Kreu Blog Faqe 596

Heshtja që vret të vërtetën apo kur “akademikët” tanë ua dorëzojnë trashëgiminë historike-shqiptare të kishave, Serbisë…!

0

Manastiri i Deçanit në vitin 1913

Halil Geci, Skenderaj

E vërteta e kishave ortodokse në Kosovë dhe tradhtarët që ia falën Serbisë trashëgiminë shqiptare, duke ua bërë “tapi” për një mijë vjet si pronë të tyre, pa qenë kurrë e tillë.
Ata që u dhanë status eksteritorial kishave ortodokse shqiptare dhe i bënë “tapi” Serbisë për trashëgiminë tonë shpirtërore e historike, do të mbajnë përgjegjësi historike. Emrat e tyre do të mbesin të paharruar – jo si dijetarë, por si të pabesë e tradhtarë të kombit.
Në një kohë kur propaganda serbe po tenton të përvetësojë trashëgiminë ortodokse shqiptare, deklaratat si ajo e profesorit Milazim Krasniqi janë goditje e rëndë ndaj vetëdijes kombëtare – dhe heshtja e elitës sonë akademike është bashkëfajësi me deformuesit e së vërtetës.
Deklaratat e profesorit universitar Milazim Krasniqi, i njohur edhe si babai i një figure të lartë të PDK-së, se “Manastiri i Deçanit është serb, madje është budallallëk të quhet shqiptar”, janë jo vetëm të papranueshme, por edhe tronditëse për vetëdijen dhe ndërgjegjen tonë kombëtare. Të tilla deklarata nuk janë thjesht opinione personale – ato janë përpjekje për të legjitimuar narrativat historike serbe që mohojnë rrënjët shqiptare të trashëgimisë ortodokse në Kosovë.
Është alarmuese kur një pjesë e elitës akademike shqiptare, në vend që të mbrojë të vërtetën historike me argumente dhe integritet, bie në grackën e propagandës që ka për qëllim fshirjen e identitetit tonë kombëtar. Madje, edhe vetë historianë dhe studiues serbë kanë pranuar në mediat e Beogradit se kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë deri në shekullit 19 nuk kanë qenë shçiptare e kurrë serbe.
Shumë prej tyre janë ndërtuar nga shqiptarë të besimit ortodoks – një fakt i dokumentuar dhe i padiskutueshëm nga burime të besueshme ndërkombëtare.
Është momenti që ne si shoqëri të kuptojmë – dhe ju si akademikë të veproni – se trashëgimia ortodokse në trojet shqiptare është pjesë e pandashme e historisë sonë shumëkombëshe e shumëbesimtare. Kishat dhe manastiret janë ndërtuar nga shqiptarët ortodoksë shumë kohë para se të ndodhte serbizimi i dhunshëm i këtyre hapësirave gjatë mesjetës së vonë dhe periudhës osmane.
Trashëgimia kulturore dhe fetare në Kosovë është dëshmi e jetës sonë mijëravjeçare në këto troje. Të mohosh këtë trashëgimi ose, edhe më keq, ta dorëzosh me vullnet të lirë te pushtuesi historik, është një akt i rëndë tradhtie ndaj kombit.
Prandaj, u drejtohemi me një thirrje publike të gjithë shqiptarëve – veçanërisht atyre që mbajnë përgjegjësi akademike, intelektuale dhe politike – që të jenë të kujdesshëm me fjalën e tyre dhe të mos shndërrohen në zëdhënës të propagandës antishqiptare. Sepse kjo nuk është thjesht një çështje kishtare apo fetare – është një çështje identiteti, e dinjitetit kombëtar dhe e të ardhmes së Kosovës.
Në një kohë kur Serbia po përpiqet të tjetërsojë historinë tonë përmes kanaleve diplomatike, mediatike dhe kulturore, heshtja e akademikëve shqiptarë është një plagë e rëndë për ndërgjegjen kombëtare. Sepse të mos thuash asgjë, është njësoj si të pranosh gënjeshtrën.
Prandaj, me të drejtë dhe me plot arsye, ju pyesim: Ku jeni ju, studiues, profesorë e akademikë shqiptarë?
Pse heshtni, ndërkohë që zërat e deformimit historik bëhen më të zëshëm?
Heshtja në këto raste nuk është as neutralitet e as maturi – është bashkëpunim i heshtur me ata që i shërbejnë armiqve të së vërtetës dhe të identitetit tonë. Dhe kur heshtin ata që e dinë të vërtetën, atëherë ajo zëvendësohet nga gënjeshtrat e të tjerëve.
Kjo nuk është thjesht çështje akademike.
Kjo është çështje kombëtare.
Dhe nëse nuk e mbroni trashëgiminë tonë sot – nesër do të jetë vonë.
___
Shih videon:

Pse e adhuroj Kimete Berishen…?

