ARKIVI:
9 Gusht 2026

Neoosmanliu i njohur Mulla Osmani ua ndaloi debatuesve në “Kanal 10” ta përdornin termin “islam radikal!”

Shkrime relevante

Familja Musa, një shekull qëndresë, pune, dije dhe sakrifice

Foto nga  familja e “Rrahim Abdullah Musa dhe Zylfije Musa –...

Kush po e mban peng Kosovën ?

Nga Ramiz Tafilaj Houston, SHBA Tri zgjedhje, institucione të pakonstituuara dhe një shtet...

UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve, por vetëm për ftoi për çlirimin e Kosovës

Bajram Gashi, veprimtar ____ …Nëse gjatë luftës u desh të largoheshin nga UÇK-ja...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
TË GJURMOHET UJKU E JO GJURMËT E TIJ
___
Mbrëmë, në debat mbi rrezikun nga Islami radikal [“politiko” / Kanal 10], një hoxhë matrapaz [mullah Osmani], pjesëmarrës në debat, ua ndalojë pjesëmarrësve dhe moderatorit të mos e përdornin cilësimin “Islami radikal”. Mjerim!
Muslimanë të vërtetë, që imitojnë “profetin” Mohamed dhe zbatojnë normat e Kuranit, Siras, Haditheve, Sheriatit, janë Lavdim Muhaxheri dhe gjithë sisoji i tij xhihadist, si ky i dyshuari për vrasjen e rreshterit të policisë, të LAVDISHMIT Muhamet Lika.
Muslimanët simulantë, që vlerësohen si paqësorë dhe tradicionalë, nuk janë muslimanë dhe nuk janë as kontribut i shqiptarëve të kultivuar, por produkt i sundimeve pushtuese, sepse sunduesit donin të mos kishin luftëra fetare në territorin multifetar që e sundonin.
Fatkeqësisht, për mungesë të njohurive të Islamit zanafillor (selefist), atë që e ka sajuar e praktikuar Mohamedi, shumë veta gënjejnë se Islami është fe paqësore, por ja që ca veta janë radikalizuar për qejfi të tyre individual. Kështu po u mundësohen klerikëve të indoktrinojnë e viktimizojnë sa më shumë të ri të cilët eskalojnë në xhihadistë, sepse procesi i indokrinimit në një moment kalon pikën kritike dhe nga vetëpërmbajtja racionale eskalon në xhihadist vrasës – për hir të Allahut…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Sa i përket islamit politik (në Kosovë) dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti ka filluar të lëshojë pé. Mbetët që shteti të veprojë në përputhje me Kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzore, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.
    ***
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu