Kreu Blog Faqe 612

LDK e dyzuar: Bashkëqeverisje me LVV apo bojkot me PAN?!

2

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave, tashmë, ka mbaruar. Fushata ka qenë korrekte, por me shkelje ligjore në kohëzgjatje prej tre muajsh! Kjo anomali nuk duhej lejuar nga KQZ, sepse dëmet ishin të dukshme: ditë pune të humbura panevojshëm; shpenzime në lëvizje individuale e grupore, në shoqërim të kryepartiakëve në tubime të bujshme; reklama, banderola, fotografi të formateve enorme, të kushtueshme. E gjithë kjo ishte një maskaradë, përpjekje, gadi e dhunshme, për mbushamendje të vjeljes të votave.

Kosova me një zonë zgjedhore, nuk ka sjellur as cilësi dhe as përgjegjësi parlamentare. Një komunë e vogël, ka dhënë më shumë deputetë, se sa një komunë shumëfish më e madhe. Janë provuar se përveç zhurmës boshe e degradim, asnjë të mirë nuk i kanë sjellur Parlamentit. Zgjedhja e ricikluar e tyre, në mandatin vijues, është barrë për jetën parlamentare.

          LPK, alias PAN dështuese në luftë dhe rrënuese në paqe

     Partitë-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, kanë dalë nga Lëvizja Popullore e Kosovës, (LPK). Edhe pse të mangët në arsimim, ishin të etshëm për pozita. Kaq shumë u degradua hierarkia ushtarake, sa që profesionistët ushtarakë hapnin llogore, nën komandën e ushtarit, të vetëshpallur “komandant”, madje edhe “gjeneral” profan. Struktura profane “ushtarake”, e emëruar nga agjenti i shumëfishtë, Hashim Thaçi, me bandën e tij, dëmtoi shumë luftën, të cilët nuk arritën të organizonin asnjë betejë ballore kundër pushtuesit, as shmangien e asnjë masakre. Përkundrazi, kanë urdhëruar ushtarët të zënë prita me kallash, në rrugë rajonale dhe një sulm me tanke i armikut, i vrau të gjithë. Megjithatë, askush nuk dha llogari, madje në festën e çlirimit, këta “komandantë” krekosën për komandimin “taktik e strategjik” të jashtëzakonshëm.

Krerët e partive të PAN-it, nxituan t`i punësonin militantët e tyre në TMK, Policinë e Kosovës, në Sistemin e Drejtësisë dhe pozita tjera vitale. Kjo përzgjedhje ishte fatale për institucionet e Kosovës. Është përcaktimi mallkues proverbial i Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës: “Nuk ka krim vrastar politik, hajni zyrtare e krim ordinier, ku nuk janë pjesëmarrës anëtarë të TMK-së dhe të Policisë të Kosovës!” Fushata anatemuese, deri në poshtërsi, e komplet PAN-it, të prirë nga argati i shumëfishtë, i Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, me këshilltar i tre zotërinjve, Baton Haxhiun: Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksandër Vuçiqit, kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të tij, u është kthyer në Bumerang subjekteve politike, të diskriditura dhe krejt  të pareformuara: PDK-AAK-NISMA.

         Axhitimi “alla batonçe” ndoti fushatën dhe Bumerang për opozitën 

Hafija i hershëm, Baton Haxhiu, u dërgua nga Tirana, së bashku me këklyshërinë e tij lehaqene, fytyra të urryera zëçjerrëse, me zhargon pezhorativ e rrugaçëror, tërësisht shpifës, u vetëdiskridituan, madje bënë efekt të kundërt. Sulmet brutale, “alla batonçe”, kundër Fatos Pecit, Donikë Gërvallës, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerëve, qenë aq të pabesueshme, saqë ua dyfishuan, madje trefishuan votat e elektoratit për ata. Duke lënë modestinë, me një anë, personalisht, në disa shkrime radhazi, i kam bërë thirrje PAN-it, madje jo vetëm atij, t`i lënë shpifjet, sepse do t`u bëhen Bumerang. Dhe, ashtu ndodhi.

Shifrat flasin se LVV fitoi shumë, por jo mjaftueshëm, sa për ta kompozuar Qeverinë e vetme. Koha ka dëshmuar që qeveritë e arnuara, me huazime brenda spektrit politik të Kosovës e deri në Beograd, p.sh. Qeverinë e Ramush Haradinaj e Avdullah Hotit, kanë qenë jetëshkurtëra. Kjo përvojë është e mjaftueshme, sa të mos provuar më.

Përpjekja e Opozitës së Bashkuar, për ta krijuar qeverinë, nëse partia e parë fituese, Vetëvendosje dështon, ka disa pengesa hiç të lehta për t`i tejkaluar.  Sepse fituesja e parë, LVV, ka vota sa e gjithë kjo opozitë, ndoshta “e bashkuar”? Themi -ndoshta-, sepse LDK-ja e prirë me urtësi e mençuri nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, realizoi mbijetesën ekonomike të Kosovës, përmes Fondit Shtetëror të Mërgatës; e bëri rezistencën aktive paqësore dhe përballoi luftën, në përmasën e bindjes të faktorit politik e ushtarak të botës demokratike, të udhëhequr nga Amerika, për të ndërhyrë forcërisht e ushtarakisht, duke dëbuar pushtuesit serbo-sllavë dhe çliruar Kosovën tonë.

           Partia shtet-ndërtuese e Rugovës, LDK,  larg PAN-it bojkotues 

     Andaj, një forcë politike shtetformuese, siç është LDK-ja, para pushtetit, ka përgjegjësinë për Atdheun-Kosovë. Dhe nuk guxon të bëjë fajësi, duke u bashkuar me opozitën PAN-iste, e cila përgjatë gjithë mandatit qeverisës 4 vjeçar të LVV, ishte me Beogradin zyrtar, kundër çdo nisme sovraniste në veriun e Kosovës. Si dhe mohuese e bërjes të ndryshimit të madh, në politikën e degraduar, deri në degjenerim të shtetit të Kosovës, me autorësi Lëvizja Vetëvendosje, e prirë nga Albin Kurti; subjekti Guxo, me nuset e gximshme, Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla, kolegu i tyre, Faton Peci, me shokë; Alternativa, me bijën mençurake të Gjakovës, Mimozë Kusari-Lila, qëndrestare unike, përballë bandës PAN-iste, bashkë kontrabanduese me Listën Serbe dhe shumësinë të anal-banalistëve numerikë të medieve mercenare të Kosovës.

Premtuesit rrenacakë -hajvana-, por “ka ikur koha e hajvanatit”, për t`u mashtruar!

     Plani B i opozitës PAN-iste është bojkoti i koalicionit me subjektin politik LVV, me arsyetimin se Albin Kurti ka fyer popullin, duke e quajtur -hajvan- dhe “hajvanat-!” Ky përgjithësim është dizinfomim dhe qëllimshëm shpifës. Realisht, me termin -hajvana – Albini u drejtohet trojkës mashtruese e rrenacake të popullit të Kosovës: Bedri Hamzës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me eksponentët tjerë të inkriminuar, të njohur si abuzues e shpërdorues me buxhetin shtetëror, përgjatë ushtrimit të posteve pushtetare vite më parë, se, gjoja, “do t`i rrisim rrogat dhe pensionet në përmasën dyfyfish e trefish, pa treguar asnjë mbulesë financiare. Dhe, ky mashtrim përbën krim dhe rrugaçëri – njëherësh, sepse rrënon barazinë në fushatë! Ndërsa shprehja “ka ikur koha e -hajvanatit-, është kundërpërgjigje e asaj se me premtimet paushalle, idioteske, që krerët e opozitës bëjnë, e konsiderojnë popullin  si -hajvanat-, pa qenë të tillë, nuk mund t`u besojnë prrallave premtuese e mashtruese të tyre. Dhe, ashtu ndodhi, opozita humbi, sepse “ka ikur koha e -hajvanatit-!

Përgjithësimi që provojnë ta bëjnë krerët opozitarë PAN-istë, ngjason me mashtrimin dhe shpifjen groteske, se “në Hagë po gjykohet UÇK-ja, po gjykohet Kosova dhe të akuzuarit po e mbrojnë, madje heroikisht, UÇK-në dhe Kosovën”!?!” Këto janë marrëzira idioteske, broçkulla, të cilat nuk i beson askush. Sepse, në asnjë rast nuk akuzohet, për 4 vjet radhazi, as UÇK-ja dhe as Kosova. Dhe, këtë e kanë bërë të qartë, me se një herë, prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Pra, akuzat janë tërësisht personale, me emër e mbiemër, madje duke i lakuar edhe shumë shokë të tyre si vrasës. Dhe, megjithatë, ende vazhdojnë të jenë të lirë!

Jo Albin Kurti, por, pikërisht, krerët -hajvana- të PAN-it, janë ata që e konsiderojnë popullin -hajvanat-, deri sa lëshojnë, në etër dhe në letër, gënjeshtra e mashtrime groteske, siç janë ngritja e shumëzuar e pagave dhe e pensioneve. Ata bëjnë këtë propagandë boshe e marroqe, sepse, me të bëmat e tyre kriminale, e dinë që nuk do ta arrijnë pushtetin. Megjithatë, kjo është e dënueshme moralisht, mendoj, edhe ligjërisht, e turpshme dhe me dozë të madhe rrugaçërie. Duket e pabesueshme, por edhe krejt e vërtetë, se edhe pas 30 vjetësh punë, mesatarja e pensioneve të tyre është 700 euro. Ndërkohë, krerët zuzarë PAN-istë premtojnë shifra marramendse, për buxhetin e varfër të Kosovës, 800, madje edhe 1.000 e më shumë euro!!

            Opozita PAN-iste jo kredibile, zhvatëse dhe rrënuese e shtetit

     Është e kuptueshme se LVV, për zhvillimin e negociatave për koalicionin e mundshëm të ardhshëm, “duhet të mas 7 herë dhe të prejë një herë”- siç shprehet populli, për vendime të vështira. Është thënë dhe përsëritur, se skenën politike të Kosovës e kanë kontaminuar, helmuar agjentët shqipfolës të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës. Kjo e vërtetë është konfirmuar nga shefat e këtyre Shërbimeve. Njëri syresh është kreu i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre Siramy.

     Duke dëgjuar këto marrëzira të opozitës dhe të lakejve të saj anal-banalistë, djali i zgjuar i Malësisë të Gjakovës, Kujtim Lushaj, zemër-plasur, i quan “llapaqena” e “Beogradski bandita”, të cilët përçojnë politikën serbo-madhe në Kosovë, duke u rrjeshtuar hapur përkrah Serbisë.

Opozita i bie teneqës së shpuar, se Albin Kurti dhe LVV e tij, “ka mashtruar dhe hipnotizuar popullin, elektoratin, për ta marrë votën e tyre!” Ta zëmë, u mashtruan populli dhe elektorati, më 14 shkurt 2021, por, pse duhet të mashtrohen edhe më 9 shkurt 2025, për ta bërë fituese bindëse, sërishmi, Lëvizjen Vetëvendosje?! Realisht, opozita u vetëmashtrua, sepse u sugjeroi shpifjen dizinformuese analistëve llapaqenër dhe tani po e beson edhe vetë opozita e çoroditur, humbëse e përsëritur. Këtë e demanton, sidomos, vota cilësore e masive e intelektualëve dhe e rinisë së shkolluar të Kosovës.

Këta votues janë në hall të madh me opozitën destruktive, korruptive, e cila me pazaret e saj të pista, ka tkurrur territorin e Kosovës dhe është e gatshme t`ia bëjë, sërishmi, gjëmën Kosovës. Deri aty ka arritur mosbesimi për opozitën dhe institucionet e saj, të kapura nga PAN-i, sa Qeveria aktuale nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, sepse dyshon se Gjykata Kushtetuese vendosë kundër vullnetit të popullit dhe përcaktimeve qeveritare, duke favorizuar Serbinë.

Prandaj, janë bindur se kasta e opozitës PAN-iste, me abuzimin me pushtetin, për dy dekada radhazi, me tendera, kontrabandën me krerët e Listës Serbe, tregëtinë me drogë dhe të gjithë katalogun e poshtërsive tjera, ka depotizuar pasuri marramendëse, brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar jetesën brezave të tërë familjare. Ndërkohë që kanë rrënuar shtetin e Kosovës. Edhe sot pyesin shtetarët gjermanë: “Ku janë 5 (pesë) miliardë dollarët, që i kemi dhënë për zhvillimin e Kosovës pas luftës?!” Dhe, mos të flasim për miliardat e dollarëve të dhuruara nga SHBA. Shitja dhe përshitja e egër të pasurive të brezave shqiptarë, nga shtetarë, pushtetarë dhe “komandantë” bastardë, zuzarë, do të mbetet, madje përjetësisht, njollë e zezë në historinë gjithëshqiptare.

           Drejtuesit e LPK-së betohen për rekrutimin dhe katapultimin fiktiv në poste të Hashimit!

     Kreu i Shërbimit Sekret DGSE, Pierre Siramy, ka hedhur në You Tube, këtë informacion: “Hashim Thaçi është agjent i yni, është agjent i Francës. Atë e rekrutoi agjenti ynë, Arnaud Danjear, në Zyrih dhe Gjenevë, i dërguar enkas, kinse, për ta ndjekur një kurs të gjuhës gjermane. Është dhëndërr i Beogradit, në familje flet serbisht. Agjenti duhet ta di se për atë ka një dosje dhe kjo është e mjaftueshme”,- thotë, në es tjerash, Siramy! Vërtet, Hashimi e dinte se ka më shumë se sa një dosje penale për atë.
     Drejtuesit e LPK-së betohen se Hashim Thaçi nuk ishte pjesë e themelimit të UÇK-së; nuk ishte pjesë e luftës; askush, nga strukturat partiake dhe ushtarake, nuk e emëroi atë të parë të Drejtorisë Politike të UÇK-së; as kryesues të Delegacionit të Rambujesë, sepse nuk i takonte atij; as lexues të Deklaratës së Shpalljes të Pavarësisë, sepse nuk i takonte atij, si dhe pozita tjera! Tëra këto ia sugjeroi shefi i tij Arnaud, i cili i ishte “bërë pullë” Hashimit, në Konferencën e Rambujesë, nuk e linte ta firmoste Marrëveshjen, sepse donte dështimin e saj, me porosi të Beogradit zyrtar.
     Për poste brenda partisë e kishte SHIK-un; për marrjen e pushtetit përgjakshëm, vrasjen e kundërshtarëve politikë, model e kishte filosllavin Enver Hoxha; ekzekutorë të vrasjeve i kishte bandat e bollshme. Të gjitha këto ia sugjeronte Hashimit shefi i tij Arnaud, i cili kishte për mision lidhjen, bërjen e Hashimit agjent të Serbisë. Dhe, këtë e realizoi, falë dosjes dhe dosjeve të “komandantëve”, të cilat i posedonte Serbia. Legalizimin e posteve vetëemëruese, i bënte përmes fletushkës të Mërgatës, “Zëri i Kosovës”, në krye të së cilës kishte vënë një shokun tim, bashkë student, në Universitetin e Tiranës.
 Thaçi, Vuçiq, Rama, kërkuan ndarjen e Kosovës. Merkel: “Lëvizja e kufijve “shpat i rrëshqitshëm!”
     Askush nuk e besonte se Hashim Thaçi do të katapultohej në postin e presidentit. Por, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të cilin Hashimi, me SHIK-un e tij, e kishte katapultuar në krye të partisë të Rugovës, ia ktheu borxhin!
     Flirtet me serbët ia rregulloi agjenti freng, Arnaud. Për vrasjet dhe shpërnguljen e shqiptarëve, nga veriu i Kosovës, Hashimi me Kadrinë e Çekun me shokë, bënë sehir dhe aprovim, sepse ishte rrast i shantazhuar. “Na presin kompromise të dhimbshme” dhe “Leposaviçin e kemi dhuratë nga Rankoviqi dhe nuk është i yni”, – thoshte dhe përsëriste Hashimi! Obligimet që kishte marrë Hashimi, ishin tradhti. Harta e Kosovës në tavolinë dhe tre banditërit: Hashimi, Vuçiqi, Rama, me thika mbi hartë. Në mes tyre, Kancelarja Merkel, i kërkuan aprovimin e ndarjes së Kosovës! Përgjigja e prerë: “Lëvizja e kufinjve në Ballkan është “shpat rrëshqitshëm”. Pra, një rrëshqitje që të shpie në humnerë!
     Një grup intelektualësh, personalitete amerikane, nga dy partitë e para, i bënë një letër reaguese Trump-1, kundër ndarjes të Kosovës. Shefi i Sigurisë, Bolton u shkarkua, me akuzën e Presidentit, se “donte me nda Kosovën, prapa shpinës time!” Reagon Bolton: “Thaçi, Vuçiqi, Rama, ma kërkuan ndarjen e Kosovës!”
 
         Lobuesit shqiptaro-amerikan harruan Kosovën, tani lobojnë zhbërjen e Specialës!  
     Ecejaket e Hashimit dhe të Ramushit në Amerikë, i kishin hallet e tyre dhe jo të Kosovës. Lobuesit shqiptaro-amerikan, të zëshëm, dikur, për Kosovën, tani e kanë harruar ate dhe lobojnë, përkrah Vuçiqit, Grenellit, Ramës, për mbylljen e Gjykatës Speciale dhe lirimin e Hashimit me shokë, deri në zyrën e presidentit Klinton dhe mëtej! Kjo është sa shtetësuese, aq edhe faktike. Alarmin e ka dhënë kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Jozef Dioguard, i cili deklaron se Lobi Shqiptar është dobësuar, gadi në shuarje, përkundër Lobit Serb, i cili është aktivizuar dhe forcuar dukshëm. Këtë e konfirmon edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj Lige, veprimtar i shquar dhe atdhetar i devotshëm,  Agim Aliçkaj.
     Opozita PAN-iste, pothuaj se, qysh në muajin e parë ka filluar kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke kërkuar ndihmën e shteteve të QUINTIT dhe të ambasadorëve tjerë, e deri ke Vuçiqi. Edhe tani kërkojnë ta bëjnë qeverinë opozita e bashkuar. Këtë e preferon edhe Quint-i me ndërkomnbëtarët. LDK më e rezervuar, por klani Mustafa mjaft i aktivizuar, sepse koalicionin me PDK-në disa e kanë “për zemër!” Përsëri është aktivizuar kontraversi Baton Haxhiu, me nder, i futë hundët në çdo b..! Ai zgjidhje të pranueshme e quan koalicionin e opozitës së bashkuar, pa LVV. Nëse kjo dështon, të bëhet koalicioni LVV-PDK, me kryeministrin Hamza.
     Ndërsa LDK-në e donë në opozitë, duke e shantazhuar e frikësuar se nëse e bënë me LVV, e shkrinë atë. Këtë mision Batoni dhe Buzhala ua ka ngarkuar edhe analistëve të bashkuar, për ta çmontuar LDK-në! Ata duan çmontimin, deri në shuarje të LDK-së, për t`i lënë hapësirë vetëm PDK-së, në përballje me LVV.  Aksioni veç ka nismuar. Refuzimi i LDK-së, për koalicion me LVV, do të ishte hap i rrezikshëm, sepse ky është plan i koordinuar me Serbinë dhe të gjithë lukuninë armiqësore kundër Kosovës tonë.
 
          Mesazh për kryetar Lumirin, Kryesinë dhe strukturat e LDK-së
     Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, punoi shumë për ringritjen e partisë. Por, reformat të lëna në gjysmë, për arsye të ruajtjes të unitetit në parti, nuk e bindën elektoratin se do ta bëjë shkëputjen nga PDK-ja. Deklaratat se “LDK nuk ka nuaca ndarëse me LVV, por fondamentare”,- e thënë nga kuadri Hoti, pra “7 bjeshkë në mes”, u lexua se aleanca me PDK-në vazhdon si opsion i mundshëm. Realisht, shumë më të majtë dhe me armiqësorë janë partitë-banda të PAN-it, se sa LVV, e cila ka anëtarësi të re dhe heterogjene, në mes tyre mijëra ish-anëtarë të djeshëm dhe simpatizantë të sotëm të LDK-së. Gazetarë dhe analistë të njohur nga Kosova, e sidomos nga shqiptarët botërorë dhe të huaj, kanë këshilluar LDK-në të qëndrojë larg PAN-it të kriminalizuar dhe më afër LVV. Vetëm trutharët, ose agjentët e PAN-it, nuk arrijnë ta kuptojnë se PAN-i edhe sot drejtohet nga banda vrastare e Hashim Thaçit, e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, madje është gadi ta bëjë këtë edhe nesër!
     Për keqardhje, LDK-ja e pas amshimit të kryezotit të saj, kryetarit Rugova, dita-ditës, e prishi kontratën me anëtarësinë, elektoratin. Shpërbërja e Aktivave, me ndërhyrjen e SHIK-ut, përmes Isa Mustafës, ishte goditja e parë e LDK-së rugoviane. Përjashtimi i debatit dhe zgjedhjet aklamative; anashkalimi i Kryesisë dhe strukturave tjera të partisë; centralizimi i kompetencave tek kryetari dhe rrethi vicioz i tij, zvetnuan filozofinë urtake në veprimtarinë e partisë të Presidentit Rugova.
Nëse nuk reflektohet, madje me ugjencë, në vazhdimin e reformave të thella brenda partiake, pavarësisht çmimit, LDK-së mund t`i mbetet vetëm emri, aq shumë i adhruar nga shqiptarët botërorë.
     Kryetari Lumir Abdixhiku duhet të harrojë “Rrugën e Re”, sepse ajo përjashton rrugën klasike të Rugovës. Pra, -Rruga e Rugovës-, me elementet e saj organizativ të rugovizmit të mirëfilltë, duhet të jetë guidë, udhë-rrëfyese për anëtarësinë, elektoratin, madje edhe për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. Bashkëpunimi me strukturat e partisë dhe anëtarësinë, pamundëson çfarëdo destruktiviteti hileqar dhe karrierist, duke e mbrojtur kryetarin dhe strukturat partiake nga sulme dhe shpifje përçarëse brenda partiake. Debatet ballafaquese, amortizojnë qëllimet e liga të elementëve turbullues, për interesa personale apo grupore.
Koalicionin LVV-LDK e prishën Thaçi-Grenell-Rama, kurse Mustafa e aprovoi!”
     LVV duhet të mendojë me kohë, për të shmangur zgjedhje të shpejta apo edhe ato për zgjedhjen e Presidentit/es  Shtetarët dhe pushtetarët atdhetarë, kujdesen edhe për kursimin e qindarkave. Plangprishësit si eksponentët PAN-istë, nuk merakosen fare, sepse kanë depozituar milionat, madje edhe miliardat euro, për brezat e tyre familjarë. Realisht, aktualisht, nuk kemi një Vjosë të dytë, Prandaj, pse shqiptarët nuk kopjojnë diçka të mirë nga Evropa, bota demokratike, për ta ricikluar të mirën e provuar?!
    Edhe analistët e paguar dhe njerëzisht të degraduar, “fusin spica”, se “LDK ka provuar, por nuk e duroi LVV” dhe prishi koalicionin, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse koalicionin nuk e prishi as LDK-ja dhe as LVV, por prishi Hashim Thaçi me Grenellin e kompani. Edhe LDK-ja është e rrëmujshme, kur thotë se “e prishëm koalicionin, sepse Kurti i përjashtoi ministrat tonë, pa ndonjë arsye!” Por, e vërteta është se Hashim dallaverja donte ta shpallte -gjendjen e jashtëzakonshme-, kinse, për Pandemi!? Vërtet, Hashim presidenti donte t`ia mirrte kompetencat Qeverisë, repektivisht, kryeministrit Kurti, për ta realizuar, me aksion, ndarjen e Kosovës, sepse ai me shokë ishin të shantazhuar dhe padronët kërkonin zbatimin e kontratës konspirative me nguti.
     Kurti rezistoi, e refuzoi Hashim dallaveren. Por ministrat nuk u koordinuan me shefin Albin dhe kokëtuan me intrigantin Hashim dhe e pësuan. Fundja, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Gashi, dhe ish-shefi i partisë, Mustafa, e pranuan se Grenell-i urdhëroi këtë krim, i cili i kushtoi shumë Kosovës. Fundja, Isa Mustafa ishte i katapultuar në krye të partisë, nga Hashimi, sepse nuk kishte qenë asnjëherë anëtar i LDK-së! Qysh kur u ba vasal i Hashimit, Isa, me klanin tij, për asnjë vendim me peshë, nuk ka konsultuar elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madhe as Kryesinë e partisë, përjashto besnikët e tij në klan!
     LDK dhe LVV, duhet të bëjnë llogari anëtarësinë, elektoratin e tyre, vullnetin e saj. Edhe “zogjtë e malit” e dinë se PAN-i, në vend që të luftonte pushtuesin, i vriste bashkëkombasit, kundërshtarë politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë e përgjakje. Edhe sot është palë me Serbinë dhe këtë e ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij 4 vjeçari në opozitë.
Koalicioni LVV-LDK, i natyrshëm dhe i nevojshëm për Kosovën
Pse duhet të jenë në koalicion LVV-LDK dhe jo me partitë-banda të PAN-it? Sepse LVV-LDK nuk janë të kriminalizuara, përkundër subjekteve të PAN-it, që kanë përgjakur ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; gazetarë dhe korrespondentë të luftës; por, edhe kuadro dhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën e pritshme në liri.
     Atëherë, nëse PAN-istët kthehen në pushtet, qoftë edhe me koalicion, a nuk janë të provokuar, jo vetëm viktimat e qindra familjeve të viktimave të bandave të PAN-it, por edhe shumë mijëra familje, që ndërlidhën me këto familje të viktimave. Mos, vallë, nuk është i mjaftueshëm, qoftë edhe vetëm ky fakt tronditës, kur në tribuna e zyra i sheh këta kriminelë të kollarisur dhe të kapardisur?! Droja është se pushtetarët e sotëm, nuk e ndjejnë këtë provokim të sikletshëm, nuk e kanë provuar këtë gjëmë në familjet e tyre.
     Kosova ndodhet para proceseve të mëdha e vendimtare për fatin e saj. Dhe, në këtë gjendje mjerane, e kanë sjellur të shantazhuarit me dosje të krimeve të bollshme, përkatësisht, Hashim Thaçi, me shokë dhe bandat e tyre. Prandaj, Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për shtetarë dhe pushtetarë të përgjegjshëm, atdhetarë dhe, mbi të gjitha, të pashantazhuar dhe me integritet të plotë. Me kuadro të tillë të guximshëm, koalicioni LVV-LDK, do t`u jipte zgjidhjen e duhur
çështjeve të shtruara në tavolinën ndërkombëtare. Dhe, këtë do ta bënin shumëfish më mirë shtetarët dhe pushtetarët vendorë, se sa zyrtarët e lartë të Quintit, ambasadorët dhe ndërkombëtarët. Edhe kompozimin e Qeverisë do ta bënin në interes të Kosovës, popullit të saj dhe të shqiptarëve të përbotshëm.
     Është provuar, madje katërcipësisht, se ndërkombëtarët, të prirë nga Quinti, gjithëherë kanë preferuar dhe vazhdojnë të sugjerojnë edhe tani, për një qeveri “mish-mash”, të dëgjueshme, për interesat e tyre dhe nuk kanë “qarë kokën” për zgjidhje të drejta dhe afatgjata. Sugjerimi i tyre, për ta sjellur, sërishmi, në pushtet opozitën PAN-iste, skajshëm të kriminalizuar, e cila sfidoi popullin e Kosovës dhe ndërkombëtarët, me listat e tyre të pista të kandidatëve për deputetë, të cilët, për një çerek-shekulli, sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, me akuza supër-kriminale, duhet refiuzuar prerazi, duke arsyetuar me fakte të bollshme dhe të pakundërshtueshme.
     Ndërsa sugjerimi i dytë, i Quintit dhe i ndërkombëtarëve, që të mos zvarritet panevojshëm krijimi i Qeverisë, duhet të dëgjohet dhe të koordinohet për hapat e mëtejmë. Por, duke përjashtuar, ngulmërisht, kompromiset e dhimbshme, të cilat, nën presionin enorme, pikërisht, të Qendrave të Vendosjes, respektivisht, Quintit, iu imponuan shtetit, popullit të sakatosur dhe, tmerrshëm, të përgjakur të Bosnjës dhe Hercegovinës, siç ishte Asociacioni i 14 komunave serbe, me aprovimin insistues dhe garancinë e emisarit amerikan Kristopher Hill, në Konferencën e Deitonit. “Jam penduar se bëra Asociacionin e 14 komunave serbe në Bosnje”,- e pranon Hill! Dhe, kujt i duhet, tashmë, kjo pendesë e tij?!
     Por, paradoksalisht, sot, po ky Hill, duke qenë ambasador i Amerikës në Beograd, ngulmon ta bëjë këtë lloj Asociacioni në Kosovën tonë, edhe pse specialistët e kësaj çështjeje, vendorë e ndërkombëtarë, madje edhe bashkëkombas të ambasadorit Hill, e konsiderojnë si -kanceri i Kosovës-!” Përndryshe, nëse kjo imponohet dhunshëm, Kosova do të vazhdojë të përballet me kriminelët serbë, të tipit Dodik, në vite e dekada, deri në ndarjen e pashmangshme të Kosovës! “Oh. tempora, oh mores”, (thënë shqip -Oh kohë, o zakone-), thërriste latini i lashtë!
     Poeti martir çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatare hitleriane, thërriste: “Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!”

Veç kur secili prej nesh do të vijë në moshë dhe situatë të njëjtë me pleqët, ka me i kuptu dhimbjet e tyne

0
Hiç nuk është e largët koha kur na bënim sikur e luanim shembullin e familjes me vlera e sakrifikuese dhe i përqeshnim, per shembull, gjermanët qysh janë të ftohtë e pa ndjenja sepse i dërgojnë prindërit e moshuar nëpër hajme.
E kishim lehtë me folë se e kishim shpinë plot anëtarë të familjes t’u u sjellë kot qasajde neper shpi, pak kush ishte në mardhënje te rregullt pune dhe mundësia me u kujdesë për të moshuarit, ishte shumë e madhe. Dikush pa qëllu n‘shpi s‘ka qenë qare.
Tash kur familjet janë zvogëlu, dinamika e jetës është ba si ajo e gjermanëve dhe plani i ditës është pothuajse me minuta i programuar, jemi ba ma gjermanë se gjermanët dhe i kemi lanë të vetëm shumë nga prindërit e moshuar. Në planprogramin fort të ngjeshun te ditës, nuk ka vend për ta. Bile me pasë edhe na hajme si gjermanët, lulë e dritë, por edhe ato janë shumë pak.
Të smutë, të thyer, të mërzitun e të heshtun, shumë nga ta janë mbetë të vetëm dhe pa përkujdesje as familjare e as institucionale.
Tepricë, të dalun afati që nuk i duhen kujt mo.
Po, pajtohem që përkujdesja, shpesh edhe intenzive, ndaj prindërve të moshuar dhe me sëmundje të moshës, nuk është aspak e lehtë, perkundrazi. Eshtë një detyrë që kërkon shumë durim, dashni, përkushtim, përgjegjësi, kuptim, njohuri rreth sëmundjeve të ndryshme dhe simptomeve te tyre, e para se gjithash, kërkon shumë kohë. Kohë, të cilën sot askush nuk e ka sa duhet as për vete se lé ma për dikë tjeter. Me një fjalë, kerkon sakrificë edhe të madhe bile. Sepse jeta private personale del në rend të dytë a të tretë.
Por në të njëjtën kohë është detyra ma fisnike dhe ma njerëzore e mundshme që mund të bëhet! Është detyrë dhe obligim moral të cilin sado që mundohesh ta kryesh me pergjegjësi, prap ke frikë që ndoshta nuk është mjaft.
Sepse ata nuk e kanë zgjedhur vet atë situatë.
Sepse veç atëherë kur secili prej nesh, që ka me pasë fatin apo fatkeqesinë të vijë në moshë dhe situatë të njëjtë, ka me kuptu rrugën, ndjenjat dhe dhimbjet e tyne. Dhe tek ateherë keni me u pendu pse i keni lanë të vetëm dhe nuk ishit aty për ta.
Fundja, prej çkafit përbehet jeta? Cili është kuptimi i saj dhe vlerat që e përmbushin atë?
Në kohën kur egoizmi dhe materializmi kanë nxanë kryevend në mendjet dhe zemrat e njerëzve, është një lloj heroizmi të jesh e kundërta e tyne tuj falë dashni e përkujdesje për ata që më së shumti kanë nevojë per to.
Falni vetëm pak dashni e sakrificë nga ajo që ata ua patën falë juve dikur!

UÇK & NATO ishin si dy duartë që lajnë njëra-tjetrën

Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

  • Oficeri që mbajti bashkveprimin 78 ditor midis UÇK-s dhe aviacionin e NATO-s

Më 24 Mars 1999 NATO mori vendimin për të shkuar në luftë me besimin se pas disa ditë bombardimesh kundwr Serbisë, për të bindur Millosheviçin për t’i dhënë fund sulmeve ndaj popullatës shqiptare në Kosovë dhe për të pranuar një formulë politike për rikthimin e autonomisë së Kosovës, sikundër ishte vendosur në mbledhjen e Rambujesë. Kjo doli të ishte një llogaritje e gabuar e madhe. Në vend që t’i përkulej vullnetit të NATO-s, Millosheviçi e përshkallëzoi dhunën e tij, fushatën kundër popullsisë vendase shqiptare – duke hequr me forcë 1.3 milion njerëz nga shtëpitë e tyre dhe duke dëbuar 800,000 njerëz tërësisht jashtë Kosovës.(“Winning Ugly – NATO’s War to Save Kosovo”, me autorë: Ivo H. Daldeer & Michael e. O’Hanlon, Brookings Institution Press, Washington, D.C., 2000, f.3)   

Veprimet luftarake te aviacionit të NATO-s, vazhduan 78 ditë, (24 mars – 9 qershor 1999), duke u zhvilluar në disa faza, por vetëm në fazën e saj të katërt, më 14 prill 1999, aviacioni luftarak filloi të godiste direkt forcat serbe në terren, brenda në Kosovë. Gjat tri fazave të para aviacioni u përqëndrua kryesisht në goditjen e institucioneve dhe garnizoneve ushtarake rreth Beogradit dhe kundër industrisë ekonomike dhe ushtarake të Serbisë.  

Në ora 16.30 e datës 23 mars 1999 Grupi i Drejtimit i aviacionit të NATO-s, i vendosur në Kumanovë (Maqedoni), nwn drejtimine z.Shon Berns, vendosi bashkëveprimin me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, duke u përcaktuar detyrat Shtabit tone të Përgjithshëm për shenjëtregimin e domosdoshëm për avionat e frontit në ajër: cilat do të ishin objektivat e armikut që do të goditeshin, koordinatat e vendodhjes së tyre si dhe e vijës e frontit të dy palëve ndërluftuese, intervali i të dhënave, në çfarë largësie për siguri do të duhej të tërhiqeshin forcat tona nga objektivi që do të goditej, rezultatet e goditjeve etj. Hyrja e NATO-s në luftë kundër Serbisë, natyrisht që ndryshoi edhe nje pjesë të objektivave tona, perderisa luftrat rrallë janë ta pandryshueshme. Lufta e UCK-së tash kish edhe mbështetjen e popullit amerikan. 

Prej atij momenti, aviacioni i NATO-s u bë forca aleate mbështetëse e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Ai bashkveprim rezultoi të ishte mjaft profesional, të cilin Komandanti i NATOs, Gjenerali Wesli Klark, e vlerësoi me shkrim: “Bashkëveprimi më i mirë luftarak në historinë 50-vjeçare të NATO-s!”, dërguar me fonogram në SHP të UÇK-së, më 10 Qershor 1999. 

Mirëpo, nga koha në kohë po vihet re se po shtohen shumë “analistë”, “filozofë”, ushtarakë (me uniforma po edhe nga ata me shkollë); thënë më saktë, politikanë dhe intelektualë prej të gjitha fushave, po bëjnë një propaganda të ethshme, për të bindur opinionin publik shqiptar, duke deklaruar me mburrje se, Kosovën nuk e çliroi dhe nuk kishte mundësi ta çlironte Ushtria Çlirimtare e saj, (UÇK-ja), por veçse aviacioni i NATO-s. Dhe, nëse merr guximin t’ju shpjegosh të vërtetën e mundësive luftarake të UÇK-së, qoftë edhe me fakte konkrete, nuk përtojnë të të shpallin “mosmirënjohës” ndaj Amerikës dhe NATO-s, “antiamerikan”, “anti evropian”, apo edhe heretik. Kjo propaganda mohuese e  luftës së popullit shqiptar në Kosovë ështënjë lloj INKUIZICIONI propagandistik, e bwrw nga “analistë” tw mendimit jo profesional. Dhe për këtë “zbulim” të tyre mundohen të të paraqesin “argumenta” nga me absurdet.  

Më të zellshëmit e këtij inkuizicioni propagandistik janë ata që nuk kanë lexuar fare histori ushtarake; janë nga ata që, kur luftohej në Kosovë gjatë viteve 1997-1999, ose ikën nga sytë-këmbët, ose nuk kanë ditur se çfarë bëhej në Kosovë, ose nuk u vjen mirë të flitet për aftësitë e popullit shqiptar në Kosovë, duke mos pasur besim në kombin shqiptar, ose janë shprehur kundër Ushtrisë çlirimtare të Kosovës kur ajo luftonte  kundër armatë pushtuese serbe. Ndoshta ashtu ua kërkon servilizmi që kanë në gjak. Dhe, “argumenti” më bindës, që përdorin këta zotërinj të gjithëdijshëm, kanë si përgjigje shprehjen antikombëtare: “As mos u shkoi ndërmend që UÇK-ja e vogël ta mundëte ushtrinë dhe policinë e madhe serbe!”(!)  

          Kjo përgjigje e këtyre zotërinjve të bind se nuk e njohin aspak historinë e kryengritjeve shqiptare, historinë e Shqipërisë e të gjithë kombit shqiptar. Harrojnë këta zotërinj se Shqipëria e Skënderbeut, që atëhere nuk ishte as gjysëm milioni, iu kundërvu me sukses për një çerek shekulli Perandorisë më të madhe të kohës, asaj Otomane, duke e mbrojtue edhe gjithë Evropën Perëndimorë prej pushtimit të saj?   

Nuk e dinë këta zotërinj se edhe ushtria shqiptare vullnetare e Lidhjes së Prizërenit mundi ta përballonte reagimin e po asaj Perandorie, edhe pse ne atëherë nuk kishim shtet të organizuar shqiptar?   

Nuk e dinë këta zotërinj, që e ngrenë zërin në qiell për gjoja pamundësinë e çlirimit të Kosobës nga UÇK-ja, e cila u mbështet nga shumica e kombit tonë që, edhe më 1920-n, në Vlorë, 4-5 mijë fshatarë ishin ata që hodhën në det pas 3 muaj luftë Perandorinë Italiane?!   

Nuk e dinë këta zotërinj të “eruditë” se edhe gjatë LANÇ-it, në Luftën e Dytë Botërore, Ushtria Partizane Vullnetare Nacional-çlirimtare Shqiptare, e lindur nga guerilja, ku 72 mijë prtizanë i përbaruan 100 mijë ushtarë fashistë italianë dhe 70 mijë ushtarë nazistë gjermanë dhe e çlironin këtë Shqipëri që kemi sot me forcat e veta, si asnjë shtet tjetër në Evropë, edhe pse në atë periudhë Shqipëria kishte vetëm 1 milionë e 100 mijë banorë? Ajo ushtri partizane i përballoi ato dy ushtri pushtuese ngaqë u mbështetur nga shumica e popullit, edhe pse të dy këto ushtri pushtuese shkatërruan ose na rrafshuan përtokë ku nga850 qytete  dhe mbi 2.500 fshatra që kishte Shqipëria, u dogjën dhe u shkatërruan 1.850 dhe gati 100.000 ndërtesa në qytete dhe fshatra, dhe u shkaktoi të dy pushtuesve, (italianë e gjermanë), 58.639 të vrarë, të plagosur ose të zënë rob, u shkatërroi afro 100 tanke dhe autoblinda, 1,334 topa e mortaja, 2.855 mitraloza dhe 1.934 kamjona, pa llogaritur pushkët, municionet dhe depot që u shkatërruan ose u kapën.  

Megjithatw, këta teoricienë nihilistë kanë një të drejtë, pasi janë të ndërgjegjshëm se bëjnë pjesë në armatën pacifiste Rugoviane e cila kishte 800 mijë antarë që propagandonin në pamundësinë e fitores së luftës së armatosur.  

Luftën e bën morali dhe jo armët 

Apologjetët e kësaj propagande antishqiptare, duke qenë skeptikë, nuk duan ta pranojnë se Serbia angazhoi në Kosovë gjithsej: 145.554 forca; prej tyre 15.779 pjesëtarë të MPB; 61.892 nën komandën e Korpusit të Prishtinës; 13.000 Njësitë Speciale Policore; 200 trupa Njësia Speciale Antiterroriste; 54.683 trupa ishin forcat rezervë –policore, që përbëhej kryesisht nga pjesëtarët e ish “Beretave të kuqe” të formuara më 1991, të cilët kishin marrë pjesë në luftrat në Kroaci e Bosnjë-Hercegovinë.  

Mos harrojmë, se 95.000 prej atyre forcave sulmuese kriminale kishin ardhur në Kosovë një vit më herët se të angazhohej NATO-ja me aviacionin e saj, prej kur ndodhi epopeja e Jasharajve në Prekaz, gjë që e dëshmoi në Gjyqin e Hagës kundër Millosheviçit, edhe ish-Komandanti NATO-s, Gjenerali Uesli Klark.   

Ato forca agresore-kriminale serbe, edhe pse vranë mbi 13 mijë civilë duke i varrosur në mbi 530 varreza masive, përfshi 1 mijë e 400 fëmijë të moshës nën 18 vjeç; edhe pse shkatërruan 100 mijë e 589 shtëpi; edhe pse dëbuan jashtë Kosove gati 1 milion shqiptarë, (50 % të gjithë popullsisë shqiptare në Kosovë), megjithatë ndodhi ajo që e deklaron edhe Presidenti Klinton më 23 Maj 1999, duke thënë: “Megjithse Millosheviçi ka dëbuar me qindar-mijëra shqiptarë kosovarë nga shtëpitë e tyre, ai nuk e ka eleminuar dot Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Madje radhët e saj po shtohen dita-ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me sigurinë e vazhdimit të situatës ajrore, me këmbënguljen e UÇK-së dhe me mundësinë për t’u përgjigjur përpara popullit…” (B.Klinton “Ne luftën, ju paqen”, 1999, f.82), duke arritur në fund mbi 38 mijë luftëtarë fronti, të organizuar në 28 Brigada, të inkuadruara në 7 (shtatë) Zona Operative.  

Madje, UÇK-ja, paralel me rritjen e saj në numër, i shtonte sulmet nga dita në ditë, edhe pse Kosovës iu bë embargo si nga Evropa ashtu dhe nga Shqipëria ku u vendosë vëzhguesit OSBE-së dhe bllokuan kufirin me Kosovën, gjë që vërteton moralin e lartë që kishte UÇK-ja. Nëse edhe UÇK-ja do të furnizohej nga Perëndimi, sikundër furnizojnë sot Ukrainën, UÇK-ja e kishte çliruar vetë Kosovën, pasi morali nuk i mungonte. “Në luftë, – ka thënë Napoleon Bonoparti,- gjendja morale përbën tre të katërtat e lojës. Pjesa që mbetet varet nga fuqitë fizike”. Si kujtoni ju, trimat e paneleve televizive e të fejsbukut, se ky moral nuk mund ta çlironte Kosovën?!  

Kjo ushtri popullore i asgjësoi armikut serb 1.616 ushtarë e policë, (duke mos u përfshirë këtu paramilitarët dhe civilët serbë të Kosovës që iu bashkangjitën paramilitarëve serbë dhe policisë serbe). Ndërsa kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi (Natasha Kandiç) ka dhënë shifrën se vetëm 248 ushtarë e policë të Serbisë janë të vrarë nga bombardimet e NATO-s, (https://gazetainfokus.com), duke i dhënë madje edhe me emra. Këto shifra duan të thonë se 85% janë asgjësuar nga UÇK-ja dhe 15% nga aviacioni i NATO-s.  

Sipas dëshmisë së Oficerit të Sigurimit të Serbisë, Zoran Milovan Stojoviç, dhënë në 1 prill 2003: “vetëm nga 1 janari deri në 30 nëntor 1998 numëri i sulmeve të kryera prej UÇK-së ishte 1486. Në këto sulme u vranë, 105 anëtarë të MPB-së dhe 37 anëtarë të UJ-së, si dhe u nxuar jashtë luftimit 481, (nga të cilët 96 civilë serbë vendas të armatosur), 283 anëtarë të MPB-së dhe 102 anëtar të UJ-së”.  

Sipas raportit të Komisionit Special të NATO-s, të 16 shtatorit 1999, (vetëm) në Kosovë janë shkatërruar: 93 tanke, nga 474 tanke take që kishte Serbia në Kosovë, dhe vetëm 13 janë asgjësuar nga aviacioni i NATO-s, sikundër thuhet në Wikipedia dhe nga znj.Kandiç, 80 të tjerët i ka asgjësuar UÇK-ja.  

Është vetë Millosheviçi që e pranon në Hagë se, vetëm në muajin nëntor 1998 UÇK-ja ka kryer 470 sulme kundër forcave ushtarako-policore të tij, ndërsa në muajin dhjetor 1998, 1854 sulme, duke i shkaktuar serbëve vetëm për dy muaj 244 të vrarë dhe 566 të plagosur, gjë që e pranon në parim edhe Gjenerali Klark. (“Kosova Sot”, 24.12.2003).   

Skeptikët kundër UÇK-së 

Jo, mor, jo, o ju nihilistët e atdhedashurisë të popullit tuaj, nuk jemi antiamerikanë dhe as mburavecë, jo, por jemi realistë. Jepi Qezarit atë që i takon Qezarit, ka thënë dikur Krishti. Jo më kot Koltunov thotë: “Për të vërtetën jam gati të ulërij si ujku”. Si skeptikë që jeni, ju i ngjasoni atij ekstravagantit që del me fener për të parë a ndriçojnë yjet. Prandaj, nuk keni pse prishni gjakun duke ulëritur: “U BuBuuuu! U mohua Amerika!”  

Mos u trondisni, se ne luftëtarëve nuk na lejon ndërgjegjia dhe nderi i ushtarit të popullit që ta mohojmë ndihmën që na dha Amerika, ndryshe do të ishim tipikë si ju që jeni mosmirënjohës ndaj luftës së UÇK-së, e cila më së shumti u vjen nga padija ngaqë lexoni vetëm çfarë shkruani vetë.  

Ne, pjestarët e UÇK-së e dimë më së miri se kushdotjetër, se nga 1.000 avjonat e NATO-s që u angazhua në atë luftë kundër Serbisë, 80% ishin avjonë të SHBA; e dimë dhe atë, se nga rreth 38.000 fluturime aksionesh që u kryen nga NATO-ja, 85% e tyre u kryen mbi Sërbi dhe vetëm 5.100 fluturime u kryen kundër forcat serbe në Kosovë. Besoj se këto shifra e fakte u bindin se peshën kryesore të asaj lufte, edhe kur u angazhua NATO-ja, atë peshë e mbajti mbi shpatulla UÇK-ja, të cilën e pagoi me gjakun e 2.131 dëshmorëve dhe mbi 4.000 të plagosur invalidë, duke u “përballur me një kundërshtar, i cili është munduar që të maksimizonte vdekjet dhe mizeritë e shqiptarëve në Kosovë”,(Wesli Klark, “Kosova Sot”, 25.12.2003).  

Por ne, nuk mohojmë gjithashtu edhe përkrahjen politike e diplomatike të Amerikës, përkrahje e cila e rriti shumë e më shumë besimin tonë për fitore, si dhe kurajon për të luftuar; gjithashtu, ne e dimë më mirë se ju, se angazhimi i NATO-s me aviacion, jo vetëm që e shpejtoi fitoren e luftës sonë, si rrjedhojë u shpëtuan mijëra e mijëra jetë njerëzish të tjerë nëse nuk do qe ajo ndërhyrje. Për këtë i jemi edhe më shumë mirënjohës Amerikës, por edhe atyre shteteve të BE-së që i detyroi Amerika të angazhoheshin në atë luftë.  

I gjithë ky sulm mediadik kundër “pamundësisë luftarake të UÇK-së për çlirimin e Kosovës” gjatë këtyre 25 viteve të pasluftës, e që sapo vjen e po intensifikohet (!), është një presion i qëllimshëm që ne, pjesmarësit e asaj lufte të heshtim, që Gjykata Speciale (e ngritur qëllimisht), të mos nguroi ta shpalli UÇK-në “grup i organizuar terrorist”, sikundër thuhet në akuzën e asaj Prokurorie, që nesër ajo luftë të shpallet luftë civile dhe Kosova t’i rikthehet Serbisë. Ju ndoshta e keni të pamundur ta kuptoni KËTË, se nuk u lejon vetëmburja, duke u hequr si shumë “patriotë” të zgjuar. Por lusim që ta keni nga injoranca dhe jo ga urrejtja ndaj UÇK-së.  

Por, zotërinj kundërshtarë të UÇK-së, fiksojeni mirë, se UÇK-ja u përball me një ushtri nga më të fuqishmet në Ballkan, u përballëm me një ushtri që kishte përvojën e 5-6 viteve luftë me Kroacinë e Bosnjën, që drejtohej nga oficerë me përvojë të fituar në ato vite lufte ndërshtetërore. Duke qenë se Serbia kishte një ushtri të atillë, po të mos ishte lufta e UÇK-së, NATO-ja as që kish për t’u angazhuar në atë luftë; por, edhe nëse angazhohej vetëm me aviacion, pa ekzistencën e UÇK-së, do ta kishte të pamundur fitoren me Serbinë. Po të mos ishte lufta jonë çlirimtare, të cilën ata shqiptarë që e nisën as që e kishin menduar kurrë se do t’u vinte në ndihmë NATO-ja, të jeni të bindur se ushtria e Serbisë nuk do qe shkulur edhe sot nga Kosova. E dinim edhe atë, që nëse nuk do qe angazhaur NATO, lufta do të vazhdonte gjatë, por të jinni të bindur, se shumica e kombit shqiptar do t’i ishte bashkuar UÇK-së, ndoshta edhe ju “luftëtarët” e sotëm të mediave.  

As mund të çlirohet ose të pushtohet 

një vend vetëm me aviacion 

Mos u duket çudi dhe as vetëmburje që po u flas me këtë gjuhë. Sepse, së pari, “Historia nuk njeh ndonjë rast që fuqia ajrore të ketë pasur sukses e vetme”,… “ngaqë e keqja e fuqisë ajrore kur është e vetme është se e len inisiativën në duart e armikut”,… “Në çdo luftë është këmbsoria ajo që duhet të ngrejë flamurin e fitores në fushën e betejës.”,  sikundër shkruan Shefi i Shtabeve të Bashkuara Amerikane, Kolin Pauell, (“Udhëtimi im amerikan”, f.371,381,388). Dhe,së dyti, duke i mbajtur UÇK-ja të angazhuara forcat tokësore serbe duke i ekspozuar në terren, vetëm kështu aviacioni amerikan e angles mundi të plotësonte misionet e tij.   

Nuk ka ushtarak me përvojë që të mos e dijë se një nga parimet operative bazë është që, komandanti në terren ka gjithmonë të drejtë. Dhe ai komandant ishim ne, UÇK-ja, ndërsa komandantët e NATO-s e shikonin situatën nga larg, në Televizorë, të cilët, pa ndihmën tonë do të ishin përherë të gabuar. Ne ishim në skenë, ne e preknim terrenin me këmbë e me sy, duke u përballur me forcat serbe dhe duke i gjykuar ato. Aviacioni i frontit, sado i shumtë e i fuqishqëm që të ishte, po mos të kish bashkëveprimin tonë që luftonim ballë pëballë në tokë me forcat serbe, po të mos kish informacionin tonë e shpeshtë në çdo orë për gjendjen në front dhe në thellësi të armikut, (i cili në terminologjinë ushtarake quhet shenjëtregim), do ta kish pothuajse të pamundur nënshtrimin dhe kapitullimin aq shpejt të Serbisë, sikundër e theksojnë edhe vetë Gjeneralët Kolin Pauell dhe Wesli Klark.  

Dhe këtë detyrë të domosdoshme UÇK-ja e kreu 24 orë gjatë 24 orëve të çdo ditë-natë të asaj lufte 78 ditore. Informacionin e jepnim ne, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Kush nuk e di, le ta mësoi: INFORMACIONI ËSHTË FUQI. Planifikimi jo vetëm i luftës, por edhe i çdo sulmi nga toka dhe ajri kundër objektivave tokësorë të kundërshtarit, është një mozaik i dhjetra e qindra detajeve shqetësuese; dhe këto detaje i jep bashkëluftëtari që është në kontakt direct me forcat tokësore të armikut.  

Avionët e NATO-s, por edhe ne, me të vërtetë synonim të bombardoheshin forca serbe të maskuara e të fshehura nëpër qendrat e banuar e nëpër pyje, por duhej të bënim kujdes që mos të bombardoheshin populli i thjeshtë, gratë dhe fëmijët, si dhe forcat tona, por dhe që edhe na ndodhi.  

Lista e objektivave që ne raportonim ne në çdo kohë, përfshinte që nga dislokimi i instalimeve dhe pozicionimet e forcave serbe, deri dhe te artileria dhe tanket, përfshi edhe ata të groposur, si në front e në thellësi, përfshi skalionimin e tyre nëpër transhe, deri ku kalonte vija e çdo transheje të armikut; përfshi gjithë linjat e tij të furnizimit e të ndërlidhjes, pa harruar vijën e ndodhjes së forcave tona dhe vendgrumbullimet e popullsisë së zhvendosur nga qendrat e banimit.  

Këto i pranon edhe Gjenerali Wesli Klark, kur i bëhet pyetje në Gjykatën e Hagës: “Cilat ishin burimet tuaja të informimit?” Ai përgjigjet: “Këto ishin burime të besueshme të inteligjencës amerikane, plus raportimet nga vetë terreni”, (“Kosova Sot”, 26.12.2003, f.15).  

Prandaj e thashë dhe e them me zë të lartë, se po të mos ekzistonte UÇK-ja, ushtria serbe ndoshta edhe sot nuk do qe tërhequr nga Kosova dhe ne do të ishim ende duke luftuar.  

Për ata që nuk duan ta besojnë rolin tepër determinant 

të UÇK-sëm për fitoren e luftës në Kosovë, po jap një mori 

shembuj të hershëm dhe të tashëm. 

Të gjithë e dimë që edhe pse zgjati 10 vjet fushata e bombardimeve sistematike ajrore “Rrolling Thunder” e SHBA kundër Vietnamit të Veriut (RDV), prej Gushtit të vitit 1964 deri në 30 Prill 1975, amerikanën nuk e nënshtruan dot RDV. Dhe atë luftën “e vetme nga ajri” e bënin po këto forca ajrore Amerikane që vepruan edhe mbi Serbi dhe forcat e saj në Kosovë. Dhe ai bombardim nga superfuqia më e madhe e gjithë kohrave, e cila bombardoi RDV nga ajri me të gjitha llojet e armëve e municioneve, si dhe me të gjithë teknologjinë më të sofistikuar ushtarake për atë kohë, duke hedhur mesatarisht 7 (shtatë) kg bomba për çdo vietnamez, ose 3 (tri) herë më shumë bomba se sa u hodhën gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore prej gjithë palëve ndërluftuese. Në total, vetëm në periudhën 5 gusht 1964 – 5 gusht 1966, numëri i avjofluturimeve amerikane mbi RDV ishte 240 mijë; në 1967 ishin 30 mijë në muaj, në 1968 edhe më shumë.(Davidson F.B. “Lufta në Vietnam 1946-1975”, M. 2002).  

Dhe përfundimi? Përgjigjen na e jep ish-sekretari DASH-it, z.Henri Kissinger: “Me kalimin e muajve, debati i brëndshëm u përqëndrua gjithnjë e më shumë në parakushtin e Hanoit që Shtetet e Bashkuara të caktonin në mënyrë të njëanshme një datë për tërheqjen, si formë për përfundimin e luftës.”, (“Diplomacia”, Tiranë 1999, f.689).  

Kjo do të thotë, se ishte pala sulmuese, SHBA, që kërkuan të uleshin në bisedime dhe jo pala që goditej. Dhe mos harrojmë se, përherë është pala humbëse ajo që kërkon bisedime, thotë Kissinger. Edhe pse kundër Vietnamit u përdorën bombat me napalm dhe lëndët kimike, madje edhe bomba me peshë 7 (shtatë) ton, të hedhura nga aeroplanët e rëndë bombardues B-52, të cilat shkrinin gjithçka në një rreze prej 100 metrash atje ku binin dhe që shkaktonin një tërmet disaballësh në një rreze prej 3,5 kilometrash, e përsëri pala që bombardohej nuk kapitulloi.   

Dhe, si e shpjegojnë nga ana ushtarake këta mohues 

të mundësive të UÇK-së atë tërheqje të SHB nga Vietnami? 

Le ta mësojnë! Shpjegimi është fare i thjeshtë: Sepse aviacionit amerikan i mungonte informacioni (shenjëtregimi) nga toka. Ishte kjo mungesë e rëndësishme që e çoi Amerikën në atë heqje dorë nga terreni që bombardohej, sikundër shprehet vetë pjesmarrësi në atë luftë, Gjenerali Kolin Pauell: “Ne kishim humbur lidhjet me realitetin. Gjithashtu ishim mashtruar nga teknologjia. Armiku ishte primitiv, ndërsa ne ishim vendi me teknologji më të përparuar në botë. Kështu, nga dyqani i Maknamarës dilnin mrekulli të tilla si “nuhatësi i njerëzve”, një pajisje që mund të diktonte që nga avjoni edhe koncetrimin e urinës në tokë. Nëse diktohej urinë në territorin armik, e kuptonim që aty kishte përqëndrim të tyre dhe ky përbënte një objektiv për goditjen tonë.”, (K. Pauell “Udhëtimi im amerikan”, f.114).  

Për mungesë bashkëveprimi nga terreni ku kryheshin bombardimet nga ajri dështoi edhe operacioni i koduar “Desert one”, i 24 prillit 1980, për të shpëtuar 53 pengjet amerikane të kapur nga iranianët e që mbaheshin robër në ambasadën amerikane në Teheran që prej pesë muajsh. 

  “Plani parashikonte, – shkruan Kolin Pauell, – që helikopterët të transportonin trupat në një zonë pranë Teheranit dhe agjentët e SHBA në Iran do të sillnin aty kamjonët për të dërguar komandot në ambasadën amerikane, ku do të përpiqeshin të eleminonin rojet… Por ishin dobësitë në zinxhirin e komandim- komunikimit që kontribuan në dështimin e misionit.”, (Po aty, f. 179-180)   

Për të bindur edhe më skeptikun, por jo analistët e mirëpaguar e mohues të kontributit determinant të UCK-së për çlirimin e Kosovës që kapardisen në mediat servile të Tiranës dhe Prishtinës, sepse ata, edhe pse janë të bindur nuk mund ta kapërdijnë një të vërtetë të tillë sado shkencore të jetë analiza e tyre, (sepse për atë mohim paguhen), prandaj dhe po i referohemi luftës së 29 shteteve më të fuqishme të botës, përfshi këtu edhe Rusinë, që luftuan gati 10 vjet kundër ISIS-it, madje në një terren krejtësisht fushor e pjesërisht të zhveshur, (dhe jo si terreni i Kosovës dhe i gjithi i pyllëzuar), kundër një ushtrie pothuajse guerile, duke kryer jo më pak se 100 aviofluturime në ditë, dhe nuk e mundën dot. Përkundrazi, ISIS-i vijonte të zgjeronte territoret e veta! Pse? Sepse aviacionit të 29 shtetve u mungonte shenjëtregimi nga terreni ku zhvilloheshin luftimet; u mungonte ai informacion që i jepte UÇK-ja NATO-s.   

Edhe në Luftën e Gjirit, në vitin 1991, “Zbulimi në fushëbetejë ishte një faktor me rëndësi të jashtëzakonshme dhe Shvackopfi kishte në dispozicion të tij të dhëna nga disa burime shumë të rëndësishme… Rëndësi kishte çdo e dhënë që të jepte informacion për vënien në lëvizje të forcave armike… Për ta bërë atë sa më efektiv, Shvarckopfi hartoi plane të veçanta dhe tepër sekrete për të përdorur në thellësi të frontit irakian, forcat speciale zbuluese.”, (M.E.Morris “Stuhia e Shkretëritrës”, Tiranë 1992, f.63-64).  

Ndërsa gjatë Luftës në Kosovë NATO nuk e pati të nevojshme të rrezikonte qoftë edhe një individ të vetëm të forcave të veta speciale të zbulimit, sepse atë informacion e jepte UÇK-ja e papërkulshme.  

Këta shembuj të ilustruar me fakte që unë solla nuk janë të vetmit, ka edhe shumë e shumë raste të tjerë. Por çfarë na tregojnë këta shembuj?  

Tregojnë atë që e pranon Gjenerali Kolin Pauell: “Historia nuk njeh ndonjë rast që fuqia ajrore të ketë pasur sukses e vetme”, (.K.Pauell, po aty, f.381), nëse nuk ka tradhëti nga pala që goditet me aviacion, sikundër ndodhi në Luftën e Irakut në vitin 2003.   

Mund të lindë natyrshëm pyetja se ku e mbështeste UÇK-ja besimin në fitore, vallë vetëm te zgjatja e luftës? 

Po, edhe atje, pasi është strategji e domosdoshme për një luftë çlirimtare guerile, të cilën e thekson edhe Henri Kissinger: “Çdo vend që angazhohet në luftë guerile duhet të përgatitet për një luftë të gjatë. Ushtria guerile mund të vazhdojë për një kohë të gjatë taktikat: “godit e tërhiqu”, edhe me forca shumë të pakta”.(“Diplomacia”,f.629).  

Dhe këtë strategji të suksesshme, “godit e tërhiqu”, UÇK-ja e bëri formën kryesore të luftës të saj ditën që Serbia u largoua nga Rambujeja dhe filloi Operacionin “Potkoi”. Kjo strategji e re u bë tmerr për ushtrinë serbe. Këtë e kanë pohuar edhe vetë gjeneralët serbë në Gjyqin e Hagës. Njëri prej tyre është gjenerali Bozhidar Nikolla Deliç, i cili gjatë Luftës në Kosovë ishte komandanti i Br.549 e Këmbësorisë së Mekanizuar, me bazë në Prizren, i cili deklaroi: “Mënyra e luftimit të UÇK-së ishte duke iu shmangur çdo lloj luftimi të drejtpërdrejtë. Ata përdornin taktikën: godit dhe ik”.  

Ishte kjo strategji që bëri të mundur dështimin e operacionit “Potkoi”, me të cilin “Serbia desh të bënte pastrimin etnik në shkallë të gjerë kundër popullatës shqiptare në Kosovë”, (W.Klark,”Kosova Sot”,22.12.2003).   

Vlen të theksohet se këtë objektiv të Operacionit “Potkoi”, UÇK-ja, me strategjinë e re të saj, kish arritur t’ia dështonte para se aviacioni i NATO-s të fillonte sulmet kundër forcave serbe në Kosovë, qysh në 1 Prillin e vitit 1999, kur mbaroi beteja për mbrojtjen e Kosovës Qendrore. Dihet që sulmet e aviacionit të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë filluan në 14 Prill, tre javë më pas si kishin filluar luftën nga ajri, pasi deri atë kohë qe angazhau mbi Serbi, por edhe si rrjedhojë e kushteve të vështira meteorologjike.  

Dhe këtë mision ne e arritëm pa ndihmën e NATO-s, të cilën e pranon në Hagë edhe vetë Gjenelari W.Klark: “Sqaroj, unë nuk e kam komanuar UÇK-në. Ne kurrë nuk e kemi ndihmuar UÇK-në. Ne nuk e kemi udhëzuar UÇK-në. Ne nuk i kemi ndihmuar formacionet e saj.”, (“Kosova Sot”, 24.12.2003).   

Duke pasur parasysh se NATO e kish luftën e saj të parë dhe, si e tillë, ajo kish hyrë në një luftë të kufizuar, me mandat të kufizuar, për një qëllim të kufizuar, ndaj dhe duhej të përmbushej sa më shpejt.  

Mirëpo, dihet që lufta është një ndërmarrje që thith gjithçka. NATO e filloi luftën, por po të mos e kish afruar UÇK-në për bashkëveprim, kish gjasa ta humbiste perspektivën e përfundimit të asaj lufte humanitare për të. Ajo perspektivë e NATO-s nuk humbi, falë UÇK-së; ishte UÇK-ja ajo që ia mundësoi NATO-s ta realizonte atë luftë për 78 ditë, sa dyfishi i kohës së Luftës së Gjirit, “Stuhia e Shkretëtirës”, e vitit 1991, edhe pse kishin të bënin me një ushtri 3 herë më të vogël (e Serbisë) se ajo e Irakut, si në forca edhe në mjete, madje edhe pse zotëronin totalisht ajrin.  

Prandaj kemi të drejtën morale të themi: Me të vërtetë që SHBA dhe NATO na ndihmuan të çliroheshim shumë më shpejtë e shumë më lehtë se sa ne parashikonim, por ama ishte UÇK-ja ajo që ua zbardhi faqen atyre. NATO-ja dhe UÇK-ja ishin si dy duart që lajnë njëra-tjetrën.  

Nëse UÇK-ja do të ishte furnizuar me armatim dhe municione nga NATO-ja, lufta do të kishte përfunduar shumë më shpejt dhe me më pak humbje. Por, aleatët e NATO-s filluan të kenë frikë se ndërhyrja ushtarake do ta forconte UÇK-në më shumë sesa do të dobësonte dëshirën e Millosheviçit për të bërë kërdi, të cilën e pohon edhe vetë Sekretari Cohen, “shqetësimi im ishte se nëse do të ndërmerrej ndonjë lloj veprimi, ai duhet të jetë në përputhje me sigurimin që ne të ishim plotësisht neutral, se UÇK-ja nuk do ta përdorte NATO-n për t’i shërbyer qëllimeve të veta. Dhe për shumë muaj, unë bëra deklaratën se ne nuk do të jemi forca ajrore për UÇK-në.” (“Winning Ugly – NATO’s War to Save Kosovo”, vepër e cituar, f.35)  

Dikush edhe mund të këmbëngulë me kokëfortësi prej budallai ta kundërshtoi këtë të vërtetë. Por po sjell këtu faktin tjetër që e njëjta situatë ishte edhe në Bosnjë, luftë e cila zgjati tre vjet. Do pyesni ju: Pse tre vjet? Sepse nuk u vendos bashkëveprimi luftarak midis forcave ajrore të NATO-s dhe forcave tokësore të Bosnjës, sikundër u vëndos me UÇK-në gati 8 orë para se të kryhej sulmi i parë ajror. Dhe këtë nuk e them vetëm unë që u ngarkova ta mbaja atë bashkëveprim luftarak, por e pohon edhe vetë Shefi i atëhershëm i Shtabe të Bashkuara të SHBA, Gjenerali Kolin Pauell: “Zgjidhjet tona varionin nga goditjet e kufizuara ajrore përreth Sarajevës deri në bombardimet e serbëve në të gjithë teatrin e luftimit. Unë theksova se asnjëri nga këto aksione nuk garantonte që të ndryshonte sjelljen e serbëve. Vetëm trupat tokësore mund ta bënin këtë. Bombardimet e rënda mund t’i bindnin ata të lëshoni diçka, por nuk mund t’i detyronin t’i ndërprisnin luftimet. Dhe, përballë goditjeve ajrore të kufizuara, serbët nuk do ta kishin të vështirë t’i fshihnin tanket dhe artilerinë në pyjet dhe mjegullën e Bosnjës, ose t’i mbanin ato afër popullsisë civile.”, (K.Pauell “Udhëtimi im amerikan”, f.454).  

Prandaj u desh t’i ofrohej Milloshit në Dejton, Çmimi Nobel i Paqes, që të ndërpritej lufta dhe Amerika të mos angazhohej në Bosnjë me forcat e saj tokësore.   

Ato taktika që përdorën forcat serbe në Bosnjë, ato taktika përdorën forcat serbe edhe në Kosovë. Këtë na e pohon vetë Komandanti i NATO-s, Gjenerali Uesli Klark, duke e pranuar faktin se ishte UÇK-ja, ajo që i nxirrte forcat, tanket dhe artilerinë serbe nga pyjet, qendrat e banuara dhe mjegullat e Kosovës, duke i ekspozuar para aviacionit amerikan dhe angles: “Ne gjithashtu pranonim informata nga UÇK – ja, që kishin të bënin me luftën, e cila zotëronte vijën dominante, vijën kyçe të komunikacionit në veri, në drejtim të Beogradit…Lufta e vazhdueshme e saj i detyronte shpesh forcat serbe të delnin në terren të hapur, ku na jepej neve mundësia t’i godisnim ato. Ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UÇK-së për të sulmuar brenda në Kosovë… UÇK-ja i nxirrte batalionet serbe nga fshatrat, permes dyluftimeve, duke na dhënë neve mundësinë t’i sulmonim nga ajri.”, ( Wesli K. Klark “ Waging Modern War”, Oxford, UK, 2001, f. 330)  

Por Gjenerali Wesli Klark pranon edhe atë çka shprehëm më lartë se, fitorja e asaj lufte nuk erdhi vetëm prej NATO-s. Ajo ishte fitore e përbashkët, e NATO-s dhe e UÇK-së. Si e tillë, prandaj e kanë urdhëruar z.Wesli Klark që atë luftë të mos e quaj luftë, por thjesht një operacion; një stërvitje, me demek! Dhe ai, duke i qëndruar besnik kodit të nderit të oficerit amerikan, nuk mundet ta mohojë të vërtetën, prandaj, qysh në hyrje të librit të tij, (“Waging Modern War”, Oxford, UK, 2001,f.V), shkruan: “Ne është dashur ta festojmë suksesin tonë, por për arsye se nuk mund ta cilësonim si luftë, nuk mund ta cilësonim atë as si fitore, edhe përkundër faktit se e tillë ishte”.   

UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste 

Por, menjëherë, sikundër është bërë e njohur, KFOR-i, me në krye Gjeneralin anglez Xhekson, pasi e mori gjithë dokumdntacionin e luftës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në nëntorin e vitit 1999, ia ka dorëzuar edhe Serbisë! Pse, vallë, Amerika dhe Anglia nuk i deklasifikojnë dokumentat e luftrave të tyre para një çerek shekulli e më shumë, ndërsa dokumentat tona luftarake gjenerali anglez ia dha agresorit kundër të cilit luftuam edhe ne edhe NATO?!  

Prandaj dhe Serbia ka deklaruar se këto dokumenta do t’i përdorë si fakte për ata që kanë dalë e do dalin para Gjykatës Speciale Ndërkombëtare të Hagës kundër UÇK-së, e cila është instaluar në Hollandë, me vendim të Parlamentit të Kosovës! Nuk thonë më kot shkodranët: “Atë që ta ban vedi, nuk ta ban as Zoti”. O tempora! O Mores! Dhe, mos harrojmë se në atë gjykatë do të shkojnë ëndërrimtarët, edhe pse Gjenerali Wesli Klark deklaroi me zë të lartë para asaj Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë: “Unë nuk e pranoj definimin e UÇK-së si organizatë terroriste… ajo ishte një shpërthim i një lëvizjeje të rezistencës. Unë dua ta them këtë për tu regjistruar si e dhënë.” (“Kosova Sot”, 25.12.2003).  

Por, me sa duket, kjo Gjykatë ka qenë paravendosur qysh në Rambuje, duke e pranuar edhe vetë delegacioni i Kosovës me në krye drejtorin politik të SHP të UÇK, Hashim Thaçin dhe Presidentin e atëhershëm të Kosovës Ibrahim Rugovën, ndryshe pse NATO do të rrëmbente ditaret tanë luftarakë dhe t’ia dorëzonte Serbisë?  

Këto lajme na bëjnë të hedhim dyshime se cilat kanë qenë arsyet që Komanda e TMK, me në krye Agim Çekun  nuk i pat dorëzuar ato dokumenta në Arkivin e Kosovës, por i mbajti deri sa një ditë ka pranuar t’ia dorëzoi KFOR-it? A duhet të ketë pasur vallë një marrëveshje të papublikuar politike a ushtarake, që komanda e KFOR-it t‘ia dorëzonte Serbisë dokumentat e SH.P. të UÇK-së? Apo kjo të ketë ndodhur ngaqë Rezoluta 1244 e OKB e quan ende Kosovën pjesë integrale të Serbisë? Derisa edhe zotërinjtë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi nuk kanë reaguar atë kohë kur Serbia deklaroi se i ka marrë këto dokumenta nga KFOR-i, mos vallë do të thotë se kanë qenë edhe ata dakort? Mos vallë kjo ka qenë arsyeja pse u çarmatos tak-fak UÇK-ja, për të cilën znj. Medlin Ollbrajt, në librin e saj “Zonja sekretare”, (Tiranë 2003,në f.493-494), shpreh habinë: “Për habinë e disave, UÇK-ja nënshkroi një marrëveshje çmobilizimi me Xheims Rubin-in, i cili kishte qenë ndërmjetësi i bisedimeve, por megjithatë vazhdonte të kishte shumë dyshime për qëllimet e këtij grupi”.   

Duke u bazuar në Marrëveshjen e Rambujesë, ku luftën tonë çlirimtare e quan thjesht “konflik”, ndërsa UÇK-së as që i përmendet emri, por emërtohet “grupet e armatosura civile” (kapitulli 7, Neni I, pika 2/a), ku përcaktohet që të çarmatoset dhe t’i jepet gjyqit. Kjo u vërejt edhe në sjelljen armiqësore ndaj UÇK-së nga ana e forcave të KFOR-it, gjatë periudhës së pasluftës kur ajo ende UÇK-ja nuk ishte çarmatosur, duke mospranuar që të quheshim më ushtri aleate! Edhe terheqja prej KFOR-it i ditarëve të luftës sonë, na jep të drejtën të dyshojmë se KFOR-i e ka bërë për t’ia fshehur historisë veprimtarinë luftarake të bashkeveprimit të UÇK-së me NATO-n. Dhe kjo na bën të dyshojmë se qëllimi ka qenë i hershëm, për ta shuar nga historia UÇK-në.  

