Kreu Blog Faqe 592

Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan 2265 hebrenj vendës, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani

Klajd Kapinova, New York 

Duke punuar këto ditë për një punim modest historik, të mbështetur në literaturën e pasur amerikane dhe botnore, sot ndesha disa rreshta te cuditshme në anglisht, që kanë të bëjnë me “persekutimin” ebrejve në Shqipëri (1939-1944), e cila i humb fatkeqsisht seriozitetin temës së Luftës së Dytë Botërore (L2B). 

A është i vërtetë e i dokumentuar “faji” apo fakti “kriminal” se oficeri Reinhard Kops, një agjent SS i inteligjencës naziste gjermane, ka  “vrarë” mijëra hebrenjve në Shqipëri!?

Unë mendoj, se në këtë pikë apo rast kemi të bëjmë me një hipërbolizim apo mashtrim dhe gënjeshtër të trashë, që nuk besoj se e pranojnë sot as vetë ebrejtë që jëtuan në Shqipëri qysh nga viti 1939 dhe gjatë komunizmit të Dullës së Gjisokatrës (1944-1990). Pse!?

Dihet nga të gjithë se Shqipëria dhe Kosova (pra trojet shqiptare), janë i vetmi vend shembull të dalluar për tolerance dhe zemërgjerësi tipike bujare etnike tipike tradicionale shqiptare me popullsi muslimane, që nuk kanë dorëzuar fatmirësisht tek autoritetet ushtarake naziste ose nuk është vrarë asnjë ebrej gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore (L2B). Shqipëria gjatë këtyre dekadave ka fituar disa cmime vlersimi dhe mirënjohje të thellë nga shteti i Israelit, për këtë gjest vërtetë fisnikërie. Atëherë ku i “vrau” oficeri nazist Reinhard Kops mijëra ebrej!? Në Shqipëri asokohe nuk kishte mijëra ebrej, por saktësisht vetëm 2265 vetë.

Qysh ng viti 1939, kanë ekzistuar projekte ndërkombëtare për krijimin e një etniteti hebraik në Shqipëri dhe Qeveria Mbretërore e Ahmet Zogut, i është përgjigjur pozitivisht këtij vullneti. Hebrenjtë hynë në Shqipëri me dokumente të ligjshme dhe me identitet të fshehur, duke i pajisur me pasaporta shqiptare.

Sikurse dihet në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët sikurse dihet botërisht, shpëtuan hebrenj vendës, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.

Një listë prej 2265 emrash të hebrenjve të ardhur në Shqipëri, para dhe gjatë L2B, gjendet qysh prej muajit gusht të vitit 2005 në Memorial Museum of Holocaust.

Në periudhën naziste qeveria dhe Regjenca e quajtën “çështje të brendshme” dhe pjesë të “pavarësisë relative” mbrojtjen e hebrenjve dhe nuk i dorëzuan listat e tyre (shtator 1943, prill 1944, qershor 1944).

Rajhu u tërhoq përballë refuzimit të Tiranës. Asokoke pati një konvergjencë tërësore të të gjithë krahëve dhe orientimeve: antifashistë dhe profashistë; laikë e klerikë; muslimanë e të krishterë; komunistë e nacionalistë; në veri e jug për të mos lejuar prekjen e hebrenjve të strehuar në Shqipëri.

Po ashtu edhe Divizioni SS “Skanderbeg”, i krijuar në Kosovë, nuk ka marrë pjesë në ushtrimin e holokaustit. Në listën prej 801 personash të shoqëruar prej këtij divizioni në gusht 1944 drejt kampit të Saimište-s, i vetmi kamp shfarosjeje në Ballkan, vetëm 35 janë hebrenj dhe nuk është vërtetuar se këta i janë nënshtruar zhdukjes përfundimtare.

Qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë ka qenë i njëjtë. Gjatë vitit 1991 shumë familje dhe individë ebrej u riatdhesuan në Israel.

Autori i këtij shkrimi (K.Kapinova), ka një mik të ngushtë me origjinë ebreje, të quajtur Lulzim Jakueli, me të cilin është rritur në fëmijëri në të njëjtën lagje. Ai është riatdhesuar në vendin e tij në Izrael në vitin 1991. Ai gjithashtu është i martuar me një vajzë nga Tepelena dhe jeton e punon në kryqytetin e vendit Jerusalem…

Qeveria, Listës Serbe: Nuk e duam votën tuaj! Opozita duartroket në errësirë, ja pra me kë qenka Albin Kurti!?

