Kreu Blog Faqe 632

Vështrim për librin e Qerim Litës rreth dëshmive të terrorit komunist kundër shqiptarëve

Nail Draga, Ulqin

Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023

Trajtimi i raportëve shoqërore në vendet e ish kampit socialist është bërë objekt hulumtimi nga studiues të profileve të ndryshme profesionale, ku në këtë aspekt  përjashtim  nuk bën as ish shteti jugosllav, ku shqiptarët ishin me “status të veçantë” sepse vazhdimisht janë trajtuar si element antishtetëror, duke u cilësuar me epitete të ndryshme. Për ne  rëndësi të veçantë ka periudha 1981-1991, sepse në praktikë  ishin disa  platforma  shtetërore antishqiptare me pasoja të mëdha për shqiptarët  në atë kohë e deri në ditët tona

Vetëm pas dështimit të ideologjisë komuniste e rendit shoqëror socialist në hapësirën etnogjeografike shqiptare autorë të ndryshëm opinionit i janë paraqitur me artikuj, studime e botime të veçanta ku si objekt i hulumtimit kanë pozitën dhe statusin e shqiptarëve në ish shtetin jugosllav, duke dëshmuar sfidat e mbijetesës së shqiptarëve.

Nëse analizohen të dhënat nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e më pas deri me shkatërrimin e shtetit jugosllav(1991), del qartë se kemi pasur periudha të ndryshme të cilat dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë. Në lidhje me këtë çështje trajtim të veçantë meriton dekada e fundit (1981-1991) e shtetit jugosllav  sepse politika shtetërore ishte  me orientim antishqiptarë, që u dëshmu me eliminimin e autonomisë së Kosovës në vitin 1989. Pothuaj në mënyrë identike kanë vepruar edhe pushteti në Maqedoni e Mal të Zi, sepse shqiptarët trajtoheshin si element antishtetëror, andaj nuk janë zgjedhur mjete për të luftuar identitetin e tyre kombëtar.

Në lidhje me këtë çështje kohë më parë opinionit i është paraqitur  Qerim Lita me librin  “TERRORI KOMUNIST(1981-1991)”, botuar nga Konica, Shkup, 2023, duke ofruar të dhëna të dokumentuara arkivore, të cilat dëshmojnë raportet shoqërore diskriminuese e hegjemoniste kundër shqiptarëve.

Përmbledhje e punimeve studimore

Në parathënie autori njofton se libri “Terrori komunsit(1981-1991)” është përmbledhje e punimeve studimore kushtuar problemit të Kosovës në përgjithësi, e ati shqiptar nën pushtimin jugosllav në veçanti, në harkun kohor 1981-1991. Kemi të bëjmë me periudhën kohore e cila ka të bëjë me vitin 1981  kur në mars-prill të këtij viti në Kosovë shpërthyen  demonstratat studentore, me kërkesën “Kosova Republikë”, të cilat janë marrë si shkas nga ana e udhëheqjes së atëhershme jugosllave, që të vendosen masat e jashtëzakonshme.

Nga një situatë e tillë me 2-3 prill 1981 në Kosovë u stacionuan  njësi të shumta speciale policore, nga të gjitha republikat  e atëhershme dhe KSA e Vojvodinës, si dhe njësitë e armatës jugosllave, të cilat zbatuan terror  të paparë kundër demonstruesve shqiptarë, shumica dërmuese  e të cilëve ishin studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

Burgosje dhe vrasje te shqiptarëve

Burimet e proveniencës policore e gjyqësore jugosllave, bëjnë me dije se brenda harkut kohor, mars 1981-dhjetor 1982, nga ana e organëve gjyqësore të Kosovës, ishin dënuar me burg gjthsej 2200 shqiptarë, prej tyre 1600 për vepër kundërvajtje, ndërsa 600 të tjerë për vepër penale. Ndërsa në vitet vijuese kanë vazhduar burgosjet e denimet e mijëra shqiptarëve, vetëm se kanë kërkuar barazi ekonomike e politike me republikat tjera ku moto kryesore ishte kërkesa “Kosova Republikë”!

Por, dhuna dhe terrori komunist jugosllavë  nga viti 1981 u shtri edhe në radhët e armatës jugosllave, ku sipas të dhënave brenda harkut kohor 1981-1993, janë vra në mënyrë mizore gjithsej 154 ushtarë shqiptarë, prej tyre 65 deri në vitin 1990 dhe 59 nga viti 1991-1993, kur përfundimisht u shpërbe federata jugosllave.

Fushata antishqiptare edhe jashtë Kosovës

Lufta e ashpër kundër shqiptarëve nga pushteti jugosllav në Kosovë në vitin 1981, u përhap edhe në viset shqiptare në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Një veprim i tillë nuk ishte rastesi, sepse në këto mjedise testohej opinioni se si duhej vepruar tutje në Kosovë me masa represive nga ana e pushtetit. Dhe një veprim i tillë  bëhëj në emër të “vëllazërim-bashkimit”, “ bashkëjetesës në Kosovë” si dhe luftimit të “nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar”, organet e sigurimit, qofshin ato  federative, republikane e krahinore, ndërmoren një sërë masash represive kundër shqiptarëve.

Politikë raciste kundër shqiptarëve

Në kuadër të kësaj lufte, në Maqedoni, u arrestuan dhe u përjashtuan nga puna shumë mësimdhënës, studentë dhe intelektualë shqiptarë. Përveç kësaj në këtë republikë, u ndërmoren edhe një sërë masash tjera represive qe më të drejtë ishin  raciste si: ndryshimi i toponimeve të vendbanimeve; ndalimi me ligj i emrave burimor shqiptar, rrenimi i mureve të oborreve dhe i lagjëve të tëra shqiptare, dërgimi i vajzave shqiptare në stërvitje ushtarake, ndryshimi i planprogrameve mësimore të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe; diferencimi ideopolitik i mësimdhënësve shqiptarë; tërheqja nga përdorimi i disa teksteve mësimore shkollore; heqja e gjuhës shqipe në vulën e Shkollën Fillore”Liria” në Shkup; heqja nga përdorimi i numrit të madh të librave të autorëve shqiptarë, heqja e këngëve shqipe nga Radio Shkupi; mbyllja thuajse  e të gjitha shoqërive kulturore artistike dhe sportive shqiptare etj.

Fushata antishqiptare edhe në Mal të Zi

Në mënyrë identike është vepruar edhe në viset shqiptare në Mal të Zi, sepse edhe këtu u larguan nga procesi mësimor disa mësidhënës, ndërsa disa të tjerë  me masën parapërjashtim. U larguan nga përdorimi tekstet shkollore të botuara në Prishtinë për shkollën fillore dhe të mesme; u ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar. Po ashtu individë të ndryshëm janë marrë në biseda informative në polici; janë burgosur disa individë  në sajë të montimeve të procese politike, ku pushteti deklarohej se është duke luftuar gjoja “nacionalizmin shqiptar”, që  dëshmohet nga shtypi i kohës

Një veprim i tillë i pushtetit nuk ishte rastësi por pjesë e platformave të ndryshme partiake e  qeveritare, që u dëshmu me konceptin shovinist kundër shqiptarëve deri në vitin 1990 kur përfundoi në praktikë ideologjia komuniste, e me te edhe ish shteti jugosllav.

Përfundim

Libri është i mirëseardhur për të gjithë ata qe dëshirojnë te njoftohen me terrorin komunist kundër  shqiptarëve në ish Jugosllavi, në dekaden e fundit të egzistimit të ideologjisë komuniste e cila epoken e saj e përmbylli në mënyrë të turpshme me shkatërrimin e shtetit me emrin Jugosllavi.

Përveç atyre që e kanë përjetuar këtë periudhë kohore  lexuesi i thjeshtë e ka të vështirë  të kuptoj demagogjinë e pushtetit komunist të kohës të cilët në emër të ideologjisë  dhe të parullës së “vëllazërim-bashkimit” kinse në mbrojtje të shtetit jugosllav  në praktikë ishte platforma shtetërore duke iu mohuar shqiptarëve  në Maqedoni  të drejtat elementare kombëtare nga del se  në praktikë ishte politika raciste kundër shqiptarëve me pasoja në atë kohë e deri në ditët tona, ku të dhënat e ofruara në këtë botim e dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë.

(Shkurt  2025)

Lideri i Hamasit shpreh keqardhjen për sulmin e 7 tetorit

0

Palestinezët ulen pranë një zjarri përpara ndërtesave të shkatërruara në Jabalia në Rripin e Gazës më 17 shkurt.
Palestinezët ulen pranë një zjarri përpara ndërtesave të shkatërruara në Jabalia në Rripin e Gazës më 17 shkurt. Foto: Mahmoud Issa / Reuters / NTB

Izraeli dhe Hamasi në luftë

Sikur të dinte për pasojat që do të kishte për Gazën, nuk do të kishte mbështetur sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, thotë një nga liderët e lëvizjes.

NTB-TT
Publikuar: 25.02.2025 09:06

Versioni i shkurtër

Udhëheqësi i Hamasit Abu Marzouk thotë se nuk do ta kishte mbështetur sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, nëse do të diheshin pasojat.
Sulmet hakmarrëse të Izraelit kanë vrarë rreth 50,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, dhe kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Rripit të Gazës.
Hamasi hapet për negociata mbi armët, por hedh poshtë pjesë të intervistës me Marzouk si të pasakta.

Përmbledhja është krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale (AI) dhe cilësinë e siguruar nga gazetarët e Aftenposten.

“Nëse pritej të ndodhte ajo që ndodhi, 7 tetori nuk do të kishte ndodhur, nëse më pyesni mua,” i tha New York Times Abu Marzouk, kreu i ministrisë së jashtme të lëvizjes Hamas me bazë në Katar.

Rreth 1200 njerëz u vranë dhe rreth 250 u morën peng në sulmin e udhëhequr nga Hamasi në Izrael.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës kanë vrarë afro 50,000 palestinezë, kanë plagosur më shumë se dy herë më shumë dhe kanë zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.

Abu Marzouk është kreu i Ministrisë së Jashtme të lëvizjes Hamas me bazë në Katar.
Abu Marzouk është kreu i Ministrisë së Jashtme të lëvizjes Hamas me bazë në Katar. Foto: Hussein Malla / AP / NTB
OKB-ja vlerësoi vjeshtën e kaluar se dy të tretat e ndërtesave në Rripin e Gazës janë shkatërruar. Popullsia prej 2.2 milionë banorësh nuk ka asnjë mënyrë për të ikur askund, dhe praktikisht është e kufizuar në një sipërfaqe prej 365 kilometrash katrorë.

Në intervistë, Marzouk shprehet gjithashtu se ka një vullnet brenda Hamasit për të negociuar për armët që ata kanë në Gaza – diçka për të cilën Izraeli ka bërë presion, por liderët e tjerë të Hamasit e kanë refuzuar. Izraeli dëshiron që kapaciteti ushtarak i Hamasit të eliminohet.

Megjithatë, Hamasi ka lëshuar një deklaratë pasi New York Times publikoi intervistën me Marzouk, duke thënë se citimet që i atribuohen atij janë të pasakta dhe të nxjerra jashtë kontekstit.

Aftenposten

Hamas-topp uttrykker anger over 7. oktober-angrepet

Për gazetarinë e munguar kritike dhe për antikombëtarët e FYROM-it, atje ku pothuajse gjysma e shqiptarëve deklarohen “turq” e gjysma tjetër “mysliman”!

0
Nga: Aurel Desarioti
___
Është fakt që vetë shqiptarët indiferentë dhe mediat amatore-armiqësore-antikombëtare të mbushura me “analistë” shakaxhinj gjysmë-analfabetë, që kthejnë shpinën atje ku fryn era, dhe nuk shkruajnë të vërtetën për ligësitë e “politikanëve” shqipfolës, janë shkaku i errësirës informative në trojet tona, dhe automatikisht rreziku më i madh për shpërbërjen e Shqipërisë, Kosovës,  (…) dhe zhdukjen e Kombit shqiptar i cili nuk reagon. Gazetarët  (mediumet e mirëfillta  profesionale na mungojnë) nuk e mashtrojnë popullin me gënjeshtra apo gjysmë të vërteta, i thonë gjërat ashtu siç janë. Mjerisht kemi shumë pak të tillë.

Ilustrim: “Politikanët” shqipfolës servil mercenarë antikombëtar të FYROM-it, atje ku pothuajse gjysma e shqiptarëve deklarohen “turq” e gjysma tjetër “mysliman”. Prandaj edhe “maqedonët” e rremë nuk i shtypin, zgërdhihen nga shqiptarët budallenj, nuk i njohin si komb shtet-formues, nuk i quajnë komb por 20% (njëzet-përqindëshi). Turp. Mashtruesi më i madh atje është “gjenerali” me 3 yje Ali Ahmetovski, por jo vetëm. Bujar Osmanliu që (këshillon, kërkon dhe planifikon shpërbërjen e Kosovës në favor të Serbisë) kishte me u hidhëruar nëse nuk e përmendi këshillimin e tij të pistë, shikoni më poshtë shkrimin tim në portalin (gazetën kombëtare):  

https://www.drini.us/nese-gjergj-kastrioti-ka-thene-se-lirine-nuk-ua-solla-une-ate-e-gjeta-mes-jush-atehere-bujar-osmanit-duhet-ti-thuhet-se-lirine-tone-nuk-mund-tia-japesh-serbise/

  • Autori është specialist i psikologjisë ushtarake.

Shkencëtarët kapin aktivitetin e trurit në fund të jetës që mund të provojë se njerëzit kanë shpirt

0

Përktheu: Pirro Prifti, Tiranë

LEXO MË SHUMË: Regjistrimi i trurit të njeriut që po vdes zbulon se çfarë ndodh pas vdekjes

Nga STACY LIBERATORE PËR DAILYMAIL.COM

Një shpërthim misterioz i energjisë që ndodh në tru ndërsa vdesim mund të jetë largimi i shpirtit nga trupi, sipas një eksperti.

Dr Stuart Hameroff, anesteziolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, kohët e fundit diskutoi një studim që kapte aktivitetin e trurit të pacientëve klinikisht të vdekur.

Ai shpjegoi se si studiuesit vendosën sensorë të vegjël në trurin e shtatë pacientëve me sëmundje kronike disa minuta përpara se të hiqeshin nga mbështetja e jetës, duke i lejuar ata të kapnin aktivitetin pasi presioni i gjakut dhe zemra e secilit pacient bien në zero.

Dr Hameroff i tha prezantuesit Jay Anderson të kanalit YouTube Project Unity se shkencëtarët “panë që gjithçka u largua dhe morën [këtë shpërthim] aktiviteti”.

“Kjo mund të jetë përvoja afër vdekjes ose mund të jetë largimi i shpirtit nga trupi”, tha ai.

Dr Hameroff beson se vetëdija ndodh në një nivel më të thellë kuantik, duke argumentuar se ajo vjen nga proceset kuantike brenda mikrotubulave (strukturat e vogla në qelizat e trurit) dhe jo vetëm nga sinjalet elektrike në shkallë të gjerë midis neuroneve.

Kjo mund të shpjegojë pse njerëzit ende kanë vetëdije në gjendjet e trurit me energji të ulët, si anestezi, gjumi i thellë apo edhe përvoja afër vdekjes, tha ai.

Studiuesit e studimit thanë se shpjegimi më i mundshëm do të ishte se shpërthimet u lëshuan kur trurit i mungonte oksigjeni. Dr Hameroff diskutoi teorinë në serinë e dokumentarëve Through the Wormhole të The Science Channel, duke thënë: ‘Le të themi se zemra ndalon së rrahuri, gjaku ndalon të rrjedhë; mikrotubulat humbasin gjendjen e tyre kuantike.

“Informacioni kuantik brenda mikrotubulave nuk shkatërrohet, nuk mund të shkatërrohet, dhe thjesht shpërndahet dhe shpërndahet në univers në përgjithësi.

“Nëse pacienti ringjallet ose ringjallet, ky informacion kuantik mund të kthehet në mikrotubulat dhe pacienti thotë “Kam pasur një përvojë afër vdekjes”.

“Nëse ato nuk ringjallen dhe pacienti vdes, është e mundur që ky informacion kuantik mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta për një kohë të pacaktuar, si shpirt.”

Megjithatë, shumica e shkencëtarëve beson se vetëdija është një produkt i ndërveprimeve komplekse brenda trurit, që lindin nga rrjetet nervore të ndërlikuara që përpunojnë informacionin dhe krijojnë një përvojë të unifikuar subjektive.

Studimi të cilit ai po i referohej, i kryer në vitin 2009 nga shkencëtarët e Universitetit George Washington, synoi të shihte nivelin e vetëdijes në fund të jetës te pacientët me sëmundje kritike.

“Ne raportojmë një seri rastesh prej shtatë pacientësh që ishin neurologjikisht të paprekur përpara vendimit për të tërhequr kujdesin për shkak të sëmundjes kritike të gjerë sistemike”, thuhet në studim.

Pacientët përfshinin dy meshkuj dhe pesë femra, të moshave nga 34 deri në 74 vjeç.

Ekipi kreu një elektroencefalogram (EEG) për secilin prej pacientëve, ndërsa ata do të hiqeshin nga mbështetja e jetës.

Dr Stuart Hameroff, anesteziolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, së fundmi diskutoi studimin, duke thënë se shpërthimi i aktivitetit mund të ketë qenë largimi i shpirtit nga trupi.

Dr Stuart Hameroff, anesteziolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, së fundmi diskutoi studimin, duke thënë se shpërthimi i aktivitetit mund të ketë qenë largimi i shpirtit nga trupi.

A mendoni se ne kemi shpirt?

Pasi EEG-ja e pacientëve u bë izoelektrike, ose e sheshtë, pacienti u shpall i vdekur dhe pajisja u hoq.

Të dhënat e papërpunuara kapën momentin e vdekjes, i cili më pas u pasua nga një rritje energjie që zgjati nga një deri në 20 minuta.

Dr Hameroff tha për The Project Unity se pasi zemra e një pacienti pushoi së rrahuri, truri i tyre tregoi një shpërthim të papritur të aktivitetit me frekuencë të lartë të quajtur sinkroni gama që zgjati 30 deri në 90 sekonda ‘dhe më pas iku.

Gamma sinkronia është një lloj modeli i valëve të trurit i lidhur me mendimin, ndërgjegjësimin dhe perceptimin e ndërgjegjshëm – lloji i aktivitetit që ndodh kur jeni duke menduar ose përpunuar informacion.

Kjo do të thotë se edhe pasi zemra ishte ndalur, truri tregoi shkurtimisht shenja që mund të lidhen me vetëdijen ose vetëdijen.

“[Shkencëtarët] ngrenë mundësinë që aktiviteti i matur i trurit pas vdekjes kardiake mund të lidhet me [përvojat afër vdekjes/ përvojat jashtë trupit],” tha ai.

“Sigurisht, pacientët vdiqën, kështu që ne nuk kemi asnjë konfirmim që ka pasur përvoja të tilla.”

Shkova direkt në ferr pasi u përpoqa të merrja jetën time… ja si e di se Zoti është i vërtetë

imazhi i artikullit

Studiuesit propozuan dy shpjegime të mundshme për atë që panë në të dhënat EEG. E para ishte ndërhyrja elektrike që mund të kishte prekur sensorët.

Megjithatë, meqenëse aktiviteti u vëzhgua në dy pajisje monitorimi që përdornin metoda të ndryshme për të transkriptuar aktivitetin e trurit, ndërhyrja dukej e pamundur.

Teoria tjetër ishte se shpërthimi i aktivitetit ishte në fakt kur trurit i mbaroi oksigjeni.

“Ndërsa truri arrin një nivel kritik të hipoksisë, [një sinjal elektrik që udhëton poshtë një neuroni] humbet nga një numër i madh neuronesh dhe kjo humbje e potencialit elektrik shkakton një kaskadë të aktivitetit elektrik,” thanë ata në studim.

Studiuesit spekuluan se kjo është arsyeja pse pacientët që pësojnë arrest kardiak dhe ringjallen me sukses, ata mund të kujtojnë imazhet dhe kujtimet e shkaktuara nga kjo kaskadë.

“Ne e ofrojmë këtë si një shpjegim të mundshëm për qartësinë në të cilën shumë pacientë kanë “përvoja jashtë trupit” kur ringjallen me sukses nga një ngjarje afër vdekjes,” thanë ata.

Ekipi përfundoi: ‘Në praktikën tonë të kujdesit kritik, ne kalojmë një kohë të konsiderueshme me familjet e pikëlluara. Në këto ndërveprime, ne kemi gjetur se ideja se ‘diçka’ ndodh në momentin e vdekjes është ngushëlluese për familjet.’

Perktheu Prof. Pirro Prifti

priftipirro2017@gmail.com

 

Si nuk e bëmë qeverinë deri tash…?!

0
Sa e sa prita dhe durova, tutje nuk mund pres e as duroj, Qeverinë do duhej ta bëjm, dhe pa e formatizuar si të plotë, mbetet të nenkuptohëm më kaq sa, diqka më shumë e më hapur, kësajë radhe, pikërisht sot po e thëmë
Sa isha në Kosovë, kuptova veshterësit më të cilat nuk është bash leht Qeverinë ta bëjm, por ama, ajo do duhët të ndodh, në të kundertën, askush askujt nuk kemi qka ti thojm, pushteti i ëmbël po na pengon, sa nga ata të cilët vrapojn nga kulaqi pushtetit më mar, po aq nga këta të cilët nga kulaqi pushtetitë, per shtet do duhët më dhënë.
Pjesësërisht e kam thënë dhe aty qendroj, pa njërën nga partitë e mëdha opozitare, Qeveri koti bëjm, pergjegjësia e deshtimit për ta bërë, i mbetet atyre të cilët nga pushteti do duhët më dhënë, dhe pergjegjësi e atyre të cilët nga opozitar, duan teper pushtet më marë. Modaliteti i bërjës kualicion më LDK, dallon dukshëm nga modalitetit më PDK, por, të dyja modalitetët të mundëshme janë, diqka tjetër pse projekti sikur askujt nga të pa anshmit nuk po ju intereson, pa llogaritur në deshprimin se një ditë kur bëhët boll, dikush nga jasht pa ne vendorëve do të ju imponoj.
Më mirë, dhe më i shendetshëm prodhim projekti vendor se sa kur nga jashtja na imponojn…
Krejt në detale modalitet-projektin nuk po mund ta thëm, pa dallim pse kujdestarët e tyre rreth e rrotull i kam, po,po janë në perpjekje se a mos munden diqka më mar e atyre të ju raportojn, por, pervojat e hidhura disa herë më kanë mësuar, po, po e kam perjetuar se si, politika më politikanë të diktuar, dinë materjën më ta pervetsuar, e sipas interesave ato i kalkululojn, dhe kur binden se diqka të tillë duhët më ndodh, vet veprojn e ty të gjuajn në germadhë.
Kështu mjerisht pa idealist po na lëjn, jo pak idealist të gjorë rrush të tharë i kanë lënë, as per raki nuk bëjn, hirrë i kanë lënë, aty këtu vetëm afer syreta i mbajn…
LDK, ka kuader më të preferuar për kualicion, por funksionalizimin e shtetit paksa më vështirë e bënë, per dallim nga PDK, e cila kuadrin e ka më të dobët, por më me ndikim për ta goditur krimin si në lendinë, por, PDK do duhët besnik marveshjës ti rrin, e pa marveshje më shkrim, krimi prap i qetë rrin…
Pikërisht këtu, këto dy parti për kualicion, në dhënje marrje të pushtetit, ato dallojn, projekt ky, të cilin as drejtperdrejtë e as nga distanca nuk po mund ta thëm, pervojë tepër të hidhura kam. Frika nga politikat e deritashme arsyenë e kanë, diqka tjetër a don dikush të kupton apo, më të vjetrën kopje dojn të vazhdojn.
Qeverinë, vetëm sa për numra LVV mund ta bënë, por pas një viti vendin në zgjedhje të parakohshme e qojn, e kjo vendit nuk i konvenon, madje fitimtari në këto zgjedhje shumë këq, më vonë e pëson, nuk është situata ashtu siq në të kaluarën ka kënë, tani gati se dalin të barabart, ngase më pushtet të gjithë kanë kënë, ndryshimi i ri prap vazhdon, populli do din kënd votoj dhe kënd duhët ta ndeshkoj per premtimet të cilat politika nuk po i mban.
Blerja e aty këtu të ndonjë deputeti më këto pazare politike, vertet në dukje sikur fiton, dhe Qeverinë mund ta bëjnë, por, në finale humbës vet fituesi ka më kënë. Edhe elektorati më i ultë në vetëdije politike, këto lojëra ka filluar e po i kupton.
Shumë lexuam, e më shumë dëgjuam për lëvizjët e Nismës S. Demokrate të Fatmir Limajt, Fatmirin të cilin për dallim nga tjerët, nuk ka nevojë ta blejn, cilëndo Ministri atij nese ja lëjn, siq ka deshmuar në PDK, e më vonë më Kupën, Fatmiri din ta nxjerr leverdinë e vet pa i dhënë, dje partisë, tani Qeverisë asnjë metelik, ai bën per vetën e vet, dhe nuk ka kush neser qka ti thot, derisa shtetin, si shtet ligjor nuk mund ta bëjm, a e dijm mirë se çfarë fare në politikë po lëjm, e ajo farë prap do vazhdon e lulëzon.
Më në fund, sa i perket z. Limaj, vet Kryeministri në detyrë gjatë fushatës ka thënë :
AAK ka mar veturë RENTECAR, dhe pas zgjedhjeve, të lodhur, aty ku e ka marë veturën do ta dorëzon. Po e parafrazoj në pa mundësi nga arkivi tani ta citoj, andaj si parafrazim, thonjëzimin e citatit nuk po e bëjë ngase, në vend se citim, fjalën e tij në fushatë e sjella si parafrazim.
Më shumë se kaq nuk do doja më thënë, unë po dua ta shoh se kush, faktikisht shtetin, parase partinë dhe pushtetin e tyre don ta bënë, dua ti shoh ashtu siq i kam parë, se si shumë shokë na i kanë marë, neper partitë politike shkokordhuar i kanë, dhe kurr më ndikim në vendim marrje nuk i kanë lënë, afer duan ti kënë, por, loza e vjetër politike ti dikton, rezistencën gati na e kanë zhbërë, ama e di, se në këtë legjislaturë krejt e kunderta ka më ndodh, pa dallim cilët në pushtet janë.
Bërja e shtetit më Qeveri, për mua aktualisht është primarr, edhe pse kam probleme tjera shumë të rënda pa i permedur ato, sa që, dikush tjeter nuk do mundke ti perballon, mos sot, neser ato probleme besoj në publike do ti kuptojm. Në këtë mentalitet të krijuar, më dukët sikur dikë po e dëgjoj të thot :
Ky paska probleme më gruan e vet, por jo, jo, më gruan e kam më mirë se askush në botë, kam probleme tjera të cilat nuk thuhën sot.
Siq e kam thënë disa herë, më zhanrin i shkrimit si në poezi, pozitivisht infektuar jam, kështu më dukët sikur gjatë shkrimit po pushoj, kam shokë e shoqe të poezisë të cilët fajtor per infektimin tim pozitiv janë.
Luzern 24.02.2025

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

0
E kam prej burimesh që nuk mundem me i zbulu tani, por mundem me garantu se janë kredibile. Një ekip i rrethit të ngushtë të udhëheqësisë së Ukrainës, bashkë me Zelenskin në krye, para disa ditësh, kanë ardhë në Kosovë në mënyrë sekrete. Ata tue e dijtë se Kosova kishte pasë një përvojë të ngjashme me periudhën e luftës dhe të pasluftës, kanë ardhë me u konsultu me politikanë e menaxherë të Kosovës së pasluftës për me marrë ide dhe udhëzime se si duhet me vepru në muejt dhe vitet e menjëhershme të mbasluftës.
Mbasi qenkan rahatu në hotelin «Diamond» të Prishtinës, të kamufluem si agjentë tregtarë, ekipi i Zelenskit asht taku me një ekip specialistësh të Kosovës që kishte kry të gjitha punët e nevojshme të shtetndërtimit.
E para gja që sipas specialistëve të Kosovës duhej me ba Zelenski, ishte demobilizimi i ushtrisë së Ukrainës dhe shndërrimi i tyne në njësi super të përgatituna zjarrfikëse. Kjo duhej me u ba për mos me ba investime të panevojshme në armatimin dhe mbajtjen e një ushtrie të shtrenjtë, e cila pas paqes me Rusinë nuk do t’u duhej ma.
Mirë, kishte pyetë Zelenski, e çfarë ndodh me ish-luftëtarët? Specialistët e Kosovës iu kishin kthy menjëherë një përgjegje me spec, tue thanë se ish-luftëtarët do të ktheheshin aty ku kishin qenë para lufte, por një rreth i ngushtë i komandantëve, natyrisht, do të hynte në skenën politike. Ata ish-luftëtarë që ishin ma të rij, do të baheshin zjarrfikës të shkëlqyeshëm. Po kujt i duhen me miliona zjarrfikës, kishte pyetë komandanti forcavave të kambësorisë ukrainase. Konsulentët e kujdesshëm të Kosovës i kishin thanë se një pjesë e tyne do të shndërroheshin në veteranë, bashkë me pesëfishin e veteranëve të rrejshëm që do të shërbenin shum mirë në zgjedhjet e ardhshme, sepse do të ishin disa miliona dhe do të garantonin fitore në zgjedhje për disa mandate.
Zelenski kishte mbetë pa gojë nga këto ide gjeniale.
Ministri tjetër, i ekonomisë ukrainase, kishte pyetë se çka duhej me ba në fushën e ekonomisë. Specialistë e Kosovës, tue qeshë, kishin thanë se kjo asht pjesa ma e lehtë: qysh tash Zelenski me shokë nga rrethi i tij i ngushtë duhej me nisë me ble sa ma shum hektarë tokë me çmime sa ma të ulëta, e mbasi të mbaronte lufta, t’ia shitnin prap shtetit të Ukrainës me një çmim pesëdhjetëfish ma të naltë. Shokë të tjerë duhej me nisë me planin e privatizimit të fabrikave të Ukrainës me çmime sa ma të ulëta. Pse, kishte pyetë i habitun ministri ukrainas. Sepse, ia kishte kthy specialisti shqiptar i Kosovës, tue shti në gojë një spec djegës kishte vazhdu, masandej shokët tuej hyjnë e i blejnë me ato çmime sa ma të ulëta, pa leju askend m’iu afru këtyne pronave dhe fabrikave.
Ukrainasit kishin mbetë të mahnitun nga këto ide kaq gjeniale.
Nuk mbaron me kaq, kishin thanë specialistët shqiptarë, duheni m’ia vu synin asfaltit… Asfaltit!? Ishin shtangë ukrainasit. Po, pra, ia kishin kthy shqipot: duheni me shtru asfalt me çmime trefish ma të nalta, sepse aty bahen investimet ma të mëdha. Pse, a po doni me ba çmime trefish për napolitanka a, kishin qeshë specialistët e Kosovës. Edhe ato autostrada findak të reja duhej me u planifiku me kalu nëpër katundet e disa udhëheqësve tuej të luftës, e sidomos nëpër tokat që ata tashma i kanë ble, për me mujtë me i shitë sa ma shtrenjtë.
Ekipi ukrainas kishte mbetë pa gojë nga këto ide gjeniale.
A keni ju ndonjë gazetar? Pyeti specialisti që tashma e kishte përbi specin. Ministri ukrainas i informacionit tha se po, kishte shum gazetarë, por një pjesë e madhe e tyne ishin vra tue luftu. Ata paskan shku si qeni në rrush, ia ktheu specialisti i Kosovës dhe vazhdoi, mos u merr me ta. Po pyes për ndonjë që ka mbetë gjallë, fjala vjen, ndonjë që asht taku me shefin e shërbimit sekret rus, kish me qenë ma i miri për punët e pasluftës.
E kemi, tha ministri ukrainas i informacionit, qysh s’e kemi. E, ia ktheu konsulenti specialist i Kosovës, atë duheni me ba pronar të mediave ukrainase tash, sepse kjo asht mënyra ma e mirë për me rujtë marrëdhanie të mira dhe paqen e sigurtë me Rusinë. Masandej ky ish-gazetar, i kthyem në mbret e pronar mediash, do të kërkojë që krimet e Rusisë të harroheshin dhe të niste një epokë e re mes Ukrainës e Rusisë.
Ministri ukrainas i informacionit kishte mbetë i ngrimë prej këtyne ideve gjeniale.
Masandej, konsulentët specialistë të Kosovës kritikuen rreptë kundërshtimin e Zelenskit që ia bani ofertës së Trumpit. Ata ia sqaruen se ata vetë nuk kishin mohu as edhe propozime emisarësh, bile edhe kur ata talleshin në tavolina rreth emnimit të liqeneve, na i kemi marrë fort seriozisht, ndërsa Zelenski nuk kishte pranu as propozimin e presidentit amerikan. Ky asht guxim prej budalle, i kishin thanë ata. Natyrisht, ata e këshilluen Zelenskin që në mediat europiane të deklarojë se ka qëndru larg fronteve të luftës, fjala vjen, se ka qenë në ndonjë skenë teatrore tue performu skeqet e tij humoristike, si komedian, ngaqë kështu do të kishte mundësi me i shpëtu prej ndonjë procesi gjyqësor.
Kjo e kishte habitë Zelenskin pa masë si ide gjeniale.
Të gjitha këto e çoroditën dhe e shtangën Zelenskin dhe ekipin e tij. Nuk u kuptu a u shtangën prej së mire, apo prej së keqeje. Por një gja dihet: të nesërmen në mëngjes në dhomat e hotelit «Diamond» të Prishtinës u gjetën vetëm çorapet e shqyeme e të palame të ekipit të Zelenskit dhe një pusullë ku Zelenski kishte shkru:
“Unë kam kujtu se jam koxha njëfarë komediani, por ju kishit qenë komedianë të papamë e të padëgjuem. Natyrisht, nuk besoj se asgja prej krejt kësaj që më thatë mue dhe ekipit tem ta keni ba me të vërtetë. Sidoqoftë, ishte një komedi fort e kandshme dhe, gjithsesi, e parealizueshme.
Mos ju paça borxh (edhe ma shum se Trumpit!).
Ma shum dashni, Zelenski»
Kështu ndodhi dhe Kosova e shpëtoi motrën Ukrainë nga zhdukja prej faqes së dheut. Si shenjë falënderimi për këtë kontribut të çmueshëm, Zelenski kishte vendosë me e qujtë një teatër, vetëm për komedi kulminante, me emnin «Kosova» në qendër të Kivit, si kujtim për përjetimet e tija të paharrueme kosovare.

Me 15 mars 2025, në Malmo të Suedisë, përurorohet vepra e Sinan Kastratit, publicistit, atdhetarit e shkrimtariit të njohur

0

Murat Koci, Suedi 

Më në fund do të kemi në duar dy vepra të shkruara nga pena e traditës, e mprehtë, e sinqertë, shqiptare, me vetëm dy ngjyra, kuq e zi.
Ejani ta takojmë autorin fjalëzgjedhur, eruditin, humanistin, të dashuruarin në gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare!
Ejani të shijojmë humorin origjinal, alegorinë, metaforën, këngën në prozë!
Ejani ta takojmë stilin letrar sinanian!
Ps!
Do të kemi nderin që në promovim ta mirëpresim edhe redaktorin e librave, shkrimtarin, publicistin e gazetarin e shumënjohur z. Rexhep Shahu.
Rexhepi vjen nga Shqipëria në Malmo, enkas për promovimin e librave të Sinan Kastratit.
Mund të jetë një grafik i ‎1 person, afishe, kalendar, revistë dhe ‎teksti që thotë "‎EAP SINAN KASTRATI THESARI POPULLOR I TURJAKES EAE 25 V.JET PİRP. PERPJEKJE EKJE PER KOSOVEN VÊN REPUBLIKE ក្ន LAS ٤ AIHIIA HÖGANĂS, SHGSH SHKSH "KDSOVARJA", LOBI "DARDANIA" SHKSH EUROATLANTIK MALMÖ, SHSH "SKENDERBEU "DRENICA" SHSH "DARDANIA" SINAN KASTRATI Thesari popullor Turjakes Pnatt BhulhAuA ראר SINAN KASTRATI ----- Hosoven republiic لموس:ع 認 SA、Pagir Promovim i veprave tè publicistit, opinionistit, ve- primtarit e profesorit Z Sinan Kastrati Data: 15 mars 2025 Koha: 13.00 Vendi: Hards väg 113, Malmö (ambientet SHGSH "Kosovarja") Mi shume info: tel. Murat Koci 0736574870, Xhevat Isufi 0721838719, Sinan Kastrati 0723214610‎"‎‎

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

0

Lufta në Ukrainë
Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me krerët e shteteve nga Evropa.
KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev. Në të njëjtën kohë, në qytet tingëllojnë sirenat e sulmit ajror.

Për Anders Johansen korrespondenti i Ukrainës
Vemund Sveen FinstadGazetar
Pavlo KrasnomovetsGazetar

Publikuar: 24.02.2025 07:15

Në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë, gjithçka është në rrezik. Në orën 10:00 me orën norvegjeze, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mirëpresë krerët e shteteve në një ceremoni në një hotel në Kiev.

Gjashtë minuta më vonë, alarmi i fluturimit ra në kryeqytet, raporton korrespondenti i Aftenposten.

13 krerë shtetesh evropiane, përfshirë kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre, mbërritën në Kiev këtë mëngjes, saktësisht tre vjet pas një dite pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Gjithashtu, morën pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau. Qëllimi është të tregohet mbështetje për Ukrainën në një moment vendimtar të luftës.

