Kreu Blog Faqe 619

Daily Herald (1930) / “Ja çfarë kam bërë herën e parë kur erdha në Angli më 1910…” — Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër(5)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21

Shkrimi n°5 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025

“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, në faqen n°7, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Mbërriti aktori i famshëm gjerman Zoti Moisi tregon për romancën e tij

Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7

Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7

Zoti Moisi, aktori i njohur gjermano-italian, i cili do të shfaqet në “The Living Corpse — Kufomën e Gjallë” dhe më pas në “Hamletin” në Teatrin Globe, mbërriti dje në Londër.

“Hera e parë që erdha në Angli — ishte romantike !” tha ai për “Daily Herald”.

“Ishte viti 1910. Unë isha një italian, banoja në Gjermani. Unë do të martohesha. Por ishte shumë e ndërlikuar — kaq shumë dokumente : kaq shumë burokraci ! Pra, zonja që tani është gruaja ime dhe unë — u vendosëm në heshtje në Londër dhe u martuam këtu.”

“Herën e fundit që isha në Londër kishte të bënte me punën time — kështu që ishte gjithashtu romantike. Erdha për të parë “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, sepse do të luaja Stanhope në Gjermani dhe Austri.”

“Dhe tani kjo vizitë është realizimi i një ëndrre. Kam dashur gjithmonë të luaj në Angli. Unë e dua “Hamletin”. E kam luajtur një mijë herë, por do të jetë interesante ta luaj në vendin e Shekspirit.”

Koha, e mërkurë, 5 mars 2025, f.12

Koha, e mërkurë, 5 mars 2025, f.12

Banorët e Gazës mund të zhvendosen në Sudan, Somali dhe Somaliland

1

Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants’ surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages

Hans Rustad, Document.no

SHBA dhe Izraeli po e nuhasin mundësinë e zhvendosjes së popullsisë së Gazës në Afrikë. Fjala është për Sudanin, Somalinë dhe Somalilandin. Këtë e raporton AP.

Kjo është pjesë e të ashtuquajturit plani i pasluftës i Donald Trump për Gazën, thonë zyrtarët izraelitë dhe amerikanë, sipas agjencisë së lajmeve.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kontaktuar dy vendet e Afrikës Lindore dhe rajonin e shkëputur të Somaliland për këtë, thonë zyrtarët. Kjo mund të tregojë se SHBA dhe Izraeli synojnë t’i përmbahen një plani për të zhvendosur me forcë palestinezët jashtë Gazës. Plani ka hasur në një dënim të fortë ndërkombëtar.

Festa Dita e Verës një pasuri e kulturës shqiptare si brenda dhe jashtë atdheut

0

Nga: Nexhmije Mehmetaj

Historinë e Ditës së Verës thuajse të gjithë e njohin si një festë e lashtë shqiptare, me rrënjë të thella pagane, që ka mbijetuar ndër shekuj, duke ruajtur simbolikën e saj të lidhur me natyrën dhe ringjalljen e jetës pas dimrit të ashpër. Kjo festë, e cila tradicionalisht festohet më 14 mars, ka origjinën në besimet e hershme ilire dhe lidhet ngushtë me ciklet e natyrës, si shenjë e fillimit të pranverës dhe lulëzimit të jetës së re.

Sipas një prej teorive më të besueshme, Dita e Verës rrjedh nga kulti i adhurimit për Dianën Kandaviane (Diana Candaviensis), një hyjneshë ilire e gjuetisë dhe pjellorisë, e cila adhurohej veçanërisht në rajonin e Kandavisë, në trevat e sotme të Shqipërisë. Sipas studimeve të arkeologut austriak Karl Patsch, gjurmët e këtij kulti mund të lokalizohen në rrjedhën e sipërme të lumit Shkumbin, një zonë që në lashtësi ka qenë e banuar nga fiset ilire dhe ka pasur një rëndësi të veçantë kulturore e fetare.

Diana Kandaviane përfaqësonte lidhjen mes njeriut dhe natyrës, një koncept i fortë në besimet pagane, ku natyra shihej si një forcë e gjallë dhe hyjnore. Kjo është edhe arsyeja pse Dita e Verës lidhet me ardhjen e diellit dhe rilindjen e jetës, duke shënuar fundin e dimrit dhe nisjen e një cikli të ri, të mbushur me shpresë, bollëk dhe gëzim.

Në traditën shqiptare, Dita e Verës festohet me rite të ndryshme që pasqyrojnë këtë simbolikë të rilindjes. Në qytetin e Elbasanit, që njihet si epiqendra e kësaj feste, njerëzit përgatisin ballokume, një ëmbëlsirë tradicionale që gatuhet me miell misri, vezë, gjalpë dhe sheqer, duke ruajtur një recetë të trashëguar ndër breza. Po ashtu, në këtë ditë, njerëzit dalin në natyrë, këndojnë, kërcejnë dhe ndajnë urime për fat dhe mbarësi, një traditë që rrjedh nga besimi se festimi i kësaj dite sjell shëndet dhe begati gjatë gjithë vitit.

Dita e Verës nuk është vetëm një festë tradicionale, por një pasuri e kulturës shqiptare që dëshmon vazhdimësinë e lidhjes së popullit me natyrën dhe besimet e tij të hershme. Për këtë arsye, ajo vazhdon të mbetet një nga festat më të dashura dhe më të rëndësishme për shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

14.03. 2025     

Shprehja brilante e Volterit: Asgjë nuk është më e rrezikshme për një regjim politik të korruptuar, sesa ai që mendon me kokën e tij!

2
Nuk kam parë asnjë emër në listat e mbyllura apo të hapura të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e majit 2025, që i përkasin familjeve historike tradicionale të rëndësishme shqiptare. Përvoja ka treguar se shumica e emrave që dalin në listat e partive nuk bazohen në kontributin real të individëve në shoqëri, por shpesh në lidhjet partiake, interesat e ngushta dhe lojërat e brendshme politike. Dmth kryetarët përdorin figura të reja të cilët kur të zgjidhen do të bëjnë të njëjtën politikë, ekzaktësisht si pararendësit e tyre, siç urdhërojnë padronët kryetarë!
Njerëzit me trashëgimi familjare historike dhe intelektuale janë lënë jashtë ose janë përballur me pengesa të mëdha për t’u integruar në sistem për disa arsye shumë të thjeshta: e para është frika që kanë kryetarët padronë prej pavarësisë intelektuale. Ata që u përkasin rrënjëve të tilla shihen si njerëz që nuk kontrollohen lehtë nga partia, kryetari apo atyre që fshihen pas tyre.
E dyta është mungesa e vlerësimit për figurat me integritet: politika shqiptare favorizon individët që i binden linjës partiake, në vend të atyre që kanë një mendim të pavarur dhe një vizion të qartë për të ardhmen.
E treta është se partitë politike në Shqipëri nuk e lëshojnë pushtetin kaq lehtë: partitë shpesh funksionojnë si klane të mbyllura ku vendet, pozicionet e funksionet ndahen sipas interesave dhe jo sipas meritës.
Po i njëjti skenar, po i njëjti regjizor, anipse aty-këtu janë ndryshuar aktorët e në fund të fundit po njësoj mbetet, asgjë nuk ndryshon. Më vjen në mend një shprehje brilante e Volterit që thotë: asgjë nuk është më e rrezikshme për një regjim politik të korruptuar sesa një njeri që mendon me kokën e tij. E po e mbyll me Nietzsche-n: më mirë të jesh luftëtar i vetmuar për të vërtetën, sesa skllav i gënjeshtrës në një turmë.

“Analisti” Dibran Hoxha nga Suhareka, nuk e njihka Izraelin si shtet…!

0
ANALISTI AMORF I VËRSULET KOMBIT IZRAELIT
…. Dibran Hoxha nga Suhareka: Sipas këtij analisti me gjak të përzier:
“Unë, biri yt, Kosovë nuk kam dëshirë që Izraeli të na njohë Kosovën si shtet. IZRAELI është shtet fashistë!”
* * * *
Para së të bëjë një vlerësim, një mesazh për gjithë të njohurit e mi, miqtë të djathtë që e duan kombin izraelit. Kemi një rastë të mirë për t’i ndalur dhe larguar nga shoqëria së bashku me kokat e tyre të mykura me islamin radikal.
“Dibran Hoxha, kush ka aparatin tretës në tru. Gojen mund ta përdorë për jashtëqitje!”
Një ulërim në horizont si një analistë i braktisur. Vargu i juaj vjen i ashpër, por edhe i egër, i tingullt, por edhe antikombëtar….
Kjo sjellje braktisi konceptin fillestar të analizave dhe u përfshi në politikë dhe u vlerësua si e keqe, madje imorale e antokombëtare, çka nuk do t’i sillte kurrfarë përfitimi kombëtar. U turr edhe ky pleshtë i ngratë. Për dreq leshin e zi të fytyrës nuk e kish rruar!
Nëse një amorf i përdorë instrumenet e sekteve arabe që ka në dorë për të përkrahur ‘Terrorizmi Palestines” ose për një ideal për të shtyer popullin drejtë shkatërrimit si kombë, atëherë drejtësia ose rebelimi nuk është vetëm e drejta, por edhe detyra e çdo atdhetari. Dhe në fakt, duke folur në përgjithësi, pafytyrësia e tij mban dukshëm vulën e origjinës së tij. Ky analistë si jashtqitje, i bëhet bajgë e Ambasadorit Palestines MOHAMED NABHAN, i cili nuk është zgjedhur nga populli, vjenë nga një profsion i dyshimtë dhe ka aftësi të mangëta politike, çka do të thotë se i gjithë ky kombinim sjelljesh nuk përputhet mirë dhe, jo shpeshherë, shfaqet në media si ndonjë piktur e shëmtuar.
Ç’mitizuesit e miqësisë, pa hequr dorë krejtësisht nga miqësia me Islamin radikal, Dibrani u vu në kërkim burimesh të tjera në dëmtimin e miqësisë me popullin Hebre. Një gjah i tillë i analistit është i njohur. Kombi shqiptar është mbushur plot kondotierë. Për një ndërlikim rrethanash antishqiptare, fiton kurora befasuese lavdish nga “Serbia e Turqia e që ishte gati, i paguar prej kujdo”, t’i turret miqësisë vëllazërore në mes popullit shqiptar e popullit zraelit.
Dhe vdekja qëlloi kësaj radhe më e fortë nga analisti se ç’pandehej. Ajo po ngjitej në vdekjen e shqiptarëve të popullit mik të Izraelit. Përmasat e ceromonive mortore sa vinte bëheshin shqetësuese në media për shqiptarët nga shumë hoxhallërë e analistë gjak prishur. Jo më dhjetëra, por më qindra shoqëronin të vdekurit e zakonshëm ulërimat e hoxhallarëve, ata që në raste të tjera i shoqëronte në varreza zëri i Ambasadorit Palestinez në Beograd. Analisti shqiptar. Shqiptar thash. Jo, që llamburinte me gjuhen e ambasadorit arabe nga analisti Hoxha.
T’i për babë bëre ish Ambasadorin Palestines MOHAMED NABHAN.
Mund të jetë një imazh i ‎3 persona dhe ‎teksti që thotë "‎Ambasadori palastinez në Serbi: MilosheviÇi pak ua ka bërë Kosovarëve, kurr nuk do ta njohim Kosovën! mAI 14, יסוות 限限の‎"‎‎

