ARKIVI:
9 Gusht 2026

“Top Channel” po njollosë, ne nuk u konvertuam, por u rikthyem aty ku na takon e që ndihemi natyrshëm dhe në shtëpinë tonë

Shkrime relevante

Familja Musa, një shekull qëndresë, dije e sakrificë

Luan - Asllan Dibrani, Durrës FAMILJA MUSA – NJË SHEKULL QËNDRESE, PUNE,...

Kush po e mban peng Kosovën ?

Nga Ramiz Tafilaj Houston, SHBA Tri zgjedhje, institucione të pakonstituuara dhe një shtet...

UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve, por vetëm për ftoi për çlirimin e Kosovës

Bajram Gashi, veprimtar ____ …Nëse gjatë luftës u desh të largoheshin nga UÇK-ja...

Bilbil i bukur

Bilbil i bukur Poezi (Kushtuar fëmijëve të diasporës, të cilët, gjatë pushimeve verore,...

Shpërndaj

Reagim ndaj shpifjeve tendencioze të mediumit “Top Channel”
Me indinjatë të thellë, por me qartësi dhe përgjegjësi të plotë publike, reagojmë ndaj lajmit tendencioz të publikuar nga mediumi “Top Channel”, i cili në mënyrë spekulative dhe keqdashëse përpiqet të njollosë një ngjarje madhështore dhe plot dinjitet shpirtëror, kombëtar dhe fetar që u mbajt më 21 prill në Kishën e Shen Abrahamit në Llapushnik.
Së pari, deklarojmë qartë dhe me përgjegjësi publike se gjatë këtij organizimi nuk është transmetuar apo luajtur asnjë lloj muzike, për faktin e thjeshtë se ngjarja ishte një ceremoni e pastër kishtare dhe solemne, e planifikuar që para tre muajsh, shumë përpara se të merrej lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Së dyti, hedhim poshtë me forcë terminologjinë fyese dhe të pavërtetë që përdor ky medium duke i quajtur të pagëzuarit “kriptokatolikë” apo “laramanë”. Po pagëzohen dhe po rikthehen shqiptarë që për breza kanë qenë të shkëputur nga feja e të parëve për shkak të rrethanave historike dhe dhunës së Perandorisë Osmane. Këtu nuk po ndodhin “konvertime”, por rikthime. Rikthime në mënyrë të lirë, vullnetare dhe të mbrojtur me të drejtën kushtetuese dhe ndërkombëtare për lirinë e besimit.
Unë personalisht, dikur kam falur pesë vakte në xhami. Sot jam rikthyer, jo konvertuar, në fenë e gjyshërve dhe stërgjyshërve të mi – Katolicizmin Shqiptar – dhe këtë e kam bërë pa detyrim, me ndërgjegje të plotë dhe me krenari.
I bëjmë thirrje mediumit “Top Channel” të ndalë gjuhën përçarëse, shpifëse dhe pa bazë profesionale. Nëse ky medium ka ende përgjegjësi ndaj etikës mediatike dhe ligjit, e ftojmë të kërkojë ndjesë publike dhe të raportojë drejt mbi ngjarje që janë thellësisht të rëndësishme për identitetin dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve.
Rikthimi i shqiptarëve në Katolicizëm nuk ndalet. Ai do të vazhdojë çdo ditë, me lutje, me besim dhe me dinjitet. Asnjë shpifje nuk mund ta ndalë të vërtetën që po rilind ndër ne.
* Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm
Me 22 Prill 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu