Kreu Blog Faqe 671

Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

0

Nga: Aurel Dasareti

Në trojet shqiptare, vetëm të vdekurit ndihen si në shtëpi, por jo edhe të gjithë të vdekurit. Ne nuk mund ta çrrënjosim krimin pa kapur të keqen në rrënjët e saj. Nëse shqiptarët nuk bëhen të vetëdijshëm për këtë dhe nuk veprojnë menjëherë, të hedhin në koshat e plehrave të gjitha ato fëlliqësirat e këtyre 20-30 viteve të “demokracisë”, së shpejti nuk do të kenë më shtëpi. Mbështetni njëri-tjetrin në këtë kohë shumë të vështirë, sepse ka të bëjë me jetën ose vdekjen.

***

Shqiptarë! Ditët më të errëta në luftën kundër mafies janë para nesh. Atdheu dhe Kombi janë në rrezik të madh të zhdukjes.

Të sulmuar nga të gjitha anët, nga brenda (kali Trojës) dhe nga jashtë (armiqtë tradicional, pushtuesit). Ne patjetër duhet të qëndrojmë së bashku. Sepse vetëm ashtu jemi më të fortë, dhe sepse askush nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Për të shpëtuar Kombin dhe Vendin. Vetëm në këto 8 vitet e fundit, afër 2 milion të rinj shqiptarë janë larguar. Si zëvendësim për ta, trojet tona të boshatisura mbushen me “refugjatë” afrikan, aziatik, arabik të cilët edhe do t`i trashëgojnë. Brenda 3 vitesh, do të ketë një ndryshim demografik.

Shëmbëlltyra e armikut i cili, ndërsa të tjerët flenë, mbjell barëra të këqija në mes të grurit është afër jetës së përditshme. Armiku që mbjell barërat e këqija mes drithit është djalli, joshësi dhe krijuesi i së keqes. Atdheu, është fjala e ditës për burrat. Ai rritet mes drithit, pra midis bijve dhe vajzave atdhedashëse shqiptare.

***

Shqiptari kokëtul mendon se klouni nuk e di se çfarë po bën. Mos e falni tradhtinë, atij ia di shumë mirë prapanica se çfarë po bën, përforcon sivëllezërit e shpellave të Karpateve, armiqtë e kombit, pushtuesit e vendit tuaj. Sikur ta kishte përjetuar në lëkurën e vet ligësinë dhe krimet e tyre kundër të tjerëve që janë gjenetikisht ndryshe nga ta, ndoshta nuk do të lehte aq shumë për t`i mbrojtur. Kushdo që i mungon karakteri nuk është qenie njerëzore, por një qen bir qeni. A është ai i ligë apo i çmendur? Kur ndjeshmëria për kombin dhe vendin e vet zhduket, është tradhtia dhe ligësia ajo që ka pushtuar njeriun. Jo çmenduria.

***

Gjyshi im shkruan me fuqi dhe autoritet, humor dhe ngrohtësi për një temë që meriton vëmendje të madhe. Ajo nuk portretizohet vetëm në një gjuhë aq piktoreske dhe me lëng, saqë mund të nuhasësh dhe dëgjosh jehonën e prapaskenës gjatë leximit, por gjithashtu mbart një admirim për njerëzit në përgjithësi, dhe kombin të cilit i takon – në veçanti, atë njerëzore kudo që e takon.

***

Çdo gjë që shfaqet në jetën tënde tërhiqet nga jeta jote. Dhe, ajo tërhiqet nga ty falë imazheve që formosh në mendjen tënde. Kjo është ajo që ty mendon. Çfarëdo që të ndodhë në mendjen tuaj, do t’ju tërheqë. E thënë thjeshtë, të gjitha të njëjtat tërheqin të njëjtën gjë. Por në fakt, është në rrafshin e mendimit – kjo që unë po flas.

A keni filluar ndonjëherë të mendoni për diçka me të cilën nuk ishit plotësisht të kënaqur, dhe sa më shumë që mendoni për të, aq më keq dhe e pashpresë duket? Kjo ndodh sepse kur mendoni për një mendim këmbëngulës (të qëndrueshëm), ligji i tërheqjes bën që më shumë t’ju vijnë mendime të ngjashme. Brenda pak minutash, ju keni kontribuar që të vijnë kaq shumë mendime po aq të pakënaqura saqë situata duket se do të përkeqësohet. Shpresa zbehet. Sa më shumë që mendoni për këtë, aq më të dëshpëruar bëheni. Dhe, më indiferent. Prandaj, kryen lartë. Të mos mendojmë më për të njëjtat gjëra, por të zgjohemi menjëherë dhe veprojmë sepse të gjithë e dimë kush janë çakejtë dhe kush janë viktimat. Mafiozët, që jo vetëm nënën Shqipëri por edhe nënën personale e shesin për disa lek, nuk u bëjnë asnjë përshtypje kritikat tona nga të cilat vetëm tallen dhe zgërdhihen, ata e kuptojnë vetëm shkopin prapanicës së palarë. Pederastë të gërditshëm.

Për mua, gjëja më e lehtë për të bërë është të mendoj për veten si një magnet.

Një apel për patriotët dhe intelektualët e vërtetë:

Ju jeni magneti më i fuqishëm në univers! Ju keni një forcë magnetike që është më e fuqishme se çdo gjë në këtë botë, dhe kjo forcë magnetike e pabesueshme rrezaton në mendjen tuaj, e cila praktikisht të ndihmon të kontribuosh për Unitet Gjithëkombëtar. Të largojmë terrin. Të sjellim dritën. Të gjithë së bashku në Unitet. Tërhiqemi nga njëri-tjetri sepse motra dhe vëllezër jemi.

***

PS: Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Qershor 1994.

“Ne i premtuam njëri-tjetrit vëllazëri nën lisin e vjetër, duke prerë gishtat e njëri-tjetrit me thikën ushtarake që bartnim në rrip, dhe duke përzier gjakun.

(…) Fëmijët që qajnë, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e masakruara në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës. Kurrë nuk do të harrohet gjaku i viktimave. I atyre që vuajtën më shumë në gjenocidin e fundit të kryer nga forca barbare.

(…) Kur fjalët u zhdukën, sidoqoftë kishte nga ata që i gjetën – fjalët që ngushëllonin, fjalët që  frymëzuan,

fjalët që jepnin shpresë. Kur guximi dështoi, ishin akoma disa që guxuan. Kur lotët rridhnin, kishte nga ata që i mbanin të vetët, dhe më me dëshirë i fshinin ato të mikut…”

***

Fragmente nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Gusht 1995.

“Bari i verdhë-gjelbër mund të jetë 2-3 metra i lartë. Frynë erë e butë. Në këtë qilim kodrinash janë transporti me ushqim, veshje, medicinë dhe armë, municion.
Shumica prej nesh kanë peshë të rëndë në shpinë. Ecim përpara të uritur dhe rraskapitur. Bari i ashpër ndeshet me fytyrat tona. Era është e fortë. Do të ishte shumë e kotë sikur të përpiqemi ta largojmë atë nga fytyrat. Me kohën mësohemi ta durojmë, ka shumë gjëra tjera për të cilat duhet të kujdesemi. Shkelim edhe mbi pengesa drurësh dhe gurësh, kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme të mos pengohemi dhe rrëzohemi. Nuk është e mundur për të parë më shumë se një ose dy ushtarë përpara. Bari është si një mur. Nga lart duhet të jetë një pamje e mahnitshme, kjo kolonë luftëtarësh në formën e gjarprit që marshon përpara. Por detyra jonë është shumë sekrete, askush nuk duhet të na shoh ndonjëherë nga ajri, edhe pse ka shumë që përpiqen.
Pandërprerë duken në qiell aeroplanë zbulimi, aeroplan bombardues dhe sulmues. Para se ata të kenë një shans për të na zbuluar, shtrihemi afër njëri-tjetrit në barin e dendur. Bimësia në këtë vend na jep një mbrojtje të mirë kundër agresorit. Nga koha në kohë ne duhet të kalojmë nëpër zonat e hapura. Atëherë tërë kolona e batalionit prej 473 ushtarësh ndahet në grupe më të vogla. Natën vendimtare për aksion kaluam lumin. Ne kemi ardhur me vonesë, në mesnatë, dhe batica është tashmë në rritje. Më tepër se gjashtë orë jemi të shtrirë duke pritur momentin e volitshëm që të mundemi me kujdes të depërtojmë në territorin e pushtuar nga armiku (…)
Ushtarët nikoqir i shtrojnë batanijet dhe shtrihen aty për të ra në gjumë. Ata nuk shtrihen kudo, por në një unazë rreth nesh, vëllezërve të mi të fushëbetejës, 14 luftëtarë të ardhur nga përtej oqeaneve. Zgjati do kohë derisa unë dhe miqtë e mi e kuptojmë se luftëtarët vendas na respektojnë dhe kujdesen më shumë për ne sesa për vetveten. Zgjohem pas disa orë gjumi dhe mendja ime pikërisht fillon të bredh mbi armikun që është i pozicionuar vetëm pak kilometra nga ne dhe betejës që afrohet (…)
Batalioni rreshtohet. Jepet “Urdhri luftarak për aksion”, u them:
“Luftëtarë, vishni gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit. Sepse ne nuk luftojmë kundër gjakut dhe mishit. Por kundër okupatorëve, terroristëve, principatave dhe pushteteve, kundër sunduesve barbarë të këtij terri. Nuk do të kursejmë fëlliqësirat. Toleranca bëhet një krim kur zbatohet kundër së keqes. Është dhuna e organizuar në krye ajo që krijon dhunën individuale në bisht. Fituesi ka të drejtë, sepse ai shkruan ligjet.”

(…) Një ushtar përpiqet të dezerton vetëm disa minuta para fillimit të përleshjes. I afrohem. Është i moshës sime, 18 vjeçar, beteja e parë e tij. Dridhet. Më vjen keq. I them me zë të ulët: “Shmangu prej betejës sa më tepër që të mundesh! Por, nëse të detyrojnë, atëherë lufto si një burrë. ”Dhe, luftoi si burrë…
***
Në shtator 2012, me disa miq-koleg dhe vëllezër të fushëbetejës që i përmenda më lartë, ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:
“Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin”.

***

PS: Ne (unë me miqtë-kolegët e mi) do të vijmë përsëri në atdheun e gjyshërve tanë në shtatorin e vitit 2022, dhe do ta përsërisim të njëjtën, me më tepër intensitet. Ditën që do të largohemi nga Shqipëria, do të shkruaj sa vijon:

Sonte rrugët janë mbushur me dashuri. Ne kemi zgjedhur t’i përgjigjemi mizorisë me afërsi, të zgjedhur për të përballuar urrejtjen me unitet.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjikeTë dashur bashkatdhetarë, prej sot situata në botë do të ndryshojë tërësisht. Shqipëria dhe kombi shqiptar do të zhduket përfundimisht nëse nuk veprojmë, secili prej nesh duhet të veproj sipas mënyrës dhe kapacitetit të vet.                                                                                                                                                                                            Minjtë e kanalizimeve,  mushkonjat dhe buburrecat duhet të shtypen.                Në vitin 2022 i dërgova letrën e mëposhtme një intelektuali dhe patrioti shumë të madh. Fatkeqësisht, ne kemi shumë pak prej tyre: 
  • Përshëndetje…

    Edhe unë mundohem të kontribuoj pak për çështjen, me atë që mundem. Por, sa më tepër që koha kalon aq më shumë bindem se shqiptarët nuk janë komb shtet-formues – por me shumë defekte. Unë “aventurat” e mia (të moshës 17-18 vjeçare) prill 1994 deri nga fundi vitit 1995, i bëra sepse doja të “ushtrohem” për atë që dinim se do ndodhë në trojet shqiptare, dhe ndodhi 1998-2001. Dhe, unë si shumë tjerë, kam paguar goxha shumë para në disa “fonde humanitare” sidomos në “Vendlindja Thërret”; besoja se do blejnë aso vegla që duhet për punëtorët e terrenit, por u vodhën nga kriminelët dobiç, e ata që ishin në terren nuk kishin mjetet e duhura…Edhe diaspora kroate ka mbledhur para për punët e veta, por me ato lek kanë blerë sende të duhura për të shpëtuar kombin e vet, asnjë lek të vjedhur

    Ai gjirafa, bën me shqiptarët siç ia do qejfi, është frikacak por nuk frikohet prej gjelave që bëjnë vezë. Nuk e kam takuar nga së afërmi, por sipas fotografive të tij, i stërzgjaturi është pis-milet, nuk i pret thonjtë, sidomos jo atë të gishtit të vogël të dorës së djathtë që është rritë mbi 1 centimetër, ashtu siç e kanë simbolin nazistët e pistë sllavo-ortodoks të ish Jugosllavisë, pjellë e keqe…Këtë ma kanë shpjeguar të tjerët.

    Respekt të veçantë për Ty, Aureli 

Çka mund të thuash tjetër…?

1
Nga: Gjergj Kabashi 
___
Çka ke me thanë tjetër kur fjalorin propagandistik-serbomadh, e vëren se shqiptohet prej të ashtuquajturve politikan-udhëheqës shqiptarë dhe nga përfaqësues të mediave, opinionistë të ndryshëm.
Disa shpirtëra të humbur apo të shitur, madje e krahasojnë gjendjen e serbëve të veriut të vendit me aparthedin dhe segregacionin e ushtruar ndaj shqiptarëve prej Slobodan Milosheviqi përpara luftës në mbarë Kosovën.
E krahasojnë “gjendjen e rëndës të serbëve” me kohën kur shqiptarët ndiqeshin e largoheshin nga puna në fabrika; kur ndiqeshin nga shkollat, universiteti, policia, mediat si Radio Televizioni i Kosovës, nga gazeta “Rilindja” dhe mbarë Pallati i Shtypit etj .
A po u ndodhë kjo serbeve ne Kosovë?
Në pjesën veriore të vendit, në fillim të shkurtit 2000 u dëbuan mbi 15 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe pronat e tyre, duke mos i lejuar të ktheheshin.
Serbët në pjesën e Mitrovicës andej Ibrit, e kan universitetin e tyre, spitalin e tyre, vendet e tyre të punës.
Nuk po ndiqen serbët nga Kosova, ore të shkretë për mend, por po ndiqen me shumë të drejtë “serbitë” nga Kosova…!
Nëse mjeranët shqiptarë flasin për dhunën policore , dihet që rrejnë.
Dhunë e kontrolluar policore mund të ushtrohet vetëm ndaj atyre që duan të ushtrojnë dhunë ndaj policisë së Kosovës, me urdhëra të BIA-s së Serbisë së Aleksander Vuçiqit.
Nëse këta «antifashist» janë të shqetesuat pse nuk ka ma shumë policë serbë në atë pjesë të vendit, le ta pyesin për këtë Aleksander Vuçiqin se pse i tërhoqi, duke i urdhëruar t’i zdeshnin uniformat e Policisë së Kosovës dhe të mendojnë pak se pse ai i shpërbleu udhëheqësit e asaj policie ne Beograd për merita për Serbinë?!…
Prandaj, Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen aspak nëse do të ketë më shumë serbë në Kosovë, por nuk duhet ta pranojnë ngujimin e tyre nëpër enklava, pasi “enklavizimi” bëhet me planet e detajuara të SANU-t (Akademisë së Shkencave të Serbisë), që politika serbe e ngre si temë të përhershme pastaj.

Edhe një pjesë të veriut të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti që gjëndet në Burgun e Hagës, e quante “dhuratë” të Rankoviqit.

Presidenca atëhere nuk pati treguar se sa sipërfaqe territor përmban kjo “dhuratë”, por, sipas kreut të shtetit, bëhet fjalë për “një pjesë të Leposaviqit, Leshakun dhe një pjesë të Zubin-Potokut”.