0
Lista Serbe po përpiqet t’ia ngjisë Qeverisë njollën e bashkëpunimit, ndërsa vetë opozita nuk e përtyp dot drejtësinë që më në fund po godet krimin në veri. Deputetët po zgjedhin shtetin – dhe kjo po i dhemb më së shumti atyre që për vite me radhë ushqyen dhe mbrojtën bandat.
E njëjta Lista Serbe, në koordinim me segmente të errëta brenda opozitës dhe ndoshta e shtyrë nga shërbime të huaja ose të paguara, po tenton ta etiketojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Guxo si aleate të saj.
Pse? Sepse ka gjasa që disa deputetë të Listës Serbe të votojnë për Qeverinë e re. Jo nga bindja apo mbështetja – por sepse edhe ata janë lodhur nga kriminelët e Radoiçiqit dhe bandat e Vuçiçit, të cilët më në fund janë ndjekur, burgosur dhe goditur nga shteti ynë.
Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ua tha hapur dhe pa ekuivoke:
“Nuk e duam votën tuaj!”
Por opozita, në vend se të mbështesë pastrimin e veriut nga krimi, zgjedh të manipulojë opinionin publik – duke u përpjekur t’ia mveshë qeverisë “mutin” që vetë e kanë gatuar për më shumë se një dekadë.
E vërteta është e thjeshtë:
Askush nuk mund ta ndalojë një deputet të votojë për kë të dojë.
Nëse ndonjë prej tyre e mbështet Qeverinë Kurti, kjo mund të jetë thjesht shenjë se edhe ata e kanë kuptuar – se në këtë shtet më nuk ka vend për banditë.
Dhe pikërisht kjo i dhemb më së shumti opozitës: që për herë të parë, shteti po funksionon.
-Gërvalla përmend mundësinë që disa anëtarë të Listës Serbe të shkëputen për të manipuluar situatën politike.
Kjo është lojë e ulët për ta diskredituar koalicionin para opinionit shqiptar”, thotë ajo.
-Ajo thotë çë le ta dinë opinjoni i gjërë dhe votusit tonë dhe le të janë të vetdijshem se një votë e tillë mund të ndodhë, por kjo nuk nënkupton bashkëpunim as lutje nga ana jonë përkundrazi nuk e duam votën e tyre.
-Gërvalla thekson se nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe – as tani, as në të ardhmen.

Hajvanati

0

Nga: Lis Bukuroca 

“Hajvanat” qenka ofendim, por jo piskama e akademikut të LDK-së ‘Ta q… tradhtarin e nonës!’?”

Refuzimi i takimit nga Abdixhiku në atë formë dhe me atë arsyetim flet për papjekuri. Në politikë duhet guxim, jo inat! Bashkëpunim, jo distancim! Në politikë nuk ka vend për ndjenja personale dashurie apo urrejtjeje – ekziston ose përgjegjësia për shtetin, ose interesi vetjak dhe abuzimi me pushtetin.

Institucionet demokratike nuk ndërtohen duke sharë nga nëna në Kuvend kryeministrin dhe duke e quajtur atë tradhtar, e më pas duke u viktimizuar pse të paskan quajtur “hajvan”. Nëse “hajvanat” qenka fyerje e madhe, sa arsyetuaka refuzimin e takimit, atëherë pse nuk kërkuat kurrë ndjesë për dhunën verbale, gjuhën e pamatur të vetë LDK-së, e cila i pat paraprirë “hajvanatit”?

Kur është penduar akademiku i LDK-së? Nëse jo, pse jo?

Ju mund të mos e doni Kurtin, mund ta urreni, mund ta refuzoni – por me Vuçiqin jeni ulur dhe i keni dhuruar Republikën Serbe, duke shkelur Kushtetutën 21 herë. Kur keni refuzuar një takim me Vuçiqin? Nëse nuk e keni bërë, pse jo?

Apo me masakrat nuk ndiheni të fyer – ju prek vetëm “hajvanati”?

Për sharje refuzoni takimin, për masakrime, dëbime dhe dhunime, jo, pse?

Pse Abdixhik?

Mund të punosh për Kosovën, ose për Serbinë. Mundësi tjetër nuk ka!

