Kreu Blog Faqe 591

Thirrje për përgjegjësi politike – Formonie shpejt qeverinë, se populli nuk është i verbër dhe se askush nuk do t’u duroj më!

Nga: Luan Dibrani

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK), në emër të mbarë shqiptarëve që e duan këtë vend, që kanë sakrifikuar dhe kanë shpresuar në një Kosovë të drejtë dhe funksionale, ju drejtohet me një thirrje të fuqishme dhe të ndershme:

Mjaft më me lojëra politike! Mjaft më me inate, me përçarje dhe me pazare personale!

Sot, përballë sfidave të mëdha ndërkombëtare dhe kërcënimeve të hapura ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës – ju, përfaqësuesit e popullit, jeni duke dështuar në mënyrë të turpshme në detyrën tuaj më të shenjtë: formimin e institucioneve.

Në vend që të bashkoheni për Kosovën, ju ndaheni për poste.
Në vend që të reflektoni për të ardhmen, jeni të ngujuar në të kaluarën.
Në vend që të bashkëpunoni për një qeveri që i shërben popullit, i shërbeni interesave të ngushta.

Turp!

Kujt i shërbejnë këto veprime? Popullit jo. Shtetit jo. Kombit – asesi!
Ndërkohë që Veriu i vendit po minohet, që ndërmjetësit ndërkombëtarë kërkojnë lëshime nga Kosova, ju – deputetë e liderë – jeni të zhytur në heshtje, në mungesë vizioni dhe mbi të gjitha – në mungesë përgjegjësie.

Kosova nuk ka nevojë për fjalë të bukura në fushata – por për veprim tani!
Kombi është në rrezik – jo vetëm nga presioni i jashtëm, por edhe nga ju, që gabimisht e keni marrë votën e popullit dhe aksidentalisht jeni ulur në karrigen e deputetit.

Aty ku duhet të jeni zëri i qytetarit, jeni bërë zëri i interesave personale.
Aty ku duhet të mbrohet shteti, po mbrohen privilegjet tuaja.

Nëse e ndjeni veten shqiptarë, nëse mendoni se i përkisni këtij vendi, atëherë formoni qeverinë dhe ndërtoni institucione për të gjithë – jo vetëm për veten tuaj!

Ftesa jonë është për reflektim të thellë:

🛑 Uluni me veten! Shikoni në pasqyrë dhe pyesni veten:
A jeni aty për popullin, apo për veten? A jeni për Kosovën, apo kundër saj?
Sepse koha e mashtrimeve ka përfunduar – populli nuk është më i verbër!

Me përzemërsi dhe miqësi, në emër të Federatës dhe Platformës Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

🗓️ 17 Prill 2025

Hudhrat e klaneve dhe karriget e vogla

1

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Një sarkazëm e butë për një realitet të hidhur sui generis)

Epo, mirë se na doli edhe kjo: Opozita – që dikur i thoshim “opozitë” me një lloj respekti institucional – sot nuk po dimë si me i quajtë më! Sepse në Kosovë, për herë të parë, u kry votimi, u kry numërimi (edhe pse sistemi “ra” si prej shkallëve), u kry Qeveria Kurti 3, e tani… po pret lindjen Qeveria Kurti 4 – por opozita ende në bark të inatit! Po çka po doni more burra? Kur ju vodhët 10% në atë natë të famshme – kur “ra sistemi” i KQZ-së si tentë e vjetër para shiut, e në ekranet e RTK-së shkëlqente numri magjik: 58.87% për LVV! Edhe pas gjithë kësaj vjedhjeje me çorape të zeza, prapë mbeti LVV me 48 deputetë – ma shumë se çka pasë ndonjëherë edhe vetë Dr. Ibrahim Rugova, kur ishte ikona e pashoqe e votës popullore!

E tash, pse po u djeg barku? Sepse populli i dha 42% një force që s’vodhi, s’përuli e s’komprometoi. Sepse edhe nëse i bashkoni AAK-në me PDK-në, edhe nese e bashkëngjitni LDK-në, edhe nëse i shumëzoni me njëra-tjetrën, e pastaj e ndani me fjalët e Hashimit a të Isa Mustafës… – nuk arrini dot as te këpucët e Albin Kurtit! E lëre më te këmisha! Tash, faji i Kurtit paska qenë që… s’po vjedh!

Që s’po fut klane në tenderë, që s’po i shet ministritë si pite te furra, që s’po nënshkruan marrëveshje me letra që mungojnë… Prandaj janë të mërzitur. Prandaj s’po duan me u ulë në Kuvend. Sepse po iu duken karriget e vogla! E po, me të drejtë! Se janë mësuar me kolltukë të stilit “Versajë” e me rroga 5-fish.