A mund të bashkohet Evropa për të mbështetur Ukrainën? Kryeministri i Norvegjisë premton më shumë ndihmë në valixhen e tij në tren.

A keni pak frikë kur jeni këtu, pyeti Aftenposten kryeministrin aty për aty në Kiev.

Shikoni përgjigjen në videon më poshtë.

Sulm me dron para vizitës së Støre
Ndërsa krerët e shteteve ishin nisur për në Kiev, rusët sulmuan kryeqytetin me dronë për 3.5 orë, deri në orën 10:00. 02.11 mëngjesin e së hënës. Mbrojtja ajrore, shpërthimet dhe zhurma e avionëve rusë Shahed u dëgjuan mbi kryeqytet në mesnatë.

Sipas mbrojtjes ajrore të Ukrainës, 113 drone u rrëzuan dhe 71 u zhdukën nga radarët pasi u bllokuan.

“Do të jetë e fortë për të ardhur në një qytet që ka jetuar mbi 1000 ditë lufte, një vend që ka paralajmërime për sulm ajror mbi pjesë të mëdha të vendit çdo ditë”, tha Støre për Aftenposten në tren.

Ai ka udhëtuar në Kiev për të theksuar “rezistencën e fortë të popullit ukrainas”. Në kryeqytet, Støre njoftoi se qeveria po shqyrton rritjen e mbështetjes për Ukrainën nëpërmjet programit Nansen, i cili për vitin 2025 është 35 miliardë krona.

– Po shqyrtojmë rritjen e kësaj ndihme. Ukrainasit duhet ta dinë se ne qëndrojmë pranë tyre dhe se jemi të gatshëm të shtojmë ndihmën tonë, thotë ai.

– Ka tre vjet që luftojnë çdo ditë për liri. Ata po luftojnë për Ukrainën, por edhe për sigurinë e Evropës dhe një komunitet botëror të ndërtuar mbi ligjin ndërkombëtar dhe vlerat demokratike.

– Çfarë ka ndërmend t’i thotë kryeministri Zelenskit kur të takohen sot?

“Unë do të njoh vullnetin e popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre, gjë që e bën këtë të rëndësishme edhe për sigurinë tonë. Ata po luftojnë për diçka që ne e konsiderojmë ekzistenciale për lirinë e një vendi. Dhe ata sulmohen.

“Që Norvegjia, së bashku me vendet e tjera, të ruajnë dhe forcojnë mbështetjen për Ukrainën është absolutisht thelbësore për qëndrueshmërinë e Ukrainës, thotë Støre.

Kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) mbërriti në Kiev të hënën në mëngjes. Foto: Javad Parsa, NTB
Kjo është gjëja më e rëndësishme tani
– Çfarë garancish mund t’i japë Evropa Ukrainës?

“Unë besoj se garancia e parë e sigurisë është t’i mundësojë Ukrainës të mbrohet. Ai ruan dhe mundësisht rrit mbështetjen që duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë sulmit. Kështu që unë besoj se një marrëveshje sigurie, e cila mund të sigurojë një vijë përgjatë së cilës nuk ka luftë, duhet dhe duhet të përfshijë një lidhje midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Pra, do të jetë edhe punë nga Evropa drejt SHBA-së, thotë Støre.

Çështja nëse Evropa është në gjendje të japë garanci të tilla do të jetë çështja më e rëndësishme në takimet e së hënës.

Ndërsa 13 krerë shtetesh kanë ardhur në Kiev, 24 kanë zgjedhur të marrin pjesë në mënyrë dixhitale.

“Është thelbësore për të gjithë ukrainasit të shohin se bota qëndron me ne,” tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një konferencë shtypi përpara përkujtimit.

– Por gjëja më e rëndësishme janë garancitë e sigurisë, në mënyrë që Putini të mos na mashtrojë më kurrë të gjithëve dhe të sjellë vdekje në vendet e tjera, nga Ukraina në Siri, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Ndihma norvegjeze për Ukrainën
Norvegjia është zotuar t’i japë Ukrainës 155 miliardë krona nga viti 2023 deri në vitin 2030. Kjo është një pjesë e vogël e asaj që Norvegjia ka fituar nga lufta në formën e rritjes së çmimeve të energjisë.

Kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) në trenin nga Polonia në Kiev përpara samitit me liderët evropianë në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të martën.
Kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) në trenin nga Polonia në Kiev përpara samitit me liderët evropianë në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të martën. Foto: Javad Parsa, NTB
BE dhe Støre refuzojnë kërkesat e Trump
Të hënën në mëngjes, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të mbështesë më tej Ukrainën me pak më shumë se 40 miliardë korona. Është miratuar gjithashtu paketa e 16-të e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Lajmi vjen pas disa javësh dramatike. Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka fajësuar Ukrainën dhe NATO-n për luftën.

Ukraina dhe Evropa nuk lejohen të jenë pjesë e bisedimeve. Trump po kërcënon gjithashtu se do të ndalojë të gjitha ndihmat nëse Ukraina nuk heq dorë nga burimet natyrore me vlerë 500 miliardë dollarë.

– Asgjë për Ukrainën, pa Ukrainën. Dhe asgjë për Evropën, pa Evropën, thotë Støre.

– Ukraina duhet të ulet në tryezë në çdo negociatë për paqen. Europa duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Si po shkon lufta tani?
Në të njëjtën kohë kur Trump dhe Putin kanë negociuar, rusët kanë shtuar përsëri sulmet e tyre në Ukrainën lindore.

Ukrainasit kanë arritur të ngadalësojnë përparimin rus. Që nga Viti i Ri, Rusia ka pushtuar vetëm një zonë sa komuna e Oslos. Pamja e madhe është se linjat e frontit kanë ndryshuar pak, tregon analiza e Aftenposten.

Në vjeshtën e vitit 2022, kundërsulmja e Ukrainës u ngadalësua. Pjesërisht sepse burimet e Ukrainës po mbaronin, por edhe sepse Putini u mobilizua dhe bëri kërcënime për armët bërthamore që frikësuan SHBA-në dhe NATO-n. Tani Rusia zë 18.35 për qind të Ukrainës.

Humbje të mëdha
Mbi 360,000 njerëz mund të kenë humbur jetën në luftën në Ukrainë, sipas përmbledhjes së Aftenposten të disa vlerësimeve të pavarura. Përveç kësaj, mbi një milion njerëz janë lënduar. Disa qytete janë rrafshuar me tokë. Sipas një sondazhi të fundit, 27,000 ndërtesa banimi, 4,000 shkolla dhe 515 spitale janë shkatërruar.