“Misteri” i shqipfolësve…!

1
“Zonjat ose çapaçulat, Bernard Nikaj dhe Petrit Selimojca të PDYKYS kërkuan të mos hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës!”
* * * *
Ndoshta e kamë gabim! Politikanët tanë e kanë humbur shumë organe të shqisave, bie fjala nuhatjen për politik. PDYKYJA pothuajse e ka humbur shqisën e nuhatjes. “anëtarët duken shumë të varfur!”. Çfarë ka ndodhur me hundën dhe mendjen e PDYKYS? Pse qeveritarët nuk mund të nuhasin po aq mirë, sa hunda e qenit ose e kalit? Kafshët i kapin aromat në një largësi prej shumë miljesh…
Byroja politike e analfabetëve, përveç rojeve dhe misterit, kishte nevojë për një shtresë mbrojtëse, një lloj tamponi, që vendosej midis drejtësisë dhe Pdykys. Këta ishin, sit ë thuash, zotat e e shkallës së parë të korrupsionit, këta përveçmbrojtjes, u u siguronin zotave kryesorë shijimin e shkallzimit të krimit politik. Këta janë një grup i veçantë në kancelaritë e tyre, që e ardhmja e shtetit tonë qëndronte për të përligjur një vijë të re politike të vdekurish.
Kjo duhet t’i hapë sytë popullit tonë në lidhje me “shqipfolësitë e huaj” dhe duhet t’u kujtojë vazhdimisht popullit tonë armikun e vërtetë që po na kërcnon sot.

Faik Konica në 150 – vjetorin e lindjes, aktualiteti i fjalëve të tij përball realitetit të sotëm politik ndër shqiptarët!

Faik Konica: Një intelektual i përmasave evropiane

Nga Frank Shkreli

Boston, 15 Mars, 2025 

 “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”

‘I dërguar i jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë’…është një titull i padëmshëm por nuk përputhet me realitetin. Në ditët tona, të dërguarit nuk gëzojnë fuqi të plota, ata duhet të kërkojnë udhëzime për çdo rast, shkurt, ata nuk janë fuqiplotë; megjithse ndonjëherë, duke qenë njerëz, qëllon të jenë të jashtzakonshëm.’ (Marrë nga libri,“Faik Konica-Jeta në Washington”, të autorit, Ilir Ikonomi.’ 

Faik Konica ishte vërtetë i jashtzakonshëm, jo vetëm si diplomat, por edhe si figurë politike, publicist e kritik, ndër të tjera – i cili ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe sot, nepërmjet shkrimeve dhe publicistikës së tij në përgjithsi– një ndikim në jetën politike, letrare dhe kulturore të shqiptarëve. Me revistën e tij, “Albania”, ai ndihmoi dukshëm, për periudhën kur jetoi, në përhapjen e kulturës shqiptare edhe në Evropë, duke mbrojtur, njëherazi, të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, si popull i harruar i kontinentit të vjetër. “I shkolluar në Kolegjin Saverjan të Etërve Jezuitë në Shkodër, më vonë në Stambollë dhe në fund në Francë”, ka shkruar me një rast Ernest Koliqi për Faik Konicën se, “ky grumbullim i jashtazakonshëm prirjesh e studimesh e vênte Faikun në nji numër Shqiptarësh të ndritun e të dijshëm që aso kohe mund të numroheshin në gishtat e nji dore.”

