Listat bashkë me faqet tona të zeza!
Njohja kanonike e Autoqefalisë nga ana e Patrikanës Ekumenike me 12 prill 1937 dhe roli i roli i Eqrem bej Libohovës

Si ia huqin fort idiotët e gazetarisë!
Selia e bektashinjve, sipas Edi Ramës, duhet të ketë status si Vatikani, emblemë që nuk do përçajë askënd!
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare foli për vlerat dhe kontributin e komunitetit bektashi për Shqipërinë, ndërsa iu referua edhe librit të shkrimtarit kanadez Robert Elsie “Bektashinjtë shqiptarë”. Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”.
“Bektashizmi nuk është thjesht një sekt fetar, por është një dritë udhëzuese që shkon përtej kufirit të besimit duke ofruar një mesazh të paepur dashurie dhembshurie dhe largpamësie. Ajo çka e bën unikal në llojin e vet është se brenda këtij mesazhi në mënyrë të paekuivok tek largpamësia, bektashizmi ka edhe atdhedashurinë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se sot e gjithë ditën qasja e bektashizmit ndaj hyjnores dhe humanes mbetet një çelës komunikimi me krijuesin përmes një porte që është e gjerë dhe e hapur për të gjithë bektashinjtë ose jo, besimtarë ose jo.
“Zemra vlen mbi dogmën, shpirti mbi ritualet, dhe unitetit mbi ndarjet. Bektashizmi nuk erdhi në Shqipëri me ushtarë, nuk erdhi të futet mes shqiptarëve me forcën e shpatës, por me zemër dhe dashuri me një mesazh rrëqethës për nga thjeshtësia, Zoti nuk është në xhami, në teqe, apo kishë, por në zemër”, u shpreh Rama.
Duke vlerësuar kontributin e bektashinjve në formimin e shteti shqiptar, Rama tha se teqet u bën shkolla dhe një arsye se pse alfabeti ynë është latin, kjo i detyrohet në mënyrë të posaçme teqeve, ku krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së mësimit të Gjuhës Shqipe.
“Pastaj kur nisi të agoi dita e Rilindjes sonë Kombëtare, teqet u bënë shkollat shqipe. Nëse ne sot flasim shqip dhe alfabeti ynë është latin, kjo i detyrohet ndër të tjera, në mënyrë shumë të posaçme teqeve ku baballarët krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së alfabetit të mësimit dhe shkrimit e këndimit të Gjuhës Shqipe ku u farkëtua një pjesë e mirë e shpirtit tonë kombëtare, ku u bë bartësi i idesë dhe forcës për shpalljen e Pavarësisë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se bektashinjtë janë për shqiptarët një testament kombëtar.
“Mos të harrojmë, që Shqipëria është jo vetëm i vetmi vend në botë ku Bektashinjtë njihen zyrtarisht, por Shqipëria është vend i përcaktuar prej tyre dhe e përsëris kush flet duhet t’i marrë disa informacione nga historia. Ka një arsye në histori pse ata janë këtu dhe pse u bë trualli i mbijetesës së një komuniteti fetar që përndryshe do të ishte zhdukur. Ky nuk është thjeshtë një fakt historik, por për shqiptarët është një testament kombëtar. Testamenti i një fuqie që nuk vjen nga ndarjet për shkak se ne jemi këtu të ndryshëm, por vjen nga uniteti i të ndryshmeve për shkak se ne jemi njëlloj shqiptar. Bektashinjtë thesar shpirtëror i shqiptarëve. Është thesar shpirtëror edhe për myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët edhe për çdo kënd tjetër pavarësisht se nuk beson farë në Zot, por i thotë vetes shqiptar”, tha Rama.
Rama the se duhet shpëtuar ky thesar i gjallë që kërcënohet nga zhdukja.
“Të gjithë të tjerët janë me shumë vëllezër e motra nga një cep i globit në një cep tjetër, bektashinjtë janë vetëm. Nëse erdhën këtu 95 vjet më parë si jetimë, të një perandorie që u tregoi derën Bektashizmi këtu nuk mund të vdesë si një jetim që shqiptarët t’i tregojnë rrugën, sepse do të ishte vrasja me duar tona dhe të gjithëve ne e një vlere shpirtërore që siç është brenda nesh sot duhet t’u përcillet brezit në emër të historisë shqiptare.