Kësaj liste përkujtuese të fjalorit vetvrasës antishqiptar duhet shtuar po ashtu edhe deklaratën kriminele të Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, kur thotë se “Policia dhe Qeveria e Kosovës mund t’u kenë montuar armë kriminelëve serbë për të krijuar alibinë për ushtrim të dhunës ndaj tyre”, mendime që janë në përputhje të plotë me deklaratat e policisë serbe të viteve ’90, kur ata i vrisnin civilët shqiptarë dhe u montonin në dorë ose në shtëpi arsenal armësh për të arsyetuar dhunën dhe vrasjet e tyre.

Apo deklaratën serbomadhe për pjesën veriore të Kosovës si “tokë e askujt” nga ana e Edi Ramës, që është deklarata më perfide ekspansioniste e Serbisë dhe orekseve të saj të pashuara territoriale ndaj hapësirës së Dardanisë dhe jo vetëm.
Rreth kësaj Akademiku serb Mihajllo Gjuriq , ka thënë pas Luftës së Dytë Botërore: “Edhe nëse e humbim Kosovën, duhet të përpiqemi që në të askush të mos jetoj, të mbetët “tokë e askujt”!
Në origjinal: “Srpski akademik Mihajlo Gjurič rekao je nakon drugog svjetskog rata: I ako izgubimo Kosovo, moramo se truditi da u njemu nitko ne uživa, da postane “ničija zemlja”!
A doni ndonjë fakt tjetër ju që me mendjen tuaj shpirtzezë thoni: “Për inatin e res, me dekt djali!”.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Société des nations (1923) / Fjalimi i kryeministrit të sapo zgjedhur Ahmet Bej Zogu në Dhomën e Përfaqësuesve mbi programin e tij politik me 2 dhjetor 1922

Kabineti qeveritar i Ahmet Zogut — Burimi : Our World, Shtator 1922, f.65

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2025 

“Société des nations” ka botuar, më 1 maj 1923, në faqen n°508, fjalimin e kryeministrit të sapo zgjedhur Ahmet Bej Zogu në Dhomën e Përfaqësuesve mbi programin e tij politik me 2 dhjetor 1922, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Programi i qeverisë aktuale.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Më 2 dhjetor 1922, në fjalimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, kryeministri i sapo zgjedhur, Ahmet Bej Zogu, përvijoi programin e tij politik, në të cilin përfshihen pikat e mëposhtme :

Kabineti qeveritar i Ahmet Zogut — Burimi : Our World, Shtator 1922, f.65

Kabineti qeveritar i Ahmet Zogut — Burimi : Our World, Shtator 1922, f.65

“Qeveria synon të ndjekë një politikë kushtetuese dhe demokratike; ajo është në favor të lirisë së shtypit. Ajo njeh vështirësitë e shkaktuara nga ekzistenca, në popullatë, e tre elementeve të kulturave të ndryshme — njohuritë e përgjithshme dhe interesi i shfaqur për çështjet publike duke u zhvilluar më shumë në mesin e banorëve të jugut — por ajo shpreson të fitojë besimin e të gjithë këtyre elementëve të ndryshëm duke i trajtuar me drejtësi dhe duke e lënë secilin prej tyre të lirë të ndjekë prirjet e veta. Përpjekjet për organizimin e një kishe ortodokse të pavarur kanë qenë tashmë të suksesshme dhe qeveria do të përpiqet të inkurajojë zhvillimin e një organizimi më modern të Kishës (Xhamisë) Myslimane në Shqipëri. Qeveria shpreson të thërrasë Asamblenë Kushtetuese në shtator; ajo ka premtuar se do të qëndrojë neutrale në zgjedhje. Buxheti për luftën kundër malaries dhe sëmundjeve të tjera është dyfishuar dhe ekspertë nga jashtë do të merren për të ndihmuar në luftimin e këtyre sëmundjeve. Është reduktuar buxheti, është zvogëluar numri i nëpunësve civilë dhe tashmë qeveria ka filluar të riorganizojë administratën. Prefektët do të zgjidhen sa më shumë në bazë të eksperiencës që kanë në qarqet ku do të emërohen. Një ekspert juridik i huaj do të ndihmojë në riorganizimin e legjislacionit dhe gjykatave. Ushtria do të reduktohet sa më shumë dhe do të caktohet një organizator i huaj për këtë qëllim. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punëve publike dhe tre batalione rekrutësh, në vend të një, si në të kaluarën, do të punësohen vetëm në ndërtimin e rrugëve, për të përshpejtuar krijimin e rrugëve të reja dhe riparimin e rrugëve ekzistuese. Parashikimet e buxhetit për 1923, të reduktuara rëndë, aktualisht kapin shifrën e 17 milionë frangave ari. Të ardhurat vlerësohen në 19 milionë; do të fitojmë kështu një tepricë prej 2 milionësh, të cilat do të mund të ndahen për punë publike shtesë. 

Arsimi publik do të zhvillohet me miratimin e një regjimi kombëtar të vendosur me ndihmën e një eksperti të huaj. Por, mbi të gjitha, qeveria do të përpiqet të zhvillojë tregtinë, amullia e së cilës ka ndikuar në shqetësimin e një pjese të madhe të popullsisë. Qeveria shpreson se do të arrijë të tërheqë kapital të huaj në Shqipëri dhe pret që Lidhja e Kombeve të emërojë së shpejti këshilltarin financiar që ka kërkuar. 

