Kreu Blog Faqe 670

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

1

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here bëjnë debitore Pedagogët Pensionistë.

Arsyeja e vetme  që Sigurimet Shoqërore bëjnë debitore pensionistët pedagogë është sepse disa pensionistë pedagogë të ftuar ose jo nga Universitetet Publike japin leksione në Programet Master apo në Programet Bachelor. Kjo ka nxitur Sigurimet Shoqërore Rajonale të Tiranës dhe të tjera që të bëjnë debitore pensionistët pedagogë sepse ata japin leksione si pedagogë të jashtem me kontrata part time.

Përse kjo Kontratë Part time duhet  të quhet në kundërshtim me dy ligjet e famshme të Sigurimeve Shoqërore 7703 (e përditësuar)  dhe 10139 (e perditësuar me ligjin 180/2015) dhe me një Regullore nr 1 të vitit 2009?

Në këto ligje shprehet fraza idiote me të cilën dënohen Pedagogët pensionistë: ` Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo periudhe, kur merr pagë ose të ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar`?!!

Po mirë, si kuptohet  fjala `veprimtari ekonomike`?

E rëndësishme është që Sigurimet Shoqërore duhet të kuptojnë se  Leksionet e Pedagogëve në Universitetet publike nuk janë veprimtari Ekonomike por Veprimtari Akademike dhe si  të tilla nuk ka arësye që të penalizohen pedagogët për këto marrëzi të ligjit.

Së dyti në të dy ligjet në asnjë rresht nuk është shkruar që: `Nuk lejohen pedagogët të japin mesim në Universitetet publike`. Atëhere përse na penalizojnë me fraza pakuptim?

Së treti, Megjitheëse kanë zbatuar këtë ligj duke mos i lejuar pedagogët pensionistë të japin mësim me termin idiot `veprimtari Ekonomike`, Sigurimet Shoqërore kanë marrë nga pagesa e  pedagogut me Part time, % e sigurimeve shqoërore dhe Shëndetësore. Atëhere kur e keni ndaluar, përse i merrni % e Sigurimeve Shoqërore dhe Shqndetësore?

Drejtoria e Tatim Taksave megjithse e njeh ligjin, i taton pedagogët pensionist me taksën për dy-punësim dhe u merr lekët atyre. Del Pyetja, përse u merr pedagogëve pensionistë me taksë të dyfishte paratë e fituara me aq djersë?

Mund të shikohet tek këto dy ligje se çfarë absurditeti egziston në bërjen debitorë të pedagogëve pensionistë ndaj Sigurimeve Shoqërore.

Me pretendimin se këto dy ligje kërkojnë të zbatohen nga Sigurimet Shoqrore, mund të spjegojmë se ku bazohen këto ligje.

Ligji 7703 ( i përditësuar), tek neni 57 thotë tekstualisht: “ Neni 57

Tërheqja e kësteve të përfitimit (shtuar pika 5 me ligjin nr. 64/2023, datë 21.7.2023)

  1. Përfitimet duhet të zëvendësojnë pakësimin e të ardhurave nga punësimi ose nga një

Veprimtari tjetër ekonomike;

  1. Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo periudhe, kur merr pagë ose të

ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar;

  1. Pagesat e të ardhurave ndalohen për çdo kohë që përfituesi është punësuar ose ka qenë

ekonomikisht aktiv; “ si dhe duke u bazuar edhe tek neni 62, pika 3 qe thotë: ” Personi, që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, në mënyra e

mjete në kundërshtim me ligjin, detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen duke iu mbajtur çdo muaj 50% e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar,”

Gjithashtu Sigurimet Shoqërore bëjnë debitorë Pedagogët pensioniste edhe me Rregulloren  e saj nr.1 “ RREGULLORE  Nr.1, datë 21.10.2008 “PËR CAKTIMIN, ADMINISTRIMIN DHE PAGESËN E PENSIONEVE“ ne piken  `X. PËRGJEGJËSITË PËR MOSZBATIMIN E KËSAJ RREGULLOREJE,` e cila është Rregullore për administratën e Sigurimeve Shoqërore duke përfshire në te një absurd që thotë: 15. Pensionisti ka për detyrë dhe mban përgjegjësi për vënien në dijeni të DRSSH-së përkatëse për çdo ndryshim që sjell heqjen ose zbritjen e pensionit siç mund të jetë hyrja në punë, vdekja e ndonjë anëtari të familjes, martesa e bashkëshortit, ndërprerja e mësimeve gjatë vitit shkollor për fëmijët që marrin pension familjar, dënime për ato vepra penale që e kufizojnë të drejtën për pension etj.

Për mospërmbushjen e detyrimeve si më sipër pensionisti mban përgjegjësi sipas nenit 62 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. “

Përfshihet në caktimin si debitor të pedagogëve pensionistë edhe ky ligj: LIGJ

Nr. 108/2015 ,“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10139, DATË 15.5.2009“, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PUNONJËSVE TË

UNIVERSITETEVE, TË SHKOLLAVE TË LARTA, QENDRËS SË STUDIMEVE

ALBANOLOGJIKE, AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË GJITHA

INSTITUCIONEVE TË TJERA KËRKIMORE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË, TË CILËT KANË TITUJ SHKENCORË”

  1. E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se tre vjet nga data e marrjes së tyre, por jo më vonë se gjashtë muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të përfitimit.”.

Të dy  këto ligje përfshi dhe Rregulloren  për Administratën e Sigurimeve Shoqërore e cila ve ne një pikë që, pensionisti të detyrohet tu thotë sigurimeve shqipërore se do të punoje??!!  E Përse?

Së fundmi mund të sqarojmë se të gjitha paratë që pensionistët marrin nga Sigurimet Shqoërore janë para 100% të tyre. Përse? Sepse janë para që janë derdhur nga pagat e tyre dhe të marra me detyrim nga Sigurimet Shoqërore për pension. Asnjë lek nuk kanë paguar Sigurimet Shqërore për pensionet, madje për vite me rradhë Sigurimet Shoqërore kanë përfituar % e këtyre parave të vendosura në Bankë.  Dhe  ata paguhen me rroga të larta me këto përqindje që normalisht duhet tu a jepnin pensinistëve. Pra Sigurimet Shoqërore kanë përfituar nga pensionistët, dhe pikërisht për këtë arësye ata nuk duhet të prekin Pensionet tona me pretekste nga më të çuditshme.

Këto para që pensionistët marrin pasi dalin në pension, janë para gjaku sepse në vënd që të luanin domino apo me letra ata punojnë akoma sa të kenë fuqi, dhe nuk është aspak e drejtë që Sigurimet Shoqërore të prekin pensionet me pretekstin se kanë  bërë `veprimtari ekonomike`. Epo le të kenë veprimtari ekonomike, çfarë u duhet atyre.  Ne, nuk jemi punësuar në administrate shtetërore dhe as në vënde të tjera publike. Japim vetëm Mësim në Universitete, dhe dhënia e mësimit në Universitete nuk është `veprimtari ekonomike` por `veprimtari akademike` – mësim dhënëse, kështu që nuk duhet të penalizohen pedagogët pensionistë.

Për këtë arësye Parlamenti duhet ta rishikojë këtë ligj: të rishkruajë Nenin 57 dhe 62 si dhe të heqë nga Rregullorja nr.1 pikën 15 për pensionistët.

Nuk mund tu marrësh pedagogëve pensionistë paratë pikërisht sepse punojnë akoma dhe japin kontribute për Universitetet. Janë para gjaku. Nuk pasurohemi ne me punë të ndershme.

Ligji le tu kërkojë të pasurve para nëpërmjet taksave, dhe jo popullit të thjeshtë dhe shtresës së mesme. Edhe Diktatori Enver Hoxha ka dëmtuar në rradhë të parë shtresën e mesme shqiptare, prandaj njerëzit emigrojnë edhe sot sepse po kjo shtresë e mesme po dëmtohet edhe në Demokraci me ligje perverse.

priftipirro2017@gmail.com

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

0

Florim Zeqa

Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”, e pasoj himnin e katër viteve më parë “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë”!

Nga Troja tek Shkurta, rrena i ka këmbët e shkurta

Ishte “Amaneti i Clown-it” i Rock-Grupit “TROJA” që hapte dhe mbyllte tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021, duke premtuar qeverisje me duar të pastra dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e vendit!

Kurse në këto zgjedhje, pas qeverisjes katër vjeçare, ka ndryshuar gjithçka në Vetëvendosje, përfshirë edhe himni emblematik “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë”!

Deri tek ky ndryshim erdhi shkaku i përhapjes së sindromës kancerogjene të vjedhjes së arkës (magjes) së shtetit edhe nga Vetëvendosje-Guxo-Alternativa!

Për këtë shkak, himni emblematik i Lëvizjes Vetëvendosje u zëvëndësua me një himn tjetër, i harruar për 11 vjet nga të gjithë në Kosovë dhe trojet shqiptare “Pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”, shkaku i konsumimit të kësaj çështje në fjalorin e të gjitha partive politike!

“Shtrirja” e sovranitetit në veri, mashtrim për konsum elektoral

Megjithatë, edhe pse këngautorja e njohur, Shkurte Fejza bashkë me familje aderuan në Partinë Demokratike të Kosovës për ta futur djalin e saj në listën për deputet të kësaj partie, Albin Kurtit po i shkon për shtati kënga e saj tashmë e harruar, për të hipnotizuar gjeneratat e reja me kinse mbrojtjen e Mitrovicës së “çliruar”nga Ai!

Në këto dy javët e fushatës së LVV-G-A, himn i tubimeve të tyre është bërë kënga e Shkurtes “Jo nuk ndahet Mitrovica”. Në secilin tubim të Vetëvendosjes jehon zëri i Shkurte Fejzes, të cilën pashmangshëm e ngacmon “lemza” në tubimet e PDK-së!

Kështu e ka poli(e)tika kosovare, sa andej e sa këndej për pak pushtet në gjysëm shtet.

Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, sikurse që është i vonuar edhe tani përdorimi i kësaj kënge në fushatën zgjedhore të LVV-G-A.

Shtimi i numrit të forcave të KFOR-it nga vendet aleate të NATO-s në veri, e demanton në plotni Albin Kurtin për “shtrirjen” e sovranitetit në veri. “Shtrirja” e sovranitetit në veri, është veçse mashtrim për konsum elektoral e asgjë më shumë.

Heronj të vetëm të gjallë të pjesës veriore janë ata pak banor shqiptar të mbetur atje, të cilët me prezencen e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve te veta stërgjyshore, përderisa liderët partiak dhe shtetërorë sillen me hipokrizi ndaj tyre duke ju thënë “Jo nuk ndahet Mitrovica” e ndarë zyrtarisht në dy pjesë (Veriore dhe Jugore) në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës!

