Kreu Blog Faqe 666

Atdheut, poezi nga Bekim Blaku

0

Bekim Blaku

Poezi

ATDHEUT

Për Ty, i shtrenjti Atdhe

Unë jam i vogël,

Edhe po desha

Skenderbe nuk mund të bëhem,

Të vesh parzmore

Dhe, shpatën lart ta ngre,

Me plot dashuri,

Në varg

Mburojë do bëhem prore

Për Ty, i shtrenjti Atdhe

 

Sa e sa herë kaluan

Si nëpër grykë të oxhakut

Fjalët e mia

Derisa mbërrijtën në letrën

E recikluar gri,

Për ju për të shkëlqyer, pastaj,

Si lule zambaku,

Në piedestal duke ju ngritur

Kosovë e Shqipëri.

 

Besianë, Nëntor 2024

Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rallë në degën e LDK-së në Zvicër

1

 Nga: Gjokë M. Gjoka

(Gjokë M. Gjoka, për vite me radhë ishte anëtarë i kryesisë së Nëndegës së LDK-së në St. Gallen, dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare!)

Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, u shqua, si veprimtar besnik i programit politik që udhëhiqej nga LDK-ja dhe elita intelektuale e saj. Ishte i rreptë në qëndrime dhe si asnjë tjetër besnik i fjalës kur e thoshte. Te Nazmiu, kthim prapa s’ka pas kurrë, dhe asnjëherë nuk të tradhtonte. PO-ja për te ka qenë PO dhe pikë!…

Kam pas fat ta takoj qysh në vitet e nëntëdhjeta, dhe sa herë vinte në St. Gallen, si mik i kryesisë së Nëndegës së LDK-së në këtë kanton, pas takimve ai ka vazhduar ndejat me miq e shokë që ishin veprimtarë të LDK-së, në mesin e të cilëve isha edhe unë.

Sa isha duke banuar në Waldaustrasse, Nazmiu bashk me mr. Shaip Latifin, Shaban Mulollin dhe Bacën Hysen Gërvalla, kanë qenë edhe në shtëpinë time, pastaj vite më vonë, në muajin Prill 2002, për Festën e Pashkëve, Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, i shoqëruar nga miku i tij i idealit Shaban Mulolli dhe Muhamet Ymeri, ishin për ngushëllime me rastin e vdekjes së axhës tim Ndue Gjoka, i cili kohë më parë kishte vdekur. Rastisi të qëllonte aty edhe nëna ime Liza, që kishte ardhur nga Kosova, tashmë edhe ajo e ndjerë. Si sot më kujtohet, kur Nazmiu i kërkoi falje Lokës pse kishin qëlluar të vinin në ditë feste. Jo lum lokja i tha Nëna Lizë, pikërisht në festa të tilla shkohet edhe për ngushëllime, sidomos kur vdekja është e freskët, kurse për ne ishin Pashkët e parë pa Bacën Ndue. Ju na keni nderuar neve dhe të ndjerin, po më shumë veten tuaj i tha Nëna Lizë, Nazmiut. Më pas ata dy kanë biseduar gjatë dhe sikur iu shkonte biseda. Kur mysafirët shkuan Nëna Lizë, më tha: Paske shokë të mirë djali jem. Qofshin të bekuar, dhe bashk me ty ju ruajt i lumi Zot, pasi kësi djemsh i duhen Kosovës. Nuk dëshiroj t’i nënvleftësoj bisedat e Shabanit dhe të Muhametit, por ky rrëfim ka protagonist Nazmiun, andaj theksin e vura te biseda e tij me Nënën Lizë.

Edhe në një Kuvend të Nëndegës mbajtur në St. Gallen, kam qenë në kryesinë e punës bashkë me Ing Nazmi PECI-BOLETININ, dhe sa herë tjerash jemi takuar nëpër manifestime kulturore, sidomos atëherë kur shkëlqente vajza ime Njomëza, me recitime dhe interpretime, gjithmonë Nazmiu na ka motivuar, ndërsa Njomëzes gjithëherë i bënte komplimente. Dorën në zemër, dhe gjithnjë sipas vlerësimit tim, konsideroj se ashtu siç ka qenë prof. Fehmi Agani, promotor i LDK-së në Kosovë, Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, ka qenë në Degën e LDK-së në Zvicër. Andaj si askënd tjetër në Zvicër e veçoj veprimtarin Ing. Nazmi PECI-BOLETININ, dhe në Gjermani, Kryetarin e Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë z. Hafiz Gagica. Për mua, këta dy veprimtarë, mbeten figurat ma emblematike që i ka pasur komuniteti demokratik i LDK-së në Europën Perëndimore.

Më 9 shtator 2018, në Rapperswil, kantoni St. Gallen, kemi pasur një takim të veçantë dhe pa protokol, që më ka mbetur kujtim i pa harruar, dhe për fat të keq, i këtij formati ishte edhe takimi i fundit me të. Përveç meje dhe Ing. Nazmi PECI-BOLETINIT, ishin edhe Shefqet Dibrani, Muhamet Ymeri dhe Sallah Januzi, të gjithë veprimtarë dhe aktivist tridhjetë e sa vjeçar të LDK-së. Prandaj e ritheksoj se në kujtimet e mia do të mbetet takimi ma i mirë që kam pasur ndonjëherë me Nazmiun. Kurse për herë të fundit, me Ing. Nazmi PECI-BOLETININ, jemi takuar në një aktivitet kulturor, më 18 nëntor 2018, në Restorantin “DANCING RELAX”, me pronar mikun tonë Milaim Vokshi, në Sirnach (TG). Pastaj Nazmiun, vdekja e mori herët, por për mua kujtimi për të do të mbetet i freskët, sepse e kishim mik dhe nënkryetar shumëvjeçar në Degën e LDK-së në Zvicër. Me një fjalë; Ing. Nazmi PECI-BOLETININ, personalisht do të kujtoj përherë, dhe gjithmonë do të kem respekt për tërë veprimtarinë dhe patriotizmin e tij!

St. Gallen, 12 nëntor 2024.

Gjokë M. GJOKA

Ish anëtarë shumë vjeçar i kryesisë në Nëndegën e LDK-së në St. Gallen / Zvicër.

Edhe Shqiptarët përmes votimit të referendumeve mund të marrin vendime historike, ashtu si shumë vende të BE-së

1

Nga: Safet Sadiku

Pa dyshim se edhe shqiptarët për arritjen e qëllimeve madhore tashmë po kërkojnë ta përdorin procesin juridik të referendumeve, ashtu si shumë vende të BE-së, qytetarët e të cilave në momente historike kanë konfirmuar vetëdije dhe përgjegjësi të lartë, përmes votimit të referendumeve. Sigurisht se, ky model i konfirmuar edhe shqiptarëve do t’iu mundësonte që në mënyrë demokratike të vendosnin konfirmimin dhe mbrojtjen e statusit historik, e të qenurit popull autokton, të mohuar gjer më tani, në vendbanimet e tyre dhe bashkë me të edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë Gadishullin Ilirik, integrimin e administratës e të gjitha instituticioneve të republikave shqiptaro-shqiptare etj.

Realizimi i Bashkimit Kombëtar përmes qasjeve juridike është një proces politik që kërkon një përgatitje të thellë dhe të saktë të kornizave ligjore ndërkombëtare, përfshirë ato të Bashkimit Evropian. Qasja përmes referendumit është një hap drejt legjitimitetit demokratik dhe një formë për të reflektuar vullnetin e popullit, duke përfshirë edhe harmonizimin e kësaj veprimtarie të ligjshme me parimet dhe normat juridike të pranuara ndërkombëtarisht. Padyshim se ndërgjegjegjësimi i vetëdijës për të ndryshuar sistemin politik të trazicionit përmes referendumeve është një proces juridik që nga dita në ditë po kuptohet nga të gjithë qytetarët shqiptarë të Gadishullit Ilirik. Ndonëse këtë strategji tani më zyrtarisht e ofron “Platforma për Referendum Kombëtar“ sipas një administrate ashtu si të vendeve të BE-së, duke filluar nga përgatitja e „Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë“. Programi “Platforma për Referendum Kombëtar“ ka filluar të pranohet si një projekt i konfirmuar, se vërtetë është një strategji, që synon të ndërgjegjësojë qytetarët për fuqinë që kanë ata për të ndryshuar tërë sistemin politik përmes referendumeve. Ky proces juridik, i cili lidhet me të drejtën e qytetarëve për të vendosur drejtpërdrejt për çështje të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore apo kushtetuese, është një mjet demokratik që fuqizon vendimin për pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në Referendumin e Parë Shqipëri-Kosovë, dhe mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm edhe në kontekst të mbylljes së tranzicionit politik.

– Përmbajtja e procesit organizativ të Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë

1) Ndërgjegjësimi i qytetarëve, për ta kuptuar rëndësinë e edukimit juridik, si një vendim i rëndësishëm edhe politik mbi të drejtat e tyre për të propozuar realizimin e kërkesave të ndryshme legjitime kombëtare të mohuara deri tani dhe për të mbështetur sistemin e referendumeve – Demokracisë Direkte, është një nga çështjet më të rëndësishme. Kjo logjikë e demokracisë deri tani na ka munguar kudo në hapësirat shqiptare.
2) Fuqizimi i „Demokracisë Direkte“ (si sistem politik në vendin tonë), përmes votës në referendumet, të cilat i organizojnë kryesisht qytetarët përmes grumbullimit të nënshkrimeve ofrojnë mundësi për t’i dhënë forcë ligjore dhe zë qytetarëve në vendimet madhore të tyre duke shmangur monopolin e klasës politike, e cila ka krijuar një imixh të keq për vendin tonë gjatë gjithë kohës së tranzicionit politik.
3) Ndryshimi i sistemit të tranzicionit, do të ndodhë qysh në „Referendumin e Parë Shqipëri-Kosovë“ pasi do të mundësohet menjëherë transformimi i sistemit politik aktual, që mund të përfshijë një plotësim për reforma kushtetuese, ndarjen e pushteteve, apo ristrukturimin institucional duke pranuar teknologjinë e administratës së BE-së. Ndonëse, siç e dimë kjo formë është e re për ne shqiptarët në venbanimet tona, ndërkohë që në vende të ndryshme të BE-së ka disa shtete që praktikojnë referendume. Pra, Referendumi si një mjet i demokracisë direkte është i zakonshëm në disa vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dhe ndryshimeve kushtetuese. Ja disa shembuj nga shtetet e BE-së që kanë praktikuar sistemin politik të referendumeve ose në momente historike qytetarët kanë marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Me këtë rast po paraqes disa nga shembujt e referendumeve, të cilat kanë pasur karakter ndërkombëtar dhe popujt e shteteve të ndryshme kanë marrë vendime të mëdha pa ju nënshtruar klasës politike:
– Zvicra është vendi i parë, me përvojë historike për aplikimin e demokracisë direkte, (si vend jo anëtare e BE-së, por pjesë e Evropës), e cila është shembulli më klasik i mbajtjes dhe organizimit të referendumeve për vendime të rëndësishme politike dhe kombëtare në vend. Qytetarët kanë të drejtë të propozojnë nisma popullore dhe të kërkojnë referendume mbi çështje të ndryshme, si ndryshimet kushtetuese, ligjet e reja dhe për marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe për projekte ekonomike me karakter strategjik etj. Një shembull modest të viteve të fundit mund ta përmendi vendimin e vitit 2020, ku u mbajt një referendum për kufizimin e emigracionit nga BE, i cili propozim siç dihet u refuzua nga të gjithë votuesit.
-Në Itali, Referendumi është përdorur për ndryshime kushtetuese dhe çështje të tjera madhore. Në vtin 2016, italianët votuan në një referendum për reformën kushtetuese që synonte reduktimin e kompetencave të Senatit dhe shpejtimin e procesit ligjor, por propozimi u refuzua. Pra, vendosi shumica.
-Edhe Irlanda po ashtu ka shfrytëzuar të drejtën e referendumeve për çështje madhore. Referendumet janë të zakonshme në Irlandë, veçanërisht për çështje kushtetuese. Kushtetuta irlandeze kërkon një referendum për çdo ndryshim kushtetues. Si shembull po paraqes një kërkesë të gjithë qytetarëve kur në vitin 2018, u mbajt një referendum për të legalizuar abortin, dhe shumica votuan me “PO”.
-Danimarka ka mbajtur disa referendume sidomos për çështje të rëndësishme kombëtare, si dhe për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Në vitin 1992, danezët fillimisht refuzuan Traktatin e Maastricht-it për integrimin evropian, por pas një referendumi të dytë në 1993, ai u pranua.
– Edhe qytetarët e Francës referendumet i kanë përdorurkryesisht për çështje kushtetuese ose kombëtare. Në vitin 2005, u mbajt një referendum për të ratifikuar Traktatin e Kushtetutës Evropiane, i cili u refuzua nga votuesit francezë.
– Në Hungari referendumet kryesisht janë përdorur për çështje kombëtare dhe politike të tyre. Kështu në vitin 2016, Hungaria organizoi një referendum për të refuzuar kuotat e BE për shpërndarjen e refugjatëve. Megjithëse pjesëmarrja ishte e ulët, shumica votuan kundër kuotave.
– Edhe qytetearët e Spanjës referendumet i kanë praktikuar për çështje kur kanë marrë vendime të mëdha, si autonomia rajonale apo ndryshimet kushtetuese. Shembulli i Referendumit të vitit1978 është historik, pasi është miratuar Kushtetuta e re demokratike pas diktaturës së Francisco Franco-s.
-Poashtu Suedia ka praktikuar shfrytëzimin e të drejtës së përdorimit të referendumeve për marrjen e vendimeve të mëdha në momente të caktuara historike. Referendumet në Suedi janë të rralla, por përdoren për çështje të mëdha kombëtare. Një shembull interesant dhe konkret është votimi në vitin 2003, kur suedezët votuan kundër pranimit të euros si monedhë. Jam i vetëdijshëm se praktikat e referendumeve ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, por ato janë një mjet i fuqishëm për përfshirjen e qytetarëve në procesin vendimmarrës. Këta shembuj tregojnë se referendumi mund të shërbejë për të zgjidhur çështje të rëndësishme, duke i dhënë qytetarëve një zë të drejtpërdrejtë në politikat kombëtare.

– Pse këtë model mos ta praktikojnë edhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik?

Praktikimi i modelit të referendumeve nga shqiptarët në Gadishullin Ilirik do të ishte një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të demokracisë direkte dhe pjesëmarrjes qytetare në të gjitha vendimet e rëndësishme të zhvillimeve politike. Ka disa arsye pse ky model duhet të promovohet dhe mund të funksionojë edhe për shqiptarët:

1) Rritja e pjesëmarrjes dhe e kompetentes juridike e të gjithë qytetarëve në vendimmarrje. Siç e theksuam më sipër referendumet mundësojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në çështjet madhore politike, ekonomike dhe sociale. Për shqiptarët, kjo do të ishte një mënyrë për të tejkaluar ndarjet politike tradicionale, të trashëguara nga regjimet e sẽ kaluarës. Tani përmes referendumeve populli merrë në dorë direkt fatin e tij. Në shtetet me popullsi shqiptare; si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, Serbia (Kosova Lindore dhe Sanxhaku) plus (shqiptarët në çamëri) qytetarët tanë shpesh ndihen të distancuar (ose të injoruar nga të zgjedhurit e tyre-pushtetarët) në proceset vendimmarrëse. Referendumet do të krijonin një hapsirë juridike të drejtpërdrejtë për shprehjen e vullnetit të tyre, dhe për zabatimin praktik të vendimeve të aprovuara.

– Demokracia direkte është një zgjidhje politike për gjithë çështjen shqiptare.

Shqiptarët në rajon janë ende në proces tranzicioni „drejt përpjekjes së ndërtimit të demokracive të qëndrueshme“. Përdorimi i referendumeve mund të ndihmojë në hapjen e rrugëve për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme politike dhe historike duke shmangur konfliktet dhe duke ofruar një platformë ku vullneti popullor është vendimtar. Këto qëndrime edhe politike, edhe juridike janë shtruar në programin e perspektivës kombëtare „Platforma  për Referendum Kombëtar“.
Forcimi i zhvillimit ekonomik drejt bashkimit kombëtar në klimën politike rajonale, është më shumë se sa një imperativ kohor. Referendumet mund të përdoren si një mjet për të unifikuar shqiptarët në rajon mbi çështje të përbashkëta dhe për të forcuar identitetin kombëtar. Kjo mund të na ndihmojë në ndërtimin e strategjive të përbashkëta për zhvillim ekonomik, kulturor dhe politik. Përveç integrimit të republikave shqiptare, për vendimet e përbashkëta juridike në funksion të integrimit të të gjithë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, referendumet do të mund të përdoren edhe për çështje të mëdha madhore brenda republikave. Në rastin konkret në Republiken e Kosovës, do të mund organizoheshin referendume për çështje që kanë të bëjnë me njohjen ndërkombëtare ose marrëveshjet në raport me Serbinë. Sigrisht që vendimet e gabuara të klasës politike do të mund të anulohen në çdo kohë me votimin e referendumit të brendshëm të Republikës së Kosovës enkas për këto tema. Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mund të përdorin po ashtu referendumet për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese dhe për të avancuar barazinë. Në rastin më të mirë ata votojnë për integrimin institucional të tyre me Shqipërinë, pasi identiteti kombëtar i tyre përputhet me  Shqipërinë dhe Kosovën (dhe të gjitha venbanimet e tjera shqiptare). Andaj ata kanë të drejtë që përmes referendumit ta konfirmojnë edhe identitetin shtetëror të njëjtë si Shqipëria.
Jam i prirë të nisemi nga praktikat pozitive të vendeve evropiane ku vendimi i sovranit në procesin e votimit të referendumit ka vendosur. Shembujt janë të shumtë. Me këtë rast dua të them se shqiptarët mund të marrin shembuj nga vendet e BE-së dhe të krijojnë një kornizë ligjore që e lehtëson këtë proces. Nëse demokracitë si Zvicra, Irlanda dhe Danimarka etj., kanë pasur sukses me këtë model, prandaj nuk ka arsye që edhe shqiptarët të mos përfitojnë prej tij. Në këtë logjikë politike ndonëse ka suksese të konfirmuara në BE, kur bëhet fjalë për shqiptarët jam i vetëdishëm që ende ka vështirësi për t’i kapërcyer ato, por që këto çështje komplekse është e mundur të tejkalohen, nëse qytetarët shqiptarë duan vërtet të çlirohen përfundimisht nga regjimet politike që tashmë i takojnë të kaluarës. Megjithatë, për të zbatuar me sukses qëllimin e Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë si model, duhet të sqarohen paraprakisht disa faktorë edhe historikë, por edhe juridikë.
Të ndalem te disa çështje juridike, që shpesh quhen si: „korniza ligjore“, të cilat çështje kërkojnë mekanizma të qartë për organizimin dhe zbatimin e vendimeve të referendumeve. Padyshim se edhe kultura politike luan një rol të rëndësishëm që edhe te ne shqiptarët (ashtu si te evropianët) duhet të jetë e shoqëruar me komunikim të brendshëm të mirëfilltë ku çdo individ duhet të reflekktojë pozitivitet dhe etikë politike duke shprehur gadishmërinë për ta mbështetur vullnetin gjithë popullor, që të zbatohen vendimet për integrime kombëtare sipas „Dokumentit Juridik“, i cili do të votohet në Referendumin e Parë Shqipëri-Kosovë. Informimi i qytetarëve kërkon një proces aktiv, i cili ka filluar si fazë e parë të provohet përmes programit të „Platformës për Referendum Kombëtar“. Lëgjëratat kanë për qëllim që qytetarëve t’iu sjellin strategjinë e mirëpërpunuar që ata qysh në fillim të jenë mirëinformuar, sepse kjo është çështje thelbësore për të shmangur keqinterpretimet dhe manipulimet gjatë procesit të përgatitjes së Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë. Integrimi i ne shqiptarëve me BE-në, përmes konfirmimit të promovimit të referendumeve do të ndihmonte shqiptarët të përafroheshin me standardet demokratike të BE-së. Nëse shqiptarët duan të ndjekin rrugën e demokracive të zhvilluara, përdorimi i referendumeve është një hap natyral. Ky proces mund të ndihmojë në forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe adresimin e sfidave rajonale përmes mjeteve administrative dhe politike paqësore dhe gjithë përfshirëse. Këto modele dhe mundësi të praktikave të referendumeve po ashtu duam t’i shfrytzojmë edhe ne shqiptarët për vendime të mëdha;
a) Për zyrtarizimin e gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët e Gadishullit Ilirik, për integrime të brendshme shqiptaro-shqiptare juridike dhe institucionale. b) Për integrimin e tatimeve si i modelit të Zvicrës në tri nivele; në bashki, republikë, dhe në kryeqendren e republikave në Shqipëri në Tiranë, dhe c)Integrimin e të gjitha administratave dhe ligjeve juridike të të gjitha niveleve. Kjo kërkesë si ide, për të shfrytëzuar referendumin si një mjet për të marrë vendime të mëdha kombëtare dhe rajonale është një hap i guximshëm dhe strategjik drejt unifikimit të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Synimet që përmendën më sipër; si zyrtarizimi i gjuhës shqipe, integrimet shqiptaro-shqiptare dhe harmonizimin e sistemit juridik të administratave fiskale, janë të gjitha të arritshme. Finalizimi i këtyre aspiratave madhore kërkojnë mbështetje të gjerë popullore dhe është një proces, i cili do të jetë i organizuar demokratikisht, që njëkohësisht do të përmbushë kërkesat dhe dëshirat e miliona-miliona shqiptaëve kudo ku ata jetojnë. Ja si mund të realizohen këto ide-projekte:

– Zyrtarizimi i gjuhës shqipe

Qëllimi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe për shqiptarët në të gjitha vendet e Gadishullit Ilirik, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë (në Kosovën Lindore) dhe Greqinë, që është një hap drejt afirmimit të identitetit kombëtar dhe garantimit të të drejtave të barabarta me popujt e tjerë të vendeve fqinje.
Organizimi i referendumeve ka dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në rajonet ku shqiptarët janë shumicë ose kanë prani të konsiderueshme të të gjitha argumenteve historike se janë autoktonë, (të cilët i kanë rezistuar të gjitha proceseve historike të administratave të dhunshme me tendencë për t’i asimiluar) si p.sh në Maqedoninë e Veriut ose Mal të Zi etj. Tani është momenti vendimtar për të kërkuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare përkrah gjuhëve të tjera shtetërore. Në Shqipëri dhe Kosovë, një referendum kombëtar do të mund të mbështeste nismat për bashkërendimin e politikave arsimore e kulturore për promovimin e gjuhës shqipe në rajon si gjuhë zyrtare kudo ku ka banorë shqiptarë. Modele të ngjashme mund të gjenden p.sh në Kanada, ku gjuha frënge është zyrtarizuar përkrah anglishtes në rajone ku flitet më shumë.

