Kreu Blog Faqe 668

Disa veprime të Lutfi Hazirit, praqesin kërcënim për vlerat e rugovizmit dhe të interesave kombëtare

0
VEPRIMET E PAPRANUESHME TË LUTFI HAZIRIT: NJË KËRCËNIM PËR VLERAT E RUGOVIZMIT DHE INTERESAT KOMBËTARE
Lutfi Haziri, i cili është nënkryetar i Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe fletë për trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, gjithmonë ka vepruar në kundërshtim të plotë me parimet dhe vlerat që kjo parti.
Kemi fakte të dokumentuara çë tregojn se Lutfi Haziri është kumbara i të gjitha të kçijave çë e kan gjetur LDK-n dhe Kosovën .
Në vend që të punojë për të mirën e vendit dhe qytetarëve, ai ka zgjedhur të ndjekë interesa personale dhe të përfshihet në marrëveshje të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.
Argumenti 1: Bashkëpunimi me elemente kriminale
Fotografitë dhe faktet tregojnë se Haziri ka qenë në shoqëri të vazhdushme me persona të lidhur me PDK-n dhe individë me rekorde të dyshimta.
Ky lloj bashkëpunimi fshehtas, larg vëmendjes së publikut, hedh hije të rëndë mbi integritetin e tij politik dhe sinqeritetin e tij ndaj qytetarëve që përfaqëson,prandaj Rugovistat duhet ta ndëshkojn me votë pa hezitim këte shitës dhe lakmiçar të milionave të zhvatur nga gjepatve çytetarve.
Argumenti 2: Propozimi për shkëmbim territoresh
Haziri haptazi ka propozuar një marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë, duke përfshirë 17 fshatra të Leposaviqit me 17 fshatra të Kosovës Lindore. Kjo ide është një tradhti ndaj sakrificave të popullit të Kosovës dhe dëmton rëndë interesat kombëtare.
Argumenti 3: Fyerja e trashëgimisë së Ibrahim Rugovës
Haziri, i cili pretendon të jetë mbështetës i Rugovës, ka minuar vazhdimisht vlerat që ai përfaqësonte. Rugova qëndroi për paqe, integritet territorial dhe sovranitet të Kosovës, ndërsa veprimet e Hazirit janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto parime.
Kam një kërkesa ndaj publikut dhe LDK-s është koha që LDK të distancohet nga individë si Lutfi Haziri, të cilët kanë shkatërruar besimin e qytetarëve dhe kanë fyer kujtimin e Rugovës. Kosova ka nevojë për liderë të sinqertë, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj interesave të vendit, jo për individë që përfshihen në pazare të dëmshme politike dhe bashkëpunime të dyshimta.
Më 9 shkurt, çlironi LDK-në nga kjo mbeturinë.

Shkrim e përkujtim për “trupeshqit!”, pas vdekjes së Anastasios Janullatosit, “Kalit të Trojës” në KOASH

0
Shkrim për ata me tru të peshkut.
Sot paska vdekur, Koloneli i zi i shërbimeve sekrete greke apo Kali i Trojës së ekspansionizmit grek!
Anastas Janullatos (greqisht: ‘Αναστάσιος Γιαννουλάτος’ Anastásios Giannoulátos; lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi), është, nga viti 1992, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. I lindur grek, më 22 dhjetor 2017, presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare. Emri i Janullatosit është i lidhur me rilindjen e ortodoksisë lindore në Shqipëri, mbasi praktikimi i fesë nuk ishte i lejuar me ligj në vitet 1967-1991.
Po, atë që Noli ynë i madh e shkëputi njëherë e përgjithmonë kishën ortodokse shqiptare nga Patrikana greke, shqiptarët e shitur e ngritën në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, po kishte edhe protesta, me siguri keni parë një video amatore në kohën kur ka ardhur në krye të Kishës Ortodokse shqiptare kur shqiptarët protestojnë brenda në kishë duke i thënë: Jashtë Anullatosi, Jashtë Anullatosi, dhe më vonë këndojnë: Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë.
Dhembja është edhe më e madhe kur disa shqiptarë, qeveritarë, kryministra që i puthnin dorën Janullatosit, si shembulli i ish kryetarit të Shqipërisë kur i jep shtetësinë shqiptare, një njeriu që kurrë nuk i ka njohur masakrat ndaj vëllezërve dhe motrave çame, njeriut që mbronte gjeneralin famëkeq Zerva.
Diku e lexova se në vitin 1999 kur në Shqipëri mbërritën mijëra refugjatë nga Kosova, Kisha Ortodokse paska ndihmuar dhe strehuar 33 mijë refugjatë. E tërë kjo me ndihmën e Janullatos!
Çfarë propagande e vjetër, si more nuk u mësuat nga politikat e tyre qëllimkeqe, politika këto të vjetra gati një shekull të armiqëve ndaj nesh, ku në njërën anë na ledhatojnë e me tjetrën na ngulfatin.
Kësaj i thotë ndihmë Pandeli Majko (shkrimi i tij: Çdokujt gjyqin ja bën zoti… por ky i “pashpirti” në 1999 më ka ndihmuar për mbi 30 mijë shqiptarë të Kosovës! Dhe për këtë jam unë dëshmitar!).
Po z. Majko, ju lutem më tregoni ju të vetmin reagim të priftit Janullatos ndaj krimeve serbe ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës , më gjeni një!
Kuptoje z Majko dhe të gjithë ju që keni tru peshku, se puna e tij ishte që në emër të fesë ortodokse të asimilojë Shqipërinë e Jugut pra Korçën, Himarën, Delvinën, Përmetin etj.
Pse ju nuk i besoni më shumë , atyre që vetëm flasin shqip, që luten shqip, që bëjnë kryq në shqip, siç bëjnë kryepeshkopi i kishës së Elbasanit, At Marku, i cili e quajti Janullatosin, pushtues të kishës ortodokse shqiptare, apo Kryepeshkopin Aleksandres nga Argjentina, i cili ka po të njëjta mendime si At Marku.
Po prifti Janullatos ishte distancuar nga ligji i luftës që ishte vendosur nga Parlamenti grek me numër 2636 të vitit 1940 dhe ligji me numër 4560 i vitit 1966 për Vorio Epirin?
Jo, kurrë se bëri atë, përkundrazi ai foli për Himarën që shteti shqiptar ende nuk ju ka kthyer pasuritë minoritetit grek. Po për pasuritë çame ka folur ndonjëherë? Jo kurrë!
Dhe poshtërsia më e madhe vjen kur në vitin 2000 me propozimin e 33 akademikëve nga Akademia e Athinës dhe e shumë PERSONALITETEVE të SHQIPËRISË, Janullatosin e kandiduan për çmimin Nobel për paqe.
Anastasios Janullatos, tashmë i ndjerë, pushtuesi i KOASH-it të Fan Stilian Nolit
Në fund shpresoje thellë që kurrë më të mos kemi një armik të popullit shqiptar në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, Shqipria ende ka burra të mëdhenjë siç kishte Nolin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Laurasin, Pandeli Sotirin etj.
”Shqiptari është i gatshëm t’i ndezë një qiri Djallit, sapo zhgënjehet me zotin”!
Fan Noli
Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person dhe mjekër

Prejardhja shqiptare e popullsisë së Masbjeshkës (Sanxhakut) është e lartë

Ismet Azizi, Gjilan, kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

  • Rizah Gruda: Me prejardhje shqiptare Plava e Gucia 90%, Rozhaja 95%, Tutini 95%, Sjenica  80%, N. Pazar 85%….

Simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në Malin të Zi”, i mbajtur një muaj më parë ka zgjuar interesim të konsiderueshëm edhe në mesin e intelektualëve! Çdo ditë e më tepër intelektualët në Sanxhak janë duke reflektuar në lidhje me këtë temë. Kumtesat e lexuara në simpozium, e që pritet të botohen së shpejti, kanë sjellë prurje të reja në këtë simpozium. Nga 25 kumtesa që u lexuan, po i përmendim vetëm disa: Statistika demografike për Pazarin e Ri në fillim të shek. XX; Jeni Pazari në burimet osmane deri në fund të shek. XVII; Statistikat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi dhe pozita e shqiptarëve në këtë shtet; Përpjekja e Malit të Zi për tjetërsim fetar dhe kombëtar të Plavës s të Gucisë; Kryengritja e shqiptarëve të Plavës e të Gucisë (1919) dhe dilemat rreth zvogëlimit të numrit të kësaj popullsie; Popullsia e Jenipazarit (e Pazarit të Ri) gjatë periudhës Osmane dhe vështirësitë në identifikimin e etnisë së saj në burimet osmane; Politika asimiluese e pushtetit në Mal të Zi kundër shqiptarëve të krahinës së Krajës; Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 – 1912 me shqiptar ortodoks nga Mali i Zi; Jugosllavia, e krijuar tërësisht mbi ndjenjën dhe planin pansllav, rrezikoi qenien shqiptare në Sanxhak.; Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve të Peshterit; Dosja Neziri mbi etninë dhe  dëshminë e lahutarëve sanxhakas,; Mbiemrat tregues të prejardhjes etnike të popullsisë së Sanxhakut; Pasoja të sllavizimit gjuhësor të popullsisë shqiptare të Sanxhakut,… 

Këto dhe kumtesat tjera, sikurse edhe aktivitet e numërta,  janë duke e inspiruar dukshëm popullatën dhe intelektualët Sanxhakut që ta thonë të vërtetën publikisht. Politikani, profesori dhe ish deputeti Rizah Gruda, është ndër të parët që e ka ngritë zërin në lidhje me tjetërsimin e shqiptarëve në Sanxhak.

Profesor Gruda, i lindur, në Guci, i shkolluar në Prizren e Prishtinë, gjithë jetën e tij ia ka kushtuar arsimimit të të rinjve. Në fillim të viteve 90-ta u kyç në politikë dhe në parlamentin e parë shumëpartiak në Serbi. Së bashku me  deputetët e Luginës, dha kontribut të madh në sensibilizimin e gjendjes së vështirë të shqiptarëve në Kosovë. Profesori Gruda gjatë gjithë kohës, që nga themelimi i shoqatës e deri më sot, i ka përkrahur aktivitetet kulturoe në Sanxhak, po ashtu edhe në Kosovë. Sigurisht që edhe simpoziumi i mbajtur në Prishtinë, edhe pse profesori Gruda nuk mori pjesë për shkaqe shëndetësore, i ka përcjellë me vëmendje punët dhe rezultate e dala nga kjo ngjarje jo zakonshme.

Profesor Gruda, kryesisë së shoqatës iu drejtua me një letër të cilën ne po e botojmë duke e ruajtur origjinalitetin:

 “Dëshiroj ta njoftojë opinionin se me etnogjenezën e banorëve të Sanxhakut merrem prej disa dekadash dhe ja përqindja e popullsisë me prejardhje shqiptare sipas komunave:

Plava dhe Gucia me 90%, Rozhaja me 95%, Tutini mr 95%, N. Pazar me 85%, Sjenica me 80%, Petnjica me 60%, Bjelo Pola 55%. Ndërsa popullsia e Nova Varoshit, Prijepoles, Pribojit, Plevles janë kryesisht boshnjakë.

Mbi 10 milionë njerëz me origjinë shqiptare jetojnë në Turqi. Gjatë epokës osmane, shumica e pashallarëve dhe e vezirëve ishin shqiptarë. Gjatë sundimit të Kemal Pashë Ata Turkut, përqindja më e madhe e trupave të oficerëve ishte me origjinë shqiptare. Ministria e Arsimit dhe Kulturës e Kosovës duhet të kontaktojë Qeverinë e R. Turqisë,  dhe diaspora të themelojë  shoqata të cilat do të hapnin kurse për mësimin e gjuhës shqipe, folklorit etj.

Në 240 vitet e fundit. Disa fise shqiptare u boshnjakizuan, e disa u serbizuan, si: Vasojeviqët janë Kelmendas, Bjelopavliqët janë të Pavlit të bardhë- Dukagjini. Një pjesë e Kuçëve u bënë serbë. Kolashini dhe Nikshiqi banoheshin nga fise shqiptare që u boshnjakizuan dhe u asimiluan në serb e malazezë. Etimologjia e Kolashinit dhe Nikshiqit është shqip. Crnojeviqët dhe Bushatlinjtë janë zotërinj shqiptarë, shkruajnë dubrovnikasit“.

Goditja përfundimtare vije me 9 shkurt, ndaj të gjithë atyre që e plaçkitën Kosovën …!

0
Në shoqërinë kosovare sot shohim një pabarazi të theksuar sociale, ku dy skaje të botës janë më të dukshme se kurrë: të pasurit dhe të varfrit. Të pasurit përbëjnë vetëm 2% të popullsisë, shtresa e mesme rreth 10%, ndërsa 88% e qytetarëve jetojnë në varfëri të skajshme. Nga kjo shumicë e vuajtur, plot 600 mijë qytetarë janë në luftë për ekzistencë dhe pritet që më 9 shkurt t’ia japin popullit një kthesë historike duke përkrahur kutitë e Vetëvendosjes.
Kush janë këta të pasur që e shkatërruan Kosovën?
Shumica e tyre janë individë të vetëquajtur “çlirimtarë” e “gjeneralë”, të cilët në emër të luftës ndërtuan pasuri marramendëse. Ishin fukarenj e të varfër dje, ndërsa sot janë milionerë që ua rrjepën këtij populli bukën nga goja. Në vend që të ndërtonin një shtet të drejtë e demokratik, këta zuzarë e përdorën emrin e luftës si mjet plaçkitjeje për më shumë se 20 vjet.
Mashtrimi pas luftës dhe etja për pushtet
Këta të vetëquajtur çlirimtarë që luftuan një vit, e kthyen luftën në biznes dhe e përdorën për të përvetësuar të mirat materiale të popullit. Për më tepër, iu vërsulën politikës pa pikë njohuri për të kuptuar se çfarë është qeverisja. Siç nuk e kuptuan luftën dhe pushkën, nuk e kuptuan as politikën, duke e marrë në qafë një shoqëri të tërë.
Hashimi dhe pasojat e tradhtisë
Imagjinoni një individ si Hashim Thaçi, që e quan veten “gjeneral” e “politikan”, por që përfundon i lidhur në kungjin e Hagës si një zagar nën hambar. Po Kosovës çfarë i bëri ky individ pa din e pa iman? Përveç që tradhtoi popullin dhe shokët e tij të luftës, ai e përfshiu UÇK-në në një njollë duke e etiketuar si organizatë kriminale.
Gjykata Speciale, që Thaçi dhe shokët e tij krijuan për të mbrojtur interesat e veta, sot është pasojë direkte e tradhtisë së tyre. Nuk mjafton më as “pendesa” e vonuar e Vlorë Çitakut – alias “kosovska devojka” – që tha se u mashtruan në ndërtimin e saj.
9 Shkurti: Fundi i tradhtisë
600 mijë qytetarët e varfër që këta hajdutë lanë rrugëve janë sot dëshmitarët e kësaj tradhtie. Ata e dinë saktësisht kush e ka shkatërruar këtë vend dhe kush ka ndërtuar pasuri mbi kurrizin e tyre.
Më 9 shkurt, ky popull nuk do të heshtë më. Ata që e rrjepën Kosovën për 20 vjet do të marrin një përgjigje të ashpër e të drejtë. Ky popull, i lodhur nga vjedhjet, plaçkitjet dhe padrejtësitë, do t’i japë fund kësaj epoke të errët duke treguar se maskat kanë rënë dhe e vërteta është e qartë për të gjithë. Koha e ndryshimit ka ardhur!

La Turquie (1910) / Një intervistë me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të në shtypin turk

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Janar 2025 

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 12 majit 1910, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të asokohe në shtypin turk, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë me Hasan Beun

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa ditësh për Hasan Beun, deputet i Prishtinës. Herë lajmërohej se familja e tij kishte ikur në Shkup, herë lajmërohej se vëllezërit e tij ishin arrestuar. Në prani të këtyre thashethemeve dhe të tjerave, e pamë me vend t’i drejtohemi atij dhe ta pyesim se çfarë mendon për këto thashetheme. 

Hasan Beu priti një nga bashkëpunëtorët tanë në zyrën e parë të Dhomës dhe e pranoi me dëshirë intervistën.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Fillimisht bashkëpunëtori ynë e pyeti nëse mund ta mohonte lajmin e Neïri-Hakikat-it të Manastirit dhe sipas të cilës disa deputetë shqiptarë ishin përfshirë në lëvizjen e Shqipërisë së Epërme. 

— Po t’ia vlente të mohohej, tha Hasan Beu, ne do ta kishim bërë tashmë. Por nëse, në këtë vend thashethemesh, do të fillonim të mohonim gjithçka që ia atribuojmë një njeriu, do të kishim harxhuar të gjithë kohën duke botuar mohime në gazeta.

Por koha jonë është e çmuar. Përveç kësaj, do të ishte shumë e ulët për të mohuar publikime të tilla keqdashëse. Nuk e kuptoj çfarë kënaqësie gjejnë duke botuar të tilla shpifje. Sot një gazetë thotë se vëllezërit e mi janë arrestuar dhe një pjesë e familjes sime ka ikur në Malësi. A ja vlen të publikosh lajme qesharake si ky.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A keni lajme të reja mbi Shqipërinë ? 

— Është e vërtetë që nuk marr letra. Por sipas udhëtarëve që mbërrijnë, situata nuk është e mirë. Ekziston frika se kryengritja do të përhapet. 

— Ju keni marrë leje për të shkuar në Shqipëri. A do ta përdorni atë ? 

— Unë kam marrë leje për të shkuar atje për një çështje private. Por disa gazeta e interpretuan ndryshe këtë leje. Kanë shkruar se jam gati të shkoj në teatrin e kryengritjes. Megjithatë, mora parasysh gjendjen psikologjike të vendit dhe megjithëse kisha punë urgjente, e shtyva udhëtimin për disa ditë.

Mos vdis, të lutem…!?

0
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Një copëz fëmijëri e imja e risjellë për të mos harruar…
….Mami hyri në shtëpi. Ishte kaq e zbehtë në fytyrë, si ngjyrë limoni kur është ende i papjekur, një e verdhë e sfumuar në të argjendtë. I dridheshin duart e për të hequr këpucët iu desh një copë herë e mirë duke u mbajtur për muri sa në fund ra pa ndjenja në tokë. Ende nuk kishte folur asnjë fjalë. Unë isha vetëm në shtëpi dhe skena që pashë më llahtarisi. Unë nuk e njihja vdekjen ende. Kisha dëgjuar për të por nuk e dija si ndodhte dhe e mendoja në fantazinë time si një ngjarje me pjesë e cila për t’u realizuar duhej mjaft kohë, shumë vite, derisa njeriu bëhej me flokët krejt të bardha.
Thërrita fillimisht: “Mam” – me zë të ulët por ajo nuk u përgjigj, pastaj thërrita më fort por asnjë reagim sërish. Pastaj duke qarë nga frika e nga pamundësia për të kuptuar çfarë duhet të bëja iu ngjita asaj mbi trup aq sa lotët e mi i lagnin fytyrën që tashmë kishte marrë ngjyrë të bardhë. Ishte aq e bukur, ngjante si ato kukullat e porcelanit mami im atë çast, vetëm sytë e bukur nuk i dukeshin. Ato sytë larushë me pikëla jeshile e të kaftë të kadifenjtë nuk shkëlqenin më, ishin të mbyllur.
“Mam, të lutem mos vdis! Nuk vdesin mamat nëse nuk i kanë flokët krejt të bardha. Mami hapi sytë të lutem! – përsërisja këto fjalë pa pushim por ajo nuk zgjohej.
Atëherë e kuptova se nuk mund të bëja asgjë tjetër. Hapa derën nxitimthi, renda me vrap të marrë, me lotë që rridhnin furishëm e që më kishin zënë plotësisht shikimin. Sigurisht, u rrëzova në vrapin e marrë sepse nuk shihja ku vrapoja dhe u hap një goxha gropë në mes të gjurit ku ishte futur një gur në madhësinë e një gjysëm veze. E hoqa gurin, fshija gjakun me dorë e po me ato duar fshija lotët nga fytyra që të mund të shihja ku hidhja këmbët.
Arrita përpara derës së teta Valit (një fqinjë në lagjen tonë që për mua ishte si tezja ime). I rashë derës me aq forcë sa ajo e hapi e trembur dhe kur pa fytyrën time të larë në gjak e vragat që lotët kishin krijuar si rrëke mbi të, duart e gjurin të kuq flakë e ngashërimin që s`po më linte të flisja, u tmerrua.
– Ina, cfarë ka ndodhur zemër? Pse je bërë kështu? – Hajde shpejt të lutem, mami ka vdekur! Dhe ka vdekur tani që unë jam vetëm. E shpëton dot mamin tim teta Vali?
– Si ka vdekur mami? Çfarë po thua? Ku është mami tani?
– Në shtëpi është, e shtrirë në korridor me fytyrën e bardhë e unë nuk e lëvizja dot nga vendi.
Ajo e la derën hapur, më rrëmben mua në krahë duke u lyer me gjakun tim nëpër fustan, e vrapon për tek shtëpia jonë. Mamin e gjetëm në tokë siç e kisha lënë unë. E ngriti në krahë (teta Vali ishte grua e fuqishme, e gjatë, me duar të mëdhaja që qeshte kaq bukur e ishte plot poezi në të qenin e saj femër) dhe e vuri mbi krevat, i hoqi xhaketën mamit, çorapet e gjithçka të tepërt, mori ujë të ftohtë e filloi t`i lagë fytyrën e buzët. Ndërkohë më kërkoi mua të përgatisja një gotë ujë me sheqer shumë shpejt. Por unë mbeta…. Ne nuk kishim sheqer dhe unë kisha disa ditë që e pija çajin pa sheqer dhe mami po ashtu. Duke mërmëritur i shkoj pranë dhe i them: “a të shkoj të marr te shtëpia jote një lugë sheqer apo as ti nuk ke?”
– Ik shpejt – më tha – merre gjithë pakon se në fund është.
Kur u ktheva unë, punë 3-4 minutash, mami i kishte hapur sytë larushë. Më ra nga dora pakoja e sheqerit që nuk kishte më shumë se 2 lugë brenda e iu hodha mbi trup mamit duke qarë njësoj me ngashërim.
– Të lutem mam, mos vdis më. Nëse ti vdes prapë do të vdes dhe unë me ty por vetëm se unë….nuk di si vdiset.
Teta Vali shpërthen në të qeshura e më merr në krahë. Mami ashtu e bardhë ne fytyrë ende, vë buzën në gjysëm gaz.
– Më fal zemër, nuk e kuptova që do të më ndodhte. Të premtoj që nuk do të ndodhë më. Unë nuk do të vdes asnjëherë e do të jetoj përgjithmonë bashkë me ty.
U qetësova, mami im i mbante gjithnjë premtimet.
Pasi ajo filloi ta merrte veten nga pak e piu dhe gotën e ujit me sheqer, pashë të nxirën në ngjyrë mavi e vijën e hollë të gjakut në krahun e saj që ishte tharë tashmë. E kuptova që ishte rrëzuar dhe ajo si unë por vrisja mendjen si mund të rrëzohesh e të vritesh pikërisht në atë vend?
…..Unë ia pashë atë vijë gjaku mamit tim edhe për vite të tjera, çdo muaj, dhe ajo e kishte e pasur edhe përpara se të lindja unë. Quhej “buka që më rriti mua”, quhej filozofia e një vuajtje pa fjalë, e zgjedhur nga mami im si shumë nëna e baballarë të tjera për të ushqyer fëmijët në pamundësi t`ju dilte rroga e vogël e punës me turne që bënin as për të ushqyer familjen.
Unë jam rritur duke u ushqyer për vite me rradhë në kuptimin e parë të fjalës, me gjakun e nënës time. Dhe e kam parë më vonë përsëri herë të tjera të dergjej në shtratin e vdekjes e të luftonte dhëmb për dhëmb me të, me mua pranë si dëshmitare e vuajtjes së një gruaje që nuk hoqi dorë kurrë sido që vuante e që përpiqej fort. Por ajo e ka mbajtur gjithnjë premtimin për të mos më lënë vetëm, sido që vuan e që përpiqet ende sot.
Kjo ishte fytyra më njerëzore e komunizmit në fakt, atë më çnjerëzoren e dinin burgjet e kampet e internimit e varret pa emra. E ne përsëri që prej vitit 1991 e deri ne 2024 kemi zgjedhur vetëm bijtë e komunizmit të na udhëheqin sepse ne nuk e njohim lirinë e kam bindjen e fortë që as nuk e duam atë. Ajo na frikëson më shumë se gjithçka.
Pjesë nga libri: Mafia në shtëpinë time

Vazhdojnë “flakareshat” e Administratës së Trump për Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij

0

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

Mosftesa e presidentes zonjës Vjosa Osmani dhe kryeministrit z.Albin Kurti në inagurimin e Presidentit Donald Trump me 20 janar 2025, ngjarje kjo e një rëndësie gjithë botërore, ka goditur rënd dy figurat më të larta të shtetit tonë.

Tentativa e zonjës Donika Gërvalla për të kamufluar gjoja pjesëmarrjen e saj në këte ngjarje doli të jetë një gënjeshtër e cila u demaskua shumë shpejt duke u kuptu se ministrja Gërvalla nuk u lejua të futet në sallën e madhe ku inagurohej apo do të mbante fjalimin Presidenti i Ri i SHBA-ve.

Pjesëmarrje në inagurim të presidentit kishin siguruar kryrtari i AAK-së z.Haradinaj, pronari “oligark” i Devolli Group z.Shkelqim Devolli, kryetari i komunës së Prishtinës z.Përparim Rama dhe biznesmen e afarist të tjerë shqipëtar nga Kosova e Amerika.

Derisa për mungesën e presidentes e kryeministrit të shtetit tonë që u tentua të kamoflohet me shefen e zyres së presidentes dhe zv.kryeminstren si duket kjo përpjekje ju doli huq badhkë me të gjitha huqet tjera për këto katër vjet të dështimeve të mëdha në qeverisje vendore e në diplomaci.

Shuplaka e radhës vjen z.Grenel, emisar i lartë, ambasador dhe misionari shumë i afërtë me z.Trump, nga i cili vjen “shuplaka” e radhës ku ai thotë: “Kosova pritet të ndëshkohet me masa të reja ekonomike e politike” për shkakun e sjelljeve të papërgjegjëshme të udhëheqësve të saj ndaj obligimeve e detyrave që i kanë marrë nga marrëveshja e Brukselit dhe aneks marrëveshja e Ohrit.

Grenell vazhdon duke vlerësu se kjo qeveri i ka sjellë mardhënjet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët që prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot.

Grenell zë në gojë edhe deklaratën e z.Konjufca në televizionin publik RTK ku kritikon dy ish presidentët demokrat z.Obama dhe z.Biden, duke e kritikuar kryetarin e kuvendit se kjo formë e të bërit politikë nuk është e përshtatshme për SHBA-të.

Në anën tjetër kryeministri kishte marrë pjesë në një tubim elektoral të demokratëve dhe kështu e kishte mbështetur hapur zonjën Kamala Harris për këto zgjedhje por edhe para katër viteve z.Joe Biden, por përkundër kësaj z.Grenel konstaton se edhe administrata Biden kritikoi ashpër për jokonsistencë z.Albin Kurti.

Tani po numërojmë vetëm disa nga dështimet e mëdha të qeverisë Kurti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fillu: – Aplikimi i masave ekknomike të BE-së dhe Amerikës kundër Kosovës, – Ministrave të Qeverisë Kurti ju ka refuzu udhëtimi për Amerikë, derisa ministrat tjerë nuk kanë apliku për viza, dihet mirë fakti se ministrja e drejtësisë zonja Albulena Haxhiu ka marrë refuzim të vizës nga ky shtet.

– Zv.kryeminstrja Donika Gërvalla ka udhëtuar pa ftesë në ShBA, me gjasë me pasaportë gjermane, por të njejtës nuk ju ka leju pjesëmarrja në inagurim të presidentit Trump. Ka pasur edhe shumë dështime të tjera, por në këte rast po e ndalim me kaq duke konstatu se rezultatet e kësaj qeverie janë tejet minore në zhvillimin ekonomik të vendit, derisa diplomacia me zonjën Gërvalla ka qenë inekzistente.

Grenell i ka ba thirrje publike popullit që të mos e votojnë një qeveri që po ju qon drejt izolimit ndërkombtar.

A ua futi Profeti pesëqind grave dhe konkubinave të tij…? Dhe për shumëçka tjetër e pyeta Shefqet Krasniqin!

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni
(Lirim Gashi)
😂
SHEFKEQI DHE UNË DUHEMI SI DELJA DHE UJKU
Rastësisht, para disa ditësh e takova Shefkeq Krasniqin, pak para varrimit të një muslimani të mirë, sipas shijes së tij, dhe ai u tregonte të pranishmëve se si prindërit e këqij i pengojnë djemtë e tyre, e veçanërisht vajzat e tyre, të shkojnë në xhenet, duke ua ndaluar të veshin shamia dhe pelhura të bardha beduinësh, si dhe duke ua ndaluar të bartin mjekra e mustaqe të gjata e të dendura.
Dhe kur fjalimi i tij drejtuar të pranishmëve m’u bë shumë budallaq dhe bajat, e pyeta?
A lindin njerëzit të veshur apo të zhveshur?
A flenë lakuriq apo të veshur me burrat dhe gratë e tyre?
A shkojnë ata të veshur apo lakuriq në botën tjetër?
A ua futi Profeti pesëqind grave dhe konkubinave të tij, edhe brekët me penis në vrimë, apo i udhëzoi ato me butësi të këndshme që t’i hiqnin brekët e tyre dhe t’i zbulonin vrimat e tyre të hapura, tè skuqura dhe të njomura nga epshet ?
Kur kuptova se ai nuk donte të më përgjigjej, i bërtita:
Të gjithë lindën dhe vdiqën cullak, o ahmak.
Po e shpjegoj pak më butësisht:
Rastësisht, para disa ditësh, e pash Shefkeq Krasniqin duke e mbajtur një fjalim të madhërishëm para një turme të trishtuar, pak para një varrimi.
Aty, Shefkeqi po i jepte këshillat e tij “hyjnore”, duke ua bërë të qartë të gjithëve se prindërit janë burimi i të gjitha mëkateve!
Pse?
Sepse po pengonin vajzat dhe djemtë e tyre të hynin në xhenet me ndonjë palë shami beduine apo me ndonjë mjekër më të gjatë se vet xheneti.
Në mes të këtij spektakli epik, nuk u durova dhe ia hodha një pyetje të thjeshtë, por jetike:
“Shejtan Imam, një pyetje filozofike për ty :
A lindin njerëzit me kostume trecopëshe apo lakuriq si kunguj?”
Shefkeqi u step, por turma prapa tij nisi të gromësinte e shqetësuar.
Mendova ta vazhdoj shfaqjen:
“A flenë njerëzit lakuriq, apo të veshur me kostume të beduinëve edhe në shtrat?
Po në xhenet, a hyjnë me rroba, apo shkojnë siç kanë ardhur në këtë botë, cullak?
Dhe për më tej, imam… Profeti, me 500 gra dhe konkubina që i përmendni pa pushim, a i këshillonte ato të mbanin brekë apo… t’i linin gjërat ‘në duart e Allahut’ Gjeleshan, nga fshati Peçan, Leshan, Reçan dhe Stundenqan ?”
Turma filloi ta gërvishtte kokën nga sikleti, ndërsa Shefkeqit po i dridhej mjekra nga inati, si ventilator i prishur.
Kur e pashë që s’kishte ndërmend të më përgjigjej, i bërtita me gjithë shpirt:
“O ahmak, të gjithë kemi lindur dhe do vdesim cullak !
Mos harro se askush nuk merr me vete as shallin, as brekët, e as ato mjekrat e tua si kopshte ullinjsh!”
Në atë moment, turma shpërtheu në qeshje nervoze, ndërsa Shefkeqi u largua duke fshikulluar me dorë si të donte të dëbonte djajtë.
Thashë me vete:
“Kur e humb argumentin, ai gjithmonë ka një mjekër për t’u mbështetur!”