P.S: Nesër vazhdojmë me fushatën e partive opozitare.

Me 23 Janar 2025

A thue duhet shufër…?

0

Nikolin Sh. Lëmezhi

Poezi

A thue duhet shufër…?

 

Në derë të shejtnores,

gdhendë kjartë e bukur,

një thupër.

 

Në oxhak të kështênit,

me kujdes e ruejtun,

një thupër.

 

Në dorë të bariut,

vringllon kaq bukur,

një thupër.

 

Në prroska t’Shqipnisë,

n’mes murrizash e lumtun,

rritet një thupër.

 

Ndërgjegjja dhe shpirti,

sod larg janë tretë,

mâ thupër s’ka mbetë!

 

Se bota harrue ka,

qi shumë dashni

ka mbrena n’thupër…

 

Modernizim,

shoqnue me çmenduni…

A thue duhet shufër…?

 

Si ka ba Krishti n’Tempull

disa e kanë hak

me i zhdapë n’dajak.

 

Eh, siç thotë fjala e urtë,

po flas unë prep:

“Dajak ktij populli nuk ka kush i nep!”.

Shkodër, më 22. 01. 2025

Marco Rubio , kryediplomat i ri i SHBA

0

Nga: Frank Shkreli

Marco Rubio, (53-vjeç) ish-Senatori republikan nga shteti Florida, jo krejt i panjohur për lexuesit — një yll i ri i Partisë Republikane të Amerikës për më shumë se një dekadë tani, përflitej për do kohë se do emërohej në ndonjë detyrë të lartë në mandatin e dytë të Administratës së Presdentit Donald Trump, megjithse kishte ssfiduar Z. Trump në fushatën e përzgjedhjes së kandidatit republikan për president

—Frank Shkreli: Senatori Republikan antikomunist Marco Rubio në krye të Diplomacisë Amerikane? | Gazeta Telegraf

—Frank Shkreli/ Një yll i ri i partisë Republikane në SHBA? | Gazeta Telegraf –

Ashtu edhe ndodhi, parashikimet u bënë realitet. Dy muaj më parë, Presidenti i zgjedhur Donald Trump e emëroi ish-Senatorin Marco Rubio në detyrën e Sekretarit të Shtetit – në krye të diplomacisë amerikane për katër vitet e ardhëshëm. Të hënën, menjëherë, pas betimit të Donald Trump në mandatin e dytë presidencial në Shtëpinë e Bardhë, Dhoma e plotë e Senatit amerikan, me vota unanime (99-0) konfirmoi emërimin e Z. Rubio në krye të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ndërsa ditën e të martë ai bëri betimin në detyrën e re para Zevendës-presidentit J. D. Vance, duke u bërë kështu anëtari i parë i kabinetit të Zotit Trump në administratën e tij të dytë.  Sekretari i Shtetit, i emëruar nga Presidenti dhe me miratimin e Senatit, është këshilltari kryesor i Presidentit për politikën e jashtme. Me ndihmën e 80-mijë diplomatëve dhe nëpunsve të tjerë të DASH — të vendosur në Washington dhe në ambasadat amerikane anë e mbanë botës — Sekretari i Shtetit zbaton vizionin e politikës së jashtme të Presidentit.  Si ë tillë, këtë vizion, Kryediplomati i ri amerikan, Zoti Marco Rubio e njoftoi, publikisht, para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, javën e kaluar  Opening Remarks by Secretary of State-designate Marco Rubio Before the Senate Foreign Relations Committee – United States Department of State,  angazhimin e tij për një politikë të jashtme të përqendruar tek interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur në hollësi mbi sfidat kryesore të politikës së jashtme nga këpndveshtrimi I tij dhe administratës Trump, përfshirë kërcënimet nga Partia Komuniste Kineze, imigracioni në masë dhe konfliktet anë e mbanë botës, ndërsa paralajmëroi gjithashtu edhe për diktatorët në Moskë, Teheran e Phenian, që shkaktojnë destabilitet në botë.

Por, “Përfundimisht”, theksoi Z. Rubio, për administratën e Presidentit Trump, “përparësia numër një e Departamentit të Shtetit është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, duke shtuar se. “Udhëzimi që ai (Presidenti Trump) ka përcaktuar për politikën e jashtme, është i qartë”, nënvijoi ai para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme. “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që ne financojmë, çdo politikë që ne ndjekim, duhet të justifikohet duke iu përgjigjur këtyre tre pyetjeve:

A e bën Amerikën më të sigurt?

A e bën Amerikën më të fortë?

Dhe, a e bën Amerikën më të begatë?”

  1. Marco Rubio e zhdërvjelloi këtë ide disi më gjerësisht para Komisionit të Senatit të Punëve të Jashtme të mërkurën e kaluar: “Të jesh i kujdesshëm në përpilimin e politikës së jashtme nuk do të thotë braktisje të vlerave tona. Por, s’do mend se ndërsa ne mbetemi kombi më i pasur dhe më i fuqishëm në botë, pasuria jonë nuk ka qenë kurrë e pakufizuar dhe forca jonë nuk ka qenë kurrë e pafund. Vendosja e interesit tonë thelbësor kombëtar, mbi të gjith tjerat, nuk është izolacionizëm; por është kuptimi i arsyeshëm se një politikë e jashtme e përqendruar në interesin tonë kombëtar nuk është ndonjë relikë e vjetëruar. Që nga shfaqja e shtetit-komb modern, mbi dy shekuj më parë, vendet kanë vepruar bazuar në atë që ata e perceptojnë si interesin e tyre kryesor kombëtar – kjo ka qenë normë, jo përjashtim. Dhe për vendin tonë, vendosja e interesit të Amerikës dhe e amerikanëve, mbi gjithçka tjetër, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme apo më e nevojshme se sa është sot. Sepse në fund të fundit, si mundet Amerika të promovojë sot kauzën e paqës në botë, nëqoftse nuk është vet e sigurt brenda kufijve të saj? Çfarë dobie ka Amerika për aleatët tanë nëse nuk është e fortë, për veten? Dhe si mund t’i japë fund Amerika vuajtjeve të fëmijëve të Zotit, anembanë botës, nëse, së pari, nuk është e begatë këtu ku jetojmë, në vendin tonë?”, theksoi ndër të tjera Marco Rubio, para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme.

Gjënë e parë që ai bëri ditën e martë, Sekretari i Shteteit Marco Rubio vajti në ndërtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit për tu prezantuar dhe për të shprehur mirënjohjen për diplomatët amerikanë që shërbejnë në Washington dhe

anë e mbanë botës. Sekretari Rubio paralajmëroi, me atë rast se, po, “do ketë ndryshime por, ndryshimet nuk kanë për qëllim të dëmtojnë njeri, as të ndëshkohet ndokush”.

Gjatë seancës së miratimit në detyrën e tij të re, të mërkurën e kaluar, para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme dhe në fjalimin që mbajti në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, Sekretari Rubio, i lindur në Amerikë, por me prindër nga Kuba – foli për familjen e tij dhe prindërit e tij të arratisur nga Kuba në vitin 1956, të cilët, sipas tij, erdhën në këtë vend pa asgjë, por vetëm me një ëndërrë, për një jetë më të mirë, tha Z. Rubio. Kjo ditë, shtoi ai, më kujton se ishin, prindërit e mi, të cilët nuk janë më me ne, ata të cilët përgatitën rrugën që më solli mua këtu ku jam sot. Falë atyre, nenvijoi ai, “unë kam pasur privilegjin që të kem lindur në vendin më të madhërishëm në historinë e botës”. Përveç mirënjohjes për prindërit dhe familjen e tij, Sekretari i ri i Shtetit – ndryshe nga shumë para-ardhës tij tij –në prak të fillimit të detyrës së re në krye të diplomacisë amerikane — falënderoi të Madhin Zot për bekimet që i ka akorduar atij në jetën e vet.

“Besimi im është kritik dhe është diçka në të cilën do të mbështetem dhe do të mbështetem shumë në muajt në vijim. Në një botë të trazuar – ne jemi thirrur të promovojmë kauzën e paqes dhe të mirën e përbashkët. Kjo detyrë është bërë më e vështirë se kurrë”. Si përfundim, vazhdoi Sekretari i Shtetit Rubio, “Unë do të mbështetem shumë në besimin tim dhe do të lutem për bekimet e Zotit, që ai të më japë forcën, mençurinë dhe guximin për të bërë atë që është e drejtë, në këto momente të vështira”, është shprehur Z. Rubio.

Në fjalimin e tij para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Z. Rubio vlerësoi se, me fundin e luftës së ftohët dhe me triumfin e demokracive perendimore mbi komunizmim, në Amerikë u krijua njëfarë konsensusi politik nga të dy partitë kryesore se, “Tani kishim arrijtur në fund të historisë”, siç u shpreh ai. “Se të gjitha kombet e botës tani do të bëheshin anëtarë të demokracisë të udhëhequr nga vendet perëndimore demokratrike. Se një politikë e jashtme që i shërbente interesit kombëtar, tani mund të zëvendësohej me një politikë që do t’i shërbente rendit të ri liberal botëror. Me besimin se i gjithë njerëzimi tani ishte i destinuar të braktiste sovranitetin dhe identitetin kombëtar dhe në vend të kësaj do të krijohej një familje e madhe njerëzore dhe të gjithë do bëheshin qytetarë të botës. Kjo nuk ishte, thjesht, një fantazi. Tani ne e dimë se ishte një mashtrim i rrezikshëm”, ka thenë Z. Marco Rubio në dëshminë e tij para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, të mërkurën që kaloi, duke shpjeguar përparësitë e politikës së jashtme të administratës së Presidentit Trump.

Ndërkaq, Z. Rubio paralajmëroi mbi “krizën historike të migracionit” në masë, jo vetëm në Amerikë por anë e mbanë botës, që sipas tij, është një krizë që po kërcënon të destabilizojë shoqëritë dhe qeveritë e ndryshme në botë. Ndërkohë, që sipas tij, anë e mbanë botës perëndimore, “qeveritë tani censurojnë e madje ndjekin penalisht kundërshtarët e mbrendshëm politikë”, është shprehur Rubio.

Prandaj, “8 dekada më vonë, neve na kërkohet edhe njëherë që të krijojmë një botë të lirë nga kaosi aktual në botë, ndonëse kjo nuk do të jetë e lehtë. Një gjë e tillë do jetë e pamundur pa një Amerikë që beson në vetvete dhe që angazhohet në botë, duke vendosur, edhe njëherë, interesat tona themelore kombëtare, mbi çdo gjë tjetër”, theksoi Rubio, duke u mbështetur edhe në mandatin e dhenë administratës Trump nga zgjedhsit amerikanë:  “Ata duan një Amerikë të fortë – një Amerikë të fortë dhe të angazhuar me botën, një Amerikë me një objektiv të qartë për të promovuar paqën në botë dhe sigurinë e begatinë në vendin tonë, Amerikën… Një premtim i dhenë, një premtim i mbajtur që do jetë thelbi i misionit të Departamentit Amerikan të Shtetit”, ka thenë Z Rubio në fund të dëshmisë së tij para antarëve të Komisionit të Senatit që merret me Punët e Jashtme të Amerikës.

Duke reflektuar mbi fjalët e Sekretarit të ri të Shtetit, Z. Marco Rubio, drejtuar Senatit, punonjësve dhe diplomatëve amerikanë në Washington dhe anë e mbanë botës, është e pamundur të heq nga mendja aktualitetin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në përgjithsi dhe ato midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në veçanti.  Sa i përket marrëdhënieve Tiranë-Washington, nuk e di se ç’të them, në këtë ndërrim të administratave në Washington. Nuk besoj se e ekzagjeroj kur them se ato vazhdojnë të jenë në nivelin më të ulët në këto tri dekada, ndoshta me përjashtim të vitit 1997. Frank Shkreli: Thikë m’u në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!     | Gazeta Telegraf  Më duket si një ftohje e shëmtuar në marrëdhëniet midis dy vendeve tona — një pauzë e pashpjegueshme në marrëdhëniet dy-palëshe! Për mua, dikush ka vepruar sistematikisht dhe në mënyrë djallëzore që të sillnin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në këtë pikë dëshpërimi, pas aq shumë përpjekjesh për t’i vendosur ato në nivelin që duhej dhe që meritonin, historikisht. Kush dhe pse?! Keqëbërsit, kurrë mos bëfshin hajër!  Në pikën më të ulët ku janë sot – duke e goditur rëndë gjënë më të mirë, për shumë shqiptarë kudo në botë – rivendosjen e marrdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 35-vjet më parë – pas pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm.  Sidoqoftë, presim dhe shpresojmë që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të nxirren nga absurditeti aktual dhe të sillen në normalitetin diplomatik, ashtu siç u ka hije dy kombeve, historikisht, mike.

Fjalët e Sekretarit të Shtetit mbi vizionin e politikës së jashtme të administratës së Presidentit Trump janë të qarta. Se si dhe nëse ai vizion do mund të shëndërrohet në një realitet më të mirë për Shtetet e Bashkuara, për marrëdhënie më të mira midis Shqipërisë dhe Amerikës-Kosovës dhe Amerikës dhe për një Amerikë më të fortë, më të sigurt, apo më të begatë dhe për një botë në paqe – atëherë kjo mbetet për tu parë, në muajt dhe vitet e ardhëshme.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin shqiptar në këtë kohë të vështirë!

Presidentja e Republikës së Kosovës ishte ndër udhëheqsit e parë ndërkombëtarë që, në emër të popullit të Kosovës, dërgoi urimet e saj Sekretarit të ri të Shtetit (DASH), Z. Marco Rubio për detyrën e re në krye të diplomacisë amerikane. “Kosova pret me padurim të bashkpunojë me ju për fuqizimin e alancës tonë të fortë dhe për promovimin e vlerave tona të përbashkëta, përball sfidave të kohës në të cilën jetojmë”, shkruan e para e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në urimin e saj drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit me rastin e fillimit të punës në krye të diplomacisë amerikane në administratën e Presidentit Donald Trump. *Foto nga një takim i para disa muajve i Presidentes së Kosovës me Senatorin Marco Rubio në zyrën e tij në Kongres.

Përparësitë e para të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të shpejtë të Amerikës nën administratën e re të Presidentit 45-të & 47 -të, Donald J. Trump

0

“Gjatë çdo dite të vetme të administratës Trump, unë, shumë thjesht, do t’a vendos Amerikën të Parën. Sovraniteti ynë do të rifitohet. Siguria jonë do të rikthehet. Peshoret e drejtësisë do të ribalancohen. Armatizimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë sonë do të marrë fund. Dhe prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë. Amerika së shpejti do të jetë më e madhe, më e fortë dhe shumë më e jashtëzakonshme se kurrë më parë. I kthehem presidencës i sigurt dhe optimist se jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar. Një valë ndryshimi po përfshin vendin, rrezet e diellit po derdhen mbi të gjithë botën dhe Amerika ka mundësinë ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë.” – Donald J. Trump Presidenti i 45-të & 47-të të SHBA-së.

 

Klajd Kapinova, New York 

Më 20 janar 2025, në orën 12:10 p.m. (pasdite), filloi zyrtarisht inagurimi (ceremonia) i Presidentit të ri 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump, në ambientet e Kongresit Amerikan, për arsye të kohës së ftohtë dhe ngricave polare arktike, që përfshinë pjesën lindore të SHBA-së, ku përfshihet edhe kryeqyteti i vendit Washington, DC.

Në fjalimin e tij përurues me një elokuencë dhe kjartësi për të ardhmen brilante të Amerikës, mendimi si Presidenti i ri i 47-të i SHBA-së Donald J. Trump, ndër të tjera tha se:

“Nga kjo ditë e tutje, vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet sërish në mbarë botën. Ne, do të na kene zili çdo komb dhe nuk do të lejojmë që të përfitojnë dhe abuzojnë me ne. Gjatë çdo dite të vetme të administratës Trump, unë, shumë thjesht, do t’a vendos Amerikën të Parën.

Sovraniteti ynë do të rifitohet. Siguria jonë do të rikthehet. Peshoret e drejtësisë do të ribalancohen. Armatizimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë sonë do të marrë fund. Dhe prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë.”

Dhe mbasi merr duatrokitje, buzëqeshje dhe ngritje në këmbë nga pjesëmarrësit në Kongresin Amerikan, Presidenti Donald J. Trump, vazhdon fjalimin e tij brilant, ku sërisht me krenari thotë, se:

“Amerika së shpejti do të jetë më e madhe, më e fortë dhe shumë më e jashtëzakonshme se kurrë më parë.

I kthehem presidencës i sigurt dhe optimist se jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar.

Një valë ndryshimi po përfshin vendin, rrezet e diellit po derdhen mbi të gjithë botën dhe Amerika ka mundësinë ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë.

Por së pari, duhet të jemi të sinqertë për sfidat me të cilat përballemi. Ndërsa janë të shumtë, ata do të asgjësohen nga ky moment i madh që bota po dëshmon tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa mblidhemi sot, qeveria jonë përballet me një krizë besimi. Për shumë vite, një institucion radikal dhe i korruptuar ka nxjerrë pushtetin dhe pasurinë nga qytetarët tanë, ndërsa shtyllat e shoqërisë sonë ishin të thyera dhe në dukje të rrënuara plotësisht.

Tani kemi një qeveri që nuk mund të menaxhojë as një krizë të thjeshtë në vend, ndërsa, në të njëjtën kohë, ngec në një katalog të vazhdueshëm ngjarjesh katastrofike jashtë vendit.”

Presidenti i ri Trump, avzhdon fjalimin e tij duke u ndalur ne disa pika kryesore per ta lartesuar sa me shume Ameirken ne bote. “Ai dështoi të mbrojë qytetarët tanë të mrekullueshëm amerikanë, që i binden ligjit, por ofron strehë dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm, shumë nga burgjet dhe institucionet mendore, që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga e gjithë bota.

Ne kemi një qeveri, që ka dhënë fonde të pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj, por refuzon të mbrojë kufijtë amerikanë ose, më e rëndësishmja, popullin e vet.

Vendi ynë nuk mund të ofrojë më shërbime bazë në kohë emergjence, siç tregohet së fundi nga njerëzit e mrekullueshëm të Karolinës së Veriut – të cilët janë trajtuar aq keq dhe shteteve të tjera që ende vuajnë nga një uragan që ndodhi shumë muaj më parë ose, së fundmi, në Los Anxhelos, ku po shikojmë zjarret që ende digjen tragjikisht javë më parë pa asnjë shenjë mbrojtjeje. Ata po shpërthejnë nëpër shtëpi dhe komunitete, madje duke prekur disa nga individët më të pasur dhe më të fuqishëm në vendin tonë – disa prej të cilëve janë ulur këtu tani. Ata nuk kanë më shtëpi. Kjo është interesante. Por ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë. Të gjithë nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë për këtë. Kjo do të ndryshojë.”

Pjesa tjetër e plotë e fjalimit të Presidentit Trump 

Ne kemi një sistem shëndetësor publik që nuk funksionon në kohë fatkeqësish, megjithatë shpenzohen më shumë para, për të se çdo vend kudo në botë.

Dhe ne kemi një sistem arsimor që i mëson fëmijët tanë të kenë turp nga vetja – në shumë raste, të urrejnë vendin tonë pavarësisht dashurisë që ne përpiqemi kaq dëshpërimisht t’u ofrojmë atyre. E gjithë kjo do të ndryshojë duke filluar nga sot dhe do të ndryshojë shumë shpejt.

Zgjedhja ime e fundit është një mandate, për të rikthyer plotësisht dhe tërësisht një tradhti të tmerrshme dhe të gjitha këto shumë tradhti që kanë ndodhur dhe për t’i kthyer popullit besimin, pasurinë, demokracinë e tyre dhe, në të vërtetë, lirinë e tyre. Nga ky moment, rënia e Amerikës ka përfunduar.

Liritë tona dhe fati i lavdishëm i kombit tonë nuk do të mohohen më. Dhe ne do të rivendosim menjëherë integritetin, kompetencën dhe besnikërinë e qeverisë së Amerikës.

Gjatë tetë viteve të fundit, unë jam testuar dhe sfiduar më shumë se çdo president në historinë tonë 250-vjeçare dhe kam mësuar shumë gjatë rrugës.

Udhëtimi për të rimarrë republikën tonë nuk ka qenë i lehtë këtë mund t’ju them. Ata që duan të ndalojnë kauzën tonë janë përpjekur të më marrin lirinë dhe, në të vërtetë, të më marrin jetën.

Vetëm pak muaj më parë, në një fushë të bukur të Pensilvanisë, një plumb vrasësi më shpërtheu në vesh. Por unë atëherë ndjeva dhe besoj akoma më shumë tani që jeta ime u shpëtua për një arsye. Unë u shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri.

Kjo është arsyeja pse çdo ditë nën administrimin tonë të patriotëve amerikanë, ne do të punojmë për të përballuar çdo krizë me dinjitet, fuqi dhe forcë. Ne do të lëvizim me qëllim dhe shpejtësi për të rikthyer shpresën, prosperitetin, sigurinë dhe paqen për qytetarët e çdo race, feje, ngjyre dhe besimi.

Për qytetarët amerikanë, 20 janari 2025 është Dita e Çlirimit. Shpresoj që zgjedhjet tona presidenciale të fundit të mbahen mend si zgjedhjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e vendit tonë.