Roli i bektashizmit është roli i gardianit të kulturës dhe gjuhës sonë në histori. Bektashizmi shkruan Kadare ka qenë ura mes tokës dhe qiellit për shqiptarët. Ai ka qenë vendi ku identiteti ynë kombëtar ka mbijetuar përmes filozofisë dhe bashkimit. Janë thirrje për ta shpëtuar këtë thesar të gjallë që kërcënohet nga zhdukjet. Pse janë kaq pak sot, pyetja është me çfarë verbërie dhe me çfarë pashpirtësie ne do të qëndrojmë duarkryq dëshmitarë kur për 100-vjetorin të jenë më pak, në 105 vjetorin të kenë mbetur fare pak dhe në 110 vjetorin të jenë histori e së shkuarës. Nuk ja lejojmë vetes”, tha Rama.
Rama nënvizoi se ndërkohë që ky komunitet është në rrugën e shuarjes, duhet t’i japim bektashinjve përmes një statusit të ngjashëm si shteti i Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd.
“Nuk shkrihet dhe shuhet kurrë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, është i fortë dhe i madh dhe pjesë e një bashkësie 1.5 miliard, pra mjafton të shohësh kush dhe si ndërtohen xhamitë. E gjithë kjo botë myslimane s’ka nevojë të mendojë se nesër mund të jetë inekzistente. Nuk shuhet kurrë Komuniteti Katolik dhe as ai Ortodoks, ndërkohë që ky komunitet është në rrugën e shuarjes miqtë e mi nuk është parashikim, por një gjë që dhe po ndodh para syve tanë dhe prandaj historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë Selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusit të ngjashëm si shteti i Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim integritetin e sovranitetit territorial të Shqipërisë. Jo Shqipëria është shtet unitar dhe jo federal”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se ky është trajtimi i merituar i një komuniteti që e ka qendër Botërore në Shqipëri.
“Komunitete e tjera fetare nuk kanë pse shqetësohen është trajtimi i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur mos ta kishin, ne e kemi dhe jemi gati ta lëmë të vdesë”, tha Rama. /ATSH/
Nuk e dija që Bektashizmi qenka fe shumë moderne dhe humane
Shqipëria parajsë për të huajt
Pellazgologu Mathieu Aref i shkruan letër të hapur Qeverisë Shqiptare…, frenojeni fluksin e emigrantëve nga Afrika e Magrebi
Mathieu Aref , pellazgolog, Paris

Miliona shqiptarët e Turqisë apo një pjesë e kombit të mohuar dhe harruar…!

Nga: Luan Dibrani
Diaspora shqiptare në Turqi është një ndër grupet më të mëdha të popullsisë shqiptare jashtë kufijve të trojeve të veta. Pavarësisht se janë shpërndarë në qytete të mëdha dhe fshatra të largët, shqiptarët në Turqi kanë krijuar një histori të pasur dhe të dhimbshme, por janë shpesh të harruar dhe të mohuar në aspektin e identitetit kulturor dhe gjuhësor. Ky fenomen ka pasur rrënjë të thella që shtrihen në periudhat më të ndryshme të historisë, dhe kërkon një analizë të thellë për të kuptuar arsyet dhe pasojat e tij.
Një shpërngulje e dhunshme: Historia e harruar dhe braktisur
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi ka filluar me periudhën e Perandorisë Osmane dhe ka vazhduar gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë marrëveshje dhe trysni nga Jugosllavia dhe shtetet e tjera ballkanike. Pas periudhës së sundimit osman, shqiptarët janë detyruar të largohen për shkak të ndryshimeve politike, shtrirjes territoriale dhe pasigurisë, duke i çuar ata në Turqi, ku janë integruar në një shoqëri të re. Kjo shpërngulje e dhunshme ka lënë një popull të harruar, i cili ka humbur lidhjen e drejtpërdrejtë me kulturën dhe gjuhën e tij të origjinës, duke krijuar një pasiguri identitare për shumë brezave.

Kultura dhe Gjuha Shqipe: Të drejta të mohuara. Te hapen shkolla nga fillorja deri në Universitete
Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen shqiptarët në Turqi është mungesa e mundësive për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën dhe kulturën shqipe. Pavarësisht kontributit të rëndësishëm që shqiptarët kanë pasur në formimin e shtetit turk dhe zhvillimin e institucioneve të tij, gjuha shqipe është mohuar sistematikisht. Në shkollat turke, nuk ka mundësi për të mësuar shqipen, dhe kjo ka kontribuar në një asimilim të thellë të brezave të rinj. Kultura shqiptare, megjithëse e pranishme në disa rajone, nuk ka një mbështetje adekuate, duke u bërë gjithnjë e më e fjetur për shumicën e shqiptarëve të Turqisë.
Një mundësi e rëndësishme për ndryshimin e kësaj situate do të ishte hapja e një katedre të gjuhës shqipe në universitete dhe shkolla të tjera të larta në Turqi. Te hapen shkolla nga fillorja deri ne universitete .Kjo do t’u mundësonte shqiptarëve të rinj mundësinë për të mësuar dhe praktikuar gjuhën e tyre, duke ruajtur kështu lidhjen me traditat dhe kulturën e tyre. Hapja e një institucioni të tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për ringjalljen e identitetit kulturor dhe do të krijonte mundësi për zhvillimin e një brezi të ri shqiptarësh të arsimuar dhe të ndërgjegjshëm për trashëgiminë e tyre.

Kontributi i Shqiptarëve në Turqi: Një realitet i pashpërblyer
Shqiptarët e Turqisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e shtetit modern turk, duke kontribuar në fusha të ndryshme si arsimi, politika dhe kultura. Figura të njohura si Hasan Tahsini, Sami Frashri, dhe Mustafa Kemal Atatürk, i cili ka origjinë shqiptare, kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e alfabetit turk dhe himnit kombëtar. Megjithatë, kontributet e shqiptarëve nuk janë vlerësuar siç duhet, dhe ata vazhdojnë të mbeten një grup i paidentifikuar në shumë aspekte të jetës sociale dhe kulturore të Turqisë. Kjo është një e vërtetë e hidhur, pasi ndihma e tyre për ndërtimin e shtetit turk nuk ka pasur asnjë shenjë të dukshme respekti për identitetin e tyre shqiptar.
Një tjetër fushë ku shqiptarët e Turqisë kanë dhënë një kontribut të veçantë është sektori ushtarak. Që nga kohërat e hershme, shqiptarët kanë qenë të njohur për aftësitë e tyre luftarake dhe kanë luajtur një rol kyç në mbrojtjen dhe forcimin e Perandorisë Osmane. Edhe në periudhën moderne, shqiptarët janë shquar për guximin dhe aftësitë ushtarake. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat e ndryshme dhe kanë kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare të Turqisë. Ky angazhim i pashembullt në sektorin ushtarak është një tjetër tregues i lidhjes së thellë të shqiptarëve me historinë e Turqisë, por që shpesh ka mbetur jashtë vëmendjes publike.
Problemi i Arkivave: Hulumtimi i të dhënave historike
Një aspekt tjetër i rëndësishëm që ka mbetur i papërpunuar është arkivimi i dokumenteve historike që përmbajnë informacion mbi shqiptarët dhe pronësinë e tyre në Ballkan, veçanërisht në lidhje me marrëveshjet dhe shpërnguljet që kanë ndodhur gjatë shekujve. Dokumentet që ndodhen në arkivat turke mund të ndihmojnë në ndriçimin e historisë së shqiptarëve në Turqi, dhe mund të shërbejnë si një mundësi për të rikthyer dhe dokumentuar të drejtat dhe ndihmën që ata kanë dhënë për shtetin turk. Ky është një hap i nevojshëm për të ruajtur dhe promovuar identitetin e shqiptarëve, dhe për të nxjerrë në pah historinë e tyre të vërtetë.