Në çështjet e politikës së jashtme, qeveria do t’i përmbahet rreptë neutralitetit, do të përpiqet të ruajë marrëdhëniet sa më miqësore me vendet fqinje dhe të qëndrojë në kontakt të ngushtë me Lidhjen e Kombeve, së cilës Shqipëria i detyrohet kaq shumë. 

Qeveria shqiptare ka shprehur në disa raste dëshirën e saj të madhe për të siguruar bashkëpunimin e këshilltarit financiar që do të caktohet nga Lidhja e Kombeve; kjo do të ndihmojë në realizimin e programit të mësipërm dhe në zbatimin e reformave nga të cilat varet prosperiteti i ardhshëm i Shqipërisë. 

Qeveria vendosi gjithashtu, siç u tha më lart, të caktojë ekspertë të huaj në çështjet e jurisprudencës, xhandarmërisë, arsimit publik, punëve publike, higjienës dhe ndoshta më vonë, shërbimeve të tjera. 

Këta ekspertë, duket se duhet të caktohen në marrëveshje me këshilltarin financiar, i cili duhet të japë kreditet e nevojshme për pagat e ekspertëve, si dhe për zbatimin e projekteve që ata propozojnë.”

E përzgjedhura e Trump për ambasador në OKB, Elise Stefanik: Izraeli ka “të drejtën biblike” në Bregun Perëndimor

0

NTB

21 janar 2025 19:13 

Izraeli ka një “të drejtë biblike” për Bregun Perëndimor të pushtuar, pretendon Elise Stefanik, të cilën Donald Trump e dëshiron si ambasadoren e tij të re në OKB.
Izraeli ka një “të drejtë biblike” për Bregun Perëndimor të pushtuar, pretendon Elise Stefanik, të cilën Donald Trump e dëshiron si ambasadoren e tij të re në OKB. Foto: AP / NTB
Zgjedhja e Presidentit Donald Trump për ambasadoren e OKB-së, Elise Stefanik, pretendon se Izraeli ka një “të drejtë biblike” në Bregun Perëndimor të pushtuar.
11
Stefanik e konfirmoi këtë kur asaj iu bënë pyetje nga senatori Chris van Hollen gjatë një seance dëgjimore të Senatit në Kongres të martën.

Van Hollen pyeti nëse ajo ndan pikëpamjen e nacionalistëve të ekstremit të djathtë në Izrael, të cilët pretendojnë se vendi ka të drejtën biblike për të aneksuar Bregun Perëndimor të pushtuar.

Senatori më vonë konfirmoi se ishte befasuar nga përgjigja e Stefanikut.

“Do të jetë shumë e vështirë të arrihet plani i Trump për paqen dhe stabilitetin me një këndvështrim të tillë, tha ai.

Mbrojtësja e Izraelit

40-vjeçarja Elise Stefanik u zgjodh në Kongres nga Nju Jorku në vitin 2021 dhe fillimisht u dallua si një republikane relativisht e moderuar.

Vitet e fundit, ajo ka lëvizur ashpër në të djathtë dhe ka mbështetur me gjithë zemër Trump. Ajo është dalluar edhe si një mbrojtëse e fortë e Izraelit, gjë që e bëri, ndër të tjera, gjatë marrjes në pyetje të disa presidentëve të universiteteve në Kongres në dhjetor 2023.

Më pas asaj iu dha çmimi Miriam dhe Sheldon Adelson Defender of Israel Award nga Organizata Sioniste e Amerikës.

Pushtimi i paligjshëm

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor gjatë Luftës Gjashtë Ditore në 1967 dhe ka refuzuar të përmbushë kërkesat e OKB-së për tërheqje gjatë gjithë viteve që nga ajo kohë.

Autoritetet izraelite kanë krijuar 147 vendbanime në Bregun Perëndimor dhe 12 vendbanime të tjera në dhe rreth Jerusalemit Lindor.

Kolonët nacionalistë të krahut të djathtë kanë krijuar gjithashtu rreth 220 të ashtuquajturat poste. Shumë prej vendbanimeve fillimisht ishin poste të tilla.

Organi më i lartë ligjor i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), vendosi në korrik të vitit të kaluar se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm.

Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës

2

Nga: Arif Ejupi

Burrë i devotshëm e Atdhedashës!

Ishe mendjendritur e i durueshëm sikur idhulli Yt, Pjetër Bogdani.

I hajthëm, por ambicioz e zemërçelik.

Largpamës e kujdesshëm në çdo hap.

Në kohë stuhish e dallgësh vatrën ndezur e mbajte.

Me gjakftohtësi e me besim të plotë në vetvete e ruajte unitetin në popull.

Me urtësi e maturi ia çjerre maskën xhelatit.

Dy krahët e Atdheut të pushtuar nga korbat serbo-sllavë, e të vrarë nga vetvetja në një sofër i bashkove.

Qiellin e mbuluar nga tymi e të skuqur nga flakët e qetësove.

Tokës ia ktheve ajrin e freskët dhe rrezet e ngrohta të diellit.

Maleve të djegura mugullimin, e fushave të shkrumbuara gjelbërimin.

