Kreu Blog Faqe 613

Nga dhoma e krijimeve , poezi nga libri në dorëshkrim “Iliada Shqiptare” i Atdhe Gecit

0

NGA DHOMA KRIJIMEVE – poezi nga libri në Dorëshkrim “Iliada shqiptare”

Në gjirin e atdheut kudo po kthehet

shpresa, dhe, një  botë  më  poetike

pjesë të atdheut bashkë po festojnë

ditën e gjuhës shqipe dhe t´flamurit

Në dhomën e krijimeve erdhi muza

që ti thyej sa mure të mbetur anash

plagët e jetës  janë  vuajtje të rënda

veprat e mendjes  janë  stuhi zemre

Një ndërrim  i  heshtur  janë  stinët

qershitë me lule, pemët në lulëzim

në Prishtinë  i vetëm shëtit Atdheu

bijtë e një kombi sot po miqësohen

Kosova  çdo  ditë po bëhet e bukur

populli ynë po ndjehet më i lumtur

ëndrrave tona po  i  shtohen ëndrra

krijime dhe vepra me më të ardhme

Të tëra kohët po i kthehen Atdheut

kjo kohë ne  jemi krijimi për nesër

në gjirin e kombit po kthehet Iliria

brenda Ilirisë janë të tëra territoret!…

Atdhe Geci – Poezi nga libri në dorëshkrim “Iliada shqiptare”

Zgjedhjet e brendshme, shpëtim i vetëm për LDK-në!

1

Florim Zeqa

Pas kërkesës publike të deputetit Avdullah Hoti për ndërrimin e kryetarit të partisë, kanë filluar të shtohen zërat për ndryshime brenda LDK-së, bashkë me ketë edhe lakimi i emrave të mundshëm për kryetar të partisë!

Reformat piramidale gjymtuan LDK-në

Ky është një momentum i ri reflektimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jo vetëm nga drejtuesit në Kryesinë Qendore në Prishtinë, por, për të gjitha Degët dhe Nëndegët gjithandej Kosovës dhe në Diasporë, për ta shpëtuar ndarjen e tretë fatale të LDK-së në pragë të zgjedhjeve lokale të vjeshtës së këtij viti.

Që kjo të mos ndodhë, LDK-ja duhet ta harrojë pushtetin (e pamerituar) qendror dhe t’i kthehet konsolidimit të brendshëm, të munguar tani e dy dekada më parë!

Pasi kanë kaluar më tepër se dy dekada që kur LDK-ja nuk ka organizuar zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike brenda strukturave të saj!

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka stopuar ndryshimet dhe reformat substanciale.

Pas vitit 2010 e këndej, në vend të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në LDK u instaluan ‘Zgjedhjet Aklamacioniste’ me lista të mbyllura dhe pa kundërkandidat!

Në vend të reformava nga poshtë-lartë u aplikuan ‘reformat piramidale’, nga të cilat u gjymtua rrita dhe ngritja e LDK-së!

Emërimet në krye të Degëve dhe Nëndegëve në vend të zgjedhjeve të lira dhe demokratike prodhuan centralizimin e pushtetit qendror dhe defaktorizim, përkatësisht demoralizim të elektoratit rugovian të LDK-së!

Këtij demoralizimi dhe demonizimi të veprimtarëve të LDK-së i kontribuan koalicionet e panatyrshme me rivalët politik në kundërshtim me vullnetin e elektoratit besnik.

Kjo çoj në pasivizimin e elektoratit, përkatësisht, të demotivimit për dalje në zgjedhje, ku për pasojë erdhi deri tek degëdisja dhe lëvizja e elektoratit të LDK-së drejt partive të tjera, përfshirë edhe ato rivale!

Si të parandalohet ndarja e tretë?!

Mirëpo, kjo nuk u bë asnjëherë pengesë për lidershipin autokrat të LDK-së, i cili më përbuzje thoshte, “Ne nuk e pyesim elektoratin për koalicione paszgjedhore”!

Deklarimet e tilla e irrituan në masë të madhe elektoratin e LDK-së për mosdalje në zgjedhje si e vetmja mënyrë për ndëshkimin e lidershipit të papërgjegjshëm.

Kuvendi i VI-të apo ‘Kuvendi i Karrigeve’ e prodhoj ndarjen e parë, kurse zgedhjet paralamentare të vitit 2021 e prodhuan ndarjen e dytë fatkeqe, nga e cila LDK doli më e dëmtuar se asnjëherë më parë!

Nuk po i permendi shkaktarët e dy ndarjeve të para, pasi na janë të njohura të gjithëve!

Mospërfillja e vullnetit të elektoratit në njërën anë dhe mosmbajtja e premtimeve elektorale i prodhoj dy ndarjet e para!

Problemi është si të ndalet ndarja e tretë dhe fatale për LDK-në!

Jemi në situatë, që edhe po deshi, LDK-ja nuk mund t’i fshehë më çarjet e pakënaqësitë e brendshme të ardhura si pasojë e papjekurisë politike të kryetarit aktual, i cili në vend të respektimit të vlerave dhe kontributit të veprimtarëve themeltarë, përparësi ju dha mercenarëve dhe parashutistëve në LDK!

Lakimi i emrave të mundshëm për kryetar të ri partisë, jo vetëm që nuk e ndihmon procesin e reformimit, e favorizon ndarjen e tretë, e cila do të jetë fatale për LDK-në.

Pozita e tretë nuk ia jepë komoditetin askujt për vetëkënaqësi në LDK. Secili anëtarë i partisë që ia don të mirën LDK-së duhet të bëjë presion tek ‘Kryesia Qendrore’ për organizimin e një procesi të brendshëm zgjedhor, si kusht të domosdoshëm dhe të vetëm për shpëtimin nga ndarja e tretë dhe fatale për LDK-në në pragë të zgjedhjeve lokale.

Presidentja: Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë në Berlin, ka lexuar një ‘Laudatio’ për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Mbrëmë në Berlin, pata nderin ta lexoj një ‘Laudatio’ për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur.

Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe.

Fjalimi i plotë i Presidentes Osmani: 

https://www.facebook.com/share/v/18YFXaUQrY/

Vendosja e Dodonës në vendin e gabuar dhe tjetërsimi i përkatësisë së saj etnike nga pellazge në helene është tjetërsim i historisë kombëtare

Nga Kujtim Mateli

  • Vendosja e Dodonës në vendin e gabuar dhe tjetërsimi i përkatësisë së saj etnike nga pellazge në helene është tjetërsim i historisë dhe i identitetit tonë kombëtar

Vendndodhja e Dodonës dhe përkatësia e saj etnike  duhet të ishin në themel të punës së institucioneve shkencore të trojeve shqiptare, por këto institucione deri më sot kanë heshtur, megjithëse Dodona kudo që të ndodhet, është qytetërim dhe histori e rëndësishme e popullit shqiptar. Më parë se t`i vendosësh Dodonës një vendndodhje të re, duhet të rrëzosh pretendimin ekzistues që ka një pranim të gjerë që Dodona ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës. Ky pretendim është i pranuar nga disa institucione shkencore evropiane, përfshi dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Si prova të pranimit nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë mund të sillen librat e saj mbi historinë e Shqipërisë dhe Fjalori Enciklopedik Shqiptar, zëri Dodona, që e vendosin në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.

Po a mund të flasësh për vendndodhje të reja të Dodonës pa rrëzuar me prova dhe fakte këto pretendime të botës akademike, sidomos evropiane? Në vështrim të parë të duket se kjo është e pamundur. Kur disa akademi e mbështesin këtë tezë, do të thotë  se mundësia për ta rrëzuar atë është zero. Por e vërteta ekziston ndryshe. Dodonën në luginën e Carakovistës nuk e vendosi mendimi shkencor, por vetë qeveria e Greqisë për ta përdorur si provë  në kongresin e Berlinit dhe në qarqet politike evropiane se Dodona e gjetur në luginën e Carakovistës nuk ishte pellazge siç thonë autorët e antikitetit, por helene. Rrjedhimisht Epiri duhej t`i jepej Greqisë, pretendim nga i cili qeveritë e Athinës nuk kanë hequr dorë deri në ditët e sotme. Nëse Karapano, që pretendohet si zbuluesi i Dodonës, do t`i përkiste botës shkencore, do të kishte shkuar në ndonjë institucion shkencor në Athinë. Po qeveritë e Athinës  pas vitit 1878,  e bënë Karapanon ministër duke drejtuar disa Ministri të ndryshme  dhe deputet në parlamentin e Athinës për gati 29 vite. Mund të shtojmë se vetë Karapano në profesion nuk ishte historian apo arkeolog, por jurist.  Janë pikërisht qeveritë e Athinës, që me peshën e tyre politike, kanë ndikuar që të mos zbardhet e vërteta për vendndodhjen e Dodonës dhe përkatësinë e saj etnike.

Disa studiues dhe adhurues të saj, sidomos ata që e pretendojnë Dodonën në malin e Tomorit në lindje të Beratit, flasin për dy e më shumë Dodona, kur ajo ka qenë vetëm një dhe ishte brenda territorit të Epirit të Vjetër.

Që të jesh serioz në pretendimin se Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës kërkohet:

a-të ballafaqosh të gjitha dëshmitë e autorëve të antikitetit që kanë lidhje me vendndodhjen e Dodonës dhe përkatësinë e saj etnike.

b-të provosh se cilat nga gjetjet e luginës së Carakovistës mban mbishkrimin se ai qytet i përkiste Dodonës ose, nëse hyjnia që nderohej atje ishte ajo e Di Dodonen që jepet nga të gjithë autorët e antikitetit.