Përfundimi: Pse Shqiptarët e Turqisë duhet të ndërmarrin sksione dhe zgjim për te drejtat e veta
Në kohën moderne, kur kërkesat për të drejtat e minoriteteve janë gjithnjë e më të forta, shqiptarët e Turqisë duhet të ngrejnë vetëdijen për të drejtat e tyre kulturore dhe edukative. Ata duhet të kërkojnë mundësi për të mësuar gjuhën shqipe, të krijojnë institucione dhe shkolla që ruajnë kulturën dhe traditat shqiptare, dhe të hapin media që komunikojnë në shqip. Pjesëmarrja e shqiptarëve në politikë, biznes dhe sektorë të tjerë duhet të shoqërohet me një angazhim të fortë për ruajtjen e identitetit të tyre kulturor. Vetëm kështu ata mund të kontribuojnë dhe të jenë të pranuar si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë turke, duke e bërë të njohur dhe të vlerësuar historinë dhe kulturën e tyre.
Ky artikull mund të shërbejë si një nxitje për shumë miliona shqiptarë te Turqisë që të veprojnë dhe të kërkojnë një të ardhme më të ndritshme për brezat e ardhshëm, duke mbajtur gjallë trashëgiminë e tyre të pasur dhe duke kontribuar në zhvillimin e shoqërisë turke.
Diplomojnë 462 kadetë të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës
Prishtinë, 24 janar 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 462 kadetëve të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Prej tyre, 343 pjesëtarë janë shqiptarë, 79 janë serbë, 23 boshnjakë, 6 turq, 6 egjiptianë, 3 ashkali dhe 2 pjesëtarë janë romë.
“Ka shumë mënyra për t’i shërbyer vendit, personalisht dhe kolektivisht, privatisht dhe publikisht, por nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe ta marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave dhe thirrjeve të përditshme të qytetarëve. Andaj nga sot, duke u betuar në këtë ceremoni diplomimi, me këto uniforma të reja që po ju rrinë kaq bukur dhe me këto armë e pajisje në brez që po ju kanë hije kaq shumë, ju po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale, e cila e ka për obligim t’i përgjigjet detyrës për ruajtjen e rendit dhe respektimin e zbatimin e ligjit në baza ditore në Republikën tonë”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të adresimit të tij para pjesëtarëve të ri të Policisë së Kosovës.

Duke qenë vitit 2025, Vit i Grave, kryeministri Kurti përmendi se në Policinë e Kosovës shërbejnë 1247 vajza dhe gra me grada dhe detyra të ndryshme, ndërkaq nga sot po bëhen 1303 zyrtare policore. Me këtë rast kryeministri bëri thirrje që të gjitha vajzat dhe gratë e Kosovës që kanë dëshirë dhe që ndjehen të gatshme t’i shërbejnë vendit, si dhe atyre që e përfytyrojnë veten si police, të aplikojnë në konkurset e Ministrisë së Brendshme, për ta jetësuar këtë vullnet dhe realizuar këtë ëndërr.
Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se është shumë i lumtur e krenar që ndodhej sot aty për të shënuar një hap tejet të rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe për mbarë Republikën tonë. Nga sot, me rastin e diplomimit të djemve e vajzave tona të gjeneratës së 61-të, Policia e Kosovës do të jetë edhe më e fortë, e Republika jonë edhe më e sigurt.
Në fund të ceremonisë u bë shpërndarja e certifikatave për kapitenët e klasave të Gjeneratës së 61-të Policisë së Kosovës nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Në katër vjet e fundit kanë diplomuar gjashtë gjeneratë të kadetëve të rinj, me ç’rast Policisë së Kosovës i janë bashkëngjitur gjithsej 2475 policë të rinj.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani-Sadriu,
E nderuara zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, znj.Emilija Rexhepi,
I nderuari ministër i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla,
I nderuari Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Gazmend Hoxha,
Të nderuar ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtues e përfaqësues të institucioneve të Republikës,
Shkëlqesi ambasador dhe të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë,
I nderuari Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z.Petrit Ajeti,
Të dashur familjarë të kadetëve,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Motra dhe vëllezër,
Ka shumë mënyra për t’i shërbyer vendit, personalisht dhe kolektivisht, privatisht dhe publikisht, por nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe ta marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave dhe thirrjeve të përditshme të qytetarëve. Andaj nga sot, duke u betuar në këtë ceremoni diplomimi, me këto uniforma të reja që po ju rrijnë kaq bukur dhe me këto armë e pajisje në brez që po ju kanë hije kaq shumë, ju po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale e cila e ka për obligim t’i përgjigjet detyrës për ruajtjen e rendit dhe respektimin e zbatimin e ligjit në baza ditore në Republikën tonë.