Pse ndiheni të fyer nga “hajvanati”, por jo nga Isa Mustafa – kryetari nderi i LDK-së?

Nga njeriu që kurrë nuk e deshi Rugovën dhe që pothuajse e shkatërroi partinë e tij.

Pse nuk ndiheni të fyer? Kush ju detyron të shpallni “kryetar nderi” një njeri që Rugova nuk e deshi kurrë pranë vetes?

Kush?

Pse nuk ndiheni të fyer nga fakti që ai është sot “kryetar nderi” i LDK-së?

Kisha politike e nisur dhe ndërtuar në kohën e Slobodan Milosheviqit, një mollë e përhershme sherri!

0
“Kisha” politike, si relikt i një të kaluare të afërt!
Kjo “Kishë” politike, gjithnjë kur nisem në ligjerata… ma përkujton regjimin gjakatar të Sllobodan Millosheviqit (për gjeneratën e Tik-Tokut… ai ishte kasapi i pesë luftërave të shkaktuara në Ballkan)!
I cili kur na e mori dhunshëm e me tanke.. edhe ate pak autonomi që e gëzonim deri në vitin 1989 në kuadër të centaur krijesës jugosllave, i nisi themelet e kësaj “kishe” puro politike… e çka është më tragjike në pronen e UP-s!
P.S.Të kuptohemi; s’kam asgjë ndaj Kishave normale, ku njerëzit i lutën Krijuesit të madhërishëm! Jam kundër ambicieve e synimeve që “shtëpitë” e Zotit të keqpërdorën për qëllime ekspansioniste dhe shfrenime politike…

Kujtime…, ja se si talebanët e Naim Ternavës në ditën kur inaugurohej Katedralja Nëna Tereze në Prishtinë, provokonin me xhami përballë saj!

1
Faktet janë kryeneqe, sidomos ato te arkivit tim personal.
Në diten kur po inagurohej Katedralja e Prishtines, perballë saj, në oborrin e Universitetit te Prishtnes, disa mjekerrzi, talebet e Naim Ternaves, kishin ngrehur penjtë dhe kishin fillua mihjen e themeve të xhamisë. Në te njejten kohë Naim Ternava, njeriu i tolerances fetare qe hanger iftar ne Katedrale, kerkonte që xhamia më e mdbe në Prishtinë te ndertohet perballë Katedrales, në oborrin e Fakultetit Filozofik. Per kete kerkesë u mbajt ne atê kohë një protestë xhihadiste, me flamuj te ISIS, ku zëdhensi më i dalluar ishte Halil Kastrati i Jetimave te Ballkanit, jarani i Albin Kurtit dhe i Bekim Jasharit.
Bik-ut nuk i besohet.
*Marrë nga profili në fb i Prof. Hamdi Thaçit
Debate ;

Murtez Zogu

Po pse or profa.Hamdi po në futë në këto,po mos ç’fleto atë arkiv të pluhrosur po rri “zotri”
A beson HAMDI THAÇI, a besoni o ju shiptaret e mi, më kujtohët:
Kur i kam par 5, 6 veta më mjekrra të gjata të zeza si futa, duk prashitur më”krapa” nuk i kishin kazma!!! U trishtova unë kishe kan ardhë prej serbisë, së që janë shqiptar e gropoin në oborrin e F.Filozofik…….!!!!!!!! Në daç besoni në daq jo si mem pas ra në krye mu ka dok.40 minuta paramilitaret serb më.kan mbajt para grykave të kallashnikovit e për atë zot nuk e kam ndi vetin ma keq së në ketë ditë pas shlirimit më pa njez duke gropu në oborrin e fakultetit ku i përfundova studimet!
Mos kjofsha në lekuren e udheheqve kometent.
Ose nuk kisha dasht më shumë vetem një orë në atë moment të isha kopetent zyrtar.!!

Dorëzimi

0

Norvegji

Tonje Brenna (Ap) shndritë në një festë të Bajramit në Skedsmohallen në Lillestrøm të dielën, më 30 mars, dhe në këtë mënyrë i bashkohet linjës së gjatë dhe të turpshme të politikanëve norvegjezë që tallen me Islamin. Vetë ajo i ka hequr këpucët, që me siguri do të thotë se ajo që është normalisht sallë sportive tani konsiderohet xhami, ku qëndroni në bazament. Megjithatë, ky rregull nuk duket se zbatohet për zyrtarët islamikë mjaft të ndyrë që qëndrojnë pas saj, pasi ajo flet para një auditori ku shumë pak norvegjezë do të ishin ndjerë rehat. Brenna është Ministrja e Punës dhe “Përfshirjes”, ku mund të imagjinohej se janë të ashtuquajturat minoritete që përfshihen në Norvegji. Këtu, vetë ministri i Partisë së Punës (AP) duket mjaft i përfshirë në Islam.

