Kreu Blog Faqe 660

Zgjedhjet test demokratik i shoqërisë!

0

Florim Zeqa

Kosova është njëra ndër vendet e para në rajonin e Ballkanit që ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike që nga viti i largët 1992 dhe atë nën rrethana të okupimit klasik të Serbisë.

Vazhdimësia dhe ndryshimi me sfida të mëdha

Përvoja e mirë e organizimit të zgjedhjeve ka vazhduar edhe pas përfundimit të luftës që nga viti 2001 e këndej. Nga ajo kohë e deri më sot, edhe përkundër baticave dhe zbaticave ka ardhur duke u zhvilluar demokracia dhe rritur cilësia legjislative në Parlamentin e Kosovës.

Për dallim nga herat e kaluara, ku legjislaturat njëra pas tjetrës i mbyllën para kohe dyert e Kuvendit, Legjislatura e 8° është e para në historinë e pasluftës që i shkoi deri në fund mandatit politik.

Pavarësisht pajtimeve dhe mospajtimeve, ngrindjeve dhe kacafytjeve të deputetëve në Kuvend, kjo legjislaturë do të mbahet në mend, më shumë sesa për punën e saj, për mungesat e shumta të deputetëve në Kuvend (mbi 5 mijë).

Edhe përkundër regresit në politikën e jashtme, qeveria në largim është e para e pas luftës që arriti të shtrijë sovranitetin në veri të vendit duke mos pyetur ndërkombëtarët, për çka, këta të fundit na futën nën sanksione të forta ekonomike dhe politike.

Zbërthimi i kësaj situate kërkon kohë dhe trajtim të gjatë, për shkak se erdhi si produkt i shumë veprimeve të njëanshme të kryeministrit aktual, i cili, edhe përkundër konseguencave për Kosovën, e dëshmojë se shumë gjëra janë të mundura, por duhet guxim dhe vendosmëri në veprime!

Ndryshimi i realitetit në veri do të jetë sfidë e qeverisë së ardhshme.

Po e marrim në mënyrë hipotetike se qeveria aktuale e vazhdon mandatin, do ta ketë të vështirë të vazhdojë ‘Status Quon’ e sovranitetit në atë pajesë shkaku i presionit të madh që do të ketë nga administrata e re e BE-së dhe ajo e SHBA-së në krye me presidentin Donalld Trump për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiçit për themelimin e Asociacionit!

Po ashtu në mënyrë hipoptetike, në rast se vjen në pushtet opozita, që në ditën e parë të qeverisjes do të përballet me veriun e vendit në Dialogun e Brukselit.

Pra, pavarësisht se kush do të jetë në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk do ta ketë aspak të lehtë qeverisjen e vendit me probleme të vjetra dhe të pazgjidhura si ato të natyrës politike me veriun e vendit, ashtu edhe me problemet socio-ekonomike të qytetarëve, të ardhura si shkak i rritjes së madhe të inflacionit dhe rënjes së fuqisë blerëse si pasojë e rënjes së numrit të popullatës në Kosovë si pasojë e migrimeve të viteve të fundit.

Për këtë arsye dhe shumë të tjera si ato të sipërcekurat në këtë shkrim, demokracia ka nevojë që herë pas here të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e institucioneve të saj.

Zgjedhjet, si një prej instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë, shërbejnë si rrugë dhe urë lidhëse për pjesëmarrje të qytetarëve dhe mërgimtarëve në procese politike, me zgjedhjen e njerëzve që përfaqësojnë më së miri vlerat dhe interesat e tyre.

Votuesit me dorën e tyre në ‘Kutitë e Votimit’ mund të përcaktojnë kahet e politikave zhvillimore të vendit, të cilat nesër e përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre. Për këtë arsye, zgjedhjet janë test demokratik i shoqërisë, prandaj është fondamentale pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.

Peter Sorensen, emisari i BE-së, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

0

Nga: Refik Hasani

Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez, emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Emisari i BE-së, Peter SORENSEN,është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav LAJÇAK.

Diplomati, me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së, me një karrierë që ka ushtruar disa detyra një ndër ta edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.

Emisari, Peter SORENSEN, përveqë në krizën më të rëndë që po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë, ka ushtruar detyrën edhe Shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
Emisari i BE-së, do të duhej të trajtojn duke e vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës, zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit,por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dal në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, asnjëherë, ska kërkuar që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.

Shqiptarët të mbeturë padrejtësisht nën administrimin e Republikë së Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe Qendror.

BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kan harruar luftën e UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit, dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.

Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë-ua mohon shqiptarëve në Serbi-këtu kemi dy standarde.
Emisari, Peter Sorensen,në mbylljen e bisedimeve Beogra-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.
BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Mbesim me shpresë se njohurit, e emisarit të BE-së, Peter SORENSEN,do ti shërbejn që ishte si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe përvojën në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.
Krahina shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Shqiptarëve nuk mundë t’ju mohohen të drejtat që i gëzojn sikurse pakica Serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Peter SORENSEN, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do ti përsëritë gabimet e rënda e paraardhësit, duke praktikuar dy standard për dy pakica.

Me 1 shkurt  2025

Takimet tek Liqeni i Ujmanit, Ura e Mitrovicës dhe Sheshi Gjergj Kastrioti në Prishtinë, thirrje e fuqishme e Vetvendosjes për sovranitet dhe pavarësi

0

Nga: Luan Dibrani

  • Fushata Përmbyllëse e Vetëvendosjes për Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025: Takime në Liqenin e Ujmanit, Ura e Mitrovicës dhe Sheshi i Skënderbeut në Prishtinë – Një Thirrje për Sovranitet dhe Pavarësi

Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, fushata e Vetëvendosjes po mbush gjithnjë e më shumë hapësira, duke u bërë një moment kyç për reflektim dhe përkushtim ndaj të ardhmes së Kosovës. Përmes tri pikave të saj të rëndësishme, kjo fushatë bënë  një thirrje te fuqishme për qytetarët e Kosovës që të mbështesin një qeverisje që synon forcimin e shtetit të pavarur dhe sovran.