– Integrimet e institucioneve shqiptaro-shqiptare pëmes marrëveshjeve juridike

Qëllimi i organizimit të referendumeve është edhe harmonizimi i gjithë sistemit juridik dhe politik i të gjitha institucioneve shqiptaro-shqiptare. Përmes referendumeve votohen vendime të mëdha juridike në të gjitha shtetet shqiptare dhe vendbanimet me shumicë shqiptare, që praktikisht ky model do të rriste efikasitetin dhe bashkëpunimin e brendshëm të ne shqiptarëve dhe do ndikonte direkt në zhvillimin ekonomik më efikas. Në këtë mënyrë shqiptarët në gjithë rajonin e Gadishullit tonë do të jenë të rreshtuar pas politikave zhvillimore të BE-së. Natyrisht BE, ashtu si për vendet e tjera do të japë kontributin e saj për akordim të fondeve për zhvillim, dhe në anën tjetër sistemi politik i integrimit të brendshëm i të gjithë shqiptarëve dhe i republikave të tyre me qendër në Republikën e Shqipërisë do të jetë shumë më efikas për t’iu përgjigjur kërkesave të BE-së.
Shqiptarët në Gadishullin Ilirik kanë një mundësi historike për të avancuar të drejtat dhe zhvillimin e tyre ekonomikë përmes përdorimit të referendumeve. Këto reforma mund të shërbejnë si një shembull për rajonin dhe na ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë, në unifikimin kombëtar dhe në zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Kjo kërkon lidership të fortë, mbështetje të qytetarëve dhe një vizion te qartë për të ardhmen.

Zhveshja morale e Vlora Çitakut…!

1
RRËNJËDALA DHE LAKURIQSIA E VLORËS ÇITAKUT…
Vlora moj leshzeza e pa larë e rrënjëdalë!?
Mafija politike mbretëron brenda shpirtit të saj.
“Njoha” VLORA ÇIATAKUN, Kryedjalli i parë. Një virus i egër, i një mallkimi, aty ku hedhë valle, greku e shkjau, që bëjnë pedofili. Nder i madh prej PDKËS – u lidhën kodoshat e kombit me popat sllav e bëhen aleanca. Se kjo është qëllimi i Vlora Çitakut!…Veç në Dardani kodoshat vërsulen kombit, i hypin e nuk i zbresin “Grenellit e Zajdnices” nën hyqëm të partisë…
E keqja fillon nga shtëpia e partia saj; pasi, pse jo kur është beqaresh, për shkak të varfërisë mendore nga familja dhe shoqëria, në të cilën është rritë, kjo kurr nuk ka mësuar, madje as në shkollë, zakonin e servilizmit e të lobimit. Por në praktikë qytetaria përcaktohet si një njeri, të dy prindërit e të ciles nuk janë intelektualë, ndërsa kjo ka këmbëngulur për të ecur prapa; le të themi si paraardhës partisë saj!
Ti e pabesja në midis çakenjve, më përçarsja në ç’hithrra mbive?
Ti servilja, mjeshtëre e mashtrimeve dhe ti amoralja midis shkerdhenjve nga ethet e pushtetit të sëmurë. Të bëmat tuaja nuk numërohen. Ti mashtruesja antishtetit! Të akuzojë për mjerimin tëndë politik! Vizita e saj në kishat e serbise i dukej vetja sikur është në një parad mode. Dhe që në fillim është e fare e qartë më kë kemi të bëjmë.
Ju kërkoj falje lëxuesve që nuk e kisha kuptuar më parë dhe si modeliste e politikes unë duhet t’i bëj vetes pyetjen si mund t’i shërbej më mirë Dardanisë, dhe të krijoj mundësinë që kjo lakuriqe nate për të korrigjuar gabimet që ka vite që bëhet sidomos me këto shfaqje antikombëtare. Ndaj nuk jam tërhequr nga shkrimet e mija dhe pres të vazhdoj të jem një zë për ndryshim ndajë komunitetit opozitar në shtetin tonë!
Në shkrimin tim “çmenduria e Vlora ÇITAKUT” dhe turmave të partisë së saj, që han mishin e vet duke e zhvilluar luftën e tyre një nga çmendurit më përçarëse dje dhe sot. Ajo paraqet pa mëshirë dhe që përshkonë gjerësish lobimin në kishat sllave për ta coptuar Mitrovicën, në trendin e saj, doli portave të kishave, për të sjell një kumt të ri, tepër dramatik.
Një rast i renditur dhe i përgatitur mirë çmendurit në kancelaritë e errëta të PDK,së nga politikanët “intelektualë” të saj. Nuk mund të mos e lexoni këtë shkrim, të mos dini për Vlora Çitakun dhe partinë e saj.
Nga marrëzia te tragjikja. Ҫitaku mbulon gamën (çmendurin) e patologjisë identifikuese pa ia prishur kurrë lezetin Hashimit dhe atyre që e dërguan në “Beligrad”. Rezultati është një çmenduri që është më pak një thirrje për luftë politike sesa një hartë dhe një busull drejt manastireve për ndryshimin të topografisë së entitetit shqiptar.
Përse, dhe kur ÇITAKUT i është dhënë liria, ajo e hedh poshtë atë dhe zgjedhë të kthehet sërish në skllavëri, nën shkja? Sot në vitin 2025 e megjithate e ndjejmë të nëvojshme t’i hedhim sërish një vështrim të ri tezës së Vlora Ҫitaku-t. Kostoja e të gjitha këtyre politikave mbi sjelljet “personale” që ka vepruar edhe ajo. Ҫdo veprim i kësaj natyre kushton shumë dhe PDk-ja po zhytet përherë edhe më shumë në tradheti. Ajo po deskrititon gjithshqiptarët, por kur të vijë dita e drejtësisë, kush është ai i PDK-së, kur të deklarojë falimentimin e kësaj partie.
Mitrovica, njëra prej qyteteve shqiptare, do të binte tragjikisht mu midis rrebeshit të kërcënuesve Isa Mustafës, Hashimi, Ramushit, Limes. Ishin të njejtit opozitar që po ndesheshin për ndarjen e saj dhe kundra shqiptarëve. A mund të kishte tjetër zgjidhje që rimohuesit e kombit, duke kujtuar të mirat që do të gëzonte vendi i dardanëve nga pushtuesi.
Por le të mos i vijmë rrotull problemit. Kush janë këta oligarkë që e dërguan drejtë Beogradit? Një gjë e tillë do të shpinte në ardhjen në pushtet të Pronto dhe të kapjes së pushtetit. E gjithë tabloja e asaj që mund të quhej Ҫitakuida, përmblidhej në dy akte çmendurie.
1 – Akti i parë, të çlironte Mitrovicën prej shqiptarëve, duke e kthyer nën Serbi.
2 – Akti i dytë, të mos e pengonte përparimin serbë drejt coptimit përfundimtar, thënë ndryshe, të kryente atë që e quajta çmenduria e Vlorës.
Nga këto dy bëma, që nuk ishin pa lidhje me njëra tjetrën, të parën dëbimin e shqiptarëve nga pjesa tjetër e Mitrovicës. Dhe mizoria e saj paskëshin qenë më të zeza ato pesëshja e Polarit, Mustafes, Ramushit, Limes, Pacollit mënxyrë e shkuar menxyrës ishte e vërtet.

Trump i hapur për dërgesat e bombave në Izrael

0

Izraeli ka hedhur qindra bomba 900 kilogramësh mbi zonat me popullsi të dendur në Rripin jugor të Gazës, sipas një analize të kryer nga The New York Times. Shkatërrimet dhe viktimat civile janë të mëdha. Foto: AP / NTB

NTB/Document.no  26.01.2025 09:02

Donald Trump thotë se “shumë gjëra” që Izraeli ka porositur tani po dorëzohen. Burimet thanë për disa media se ndalimi i dërgimit të bombave me peshë pak më pak se një ton është hequr.

“Shumë gjëra që janë porositur dhe paguar nga Izraeli, por nuk janë dërguar nga Joe Biden, tani janë në rrugën e tyre”, thotë Trump në një postim në Truth Social.

Biden, i cili ishte president deri të hënën e kaluar, vitin e kaluar vendosi një ndalesë të përkohshme të dorëzimit të bombave 900 kilogramë në Izrael, kur vendi dukej se do të fillonte një operacion të madh tokësor kundër pjesëve me popullsi të dendur të Gazës. Shtetet e Bashkuara ishin kundër një ofensive të tillë.

Trump nuk thotë asgjë specifike se cilat armë do të dërgohen tani në Izrael, por gazetari izraelit Barak Ravid shkruan në gazetën online Axios.
se Trump ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së që të heqë ngrirjen e dorëzimit të Biden për bombat 900 kilogramë.

(©NTB)

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës, libër i ish-Diplomatit Amerikan William G. Walker

“Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës.

Frank Shkreli me William Walker 

Autori me mikun e shqiptarëve dhe me mikun e të VËRTETËS, Ambasadorin William Walker — folësit kryesorë në festimin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së Republikës së Kosovës — organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, Inc. në Nju Jork, 12 Shkurt, 2023

Nga: Frank Shkreli

25-vjet më parë forcat terroriste ushtarako-policore të Serbisë fashiste kanë ndërmarrë një sulm barbar kundër banorëve të një fshati të vogël të Kosovës, i quajtur Reçak, nja 30-killometra në jug të Prishtinës. Javën që kaloi, masakra barbare e kryer me 15 të janarit 1999, u kujtua nga qindra pjesëmarrës – përfshir udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës –që morën pjesë në aktivitetet e organizuara për të nderuar dhe kujtuar, si çdo vit, 45 civilët e pafajshëm shqiptarë, të vrarë nga forcat terroriste serbe.

Në veprimtaritë që shënuan 25-vjetorin e kësaj dite të rëndë në historinë e Kombit shqiptar, mori pjesë edhe Ambasadori amerikan William Walker, ish-Shef i OSBE-së në Prishtinë 2-dekada e gjysëm më parë.  Siç dihet, ishte Ambasadori i nderuar amerikan William Walker, ai i cili me të shkuar në vendin masakrës, asaj ngjarjeje të tmershme, atij krimi kundër njerzimit, një ditë më vonë me 16 Janar, 1999 — ku ishin hedhur kufomat në Reçak – njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe botën mbarë për masakrën serbe kundër civilëve shqiptarë në Reçak. Ishte vlerësimi i gjendjes së përgjithshme shumë të rëndë në Kosovë në atë kohë dhe sidomos dëshmia e Ambasadorit Walker për masakrën që kishte parë me sytë e vet në Reçak, që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave terroriste policore dhe ushtarake serbe në territorin e Kosovës dhe anë e mbanë Serbisë. https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-masakra-qe-ndryshoi-politiken-boterore-ndaj-kosoves-2/

Ashtu si edhe çdo vit tjetër, në këtë datë të zezë, Ambasadori Walker e ka bërë zakon dhe viziton Kosovën dhe Reçakun në shoqërimin e udhëheqsve më të lartë Kosovës. Kështu ndodhi edhe sivjet në 26-vjetorin e masakrës në Reçak – aty në “Reçak, fshatin e vogël, me histori të madhe”, siç e cilësoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë përkujtimit të këtij viti, “Aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre, në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur Zonja Osmani. “Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”, ka thenë Presidentja Vjosa Osmani. “Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët e tij. Është dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë që kërkoi dhe vazhdoi të luftonte për liri dhe për të drejtën e ekzistencës”, ka thenë Presidentja e Republikës së Kosovës.  Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjithashtu gjatë ceremonive përkujtimore në kujtim të masakrës së Reçakut tha se deklaratat e Walker, drejtuar Amerikës dhe botës, pas masakrës “ekspozuan brutalitetin me të cilin po përballej Kosova dhe ndryshuan diskursin ndërkombëtar për luftën e Kosovës…Deklaratat e ambasadorit Walker ishin denoncime zyrtare të forcave dhe autoriteteve serbe, të cilat po kryenin krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Kosovë”, është shprehur Kryeministri I republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Reçaku dhe Kosova, në shenjë falënderimi, 8 vite më parë ngritën në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, përmendoren e Ambasadorit William Walker.  Sivjet në 26-vjetorin e masakrës, Ambasadori Walker ia këthei nderin Reçakut dhe Kosovës me botimin e një libri monumental si dëshmi historike për brezat e ardhshëm të shqiptarëve –mbi krimet serbe kundër njerzimit ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak. Një rast ky që sërish sjell në kujtesë atë që ndodhi në Reçak 26-vjet më parë nga një autor dëshmitar okular i asaj masakre. Dëshmi autentike për krimet e kryera nga regjimi i Serbisë në Kosovë.

