Pushtimi i Kumanovës nga serbët me 24 tetor 1912, histori masakrash të shumëta gjithandej
Ja si i kuptoj unë protestat e studentëve në Serbi

Ja disa pyetje joprofesionale dhe antishtetërore të “gazetarëve” të Kosovës
Sulmi i qenëve agresivë dhe dështimi i shtetit: një alarm për sigurinë e qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri

Nga: Luan Dibrani
Një ngjarje alarmante ndodhi sot në Suharekë, ku katër fëmijë u sulmuan nga një qen agresiv pranë shkollës fillore “17 Shkurti” në Shirokë. Ky incident solli lëndime serioze për një prej fëmijëve, dhe ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet dhe më gjerë. Ky rast është një pasqyrë e qartë e dështimit të institucioneve shtetërore për të menaxhuar dhe mbikëqyrur qentë endacakë dhe të rrezikshëm, një problem që ka vazhduar të rritet dhe që ka pasoja të mëdha për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Kjo ngjarje reflekton shqetësimin për incidentin e fundit në Suharekë dhe thekson rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme dhe të qëndrueshme për të menaxhuar problemin e qenve endacakë dhe të rrezikshëm. Përdorimi i ligjeve të forta dhe një regjistër i mirëmbajtur për qenët është thelbësor për të parandaluar ngjarje të tilla dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për qytetarët. Pasiguria që krijohet nga ky fenomen nuk mund të tolerohet më, dhe është koha që shteti të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tij, veçanërisht fëmijët.
Ngjarja dhe reagimi i shtetit
Sipas njoftimit të policisë, dy nga fëmijët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa një vajzë 8-vjeçare ka pësuar lëndime serioze në kokë nga kafshimi i qenit. Ky rast ka shkaktuar një alarm të madh për sigurinë e qytetarëve, dhe për nevojën urgjente për marrjen e masave që do të parandalonin të tilla incidente. Reagimi i shpejtë i forcave të sigurisë dhe ndërhyrja për ndihmën e fëmijëve është një hap pozitiv, por ai nuk mund të fshehë dështimin e thellë të shtetit për të eliminuar rreziqet që vijojnë nga qentë endacakë dhe agresivë. Ky incident ka nxjerrë në pah një problem sistematik që kërkon një ndërhyrje më të gjerë dhe më të thellë.

Dështimi i menaxhimit të qenve endacakë dhe agresivë
Ky sulm është vetëm një nga shumë raste që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, ku qentë endacakë dhe të rrezikshëm janë kthyer në një kërcënim të vërtetë për qytetarët, veçanërisht për fëmijët. Mungesa e një mbikëqyrjeje të duhur dhe e ligjeve të forta që rregullojnë mbajtjen dhe kontrollin e qenve endacakë është një dështim i madh i institucioneve shtetërore. Deri tani, shteti ka toleruar një situatë ku qentë endacakë janë të lirë të qarkullojnë nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave, duke kërcënuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të pafajshëm. Tolerimi i këtij fenomeni është një shembull i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore, të cilat nuk kanë ndërmarrë masa të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll numrin e qenve endacakë dhe për të siguruar që ata të mos rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.
Nevoja për ligje të rrepta dhe zbatimin e tyre
Për të parandaluar incidente të tjera të ngjashme me këtë të sotmin, është e nevojshme që shteti të krijojë dhe zbatojë ligje të reja dhe më të rrepta për menaxhimin e qenve. Kjo përfshin krijimin e një regjistri të detajuar për të gjithë qenët, ku ata të kenë një identifikim të qartë dhe të mbikëqyrur. Po ashtu, duhet të krijohen kushte për trajtimin dhe mbikëqyrjen e qenve endacakë dhe të rrezikshëm, dhe të gjithë pronarët e qenve duhet të mbajnë përgjegjësi për sigurinë e tyre. Për ata qen që nuk mund të integrohen dhe për ata që janë të rrezikshëm për jetën e qytetarëve, duhet të përdoren mjete të sofistikuara teknologjike për eliminimin e tyre. Ligjet dhe politika të tilla mund të parandalojnë më tej sulme dhe viktima të mundshme, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë kaosit dhe pasigurisë që shkaktojnë qentë endacakë.

