Përpara!”,– urdhëroi ai, dhe ne si macet u zvarritëm sipër buzës së llogoreve.
Shtresa pas shtresës u zhduk mbi skajin e llogores për gjuajtje dhe u shfaq në errësirë.

Një zjarr i shkurtër, forcë e jashtëzakonshme artilerie gjëmoi në seksionin fqinj, për të mashtruar armikun.

“Kini kujdes nga hedhurinat”,– paralajmëroi “Vëllai Vogël”. “Këtu ka mina. Mund të nuhas erën më të rëndë në dhjetë metra distancë!” Ai u zvarrit para ekipit dhe na udhëzoi përmes fushës së dendur të minave. “Përpara heronj! Ndiqni Vëllain e Vogël!”
Pa u përballur me një rezistencë të madhe, depërtuam nëpër vijën e përparme të frontit dhe erdhëm te një fshat gjashtë kilometra pas vijës së frontit, pas shpinës së armikut.

Ishte shoku i fëmijërisë që zbuloi për herë të parë tanket armike të kamufluara me mjeshtëri…

Me togerin dhe ndihmësin e tij në krye, sulmuam pa pushim nëpër pyje. Me një instinkt të sigurt, ata na çuan nëpër shtigjet e ngushta të kënetës, të cilat shpesh shtriheshin nën ujë.

Mezi sapo kishim arritur në terrenin e hapur, kur katër llamba dritash jeshile u ngritën dhe e kthyen natën në një sallë fantazmë. Fytyrat tona morën një nuancë vdekjeprurëse. Ne shpejt e hodhëm veten në strehim. Sikur një dorë e padukshme të kishte shtypur një buton, papritmas gjithçka rreth nesh ishte gjallë. Zhurmat e fishkëllimës komanduese u dëgjuan nga errësira, dhe ajri u tërhoq nga ulërima dhe bubullima i dhjetëra motorëve. Tanke të rënda armike shkaktuan një lëkundje të fortë dhe toka poshtë nesh u drodh nga artileria e motorizuar që gjëmonte përpara në vijë sulmi.

“Çfarë duhet të bëjmë?” – U ankua njëri prej shokëve, dhe shikoi drejtë tingujve murmuritjeje brenda pyllit.

“Thjesht duhet të qëndrosh mjaft i qetë dhe të numërosh yjet”, u përgjigj “Legjionari”, – “dhe më pas të na ndjekësh kur ne tjerët largohemi nga këtu”.

“Ju vendosni vetë kur do të largoheni prej këtu”, tha Vëllai Vogël, – “por unë largohem tani, sepse për pak kohë do të shfaqet këmbësoria armike, dhe atëherë është një goditje në kokë. Nuk mund të mbetem me ju, sepse i kam premtuar nënës që do të kthehem gjallë në shtëpi”.

“Ku e din ti se po vijnë këmbësoria?”,– pyeti Martini me dyshim.

“Gjysmë ushtari”, ia ktheu Vëllai. “Ti dhe shokët e tu keni ende shumë për të mësuar, gjimnazi ushtarak nuk mjafton, akoma nuk e keni kryer akademinë dhe as që keni përvojë pune. Pas tankeve vijnë zakonisht këmbësoria, ata janë shumë më tepër se ne, dhe nëse na gjejnë këtu, ti do të harrosh të bëhesh hero”.

“Atëherë Zoti na mëshiroftë”, vazhdoi Bamir.

“Aty i kemi ata”,– pëshpëriti Petriti, dhe drejtoi gishtin drejt skajit të pyllit.

Nga pylli u shfaqën një numër i madh figurash në një kolonë të vetme. Këmbësoria armike. Drita plumbash u ngritën në qiellin e natës. Kriminelët zhurmonin si qentë e çmendur: “Uharaaeee…”. Ndërsa qëllonin egërsisht drejt nesh, megjithëse nuk na shihnin.
Ne nuk ngelëm me duart kryq. “Psssttt, mos gjuani deri sa të jap urdhrin, le të afrohen 10-15 metra para jush”– komandoi togeri me zë të ulët. Ushtarët të shtrirë në pozicionin fillestar, i përcillnin urdhrin fqinjit (njëri-tjetrit)…

Përtypja e vdekur metalike e mitralozit bëri jehonë në heshtjen e ftohtë…

Gjithçka u zgjua në një ferr të tmerrshëm. Granata të të gjitha kalibrave të lëruara në tokë…

Kur fjalët u zhdukën, sidoqoftë ishin disa që i gjetën – fjalët që ngushëllonin, fjalët që frymëzuan, fjalët që jepnin shpresë. Kur guximi dështoi, ishin akoma disa që guxuan. Kur lotët rridhnin, kishte nga ata që i mbanin të vetët, dhe më me dëshirë i fshinin ato të mikut…