Po ndoshta zgjidhja është: Qeveria Kurti 4 duhet me ua zmadhuar karriget! T’iu blejë ca me jastëkë ortopedik, apo me porosi nga Dubai – me monogram të vetin! E fundja, po e themi troç: Ky hudhrim kolektiv i partive të vjetra, që ua ngeli gjeneratave të reja të pastrojnë hijet e baballarëve, është drama më komike që po e sheh populli.

Një dramë që s’luhet më në skenë, por në sallën e Kuvendit – me role të stërvjetruara, me aktorë të konsumuar, e me spektatorë që tashmë dinë të dallojnë midis teatrit të vërtetë dhe farsës politike.

Kush ia ka më shumë frikën PISA-s? Ministritë tona të arsimit, apo punonjësit arsimorë?

0
Nga: Lirim Gashi, Prizren
__
Ne shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi trashëgojmë budallallëkun tonë në mënyrë të barabartë nga njëri brez tek tjetri – falë një sistemi arsimor të dështuar.
Sepse librat tanë shkollorë që janë shkruar në të gjitha lëndët pa asnjë kriter logjik, gramatikor, pedagogjik apo praktik – janë të mbushura deri në kulm me metoda mësimore të pa dobishme, të cilat me meritë na sigurojnë vendin e fundit në çdo studim të PISA-s.
Përmes këtij “arsimimi idiotik dhe pervers”, ne mbushim kokat e fëmijëve tanë me mbeturina të panevojshme, derisa ato të ndihen si thasë të mbingarkuar ciganësh.
Logjikisht, sasia e detyrave shtëpiake që fëmijët tanë marrin nga mësuesit e tyre, do të duhej ta shndërronte edhe vetë Ajnshtajnin në kopje të tyre.
Por çuditërisht, ata e përfundojnë shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar me po aq dituri sa Linda Morina dhe Mizi Pipidak Pilufunci.
Ka një fenomen të çuditshëm që ndodh çdo tre vjet: PISA publikon rezultatet e testimeve ndërkombëtare dhe Ministritë tona të Arsimit — në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut — zhduken nga faqja e dheut.
Disa bëjnë sikur janë në pushim teknik, të tjerat japin intervista me fjalinë klasike: “Duhet të bëjmë më shumë.”
Po më shumë çka, të dashur zyrtarë të përgjumur?
Më shumë mashtrime?
Më shumë libra të palexueshëm?
Më shumë rroga për “ekspertë” që nuk dinë të shkruajnë një fjali pa gabime drejtshkrimore?
Rezultatet janë të trishta, por koherente: shqiptarët janë gjithmonë të fundit në renditje.
Të fundit në lexim.
Të fundit në matematikë.
Të fundit në shkencë.
Ama të parët në recitime për “dashurinë ndaj dijes”, të parët në fjalime patriotike për “të ardhmen e ndritur”, dhe absolutisht të parët në emërimin e kushërinjve si drejtorë shkollash.
Ndërkohë në Finlandë… çka ndodh atje ?
Ajo që ndodh atje është pothuajse fyerje për logjikën idiotike ballkanike: mësuesit trajnohen seriozisht, nxënësit kanë pak orë mësimi, por shumë hapësirë për të menduar.
Atje nuk nguliten datat e betejave në kokë, por hapen debatet për arsyet pse ndodhin ato.
Në vend që të mësojnë përmendsh triliona informacionesh, fëmijët finlandezë mësojnë si ta analizojnë një informacion të vetëm. Thjesht, ata mësojnë të mendojnë. Për çudi.
E ne?
Ne kemi tekste shkollore të shkruara sikur janë diktuar nga një papagall që ka parë ëndërr Andon Zako Çajupin dhe është zgjuar me frikën e provimit të matematikës.
Librat tona janë plot gabime, plot përkthime qesharake dhe plot fjalë që nuk i përdor as vetë fjalori i gjuhës shqipe.
Mësuesit?
Një pjesë e tyre janë heronj që përpiqen me mish e me shpirt ta bëjnë më të mirën, por në një sistem arsimor të politizuar që i trajton si roje objektesh.
Ndërsa pjesa tjetër – që janë punësuar nga pushtetet tona shtet-shkatërruese – mjafton të dinë ta hapin Dritaren (jo të Word-it, por të zyrës, për ajrosje gjatë orës).
Epo, ky është realiteti ynë arsimor: një laborator gjigant dështimi.
Nxënës që mësojnë për PISA vetëm kur i shohin lajmet.
Prindër që u bëjnë detyrat fëmijëve me ndihmën e Google Translate.
Mësues që luten të mos ketë inspektim, dhe inspektorë që kanë diplomuar tek kolegët e tyre nëpër fakultete, që meritojnë të quhen kafene, por jo universitete.
Në fund, i vetmi rezultat i qëndrueshëm në këto tre shtete është ky:
Një brez që e fillon ditën me telefon në dorë dhe që e mbyll me mendje të lodhur, ndërkohë që mesin e ditës e kalon duke u ushqyer me ushqime mistike dhe duke i shkruar fjalët kyçe në një letër higjienike.
Pra, në vend që të konkurrojmë me Finlandën, ndoshta është më mirë ta pyesim veten:
Si ia dolëm të dështojmë në të njëjtën mënyrë, në tri shtete, me tre ministri të ndryshme?
Ndoshta sepse asnjëra prej tyre nuk e ka pasur për qëllim t’i mësojë brezat.
Ato kanë qenë gjithmonë të zëna duke mësuar se si ta emërojnë “djalin e hallës” koordinator për cilësinë e arsimit.
Zonja Arberie Arbërie Nagavci, unë të kam ofruar këshilla falas, por ti fatkeqësisht nuk i ke marrë parasysh, megjithëse je shumë e vetëdijshme që Albin Kurti ta ka ngarkuar një barrë mbi kurriz, e cila të detyron të perceptosh ndryshe
Prandaj nëse nuk percepton ndryshe do të kërrusesh nga pesha e detyres si gjyshe.