Pasojat e mungesës së kontrollit dhe imazhi ndërkombëtar
Ky fenomen ka pasoja të mëdha edhe në imazhin ndërkombëtar të shteteve shqiptare. Kur shtetet perëndimore dëgjojnë për sulme nga qentë endacakë në këtë shekull, ata nuk mund ta kuptojnë se si një shtet i civilizuar ka lejuar që një problem kaq i thjeshtë të shkaktojë kaq shumë rrezik dhe shqetësim për qytetarët e tij. Ky është një problem që mund të ndikojë negativisht në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mund të dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe Shqipërisë si vende që nuk janë të afta të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për qytetarët e tyre.
Përfundimi
Ky incident është një alarm i rëndësishëm që tregon për dështimin e thellë të shtetit për të mbrojtur qytetarët e tij. Ky fenomen i qenve endacakë është një problem që duhet të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë, duke u ofruar qytetarëve sigurinë dhe mbrojtjen që meritojnë. Shteti nuk mund të vazhdojë të tolerojë një problem që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve. Është koha që autoritetet të marrin përgjegjësinë dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të eliminuar këtë kërcënim për jetën e qytetarëve dhe të mbrojnë sigurinë publike.

Pyetje për reflektim: A do të vazhdojmë të tolerojmë kaosin dhe pasigurinë që krijojnë qentë endacakë, apo është koha të ndërmarrim masa të ashpra dhe të qëndrueshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve tanë?
Vuçiqi në Davos shprehet i shqetësuar “për politikën europiane për Kosovën!”

Gani I. Mehmeti
A kishte këtë shqetësim Vuçiqi deri sot?
Përse sot është i shqetësuar me politikën evropiane në lidhje me Kosovën?
Vuçiqi, nuk ka nevojë të shqetësohet asgjë rreth Kosovës dhe për Kosovën. Kosova nuk është problem i Vuçiqit. Vuçiqi të interesohet për Serbinë, pa Kosovën.
Për Kosovën ka kush interesohet!
Kosova është shtet i pavarur tani e 17 vite, dhe është mirë që ta lë rehat ai atë. Nëse ka të drejtën të intereshet për serbët brenda Kosovës, ata janë më mirë, janë të sigurt e me të drejtat më të mëdha edhe kombëtare edhe njerëzore se në çdo shtet tjetër, por me kushtin që, të integrohen në Republikën e Kosovës, që vet Vuçiqi po i fton të mos integrohen e të mos e njohin republikën e Kosovës, me çka po gabon shumë, sepse dashti e nuk dashti, e pranoi e nuk epranoi Vuçiqi, Kosova është shtet, i shpallur jo njëanshëm, por me të gjitha shtetet demokratike perëndimore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vuçiq, vetëm zullumi këputet prej së trashi! – thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Këtë zullum e bëtë ju serbët, duke pretenduar që krejt Jugosllavia të ishte Serbi, për çka i shkaktuat katër lufta: në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Gjermanina naziste u dënua si shkaktare e Luftës së Dytë Botërore. Është keq që nuk u dënua edhe Serbia, si shkaktare e luftërave në këto katër njësi të ish Jugosllavisë. Po të dënoheshit, nuk do të ishe i “shqetësuar” fare për Kosovën., se ajo do të ecte drejt rrugës së sajë.
E, nëse, Vuçiq mendon për serbët e Kosovës, ai do duhej ta njihte Pavarësinë e saj, të lidhte marrëdhënie shtetërore me Kosovën, se marrërdhënie miqësore nuk e di a do të mund të kemi ndonjëherë, pas luftës së viteve 1998/1999, ku vratë, pretë, maltretuat, dhunuat dhe shkatëruat Kosovën, me qëllim që populli shqiptar të mos ketë as ku të kthehet pas ndjekjes nga nga shtëpitë e veta gati për tre muaj.
Vuçiq, përse nuk ke ndjenja njerëzore për shqiptarët në Serbi? Ti mendon vetëm keq për shqiptarët kudo që janë.
Po, përse deri sot nuk ishte i shqetësuar Vuçiqi? Jo, se kishte ndërmjetësues të bisedimeve proserbët, Borell e Lajçak, të cilët, në vend se t’i venin masat e sanksionet ndaj Serbisë për mos vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, për sulmet dhe plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe për moszbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit të vitit 2023 mes Kosovës e Serbisë. Këta, pra Borell e Lajçak, ia vunë sanksionet Kosovës, vetëm pse po përpiqej të zbatonte ligjet e vet në mbarë shtetin. Kjo është tepër skandaloze, nën të cilat masa po vuan edhe tani. Dhe, ajo çka është edhe më e padrejtë, në rastin e vënies së masave, nuk qe kërkuar mendimi i secilit shtet të BE, por vetëm i shumicës, ndërsa për heqjen e masave po kërkohet vendimi i secilit shtet të BE veç e veç!
Tani, me ndërrimin e ndërmjetësuesëve të bisedimeve nga BE mes Kosoves e Serbisë, Vuçiqi është i “shqetësuar”. Por, ka edhe një shpresë siç e thotë ai vetë. “Do të bisedojë me amerikanët për këtë dhe të shohë se si do të vazhdojë” – tha Vuçiq. Me këtë do të thotë se varet nga biseda me amerikanët se si do të vazhdojë. Por, këtu mbetet të shihet, nëse amerikanët e përkrahin, do të vazhdojë kundër Kosovës. Por, edhe nëse jo, ai sërish do të bëjë të vetën – do të lidhet edhe më shumë me Rusinë për të luftuar Kosovën.
Biseda me amerikanët është vetëm një matje e pulsit, apo më shumë një provokim. Ky nuk do të nxitojë pa marrë edhe qëndrimin amerikan.
Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës!

Florim Zeqa
Ashtu sikurse pushtetarët edhe opozitarët, tubimet e para elektorale i filluan me kremten e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit edhe pse qëndron dallim i madh mes tyre në numra real!
Opozita e ndarë, e ndihmon partinë në pushtet
Bartja e organizuar me autobus e njerëzve nëpër tubime nga e gjithë Kosova në një qytet është bërë praktikë e të gjitha partive në garën për pushtet.
Tubimet masive të partive nuk mund të jënë kriter vlerësimi i rritjes apo rënjes së një partie, për shkak të heterogjenitetit të pjesëmarrësve edhe nga votuesit e partive tjera.
Kur jemi në këtë segment, duhet të permendi edhe një fakt se, sot në Kosovë janë të rralla familjet që janë unike në voten e tyre, për shkak se në një Familje katër anëtarëshe janë futur pesë e më shumë parti politike!
E kam thënë edhe në një nga shkrimet paraprake, se partitë opozitare, kanë gabuar që nuk janë bërë bashkë në koalicion të madh parazgjedhor, ose ketë e kanë bërë me qëllim sa për të matur forcat, por jo edhe për të marrë pushtetin!
Secila nga tre partitë parlamentare në opozitë janë të bindura se të vetme nuk mund ta marrin pushtetin në zgjedhjet e 9 shkurtit, por akoma më të vështirë do ta kenë të bëhen bashkë, siq nuk munden të bëhen bashkë për katër vite në Parlament.
Mbase është e vështirë të thuhet me saktësi dhe në mënyrë hipotetike, se cila nga partitë opozitare do të ngarendin e para për t’iu vardisur Kurtit në pushtet, porqë njëra prej tyre do t’i shkojë gjithsesi!
Pavarësisht faktit se cila nga partitë opozitare i shkon Albin Kurtit në bashkëqeverisje, kurban i atij koalicioni do të bëhet presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila, edhe nëse nuk shkarkohet, do të pasohet nga një kandidat i koalicioni në pushtet!
Rënja e Vjosa Osmanit nga posti i presidentes është i pashmangshëm si pasojë e ftohjes së marrëdhënjeve me Albin Kurtin dhe i pazareve politike për pushtet mes njërës nga partitë opozitare që do t’i bashkohet Albin Kurtit!
Megjithatë, Vjosa Osmani e ka një mundësi të artë! Nëse LDK bashkohet me LVV-në, sërish do të jetë shoku i klasës Sorosiane, Lumir Abdixhiku, ai i cili do ta ndihmojë sërish Vjosen, siq e ndihmojë më bërjen e kuorumit në Kuvend në vitin 2021 për zgjedhjen e saj presidente të shtetit.