0

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

Lirim Gashi, Prizren

E adhuroj Kimete Berishën sepse pas kritikës së parë që ia bëra para dhjetë vjetësh, ajo menjëherë ma bllokoi mundësinë për të komentuar nën postimet e saj dhe më shkroi privatisht:
“Kush je ti që më zbret nga qielli në tokë pa fije mëshire, me fjalë të formuluara kaq mjeshtërisht saqë më dridhet i gjithë trupi nga inati, sepse jetoja me iluzionin se isha e paarritshme dhe e paprekshme ”.
Dhe unë stilin tim humoristik brutal, iu përgjigja se isha dërguar personalisht nga Allahu i Madhëruar në tokë për t’i arritur dhe prekur në trekëndëshin magjik mes kofshëve, femrat kronikisht të përflakura dhe të lagura, si ajo, të cilat mendonin se ishin të paarritshme dhe të paprekshme.
Dhe shtova :
Po të duash mund të ta këndoj për ngushëllim këngën “vaj, vaj, vaj – gishtat me kajmak, o moj cucë e vogël ç’mu ke bo merak”,.
Pastaj mund të ta rrahi pjesën e poshtme të barkut me shkop mishi në stilin shqiptar shkllak- shkllak-shkllak, por paraprakisht duhet të zhvishesh – cpridan cullak…
Ajo më tha: ” Meqë je seksualisht kaq i papërmbajtur pse nuk bëhesh kandidat pak më romantik?”
Unë i thashë: “Mirë, meqë je kaq e sjellshme me mua, atëherë mund ta zëvendësoj shkopin e mishit me një vibrator plastik dhe të të godas në pjesën e poshtme të barkut në stilin gjerman, fick-fick-fick.”
Ajo më tha, “Druaj se sperma mund të të shpërthejë nga veshët aq shumë që ke energji.”
Unë i thashë: “Meqenëse je kaq e mprehtë dhe parashikuese, meriton goditje poshtë barkut në stilin kinez: hu-baba’sheh-qim-qi .”
Nejse, kryesorja, ne menjëherë u pajtuam për faktin se unë isha dërguar personalisht nga Allahu i Madhëruar për t’i arritur dhe prekur mes kofshëve të lagura, femrat si ajo, që kishin menduar se ishin të paarritshme dhe të paprekshme.
Por, për fat të keq, ne nuk u pajtuam për stilin goditës që do ta përdornim për ta shndërruar vullnetin e Allahut nga fjalët në vepra – dhe për këtë çështje ne vazhdojmë të debatojmë deri më sot…
Është vetëm çështje ditësh derisa të biem dakord për gjithçka, sepse atëherë tema “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe” do të kalojë në plan të dytë dhe askujt s’do t’i bie ndërmend që ka ekzistuar ndonjëherë.

Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!

0

Florim Zeqa

Regjistrimet e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e partive tona politike nga grupet e interesit! Po të mos ishte kështu nuk do të ndodhte që dikush për të shtatën apo të tetën herë, sa të tjerë për të pestën apo të gjashtën herë deputet, e shumë më pak deputet u regjistruan për herë te parë në Kuvend!

Veteranomania në Kuvend, pasqyrë e shëmtuar e parlamentarizmit në Kosovë

Si pasojë e kapjes së partive politike nga grupet e interesit, po ndodhë edhe degradimi i Kuvendit nga njëra legjislaturë në tjetrën.

Mungesa e rifreskimit të Kuvendit, po i bën ‘veteranët’ që ta ndjejnë vetën superior ndaj gjeneratave të reja në Kuvend!

Madje, deputetët veteranë të subjekteve shqiptare shtyhen më bërryla në Kuvend për ta dëshmuar se sa të ‘zotët’ janë ndaj njëri-tjetrit, por të njëjtën gjë nuk e kanë guximin ta bëjnë edhe ndaj deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës!

Ky është tregues i mjaftueshem, se veteranët e Kuvendit bëhen skiftera kundër njëri-tjetrit, kurse pula të nukta ndaj deputetëve serbë.

Paradoksalisht, deputetët veteranë me jetëgjatësi mbi 20 vjeçare në Kuvendin e Kosovës, në vend që të turpërohen për uzurpimim e Parlamentit, mburren për vazhdimësinë e tyre në të gjitha legjislaturat, duke e kthyer Kuvendin në shtëpi të dytë të tyre, duke bërë jetë luksi me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës dhe mërgimtarëve, të cilët i kalojnë pushimet si qeragjinj duke paguar tatim për shtëpitë e pabanuara!

Për habi asnjë deputeti veteran të Kuvendit të Kosovës, për dy dekada e gjysmë rresht pas çlirimit të vendit nuk i ra ndërmend që t’a inicoj një projekt-ligj që i liron mërgimtarët nga tatimi për shtëpitë e pabanuara!