Dy të tretat e sistemit energjetik të vendit janë bombarduar copë-copë nga 4,400 sulme me raketa ruse – dhe 18,800 sulme me drone Shahed.

Vetëm në kosto direkte, pushtimi ka kushtuar të paktën 15,200 miliardë korona. Numri real është shumë më i lartë. Për shembull, përllogaritja nuk merr parasysh kostot për shëndetin dhe mjedisin, as nuk merr parasysh faktin që disa vende, si SHBA dhe Norvegjia, kanë marrë të ardhura më të larta për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Kina dhe India kanë përfituar shumë nga energjia më e lirë nga Rusia dhe kanë shumëfishuar eksportet për rusët.

Kostot e luftës në Ukrainë maten në korona
Dëmi në Ukrainë: 8300 miliardë korona, vlerëson Instituti Quincy.


Foto: Gina Grieg Riisnæs

Aftenposten

Droneangrep i Kyiv før Jonas Gahr Støres besøk med europeiske ledere på treårsdagen for fullskalainvasjonen i Ukraina

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

0

Florim Zeqa

Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të 17 vjetorit shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Spresiano (TV-Itali), në lokalin ‘Dea Caffe’ u mbajt mbrëmje e hareshme festive me rapsodët e mirënjohur kosovar, të “Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli”.

Këngë e valle për Ditën e Pavarësisë

Pjesa më e hareshme e kësaj mbrëmje festive ishte me këngë të përzgjedhura nga repertorari i rapsodëve popullor në frymën e pastër kombëtare dhe jasht kornizave partiake.

Në intervale të caktuara, përpos këngëve patriotike nuk munguan as vellet me Tupan të luajtura për mrekulli nja i riu entuziast Drilon Bashota.

Mjeshtërit e vallëzimit Muamer Murtezani dhe Hasan Shala disa herë performuan në mënyrë briliante dhe profesionale para të pranishmëve me valle të bukura nga trevat shqiptare.

Pasioni dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka nga vetja, në mënyrë të përkryer dhe të bukur, me këmbë në tokë me simbolikën e fluturimit të shqiponjes drejt lartësive, i bëri këta dy vallëtar që të duartrokiten disa herë me ovacione të gjata.

Në secilin aktivitet të mërgatës sonë ku janë prezent rapsodët nga Kosova, Zenel Zekolli dhe vëllëzërit Zymer dhe Taulant Gashi, mërgimtarët i mbushin përplot sallat dhe lokalet. Për çka, kësaj radhe kapacitetet e lokalit në Spresiano ishin tepër të ngushta për të zënë pjesëmarrësit e shumtë të kësaj mbrëmje festive.

Edhe një herë u dëshmua se shqiptarët e Kosovës kudo që janë festojnë me shpirtë e zemër për ditëlindjen e shtetit të tyre, të bashkuar si vëllezër të një gjaku pa dallime partiake apo fetare.

Ngjarja më e madhe e shekullit për shqiptarët

Kjo mbrëmje e hareshme dhe festive fillojë dhe përfundoj me këngë patriotike nga repertoari i pasur i Rapsodëve Popullor për 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.

Këngët kushtuar lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, përkatësisht luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin në fokusin të këngëve të përzgjedhura të rapsodëve tonë, tashmë shumë të dashur dhe të adhuruar të mërgatës sonë, “Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli”.

Pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificave të gjata shekullore, është rezultat i bashkërendimit të forcave intelektuale dhe ushtarake, është bashkrendim i penës dhe pushkës.

Pavarësia e Kosovës është e arritura më e madhe e shekullit. Andaj, e kemi për obligim ta ruajmë dhe forcojmë, ta zhvillojmë Republikën e Kosovës dhe çojmë përpara amanetin e dëshmorëve për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të përbashkët shqiptarë.

Në mesin e mërgimtarëve pjesëmarrës, prezent në këtë mbrëmje festive ishte edhe afaristi i njohur Shefqet Gashi nga Sferka e Klinës (sponsor i shumë aktiviteteve të mërgatës sonë.

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

0

Eshref Ymeri

Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj me Ukrainën, me këtë kryevatër të kulturës sllavianolindore, Rusia fashiste, filloi sulmin agresiv kundër saj. Banda kriminale e Kremlinit ishte e bindur plotësisht se me sulmin e koduar “operacioni special”, do t’i lante hesapet me Ukrainën brenda dy-tre ditëve. Por nuk e kishte parashikuar absolutisht se do të ndodhej përballë unitetit shembullor të mbarë popullit heroik të Ukrainës dhe të forcave të tij të armatosura, të cilat e bënë pluhur e hi mitin e rremë të  “madhështisë” së Rusisë dhe të  “pathyeshmërisë” së ushtrisë fashiste ruse, si e pajisura me  “armatimin më të mirë” në botë.

Donetsk and Lugansk regions of Ukraine – vector map

Nuk është hera e parë që Rusia i ka përfunduar me turp luftërat agresive që ka pasë ndërmarrë këto dy shekujt e fundit kundër vendeve fqinje. Le të kujtojmë luftën ruso-japoneze të vitit 1906, luftën kundër Finlandës që filloi më 30 nëntor 1939 dhe përfundoi më 15 mars 1940, në të cilën Rusia pati 127 mijë՞ ushtarë të vrarë (asokohe Lidhja e kombeve e përjashtoi Bashkimin Sovjetik nga radhët e veta), luftën në Afganistan, të cilën e pagoi me 30 mijë të vrarë dhe 60 mijë ushtarë të sakatuar.

Deri në mbrëmjen e djeshme (23 shkurt), sipas faqes së Internetit “Fakti”, ushtria fashiste ruse e ka vaditur tokën ukrainase me gjakun e 867 180 ushtarëve dhe oficerëve të vrarë. Por popullit rus, të edukuar me psikologjinë shumëshekullore të bujkrobit, nuk i bën përshtypje absolutisht vrasja e kaq shumë bijve të tij. Përkundrazi, uniteti i tij rreth bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, është bërë edhe më i çeliktë.

Normalisht, Organizata e Kombeve të Bashkuara duhej ta kishte përjashtuar menjëherë Rusin nga radhët e veta që para tre vjetëve. Me këtë qëndrim soditës ndaj Rusisë fashiste, e cila sulmoi një vend fqinj në shek.XXI, kjo Organizatë dëshmoi se është thjesht një figurante në sytë e mbarë botës.

Kaliforni, 24 shkurt 2025