  1. Takimi në Rezidencën e Millan Radoiçiqit në Liqenin e Ujmanit: Ballafaqimi me Krimin e Organizuar dhe Lufta për Sovranitetin e Kosovës

Një prej pikave kyçe të fushatës së Vetëvendosjes është takimi në Rezidencën e Millan Radoiçiqit, e cila ndodhet në Liqenin e Ujmanit, një vend i njohur për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe veprimtarinë e grupeve të ndryshme kriminale që veprojnë në Kosovë. Millani Radoiçiqi, një figurë e njohur dhe kontroverse, është i lidhur ngushtë me bandat kriminale që kanë operuar në veriun e Kosovës, dhe ka qenë një pjesë e strukturave paralele të ngritura nga Serbia për të minuar sovranitetin e Kosovës.

Kjo vilë, e ndërtuar në tokat që u uzurpuan me bashkëpunimin e qeverive të mëparshme të Kosovës, është simbol i përpjekjeve për të fuqizuar ndikimin e Serbisë në territorin e Kosovës dhe është një shembull konkret i pasurisë që është ndërtuar nga lidhjet me krimin dhe struktura të errëta që i kanë shërbyer asaj. Qeveritë paraprake të Kosovës janë kritikuar për tolerimin e këtyre grupeve dhe individëve, duke lejuar krijimin e këtyre strukturave paralele që kanë vepruar në dëm të integritetit të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të tij.

Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi atë se si Kosova ka arritur të luftojë dhe të konfiskojë pasuritë e individëve të tillë, duke ndaluar abuzimet dhe duke rikthyer drejtësinë. Është një mundësi për të theksuar se qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të luftuar krimin e organizuar dhe për të shkatërruar lidhjet mes grupeve të krimit dhe strukturave shtetërore të mbështetura nga Beogradi.

Takimi në këtë vend ka një rëndësi të veçantë, pasi është një shenjë e përkushtimit të qeverisë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe për të ndaluar çdo tentativë për të rikthyer ndikimin e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ky takim është gjithashtu një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e forcimit të institucioneve të Kosovës, të cilat tashmë janë angazhuar në pastrimin e vendit nga çdo formë e kriminalitetit dhe korrupsionit që ka ndikuar në zhvillimin e tij. Përmes këtij tubimi, do të bëhet një thirrje për qytetarët e Kosovës për të qëndruar të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj një të ardhmeje të sigurt dhe pa ndërhyrje nga jashtë.

  1. Tubimi në Urën Ndërmjet Mitrovicës dhe Roli i Qeverisë së Kosovës në Eliminimin e Strukturave Paralele

Një tjetër pikë kyçe e fushatës është tubimi që do të mbahet në urën simbolike të Mitrovicës. Kjo urë ka qenë një shenjë e ndarjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke simbolizuar përpjekjet e qeverive të mëparshme dhe të huajve për të ndarë popullin e Kosovës. Pas zgjedhjeve dhe qeverisjes së Albin Kurtit, kjo urë është më shumë një simbol i unitetit dhe i rivendosjes së sovranitetit të Kosovës.

Ky takim do të jetë një thirrje për qytetarët e Kosovës të mos lejojnë që e kaluara të rikthehet, dhe që të mos lejojnë që Serbia të ketë ndikim mbi territorin dhe të drejtat e Kosovës. Ata që mbështesin Vetëvendosjen duhet të dalin masivisht dhe të mbështesin këtë qeverisje të re, që është e angazhuar të mbajë sovranitetin dhe të mundësojë një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

  1. Përmbyllja e Fushatës në Sheshin e Skënderbeut në Prishtinë: Forca e Kombit të Bashkuar dhe Vota për Pavarësi

Më 9 shkurt 2025, fushata përmbyllet në Sheshin e Skënderbeut në Prishtinë, një vend që ka simbolikën e vet për gjithë popullin e Kosovës. Ky shesh do të bëhet një arenë ku qytetarët do të bashkohen për të treguar forcën dhe unitetin e Kosovës si një shtet i pavarur dhe të sigurt. Ky tubim ka për qëllim të shprehi dashurinë dhe angazhimin për të ardhmen e Kosovës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin një qeveri që është e gatshme të luftojë për interesat e shtetit të Kosovës.

Pamje e sheshit Skënderbeut ne Prishtine qe do të mbahet tubimi përmbyllës i kësaj fushate  parazgdhore te 9 shkurtit 2025

Ky është një moment për të nënvizuar se Kosova është e përkushtuar të mbajë duar të sigurta dhe të drejta për qytetarët e saj, dhe se me numrin 118, Vetëvendosje është angazhuar të mbrojë këtë pavarësi dhe integritet. Kjo do të jetë një shenjë se Kosova ka një shans të vërtetë për të përparuar dhe për të ndaluar çdo tentativë për rikthimin e ndikimit të Serbisë.

Mesazhi i Qartë: Vota për Pavarësi dhe Siguri

Përmes këtyre tri pikave të fushatës, Vetëvendosje po jep një mesazh të fortë dhe të qartë: Kosova nuk mund të kthehet pas, dhe çdo tentativë për të kthyer ndikimin serb në këtë vend do të dështojë. Çdo qytetar duhet të përpiqet të bëjë një zgjedhje të drejtë dhe të reflektuar më 9 shkurt, dhe të mbështesë një qeveri që do të vazhdojë të luftojë për pavarësinë dhe për një të ardhme të sigurt dhe të drejtë për të gjithë. Kosova është një shtet i pavarur dhe duhet të mbetet i tillë! Kjo është një thirrje për qytetarët që të votojnë për një të ardhme pa ndërhyrje nga jashtë, pa pasur më hapësirë për ndikime të huaja që rrezikojnë të minojnë integritetin e shtetit. Votoni për numrin 118, Vetëvendosje, për të siguruar një të ardhme të ndritur dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Votoni për numrin 118, Vetëvendosje – për një të ardhme të sigurt dhe pa kompromise me krimin dhe korrupsionin!

Liria jonë dhe të kuptuarit e së drejtës dhe të së padrejtës, nuk merren si të mirëqena

0

“Krishti shëron njeriun e çalë në Kapernaum”, mozaik në Kishën e Shën Shpëtimtarit në Chora, Stamboll. Foto: © José Luiz Bernardes Ribeiro / CC BY-SA 3.0 – nëpërmjet Wikimedia Commons.

  

1 Pas disa ditësh Jezusi hyri përsëri në Kapernaum dhe u mor vesh se ishte në shtëpi. 2 U mblodhën aq shumë sa nuk kishte vend për ta, as jashtë derës. Ndërsa ai po u predikonte fjalën, 3 ata i sollën një të paralizuar. Atë e mbanin katër burra. 4 Por ata nuk mundën të arrinin tek ai për shkak të turmës. Kështu ata hapën çatinë mbi vendin ku ndodhej, hapën një hapje dhe ulën barelën në të cilën ishte shtrirë i paralizuari. 5 Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: “Bir, mëkatet e tua të janë falur”.

6 Dhe disa skrbent ishin ulur atje dhe po mendonin në zemrat e tyre: 7 ”Si mund të thotë ai gjëra të tilla? Ai blasfemon Zotin! Kush mund t’i falë mëkatet përveç njërit – Zotit?” 8 Menjëherë Jezusi, duke e ditur në frymën e tij se ata po mendonin për këtë, u tha atyre: ”Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja? 9 Çfarë është më e lehtë, t’i thuash të paralizuarit: “Të janë falur mëkatet”, apo “Çohu, merr vigun tënd dhe ec”? 10 Por që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet mbi tokë të falë mëkatet”—dhe tani ai i drejtohet të paralizuarit—11—Unë po të them, çohu, merr vigun tënd dhe shko në shtëpi! 12 Dhe njeriu u ngrit, mori menjëherë shtratin dhe doli përpara syve të tyre, aq sa të gjithë mbetën të habitur. Ata lavdëruan Zotin dhe thanë: “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë.”

Marku 2:1-12

Shumica e njerëzve reagojnë me neveri ndaj vrasjes së djegësit të Kuranit Salwan Momika në Suedi, por çfarë mund të thuash për të kuptuar se çfarë i shtyn vrasësit? Sikur nuk guxojmë të diskutojmë për bazën etike të vrasësve. A mund të qëndrojë arsyeja në frikën e asaj që do të gjejmë?

Nuk është rasti që ne që i përkasim një kulture të krishterë mendojmë në të njëjtën mënyrë për dhunën si njerëzit që vijnë nga kultura të tjera, dhe kulturat myslimane në veçanti. Problemi me Islamin nuk është vetëm pranimi i dhunës. Ajo që e bën Islamin një kundërshtar të frikshëm për Perëndimin është kombinimi i amoralitetit dhe një detyrimi i perceptuar për të kryer edhe veprimet më të këqija. Nuk është se muslimanët pëlqejnë domosdoshmërisht të përdorin dhunë, edhe pse disa ndoshta e bëjnë këtë; tragjedia është detyrimi, kuptimi i tyre i nderit dhe detyra për të mbrojtur besimin.

Në Islam, ne hasim një zot të ndryshëm nga Ai që fal mëkatet dhe na thotë të luftojmë të keqen. Nuk ka rënie nga hiri në kuptimin e krishterë në Islam. Historia e Kuranit për rënien e Ademit nuk ka pasoja, as për Ademin, për pasardhësit e tij dhe as për universin. Ekziston një kufi i pandërprerë midis asaj që Allahu dikur krijoi dhe asaj që ekziston sot. Bota siç është sot është, në praktikë, e ngjashme me botën që dikur krijoi Allahu. Kjo do të thotë, Allahu është përgjegjës për të gjitha të këqijat që përjetojmë.

Në të njëjtën kohë, Islami thekson plotfuqishmërinë e Allahut në një mënyrë që e bën atë të qëndrojë mbi arsyen dhe të vërtetën. Qenia e tij është e një karakteri që ne nuk mund ta kuptojmë dhe ai është autori i të gjitha veprave, të mira dhe të këqija. Prandaj, ai mund të bëjë gjithçka, pasi vullneti i tij nuk është rezultat i një natyre morale dhe të shenjtë të përcaktuar qartë. Allahu është aq i madh sa që njeriut nuk i është dhënë aftësia për ta kuptuar Atë. Prandaj është e natyrshme që shumica e muslimanëve e perceptojnë jetën e tyre si fatale, ku të gjitha veprimet e tyre janë të paracaktuara që nga përjetësia.

Prandaj, muslimanët jetojnë në një botë ku problemi i së keqes nuk ekziston. Nëse e kuptojmë këtë kuptim të realitetit, do të kuptojmë edhe vrasjen e grave të pafajshme dhe të njerëzve që sillen blasfemisht ndaj besimit të tyre. Ata kanë një zot aq të gjithëfuqishëm sa nuk ka vend për liri për aktorët e tjerë dhe ai ka një vullnet që nuk i ka rrënjët në të vërtetën dhe moralin absolut. Në këto kushte, ata e kanë për detyrë të mbrojnë zotin e tyre dhe nderin e besimit të tyre deri në vdekje.

Janë të paktë librat që më kanë bërë një përshtypje të tillë si libri “Vrasja e nderit”, shkruar nga gazetarja turke Ayse Onal. Takimi i saj me burra të dënuar për vrasje nderi të anëtarëve femra të familjes na jep histori të burrave që ndihen të detyruar të vrasin gratë e tyre. Nderi dhe besimi do të thotë më shumë se ata. Jo sepse burrat e zgjedhin vetë, por sepse besimi u ka dhënë burrave një detyrim për ta bërë këtë. Jo më kot meshkujt muslimanë i përjetojnë vajzat si barrë në jetën e tyre.

Për disa shekuj, popullsia e Perëndimit e kuptoi se për çfarë ishte Islami, ndërsa besimi ynë i krishterë ishte i gjallë, dhe për këtë arsye mbrojtja kundër Islamit ishte gjithashtu prioritare. Sot besimi ka vdekur dhe ne jemi të bindur se të gjithë duan vërtet të jetojnë si ne. Ne refuzojmë të pranojmë se ka kultura atje që bien ndesh plotësisht me mënyrën tonë të të kuptuarit të botës.

Por liria jonë dhe të kuptuarit e së drejtës dhe të gabuarës nuk merren si të mirëqenë. Sfida është se ne kemi harruar rëndësinë e besimit për qytetërimin tonë. Pa Zotin e Krishterimit, ne na lihen forca më shkatërruese sesa e kuptojmë, ku koncepte të tilla si dashuria, liria, mëkati dhe falja janë fjalë të huaja. A e duam vërtet këtë?

Në të njejtën “Lista e Zezë” e SHBA-ve, aty ku ishte edhe Bin Laden, janë edhe disa “shqiptarë!”

0
“NË TË NJËJTËN LISTË TË ZEZË TË AMERIKËS KU ISHTE BIN LADENI, SOT JANË EDHE DISA SHQIPTARË”
Në të njëjtën Listë të Zezë të Amerikës, janë disa nga emrat shqiptarë, dikur ishte edhe Osama Bin Ladeni. Kjo listë nuk është thjesht një aktakuzë morale, por një mekanizëm që vendos individët nën vëzhgimin e shërbimeve inteligjente amerikane, duke u mbajtur nën kontroll të plotë. Dhe pikërisht në këtë listë ndodhen disa nga figurat e njohura të UÇK-së.
A nuk është ironike që disa nga këta individë sot konkurrojnë për deputetë, disa janë kryetarë partish, e të tjerë sillen sikur janë “shpëtimtarët e kombit”? A nuk është kjo një tallje e hapur me Amerikën, e cila i ka përjashtuar nga besimi i saj? Nëse këta vazhdojnë të shtiren sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë po i thonë Amerikës haptazi: “S’na bëhet vonë për ty!”
Gjatë luftës, këta të njëjtët nuk lejuan oficerët amerikanë t’i bashkoheshin Shtabit të UÇK-së. Por, çuditërisht, pas dy ditësh, në të njëjtin shtab u vendosën oficerët francezë, duke i përjashtuar amerikanët. Dhe sot, po këta individë vazhdojnë të sillen si opozitarë të zjarrtë, duke hedhur baltë mbi Albin Kurtin dhe duke thënë se “ai e prishi me Amerikën”.
O zuzarë dhe tradhtarë! Po të pranonte Albini pazaret dhe tradhtitë tuaja, sot Kosova do ishte e përqafuar me Serbinë dhe Rusinë, ndërsa ju do të vazhdonit t’u shërbenit interesave të tyre, siç e keni bërë gjithmonë. Por ja që kjo nuk ndodhi! Amerika dhe Albini nuk do ta lejojnë kurrë që as Rusia, as Serbia dhe as mercenarët e tyre të hyjnë në Kosovë.
Flini të qetë me ZOJA NË gji se tradhtija e juaj ka hy në histori,do t’ju gjykojë si tradhtar dhe si façezi!?
Shih videon e mëposhtme:

Pavarësisht nëse fiton a humbet Albin Kurti, unë, Amina Nuraj, do të jem gjithmonë mbështetja e tij, qysh ishte ai mbështetës Masbjeshkës

1
Është hera e fundit që po bëj një deklaratë në faqen time për partitë në Kosovë
Ju lutemi lexoni me mirëkuptim
Siç e dini dhe e njihni tashmë gjendjen time dhe luftën time dymbëdhjetëvjeçare për kombin shqiptar në Sanxhak.Në ato dymbëdhjetë vjet, askush nga partitë në pushtet në Kosovë nuk u kujtua të ofronte ndihmë për shqiptarët e Sanxhakut dhe mua si udhëheqës të po atyre shqiptarëve. Të gjithë kanë dëgjuar për mua, nëse nuk u ka thënë njeri, më kanë parë përmes portalit, më kanë parë me sy, por nuk kanë dashur të shohin me zemër patriotike!
Të gjithë e dinë mirë se sa kam përkrahur një parti nga Kosova për vite me radhë sepse kam menduar se si ish-ushtaret të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krenare do të kenë zemër të ndihmojnë shqiptarët e Sanxhakut dhe të më japin dorën për të vazhduar punën tim për Atdheun. Asnjëherë askush! Askush nuk e ka kujtuar kurrë Amina Nurajn, askush nuk e ka përmendur kurrë Amina Nurajn, as të gjallë e as të vdekur.
Amina Nuraj në tubimin e VV të Mitrovicë, e ulur në rendin e parë.
E vetmja parti dhe i vetmi njeri që kujtoi se ekzistojnë Amina Nuraj dhe shqiptarët e Sanxhakut, i vetmi burrë në historinë e shqiptarëve të Sanxhakut pas Aqif Blytës dhe Shaban Poluzhës që na dha dorën e ndihmës është z. Albin Kurti dhe partia e tij!
Fondi për Shqiptarët e Sanxhakut për vitin 2025, dhjetë bursa për nxënësit e Sanxhakut, 50 çanta shkollore për më të rinjtë shqiptarë të Sanxhakut, të gjitha këto i dha Z.Albin Kurti si ndihmë për shqiptarët e Sanxhakut përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.
I vetmi politikan në Kosovë që më ftoi disa herë në takime vetëm për të ndihmuar shqiptarët e Sanxhakut, i vetmi politikan që e përmendi emrin tim me fjalë të mëdha në Prishtinë dhe Vushtrri! I vetmi që e ndërtoi emrin tim në një dritë të madhe dhe më ndihmoi personalisht të bëhem e madhe në sytë e kombit tonë.Ata para tij që ishin në krye të shtetit mund të kishin bërë të njëjtën gjë, por nuk deshën.
Dhe tani po ju them për herë të fundit:
Unë Amina Nuraj, pavarësisht nëse fiton apo humbet Z. Albin Kurti (por dashtë Zoti do të fitojë), unë do të jem gjithmonë mbështetja e tij ashtu siç ka qenë ai i yni gjatë gjithë kësaj kohe dhe kurrë më, askush nga ju, mos më ndërhyni, sepse kjo është e drejta ime dhe mirënjohja ime për një njeri si z.Albin Kurti.
Për mua personalisht, të gjitha partitë e tjera dhe të gjithë ju që mbështesni partitë e tjera, ju jeni akoma vëllezërit dhe motrat e mia, jeni gjaku im dhe do të mbeteni të tillë, por secili ka të drejtën e mendimit dhe mbështetjes së tij, kështu që ka s’ka nevojë për ju që po më sulmoni me komente, mesazhe e të ngjashme sepse nuk do ta ndryshoj kurrë mendimin tim dhe nuk do ta harroj kurrë të mirën që bëri z.Albin Kurti për mua dhe për shqiptarët e mi të Sanxhakut.
Shih Videon:
___
Me respekt,
Amina Nuraj
Kryesuse e zyrës së Këshilli Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri
Jeton në Novi Pazar
🇦🇱
Në videon e mëposhtme shihet Amina Nuraj tek përqafohet me Kryeministrin Albin Kurti në tubimin elektoral të Mitrovicës:

A dijnë shqiptarët të bëjnë shtet…? Pse u dashtë t’i jipeshin 500 mijë euro “Palestinës”, që se njef shtetin e Kosovës?!

0
Nga: Aurel Dasareti
___
Citate nga letra ime private (e thjeshtë, e shkurtuar) që i dërgova dje një miku tim, profesor historie me profesion:

Përshëndetje (…) shqiptarët nuk dinë të krijojnë shtet (…) as që dinë të bëjnë aleatë (…).

Duhet ta pranojmë se (…) grabitën buxhetin e taksapaguesve të Kosovës, qytetarët e së cilës (90% prej tyre) nuk kanë bukë të hanë, dhe i ndanë 500.000 dollarë (euro) për të ja  dhënë “Palestinës” e cila nuk e njeh Kosovën si shtet por si pjesë të Serbisë, dhe është mikesha më e madhe e Serbisë dhe armikja e shqiptarisë (sidomos Kosovës). (…) llomotitin “Kosova është Serbi”.

Qeveria e Kosovës me ato 500.000 euro mund të ndihmonte 2500 familje më të varfra shqiptare duke i dhënë secilës nga 200 euro.

Dhe ky (…) nuk e kupton se Izraeli që e ka njohur Kosovën si shtet hidhërohet…

Dhe (…) kanë harruar se ishin terroristët e terrorist Arafatit (të zgjedhur nga “populli Palestinez”) ata që vitin e kaluar, me miratimin e Rusisë dhe Serbisë masakruan 2000-3000 të rinj izraelit me qëllimin që të tërheqin vëmendjen e botës perëndimore nga lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë…

Kalofsh mirë, ty, familja jote, të afërmit e tu…

Nga Kalifornia, Aureli

  • Autori është ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake. Jeton në SHBA. 

Zekë Lushaj – Një jetë kushtuar Atdheut, Arsimit dhe Artit

0

Shkruan: Adem Lushaj

Zekë Lushaj është një nga ato figura që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë dhe kulturën shqiptare. Ai është i njohur si rapsod, mësimdhënës dhe veteran i luftës, duke e shkrirë jetën e tij mes atdhedashurisë, edukimit dhe artit.

I lindur në një kohë sfidash të mëdha për popullin shqiptar, mixha Zekë kishte rrugëtim të gjatë si mësimdhënës, duke u përkushtuar me pasion në edukimin e brezave të rinj. Arsimi për të nuk ishte thjesht profesion, por një mision për të ndriçuar mendjet dhe për të forcuar identitetin kombëtar. Përmes mësimdhënies, ai mbolli farën e dijes dhe të krenarisë kombëtare te shumë të rinj, të cilët më vonë u bënë shtylla të shoqërisë.

Përveç kontributit të tij në arsim, mixha Zekë spikati edhe si një rapsod i shquar i kohës së tij. Me zërin dhe vargjet e tij, përcolli historinë, dhimbjen dhe lavdinë e popullit shqiptar, duke e ruajtur dhe trashëguar artin e çiftelisë dhe të folklorit. Krijimtaria e tij artistike nuk ishte vetëm argëtim, por edhe një formë rezistence kulturore kundër përpjekjeve për të tjetërsuar identitetin shqiptar. Si krijues dhe interpretues i vargjeve me tematika të ndryshme, bëhet i veçantë karshi kolegëve të tij.

Kontributi i mixhës Zekë nuk ishte vetëm në fushën e arsimit dhe të krijimtarisë artistike. Mirëpo, kur atdheu e thirri nuk qëndroi duarkryq, duke iu bashkua radhëve të atyre që luftuan për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. Sakrifica dhe përkushtimi i tij janë dëshmi e një dashurie të pakufishme për vendin, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mixha Zekë mbetet një figurë e respektuar dhe e dashur nga të gjithë ata që e njohën. Ai është një shembull frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke dëshmuar se njeriu mund të jetë njëkohësisht mësues, artist dhe luftëtar në shërbim të kombit. Trashëgimia e tij jeton përmes kujtimeve, këngëve dhe vlerave që ai la pas, duke mbetur një emër i paharruar në historinë tonë kombëtare.

Si djali i vëllait të tij, ndjej krenari dhe obligim që të kujtoj dhe të nderoj jetën dhe veprën e një njeriu të madh, që i dha kaq shumë këtij vendi dhe këtij populli. Kujtimi i tij do të mbetet përherë një fener drite për të gjithë ne.

Cila ishte arritja ma e madhe e Qeverisë Kurti 2?

0
Ësht e vështirë të vlerësohet me saktësi, nga kjo distancë e shkurtë kohore, se cila ësht arritja ma e madhe e qeverisë Kurti 2. Por unë po du me rreziku pak e me shprehë një qëndrim personal, ndërsa mbetet që koha të vlerësojë nëse kam pasë të drejtë apo jo.
Në njërën nga dy shkrimet e mia mjaft të gjata rreth misionit të dyshes së BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajčákut, pata kritiku qëndrimin gjithnjë e më i hapur proserb të këtij çifti që po e rrezikonte gjithnjë e më shum pozicionin dialogues të Kosovës. Kur këtij misioni proserb iu bashku edhe i dërguari amerikan, Escobari, atëherë mendova se shanset e Kosovës po shkonin kah zeroja. Po bëhej gjithnjë e më e qartë që kryeministri Albin Kurti, kryeministër i një shteti të dobët ekonomikisht, pa ndonjë ndikim apo përkrahje politike, nuk do të mundej me i bë ballë sulmeve të hapura të diplomatëve të superfuqive botërore. Për më keq, opozita, duke akuzu e duke sulmu kryeministrin e Kosovës, po merrte anën e ndërkombëtarëve dhe jo të interesave thelbësore të Kosovës.
Në fillim çifti europian arrinte me fshehë deri diku animin kah Serbia, por maskat e Borrellit dhe Lajčákut ranë krejtësisht kur edhe pas agresionit ushtarak të Serbisë kundër Kosovës, nëpërmjet sulmit me bandën e Radoicicit në tetor 2023, Bashkimi Europian vuri sankcione kundër Kosovës dhe nuk bëri asnjë veprim kundër Serbisë agresore. Natyrisht, këto sankcione janë kryekëput rezultat i dallavereve të Borrellit dhe të Lajčákut në ingranazhin e pafund burokratik të BE-së, njerëz që për arsye që do të zbulohen më vonë, bënë gjithçka që të rrezikojnë interesat e Kosovës dhe të shpërblejnë Serbinë klerofashiste dhe proruse.
Një postim timin me 19 nëntor 2022 e pata përfundu me këtë paragraf, mjaft pesimist, por kisha vetëm një rreze shprese, në zotësinë e kryeministrit Kurti, të cilin e identifikoja me Davidin biblik:
«Këtë Shkollë të Lajčákut mirë asht me e kuptu, për me mujtë m’ia ndalë turrin. Qysh mun bahet kjo? Tue e ba me dështu ky mision i duetit proserb Borrel-Lajčák. Ky asht një mision gati i pamundun, por i domosdoshëm, për me mujtë me detyru BE-në me u sjellë ndryshe me Kosovën. Kjo duket si një betejë e Davidit me Goliatin. Megjithatë, dihet se edhe në atë ballafaqim Davidi, sado në dukje i pafuqishëm, doli fitues. Kështu që nuk asht gjithçka bash krejt pa shpresa.»
Ajo që më dukej gati e pamundur, në nëntorin e vitit 2022, – me e sjellë punën që të dështojë i misioni i duetit proserb Borrell-Lajčák, – sot mundet me u thënë se u arrijt falë manovrimit mjeshtëror diplomatik të kryeministrit Albin Kurti dhe të qeverisë së tij. Çifti Borrell-Lajčák u largu nga skena politike e BE-së, jo vetëm pa ia arrijtë qëllimit që të përmbushte kërkesat e Serbisë, por përkundrazi, duke rrënu si kulla prej letre shum nga përfitimet diplomatike të Serbisë gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar. Veriu i Kosovës sot ësht pjesë plotësisht i integruar në sistemin administrativ e politik të Kosovës. Natyrisht, sot nuk mund ta vlerësojmë peshën e vërtetë të kësaj arritjeje diplomatike. Por brezat e ardhshëm do të kthehen shpesh e do ta kujtojnë me krenari këtë si njërën nga betejat më të shkëlqyeshme diplomatike në historinë e Kosovës.

Gjeografia historike e Shqipërisë, libër tjetër i Engjell Gishtit

0
Te dashur miq!
Doli nga shtypi libri im.i dyte GJEOGRAFIA HISTORIKE E SHQIPERISE. Libri eshte unik per llojin e vet (askush nuk eshte marre me kete teme ne Shqiperi, pervec Arqile Josifit) dhe trajton kryesisht formimin e fushave perendimore te Shqiperise mesjetare nga lumi Akeloou e deri ne Tivar. Duke u mbeshtetur ne dokumentacionet dhe hartat historike, Libri flet per levizjet e lumenjve, per mbushjen e gjireve, per “zhdukjen e ishujve”, per tharjen e liqeneve dhe kenetave, per rrymat tona detare (qe vijne per here te pare ne literaturen tone), por edhe per detaje historike si ky qe kemi shkeputur me poshte.
Sikurse kuptohet nga ky pasazh i Livit, ne sot mund të themi me bindje se në fund të shek të III para Krishtit, Vjosa jo vetëm ishte pranë Apollonisë, por ishte dhe kaq funksionale sa mund të mbante në këtë pjesë fundore të saj më shumë se 120 anije të mëdha luftarake, plus flotën e konsiderueshme të vetë Apollonisë. Po ku ankoroheshin këto anije? Ku ishte Porti i Apollonisë?
Në studimet e shumta mbi qytetin e Apollonisë, të gjithë studiuesit (duke u mbështetur në dokumentacionin përkatës) na theksojnë se “Apollonia kishte portin e saj mbi Vjosë, vetëm 2 km (në disa raste jepet shifra 1,7 km) në jug, poshtë kodrës në Shtyllas”. Realisht kjo distancë respekton edhe matjet në terren nga muret (apo Porta) e Apollonisë deri tek vendi ku mendohet se ka qënë rrjedha e lumit, por ne mendojmë se ky është një detaj ku duhet të ndalemi shumë më shumë. Kjo sepse ndërsa autorët antikë na e japin këtë fakt me një frazë të thjeshtë si një “distancë prej 10 stadesh”, studiuesit e sotëm, nuk është se na japin ndonjë shpjegim më të thelluar. Sado e çuditshme që mund të duket, në studimet jo të pakta mbi Apolloninë, mungon aneksi i detajuar që duhej t’i përkiste Portit të Qytetit; elementit ndoshta më jetik i gjithë jetës ekonomike (e jo vetëm) të Apollonisë. Që nga leksionet studentore të arkeologjisë e deri tek të gjitha studimet e deritanishme, mund të konkludosh se Porti i Apollonisë nuk ishte gjë tjetër veçse disa shtylla druri të ngulura buzë Vjosës në anën verilindore të Lumit, pra në drejtim të Apollonisë, të cilat shërbenin për lidhjen e anijeve! Por a i përgjigjet një pamje e tillë realitetit? A mund të mendojmë ne sot se një qytet i madh si Apollonia kishte si port realisht disa hunj të ngulur buzë lumit?! Në këto hunj nguleshin flotat romake apo ato mbretërore maqedone kur vizitonin Apolloninë?! Si e përballonin këto anije shtytjen e rrymës së lumit sidomos gjatë të plotave? Monedhat e Apollonisë janë gjetur në gjithë Gadishullin ilirik, çka dmth se ajo ishte një metropol që bënte tregëti me gjithë Gadishullin…, çka dmth Akoma se ajo kishte një flotë të konsiderueshme të vetën që e mbante në Portin e saj ku priste edhe anijet e huaja me të cilat kishte marrëdhënie tregëtare. Po atëhere ajo duhet të ketë patur një port të madh që përballonte këtë fluks kaq të madh lëvizjesh lundruese Pra Porti i Apollonisë duhet të ketë qënë një port i mirëpajisur me kalata ku sistemoheshin anijet, me një system vinçash për narkim-shkarkimin e mallrave, me një numër të madh bankosh, e në fund edhe magazinash që shërbenin për stokimin e malrave. Po ku ishin ndërtuar këto kalata, banko e magazina dhe si mbroheshin ato nga lumi dimëror nëse ishin ndërtuar në brigjet e tij? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, vështirë se na çojnë vetëm në brigjet e Vjosës. Cuditërisht, këto pyetje e ky argument nuk është prekur kurrë nga historiografia jonë!
Shkurtimisht, mendoj se Porti i Apollonisë është një realitet shumë më i ndryshëm nga ai që përshkuhet lehtshëm apo nënkuptohet nëpër studimet e ndryshme mbi këtë qytet. Për herë të parë në historiografinë tonë, ne jemi angazhuar t’i përshkruajmë lexuesit tonë hipotezën mbi Portin e vërtetë apolloniat! Themi “hipotezë” sepse përtej bindjeve, ne nuk kemi mundur të bëjmë gërmime arkeologjike në zonë; por ne kemi studiuar me imtësi morfologjinë e terrenit në këtë vend, si dhe, jemi përpjekur t’i rendojmë në mënyrë më të detajuar informacionet që na vijnë nga antikiteti apo hartat e ndryshme antike! I tillë është edhe ky informacion i Tit Livit. Të futësh e më vonë të ankorosh një flotë ushtarake prej 120 anijesh maqedone (pa llogaritur edhe faktin se edhe apolloniatët kishin anijet e tyre prezente në port), kjo don të thotë se Porti i Apollonisë nuk ishte një sasi hunjsh të ngulur në buzë të lumit, por ishte një port i jashtëzakonshëm për kohën e tij. Mendimet e shumë studiuesve se “nga lumi mund të ngjiteshe deri në Apolloni