Më pas, unë do t’i drejtoj të gjithë anëtarët e kabinetit tim që të marshojnë fuqitë e mëdha që kanë në dispozicion për të mposhtur atë që ishte inflacion rekord dhe për të ulur me shpejtësi kostot dhe çmimet.

Kriza e inflacionit u shkaktua nga mbishpenzimet masive dhe përshkallëzimi i çmimeve të energjisë, prandaj sot do të shpall edhe një emergjencë kombëtare të energjisë. Ne do të shpojmë, fëmijë, shpojmë.

Amerika, do të jetë një komb prodhues edhe një herë, dhe ne kemi diçka që asnjë komb tjetër prodhues nuk do ta ketë kurrë – sasinë më të madhe të naftës dhe gazit të çdo vendi në tokë – dhe ne do ta përdorim atë do ta përdorim.

Ne do të ulim çmimet, do të mbushim rezervat tona strategjike përsëri deri në majë dhe do të eksportojmë energji amerikane në të gjithë botën.

Ne do të jemi përsëri një komb i pasur dhe është ai ari i lëngshëm nën këmbët tona që do të na ndihmojë për ta bërë këtë.

Me veprimet e mia sot, ne do t’i japim fund Marrëveshjes së Re të Gjelbër dhe do të revokojmë mandatin e automjeteve elektrike, duke shpëtuar industrinë tonë të automjeteve dhe duke mbajtur zotimin tim të shenjtë ndaj punëtorëve tanë të mëdhenj amerikanë të automjeteve.

Me fjalë të tjera, ju do të jeni në gjendje të blini makinën e zgjedhjes suaj.

Ne do të ndërtojmë përsëri automobila në Amerikë me një ritëm që askush nuk mund ta kishte ëndërruar të mundur vetëm disa vite më parë. Dhe faleminderit autopunëtorëve të kombit tonë për votën tuaj frymëzuese të besimit. Ne ia dolëm shumë me votën e tyre.

Unë do të filloj menjëherë rishikimin e sistemit tonë tregtar për të mbrojtur punëtorët dhe familjet amerikane. Në vend që të taksojmë qytetarët tanë për të pasuruar vendet e tjera, ne do të tarifojmë dhe taksojmë vendet e huaja për të pasuruar qytetarët tanë.

Për këtë qëllim, ne po themelojmë Shërbimin e të Ardhurave të Jashtme për të mbledhur të gjitha tarifat, detyrimet dhe të hyrat. Do të jenë shuma masive parash që do të derdhen në Thesarin tonë, të ardhura nga burime të huaja.

Ëndrra amerikane së shpejti do të rikthehet dhe do të lulëzojë si kurrë më parë.

Për të rivendosur kompetencën dhe efektivitetin e qeverisë sonë federale, administrata ime do të krijojë Departamentin krejt të ri të Efikasitetit të Qeverisë.

Pas vitesh e vitesh përpjekjesh federale të paligjshme dhe antikushtetuese për të kufizuar shprehjen e lirë, unë gjithashtu do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të ndaluar menjëherë të gjithë censurën e qeverisë dhe për të rikthyer fjalën e lirë në Amerikë.

Asnjëherë më fuqia e pamasë e shtetit nuk do të përdoret për të persekutuar kundërshtarët politikë, diçka për të cilën di diçka. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Nuk do të ndodhë më.

Nën udhëheqjen time, ne do të rivendosim drejtësinë e drejtë, të barabartë dhe të paanshme sipas shtetit ligjor kushtetues.

Dhe ne do të kthejmë ligjin dhe rendin në qytetet tona.

Këtë javë, unë do t’i jap fund gjithashtu politikës së qeverisë për të inxhinieruar në mënyrë shoqërore racën dhe gjininë në çdo aspekt të jetës publike dhe private. (Duartrokitje.) Ne do të krijojmë një shoqëri që është e verbër nga ngjyra dhe e bazuar në merita.

Që sot e tutje, politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara do të jetë që ka vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.

Këtë javë, unë do të rivendos çdo pjesëtar të shërbimit që u përjashtua padrejtësisht nga ushtria jonë për kundërshtimin e mandatit të vaksinës kundër COVID me pagesë të plotë prapa.

Dhe unë do të nënshkruaj një urdhër për të ndaluar luftëtarët tanë që t’i nënshtrohen teorive radikale politike dhe eksperimenteve sociale gjatë detyrës. Ajo do të përfundojë menjëherë. (Duartrokitje.) Forcat tona të armatosura do të lirohen të përqendrohen në misionin e tyre të vetëm: mposhtjen e armiqve të Amerikës.

Ashtu si në vitin 2017, ne do të ndërtojmë përsëri ushtrinë më të fortë që bota ka parë ndonjëherë. Ne do ta masim suksesin tonë jo vetëm me betejat që fitojmë, por edhe me luftërat që përfundojmë – dhe ndoshta më e rëndësishmja, luftërat në të cilat nuk hyjmë kurrë.

Trashëgimia ime më krenare do të jetë ajo e një paqebërësi dhe unifikuese. Kjo është ajo që unë dua të jem: një paqebërës dhe një bashkues.

Kam kënaqësinë të them se nga dje, një ditë para se të merrja detyrën, pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen në shtëpi te familjet e tyre.

Amerika do të rimarrë vendin që i takon si kombi më i madh, më i fuqishëm, më i respektuar në tokë, duke frymëzuar frikën dhe admirimin e të gjithë botës.

Pas një kohe të shkurtër, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në malin McKinley, ku duhet të jetë dhe ku i takon.

Unë qëndroj para jush tani si provë që nuk duhet të besoni kurrë se diçka është e pamundur të bëhet. Në Amerikë, e pamundura është ajo që ne bëjmë më mirë.

Nga Nju Jorku në Los Anxhelos, nga Filadelfia në Phoenix, nga Çikago në Miami, nga Hjustoni deri këtu në Uashington, DC, vendi ynë u farkëtua dhe u ndërtua nga brezat e patriotëve që dhanë gjithçka kishin për të drejtat tona dhe për lirinë tonë.

Ata ishin fermerë dhe ushtarë, kauboj dhe punëtorë fabrikash, punëtorë çeliku dhe minatorë qymyrguri, oficerë policie dhe pionierë që ecën përpara, marshuan përpara dhe nuk lanë asnjë pengesë të mposhtte shpirtin apo krenarinë e tyre.

Së bashku, ata hodhën hekurudhat, ngritën rrokaqiejt, ndërtuan autostrada të mëdha, fituan dy luftëra botërore, mundën fashizmin dhe komunizmin dhe triumfuan mbi çdo sfidë të vetme me të cilën u përballën.

Pas gjithë asaj që kemi kaluar së bashku, ne jemi në prag të katër viteve më të mëdha në historinë amerikane. Me ndihmën tuaj, ne do të rivendosim premtimin e Amerikës dhe do të rindërtojmë kombin që duam dhe e duam aq shumë.

Ne jemi një popull, një familje dhe një komb i lavdishëm nën Zotin. Pra, çdo prindi që ëndërron për fëmijën e tij dhe çdo fëmije që ëndërron për të ardhmen e tij, unë jam me ju, do të luftoj për ju dhe do të fitoj për ju. Ne do të fitojmë si kurrë më parë.

Vitet e fundit kombi ynë ka vuajtur shumë. Por ne do ta rikthejmë dhe do ta bëjmë sërish të shkëlqyeshëm, më të madh se kurrë më parë.

Ne do të jemi një komb si asnjë tjetër, plot dhembshuri, guxim dhe përjashtim. Fuqia jonë do të ndalojë të gjitha luftërat dhe do të sjellë një frymë të re uniteti në një botë që ka qenë e zemëruar, e dhunshme dhe krejtësisht e paparashikueshme.

Amerika, do të respektohet përsëri dhe do të admirohet përsëri, duke përfshirë njerëzit e fesë, besimit dhe vullnetit të mirë. Ne do të jemi të begatë, do të jemi krenarë, do të jemi të fortë dhe do të fitojmë si kurrë më parë.

Ne nuk do të pushtohemi, nuk do të frikësohemi, nuk do të thyhemi dhe nuk do të dështojmë. Nga kjo ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë një komb i lirë, sovran dhe i pavarur.

Ne do të qëndrojmë me guxim, do të jetojmë me krenari, do të ëndërrojmë me guxim dhe asgjë nuk do të na pengojë sepse jemi amerikanë. E ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar.

Zoti e bekoftë Amerikën. Faleminderit të gjithëve. faleminderit. Shumë Faleminderit shumë. Shumë Faleminderit. (Duartrokitje.)

Të bëjmë Amerikën e sigurtë

Presidenti i 45-të & 47-të i SHBA-së Donald J. Trump (qysh nga 5 nëntori 2024, duke fituar 312 vota elektorale, mbi 77.303,568 vota dhe siguruar edhe votat popullore 2.303,568 vota në të gjithë SHBA-në, duke qenë i pari presidenti në historinë e presidentëve amerikanë republikane për disa dekada), do të ndërmarrë veprime të guximshme dhe të shpejta me urdhëra ekzekutive me efekt të menjëhershëm (duke eliminuar burokracinë dhe korrupsionin e madh të mëparshëm të administratës së dështuar marksiste të Joseph Robert Biden Jr. & Kamala D. Harris 2020-2024), për të siguruar kufirin tonë dhe për të mbrojtur komunitetet amerikane.

Kjo përfshin përfundimin e politikave të Joe Biden-it për të kapur dhe për t’u liruar, rivendosjen e Remain në Meksikë, ndërtimin e murit, dhënien fund të azilit politik apo ekonomik, për kaluesit e paligjshëm të kufirit, goditjen e vendeve të mbrojtura kriminale dhe përmirësimin e verifikimit dhe ekzaminimit të të huajve.

Nga ana tjetër, Operacioni i dëbimit të menjëhershëm të administrates së re patriotike të Presidentit J. Trump, gjithashtu do të trajtojë kalimet kufitare të paligjshme që janë në shifra rekord të të huajve me veprimtari të madhe kriminale nën administratën e mëparshme. Kjo shifër sot ka arritur në 25 milion vetë.

Një orë mbas fjalimit të betimit të Presidentit Trump në ambientet e Kongresit Amerikan, në kufirin jugor amerikan ne El Paso u mbyllen dyert e kufirit, për të mos lejuar emigrantët e paligjshëm brenda territorit të SHBA-së. Nga ana e tjetër të gjithë zyrat e migracionin ngrinë menjëherë aktivitetin e tyre në kufi, duke mos pranuar intervista me emigrantë të tjerë. Atë punë që administrata e papërgjeshme dhe anti ameirkane Obama-Biden-Harris 3, nuk e bënë për 4 vjet, Presidenti Trump e bëri për një orë, duke nënshkruar Urdhërin Ekzekutiv, që ndalonte hyrjen e tyre në territorin amerikan.