___

Të nderuar zonja dhe zotërinj, ju drejtohem shkurtimisht për situatën që ju e dini shumë më mirë se unë. Shqiptarët në Shqipërinë londineze, Kosovë dhe territoret shqiptare të pushtuara janë në fazën e shfarosjes përfundimtare. Shqiptarët po ikin jashtë shtetit, të huajt nga e gjithë bota po hyjnë dhe po zëvendësojnë shqiptarët, tokën e të cilëve do ta trashëgojnë. Tokat tona shpopullohen frikshëm, janë boshatisur. Ne do të vdesim si vend dhe komb sepse jemi shumë budallenj që nuk bashkohemi por vrasim njëri-tjetrin. Ndërkohë, 99% e mediave shqipfolëse (“kombëtare”) janë antishqiptare; pronë e gjysmë-analfabetëve që interesohen vetëm për fitim dhe jo informim për të qenë fuqia mbrojtëse e kombit dhe e vendit; të tilla (portale, revista… që nuk mos botojnë shkrime reale nga disa që nuk kanë konflikt interesi…). Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!
Më poshtë po postoj një artikull që është publikuar në disa portale para disa vitesh. Ngjarjet ndodhën sepse unë dhe sivëllezërit e mi në fushën e betejës, shkuam në vende të huaja (evropiane) ku kishte luftë; Synimi ynë kryesor ishte të praktikonim (të fitonim përvojë) për luftërat që e dinim se do të bëheshin në Kosovë, Kosovën Lindore dhe IRJM.

Shëndet të pashtershëm të gjithë ju (uroj të kaloni mirë), Aurel Dasareti

Një takim fort mallëngjyes larg Atdheut

4

Eshref Ymeri

Ne shqiptarët e Shqipërisë Londineze jemi një popull shumë i vogël në numër, por numrin e bashkatdhetarëve të mërguar e kemi shumë të madh.

Për shumë bashkatdhetarë, njëri nga momentet më të komplikuar gjatë zhvendosjes në një vend të huaj, është humbja e lidhjeve me njerëzit e gjakut, me miq, me shokë, me të njohur. Madje edhe atëherë kur vendimi për t’u zhvendosur në një vend tjetër është marrë në një mënyrë të vetëdijshme, qoftë edhe duke pasur përgatitjen e duhur për t’u pështatur në kushte krejt të reja, prapëseprapë, në çaste të caktuara, njeriu fillon të brengoset për atdheun, për njerëzit që ka lënë atje, duke përjetuar emocione të fuqishme.

Domosdo, s’mund të ndodhë ndryshe, sepse dashurinë për atdheun çdokush e fiton që sapo lind, me qumështin e nënës. Prandaj Francis Bekon (1561-1626), filozof dhe historian anglez, personalitet politik, themelues i empirizmit, thotë: 

       “Dashuria për atdheun fillon nga familja”

Përjetimet e mërgimtarit, Zonja Linda Arapi, me një lirizëm karakteristik, i ka pasqyruar në librin me titull “Lulebliri për libra”, të hedhur në qarkullim në Gjermani, për të cilin, në gazetën “ExLibris” të datës 12 prill 2025, është botuar një koment mbresëlënës

Emocionet e mërgimtarit vijnë e bëhen edhe më të fuqishme, kur atje, në vend të huaj, takon  ndokënd nga bashkatdhetarët e vet, të sapoardhur nga atdheu

Tri profesoresha të anglishtes,

si tri sorkadhe mali

Në marsin që kaloi pata një takim tejet mallëngjyes me tri profesoresha të anglishtes, që patën ardhur për të zhvilluar një aktivitet shkencor dhe për të bashkëreferuar për temën Tesol (Teaching English to Speakers of Other Languages) këtu në Kaliforni, në qytetin Llong-Biç (Long Beach), i cili shtrihet në pjesën jugore të qarkut të Los-Anxhelosit, në bregun e Oqeanit Paqësor.

Kush janë këto tri Profesoresha?

Prof.dr. Shpresa Delija

Pas përfundimit të studimeve në vitin 1978 në Fakultetin e histori-filologjisë të Universitetit të Tiranës, Shpresa u emërua mësuese e gjuhës angleze në qytetin e Lezhës, ku punoi  gjatë një periudhe pesëvjeçare. Paskëtaj, duke pasur parasysh rezultatet e larta në fakultet, mësuese Shpresën e emëruan pedagoge të anglishtes në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Këtu punoi vetëm një vit, sepse e transferuan të jepte mësim në Akademinë e Rendit, ku punoi, pesë vjet. Pas kësaj pune 11-vjeçare, Shpresa u emërua pedagoge në Departamentin e gjuhës angleze të Fakultetit të gjuhëve të huaja, ku edhe doli në pension para një viti

Gjatë gjithë kësaj periudhe, pedagoge Shpresa mbrojti disertacionin për gradën “Doktor i shkencave”. Ajo u dallua për një veprimtari mjaft të dendur në procesin e mësimdhënies, të konkretizuar me botimin e shumë artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, për botimin  teksteve mësimore për shkollat dhe për universitetin, në autorësi dhe bashkautorësi, për zhvillimin e një sërë aktivitetesh shkencore, në bashkëpunim edhe me univesitete të huaja.

