Kreu Blog Faqe 593

Presidentja Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi, Bernard Çobaj

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Çobaj. 

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

 

Presidentja vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në periudha të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në frymën e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Ajo shprehu bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Çobaj do të hapen mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve.

Ja si shërohet verbëria mendore

0
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
Çfarë do të thotë të lakmosh me çdo kusht dhe çmim pushtet absolut politik, dominim ekonomik dhe pasuri të pallogaritshme – duke përdorur jo vetëm argumente të rreme, shpifje dhe të dhëna të trilluara, por edhe racizëm të paskrupullt kundër njerëzve me prejardhje migrante, të cilët bëjnë punët më të rënda fizike që askush tjetër nuk do t’i merrte përsipër – këtë na e dëshmon për mrekulli çdo ditë Donald Trump, presidenti më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kanadaja, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ishte aleati më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara, duke e furnizuar këtë superfuqi me naftën dhe gazin më të lirë në botë – madje shpeshherë në dëm të buxhetit të saj.
Megjithatë, ajo e kishte në fuqi një taksë simbolike për produktet e eksportit amerikan, të cilën kurrë nuk e kishte zbatuar, pasi ishte e lidhur me sasi të paarritshme importi që mund t’i dëmtonin prodhuesit kanadezë.
Por këto sasi mallrash SHBA-të asnjëherë nuk arritën t’i eksportonin në Kanada, që do të thotë se dëmi për SHBA-të nga kjo taksë ishte 0 për qind.
Çfarë bëri Trump?
Ai i gënjeu pa pushim votuesit e tij budallenj, duke u thënë se Kanadaja po i shkaktonte ekonomisë amerikane dëme prej dhjetëra miliarda dollarësh në vit – një gënjeshtër kjo e paturpshme e përmasave të papara.
Çfarë bëri udhëheqësia e shtetit kanadez?
Duke parë se një pjesë e madhe e popullatës amerikane ka një koeficient inteligjence sa organizmat njëqelizorë që shihen vetëm me mikroskop – sepse mashtrohen nga një individ që ka ikur nga spitali psikiatrik dhe që dëshiron me çdo kusht të bëhet presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë – qeveria kanadeze, e cila prej dekadash kishte marrë oferta nga fuqitë e tjera botërore si Kina, India, Indonezia etj., vendosi të mos i refuzonte më ato dne ta shfrytëzonte momentin optimal për ta pasuruar shtetin dhe për t’u hakmarrë ndaj votuesve të Trumpit, ndaj vetë atij dhe ndaj ekonomisë amerikane, duke e reduktuar furnizimin e SHBA-së me gaz dhe naftë për 20%.
Dhe çfarë ndodhi?
Shumë votues të Trumpit, për të mos u ngrirë për vdekje, u detyruan ta kalojnë dimrin në strehimore kolektive ose në institucione fetare – dhe kështu u bënë refugjatë klimatikë në vendin e tyre.
Në anën tjetër, çmimet e energjisë shpërthyen si kurrë më parë dhe brenda disa javësh, qindra mijëra punonjës humbën vendet e punës.
Çfarë do të thotë të lakmosh pushtetin si ujku mishin?
Të duash pushtet absolut, dominim ekonomik dhe pasuri sa për të blerë edhe hënën, e për këtë të përdorësh çdo poshtërsi – nga shpifjet e stërpërsëritura, deri te racizmi që as Hitleri s’do ta kishte përtypur dot – është një art i ndyrë që Donald Trump e ka kthyer në industri hibride.
Ky është presidenti që, po të ishte personazhi kryesor në një triller politik, edhe vetë djalli do ta padiste për plagjiaturë.
Kanadaja – ajo fqinja e qetë, e sjellshme, me më shumë drunj se njerëz – pas Luftës së Dytë Botërore ishte për Amerikën si gruaja besnike për burrin e pashpirt, sepse ia jepte gazin dhe naftën më të lirë në botë, shpesh edhe duke e sakrifikuar buxhetin e saj. Dhe, si çdo grua besnike, ajo nuk ankohej kurrë.
Por ja që Amerika e Trumpit, në vend të falënderimeve, nisi të trillojë drama të stilit të “telenovelave turke”:
Sipas Donald Trump, Kanadaja po ia grabiste miliarda dollarë amerikanëve, njësoj siç fantazojnë disa burracakë që gratë e tyre i tradhtojnë me postierin.
A ishte e vërtetë?
Jo, sepse Kanadaja s’i kishte zbatuar asnjëherë ato taksa simbolike.
Dëmi që Kanadaja ia kishte shkaktuar SHBA-së, ishte 0%.
Pra gënjeshtrat e Trump ishin 100% budallaqe apo më mirë të them sllogane të “gjeniut” që mezi e dallon veriun nga frigoriferi.
Qeveria kanadeze, e lodhur nga marrëzia dhe e bindur se një pjesë e mirë e popullatës amerikane ka IQ sa një makaronë e zier, vendosi të ndërrojë kurs.
Tha: “Mjaft më! Po na qesin mendsh!”
Dhe çfarë bëri?
Shkeli në gaz – jo për t’ua dhënë amerikanëve gazin dhe naftën më të lirë në botë, por për t’ua ndalur atyre. Prandaj e uli furnizimin oër 20%, dhe i tha botës: “Kemi naftë për shitje, por jo për budallenj.”
Dhe atëherë nisi tragjikomedia.
Votuesit e Trumpit, ata që djegin maskat dhe përqafojnë teoritë konspirative si çunat që dhjetë herë radhazi e’kanë përseritur klasën e parë të shkollës fillore, u detyruan të kalojnë dimrin nëpër strehimore, kisha dhe garazhe – duke u bërë refugjatë klimatikë në shtetin e vet.
Po, po! Në vendin më të pasur në botë, ata që brohorisnin për “greatness” mbetën pa ngrohje, pa punë dhe me shpresën se ndoshta Zoti do ua ndizte radiatorët.
Ndërkohë, ekonomia amerikane filloi të pëshpërijë: “Pse më lëndove, Donald?”
Çmimet e energjisë fluturuan, duke vallëzuar si krushqit e pa ftuar në dasmë dhe qindra mijëra punëtorë u larguan nga puna. Mrekullia ekonomike u kthye në tragjedi energjetike.
Dhe ju, shqiptarë të Amerikës, që menduat se Trumpi ishte gjeni:
Mos u mërzitni, se ju keni përjetuar më shumë dimra se truri i tij ngrohje.
Tani hani njësoj mutin e tij… edhe të tuajin – me kripë, me erëza ose me plan, sipas dëshirës.
Sepse siç thotë populli ynë i mençur:
“Kush e blen budallain mbret, ngrohet me zjarrin e tjerëve – derisa t’i digjet shtëpia.”