Në pritje të ‘tymit të bardhë’!

0

Florim Zeqa

E paprecedent është sjellja e kryesuesit të Kuvendit, por më i paprecent është abuzimi i partisë fituese, në këtë rast i Albin Kurtit me deputetin më të vjetër në Kuvend, të cilin po e dërgon në shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutes!

Ajo çfarë ndodhi sot është “Sui generis” i ikjes së përgjegjësisë politike nga ana e partise fituese të zgjedhjeve!

Fillimi i mbrapsht dhe vazhdimi akoma më i mbrapsht i seancës konstituive të Kuvendit

Thënë të vërtetën, nuk e kam pritur një sjellje kaq të papërgjegjshme të Albin Kurtit si fitues me 42 % të zgjedhjeve, i cili në njërën anë po sillet si ‘fitues i padiskutueshëm’ i zgjedhjeve, kurse në anën tjetër po e luan me mjeshtri ‘lojën e viktimës’!

Si kryeministër tashmë në dorëheqje, Albin Kuri po e keq-interpreton Kushtetutën për të ruajtur pozitat qeveritare, duke rrezikuar kështu themelet ligjore të procesit demokratik, madje edhe duke marrë vendime të paligjshme në mbledhjet e Qeverisë së dorëhequr!

Retorikën e “fituesit të padiskutueshëm” Albin Kurti po e përdor për të shmangur përgjegjësinë e mungesës së shumicës parlamentare në Kuvend!

Mungesa e sigurimit të 61 votave nga ana e LVV-së, përveqse shenjë e brishtësisë së pushtetit, është tregues se Kurti nuk e ka kontrollin e mjaftueshëm të skenës politike edhe pas fitores numerike!

Ish Kryeministri në detyrë, tashmë në dorëheqje, Albin Kurti mungesën e 61 votave për ta kaluar një raport të komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve në seancën konstituive të Kuvendit, po mundohet ta mbulojë më akuza për partitë e tjera jopartnere për bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit, siq ndodhi të martën e kaluar të 15 prillit dhe vazhdimin e saj të ditës së sotme, e enjtë 17 Prill 2025.

Pse nuk nuk i pati të martën dhe as të enjtën Kurti 61 votat e nevojshme në Kuvend, përgjegjëse nuk janë partitë opozitare, në këtë rast, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja që votuan kundër këtij raporti, pasiqë ato nuk e kanë për obligim sigurimin e votave për kryeparlamentarin dhe as për Qeverinë e Re.

Zvarritjet e qëllimshme të fillimit të punës së seances konstituive (për të dytën herë) po bëhen për blerje kohe nga partia fituese, apo koalicioni LVV+G+A+N.

Bllokimi i punës së Kuvendit është një ‘Sui generis’ i paparë deri më tani i ikjes së përgjegjësisë politike nga ana e partisë fituese!

Bllokada procedurale e LVV-së për çështje krejt formale, po bëhet për përfitimin e 48 orëve të reja, për t’i ikur përballjes së votimit në Kuvend.

Duke e ndërlidhur këtë situatë paradoksale në mënyrë figurative me portretin e nobelistes “Nënë Tereza” në hollin e Kuvendit, edhe sot doli tym i zi!

Askush nuk e di edhe sa gjatë do të presin qytetarët e vendit për daljen e ‘tymit të bardhe’ nga Kuvendi i Kosovës!

Dështimi i dytë i qëllimshëm i konstituimit të Kuvendit

Ashtu siq nisi ditën e martë, edhe përfundoj ditën e enjtë seanca konstituive e Kuvendit te Kosoves. Kjo përveqse papërgjegjësi politike ndaj zgjedhësve, paraqet shqetësim për të ardhmen e vendit! Nuk ka si të jetë ndryshe, kur partia fituese sjellet më kaq papërgjegjësi ndaj rregullores së punës së Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës!

Qartësimi i kësaj situate është fare i thjeshtë, nëse Albin Kurti i ka votat e nevojshme le të procedoj me Seancën e Kuvendit, në të kundërtën, bën mirë të mos tallet me deputetët, por të vazhdoj tutje me konstituimin e Kuvendit ose t’iu lëshoj rrugë të tjerëve!

Derisa kjo të ndodhë, për aq kohë do të mbetemi në pritje të daljes së ‘tymit të bardhë’ nga Kuvendi!

Kur një dashuri përfundon

0
Kur përfundon një dashuri, qëndrimi më logjik, më racional dhe më i padëmshëm është t’i jemi mirënjohës atij ose asaj që po largohet nga jeta jonë.
Jo për dhimbjen që mund të na shkaktojë largimi, por për kohën që ndamë, për kohën që na ka dhuruar, për kujtimet që mbeten, për gjithçka që mësuam gjatë rrugës së përbashkët.
Mund ta falënderojmë me një tufë lule ose me një darkë. Jo si shenjë lamtumire dramatike, por si një akt simbolik për të nderuar ndjenjat që dikur na lidhnin.
Njeriu mund të ndahet, por kujtimet mbeten — dhe askush nuk mund të na i marrë ato. Janë tonat.
Sepse ndarja, apo përfundimi i një martese të palumtur, është në vetvete një dhuratë e madhe — një çlirim. Nga ai çast kur ndarja bëhet realitet, fillon të shfaqet një dashuri e re, një kapitull i ri në jetën tonë. Kjo risi nuk është kurrë dënim, por gjithmonë një shpërblim. ​
Sepse bashkëjetesa pa dashuri mund të shkaktojë trauma të rënda emocionale tek të dy partnerët, të cilët ndihen të detyruar të qëndrojnë së bashku. Njëri ose të dy mund të përballen me pasojat, me një apo disa sëmundje.
Pas divorcit, ose përfundimit të një lidhjeje dashurie, kemi në fakt dy arsye për të festuar: Për kohën, përvojën, përkujdesjen dhe dashurinë që kemi marrë nga ish-partneri apo ish-partnerja jonë.
Për mundësinë që na jepet për të gjetur një dashuri të re — ndoshta më të thellë, më të drejtë, më të sinqertë dhe më të ndërsjellë.

Jo dhimbje, por mirënjohje për kujtimet. Jo peng në të kaluarën, por shikim përpara. Liri dhe horizonte të reja.
Është e drejtë dhe thellësisht njerëzore të kërkojmë lumturinë — jo të nënshtrohemi në një bashkëjetesë ku vetëm njëri jep dhe tjetri merr, por të jetojmë një jetë që i shërben dy vetave.
A mund të sillemi ashtu?
Pak e vështirë. Ose shumë e vështirë. E vështirë, sepse jemi mësuar, si viktima, të vuajmë, të kultivojmë dhembjen — dhe në edukatën tonë themelore jemi stërvitur të urrejmë njeriun që na braktis, jo të tregohemi mirënjohës për dashurinë dhe kohën e dhuruar…
P.S. Një divorc, apo një ndarje si ajo, mund të bëhet kur dy veta nuk kanë komplekse vogëlsie dhe kur ndihen të sigurt në vetvete…

A mos është gabim/sabotim periudha 10 vjeçare e përfundimit të Hekurudhës së Alpeve Ilire, që përshkon 105 kilometra gjatësi, 43 ura, 14 tunele

0
Enis A. A. Shatri, Istog
___
* Gabim/Sabotim periudha 10 vjeçare e përfundimit të Hekurudhës së Alpeve Ilire, hekurudhë me destinim të trefishtë: civil, ushtarak dhe i mallërave-Koha.net, Hekurudha “Kuq e Zi”: 105 kilometra e gjatë, 43 ura, 14 tunele
Propozim
Hekurudha Bregdetare Vlore-Orikum-Tunel nen Llogara-Dhermi -Himare-Lukove-Sarande-Parku i Butrintit-Konispol
Hekurudha  Prizren-Kukes- Tunel ne Kalimash-Milot
 