Duke pasur parasysh punën e saj si pedagoe e talentuar dhe gjithë krijimtarinë e saj shkencore, Departamenti i gjuhës angleze, Këshilli shkencor i Fakultetit dhe i Universitetit, e patën vlerësuar pedagoge Shpresën me titullin “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor-doktor”. Pra, sot Prof.dr. Shpresa Delija është një figurë emblematike, e cila, me punën e saj të palodhur, e ka pasuruar dhe e ka çuar më tej traditën mbresëlënëse të mësimdhënies së trupës pedagogjike të Departamentit të gjuhës angleze, duke filluar nga themeluesi i atij departamenti, Profesor Skënder Luarasi (1900-1982), deri në ditët tona.

Prof.dr. Shpresa Delija ka gëzuar dhe vazhdon të gëzojë gjithë respektin e studentëve për nivelin e lartë shkencor të përgatitjes së saj si pedagoge dhe edukatore e shkëlqyer. Në të njëjtën kohë, edhe Profesore Shpresa ndihet krenare për ish-studentët e saj, të cilët, me punën dhe me përpjekjet e tyre këmbëngulëse, kanë ditur ta gjejnë veten në jetë dhe të arrijnë suksese kudo që japin kontributin e tyre në vendin tonë.

Prof.as.dr. Merita Hoxha

Ka përfundur studimet në vitin 2003 në degën e anglishtes të Fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Deri në vitin 2017 ka punuar mësuese e anglishtes në Shkollën “Naim Frashëri” në Elbasan.  Pas vitit 2017 dhe në vazhdim është lektore me kohë të plotë e Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, si koordinatore e praktikës mësimore dhe si përgjegjëse për koordinimin e kurrikulës midis universitetit, Drejtorisë rajonale të arsimit, shkollave dhe mësuesve mentorë. Është eksperte e njohur në metodologjinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, me një përvojë të pasur në zhvillimin profesional të mësuesve dhe në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për inovacionin në edukim dhe gjuhësinë e aplikuar. Është angazhuar në hulumtime mbi zhvillimin e aftësive shumëgjuhësore dhe edukimin gjithpërfshirës. Prej vitit 2021 dhe në vazhdim është lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, si ligjëruese e lëndës “Metodologji e mësimdhënies dhe e mendimit kritik”. Është ligjëruese e lëndëve:

Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Aftësitë e mësimdhënies.

Kërkimi shkencor në arsim.

Historia e metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës angleze dhe praktika mësimore.

Mësimi i anglishtes në moshë të hershme.

Në vitin 2016 ka kryer Shkollën doktorale në Universitetin Europian të Tiranës, profili pedagogji, ka mbrojtur disertacionin me temë “Portofoli europian i studentëve mësues të gjuhëv dhe mentorimi, faktorë të rëndësishëm në përgatitjen e mësuesve të ardhshëm” dhe ka marrë gradën “Doktor”, si edhe titullin akademik Profesor i asociuar. Është trajnere në nivel kombëtar në disa projekte dhe institucione, si “Këshilli Britanik, Shqipëri”, “Qendra për Lidershipin Shkollor, Shqipëri”, “Diagnostika pedagogjike e shkollës”, “Shkolla e Shekullit 21: mendimi kritik dhe zgjidhja problemore”; “Mësimdhënia dhe të nxënit efikas” etj.

Prej vitit 2020 e në vazhdim është Trajnere kombëtare e licensuar e drejtuesve për modulet dhe e angazhuar në aktivitete të tilla, si:

Zhvillimi i kompetencave të mësuesve për një sistem të plot të vet në Shqipëri.

Menaxhimi i klasës.

Strategjitë gjithpërfshirëse në procesin e mësimdhënies.

Nga përvoja e punësimit përmendet aktiviteti i saj gjatë viteve 2024-2025, si asistente kërkimore me Universitetin  e Oslos, Norvegji.

Profesore Merita, si pedagoge e talentuar dhe me një përvojë të gjatë në punën pedagogjiko-shkencore, ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm me angazhimet e saj në disa projekte kërkimore, si edhe në disa ekspertiza dhe konsulenca.