Një libër-monument, si të thuash, një dhuratë që Ambasadori Walker tha se ia kishte premtuar Kosovës pothuajse 25-vjet më parë. Ai kërkoi ndjesë me këtë rast, duke shprehur keqardhjen e tij që i mori aq shumë kohë ta botonte librin e premtuar. Por, ja më në fund, shtoi ai, libri u botua në shqip dhe anglisht për lexuesit sot dhe për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve, nesër. “Jam shumë i kënaqur që u mundësua botimi i këtij libri – i kënaqur gjithashtu se Presidentja dhe Kryeministri më kanë thenë se ky libër është një thesar për rininë e këtij vendi në veçanti dhe për popullsinë e Kosovës në përgjithsi. Për ta është shumë e rëndësishme dëshmia ime e ngjarjeve, pjestar i të cilave isha dhe arsyeja se pse mora pjesë në ato zhvillime 26 vjet më parë”, është shprehur Ambasadori Walker në lidhje me botimin e librit: Reçak: Historia e një Krimi Lufte, që u promovua, javën e kaluar në Librarinë “Duklagjini” të Prishtinës me 15-16 Janar.

Në një njoftim i datës 14 Janar. 2025 nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti thuhet se në një takim që zhvilloi me ish-diplomatin amerikan William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, ata diskutuan një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të Ambasadorit Walker për këto ngjarje. Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si dhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Njëherazi, ai theksoi përpjekjet dhe ndihmën financiare prej 70,000 eurove dhenë nga qeveria e Kosovës për këtë iniciativë të rëndësishme duke bërë të mundur botimin e librit të kujtimeve të Ambasadorit Walker, ku dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut.  Në njoftim thuhet se Kryeministri Kurti tha se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Walker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë. Vepra si ky libër na ndihmojnë të ruajmë kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme si masakra e Reçakut. Ndërsa, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha me këtë rast, se “Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe — Lavdi martirëve e dëshmorëve të Reçakut!, është shprehur Vjosa Osmani. Ndërkaq, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara përkujtoi përvjetorin e masakrës së Reçakut me një NeverForget, duke thenë se Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Kosovës duke kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut: “Një pikë-kthese tragjike kjo për njerëzimin, por që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin,” thuhet në reagimin përkujtimor të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Libri i ish-diplomatit amerikan William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, është një autobiografi mbi jetën ç’prej fëmijërisë dhe një përshkrim i veprimtarisë së tij të gjatë diplomatike deri në largimin e tij nga detyra e Shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së, që ai kryesonte në Kosovë, në kohën e masakrës së Reçakut.  Ky është një libër nga një ambasador i një vendi të madh mik i Kosovës dhe shqiptarëve – ish-diplomati amerikan Wlliam Walker — i cili si dëshmitar i masakrës së Reçakut, ka shkruar me këtë rast një histori të vërtetë, paanësisht, duke treguar të drejtën dhe ngjarjen e vërtetë të tragjedisë në Reçak – me rëndësi për historinë e Kombit shqiptar por edhe për historinë e Ballkanit dhe të Evropës. Ambasadorit Walker i urojmë jetë të gjatë – është me gëzim e përzemërsi që çdo shqiptar kudo të përshëndesi botimin e William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, Lavdi martirëve të Reçakut – I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!  

 

Ish-Diplomati amerikan, William Walker duke dedikuar për një blerës librin: “REÇAK: HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE”, në promovimin e veprës së tij, në hapësirat e Librarisë “Dukagjini”, në Prishtinë, javën e kaluar

                                       Lavdi martirëve të Reçakut!

Udhëheqsit e Republikës së Kosovës nderojnë diplomatin amerikan, Ambasadorin William Walker, njeriun që ekspozoi masakrën brutale të forcave terroriste serbe kundër civilëve të pafajshëm, 26-vjet më parë, në fshatin Reçak të Kosovës

Versioni anglisht                             Versioni shqip

La Turquie (1911) / “Tetë muaj ekzil në Mal të Zi” — Intervista me Hasan Prishtinën, udhëheqësin e kryengritësve shqiptarë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Janar 2025 

“La Turquie” ka botuar, të mërkurën e 21 qershorit 1911, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Prishtinën në Turqi, pas ekzilit tetë mujor në Mal të Zi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervistë me Plavalin Hasan

Udhëheqës i kryengritësve shqiptarë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një koleg nga Selaniku pati rastin të shihte udhëheqësin e njohur shqiptar Plavalin Hasan Aga, i cili ishte strehuar në Mal të Zi dhe i cili ishte kthyer në Turqi vetëm tre muaj më parë.

Ai ishte i shoqëruar nga dhëndri i tij. Ish-udhëheqësi i kryengritësve na dha intervistën të cilën do të lexojmë : 

— Pse u detyruat të strehoheshit në Cetinje ? 

— Për një arsye shumë të thjeshtë. Ditën që u shpall Kushtetuta u gëzova dhe isha ndër të parët që e vura veten tërësisht në dispozicion të qeverisë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Unë isha i sigurt se do të ishim të parët që do të përfitonim nga regjimi i ri. Epo, në vend që të na linin të qetë dhe të na jepnin mjetet për të kontribuar në konsolidimin e regjimit të ri, ata erdhën pa na dhënë shkak, të na sulmonin me topa (predha). Pashë 17 kullat e mia të shkatërroheshin nga predhat. Disa nga njerëzit e mi u vranë dhe ne u trajtuam si armiq.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pikërisht atëherë u detyruam të strehoheshim në Mal të Zi ku kaluam 8 muaj. Ju e kuptoni se ne jemi nënshtetas besnikë të qeverisë perandorake dhe se u pikëlluam shumë kur pamë se na trajtonin si armiq. 

Më në fund, pas 8 muajsh në mërgim të detyruar, tre muaj më parë u kthyem në Turqi. Shkuam te kajmekami i qytetit kufitar për të shpallur nënshtrimin tonë ndaj qeverisë perandorake. 