Në Drenas Ligji si llastiku : Tetëmbëdhjetë muaj me ushtrues detyre, katër muaj pa drejtor! 

0
Komuna e Drenasit, që nga paslufta, duket se është shndërruar në një terren të lirë për lojëra politike dhe administrative, ku ligji shtrihet e tkurret sipas interesit të pushtetarëve. Në këtë oazë të keqqeverisjes lokale, institucionet publike nuk trajtohen si pasuri kolektive në shërbim të qytetarëve, por si pronë private dhe plaçkë për ndarë ndërmjet të “fortëve” të ditës.
Shembujt janë të shumtë dhe të prekshëm kudo që hedh sytë. Por rasti i fundit me Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është dëshmia më e qartë e kësaj papërgjegjësie skandaloze. Ky institucion arsimor, që duhet të jetë shembull i përkushtimit dhe i përgjegjësisë, është lënë tash e katër muaj pa drejtor, një situatë absurde që do të ishte e paimagjinueshme në një vend ku sundon ligji dhe etika institucionale.
Çka është edhe më shqetësuese, kjo nuk është hera e parë që ky gjimnaz përballet me abuzime të tilla. Para këtij boshllëku drejtues, drejtimi i shkollës ishte besuar një personi në mënyrë të kundërligjshme për tetëmbëdhjetë muaj, si ushtrues detyre, pa konkurs e pa transparencë. Ky precedent jo vetëm që përbën shkelje të qartë të ligjit, por edhe dëshmon një mënyrë të të bërit politikë që synon kapjen e çdo cepi të jetës institucionale për përfitime personale e klanore.
Njerëz që e njohin mirë sektorin e arsimit pohojnë se pozitat drejtuese po shndërrohen në objekt kalkulimesh të fshehta, forma të sofistikuara të korrupsionit që e shkatërrojnë sistemin nga brenda. Në vend të drejtuesve të denjë që mund të udhëheqin me vizion e përgjegjësi, kemi zvarritje procedurash që s’kanë të bëjnë me ligjin, por me llogaritjet se kush kë e ka dhe sa vota mund të sjellë.
Në gjithë këtë kaos, pyetja është e thjeshtë: çfarë mesazhi po i jepet nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve? Se arsimi është në plan të dytë? Se drejtësia administrative është thjesht një lojë për të ruajtur pushtetin dhe për të kontrolluar institucionet?
Kur një shkollë lëhet me muaj të tërë pa drejtues, kur procedurat zvarriten me qëllim, dhe kur heshtja është përgjigjja zyrtare, atëherë është mëse e qartë se nuk është fjala për mungesë kapacitetesh por për mungesë vullneti dhe përkushtimi. E kjo, në rastin më të mirë, është papërgjegjësi. Në rastin më të keq – është shkatërrim i qëllimshëm.
Shkolla nuk është tender që pret procedura të pafundme, as pasuri për pazare politike. Është themel i shoqërisë dhe i së ardhmes. Dhe sa herë që një shkollë mbetet pa drejtim, lëngon jo vetëm arsimi, por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Komuna e Drenasit i ka borxh qytetarëve të saj përgjegjësi, transparencë dhe veprim të menjëhershëm. Sepse siç thotë populli: kur mungon maçoku, minjtë bëjnë valle – por në fund shtëpia mbetet rrënojë.

Kryeziu: Bllokada e Kuvendit është politike dhe duhet të tejkalohet

0

Fadil Gashi|Radio Kosova

Profesori i së Drejtës Kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një intervistë për Radio Kosovën, tha se situata aktuale rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë mund të zgjasë pafundësisht, prandaj ajo duhet zhbllokohet.

Kryeziu theksoi se bllokada e krijuar është politike dhe duhet të tejkalohet me vazhdimin e seancës brenda 48 orëve, ashtu siç e përcakton rregullorja e Kuvendit. “Veprimet janë politike, sipas perceptimeve të mia. Kuvendi është duke punuar me rregulloren e Parlamentit, por deputetët nuk e respektuan Rregulloren”, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një intervistë për Radio Kosovën.

“Tani ajo që duhet bërë në fakt, është vazhdimi i seancës çdo 48 orë, deri në zgjedhjen e trupave të Parlamentit, respektivisht krytarit dhe 5 nënkryetarëve”. I pyetur se, LDK, PDK dhe AAK nuk e votuan raportin e Komisionit për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, me arsyetimin e Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij nuk kanë dhënë dorëheqje, Kryeziu u përgjigj: “Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në momentin kur Parlamenti shpërbëhet, përkatësisht shpërndahet, në mënyrë automatike jep dorëheqje e tërë Qeveria, për shkak se Qeveria nuk mund të funksionojë pa Parlament.

Në aspektin e dhënies së dorëheqjes formale me një letër, që është një formalitet, sa vërejta unë, Kurti ka dhënë dorëheqje, kështu që nuk ka telashe juridike. Ai mund të vazhdojë tani si ushtrues detyre, derisa të zgjidhet Qeveria e re. Duhet ta vazhdojë punën, sepse e ka detyrë edhe kushtetuese edhe ligjore”. Për sa i përket afateve ligjore për konsituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, Kryeziu shprehet: “ Po them në mënyrë metaforike: “deri sat ë lodhen”, sepse nuk ka afat kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Afati kushtetues për formimin e Qeveris, ndërkaq, nis të rrjedh vetëm atëherë kur partia më e madhe, përkatësisht Vetëvendosje, ia dërgon emrin Presidentes së vendit dhe nga momenti kur Presidentja e mandaton emrin e Kryeministrit, fillon të rrjedh afati kushtetues dhe në mënyrë akumuluese formimi i Qeverisë duhet të bëhet brenda 60 ditëve, ndryshe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat presidentja duhet t’i shpallë brenda 40 ditëve”.