Ka botuar një sërë artikujsh shkencorë, kapitujsh dhe raportesh brenda dhe jashtë vendit dhe është prezantuese në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtare e Rotary Club, Elbasan që prej vitit 2024, si edhe e Shoqatës “Mësuesit e anglishtes si gjuhë e dytë”.

Prof.as.dr. Ekaterina Strati

Ka përfunduar studimet universitare për “Mësimdhënie e gjuhës angleze” me rezultate të shkëlqyera në vitin 2007, Departamenti i gjuhës angleze, Fakulteti i gjuhëve të huaja, Universiteti i Tiranës. Me diplomimin, në nëntor 2007, filloi punë si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Fakulteti i edukimit, Departamenti i gjuhëve të huaja. Në të njëjtën kohë, ajo është pjesë e stafit akademik, e ftuar në Fakultetin e drejtësisë, Universiteti i Tiranës, që nga viti 2007, ku jep mësime të gjuhës angleze ligjore. Ajo është, gjithashtu, bashkautore e tekstit të anglishtes ligjore, të përdorur në disa universitete në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ajo jep mësim të gjuhës angleze mjekësore në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, një universitet italian, me qendër në Tiranë. Ajo ka arritur rezultate të shkëlqyera në “Programin e studimeve Master” në “Gjuhësi” (korrik 2011) në Departamentin e gjuhës angleze, Fakulteti i gjuhëve të huaja, Universiteti i Tiranës.

Ekaterina ka qenë një nga studentet më punetore dhe serioze. Ka qenë studente e Profesoreshë Shpresës në bachelor dhe në master.

Pas përfundimit të programit Master i Shkencave, ajo vazhdoi studimet me temën e doktoraturës në të njëjtën fushë. Gjithashtu, ajo është autore e disa artikujve në fushën e gjuhësisë dhe mësimdhënies dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të së njëjtës fushë. Për më tepër, ajo mori pjesë në një nga konventat ndërkombëtare më të spikatura në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze, TESOL International Convention & English Language Expo në Dallas, Texas, USA, 21-23 mars 2013, ku ishte bashkëprezantuese e kumtesës shkencore, me titull “Standardet ndërkombëtare në arsim”, bashkë me emra të njohur në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze. Për më tepër, ajo prezantoi një punim në një nga konferencat më prestigjioze, të organizuara në Universitetin e Nevadës, Las Vegas, 18-20 mars 2013. Ajo gjithashtu mori pjesë në projektin EduLaw Erasmus dhe programe të ndryshme mobiliteti, të financuara nga BE. Në qershor 2024 mori titullin akademik Profesor i Asociuar.

Kaliforni, 23 prill 2025

Ndërroj jetë Aleksandri i Shqiptarëve, Biri i Shqiponjës, Kryepeshkopi Ortodoks i Shqiptarëve të Argjentinës dhe Amerikës Latine, shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë

Nga Frank Shkreli

  • Njoftimi për kalimin në amshim të Monsinjor Alejandro(Akeksandër) Greco u botua në portalin e tij (fejsbuk) tre ditë më parë, duke njoftuar komunitetin arbëresh në Argjentinë, anë e mbanë Amerikës Latine dhe botës.  Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, për ndryshe, pasuese e Kishës së Fan Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit amerikan.  Kryepeshkopi i shqiptarëve ortodoksë të Amerikës së Jugut me qendër në Buenos Aires, Aleksandër Greco, ndërroi jetë tre ditë më parë.

Vdekja e tij e parakohshme, domosdoshmërisht, pikëlloi komunitetin artodoks arblëresh në Argjentinë dhe anë e mbanë rajonit, por edhe më gjërë, të gjithë ata që e kishin njohur atë personalisht, ose veprimtarinë e tij atdhetare dhe fetare.  Unë për veprimtarinë e të ndjerit Kryepeshkop Aleksandrin kam dëgjuar dhe kam mësuar shumë nga miku im nga Çamëria martire, Z. Sali Bollati, patriot i nderuar dhe çam i respektuar në komunitetin shqiptaro-amerikane dhe përtej.   Frank Shkreli: Sali Bollati-çam, shiptaro-amerikan, i mbijetuar i gjenocidit grek të 1944. Jo,jo nuk harrohet Çamëria ! | Gazeta Telegraf — Kryepeshkopi Aleksandër ishte shumë i interesuar për Çamërinë dhe për krimet greke atje kundër shqiptarëve çamë, por edhe pa harruar masakrat serbe në Kosovë, por edhe triumfin e lirisë e të pavarësisë së Dardanisë.

Sipas të dhënave të botuara nga vet Kryepeshkopi, në të kaluarën, ai vinte nga një familje me origjinë arbëreshe të jugut të Italisë. Ai ka shkruar se megjithë, “shumë shekujve që kanë kaluar nga koha që familja ime la Shqipërinë, gjithmonë e kemi ruajtur edhe të folurën. Arbëreshët që jetojnë në Amerikën e Jugut e kanë humbur jo pak të folurën shqipe, gjuhën pra, e megjithatë po përpiqem ta rikthej vëmendjen tek ajo”. Ai ka theksuar se familja e tij gjithmonë ka “pasur në ndërgjegjen tonë, tokën e origjinës. Kjo ndërgjegje nuk ka humbur as përgjatë shekujve. Kjo është e rëndësishme për t’ia transmetuar edhe të rinjve tanë. Gjithnjë kam thënë se porta jonë është e hapur për të gjithë ata që kanë gjak shqiptar”, është shprehur ai.

Dera e tij – megjithse larg nga e gjithë bota në jug të Amerikës Latine –ishte vërtetë e hapur për të gjithë shqiptarët pa dallim feje a krahine. Me të drejtë, këto ditë pas largimit të tij nga kjo jetë, burime të ndryshme vërtetojnë ato që dija edhe unë për figurën e tij fetare e patriotike – se ai ishte një personalitet i njohur dhe një udhëheqës i dashur e i respektuar nga diaspora shqiptare në ato anë, por i njohur për patriotizmin e tij edhe anë e mbanë trojeve shqiptare – nga Kosova e deri në Çamëri. Prandaj me humbjen e tij, bota shqiptare kudo ka humbur një udhëheqës të rradhë fetar por edhe një përkrahës të zellshëm të çështjess kombëtare. Si i tillë pra, largimi i tij nga kjo botë, ka lenë një boshllëk të madh në jetën dhe veprimtarinë e Arbëreshëve të Argjentinës, por edhe më gjërë. Nuk jam i sigurt nëse kushdo që të vijë në vend të tij do vazhdojë të punojë me aq zell e dashuri për forcimin e lidhjeve të arbëreshëve me Atdheun e tyre të origjinës – Shqipërinë – por edhe me Kosovën e Çamërinë. Por, uroj që cilido të jetë ai, të vazhdojë në rrugën e përcaktuar nga Kryepshkopi Aleksandër dhe të ndjekë gjurmët e tija në mbrojtje të traditës dhe në kultivimin e gjuhës dhe të identitetit të shqiptarëve të atij rajoni të gjerë.  Një zonë kjo për të cilën, në të vërtetë, nuk mendojmë shumë kur kemi parasysh marrëdhëniet me diasporën shqiptare në botë – por është një komunitet që meriton vëmendjen dhe interesimin – ashtu siç interesohej për shqiptarët kudo, Kryepshkopi Arbëresh Aleksandër i Argjentinës dhe i Amerikës Latine.

Komuniteti Arbëresh i Argjentinës dhe Amerikës Latine, por edhe të gjithë ata shqiptarë që e njohën gjatë viteve, e kujtojnë klerikun e nderuar orthodosk Arbëresh si një klerik me një devotshmëri të thellë fetare dhe kombëtare, por edhe për përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së gjuhës shqipe/arbëreshe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, përfshir Argjentinën e largët. Kujtimi i tij është një trashëgimi për tu ndjekur, jo vetëm nga klerikët e tri feve kryesore të shqiptarëve, por edhe nga liderët politikë se si duhet kujtuar e kaluara historike, përfshir krimet kundër shqiptarëve nga të huajt dhe të vetët. Se si duhet të ruhet tradita dhe si të mbrohet identiteti kombëtar, sidomos në trojet shqiptare, por edhe në diaspora shqipare të largëta si ajo Arbëreshe në Argjentinë dhe Amerikën Latine – të cilës i shërbeu me aq përkushtim e dashuri, Kryepeshkopi Arbëresh, Aleksandëri, Bir i Shqiponjës.

Pushoftë në paqe! Kutimi tij qoftë i përhershëm!

“Krishti u Ngjall!  Me zemër ju uroj Gëzuar Pashkët, Vllëzër dhe Motra dhe Miqtë e mi Shqiptarë Ortodoksë dhe të gjithë atyre që e festojnë ketë ditë, kudo që gjindën, e për shumë vjet! Urime e paqë, bekim dhe dashuri në familjet tuaja.  Përfitoj nga rasti për të përshëndetur me dashuri të gjithë Myslimanët, Bektashianët, Agnostikët, Ateistët dhe të Krishterët, Vëllezërit e mi të gjakut: Urimet më të mira për të gjithë ju! Paqë, lumturi e begati gjithmonë! Rrofshin të gjithë Shqiptarët në të gjithë botën, pa dallim Feje! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar, përgjithmonë! Rroftë Shqipëria Etnike! I Lirisë së Ilirisë. Autoktonus!  Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!” — Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine

Kryepeshkop Aleksandër i Shqiptarëvetë Argjentinës për ÇAMËRINË: 

“Çamëria je Dritë e Kombit Shqiptarĕ! Plagët e Çamëve nuk mbyllën kurr! Çamëria është një plagë e hapur që bleeds në secilin prej nesh! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan! Sotë kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe bota, në Vjetorin Gjenocidi Çam, Gjenocidi shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare 27 / 6 / 1944 – 2020! E gjithë kjo tmerr dhe masakër filloi natën e 27 qershorit 1944, zervistët, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë, të vrarët arritën mbi 600 vetë… Nuk duhet harruar, sepse përmes na vranë, na masakruan dhe na pushtojnë! Duhet ne si Komb të reagojmë për zbardhjen e këtoj krimi njerëzor dhe ta kthejmë Dinjitetin Kombëtarë edhe në Çamëri! Ne të gjithë Shqiptarët e kemi detyrim të bëjmë Homazhe! Nderim e Shumë Respekt pa fund për teë gjithë ata që u perzunë me forcë nga trojet e shtepitë e tyre! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, është Gjak Shqiptari! Çamëria, nuk ju harrojmë, Holokausti i ndërgjegjes njerëzore, klith dhe denoncon! Ditë zije sot për Kombin tonë! As, në asnjë mënyrë ta harrojmë edhe atë të vitit 1914! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martirët e tyre! Homazh për të gjithë ata Martirë që u masakruan! Nderim e Shumë Respekt për të gjithë ata që u përzunë me forcë nga trojet e shtepitë e tyre! Kujto vellëzrit e tij Çam dhe Genocidin e Popullit tonë. Ky eshtë gjak Shqiptari! Nuk duhet harruar Gjenocidiq ë turqit, serbët e grekët, me shekuj kanë berë Gjenocid dhe barbari mbi popullsinë Shqiptare! Lavdi dhe u prehte ne Paqe! I përjetshëm kujtimi! Çamëria ti kthejmë trojet tona te Nenë Shqipëria! Një dhe një mijë herë unë do të përsëris britmën e shenjtë: Lavdi Deshmoreve, përherë Jetën dhe Veprën tënde të Lavdishme të cilat brezat e ardhshëm duhet ti mbajnë si një gjë të Shenjtë për Popullin tonë, qofshin nëse Bektashi, Myslimanë, Ateistë apo të Krishterë, eja afer Gjakut tendë: Çamëria nuk harrohet kurrë! Rrofte Çamëria dhe Çamët! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Rroftë Kombi Shqiptar! Lavdi Dëshmorëve të Kombit që ranë për Çlirimin! Lavdi Dëshmorëve të flijuar në mbrojtje të Atdheut! Gjaku Stërgjyshor i tyre u bëftë pishtar ndriçues për Bashkimin e Popullit dhe të Kombit, në atë natyral! Rroftë Çamëria dhe Çamet! Rroftë Republika e Çamerisë! Rrnoft Çamëria dhe Populli i saj Kreshnik! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë! Rroft Kombi Shqiptare! Rroftë Shqipëria Etnike! I Lirisë së Ilirisë! Autoctonus! Shpirti i Arbërit nuk vdes kurrë! Zoti e Bekofte Racën e bukur Ilire! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët, me gjith Kombin kuq e zi kudo janë në botë!

Nga Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

+Aleksander I Shqiptarëve, Kryepeshkop – Bir i Shqiponjës
Rrofte Shqipëria e Bashkuar!”
#UnëJamÇameria

Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia Imzot

+Aleksander i Shqiptarëve, Kryepeshkop – Bir i Shqiponjës
“Rrofte Shqipëria e Bashkuar!”

Shkelqësia e tij Imzot Aleksander i Shqiptarëve, Kryepeshkop për KOSOVËN, ME RASTIN E PERVJETORIT TË KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI: 

“Ditë të bukura, Miqësi Shqiptare e dashur, gjithandej ku ndodhesh ti. Datat 5, 6 dhe 7 mars, që ndryshe njihen edhe si Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e një epoke të re Historike për Kosovën/Dardaninë, asaj të Lirisë dhe Ribashkimit të Trojeve Shqiptare në një Shtet Kombëtar… Në këto data përkujtimore të flijimit heroik të Familjes Jashari: Nderim, shumë respekt dhe lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari i Madh (28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998). Zoti e shpërbleftë në Parajsë të ndjerin, do ecim nën shëmbullin e tij, do ta kemi përherë busull orientuese të jetës sonë: Lavdi e përjetshme Adem Jashari, Hamëz Jashari, Bacë Ademin dhe familjen së pavdekshme dhe Herojike Jashari, Krenari Shqiptare dhe të gjithe trimave te UÇK që fljuan jetën dhe derdhën Gjakun në Altarin e Lirisë për Kosovë/Dardaninë dhe Shqipëria – Kosova është Shqipëria!