Me durim e mjeshtëri ua dogje turinj dhe putra pushtuesve shoven,

bijë të Grashaninve, Pashiqve, Çubrilloviqve, Andriqve dhe Qosiqve.

Pas dekadash-shekuj Kosovën, e ktheve nga Lindja në Perëndim.

Heroizmin askujt s’ia mohove. Miq e Aleatë deri në vdekje i nderove.

Ishe dhe do të mbetesh model burri fisnik dhe udhëheqësi shembullor !

Duke qenë i tillë u bëre Kaptinë e veçantë e historisë sonë të lavdishme!

Pse Xhavit Haliti u ftua në Procesin Gjyqësor nga Dosja Enver Hadri, megjithëse se ka njohur, e jo une që isha me të?!

PSE XHAVIT HALITI , U FTUA SI DËSHMITAR NË PROCESIN GJYQËSOR TË APELIT TË DOSJES ENVER HADRI?
Bozhidar Spasiqi, shefi i strategjisë për vrasjën e Enver Hadrit, ka deklaruar , që liderët e diasporës shqiptare kanë dashur ta vrasin Sllobodan Millosheviqin. Pë ta evituar atentatin kundër S.Millosheviqit, Dejan Terziqi dhe Bozhidar Spasiqi , thonë së është vendosur të vritet Enver Hadri.
Kjo deklaratë e Bozhidar Spasiqit , është një pretekst, për të arsyetuar vrasjen e Enver Hadrit, para diplomacisë ndërkombëtare dhe opinionit perëndimor, se sipas Serbisë, Enver Hadri ka qenë terrorist që ka planifikuar te vrasi personalitetët politike serbe. Për vrasjën e një terroristi, nuk bëjnë zhurmë as Perëndimi e askush.
Këtë mendim të Bozhidar Spasiqit, në vitin 2000 , në “Zëri” (botues Blerim Shala), shkruante se trekëndëshi Bruksel-Shtutgard- Zvicër kishte planifikuar vrasjen e Millosheviqit. Në këtë trekëndësh përfshieshin: Enver Hadri në Bruksel, Emil Fazliu alias Emil Kastrioti në Shtutgard , Xhavit Haliti dhe Xhafer Shatri në Zvicër.
Një ditë më vonë reagova kundër këtij shkrimi duke ia sqauar opinionit tonë, se Xhavit Haliti kurrë në jetën e tij nuk është takuar më Enver Hadrin. Më Xhafer Shatrin dhe Ibrahim Kelmendin kemi pasur takime disa herë, por me Xhavit Halitin kurrë.
Pse u vra Enver Hadri?
Enver Hadri kurrë nuk ka thurë plane për vrasjen e asnjë personaliteti serb e as shqiptar. Qe nga viti 1981 e deri në ditën e vrasjës, Enver Hadri ka vepruar në sensibilizimin e dramës kosovare në institucionet europiane veçanërisht në Parlamentin Europian. Në fillim prilli 1989, Parlamenti Europian, e aprovon rezolutën kundër torturave, burgosjeve e vrasjeve që Serbia bënte mbi popullin shqiptar. Më 30 maj 1989, në Kosovë vjen një delegacion nga Parlamenti Europian për të parë gjendjen e shqiptarëve në Kosovë. Më angazhimin tonë : Enver Hadri, Behare Rexhepi, Gani Azemi dhe Reshat Sahitaj dhe më ndihmen e Xhafer Shatrit , kemi arritur që delegacioni europian në Kosovë të pritet më manifestime. Më 30 maj 1989, nën kujdesjen e Afrim Zhitisë, Vata, Ragip Shales… etj para Hotel Grandit organizohet një demonstratë. Më 31 maj 1989, në Podujevë nën kujdesin e Ali Ajetit , organzihet një demonstratë ku edhe vritet Ali Ajeti. Pas Prishtinës dhe Podujeve demonstrata organizohen në tërë Kosovën. Delegacioni europian të shqetësuarr e nderpren viziten.
Kjo është arsyeja pse u vra Enver Hadri , Ali Ajeti, Afrim Zhitia…. e jo vrasja e Millosheviqit
Në Bruskel , kundër personalitete politike të Serbisë janë bërë shumë vrasje si psh atentati në ambasadën e Jugosllavisë më 14 korrik 1981, atentati ku Musa Hoti i vranë tre diplomatë të ambasades së Jugosllavisë me 4 gusht 1981, Hysen Karaliu i cili poashtu vrau dy apo më duket tre serbë në qendër të Brukselit etj etj Të gjithë këta shqiparë u denuan për vrasjet që i kanë bërë. Prioriti i Enver Hadrit ka qenë DIPLOMACIA e jo Terrorizmi.
Pse paska shkuar Xhavit Haliti në Procesin për vrasjën e Enver Hadrit?
Bazuar në deklaratën e Xhavit Halitit, në Bruksel ka shkuar, ngase supozohet që vrasësit e Enver Hadrit janë të njejtit që kanë tentuar ta vrasin Xhavitin në Zvicër.
Në Klan Kosova, në emisionin e Kushtrim Sadikut, Milan P. serbi që tentoi ta vriste Xhavit Halitin u burgos nga organet e Zvicres. I njejti serb , nuk ka asnjë mundësi reale (sepse gjendet ne burg) , të jetë edhe vrasës i Enver Hadrit. Vrasësit e Enver Hadrit dihen më emra e mbiemra nga i pari deri të i fundit.
Vrasësit e Enver Hadrit që ende janë gjallë dhe Bozhidar Spasiqi, janë denuar më burg të përjetshëm dhe ska kush që mundët t’iu ndimojë. Dy nga të përfshirë në vrasje fizike , kanë paguar kaucion 100 mijë euro, kurse Bozhidar Spasiqi as që është paraqitur në janar 2025, mirëpo denimi as nuk i hiqet e as nuk i lehtësohet asnjërit.
Deri në sqarim nga vetë Xhavit Haliti, Enigmatike mbetët shkuarja e tij në procesin gjyqësor në Bruksel në janarin e këtij viti 2025.
Unë që kam bashkëvepruar më Enver Hadrin, dhe që kam bërë me dhjetëra konferenca per medie në Bruksel, me disa interpelanca në Senatin dhe Parlamentin Belg për zbardhjen e vrasjës së Enver Hadrit , kurrë nuk më ftuan të deshmoj asgjë.

Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim të shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare

2

Florim Zeqa

Faleminderit shpëtimtari ynë!

Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për presidentin historik, rritet respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Kujtimi për Ibrahim Rugovën na bën sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga Ai.

Veprat e tij i kemi kudo dhe kahdo në mesin tonë

Me presidentin Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqesor, të përkushtuar ndaj vlerave të civilizimit, me besim të fuqishem në Zot dhe Atdhe.

Me veprën e tij madhore, atë të rezistencës aktive paqesore, si askush më parë në historinë e popullit shqiptar, si misionar dhe vizionar, i dha nder dhe vlerë kombit tonë, shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Përjetësisht i jemi mirënjohës shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare, atit themeltar të shtetit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova.

Është shkruar e thënë shumë për këto 19 vite të shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, por gjithmonë fjalët mbesin të varfëra për të shprehur gjithë atë çfarë e meriton të thuhet për shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare.

Më mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat e tij kudo dhe kahdo në mesin tonë.

Politikanët e sotëm, të të gjitha llojeve e ngjyrave, jo vetëm që nuk mundën të dalin jasht projektit Rugovian, po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të njëjtët binar siq qëndroj Ai, të pavarësisë së Kosovës!

Bekimi i tij i vazhdueshëm për njohjen formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u bë realitet më 17 shkurt 2008-të, kur bota demokratike e dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Rugova na la shtetin amanet

Edhe pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, Ai na la shtetin e Kosovës në miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fuqishëm të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Themelet e forta të shtetit të Kosovës, të cilat Rugova i ndërtoj për afro një dekadë përmes rezistencës aktive paqesore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Së paku edhe për 100 vjetët e ardhshme nuk do të ketë ide apo formul tjetër më të sakt sesa ajo e Rugovës për ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Projektet e Rugovës për; Ushtrinë e Kosovës, funksionimi i rendit dhe ligjit, për shëndetësi moderne, arsim cilësor, infrastrukturë rrugore (autostrada), për krijimin e vendeve të punës për të rinjët dhe shumë projekte të fushave të ndryshme jetike për vendin, ishin dhe do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive të ardhshme të Kosovës.

Ëngjëlli ynë, shpëtimtari i qenjes sonë kombëtare, le të pushon i qetë në parajsën e tij, pasi i realizoj gjitha premtimet dhe përmbushi të gjitha obligimet ndaj atdheut dhe popullit të vet.

Sa më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiell, për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe në të cilën po jetojmë, ku vlerat u zëvëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi dhe besa me tradhti.

Ne që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën e tij, në epokën e krenarisë kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova!

Me 21 Janar 2025

Krahasimet e pakrahasueshme për “Token e Rankoviqit” dhe “Token e Askujt!”

0
KRAHASIME TË PAKRAHASUESHME !
Krahasimet që bëjnë disa gazetar, analista, banalista dhe kryetar partish në mes të kryeministrit Rama dhe Kurti, janë të paqëndrueshme!
Është Edi Rama i cili në Pejë gjatë kohes kur kryeminister ishte Haradinaj ofendoi qytetaret e Republikës së Kosoves duke i quajture “gomarë te gjithë ata që janë kunder Hashim Thaçit! ” Pra sipas tij të gjith ata që kundershtojnë coptimin e Kosoves sipas planit Vuçic-Putin janë gomarë!
Janë Edi Rama-Vuçiç autor të MINISHËNGENIT BALLKANIK,por pa Kosoven dhe kunder Kosoves!
Eshtë Edi Rama i cili Veriun e Kosoves e quajti TOKË E ASKUJT!
Është Edi Rama, i cili i pari i vuri sanksione Serbisë!
Dhe kulmi i poshtërsisë, i tradhtisë së Edi Rama është atehere kur ky renegat e quan mikë dhe vëlla kryekriminelin serb Aleksander Vuçiç!
Në çdo shtet të botës, ky renegat do të shpallej PERSONA NON GRATA.
P.S.
Z.Albin Kurti, lirisht mund të akuzohet për mosdistancim ndaj Bashkësisë Islame të Kosoves, për deklaratën antishqiptare të Naim Ternava se “Perandoria Otomane në krye me Sulltan Muratin e Parë është çliruese e tokave shqiptare”.
Z.Kurti duhet të akuzohet për mospërmbajtje të premtimeve gjatë fushates elektorale të para kater viteve!
Z.Kurti, duhet të akuzohet për degradimin e Arsimit, dhe të ministrisë së Jashtme…
Z. Albin Kurti duhet të përgëzohet për suksesin e jashtezakonshëm të arritur në veri të Kosoves!