Foto: Terje Bendiksby / NTB.

Document.no – Redaksia

Shtëpia ime, altari i shpirtit tim dhe tempulli i ëndërrave të jetës sime

Nga : Arif Ejupi

  • TEMPULLI I ËNDËRRAVE TË MIA

Kjo nuk është thjesht një ndërtesë me mure të çara, dyer të vjetra dhe çati të përkulur nga koha.

Kjo është altari i shpirtit tim, vendi ku u rrita me mungesë të lodrave e gjërave tjera, por me mall dhe dashuri të pafundme.

Në këtë shtëpi, qëndroi e skalitur fëmijëria ime me qeshje të pafajshme, me lot të heshtur, me ëndrra që s’kishin tavan. Ishin këto mure të lyera me gëlqere dhe të përzhitura nga koha që ruanin zërat e prindërve të mi, përkëdheljet e nënës, këshillat e buta të babait. Ata nuk ishin të pasur në gjëra, por ishin të pasur në shpirt e zemër.

Çdo cep i kësaj shtëpie flet me një gjuhë që vetëm unë e kuptoj: për netët kur kulmi pikonte mbi jastëkët tanë të vegjël, për mëngjeset me erën e bukës së ngrohtë dhe duart e nënës që më përkëdhelnin si të isha vetë zemra e saj.

Aty mësova të mos dorëzohem kurrë. Edhe pse muret e saj i rrihte murrlani dhe fërfëllizat, brenda asaj shtëpie mbretëronte dashuria.

Sot, kur shoh fotografinë e saj të rënë gati përtokë, nuk shoh as varfëri, as rrënim. Shoh vendin ku më lindi krenaria, ku më formësua karakteri, ku Zoti më mësoi të jem njeri, edhe kur s’kisha gjë tjetër veç lutjes dhe shpresës.

Kjo shtëpi modeste, që kaloi dekada të tëra përballë erërave e dhimbjeve, nuk u rrëzua kurrë. Sepse u ndërtua jo me tulla e çimento, por me dashuri dhe besim. Dhe prej saj dola unë, që gjatë gjithë jetës u mundova të jetoj me nder dhe dinjitet.

Kur të tjerët shohin një gërmadhë, unë shoh një tempull. Sepse aty filloi gjithçka për mua.

Gjenevë,15 prill 2025

“Sui Generis”? Jo, faleminderit! Duam shtet të denjë, jo karikaturë të pranuar!

1

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj)

Nëse dikush në vitin 2008 e pranonte Kosovën si një “Shtet Sui Generis”, sot, në vitin 2025, kjo tingëllon si një batutë e keqe për një popull që ka derdhur mbi 15 mijë jetë për liri dhe ka mbi 1,600 të zhdukur ende pa varr. Një shtet që e kanë njohur mbi 117 shtete të botës dhe që ende nuk e ka lirinë për të pasur… vetveten! Një “shtet” që ende duhet të kërkojë leje për të reaguar kur i sulmohet territori, kur i bien dëshmorë si polici Bunjaku, e kur në veri shpërthen terrorizmi me “bekimin” e heshtur të atyre që dikur bënin “bombat e demokracisë”. Serbia? Po ajo mbetet ajo e vjetra – nacional-fashiste, e njëjta që përgatiti katër gjenocide në Ballkan, dhe tani me uniforma të reja, po prodhon skenarë të rinj: Banjskë, kanali i Ibër-Lepencit, e madje edhe me magazina armësh që rivalizojnë arsenalin e disa shteteve të NATO-s!