Paqja mbretëroftë mbi tërë Kombin tonë të dashur dhe tërë Njerëzimin, sidomos në Ukrainë dhe popullit të saj Heroik, në këto momente tragjike! Rroft Shqipëria Etnike! Rroftë Dardania Sacra! Rroftë krejt Shqiptaria – Pellazgo – Illyria, një nga shtetet më të vjetra në këtë planet dhe askush s’mund të na hup farën! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë! Besa-besë, Kuq e Zi! Liria e Ilirisë! Autoctonus! Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” Me nënshkrimin e tij:  Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot Kryepeshkop +Aleksander i Shqipatrëve – Bir i Shqiponjës. Instagram@alejandrogreco.oficial

Neoosmanliu i njohur Mulla Osmani ua ndaloi debatuesve në “Kanal 10” ta përdornin termin “islam radikal!”

1
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
TË GJURMOHET UJKU E JO GJURMËT E TIJ
___
Mbrëmë, në debat mbi rrezikun nga Islami radikal [“politiko” / Kanal 10], një hoxhë matrapaz [mullah Osmani], pjesëmarrës në debat, ua ndalojë pjesëmarrësve dhe moderatorit të mos e përdornin cilësimin “Islami radikal”. Mjerim!
Muslimanë të vërtetë, që imitojnë “profetin” Mohamed dhe zbatojnë normat e Kuranit, Siras, Haditheve, Sheriatit, janë Lavdim Muhaxheri dhe gjithë sisoji i tij xhihadist, si ky i dyshuari për vrasjen e rreshterit të policisë, të LAVDISHMIT Muhamet Lika.
Muslimanët simulantë, që vlerësohen si paqësorë dhe tradicionalë, nuk janë muslimanë dhe nuk janë as kontribut i shqiptarëve të kultivuar, por produkt i sundimeve pushtuese, sepse sunduesit donin të mos kishin luftëra fetare në territorin multifetar që e sundonin.
Fatkeqësisht, për mungesë të njohurive të Islamit zanafillor (selefist), atë që e ka sajuar e praktikuar Mohamedi, shumë veta gënjejnë se Islami është fe paqësore, por ja që ca veta janë radikalizuar për qejfi të tyre individual. Kështu po u mundësohen klerikëve të indoktrinojnë e viktimizojnë sa më shumë të ri të cilët eskalojnë në xhihadistë, sepse procesi i indokrinimit në një moment kalon pikën kritike dhe nga vetëpërmbajtja racionale eskalon në xhihadist vrasës – për hir të Allahut…

Radikalizmi islamik po e rrënon Kosovën, përderisa institucionet heshtin…!