1 Teza e Sami Frashërit: Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës

Pas një pune më shumë se 10-vjeçare, në vitin 2011, botova librin e parë studimor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I” duke e kundërshtuar vendndodhjen e pretenduar nga Konstandin Karapanos dhe pasuesit e tij: Evangjelides dhe Dakaris, dy arkeologët kryesorë që kanë kryer gërmime arkeologjike gjatë shekullit XX. Me gjithë pranimin në opinionin publik të studimit tim gjatë promovimeve që bëra në Tiranë dhe Këlcyrë, por edhe në shtypin e shkruar, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë më erdhi një kundërshtim i çuditshëm dhe misterioz:

Akademik  Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante: “Këto që dëgjojmë e shohim sot se do të ngrihet një monument tjetër i pavarësisë në Tiranë më duken si ato diletantizmat e atyre që Dodonën antike 1500-vjeçare duan ta çojnë në kalanë e Këlcyrës…

Siç përmenda më sipër rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit”. (Muzafer Korkuti, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012)

Se si mund ta shikonte Ismail Qemali një qytet që atëherë ndodhej nën rrënoja, këtë mund ta thotë vetëm Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Po me këtë deklaratë Akademia e shkarkoi përgjegjësinë nga institucioni i saj duke bërë përgjegjës Themeluesin e Shtetit Shqiptar. Po kjo përgjegjësi nuk mund t`i mbartet një politikani siç ishte Ismail Qemali, por bie pikërisht mbi vetë Akademinë e Shkencave që paguhet nga taksapaguesit dhe që e ka për detyrë të zbardhë dhe të mbrojë të Vërtetën.

Po si zbardhet e Vërteta?

Me studime shkencore dhe debate midis pjesëtarëve të institucioneve, por dhe me studiues të tjerë jashtë institucioneve që interesin për Dodonën e kanë shprehur me librat e tyre studimorë. Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk e ka një studim qoftë dhe disa faqesh në lidhje me Dodonën, kur fqinji ynë jugor dhe bota akademike evropiane organizojnë çdo vit sesione dhe konferenca shkencore për ta mbajtur Dodonën në vendndodhjen e gabuar dhe tjetërsimin e etnisë nga pellazge në helene.

Pretendimin e vendndodhjes së Dodonës në jugperëndim të Janinës e ka kundërshtuar shkencëtari dhe dijetari ynë i madh me përmasa evropiane Sami Frashëri: “Dodona ka qenë një qytet në Epirin e vjetër, d.m.th. në Vilajetin e Janinës, i shquar me tempullin e pashëm dedikuar adhurimit të Jupiterit, Atit të hyjnive. Vendi i këtij qyteti dhe tempulli akoma nuk është diktuar si duhet. Z. Karapano prej Arte, prezanton se, pas disa gërmimeve dhe vjetërsinave arkeologjike të zbuluara ndërmjet Janinës dhe Artës, Dodona duhet të jetë atje e për këtë ka botuar edhe dy broshura; por ky vend nuk pajton me karakteristikat që na njoftojnë Omiri, historianët e poetët e tjerë të lashtë, të cilët e karakterizojnë Dodonën me frazat: “shumë në veri”, “tepër e ftohtë dhe me borë” dhe “shumë e lartë”. Mirëpo gërmadhat që ka zbuluar z. Karapano janë në një fushë të ulët ku bora nuk qëndron gjatë.” (Sami Frashëri  Enciklopedia (“Kamus al-a’lam”), vëll. III, faqe 2172 zëri Dodona)

Po a bëri Akademia e Shkencave e Shqipërisë ose ndonjë institucion tjetër shkencor një debat për hipotezën e Sami Frashërit? Përgjigjja është se nuk e ka bërë deri më sot dhe vështirë ta bëjë ky staf akademik i ditëve të sotme.

2 Kur dhe kush e pretendoi Dodonën në luginën e Carakovistës

Dodona është qytet i Epirit të Vjetër që kishte tempullin dhe orakullin më të vjetër, i ndërtuar nga pellazgët, që datohet shumë kohë para Luftës së Trojës.

Në fillim të shekullit të XIX, kërkuesit më të rëndësishëm të Dodonës kanë qenë Pukëvili dhe Liku, të cilët e kërkuan Dodonën në të gjithë hapësirën e Vilajetit të Janinës, por pa sukses. Madje edhe Misioni Arkeologjik Francez, në fillim të viteve 1870 deklaroi se Dodona nuk ndodhet në rrethinat e Janinës.

Si zbulues i Dodonës njihet Kostandin Karapanos, i cili botoi në Paris në vitin 1878 një libër për Dodonën dhe një tjetër me vizatime që u përkisnin gjetjeve të luginës së Carakovistës.

Ja si e fillon librin e tij Karapanos: “Tempulli i Dodonës, megjithë famën e tij, ishte deri tani gati i panjohur.  Informacioni që na japin autorët grekë dhe latinë është shumë i paplotë dhe i pamjaftueshëm për të krijuar një ide as se çfarë ishte, as për t`na treguar vendin e saktë të vendndodhjes së tij. Monumentet epigrafike ose figurative që lidhen me këtë tempull që do të kishin shërbyer për të plotësuar informacionet  e autorëve antikë, gjithashtu na mungojnë.”  (Karapanos, Konstantin, “Dodone e ses ruins”. Paris 1878 page1. Le temple de Dodone, malgré sa célébrité était jusqu’ici presque inconnu. Les auteurs grecs et latins ne nous fournissent que des renseignements très incomplets, et qui ne suffisentni pour nous donner une idée de ce qu ‘il était, ni pour nous indiquer le lieu exact de sa situation……)

Ajo që thotë Karapanos se informacionet që na kanë dhënë  autorët e antikitetit është i pamjaftueshëm, nuk është e vërtetë. Janë rreth 20 autorë të antikitetit që kanë shkruar për pozicionin gjeografik të Dodonës dhe topografinë e saj.

Autorët e antikitetit që na kanë dhënë pozicionin gjeografik të Dodonës e kanë vendosur atë në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë ilire dhe malin Tomar të Dodonës si mali që ndante Ilirinë me Epirin.

Të dhënat që na vijnë nga burimet historike dhe arkivat e perandorisë romake janë në kundërshtim me pretendimet e autorëve modernë që e pranojnë Dodonën në mes të Epirit, në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.

Autorët e antikitetit e kanë dhënë të qartë vendndodhjen e Dodonës:

-Dodona dhe orakulli i saj ndodhen pranë lumit Dodon;

-Dodona shtrihet nga lumi deri në shpat të malit Tomar;

-Dodona ndodhet në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë ilire.

Autorët e gjysmës së parë të shekullit XIX duke e kërkuar Dodonën sipas njoftimeve të autorëve antikë, nuk e kërkonin atë në luginën e Carakovistës, sepse ajo nuk plotësonte asnjë prej kushteve të tyre.

1-Në luginën e Carakovistës mungon lumi. Panajotis Aravandinos (Panayiotis Aravantinos), në librin e tij: “Pragmateia peri Dodonis”, Janinë 1862, fq. 37  duke  cituar autorët e antikitetit thotë: “Që lumi Dodon apo Selis kalonte pranë orakullit”. (Didymos Z` 7, H`10, Eustath. Z` 12, H`11).

Ekzistencën e lumit Dodon, në luginën ku ndodhej Dodona, e pranon edhe vetë Konstantin Karapanos në librin e tij: “Dodone e ses ruins” faqe 150, duke cituar dy autorë të antikitetit: Stefan Bizantinin dhe Eustathin: ( Steph. Byz, in v. dodóni et Eustath., Comm. in Homer., II., B ., v. 750)

Po a ekziston lumi në luginën e Carakovistës ku ndodhen rrënojat e qytetit të pretenduara si ato të Dodonës? Sigurisht që jo. Kjo do të thotë që Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës, sepse nuk ekziston lumi. Autorët modernë të dy shekujve të fundit (XX-XXI), nuk i përmendin dëshmitë e autorëve antikë për ekzistencën e lumit Dodon, duke e lënë opinionin publik ta pranojë  verbërisht ekzistencën e Dodonës në luginën e Carakovistës.

2- Në luginën e Carakovistës rrënojat e qytetit, i pretenduar si Dodona, nuk ndodhen në malin Oliçka. Dy autorë të rëndësishëm të antikitetit, të cilët kanë jetuar në kohën, kur Dodona ekzistonte, Straboni dhe Solinus, dëshmojnë se Dodona ndodhej në trup të malit Tomar. Edhe autorët e gjysmës së parë të shekullit XIX, e pranojnë Dodonën në trup të malit Tomar, prandaj ata nuk e pranonin ekzistencën e Dodonës në luginën e Carakovistës.

Panajotis Aravandinos (Panayiotis Aravantinos), në librin e tij “Pragmateia peri Dodonis, Janinë 1862, fq. 37, thotë: “Dodona ndodhet në shpat të malit Tomar.” ( Στράβ. Η’ 7, Ευστάθ . Η ‘ 9 )”

Një tjetër autor i shekullit XIX, Thomas Smart Hughes, “Travels in Sicily, Greece and Albania”, Volume 1, p. 526, London 1820, duke u mbështetur te gjeografi Strabon thotë: “Mali Tmarus, ose Tomarus, ne e dimë nga Straboni se ishte pikërisht mali mbi të cilin qëndronte Dodona” kurse duke cituar gjeografin tjetër, Solinus, thotë: “Dodona ishte lart në malin Tmarus”  (Straboni, Gjeografia, libri 7 (7.11), and C. IVLII SOLINI COLLECTANEA RERVM MIRABILIVM, VII 3 Dodone Tmaro celsa est.) 