Faik Konica, ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, sipas shumë vërejtsve, ka sjellur një model të ri në mendësinë shqiptare.  Është e vështirë të gjendet edhe një i dytë sot, thëniet e të cilit pas kaq shumë vitesh vazhdojnë të jenë kaq aktuale.  Albanologu gjerman i ndjeri Robert Elsie ka shkruar se Faik Konica ka kritikuar bashkatdhetarët e vet duke i bërë thirrje për një qëndrim më real dhe kritik ndaj kombi të vet, megjithë të metat dhe dështimet e tij gjatë historisë së shekullit të kaluar. I zhytur, si të thuash, në kulturën perëndimore — ka vlerësuar Robert Elsie — Faik Konica ka luftuar për vendosjen e një kulture më të rafinuar perëndimore në Shqipëri por, njëkohsisht, ai ka vlerësuar edhe traditat shqiptare.

Është e vërtetë se komentet sarkastike dhe polemikat e nxehta të Konicës në Shqipëri dhe gjetkë, si dhe zemërimi dhe arroganca e tij nuk e kanë bërë atë gjithmonë një figurë popullore. Sepse, siç ka shkruar edhe Ernest Koliqi, “Në polemikë, Faik Konica i prente drutë shkurt”. Cilatdo qofshin vlerësimet ndaj Faik Konicës, fakti mbetet se thëniet e Konicës, më se një shekull më parë, për realitetin e atëhehershëm shqiptar, janë aktuale edhe sot për botën shqiptare. “Mbani mirë (mend) këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”, ka paralajmëruar Faik Konica bashkatdhetarët e kohës së tij. Gjykoni vet se si kanë vajtur Shqipëria dhe shqiptarët këto 100-vjet të kaluara dhe nëse Konica kishte të drejtë.  Klasës politike aktuale shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve kudo, Faik Konica iu drejtohet me këto fjalë: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë (mend) këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”.

Në foto: Frank Shkreli

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri”.  “Armiqtë e Shqipërisë janë vet shqiptarët, jo të tjerët. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës.” (Faik Konica)

Gjithë shqiptarët kudo dhe pa dallim, Faik Konica i këshillon, sidomos përball aktualitetit të sotëm të brendshëm konfliktual politik dhe të gjendjes së pasigurt ndërkombëtare: “Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – e jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari”. (‘Albania’ 16, 15-30 korrik 1898).

Për ata që thonë se 35-vjet post-komunizëm nuk mjaftojnë për të vendosur një demokraci të vërtetë perëndimore, Faik Konica u thotë: “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat.”  Duke shtuar se, “Politika e vërtetë qëndron në kapjen e drejtimit të një evolucioni të caktuar dhe në përpjekjen për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit të tij”. (‘Albania’ 11, 1898).

Për ata që rininë e quajnë “huliganë”, Faik Konica u thotë: “Rinia është në sytë e injorantëve kërcënim për të ardhmen; por është edhe rrezik për të tashmen, sepse rinia është e çiltër, ndërkohë që dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve”. (‘Albania’ 5, 1905) — “Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara”.

Për ata që nuk kuptojnë ose nuk duan të pranojnë zemërimin e njerëzve, në kohë të vështira, përball sfidave me të cilat përballen sot shqiptarët, Faik Konica u drejtohet atyre me këto fjalë: “Si mos të dëshpërohesh në këtë vend, ku të pasurit nuk ndihmojnë dhe të varfërit nuk punojnë”?

Për opinionistët dhe analistët e TV-studiove të sotme shqiptare, Konica do të thoshte: “Shumica e atyre që kanë marrë mbi vete misionin modest ‘të ndriçojnë opinionin publik’ as që kanë ndjesinë më elementare ta nisin fillimisht nga vetvetja për t’u mirë-informuar.  Venë e vënë në përdorim mënyra hulumtimi të cilat, sikur të zbatoheshin në çdo shkencë, do bënin për të qeshur edhe një nxënës shkolle”. (‘Albania’ 6, 1905).

Edhe një tjetër   thënje për opinionistët e shumtë debatues në televizionet shqiptare — në Shqipëri dhe në Kosovë — por edhe për gazetarët e sotëm të medias së shkruar, Konica u flet kështu:

“Frikacaku i ka tërë karakteristikat dhe kryesisht këtë: hakmerret ndaj përbuzjes së tjetrit nëpërmjet sharjes. I pafuqishëm, veç flet keq e shan poshtërsisht të tjerët”. (‘Albania’ 5, 1905).

Duke i shtuar karakterizmit të tij të opinionistëve/gazetarve Konica është shprehur: “Ka njerëz që shitën ndër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thonë”. (‘Albania’ 2, 1899).

Vazhdon kritikat ndaj gazetarëve dhe opinionistët – që sipas Konicës, “kanë marrë mbi vete misionin modest të ndriçojnë opinionin publik”, por ka shkruar ai: “Ka pasur në çdo kohë, dhe përherë do ketë individë të gatshëm për të folur e shkruar lidhur me çështje për të cilat nuk ia kanë haberin të shprehin as fjalën e parë”. (‘Albania’ 6, 1905).

Drejtuar akademikëve dhe studiuesve, Faik Konica u thotë: “E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike”. (‘Albania’ 2, 1897).

Atyre që bëjnë sehir ndaj të këqiave të shoqërisë, urrejtjeve dhe armiqësive, Faik Konica u thotë: “Urrejtja nuk çarmatoset nëpërmjet heshtjes e asnjanësisë” (‘Albania’ 12, 1909).  “Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme”, (‘Albania’ 9, 1898).

Ndërsa, apologjetëve të komunizmit dhe të regjimit të Enver Hoxhës, sidomos intelektualëve të sotëm, të cilëve 35-vjet post-komunizëm, në shkrimet e mia modeste – shpesh u kam bërë thirrje të reflektojnë mbi të kaluarën komuniste dhe krimet e regjimit — Faik Konica do t’u thonte:  “Dallimi në kulturë shpjegon dallimin në mendime” – “Nuk mund të pretendosh të përfitosh nga tërë dobitë e lirisë, duke ruajtur njëkohësisht tërë privilegjet e tiranisë. Për të pasur institucione të lira, duhen luftuar mendimet nëpërmjet mendimeve”. (‘Albania’ 5, 1907).

Duke shprehur pesimizmin e tij për individë të tillë, Konica është shprehur: “Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (për shekuj të shekujve), edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë”. (Albania 1, 1897).

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare, Faik Konica do i këshillonte sot të mënjanojnë urrejtjet ndaj njëri tjetrit: “Urrejtja partiake shpesh merr përparësi ndaj instinktit kombëtar”. (‘Albania’ 2, 1904).

Atyre që po shkatërrojnë bukuritë e natyrës së Shqipërisë (Valbona, Vjosa) për përfitime ekonomike, Faik Konica u thotë mos urreni bukuritë që Perëndia u ka falur shqiptarëve: “Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë”.

Shqiptarëve në, përgjithsi, dhe kudo, përfshir edhe komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mërgatën shqiptare kudo në 2025, Faik Konica kërkon të reflektojnë dhe porosit që ‘të mësojmë duke parë e dëgjuar për reth nesh’, për ndryshe, vaj medet: “Mbani mirë (mend) këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, (prap) do të jemi aq poshtë sa edhe sot”.

Kur do i dëgjonë dhe kur do i marrin seriozisht shqiptarët fjalët dhe porositë e lëna pas të Faik Konicës!?

Ju falemnderit për durimin.  (Frank Shkreli)

Doarsa Kica Xhelili: Politikane e dyfishtë, bredharake dhe manipulatore e procesit politik në Kosovë

1

Shkruan: Rrezart Kalaja

Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë për të konsoliduar institucionet dhe për të siguruar një sistem demokratik të qëndrueshëm. Në këtë rrugë të mundimshme, politikanët e Kosovës kanë një përgjegjësi të madhe për të ofruar një vizion të qartë dhe për të shërbyer në interesin e qytetarëve. Por, si çdo popull tjetër, qytetarët e Kosovës meritojnë udhëheqës të cilët janë të përkushtuar ndaj stabilitetit të vendit, pa pasur interesa personale që e dëmtojnë procesin politik. Ndër këto figura që kanë dështuar të jenë të qarta dhe përgjegjëse për rolin e tyre është Doarsa Kica-Xhelili, një ish-deputete e LDK-së, që ka shfrytëzuar pozitat politike për të mbajtur një qëndrim të dyfishtë dhe për të manipuluar qytetarët, duke ndërruar parti dhe qëndrime pa asnjë transparencë të ndershme.

Endacaku Politik: Pse Doarsa Kica-Xhelili është Simbol i Pasigurisë Politike

Doarsa Kica-Xhelili është bërë e njohur për kalimet e shpejta dhe të paarsyeshme mes partive politike. Ajo ka kaluar nga një kritikues i ashpër i LDK-së në një mbështetëse të heshtur të kësaj partie, duke krijuar një imazh të paqëndrueshëm dhe të pandershëm. Ky është një shembull klasik i politikës së dyfishtë, ku interesat personale përballojnë interesin kombëtar dhe shoqëror. Nuk ka asnjë shpjegim të qartë për arsyet që e kanë shtyrë atë të bëjë këto kalime politike dhe kjo sjell pasiguri të madhe për qytetarët e Kosovës.

Politikanët si Kica-Xhelili, të cilët i ndryshojnë qëndrimet sipas nevojave personale, nuk i shërbejnë zhvillimit të vendit. Ajo ka shfrytëzuar mundësitë për t’u pozicionuar në mënyrë strategjike, pa ofruar asnjë angazhim të qartë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Me një veprimtari që lë pas dyshime të shumta për moralin dhe etikën e saj politike, Kica-Xhelili ka krijuar një imazh negativ, duke rritur edhe më shumë frustrimin e qytetarëve që kërkojnë një udhëheqje të besueshme.