1
— Ndërsa ata që duhet të na mbrojnë heshtin, ekstremistët po çorientojnë shoqërinë dhe shkatërrojnë traditat tona
Jam i tronditur, ashtu si shumica e shoqërisë sonë, nga ngjarjet e fundit në Kaçanik. Shteti ynë është në rrezik serioz dhe e ardhmja jonë po kërcënohet thellësisht.
1. Paralajmërimi i vitit 2006
A ka mjaftuar sinjali kur inteligjenca amerikane zbuloi komplotin për atentatin ndaj Presidentit Bush në Tiranë? Ky plan duhej të na mobilizonte për të arrestuar, dënuar dhe, nëse do të duhej, për t’i dërguar në Siri tradhtarët që veprojnë nën petkun e ekstremizmit islamik. Falë bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe inteligjencës amerikane, atentati u parandaluar—por rrënjët e këtyre rrjeteve mbetën të paprekura.
2. Rrjetet ekstreme në Kaçanik
Gjatë gjithë këtyre viteve, Kaçaniku ka njohur përhapjen e kampeve militantësh në malet përreth dhe lidhje mes ekstremistëve lokalë dhe eksponentëve të pushtetit vendor. Nëse shteti ka heshtur ndaj kësaj kërcënimi, sot duhet të bëjë përgjegjës çdo individ që ka kontribuar në krijimin e tyre.
3. Delegacioni i 2019-ës
Në vitin 2019, një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane dhe përfaqësues të disa ambasadave takuan autoritetet lokale dhe klerikët fetarë në Kaçanik—të gjithë mohonin problemin, duke e quajtur atë “të izoluar”. Por ndikimi i rrjeteve siriane mbeti i fortë. Nëse autoritetet heshtën atëherë, sot duhet të veprojmë me gjithë forcën e ligjit.
4. Djegia e Gjykatës (mars 2024)
Kur, në mars 2024, u dogj Gjykata e Kaçanikut, reagimi institucional ishte thuajse i heshtur. Procedurat u bllokuan pa asnjë provë zyrtare, ndonëse qyteti ishte plot dëshmi. Ky dështim paralajmëron se po humbasim kontrollin.
5. Tradhtia e legjendave
Kaçaniku – dikur i lavdëruar në këngë si “Kaçanikë, he shkëmb e gurë” – sot përmendet vetëm si “Kaçanikë, he baltë e çkulë.” Ky qytet i heroizmave historike është shndërruar në djepin e tradhtisë, nën ndikimin e Serbisë dhe Rusisë; aty ku Ibrahim Rugova themeloi shtetin, sot vuan rrënjët e këtij deserti moral.
6. Katalizatori i fundit
Lirimi i një të burgosuri të njohur shërbeu si katalizator për forcat radikale të sponsorizuara nga Serbia e Rusia. Asgjë nuk është më e rrezikshme se thellimi i këtij ndikimi në shoqërinë tonë.
7. Rasti Muhamed Lika
Muhamed Lika u vra më 1 prill 2025 në Kaçanik duke mbrojtur rendin kushtetues—jo në veri, por në jug të shtetit. Vepra e tij meriton nderim si shembull i vlerave që po mbrojmë.
Thirrja për veprim
Në vend që t’u themi partnerëve ndërkombëtarë “e kemi kaluar këtë fazë”, realiteti tregon të kundërtën: themeli i shtetit po dridhet, ndërsa institucionet reagojnë ngadalë. Për të mbrojtur të ardhmen tonë, duhet të veprojmë menjëherë—jo vetëm shteti, por gjithë populli:
1. Media të ndryshojë qasjen ndaj ekstremizmit fetar—të informojë objektivisht dhe të nxjerrë në dritë çdo lidhje me rrjetet radikale.
2. Qeveria të miratojë një plan kombëtar për deradikalizim, duke përfshirë arsimin; mësuesit që propagandojnë doktrina antikushtetuese duhet të largohen.
3. Akademia dhe intelektualët të ngrihen dhe të flasin hapur për orientimin strategjik dhe të ardhmen e Kosovës.
Gjeneratat e reja meritojnë një Kosovë të lirë, demokratike e të sigurt—të lirë nga frika dhe radikalizmi, por me zemër që predikon dashurinë dhe faljen e Zotit.

Legjislaturë e dështuar!

0

Florim Zeqa

Fati e deshi që mbledhja e pestë konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet në ‘Ditën e Bujqëve’. Thellësisht jam i bindur se, sikur të ishin bujqët sot në vend të deputetëve, zgjidhja do të arrihej fare lehtë!

Edhe sot nuk ndodhi mrekullia në Kuvend

Pozicionet e ngurta të partive politike të motivuara nga inatet personale, tashmë janë kthyer në agjenda partiake për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Siq duket, në mungesë të numrave, LVV-së më shumë i konvenon ngërçi politik në Kuvend, pasi e ka pushtetin faktik në Kosovë.

Mungesa e bashkëpunimit mes partive parlamentare, përkatësisht e partisë fituese me partitë e tjera e ka sjellë Parlamentin në këtë situatë bllokuese!

Tashmë një gjë është bërë e qartë, koalicioni LVV-G-A i kanë vetëm 57 numra në Kuvend, numra këta të pamjaftueshëm për zgjedhjen e Qeverisë, por nuk i dimë numrat e partive të tjera opozitare që pretendojnë marrjen e pushtetit me çdo kusht ose dërgimin e vendit në zgjedhje!

Këto do të ishin zgjedhje pa zgjidhje, për shkak se rezultati do të delë përafërsisht i njëjtë!

Bllokimi i zgjedhjes së Kryeparlamentarit është veprim jo demokratik, jo parimorë dhe aspak i menduar mirë politikisht. Njëherit, kjo është një aventurë e rrezikshme me shtetin si produkt i inateve personale me ambicie karrieriste dhe pushtetore, i përcjellur me veprime antikushtuetuese, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin politik dhe të ardhmen e shtetit.

Kjo klasë e politikanëve të papërgjegjshëm janë duke përfituar nga pasiviteti dhe indiferenca e skajshme e elites intelektuale dhe qytetarëve karrshi veprimeve destruktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pa angazhimin e qytetarëve në imponimin e një alternative të re politike, politikanët do të vazhdojnë me lojërat e tyre të rrezikshme në dëm të shtetit, kurse bujqët (në mënyrë figurative) rrezikojnë t’i lënë ndjerrina tokat e Kosovës në shenjë proteste ndaj dështimit të kësaj legjislature!