Në rastin tjetër, të koalicionit LVV-PDK, Vjosa Osmanit nuk i mbetet tjetër, veçse t’i përgatis valigjet! Pasi, Kurti do t’i lëshojë Bedri Hamzës postin e kryeministrit dhe vet do të ngritet në postin e presidentit!
Ndryshe, edhe pse koalicioni LVV-AAK duket i pamundur, në politikë çdo gjë është e mundur. Por, edhe nëse një gjë e tillë ndodh, Ramush Haradinaj nuk i shkon Kurtit në koalicion pa e marr postin e presidentit!
Këto janë në suazat e parashikimeve të mia paragjedhore, sikurse edhe renditja e partive politike: 1. LVV, 2. PDK, 3. LDK, 4. AAK e kështu më radhë.
Dikush edhe mund të mos pajtohet me parashikimet e mia, siq nuk pajtohet LDK-ja, e cila parashikon dyfishim të votes dhe përtej saj. Megjithatë, unë nuk po i vë pikë kësaj pune, kapakun do t’i vënë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Zoti e bekoftë votën e lirë të qytetarëve dhe mërgimtarëve!
Me 24 Janar 2025
Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre
Nga: Aurel Dasareti
«Nipërit dhe mbesat janë pemët e jetës», na thoshte gjyshi im.
I dashur gjysh! Ti ishe kaq i sjellshëm dhe i ngrohtë, i madh dhe i çuditshëm. Isha aq i lumtur për ty sa nuk mund të numëroj aq larg. Trishtim, se ti nuk je mes nesh. Më mungon. Si mund ta përballoj pikëllimin?
***
Gjyshi im (babai i babait tim), në një moshë shumë të re, emigroi në Amerikë në vitin 1943. Si një ushtarak, shkodran dhe shqiptar i vërtetë, ishte një luftëtar i palodhur për përparim dhe avancim, plot ide dhe iniciativa. Ai gjeti zgjidhje për pyetjet dhe problemet më komplekse. Në kohën e lirë e kishte si prioritet punën e tij të frytshme për arsimimin e familjarëve (më të afërmve dhe jo vetëm) duke zgjuar te ne kujtesën (ndjenjat) e përkatësisë etnike, përkujtuar rrënjët, gjenealogjinë, historinë, traditat dhe zakonet e mirëfillta, mësuar gjuhën amtare. Thënë më mirë, përkundër faktit se jetonte jashtë vendlindjes, ishte i zhytur me trup dhe me shpirt në thelbin e bashkësisë së tij.
Me një mendje brilante, me vizione të gjera, trim dhe të patrembur, i shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë, trojeve të okupuara dhe kombit shqiptar, ai ndjeu dhe arriti në përfundimin se pas pensionimit si ushtarak i lartë, duhej të futej në ujërat politike dhe t’u jepte argumente atyre armiqve që pretendonin dhe kundërshtonin një Shqipëri të vërtetë, të ribashkuar.
Disa kohë më parë u largua nga kjo jetë në mes të një beteje të madhe, një trajektore në rritje, tashmë në pamje të fitoreve dhe triumfeve të arritura, kur një person pret frytet e punës dhe përpjekjes së tij.
Ai ishte një shembull i paimitueshëm dhe mishërim i atdhedashurisë, shqiptarisë, ngritjes së ndjenjave kombëtare të diasporës, moralit dhe etikës; që është një gjë e rrallë në politikë, por gjithashtu ngjall admirim dhe respekt nga bashkëkohësit, si ata që pajtohen me ju dhe ata që nuk pajtohen me ju politikisht.
Mund të theksoj se edhe gjyshi im, me punën e tij, padyshim që propagandoi dhe përmirësoi ndjeshëm të drejtat e shqiptarëve, pavarësisht se ku ndodhen, dhe afirmoi statusin e tyre në fushën e arsimit të lartë, studimit dhe ruajtjes së gjuhës amtare shqipe, të drejtën për të shkruar historinë e tyre, duke hyrë në fushën e shkencës, që të ruajë traditat e trashëgimisë kombëtare, shpirtërore e kulturore dhe të afirmojë shqiptarët si faktor përbërës kushtetues dhe ligjor të shtetit përkatës në të cilin jetojnë dhe banojnë.
Gjyshi im e donte dhe punonte për një familje të mbushur me kuptim dhe tradita jetësore shqiptare. Ruajtjen e Kodit të Familjes.
Ai citonte shpesh thënien e shkrimtarit dhe politikanit italian Giuseppe Mazzini (1805-1872):
“Familja është atdheu i zemrës”.
***
PS: Përfituesve (spiunëve, kopilëve) antikombëtarë, misioni kriminal i të cilëve është shkatërrimi i familjes, zbrazja e Shqipërisë nga shqiptarët autoktonë me anë të varfërisë dhe zëvendësimi i tyre me “refugjatë” nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, një përshëndetje e rëndë:
Hej, ju spiunë të degjeneruar që nuk e dini kush janë babai dhe gjyshi juaj. Gjinia ka të bëjë me biologjinë. Kjo është e vetmja gjë që është e rëndësishme si koncept gjinor, ka vetëm dy gjini: femër dhe mashkull (djalë-vajzë). Jo më “Prindi 1 dhe Prindi 2”, o bastardë të mallkuar që reklamoni këtë pisllëk për ndryshimin (shkatërrimin) e Kodit të Familjes shqiptare.
***
https://www.youtube.com/watch?v=pwev9JPAM2k
- Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?
Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
___
I pari i ekzekutivit z Albin Kurti kundër Trumpit, derisa kryeparlamentari z.Glauk Konjufca akuzon Barack Obaman dhe Joe Biden për mospërkrahje për Kosovën Mbaj mend pleqët e familjes, parardhësit tonë, të cilët ballafaqoheshin me ndonjë problem që nuk mund ta zgjidhnin, qoftë ai problem social, probleme apo konflikte ndërnjerzore, punë mjeshtrie e zanati, gjithënjë kur e vlerësonin se nuk po mund ta gjejnë zgjidhjen detyroheshin të thonë: “Tatari i raftë në fije kësaj pune”!.
Se na vjen puna neve shqiptarëve 25.5 vjet pas lufte, me i sha e përbuzë shpëtimtarët tonë, ata që na sollën lirinë, na kthyen të jetojmë në trojet tona të cilat i patëm lëshu 70% e popullit, na sollën ndihma miliarda dollarë, na mbajtën me ujë e me bukë, na mësuan si ti bëjmë institucionet, na mundësuan e lejuan ta shpallim pavarësinë, e detyruan gjykatën ndërkombtare ta njohë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë, na pranuan në dhjetra organizata e mekanizma financiar ndërkombtar, naj sollën KFOR-in që të naj siguroj kufitë e të na mbrojë, i detyruan e i bindën 117 shtete që të na njohin si shtet sovran dhe pas krejt këtyre të mirave që na erdhën nga Amerika, na dolën dy udhëheqësit më të lartë të shtetit ku i pari i ekzekutivit z.Albin Kurti nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për Donald Trumpin president i inagurar për herë të parë para 8 vitesh dhe tani presidenti i inagurar me 20 janar e që vjen nga Partia Republikane.
Derisa në anën tjetër del kryetari i legjislativit z.Glauk Konjufca i cili në një emision në RTK e akuzon ish presidentin Barack Obama dhe Joe Biden të dytë demokrat se këta dy nuk paskan ba asgjë për Kosovën, kjo vërtetë nuk durohet e aq më pak të komentohet.
Tani shtrohet pyetja për dy udhëheqësit më të lartë të shtetit tonë, se si guxoni të përdorni një gjuhë të tillë fyese e denigruese kundër miqëve amerikan, pa të cilët jo që nuk do të kishim shtet por ky popull nuk do ta fitonte lirinë kurrë dhe asnjëherë edhe pse UÇK kishte luftuar për të realizu idealin e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.
Liderët e të gjitha partive duhet ta dinë, se shqiptarët e kanë vetëm një rrugë edhe ate drejt përendimit dhe integrimeve euroatlantike.
Prandaj ju tërheqim vërejtjen të gjithë atyre që e shohin ënderr internacionalen social-komuniste dhe lindjen, duhet ta din mirë se një qëllim të tillë nuk do ta arrijnë kurrë dhe asnjëherë, gjithënjë derisa të ketë gjak shqiptari në këto troje arbnore të Dardanisë!
Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa
Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana të caktuara. Në politikë ngadhnjen forca kolektive dhe shkathtësia individuale e politikanit. Nuk e bën një politikan të suksesshëm intelegjenca as sinqeriteti, nuk e bën atdhedashuria dhe as ndershmëria, por të suksesshëm e bën aftësia e përfitimit të masave të gjëra popullore dhe e krijimit të marrëdhënjeve ndërkombëtare.
Në poste të larta ministrore zgjedhen idiot(e) politik
Në skenën politike kosovare për fat të keq kemi shumë politikan me intelegjencë të kufizuar, por me ambicie të zgjuar për poste dhe privilegje. Akoma më keq se kaq, kemi politikan të ngritur në poste ministrore pa përgatitje profesionale për ministritë që drejtojnë!
Politikanët që pranojnë të zgjedhen në poste të larta ministrore pa përgatitje adekuate profesionale lirisht mund t’i quajmë idiot politik, të cilët, përveqse nuk janë të aftë të ndërtojnë politika zhvillimore në dikasterin që drejtojnë, e degradojnë atë akoma më shumë.
Pa aluduar në asnjë politikan, është pak më tepër se gabim të zgjedhet ministër i bujqësisë një elektricist apo ministër i shëndetësisë një jurist dhe anasjelltas.
E për fatin e keq, në të gjitha qeveritë e pasluftës kemi pasur raste të tilla të mishmashit politik në qeverisje, kur jo profesionistët i kanë drejtuar ministritë e caktuara.
Angazhimi i njerëzve pa përvojë politike në diplomaci e ka gjymtuar imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Me caktimin e ambasadorëve dhe konsujve analfabet në përfaqësitë diplomatike, përveq imazhit të shtetit, koston e gabimeve ortografike (drejtshkrimore) po e paguajnë mërgimtarët!
Lëshimi i dokumentëve me afat të skaduar!
Është shkruar dhe folur gjatë për përformancën e dobët të ambasadorëve dhe konsujve të Republikës së Kosovës në disa vende të rajonit dhe botës. Nuk janë të rralla rastet kur shkaku i analfabetizmit, naivitetit apo pakujdesisë mërgimtarëve ju lëshohen dokumentat e udhëtimit me afat të skaduar!
Mirëpo këtë më së miri e vërteton rasti i disa viteve më parë në Aeroportin e Verona-s (Itali), ku një familje me qendrim të përkohshëm në Udine (Itali) iu ndalua rrugëtimi tutje drejt Kosovës shkaku i injorancës dhe analfabetizmit të shërbimeve konsullore.
Pavarësisht faktit, se a ishte mungesë e vëmëndjes apo injorancë e zyrtarit konsullor, nëna e re u kthye pas me lotë në sy dhe shpirtë të plagosur së bashku me vajzen e saj tremuajshe shkaku i lëshimeve ortografike në dokument! Pra, shkaku i një zyrtari të papërgjegjshëm konsullor, një nënë e re, një motër e jona nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e nënës së saj.
Përveq kthimit prapa, çifti nga Kosova me qëndrim të përkohshëm në Udine (Itali), u përball me një kosto të lartë financiare dhe thyerje të rëndë shpirtërore.
E gjithë kjo konseguencë, familjes kosovare i erdhi si rezultat i injorancës së stafit diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kosovës.
Këtë rast e përdora si ilustrim për të tërhequr vëmëndjen e qeveritarëve në ardhje, se kur janë në pyetje përfaqësitë diplomatike duhet të tregohen më të kujdesshëm në caktimin e stafit diplomatik!
Ngase, niveli i lartë apo i ulët intelektual i ambasadorëve dhe konsujve vërehet në secilin takim me mërgatën tonë!
Do të ishte gabim të thuhet se të gjithë njerëzit e politikës dhe përfaqësuesit e stafit diplomatik janë të njëjtë. Kemi pasur dhe kemi diplomat të karrierës që i zbardhin fytyrën shtetit të Kosovës, porse numri i tyre sot është tepër simbolik!
Për të qenë një politikan i suksesshëm në profesionin që e ushtron, duhet t’i nënshtrohet kurseve dhe trajnimeve të vazhdueshme në përputhje me avancimin teknologjik dhe rrethanat e kohës, në mënyrë që të jetë i aftë të përballet me sfidat që prodhon teknologjia bashkëkohore.