Manipulimet Zgjedhore: Humbja e Besimit dhe Përpjekjet për Përfitime Personale

Një tjetër aspekt që vë në dyshim integritetin politik të Doarsa Kica-Xhelilit janë manipulimet zgjedhore dhe përpjekjet për të shpëtuar nga humbjet politike përmes veprimeve të dyshimta. Pas rinumërimit të votave, është vërtetuar se LDK-ja, një parti që ajo e mbështeste dhe kundërshtoi, ka pasur një performancë të dobët, duke nxjerrë një përqindje të vogël të votave të rinumëruara. Ky proces ka krijuar dyshime për mundësinë e manipulimeve dhe shkeljeve të mundshme zgjedhore, ku pjesë e këtyre manipulimeve mund të jetë pikërisht Kica-Xhelili. Ajo nuk është një politikanë që mund të ofrojë një vizion të qartë për të ardhmen, por është bërë një pjesë e kësaj atmosfere të pasigurt dhe të manipulimit.

Në një moment kur Kosova ka nevojë për politikanë të përgjegjshëm dhe të sinqertë, veprimet e Kica-Xhelilit dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në politikën kosovare. Kjo lloj sjelljeje është tejet e dëmshme për stabilitetin e vendit, pasi çdo manipulim dhe përpjekje për të shfrytëzuar sistemin zgjedhor për përfitime personale krijon një pasiguri të thellë për qytetarët.

Ikja nga Përgjegjësitë: Dyfytyrësia e Kica-Xhelilit dhe Ndikimi i Saj në Kosove

Një tjetër akt që e vë në dyshim kredibilitetin e Doarsa Kica-Xhelilit është ikja e saj nga përgjegjësitë politike. Ajo, njëherë mbështetëse e LDK-së dhe më pas kritike, tani kërkon të mbetet në opozitë, duke deklaruar se kjo është e nevojshme për të mbrojtur interesat e partisë dhe për të ruajtur integritetin e saj. Megjithatë, kjo është një veprim i paqartë dhe i paqëndrueshëm që reflekton mungesën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Në vend që të kontribuonte për zhvillimin e Kosovës nga pozita e saj, ajo ka zgjedhur të qëndrojë në një pozicion të pasigurt, duke shmangur detyrimet dhe sfidat që duhen përballuar për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për vendin.

Kosova Meriton Ndryshim të Vërtetë

Kosova ka nevojë për liderë të besueshëm, të cilët nuk janë të kapur nga interesat personale dhe që janë të gatshëm të punojnë për të mirën e vendit. Doarsa Kica-Xhelili, me veprimet dhe qëndrimet e saj të paqarta dhe të dyfishta, është një pengesë për këtë ndryshim. Ajo është një politikane që nuk ofron stabilitet, transparencë dhe përgjegjësi. Me kalimin e saj nga një parti në tjetrën dhe me veprimet që krijojnë dyshime të shumta, Kica-Xhelili ka humbur çdo mundësi për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

Kosovarët meritojnë një politikë të ndershme dhe të qëndrueshme, e cila nuk është e mbushur me lojëra politike dhe manovra të pasigurt. Kica-Xhelili, si një politikanë që ka kaluar nga njëra parti në tjetrën dhe ka manipuluar me proceset zgjedhore, nuk është një udhëheqëse që mund të ndihmojë në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më të drejtë. Koha për ndryshim ka ardhur, dhe Kosova meriton politikanë të cilët janë të gatshëm të përballen me përgjegjësitë dhe sfidat e zhvillimit të vendit, duke u përkushtuar pa rezerve ndaj interesave kombëtare.

Si në Shqipëri edhe në Kosovë Dita e Verëzes-Verës, Festë e Traditës Shqiptare

0

Nga Behlul Jashari 
___

PRISHTINË, Mars 2025/ Dita e Verëzës, si Dita e Verës në Elbasan – në Shqipëri në 14 Mars, është edhe në Kosovë në të njëjtën kohë e me rite dhe emërtim të ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, të Zhurit, Vërrinit, përfshirë krahinën e Opojës  në malet e Sharrit në lartësi mbi nivelin e detit mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri të dytë të shqiptarëve.

Dita e Verezes në Opojë – Kosovë – ndizen zjarre

Në Kosovë, edhe pse ka ide,  ende nuk ka organizime institucionale për festimin e Ditës së Verëzës, por ritet e festës së lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli.

Ndërkohë, Dita e Vërëzës prej tetë vitesh është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit të Kuvendit të Kumunës.

“Si festë tradicionale është e theksuar në fshatrat e Vërrinit, Lumës dhe të Opojës. Në 14 Mars, fillon ripërtëritja e natyrës dhe si festë do ia shtonte atraktivitetin Prizrenit si qytet turistik”, u theksua me atë rast.

Dita e Verezes në Opojë – Kosovë, viti 2010

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit në  23 Shkurt 2017, kur u mor vendimi, u lexua shkrimi i vitit 1911 i personalitetit të madh të kombit shqiptar, Faik Konica “Ç’është dita e verës?”, ku theksonte se  “Është dita në të cilën stërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me Romakët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve”.

Në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, në një raportim nga Kosova në 14 Mars 2012 shkruaja për idenë se, Elbasani mund të jetë shembull edhe për Prizrenin, për organizime institucionale në festimet e Ditës së Verëzes.