Kush i zbuloi? Policia e Kosovës. Kush reagoi? NATO dhe KFOR – vetëm verbalisht. Kush i dha kriminelit Radojçiq lirinë? Disa “huliganë” vendas, që në vend se të mbrojnë shtetin, u bashkuan me armikun, dhe nëpërmjet një prokurori që shërben si zyrtar noterial i partive – Blerim Jusufi – ia fshin dosjen si me gomë! Mirë se vini në drejtësinë tonë Sui Generis! Në këtë rrëmujë, emra si Xhavit Haliti, Vlora Çitaku, “Rambo” e të tjerë bëhen flamurtarë të “paanshmërisë”, ndërkohë që dënohen ata që guxojnë të flasin me emër e mbiemër për të vërtetën. Dhe pastaj pyesim: pse jemi ende në vendnumëro? Sepse në një shtet me 96% shqiptarë dhe 4% minoritete, minoriteti serb është më i privilegjuar se shumica! Edhe pas akteve terroriste, edhe pas spiunazhit të vazhdueshëm, askush nuk guxon të preki “të shenjtët” e Listës Serbe! Kërkesa jonë është e qartë: jo më privilegje për ata që na vrasin, por të drejta të barabarta për shqiptarët në shtetin e tyre!

Koha është pjekur për një REFERENDUM KOMBËTAR. Po, për të zgjedhur nëse duam të vazhdojmë si një “eksperiment ndërkombëtar” apo të jemi një shtet normal me Kushtetutë, sistem ligjor dhe dinjitet kombëtar! Kur mbi 42% e popullit dhe mbi 48 deputetë mbështesin një drejtim politik pro-Evropian dhe pro-Amerikan, nuk ka më arsye për të pritur. Le të shkojmë përpara me vullnetin e popullit – si gjithë bota demokratike! Dhe po, nëse kërkohet ndryshim kufijsh në Ballkanin Ilirik, le të jetë për bashkimin e trojeve shqiptare në një union evropian të përbashkët – me themele të lirisë e jo të dhunës! Ndërkohë Serbia, që ende kërkon gjak në Bosnjë me terroristin Dodik, që do ndarje, ndasi, ndotje – duhet jo të privilegjohet, por të ndëshkohet!

Dhe për të gjithë ata që ende mendojnë se Vuçiq dhe Daçiq janë “stabiliteti”, kujtojani katër popujt që ndjenë në trupin e tyre zgërbonjat e Millosheviqit. Plani i Ahtisarit duhet të shkojë në arkiv, dhe ne – shqiptarët – duhet të dalim nga statusi i viktimës eksperimentale. Kosova s’mund të jetë më “Shtet Sui Generis” – por Shtet i së Drejtës, i Barazisë dhe i Kombit që e meriton të jetë zot i vetvetes tonë Albi Kurtin ! Kur i ka rregulluar edhe te pranohen proceset me votën e popullit mbi 48 deputet e mbi 42 % vota nga populli i Kosove plus komunitetet tjera ne Referendum Janë pjekur te gjitha rrethanat e te gjitha obligimet qe jemi te gatshëm për REFEREBDUM MBAR te popullit.

Duke i pranuar te gjitha edhe ndryshim te kufijve ne gadishullin Iliro Ballkanik me te gjithë trojet shqiptare te bashkuar ne unioni evropian Ndryshime evropiane e pro amerikane E me dënim te Serbisë nacional fashiste qe po e kërkon neper te gjitha shtetet normale te plantës qe duhet te dënohet Serbia e jo te privilegjohet kur kemi akte terroriste mbi popullin tonë ashtu edhe sherret e luftës prapë ne Bosnje me terroristin tjetër anti Evropë anti Bosnjë e anti njeri Vlladimir Dodik Qe kërkon gjak e ndarje te pjesës serbe nga Bosnja artificiale et serbe.

Ku populli i Serbisë është në këmbë i teri për ndryshime qe te hiqet Vuçiç e Daçiç Qe ishin e mbeten zgërbonjat fizike te gjakpirësit ne katër popuj te ish Sllobodan Millosheviq Presim te largohet plani i Ahtisarit e ne si Shtet e me trojet tona E ti bashkohemi Evropës me te drejta normale e jo sherri anti njerëzor Kosova e pa varur e demokratike Mbi te “Shtet SUI GENERIS”?!!

Luftërat për pushtet vdesin bashkë me liderët e tyre

0

Nga Prof.dr Skender Asani, Shkup

Nëse duam të shmangim përsëritjen e krizave që paralizojnë të ardhmen tonë, duhet të fillojmë të ndërtojmë një politikë me rrënjë të thella kulturore e morale. Sepse ndryshe nga luftërat për pushtet që vdesin me liderët e tyre, vizionet politike të bazuara në vlera që mbijetojnë, rriten dhe bëhen themele të epokave të reja.