Dr. Astrit Hasani – Presidenti i parë shqiptar i një Federate Evropiane dhe krenaria e Prapashticës në Gollakun legjendar

0

Nga: Luan Dibrani

Në një moment historik për sportin shqiptar dhe për Republikën e Kosovës, Dr. Astrit Hasani, nga fshati Prapashticë i Prishtinës, është zgjedhur President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF), në Kongresin Zgjedhor të mbajtur në Chisinau, Moldavi. Ky është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për sportin evropian, por edhe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, pasi për herë të parë në histori një shqiptar merr drejtimin e një federate evropiane sportive.

Dr. Hasani është shembulli i njeriut që ka ndërthurur me mjeshtëri edukimin superior, vlerat kombëtare dhe përkushtimin për sportin dhe atdheun. Me magjistraturë të përfunduar në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit, doktoraturë në Universitetin e Varshavës, dhe me një karrierë të gjerë akademike si ligjërues e ekspert në fushën e sportit, Astriti ka ndërtuar një profil ndërkombëtar të respektuar.

“Ylli i Artë” nga Prapashtica

Vitin e kaluar, në Kongresin Evropian të mbajtur në Varshavë, ai u nderua me çmimin e madh “Ylli i Artë”, një vlerësim që përfaqëson jo vetëm suksesin individual, por edhe rrugëtimin e një populli që përmes sportit po afirmohet në skenën ndërkombëtare. Tashmë, Astriti – apo siç po njihet ndryshe “Ylli i Artë” – do të udhëheqë Federatën Evropiane të Peshëngritjes, duke përfaqësuar jo vetëm sportin, por edhe shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës.

Prapashtica – Një vatër e dijes dhe patriotizmit

Dr. Hasani është një bir i denjë i Prapashticës, një ndër fshatrat më të njohur e më përparimtare të Malësisë së Gollakut, i cili historikisht ka dhënë intelektualë, luftëtarë dhe figura të shquara që gjithmonë kanë qenë në ballë të përpjekjeve për liri, drejtësi dhe zhvillim kombëtar.
Prapashtica është tokë e shenjtë për ata që e njohin historinë e Kosovës – një vend që ka rritur bij që e kanë dashur dhe i kanë shërbyer atdheut me krenari, dije dhe përkushtim.

Kontribut në ndërtimin e shtetit të Kosovës

Arritjet e Dr. Hasanit nuk janë thjesht suksese personale – ato janë gurthemel i ndërtimit të Kosovës si shtet i denjë, i barabartë në arenën ndërkombëtare. Ai është dëshmi se përmes edukimit, përkushtimit dhe vizionit, qytetarët e Kosovës mund të arrijnë majat më të larta të suksesit global, në të gjitha sferat e jetës.

Me zgjedhjen e tij si President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astriti ka shënuar një kapitull të ri në historinë e sportit dhe të kombit tonë – një kapitull që shkruhet me krenari, përkushtim dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm.

Urime Astrit – krenaria jonë kombëtare!

Populli i Kosovës, sportistët, intelektualët dhe të gjithë ata që besojnë në një të ardhme të ndritur, i urojnë Dr. Astrit Hasanit suksese të reja në udhëheqjen e sportit evropian.
Le të jetë suksesi i tij një frymëzim për çdo të ri nga Kosova, që beson në ëndrrat e veta dhe është i gatshëm të punojë fort për to.

Çka fshihet pas dështimit të konstituimit të Kuvendit?!

1

Në foto, me Dode Balje-n… Të gjithë “deputetët tonë” shkrihen pas Dudes, e ajo vuan për krijimin e “komunës boshnjake…”, në Kosovën multietnike !

Florim Zeqa

Nga dita e djeshme e kemi një Kuvend të pakonstituar me 120 deputet të barabart pa ndarje pushtet-opozitë! I kemi dy grupacione politike që synojnë marrjen e pushtetit, porqë asnjëra nuk i kanë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë pa deputetët e Listes Serbe!