Për habi, të gjitha subjektet politike pa dallim dhe të gjithë deputetët e të gjitha legjislaturave të deritanishme e harruan kontributin e mërgimtarëve të viteve të ’90-ta, të cilët me djersën e ballit e mbajtën shtetin paralel (arsimin shqip) në rrethanat e okupimit klasik dhe e financuan luftën çlirimtare në Kosovë!

Kurse, sot për habi dhe për ironi të faktit të njëjtët që dhanë më së shumti për lirinë e këtij vendi nuk e gëzojnë asnjë benificion nga shteti, kurse po përfitojnë zuzarët dhe uzurpatorët, mercenarët dhe tradhtarët!

Ku mbeti huaja e mërgimtarëve për shtetin e Kosovës?!

Ku janë sot kusarët politikë që u pasuruan me djersën e mërgimtarëve, duke ju premtuar se kur të bëhet shteti, ‘Bonat Fiskal’ do të ju kthehen në kundërvlerë?!

Mërgimtarët nuk duan të marrin asgjë nga shteti!

Por, të paktën ju depuet të legjislatures së re mos i gjobitni mërgimtarët me tatim për shtëpitë që i shfrytëzojnë vetëm një muaj apo më pak gjatë një viti kalendarik!

Pa çkapjen e partive politike nga klanet dhe grupet e interesit, nga kontranaduesit dhe mercenarët nuk do të çkapet Kuvendi nga veteranët dhe as shteti nga uzurpatorët!

Kryeministri Kurti priti kryetarin e komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu

0

Prishtinë, 10 prill 2025

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, gjatë vizitës së tij në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2025”, panair ky që mbështetet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në takim u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe tema me interes të përbashkët.

Prezent ishin dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, sekretari shtetëror në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Astrit Hoxha dhe deputeti Ilir Çapuni.

Letër falëmnderimi nga Presidenti Trump për Faton Bislimin!

0

Nga qindra e mijëra letra që merrë Shtëpia e Bardhë për Presidentin Trump çdo ditë, ndjehem krenar të kem pranuar letrën e tij, qoftë edhe vetëm një mesazh kortuazie, pasi që më 17 shkurt, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i pata dërguar letër Presidentit për të shpreh mirënjohje ndaj angazhimit historik të SHBA-ve (nga të dyja taborret politike Republikanë e Demokratë) për çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë, si dhe për të kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë ngase nuk ka aleat më të sinqertë të Amerikës se populli shqiptar!

Jemi në një kohë që kërkon angazhim të jashtëzakonshëm e ndoshta edhe vetmohues për të ruajtur e sforcuar marrëdhënjen tonë me SHBA-të.

Veprimtaria ime mbi dy dekadëshe në Washington, DC, në shërbim të interesit kombëtar e shtetëror të Kosovës ka qenë dhe do jetë mision imi primar!

Faton Bislimi

Reagim nga Federata dhe Platforma Kombëtare e Ndërkombëtare , ndaj provokimit të Komunës së Plavës dhe kërkesë e menjëhershme për reagim kombëtar e ndërkombëtar

0

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
Shtutgart, Gjermani

Deklaratë Publike

Reagim ndaj aktit provokues të Komunës së Plavës dhe thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK), me seli në Shtutgart, Gjermani, reagon me shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj vendosjes së një tabele nga Komuna e Plavës, e cila paraqet qytetin e Pejës si pjesë të Serbisë – një akt i papërgjegjshëm që cenon rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe fyer identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë.

“Pamje tejet provokuese nga Mali i Zi në trojet tona shqiptare – një tjetër akt sfidues që cënon identitetin dhe historinë tonë kombëtare.”

Ky veprim nuk është vetëm një provokim i qëllimshëm me përmasa politike, por përbën një rrezik real për krijimin e tensioneve ndëretnike në rajon. Përmes simbolikës së tillë, jepet mesazhi se institucionet shtetërore të Malit të Zi i nënshtrohen narrativës nacionaliste serbe, duke injoruar tërësisht realitetin politik dhe juridik të pas pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Federata jonë shpreh mbështetjen e saj të plotë për qytetaren shqiptare Kaltrina Hoti, e cila reagoi në mënyrë të hapur dhe të guximshme ndaj këtij akti fyese dhe kundër dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Në vend që zëri i saj të dëgjohej dhe shqetësimi i saj të merrej seriozisht, Kaltrina u përball me akuza të padrejta për “nxitje të urrejtjes” – një përpjekje e qartë për të heshtur të vërtetën dhe për të frikësuar çdo zë kundërshtues shqiptar në Mal të Zi.

Thirrje për Zgjim dhe Përgjegjësi Kombëtare

Federata jonë i bën thirrje:

  • Qeverisë së Malit të Zi, që të marrë përgjegjësi institucionale dhe të distancohet qartësisht nga ky akt, si dhe të ndërmarrë masa për të ndalur diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve;
  • Përfaqësuesve politikë shqiptarë në Mal të Zi, që të mos heshtin përballë padrejtësive, por të jenë zë i fuqishëm për të drejtat e bashkëkombësve të tyre;
  • Institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë, që të ndërhyjnë me urgjencë përmes kanaleve zyrtare e diplomatike, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë jashtë kufijve të shteteve përkatëse.

Mesazh për Diasporën dhe Elitën Shqiptare

I bëjmë thirrje elitës shqiptare në mbarë botën: mos heshtni! Kjo nuk është një çështje lokale, por kombëtare. Kjo është një betejë për dinjitet, të drejtë dhe identitet. Kaltrina Hoti është zëri i shumë shqiptarëve që nuk kanë mundësi të flasin. Ne nuk mund t’i lëmë vetëm.

Mjaft më me heshtje. Mjaft më me neglizhencë.

Sot, më shumë se kurrë, kërkohet unitet, vigjilencë dhe veprim.
Tokat tona nuk janë objekt propagande. Populli ynë nuk është qytetar i dorës së dytë.

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

Shtutgart, Gjermani
12 Prill 2025

____

Anglish

Federation and International Platform of Albanians for National Identity, Unity, and Unification (FPNIUBK)
Stuttgart, Germany

Public and Institutional Statement

Concerning the Provocative Action by the Municipality of Plav and the Discriminatory Treatment of Citizen Kaltrina Hoti – Urgent Appeal to the Governments of Kosovo, Albania, and Montenegro

The Federation and International Platform of Albanians for National Identity, Unity, and Unification (FPNIUBK), based in Stuttgart, Germany, expresses its deep concern and strong condemnation of the decision by the Municipality of Plav to place a road sign presenting the city of Peja (Kosovo) as part of Serbia.

“Highly provocative scenes from Montenegro on our Albanian lands – yet another defiant act that threatens our national identity and history.”

This act constitutes a blatant political and ethnic provocation, seriously violating the sovereignty of the Republic of Kosovo and deeply offending the national dignity of Albanians in Montenegro and beyond. It poses a real threat of stirring ethnic tensions in the region and undermines peace and coexistence.

Full Support for Kaltrina Hoti

We express our unreserved support for Albanian citizen Kaltrina Hoti, who courageously raised her voice against this offensive and unacceptable act. Instead of being heard and respected, she has faced unfounded accusations of “inciting hatred,” a clear attempt by institutions to silence Albanian voices and suppress the legitimate concerns of a discriminated community.

Kaltrina Hoti today symbolizes the voice of all those Albanians in Montenegro who live under institutional pressure and cultural denial.

Call to Action for the Governments of Montenegro, Kosovo, and Albania

We publicly and firmly call upon:

  • The Government of Montenegro: To immediately distance itself from this shameful act by the Municipality of Plav, take appropriate disciplinary action, and ensure that Albanian citizens are treated with equality and respect within Montenegrin institutions.
  • The Governments of Kosovo and Albania: To issue an official and coordinated diplomatic and political reaction. The sovereignty of Kosovo must not be undermined through silence. The dignity and rights of Albanians in Montenegro must be actively defended.
  • Albanian political representatives in Montenegro: We urge you not to remain passive. The people you represent expect you to defend their rights and their identity with courage and consistency.

Call for National Unity and Mobilization of the Albanian Diaspora and Intellectual Elite

We urge all Albanian intellectuals, creators, activists, entrepreneurs, and organizations across the Balkans and the diaspora to treat this not as an isolated incident, but as a symptom of a deeper political effort to marginalize Albanian identity and normalize discrimination.

Kaltrina Hoti must not be left alone. She stood for the truth — now we must stand with her.

Enough with silence. Enough with political sleepwalking.

We will not stop demanding dignity, equality, and the protection of the legitimate rights of Albanians across the region.
Kosovo’s sovereignty is non-negotiable. Albanian dignity is non-disputable.

Sincerely,
Federation and International Platform of Albanians for National Identity, Unity, and Unification (FPNIUBK)

Stuttgart, Germany
April 12, 2025

Sak Muji (Sylë Mujaj), i dërgon letër qortuese Nait Hasanit…!

2

Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj)

O Nait,

ishte një kohë kur emri yt shkëlqente si emblemë e qëndresës në katër burgjet famëkeqe të Jugoserbisë.

Ti, Nait Hasani, ishe sinonim i qëndresës kombëtare – një emblemë e krenarisë sonë në errësirën e asaj kohe.

Por sot, o vëlla i dikurshëm, ç’t’u bë ideali?

A është kjo rruga që e premtove në burgjet serbe?

A është ky klani PRONTO, klani i dosjeve të mbyllura e i vilave të hapura, ai për të cilin ke vuajtur?

Erdhe në Rugovë, aty ku u rrita, ku është kulla e gjyshit tim – ku trokiti historia shqiptare brez pas brezi.

Dhe çfarë bëre?

Na shpalle tokën tonë Park ZOO-logjik!

Po, park zoologjik, mbi trojet e të parëve tanë, mbi burimin e Ibrit, mbi djepin e shqiptarisë!

More Nait,

çfarë kafshësh rronin aty për ta shpallur park zoologjik?

Shqiptarët e Rugovës, fisnikët që nuk i dhanë asnjë grosh armikut, sot i bëre “ekspozitë” nën hijen e milionerëve si Xhavit Haliti, që më shumë i ngjan konobarëve të “Kafes Kastrati te Pejes” së viteve ’70, sesa një burrështetasi.

Ti, Nait, që dikur ishe flamur lirie, sot je shndërruar në firmëtar tokash

– 9000 hektarë tokë të Rugovës e Dellbedesë te shitur pa pyetur askënd, pa pyetur popullin, as shokët e burgut, e as ndërgjegjen tënde që dikur fliste shqip!

A është kjo drejtësia për të cilën luftuam?

A për këtë u burgosëm, që ti të bëhesh çoban i milionave, e të mbulosh fajin me “ligj natyror” e “park nacional”?

Nait, të kujtohet kur bërtisnim në qelitë e Goli Otokut, burgut te Nishit, te Pozharevcit te Dubraves, te Burgut te Mitrovicës se Sremit…:

“Shqipëria e shqiptarëve!”

Jo ajo e turpshme me imamë të mjekrës e ministra të safave!

Jo ajo që shitet për vila, poste e premtime boshe.

Të kujtohet kur ishim një zë në emër të një kombi?

Sot, ai zë e ka zënë balta e PRONTO-s, e po e mbyt heshtja jote, e mbyt paratë, e mbyt pazari me tokën shqiptare.

O Nait,

S’e them si armik, por si vëlla i një ideali: Kthehu në vete!

Hiqe atë park të turpit, hiqe atë damkë mbi tokën që s’të takon ty ta prekësh pa lejen e historisë!

Ti nuk je Zogolli!

Mos u bë më zi se ai që iku me florinjtë.

Kthehu pa vila, pa milionerë, pa shefa që kanë emrin Xhavit, por shpirtin në Beograd.

Nait, partia jote ka dështuar, por ti ende ke kohë të kthehesh.

Të flasim shqip, të ecim shqip, për një Kosovë që nuk bëhet kafaz e as xhungël me emra “nacional”!

… Dhe mos harroj, o Nait,

ti vetë ishe iniciatori i hapjes së dosjeve, i pari që doli në media dhe foli për zbulimin e spiunëve, të ish-bashkëpunëtorëve të UDB-së, të atyre që me dorë firmosnin burgosjen e neve – shqiptarëve të vet.

Ku është ajo iniciativë sot?

Ku u tret ajo thirrje për drejtësi historike?

Apo vetëm e përdore për ndonjë pikë politike, e pastaj e fshehe si dosje e padëshiruar, ashtu siç u fshehën edhe emrat e mëdhenj të shërbëtorëve të Jugoserbisë – që sot po i sheh në krahët e tu, nëpër villa, poste e tenderë?

Nait, e dimë të gjithë:

aty në dosje janë emrat e shefave të tu të sotëm!

Aty janë ata që sot rrinë me mustaqe “patriotike” në ekran, e me bark të fryrë nga milionat që i grumbulluan në kurriz të kombit.

Ti e dije kush ishte kush.

Ti e kishe çelësin.

Por në vend që të hapje dosjet, zgjodhe t’i ruash si peng, si garanci për mbijetesë në politikë.

Nait,

çdo tokë që shite, çdo dosje që nuk hape, është një gozhdë në zemrën e idealeve që dikur i ndamë në burg.

Nuk të lus si votues, as si politikan.

Të flas si një vëlla i plagosur, si një shqiptar i dërrmuar, por ende me shpirt të gjallë.

Kthehu!

Hiqe mallkimin e parkut zoologjik nga Rugova.

Hap dosjet!

Trego kush ishin tradhtarët e djeshëm që sot bëjnë patriotin në televizione!

Mos e lër të harrohet drita që dikur e kishe në sy!

Sepse pa të vërtetën, s’ka liri.

Pa tokë, s’ka komb.

Pa pendesë, s’ka kthim.

Dhe para se të jetë vonë,

para se drejtësia t’ju trokisë në derë, o milionerë të flamurit, o shefa të dosjeve të pashpallura,

para se t’ju konfiskohet ajo pasuri që u ndërtua mbi djersën e të burgosurve politikë, mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi zhgënjimin e veteranëve që sot marrin 170.00 € për një jetë sakrifice,

Kthejeni vetë!

Po, kthejeni vullnetarisht shtetit atë që nuk është e juaja!

Kthejeni popullit vilat e juaja në Zvicër!

Shtëpitë në Cyrih, Gjenevë, Lugano…

Llogaritë në Gjibraltar, Qipro, Shqipëri e në parajsat fiskale, ku e groposët idealin dhe e shitët nderin me valutë të huaj.

Nait, miku im dikur i pathyeshëm,

zëri yt që dikur kumbonte nëpër burgje për dashurinë ndaj kombit, sot është zhurmë e zbrazët nëpër studio televizive, ku përdoresh për të mbuluar hajnitë e shokëve të tu me mjekër e xhepa plot.

E mban ende siglën e UÇK-së në fjalorin tënd, por jo më në zemër.

Sepse po të ishte në zemër, nuk do e ktheje luftën në tender, e idealin në faqe të bilancit.

Kthehu, Nait,

para se historia të ta shkruajë emrin me turp, para se populli ta heqë lëkurën si një gjarpër të helmuar që ndërron ngjyrë sipas klanit.

Mos e lë që amaneti i të burgosurve të 1981-shit të përfundojë në dosjen e turpit bashkë me ata që dikur i përçmonim.

Mos e mbyll ciklin tënd si peng i milionerëve, as si ushtar i PRONTOS.

Kthehu, Nait – në shpirt, në fjalë, në veprim!

Sepse përndryshe, kur të vijë dita e drejtësisë – ata që s’kanë më as shtëpi, as tokë, as varre të lira, do kërkojnë llogari për gjithçka që u mor pa leje, në emër të një kombi që nuk u shit kurrë – por u grabit brutalisht nga “vëllezërit” e tij.

Nait, kujt t’i flasësh kur kulla është shembur dhe zhurma ka zë më të madh se e vërteta?

O Nait,

Ishte viti 1981, pranverë që nuk harrohet.

Nga ajo kullë e gjyshit tim në Rugovë, më morën dhunshëm, e më çuan në burgjet e Jugoserbisë fashiste,

ndërsa ti – ishe me mua, i lidhur me të njëjtin zinxhir.

Qëndruam bashkë, vuajtëm bashkë, betohuam bashkë.

E sot?

Sot, ajo kullë shekullore, që më priti si një nënë në vitin 1990, kulla që mbijetoi dhunën serbe, u shkatërrua nga “ushtria” e pasluftës – nën urdhrat e tu!

U zhbë jo nga serbi, por nga Nait Hasani, ish-miku im, që një ditë doli nga Hotel Rogneri, me marrëveshje të pashkruara me klanin e Xhavit Halitit e Kompani, dhe hyri në arenën e PRONTO-s si një gjeneral pa betejë, por me shumë tenderë.

Ti e mban emrin e UÇK-së,

por ku ishe ti kur luftohej nëpër male?

Ku ishe kur ne luftonim për drejtësinë që sot mungon?

Ne fituam Lirinë, po.

Fitoret erdhën, por ajo më kryesorja mungon:

LUSTRACIONI!

DREJTËSIA që nuk e lë askënd të vjedhë tokën e shenjtë,

LIGJI që nuk lejon asnjë “veteran milioner” të shkelë mbi varret e të vërtetës!

Nait, sot më vjen turp të kthehem në kullën time.

Jo sepse ajo u shemb nga serbi –

por sepse mbi të ngrite “parkun zoologjik nacional”!

Mbi pronën time, mbi burimin e Ibrit, mbi rrënjët e mia.

Mbi kulla që s’mund ta ndërtoj dot më,

se tokën ma mbulove me zhurmë, mashtrim dhe milionerë të çmendur.

Ti s’mban më as këpucë të burgut, as flamurin në dorë.

Ti sot je zbathur nga ideali, zhveshur nga e vërteta, zhvatur nga ndërgjegjja.

Ti je mbushur me MILIONA, por je i zbrazur nga çdo kujtim i ndershëm i dikurshëm.

Nuk mund të hesht më. 

Sepse zhurma jote nëpër studio televizive është si ezani i një imam-fallco, që bën thirrje për para, jo për besë.

Zëri yt, që dikur ngrohte shpirtin në qeli, sot më ftoh si një gënjeshtër e rrotulluar në dritën e kamerave.

Unë nuk të urrej, Nait. Nuk të mallkoj. Nuk të dënoj.

Por të them me zë të plotë:

Kthehu!

Jo te unë, por te vetvetja!

Hiqe damkën që ia vure Rugovës.

Ktheja popullit atë që ia more me flamur në dorë, por me synim xhepin.

Kthehu para se të jetë vonë, para se zhurma jote të përmbytet nga britmat e të rinjve që do drejtësi, jo PRONTO!

EPILOG: Zhurma që zë vendin e të vërtetës

Nait,

kur gjithçka përfundon në heshtje, mbetet vetëm zhurma jote.