Vereza në Opojë – N’Bjeshkë

“Kjo pyetje juaj është një ide e mirë për të ardhmen”, tha atëherë koordinatori për kulturën në Komunën e Prizrenit, Urim Ukimeri, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka ide apo iniciativa që në qytetin më të madh jugor të Kosovës Dita e Verëzes të shënohet edhe me ndonjë organizim institucional, si në Elbasan.

Në një foto ekskluzive arkivi të vitit 2010 shihet një fëmi në Opojë, ku në Ditën e Verëzes në dëborë me vezë të ngjyera është shkruar shkurtesa me shkronja të para të emrit në anglisht Albanian Telegraphic Agency – ATA e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, për të cilën  mëse çerek shekulli, nga pranvera 1992, raportoja nga Kosova edhe për festimet e Ditës së Verëzes.

Opoje – valle

Ndërsa, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”,  i dërguar edhe në ATSH dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Opoje – N’Bjeshkë

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”.

Në Opojën e njohur për dimrat me shumë dëborë e pranvera ca “të vonuara”, në prag të Ditës së Verëzes,  pasdite dhe në mbrëmje të rinjë, po edhe fëmijë, ngjiten bjeshëve, te krojet që nuk shterrojnë kurrë, mbledhin bimë, lule, drunj e  shkurre dëllinje, dhe ndezin zjarre.

Vereza – Zhur

Vezët e ziera e të lyera, cakërrohen me njëra-tjetrën në garën cila është më e forta, ndërsa të spërkatura me ujin e krojeve hahen në bjeshkë dhe në shtëpi për shëndet e jetëgjatësi.

Në Ditën e Verëzës zgjimi është i hershëm dhe vazhdojnë ritet e festës, pjesë e së cilës janë edhe këngët e vallet, edhe gatimet e traditës me miell misri apo gruri, por që nuk janë ballokume Elbasani, edhe pse të ngjashme janë.

Në drekën e Ditës së Verëzës në tryeza-sofra shtrohet edhe mishi i qengjit, sipas traditës së këtyre anëve me blegëtori të zhvilluar.

Dita e Verëzës festohet nëpër familje, së bashku, si dhe me vizita te fqinjët e farefisi, me besimin se sjell fat, shëndet, mbarësi, e dashuri njerëzore.

Në këtë ditë që është e verës së re, ritet, përfshirë edhe lulet e bimët që vendosen mbi portat e shtëpive, ndërlidhen edhe me zgjimin e bimësisë, gjallërimin,  kalimin nga dimri në pranverë.

Afër Prizrenit dhe në kufi me Shqipërinë, në rajonin e Vërrinit, në festime në fshatin Zhur, vezët e ziera i ngjyrosin fëmijët dhe bashkë me të rinjët dalin në zonat malore të afërta, ku mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e herëshme, luleborën.

Dita e Verës në Elbasan, Shqipëri

Nënat zhurjane bëjnë gatimin tradicional, flinë, si dhe shumë gatime të tjera të veçanta për Ditën e Verëzës, që ështe edhe dita e vizitave të shumta mes të afërmëve dhe familjarëve.

“Ani mori Verë moj e lumja Verë

Ani dita e parë o ani e Pranverës o”.

Këto janë vargje të këngëve që këndohen në këtë festë të Ditës së Verëzës në Zhur, fshatin më të  madh të Kosovës afër vendkalimit drejt Shqipërisë në Vërmicë-Morin nëpër Autostradën e Kombit.

Verëzës i këndohet edhe në 13 Mars – në mbrëmjen e pragditës së saj, derisa në çdo lagje të fshatit të rinjtë ndezin zjarre “që t’i japin sa më shumë fuqi Diellit”…

Kosova dëshmoj demokraci të konsoliduar zgjedhore

0

Nail Draga, Ulqin

Përfundimisht pas një  maratone  të numërimit sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të merkurën me 5 mars  ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve  të 9 shkurtit,  ndërsa  subjektet politike kanë afat dy ditor  për ankesa e më pas do të bëhët çërtifikimi i rezultatëve, ku hapet mundësia për formimin e qeverisë së re, ku LVV si partia e parë në zgjedhje duhet të dalë me propozime konkrete në afat optimal sepse në sajë të momenti aktual gjeopolitik duhet menjanuar animozitetet personale e partiake për të gjetur zgjidhje të pranueshme në favor të mrojtjës së sovaranitetit e integritetit të Kosovës

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka marrë  396.022 vota apo 42.27% dhe i takojnë 48 deputet, Partia Demokratike(PDK) është e dyta  me 196.353 vota(20.96%) dhe do të ketë 24 mandate, Lidhja Demokratike (LDK) ka fituar 171.249 vota (18.28%) dhe do t´i ketë 20 deputetë. Ndërsa AAK/Nisma ka fituar  66.226 vota(7.07%) dhe 8 deputetë. Nga ana tjetër Lista Serbe ka fituar 9 deputetë, ndërsa një ulëse  nga komuniteti serb  e ka fituar  partia e Nenad Rashiqit.

