Kreu Blog Faqe 615

“Meshari” i Gjon Buzukut, apo 470 vjet më parë nisi rrugën fjala e shkruar shqip

Gjon Buzuku

Muzeu Historik Kombëtar solli sot me rastin e këtij përvjetori një fragment nga kjo vepër në dialektin origjinal në të cilin u shkrua:

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”, raporton KosovaPress.

Kështu shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

Kuvendi i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin Qemal Minxhozi

Libri përbëhej nga 110 fletë por kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe ballina me faqen kryesore.Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

LDK në udhëkryqin e madh politik!

1

Florim Zeqa

Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën e LDK-së post-rugoviane dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, Prof. Avdullah Hoti do të mbahet mend si njeriu i parë i veshur me postin e deputetit që e ngtiti zërin publikisht për reformimin e brendshëm të LDK-së.

Me sorosian nuk ribëhet LDK-ja

Veprimin e Prof. Avdullah Hotit disa e konsideruan të vonuar, sa të tjerë si të panevojshëm, kurse unë mendoj që ishte hap i duhur dhe në kohën e duhur. Prova me urtësi dhe durim e priti shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja për të reaguar guximshëm dhe me pragmatizëm intelektual nevojën urgjente të largimit të kryetarit aktual pas debaklit zgjedhor të partisë.

Thirrja e profës për largimin e kryetarit aktual vjen si rikujtesë për reflektim të Abdixhikut, i cili, fillimisht pas shpalljes së rezultateve preliminare e pranoj fajin e dështimit të LDK-së në zgjedhje, por nuk e vazhdoj me veprimin pasues të largimit nga kreu i partisë, si akt moral i dështimit politik!

Të gjithë ata që po e mbrojnë kryetarin aktual me gjuhën e tyre linquese ndaj zërave kritik, nuk janë gjë tjetër veçse vijimësi e rrenuesve serik të LDK-së!

LDK nga pronë kolektive e Riinvest-it u kthye firmë private të Lumirit të katapultuar në krye të LDK-së nga Isa Mustafa, nga rrënuesi më fatkeq i filozofisë politike rugoviane, ku Lumi i gjatë përmes rrugës “Rrugës së Re” në koordinim të plotë me shkatërruesen e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe nën kumbarinë e majtistit Edi Rama, i dhanë goditjen fatale filozofisë politike rugoviane në LDK!

Kjo është rruga në të cilën e ka futur LDK-në Lumir Abdixhiku me veglat e tij, e cila nuk ka gjë të përbashkët me të djathtën shqiptare e më së paku me filozofinë politike rugoviane!

Një rikujtesë për ata që po mendojnë se Lumiri ka shënuar rritje. Rritja simbolike nuk është meritë e Lumirit, por e elektoratit rugovian i cili ende beson në filozofinë politike rugoviane në LDK, të varrosur nga Isa Mustafa me sejmenet e tij dhe të betonizuar së fundmi nga dy sorosianët, Vjosa dhe Lumiri!

E para, Vjosa është në koalicion me majtistin kosovar Albin Kurti, kurse i dyti, Lumiri në bashkëveprim me majtistin shqiptar Edi Rama.

Ju mbështetës të Vjoses dhe Lumirit, që besoni se ringjallja dhe fuqizimi i LDK-së vjen përmes majtizmit, atëherë më tregoni cila është rruga e së djathtës në Kosovë?!

Të drejtën morale të thirren në filozofinë politike rugoviane e kanë të gjithë ata që e ndjejnë në shpirt dhe e zbatojnë në vepër ideologjinë e tij politike, por jo edhe ata që thirren në frymën rugoviane, ndërsa në anën tjetër u shërbejnë ideologjive tjera politike.

Historiografia jonë ka nevojë për korrigjime dhe rishkrim

-Mistifikimi i të vërtetave historike si dhe mbajtja e tyre e ngrirë qoftë edhe me autoritetin e censurës mbi kritere ideologjike, religjioze, ose të diktateve “të autoriteteve shkencore” nga jashtë, është krim shkencor, por edhe moral, meqë pamundësia e çlirimit nga mashtrimet, shoqërinë e kthen në viktimë të përhershme të përshtatshme për çfarëdo manipulimi!
Martin Hajdegeri, me të drejtë ngriti çështjen që secila gjeneratë ka të drejtë për rishikimin e historisë në përputhje me “pikëpamjet për të vërtetën e vet”. Kjo arsyetohet me atë se historiografia si shkencë e veçantë shoqërore ka për detyrë të marrë parasysh logjikën e interpretimeve që ofrojnë faktet në vazhdimësi si dhe atë, që qëndrimet e caktuara, të pranueshme ose të imponueshme në një kohë, valorizohen, rishikohen ose edhe korrigjohen në përputhje me ndryshimet shoqërore që vendosin raportet politike. Meqë shtetformi shqiptar (i Shqipërisë në vitin 1912 dhe të Kosovës në vitin 2008) ka kaluar nëpër faza të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe ato ideologjike për mbi gjysmë shekulli, ka qenë e pritshme që edhe ajo që është shfaqë si historiografi “autentike” nga autorët shqiptarë të jetë ndikuar nga këto rrethana, veçmas nga historiografia serbe, që mund të thuhet, se bashkë me diskursin e njohur ideologjik, ia ka përcaktuar kornizat e “të vërtetave” gjithnjë në përputhje me programet hegjemoniste serbe gjatë dy shekujve të fundit. Natyrisht se diktatit të historiografisë serbe ndaj asaj shqiptare, krahas faktorëve nga raporti i forcave, i kanë ndihmuar edhe impulset “shkencore” që kanë ardhur nga “qarku sllavist” i Vjenës dhe shkolla ruse e shekullit XIX-XX në shërbim të drejtpërdrejtë të politikës së njohur të hegjemonizmit pansllavist rus në Ballkan nga Kriza Lindore e këndej, që ka ndikuar edhe hartat politike dhe ato shtetërore. Andaj, ka qenë e pritshme që përjashtimi i shqiptarëve prej hartave politike të Europës sa më shumë që të jetë e mundur, që hisja e tyre në to të jetë sa më e vogël dhe mundësisht nën tutelën e shteteve fqinje (Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë) të shumtën të ngritura dhe të shtrira mbi trungun e etnisë shqiptare.
Kësaj politike i është dashtë parja e mjegulluar e shqiptarëve në histori, veçmas në antikitet dhe mesjetë, si dhe roli i tyre “i pushtuesit” dhe “zullumqarit” gjatë Perandorisë Osmane të ardhur nga Kaukazi, me ç’rast ata, me ndihmën e osmanëve dhe të pranimit të islamit, gjoja kanë rrënuar “shtetin mesjetar serb” si dhe “kishën ortodokse serbe”! Kështu, platformat hegjemoniste , ajo e “Naçertanjes” së Garashaninit dhe “Megaloidhesë” greke të vitit 1844 bashkë me literaturën përcjellëse me plot e përplot gënjeshtra dhe falsifikime ordinare, ia përcaktuan edhe kornizat si dhe hapësirën pamjes së deformuar të historisë së shqiptarëve jo vetëm nëpër qendrat e caktuara hulumtuese dhe studimore evropiane (me përjashtim të shkollës gjermane), por ndikuan që edhe fillet e historiografisë institucionale shqiptare (mbas viteve të njëzeta të shekullit të kaluar) dhe veçmas ato ideologjike gjatë regjimit komunist, të shumtën të mbesin peng i tyre, posaçërisht të çështjet që kanë të bëjë me mesjetën e mesme dhe atë të vonshme, ku dogma e të ashtuquajturit shtet mesjetar serb të identifikuar me dinastinë Rasiane të Nemanjajve tribalë (fis që i ka takuar botës ilire), dhe kishë ortodokse serbe me gjoja autoqefali në shekullin XIII, mbesin të paprekura!
Historiografia ideologjike gjatë gjysmë shekulli në Tiranë, krahas përpjekjeve që së paku, nëpërmes teorisë ilire (gjithnjë në përputhje me kornizat e indoevropianishtes), ta lidh origjinën shqiptare me antikitetin (ndonëse përherë të parë nën ndikimin helen), megjithatë, duke iu nënshtruar klisheve të historiografisë serbe dhe falsifikimeve të saj, gjithnjë nën diktatin ideologjik, që Shqipërisë i ka ardhur nga Beogradi, ka pranuar diskontinuitetin historik dhe veçmas atë etnik, kulturor gjatë Bizantit dhe Perandorisë Osmane, me çka me këto shkëputje i është ndihmuar anatemës së popullit të mjegulluar dhe jashtë strukturave shoqërore dhe politike në mesjetë qofshin ato edhe ndër më të fuqishmet e kohës siç ishte “Despotati i Eprit”i mesit të shekllit XIII, “Mbretëria Arbërore” e Anzhuve e vitit 1272 si dhe dinastive të Balshajve, Thopiajve, Kastriotëve, Dukagjinëve dhe të tjera! Kjo ka bërë që shqiptarët të privohen edhe nga roli i tyre që kishin gjatë shfaqjes së krishterimit dhe më vonë, ku ata ishin ndër të parët që e pranuan dhe i ndihmuan përhapjes së tij tutje Ilirikut. Madje, edhe perandorët e njohur ilir-dardanë Konstandini i Madh, Justiuniani dhe të tjerët, që me të drejtë mund të merren pjesë e trashëgimisë së lavdishme historike arbërore-shqiptare, ku duhet të mbështet edhe identiteti politik dhe shoqëror në kuadër të formacioneve autonome të kohës, përjashtohen prej saj, duke u përvetësuar nga të tjerët!
Krahas diskursit përjashtues nga mesjeta në jetën shoqërore dhe politike të saj në dobi të diktatit sllav-ortodoks, historiografia institucionale shqiptare, gjithnjë nën diktatin ideologjik, ka krijuar mundësi të reja, që i njëjti diskurs, të ndikojë drejtpërdrejt edhe raportet e brendshme antihistorike, sidomos ato që solli fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimi i saj, me ç’rast, fitorja e ideologjisë komuniste dhe përfshirja e dhunshme e shqiptarëve në të, shkaktoi dëme të mëdha gjithë atyre zhvillimeve me të cilat, në përputhje me rrethanat që krijoheshin, kërkohej që të korrigjoheshin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës. Kështu, historiografia ideologjike, fitores së komunistëve shqiptarë në radhët e Frontit Antifashist si dhe krimeve të rënda, që u ushtruan nga ana e tyre pas marrjes së pushtetit në bashkëveprim me partizanët jugosllavë, u dha “alibi” në emër “të luftës klasore” dhe qërimit të hesapeve me “kuislingët dhe fashistët”! Me këtë rast edhe slogani “luftë nacionalçlirimtare” u ngatërrua deri te keqpërdorimi, kur dihet “komunizmi” jo vetëm që e përjashton “kombëtarën” por edhe e lufton atë, siç ndodhi në vërtetë. Në këtë frymë, pra që të luftohet çdo përpjekje e kombëtarizmës dhe frymës së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, u erdhën në ndihmë edhe formulimet “kuislingë” dhe “fashistë” ndaj atyre që vepronin për shtet të përbashkët shqiptar në përputhje me rrethanat e kohës, siç ishte shteti i pavarur shqiptar i viti 1943 që doli nga Kuvendi i Dytë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i nëntor 1943, që përfshiu pjesën më të madhe të viseve etnike shqiptare të shkëputura dhunshëm gjatë pushtimit serb dhe grek të vitit 1912. Qeveria shqiptare e vitit 1943-1944 si dhe rrethanat që e nxorën atë, historiografia shqiptare duhet t’i rishqyrtojë dhe t’i trajtojë në përputhje me rolin historik dhe pasoja që prodhoi ajo si një veprim patriotik i elitave intelektuale, që kishin për detyrë të shfrytëzonin raportin e forcave politike për interesat kombëtare, siç ishin ato të krijimit të një shteti të përbashkët shqiptar. Ky rishikim, bashkë me atë që solli ripushtimi i Kosovës nga Beogradi në nëntor të vitit 1944 në saje të bashkëpunimit internacionalist të komunistëve të Shqipëpisë me ata të Titos me pasoja tragjike për Kosovën (me mbi 50 mijë të vrarë nga terrori partizan), me çështjet tjera që lidhen me vazhdimësinë historike të shqiptarëve në të gjitha fazat e saj nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë, natyrisht se tërheq pas veti edhe vargoin e korrigjimeve, nga ato të vazhdimësisë pellazge, pranimit të trinomit mbretëror ilir në antikitet (maqedon, dardan, epirot), rolit të Ilirikut në themelimin e Bizantit, pa përjashtuar këtu edhe strukturat feudale autonome në të në fazën e dekompenzimit të tij, pastaj të pushtimeve osmave dhe të krijimit të realiteteve shoqërore dhe politike pesqindvjeçare në të për t’u sqaruar pastaj edhe Rillindja Kombëtare dhe gjithë ai zhvillim që çoi deri te pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ku me vendimet e Konferencës së Londrës qendra historike (Kosova) u kthye në periferi me fatin tragjik të shuarjes si etni historike dhe kulturore me asimilim ose gjenocide. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, krahas fokusimit tek roli i fuqive të mëdha te fatet e shtetit shqiptar dhe çështjes shqiptare në përgjithësi nga lufta e parë botërore e deri te ajo e dyta, përqendrimi te stigma “revolucion” dhe “kundërrevolucion” ka rëndësi të veçantë, meqë ajo nuk nënkupton vendosje-zhvendosje mekanike të tyre, kur njëra gjendje zëvendëson tjetrën, siç është vepruar deri më tani, por kërkon korrigjimin e pikëpamjeve të deritanishme si dhe rishkrimin e historisë në përputhje me to, meqë ato nuk kanë dominuar vetëm logjikën politike në vitet e dyzeta dhe të pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Shqipëri dhe Kosovën e pushtuar nga Begoradi, por në vazhdimësi në të dy anët e murit shqiptar, kur në njërën anë, është përdorur për forcimin e diktaturës staliniste, ndërsa në anën tjetër, është përdorur për t’u shtypur vullneti i shqipatarëve për barazi, siç ishte rasti me kërkesën për republikën e Kosovës të shfaqur në vitin 1968 dhe të rikthyer fuqishëm në vitin 1981.
Prandaj, kërkesa për korrigjime dhe rishqyrtime historiografike nuk është vetëm e drejta e çdo gjenerate për të vërtetën e vet, siç e thotë Hadegeri, por mbi të gjitha është nevoja që shoqëria shqiptare të lirohet nga mashtrimet ideologjike dhe ato të diktateve nga jashtë, veçmas të historiografisë serbe, në mënyrë që të krijojë rrethanat për bashkim të brendshëm shpirtëror, kulturor, po edhe shoqëror dhe politik. Mistifikimet, mbajtja e tyre “nën embargo morale” dhe të ngjashme nga frika se mund të prodhojnë përçarje, janë vetëm arsyetime antihistorike, që pamundësojnë katarsisin që i duhet secilës shoqëri që jeton nën robëri të gjata…
(Theksime nga promovimi i veprës : “Kosova – histori e shkurtër” në Prizren)

Hizdri Gubetini: Jeta mes tokës dhe qiellit

0

Nga: Arif Ejupi

Hizdri Halit Gubetini lindi më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë, paralagje e Podujevës, e njohur sot si Podujeva e Re. Qysh në fëmijëri, ëndrrat e tij nuk kishin kufij – ai nuk shihte vetëm përtej horizontit, por ëndërronte të sfidonte lartësitë dhe të fluturonte në qiell.

Dashuria e tij për fluturimin nuk ishte thjesht një pasion i çastit, por një thirrje e brendshme, një forcë që e shtynte të sfidonte gravitetin dhe të përjetonte lirinë që vetëm qielli mund t’i ofronte. E, dinte se mjeshtëria e parashutizmit bartte rreziqe të shumta, por asgjë nuk mund ta zmbrapste.

Në Kosovë dhe Shqipëri ku aeronautika nuk ishte një sport masiv, Hizdri Gubetini ishte ndër të paktët që sfidoi vështirësitë dhe punoi me përkushtim për ta popullarizuar këtë disiplinë të rrallë.

Në kushte të rënda pune, me këmbëngulje dhe pasion të pashtershëm, ai përballoi dhe sfidoi pengesat nga më të ndryshmet – duke mos u ndalur kurrë në rrugën e tij për të ngritur këtë sport në një nivel më të lartë.

Vetëmohimi dhe puna e tij e pandërprerë u shpërblyen me sukses të merituar. Hizdri Gubetini u stolis me trofe të shumta, duke shkëlqyer jo vetëm në garat rajonale, por edhe në ato ndërkombëtare. Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte ajo në garat prestigjioze ndërkombëtare “Oludeniz Air Games Festival”, të mbajtura më 20-24 tetor 2021, në Oludeniz – Fethiye, të Turqisë.

Në këtë garë me konkurrencë të jashtëzakonshme, ai la pas 55 aeronautistë të njohur të botës, duke dëshmuar talentin dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme.

Ky ishte një moment historik për të dhe një krenari për Kosovën e Shqipërinë, duke e vendosur atë në hartën e aeronautikës botërore.

Garat në të cilat ai mori pjesë përfshinin fluturimet në tandem, si dhe hedhjet “skydiving” dhe “wingsuit”, të cilat janë ndër disiplinat më të vështira dhe ekstreme të aeronautikës.

Përveç përkushtimit të madh dhe guximit të jashtëzakonshëm, këto fluturime kërkojnë një precizitet milimetrik, një kontroll absolut të trupit në ajër dhe një përgatitje të jashtëzakonshme teknike. Hizdri Gubetini zotëroi këto aftësi me mjeshtëri, duke e bërë atë një emër të njohur dhe të respektuar në botën e sporteve ajrore.

Një nga momentet më të jashtëzakonshme të karrierës së tij ishte edhe ai, kur, porsi një dallëndyshe,për pesë orë të plota qëndroi në një lartësi prej 3,000 metrash, mbi malet e Moknës të Burimit (ish-Istogu) duke kryer akrobacione ajrore që mahnitën të gjithë të pranishmit.

Ky akt ishte një dëshmi e përgatitjes së tij fizike dhe teknike, e disiplinës së tij të hekurt dhe e guximit të tij të rrallë.

Po ashtu fluturimet e tij në Llogara dhe Berat të Shqipërisë, si dhe në Prilep të Maqedonisë së Veriut, mbeten të paharrueshme për të gjithë ata që e njohën dhe e admiruan artin e tij të fluturimit. Në këto vende ai sfidoi erërat, lartësitë dhe gravitetin, duke e shndërruar qiellin në arenën e tij të triumfit.

Sukseset e tij nuk mbetën vetëm në kufijtë kombëtarë. Hizdri Gubetini theu rekorde dhe fitoi shumë medalje në garat e zhvilluara në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Turqi, Itali, Qipro, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme la pas konkurrentët më të mirë të botës, Hizdriu ngriti standardin e aeronautikës në rajon dhe u bë një ikonë e këtij sporti.

Përveç si pilot profesionist dhe kampion në sportet ajrore, Hizdri Gubetini dha një kontribut të rëndësishëm edhe si instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës.

Ai ndau përvojën dhe pasionin e tij me gjeneratat e reja, duke ua mësuar atyre teknikat dhe sigurinë e fluturimit. Për shumë të rinj që e ëndërronin qiellin, Hizi siç e quanin shokë e miq ishte frymëzim dhe mentor. Ai jo vetëm që ua mësoi artin e aeronautikës,por ua largoi edhe frikën për t’i sfiduar lartësitë të gjithë debutuesve të këtij sporti.

Punën dhe sukseset e Hizdriut edhe sot i vlerësojnë lart të dyja Federatat e Aeronautikës së Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë nën një çati, duke e mbajtur gjallë pasionin dhe vizionin që ai la pas.

Një vlerësim të veçantë të arriturave të Hizdiut, çdoherë ua ka bërë z. Alket Islami, kryetar i Federatës Aeronautike të Shqipërisë.  Ai, Hizriun e cilëson si një figurë markante të aeronautikës shqiptare.

Z.Alket Islami në kujtimin të jetës dhe veprës së Hizdriut, çdo vit, në bashkëpunim me vëllezërit Arbër dhe Zyber Krasniqi, udhëheqës të Federatës Aeronautike të Kosovës, organizojnë gara të fluturimeve me emrin e Hizdri Gubetinit.

Ky aktivitet jo vetëm që mban gjallë trashëgiminë e tij, por edhe i motivon të rinjtë që të ndjekin rrugën e Hizdriut.

Trashëgimia e tij nuk ndalet këtu. Pas vdekjes së Hizdriut, me guxim dhe vendosmëri, këtij sporti i është qasur edhe i biri, Almiri, duke ndjekur gjurmët e babait të tij dhe duke vazhduar ëndrrën e tij për të pushtuar qiellin.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Komunës së Podujevës i është propozuar që një rrugë apo një klub i aeronautikës të emërtohet me emrin e Hizdri Gubetinit.

Ky do të ishte një homazh i denjë për një njeri që i dha shpirt aeronautikës dhe që ngriti lart emrin e Kosovës dhe Shqipërisë në sportet ajrore ndërkombëtare.

Ëndrra e Hizdriut për suksese të reja u ndërpre papritur natën e 6 dhjetorit të vitit 2021, kur atë e rrëmbeu vdekja e fshehtë dhe tinëzare derisa ishte duke punuar në dekorimin e oxhaqeve të kamp-shtëpizave në fshatin Delloc të Therandës.

Tepria me politikë dhe sherret që mund të lindin…!

0
Kur teprohët më politikë, plas sherri, dhe humb durimi në vendin të cilin politka po don më fikë.
Mirë apo keq, më suksese a dështime, më mirë menagjim të votave apo edhe aty më deshtim, ne më në fund kemi votuar, ato rezultate relativisht tashmë po dihën, dhe nga të gjithë janë pranuar.
Ka projekt të mrekullueshëm se si Qeverinë sa më shpejt ta formojm, kurr rezultate zgjedhore më të volitshme për të bërë Qeveri stabile, nuk kemi pas në vendin tonë, diqka tjetër pse politikat dhe politikanët nuk po dojn, po mos të harrojm, se populli din edhe ti ndeshkon, shtrohët pyetje :
Pse Qeveri të votuarit nuk po bëjn ?
As fituesi i zgjedhjeve të mos heziton, pushtet kualicionit më marveshje të nenshkruar më i dhënë, si dhe, as partneri për kualicion, mos të qet kushte për kulaqin në pushtet më shumë seq e ka fituar vet. Fjala është për njërën apo tjetrën nga partitë e mëdha tashmë opozitë.
Pak ditë pas zgjedhjeve, publikisht kam thënë, tani këtë thënje pak po e zgjeroj :
,, Pasi ndermjetësues të arsyeshëm vendor e më projekt, kush nga politika nuk po pranon, pa vonuar shumë nderkombëtari do ta imponoj, zarfin në dorë ta lëshon, e më popull të trazuar nuk ka kush qka më u mar, aj për kapriqe të politikanve më nuk voton”
Në këtë humbje durimi, ne jo pak veprimtar, të cilët një jetë për vendin e kemi dhënë, tani duar kryq para dramës politike, politikanët tonë kaq komod nuk i lëjm, e si pasojë, ka gjasa që ta themelojm një këshill inicues Kosovë-Mergatë, këshill ky, i cili, në rast të mos bërjës së vendit në këto situata më Qeveri e më pas prap popullin në aventura zgjedhore më e shti, kështu vendin ta varfërojn e më votues pa bukë të bëjn lojë, ne do duam ta thërasim popullin që zgjedhjët eventuale ti BOJKOTON.
Jo mirë, por politika e cila fare nuk degjon zërin tonë, haptas më popull po bëjn lojë, neve në këto situata po detyrohemi tutje të keqës perpara ashtu siq i kemi dal, tani prap ashtu siq dijm e besa mundemi STOP të keqës më i thënë.
Ky ishte vetëm një paralajmërim, për ata të cilët këshillat tona së fundmi në vesh nuk po i shtijn.
Luzern 19.03.2025

Shqiptar Shaljani dhe rrëzimi i mitologjisë së rrejshme të islamizimit

1

Intervistoi: Rrezart Kalaja
I intervistuari: Profesor Shqiptar Shaljani

Rrëzimi i mitologjisë së rrejshme të islamit politik në Kosovë dhe angazhimi i Profesor Shaljanit për ruajtjen e identitetit shqiptar

  1. Rrezart Kalaja: Profesor Shaljani, është një nder i veçantë të kemi mundësinë të zhvillojmë këtë intervistë me ju. Për të filluar, mund të na flisni pak për jetën dhe karrierën tuaj, për hapat që keni ndjekur në fushën arsimore dhe për angazhimin tuaj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare?

Profesor Shqiptar Shaljani: Padyshim, kam kaluar një rrugë të gjatë në fushën akademike dhe kulturore, duke u angazhuar për ruajtjen e trashëgimisë shqiptare, historisë dhe identitetit tonë kombëtar. Kam botuar disa artikuj dhe libra që trajtojnë këto tema, dhe gjithashtu kam kontribuar në projekte që kanë për qëllim mbrojtjen e traditave dhe vlerave tona. Kjo është një detyrë që kërkon pasion dhe angazhim të thellë.

  1. Rrezart Kalaja: Profesor Shaljani, ju shpesh keni folur mbi ndikimet e islamizmit politik në shoqërinë shqiptare. A mendoni se kjo ka shkaktuar një prapambetje në formimin dhe edukimin e brezit të ri, dhe si ndikon kjo në formimin e identitetit shqiptar në ditët e sotme?

Profesor Shqiptar Shaljani: Po, fatkeqësisht islami, veçanërisht islami politik, ka ndikuar në një pjesë të rinisë shqiptare dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi. Ky ndikim ka kontribuar në një prapambetje, duke formuar një identitet të shtrembëruar dhe të varur nga vlera që nuk janë të lidhura me traditat dhe kulturën shqiptare. Ky është një fenomen që e ka zbehur formimin e një identiteti të qartë dhe të qëndrueshëm shqiptar.

  1. Rrezart Kalaja: Në kontekstin e ndikimit të islamizmit politik, a mendoni se kjo ka penguar Kosovën të bëhet pjesë e familjes evropiane, si një shoqëri me vlera dhe tradita të integruara evropiane?

Profesor Shqiptar Shaljani: Po, kjo është një nga pengesat kryesore. Pavarësisht se Kosova është një vend me potencial, ndikimet e islamizmit politik kanë ngadalësuar integrimin tonë në familjen evropiane. Kjo ka bërë që të na mungojnë disa vlera themelore evropiane, që janë të nevojshme për të arritur një shoqëri të zhvilluar dhe të hapur.

  1. Rrezart Kalaja: Duke pasur parasysh historinë tonë, si mund të përshkruani rolin e krishterizmit në formimin e identitetit shqiptar dhe në ruajtjen e vlerave tona kombëtare? A mund të thuhet se shqiptarët kanë arritur këto vlera pa ndikimin e islamit?

Profesor Shqiptar Shaljani: Roli i krishterizmit në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar është i jashtëzakonshëm. Krishterizmi ka formuar strukturën e kulturës, traditave dhe mentalitetit shqiptar për më shumë se 2000 vjet. Ndikimi i islamit, ndonëse ka qenë i pranishëm, nuk ka kontribuar në ruajtjen e vlerave tona kombëtare, por ka sjellë vlera të huaja, si ato turke dhe arabe.

  1. Rrezart Kalaja: A mendoni se qarqet e organizuara të islamizmit politik në Kosovë, të udhëhequra nga figura si Naim Ternava, janë financuar nga burime të njohura që janë antishqiptare, sidomos nga shtete si Serbia, Rusia dhe disa shtete islamike që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur?

Profesor Shqiptar Shaljani: Po, është shumë e mundur që qarqet e islamizmit politik në Kosovë janë të strukturuara dhe të sponsorizuara nga shtete dhe organizata që kanë interesa antishqiptare. Shtetet si Serbia, Rusia dhe disa shtete islamike, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mund të kenë një rol në financimin dhe mbështetjen e këtyre qarqeve.

  1. Rrezart Kalaja: Cili është, sipas jush, roli i intelektualëve dhe i komunitetit shqiptar në luftën për të mbrojtur vlerat tona kombëtare, dhe çfarë mesazhi do t’i dërgonit brezave të rinj, të cilët po përballen me këto sfida të identitetit?

Profesor Shqiptar Shaljani: Roli i intelektualëve dhe i komunitetit shqiptar është thelbësor. Të gjithë, nga shteti deri te individët, duhet të mbrojnë vlerat dhe identitetin tonë kombëtar. Mesazhi që kam për brezat e rinj është që të mos bien pre e manipulimeve dhe të ruajnë lidhjen e fortë me historinë dhe traditat e kombit shqiptar.

  1. Rrezart Kalaja: Profesor Shaljani, mund të na tregoni më shumë rreth idesë për ndërtimin e kishës apo bazilikës në Bajgorë? Çfarë do të përfaqësojë kjo ndihmë në ruajtjen e identitetit shqiptar?

Profesor Shqiptar Shaljani: Ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kishë apo bazilika do të simbolizojë fuqishëm ruajtjen e identitetit shqiptar dhe forcimin e lidhjes me traditat dhe besimin tonë të krishterë. Ky është një projekt që ka për qëllim të nxisë një ringjallje të vetëdijes kombëtare, duke e kthyer shqiptarët në burimet e tyre të vërteta të historisë dhe kulturës.

  1. Rrezart Kalaja: Çfarë besoni se mund të arrihet me ndërtimin e kësaj kishe apo katedraleje në një zonë me një histori të pasur kulturore, siç është Bajgora?

Profesor Shqiptar Shaljani: Ky projekt do të krijojë një pikë referimi për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë. Do të shërbejë si një simbol i bashkimit dhe i ruajtjes së trashëgimisë shqiptare. Ai ka potencialin për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe do të ofrojë mundësi për zhvillim turistik dhe kulturor për këtë rajon.

  1. Rrezart Kalaja: Si mendoni se ky projekt mund të ndikojë në bashkimin e shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në diasporë?

Profesor Shqiptar Shaljani: Ky projekt ka një potencial të madh për të bashkuar shqiptarët kudo që janë. Kisha në Bajgorë mund të shërbejë si një simbol i unitetit, që i përfshin shqiptarët në një kauzë të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore dhe fetare.

  1. Rrezart Kalaja: Si mund të kontribuoni shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës në realizimin e këtij projekti? Cila është thirrja juaj për angazhimin e komunitetit në mbështetje të kësaj nisme?

Profesor Shqiptar Shaljani: Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës mund të kontribuojnë duke mbështetur financiarisht dhe duke angazhuar vetveten për realizimin e këtij projekti historik. Kjo është një mundësi e madhe për të treguar se ne si komb mund të bashkohemi për një kauzë të përbashkët.

  1. Rrezart Kalaja: Si mund të përfitojnë shqiptarët nga një projekt i tillë që ka në qendër ndërtimin e një simboli të identitetit dhe bashkimit kombëtar?

Profesor Shqiptar Shaljani: Ky projekt do të kontribuojë në forcimin e identitetit shqiptar dhe do të shërbejë si një kujtesë për brezat e ardhshëm për rëndësinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe historike. Shqiptarët do të ndihen më të bashkuar dhe do të kenë mundësinë të ruajnë vlerat e tyre në një botë gjithnjë e më të globalizuar.

  1. Rrezart Kalaja: Cili është roli i intelektualëve dhe të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e këtyre iniciativave që lidhen me trashëgiminë dhe historinë shqiptare, duke e demaskuar një islamizëm politik në Kosovë?

Profesor Shqiptar Shaljani: Roli i intelektualëve dhe i të rinjve është shumë i rëndësishëm. Ata duhet të angazhohen në promovimin e vlerave kombëtare dhe të kundërshtojnë çdo lloj ideologjie që dëmton identitetin shqiptar. Ata janë pasardhësit që do të mbajnë të gjallë kulturën dhe historinë tonë.

  1. Rrezart Kalaja: Profesor Shaljani, ju keni kaluar një rrugë të gjatë në fushën e arsimit dhe atdhetarizmit. Si ka ndikuar angazhimi juaj në jetën tuaj personale dhe profesionale pas gjithë kësaj sakrifice që keni bërë për kombin dhe atdheun?

Profesor Shqiptar Shaljani: Angazhimi im ka pasur një ndikim të thellë në jetën time personale dhe profesionale. Përballja me ekstremizmin islamik dhe mbrojtja e identitetit shqiptar ka kërkuar shumë sakrifica, por çdo hap që kam bërë ka qenë për një kauzë më të madhe – për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë.

  1. Rrezart Kalaja: Lidhur me lëvizjet e fundit në Kosovë, si i shihni ato dhe mesazhin që po dërgojnë për të ardhmen e kombit shqiptar?

Profesor Shqiptar Shaljani: Lëvizjet e fundit janë një përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimeve që vijnë nga islamizmi politik dhe qarqet antikombëtare. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë identitetin tonë, ndërkohë që angazhohemi për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për kombin shqiptar.

  1. Rrezart Kalaja: Si mund të kontribuoni shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, trojeve shqiptare në Ballkan dhe diasporës në realizimin e këtij projekti? Cila është thirrja juaj për angazhimin e komunitetit në mbështetje të kësaj nisme, përfshirë edhe mbështetje financiare?

Profesor Shqiptar Shaljani: Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, trojeve shqiptare në Ballkan dhe diasporës mund të kontribuojnë në këtë projekt në shumë mënyra. E para dhe më e rëndësishmja është mbështetja financiare. Ky projekt ka nevojë për burime të qëndrueshme financiare për të arritur synimet e tij dhe për të realizuar një ndërtim të qëndrueshëm dhe të denjë për simbolikën që ka. Angazhimi i çdo shqiptari, qoftë në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare apo diasporë, mund të bëjë një ndryshim të madh në realizimin e këtij projekti historik.

Përveç mbështetjes financiare, është e rëndësishme që secili shqiptar të angazhohet me mundësitë që ka, qoftë përmes mundësive të tjera materiale, qoftë përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në organizimin e aktiviteteve që mund të rrisin ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për këtë kauzë.

Thirrja ime për komunitetin shqiptar është që të kuptojnë rëndësinë e kësaj nisme, e cila nuk është vetëm një ndihmë për një projekt ndërtimi, por është një investim në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që janë. Angazhimi i çdo individi, në çdo formë të mundshme, është një hap më afër qëllimit për të forcuar unitetin dhe identitetin shqiptar.

  1. Rrezart Kalaja: Si mund të përfitojnë shqiptarët nga një projekt i tillë që ka në qendër ndërtimin e një simboli të identitetit dhe bashkimit kombëtar?

Profesor Shqiptar Shaljani: Shqiptarët mund të përfitojnë nga ky projekt përmes forcimit të identitetit kombëtar dhe bashkimit. Kisha në Bajgorë do të shërbejë si simbol i ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe besimit tonë, duke i lidhur shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Ky projekt do të nxisë ndjenjën e krenarisë kombëtare, do të forcojë lidhjet mes shqiptarëve dhe do të kontribuoni në zhvillimin turistik dhe kulturor të rajonit.