Qazim Komani, gjenerali hero dhe Komandanti i Përgjithshëm atdhetar i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!

 Janar 1895- gusht 1950
Nga: Gani Qarri
___
Si sot para 130 vitesh, u lind në Gjakovë, heroi i shquar kombëtar dhe nderi i Shqipërisë, Dardanisë dhe mbarë shqiptarizmës Qazim Komani.
Historia e tij dëshmon se sa dhembshëm nisi, me sa vuajtje e mundime vazhdoi dhe në ç‘mënyrë tragjike, u shua e përfundoi edhe jeta e një patrioti të shquar të kombit!
Hero, që luftoi e flijoi veten për liri e çlirim, mbrojtjen e Kosovës e viseve tjera shqiptare nga riokupimi serbo-sllav dhe bashkim kombëtar, i cili dhe testamentin më sublim të jetës e veprës së vet kolosale, shqiptarëve kudo u la shembullin e sakrificës për komb dhe Atdhedashurinë!
 Ndaj habisin jo pak përimtësimet hibride nëse edhe në jubileun e 130 vjetorit të lindjes së heroit, dëgjohen zëra, se dikush në emër të “pronësisë-pasardhëse”, “trashëgimisë” familjare, apo edhe pretendimeve për “zotërim të pamohueshëm” të njohurive “biografike”, përpiqet a edhe insiston që me “spaletat e kolonelit”, ta mbrojë heroin Qazim Komani nga grada e gjeneralit!- dhe t`ia fshi atij, nga biografia shkëlqyese, të arriturën më madhore, të fituar për merita të veçanta në organizimin dhe udhëheqjen e luftës, si dhe drejtimin sublim, në momentet më të vështira, të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, si Komandant i përgjithshëm i saj.
“Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak për Mbrojtjen e Tokave Etnike Shqiptare u formua me 26 qershor të vitit 1944, në tubimin e organizuar nga Halim Spahija në Prizren, kurse Komandant Suprem u emërua gjeneral Qazim Komoni”.(https://www.zemrashqiptare.net/news/63457/Sabile-Basha  E mërkure, 08.11.2023, 09:11 PM)
Gjithsesi dhe përkundër çfarëdo tendence e pretendimesh “pronësie”, oportune a meskine, shpresojë shumë, se në projektin e planifikuar, për nderimin e tij, me rastin e përkujtimit të 130 vjetorit të lindjes, nga komuna e Gjakovës, Mirënjohja, do ti ndahet, jo duke e ulur heroin në gradën e “kolonelit” por duke respektuar gradën e lartë reale të gjeneralit, që ai e kishte marrë me meritë dhe shkruar me shkronja të arta, se dekorimi “Qytetar Nderi” i Gjakovës, i dedikohet  heroit të kombit, që luftoi e u flijua për liri e çlirim, mbrojtjen e Kosovës nga ripushtimi serbo-çetnik dhe bashkimin kombëtar të të gjithë shqiptarëve, Gjeneral Qazim Komani!
Gjeneral Qazim Komani erdhi në jetë më 17 janar të vitit 1895 në vatrën e heroizmit dhe të atdhetarisë mbarëshqiptare, në Gjakovë si fëmijë i një familje të njohur patriotike, të dëshmuar ndër vite për flijimet e vazhdueshme për atdhe e Flamur Kombëtar dhe përpjekjet e pareshtura për jetësimin e Shqipërisë Etnike.
Ushtarak i shquar i ushtrisë shqiptare dhe gjeneral e udhëheqësi i ndritshëm i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës” i cili me veprën e vet titanike në paqe dhe sukseset e dëshmuara në luftë për mbrojtjen e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, bëri krenar Gjakovën, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët atdhetar, kudo.
Për meritat e tij të veçanta, luftën e përpjekjet heroike dhe veprën e ndritshme jetësore, me rastin e përkujtimit të 130 vjetorit të ardhjes në jetë të heroit, vendlindja e tij, Gjakova, përfundimisht ka vendosur që gjeneralin e vet dhe komandantin e përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, heroin Qazim Komani ta shpallë qytetar nderi!
Qazim Komani ishte djalë i Mehmet dhe Rukije Komanit, babait nga Gjykova dhe nënës së lindur e të rritur në Junik, afër Gjakovës. 
Burrë trim, e udhëheqësi më shembullor i kohës, oficer besnik dhe hero i pathyeshëm i çështjes shqiptare, angazhimi dhe kontributi fisnik i të cilit lartësuan edhe më tej, luftën e shqiptarëve për liri e çlirim, jetësuan përkohësisht dhe çuan përpara, me hapa gjigant, çelikosjen e idealit të bashkimit tonë kombëtar.
Ai ishte, ushtaraku më i lartë dhe oficeri më madhor që gjithë jetën e vet e shkriu, për ngritjen dhe perfeksionimin e ushtrisë shqiptare, mbrojtjen e Kosovës me pushkë në dorë nga riokupimi serb dhe farkimin e bashkimit të të gjitha trojeve tona etnike me shtetin amë Shqipërinë.
 Qazim Komani gjaku atdhetar i të cilit, flakëronte për çlirimin e atdheut, lirinë dhe unitetin kombëtar të të gjithë shqiptarëve, ishte ende djalosh, kur në vitet e luftës për pavarësi kombëtare edhe pse sapo kishte hapëruar në moshën 17-vjeçare, i`u bashkua vullnetarisht çetave çlirimtare të heroit Bajram Curri.
Një i ri shembullor  dhe i mbushur me plot entuziazëm e frymëzim patriotik, i shquar për aftësitë udhëheqëse, e shpirtin kombëtar, që dëshmonte në vepër vetitë e veçanta prijëse e organizative, si dhe gatishmërinë për marrjen e përgjegjësive të larta me idealin e pathyeshëm dhe vullnet të fort, për ta quar deri në fund luftën e paepur për bashkimin e kombit dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar.
Si djalosh me vullnet të çeliktë, inteligjent e patriot i dëshmuar, menjëherë pas formimit të shtetit shqiptar, në mesin e dhjetëra të rinjve entuziast iu nda edhe atij, bursa për studime në kolegjin Italo-Shqiptar te “Sant Adrianit”, në San Demetrio Corone të Kalabrisë, në Itali të cilën e përfundoi me sukses të plot.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, duke qenë i lidhur fort, shpirtërisht dhe familjarisht me heroin e mirënjohur të kombit Haxhi Zeka, si dhe i impresionuar nga trimëria dhe heroizmi i luftërave kombëtare të zhvilluara me sukses nga çetat e bacë Bajram Currit, për liri e çlirim të atdheut, Qazim Komoni, me ëndrrën në zemër për të jetësuar idealet e tyre në trojet shqiptare, regjistrohet në Akademinë Ushtarake italiane, ku edhe pse në gjuhë të huaj, ai përveçse mësoi shpejt gjuhën e vendit, u shqua edhe si nxënësi më i mirë në klasën ku vijonte mësimet, duke i përfunduar ato, në afat ideal dhe kurorëzuar triumfalisht me marrjen e gradës së nëntogerit.
Në gusht të vitit 1918, ai kreu me sukses shembullor edhe Akademinë ushtarake, në të cilën, pastaj  vijoi studimet e larta për oficer këmbësorie, duke i kryer edhe ato me shumë sukses dhe si kadeti më i dalluar.
Me tu kthyer në Shqipëri Qazim Komani, bashkë me Minush Shalën, Sadri Pejanin, Ahmet Gashin, Sali Morinën e tj, u emërua mësues në shkollën “qytetëse” në Tiranë, të cilët si kuadër i diplomuar jashtë vendit, nga Dardania kontribuuan me shpirt e zemër, për zhvillimin dhe avancimin sa më efektiv të arsimit kombëtar, si dhe ngritjen sa më lartë të nivelit intelektual e kulturor të të rinjve shqiptar.
(Shpjegim: “shkollë qytetëse”, quhej shkolla katërvjeçare, e asaj kohe, që ishte në baraspeshë me shkollën e mëvonshme tetë vjeçare, apo tani, me shkollimin 9 vjeçar në shtetet shqiptare. G.Q.)
Vetëm dy vite më vonë, pra më 1920, heroin Qazim Komani do ta shohim të angazhuar në forcat e organizuara mbrojtëse të Kongresit të Lushnjës, kongres pas të cilit, siç dihet, shteti shqiptar, për herë të parë, do të merrte të mbarën, dhe me hapa të sigurt e vendimtar, do të niste ecjen përpara, në ndërtimin me sukses të elementeve bazike dhe ngritjen e mirëfilltë të strukturave të shtetit të njëmendtë kombëtar!
Më 1921 Qazim Komani bashkë me mësues e kolegë të tjerë, nga shkollat e qytetit të Tiranës, Durrësit, Kavajës, Krujës, Shijakut etj, formuan Sindikatën e parë, të mësuesve shqiptar duke u zgjedhur edhe kryetar i saj.
Njëkohësisht me angazhimet në shkollat e Tiranës dhe shkollave tjera të Shqipërisë, sindikatën e mësuesve, si dhe aktivitetet e ndryshme arsimore e kombëtare, heroi Qazim Komani, formoi edhe shoqërinë “Djelmënia e Kosovës”, kryetar i të cilës, u zgjodh po ashtu Qazim Komani.
Kjo shoqëri kishte marrë përsipër zhvillimin e arsimit e të kulturës së rinisë shqiptare, edhe në Kosovë dhe pjesët tjera shqiptare, të ngelura jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, si dhe çuarjen përpara të çështjes së Kosovës, që asokohe dergjej nën okupimin e egër serbo-sllav!
Falë efikasitetit të lartë në punë, kontributit të vazhdueshëm madhor dhe angazhimit të pareshtur në detyrat që i ngarkoheshin, në muajin shkurt të vitit 1922, ai u nderua me gradën e togerit, kurse vetëm 2 muaj më vonë për merita të veçanta dhe aktivitetin e shembullor në profesionin e ushtarakut, heroi Qazim Komani merr gradën e kapitenit.
Aftësia e përkushtimi entuziast dhe kontributi i pashoq në detyrë, bënë që heroi ynë, qysh në moshë të re, të merrte njërën pas tjetrës, gradat më të larta ushtarake, duke u perfeksionuar ushtarakisht e ngritur me sukses në karrierë dhe oficer të lart me gradat më madhore nga kapiteni në major, pastaj nënkolonel dhe pa kaluar shumë kohë do të nderohej edhe me gradën e respektuar të kolonelit të ushtrisë shqiptare, duke arritur që nga viti 1934 deri më 1939 të emërohej edhe Kryetar i Departamentit Ushtarak të Mbretërisë së Shqipërisë!
 Jetëpërshkrimi i heroit tonë, dëshmon në vepër se Qazim Komani ishte njëri nga ushtarakët më të formuar dhe oficer vërtetë shembullor në ushtrinë e Shqipërisë, i cili meritën e arritjes së majave më të larta të gradimit në karrierën e ushtarakut, në paqe e dëshmoi duke punuar me mish e me shpirt për avancimin e ushtrisë dhe respektimin rigoroz e me dinjitet të pashoq të kushtetutës dhe shtetit të sapo formuar shqiptar, ndërsa në luftë duke thyer forcat e rregullta ushtarake të gjeneralit serb Millan Nediç dhe kurorëzuar me sukses të plotë mbrojtjen e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, nga ripushtimi serbo çetnik.
Si adhurues i sakrificës dhe veteran i luftërave të paepura të heroit Bajram Curri, edhe ai vet, ishte mbështetës i Qeverisë së Fan Nolit, ndaj pas rrëzimit të Nolit nga pushteti, në funddhjetorin e vitit 1924, heroi Qazim Komani, detyrohet, të vendoset në Bari të Italisë.
Por pas shpalljes së amnistisë më 1925 nga qeveria e Zogut, Qazim Komani kthehet serish në Shqipëri.
Fakti se heroi ynë, ishte i mbushur me plot energji të pafund atdhetarie dhe elan të jashtëzakonshëm patriotik e profesional, për punë e zhvillim dhe çuarjen e vendit sa më përpara, ky kuadër i rrallë që kishte arritur të vlerësohej lartë e adhurohej gjithanshëm dhe kudo si profesionist shembullor, angazhimi i tij ishte i mirëseardhur dhe kërkohej në një gamë të gjerë veprimtarish jo vetëm ushtarake, por edhe arsimore.
 
Qazim Komani profesor në Normalen e Elbasanit
 
Nisur nga nevojat imediate të zhvillimit sa më cilësor dhe ngritjes sa më lartë të nivelit të arsimit e të dijes, tek të rinjtë shqiptar, si dhe kërkesat e mëdha të kohës, për kuadër të mirëfilltë e të kualifikuar profesionalisht, bënë që me tu kthyer në atdhe, nga 1925 e deri në vitin 1928, vendasi ynë patriot, i përgatitur shumë mirë edhe në çështjet e arsimit, të jepte kontributin e tij me shumë përkushtim edhe në detyrën e profesorit në Normalen e Elbasanit.
Nga viti1928 deri në vitin 1939 heroin Qazim Komani e shohim oficer karriere me detyra të rëndësishme, gjithandej në ushtrinë shqiptare, ku u shqua për aktivitet dhe angazhim të fuqishëm, me përkushtimin maksimal ndaj detyrës dhe profesionit të ushtarakut, si dhe kuadër i dalluar me frymë të lartë patriotike e ndjenja të veçanta të atdhetarisë dhe të krenarisë kombëtare. 
Kurse për 11-12 vitet tjera të kontributit të tij të pazëvendësueshëm, nga viti 1928 deri në vitin 1939, Qazim Komani punoi oficer karriere me detyra të rëndësishme, gjithandej në ushtrinë shqiptare, i cili kudo që shërbeu, u dallua për seriozitet e patriotizëm të madhe, angazhim të pashoq, si dhe kontribut të veçantë në çështjen kombëtare.
Kryetar i Departamentit Ushtarak, të Mbretërisë shqiptare!
Atdhetaria e kulluar dhe përkushtimi maksimal ndaj detyrës dhe veprës së ushtarakut, mendohet se ishin edhe arsyet kryesore, që (atëbotë) kolonel, Qazim Komani, nga viti 1934 deri në vitin 1939, në mënyrë meritore të emërohej Kryetar i Departamentit Ushtarak, të Mbretërisë shqiptare.
Oficer shembullor i cili për kontributin dhe angazhimin e tij të paepur e dinjitar, , me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1937, u nderua me mirënjohjen e parë, duke u dekoruar në mënyrë meritore nga mbreti Zog me “Urdhrin Skanderbeg”!
Kurse si patriot i shquar dhe ushtarak i dalluar, i cili atdheun e kishte vendosur para vetes, me rastin e invadimit fashist të Shqipërisë, heroi Qazim Komani iu kundërvu me pushkë në dorë okupimit italian.
Kundërvënia ndaj fashizmit, atdhedashuria dhe qëndrimi i tij i palëkundur kombëtar, u bënë shkas, që menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Kolonel Qazim Komani për disa muaj, të mbahej i burgosur në Shqipëri nga pushtuesit italianë.
Por, me gjithë kërcënimet e vazhdueshme dhe ofertat e premtimet e ndryshe që në burg ati iu bënë, ai edhe nën ato kushte dhe presionin e kërcënimet e pafund, nuk pranoi të bënte betimin në fashizëm, as të futej, për asnjë moment në shërbim të okupatorit italian, si dhe refuzoi me këmbëngulje kërkesën që të angazhohej në ushtrinë fashiste të Musolinit.
Ndaj kolonel Qazim Komani u internua për dy vite në Cremona të Italisë.
Edhe pas lirimit nga internimi dhe kthimit në Shqipëri, megjithëse heroi Qazim Komani, kishte një familje prej 9 anëtaresh pa asnjë të ardhur dhe të gjithë jetonin në një gjendje shumë të rëndë e të mjerueshme ekonomike, ai mbajti qëndrim të vendosur patriotik dhe betim të shpallur publikisht, kundër okupatorit, duke mos u dorëzuar, as në gjendjen e rëndë që kalonin familjarisht, ani se u mungonte shpeshherë edhe kafshata e gojës për fëmijët në sofrën e thatë, heroi Qazim Komani kurrë dhe për asnjë moment, nuk u afrua as pajtua me pushtuesit italian të Shqipërisë!!!
Kështu ushtaraku i ynë i vendosur, trim dhe atdhetar, qëndroi i papunë, deri në kapitullimin e Italisë fashiste, duke mos pranuar ti shërbente okupatorit të Shqipërisë, për asnjë minutë, as ta ulte dinjitetin e oficerit shqiptar dhe të shkelte betimin e dhënë për komb e atdhe si ushtarak atdhetar.
Gjeneral Qazim Komani  Komandant i përgjithshëm i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”!
Tetor 1943 – Nëntor1944 
Në tetor të vitit 1943, kohë kur në Prizren, nga patriotët e shquar shqiptar, me në krye patriotin e kombit dhe atdhetarin e mirënjohur nga Gjakova, heroin e vrarë e të zhdukur shqiptar më 1946,nga çetnikët serb, Musa Shehzade, u formua “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, dhe me ftesë të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit, heroi Qazim Komani u vendos në Kosovë ku i`u dha grada e gjeneralit të Ushtrisë dhe u emërua në detyrën e lartë të Komandantit të përgjithshëm të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës” me seli ne Prizren!
Ushtarak me nam, të cilin as gjendja e rëndë familjare dhe shëndeti i rrënuar fizik, nga vuajtjet nëpër burgjet e armikut, nuk e zmbrapsen heroin Qazim Komani, ta merrte përsipër detyrën me përgjegjësi aq të lartë të Komandantit të përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!
Përkundrazi, përkushtimi i tij, me shpirt e zemër për komb e atdhe, u dëshmua shpejt në vepër dhe me 15 mars të vitit 1944, me nismën e Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në një takim madhështor, të mbajtur në fshatin Rogovë të Hasit, u morë vendimi më i rëndësishëm i kohës, për mobilizimin e përgjithshëm të popullatës dhe mbrojtjen me pushkë në dorë, të çdo pëllëmbe të atdheut.
Tubim historik në të cilin përveç anëtarësisë së përkushtuar të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, dhe nga dy, prej anëtarëve të Komiteteve të rretheve, përfshi figurat më të njohura të tribunëve popullor të atyre moteve të vështira, nga mbarë Kosova, merrte pjesë edhe vet kryetari i ri i Lidhjes- Bedri Pejani.
Në këtë tubim madhështor, kur një pjesë e mashtruar e shqiptarëve, tanimë kishin përqafu idetë sllavo-komuniste, dhe luftonin për jetësimin e idealeve ruso-sllave edhe në trojet tona kombëtare, komandanti i përgjithshëm i sektorit të Kosovës, gjeneral Qazim Komani me personelin më të shquar dhe oficerët më të mirë-përgatitur të kohës, themeluan ushtrinë e rregullt shqiptare, e cila numëronte 3000 trupa të strukturuara në dy njësite të veçanta, të cilat kishin për detyrë, mbrojtjen me pushkë në dorë të Kosovës dhe tokave shqiptare, nga ripushtimi serbo-malazez!
Forca e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës 
 
Projekti i komandantit të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës” heroit gjeneral Qazim Komani u shpalos në tubimin inaugurues historik të mbajtur me 15 mars të vitit 1944, nё Rogovё tё Hasit.
Planprogrami i gjeneralit Qazim Komani bazohej në frymën e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe parashihte deri në detaje dhe në mënyrë plotësisht të qartë e koncize, mobilizimin e përgjithshëm dhe formimin e reparteve të rregullta ushtarake, me oficerët më të shquar shqiptar, për mbrojtjen e vendit nga hordhitë çetnike serbo-sllave.
Kurse luftimet më të ashpra për mbrojtjen e kufijve dhe tokave tona autoktone, do të zhvilloheshin, në frontin e gjatë prej Bihorit-Plavës-Gucisë e deri në Përpellac-Merdar-Prapashticë dhe Preshevën me të gjitha vendbanimet shqiptare.
Projekti ushtarak për mbrojtjen e Kosovës, nga ripushtimi sllav, i gjeneral Qazim Komanit i bindi të gjithë me përmbajtjen, largpamësinë dhe qëndrimin e vendosur ndaj dhe u miratua me aklamacion nga përfaqësuesit e prefekturave, Komitetet Qarkore dhe vet Komiteti Qendror i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Forcat e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës u sistemuan në dy regjimente dhe u vendosën në kuadër te Ushtrisë shqiptare.
Regjimentet e forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, u pagëzuan me emra të veçantë.
 Regjimenti i parë quhej ”Kreshnikёt”, ndërsa regjimenti i dytë „Vullnetarët“!
E gjithë përgjegjësia për organizimin, angazhimin, aktivitetet e ushtrisë dhe veprimet luftarake të forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, binin mbi gjeneralin hero, Qazim Komani! 
Në postin e Komandantit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, gjeneral Qazim Komani futi në fuqi edhe kodin e sjelljes dhe obligimet e ushtarit, në forcat e armatosura të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!
Ndërsa për popullsinë civile shqiptare, nxori vendimin zyrtar, për lënien mënjanë të çdo ngatërrese e armiqësie, ndalimin e vëllavrasjeve dhe  gjakmarrjeve, ndërshqiptare, përgjatë gjithë kohës sa do të zgjaste lufta, kurse pas lufte, parashihej rregullimi me ligjet civile i këtyre çështjeve shumë të ndjeshme për popullin tonë!
Me vendim të komandantit të përgjithshëm, qendra e Regjimentit të parë u vendosë në Pejë, ndërsa regjimenti i dytë, në Prishtinë dhe Gjilan, me Kolonel Fuad Dibrën, asokohe komandanti i batalionit!
 Formimi dhe struktura e njësiteve ushtarake
Njësiti i parë, apo regjimenti i “Kreshnikëve” do të përfshinte të rinjtë nga mosha 20 deri në 35 vjeç, kurse njësiti i dytë i emërtuar si Njësiti i “Vullnetarëve”, parashihej të përfshinte meshkujt nga mosha 36 deri në 60-70 vjeç, në varësi të gjendjes shëndetësore e fizike dhe vullnetit personal, për angazhim në Ushtrinë Kombëtare të Mbrojtjes së Kosovës.
Forcat e organizuara në formacione të rregullta të ushtrisë shqiptare, u vendosën menjëherë në mbrojtjen aktive të territorit të Kosovës duke ruajtur të paprekur kufijtë e atdheut dhe tokat tona etnike, prej falangave çetnike serbo-malezeze nga Bihori, Plava e Gucia, deri në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me fshatrat përreth të banuara me popullsi shqiptare të Kosovës Lindore.
Në këtë mënyrë, trojet tona të vjetra autoktone u mbrojtën heroikisht, deri në momentet e fundit nga forcat shqiptare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, të udhëhequra me shumë sukses nga udhëheqësi hero gjeneral Qazim Komani, për të mos rënë, serish nën ripushtimin serbo-sllav.
Ndaj dhemb shumë fakti se trojet tonat den-baba den autoktone dhe të lashta etnike shqiptare, të Kosovës Lindore, përkundër të gjitha flijimeve kombëtare, fatkeqësisht përveç sundimit serbo-sllav komunist, edhe pas çlirimit dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës, më 1999, ngelën serish nën okupimin e Serbisë fashiste.
Formimi i Shtabi të Përgjithshëm Ushtarak për Mbrojtjen e Trojeve Etnike Shqiptare.
Sipas dr. Sabile Bashës,Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak për Mbrojtjen e Trojeve Etnike Shqiptare, u formua më 26 qershor të vitit 1944, në tubimin e organizuar nga Halim Spahija në Prizren, me ç`rast edhe koloneli Fuad Dibra avancohet në gradën e gjeneral majorit të Ushtrisë Shqiptare dhe caktohet që të organizoj mbrojtjen e vijës kufitare: Dibër- Manastir- Shkup.
Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak për Mbrojtjen e Tokave Etnike Shqiptare përbëhej nga:
1. Komandanti Suprem: gjeneral Qazim Komoni dhe
2. Anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për Mbrojtjen e Tokave Etnike Shqiptare;
1. Gjeneralmajori Fuad Dibra, përgjegjës për mbrojtjen e vijës kufitare: Dibër-Manastir- Shkup;
2. Major Shefqet Kapiteni, emërohet të mbroj vijën kufitare Shkup- Kumanovë;
3. Gjeneralmajori Jahja Fusha, do të caktohej në mbrojtjen e vijës kufitare: Kumanovë- Vranjë- Topallë- Merdar- Prepallac- Kopaonik;
4. Majori Adem Voca, në mbrojtjen vijën kufitare Kopaonik-Jeni Pazar
5. Profesor Ymer Berisha, caktohet që të mbroj vijën kufitare Jeni Pazar- Tivar. (Ref. Sabile Keçmezi Basha: Kolonel Fuad Dibra – Kosovë e Shqipëri jemi Një) 
 Luftimet heroike të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”
Ushtria e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, nën drejtimin e gjeneralit Qazim Komanit, mori pjesë në luftimet më të rrepta që u zhvilluan aso kohe për mbrojtjen gjithandej të trojeve etnike shqiptare, jo vetëm nga bandat çetnike serbo-malazeze, por edhe ato komuniste sllavo-bullgare.
Madje sipas dr. Sabile Bashës, në vjeshtën e vitit 1944, në momentet kur tanimë lufta kishte hy në fazën përfundimtare, në një sulm të armikut të ndërmarrë në sektorin e Llapit, kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare, në luftimet e përgjakshme për thyerjen e armikut, krahas burrave kishin marrë pjesë edhe gratë heroina dhe më trimëresha shqiptare, me ç`rast ishin shkatërruar tri Divizione të motorizuara serbo-bullgare, të udhëhequra nga komunistët, akt ky që kishte ngritur e forcuar maksimalisht moralin e të gjithë luftëtarëve shqiptar për të vazhduar edhe më me vendosmëri qëndresën kundër okupatorëve sllav.
Ndërsa siç mësojmë edhe nga historia e bujshme e veprimtarisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, me në krye gjeneral Qazim Komanin, luftërat më të rrepta të ushtrisë së rregullt shqiptare, për mbrojtjen e vendosur, me të gjitha mjetet e mundësit dhe potencialet njerëzore, të këtyre trojeve, nga riokupimi serb, u zhvilluan me sukses, edhe në nëntor të vitit 1944.
Por përveç dëshpërimit të serbo-çetnikëve, nga qëndresa heroike e shqiptarëve, sukseset e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, nën udhëheqjen e shkëlqyer të gjeneral Qazim Komanit dhe ushtarakëve tjerë patriot shqiptar, kishin shkaktuar pakënaqësi të mëdha edhe te partizano-komunistët shqipfolës me mendësi sllave, në Kosovë dhe Tiranë.
Megjithatë edhe përkundër të gjitha neverive që vinin nga komunistët shqipfolës, heroi Qazim Komani, nuk u thye as dobësua për asnjë çast por vijoj të mbetej besnik i paepur i shqiptarizmës dhe idealit të “Besa-Besës” kombëtare edhe në nëntorin e vitit 1944, kur ai me GRADËN e Gjeneralit dhe idealin e paepur të ushtarakut të betuar kombëtar për liri, me të gjitha mjetet e mundësitë dhe forcat njerëzore që kishte në dispozicion, vijonte ta dëshmonte në vepër meritën e gradimit suprem ushtarak, dhe arsyetonte katërçipërisht besimin e dhënë me organizimin superlativ ushtarak, sukseset e shkëlqyera në fushëbeteja dhe luftën e vendosur patriotike për mbrojtjen e tokave shqiptare, nga vërshimi i hordhive të egra çetnike serbo-malazeze.
Madje, me gjithë mungesën e theksuar të mjeteve luftarake dhe mundësive të kufizuara teknike, duke u bazuar kryesisht në vullnetin e fortë e dëshirën e madhe për liri, përgatitjen e lartë profesionale dhe dinjitetin e pathyeshëm shpirtëror të ushtarëve shqiptar, ai vijoi ta mbronte me sukses dhe vendosmërinë më të madhe Kosovën e tij të dashur, nga depërtimi i forcave çetniko-komuniste, që kishin vërshuar nga të gjitha anët, për ti ripushtuar trojet tona.
Me këtë rast, duhet sqaruar për lexuesit e nderuar, se pas pushtimit gjerman të Serbisë gjenerali serb Milan Nediç, kishte krijuar një qeveri serbe, të ashtuquajtur Qeveria e “Shpëtimit Popullor” dhe vendosur lidhje të posaçme ushtarako-politike me Gjermaninë, me shpresën që shteti serb, edhe pas pushtimit gjerman, ta mbante nën administrimin e Serbisë gjithë Kosovën dhe siguronte vazhdimësinë e okupimit serb, të territorit të Kosovës.
Por sa u takonte trojeve shqiptare dhe tokave të Kosovës, ato tani kishin për Zot, forcat e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, të udhëhequra nga gjenerali hero Qazim Komani, të cilat ia prishën tërësisht planet e gjeneralit Millan Nediç dhe shkatërruan ëndrrat e forcave çetnike serbe, për ripushtim.
Thyerja e forcave serbe të gjeneral Nediçit, nga trupat heroike të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës
Nën udhëheqjen largpamëse të gjeneral Qazim Komonit dhe heroizmin e treguar të trupave shqiptare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, si dhe organizimin e mirëfilltë ushtarak, aftësinë profesionale, trimërinë dhe vendosmërinë shembullore të ushtarëve atdhetar, në krye me heroin, e patriotin e shquar kombëtar gjeneral Qazim Komani, në një vijë lufte me gjatësi prej disa dhjetëra kilometrash, forcat heroike shqiptare, do ti thyenin me turp në frontin e Kolashinit, dhe zmbrapsën me sukses në shumë beteja heroike, forcat e ushtrisë së rregullt serbe të gjeneralit çetnik Millan Nediç,  të pajisura me artileri të rëndë dhe armatimet më moderne të kohës.
Betejë e cila vazhdoi për disa javë me radhë në gjithë frontin e gjatë mbi 20 kilometra dhe rezultoi me fitore të plotë ushtarake, të ushtrisë së lavdishme shqiptare, duke i shkatërruar dhe nxjerr me flakë e barot forcat serbe, jashtë Kosovës.
Kjo ishte një nga fitoret më të ndritshme të ushtrisë së rregullt shqiptare, e cila përveçse i shkaktoi disfatë të rëndë Ushtrisë serbo-jugosllave, vlerësohet se u bë edhe faktori kryesor, që shpëtoi Kosovën dhe trojet tjera etnike shqiptare, nga shfarosja e plotë e shqiptarëve, prej çetnikëve serbo-malazez!
Madje me vlerësimet largpamëse të tij, nga gjendja e krijuar pas luftimeve në kufi, si dhe veprimeve luftarake në terren, gjeneral Qazim Komani vendosi që forcat kryesore ushtarake shqiptare të përqendroheshin në Drenicë.
Vendim i historik i gjeneral Qazim Komanit, i cili i krijoi bazën në vitin 1945, si dhe i dha forcën kryesore shtytëse edhe rezistencës heroike të forcave të Shaban Polluzhës kundër ushtrisë partizano-çetnike serbo-jugosllave, që kishin mësy ta pushtonin Kosovën.
Por pas fitoreve të shkëlqyera që gjeneral Komani realizoi gjithandej në frontin e luftës kundër okupatorëve serb, ai papritur u ftua me urgjencë nga komanda sipërore në Tiranë dhe vetëm pak kohë, pas arritjes atje, për fat të keq të shqiptarëve dhe mbarë Kosovës, me 17 nëntor të vitit 1944, do të arrestohej nga komunistët “shqipfolës” në kryeqytetin shqiptar, i cili do të mbahej në burg  deri në muajt mars e prill të vitit 1945 kur dhe iu organizua gjykimi i stisur dhe fiktiv komunist.
Dorëzimi i gjeneral Qazim Komanit, te serbo-sllavët
Gjyqi Special i komunistëve shqiptar, në rastin që gjykohej edhe kolonel Qazim Komani, ishte një nga gjyqet më të rrepta dhe më të rënda ndëshkuese, të asaj kohe, i cili siç dëshmohet nga dokumentet e gjetura, dënoi me pushkatim 17 personalitete të larta dhe dënoi me burgime të gjata 60 të tjerë.
Megjithatë biografia e ndritur e atdhetarit të shquar gjeneral Qazim Komani, ishte aq e pastër dhe e niveleve të tilla, të larta, e të papërlyera patriotike, sa që as në të ashtuquajturin “gjyq special” të organizuar nga komunistët në Tiranë, nuk u dëshmua asnjë fakt për krime, nuk u vërtetua kurrë bashkëpunimi i tij me pushtuesin dhe nuk u faktua në asnjë moment, as ndonjë veprim i vetëm kundër partizano-komunistëve shqipfolës.
Por me gjithë premtimet dhe garancitë që komunistët kuqalosh i kishin dhënë edhe familjes, për lirimin e tij, ata duke mos gjetur argumente ta dënonin me vdekje, siç vepruan me të tjerët, gjeneral Qazim Komanin e ekstraduan nëpër terrin e natës, në mënyrë tinëzare në duart e gjakpirësve të UDB-së në Prizren, që të mbytej nga çetnikët serbë.
Kërkohet kujdes që tradhtia të mos përsëritet
Terroristë kuqalosh shqipfolës, të cilët terrorizuan deri në ato përmasa makabër edhe Kosovën, sa që mese 5-6 mijë burra e djem dhe ushtarët më të mirë shqiptar,të cilët luftuan me heroizëm për mbrojtjen e Kosovës, nga çetnikët serbo-malazez, i dërguan me mashtrimin për mobilizim, nën përcjelljen e njësiteve serbo-çetnike, përmes Kukësit, Pukës dhe Shkodrës, për ti pushkatuar serbo-malazezët në Tivar, histori e cila nuk guxon të heshtet as të harrohet, përndryshe në rastin e parë, që mund tu ofrohet, dhe momentet më të rënda për Kosovën, mund të përsëritet, ngase njëjtë ka mundësi të veprojnë edhe pasardhësit e pabesë…
Në fakt, edhe dorëzimi i gjeneral Qazim Komanit te serbët, ishte veprim i kundërligjshëm dhe tërësisht ilegal, madje sot e asaj dite, nuk ekziston asnjë dokument i vetëm zyrtar, për ekstradimin e tij, nga komunistët shqipfolës të Tiranës, në duart e xhelatëve të UDB-s serbo-jugosllave.
Për aq më tepër, sipas shënimeve të Dr, Sabile Bashës, kuçaloshët serbofil të Tiranës dorëzuan te serbët edhe shtetasit e Shqipërisë si gjeneral major Fuad Dibrën dhe profesor Kol Margjinin, Fuadi u pushkatua më 1946 në afërsi të Prizrenit kurse Margjini u mbyt më 1949 në burgun e Mitrovicës së Sremit nga çetnikët serb.
Pas dorëzimit nga serbofilët e Enver Hoxhës, në duart e xhelatit serb Spasoje Gjakoviç, edhe kundër heroit tonë të mirënjohur, gjeneralit Qazim Komani do të organizohej një proces tjetër farsë, tani në gjyqin serbo-çetnik në Prizren me aktakuzën se kishte organizuar mbrojtjen e trojeve shqiptare të Rozhajës, Bihorit, Plavës, Gucisë, Medvegjës, Bujanocit,Prershevës, Llapit, Gjilanit dhe tërë Kosovës, nga okupimi i forcave serbo çetnike.
Dënimi me vdekje i gjeneralit hero Qazim Komani nga gjykata serbo-çetnike
Akuzave se gjenerali atdhetr shqiptar, Qazim Komani kishte udhëhequr luftën kombëtare, kundër forcave serbo-jugosllave, në një proces të ngritur nga një gjykatë serbo-çetnike në Prizren, sipas historianit Hakif Bajrami, gjenerali u ishte përgjigjur se si nëpunës dhe oficer i lartë i Ushtrisë Shqiptare, ai e kishte obligim ligjor dhe ishte i detyruar moralisht dhe kombëtarisht për ti shërbyer atdheut, atje ku e kërkonte populli i tij, ndaj dhe jam krenar që mua më solli fati në Kosovë, për ti shërbyer vendit tim me nder.
Në të njëjtin gjyq, u gjykua edhe gjeneral major Fuad Dibra komandant i batalionit IV të Gjilanit, i cili po ashtu u dënua me vdekje dhe me 9 tetor të vitit 1946, sipas shkrimeve të dr. Sabile Bashës, u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, por trupi i tij u zhduk përgjithmonë nga forcat serbo-çetnike dhe sot e atëherë, nuk i dihet as varri, njëjtë siç do të veprohej, menjëherë pas vdekjes edhe me trupin e gjeneralit hero Qazim Komani.
Gjeneral Qazim Komani do të akuzohej gjithashtu, se në fshatin Rogovë të Hasit, më 15 mars të vitit 1944 kishte organizuar themelimin e Ushtrisë Kombëtare, për mbrojtjen e Kosovës dhe trojeve tjera etnike shqiptare, e cila cilësohej si veprimtari e “rëndë”, anti-serbe dhe anti-jugosllave
 