Sikurse e dëgjuam direkt në TV, Presidenti ynë po pezullon zhvendosjen e refugjatëve, pasi komunitetet u detyruan të strehojnë popullsi të mëdha dhe të paqëndrueshme të migrantëve, duke rënduar sigurinë dhe burimet financiare të komunitetit.

Po ashtu Presidenti Trump tha se Forcat e Armatosura, duke përfshirë Gardën Kombëtare, do të angazhohen direkt në Sigurinë Kufitare, që është Siguria Kombëtare, dhe do të dislokohen menjëherë në kufirin jugor, për të ndihmuar personelin ekzistues të zbatimit të ligjit.

Përmes Udhërit Ekzekutiv të firmosur menjëherë nga ai një orë mbasi hyri në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald J. Trump, do të fillojë procesin e përcaktimit të karteleve, përfshirë Tren de Aragua të rrezikshme, si organizata të huaja terroriste dhe do të përdorë Aktin e Armiqve të huaj për t’i hequr ato.

Po ashtu Departamenti i Drejtësisë, do të kërkojë dënimin me vdekje si dënimin e duhur për krimet e urryera kundër njerëzimit, duke përfshirë ata që vrasin oficerët e zbatimit të ligjit dhe migrantët e paligjshëm që gjymtojnë dhe vrasin amerikanët.

Bëje sërisht Amerikën #1 në botë si dominuese e energjisë

Në politikën e tij të jashtme administrata e re e Presidentit Trump, do të çlirojë energjinë amerikane, duke i dhënë fund politikave destructive dhe anti ameirkane të Joe Bidenit dhe Kamala Harris, për ekstremizmin klimatik, duke përmirësuar dhënien e lejeve dhe duke rishikuar për anulim të gjitha rregulloret, që imponojnë ngarkesa të panevojshme në prodhimin dhe përdorimin e energjisë, duke përfshirë minierat e qymyrgurit dhe përpunimin e mineraleve pa lëndë djegëse.

E parë në planin e përfitimeve nga populli ameirkan, shohim se veprimet energjetike të Presidentit Trump në tërësi fuqizojnë zgjedhjen e konsumatorëve në automjete, koka dushi (larje), tualete në përdorimin e ujit, lavatriçe në përdorimin e ujit, llamba elektrike dhe pjatalarëse nga përdorimi i ujit.

Një aspekt tjetër i rëndsishëm, i administratës së re të Presidentit Trump do të jetë shpallja e një emergjencë energjetike dhe e drejta për të përdorë të gjitha burimet e nevojshme për të ndërtuar infrastrukturën kritike.

Politikat energjetike të Presidentit Trump do t’i japin fund dhënies me qira të fermave masive të erës me elika, që degradojnë peizazhet tona natyrore dhe nuk u shërbejnë konsumatorëve amerikanë të energjisë.

Presidenti Trump do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. SHBA për shumë kohë dhe pothuajse cdo vit, paguan mbi 1 trilion dollarë, gjë që është e pakuptuseshme.

Ajo që është më e rëndsishme sot për sot është se administrate Trump po punon qysh nga dita e parë e detyrës së saj më 20 janar 2025, të punoj që të gjitha agjencitë do të marrin masa urgjente për të ulur koston e jetesës së qytetarëve amerikanë.

 Presidenti Trump sot shpalli Politikën e Tregtisë Amerika e Para 

Amerika, nuk do të jetë më në ngarkim apo e varur nga organizatat e huaja për politikën tonë kombëtare tatimore, e cila ndëshkon bizneset amerikane.

Një aspekt tjetër prioritar i punës së Presidentit Trump do të sjellja një Epokë të Artë për Amerikën, duke reformuar dhe eleminuar burokracinë e Qeverisë, për të punuar për popullin amerikan. Ai do të ngrijë punësimin e burokratëve, përveç në zonat thelbësore, për t’i dhënë fund sulmit të aktivistëve të padobishëm dhe të paguar të DEI-së, të varrosur në fuqinë punëtore federale. Ai do të ndalojë rregulloret e rënda dhe radikale, që nuk janë ende në fuqi siç njoftoi Joe Biden.

Nga ana e tjetër, Presidenti Trump shpalli një listë të paprecedentë të urdhrave ekzekutivë për anulim.

Gjitashtu këto ditë (datat 20, 21 dhe 22 janar 2025) Presidenti Trump planifikoi përgjegjshmëri të përmirësuar të burokratëve të qeverisë. Në këtë mënyrë, populli amerikan meriton shërbimin më cilësor nga njerëzit, që e duan vendin tonë. Presidenti Trump, gjithashtu do të kthejë punonjësit federalë në punë, pasi vetëm 6% e punonjësve aktualisht punojnë personalisht, pra fizikisht në zyre.

Presidenti Trump po ndërmerr veprime të shpejta për t’i dhënë fund armatimit (politizimit) të qeverisë kundër rivalëve politikë dhe urdhëron ruajtjen e të gjitha dokumenteve siç kërkohet nga ligji. Ai gjithashtu po i jep fund censurës antikushtetuese nga qeveria federale. Punonjësit e qeverisë nuk do të zgjedhin më dhe nuk do të kërkojnë fshirjen e fjalës krejtësisht të vërtetë.

Me drejtimin e Presidentit, Departamenti i Shtetit do të ketë një politikë të jashtme Amerika e Para. 

Kthimi i vlerave amerikane 

Gjatë gjithë fushatës së tij  elektorale dhe në takimet e vazhdueshme me popullin amerikan, Presidenti Trump ka premtuar atyre se do te rikthej vlerat amerikane. Dhe këtë premtim ai po e bë realitetit, duke nënshkruar vazhdimisht Urdhëra Ekzektive te reja. Presidenti do të vendosë mashkullin dhe femrën si realitet biologjik dhe do t’i mbrojë gratë nga ideologjia radikale e majtë gjinore. Pikat historike amerikane, do të emërtohen për të nderuar siç duhet historinë dhe madhështinë e kombit tonë. 

Urdhëra Ekzekutive të reja 

  • Mbajtja e amerikanëve të sigurt në aviacion (21 janar 2025)
  • Garantimi i mbrojtjes së shteteve kundër pushtimit (20 janar 2025)
  • Rivendosja e emrave që nderojnë madhështinë amerikane (20 janar 2025)
  • Përcaktimi i karteleve dhe organizatave të tjera si organizata terroriste të huaja dhe terroristë globalë të caktuar posaçërisht (20 janar 2025)
  • Reformimi i Procesit Federal të Punësimit dhe Rikthimi i Meritës për Shërbimin Qeveritar (20 janar 2025)
  • Përfundimi i programeve dhe preferencave të qeverisë radikale dhe të kota DEI (20 janar 2025)
  • Mbrojtja e grave nga ekstremizmi i ideologjisë gjinore dhe rikthimi i së vërtetës biologjike tek qeveria federale (20 janar 2025)
  • Krijimi dhe zbatimi i “Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë” të Presidentit (20 janar 2025)
  • Direktiva e Parë e Politikës Amerikane drejtuar Sekretarit të Shtetit (20 janar 2025)
  • Mbrojtja e Shteteve të Bashkuara nga Terroristët e Huaj dhe Kërcënimet e tjera të Sigurisë Kombëtare dhe Sigurisë Publike
  • Shpalosja e potencialit të burimeve të jashtëzakonshme të Alaskës (20 janar 2025)
  • Mbrojtja e popullit amerikan kundër pushtimit (20 janar 2025)
  • Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Marrëveshja Tatimore Globale (Marrëveshja Globale e Taksave) (20 janar 2025)
  • Organizimi i Këshillit dhe Nënkomisioneve të Sigurisë Kombëtare (20 janar 2025)
  • Rivlerësimi dhe riorganizimi i ndihmës së huaj të Shteteve të Bashkuara (20 janar 2025)
  • Tërheqja e përkohshme e të gjitha zonave në shelfin e jashtëm kontinental nga qiraja e erës në det të hapur dhe rishikimi i praktikave të qiradhënies dhe lejeve të qeverisë federale për projektet e erës (20 janar 2025)
  • Shpallja e Emergjencës Kombëtare të Energjisë (20 janar 2025)
  • Rivendosja e llogaridhënies për drejtuesit e lartë të karrierës (20 janar 2025)
  • Promovimi i Arkitekturës Qytetare Federale të Bukur (20 janar 2025)
  • Rivendosja e dënimit me vdekje dhe mbrojtja e sigurisë publike (20 janar 2025)
  • Vendosja e njerëzve mbi peshqit: Ndalimi i ambientalizmit radikal për të siguruar ujë në Kaliforninë Jugore (20 janar 2025)
  • Sigurimi i kufijve tanë (20 janar 2025)
  • Mbrojtja e kuptimit dhe vlerës së shtetësisë amerikane (20 janar 2025)
  • Riorganizimi i Programit të Pranimit të Refugjatëve në Shtetet e Bashkuara (20 janar 2025)
  • Çlirimi i Energjisë Amerikane (20 janar 2025)
  • Sqarimi i rolit të ushtrisë në mbrojtjen e integritetit territorial të Shteteve të Bashkuara (20 janar 2025)
  • Politika e Tregtisë së Parë të Amerikës (20 janar 2025)
  • Memorandum për Zgjidhjen e Mbështetjeve të Pastrimi të Sigurisë për Personelin e Zyrës Ekzekutive të Presidentit (20 janar 2025)
  • Shpallja e një emergjence kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara (20 janar 2025)
  • Mbajtja përgjegjëse e ish-zyrtarëve të qeverisë për ndërhyrje në zgjedhje dhe zbulim të pahijshëm të informacionit të ndjeshëm qeveritar
  • Rivendosja e llogaridhënies ndaj pozicioneve që ndikojnë në politika brenda fuqisë punëtore federale (20 janar 2025)
  • Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (20 janar 2025)
  • Akti i aplikimit për mbrojtjen e amerikanëve nga aplikacionet e kontrolluara nga kundërshtarët e huaj në TikTok (20 janar 2025)
  • Dhënia e faljeve dhe ndërrimit të dënimeve për vepra të caktuara në lidhje me ngjarjet në ose afër Kapitolit të Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2021 (20 janar 2025)
  • Vendosja e Amerikës së pari në Marrëveshjet Ndërkombëtare të Mjedisit (20 janar 2025)
  • Ofrimi i lehtësimit të çmimeve emergjente për familjet amerikane dhe mposhtja e krizës së kostos së jetesës (20 janar 2025)
  • Ngrirja e punësimit (20 janar 2025)
  • Ngrirja rregullatore në pritje të rishikimit (20 janar 2025)
  • Kthimi tek Puna ne zyre fizikisht ne menyre personale dhe jot e punoish nga shtepia (20 janar 2025)
  • Përfundimi i armatimit të qeverisë federale
  • Rivendosja e lirisë së fjalës dhe përfundimi i censurës federale (20 janar 2025)
  • Anulimet fillestare të urdhrave dhe veprimeve të dëmshme ekzekutive (20 janar 2025)
  • Adresa e Inaugurimit (20 janar 2025)
  • Fluturimi i flamurit të Shteteve të Bashkuara me staf të plotë në ditën e inaugurimit (20 janar 2025)
  • Presidenti Trump cakton kryetarët dhe ushtrues detyre (20 janar 2025)
  • Presidenti Trump shpall pozitat në detyrë të kabinetit dhe në nivel kabineti (20 janar 2025)
  • Presidenti Trump shpall emërimet e nën-kabinetit (20 janar 2025)
  • Presidenti Trump shpall emërimet në nivel kabineti dhe kabineti (20 janar 2025)
  • Prioritetet e para të Amerikës të Presidentit Trump 

Donald J. Trump President 45 & 47 

Pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, Presidenti Donald J. Trump po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, për të ndërtuar mbi sukseset e tij të mëparshme dhe për të përdorur plotësisht dhe profesionalisht mandatin e tij për të hedhur poshtë politikat ekstremiste të së majtës radikale, duke ofruar përmirësime të prekshme të cilësisë së jetës për popullin amerikan.