  1. Rrezart Kalaja: Cili është roli i intelektualëve dhe të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e këtyre iniciativave që lidhen me trashëgiminë dhe historinë shqiptare, duke e demaskuar një islamizëm politik në Kosovë, duke promovuar prapambeturi, primitivizëm, abuzim me femrën shqiptare, terror ndaj fëmijëve dhe vogëlushëve shqiptarë, duke u përpjekur të lexojnë Kur’anin në gjuhën arabe pa hyrë fare në klasën e parë?

Profesor Shqiptar Shaljani: Roli i intelektualëve dhe të rinjve është i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell islamizmi politik dhe të luftojnë për vlerat tona kombëtare. Intelectualët dhe të rinjtë duhet të demaskojnë çdo tentativë që përhap prapambetur, primitivizëm, dhe abuzime me fëmijët dhe gratë shqiptare. Ata duhet të promovojnë një arsim të shëndetshëm, ku fëmijët mund të zhvillohen pa pasur frikë nga ideologjitë e huaja dhe të kenë mundësi të lexojnë dhe mësojnë në gjuhën e tyre natyrore, duke u fokusuar në zhvillimin intelektual dhe kulturor të shëndetshëm.

  1. Rrezart Kalaja: Profesor Shaljani, ju keni kaluar një rrugë të gjatë në fushën akademike dhe atdhetarizëm. Si ka ndikuar angazhimi juaj në jetën tuaj personale dhe profesionale pas gjithë kësaj sakrifice që keni bërë për kombin dhe atdheun, duke u përballur me grupe të ekstremizmit islamik politik që, në njëfarë mënyre, ju dhe shoqata dhe lëvizje të tjera kundër islamizmit politik, e thyet mitin e tyre propagandistik të rrejshëm se islami është një “Kala” mbi identitetin shqiptar?

Profesor Shqiptar Shaljani: Angazhimi im ka kërkuar sakrifica të mëdha, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Ky angazhim ka ndikuar thellësisht në formimin e pikëpamjeve dhe filozofisë time, duke u bërë një mision për të mbrojtur identitetin shqiptar nga çdo ndikim të huaj që rrezikon ta deformojë atë. Pjesëmarrja në këtë betejë kundër ekstremizmit islamik politik ka qenë një sfidë e madhe, por gjithashtu një mundësi për të demaskuar mitet e rrejshme dhe për të treguar se shqiptarët, me historinë dhe kulturën e tyre, mund të kenë një identitet të fortë dhe të pavarur pa u mbështetur në ideologji të huaja që janë të dëmshme për traditat tona.

  1. Rrezart Kalaja: Si e shihni të ardhmen e kombit shqiptar dhe çfarë mesazhi do të kishit për ata që po luftojnë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin shqiptar kundër këtyre forcave që për çdo ditë i mihin varrin popullit tonë, në krye me Naim Ternavën, Shefqet Krasniqin, Mazllum Mazllumin, Iffan Salihin, Milazim Krasniqin dhe shumë hoxhallarë të tjerë?

Profesor Shqiptar Shaljani: Të ardhmen e kombit shqiptar e shoh me shumë shpresë, por vetëm nëse ne si komb qëndrojmë të bashkuar dhe mbrojmë vlerat tona autentike. Mesazhi im për ata që luftojnë për ruajtjen e identitetit shqiptar është që të mos lodhen dhe të vazhdojnë të luftojnë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Këto forca që po përpiqen të minojnë kombet tona, si Naim Ternava, Shefqet Krasniqi e të tjerë, duhet të kuptojnë se nuk mund të shkatërrojnë një identitet të lashtë dhe të pasur si ai shqiptar. Ne duhet të jemi të qartë në misionin tonë dhe të angazhohemi pa mëdyshje për të ruajtur kulturën, historinë dhe vlerat tona kombëtare, duke qenë të fortë dhe të qëndrueshëm përballë çdo sfide.

  1. Rrezart Kalaja: Profesor Shaljani, duke pasur parasysh ndikimin e feve të ndryshme në shoqërinë shqiptare, pse mendoni se shqiptarët duhet të kthehen te feja e të parëve të tyre, katolikizmi? Cilat janë dallimet thelbësore mes kishës dhe xhamisë në lidhje me identitetin shqiptar? Pse thoni se në kishë shqiptarët lindin dhe vdesin me gjuhën dhe kulturën shqiptare, ndërsa në xhami ky identitet shpesh humbet dhe lidhet me kultura të huaja, si ato arabe dhe turke? Po ashtu, a iu bëni thirrje shqiptarëve që të ndryshojnë emrat, duke i larguar ata që kanë origjinë arabe, turke, iraniane dhe t’i kthehen emrave të pastër shqiptarë, si një mënyrë për të forcuar lidhjen me identitetin dhe kulturën tonë?

Profesor Shqiptar Shaljani: Në kishë, shqiptarët lindin dhe vdesin me gjuhën dhe kulturën shqiptare, sepse kisha ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e traditave dhe vlerave tona kombëtare. Ajo ka qenë gjithmonë një vend ku ne mund të shprehim kulturën, këngën, festimet dhe simbolet tona shqiptare. Nga ana tjetër, xhamitë shpesh lidhen me kultura të huaja, kryesisht arabe dhe turke, duke e larguar identitetin shqiptar nga traditat e veta të thella. Kisha ka qenë një mbrojtëse e kulturës shqiptare dhe ka kontribuar në ruajtjen e gjuhës dhe historisë sonë, ndërsa xhamitë shpesh ngatërrojnë shqiptarët me ideologji dhe praktika që nuk janë të lidhura me origjinën dhe kulturën tonë të vërtetë. Kjo është arsyeja pse kthimi te feja katolike është një mundësi për të ruajtur dhe forcuar lidhjen me identitetin shqiptar, duke mbajtur gjallë pasuritë tona kulturore dhe historike.

Po ashtu, do t’u bëja thirrje shqiptarëve që të rishqyrtojnë përdorimin e emrave që kanë origjinë arabe, turke apo iraniane dhe të rikthehen te emrat shqiptarë. Ky është një akt i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për të ruajtur identitetin tonë të pastër dhe për të forcuar lidhjen me historinë dhe kulturën shqiptare. Emrat që lidhen me gjuhën, traditën dhe kulturën tonë janë një mënyrë e fuqishme për të theksuar se kush jemi dhe nga vijmë.

Rrezart Kalaja: Profesor Shaljani, ju falënderoj shumë për këtë intervistë të vlefshme dhe uroj që angazhimi juaj të vazhdojë të ketë ndikim të fuqishëm në ruajtjen e identitetit shqiptar.

Profesor Shqiptar Shaljani: Faleminderit edhe juve. Uroj që ky projekt dhe ky angazhim të shërbejë si një shembull për brezat që vijnë.

“Lule për Moisiun” – 90 Vjet Homazh për Kolosin e Teatrit Botëror

23 mars 2025
Pranvera dhe Moisiu, ne pranverë lindi Moisiu me 2 prill 1879 e ne pranvëre me 23 mars 1935 na iku ne amshim njeriu boteror i teatrit e skenes boterore Aleksandër Moisiu !
Nga Kavaja në Morcote – Rruga e Pavdekësisë
Më 23 mars 1935, Aleksandër Moisiu la skenën e kësaj bote, por jo kujtesën e saj.
90 vite më pas, ai vazhdon të jetojë në skenat e mendjeve dhe zemrave tona.
Një djalë i lindur nga një baba shqiptar, Kostandin Moisiu, dhe një nënë me gjak arbëresh, Amalia De Rada, që më pas do të bëhej njeriu që magjepsi teatrot e Evropës, i adhuruar nga Berlini e Vjena, nga Parisi e Roma, nga Londra e Nju Jorku.
Sot, kujtojmë jo vetëm një aktor, por një epokë.
Një zë që drithëronte shpirtrat, një mimikë që rrëfente histori të paimagjinueshme edhe pa fjalë.
Ai ishte një artist i përmasave universale, që shënoi skenën botërore me një dritë që nuk shuhet.
Për këtë arsye, ky përvjetor nuk është thjesht një datë – është një reflektim i përjetshëm mbi pavdekësinë e tij.
Shoqata Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” e ka mbajtur të gjallë këtë trashëgimi për mbi 30 vite, duke organizuar përkujtimin tradicional “Lule për Moisiun”, një homazh për një jetë të përjetshme në art.
_____________________
Trashëgimia e Pavdekshme dhe Unaza e Kujtesës
Në Morcote të Zvicrës, ku gjendet prehja e tij e përjetshme, guri i varrit nuk është thjesht një shenjë, por një testament i një epoke.
Aty, pranë tij, qëndron edhe ajo që i ndau skenën dhe jetën – Johanna Terwin, gruaja dhe bashkëudhëtarja e tij artistike.
Një detaj i veçantë e bën këtë varr të magjishëm: Unaza e Inflandit, një dhuratë që Moisiut i ishte dhuruar nga admiruesit e tij, si një simbol i pavdekësisë së tij në skenën botërore.
Në këtë unazë është ngërthyer jo vetëm respekti i epokës së tij, por edhe dëshmia që ai ishte më shumë se një aktor – ai ishte një mit.
_______________________
Një Figurë që Bashkoi Kombin dhe Kulturën Botërore
Aleksandër Moisiu nuk ishte vetëm një yll i Evropës.
Ai theu kufijtë dhe kaloi përtej Atlantikut, duke interpretuar në metropole si Nju Jorku, Çikago, Bostoni dhe Detroiti.
Në çdo skenë që shkelte, nuk luante thjesht role – ai mishëronte artin në formën e tij më të pastër.
“Moisiu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit botëror.
Ai nuk ishte vetëm një aktor, por një univers në vetvete.” – kështu u shpreh një nga studiuesit e tij në simpoziumin përkujtimor.
Sot, brezat e rinj e njohin pak, por ata që e kanë dëgjuar Moisiun nuk mund ta harrojnë kurrë.
Ai ishte Homeri i skenës, tragjedia dhe poezia e mishëruar në një zë.
______________________
Tek Varri i Moisiut – Heshtja që Flet
Morcote hesht, por kjo heshtje flet më shumë se mijëra fjalë.
Aty ku prehet Moisiu, nuk janë thjesht gurë dhe emra, por një histori e pashkruar deri në fund. Në këtë qetësi të thellë, fjalët e Franz Kafkës jehonin ende në kujtesën tonë:
“Zëri, mimika dhe gjestet e tij ishin diçka unike, të papara ndonjëherë në artin skenik botëror.”
Dhe në atë moment, mes qetësisë dhe përkuljes, një zë u ngrit:
“E çuditshme me ty, Moisi…
Ti studiuar në Gjermani, por gjaku yt ishte shqiptar.
Ti e mbajte të pastër shpirtin tënd, edhe kur Evropa të adhuronte, por nuk të njihte plotësisht.
Ne jemi këtu sot për të të rikthyer tek atdheu i vërtetë, tek kujtesa jonë e përjetshme.”
Një tufë lulesh u vendos mbi varrin e tij. Jo për të shënuar një fund, por për të përjetësuar një kujtim.
Një jetë të jetuar mes skenës dhe dramës, mes artit dhe mallit për atdheun që ai e kishte në gjak.
Planeti Moisi nuk do të shuhet kurrë.
Ai do të mbetet një dritë në teatrin botëror dhe një flamur krenarie për kombin tonë.
_________________________
Nga Sak Muji
Ish Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu”
Paradiso, Zvicër

Babës tem…, atij që e ka përditë vendin e parë n’zemrën teme

0
❤
…jo pse asht dita e Babës po se Baba jem e ka përditë vendin e parë n’zemrën teme.
N’andërr m’u shfaq shpija e vjetër. Oborri i mbramë i shpisë, avllia ly n’t’bardhë e lulet që harbonin si fmi t’gëzuem rreth e përqark. Pashë vedin me babën tuj u kalamendë n’karriget e vjetra n’mes t’oborrit e tuj bisedu për jetën, t’ardhmen, dëshirat e mia e vështirësitë e kalueme. Ishte andërr por u zgjova me at’ shijen e amël që len kafja me babën. I hypa avionit po at’ ditë e u shfaqa n’pragun e derës për me i puth durët babës tem.
… E putha, e përqafa, ia mora durët e lodhuna e ia vuna pranë fytyrës teme. E kqyra thellë, hyna mbrendë irisit t’synit t’nji burri prej brinjës s’cilit m’u dhurue jeta. Jetën që atij i nisi bash n’dedikun kur dora jeme e bardhë njomsie si e ajkës t’amlit n’t’ftohun, i rroku gishtin për herë t’parë. Aty, ai burrë i gjatë, me shpatlla t’gjana e krahnor t’çeliktë, provoi emocionin që ia shterri krejt burrninë e t’fortit, e u kthye vetë n’masë t’langshme prej loti t’amël. E kqyri nanën teme si kur t’ish hera e parë që e shihte n’jetë. E kqyri si me i pas dalë përpara Perëndesha Afroditë, e e kish bekue me krejt dashninë e botës, dhurue n’mirënjohje t’nji mijë sakrificave t’nji jete t’krasitun keq, prè sythash e majash gjithkah. Unë u bana lulja që i çili jetën mes ferrash.
Baba kish mbetë kapërthye n’mue, n’shtrëngimin e parë t’jetës, kur dora jeme milimetroshe ndjeu, si me pas pasë zemrën t’strukun n’at pllambë qumshtore, madhshtinë e dashnisë ma t’pastër n’botë, ate t’babës tem.
E qysh prej atij dediku jeta erdh t’u ju ba ma e valzueme, ma e kthjelltë, hera hers dhe e randë, do herë tjera e mprehtë si teh thike.
Ajo karrigë, n’at oborr, m’ka pà me mija herë t’u ju hedh n’krahë babs, tuj vallzue mbi kambë t’tij, tuj kalrue mbi shpatlla t’tij, tuj kja me lot t’hidhun e t’randë plumb n’krahnor t’tij sa plumbi i derdhun prej tyne i hyni babs n’shpirt tuj dalë prej shpirtit tem. Kot nuk thonë se plumi vret tana herët ma shumë se nji.
Ajo karrigë, n’at oborr t’praruem kujtimesh na ka pà t’dyve përqafë n’gzime, n’festa, n’datlindje e n’ndrrime motesh me urime që flutronin si kunorë ogurmirë mbi kryet tem, gjithherën veç mbi kryet tem.
Kurrë n’jetë mik ma t’mirë s’mundem me pasë se babën, mikun ma t’mirë dhe t’nanës teme. Burrin që m’lazdroi si kurrkush tjetër me kuptue unë sa e randsishme ish me pà vedin t’buzqeshun, me krahë me pushtue hapsina që baba kish çlirue ma parë për mue. Rendja n’qiellin që tim Atë e kish lodh mjaft tuj përzanë retë e zeza e shtrëngatat, breshnin e rrufetë e verbta që mund t’m’binin mbi krye. E unë s’pata kuptue kurrgja derisa u rrita vetë.
N’at karrigë t’vjetrueme t’kohnave përzhitse, baba s’pat mujtë me nejt kur unë zbrita shkallve t’shpisë stolis me vello t’bardhë, n’nisje t’rrugtimit tem t’ri, jo ma përkrah tij si dikur. Ai s’mujti me bajtë gjatë at’ ditë. Iu msheh lotit tem, iu msheh synit t’kristaltë që s’pat kurajo me e puth si dikur kur njatij syni ia mshinte lotin sa herë jeta m’jepte goditje e “m’burrnonte” kadalë pa ia kërkue.
Baba s’mujti me m’përcjellë, nuk ja bajti zemra at’ lloj loti. Ai nuk m’përcolli kurrë prej dere, asht gjithë jetën dera jeme e hapun, pa kushte.
Sot e shoh t’lodhun, t’brishtë, jo ma t’madh sa nji vigan. Por ata sy, ata sy t’shkëlqyem e t’fleksun dashnie nuk ndryshuen kurrë.
Ia shtrëngoj dorën n’ledhatim e ai kapet mas gishtërinjve t’mi … si dikur unë n’kapërthim shpirtnash me tè, n’dedikun e parë që njoha dashninë përmes dorës s’tij që pulsonte ndjenjë si me pas qenë shpirt, jo dorë.
Ja përkdhel kryet, e puth kadalë n’faqen e rrudhun, e mbshtes kryet mbi krahnor tij. Asht i butë krahnori i tij sot, ka përmasën e përmallimit e t’mirës që ka nxjerrë pa ndalë prej aty. Ka aromën e qahive që m’përgatitte kur isha unjun, akulloreve, lodrave, librave, kshillave, bisedave, përqafimeve, uratave, merakut e mallit t’pafund qysh prej se u largova prej votrës teme, prej Shqipnie. Ka aromën e jetës që ju shkëput prej shpirti nji mbramje pranvere, me m’dhanë jetën mue.
Si me t’falenderu Bab, s’di me e thanë me fjalë. Je bekim, je bekimi im ma i madh ❤