Dhe me aktakuza të tilla farsë, me 15 maj të vitit 1946 gjykata e okupatorëve serbo-çetnikë, në Prizren, e dënoi me vdekje, gjeneralin hero Qazim Komani, këtë burrë të pamposhtur nga asnjë stuhi, as prej këtij gjyqi barbar të okupatorit, të cilin edhe Gjykata e Lartë e Serbisë, me gjithë apelimin e argumentuar me fakte, nuk e shfuqizoi.
Dënim që vetëm pas ankesave të vazhdueshme të familjarëve drejtuar organeve më të larta të pushtetit ish jugosllav, si dhe trysnisë ndërkombëtare, bënë që më në fund, jo gjykatat serbo-çetnike, por kryesia e Kuvendit Popullor të ish RFPJ, me në krye kroatin Dr. Ivan Ribar, pas më tepër se 4 muajsh, më 2 tetor të vitit 1946, ta ndryshoi përfundimisht masën, ndaj gjeneralit Qazim Komani dhe dënimin me vdekje, e shndërroi në burgim 20-vjeçar, me punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave politike e qytetare, si dhe atyre prindërore në afat prej pesë vitesh.
Vdekja e heroit tonë në burgun e Serbisë çetnike
Fatkeqësisht edhe pas zëvendësimit të dënimit me vdekje, në dënim me 20 vite burg, me insistimin e përfaqësuesve serb, gjeneral Qazim Komanin e dërguan ta vuante dënimin në kampin e Mitrovicës së Sremit në Serbi, ku serbo-çetnikët do t`ia përgatisnin vdekjen.
Dhe sipas Raif Halimit, një i dënuar tjetër shqiptar me vuajtje në të njëjtin burg, aty të burgosurit merrnin vetëm nga 200 gr. bukë misri në ditë.
Ndaj uria ishte bërë shkak që në burgun e Mitrovicës së Sremit, të vdisnin shumë të dënuar shqiptar, vend në të cilin qindra burra, u shuan dalëngadalë nga vdekja, dhe ai përmend edhe disa emra shqiptarësh të vdekur në atë kamp famëkeq serb, si: Haki Taipin nga Prizreni, Idriz Hogoshtin, prof.Kolë Margjinin, gjeneral Qazim Komanin nga Gjakova, Njazi Çarkaxhiun nga Ferizaj, e shumë të tjerë.”!
Pra, ani pse më 1946, të detyruar nga presioni ndërkombëtar, formalisht ia zbritën dënimin, vetëm katër vite më vonë, ishte muaji gusht i vitit 1950,kur heroin tonë, serbo-çetnikët e likuiduan me uri, tortura dhe keqtrajtime të vazhdueshme fizike në burgun e Mitrovicës së Sremit, ku përveç gjeneralit Qazim Komani, në këtë burg famëkeq serb, vuante dënimin edhe Ismet Boletini, nipi i heroit kombëtar Isa Boletinit.
 
Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, trupi i tij, i shkatërruar tërësisht nga torturat e pashembullta ç ‘njerëzore serbo-çetnike në burgun e Mitrovicës së Sremit, deri pak para vdekjes, nuk do të lejohej as të kontrollohej nga mjekët ndërkombëtar.
Kurse kontrolli i vetëm dhe i fundit, atij do ti lejohej, qëllimisht me shumë vonesë dhe në momentet që serbo-çetnikët tanimë ishin të sigurt se heroi ynë kombëtar, kolonel Qazim Komani gjendej pak para vdekjes.
Ndaj faktikisht mjekët e Kryqit të Kuq ndërkombëtar nga Gjermania, Zvicra dhe Hollanda “dr.Ridell, dr. Franz, dr. Llang (Ref. Dr. Hakif Bajrami), vetëm sa konstatuan se gjeneralin tonë hero Qazim Komanin, së shpejti e priste vdekja.
Zhdukja e trupit të heroit Qazim Komani
Pra 4 vite pas dënimit me vdekje, përkundër zbritjes në 20 vite burg, gjeneral Qazim Komani u mbyt me uri dhe tortura të pandërprera ç`njerëzore në Burgun e Mitrovicës së Sremit në Serbi dhe sikur mos të mjaftonin torturat as vdekja, serbo-çetnikët, shkuan deri atje me barbaritë e tyre meskine, sa zhdukën përgjithmonë edhe trupin e heroit tonë dhe nga atëherë e sot, nuk dihet shenjë as varr, duke mos lënë qëllimisht mundësi, që të paktën, pas vdekjes heroi ynë i ndritshëm të amëtohej e pushonte në vendin e lindjes dhe atdheun e tij të dashur, për mbrojtjen e të cilit ai flijoi rinin dhe jetën e vet, pa asnjë hezitim.
 Letra e fundit e heroit Qazim Komani
I vetëdijshëm, për atë që do ti ndodhte në burgun e Serbisë, e që në fakt, ai e kishte kuptuar paraprakisht, se serbo-çetnikët, nuk do ta lejonin më, të dilte nga atje, i gjallë, ku morti po i përgatitej, që ti vinte, edhe më me shpejtësi, gjeneral Qazim Komani do ti dërgonte për herë të fundit edhe një letër “lamtumirë-se” bashkëshortes së tij të dashur dhe besnike, e cila e kishte pritur gjithë jetën, me shpresën e pashuar deri në momentet e fundit, se do të shiheshin edhe njëherë për së gjalli bashkë!
 ”Unë ka tre muaj që jam në spital dhe përveç fatkeqësive tjera, gjendja ime, po bëhet çdo ditë e më keq, andaj duke pasur parasysh se ka kohë që, nuk jam më pranë jush, bëhu e fortë, që edhe ndonjë lajm tragjik për mua, mos t`u kap në befasi.
E di se nuk kam arrit, të të lë asnjë pasuri, por në botën tjetër, do shkojë më i qetë, se nuk të kam lënë as borxhe për të larë, ndaj për fund, nga gjendja që unë jam, urojë që ju të jeni në mëshirën e Zotit të madh!
Nxjerrja e gruas dhe fëmijëve të heroit nga enveristët në rrugë
 
Në fakt, ndoshta vërtetë Zoti u tregua i mëshirshëm me familjen e këtij burri të shquar atdhetar, por jo edhe regjimi komunist i kriminelit Enver Hoxha, i cili nxori gruan e ushtarakut patriot Qazim Komani, me 6 fëmijë të mitur në mes të rrugës.
Dhe me këtë veprim kobzi të Enver Hoxhës dhe regjimit serbofil në Tiranë, dënimi serbo-çetnik ndaj gjeneral Qazim Komanit në ish sistemin jugosllav, përveç rigorozitetit të pashembullt, fatkeqësisht do të merrte epilog katastrofal edhe për gruan dhe fëmijët e pafajshëm të heroit, edhe nga shteti shqiptarë, ndoshta njëjtë, apo edhe më keq, se për qindra e mijëra familje të tjera shqiptare, viktima të terrorit të kuq komunist.
Kënga e fundit, apo epitafi i heroit në pragvdekjen e tij
 

Përkundër të gjitha vuajtjeve dhe katrahurave të përjetuara në trupin e tij, nga persekutimet dhe mundimet e pashpjeguara ndër vitet që i kaloi në burgjet komunisto-çetnike të Serbisë, krenaria kombëtare e gjeneral Qazim Komanit, mbeti e pathyeshme dhe nuk kishte rënë as lëkundur-asnjëherë, madje edhe jeta e heroit gjakovar, thuhet se mbarojë duke kënduar me zemër dhe krenari të pashuar, rreshtat e preferuar të poezisë që ai adhuronte aq shumë, në minutat e fundit të energjisë, së mbetur në shpirtin e tij atdhetar:

 O Kosovë, o tokë bekue
Gjithë për ty gjaku m’gufon
S’ka shqyptar kush TY t’harron.
Ndoshta pikërisht kjo është, vet natyra e heronjve të vërtet dhe mënyra e veçantë, se si ata kalojnë në jetën tjetër dhe amshim, për tu kujtuar gjithmonë e përjetësisht, me krenari e pietet dhe mos u harruar kurrë nga bashkëkombësit dhe atdheu.
Nderimet shtetërore ndaj gjeneral Qazim Komanit
Sipas dëshmive okulare gjenerali në kohën kur u arrestua, ishte i martuar dhe kishte 6 fëmijë të vegjël, një djalë dhe pesë vajza.
 
Por edhe pas vdekjes së heroit Qazim Komani, emrin dhe veprën e tij, për kohë të gjatë nuk guxonte kush ta përmend, nderojë, as kujtojë publikisht, madje edhe familja e ngushtë, e kishte të ndaluar ta zinte në gojë emrin e heroit, të cilin komunistët në të dy anët, ata të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe të tjerët në Kosovën e okupuar nga serbo-sllavët, e kishin shpallur armik të përjetshëm të komunizmit dhe Serbisë okupatore.
Ishte viti 1937 kur për merita të veçanta në detyrë dhe angazhim shembullor me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për herë të parë dhe të fundit, nga mbreti Zog, Qazim Komani u dekorua me “Urdhrin Skënderbeg”!
Dekorimin i radhës, heroit iu nda “post-mortum” dhe atë vetëm pas ndryshimit të sistemit stalinisto-komunist e vendosjes së Demokracisë në Shqipëri, nga ish presidenti demokrat Sali Berisha me dekretin nr. 547, të datës 3 qershor të vitit 1993, i cili dekoroi gjeneralin Qazim Komani, me urdhrin “Për veprimtari Patriotike të Klasit të I-re” me motivacion:“Udhëheqës, organizator i penës dhe pushkës për realizimin e programit të Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Kosovës!
Ndërsa këtë vit me rastin e shënimit të 130 vjetorit të ardhjes në jetë të heroit, sipas informatave okulare, është propozuar që edhe Gjakova, vendlindja e heroit famëmadh, ta shpallë birin e vet të shtrenjtë, gjeneral Qazim Komani qytetar nderi të Gjakovës!
Historia e tij dëshmon se sa dhembshëm nisi, me sa vuajtje e mundime vazhdoi dhe në ç‘mënyrë tragjike përfundoi edhe jeta e një patrioti të shquar të kombit, histori e trisht e cila fatkeqësisht nuk ishte e vetmja as e fundit, por sakrificë që do të përsëritej edhe disa herë pas shuarjes misterioze të tij, duke marrë para kohe në amshim edhe figura tjera të spikatura të heronjve tanë, më të shquar kombëtar.
 Ndaj habisin jo pak përimtësimet hibride derisa edhe në jubileun e 130 vjetorit të lindjes së heroit, dëgjohen zëra, se dikush në emër të “pronësisë-pasardhëse”, “trashëgimisë” familjare, apo edhe pretendimeve për “zotërim të pamohueshëm” të njohurive “biografike”, përpiqet a edhe insiston që me “spaletat e kolonelit”, ta mbrojë heroin Qazim Komani nga grada e gjeneralit!- dhe t`ia fshi atij, nga biografia shkëlqyese, të arriturën më madhore, të fituar për merita të veçanta në organizimin dhe udhëheqjen e luftës, si dhe drejtimin sublim, në momentet më të vështira, të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, si Komandant i përgjithshëm i saj.
Gjithsesi dhe përkundër çfarëdo tendence e pretendimesh “pronësie”, oportune a meskine, shpresojë shumë, se në projektin e planifikuar, për nderimin e tij, me rastin e përkujtimit të 130 vjetorit të lindjes, nga komuna e Gjakovës, Mirënjohja, do ti ndahet, jo duke e ulur heroin e kombit në gradën e “kolonelit” por duke respektuar gradën reale më të lartë ushtarake, që ai e kishte marrë me meritë dhe shkruar me shkronja të arta, se dekorimi “Qytetar Nderi” i Gjakovës, i dedikohet  heroit të kombit, që luftoi e u flijua për liri e çlirim, mbrojtjen e Kosovës nga ripushtimi serbo-çetnik dhe bashkimin kombëtar të të gjithë shqiptarëve, Gjeneral Qazim Komani!
Lavdi e përjetshme heroit të ndritur e të paharruar mbarëshqiptar, shkëlqesisë së tij, gjeneral Qazim Komani!
 
Me 17 janar 2025, Cyrih.