Zonja e Parë Melania Trump, është gruaja e presidentit të 45-të dhe 47-të, Donald J. Trump dhe nëna e djalit të tyre, Barron Trump. Ajo është Zonja e dytë e Parë e lindur jashtë Shteteve të Bashkuara dhe është e vetmja Zonjë e Parë që u bë shtetase e natyralizuar e Shteteve të Bashkuara. 

JD Vance zv/President i SHBA-së 

Në vitin 2024, Presidenti Donald J. Trump i dha JD nderin e jashtëzakonshëm që i kërkoi të shërbente si Zëvendës Presidenciale e Kandidatur për Partinë Republikane. JD mezi pret të shërbejë me Presidentin Trump gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa ata punojnë me zell për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.

Zonja e dytë Usha Vance, është gruaja krenare e Zëvendës Presidentit JD Vance dhe nëna e tre fëmijëve të tyre të bukur, Ewan, Vivek dhe Mirabel. Një vendase në San Diego, Kaliforni, Znj. Vance është një avokate me përvojë, puna e së cilës përfshinte procese gjyqësore civile komplekse dhe apelime në një shumëllojshmëri të gjerë industrish.

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/

-Intervistat ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës,  Dr. Ibrahim Rugova që nga e para e Shtatorit 1994 deri te e fundit në Shkurt 2005 dhe deklarata tjera/

  -Disa nga raportimet që kam bërë në Janar 2006/

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË,  Janar 2025/ Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës, ideator dhe arkitekt i së cilës ishte, u shua para 19 viteve në 21 Janar 2006.

Në këtë vit 2025 të 26 vjetorit të Lirisë së Kosovës, veprimtaritë përkujtimore zhvillohen në prag të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008. Në veprimtaritë përkujtimore theksohet se  në Lëvizjen për Liri e Pavarësi Dr. Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.

Që para më shumë se tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Dr. Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, po edhe në raste të tjera, e falënderonte e vlerësonte shumë Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, korrespondent i së cilës isha mëse çerek shekulli, nga dita e 24 Majit 1992 kur u zgjodh President.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.

Ajo intervistë e parë e një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë zhvillohej në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”.

“Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistën për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp të 6 Shkurtit 1998 duke u përgjigjur në pyetjet që i bëja theksonte se Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar.

E pyeta se, duke pasur parasysh intensitetin e shpejtësinë e zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë, a priten masa të mjaftueshme e me kohë të bashkësisë ndërkombëtare për parandalimin e konfliktit, ndërsa Presidenti Rugova u përgegjegj:

“Ne kemi kërkuar që bashkësia ndërkombatare të intervenojë në Kosovë para se të ndodhin konfrontimet, e jo pasi të ndodhin, sepse do të bëhej vonë, dhe kemi bërë apel që të çmohet ajo që ka sakrifikuar populli i Kosovës për shumë vite që ta evitojë konfliktin. Masat parandaluese ndërkombëtare në radhë të parë duhet të jenë një presion shumë më i madh mbi Beogradin që ka përqëndruar forca të mëdh dhe kërcënon që edhe ushtarakisht ta godasë Kosovën”.

Në pyetjen tjetër që i bëra, se si i komenton deklaratat e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Maqedoni, etj., për reagim si komb në rast konflikti në Kosovë, presidenti Rugova u përgjegj:  “Është i natyrshëm dhe mëse normal ky qëndrim i Shqipërisë, përkundër vështirësive që ka ajo sot. Shqiptarët janë të organizuar si shtet e si shoqëri edhe në Kosovë, edhe pse nën okupim. Edhe shqiptarët në Maqedoni kanë një organizim, që dita-ditës po përparon më shumë. Kemi tërhequr vërejtjen dhe të gjithëve u është bërë e ditur se po të fillojë diçka, më e keqja, në Kosovë, atëherë i gjithë rajoni do përfshihej, edhe Shqipëria, Maqedonia, Greqia, gjithësesi Serbia,  Mali i Zi dhe vende të tjera. Prandaj, është një kujdes i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare”.

Presidenti Rugova i bëri thirrje Beogradit që t’i kthehet dialogut me ndërmjetësim ndërkombëtar për Kosovën, që të  mos e provokojë edhe më tej situatën dhe të ndërpresë dhunën. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për seriozitetin e pohimeve se në Vojvodinë (krahinë në Serbi) regjimi serb po rekruton rezervistë për t’i dërguar në Kosovë…

Me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova kam zhvilluar intervista ekskluzive, së pari për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë e pastaj të tjera për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, isha edhe në konferencat e shumëta për shtyp që mbante para, gjatë e pas luftës në Kosovë, ku bëja pyetje e merrja përgjigje, jam takuar edhe në raste të tjera.

Në dokumentarin televiziv “Fakte – Konferencat për Shtyp të Presidentit Rugova”, autori Adnan Merovci – udhëheqësi i Protokollit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova gjatë viteve ’90-ta dhe deri në vitin 2000, mes gazetarëve të rregulltë që vendin ku do uleshin e kishin thuese të paracaktuar të parin më përmend mua…

Në 5 Mars 1999, një takim i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit 1999 të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku isha atëherë korrespondent i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Gazeta-RILINDJA-27-janari-2006-foto-Behlul-Jashari

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2025-tën feston 26 vjetorin e Lirisë e 17 vjetorin e Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 29 Maj 1998, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…

Njëmbëdhjetë vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në Sheshin me Emrin e Shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit historik të Kosovës Rugova, Presidenti Amerikan Clinton shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

Ibrahim Rugova e Behlul Jashari – në 60 vjetorin e gazetes Rilindja – shkurt 2005-duke i dhuruar Pllakatin e jubiletut te Rilindjes 

Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 i hyrjes së NATO-s në Kosovë,  për Presidentin historik e kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ngjarje e vitit 2000 ishin zgjedhjet lokale të 28 Tetorit në Kosovë, ndërsa ngjarja që do ta shënojë vitin 2001 do të jetë mbajtja e zgjedhjeve nacionale presidenciale e parlamentare.

“Të mira, të mira…”, përsëriti disa herë Presidenti Rugova, derisa e pyeta të deklarojë për gazetën Rilindja se cilat janë parashikimet e tij, në prag të Vitit të Ri 2001, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për njohjen e pavarësisë së Kosovës “e presim momentin më të mirë, momentin e duhur, në kohën e duhur”, theksoi Rugova duke shtuar se “vendi është, është vendi i duhur”.

Përgjigja u shoqërua me duartrokitje të gazetarëve të pranishëm dhe me urime, në një atmosferë të gëzuar të pritjes së organizuar në Rezidencën e Rugovës në prag të Vitit të Ri 2001 dhe të fillimit të Milenumit të Tretë.

Ndërsa, duke u përgjigjur në një pyetje tjetër, Rugova tha: “Unë nuk i ndërroj fjalët shumë, por kur ndryshojnë gjërat i ndryshoj edhe fjalët. Jam duke punuar në ndryshimin e gjërave të mëdha, pra, si pavarësia, etj, që të njihen”.

Presidenti historik Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve.

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretarin Amerikan të Shtetit Igëllberger.

Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të Dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri.

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja.

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.

Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

Faqe arkivi te gazetes tradicionale te Kosoves Rilindja-30 tetor 2017-pamje

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:

“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.

Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.

Kjo ishte intervista e fundit ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga i cili  kam regjistruar edhe deklaratën e fundit  para përfundimit të vitit 2005.

Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, ritheksonte se pavarësia është e padiskutueshme, tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi.

Ibrahim Rugova u lind në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, ndërsa u shua në 21 Janar 2006.

“Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar në 21 Janar 2006, në mesditë.

“Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.

Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA

Para 19 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, ka raportuar se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit.

Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 NJERËZ – MË SE 500.000 NJERËZ NËPËR RRUGËT DHE SHESHET E PRISHTINËS, NË SALLËN “1 TETORI”, TE VARREZAT E DËSHMORËVE E HERONJËVE TË KOMBIT NË LAGJEN VELANIA NË BREGUN E DIELLIT I SHPREHËN NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE PRESIDENTIT HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA.

Kryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishte BOTA NDEROI e nëntitulli NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE.

Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: PRESIDENTI RUGOVA PARASHIKOI DHE KRIJOI TË ARDHMEN E KOSOVËS DHE TË SHQIPTARËVE. TRI INTERVISTA EKSKLUZIVE, E PARA PARA 12 VJETËVE.

Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. IBRAHIM RUGOVA President i Kosovës (1944 – 2006).

  1. IBRAHIM RUGOVA PRESIDENT HISTORIK I PAVARËSISË SË KOSOVËS PËRGJITHMONË, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.

KOMEMORACION NË RILINDJE – NDERIMET MË TË LARTA PËR PRESIDENTIN E PAVARËSISË, DR. IBRAHIM RUGOVA

Prishtinë, 24 janar 2006 /TN /QIK – Ndërmarrja Rilindja në një mbledhje komemorative ka shprehur sot nderimet më të larta për Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Presidenti historik i Pavarësisë së Kosovës me penën, fjalën e veprën e tij madhore gjithmonë ishte dhe do të jetë në Rilindje, tha krytetari i Këshillit Drejtues e Kryeredaktori Behlul Jashari, duke përkujtuar se kishte nderin që Dr. Rugovës t’i dhuronte Pllakatin e Jubilet të 60 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës, të shkruar me ar e argjend. Drejtori i Shtypshkronjës Vesel Makolli në fjalën e tij tha se Rilindja, shtypshkronja e saj, ishte botuesi më i madh i librave – veprës së madhe letrare të Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Kosovës.