— Sigurisht, ju dorëzuat armët ? 

Hasan Aga buzëqeshi dhe tha disa fjalë shqip duke shtuar : 

— Konsideroni se ne i kemi dorëzuar armët ; por shton një nga njerëzit e tij, ato na u kthyen sërish. 

Ne presim tani që qeveria të na kompensojë të gjitha dëmet që unë dhe njerëzit e mi pësuam si pasojë e sulmit të ushtarëve. 

Prej orës 8 presim të mbërrijë Madhëria e Tij që t’i paraqitemi. Na thuhet se Madhëria e Tij do të na nderojë duke na akorduar një pritje në Prishtinë. Pra, ne do të shkojmë në Prishtinë. 

— A jeni këtu me 400 burrat (ushtarët) tuaj ? 

— Në asnjë mënyrë. Erdha me 5 nga njerëzit e mi. 

— A e ka bërë Isa Boletini tashmë nënshtrimin e tij ? 

— Pothuajse. Ai ndodhet në Turqi, por ende nuk është falur ; pret derisa të kryhen formalitetet për t’u prezantuar zyrtarisht. Mendoj se është çështje ditësh. Isai do të mund të vijë në Prishtinë dhe të pritet në takim nga Madhëria e Tij.

Dallimi në mes të Liderit Kombëtar dhe atij Lokal: Kush e mbronë Kosovën dhe kush kujdeset për “qenefet”?

0
Dallimi midis zgjedhjeve lokale dhe nacionale është i thellë dhe thelbësor, pasi buron nga vetë gjeneza e këtyre niveleve të qeverisjes. Të krahasosh një lider lokal si Ramiz Lladrovci me një lider kombëtar si Albin Kurti është një krahasim që tregon qartë përgjegjësitë dhe rëndësinë e secilit rol.
Lideri Lokal – Ramiz Lladrovci
Lideri lokal, si kryetari i një komune, përqendrohet në çështje praktike dhe të përditshme që ndikojnë komunitetet e vogla, si:
• Menaxhimi i mbeturinave dhe kanalizimeve.
• Përkujdesja për qenefet publike në fshatra.
• Ujësjellësi dhe kanalizimet.
• Arsimi fillor dhe i mesëm.
• Shëndetësia primare dhe infrastruktura lokale.
Këto janë detyra të rëndësishme, por të kufizuara brenda komunës dhe përfshijnë administrimin lokal, që është shumë larg nga sfidat strategjike kombëtare.
Lideri Kombëtar – Albin Kurti
Lideri kombëtar, në anën tjetër, ka përgjegjësi që përcaktojnë fatin e të gjithë kombit dhe kufijtë e tij. Përgjegjësitë e liderit kombëtar përfshijnë:
• Ruajtjen e kufijve dhe integritetit territorial të Kosovës.
• Krijimin dhe miratimin e ligjeve që udhëheqin qeverinë e vendit.
• Drejtimin e politikave kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe trajtimin e çështjeve strategjike.
Zgjedhjet nacionale janë shumë më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, sepse ato përcaktojnë kush do ta udhëheqë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe kush do të mbrojë interesat kombëtare në kohë sfidash.
Partitë Që Premtojnë Zbatimin e Marrëveshjeve të Tradhtisë
Partitë politike të tjera janë zotuar publikisht në fushatat e tyre se, po të vijnë në pushtet, do të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara gjatë viteve 2013-2015, të cilat kanë minuar interesat kombëtare të Kosovës. Po ta kishte bërë këtë Albin Kurti, sot do të ishte përkrah Serbisë, me Grenellin dhe të tjerët duke i përkëdhelur shpinën. Por Kurti zgjodhi të mbrojë kufijtë dhe dinjitetin e Kosovës, duke u përballur me presionet ndërkombëtare.
Populli e Kupton Dallimin
Kaç e lehtë është të kuptohet dallimi midis një lideri lokal si Ramiz Lladrovci, i cili përqendrohet në mbeturina dhe qenefet publike, dhe një lideri kombëtar si Albin Kurti, që përballet me presionet globale për të mbrojtur integritetin territorial të vendit. Populli tashmë është i vetëdijshëm dhe nuk mashtrohet më nga premtimet e zbrazëta të atyre që tradhtojnë atdheun për hir të interesave të ngushta.
Prandaj, në këto zgjedhje nacionale, qytetarët duhet të votojnë për liderë që do të mbrojnë Kosovën dhe jo për ata që i kanë shitur interesat kombëtare për qëllime personale dhe politike. Atdheu duhet të jetë në duart e atdhetarëve, jo të zuzarëve!

Izraeli konfirmon se UNRWA duhet të largohet nga Jeruzalemi

0

NTB / Document.no 25.01.2025 09:55

Izraeli këmbëngul që Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) duhet të ndërpresë të gjitha aktivitetet dhe të largohet nga selia e saj në Jerusalem deri në fund të javës.

Afati i 30 janarit vjen nga një ligj i miratuar në Asamblenë Kombëtare të Izraelit, Knesset, në tetor. Kjo konfirmohet në një letër nga ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres të premten.

– UNRWA-s i kërkohet të ndërpresë aktivitetet e saj në Jerusalem dhe të lirojë të gjitha ambientet që ka në qytet më së voni deri më 30 janar, shkruan Danon.

Vendimi i vjeshtës së kaluar i mohon UNRWA-së të drejtën për të vazhduar aktivitetet e saj në Izrael dhe në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi pas Luftës Gjashtë-ditore në 1967. Kritikat e Izraelit ndaj organizatës së OKB-së janë shtuar që nga fillimi i luftës në Gaza dhe përfshin akuza se punonjësit e UNRWA ishin të përfshirë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

UNRWA konsiderohet si gur themeli i përpjekjeve humanitare për palestinezët. Organizata ofron ndihmë për rreth gjashtë milionë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza, Liban, Jordani dhe Siri.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini tha në fillim të këtij muaji se ata do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime në ato zona ku ende lejohen. Kjo përfshin Gazën dhe Bregun Perëndimor.

(©NTB)