Më 22 Janar 2025
Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja
- Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe Rreziku i Islamizmit Ekstrem në Kosovë në Koalicion me Egjiptianët Myslimanë, Romët , Turqit, dhe Hoxhallarët Antikombëtar – Rrezik për Kosovën në Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025
Kosova, një shtet i ri që po përpiqet të konsolidojë demokracinë dhe të sigurojë stabilitet politik, është përballur me një situatë sfiduese në vitet e fundit. Lidhjet politike që po krijohen mes disa figurave të njohura të politikës kosovare, si Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, me grupe që mbështesin ideologji radikale, përbëjnë një kërcënim të mundshëm për stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Pjesëmarrja e këtyre liderëve në koalicione që përfshijnë Egjiptianët myslimanë, romët, turqit dhe hoxhallarët antikombëtarë mund të çojë në një rritje të ndikimit të islamizmit ekstrem dhe të dëmtojë vlerat demokratike dhe kombëtare të vendit.
Lidhjet Politike të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt me Grupa Islamike Ekstremiste
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, si liderë të partive politike të njohura në Kosovë, janë bërë pjesë e një kualicioni që përfshin grupe dhe individë me lidhje të ngushta me ideologji islamike radikale. Kjo përfshin përfshirjen e Egjiptianëve myslimanë, romëve, turqve dhe disa hoxhallarëve, të cilët kanë promovuar dhe mbështetur ideologji që janë në kundërshtim me vlerat themelore të shtetit të Kosovës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Ky bashkëpunim ka ngritur shqetësime për rrezikun që mund të sjellë një ndikim të mundshëm të islamizmit ekstrem, i cili mund të destabilizojë shoqërinë kosovare dhe të rrezikojë bashkëjetesën e grupeve të ndryshme etnike dhe fetare në vend. Grupi i hoxhallarëve që mbështesin ideologji antikombëtare mund të krijojë një terren të pasigurt për qytetarët e Kosovës, duke e minuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe duke sjellë pasiguri sociale dhe politike.

Rreziku i Polarizimit dhe Rënia e Besimit të Qytetarëve
Kosovarët kanë kaluar një periudhë të gjatë të pasigurisë dhe sfidave politike. Megjithatë, lidhjet e Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj me grupe radikale dhe islamike po krijojnë një situatë të pasigurt në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Shumë qytetarë të Kosovës mund të humbasin besimin në këto parti për shkak të lidhjeve të dyshimta me individë dhe grupe që kanë për qëllim të shtrijnë ndikimin e ideologjive të rrezikshme, për të destabilizuar vendin dhe për të rritur ndarjet brenda shoqërisë.
Koalicionet me Egjiptianët, turqit, romët dhe hoxhallarët antikombëtarë mund të thellojnë polarizimin politik dhe të çojnë në përçarje të mëtejshme mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Pasojat e këtij polarizimi mund të jenë të rënda për proceset demokratike dhe mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë e shtetit.

Përballja me Sfidat e Zgjedhjeve të 9 Shkurtit 2025
Në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit 2025, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj mund të përballen me një sfidë të madhe për shkak të këtyre lidhjeve dhe koalicioneve me grupe radikale. Besimi i qytetarëve në këto parti ka rënë ndjeshëm, dhe është e mundur që këto grupe politike të mos e kalojnë pragun zgjedhor për shkak të kësaj lidhjeje me grupe të dyshimta. Kjo mund të jetë një mundësi për forcimin e partive që kanë një qëndrim të qartë pro-integrimit evropian dhe pro-ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë kombëtare.
Përfundim
Kosova është në një moment kyç për të ardhmen e saj, dhe përpjekjet për të ruajtur pavarësinë dhe stabilitetin janë më të rëndësishme se kurrë. Lidhjet e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt me grupe si Egjiptianët myslimanë, turqit, romët dhe hoxhallarët antikombëtarë paraqesin një rrezik të madh për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Këto koalicione mund të çojnë në përçarje të mëtejshme dhe në një rritje të ndikimit të islamizmit ekstrem që do të kërcënonte vlerat demokratike dhe unitetin kombëtar të vendit.
Pyetje për Mendim:
A do të mund Kosova të mbrojë stabilitetin dhe identitetin e saj kombëtar përballë këtyre ndikimeve të jashtme dhe islamizmit ekstrem që kërcënojnë të destabilizojnë vendin në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025?