Mallku qofshin gojët e liga…!

0
Orët e lavireve të liga, diçka e huaj na ra në veshë e sy?!
Gojët dhe shpirtëratë e lig, i kanë rrënjët thellë. Gojët që trishtuan kombin dhe bjeshkët e Dardanisë. Gojë të liga ishin “analistë e gazetar “magjikë” në Dardani. Se ishin fallgjorë, e i rriti Panduri e partia e tyre pa jetë. Në ethet e saj për të imituar shkijet e Vuçiqit, propaganda shqipfolësve pësoi një çoroditje për shkak të Lirim Mehmetajt etj. Gojët e tyre kurrsesi nuk i përshtatej mendësisë intelektuale shqipatare.
Njo folklor i tërë politik, një makineri thash e themesh negative punonte ditë e netë për të mbajtur gjallë hijen e rëndë, të pakapshme e sipërore të kancelarive të Lirim mehmetaj, Berat Buzhalës e Baton Stanishiqit… Në të gjitha gjuhet e vendeve totalitare gjendej fjala kancelari për dezinformata e propagantë, por në asnjë prej tyre namazxhaja partiake nuk u quajt kurrë “zyrë politike”. Duke ruajtur fjalën shqipe “kancelari, komunistët mënjanonin rrezikun e banalizimit të emrit të tyre.
Sa më tepër vëmendje u kushtoja gojëve të liga dhe çështjeve politikës së brendëshme e JO të jashtëme, aq më shumë bindësha se ky llum analistësh e opozitarësh fantazëm me siguri që do t’u sillte fatkësqësi shqiptarëve. Përherë e më tepër kuptova kuptova se fati i kombit shqiptar nuk mund të vendosej që aty, por në vetë perandorinë e gojëve të liga.
Brenda vetës dhe atdhetarëve rritej një ndjenjë zemërimi që na bënte të vuajmë më shumë sa më tepër e kuptonim zbrazëtinë dhe shtirjen e këtyre gojëve të liga si dhe pamundësinë për ta shpëtuar nga rrënimi. Njëkohësisht, ndjeheshim plotësisht të sigurt se do t’i sillte shumë fatkeqësi popullit shqiptar.
Nuk dëshiroj të iki nga kjo rrëmujë antikombëtare e analistëve, opozitarëve edhe pse jamë i mbushur me neveri, por në të njëjten kohë edhe tepër i prekur nga gojët e liga saqë e kisha të pamundur t’i ktheja shpinën kësaj gjendje dhe të mos mendoja më për të.
Atëherë pyeta veten: A ia vlen që këta njerëz me dy këmbë t’u përkasin këtij kombi? Pyetja ishte tepër shqetësuese sepse, nëse përgjigja mund të ishte “JO”, atëherë lufta për të mbrojtur kombinë ka vlerë, me gjithë shqetësimin dhe sakrificën që kërkojnë të bëjnë elementët tanë më të “mire” në dobi të këtyre fundërrinave.
Nga ana tjetër, përse të mos bëhet pyetja, atëherë me të vërtetë që kombi ynë është i varfur me burra të fjalës, besës e të pushkës.
Ka shumë ditë e muaj pas zgjedhjeve, kur vështroja rreshtat, komentët, kërcënimet, ofendimet dhe debatet e pafund të gojëve të flliqura të shqipfolësve kosovali të cilët, krah për krah, marshonin në debate televizive masive, ndjeja diçka tjetër. Ne qëndronim me gojë hapu por pothuajse me ditë të tëra duke i vështruar këto kuçedra shumë kokëshe e “stërmëdha” njerëzore të cilët çmbështilleshin ngadalë në guackën e gaforrës.
Tani zbuluar të gjithë se, në këto media të përditëshme në “Debat Plus” etj., mund të studioja karakterin e brendshëm të këtij sistemi politiko – filozofik më mirë se në të gjitha literaturat e tyre teorike në kokat e tyre.
Për këtë arsye, nuk kisha ndjenja antiopozitë për analizat aktuale të analistëve të hapur për t’u paguar nga mediat. Qëllimi i tyre i hapur ishte për të ngritur nivelin e klasës së analistëve – të cilin, me paditurinë e shqiptarëve, e besoja atëherë me budallallëk – ishte një tjetër arsye që nuk flisja në favor të kancelarive dhe jo në mbrojtje të kombit. Por tiparet që më detyruan të largohem nga lëvizja e kosovoanalistëve që mbanin qëndrim më armiqësorë për luftën e ruajtjes se shqiptarizimit në Dardani, lidhja e mjerueshme me “shokët” sllavë, duke e cilësuar këtë afrim të favorshëm përfitimet partiake e analitike.