‘Qeveria në dorëheqje’, vakum i ri institucional

Në këto rrethana të vakumit institucional, pa Qeveri dhe pa Kuvend të konstituar, i vetmi institucion legjitim në vendin tonë mbetet Presidenca fragjile pa kredibilitet të parlamentit të ri.

Në këtë situatë ekzistojnë dy mekanizma që mund të ofrojnë zgjidhje të shpejtë: Gjykata Kushtetuese që determinon afatet ligjore për konstituimin e Parlamentit dhe bashkësia ndërkombëtare e cila e bën presionin imediat tek partitë parlamentare për krijimin e institucioneve të reja, siq kishte ndodhur edhe në të kaluarën pas ndërhyrjes së Ambasades Amerikane në Prishtinë!

Mirëpo kësaj radhe, me administratën e presidentit Trump presioni mund të jetë akoma më i prerë dhe i drejtëpërdrejt për deputetet e Kuvendit, përkatësisht për liderët e partive parlamentare.

Pse fshehet emri i kandidatit për kryeparlamentar?!

Me mosbërjen publike të emrit të kandidatit për kryetar të Parlamentit nga ana e partisë fituese, tentohet të fshihen dy gjëra: e para) mungesa e numrave në Kuvend, dhe e dyta) përfitimi në kohë për mosformimin e institucioneve, pas të cilave Qeveria e Kosovës do të përballet drejtëpërdrejt me administratën e re të BE-së në Bruksel dhe më kërkesat ultimative të administrates së presidentit Trump në Washington!

Në anën tjetër, konsensusi i partive tjera rivale në Kuvend qëndron vetëm në një pikë të vetme, në pengimin me çdo kusht të mandatit të tretë qeverisës të Albin Kurtit, përderisa partia e dytë dhe tretë nuk kanë pajtueshmëri për të parin e qeverisë në rast të dështimit të partisë së parë, kurse partia e katërt shqiptare në Kuvend i mbështetë ato pa kushtëzime. Mbase ky është i vetmi aspekt pozitiv në situatën aktuale.

Pas votimit të parë për verifikimin e mandateve në Kuvend, raporti i forcave në Kuvend është ky: 52 vota për partinë fituese, 57 vota për partitë e tjera jo serbe! Që i bie, se asnjëri kamp politik nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë!

Përballja e këtyre numrave në Kuvend e çon vendin drejt një ngërçi të gjatë politik i cili kërkon ndërhyrje imediate ndërkombëtare ose veprim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 60 ditëve nga dita e djeshme.

Dështimi i konstituimit të Kuvendit për shkaqe procedurale zanafillen e ka tek inatet personale mes liderëve partiak dhe jo vetëm nga fushata elektorale, të cilët janë të gatshëm ta sakrifikojnë të ardhmen e shtetit për egot e tyre personale.

Ndërrojeni emrin, se Preveza është qytet ne Greqi…dhe befasia me emrin tim e djaloshit nga Preveza e Çamerisë, në Aeroportin e Stambollit!

Ne nje koment timin ne postimin ku ishin disa burra me fustanella dhe te cilesuar si burra grek, ndersa une pyeta ku po shini ju grek, komentatori me keshilloi qe te ndroj emerin se emeri im eshte qytet grek… .komentet me tej vazhduan
Kjo ma kujtoi nje ngjarje ne Aeportin e Stambollit rruges Prishtine-Stamboll- NewYork. Para se te vazhdohet udhetimi nga Stambolli edhe njehere kontrollohen dokumentet e udhetimit. Djaloshi i cili merrej me kontrolle kur muar pasaporten time tha dicka qe me quditi shume : “O Preveza, Preveza, nuk e kam ditur qe ka dikush kete emer”, mbeta e habitur “Pse?” pyeta. Ai vazhdoi me nje fytyre nostalgjike “Familja e gjyshes time e babait eshte deportuar nga ai qytet kur jane bere deportimet e popullates jogreke nga Greqia ne Turqi dhe ato biseda e tregimet e gjyshes per ate qytet dhe ato deportime kan qene gjithmone prezente ne familjen tone, gjithemone me mallengjim dhe deshire qe te vizitojme ate qytet” vazhdova dhe e pershendeta “Shpresoj se do te vizitoni vendin e familjes juaj, Preveza eshte qytet i bukur bregdetare”
Bisede interesante qe me la mbrese, malli per vendelindjet e vendet e stergjysherve te lena per shkak te marveshjeve ogurzeza Turko-Greke e Turko-Serbe e te gjitha ne dem te popullates shqiptare kete here nga Çameria e edhe nga Kosova demtuan shume qenjen tone kombetare dhe lan vrage emocianale edhe ne gjenerata te reja siq ishte ky djalosh ne Aeroportin e Stambollit!
Ne deportimet e popullates Çame e qe ishte popullate autoktone shqiptare e besimit islam me mareveshjen Turko-Greke te vitit 1923 u deportuan 400 000 shqiptare ne Turqi dhe nga Turqia ne Greqi rreth 1,6 milion popullate ortodokse. U larguan vendbanoret autokton dhe u zavendesuan me popullate te huaj per ate shtet. Keshtu u formuan keto shtete….duke luajtur me fatin e miliona njerezve!
(ripostim)

Ali Shukrija…, ju flet nga “ahireti”!