vetëm me anije të vogla” është një mendim jashtëzakonisht larg të vërtetës që vjen nga mosnjohja e këtij realiteti, dhe hidhet poshtë nga një seri dokumentesh (që do i përmendim edhe më poshtë) të cilat dokumentojnë në mënyrë të përsëritur futjen e flotave ushtarake (pra të anijeve të mëdha shumërremëshe) deri në qytet. Polibi na dëshmon se rreth vitit 216 p.es., Filipi ju afrua me një flotë të madhe (rreth 100 anije) Apollonisë, por në atë moment i vjen një lajm që e frikësoi pa masë: një flotë romake me anije pesërremëshe po vinte drejt Apollonisë në ndihmë të komandantit ilir Skerdilajdit; Filipi tmerrohet dhe largohet poshtë deri në Qefaloni. Është më se e qartë se të paktën sipas gjykimit të Filipit, anijet pesërremëshe romake të asaj kohe, mund të ngjiteshin pa problem nëpër Vjosë deri në Apolloni (ku ai do mund të sulmohej), përndryshe ai as do frikësohej aq shumë e as do arratisej menjëherë. Ky pra është mendimi i asaj kohe për lundrimin në Vjosë dhe parkimin në Portin e saj. Edhe anijet më të mëda të kohës, ato pesërremëshe, nuk kishin asnjë vështirësi në frekuentimin e këtij porti. Pra është shumë e qartë se apolloniatët, për ndërtimin e portit të tyre, kishin realizuar një vepër inxhinierike të përmasave dhe kritereve më të mira për të gjithë Mesdheun. Ka edhe shumë dokumente të tjera që flasin për këto vizita flotash navale deri në qytet, çka nënkupton se ky ishte një qytet me një kanal të gjerë lundrues ku shkëmbeheshin anijet, por edhe me një port që lejonte ankorimin e këtyre flotave, mbi të cilat nuk po zgjatemi. Po ku ishte vendosur realisht ky port i shoqëruar edhe me të gjithë aksesorët e tij?
Në anën jugperëndimore të qytetit, midis kodrës ku është vendosur Apollonia dhe Kodrës së Shtyllasit (mbi të cilën ishte vendosur Tempulli i madh i Posedonit), ndodhet një luginëz e vogël e cila i shkonte pothuaj pingul shtratit të Vjosës (në 70 – 80 gradë). Në gjykimin tonë, kjo luginëz që edhe sot është në të njëjtin nivel me shtratin e Vjosës, ka qënë adaptuar në Portin e dikurshëm të Apollonisë. Pra, ne mendojmë se apolloniatët gërmuan pikërisht bazën e kësaj lugine duke e ulur nivelin e saj të dikurshëm e duke e sjellë në nivelin e bazës së shtratit të Vjosës. Kështu ata kryen një lëvizje dherash të një volumi kolosal për kohën; dhera që me shumë gjasë hidheshin në lum i cili i depozitonte pranë grykëderdhjes së tij duke pushtuar detin. Apolloniatët krijuan kështu një Gji ujor që i ngjitej kësaj Luginëze duke filluar nga shtrati i Vjosës e duke shkuar drejt Lindjes (duke qënë i “fshehur” pas Kodrës së Shtyllasit nga rryma e Vjosës). Rruga karrabile (e pa-asfaltuar) që qarkon edhe sot pjesën e poshtme të këtij gjiri, na tregon se Porti i dikurshëm kishte një formë kuadratike me gjerësi afro 200 metra, çka lejonte jo vetëm ankorimin e anijeve në kalatat në dy anët e portit, por edhe lëvizjen e lirshme të tyre brenda portit sado të mëdhaja të ishin, si në rastin e këtyre 120 anijeve. Gjatësia e gjirit-port është e diskutueshme. Sikurse e shikoni në fig. nr. 19 që ju furnizojmë, gjatësia minimale e këtij gjiri ishte rreth 500 m linear, por nuk është çudi që ky gji të shkonte deri në afro 1.200 m në thellësi të Luginës duke krijuar një port të jashtëzakonshëm për kohën. Madje mendoj se pjesa vazhduese prej 700 m të tjera, duhet të ketë qënë një vazhdim disi më ndryshe i këtij porti, pra me një thellësi shumë më të vogël, çka dmth se përdorej nga varkat e vogla që shërbenin për stokimin e mallrave nga anijet e mëdha të lidhura më pranë Vjosës. Këtë mendim e mbështesim në faktin e gjendjes moçalore të të gjithë kësaj gjatësie deri pak kohë më parë (që në kushtet normale nuk do kishte asnjë sens); si dhe nga vëzhgimi i sotëm morfologjik i terrenit i bërë jo vetëm me sy të lirë, por edhe në mënyrë dixhitale. Me një vëzhgim të kujdesshëm, kushdo mund të dallojë sot (nga ndryshueshmëria e gjelbërimit) se kjo gjatësi akoma ushqehet nga ujëra nëntokësor; fenomen ky që ndodh me të gjitha tokat e reja të mbushura rishtas. Kështu apolloniatët krijuan këtë Gji-Port me ujëra të qeta e larg rrymës së Lumit Vjosë edhe kur ky ishte nën efektin e vërshimeve (të plotave) të tij. Pikërisht kjo gjatësi e portit bën që autorë të ndryshëm antikë, të na japin distancën Apolloni – Port në distanca të variushme. Ky port na bën të kuptojmë më mirë pamjen madhështore të Apollonisë së asaj kohe; na bën të kuptojmë më mirë edhe se pse figurat më të famshme të asaj kohe e quanin “magna urbs et gravis” (qytet madhështor e hijerendë). Eshtë kjo një tjetër dëshmi e ndryshimeve jo të vogla morfologjike të realizuara në atë kohë nga dora e njeriut.