3 Çfarë vërtetuan gjetjet arkeologjike në luginën e Carakovistës

Natyrshëm lind pyetja: nëse burimet historike vërtetojnë se Dodona nuk ndodhet në mes të Epirit, çfarë vërtetojnë gjetjet arkeologjike?

-I shohim të gjitha gjetjet arkeologjike që arkeologët helenë kanë zbuluar atje që nga Karapanos, Evangjelides dhe Dakaris, nëse në ndonjërën prej tyre, gjendet emri i qytetit të Dodonës. Përgjigjja është se asnjë gjetje arkeologjike nuk ka ndonjë mbishkrim që të vërtetojë se ky qytet i përkiste Dodonës.

-I shohim këto gjetje arkeologjike në rrafshin historik, se cilës periudhë i përkasin. A e ka jetëgjatësinë ky qytet aq sa thonë burimet historike?

Në rrafshin historik ky qytet i luginës së Carakovistës ka jetëgjatësi më pak se dy shekuj, aq sa kanë funksionuar institucionet e epirote. Gjetjet arkeologjike të zbuluara prej Karapanos, Evangjelides dhe Dakaris  u përkasin mesit të shek. IV-II para Krishtit, kurse Dodona ka pasur më shumë se XV shekuj jetëgjatësi.

-Tjetër provë e rëndësishme do të ishte që atje të nderohej Di Dodonen (Dodonen, nga emri i qytetit Dodona) ose Di Tmar, Tomar (nga emri i malit në të cilin ndodhej Dodona).

Përgjigjja është se në këtë qytet është nderuar Di Naio, një atribut që i përkiste vetëm këtij qyteti, ashtu si në qytetet e tjera në Epir dhe Iliri që e kanë nderuar hyjninë me atributin e tyre të veçantë si: në Butrint (Buthroto)- Di Soter, qyteti Kasope- Di Soter, qyteti Bylys- Di Tropeos, qyteti Mavrora (Olimpe) Megistos, qyteti Fotike- Di Dodoneen  dhe Sarapis, qyteti Pasaron- Di Aresios, qyteti Amantia- Di Boulaios, Ambracia- Di Soter, qyteti i Carakovistës- Di Naio.

Si përfundim mund të themi se numri i dëshmive arkeologjike që ta vërtetojë këtë qytet si atë të Dodonës është zero. Nuk kishte se si të ndodhte që autorët e antikitetit të thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, kurse ajo të gjendej në mes të Epirit.

4 Qyteti i luginës së Carakovistës ka qenë Seli e Institucioneve Epirote

Pavarësisht se burimet historike e vendosin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, disa studiues, sidomos në fushë të arkeologjisë, e pretendojnë akoma Dodonën në mes të Epirit, në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës. Si arsye ata nxjerrin se atje ka gjetje të rëndësishme arkeologjike.

Po çfarë ka në luginën e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës?

Atje gjendet një teatër, ndodhet Buleterioni, ndodhet tempulli i hyjnisë Di, akropoli  dhe gjetje të tjera arkeologjike që i kushtoheshin hyjnisë Di dhe Dionës. Gërmimet arkeologjike të Karapanos dhe Dakaris kanë vërtetuar se ky qytet i luginës së Carakovistës ka qenë qytet i Institucioneve Epirote.

Atëherë lind pyetja: cilat objekte e bëjnë këtë qytet për ta konsideruar si qytet i Institucioneve Epirote dhe cilat si qytet të Dodonës?

I marrim me radhë:

1-Në këtë qytet ndodhet Buleteroni në përmasat (43.60 m x 32. 50 m, = 1417 m2).  Kjo ndërtesë kaq e madhe tregon se numri i përfaqësuesve të zgjedhur të Epirit ka qenë i madh dhe ka përfaqësuar të gjitha qytetet dhe krahinat epirote.

2- Në këtë qytet ndodhet teatri me rreth 17.000 vende, i cili është ndërtuar jo për banorët e këtij qyteti që ka pasur një numër të vogël, por për të zgjedhurit dhe popullin e Epirit që do të ishin të pranishëm, kur merreshin vendime të rëndësishme për jetën e vendit. Duke qenë në zemër të Epirit, u jepte mundësi banorëve të tij që të kishin mundësi të barabarta për të marrë pjesë në mbledhjet popullore. Pra, teatri ka qenë në funksion të institucioneve epirote për të organizuar mbledhjet e përgjithshme të popullit. As atëherë, as tani, njerëzit e religjioneve fetare nuk i mbledhin njerëzit në teatër ose stadiume, sepse nuk bëjnë debat, nuk e diskutojnë ekzistencën e Hyjnisë. Ato janë bërë dhe bëhen me besimtarët, brenda faltores ku njerëzit i besojnë dhe i luten hyjnisë së tyre (sot kisha, teqeja, xhamia etj.)

3-Ky qytet, sa një lagje e qyteteve të tjera të Epirit, (3.5 ha), mbase më i vogli në Epir, nuk mund të ishte njëkohësisht edhe qytet i Dodonës, edhe Seli e Institucioneve Epirote. Sipërfaqja 3.5 ha, nuk mund të kishte më shumë se 100-120 shtëpi, aq sa duheshin ndërtesa hotelerie për të zgjedhurit epirotë (Buleterioni) gjatë mbledhjeve të rregullta që mund të vazhdonin edhe disa ditë, si dhe për ata që ishin të përhershëm me banim në këtë qytet si punonjës në administratën e Institucioneve Epirote dhe punonjës të shërbimeve dytësore si: punonjës tregtie, mirëmbajtës të ndërtesave të qytetit, të mjedisit, etj. Mirëpo autorët e antikitetit e kanë përshkruar Dodonën si një nga qytetet më të rëndësishme të Epirit.

Pseudo-Skimni (Pseudo Scymnus, Circuit of the Earth, v. 445-452) thotë se Dodona është një themelim pellazg (pra jo helen) ku banonin barbarë të përzier (pra popullsi jo helene) deri në afërsi të faltores. Që do të thotë që ky qytet i luginës së Carakovistës, i ndërtuar në përmasa të vogla (3.5 ha) aq sa ishin nevojat për banorët e institucioneve epirote, nuk mund të ishte edhe qytet i Dodonës.

4- Në kohën e Krishterimit, faltorja e Dodonës u kthye në qendër peshkopale, kurse tempulli në kishë. Karapanos që kreu i pari gërmimet arkeologjike, duhej të kishte gjetur në fillim ato gjetje arkeologjike që i përkasin periudhës së Krishterimit dhe të periudhës romake, pastaj ato të mëvonshmet që lidhen me kohën, kur ky qytet shërbente si Seli e Institucioneve Epirote (343/2-168) para lindjes së Krishtit). Mungesa e dëshmive të Krishterimit dhe të periudhës romake, tregon se ky qytet nuk ka lidhje me qytetin e Dodonës.

Pretendimet e Karapanos për vendndodhjen e Dodonës në luginën e Carakovistës, janë kundërshtuar nga disa autorë të rëndësishëm, ku mund të përmendim:

Zoto Molosi, (lindur në vitin 1837, në  Dhrovjan të Finiqit, Sarandë-vdiq në  Athinë, në maj 1912), është një nga njohësit më të mirë të gjeografisë  dhe historisë të territorit që në antikitet quhej Epir. Në librin e tij “Ηπειρωτικαί μελέται” Vol 4, faqe 207, Athinë 1887, duke shkruar për gjetjet arkeologjike të Karapanos në luginën e Carakovistës, do ta kundërshtone ashpër pretendimin se atje ishte zbuluar Dodona :  “Këto nuk kënaqin asnjë shkrimtar të ri grek, përveç disa shkrimtarëve të huaj sipërfaqësorë, që nuk e vizituan këtë vend dhe nuk e studiuan truallin e Epirit.” 

5 Dodona ka qenë kryeqyteti i Epirit të Vjetër

Nga sa thamë më lart arrihet në përfundimin se Dodona ishte qytet. Pra, nëse duam Dodonën, duhet të gjejmë qytetin e Dodonës i cili shtrihej buzë lumit Dodon (ku ndodhej orakulli) deri në shpat të malit Tomar, sipër të cilit ndodhej faltorja e tempullit. Që do të thotë se sipërfaqja e këtij qyteti ka qenë e madhe, e krahasueshme me qytetet e tjera të Epirit ku sipërfaqja e tyre shkonte mesatarisht deri në 30 ha. Ndërsa Konstantin Porfyrogjeneti (shek. X pas Krishtit) thotë: “…Kryeqyteti i Epirit të Vjetër është qyteti i Dodonës, ku gjendet lisi që flet për misteret e perëndive.” (Koço Bozhori-Filip Liço, Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, faqe 18-19)

Qyteti i Dodonës duke u vlerësuar si kryeqytet i Epirit, do të thotë se qytet me këtë emër kishte vetëm një, se rëndësia e tij ishte e madhe në jetën politike dhe fetare të Epirit dhe si çdo kryeqytet kishte një shtrirje dhe popullsi më të madhe se qytetet e tjera.

Duke pasur një numër të lartë shtëpish në kohën e ekzistencës së saj, të cilat në kohën e sotme janë kthyer në rrënoja, identifikimi i Dodonës nuk është i vështirë.

Mbështetur te arshivat e perandorisë romake të cilat malin e Dodonës e quanin mal të përbashkët të Atintanisë ilire dhe Molosisë pellazge, kuptohet qartë që Dodona ka qenë kryeqytet i përbashkët i pellazgëve dhe ilirëve.

Po ku ndodhet Dodona?

Atje ku e vendosin autorët e antikitetit dhe arshivat e perandorisë romake: në veri të Epirit, të tokën e Molosisë dhe në kufijtë e Atintanisë ilire. Dëshmitë e tyre janë aq të qarta,  saqë nuk lënë vend për dyshime për vendndodhjen e saj. Gjetja e vendndodhjes së Dodonës është domosdoshmëri, sepse duhet të merret edhe prova materiale e kohës së themelimit të saj deri në kthimin e saj si qendër peshkopale në shek. V-VI pas lindjes së Krishtit, do të mund të vërtetohen fiset që e krijuan atë dhe e mbajtën atë si kryeqendër të përbashkët pellazgo-ilire deri në shkatërrimin e saj si vend i besimit pellazg në fund të shek. IV-t pas Krishtit nga Teodosi I.

Po nëse Akademia e Shkencave e Shqipërisë hesht për arsye që do të mund të zbardhen në të ardhmen dhe nuk ka ndërmend të flasë, fatmirësisht trojet shqiptare kanë edhe tre institucione të tjera shkencore.

Në Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave e Kosovës, kurse në Shkup: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Këto institucione shkencore në Prishtinë dhe Shkup, kanë po aq përgjegjësi sa edhe Tirana. Atdheun e kemi të përbashkët, po kështu dhe identitetin dhe historinë. Nuk mund të ecet me një histori dhe identitet të cunguar duke lënë jashtë historisë së popullit shqiptar Dodonën, të paktën 2000 vjeçare,  e cila shënjoi një pikë kulmore, nga më të vjetrat dhe më madhështoret, në qytetërimin dhe historinë e njerëzimit.

Tiranë, mars 2025

Hashimi i DGSE-së serbofile franceze (3)

0
Gjatë prilli 1999, tashmë “kryeministri” Hashim Thaçi, simuloi formimin e “qeverisë së përkohshme”. Fillimisht formoi “ministrinë e mbrojtjes”, ku u angazhuan kryesisht pjesëtarët e NPK (“ndërmarrja e përbashkët kriminale”), në krye me komplotistin Azem Syla, tashmë “ministër i mbrojtjes”, i cili deri atëherë vetëprezantohej si “komandant i përgjithshëm” i UÇK-së. Hashimit nuk i dukej mjaftë vetemrimi drejtor i drejtorisë politike në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm, i cili ishte vetëm një improvizim mjeran. Tani po komplotonte edhe si “kryeministër”.
Sprova e parë si “kryeministër” duhet të ketë qenë qëndrimin ndaj urdhrit për sulm në Koshare, më 9 prill 1999, nga territorit të Shtetit shqiptar. Urdhrin e kishte dhënë ushtaraku Rrustem Berisha, i cili asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së, ndërsa ishte dalë edhe nga FARK-u pas vrasjes se kolonelit Ahmet Krasniq (më 21 shtator 1998), duke u vetëdeklarua vetëm si ushtarak “institucionalist” që komandohej vetëm nga “komandanti suprem”, “presidenti” Ibrahim Rugova. I kishte bashkëveprimtarë edhe ushtarakët Anton Quni, Hisen Berishën. Çuditërisht urdhrin e Rrustem Berishës e përkrahu “ministri” Azem Syla, përmes Nasim Haradinajt. Ata nuk pyeten as Shtebin e Përgjithshëm të UÇK-së as Shtabin e FARK-ut, nëse duhej të sulmonin nën Emblemë të UÇK-së forcat ushtarake të Serbisë nga territori i Shqipërisë. Nuk i pyeten as qeverinë e Shqipërisë, as Aleancën NATO, nëse tashmë, kur ishte në vlug të vrullshëm bombardimi nga NATO i objekteve ushtarake e policore të Serbisë, duhet ta ndërmerrnin sulmin në Koshare. Komndanti Rrustem Berisha nuk ka kuptuar se ai sulm nuk duhej të urdhërohej as kur kanë ndodhur të paktën 14 bombardime nga NATO, siç e kam dëgjuar të rrëfente vet komandanti Rrustem Berisha, sepse nuk duhej t’i jepej mundësia Serbisë të ankohej në Këshill të Sigurimit për përfshirje tashmë të Shtetit shqiptar në luftë kundër Serbisë. As “kryeministri” Thaçi nuk ka ndërhy që të mos ndodhte ai sulm, edhe pse duhet ta ketë ditur se NATO ishte kundër!!
E habitshëm, si asnjë familjar i luftëtarëve të martirizuar në Koshare, nga bombardimet e NATOs, nuk u kërkuan llogari Rrustem Berishës, Azem Sylës e Nasim Haradinajt, për ato martirizime që nuk duhej të ndodhnin atëherë e aty, pa marrë leje, të paktën nga NATO, për sulm në Koshare.
Në maj “kryeministri” Thaçi “dekretoi” formimin e SHIK-ut (Shërbimit Informativ Kombëtar), si strukturë që i shpërbente NPK-së për t’i luftuar kryesisht kundërshtarët politik. Të pa informuarit janë mashtruar se SHIK ishte strukturë e UÇK-së. Jo, ishte strukturë e “kryeministrit” Thaçi…
Më 8 qershor 1999 kam pas përjetime, të cilat eskaluan deri edhe në grindje me francezin Danjean Arnaud, shef i Drejtorisë për ish-Jugosllavi, në kuadër të DGSE-së, agjenturë sekrete ushtarake, atëherë më serbofile se RDB serbe. [DGSE franceze ka fushëveprimtari, si CIA amerikane.]
Më 9 qershor ishte planifikuar të mbahej Samiti ndërkombëtar për Kosovën. Nikoqir ishte kancelari gjerman Shrëder. U mbajt në Këln. Disa ditë më herët Sabri Kiçmari me luti të rezervoi hotel për Hashimin. U përcaktova për Hotel “Martim”. Kur u paraqita në sportel, më njoftuan se në ato data hotelin e ka rezervuar Zyra e kancelarit për delegacionet qeveritare që do marrin pjesë në Samit. Spontanisht fola: “pikërisht, prandajpo rezervoj dhomë për kryeministrin shqiptar”. Sportelisti nuk që i vëmendshëm, prandaj m’i dha formularët t’i plotësojë, sepse duhej të përgatiteshin ID-Card.
Më 8 qershor 1999 kemi shkuar në Aeroportin Këln/Bonn për ta prit Hashimin (me bashkëveprimtarin mitrovicas Veton Jashari). Nga zona e kontrollit doli vetëm Bilall Sherifi, shoqëruesi e përkthyesi i Hashimit dhe kuadër i NPK. Informoi se Hashimin e kishte ndaluar policia kufitare, sepse ishte perosna nongrata në Gjermani (e kishte të ndaluar hyrjen). U sikletosëm. Bëra ca telefona në Ministri të jashtme. Pas rreth dy orëve ndërhyrje qeveritare Hashimin e liruan dhe e lejuan të hynte në Gjermani. Arritëm në Hotel “Maritim”. Hashimi dhe Bilalli u ngjiten në dhoma. U befasova nga përshëndetja e një zotëriu, i cili pas 2-3 minutave të arritjes së Hashimit dhe Bilallit, u paraqit në hollin e hotelit, pranë kolltuqeve ku po i prisja të zbritnin Hashimi dhe Bilalli. Ai m’u drejtua në emër. Sapo reagova që nuk po e njihja, ai qeshi: “jam shok i Hashimit. Paska harrua të ju informon se do vija?” Ma zgjati kartëvizitën. Ishte famozi Danjen Arnaud. I shkruante edhe titulli zyrtar i funksionit. E luta të ulej. Porosita pije. Krejt panevojshëm filluam të grindemi, sepse nuk i durova mashtrimet e tij, si ajo që me Hashimin ishte njohur në kurs të gjermanishtes në Cyrih. Ia pata kthye: “nuk keni pas nevojë të frekuenton kurs gjermanishte në Cyrih, meqë atje nuk flitet gjermanishtja standarde. Më të përshtatshme i ke pas kurse në Strasburg të Francës, ku gjuhë e shumicës së qytetarëve është gjermanishtja, bile shumë e ngjashme me gjermanishten standarde…” Ai po krekosej se e kishte këshilluar Hashimin edhe gjatë gjithë Konferencës në Rambuje. Grindja po ashpërsohej, sepse nuk e pranova mashtrimin që ai ishte shok me Hashimin, por epror i Hashimit. Zbriten në holl Hashimi dhe Bilalli. Na gjeten duke u grindur. Hashimi u mundua ta kapërcente me humor karaxhozi, duke me thanë “shef, mos u brengos, sepse ne besojmë njëri tjetrin…” Nuk dështa në sy të Z. Arnaud të grindem edhe me Hashimin.
Ishim udhëzua, sa herë që do të dilnim nga hoteli për në qytet apo takime, duhej ta paralajmëronim shtabin e BKA-së, i ngritur në hotel përball stacionit të trenit, për ta koordinuar sigurinë në zonën që ishte caktuar për aq shumë delegacione shtetërore. Në telefon kërkuan që të paraqitesha personalisht në shtab të BKA. Sapo hyra, ma komunikuan arrestimin. Arsyetimi: e kisha kontrabanduar në hotel, i rezervuar vetëm për delegacione shtetërore nga Zyra e kancelarit, një person që e ka pas të ndaluar të hy në Gjermani dhe e kishim sjell aty edhe në kuadër të shërbimeve të huaja. Më dhanë leje të telefonoja sërish në Ministri të jashtme. Pas rreth një ore më liruan. Por, dosjes time tashmë iu shtua edhe një “fletë”.
Z. Arnaud ndeji me ne në Këln deri sa e theu qafen Hashimi…
Fatkeqësisht ai Samit ishte i dëmshëm për Kosovën, meqë sukses kryesor i tij u shpall rikthimi i Rusisë në “grupin e kontaktit”, për të vendos si duhet të zgjidhej çështja e Kosovës. Aty duhet të ketë ndodh marrëveshja politike për kapitullim ushtarak të Serbisë, e cila u konkretizua me marrëveshje ushtarake në Kumanovë, mes Alencës NATO e Ushtrisë së Serbisë, pa asnjëfarë pjesëmarrje të Kosovës. Këto zhvillime ishin të përfshira në “Paktin e stabilitetit për Europë Juglindore”, i miratuar në Këln më 10 qershor 1999.
[vijon]

Hashim Thaçi i Dritan Hiles (2)

0
HASHIMI I DRITAN HILËS (vazhdimi i dytë)
Nomenklatura jonë opion-bërese, e miletit tonë hibrid, ka sajuar histori dëshirore, duke e glorifikuar edhe angazhimin ndërkombëtar për viktimizimin e Kosovës – e cila kulmoi me Konferencë e mbajtur në Rambuje të Francës, nga 6-23 shkurti 1999. Idenë e parë për Konferencë duhet ta ketë publikuar ambasadori amerikan Christopher Hill, atëherë ambasador në Makedoni, në tetor 1998. Aty e tutje diplomacia e fshehtë operative u angazhua për përgatitje të Konferencës. DGSE-ja franceze ia ka dolë ta imponon nikoqirllëkun e Francës serbofile…
Paralelisht shërbimet serbe u përkujdesen, si ta kapin sa më shumë UÇK-në, meqë e kishin zënë petën qysh në vitin 1994, kur Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm (KP) të LPK-së, i caktoi Xhavit Halitin dhe Azem Sylën për ta udhëheq Sektorin e rëndësisë se veçantë (SRV), i formuar më 4 dhjetor nga KP i LPK-së. Pra, bëhet fjalë për jetësimin e vendimit që kishte marrë Mbledhja e 4-tërt – për formimin e Gueriles së armatosur çlirimtare. U angazhua KP i LPK-së në Emigracion, sipas obligimit statusor, sepse pas Mbledhje së 4-tërt, e mbajtur në Prishtinë më 26/27 korrik 1993), kanë pasuaar burgosje të shumta në Kosovë. Shërbimet policore serbe i kishin identifikuar delegatët e Mbledhjes dhe personat udhëheqës që i pat zgjedh Mbledhja. Ato burgosje të mëdha e bllokuan LPK-në në Kosovë. Edhe Hashim Thaçi u “arratis” në dhjetor 1993, i shoqëruar nga Fatmir Bajshori, në shtëpinë e të cilit qe mbajt Mbledhja e 4-tërt. Ata përfunduan në Shqipëri dhe preja andej në Zvicër. Edhe Hashimi u bë argat i SRV, i cili ia doli ta sabotonte konsolidimin e UÇK-së, sa që në mars 1998, Epopeja e Prekazit na zuri me UÇK të përtokur, pa struktura komanduese. Ishin mbet vetëm grupe të guerilëve që nuk kishin komandë as përkrahje financiare që të mund të bënin diç konkrete. Pra, SRV ishte struktura që e koordinoi formimin e “ndërmarrjes përbashkët kriminale” (NPK), siç është quajt në aktakuzën e ZPS-së, e ngritur kundër Hashim Thaçit & Co, ndërsa unë përpara e quaja bandë komplotiste, herë herë edhe “shtabi i Rognerit”.
NPK u faktorizua sidomos nga diplomacia operative “ndërkombëtare”. Mbaj mend një fragment të rrëfyer nga Sekretari i shtetit Wolfgang Ischinger, i cili gjatë lufte pat ftuar përfaqësuesit e imigracionit politik shqiptar në Gjermani në një “koktej” në vilën qeveritare në kryeqytetin Bonn. Ai, pos tjerash pat rrëfye: “ndiej keqardhje për UÇK. Shkuam në Kosovë për të komunikuar me komandë të UÇK-së sepse po merreshim me përgatitje të konferencës ndërkombëtare. Atje takuam dy djelmosha të lazdruar, të quajtur Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Ata simulonin korrierët ndërlidhës mes ne diplomatëve operativë dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ata bënin sikur dëgjonin vërejtjet dhe kërkesat e pyetjet tona, sorollateshin ca kohë duke besuar se po na mashtronin sikur po ia paraqisnin Shtabit dhe ktheheshin na i rrëfenin sajesat e tyre, sikur ato ishin përgjegjje të Shtabit…” [perifrazim]
Edhe pse UÇK kishte kuadro më të përgatitur në Emigracion, se ta zëmë Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Jakup Krasniqi, diplomacia operative i caktoi ata si përfaqësues të UÇK-së në Konferencë në Rambuje.
Mileti ynë hibrid e ka ngrënë mashtrimin e RDB-së serbe dhe DGSE-së serbofile franceze, sikur Delegacioni i Kosovës e kishte zgjedh Hashim Thaçin kryetar delegacioni. Në fakt e kanë imponuar ato dy agjentura armiqësore. Për këtë qëllim brenda Kalasë në Rambuje, ku mbahej Konferenca, ishte i përhershëm Zotëri Danjean Arnaud, të cilin Hashimi e prezantohent si shok e këshilltar, ndërsa ai ishte epror i Hashimit, meqë ishte shef i Drejtorisë për ish-Jugosllavi në DGSE-në famoze franceze.
Në përmbyllje të Konferencës, kur gjithë pjesëtarët e Delegacionit ishin për nënshkrim të Marrëveshjes, Hashimi u komandua nga z. Arnaud që ta kundërshtonte, sepse Delgacioni serb e refuzoi, dhe kështu Kosova, duke refuzuar nënshkrimin, të bëhej barazfajtore me Serbinë.
Ato zhvillime i kam përjetuar LIVE duke qenë pjesë e operativës që e kishte caktuar KP i LPK-së për të qenë gjatë gjithë kohës që mbahej Konferenca në Rambuje, sepse aty ishin pothuajse gjithë mediat botërore dhe duhej të shërbënim si logjistikë e Delagacionit.
Jam trondit kur më kanë takuar dy operativ të Ambasadorit austriak Wolfgang Petritsch (Petriç), – i caktuar nga BE-ja në Treshën USA-BE-Rusi (Christ Hill, Wolfgang Petritsch, Boris Majorski) që e koordinonte Konferencën, – kur më qortuan: “Zotëri Thaçi po e arsyeton refuzimin e nënshkrimit me frikën se do ta vrasin komandantët ekstremist të zonave operative të UÇK-së, të cilët financohen e ndikohet nga Ibrahim Kelmendi…” Ruajta qetësinë, duke i lut: “Ta takojmë përfaqësuesin politik e diplomatik të UÇK-së, Sabri Kiçmarin, i cili në praninë Tuaj do t’u telefonon komandantëve të zonave dhe do ta mësoni qëndrimin e tyre.” Thanë të sqaroheshim sa më shpejt mes nesh, sepse po prisnin nënshkrimin. Ia pata rrëfyer Sabriut dhe e luta t’u bënte telefonatë komandantëve të zonave. Nuk mbaj mend me sa prej tyre ka komunikuar, por përgjeggjja pothuajse e njësojt e tyre ka qenë, se nu ishin komandantë bashibozukësh, prandaj i respektojnë vendimmarrjet e Delegacionit.
Do fati të mund të komunikoj me Ministrin e jashtëm gjerman, të cilin e kisha goxha mik. Ai mbajti konferencë shtypi ditën e fundit të Konferencës – për ta shpreh hidhërimin kundër Delegacionit të shqiptarëve. Në përfundim grabita të dal nga salla para Fisherit. Në shkallë prita që ai të parakolonte, me shpres se mund t’i flisja. Truprojat me penguan t’i afrohem, por Fisheri m’u afrua, zbrazi mllefin: “po mendoni se vetëm ju shqiptarët keni besë e nuk po na besoni që e mbajmë fjalën se do të intervenojmë nëse do të firmosni ju marrëveshje e do ta refuzon delegacioni serb?!” Ia ktheva: “Hashim Thaçi është marionetë e DGSE-së franceze, prandaj nga ajo është komanduar të mos e nënshkruan…” Ndërhyri me kërkesë për t’ia sqaruar më në detaje. E përmbylli me ofshamën: “atëherë na u dashka ta përvetësojmë presidentin e Francës që të merret me DGSE…”
Po agjenturat RDB-së serbe e DGSE-së franceze e kanë imponuar edhe “marrëveshjen” për ta formuar “qeverinë e përkohshme të Kosovës, me kryeministër Hashim Thaçin”, të cilën e ka nënshkruar “presidenti” Ibrahim Rugova (por ka refuzuar ta zbaton në praktikë). Atyre u duhej kalë i ri për ta tërheq karrocën komplotiste, meqë “presidenti” Ibrahim Rugova dhe “kryeministri” Bujar Bukoshi tashmë ishin harxhuar…
Nga përfundimi i Konferencës në Rambuje, me 23 shkurt 1999, u deshën 19 ditë që marrëveshja të nënshkruhej në Paris, me 15 mars 1999. Llapaqenët tashmë nënshkrimin e Thaçit e arsyetuan se ai në ndërkohë ia kishte dalë t’a fuste në marrëveshje “referendumin për pavarësi” pas tre viteve, edhe pse e vërteta është se tekstit përfundimtar të 23 shkurtit 1999 nuk i ishte ndryshuar asnjë pikë as presë, siç thuhet në këso rastesh. Fatkeqësisht ato 19 ditë Serbisë i hynë në punë për të sjellë forca të reja nga Serbia në Kosovë…
Fatmirësisht më 23 mars 1999 krimineli Slobodan Millosheviq refuzoi lutjen e fundit për ta nënshkrua marrëveshjen, që ia bënë në Beograd Treshja Hill-Petriç-Majorski (USA-BE-Rusi), prandaj pasuan bombardimet nga Aleanca NATO, për ta evituar katastrofën humanitare në Kosovë.
[vijon]

Ibrahim Kelmendi për blasfeminë e Dritan Hilës: “Hashim Thaçi është Ismail Qemali i dytë !!”

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Para tre ditëve, më 17 mars 2025, Dritan Hila ka emetuar video-komentarin e ditës, të titulluar: Jugosllavët e rinj të Kosovës.
Duke simuluar se fjalët po i dalin nga loçka e zemrës, e fillon deklamimin: “Dje ka vdekur babai i Hashim Thaçit, Hashim Thaçit, shpallësit të pavarësisë së Kosovës, ish-komandantit të UÇK-së, drejtori politik i saj, një njeri i cili shpalli pavarësinë e Kosovës dhe ka qenë kryeministër dhe president i saj. Padushim, është një ngjarje, duke pasur parasysh ngarkesën e madhe emocionale që ka pasur ky njeri, babai i Hashim Thaçit, në gjithë harkun kohor, qysh se i biri i tij ka qenë student, është përnjekur, është arrestuar dhe pastaj ka dal në mal, e shenjojnë si një jetë e cila, pa dyshim, që ka qenë një jetë makthesh. Padiskutim ka kontributin e tij në formimin patriotik ët njeriut, të Hashim Thaçit, i cili do mbetet në historinë e kombit shqiptar, krahas Ismail Qemalit (…)”
Do të duhej ta xhelozoja Mikun Dritan për mjeshtri publicistike, por se si me ngjau në një usta tjetër që para pak kohe publikoi monografi për Esat Pashë Toptani, dhe po me patos si të Dritanit, para kamerave televizive e glorifikonte Esatin. Çka nëse edhe Esatin do ta komandonin shërbimet osmane dhe serbe të merrte pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe ta deklamonte ai në end të Ismailit Deklaratën e Pavarësisë, që të afirmohej për ta komplotuar më shumë Shqipërinë pastaj?! Do të krahasohej Hashimi me Esatin?
Meqë në Shqipëri dominon glorifikimi për Hashim Thaçin, i prodhuar nga marionetat e luftës speciale të shërbimeve armiqësore të Serbisë, me këtë rast, si reagim kundër Dritanit, po mundohet t’i bëj prezantim telegrafik Hashimit, ish-bashkëveprimtarit tim.
Babai i Hashimit, Haxhi (Sinan) Thaçi tashmë i ndjerë, ishte i punësuar si polar (roje i arave të kooperativës bujqësore). Rëndom, në ato kohë të “arta” titiste, polarët dhe zadrugarët (shitësit) në shirore të shtetit në fshatra të thella, ishin informatorët burimor për UDB-në, krahas tyre ishin mësuesit në shkolla 8-vjeçare. Këto tre kategori i furnizonin operativët e UDB-së më zhvillimet më të reja në fshat, nëse ndokush kishte fol diç kundër Titos dhe titistëve. Prandaj Haxhiu nuk ishte nga ata pleq që kishte mendësi patriotike për t’i edukuar fëmijët të bëhen patriot. Përndryshe, Ganiu, vëllau më i madh nga 6 vëllezërit, nuk do të menaxhonte çajtore, ku UDB-ja e koordinonte rrjetin e spiunazhit në Drenicë.
Pasi mbaron studimet Hashimi, një nxënës mesatar, regjistrohet në Fakultet të historisë në Universitetin e Prishtinës. Rëndom ky fakultet frekuentohej nga ata që dinin se nuk mbaronin dot profesion të mirëfillët, po mjaftoheshin me profesion të historianit (përrallagjiu), për t’u punësuar si mësues historie.
Në fakultet Hashimi jeran deri atëherë, në paraqitje dhe në oratori, eksponohet si student i mirë dhe si udhëheqës. Këtë dëshirë duhet të ia kishin injektuar ustallarët e UDB-së, të cilët, përmes Ganiut, duhet ta kenë rekrutuar Hashimin për të qenë marionetë e SDB, siç quhej UDB-ja pararendëse, e RDB siç do të quhet nga vitit 1991 dhe BIA, pas vitit 2002.
Se nuk kishte talent prej historiani e kam përjetuar në vitin 1997, kur bëmë një vizitë në Mynhen dhe ai belbëzoi përçartë ca slogane folklorike për historinë e “bujshme” të popullit tonë. Por edhe gjatë qëndrimit mbi katër vjeçar në Zvicër, Hashimi nuk i ofroi Redaksisë së Organit tonë, “Zërit të Kosovës”, asnjë shkrim me tematikë historike. Fatkeqësisht asnjë shkrim të çfarëdo lëmie, sepse nuk dinte të shkruante. Gjatë atyre viteve nuk mësoi për ta fol e për ta shkruar asnjë fjali të thjesht në gjuhën gjermane, edhe pse institucionet zvicerane paguanin kurse për ta mësuar gjermanishten në Zvicrën gjermanofone, sepse donin t’i integronin në shoqërinë zvicerane refugjatët politikë.
Jam interesuar të di, kush ishte ai apo ajo që e ka anëtarësuar për herë të parë Hashimin në Lëvizjen tonë, meqë, si organizatë klandestine (“ilegale”) që ishte në Kosovë, praktikohej konspiracion strikt enverist. Por nuk e merr askush përsipër. Pra, në fakultet Hashimi duhet të jetë penetruar në Lëvizje, sepse ashtu duhet të jetë urdhëruar nga eprorët e tij UDBashë. Duke shpërdor njohjet në fakultet, arrinë të penetrohet edhe në Guerile të Adem Jasharit. Por, edhe atje nuk jep prova. Përkundrazi, Adem Jashari duhet t’i ketë shqiptuar dënim si dezertor, duke ia ndaluar frekuentimin e territorit që e kontrollonte Guerilja e Ademit…
Në Mbledhjen e 3-të të përgjithshme të Lëvizjes, e cila është mbajt në Ujmir të Klinës më3-4 tetor 1991, hashi penetrohet si “delegat”. Aty ai përjeton diskutimin brilant të kuadrin ideologjik të Lëvizjes, sociologut Behajdin Allaqi. Por, nuk është sqarua, për cilën arsye Hashimi e ka akuzuar Behajdinin në Mbledhjen konsultative, e mbajtur në prill të vitit 1993 në Kolare të Kërçovës (Makedoni), sapo është zgjedh Grupi për ta përgatit mbajtjen e Mbledhjes së 4-tërt. Behajdini është zgjedh me qenë organizator, ndërsa fashimi jo. Me atë rast Hashimi duhet të ketë shpërthye: “po e zgjedhni këtë spiun të UDB-së e mua jo!” [perifrazim, sipas rrëfimit të pjesëmarrësit]. Aty ka plas grindja. Behajdini ka dhënë dorëheqje nga pjesëtar i Grupit, duke ia lëshuar vendin Hashimit.
Mbeledhka e 4-tërt mbahet në Prishtinë, më 26-27 korrik 1993. Aty rivendoset, si në Mbledhjen e 3-të, që të realizohet formimi i Gueriles së armatosur. Hashim ishte pjesëmarrës. Behajdini jo, sepse Hashimi ishte pengesa për pjesëmarrjen e Behajdinit.
Behajdini përfshihet edhe në UÇK, në Zonën e Pashtrikut, si njësoj komisari politik. Hashimi në qershor 1998 urdhëron Policinë Ushtarake ta arrestojnë Behajdinin. Arrestimi ndodh më 11 qershor 1998, në pabesi, dhe i prangosur i dorëzohet Hashimit i prangosur. Nga ai moment Hashim na e “zhduk” atë udhëheqës politik të Lëvizjes.
Në mars 1998 DGSE-ja serbofile franceze, e cila në ndërkohë e kishte huazuar Hashimin nga RDB-ja serbe, duhet ta ketë urdhëruar Hashimin t’i bashkëngjitet “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” (NPK), siç është quajt në aktakuzën e ZPS-së, ndërsa unë e quaja përpara bandë komplotiste, që të angazhohen për ta penguar zgjerimin e Kryengritjes, që tashmë kishte plas në Drenicë e Dukagjinë, pas Epopesë në Prekazë dhe Betejës në Gllogjan. Nuk po i prezantoj detajet e përjetuara gjatë marsi e prilli 1998 në Shqipëri, se si ka sabotuar e komplotuar NPK (e komanduar nga Xhavit Haliti). Mjafton të kem thanë se pjesë e atij komploti ishte edhe vrasja e Ilir Konushevcit dhe shoqëruesit të tij, Hazir Mala, më 9 maj 1998, në Qafë të Malit (në vendin e quajtur Miliskajë). Uroj të mos ndihen të bezdisur lexuesit nëse e paraqes edhe në detaj. Në fillim të prillit 1998 në Tropojnë vinë nga Kosova ilegalisht rreth 1400 kryengritës. Ata kishin synim të armatoseshin dhe të kthehen për të luftuar. Kryeministri Fatos Nano urdhëroi të mbaheshin të rrethuar në Viqidol, për t’i regjistruar si refugjatë dhe për t’i shpërnda anë e kënd Shqipërisë. Kryengritësit nuk pranojnë. I kushtëzojnë me ushqim. Gati katër ditë na e ndaluan t’i furnizonim me bukë. NPK nuk jepte para për të ble bukë, meqë të gjitha mjetet e Fondit të UÇK-së në Emigracion, deri atëherë i dorëzoheshin NPK. Por kishim biznesmen vullnetarë, Perlat Gojçin e Qeremit dhe Isni Nezën e Bytqit, që shprehen gatishmëri për ta paguar bukën për kryengritës. Policia nuk lejonte. Erdhi në përforcim të Policisë edhe “gjenerali” Kudisi Lame, por edhe Njesia e policisë speciale Brisku. Në kabinetin e kryeshefit të policës në Bajram Curr, në ndërkohë të nderit Jonuz Hyka, Komandanti i Briskut pyet: “Ku gjendet Ibrahim Kelmendi, se kam urdhër për ta arrestuar?” U përgjigja dhe pyeta: “unë jam. Ti je minoritar apo shqiptar?” Ai u prek në sedër: “Jam patriot Labërie!”. Sqaruam gjendjen reale. I tregova se policia na i ka bllokua foristradat e ngarkuara me ushqim e kryengritësit që gati katër ditë po vuajnë urie… Ai ndërhyri: “ku janë qelsat e foristradës? Mos më thënçin shqiptar nëse nuk ua dërgoj bukën, sepse nuk dua të turpërohet Shqipëria…” Fatmirësisht nga ai moment u çlirua Tropoja, sepse policia deri atë ditë i përndjekte Ilir Konushevcin e Qerim Kelmendin me shokë, sepse ata kishin ngrit sektor për furnizim ilegal të UÇK-së me armë e municion.
Meqë Guerilja UÇK po merrte përmasa të mëdha gjatë prilli dhe majit 1998, Hashim Thaçi është urdhërua të futet në Kosovë që të pengon formimin e një shtabi të përgjithshëm, meqë NPK duhej të simulonte se Shtabin Qendror dhe Shtabin e Përgjithshëm. Në kosovë Hashimi e “koopton” Jakup Krasniqin, nga se e dinte që ishte në konflikt me Komandantin Fehmi Lladrovci. Më 11 qershor Hashimi e urdhëron Jakupin të gënjen se është formuar shtabi i përgjithshëm, i cili Jakupin e ka emërua zëdhënës të UÇK-së Paralelisht Hashimi po keqpërdorte kolonelin Bislim Zyrapi për ta imponuar komandën e tij. Fatmirësisht komandantët e zonave, të vetemruar apo të zgjedhur nga bashkëluftëtarët e tyre, e njihnin Hashimin, prandaj i kundërshtonin komplotet e tij.
Sigursiht, Hashimi nuk dinte t’i planifikonte e koordinonte gjithë këto komplote në terren, por atë e ka mësuar dhe komanduar stafi i përbashkë RDB-së DGSE-së, i komanduar nga francezi Danjean Arnaud…
Vetëm nga mesi i nëntorit komandantët e zonave pranojnë koordinimin nga koloneli Bislim Zyrapi, dhe improvizojnë vetformimin e Shtabit të Përgjithshëm, i cili, siç po vërtetohet edhe gjatë procesit gjyqësor në Hagë, asnjëherë nuk e shtriu komandën mbi UÇK…
Fatkeqësisht në fund të vitit 1998 “bashkësia ndërkombëtare”, amerikanët, anglezët, gjermanët, francezët, në bashkëpunim me rusët, përcaktohen për të mbajt konferencë ndërkombëtare që ta ndërpresin luftën në Kosovë, duke e viktimizuar Kosovën, meqë u binden se Serbia nuk po e nënshtronte dot Guerilen kryengritëse, e vetorganizuar nga Vegjëlia çlirimtare e Kosovë, nën akronimin UÇK, tashmë të legjendarizuar.
[vijon]
Këtu e keni komentin 7 minutësh të Dritan Hilës:

Trampi dhe i biri të dashuruar pas Serborusisë

0

Eshref Ymeri

Presidenti Donald Tramp, me sa duket, tani, në mandatin e dytë, po menduaka për pasardhësin e pushtetit. Prandaj edhe djali i madh i tij, Donald Tramp i Riu, ka filluar vizitat jashtë vendit. Në muajin shtator ishte për vizitë në Serbi. Kohët e fundit ai ka bërë një vizitë të dytë po në Serbi.

Nuk kemi ndonjë informacion që Donald Tramp i Riu të mbajë ndonjë post politik. Dimë vetëm që ai është një sipërmarrës i suksesshëm, shkrimtar dhe  pjesëmarrës aktiv në jetën politike, pa mbajtur ndonjë post politik. Së bashku me motrën dhe vëllain, ai drejton kompaninë e babait “The Trump Organization”.

       Pra, ashtu si në muajin shtator, edhe tani në muajin mars, ai paska shkuar për vizitë në Serbi jo me ndonjë mandat politik. Kishim menduar se ai, normalisht, duhet të ketë shkuar për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje në fushën e biznesit. Prandaj, për mbarë kombin shqiptar, ishte sa e pabesueshme, aq edhe revoltuese një deklaratë e tij politike para trashëgimtarit të Millosheviçit, kriminelit të popullit dardan, Vuçiçit.

       Gjatë asaj vizite, ja çfarë “xhevahiri” i paska deklaruar Aleksandër Vuçiçit:

“NATO-ja e bombardoi Serbinë në vitin 1999 në mes të skandalit të Bill Klintonit me Monika Levinskin, dhe shumë e shohin bombardimin e Serbisë nga NATO-ja asokohe si një shpërqendrim nga kjo çështje” (Citohet sipas: “Podkasti me Vuçiçin, befason djali i Donald Trampit: NATO bombardoi Serbinë që të largonte vëmendjen nga skandali Levinski!”. Faqja e internetit “top.channel.tv”. 15 mars 2025).

Por edhe më skandaloze ishte diçka tjetër që i biri i Presidentit Tramp shpalosi në komunikimin me Vuçiçin. Në internet qe botuar edhe njoftimi në vijim:

“…duke e shpjeguar vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, Trump Jr shfaq një hartë, ku Kosova është pjesë e Serbisë” (Citohet sipas: “Përshkrimi i djalit të Donald Trump për bombardimet e NATO’s: Ndodhën në pikën më të lartë të skandalit Clinton-Lewinsky”. Faqja e internetit “Express”. 15 mars 2025).

Këto deklarata kanë në themel mungesën e theksuar të respektit ndaj kombit shqiptar. Por duhet të jemi gjakftohtë: në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse, sipas dy fjalëve të urta të Shqipes sonë Hyjnore, “dardha nën dardhë do të bjerë”, ose “bëmë baba të të ngjajë”. Prandaj Trampi i Riu ndjek me besnikëri gjurmët e babait të Tij Donald Tramp, i cili, që në fillim të fushatës zgjedhore për mandatin e parë presidencial, pati deklaruar:

“… Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas: “Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Vetvetiu shtrohet një pyetje:

Po cilat qenë arsyet e vërteta madhore, që çuan në bombardimin e Serbisë fashiste nga ana e Aleancës Veriatlantike, arsye këto, të cilat i biri i Presidentit Tramp i mohon krejtësisht, duke u munduar t’i përcjellë një të pavërtetë opinionit publik amerikan?

Është i njohur botërisht ky informacion:

“15 janari i vitit 1999… ishte i kobshëm për 45 civilë shqiptarë, banorë të fshatit Reçak. Një aksion i tmerrshëm i ushtrisë e i policisë së Serbisë përfundoi me kryerjen e një masakre, e cila, më pas, do ta zgjonte botën për gjenocidin që Serbia po kryente në Kosovë… Trupat e të vrarëve kishin mbetur në këtë luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit… Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi amerikani William Walker, asokohe shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut. Kur Walkeri pa trupat e të vrarëve, në prononcimin e tij të parë para mediave, tha:

“Fatkeqësisht, nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.

Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën”. (Citohet sipas: “25 vjet nga masakra e Reçakut… krimi që ndryshoi historinë e Kosovës dhe tronditi botën”. Faqja e internetit “gazetasi.al”. 15 janar 2025).

Siç dihet, me nismën e Grupit të Kontaktit, prej 06 deri më 23 shkurt 1999, zhvilloi punimet Konferenca e Rambujesë, e cila kishte si objektiv kryesor zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Presidenti Bill Klinton ka pasë deklaruar:

“Ne dhe Aleanca e NATO-s bëmë të gjitha përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, zgjodhi agresionin në vend të paqes” (Citohet sipas: “25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s për paqen në Kosovë”. Faqja e internetit “tetovasot”. 24 mars 2024).