0
JU FLET ALI SHUKRIJA NGA BOTA E PËRTEJME
Shokë dhe shoqe:
Unë, Ali Shukrija, biri më besnik ndaj ideologjisë socialiste vetëqeverisëse të Marshall Titos, të cilin e ka lindur ndonjëherë një nënë shqiptare, nuk jam plotësisht i kënaqur me shpejtësinë e zbatimit të diferencimit ideopolitik, ose më mirë të themi, me shpejtësinë e spastrimit të radhëve tona nga nacionalistët, irredentistët dhe separatistët shqiptarë si Ukshin Hoti, Jakup Krasniqi , Nasim Haradinaj , Hidajet Hyseni, Sami Kurteshi, Sak Muji, Ali Hadri, Ali Lajqi, Rexhep Qosja, e kështu me radhë..
Në vend të tyre duhet t’i vendosim bijtë tanë më besnikë si Isa Mustafa, Husamedin Azemi, Sejdo Bajramoviqi, Fatmir Sheholli, Halit Tërnava, Rahman Morina, Hysen Kajdomçaj e të tjerë, të cilët me përkushtimin e tyre të pashoq do ta forcojnë përsëri vëllazërimin dhe bashkimin mes kombëve dhe kombësive tona, ashtu siç e synon edhe i madhi Slobodan Millosheviqi, duke e kufizuar veprimin regresiv dhe antikushtetues të të gjithë armiqve të përmendur më lart, përmes uljes së fuqisë vendimmarrëse të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, dmth, përmes uljes së fuqisë vendimmarrëse të vetë Kosovës si njësi federative, që nuk guxon të ketë kompetenca më të mëdha sesa ato që i ka Republika Socialiste e Serbisë.
Sepse komunistët serbë nuk mund t’ia dëshirojnë të keqen popullit shqiptar të Kosovës, pasi e kanë mësuar t’i përballojë të gjitha llojet e goditjeve – në shpinë, në këmbë, në duar, në pjesët intime – dhe kështu e kanë bërë të papërkulshëm ndaj çdo lloj torture, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt që klubi i boksit “Prishtina”, i përbërë nga të rinj të kalitur në këtë mënyrë, të bëhet kampion i Jugosllavisë në boks pesë herë radhazi.
Prandaj, nëse dikush ju thotë që goditjet e shkopinjve të policisë serbe mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, atëherë duhet menjëherë ta denonconi në polici, sepse ai është armiku juaj i betuar që nuk ju dëshiron të mirën.
Veç kësaj duhet ta dini se mjekësia komuniste dhe policore serbe është një nga më të përparuarat në gjithë botën dhe është krijuar pikërisht për ne shqiptarët, nga dashuria dhe kujdesi i madh për shëndetin tonë, sepse forcon imunitetin më shumë se pickimi i gjarprit që nuk shërohet me serum kali.
Dhe për fund, dua t’u propozoj të gjithë atyre që ende nuk besojnë në përfitimet shëndetësore të pendrekut jugosllav të tipit “Milicija M-79” t’i nënshtrohen një programi eksperimental rehabilitimi:
Tri goditje në ditë – një në mëngjes për t’u zgjuar imuniteti, një në drekë për tretje dhe një në darkë për ëndrra revolucionare!
Dhe për ata që duan rezultate më të shpejta, do të ofrohet paketa “Weekend Spa Special” në Burgun e Gjurakovcit, me goditje të personalizuara nga ish-truprojat e Rankoviqit dhe Millosheviqit, bashkë me masazhin e kokës nga këpucët e Rrahman Morinës.
Në fund të terapisë, çdo pjesëmarrës do të marrë një diplomë me nënshkrimin e vet Slobodan Millosheviqit, të stampuar me gjurmën e çizmes së tij të djathtë, dhe si bonus shpërblyes: një fotografi të Sejdo Bajramoviqit duke qarë nga mallëngjimi teksa jua numëron yjet e Jugosllavisë që i shihni nga shpullat në fytyrë.
Sepse, shokë dhe shoqe, çfarë ju duhet demokracia kur e keni pendrekun që ju bën kampion Europe në rezistencën trupore dhe në idiotësinë kolektive mendore ?