Kosova sot ndodhet në një pikë kritike të rrugëtimit të saj shtetformues, ku kriza politike dhe institucionale është bërë simptomë e një sëmundjeje më të thellë që rrezikon strukturat bazë të funksionimit demokratik. Në këtë situatë delikate, analiza e kontekstit përmes një lenteje historike—në këtë rast, dikursi i të menduarit dhe vepruarit përmes kombinimit të rezistencës aktive dhe politikës institucionale —mund të na ofrojë jo vetëm kuptim, por edhe frymëzim për një rrugëdalje. Ky kombinim, me të gjitha sfidat që pati, ishte një filozofi komplekse politike që për një dekatë prodhoi mençurinë e vendimarrjes dhe vendosmërinë e refuzimit të okupimit serb, duke i sjellë Kosovës larine e shumëpritur. Për rrjedhojë u krijuan parakushtet për krijimi e klimës politike e shoëqrore që garantonte balancën e pushteteve dhe mbijetesës përmes transformimeve të vazhdueshme. Nga kjo trashëgimi mund të mësojmë si të ruajmë stabilitetin përmes bashkëpunimit, mençurisë politike dhe prioritizimit të interesit të përbashkët.

Në thelb të mençurisë dhe vendosmërisë ështe ideja e unitetit në diversitet dhe shtetit si arkitekturë morale. Kjo filozofi mund të jetë një busull për politikën kosovare, e cila sot vuan nga antagonizmi ekstrem dhe mungesa e vullnetit për bashkëpunim. Dështimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk është thjesht një incident teknik, por një manifestim i qartë i paaftësisë për të ndërtuar konsensus dhe për të vënë interesin shtetëror mbi atë partiak.

Në këtë dritë, fjala “politikë” duhet rikthyer në kuptimin e saj antik: art i qeverisjes në shërbim të qytetarit dhe për të mirën publike, jo arenë për hakmarrje, inate dhe interesa afatshkurtra. Kjo mënyrë e politkbërjes mbijetoi jo përmes dogmës, por përmes pragmatizmit diplomatik. Në vend që të binte në grackën e ndarjes, kjo politikë kërkoi mënyra për të bashkuar palët e ndryshme përmes interesit të përbashkët. Edhe në momente krize, ajo kishte në qendër komunikimin, fleksibilitetin dhe ruajtjen e rendit.

Në këtë frymë, thirrja  për një klasë të re politike—të bazuar jo në inat, por në ide, jo në përçarje, por në bashkëpunim—është më shumë se një reflektim politik: është një akt diplomatik në vetvete. Është një përpjekje për të rivendosur moralin e politikës si mjet shërbimi, dhe jo pushteti.

Një nga pikat më të forta të politikës së unitetit ështe aftësia për të inkorporuar mendimin ndryshe pa e përjashtuar. Në këtë drejtim, Kosova ka nevojë për një hapje të re në skenën e saj politike: për një dialog të sinqertë dhe të thellë, ku çdo zë që vjen nga qytetari të trajtohet si pjesë e trashëgimisë kombëtare dhe jo si rrezik për rendin.

Retorika e zakonshme e partive, e mbushur me përçmim, mllef dhe premtime boshe, është shenja më e dukshme e një zbrazëtie të vizionit, e cila vetëm sa e thellon hendekun mes qeverisësve dhe qytetarëve. Në këtë pikë, Kosova duhet të ndjekë një rrugë bizantine, jo në kuptimin negativ të fjalës (si intrigë apo manipulim), por si mençuri e përbashkët që ruan themelet e shtetit duke i adaptuar ato në kohë.

“Kosova e para, asgjë tjetër!” — kjo thirrje nuk është vetëm një slogan patriotik, por mund të jetë parimi udhëheqës i një filozofie të re politike, që vendos shtetin dhe qytetarin në qendër, e jo pushtetin dhe privilegjet. Ajo përbën një lloj symponia, siç do ta quanin bizantinët: një harmoni mes politikës dhe shoqërisë, ku secili aktor luan rolin e vet në ndërtimin e një realiteti të përbashkët.

Në përfundim, nëse duam të shmangim përsëritjen e krizave që paralizojnë të ardhmen tonë, duhet të fillojmë të ndërtojmë një politikë me rrënjë të thella kulturore e morale. Vetëm kështu, mund të rifitojmë besimin e qytetarëve, të rikthejmë shpresën, dhe të krijojmë një shtet funksional, të drejtë dhe përfaqësues.

Sepse ndryshe nga luftërat për pushtet që vdesin me liderët e tyre, vizionet politike të bazuara në vlera që mbijetojnë, rriten dhe bëhen themele të epokave të reja.

Shkup, 16 prill 2025

Albin Kurti, Kosova pa Qeveri as për një minutë të vetëm

0

-Si qeveri në detyrë jemi shumë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm që mos të lejojmë vakum institucional, jo për një ditë, jo për një orë,  por as për një minutë të vetëm-

Adresimi i kryeministrit Kurti në mbledhjen e 258-të të Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 16 prill 2025

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra,

Të nderuar punonjës të kryeministrisë,

Të nderuara medie të pranishme,

Të dashur qytetarë, 

Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK, nuk votuan për verifikimin e mandateve të tyre si deputetë. 

Në thelb, ata që nuk pranuan që formalisht të marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. 

Qeveria jonë, ky kabinet qeveritar, është në detyrë dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katërvjeçar. Nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës. 

Krahas përmbushjes së mandatit të plotë qeverisës që na vë në rol kujdestar deri në formimin e qeverisë së re, unë, në emër të kabinetit qeveritar, dje i jam drejtuar Kuvendit të Republikës sonë me një letër përmes së cilës e kam njoftuar për statusin e qeverisë sonë pas datës 23 mars 2025 dhe për dorëheqjen time nga posti ekzekutiv, veçse efektiv nga ajo datë dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. 

Më shumë se kaq, nuk është e mundur të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim, e thënë së buti i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie. 

Të dashur qytetarë, 

Ligji për Qeverinë e bën të qartë se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj (neni 30), ndonëse të kufizuara (neni 31), deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Mbledhja sot, dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare, janë plotësisht të lejueshme, madje edhe të detyrueshme, sipas Ligjit. 

Pra, ne kemi funksione të kufizuara por assesi nuk mund të ketë ndalim funksionimi. Shteti nuk mund të ketë vakum qeverisje. Qeveria nuk mund të ketë ndalesë funksionimi. 

Kemi nga e kaluara shembullin e ish-kryeministrit Thaçi, që ndonëse kishte dhënë betimin e deputetit në korrik të vitit 2014, kishte vazhduar të jetë kryeministër në detyrë deri në dhjetor të atij viti kur u pat votuar qeveria e re. 

E kemi shembullin e ish-kryeministrit Haradinaj i cili dha dorëheqje në korrik të vitit 2019, vetëm për të vazhduar tutje si kryeministër në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë Kurti 1 në shkurt të vitit 2020. 

Gjithashtu e kemi shembullin e ish-kryeministrit Hoti, i cili mbeti në detyrë deri në formimin e Qeverisë Kurti 2 në mars të vitit 2021, përkundër faktit që qeveria e tij u shpall e jashtëligjshme nga Gjykata Kushtetuese në dhjetor të vitit 2020. 

Pra në historikun tonë të formimit të institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK – ndonëse me kuvend të shpërndarë -, një qeveri e udhëhequr nga AAK – ndonëse e dorëhequr -, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK – ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme – kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar – na u dashka të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë?! 

Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe atë sa më parë, menjëherë. 

Si qeveri në detyrë jemi shumë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm që mos të lejojmë vakum institucional, jo për një ditë, jo për një orë,  por as për një minutë të vetëm. 

Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksionon: prej arrestimit të kriminelëve serbë, te digjitalizimi i arkave fiskale e te publikimi në Shkodër i projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës me 14 tunele, 43 ura, 7 stacione të reja dhe me gjatësi gati 106 kilometra. 

Funksionon edhe sot shteti me vendimet që kemi para vetes në rendin e ditës për mbledhjen e 258-të, në të cilën do ta kemi për shqyrtim Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor”, huamarrjen për Telekomin e Kosovës, Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali, propozimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës në Komunën e Prizrenit dhe Malishevës, e të tjera, e të tjera. 

I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa medieve të ish-regjimit dhe të oligarkëve që madje kanë shkuar aq larg sa i kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës, atdheu ynë, po ecën përpara në ekonomi e demokraci, me ren, me ligj e me siguri e paqe për të gjithë.