Provokimi Mysliman i Sokol Plakollit, islamistit nga “Koalicioni për Familjen Myslimane!”

0
Sokol Plakolli, kandidat për deputet nga “Koalicioni për Familjen”, paska zgjedhur një format tjetër të bërjes fushatë. Plakolli ka improvizu një ambient patriarkal para bustës së Gjergj Kastriotit, ku ka vendosur një sexhde dhe disa nga gjësendet që gjoja na qenkan arte fakte të kulturës e traditës shqiptare. Ai u mundua të krijoj apo imrovizoj një ambient gjoja tradicional, të tillë ku na paskan jetu shqiptarët gjatë shekullit të XIX dhe XX-të. Dikujt po i pëlqen jeta patriarkale me tipare otomane-turke, duke dashtë që edhe njëherë të na kthejnë në errësiren mesjetare. Kjo po vjen tani kur përendimorët po eksplorojnë planetet e ftohta, duke u mundu të krijojnë kushte për të zhvillu turizmin por edhe për jetë.
Kulmi arrihet kur aty paraqitet Ferid Agani profesori universitar me mendësi mesjetare patriarkale, i cili e afirmon veprimin e Plakollit dhe i fton qytetarët që ta votojnë këte promovues të vlerave e kultures arabe, sepse kjo që e pamë te ky “artist” nuk kishte asgjë shqiptare përveq plist.
Qytetarët shqiptar duhet ta din se secila votë që ju jepet këtyre shkelsëve të kulturës e traditës shqiptare, paraqet një votë kundër familjes, identitetit kombtar, dokrve, zakoneve, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Kjo parti e ka qëllimin kryesor që ta krijoj një identitet tjetër për shqiptarët, taman ashtu si Tito kur e kishte formuar një komb të ri artificial e të paqenë që nuk e gjenë as në shtetet e lindjes së mesme, ku krijoi kombin “musliman” që ua dedikoi boshnjakëve dhe shqiptarëve të cilët për fat të mirë e kishin refuzu këte ofertë asimiluese. Tani në çerekun e parë të shekullit XXI apo shekullit të informatikës e inteligjencës artificiale na shfaqen tipat si Ferid Agani, Eman Rrahmani, Sokol Plakolli, Visar Korenica, Asdren Bytyqi e shumë të tjerë po duan që shqiptarët të shëndërrohen në musliman dhe kështu të kthehemi edhe njëherë në errësiren mesjetare e patriarkale që shqiptarët i përjashton nga bota perendimore ku e kemi vendin si komb me prejardhje pellazgo-ilire.

Arbër Behluli, portreti i një deputeti të ardhshëm nga Partia Demokratike e Kosovës, që i përfaqëson interesat e mbarë vendit

0

Portreti i një deputeti të ardhshëm

Arbër Behluli ka lindur më 6 mars 1985 në Prizren dhe deri në moshën 13-vjeçare jetoi në fshatin Mushtisht. Pas kësaj, ai u zhvendos në Prishtinë, ku vazhdoi shkollimin dhe ndërtoi karrierën e tij. Arbëri është i martuar me Erzën dhe së bashku janë prindër të një djali. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe ky është kandidimi i tij i parë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Me diplomë bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe master në Studime Evropiane, ai ka ndërtuar një karrierë të larmishme, që përfshin përvojë në sektorin publik, privat dhe akademik.

Përvoja Profesionale:

  • Zyra e Kryeministrit të Kosovës
    Zyrtar për Planifikim Strategjik, me fokus në krijimin dhe monitorimin e strategjive qeveritare.
  • Ministria e Punëve të Jashtme
    Zyrtar për Hulumtim dhe Strategji, i angazhuar në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
  • Themelues i birrës “Shok & Shoqe”
    Ndërmarrës dhe themelues i birrës artizanale “Shok & Shoqe.
  • Ligjërues në Kolegjin ISPE
    Angazhim akademik në mësimdhënie për lëndë të politikës dhe administratës publike.

Si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Arbëri do të përqendrojë punën e tij në objektivat e këtyre komisioneve parlamentare:

  1. Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – duke u angazhuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen e grupeve të cënueshme.
  2. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti – për të nxitur zhvillimin ekonomik, mbështetjen e ndërmarrjeve dhe fuqizimin e tregtisë.
  3. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë – duke punuar për forcimin e diplomacisë dhe angazhimin e diasporës në zhvillimin e Kosovës.                                                                              ____                                                                            Mund të thuhet lirisht se kandidimi i Arbër Behlulit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i tejkalon caqet e kandidimit të një personi për deputet që e përfaqëson një parti politike, pasi me dijet, kulturën dhe traditën familjare , i biri i këngëtares së famshme Shkurte Fejza dhe babait Hajrush Behluli, është një kandidat që plotësisht i përfaqëson interesat kulturore, politike, diplomatike e të tjera nga mbarë Kosovës.                                                                                                                    Prandaj, Arbër Behlulin duhet ta votojnë të gjithë, pasi ai e përfaqëson frymën e re në Kosovës, atë frymë që i ka munguar Kosovës.