Rroftë vllaznimi dhe bashkimi i popujve sllavë me shqiptarët që nuk guxojnë të ankohen.
Qoftë i lavduar pendreku edukativ, dhe na rroftë përjetësisht terapia kolektive me dajak patriotik!
***
Drugovi i drugarice:
Ja, Ali Šukrija, najverniji sin samoupravnog socijalističkog sistema Maršala Tita, kakvog je ikada rodila neka albanska majka, nisam potpuno zadovoljan brzinom sprovođenja idejno-političkog diferenciranja, ili bolje rečeno, brzinom čišćenja naših redova od albanskih nacionalista, iredentista i separatista kao što su Ukshin Hoti, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hidajet Hyseni, Sami Kurteshi, Sak Muji, Ali Hadri, Mahmut Bakalli, Rexhep Qosja i tako dalje…
Umesto njih, treba da postavimo naše najvernije sinove kao što su Isa Mustafa, Husamedin Azemi, Sejdo Bajramović, Fatmir Šeholli, Halit Tërnava, Rahman Morina, Hysen Kajdomçaj i drugi, koji će svojim nesebičnim zalaganjem ponovo ojačati bratstvo i jedinstvo među našim narodima i narodnostima, onako kako to želi veliki Slobodan Milošević, ograničavajući regresivno i neustavno delovanje svih pomenutih neprijatelja putem smanjenja odlučujuće moći Pokrajinskog Komiteta Saveza Komunista Kosova, tj. putem smanjenja odlučujuće moći samog Kosova kao federalne jedinice, koja ne sme imati veće nadležnosti od onih koje ima Socijalistička Republika Srbija.
Jer srpski komunisti ne mogu želeti zlo albanskom narodu Kosova, pošto su ga naučili da podnosi sve vrste udaraca – u leđa, u noge, u ruke, u intimne delove – i time su ga učinili nepokolebljivim pred svakom vrstom torture, što je direktno uticalo na to da bokserski klub “Priština”, sastavljen od ovako kaljenih mladića, postane šampion Jugoslavije u boksu pet puta zaredom.
Zato, ako vam neko kaže da udarci srpske policijske palice mogu da naškode vašem zdravlju, odmah ga prijavite policiji, jer on je vaš zakleti neprijatelj koji vam ne želi dobro.
Osim toga, treba da znate da su komunistička i policijska medicina Srbije među najnaprednijima u svetu i stvorene su upravo za nas Albance, iz velike ljubavi i brige za naše zdravlje, jer jačaju imunitet više nego ugriz zmije koji se ne leči konjskim serumom.
I za kraj, želim da predložim svima onima koji još uvek ne veruju u zdravstvene prednosti jugoslovenske palice tipa “Milicija M-79” da se podvrgnu eksperimentalnom programu rehabilitacije:
Tri udarca dnevno – jedan ujutru za buđenje imuniteta, jedan u podne za varenje i jedan uveče za revolucionarne snove!
A za one koji žele brže rezultate, nudi se paket “Vikend Spa Specijal” u zatvoru Đurakovac, sa personalizovanim udarcima od bivših telohranitelja Rankovića i Miloševića, zajedno sa masažom glave čizmama Rahmana Morine.
Na kraju terapije, svaki učesnik će dobiti diplomu potpisanu lično od Slobodana Miloševića, overenu otiskom njegove desne čizme, i kao bonus nagradu: fotografiju Sejda Bajramovića kako plače od ganutosti dok vam broji zvezde Jugoslavije koje vidite od šamara po licu.
Jer, drugovi i drugarice, šta će vam demokratija kada imate palicu koja vas čini evropskim šampionima u telesnom otporu i kolektivnoj gluposti?
Živelo bratstvo i jedinstvo slovenskih naroda sa Albancima koji ne smeju da se žale!
Neka je slavna vaspitna palica, i neka nam večno traje kolektivna terapija patriotskim batinama!