I shprehim këto dyshime, bazuar, jo vetëm në unanimitetin “patriotik” të mazhorancës parlamentare në Kosovë (PDK+LDK+AAK e Nisma), për dërgimin e UÇK-së në Hagë me akuzen: “ndërmarrje e përbashkët kriminele”, por edhe në mohimin që i bëhet UÇK-së nga disa politikanë shqiptarë me funksione të larta, “analistët” dhe “filozofët”, andej e këtej kufirit, duke ia dedikuar tërë lavdinë e asaj fitoreje vetëm Perëndimit. Tradhëtia nuk ka brirë, bërë kjo me ndërgjegje apo nga idjotësia. Jo më kot edhe Presidenti Kroat, Ivo Josipoviç, në takimin me Presidentin serb Nikoliçin, midis të tjerave, tha : “Ne nuk veprojmë si të mjerë, siç veprojnë shqiptarët e Kosovës, të cilët harrojnë gjithçka për asgjë!”, (notification+zrdoog = 1irpz@facebookmail.com).   

Por, me sa duket, politikanët tanë dhe inteligjenca jonë kombëtare përfitojnë nga ajo që ende populli ynë është në stadin që e pat konstatuar para një shekulli Faik Konica: “Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”. (“Albania” nr.16, dt.15-30 korrik 1898).  

(Shënim: Fakte edhe më të detajuara, mund t’igjeni te libri: “Winning Ugly – NATO’s War to Save Kosovo”, me autorë: Ivo H. Daldeer & Michael e. O’Hanlon, Brookings Institution Press, Washington, D.C., Copyright © 2000)  

Deri kur do të lëshojë rrënjë kisha politike e ndërtuar në kampuset e Universitetit të Kosovës?!…

2

Nga: Arif Ejupi

Në vitin 1996, në kulmin e represionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur Universiteti ishte mbyllur për studentët shqiptarë dhe vendi ndodhej nën trysninë e shtypjes sistematike, regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndërtoi një kishë ortodokse serbe në kampuset e Universitetit të Kosovës, ngjitur me Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Ky veprim nuk kishte asnjë lidhje me fenë apo nevojat shpirtërore të pakicave serbe përkundrazi, ishte një akt i qëllimshëm politik, një simbol pushtimi dhe provokimi, i vendosur pikërisht në hapësirën që për shqiptarët e konsideronin si palcë të dijes, rezistencës dhe identitetit kombëtar.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe kriminelë të njohur serbë, përfshirë famëkeqin Zhelko Ražnatoviq -Arkan, i njohur për masakrat në Bosnjë e Hercegovinë dhe më gjerë.

Vetë prania e Arkanit, i veshur me uniformë çetnike dhe i shoqëruar nga ndihmësit e tij, tregon më shumë se çdo predikim se për çfarë ishte ngritur kjo kishë: për të vrarë e terrorizuar shqiptarët jo për të shenjtëruar e lutur.

Që nga ajo ditë, kjo ndërtese mbeti si gur i rëndë në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve, dhe relikt i gjallë i pushtimit serb të Prishtinës dhe Kosovës.

Kisha politike e ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Kosovës, nuk është thjesht një ndërtesë me kube. Ajo është plagë e hapur e një epoke shtypjeje, përndjekje dhe poshtërimi, për shqiptarët autoktonë të Kosovës.

Dihet mirëfilli se ajo nuk përfaqëson as paqe, as besim, as shenjtëri por të kundërtën e tyre.

Sot, kjo kishë politike qëndron aty si monument i arrogancës së një pushteti gjenocidal, si një sfidë ndaj ndërgjegjes kolektive të një populli që i ka mbijetuar një shekulli të tërë dhune e gjenocidi sistematik.

Kjo kishë kryekëput politike qëndron si provokim i përhershëm, që nuk flet me gjuhën e Zotit, por me atë të kryekasapit Millosheviq. Çfarë është tragjike dhe brengosëse është fakti se ajo po lëshon rrënjë në heshtje para syve tanë dhe të botës.

Sa më gjatë të rrijë aty, jo vetëm që fyen kujtesën tonë historike, por rrezikon të bëhet pikë e përhershme përplasjeje dhe përçarjeje, apo “mollë sherri” . Nëse nuk veprojmë sot, nesër mund të jetë vonë, dhe historia do të na pyesë: “Ku ishit, kur një gur i dhunës fshihte fytyrën e dijes?”

Prandaj, rrënimi i saj nuk është akt i inatit, por i ndërgjegjes së shëndoshë, dhe duhet të ndodhë me vendim të prerë, të drejtë dhe të koordinuar nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Shqiptarëve nuk mund t’u lihet barra për të hequr një gur që është vendosur mbi kockat e tyre. Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Ky objekt projekt i realizuar nga kriminelë , serbë nëse nuk rrënohet sa më parë në të ardhmen mund të përdoret si përplasje në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Historia moderne e Ballkanit është e ngarkuar me përpjekje sistematike të Serbisë për të zhdukur gjurmët shqiptare nga trojet e tyre autoktone, sidomos në Kosovë. Këto përpjekje nuk janë episodike, por mirëorganizuara dhe të planifikuara ndër breza, me mbështetje të fortë politike, ushtarake dhe kishtare.

Një nga figurat më të errëta në këtë histori është famëkeqi Nikolla Pashiq, ish-kryeministër i Mbretërisë së Serbisë dhe më vonë i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.

Ai ishte arkitekt i politikave që synonin kolonizimin e Kosovës dhe shpërnguljen e shqiptarëve. Pashiq personalisht uzurpoi qindra hektarë tokë të shqiptarëve në Kosovë, duke e përdorur shtetin si mjet për pasurim personal dhe për spastrimin etnik të territoreve shqiptare.

Serbia, përmes figurave si Pashiq, dhe më pas Millosheviq, ka ndërtuar një vazhdimësi politike të dhunës, grabitjes së pasurisë, ndërrimit të strukturës etnike dhe përdorimit të kishës si mjet pushtimi kulturor dhe territorial.

Ndërtimi i kishës në kampusin e Universitetit të Kosovës është vetëm njëri nga kulmet e kësaj politike afatgjate, që nuk njeh kufij moralë e as njerëzorë.

Për të kuptuar qartë se çfarë përfaqëson ajo kishë sot, duhet parë në dritën e kësaj historie të errët, si një gur që qëndron jo mbi themelet e besimit, por mbi rrënojat e padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve.

Çamët dhe Çamëria, një vështrim rreth historisë së dhimbshme të kësaj pjese të martirizuar të kombit shqiptar

0

Nga: Fahri Dahri

Të nderuar miq!

Para një javë, rreth datës 15 mars 2025, ndoqëm në kanalin televiziv të “Raport Tv” dokumentarin e z.Ferdinand Dervishi: ”Çamëria e rrëfyer nga grekët! Dëshmitë e gjalla dhe rrëfime nga tragjedia çame”. Le të njihemi edhe me “konkluzionin” e z. Lambros Balciotis.

___

Ju uroj lexim të mbarë!

 Informacioni në vijim është në shërbim të bindjeve se banorët e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, nuk u viktimizuan se gjoja bashkëpunuan me okupatorin, por: “Dëbimi i tyre ishte larg nga perceptimi si një “gabim historik”:   ai shihej si një akt shpëtimi për zonën dhe për Greqinë në përgjithësi (L. B.)].

Dr. Lambros Baltsiotis, profesor asistent i Historisë së Minoriteteve në Ballkan, në Universitetin Panteion (Athinë), konkludon ndryshe nga autorë të tjerë grekë, politikanë, studjues dhe shtetarë, të djeshëm dhe të sotëm. Në materialin e botuar prej tij:  “Çamët myslimanë të Greqisë Veriperëndimore”, Z. Lambros është përqëndruar në këto tema:

1.Toka dhe njerëzit.

2. Situata para aneksimit.

3. Periudha e para vitit 1923.

4. Periudha 1923-1928.

5. Periudha e ekzistencës faktike të një pakice kombëtare.

6. Cikli i hakmarrjes.

7. Një eksod i parashikueshëm.

8. Zhdukja e pakicës dhe “spastrimi etnik”.

Mbasi i shtjellon këto probleme, në fund jep konkluzionin, me të cilin mendova të informoj lexuesit. Materiali është në gjuhën angleze. Jam përpjekur që në shqipërim të jem sa më korrekt me origjinalin.

Konkluzione

[“Çamët myslimanë të Greqisë Veriperëndimore”. L. B.]

Mund të argumentohet se nuk ishte zyrtarisht shteti që kreu spastrim etnik, një argument i paraqitur në mbarë botën nga shtete të ndryshme dhe për një sërë rastesh të ngjashme. Në rastin çam, megjithatë, vetë shteti nuk u shqetësua nga ky spastrim etnik dhe i priti rezultatet e tij në mënyrë të favorshme. Napoleon Zervas, udhëheqësi i EDES, konsiderohej hero nga shteti dhe pati një karrierë të mëvonshme si një anëtar i shquar i sistemit politik. Për më tepër, shteti mbështeti zhdukjen absolute të çamëve që pasoi. Dëbimi i tyre ishte larg nga perceptimi si një “gabim historik”: ai shihej si një akt shpëtimi për zonën dhe për Greqinë në përgjithësi. Siç thotë Gjeorgjia Kretsi “[Unë] është e diskutueshme që procesi social i minorizimit të grupit çam ishte i lidhur ngushtë me një politikë zotërimi dhe shpronësimi” (Shih po aty, f. 126). Mungesa e veprave shkencore në Greqi për çështjen çame deri në fund të viteve tetëdhjetë.

Siç kemi treguar, ankthi i vazhdueshëm i autoriteteve greke për të reduktuar sa më shumë ekzistencën e minoritetit dhe për të heshtur zhvillimin e një pakice kombëtare shqiptare në Çamëri, u shndërrua në dëbim fizik kur këto masa nuk u konsideruan të mjaftueshme. Ky “reduktim” përfshinte numrin e personave dhe përfaqësimin e tyre në regjistra, tokën dhe pronën e tyre, duke çuar në një reduktim përfundimisht të pranisë së tyre totale, përkatësisë së tyre kombëtare dhe të drejtës së tyre për trajtim të drejtë. Perceptimi mbizotërues ishte se tokat pranë kufirit duhej të ishin greke, jo vetëm sepse ngjiteshin me kufirin e një shteti tjetër, por edhe sepse ishte e paimagjinueshme pas Traktatit të Lozanës që një jogrek në çdo kuptim (dmth feja dhe gjuha) të mund të zotëronte tokën greke, ose thjesht të ekzistonte brenda territorit grek, ndërkohë që pretendonte se nuk ishte grek. Në këtë kuptim, kompaktësia e hapësirës shqipfolëse në Epirin Perëndimor, që nga një periudhë e caktuar e në vazhdim, nuk përbënte rrezik për shtetin grek për një zhvendosje të mundshme të popullsisë së tij të krishterë shqipfolëse drejt Shqipërisë. Rreziku qëndronte në faktin se kjo tokë mund të vazhdonte të shikohej si shqiptare, toka arvanitase (shih më lart). “Ideja e “helenizimit” të tokës së çamëve u mundësua nga ideologjia e shkëmbimeve njerëzore dhe mungesa e mbrojtjes ligjore për këto minoritete gjatë periudhës ndërluftës”. Shkëmbimet dhe mungesa e mbrojtjes ligjore për këto minoritete gjatë periudhës ndërluftore”, siç deklarohet nga Georgia Kretsi, ky ankth i thellë i shtetit grek, siç zbulohet nga modelet e zbatimit të politikave në rajon, çoi në pakicën dhe nacionalizimin gradual të grupit, një proces që i dha formë një hapi të plotë të procesit së ndjekjes së tyre nga shteti grek. Dëbimi, duke qenë se nuk do të kishte rrezik të madh dypalësh apo ndërkombëtar për protesta dhe kushtet e luftës paraqisnin shanset më të favorshme për të kryer një dëbim total. Dëbimi u lehtësua nga tendenca e përgjithshme e shteteve të Evropës Lindore për të vazhduar në dëbimin masiv të pakicave të tyre gjermane në fund të Luftës përmes argumentit të ndërhyrjes së qartë të shtetit gjerman, si dhe me identifikimin e tyre të hapur. Synimi i shtetit ishte mjaft i qartë: dëbimi i çamëve myslimanë nëpërmjet përfshirjes së tyre në shkëmbimin e popullsisë greko-turke. Ndonëse nuk u realizuan përmes këtij shkëmbimi, politikat shtetërore të drejtuara për pakësimin e popullsisë së çamëve myslimanë ishin një prelud i dëbimit që do të bëhej më vonë. Koha dhe mënyra e saktë e këtij dëbimi ishin nën një proces të vazhdueshëm negocimi. Ne argumentojmë se synimi i shtetit gjeti, në atë kohë, emërimin në veprimet e Forcave të Armatosura që vepronin si forca të rezistencës kombëtare. Këto forca, në prani të një shteti të munguar ose më vonë të dobët dhe me bekimin e tij, vepronin në emër të “kombit” dhe të shtetit. Ndërsa shteti rifitoi fuqinë e tij, veprimet e forcave guerile u pranuan si politikë operacionale e vetë shtetit. Kur shikojmë raste të tjera të lidhura me luftën në shtetin grek të pasluftës, megjithë antikomunizmin e tij të vendosur dhe personelin e pjesshëm nga anëtarët e grupeve të armatosura përgjegjëse për mizoritë, kishte ende raste kur individët përgjegjës për mizoritë u dënuan dhe ishin larg nga shpërblimi. “Mosndëshkimi” absolut dhe “shpërblimi” i atyre individëve që kanë të bëjnë me dëbimin e çamëve, janë tregues të fortë se këto politika janë pranuar dhe janë pjesë e politikës shtetërore.          Mungesa e veprave shkencore në Greqi për çështjen çame deri në fund të viteve tetëdhjetë nuk është d (… dëgjuar!?). Zhdukja totale e një pakice, ndonëse zyrtarisht të panjohur, që dikur ekzistonte, u trazua vetëm pas shfaqjes së çështjes në politikën shqiptare postkomuniste. Por më pak se pesëdhjetë vjet ishin të mjaftueshëm për të fshirë të gjithë kujtimin e çamëve nga mendjet e grekëve. Me përjashtim të vetë vendasve, të gjithë të tjerët në Greqi, nga politikanët e deri te shumica e historianëve, janë të bindur ose pretendojnë se çamët (myslimanë) nuk kanë ekzistuar kurrë në Greqi. Procesi i fshirjes /heshtjes ishte aq i suksesshëm, saqë edhe spikerët e televizionit grek flasin për “pseudoçamë” apo “të vetëquajtur çamë”.

Për rëndësinë e funksionimit të shkollave greke në Himarë dhe rëndësinë që luajti me vendimin e administratës greke për të lejuar mësimin e gjuhës shqipe në disa shkolla shih E. Manda…, vep. cit., f. 105, ku gjenden burime përkatëse shqiptare dhe greke. Megjithëse mësimi i gjuhës shqipe lidhet në momentin e duhur me lejen e hapjes së shkollave private për minoritetin grek në Shqipëri dhe taktika të tilla reciprociteti janë gjurmuar në arkivat shqiptare (shih N. Clayer “L’albanisation de la zone frontière albano-grecque et ses aléas dans l’ l’ s l’ s l’ s l’ l’ errello- territories dans les Balkans, EFA, Athènes, shtator 2006 (nën botim)), nuk ka asnjë dëshmi përkatëse në arkivat greke). [Në shqip: “Shqiptarizimi i Zonës Kufitare Shqiptaro-Greke dhe Rreziqet e saj në Ballkan, EFA, Athinë, shtator 2006 (në vijim), nuk ka asnjë provë përkatëse në arkivat greke].

Në brendësi të materialit, ndër të tjera, z. Lambros shprehet:

“Procesi i shuarjes së çdo shenje të ekzistencës së mëparshme të pakicës ka ndodhur në mënyra reale dhe simbolike. Fshatrat e çamëve myslimanë u ripopulluan nga popullsi grekofone nga zonat malore fqinje dhe vllehë, menjëherë pas dëbimit të tyre. Xhamia e Shenjtë qendrore e Paramëthisë jo vetëm që u hodh në erë, por edhe u shkatërrua në mënyrë simbolike për të nënvizuar fundin e pranisë myslimane në zonë. Gradualisht, në një periudhë më pak se dhjetë vjeçare, pothuajse të gjitha xhamitë dhe veçanërisht minaret, simbole të dukshme të pranisë myslimane, u shkatërruan.

Antik Strofci për Hashim Thaçin dhe trimat e UÇK-së

0

Antik Strofci, Strofc, Vushtrri

Të huajtë për Hashim Thaçin:
1. Ish udhëheqës i lëvizjes studentore dhe prorektor student i UP-së, mbaruar studimet e historisë, vazhduar studimet pasuniversitare Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Cyrihut.
Maj 1996, UÇK-ja sulmoi postbllokun e sigurimit serb afër fabrikës “Feronikeli” në Gllogovc dhe studenti Thaçi ishte udhëheqës i këtij aksioni. Më vonë nënshkroj Marrëveshjen për Demilitarizëm e Transformim të UÇK-së në TMK [kupto: sot FSK-ja, ushtria e shtetit]. Për më shumë, shih librin “A Concept For A New Reality” të reporterit të gazetave, shkrimtarit James Pettifer.
2. Në Rambuje, Francë, më 1999 [nga rrjedhi 78 ditësh sulmi NATO-së ndaj Jugosllavisë së cunguar], ishin 16 anëtar të delegacionit shqiptar, Hashim Thaçi udhëheqës…për më shumë, shih librin “Lufta kundër luftës” e shkrimtarit, gazetarit, politologut kanadezobritanez, Michael Ignatieff.
3. Politika e vendeve perëndimore nisi UÇK-në ta njihte si realitet, Hashim Thaçin bisedues…shih librin “Fitorja e pafajshme, një jetë në Kosovë”, e studiuesit të filozofisë, gazetarit Max Brym.
4. Në Rambuje, UÇK-ja në plan të parë, e Thaçi udhëheqës i delegacionit shqiptar…shih librin “Kosova, paqja e shpërfillur” e ish oficerit të armates së aviacionit, njohës i Ballkanit, Pierre Dofour.
5. UÇK-ja lëvizja më e suksesshme guerile në historinë moderne e Hashim Thaçi ishte zemra e asaj lëvizjeje…shih librin “Kosova-Lufta dhe Hakmarrja” e historianit, gazetarit britanik Tim Judah.
6. Hashim Thaçi, 29 vjeçar, lider, intelegjent, i vendosur, mori emrin e luftës “Gjarpri”, shikohej me urrejtje të veçantë nga Beogradi…nënshkroj Marrëveshjen në Rambuje pasi nxori “vullnetin e popullit pas 3 viteve” [kupto: referendumin, nënkuptohej Pavarësia e Kosovës, J.S], dhe transformim e UÇK-së [e jo siç synohej nga ndërkombëtarët shuarja, J.S.]. Rol pozitiv kishte shkuarja e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Milo dhe letra e shkrimtarit të respektueshëm, Ismail Kadaresë…shih librin “Shtetësia e kontestuar” e lektorit të së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marc Weller.
7. Proverbi i vjetër polak “Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë” i përshtatet UÇK-së së Thaçit, lëvizjes revolucionare kundër Millosheviçit…shih librin “Ngritja e Kosovës” e ekspertit të çështjeve të Evropës Lindore e Ballkanit, Janusz Bugajski.
8. Unë mund të flisja gjermanisht me Thaçin në Rambuje, pasi ai kishte jetuar e studiuar në Cyrih. Ai ishte shndërruar figurë vendimtare e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe nuk lëvizte qysh mendonim pas çdo fishkëllime që vinte nga Uashingtoni…Joschka Fischer, ish ministri i jashtëm gjerman në librin “Vitet kuq-gjelbër”.
9. Më 2 prill 1999, lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi kishte krijuar Qeverinë e Përkohshme…shih librin “Kosova” e studiuesit e bizantinistikës, neogreqizmës, Oliver Jens Schmitt.
10. Sot [shekulli 21], ekzistojnë partitë e dala nga UÇK-ja, ajo e Thaçit, Haradinajt në Kosovë, Ali Ahmetit në Maqedoni. Shqiptarët asnjëherë nuk kishin fuqi më të madhe politike në Ballkan…shih librin “Shqiptarët” e profesorit të Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt.

 

Antik Strofci

Jeg hater deg fordi jeg manglet mot den gangen.
Du skammet meg da du tok til våpen og dro til fjellene. Du elsket friheten mer enn jeg gjorde; du var modigere—og jeg flyktet. Jeg flyktet og fordømte deg på avstand for hver kamp du kjempet. På avstand misunte jeg deg. Jeg misunte deg fordi ditt mot ydmyket meg. Og selv nå misunner jeg deg. Nå betaler jeg deg tilbake ved å spy gift og galle over deg—fordi jeg er en feiging.
Nå må jeg hate deg, for det finnes ingen annen måte å rettferdiggjøre mitt fravær fra dine rekker.
Jeg føler meg tung når barnebarn skriver vers om UÇK, om deg—mens jeg misunner deg og snakker stygt om deg.
Snart, når de vokser opp, vil de spørre meg: “Hvor var du?”
Da vil jeg miste ansikt. Og jeg vil hate deg til mitt siste åndedrag fordi ditt mot ydmyket meg.
Selv Kosovos frihet ønsker jeg ikke—på grunn av deg…
Disse versene jeg leste, brakte denne tanken til meg…
Noen etterkommere av titistene har kommet hit, de som dessverre bare turte å delta i krigsfester når de var sikre på at de nå skamløst kunne ta avstand.
Akkurat som noen ynkelige skapninger i partiene—noen åpent, andre i det skjulte…!!!

Pjerin Pogu, Shkodër: Vizita ime rrugës së re që pritet të përurohet së shpejti, që e lidhë Shëngjinin me Velipojën

Nga: Pjerin Pogu, Shkodër

Kur u fol para 4 vitesh nga Qeveria Shqiptare në Tiranë se do lidhesh Shengjini me Velipojen, shumë shok nuk e besonin, duke thënë se është propogandë elektorale e qeverisë!

Nga ana ime ndërkaq isha optimist se kjo rruge prej 14 kilometrash do te realizohej…

Për këtë qëllim në ditën e parë të pranverës, me nji diell plot shkëlqim, vendosem se bashku me Vladimirin, shok i vjetër i jetës shkollore, të ndërmarim nji xhiro drejt e në Boks-Rrjollë, fshat bregdetar para Velipojes, pak kilometra …ku tek Rotonda, sapo zbret malorja, duhet te kthehesh majtas .

Kaluam fshatin dhe dolem në rrugën e hapun rishtaz, sepse ende po punoheshin metrat e fundit të kësaj rruge aq të mirëpritun nga opinioni publik, por edhe ai kosovar.

Tashti vëllezërve e motrave kosovare që drejtohen për plazh iu shkurtohet rruga shumë….Kjo rrugë e bukur turistike prej 14 kilometrash nga Shengjini kalon në Velipojë gjate gjithë bregdetit Adriatik, me pamje nga deti , i cili nuk të ndahet gjatë gjithë këtij segmenti rrugor, që e përshkon për 30 minuta.

Gjat rrugës takuem puntorët e firmës që po instalonin mbrojtëset metalike nga anësorja e rruges…

Per sigurimin e jetës se udhëtarve nga naltësia 100 deri ne 150 metra përmbi Adriatik….poshtë saj afër Shengjinit arritem tek Rana e Hedhun, plazh i vogel por shumë simpatik dhe tërheqes për larje.

Mbasi arritëm në Shëngjin , morëm përsëri kthesen për tu kthyer nga erdhëm…

Rruga ishte e gjanë, me asfalt të shtruem mjaft mirë nga firma e kompanisë fituese…Me nivel të përkryem që të lejon një i vozitje të rehatshme me makinën tuej…

Nga knaqësia që na dhuroj u kthyem nga erdhem…për Boks-Rrjollë e në Shkodër.

Për Tivarin, qytetin e dikurshëm arbëror në bregdetin e Malit të Zi

Tivari ,qyteti i vjetër arbënorë në bregdetin e Malit të Zi,ku sot mezi jetojnë 12,05 % shqiptar të deklaruar!
Një vendbanim ku ndërthureshin ndikimet religjioze ndë arbënorë *shqiptar,gjurmë që kanë mbetë edhe sot kur ky vendbanim asht asimilue pothuajse plotësisht!Janë sllavizue (malazezë,serb),islamizue (muslimanë),e një pjesë e besimit katolikë janë shpërngulun për në Kroaci.Shumë nga kishat katolike janë uzurpue nga Kisha serbe!
Si vendbanim që kishte mbijetue perandori she sundime të ndryshme ,që nga ajo romake,bizantine fillue nga Mesjeta e hershme e Perandoria otomane që mga 1571,rrjedhimisht ishte ndikue nga religjione to cilat kishin ndarë popull të njejtë etnik në tri religjione të ndryshme.
-Në qytetet bregdetare Lezhë, Ulqin dhe Tivar, si edhe në vendet më të vogla, siç janë Lohe, Shirq, Oblikë (në perëndim të Shkodrës), janë zbuluar mbeturinat e bazilikave të ndryshme nga periudha e shekullit IV e deri në shekullin VI, si dhe themelet e Kuvendit Benediktin./kishakatolikeshkoder.com
Asht interesant në këto anë ishte fenomen ndërtimi i kishave me dy altarë e që ishte iniciativë e vet besimtarëve.
Përkundër që Vuk Karaxhiqi,në shkrimet e tij kishte interpretimin e tij se kinse “kishat me dy altarë në Boka janë një përpjekje e klerit katolik për të bindur një pjesë të ortodoksëve, me mbështetjen e qeverisë, të konvertohet në krishterimin perëndimor”,unë (autori i shkrimit) mendoj se mu për shkakun se populli ishte i njejtë-arbënorë por me besime të ndryshme dhe nuk don te të ndahej se luteshin e flisnin të njejten gjuhë ,edhe kishën e kishin të përbashkët me dy altarë!
Mjerisht ,sot krejt kjo pasurni kulturore arbënore ka ra në duart e kishës pravosllave serbo-ruse!

Dagbladet (1932) / “Nuk e di nëse teatri gjerman do të mbijetojë nën presionin e censurës…” — Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë (9)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Shkrimi n°9 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2025 

Gazeta norvegjeze “Dagbladet” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1932, në faqen n°4, intervistën asokohe me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Moisiu i frikësohet censurës së teatrit gjerman.

Udhëtimi në Itali me “Faustin” për dimër.

Burimi : Dagbladet, e premte, 2 shtator 1932, faqe n°4

Burimi : Dagbladet, e premte, 2 shtator 1932, faqe n°4

Aleksandër Moisiu, i cili pas pak ditësh do të vijë në Oslo, ku do të jetë i ftuar me shfaqjen “Fausti” në Teatrin Kombëtar, aktualisht po qëndron në Kopenhagë, ku është intervistuar. Kanë kaluar 10 vjet që kur aktori i madh ka vizituar për herë të fundit kryeqytetin danez dhe i pyetur se pse ka kaluar kaq shumë kohë që nga vizita e tij për herë të fundit, ai përgjigjet :

— Vështirë se mund të më akuzoni se jam besdisës. Dhjetë vjet më parë pata një sukses të madh në Kopenhagë, por që atëherë nuk e kam shfaqur veten këtu. Arsyeja nuk është se më është kërkuar të qëndroj larg! Tani, kur krijoj një stil Faust-fiorestillinig, edhe me dy artistë si Bassermann-i dhe Karin Evans, nuk ka gjasa që të më refuzojnë.

— Meqë ra fjala, pse nuk keni qenë këtu për kaq shumë kohë ?

— Nuk e kam zakon të përfitoj nga sukseset. Bota është mjaftueshëm e madhe. Do të doja t’i thosha përshëndetje një qyteti si Kopenhagen dhe pastaj të zhdukem përsëri. Ushqimi i ringrohur nuk ka shije të mirë : një aktor duhet të punojë vazhdimisht dhe vetëm kur të ketë arritur pikën e zhvillimit të tij, që mund të tregojë diçka të re, duhet të kthehet prapa.

— A është pakënaqësia me teatrin gjerman që ju shtyn të shkoni në turne ?

— E organizova këtë turne sepse ishte viti i përvjetorit të Gëtes. Mendova se do të ishte kënaqësi të krijoja një turne që nuk kishte vetëm një yll, por përbëhej nga disa aktorë të shquar. Kjo është arsyeja pse unë solla Bassermann-in dhe Karin Evans-in, dhe ne kemi luajtur me sukses të jashtëzakonshëm në Holandë, Belgjikë, Francë dhe Zvicër.

Ju na bëni një pyetje në lidhje me teatrin gjerman. Ne vetë nuk dimë shumë për të. Ne gjithashtu nuk e dimë nëse teatri do të mbijetojë në kohët e ardhshme nën presionin e censurës.

Unë vetë nuk jam më me Reinhardt-in. Kam udhëtuar shumë, duke përfshirë edhe Amerikën, ku kam luajtur në një film të Warner Brothers, një variant i “Keans”, i quajtur “The King’s Lodge”. Më pëlqeu shumë, por nuk kam regjistruar më. Në sezonin e ardhshëm do të luaj në Itali në italisht – siç mund ta dini, jam italian nga lindja. Në një ansambël italian kam ndërmend të performoj me “Faustin” në të gjithë Italinë. Verën e ardhshme kam ndërmend të luaj “Loja e vjetër e të gjithëve” në Sienë, edhe në italisht.

— Ndiheni më shumë si italian sesa gjerman ?

— Unë jam aq kozmopolit në zemrën time sa nuk jam përpjekur kurrë të zbuloj nëse kam ndjerë këtë apo atë. Unë përpiqem të jem një qenie njerëzore më shumë se një kombësi. Në fund të fundit, kombësia është vetëm çështje dokumentesh identiteti.

Copulim sexual të të rinjtë

1
Shkruan : Flori Bruqi , Prishtinë
Marrëdhënie seksuale, ose coitus ose copulim, i referohet kryesisht penetrimit të penisit të mashkullit në vaginën e femrës me qëllim kënaqësinë seksuale, riprodhimin, ose të dyja. Kjo lloj marrëdhënje njihet ndryshe edhe si seks vaginal.
Forma të tjera të marrëdhënieve penetrative seksuale përfshijnë seksin anal (penetrimin e anusit nga penisi), seksin oral (penetrimin e gojës nga penisi ose penetrimin gojor të organeve seksuale femërore), penetrimin seksual nga gishtat), dhe penetrimin e organeve seksuale nga një dildo. 
Këto aktivitete përfshijnë intimitetin fizik midis dy apo më shumë individëve dhe përdoren nga qënjet njerëzore për kënaqësi fizike ose emocionale, ose për qëllim riprodhimi. 
Seksi i sigurt dhe kontrolli i lindjeve Kjo media mund të mos jetë e pranueshme për disa lexues. Pikturë e një çifti Indian (një princ dhe një zonjë) duke zgjatur marrëdhënien seksuale
Lidhje me këtë media. Ka një shumëllojshmëri metodash të seksit të sigurt, të cilat praktikohen nga çiftet heteroseksuale dhe çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë aktet seksuale jo-penetrative, dhe përdorimi i seksit oral ose anal (ose të dyjave) si një mjet për kontrollin e lindjeve të padëshiruara. 
Megjithatë, ka rrezik për shtatzani të padëshiruar kur praktikohet seksi anal ose forma të tjera të aktivitetit seksual, nëse penisi është afër vaginës dhe sperma është depozituar afër hyrjes së vaginës, sepse sperma mund të udhëtojë përgjatë vaginës nëpërmjet lëngjeve lubrifikuese të saj.
Përveç formave të seksit të sigurt të diskutuara më sipër, një nga metodat më të sukseshme të profilaksisë, është përdorimi i prezervativëve. 
Prezervativët janë gjithashtu gjerësisht të rekomanduara për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
Sipas raporteve nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), përdorimi i saktë dhe konsistent i prezertavivëve prej latexi e zvogëlon rrezikun e transmisionit të HIV/AIDS me rreth 85-99% në raport me rrezikun nga seksi i pambrojtur. 
Mënyra më efektive për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme është abstinenca (heqja dorë) nga marrëdhëniet seksuale, sidomos seksi vaginal, anal dhe oral, por diçka e tillë është shumë e vështirë për shumicën e njerëzve, ndaj nëse e keni të pamundur të abstenoni, këshillohet përdorimi i përhershëm i prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale.
Pëlqimi dhe krimet seksuale 
 
Marrëdhënia seksuale me një person, kundër vullnetit të tyre, ose kur ato janë të paaftë të japin pëlqimin (përshembull të miturit ose personat me zhvillim të reduktuar mendor) është përdhunim, i cili është një krim i rëndë në gati të gjitha shtetet e botës. 

Më shumë se 90% e viktimave të dhunës seksuale janë të gjinisë femërore, dhe vetëm rreth 5% e dhunuesve janë të panjohur për viktimat. 

Mosha e pëlqimit në Kosovë
 
 Në Republikën e Kosovës , mosha e pëlqimit për kryerjen e marrëdhenjeve seksuale është 14 vjeç. 
 
Një i mitur mbi moshën 14 vjeçare mund të kyejë marrëdhënje vetëm me një person, i cili është mbi 14 vjeç, por nën 18 vjeç. 

Në rast se njëri nga pjesëmarrësit në marrëdhënien seksuale është mbi 18-vjeç, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është nën 18-vjeç (i mitur), ligji kosovar  e cilëson të miturin si të paaftë për të dhënë pëlqim dhe personi mbi 18 mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.
Kur bëhet fjalë për ruajtjen dhe zhvillimin e jetës suaj seksuale, atëherë kemi të bëjmë me dy gjëra që shkojnë të lidhura së bashku. Një jetë e lumtur për nga brenda, kalon kryesisht nëpërmjet një marrëdhënie ku të dy partnerët janë në ekuilibër.
Le të shohim së bashku se si mund ta ruajmë këtë ekuilibër dhe cilat janë dhjetë gjërat që nuk duhen bërë, për të mos e shkatërruar jetën e lumtur seksuale.
1.Mos shmangni të flisni për seksin Për të pasur një jetë të bukur dhe të kënaqshme seksuale është e nevojshme për ta diskutuar atë haptazi. E vetmja mënyrë është për të folur hapur për dëshirat tuaja seksuale, prirjet dhe shqetësimet rreth tyre. 
2.Lërini vend seksit Çdo çift ka një marrëdhënie seksuale në mënyrën e vet. Jo të gjithë jetojnë në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin intensitet. 
Krahasimet me çiftet e tjera janë të panevojshme. Megjithatë, një gjë është për të gjithë: Në qoftë se ju dëshironi të keni një jetë të kënaqshme seksuale, ka nevojë që gjithmonë t’i bëni vend seksit.
3.Mos ushtroni presion mbi veten 
Seksi duhet të jetë kënaqësi, jo një moment tensioni dhe presioni mbi veten tuaj. Nëse është presioni për të arritur orgazmën, mund të çojë në mungesën e intimitetit dhe të fikni të gjitha dëshirat.
Duhet që të ecni me hapat e duhur për të arritur destinacionin e çmendurisë.
4.Mos e lëshoni veten 
Pamja e dikujt me neglizhencë, dërgon një mesazh të fortë për partnerin rreth asaj se si ju mendoni dhe ju doni të perceptoheni.
Kur njerëzit ankohen se partneri i tyre ishte si mos më keq, kjo vlen edhe për jetën seksuale që pason. Ndaj, mos e lëshoni asnjëherë veten. Por, mbajeni si duhet atë.
5.Duke qenë tepër romantik Ndonjëherë romanca është e tepërt. Shumica e njerëzve kanë nevojë për të gjetur një ekuilibër në mes të romancës dhe realitetit seksual. 
Kjo ndodh sidomos në fillim të një marrëdhënieje. Me kalimin e kohës, ajo mund të ulë dëshirën për seks të nxehtë. Duhet të gjeni një ekuilibër mes romancës dhe pasionit.
6.Të thuash gënjeshtra të bardha Justifikimet e llojit “Kam dhembje koke!”, janë të dëmshme dhe e çojnë jetën seksuale në rrugë të rrëshqitshme. 
Është gjithmonë më mirë t’i përballim problemet me ndershmëri dhe qetësi.
7.Mos bëni mashtrime apo dredhi Me sa duket gratë nuk janë të vetmet të cilat aktrojnë një orgazmë të rreme! Më shumë se 25 për qind e burrave pranojnë pjesën e tyre në këtë. Ajo nuk është aq shumë një çështje e mungesës së sinqeritetit, sesa praktike. Është më mirë gjithsesi, që mos ta praktikoni.
8.Kur gjumi bëhet një teatër në shtëpi 
Dhoma e gjumit duhet të jetë një hapësirë e shenjtë dhe erotike, një qoshe e gjitha e juaja për të fjetur, dhe seksi. Nëse është e mundur, duhet të përpiqeni të mos e përdorni atë si një zyrë apo një dhomë të improvizuar lojërash dhe për të mbajtur televizion.
9.Prindër po, por edhe partnerë
Duke pasur fëmijët afër me partnerin, mund ta kufizojë jetën tuaj seksuale. Me oraret plot tension dhe shpenzimet së bashku me obligimet e mëdha, seksi shpesh është shtyrë mënjanë. Por, këto dy role, si prindër dhe si partnerë, nuk duhet të jenë reciprokisht ekskluzive.
10.Vriteni monotoninë 
Të bësh të njëjtat gjëra të vjetra është e barabartë me vrasjen e jetës seksuale të çiftit. Nëse ju tashmë keni zhvilluar një model të sjelljes në shtrat, mund të jetë e vështirë për të ndryshuar gjendjen e gjërave. Por, mundohuni të zbatoni ndryshime. Ndryshimet janë të mirëseardhura në çift, sidomos nëse ato pëlqehen nga të dy partnerët!

Kur ka qenë hera e fundit që i ke bërë një kolaudim jetës tënde seksuale ? Shumë prej nesh përballen me jetën pa e menduar nëse e shijojnë apo jo. 

 

Ose ndoshta mërziten sepse ka diçka që bëjnë në mënyrë të gabuar, ndoshta nuk kanë guxim sa duhet, apo nuk performojnë aq mirë sa duhet. 

 

Ndoshta pyesin veten nëse partneri apo partnerja janë të kënaqur apo mendojnë nëse seksi mund të jetë më i mirë me dikë tjetër.

 

 Ky test është realizuar nga Relate dhe do të të ndihmojë të mendosh më shumë për seksin dhe intimitetin në jetën tënde. Nëse nuk je në marrëdhënie me dikë mund t’i përgjigjesh pyetjeve duke menduar për dikë më të cilin ke ndonjë lloj marrëdhënie. 

 
 1. Mendimi i seksit me partnerin të bën të ndihesh
 a) I eksituar 
b) Ok 

c) Ankth

 
 2. Kur bëhet fjalë për diskutim emocionesh, unë dhe partneri im … 
 
a) Jemi të hapur dhe komunikues 
 
b) Flasim nëse kemi pasur një zënkë të madhe 
 
c) Nuk flasim shumë shpesh për ndjenjat tona 
 
 3. Partneri im dhe unë flasim për seksin 
 
A) Rregullisht 
 
b) Vetëm nëse e kemi të nevojshme 
c) Asnjëherë 
 
 4. Kur mendoj për seksin me partnerin
 A) Me jep shumë kënaqësi 
B) Goxha i kënaqshëm 
C) Aspak i kënaqshëm 
 
 5. Të jesh i/e zhveshur para partnerit më bën të ndihem
 a) Shumë rehat 
b) Pak rehat 
c) Shumë siklet 
 6. Ne puthemi, prekemi dhe e tregojmë atraksionin fizik .. 
a) Shumë shpesh 
b) Ndonjëherë
 c) Rrallë 
 
 7. Të flas për seksin më bën të ndihem 
a) I/e lumtur dhe relaksuar 
b) Pak çuditshëm 
c) I/e turpëruar dhe në siklet 
 
 8. Kur mendoj si ndihet partneri për jetën tone seksuale 
a) E di që është i/e kënaqur
 b) Shpresoj që të jetë kënaqur, por nuk jam i/e sigurt
 c) Nuk mendoj që janë të kënaqur 
 
 9. Gjatë seksit unë ndihem … 
a) Shumë mirë 
b) Zakonisht mirë
 c) Ankth dhe siklet 
 
 10. Gjatë rritjes unë dhe prindërit kemi biseduar për seksin …
 
 a) Rregullisht dhe hapur 
b) Ndonjëherë, por nuk ishte shumë e rehatshme
 c) Jo, në asnjë mënyrë 
 
 11. Kur diskutojmë unë dhe partneri e zgjidhim 
a) Shumë lehtë 
b) Varet nga diskutimi 
c) Nuk ia dalim të zgjidhim diskutime 
 
 12. Nëse partneri im do të provojë diçka të re seksualisht unë 
 
a) Zgjedhim diçka dhe e bisedojmë 
 
b) Ndihem çuditshëm dhe shpresoj që të më pëlqejë 
 
c) Ndihem në ankth duke pyetur vete ku gabova 
 
 13. Kur nuk ndihem i/e lumtur me diçka në jetën time seksuale 
a) Flas me partnerin 
b) Duroj sa të mundem derisa vendos të flas me të
 
 c) Shpresoj që problemi të kalojë vetë 
 
 14. Ndihem emocionalisht shumë afër partnerit kur bëj seks 
a) Po 
b) Nuk jam i/e sigurt 
c) Jo 
 
 15. Imagjinoj seksin me njerëz që nuk janë pjesë e marrëdhënies
 a) Rrallë 
b) Ndonjëherë
 c) Shumë 
 
 Përgjigjet: Më shumë A Duket sikur ti dhe partneri keni një jetë seksuale shume pozitive dhe të shëndetshme. Ju jeni gati të tregoheni të hapur për atë që dëshironi nga seksi dhe nuk e keni të vështirë ta shprehni këtë gjë. Ju jeni të gatshëm të flisni për ndryshime në çdo fushe dhe të negocioni rreth tyre. Ju jeni intim me njeri-tjetrin, jeni të hapur dhe jeni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo ju ndihmon të ndiheni më afër dhe të shprehni dashurinë. Çelësi i suksesit është të ruani atë që keni, ne jetën seksuale dhe atë të përditshme. Eksploroni gjëra të reja së bashku, në të njëjtën kohë sigurohuni që të zhvilloni pasionet personale, të cilat do bëjnë që të rrisni dëshirën për njëri-tjetrin 
 
Më shumë B 
 
Ju jeni kryesisht të kënaqur me jetën tuaj seksuale, por duket sikur ndonjëherë ti dhe partneri ty jeni pak të shkëputur. Ndoshta ka gjëra që dëshironi të ndryshoni, por nuk jeni të sigurt se si ta filloni bisedën. Ndoshta ju ndiheni të shqetësuar sepse nuk doni të lëndoni partnerit tuaj. 
 
Tingëllon sikur ka një hendek emocional midis jush, kjo mund të jetë sepse ndonëse jeni të hapur me emocionet tuaja shmangni disa tema të caktuara si kënaqësia. Nuk është e pazakontë të gjeni veten në një situatë të ndërmjetme kur nuk je saktësisht i lumtur por ku ka dhe hapësirë për përmirësim. 
 
Mund të jetë e dobishme që të uleni dhe të përpiqeni të bisedoni sëbashku. Kjo mund të jetë frikësuese, por nga ana tjetër dhe befasuese për shkak të çlirimit të emocionit duke thënë: “Ndihem i trishtuar”, “Ndihem i humbur, irrituar, apo i trishtë”. 
 
Ky rrëfim përqendrohet në emocionet tuaja dhe duke filluar fjalinë më “unë” nuk rrezikoni që partneri juaj të shkojë në fazë mbrojtëse. Ndoshta dhënia e një masazhi pas një ditë të gjatë do t’u ndihmojë të relaksoheni dhe të rrisni intimitetin. Nëse mendoni që keni nevojë për ndihmë, këshillimi do sjellë rezultate të shkëlqyera. 
 
Mund të përfitoni nga terapia seksuale dhe kur ka një problem specifik seksual. 
 
Më shumë C 
 
Duket sikur midis jush ka vërtetë distancë, seksualisht dhe emocionalisht. Ndoshta nuk ndiheni të aftë të flisni për seksin, ose ndoshta edhe përpjekjet për ta bërë këtë gjë janë shumë të vështira. Ndoshta keni frikë të ndiheni të refuzuar ose keni frikë mos partneri thotë që nuk është kënaqur.
Fund!