Të pranishmit e shumtë në koomemoracion i shprehën ngushëllimet më të thella e më të sinqerta familjes Rugova.

DISA NGA RAPORTIMET E MIA PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË NË JANAR 2006:

PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ – Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur.
“Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain  në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
“I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër.
Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
/pas/s.s./

KOSOVË, 15 DITË ZI KOMBËTARE PËR PRESIDENTIN RUGOVA

PRISHTINË, 22 janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova ka shpallur 15 ditë zi kombëtare në Kosovë, duke filluar nga dita e hënë, 23 janar 2006, për nder të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë të shtunën, më 21 janar 2006.
Për katër ditë, prej të hënës deri të enjten, në datat 23-26 janar 2006, institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë nuk do të zhvillojnë mësim.
Dita e varrimit të Presidentit Rugova, e enjte, më 26 janar 2006, do të jetë ditë kur nuk do të punohet në asnjë institucion.
Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova njofton se homazhet publike fillojnë nesër, ditë e hënë, më 23 janar 2006, duke filluar nga ora 12:00, në Kuvendin e Kosovës.
Qytetarët do të mund të bëjnë homazhe deri në ora 18:00.
Në dy ditët e tjera, të martën dhe të mërkurën, orari për homazhe publike do të jetë prej orës 09:00 deri në ora 18:00. Homazhet bëhen edhe paraditën e së enjtes, deri para nisjes së funeralit për në ceremoninë qendrore dhe varrimin, që do të bëhet në Prishtinë.
Qytetarët e Kosovës do të mund të shkruhen në Librat e Zisë për Presidentin e Kosovës,  Ibrahim Rugova.
Librat do të vendosen në të gjitha komunat e Kosovës, në Bibilotekën Kombëtare dhe Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Ndërkaq, Libri i Zisë për Trupin Diplomatik do të vendoset në Kuvendin e Kosovës./ a.jor.

PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar.
“Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg.
“Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize.
Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
“Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.
/klod/pas/

GEORGE W. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE

-Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës-

PRISHTINE, 23 Janar /ATSH Behlul Jashari/ – Zyra e Shtypit e SHBA-së në Prishtinë sapo ka shpërndarë për mediat letrën që Presidenti i SHBA-së George W. Bush i ka nisur  familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës. Në letrën e nisur nga Shtëpia e Bardhë shkruhet: “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqë dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Kryetarit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës”.

AEROPORTI I PRISHTINËS DO NDIHMOHET EDHE NGA PISTA TE TJERA FQINJE

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Aeroportit të Prishtinës do t’i vijnë në ndihmë edhe disa aeroporte fqinjë, pasi ky i vetëm nuk mund t’i përballojë fluturimet e shumta speciale të delegacioneve që do marrin pjesë në  varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova.
Zyrtarë të këtij aeroporti thanë sot (e hënë) se kanë shumë kërkesa për ulje dhe se për shkak të kapaciteteve të kufizuara, shumë fluturime do drejtohen për në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni. Sipas të njëjtave burime, do shikohen mundësitë që për këtë qëllim të shfrytëzohet edhe një pistë tjetër uljeje afër Gjakovës.
/pas/

KOSOVE, RRADHË TË GJATA QYTETARËSH PRESIN TË BËJNË HOMAZHE PRANË TRUPIT TË PAJETË TË  PRESIDENTIT RUGOVA

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Shumë qytetarë kosovarë janë mbledhur sot (e Hënë) para Kuvendit të Kosovës, në pritje për t’i bërë homazhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Shumë prej tyre kanë ardhur nga e gjithë Kosova dhe hapësirat e tjera shqiptare dhe kanë mbushur sheshin Skënderbej dhe rrugën “Nënë Tereza” në Prishtinë.  Qindra qytetarë presin të nënshkruajnë Librat e Zisë, që janë vendosur në Bibliotekën Kombëtare e Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Kosova mban zi sot për Presidentin e saj, Ibrahim Rugova, i cili vdiq të shtunën, në moshën 61 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
/s.s./lira/

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Një shpjegim origjinal sociologjik)

  1. Sjellja atipike e tre bartësve (e Albinit, me kushtrimet fascinante; e Lumirit për brohoritjet interesante; e Hamzës, me agjitacionet ekonomike) apo kandidatëve për postin e ardhshëm të KM të Kosovës, në fushatën aktuale për shumicën që nuk e njohin historinë e mentalitetit dhe etnopsikologjisë sonë socio politike lë përshtypje interesante e “magjepse” sociologjike!? Për ca analist e opinionist, qasja e tillë atipike për kulturën tonë sociale lë përshtypje anormale e shqetësuese, e madje edhe alarmuese! E për ca të tjerë që e përcjellin evoluimin e kulturës dhe mentalitetit tonë në këto dekadat e pasluftës, sjelljet e tilla atipike konsiderohen e perceptohen mes tjerash edhe si dukuri normale që përputhen me trendët dhe dinamikën e emancipimit tonë social dhe politik. Mirëpo, nëse analizohet potenciali i manifestimit të sjelljes së tyre, kundruall një elektorati të elektrizuar e të frustruar gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës mund të kuptojmë shumëçka. Pikësëpari, kuptojmë e hetojmë se këto sjellje nuk janë edhe gjithaq “produkt” i ndonjë kontributi të veçanti e sistematik i angazhimit të ndonjë projeksioni tonë ekskluziv politik. E as ndonjë befasi sociale që përmban specifika dalluese nga zhvillimet dhe trendët aktuale globale. Por, do shtoja një shenjë pjekurie dinamike që u krijua falë proceseve dhe zhvillimeve (para së gjithash) globale teknologjike. Zhvillime këto që pa asnjë dyshim ndikuan dhe lënë vragë në krijimin e masës kritike, për peshën dhe rëndësinë që duhet ta ketë qytetaria e kohës sonë në proceset demokratike të vendit. Pra, ngritja e tonalitetit të zërit nëpër fushata elektorale që për disa(b)analist apostrohet edhe “çirrje” e pa kontrolluar, e madje edhe si histeri e ndonjë krize edhe mendore, nuk nënkupton ndonjë defekt psikologjik apo ndonjë mangësi në socializimin e tyre. Por, para së gjithash edhe një lloj trendi të ri elektoral që më shumë i shquan tiparet e liderëve karizmatik, e pa dyshim edhe populist ala trumpist.. Mirëpo, nuk duhet harruar po ashtu, se kjo sjellje atipike e kandidatëve për KM, mund të “diagnostikohen” edhe përmes ca frustrimeve personale, madje edhe sosh klanore e grupore. Të cilat mund të jenë “ambientuar”  e amputuar jo rastësisht në agjendat e fushatave të tyre.
  2. Qytetarët kosovar, ketë“ peshë dhe rëndësi për votën që sjellë ndryshim e kuptuan (e mendoj se e praktikuan dhe dëshmuan) në zgjedhjet e vitit 2021. Ku atëbotë qe krijuar ajo fryma kritike, disponimi dhe klima anti krahut të luftës (shkaku i kompromiseve ndaj Serbisë dhe aferave korruptive) dhe anti krahut të paqes (poashtu, shkaku “solidaritetit” në vendimarrje të këtyre kompromiseve për Asociacionindhe sidomos Demarkacionin), të cilët në “dioptrinë” e qytetarëve të Kosovës, ishin stërlodhur me qeverisje jo frymëzuese, jo kreative dhe tejet improvizuese. Në zgjedhjet e sivjetme, padyshim që kemi faktorë tjerë kompatibil me shkallën e emancipimit tonë politik. Kemi po ashtu edhe rrethana të reja determinuese politike (shtrirja e sovranitetit që po e proklamon pa ndal VV) kemi krizën e thelluar ekonomike (që po mundohet ta “alarmoj” PDK-ja) kemi edhe hipotekën e keqqeverisjes (që po “dëshmon” LDK-ja) po ashtu. Por, interesant ende nuk kemi asnjë përgjigje meritore e adekuate dhe me agjendë të stërholluar, as nga qeveritarët e as opozitarët, se si me ua “lidhë kryet” gjitha këtyre temave e sfidave të lartcekura! Dikush, mund të thotë që pamundësia e vendimmarrjes vetanake (se Dragodani kinse s’po e lejon ketë!), për këto sfida po e vështirëson pa masë heqjen e tyre nga tavolina qeveritare e opozitare. Dikush, madje arsyetimin mund ta kërkoj si satisfaksion moralo- politik edhe te rrethanat aktuale gjeopolitike e gjeostrategjike, ku hisedarët (Brukseli e Uashingtoni) në projektin e shtet ndërtimit të Kosovës kërkojnë me këmbëngulësi imponimin e “këshillave” të tyre!? Por, interesant askush përgjigjen nuk po e kërkon në (pa)pjekurinë tonë sociale e politike dhe në improvizimet tona vetanake si një indikatorë qenësor në procesin e këtij shtet ndërtimi!? Që të gjitha subjektet tona politike, po bëjnë shumë më shumë garë se kush është më shumë pro amerikan, se sa dhe si duhet zgjidhen e si duhet qasur sfidave tona të brendshme pa i margjinalizuar edhe ato gjeopolitike e gjeostrategjike që po ndodhin rreth nesh. Mungesa e vizionit për të ardhmen (jo vetëm të Kosovës) e shqiptarëve në rajon, si edhe margjinalizimi i skajshëm i ideve, koncepteve dhe projekteve decidive e të përpunuara e detajuara, gjitha partitë politike i ka futur në garën e humbëtirës lokale.

3.    Pelikanët tanë, duke mos e parë “malin shkaku i lisit”, ka bërë që e gjithë energjia dhe potencialet kreative ndër ne të orientohen në privilegje dhe interesa personale, klanore, partiake e ideologjike. Shoqërive shqiptare, thënë edhe më thjesht u mungon profili i një burrështetasi karizmatik që për imperativ nuk e ka fort vetëm ideologjinë, e as procesin dhe zhvillimin e demokracisë lokale (se ajo zhvillohet edhe pa “ndihmën” e tyre!), por, e ka pamjen dhe shëmbëlltyrën e bashkimit unitetit dhe interesave kombëtare. Dobësia apo mangësia permanente e gjitha subjekteve tona politike qëndron pa asnjë dyshim në mungesën e një vizioni (mirë do ishte fillimisht ai; afatshkurtër e afatmesëm) për të ardhmen e kombit dhe shtetit të përbashkët! Lakmia për promovime meskine personale, bashkë me interesat materiale klanore të elitave tona pa dallime të theksuar ideologjike e politike ka ndikuar përveç tjerash edhe në vonesën e realizimit te interesave tona strategjike. Dhe ky fakt  social, nuk do ishte aq me “peshë të atillë specifike”, sikur të kishim një sistem të atillë angazhimi, edukimi e arsimimi që artikulon ekskluzivisht interesin kombëtar e shtetëror, në vend të atij personal e klanor. Në fushatën aktuale, në vend që të premtohen parime, ligje, standarde të reja meritokrate, premtohen ngritje pagash (pa mbulesë decidive), investime marramendëse që edhe një shtet me traditë dhe zhvillim të dëshmuar ekonomik, e ka shumë vështirë t’i realizoj.Madhështia” e perversitetit politik që po “demonstrohet në fushatën që po shfaqet pa asnjë ngurrim nga protagonistët poltronist e pa dyshim edhe nepotist politik, nuk qëndron edhe aq tek demonstrimi dhe shpalosja publike e këtij lloj perversiteti (gjë që mund të jetë edhe shëmbëlltyrë e vetë karakterit të vetë protagonistëve në jetën e tyre politike), sa mund të qëndroj te rreziku i infektimit me këto viruse të ambienti jonë social që po i “përbinë” sikur të ishin kokrra paracetamoli!?