Fatwa e re: Xhihadi kundër Izraelit është i detyrueshëm për të gjithë muslimanët

1

FATWA: Kreu i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Sheikh Ali Al-Qaradaghi (majtas) ka shpallur një fetva kundër Izraelit dhe beson se është një detyrë fetare për të gjithë muslimanët që të përfshihen në xhihad të armatosur kundër Izraelit. Foto: (AP Photo/Jehad Alshrafi)

Document.no

Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë (IUMS), një organizatë e lidhur me Vëllazërinë Myslimane, kohët e fundit lëshoi ​​një fatwa që shpallte xhihadin e armatosur kundër Izraelit një detyrë fetare për të gjithë muslimanët.

Fatawaja, e publikuar në faqen zyrtare të organizatës dhe në mediat sociale, e përshkruan Izraelin si një “armik të pafe” dhe u bën thirrje vendeve muslimane të shkojnë në luftë kundër Izraelit për të mbështetur luftën palestineze.

Fatwaja, e lëshuar nga Komiteti i IUMS për Ixhtihad dhe Fatwa, bën thirrje për një bllokadë totale të Izraelit “nga toka, deti dhe ajri” dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme ushtarake nga vendet islamike. Ai ndalon çdo formë të normalizimit me Izraelin dhe u bën thirrje vendeve myslimane të rishqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese të paqes. Për më tepër, ai bën thirrje për formimin e një aleance të unifikuar ushtarake islamike për të mbrojtur territoret islamike.

Organizata është e vendosur në Doha, Katar dhe vendi nuk është distancuar nga fatwaja. Izraeli ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj Katarit për mosdënimin e fatwasë, duke e quajtur atë një “thirrje për vrasje”.

IUMS mbështet Hamasin dhe u jep muslimanëve legjitimitet fetar për të përdorur armë në rezistencën kundër Izraelit. Fatwaja i përshkruan veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza si “gjenocid sistematik” dhe bën thirrje për bojkot të mallrave dhe shërbimeve që mbështesin shtetin izraelit.

Katari ka mbështetur prej kohësh Vëllazërinë Myslimane dhe Hamasin me shuma të mëdha parash dhe burime të tjera.

Në Egjipt, Myftiu i Madh Nazir Ayyad ka lëshuar një kundër-fatwa duke hedhur poshtë thirrjen e IUMS për xhihad të armatosur, duke e quajtur atë “të papërgjegjshme” dhe në kundërshtim me ligjin islamik. Ai thekson se shpallja e luftës mund të bëhet vetëm nga autoritetet shtetërore, jo nga organizatat e pavarura fetare.

IUMS u themelua në vitin 2004 nga teologu egjiptian Yusuf al-Qaradawi, i cili për shumë vite konsiderohej lideri shpirtëror i Vëllazërisë Myslimane. Organizata ka lëshuar më parë fatwa në mbështetje të rezistencës së armatosur kundër Izraelit.

Ny fatwa: Jihad mot Israel er obligatorisk for alle muslimer – Document