Cekim  se Albin Kurti ka fituar 337 mijë vota duke qenë individi me i votuar deri më tash në Kosovë.

KQZ-së ka bërë të ditur se dalja në votime ka qenë 40.59 për qind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj. Nëse përjashtojmë   problemin me Webfaqen e KQZ, qytetarët dëshmuan pjekuri politike, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me proces zgjedhor  si në vendet demokratike.

Zgjedhjet  model për regjionin

Në zgjedhjet e 9 shkurtit është përshtypje e përgjithshme se qytetarët e Kosovës dëshmuan vlera demokratike, sepse zgjedhjet përfunduan pa incidente. Ndonëse shteti më i ri i pavarur në regjion,  zgjedhjet në Kosovë mund të shërbejnë lirisht si model për disa vende të regjionit, sepse qytetarët dëshmuan pjekuri politike në ndërtimin e kapacitetëve shtetërore të Kosovës. Madje edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura mund të shërbejë si model për vendet e regjionit të cilët kanë mbetur peng të modeleve të vjetar të cilët për kohën janë të demodura, sepse qytetarët duan të votojnë për kandidatin me të preferuar e jo për ate të cilin iu servon partia.

Nuk ka dilemë se  kemi të bëjmë me  një demokraci zgjedhore përkatësisht kalimin nga  revolucionit zgjedhor në evolucion qeverisës, duke dëshmuar se Kosova ka kapacitet demokratik për qeverisje moderne sipas standardëve evropiane.

LVV  e para por me rënie të mbeshtetjës

Ndonëse kishim një fushatë e cila dallohej nga të mëparshmët në çdo aspekt, ku sulmohej me të gjitha mjetet pushteti, përkatësisht LVV, nga ana e opozitës e mediave, megjithate LVV dual subjekti më i votuar me 42.27% që është rreth 8% më pak se në vitin 2021. Një nder shkaqet e rënies së mbeshtetjës së LVV qendron në faktin se një numër i konsideruar i votuesve të cilët në vitin 2021 kanë mbeshtetur presidentën Vjosa Osmani, duke ia shkëputur një numër të konsideruar votuesish LDK tash i janë kthyer LDK, apo gjetiu,  që përafërsisht paraqet shifrën prej 8%. Po ashtu nga LVV janë shkëputur dy deputetë të cilët kanë pasur mbeshtetësit e tyre, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se në një situatë e tillë  LVV  ia ka  arritur  për të ruajtur trupin e vet votues.

Nga ana tjetër  nga opozita(PDK,LDK), ndonëse kanë pasur rritje në krahasim me vitin 2021, por nuk iu kanë dalur llogaritë, sepse elektorati votues ka vlerësuar angazhimin e tyre opozitar, e  sidomos  kohën e tyre kur ishin në pushtet, ku janë përfshi në afera të ndryshme jo vetëm korruptive.

Cekim se diaspora kësaj here, përveç se ka ardhur në Kosovë për të votuar, ata kësaj here kanë votuar edhe në përfaqësitë diplomatike(ambasada e konsulata) rreth 15.000 vota si dhe me postë(64.000), çështje e cila është interpretuar sipas qasjeve të ndryshme nga  individë dhe subjektët politike.

Të gjithë kundër LVV

Duke analizuar situatën para dhe gjatë fushatës zgjedhore, në skenën politike të Kosovës, LVV është përballuar me kundërshtarë të ndryshëm, si brenda nga opozita, mdeiat, rrjetët sociale, Serbia, faktori ndërkombëtar etj.,por megjithate LVV e Kurtit, ngadhnjëu, duke  dalë parti e parë, me defercë të madhe ndaj kundërshtarëve politikë. Ishin qytetarët qe me vërdiktin e tyre dëshmuan duke votuar sipas preferencave të tyre, duke i dhënë mbeshtetje me të madhe LVV.

Të tejkalohën animozitetet personale

Numrat e publikuara për subjektët politike dëshmojnë se asnjë subjekt apo koalicion politik nuk ka fituar shumicën sikurse në vitin 2021, kur LVV fitoj 50.02%, andaj  pas çërtifikimit të rezultatëve  formimi i qeverisë  së re duhet të realizohet në një afat optimal, përmes   formimit te një koalicioni.

Ndërsa se si do të jetë forma e tij , fillimisht i takon LVV si partia e parë në zgjedhje të dalë me propozimin konkret në lidhje me këtë çështje. Varësisht prej rrethanave aktuale shoqërore e politike, në regjion e më gjerë, aktorët politik, duhet të tejkalonjë animozitetet personale e partiake, për të gjetur zgjidhje të pranueshme në favor të mbrojtjës së sovranitetit e integritetit të Kosovës. Çdo shmangie nga një qasje e tillë do të ishte disfatë e përgjithshme, sepse momenti  gjeopolitik nuk pranon akrobacione politike të cilët mund të jenë më pasoja për Kosovën si tani dhe në të ardhmën.

(Mars 2025)