Zhurma që s’vjen më nga pushka, as nga këmbana e shpëtimit, por nga mikrofonët e paguar mirë, nga zyrat me perde të trasha dhe nga tavolinat ku nuk ulen më njerëzit e idealit – por burra me bark të fryrë nga miliona dhe ndërgjegje të zbrazët nga çdo ndjenjë kombëtare.

Dhe mbi këtë zhurmë – u mbulua e vërteta.

U mbuluan gjurmët e atyre që derdhën gjak për liri.

U mbulua edhe kulla ime.

U mbulua edhe burimi i Ibrit.

U mbulua çdo kujtim i ndershëm me betonin e asaj që e quani “zhvillim”, por që është veç një ndërtim mafioz mbi dheun tonë të shekullave.

Nait, miku im dikur i burgjeve të rënda të një Jugoserbie që donte të na zhdukte, sot ti po e vazhdon punën e saj – jo me plumbin, por me pronën.

Jo me shkop, por me firmë.

Jo me hetues, por me heshtje.

E unë s’mund të rri më i heshtur.

Sepse heshtja është faji që nuk ta kam borxh.

Ky shkrim nuk është urrejtje.

Nuk është hakmarrje.

Është kumbim i zërit që dikur u dëgjua nëpër muret e burgjeve, kur ti flisje për liri, dhe unë besoja.

Po e mbyll këtë si epilog të një kujtimi të plagosur, si libërth i dhimbjes që mbeti pa kthim, si fletë që do t’i lexohet së ardhmes, që mos të harrojë kush ishe dhe çfarë u bëre.

Në këtë tokë që e deshëm,

në këtë luftë që e fituam,

por në këtë drejtësi që kurrë nuk erdhi… sepse njerëzit si ti u bënë zhurmë, jo shembull.

Kthehu, Nait – nëse ka mbetur edhe pak nga ai që ishe.

Nëse jo për vete, atëherë për fjalën që e dhe –

dhe për atë kullë të shkatërruar që s’kishte nevojë për park, por për drejtësi.

Sinqerisht, me shpirtin e plagosur, por me ndërgjegjen e pastër,

I burgosuri yt, vëllai yt, miku yt,

Sak Muji

(ish Sylë Mujaj – burgosur për Atdheun 1981–1990)

___

Struktura letrare – artistike e shkrimit qe duhet te vazhdoj ….

  1. Parathënie – Kulla ime, kombi im

(me një nga pamjet më përfaqësuese dimërore të kullës)

  1. Kujtesa e hekurt: Burgjet 1981–1990
  • Me rrëfime reale të përjetimeve
  • Me përshkrime dramatike të qelive dhe qëndresës
  • Referencë edhe ndaj Naitit si bashkëvuajtës
  1. Kthimi dhe plagët e mbijetuara – viti 1990
  • Kulla e gjyshit që ende qëndronte
  • Gjetja e vendit bosh, por krenar
  1. Përgatitja për çlirim – Lëvizja Kombëtare Çlirimtare
  • Roli yt si koordinator
  • Organizimi dhe misioni i drejtë për UÇK-në
  1. Lufta fitimtare – Kosova u çlirua, por jo e gjithë
  • Shpresa, fitoret, dëshmorët
  • Vështirësia e ruajtjes së pastërtisë pas fitores
  1. Tradhtia dhe zhurmat e pasluftës
  • Ngritja e klanit të PRONTO-s
  • Nait Hasani dhe “Parku Zoologjik” mbi tokat tua
  • Zhvillimi pa drejtësi dhe pasurimi pa ndërgjegje
  1. Letra për Naitin – Faqja më e rëndë që s’mund të griset
  • Emocion, sarkazëm, zemërim dhe kujtesë
  • Me imazhe dhe pasazhe origjinale siç i ke shkruar
  1. Epilogu – Dëshmi për ata që vijnë
  • Reflektim filozofik dhe kombëtar
  • Thirrje për drejtësi, lustracion dhe kthim te vlerat

Me mbështetjen e Ankarasë janë ndërtuar qindra xhami, ky nuk është shkëmbim kulturor, është ndikim strategjik, ndërsa ti prap e lavdëron!