Albania
Satellite Map
Jo real dhe sabotues, kohezgjatja ne 10 vite i perfundimit te Hekurudhes se Alpeve Ilire , aq me teper qe eshte Hekurudhe me destinim te trefishte: civil, ushtarak dhe i mallerave.
Prioritet qe Velipoja te behet me Port Detar dhe te lidhet me Hekurudhe me Shkodren gjithashtu Porti i Shengjinit te lidhet me Hekurudhe duke bere Tunel ne Kodren e Shengjinit qe lidhet me Hekurudhen Lezhe -Shkoder-Gjakove.
Hekurudha “Kuq e Zi”: 105 kilometra e gjatë, 43 ura, 14 tunele 
15 prill 2025 09:00
Shih ne cfare tereni te veshtire me mijera kilometra eshte perfundu Hekurudha ne Kine, per 6 (gjashte vite)
The Qinghai-Tibet Railway
 An Engineering Miracle
 
World’s Highest Railway | Man Made Marvels | 
Free Documentary
Nov 6, 2020
For fifty years the Chinese dreamed of connecting the Tibetan city of Lhasa to the national rail network.   But making this dream a reality would prove to be one of the most difficult engineering projects in history. The 1142 kilometre rail line is not the longest in the world but, contending with permafrost, earthquakes and the dangers of extreme altitude, makes the Qinghai-Tibet line certainly the most challenging to construct.  Defying all odds, the Qinghai-Tibet line certainly the most challenging to construct.  Defying all odds, the Qinghai-Tibet railway is a true Man Made Marvel: a project that has taken on nature’s forces – and won.
Me respekt,

Letër e hapur për Deputetët e Republikës së Kosovës!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Nesër Ju të nderuar deputet, tashmë meqë e keni marr “certifikatën” e besimit të qytetarëve të Republikës (sa bukur tingëllon emri Republikë!) së Kosovës, para vetes e keni një detyrim të rëndësishëm Kushtetues. E ai detyrim ka të bëjë me votimin e vetës Suaj, me çka de facto dhe de jure Ju i hapni rrugë konstituimit të organeve dhe institucioneve të reja të shtetësisë së Kosovës;

2. Mirëpo, para se të niseni në aulën (foltoren) e Parlamentit të Kosovës, Ju të nderuar deputet duhet të filloni të mendoni dhe të kuptoni se; në foltoren e Parlamentit në horizont, Ju s’do keni shumë hapësirë për inate, smira e aversione injorante, se; aty s’do keni po ashtu as dashuri “platonike” e as urrejtje patologjike midis Jush; Gjithashtu, kuptoni, se; aty s’keni aq shumë komoditet për mëshirë politike e konfrontime ideologjike. Aty, Ju duhet që nesër të demonstroni dhe të filloni të kultivoni ndjenjën e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj shteti dhe kombit…

3. Andaj, miqësisht u lus që për hirë të interesit të shtet ndërtimit të Kosovës e për hirë të përgjegjësisë që e keni marr mbi supet Tuaja, nesër në vend të; “disiplinës partiake” (lexo; sugjerimeve apo rekomandimeve eventuale të lidershipit Tuaj partiak), po edhe presioneve e shantazheve eventuale (kah do që të vijnë ato!), të filloni ta ushtroni me; ndërgjegje e me përgjegjësi maksimale rolin që u është besuar.

Votoni vetën Tuaj dhe filloni ta ndërtoni arkitekturën e Parlamentit të Republikës se Kosovës.

Disa fjalë të mija për “mjekërziun”, historianin fallco të studiove tona televizive!