Ose siç do thoshte i madhi Faik Konica, se:
“Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton”….
Lakmia për promovime meskine personale, bashkë me interesat materiale klanore të elitave tona pa dallime të theksuar ideologjike e politike ka ndikuar përveç tjerash edhe në vonesën e realizimit te interesave tona strategjike.

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

1

Nga: Dritan Goxhaj

___

Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma edhe sot termi “fashist” është përdorur e përdoret shpesh. Të krijohet përshtypja se kjo fjalë përdoret kundrejt çdo kujt që nuk na pëlqen, saqë tashmë ka filluar t’i humbasi edhe kuptimi i vërtetë.

Fashisti i parë i botës ishte Benito Musolini, i cili krijoi edhe Partinë e Parë Fashiste, me anë të së cilës arriti të marrë edhe pushtetin në Itali. Shumë do të thonë se fashizmi ka marrë fund me mundjen e Gjermanisë Naziste dhe eleminimin e Hitlerit dhe të Musolinit. Por pamvarësisht se fashizmi nuk arriti t’i mbijetoji fizikisht luftës, ai u transformua në një formë të tjetër, dhe në këto 80 e kusur vjet ai u trasformua në “Neo-fashizëm”, një ideologji e riemërtuar e cila është përshtatur më së miri me politikën moderne, duke u veshur me retorikën populiste në sistemin demokratik.

Në këtë sistemin tonë (pseudo)demokratik neofashizmi po duket që është shumë herë më fleksibël se pararendësi i tij fashizmi. Neofashizmi nuk shfaqet më me parada ose me deklarata që mbështesin autoritarizmin. Por ai përdor gjuhën e lirisë për të maskuar qëllimet e vërteta. Sot fashizmi nuk shfaqet më me formën e tij të vjetër brutale. Sot ai shfrytëzon sistemet në të cilat jetojmë duke përdorur gjuhën për të mjegulluar linjat midis shtypjes dhe qeverisjes, midis kontrollit dhe lirisë.

Për këtë përdor terma si “ liri”, “patriotizëm” dhe “traditë” duke ju mundësuar këtyre neofashistëve të rinj udhëheqës, që të paraqesin axhendën e tyre si të virtytshme dhe herë herë edhe unifikuese – përtej të majtës e të djathtës- ndërkohë që shkelin gjatë gjithë kohës çdo parim demokratik. Neofashizmi sot shfaqet nëpërmjet centralizmit demoratik ku të gjitha vendimet pamvarësisht se merren nga udhëheqesi i partisë, ato prezantohen si kolektive. Sot udhëheqësi neofashist karakterizohet nga mania për të krijuar markën e vet dhe veçantinë e tij të të veshurit, dhe ngritjen e kultit të tij të individid duke bërë që simpatizantët e tij të mendojnë se ai-udhëheqësi- është i vetmi i pa gabueshëm dhe i pa korruptueshëm.

Dhe këtë e bën nëpërmjet përhapjes së idesë se gjith media përhap vetëm lajme të rreme –gjithë media është kazan- me përjashtim të vetëm atij rrjeti social që udhëheqësi përdor dhe propagandon nëpërmjet tij – në fillim televizioni i tij ERTV- e më pas podkasti i tij. Dhe ndërkohë që fashizmi e asocionte veten gjithnji me nacionalizmin agresiv dhe militarizmin, neofashizmi i sotëm dallohet nga marëdhënia simbiotike që ai formon me korporatat dhe oligarkinë. Dhe neofashizmi po triumfon duke e paraqatir autoritarizmin si progres. Dhe kur mendon se ka arritur të bindi këdo se ky është gjoja një evolucion demokratik atëherë ai nuk nguron që edhe të shfaqet hapur.

Dhe këtë gjë ka bërë edhe neofashizmi shqiptar i Ramës. Me datë 17 dhjetor të vitit që lamë pas 2024, në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së u paraqit për votim një rezolutë për “ Luftimin e glorifikimit të nazizmit, neo-nazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në nxitjen e formave bashkëkohore të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse”. 119 vende votuan pro kësaj rezolute, 53 votuan kundër kësaj rezolute dhe 10 abstenuan.

Dhe Shqipëria e Ramës në vend që të votonte në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe përkatësisht nenin 9 pika 2 e tij e cila thotë “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit”, ajo ka votuar kundër kësaj rezolute.

Duke e rreshtuar Shqipërinë në vendet që kanë për qëllim të glorifikojnë nazizmin dhe fashizmin. Kështu gjithë misioni ynë në OKB dhe Ministria e Jashme sëbashku me udhëheqësin e madh neo-fashist “demokratik” e popullor po shpërdorojnë detyrën dhe besimin kushtetues për të hyrë në rradhët e neo-fashizmit të ri Europian, pasi pothuajse gjithë vendet europiane të ish boshtit nazi-fashist kanë votuar kundër kësaj rezolute.

Por cudia më e madhe është se edhe Amerika e Biden ka votuar kundër kësaj rezolute edhe pse vazhdon të mburret se ka mundur fashizmin.

Tiranë më 22 janar 2025

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

0
Enis Shatri, Istog

___

Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin e Kodres e Shengjinit me pamje nga Deti.

Ne Shetitoren ne Kurrizin e Kodres se Shengjinit mund te Ndertohen Tre Mauzoleume  i Skenderbeut ne mes i Nenes Tereze dhe i At Gjergj Fishtes, ne largesi 3-4 km, ne fund te dy Mauzoleumeve, zgjatim i shetitores, me Platforme Per Pamje Panaromike.

Pra, SIMBOLIKA do te thote Dituria dhe Lufta per Liri sjelle Paqe.  DITURIA -PAQE -LUFTA PER LIRI.

Keshilla pa pare/pagese, gjithmone perbuzet/ injorohet, por Zoterit e Mendjes, do te dijne te nxjerrin mesime/perfitime nga kjo.

Shetitorja me Mauzoleume fillon ne Fillim te Kodres  Mauzoleumi i Skenderbeut ku ndahet Rruga  Shengjin Lezhe dhe  mbi  Porte ose mbi Kodren Bazen Detare/Ushtarake  Mauzoleumi i Nenes Tereze dhe  perfundon  me Mauzoleumi i At Gjergj Fishta tek Liqeni i Vilunit, Kodra me Pamje kah Deti.

Besoj disa Shtepi ne Koder lirojne Rruge per kete Projekt:
https://satellites.pro/Lezhe_region_map#41.820075,19.519095,12

Shengjini, Lezha vendoset ne Harten e Turizmit Boteror,  vend qe vizitohet gjate tere Vitit.
Shetitorja dhe Mauzoleumet te ndertohen me Materiale GURI te Gdhendun si ajo ne Mal te Zi.

Zoti ju bekofte!

Model: Mauzoleumi i Njegoshit, Cetinje

https://www.youtube.com/watch?v=AqpUKDdl2TA
https://www.youtube.com/watch?v=y4QxLv50uVg

Me respekt,

Enis A. A. Shatri LL.M., (Adv.)
International Air and Space Law
International Institute of Air and Space Law, Leiden Law School.
Leiden University, The Netherlands.
http://law.leiden.edu/organisation/publiclaw/iiasl/

School of Law, Utrecht University, The Netherlands
Faculty of Law, University of Pristina “Hasan Prishtina”, Republic of Dardania

https://www.morebooks.de/gb/search?page=1&per_page=16&q=HAPs&search_term=HAPs&utf8=%E2%9C%93

Citations:
Possible Applications of High Altitude Platform Systems for the Security of South America and South Europe
Attila HORVÁTH
AARMS Vol. 20, Special Edition (2021) 79–94.
Enis A A Shatri, High Altitude Platforms: Opportunities and Legal Challenges (LAP LAMBERT Academic Publishing, 2019).
Shatri, Enis AA, High Altitude Platforms: Opportunities and Legal Challenges. LAP LAMBERT Academic Publishing, 2019
16 pages
http://real.mtak.hu/137306/1/07_horvath_79-94_AARMS_2021_ksz.pdf

AARMS – Academic and Applied Research in Military and Public Management Science Archives Vol. 20 No. Special Edition (2021): Possible Applications of High Altitude Platform Systems for the Security of South America and South Europe

Horváth Attila https://orcid.org/0000-0001-9768-5357

Shatri, Enis A A, High Altitude Platforms: Opportunities and Legal Challenges. LAP LAMBERT Academic Publishing, 2019.

https://folyoirat.ludovika.hu/index.php/aarms/article/view/5748

Kryeministri Albin Kurti u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide

0

Dita e dytë në Davos e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nisi me një takim bilateral në margjina të Forumit Ekonomik Botëror me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide. 

“Sot do ta kemi nënshkrimin e marrëveshjes për EFTA e cila është një arritje e madhe. Ne kemi patur rritje të konsiderueshme në katër vitet e fundit, 6 për qind të BPV-së mesatarisht, duke mos shkuar asnjëherë poshtë 4 për qind. Ne duam të vazhdojmë të rritemi por eksportet janë shumë të rëndësishme, e eksporti i të mirave dhe shërbimeve është i përfshirë tashmë në EFTA”, u shpreh kryeministri në fillim të takimit. 

Në vijim, kryeministri e falënderoi shtetin e Norvegjisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e rrugëtimin në procesin e integrimit evropian.

Forhåndsvisning av bilde

Palët biseduan edhe rreth sfidave të përbashkëta të sigurisë e adresimit të tyre dhe rëndësisë së bashkërendimit. Kryeministri Kurti theksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, krahas linjëzimit të Kosovës me BE-në dhe shtetet anëtare në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Forhåndsvisning av bilde

Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Norvegjisë dhe bashkëpunimin e fuqishëm të dyanshëm, kryeministri e falënderoi ministrin Eide për bashkëbisedimin dhe shkëmbimin në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.