Struktura gjinore dhe etnike e kësaj gjenerate kadetësh që nga sot që po bëhen policë, e tregon edhe vet strukturën e shoqërisë tonë dhe politikat e shtetit tonë. Në gjeneratën e 61-të, po diplomojnë gjithsej 462 pjesëtarë të ri të Policisë, prej të cilëve 406 djem dhe burra dhe 56 vajza e gra. Nga kjo gjeneratë, 343 pjesëtarë janë shqiptarë, 79 janë serbë, 23 boshnjakë, 6 turq, 6 egjitptianë, 3 ashkali dhe 2 pjesëtarë janë romë. Kjo larushi etnike, përveçse e reflekton barazinë në qasje dhe në mundësi ndaj secilit në shoqërinë tonë, e shpërfaq edhe suksesin e integrimit të komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës, deri këtu në institucionet e sigurisë.
Që nga fillimi i detyrës sime si Kryeministër, jam munduar të marrë pjesë në të gjitha ceremonitë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, për çka më vjen shumë mirë që tani, kur po përmbyllet mandati jonë 4 vjeçar si qeveri, zotimi ynë për 2000 policë të rinj po përmbushet dhe po tejkalohet, meqë gjatë këtyre katër viteve, janë diplomuar 6 gjenerata kadetësh me gjithsej 2475 pjesëtarë të rinj policorë.
Por sot, dua ta shpreh një urim dhe inkurajim të veçantë. Dy javë më parë, më 10 janar, e kemi shpallur vitin 2025 si Vit i Grave. Në policinë e Kosovës shërbejnë 1247 vajza dhe gra me grada dhe detyra të ndryshme, kurse nga sot po bëhen 1303 zyrtare policore. Meqë atyre po u shtohen edhe 56 police të reja, që dua t’i falënderoj veçanërisht duke iu uruar për kurajon, interesimin dhe gatishmërinë për t’i shërbyer vendit tonë. Me këtë rast, dua t’i ftoj të gjitha vajzat dhe gratë e Kosovës që kanë dëshirë dhe që ndjehen të gatshme t’i shërbejnë vendit, si dhe atyre që e përfytyrojnë veten si police, të aplikojnë në konkurset e Ministrisë së Brendshme, për ta jetësuar këtë vullnet dhe realizuar këtë ëndërr.
Të nderuara familje të kadetëve, prindër, nëna e baballarë, gjyshër e gjyshe, motra dhe vëllezër, ju faleminderit për bijat dhe bijtë që keni rritur dhe edukuar, si dhe ju faleminderit për mbështetjen që u keni dhënë atyre nga dita kur kanë vendosur të aplikojnë për police e policë, e deri sot kur do t’i përqafoni mes urimesh që kanë arritur të bëhen police dhe policë.
Të dashur kadetë, ju që po ju drejtohem për herë të fundit në këtë cilësi, nga tash, të dashura police dhe policë të Kosovës, mos e harroni asnjëherë betimin tuaj, respektoni përkushtimin ndaj ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës si dhe shërbeni me nderë e me integritet edhe profesional dhe personal. Ruajeni rendin dhe zbatojeni ligjin, sepse kësisoj e bëni Republikën e Kosovës shtet më të sigurtë dhe vend më të jetueshëm.
Gëzuar detyra e re dhe u pensionofshi në uniformën e Policisë së Kosovës.
Urime, urime dhe urime!
Ju faleminderit!