1
OTOMANONOSTALLGJIKU NGA FERRI I XHEHNEMIT.
ZOTI TË VRAFTE DHE PACI MBI SHPINE MALLKIMIN
E NJË KOMBI TË TËRË!
* * * *
PESË SHEKUJ DENIM
Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerrues nxjerrë nga “Historia shqiptarëve”, francezit Serg Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është pabesushme në kohën e pushtimit turk.
1 – Më 1887, në Shqipëri kishte:
2 – 3000 shkolla, prej të cilave
3 – 1200 shkolla publike turke,
4 – 1200 shkolla private greke,
5 – 300 shkolla bullgare, serbe dhe vllahe,
6 – 1 të vetme shkollë shqipe, me drejtor Pandëli Sotirin!
Skishim tjetër veçse Xhami, Mejtepe e Teqe
* * * *
Mbani vesh, u themë “pederastëve” shqiptar.
Kë ta qaj më parë Klan Kosovën apo TY historian oborri!?
Çfar je ti! Fletë majmunishten ti! Apo jo. Besoj se po…!
Kështu, përpara syve të të gjithë botës, populli shqiptar i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat jo të rralla që kanë tronditur trojet shqiptare në këtë planet nga historianë të oborreve, analistetë e shitur, te blere, e te shitblere. Që nga lozhat e tyre, të tjerët ndoqën me javë, me muaj, me vite e shekuj krusmën e tyre.
Shëmbullin më të qartë të kësaj të vërtet afron ajo racë e nënshtruar dhe asimiluar duke mos përdorur kulturën, gjuhën dhe historinë tij.
Prishja racore janë shkaqet e vetme që kanë sjellë rënin e qytetërimit antikë Iliro – Dardanë, pasi kombët nuk shkatrrohën kurr nga lufta, por nga humbja fuqive rezistuese, të cilat nuk janë karaktristikë e gjakut të pastër racor Iliro – Shqiptar.
Në këtë botë, gjithçka që nuk i përkt racës së pastër është dëstinuar të humbë. U përfshinë në përzirje racash me grek, serb e afroaziatik, dhe e humbëm aftësin krijuse e kulturore deri sa në fund, duke u bërë mendërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm më pushtusit shekullor të nënshtruar deri në ditët e sotit.
Fjalë të rënda janë këto që t’i thëm unë o historiani im “mjekër zi”.
Nëna Dardani është mësuar gjatë shëkujsh që shumë bij të saj opozitar, analistë e historian oborresh t’ia kthëjnë shpinën. Nuk je Ti i pari, ndoshta e dhashtë Zoti do të jesh i fundit!
Me mijëra herë GJAK PRISHURIT ishin përpjekur ta rrëzonin Dardaninë. Turqit osman në fillim, e fillë pas tyre sllavët, afroaziatikët grekët, italianët, shqiptarët natyrisht me mjekrra e pa të, të tjerë e pa peshë, shqiptarë tru tharë e zuzar, me shkak e pa shkak.
Kjo përputhje e OTOMANONOSTALLGJIKEVE dhe me sundimin e një kombi të lartë sepse brezi i tradhëtarëve dhe i frikacakëve nuk ka të drejtë ta gëzoj lirinë. Kush është tradhtarë e skllav nuk mund të ketë nder, sepse ky nder shumë shpejt do të shndërroht në objkte të përbuzjes së përgjithëshme.

Masakra e Studenicës vazhdë e krimeve makabre serbe

Lapidari kushtuar viktimave të Masakrës të Studenicës
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Edhe pse ka kaluar tej një çerek shekulli, nga masakra e 13 prillit të vitit 1999, zemrat e familjarëve të viktimave mbetën fort të lënduara. Atë ditë të kobshme prilli, soldateska serbo-sllave masakroi dhe i hodhi kufomat e viktimave në një pus (bunar) të thellë, duke hedhur një masë gurësh sipër, për të mbuluar gjurmët e krimit makabër. Ai pus u bë varri i përbashkët i dy brezave, të moshuar dhe rinorë: bacë Sali Sokol Zeqiraj, Nezir Lipaj, të gjysheve dhe nënave: Sala Lipaj, Hajrije Lipaj, Fatime Lipaj, Sabrije Lipaj dhe rinoret Qëndresë Lipaj, Njomzë Lipaj, Mirdonë Lipaj dhe Lindihanë Lipaj, të gjitha nxënëse!
Ishte kjo Masakra e Studenicës, ku ishte vendosur edhe SHTAB-i i UÇK-së për komunën e Istogut, njëra nga 420 masakrat e bëra anekënd Kosovës, përgjatë luftës aktive 16 mujore të Kosovës.
     Poeti i mirënjohur kavajas, Hasan Korbi, autor i një duzinë labrash, Masakrës të Studenicës, ia ka kushtuar librin “Prilli kurrë nuk vdesë”, për viktimat të pafajshme, të Familjes Lipaj dhe Zeqiraj, duke e shprehur dhimbjen tragjike, që nga gjyshi e deri ke nxënëset:
      “U tund fort Studenica,
      Trupi i Atdheut mbushur me mornica.
      Gjyshi Saliu me deje trimërie,
      Bashkë me ju në vite pleqërie,
      Studenicë sa emër të dhanë martirët,
      Shkollës Vrellë i bënë historinë,
      Heshtën bangat në lëndinë,

      Dhjetë jetët rënë nënshkruan lirinë”.

Është një dhimbje, që therë si heshtë zemrën e vëllait për të motrën, “trëndafil i këputur” në lulën e rinisë:
      “Vij tek ty Qendresa ime, me mall se 26 vitet ikën, ikën,
      Dhimbjen lanë gjurmë në zemër të vëllait,
      Vij tek ty motër e shpirti fort me liget,,
       Trëndafil këputur ike ti, pa hapur petalet”.
Penda e poetit shpërfaqë trishtim e dhimbje të skajshme:
     “S`të kam harruar jo, Njomëza ime,
     Petalet gjysmë të hapura,
     Jetën tënde të pa filluar,
     Kafshoi serbi gjakatar.
     Njomzë ti, e pa koritur,
     Motërzo ti martire”.
Në renditjen e radhës vargjet rrjedhin për rinoren Mirdonë:
      “Aty tretën ëndrrat e tua të bukura vajzërore,
      Tretet një histori e një lastari femëror,
      E ndjej aromën tënde motër, kur prek dheun e varrit,
      E ndjej aromën tënde të urrejtjes kur ndjej erën e gjakut”.
E reja Lindihanë frymëzim i pendës të autorit Korbi:
      “Librat po shkruhen me penën e lyer me gjak, sa madhështi,
      Sfidave jetën për plagë të dhimbjes, martirja fëmijë,
      E mbetur ndër vite e dekada një lule lëndine,
      Vijmë gjithnjë me mall e marrim aromën tënde”.
Autori Hasan Korbi i përjetëson në vargje edhe nënat krenare dhe viktima – njëherësh:
      “Sa herë që nisë pranvera udhën e saj,
      Vijmë tek ty nanë e të puthim në ballë,
      Lotët e nxehtë të syrit motra t`i fshijnë,
      Rrudhat e ballit flasin heshtur pa fjalë”.
     Me gjithë përballjen e guximshme dhe rënies së lavdishme të dëshmorëve, Kosova u mund në fushë-betejë, sepse raporti i forcave ndërluftuese ishte, fatalisht, i pabarabartë. Në luftën e Kosovës kishte luftëtarë trima, pa përrallëzuar me legjendarë dhe epopera të paqena. Sepse një luftë-epope, siç e përcakton fjalori historik, nënkupton përmasën e gjakut, në mos deri në zog të këmbës, të paktën, një opingë po, nga të dy palët ndërluftuese, gjë që në Kosovë kjo nuk ka ndodhur përgjatë luftës së fundit.
     Përkundrazi, janë shënuar 420 masakra, dhe përgjakja masive të mijëra viktimave shqiptare, nuk është shpaguar as për së afërmi. Dhe, pikërisht, për plojën makabre të viktimave të pambrojtura, ka dërguar Apaçet e NATO-paktit, kundër soldateskës serbo-sllave.
     Përfundimisht, ndërhyrja humanitare e botës demokratike ndërkombëtare, përzuri nga Kosova jonë ushtrinë pushtuese serbo-sllave, duke e çliruar Kosovën më 12 qershor 1999. Të gjitha datimet tjera, kinse, çliruese, të para dhe pas kësaj date, janë fiktive, super të rrejshme.
     Populli i Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm, do t`i nderojmë përjetësisht bijat dhe bijtë luftëtarë të lirisë, dëshmorët e rënë në fushë-betejë dhe mijërat viktima të vrara, ngeshëm e me sadizëm unik, në përmbyllje të shekullit të shkuar.
     Lavdi dhe nderim të thellë, për të gjithë të amshuarit, dhunshëm e përgjakshëm, përgjatë dhe pas luftës së fundit, në Kosovën tonë të përgjakur nga pushtuesit dhe argatët e tyre shqip-folës.
     Në kujtesën tonë individuale dhe kolektive, do të mbesin përjetësisht dëshmorët dhe viktimat e terrorit të armikut pushtues dhe të veglave të tyre, të etur për pushtet dhe pasuri, me ekzekutimet kriminale të kundërshtarëve politikë, duke ia shtuar Kosovës jetimët edhe në liri! E tmerrshme, deri në skajmëri!

SHBA, heq nga lista e sanksioneve, ndihmësin e Orban, Antal Rogan 

0
Beqir SINA-New York
__
Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot se ka hequr sanksionet e vendosura ndaj ndihmësit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Antal Rogan, sipas një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit njoftoi Bloomberg TV  me bazë në Nju Jork.
Ministri hungarez, Antal Rogán, është hequr zyrtarisht nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA. Vendimi i administrates Trump eshte pershendetur nga qeveria hungareze e cila e vlereson kete akt si një hap i rëndësishëm që pasqyron një ndryshim të madh në politikën amerikane pas rikthimit të Presidentit Trump.
Zoltan Kovacs, Këshilltar për Komunikim Ndërkombëtar dhe Zëdhënës i Qeverisë Hungareze, e ka cilësuar këtë veprim si një “shenjë të ndryshimit të erërave” në Uashington.
Ky eshte vendimi i pare per heqje nga lista e ‘nongrata’ te SHBA, nje liste e perpiluar kryesisht nga administrata e Presidentitn Biden, dhe ish – sekretari i shtetit Anthony Blinken.
Pyetja kryesore tani është se sa shpejt mund të hiqet ose është hequr nga lista e sanksioneve të SHBA, edhe ish Presidenti, ish Kryeministri dhe lideri i opozitës në Shqipëri Dr. Sali Berisha.
Kopjuar në kujtesën e fragmenteve të vendosjes së saknsioneve ka qenë vet ish ambasadorja e SHBA, në Tiranë Yuri Kim , që kishte deklaruar tre vjet më parë Top Chanell se : ….. Dhe fakti është po ashtu që kur dikush shpallet, (non grata) dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë; shikoni edhe të tjerët që Shtetet e Bashkuara kanë shpallur në botë; në atë listë nuk është askush që njerëzit e shohin shpalljen dhe mendojnë: kjo qenka mister. Nuk është mister, andaj , dua të theksojë se nuk ka asnjë rast të vetëm që  sanksionet”non grata” të hiqet.Faktet janë përpara syve. Ndaj ne jemi shumë të bindur me shpalljet tona dhe duhet t’ju them që Presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë përmes disa prej Urdhrave Ekzekutivë të tij dhe një Proklamate Presidenciale……”
Edhe pse ka pasur thashetheme në Tiranë , nga vet kryeministri Rama, dhe shtypi pranë tij të “ushqyera” mirë nga disa qarqet diplomatike, në Tiranë, përfshirë ish Ambasadoren Yuri Kim, për vite me radhë :  se Uashingtoni jo vetëm që nuk e heq sanksionim ndaj Berishës por se Uashingtoni mund të sanksiononte edhe disa nga zyrtarët më të lartë të opozitës në Shqipëri, tani pritet që pas pas heqjes së sanksionove të një nga ministrat më të fuqishëm të Viktor Orban, Antán Rogán,  pritet të dëgjojmë se është hequr nga lista e sanksioneve të SHBA, edhe ish Presidenti, ish Kryeministri dhe lideri i opozitës në Shqipëri Dr. Sali Berisha.
Lideri i opozitës Berisha ka pasur një përgjigje pothuajse të menjëhershme ndaj lëvizjes së paprecedentë, siç e ka quajtur ai vazhdimisht.
Ish Presidenti dhe ish Kryeministri  Berisha, e quajti atë(vendosjen e sanksionve të ish Sekretarit të Shtetit Anyhony Blinken tre vjet më parë një  “hakmarrje e pastër” dhe e “mirë pregatitur” nga Kryeministri Rama, në kordinim me ish-ambasadoren e SHBA , në Tiranë Yuri Kim dhe disa anëtarve të administratës demokrate (Mathew Palmer) së bashku me disa gazetar dhe organizta jo qeveritare në Tiranë.
Vendimi i sotëm i Uashingtonit  mund të ketë ardhur gjithashtu si një “bombë” për Kryeministrin Rama, edhe për gazetarët e analistët e “qeverisë” së tij, sepse për një kohë të gjatë u duk se zyrtarët amerikan, të cilët kanë lobuar prej kohësh për sanksionimin e e Dr. Berishës (ndër të tjerëve dhe vet ish- Sekretari i Shtetit Anthony Blinken me ish ambasadoren Yuri Kim në krye), do të kishin sukses.
Por, me ardhjen e administratës Trump, edhe vet ish- Sekretari i Shtetit Anthony Blinken që vendosi sanksione nda Berishës, ju hoqë leja   për  hyrjen e e tij në çdo ndërtesë qeveritare në SHBA, përfshirë Departamentin e Shtetit.
Më 9 Shkurt 2025, Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shoallur  i “padëshiruar” nga administrata e Donald Trump.
E cila me anë të një Urdhëri Egzekutivë , të Presidentit Donald Trump ka revokuar lejet e sigurisë për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare.
Lëvizja erdhi një ditë pasi Trump tha se kishte hequr lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden, duke i ndaluar aksesin e tij në informimet e përditshme të inteligjencës.