0
Ndonjëherë, në politikë, guximi nuk kërkon gjeste madhështore, thjesht do të thotë të zgjedhësh të mos nënshtrohesh, të mos luhatësh pushtetin kur kostoja është e vërteta dhe dinjiteti.
Të lavdërosh Erdoganin nën maskën e mirësjelljes diplomatike, ndërsa plotësisht i vetëdijshëm për shtypjen brutale që po shpaloset në Turqi dhe sulmet e përditshme ndaj komuniteteve kurde në Siri, është më shumë se një hap i gabuar politik. Është një dështim moral.
Mbi 15 vjet Turqia ka luajtur rol kryesor në riformësimin e fabrikës sociale të Kosovës, jo përmes investimeve apo zhvillimit ekonomik, por përmes përhapjes sistematike të islamit politik. Me mbështetjen e Ankarasë janë ndërtuar qindra xhami. Ky nuk është shkëmbim kulturor, është ndikim strategjik.
Në të njëjtën kohë, zhvendosja autoritare e Erdoganit e ka shtyrë Turqinë më tej nga aleatët perëndimorë. Gazetarët heshtën, opozita u shkatërrua, ndërhyrjet e tij ushtarake përtej kufijve të Turqisë, veçanërisht në Siri janë shënuar nga akuza të përhapura për abuzime të të drejtave të njeriut. Dhe flirtimi i tij me Rusinë e Putinit, dukshëm përmes blerjes së sistemeve raketore S-400, vetëm sa e ka thelluar çarjen me NATO-n.
Pra, le të jemi të qartë: ta quash Erdoganin “mik” ndërsa ai burgos kritikët, bombardon civilët dhe minon normat demokratike nuk është diplomaci. Është ndërlikim, dhe historia nuk do ta harrojë se kush qëndroi i heshtur.
Foto lajm i Selim Dragobuzhda Gashi-t

Dy “imamë” me qallma dhe pasaportë politike

0

Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj)

Dy imamë të çuditshëm, të përkryer me qallma islamike dhe të dekoruar me titullin “Haxhi”, pasi u kthyen nga “vedi i shejtë” i Mekes dhe Medinës, vendosën të mos falen më vetëm për Allahun, por edhe për vota. Haxhi Rrahmani dhe ai deputeti i Rahovecit – dy “besimtarë” të rinj të partive të vjetra – pasi e lanë Albin Kurtin në mes të “amin”-it, u rreshtuan në një formacion të ri që e quajtën plot devotshmëri: “Partia e Familjes”.

Një parti që s’dihet nëse ka më shumë lidhje me Tespihet apo me Tenderët.

Ata tani falin “elhamdulilah” për çdo mikrofon që u vihet përpara, shpërndajnë “merrhaba” për çdo votues të hutuar, dhe mallkojnë me “mysybet insan” këdo që guxon t’ua përmend hipokrizinë fetaro-politike.

Ironia është e thellë: në një Kosovë që ka duruar 500 vite pushtim osman dhe 149 vite robëri serbe, ku populli ka ruajtur me mish e me shpirt gjuhën, flamurin dhe identitetin, tani na dalin në skenë këta “reformatorë” me turban në kokë dhe grykësi në zemër, për të na shpëtuar nga vetvetja.

Dhe nuk besoj ne Albin Kurti si përkrahes te islamit radikal seps ekemi dëshmi te nje te riut shih edhe kryeminister pro perendimor evropian ….
Por nese Heshtja e tij përballë këtyre eksponenteve të islamit radikal është shqetësuese.

Nuk e dimë nëse është heshtje strategjike, frikë nga humbja e votave, apo një “amin” i heshtur ndaj ekstremizmit që po merr ngadalë status institucional.

“Paria” e së ashtuquajturës Partia për Familjen, për “familjen myslimane”, kuptohet…!

Por ne e dimë një gjë:
Kosova nuk ka nevojë për parti të shenjta, por për njerëz të ndershëm. Nuk ka nevojë për imamitë që falen për karrige, por për qytetarë që çohen në këmbë për të mbrojtur identitetin dhe kulturën shqiptare

Per Dudën e Balshajve , që u bë boshnjake ?!

0

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj)

Dudë Bala pa brekë – dhe shejtani që u bë komunë Duhet, si fillim, kjo Dudë Bala me gjithë turbanin dhe fjalorin e saj “hallall”, me i hangër vetë brektë – nëse i ka, se po dyshohet që edhe ato i ka hup në “xhenetin” e rremë që po ua shet terbeshëve, goranëve e mahallës myslimane me fjalë si: elhamdylilah, shejtani rrahjima, e xheneti në Komunë!

Laku im Gani Bekteshi po thotë: “Na gaziti krejt mahallen! Tash po i gjejmë plakave të lagjes xhenetin te sporteli i komunës e ferrin në zyrën e gjendjes civile!”

Por më në fund dikush i doli përpara kësaj hoxhenice turbo-boshnjako-serbo-file fallco!

Arbëreshi i Vitomericës, pasardhës i Numan Baliçit – iliro-shqiptar autentik, s’e duroi më këtë farsë!

E ngriti zërin, e tha qartë: “Jo, moj Dudë, nuk ka xhenet me tenderë! Nuk ka komb pa brekë që të shitet për tespi!” Se terbeshët, goranët – janë shqiptarë me gjak, jo turko-serbë me brdim të imponuar, që dje i thoshin vetes shqiptar, e sot falen për një vend pune në Komunë.

Çfarë ironie dramatike: Në vend që të ruajnë rrënjët, po ndërrojnë fletë si pema në vjeshtë, e në fund s’kanë asgjë tjetër veç emrit të zhbëre – e një Dudë Bala që u flet për Xhenet… me pasaportë boshnjake.