Por, për ta sfiduar Perëndimin, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryekrimineli Millosheviç zgjodhi rrugën e terrorit kundër Kosovës. Në informacionin në vijim thuhet:

“Më 5-7 mars 1998, rreth 5,000 forca serbe bllokuan kompleksin e familjes Jashari në fshatin Prekaz dhe vranë 58 nga familja dhe të afërmit e tij, duke përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. Masakrës i shpëtoi vetëm Besarta, vajza 10-vjeçare e Hamza Jasharit. Sulmi, i njohur si Masakra e Prekazit, konsiderohet si një nga pikat kthese që çuan në vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999 (Citohet sipas: “Masakra e Prekazit / Çfarë ndodhi 25 vite më parë në familjen Jashari”. Faqja e internetit “Dosja”. 06 mars 2023).

Pra, për dijeninë e të birit të Presidentit Tramp, i cili nuk qenka i kalitur për të mbajtur mbi shpatullat e veta peshën fort të rëndë të institucionit të së vërtetës, arsyet e vetme të sulmit të NATO-s kundër Serbisë fashiste ishin krimet, masakrat e rënda, shkatërrimet masive që ajo i shkaktoi popullit dardan, ishin djegiet e 200 mijë shtëpive, vrasjet masive në radhët e popullsisë civile, shpërnguljet e një milion shqiptarëve nga trojet e tyre amtare dhe dëbimi me dhunë drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë, si edhe përdhunimi i 20 mijë vajzave dhe grave dardane.

Shtrembërimi i së vërtetës nga ana e çdokujt duhet ta ketë një cak, por një shtrembërim i tillë nga ana e të birit të  Presidentit Tramp nuk paska as cak, as kufi. Për dijeninë e tij, Presidenti Bill Klinton e organizoi sulmin e NATO-s kundër Serbisë për arsyet e mësipërme dhe aspak për shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit publik amerikan nga “romani” me Monika Levinskin. Për më tepër, ai kishte edhe një tjetër arsye madhore për organizimin e atij sulmi. Në qershor të vitit 2002, Bill Klintoni është shprehur:

“Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë” (Citohet sipas: Klinton: “Nëna Terëzë më bëri ta dua kombin shqiptar”. Faqja e internetit “arkiv.portalb.mk”. 26 gusht 2015).

Në një tjetër informacion thuhet:

“Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, do të shprehej në një fjalim për shenjtoren se kjo e fundit pati ndikim në vendimin e tij për të nisur ndërhyrjen e  NATO-s në Kosovë në marsin e vitit 1999. Klintoni theksonte se shkoi të vizitonte varrin e Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë dhe gjatë nderimeve do të shprehej para varrit të saj se e kishte mbajtur premtimin që i kishte dhënë për Kosovën” (Citohet sipas: “Bill Klinton: Nënë Tereza më  kërkoi  të ndërhyj në Kosovë, i shkova te varri dhe i thashë  se e mbajta fjalën”. Faqja e internetit “kumti.net”. 05 shtator 2024).

Edhe shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, ka theksuar:

“Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Klintonin dhe i ka thënë: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi” (Citohet sipas: “Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Klintonin dhe i ka thënë: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”. Faqja e internetit “kult.plus”. 02 gusht 2019).

Kësisoj, vetë Presidenti Donald Tramp është shprehur publikisht kundër bombardimit të Serbisë, pra, kundër popullit shqiptar të Dardanisë.

Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, domosdo që është i befasuar se si është e mundur që Presidenti amerikan, me deklaratën e tij të dhjetorit të vitit 2015 në përkrahje të Serbisë, çka do të thotë në përkrahje të Rusisë, të rreshtohej kundër kombit shqiptar, mikut më besnik të kombit amerikan?

Me sa duket, gravitacioni i respektit të Preidentit Tramp për Serbinë qenka kaq i fuqishëm, saqë atij nuk i patën bërë absolutisht kurrfarë përshtypjesh krimet e saj të llahtarshme kundër popullit dardan. Tani që ai mbushi dy muaj në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëndrimi i tij ndaj popullit heroik ukrainas dhe Forcave të tij të Armatosura kundër agresionit fashist rus, me siguri që ka për të shërbyer si letër lakmusi i pozicionimit të tij ndaj Rusisë. Le të shpresojmë që Ai, megjithëse në Zyrën Ovale mbajti një qëndrim krejtësisht të pahijshëm ndaj Presidentit Zelenski, do të rreshtohet në anën e Ukrainës heroike, duke ngritur edhe më lart autoritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si kryekëshjella dhe shembulli i mbrojtjes së vlerave të lirisë në mbarë botën.

Takimi në Serbi. Pamja : Youtube

Një pyetje e fundit mbetet pa përgjigje:

Si shpjegohet që edhe Tirana, edhe Prishtina zyrtare e kaluan tërësisht në heshtje qoftë deklartatën e Presidentit Tramp të dhjetorit të vitit 2015, qoftë deklaratën e të birit të Tij të 15 marsit 2025, – deklarata këto tërësisht në përkrahje të Serbisë dhe kundër kombit shqiptar? Mos ndoshta klasat politike në Tiranë dhe në Prishtinë menduakan se kur miku i madh vepron gabim, nuk duhet reaguar absolutisht kundër tij? Dihet shumë mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një mik i madh i kombit shqiptar, ashtu si edhe kombi shqiptar, për arsyet e forta që dihen, është kombi më proamerikan në botë, por duhet pasur parasysh se edhe më i madh është dinjiteti ynë kombëtar.

Donald Trump Jr. speaks during a town hall meeting Monday, March 17, 2025, in Oconomowoc, Wis. (AP Photo/Jeffrey Phelps)

Donald Trump Jr. flet gjatë një tubimi të organizuar nga Turning Point USA në Wisconsin të hënën, 17 mars 2025. Foto: AP /Jeffrey Phelps/ NTB

Duhet të jemi të bindur se Trampi nuk është Amerika, ashtu si edhe Sorosi nuk është Amerika. Por si është i mundur një polarizim i tillë i opinionit publik amerikan në dy skaje të kundërta – në sorosizëm dhe në trampizëm. Në themel të këtij polarizimi janë dy partitë politike – demokratët dhe republikanët. Nëse ky polarizim do të vazhdojë gjatë, gjasat janë që do të ndikojë për keq në uljen autoritetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në opinionin botëror. Sorosizmi, të cilin partia socialiste Ramës e ka pasur dhe vazhdon ta ketë yll karvani gjatë dymbëdhjetë vjetëve, i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme vendit tonë nëpërmjet varfërimit të pandalshëm të njerëzve, me pasoja tragjike për shpopullimin e tij. Por edhe partia demokratike duhet të jetë e përmbajtur në entuziazmin e saj për rikthimin në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trampit. Krerët e Partisë Demokratike duhet të kenë parasysh se çfarë ka deklaruar David L. Filips (Phillips), Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në njërën prej analizave të veta, ai ka shkruar:

      “Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën… (Citohet sipas: David L. Phillips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Mos e harroni Gjuhën Shqipe, gjuhen e Nanes !

1

Gjuha amtare është gjuha që mësohet si fëmijë.

Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren shqipe.

Kur isha 9 vjeç, nxënës i shkollës fillore, një mësues pro-serb, na tregoi diçka nga historia e Evropës, por Serbinë e lavdëroi në kurriz të Shqipërisë.

Unë reagova. I thashë mësuesit në shqip të pastër: “Ti po na gënjen”.

Ai nuk më kuptoi. E përktheva në anglisht.

___

Një përkujtim për shqiptarët në diasporë: Është detyra juaj njerëzore t’u mësoni fëmijëve tuaj gjuhën amtare (gjuhën e nënës), shqipen.

Mirdita Dedgjonaj – Mos harroni gjuhen e nenes

 

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris ?(8)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2025 

Shkrimi n°8 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Revista rumune “Oglinda Lumii” ka botuar, me 9 janar 1932, në faqen n°192, një ndodhi të veçantë për Aleksandër Moisiun në Gare du Nord, në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Si e humbi adresën Moisiu

Burimi : Oglinda Lumii, 9 janar 1932, f.192

Burimi : Oglinda Lumii, 9 janar 1932, f.192

Pak muaj më parë, Moisiu erdhi në Paris për të kaluar dy-tre ditë dhe qëndroi në një hotel shumë modest pranë Gare de Nord. Pasi la valixhet në dhomën e tij, aktori i madh doli në qytet për të blerë dy-tri gjëra.

Në mesnatë, duke u kthyer në shtëpi dhe duke mbërritur në Gare de Nord, Moisiu vuri re se kishte harruar të shkruante emrin dhe adresën e hotelit.

Kulmi i fatkeqësisë : hotelet, shumë të shumtë në këtë lagje, i ngjajnë të gjithë njëri-tjetrit. Më në fund, pas një shëtitjeje të gjatë, Moisiu vuri re një, hyrja e të cilit dukej e njohur.

— Zotëri, nuk e di, a banoj këtu ? — pyeti ai derëtarin (rojen) me sinqeritet.

— Jam i lodhur nga shakatë në këtë orë ? — u përgjigj ai me inat dhe përplasi derën.

Moisiu provoi fatin më pas në hotelin fqinj.

— A jeton këtu zoti Moisi ? — pyeti ai me ndrojtje.

Si përgjigje, portieri e mori me forcë në krahë, e futi në ashensor dhe në katin e dytë ia besoi shërbëtorit :

— Vendoseni në shtrat menjëherë; Është krejtësisht i dehur.