ARKIVI:
28 Korrik 2026

Njohja kanonike e Autoqefalisë nga ana e Patrikanës Ekumenike me 12 prill 1937 dhe roli i roli i Eqrem bej Libohovës

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Në foto është Fan Stilian Noli

Ilir Seci, New York

Me shkas nga diskutimet mbi Kishen Ortodokse të Shqipnisë…
…po shohim tek permendet autoqefalia e kësaj Kishe por nuk po thuhet e verteta si asht…dhe po nuk u tha e verteta i hyjmë në hak historisë…
…Kisha ortodokse e Shqipërisë asht shpallë autoqefale nga Kongresi i Beratit mbajtun nga datat 10 deri 12 shtator 1922. Vendimet e ketij kongresi i njohu dhe i mbeshteti qeveria shqiptare e asaj kohe…Në shkurt 1929 formohet Sinodi i Shenjtë i drejtuem nga mitropoliti Visarion Xhuvani që u shpall edhe i pari kryepeshkop i kishës autoqefale shqiptare. Me 29 qershor 1929 në Kongresin e Dytë mbajtun në Korçë, u votue edhe “Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.
Keto padyshim ishin vendime me randesi te madhe kombetare por te kunorezueme vetëm mbrenda shtetit shqiptar dhe imperativ mbetej legjitimimi, njohja kanonike e Kishes Autoqefale nga Patrikana Ekumenike në Stamboll…kjo njohje kanonike nga ana e Patrikanes ishte me randesi sidomos ne marredhaniet me Greqine fqinje…
Njohja kanonike e Autoqefalisë nga ana e Patrikanës Ekumenike erdhi me 12 prill 1937 kur u dha bekimi i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse në Shqipni…
Eqrem bej Libohova
Kur flasim per njohjen e kësaj autoqefalie i hyjme ne hak te vertetes nese nuk njohim rolin e jashtezakonshem qe pati shteti shqiptar ne vitin 1937, gjegjësisht Mbretnia Shqiptare, që mbeshteti fuqimisht Kishen Autoqefale Shqiptare dhe angazhoi gjithë diplomacine per njohjen kanonike të kësaj kishe nga ana e Patrikanes në Stamboll…merite historike në këtë fushate ka pasë ministri i jashtem i asaj kohe zotni Eqrem bej Libohova…Merita që duhen njoftë, permendë, vleresue dhe asnjiherë nuk duhet me i harrue…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu